Intervista

Ministrja Kumbaro tregon të vërtetën.E bëri Rama për të qarë?

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Ministrja ka sqaruar një herë e mirë momentin që nga mediat u raportua si “pezmatim i Kumbaros pas një zënke me Ramën”.

Kumbaro tha se në fakt ishte e gjitha një sajesë dhe se në fakt kishte ulur kokën për të folur në telefon, shkruan BalkanWeb.

Ka patur një moment në mbledhjen e qeverisë ku ju jeni pezmatuar në një komunikim me të?

Kumbaro: Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale.

Që nga ’90, e para ministre Kulture me mandat të plotë..

Kumbaro: Unë vi nga shoqëria civile, por kam qenë gjithnjë politikisht e angazhuar. Kam qenë gjithnjë e interesuar për çështje të ditës. Rama ma propozoi këtë post në lidhje me vizionin që kishte qeveria e tij për kulturën dhe lidhjen me jetën shoqërore. Që nga ’90 nuk ka asnjë ministër që të ketë bërë një mandat të plotë. Në mandatet e Berishës, ka pasur 6 ministra Kulture.

Kush ua bëri ofertën?

Kumbaro: Kryeministri Edi Rama, më mori një ditë në telefon pastaj lamë një takim për propozimin e tij. Pas disa bisedave, erdhi momenti që s’duhet të isha më personi që vetëm kritikon, duke kaluar në një mundësi për të kthyer në akte mendimet e tua. Nëse e refuzon s’ke pse jep më mendime. Me kryeministrin jemi pak a shumë i njëjtit brez, kemi ndarë ambiente artistike.

Ministrja Kumbaro tregon të vërtetën.E bëri Rama për të qarë? Read More »

Sëmundja e fshehur që i mori jetën gazetares Adela Xhamani

Sipas raportit përfundimtar nga Mjekësia Ligjore, i cili dha shkaqet që sollën vdekjen e papritur të gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani në banesën e saj në Tiranë, më 29 tetor, u mësua se vajza nga Kavaja vuante nga një sëmundje e rrallë e zemrës.

Mjekët thanë se Adela vuante nga “kardiomiopataë”, e cila është një sëmundje e muskujve të zemrës.

Por çfarë është kardiomiopatia?

Mjekët thonë se mesatarisht në 25-30 për qind të rasteve, kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe mund të prekë fëmijë dhe të rritur. Ndryshe nga sëmundjet e zemrës nga ataku kardiak, ku kemi një problem me sasinë e duhur të gjakut në zemër, në kardiomiopati, sëmundja është në muskulin e zemrës vetë.

Sipas ekspertëve lloji më i zakonshëm i kardiomiopatisë është kardiomiopatia dilatative, dhomat kardiake zgjerohen nga një tkurrje jo e duhur të muskulit kardiak. Fundi i këtij procesi është insuficienca kardiake kongjestive (zemra nuk arrin të dërgojë sasinë e duhur të gjakut që kërkojnë organet e trupit për të funksionuar siç duhet.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
– Mungese e ajrit (dispnea)
– Keputje
– Dhimbje ne gjoks
– Rrahje te çrregullta te zemres
– Te renet te fiket (sinkope) ose marrje mendsh
– Renie te funksioneve mendore
– Enjtje e kembeve ose e barkut

DIAGNOZA
Përveç informacioneve mbi të kaluarën shëndetësore dhe kryerjes së ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund të kërkoje analiza të tjera. Radiografia e toraksit, elektrokardiograma, ekokardiograma dhe koronarografia (injeksion kontrasti në arteriet koronare për ti vënë në dukje) janë analiza që përdorën për të vlerësuar personat me insuficiencë kardiake kongjestive dhe kardiomiopati. Në disa raste, mund të jetë e nevojshme një biopsi (marrje e një sasie të vogël indi) e muskulit kardiak.

Sëmundja e fshehur që i mori jetën gazetares Adela Xhamani Read More »

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit

Imami Armand Aliu deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë kërcënime pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit.

Imami rrëfeu nga studioja e “Të Paekspozuarit” se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i Antiterrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i Antiterrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga një oficerë i SHKB-së dhe nga një i Prokurorisë së Tiranës”, u shpreh Ali.

Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit Read More »

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë

Drejtoresha dhunon edukatoren e kopshtit në sy të fëmijëve 5­ vjeçarë. Të paktën ky është pretendimi i të dëmtuarës, 50­ vjeçares Suzana Brahimllari, e cila u paraqit për trajtim në spital pas hematomave e tronditjes së pësuar.

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në kopshtin nr.8, teksa pas një debati verbal, drejtoresha Laureta Asllani ka përfunduar në përdorimin e forcës fizike ndaj vartëses së saj.

Pas denoncimit të edukatores, Policia bëri të ditur se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë sor Korçë për veprën penale ‘dëmtime të tjera me dashje’ pasi ka bërë kallëzim shtetasja S.B., 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë mësuese parashkollore. Ajo ka deklaruar se është konfliktuar për motive të dobëta me drejtoreshën e kopshtit, shtetasen L.A., 38 vjeçe, banuese në Korçë, në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Nga ana e Policisë, u kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

E kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, drejtoresha Asllani u shpreh se e gjithë kjo është një sajesë dhe se ajo do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje. “Nuk është asgjë e vërtetë. Ajo (edukatorja) ka probleme, të cilat po i verifikon një komision etike”, u shpreh drejtoresha. Madje, ajo nuk pranoi që hematomat e 50­-vjeçares të jenë shkaktuar nga ana e saj.

Ndërkohë, e dëmtuara rrëfeu në ambientet e jashtme të spitalit (personeli nuk lejoi gazetarët ta intervistonin brenda), se si ndodhi ngjarja.

Znj. Brahimllari, a mund ta na thoni se si ndodhi ngjarja?

Më tha drejtoresha se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta. Ndërkohë që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur komisionin e etikës.

Dhe më tej çfarë ndodhi?

I kërkova letrën që pretendonte se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato momente unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinalin dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë… Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje.

Ju ndoqi?

Po, ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve që janë 5­ vjeçarë më goditi, ata u traumatizuan. Më pas doli nga klasa dhe unë u ula në një karrige. Nuk isha në gjendje të qëndroja, isha e shokuar. Pak më vonë humba ndjenjat dhe më kanë shtrirë mbi tavolinën ku hanë ushqimin fëmijët. As ambulancën nuk lajmëroi që të më çonin në spital. Thirra vetë urgjencën dhe më kanë mjekuar atje, mbi tavolinë.

Keni pasur konflikte të mëparshme me drejtoreshën?

Kam 32 vjet që punoj në sistemin arsimor dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Kam 3 muaj që përballem me presion psikologjik të vazhdueshëm, pasi kjo drejtoresha nuk e di pse grindej me mua për çdo gjë. Nuk kisha reaguar dhe s’i ktheja asnjëherë përgjigje, s’doja të humbisja vendin e punës… Ndërkohë që edhe për letrën e prindit që ajo pretendon dhe madje e kishte bërë gati, unë kam komunikuar më pas me atë prindin. Dhe më mohoi kategorikisht të jetë ankuar as gojarisht, jo më të kishte shkruar atë letër për mua.

A keni bërë denoncim në Polici?

Po, kam bërë kallëzim në Polici sepse nuk mund ta duroja më, është e turpshme që të më ndodhë kjo gjë.

A do të riktheheni nesër në punë?

Po, do të shkoj, më vjen shumë turp nga kjo që ndodhi, por do shkoj, kam fëmijët për të cilët kujdesem dhe nuk mund t’i lë. Nuk e di çfarë më pret dhe çfarë reagimi do të kem nesër nga drejtoresha.

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë Read More »

‘Kam kryer diçka shumë rëndë….’Shqiptari që vrau gjatë grabitjes, intervistë prekëse në median italiane

Nuk ishte e lehtë të dilte përballë televizorit duke pritur të shohë se kush e ka shënjuar jetën e saj përgjithmonë. “Isha me fëmijët e mi dhe së bashku pamë transmetimin e intervistës”, thotë Federica Pagani, e veja e Pietro Raccagni, kasapi i Pontoglio që vdiq pasi u godit me një shishe në kokë gjatë një grabitje në shtëpinë e tij verën e vitit 2014.

Atë mbrëmje, më 8 korrik, në bandën shqiptare që hyri në shtëpinë e familjes nga Brescia, ishte edhe Pjetër Lleshi, tani në burg në Kantonin Mombello, ku ai pranoi të intervistohej për “Messi a Fuoco”.

Është dënuar përfundimisht me 15 vjet e gjashtë muaj burg. “Kam kryer diçka shumë të rëndë, thellë në zemrën time ndiej keqardhje, kur të dal nga burgu, dëshiroj të jem një person tjetër. Po shkoj në shkollë për këtë. Unë jam edhe vetë djalë i dy prindërve dhe më vjen keq për familjen e viktimës” Kjo është një përmbledhje e mendimeve të tij të shprehura para kameras, percjell Panorama.

«Ishte një emocion i fortë» zbulon e veja Raccagni që kishte takuar tashmë të riun gjatë seancave të gjykimit. “Edhe kur e pashë në TV, kisha të njëjtën përshtypje si gjithmonë: nuk mund ta shoh atë si një vrasës, si një kriminel. Ai është mosha e fëmijëve të mi, duket i turpshëm”. “E vlerësoj pendimin e tij, duket i vetëdijshëm për atë që ka bërë, por nuk mund ta fal. Është shumë herët, dhe edhe nëse nuk ndihem e zemëruar me të ose nuk dua hakmarrje, nuk mund ta fal tani per tani. Ai më shkatërroi familjen”.

‘Kam kryer diçka shumë rëndë….’Shqiptari që vrau gjatë grabitjes, intervistë prekëse në median italiane Read More »

Mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, flet për familjen ‘Gambino’, jetën e tij dhe shqiptarët

Ditën e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” nëpërmjet regjisorit Andi Deljana ka ardhur në vëmendje jeta e një mafiozi të famshëm me origjinë shqiptare për të cilin së fundmi është xhiruar një film-serial që do të sjellë jetën e tij. Bëhet fjalë për John Alite me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe rritur në New York i cili ka patur lidhje me familjen e famshme mafioze italiane “Gambino” ku John Goti ishte kryemafiozi.

Në vitet ’80-’90, Alite ishte krahu i djathtë i mafiozit italian, John Gotti, deri në arratinë në vitet 2000 kur mësoi se pikërisht ata të cilët i kishte konsideruar si një familje, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Por pse të mos mësojmë gjithçka për të nga vetë John. Modest, i qetë, i sinqertë, i tillë është sot personi që do të mbahet mend si mafiozi që rrëzoi familjen e famshme Gambino.

Përshëndetje, John Alite. Është kjo një nofkë apo emri juaj i vërtetë?

– Është emri im i vërtetë. Babai im quhej Muhamed dhe si një emigrant krenar, ai më vuri këtë emër tërësisht amerikan, John Edëard Alite.

– Si po ecin gjërat tani në jetën tuaj?

– Jeta po ecën për mrekulli. Jam i ftuar për intervista nga media të ndryshme në Shqipëri, Amerikë dhe në botë si Rolling Stone në SHBA, “Society” në Francë, Radio Times në Angli dhe Koed Bloed në Amsterdam. Jam gjithashtu në disa libra krahas librit tim, “Gotti’s rules”, ndërkohë që pritet të vijë së shpejti libri im tjetër, “Darkest Hour”. Kam qenë edhe në një kapitull të librit “Mob killer” që titullohet “Shqiptari” si dhe disa të tjerë. Po ashtu jam i ftuar në dhjetëra programe televizive dhe dokumentarë dhe sapo më kanë propozuar të luaj në filmin “Besa” që bazohet në librin me po të njëjtin titull, shkruar nga autori i famshëm, Louis Romano. Bëj shumë biseda në kolegje të ndryshme dhe mbaj fjalime si i ftuar në muzeun Mob në Las Vegas, Nevada. Kështu që jam vërtet i zënë.

– A e dini se sa i famshëm jeni dhe se një pjesë e mirë e shqiptarëve janë fansat tuaj?

– Po, jam i ndërgjegjshëm për këtë. Komuniteti shqiptar në të gjithë botën, më shkruan vazhdimisht mesazhe mbështetjeje. Shqipet janë gjaku im. Unë kam tatuazh flamurin tonë në krah dhe Skënderbeun në shpinë. Jam krenar për vendin tonë dhe trashëgiminë që kemi.

– Pse mendoni se shqiptarët janë kaq të dhënë pas mafias?

– Sepse historikisht ne vijmë nga një botë ku kemi qenë të shtypur, por kemi krenarinë e luanëve dhe nuk dorëzohemi apo nënshtrohemi për asgjë në botë. Ne do të vdisnim për “besën” tonë.

– Si e shikoni tani veten si një ish-anëtar i mafias?

– E shoh si një burrë që babai im, e rriti duke luftuar dhe duke mbrojtur parimet dhe familjen e tij duke mos lënë asgjë që ta trembë. Unë jam një burrë i cili që i vogël ishte i sjellshëm por kur njerëzit e gjykojnë këtë si dobësi, do të shohin anën e frikshme timen që përpiqem të mos e shfaq vetëm nëse është e nevojshme. Unë nuk përpiqem të sillem sikur jam mbreti në dhomë, jam thjesht vetja, por nëse dikush ma bën borxh do të shohë se deri ku mund të shkoj.

– Keni një numër të vrasjeve që keni kryer?

– Në gjyq avokatët e Gottit deklaruan se kisha gjuajtur më shumë se 60 njerëz dhe vrarë 37 apo 40 të tjerë. Unë nuk i kam numëruar. Këto janë fjalë të atyre që duan të më bëjnë keq ose të më vrasin. Përmes kompjuterit më “vrasin” cdo ditë por të gjithë e dinë që unë jam jashtë ditën dhe natën dhe nuk fshihem asnjëherë.

– Çfarë përfaqëson mafia dhe çfarë është ajo në të vërtetë?

– Në këtë vend, mafia supozohet të përfaqësojë besnikërinë, respektin, nderin dhe miqësinë. Por në realitet, kjo është e gjitha një gënjeshtër, nuk ekziston dicka e tillë. Kthejuni historisë dhe shihni si ata kanë vrarë miqtë e tyre më të mirë dhe familjet duke i vjedhur paratë dhe gratë e njëri – tjetrit nga zilia dhe xhelozia. Mënyrat si funksiononte Mafia e vjetër, kanë humbur me kohë.

– Në librin tuaj, ju flisni për rregullat e Gottit por cilat ishin rregullat tuaja atëherë dhe cilat janë ato tani?

– Rregullat e mia janë të jesh i sjellshëm dhe i njerëzishëm me njerëzit, ji me ata ai që ti do të doje që ata të ishin me ty, trajtoji miqtë e vërtetë si familje, mok kij ego dhe mos vepro në inat e sipër por me inteligjencë dhe mbani mend shqiptarë; mos iu hidhni shqiptarëve tuaj si gjarpërinj sepse kush e shikon këtë e di që nuk i duhet besuar ty apo familjes tënde. Ji një burrë ashtu sic duhet të jetë një burrë, me nder dhe kupto që edukimi dhe puna e madhe do të të mësojnë dinjitetin dhe krenarinë.

– Kush ishte Gotti i vjetër dhe kush ai i riu?

– Gotti i ri ishte një fëmijë i keq i llastuar me lugë të argjendtë në gojë. Hidhini një sy sjelljes së tij në media. Asnjë burrë nuk sillet si ai, një gangster i sajuar. Ai është i dobët dhe i butë dhe nuk ia vlen për t’u diskutuar, kurse babai i tij ishte një gangster, thjesht një lider i keq dhe rregullat e tij kishin standarte të dyfishta për të dhe njerëzit e tij. Që të respektohesh ti duhet të jesh vetë shembull, të vihesh përballë, t’i mbrosh ushtarët e tu, jo t’i fajësosh ata. Të vrasësh për t’i mbrojtur ata, jo t’i vrasësh ngaqë u trembesh atyre. Në këtë sens, për mua një lider i madh ishte dhe është Ramush Haradinaj, Ai rrezikoi jetën e tij dhe familjen për parimet dhe shokët me të cilët përballoi gjithcka. Ai është një legjendë për mua, një hero.

– Lajmi më i fundit nga mafia, ishte vdekja e Toto Rinës. Nëse do të bënim një krahasim mes tij dhe John Gottit, çfarë do të na thonit?

– Do të qeshja. Toto ishte një gangster i vërtetë nga Italia me një ndryshim të madh për nga mënyra si gjërat funksionojnë këtu. Pushteti i Gottit zgjati 4 vjet këtu dhe në familjen e tij nuk kishte ndonjë trashëgimi kriminelësh përpara tij. Përvec kësaj ai është dëgjuar në dhjetëra regjistrime ku ua vë fajin djemve të tij, të cilët i lejoi që të vriteshin dhe nuk qëlloi njëherë për ta. Këto nuk janë cilësi të një lideri. Ai kishte gjithashtu probleme të mëdha me kumarin dhe kjo ishte një tjetër pikë e dobët e tij. Ku janë cilësitë e tij prej lideri për të cilat shkruajnë gazetat si besnikëria dhe respekti. Unë eci në të njëjtat rrugë, në të njëtën zonë ku janë vrasësit e Gottit, qoftë ata realë, qoftë ata virtualë që fshihen pas një kompjuteri.

– Nëse një operacion plastik ose një identitet i ri do të ishte i nevojshëm, do ta konsideronit?

– Kurrë. Nuk do ta ndryshoj kurrë emrin tim. Gjyshi im, Ali Alite, ishte njeri punëtor dhe krenar për këtë. Ai u martua me gjyshen time Fatimën. Unë do të vdes me këtë emër dhe këtë fytyrë dhe do të jetoj ku të dua. Unë eci në pot ë njjëtat rrugë në Neë York, ngas makina të shtrenjta të hapura (kabriole) dhe do të shkoj ku të dua, kur të dua. Nuk fshihem kurrë sepse kjo është të vdesësh pa vdekur dhe krenaria e gjaku im nuk do ta lejojnë këtë.

– Femra më e rëndësishme në jetën tuaj?

– Vajza ime. Ta shoh atë teksa rritet si një zonjushë dhe mamaja ime.

– E dashura juaj është shqiptare?

– Oh, po, e dashura ime është shqiptare. (Buzëqesh)

– A jeni besnik, John?

– Mbetem gjithmonë besnik i atij që është besnik ndaj meje dhe kjo për mua vlen në çdo aspekt të jetës.

– I trembeni kohës që kalon?

– Mosha nuk më tremb. Në shumë drejtime jeta ime është më mirë tani. Jam bërë më i zgjuar, ka ndryshuar mënyra si mendoj dhe personat që më kanë ndihmuar të arrij këtu më japin kuptimin e vërtetë të jetës.

– Sa e rëndësishme është paraja në jetën tuaj tani?

– Paraja është e rëndësishme në jetë për të patur siguri, por nuk më dominon mua apo emocionet e mia. Më ndihmon të ndërtoj një të ardhme për të ardhmen e familjes time dhe për të më dhënë fuqi në që të ndihmoj njerëzit në nevojë që nuk janë kaq me fat. Jam përfshirë në disa raste në ndihmë ndaj fëmijëve me kancer, ushqime për të pastrehët dhe kundra bullizmit ndaj përpiqem të ndihmoj dhe të jem më i matur me kalimin e kohës.

– Do ta konsideronit një ofertë si deputet në Shqipëri?

– Do të më pëlqente shumë që të përfshihesha në projekte për të mirën e vendit tonë. Kjo do të ishte ëndrra e bërë realitet e gjyshërve që më shohin nga qielli. Më mungojnë kaq shumë, ata ishin themeli im.

– Për të gjithë fansat që mezi po presin t’ju shohin, kur do të jeni në Shqipëri?

– Mezi pres të vij në Shqipëri që të prezantoj librin tim “Darkest Hour” dhe të shoh familjen dhe kushëririn tim më të mirë, Endrit Kaziz. Sa më shpejt shpresoj.

– 3 mësimet më të mëdha në jetë?

– Mos i beso kurrë dikujt verbërisht, mos besoni se paraja sjell lumturinë dhe për ta plotësuar, mënyrat e shpejta për ta bërë atë nuk ekzistojnë, duajeni familjen tuaj sepse një ditë ata do të kenë ikur dhe do t’ju mungojnë shumë sic më mungojnë mua gjyshërit që nga koha kur isha në burg.

– Fjala më e bukur në shqip?

– O sa mirë me qenë shqiptar.

– Ushqimi i preferuar shqiptar?

– Byrek

– Një zakon tipik shqiptar që e ruani?

– Të heq këpucët përpara derës dhe të mbaj foton e Skënderbeut në mur.

– Diçka të fundit për të thënë?

– Kam një dedikim për Christian Lekën. Ai vdiq këtu nga një aksident duke shpëtuar motrën e tij të vogël dhe gruan e tij të ardhshme. Është kaq e rëndësishme për mua ta përmend këtë djalë të mbarë.

Mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, flet për familjen ‘Gambino’, jetën e tij dhe shqiptarët Read More »

Divorcohet moderatorja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, shkak tradhtia!

Ajo është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar që spikati vite më parë kur u shfaq në “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Më pas ajo ishte prezente në media për shumë kohë, por vitet e fundit ishte larguar duke u shkëputur disi, pasi jetonte me familjen e saj në Luksemburg, aty ku vazhdoi të ushtronte pasionin e saj për pikturën e jo vetëm.

Edhe pse dukej se ajo ishte e lumtur me babanë e djalit të saj, francezin Michael Tamisier i cili punon në Luksemburg në një kompani këshillimi financiar dhe investimesh, me të cilin kishte 5 vite njohje dhe 3 vitet e fundit bashkëjetonte, Hueyda i ka dhënë fund raportit me të.

“Panorama” mëson se ata kanë 6 muaj që janë ndarë dhe se shkaku i prishjes së marrëdhënies të tyre ishte tradhtia e partnerit të saj 55-vjeçar.

Divorcohet moderatorja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, shkak tradhtia! Read More »

Rama me median: Arrogant dhe fyes në Tiranë, servil mediave të huaja

[sgmb id=”1″]

 

-Me sytë e publikut ende drejt problemeve gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Tahiri, Kryeministri Rama i është rikthyer sulmeve ndaj shtypit, duke konfirmuar marrëdhënien e çuditshme mes mediave dhe politikës shqiptare.

 Shkruar nga Tsai Mali, Tirana.

Me votat e shumicës socialiste, parlamenti shqiptar hodhi poshtë kërkesën e Prokurorit Publik për të arrestuar ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht nën hetim për korrupsion dhe trafik droge midis Italisë dhe Shqipërisë pas përgjimeve të publikuara kohët e fundit nga autoritetet italiane. Duke tejkaluar kompetencat e tyre në vlerësimin e provave dhe argumenteve të Prokurorit Publik dhe etiketimin e paraburgimit si një masë “ekstreme” për një deputet të Republikës së Shqipërisë, socialistët krijuan një precedent të rrezikshëm ku Parlamenti pengon një gjyqësor “të motivuar politikisht”.

Në fund të një sesioni i cili në mënyrë të pashmangshme do te ishte kontrovers, Edi Rama u takua me gazetarët që po prisnin atë jashtë Parlamentit dhe komunikoj me ato me sulme verbale dhe duke mos u përgjigjur.

“Unë jam këtu për ju, vetëm për ju. Të ju tregoj që duhet të mendoni, të studioni dhe të kuptoni”-, filloi Rama edhe para se të dëgjonte pyetjet nga gazetarët. “Para së gjithash, turpohuni, ju dhe të gjithë ata që janë si ju, të cilët nuk kuptojnë. Ju që vazhdoni të ngatërroni audiencën me pyetje të pakuptimta, nuk e kuptoni se kjo është shumë e qartë për këdo që dëshiron të lexojë pesë rreshta “,- tha ai pa iu përgjigjur kurrë pyetjeve – të cilat ai nuk hezitoi ti përkufizonte si “idiote” dhe “të papërshtatshmme “- për rastin Tahiri.

Gjatë një shfryrje inati prej më shumë se dhjetë minutash, i ndjerë i akuzuar si udhëheqës i një shumice që ndihmon krimin e organizuar, Edi Rama e identifikoi shtypin që “hedh akuza pa kuptim, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie”, si një nga shkaqet e shumë problemeve të vendit, duke sulmuar gazetarët, analistët dhe botuesit. “Ju jeni injorant, ju flisni pakuptim, jeni të neveritshëm, jeni vetëm një përforcues thashethemesh”.

“Pyetjet tuaja vijnë nga injoranca”, “Ju nuk lexoni dhe nuk dëgjoni për të kuptuar se për çfarë po flasim”, ” Para se të bëni një pyetje të tillë të papërshtatshme, lexoni dhe studioni “, tha ai para se gazetarët ta falenderonin dhe ta ndërprisnin komunikimin, duke ulur mikrofonat dhe duke u larguar.

Solidariteti

Mënjëherë pas deklaratave të Ramës, një valë indinjate dhe solidariteti erdhi në shtyp. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë shprehu “shqetësim të thellë për fyerjet dhe kërcënimet nga Kryeministri kundër mediave”, duke i bërë thirrje publikut dhe institucioneve për të ndihmuar në frenimin e shumë sulmeve të Ramës. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) e ndoqi këtë prononcim duke thënë se “të gjithë gazetarët kanë të drejtë ti bëjnë pyetje qe mund t’i pëlqejnë ose jo politikanëve, pa intimidim dhe sulme në punën e tyre investigative”.

Shoqata dhe opinionistë gjithashtu kanë ftuar gazetarët të bojkotojnë aktivitetet e Ramës, madje edhe për vetëm një ditë. Megjithatë, këto apele kanë gjasa të kontribuojnë në reduktimin e gazetarëve në thjesht përforcues të deklaratave apo thashethemeve nga dhomat e pushtetit. Një bojkot afatgjatë i konferencave për shtyp mund të jetë më efektiv për të rifituar hapësirën e domosdoshme për thellimin, reflektimin, rimendimin dhe komentimin e përmbajtjeve dhe çështjeve aktuale.

Një përceptim i përbashkët?

Jo i kënaqur, Rama rifilloi në ditët në vijim duke iu përgjigjur protestave në mediat sociale – një domosdoshmëri gjatë udhëtimeve të tij me makinë – duke argumentuar se ai nuk kishte ofenduar askënd pasi ai vetëm shprehte një mendim dhe se, gjithsesi, kjo fole grenzash ia shpifte atij.

Përkundër mesazheve të kuptueshme të protestës dhe solidaritetit, pikëpamjet e Ramës ndoshta nuk ndryshojnë aq shumë nga ato te publikut, duke pasur parasysh përgjegjësitë e medias shqiptare gjatë dekadave të fundit të lirisë së shtypit. Në fakt, skena mediatike shqiptare njeh redaksi pa gazetarë, artikuj pa lajme, sensacionalizëm dhe lajme alarmante, lajme të rreme, mungesë të përgjithshme të kontrollit të fakteve, editoriale pa reflektim, investigime pa prova, shfaqje të panumërta në mbrëmje duke komentuar deklaratat e mëngjesit, dhe gazeta që kopjojne debatet televizive të natës se mëparshme.

Sidoqoftë, ajo që më së shumti e dëmtoi kredibilitetin e shtypit gjatë viteve ishte afërsia e saj me politikën, duke kaluar ndërmjet të djathtës dhe të majtës në çdo zhvendosje të pushtetit – nëse ka kuptim të përdorim këto terma ndarjesh ideologjike që kanë pak të bëjnë me realitetet politike në Shqipëri, por thirren kështu vetëm si konventë. Jo i gjithë shtypi është i varur nga pushteti, sigurisht, por për fat të keq një pjesë e mirë është, dhe kjo ka ushqyer mosbesimin dhe pakënaqësinë që e bën publikun të zgjedhë artikujt me thashetheme dhe “stilin e jetesës” mbi artikujt e informacionit.

Megjithatë, nëse informacioni bëhet thjesht zbavitje, rreziku është që, me kalimin e kohës, publiku do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës, dhe do përfundoj duke mbajtur anën e Kryeministrit – i cili fajëson një sistem që ai vetë ka kontribuar të krijohet dhe mirëmbahet për vite me rradhë – dhe do përfundoj duke u manipuluar nga politika, e cila diskrediton shtypin në mënyrë që të forcojë veten.

Gazetarët në konferencën e improvizuar për shtyp para Parlamentit dhe ata që shikojnë nga studiot ku ftojnë politikanët dhe opinionistë, mund të gjejnë strehë në protestë dhe bojkot, ose të bashkohen me kolegët që kanë zgjedhur të ndajnë të vërtetat e fjalëve të Ramës nga fjalitë e Ramës që ishin një shfryrje inati e papërshtatshme. Sido që të jetë, sigurisht, ata nuk do të mbështeten nga pronarët e grupeve të tyre mediatike, të cilët janë gjithmonë afër lobeve të pushtetit.

Nëse Rama bëri një shfaqje të tillë për të devijuar vëmendjen nga votimi në mbrojtje të Saimir Tahirit ose thjeshtë kishte një nga shpërthimet e tij të shpeshta të nervozizmit, ai i dha opozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Lulzim Basha një mundësi tjetër për tu ankuar për lirinë e shtypit në vend. Duke mos e marrë parasysh faktin që kur opozita aktuale ishte në pushtet, ajo përdori privilegjet dhe fondet për shtypin “miqësor” dhe gjobat dhe agresionet – jo vetëm verbal, por edhe fizik – për zërat kritikë.

Shtypi shqiptar kundrejt shtypit të huaj

Kjo nuk është hera e parë që intoleranca proverbiale e Ramës ndaj pyetjeve të papërshtatshme ka nxitur debate dhe përplasje në studiot televizive shqiptare. Autoritar dhe i pacipë në shtëpi, Rama është parë duke pyetur fytyrën historike të Top Channel, Sokol Ballën nëse ai ishte i dehur, duke i thënë Blendi Fevziut të Klan se koka e tij e zbrazët ishte një problem për të gjithë dhe duke ftuar korrespondenten e ABC Neës Erisa Zika për të marrë orë mësimi në anglisht para një konferencë shtypi në Bruksel.

Disa gazetare femra kanë marrë pjesën e tyre të stereotipeve gjinore dhe të fjalëve me dy kuptime, si dhe paternalizmin të zakonshëm. Rama i ka thënë Ilva Tares – gazetares më të mirë të Ora Neës – se ai e kupton punën e saj të dobët, pasi ajo ka një djalë për të cilin duhet të kujdeset. Kur Eni Vasili e Neës24 i kërkoi atij një përgjigje, ai i tha asaj se ai ishte atje për të kënaqur çdo nevojë të saj. Shumë veta kujtojnë ende gazetaren e Televizionit Shijak, e cila pas një pyetje të papërshtatshme për ryshfete në Bashkinë e Tiranës, u quajt “prostitutë e informacionit”.

Ndryshe ndodh kur Kryeministri është jashtë vendit. Në një intervistë me Deutsche Ëelle, madje edhe kur Tim Sebastian insistonte në mënyrë të përsëritur në të njëjtën pyetje, i rilexonte deklaratat qe ekspozonin mesazhe të fshehura, kur ai buzeqeshi ndaj provokimit të Serbisë dhe presionit mbi Bashkimin Evropian me një fjali të vetme, Rama kurrë nuk humbi durimin dhe, në fund të 30 minutave shumë të gjata, ai falënderoi gazetarin, buzëqeshi dhe tha se ishte një nder.

Në një intervistë me BBC, kur Sara Montague i kujtoi se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Europë, dhe se partneri i tij në qeveri përfaqësonte, sipas vetë fjalëve të Ramës, gjithçka që ishte e kalbur në vend, dhe se premtimet e fushatës nuk mund të mbahenin, ai iu përgjigj mënjëherë dhe madje tha se e vlerësonte insistimin e saj. Ndryshimet në personalitetin e Edi Ramës midis shtëpisë dhe jashtë vendit, nuk janë ndonjë e re. Por nuk ka pyetje “idiote” ose gazetarë “të papërgatitur” dhe “të çmendur” që mund t’i justifikojnë këto ndryshime.

Pas “shfaqjes” së Ramës para Parlamentit, shumë gazetarë e kanë pranuar se nuk kanë arritur të përmbushin rolin e tyre të interpretimit të besueshëm të realitetit dhe ndërmjetësve besnikë ndërmjet politikës dhe publikut. Nga ana tjetër, asnjë politikan nuk duket i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Si zakonisht, plot me tym por pa zjarr në atë front.

*Shkrimi është nga www.balcanicaucaso.org, i cili është një publikim pjesërisht i financuar nga Komisioni Europian.

Përktheu nga anglishtja: J. Cambridge

Rama me median: Arrogant dhe fyes në Tiranë, servil mediave të huaja Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com