Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë ka thënë se disa muaj më parë ka punuar në call center. Sipas saj, edhe pse është vajza e ministrit, ajo ka punuar si gjithë vajzat e tjera, por në bankë tha se ka zero lekë.
“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.
Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?
Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.
Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)
Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)
Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha në emisionin “Opinion” se këtë vit për shkak të kri zës energjetike globale do të kemi një dimër të vështirë, por premtoi se për qytetarët nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë.
“Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një kr izë globale nuk është pr oblematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.
Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë”, tha Balluku.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, ministrja tha se nga ditë e hënë do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën, ndërsa pohoi megjithatë se asnjë shtet nuk ishte i përgatitur për një kr izë të tillë.
“Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur”, tha Balluku duke pohuar se situata ka nisur të kuptohet gjatë muajit gusht.
Ajo e li dhi situatën me politikat e dekarbonizimit që kanë çuar në mbylljen e shumë hidrocentraleve në botë. Njëkohësisht Balluku tha se edhe shpejtësia e erës është ulur me 50% duke bërë që edhe prej sa të prodhohet më pak energji.
“Kemi një vit që ka disa faktorë për të krijuar këtë situatë”, u shpreh Balluku.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa i errët do të jetë ky dimër, Balluku tha: “Nuk do jetë i errët. Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë. Synimi ynë janë 24 orë energji dhe po marrim të gjitha masat për ta siguruar energjine elektrike. Çfarë po bëjmë sot eshtë sigurimi i sasive te energjisë. Negociatat që po bejme janë të drejtëpdrejta që ne të marrim çfarë kërkojmë. Nga e hëna do kalojmë në të gjitha hapat si do menaxhohet situata me energjinë, duke përfshirë edhe energjinë e importit”.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra për nisjen e vitit shkollor, ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo skenar të rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID. Në vijim të kësaj, Kushi tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.
“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.
Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.
“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, ng bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.
Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax Neës përballë moderatores Rovena Dilo.
Gjatë kësaj iterviste Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar.
Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e sotme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri.
“Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa jashte e kane pak me te lehte.
Une nuk ndodhem me ne Teatrin Kombetar, largimi im nga puna eshte çudi edhe sot. Me ka marre malli te ngjitem ne skenen e teatrit, kam mall te ngjitem ne skene. Gjithmone me ka ndjekur fati. Ata me hoqen nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-ne?
Pershendes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj moter pse me hoqen, nderkohe mua vu rolet. Do vij nje dite jo vetem per ministren por per te gjithe ata qe kane bere deme, karma is…… beautiful.
Ata qe fusin miq per te me hequr mua, futeni pak ate mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe ne art. Ta falenderoj, jo se nuk e meriton se çka bera disa gjera qe nuk e meriton“, tha ajo.
Kryeministri Edi Rama u pyet nëse është aq ambicioz sa të bëhet mbret i shqiptarëve, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Zonë e Lirë.
“Unë lidhja që kam pasur me mbretërinë, ka qenë gjyshi shofer i mbretit dhe nipat e shoferave të mbretit nuk bëhen mbretër, sepse nuk kanë gj ak mbretëror. edhe sikur të bija dakord me ty më mungon një gjë që nuk kam se si e gjej: gja ku mbretëror”, u përgjigj Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan.
Përballë Arjan Çanit, ai u përgjigj pyetjeve që kanë munduar qytetarët përgjatë kësaj kohe që nga shpallja e krizës energjitike. Një prej tyre ishte dhe mënyra se si kryeministri e ngroh ujin kur nuk ka në shtëpi energji elektrike. Rama u shpreh se në shtëpinë e tij e cila është një katëshe nuk ka pompë, si dhe kur nuk ka drita nuk ka si ta ngrohë ujin.
Pyetja e Çanit: Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij? Kur ikin dritat mund të futesh në ujë, mund të bësh dush?
Rama: Shtëpia ime është 1 katëshe, nuk kam me pompë, rezervuar lart. Vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, jo vetëm te unë. Kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet.
Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në Parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për kor rupsion, Sali Berisha vijon t’i shpallë “l uftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet nga mandati, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend duke i hapur lu ftë dhe Lulzim Bashës.
Gazetari Arian Çani e ka pyetur kryeministrin Rama se kush dëshironte të fitonte mes Bashës dhe Berishës.
Pjesë nga intervista
Rama tha se nuk është dilema e tij.
Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?
Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.
Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm.
Florian Marku: Hera e parë që e përjetoj një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë gjëra të reja, njerëzit më ndalojnë nëpër rrugë, më përshëndesin, vrapojnë për të më takuar për të bërë foto, jam shumë i lumtur, Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur.
Po tifozët në Angli?
Florian Marku: Çmallen kur më shohin mua me flamurin shqiptar, çmallen sado pak. Shumë veta nuk e kanë mundësinë të vijnë në Shqipëri se janë pa letra, por unë mundohem sa më shumë t’ja u sjell Shqipërinë në Angli dhe t’i bëj të gjithë krenar.
Po Shqipëria a ka boksier të nivelit tuaj, a janë kushtet për të rritur një talent të tillë?
Florian Marku: Besoj që me shumë vullnet nga kudo që t’ja nisësh mund t’ja dalësh. Vendi ynë sado i ka disa kushte, ka edhe vende më të këqija se vendi ynë. Shumë njerëz gjejnë justifikime duke thënë nuk e kemi këtë mundësi ne këtu, jo të gjitha mundësitë ekzistojnë. Ja nis që këtu dhe mund të arrish në majën e botës në Las Vegas të boksosh atje. Mendoj që shumicës i mungon vullneti. Ndërsa unë për vullnet jap shpirtin sepse kjo është ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampion bote dhe të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë.
Në rrjetet sociale në disa foto keni treguar që prisni të bëheni baba, nëse do të ishte djalë do ta bënit boksier, një sport kaq i rëndë dhe me kaq shumë dhi mbje?
Florian Marku: Pres një djalë. Por nuk e di, boksi është një sport që nëse nuk e do me gjithë shpirt vetë, nuk mund të të shtyjë askush, nuk është futboll apo një sport tjetër. Është një sport që do shumë zemër dhe vullnet të përballesh me tjetrin. Nuk është vetëm ndeshja, është përgatitja stërvitja çdo ditë. Dhe besoj nëse djali im e do pse jo nuk ja ndaloj dot. Ai do të shohë babën dhe do t’i ngjaj babës.
Shpesh për lushnjarët në zhargon thonë njerëz të butë, po ju si dolët kaq i fortë?
Florian Marku: Ka qenë dikur njëri nga Berati, një shok dhe bëm gr usht bashkë. Më ftoi për të bërë gru sht, erdhi më mori në Lushnje dhe vajtëm në Berat bëm gru sht. Edhe e rr afa, ja nxi va sytë. Kur më ktheu në Lushnje më la dhe po ikte për Berat dhe e ndaloi pol icia rrugës, ma ka thënë vetë, dëgjo tha kam dëgjuar që në Lushnje ka vetëm lepuj, por më doli një lu an rrugës….
Kur do të shohim në Tiranë?
Florian Marku: Së shpejti tani do të më shihni në Shqipëri, shumë shpejt në stadiumin e ri.