Intervista

A do të rriten çmimet e apartamenteve në 2018? Ja çfarë parashikojnë ndërtuesit

Ndërtuesit presin që në qendër dhe brenda zonës së Unazës së Madhe çmimet do të jenë në rritje, teksa pohuan se në periferi pritet të ketë ulje. Ndërsa aktorët e agjencive të real estate parashikojnë stabilitet në çmime, shkruan Monitor.

Ndërtuesit dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme kanë pritshmëri të ndryshme lidhur me ecurinë e çmimeve të apartamenteve gjatë këtij viti. Hajredin Fratari, ndërtues, tha se çmimet do të jenë në rritje. Ai tha se arsyeja kryesore për rritjen e sektorit të ndërtimit rezidencial është kërkesa dhe planet urbanistike të Bashkisë. Fratari pohon se kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot. Sipas tij, çmimet pritet të rriten më tej për 2018 me rreth 100 euro për metër katror. Fratari tha se të gjitha objektet që do të ndërtohen më 2018 do të paguajnë taksë infrastrukture 8% në bazë të vlerës së shitjes së tyre.

Arben Dervishi, nga Shoqata e Ndërtuesve, parashikon se çmimet do të jenë në varësi të ndërtimit, çka nënkupton vendin dhe cilësinë e objektit. Ai tha se në qendër dhe brenda zonës së Unazës së Madhe, çmimet do të jenë në rritje, ndërsa në periferi pritet të ketë ulje.
Ndryshe nga ndërtuesit, këtë vit agjencitë e pasurive të paluajtshme parashikojnë stabilitet. Në 2018-n do të aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas aktorëve të tregut, kjo taksë e re nuk do të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët.

Vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve u rritën në muajt e parë të vitit me rreth 10% në zonën brenda unazës, duke reflektuar kërkesën e shtuar, teksa u rrit dukshëm blerja e apartamenteve në cash. Në gjysmën e dytë tregu u stabilizua, pas shtimit të ofertës si rrjedhojë e rigjallërimit të ndërtimeve, duke shënuar rënie të lehtë në zonën e qendrës. Por, në periferi apartamentet u shtrenjtuan me 50-100 euro për metër katror, duke arritur në 450-600 euro për metër katror si rrjedhojë e rritjes së kostos së ndërtimeve.

Në zonën përreth unazës, çmimet luhaten nga 800-900 euro, deri në rreth 3000 euro, afër TVSH-së, që është dhe zona më e shtrenjtë në kryeqytet.

Tregu pozitiv

Viti që lamë pas ishte pozitiv për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, ku peshën kryesore e mbajtën segmentet e shitblerjes dhe qiraja. Ecuria pozitive gjatë 2017-s konfirmohet si nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe prej ndërtuesve që operojnë në këtë sektor.
Zhbllokimi i lejeve të ndërtimit në kryeqytet rriti ofertën cilësore në zonë e Tiranës historike (njësitë administrative pranë qendrës). Në fillim të vitit që lamë pas çmimet u rritën në zona të caktuara të kryeqytetit.

Sokol Kika, ndërtues i Kika Construction, thotë se aktualisht ka shumë lëvizje të familjeve, zgjerim, të rinj që kërkojnë shtëpinë e parë. Ka hyrë koncepti perëndimor i shtëpisë së parë dhe të dytë, ku në të dytën investohet edhe më shumë. Më parë të rinjtë merrnin një apartament të vogël, tani kërkojnë zgjerim pasi janë bërë me fëmijë. “Unë shikoj një nivel dinamik të kërkesës gjatë 2018-s”, pohon ai.
Për sa i përket segmentit të pasurive të paluajtshme në bregdet, agjencitë i shikojnë kërkesat minimaliste, ndërsa ndërtuesit si një segment të tregut me risk të lartë.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë pozitive për agjencitë imobiliare. Ndërsa ndërtuesit shikojnë me rrezik ndërtimin e kullave, për shkak të vështirësive që ka puna në qendër të Tiranës, rrezikun e firmave të reja të ndërtimit që kanë likuiditete të mjaftueshme, por nuk kanë përvojë, si dhe të firmave të vjetra të cilat do të hyjnë të punojnë në treg me mendësitë e vjetra. Për sa u përket kostove të ndërtimit, ato shihen të qëndrueshme dhe pa ndryshime të mëdha në 2018-n.

Flet inxhiniere Xheni Jahja, nga agjencia Tirana Real Estate

Ndërtimet e reja po shikohen si investime për rihedhje në tregun e qirasë

Mbyllja e 2017-s ka qenë shumë pozitive në aspektin imobilar, krahasuar me fundin e 2016-s. Bizneset janë pozitivë dhe aktivë, kërkojnë ndryshim ambienti. Kërkojnë zgjerim për të rritur numrin e të punësuarve, në aspektin favorizues të biznesit.
Çmimet në 2017-n kanë lëvizur shumë pak, kanë luhatje të vogla. Por janë të kompensuar sipas zonave të ndryshme. Gjatë 2017-s janë sistemuar edhe ata që kanë dashur zgjerim, me një çmim ekonomik, por edhe ata që kanë kërkuar sipërfaqe më të vogla por në zona më strategjike.

Në 2018-n pritet ligji i ri për taksën mbi pronën, mendimi im personal është që nuk do të ndikojë në çmim. Nëse taksa do të reflektohet diku për përmirësim infrastrukture dhe hapësirave të përbashkëta do të ishte diçka shumë pozitive për tregun e pasurive të paluajtshme.
Mbyllja e call center ka rritur sipërfaqet e ambienteve të lira, të cilat çmimin e kanë më të lartë se sa kërkohet në treg. Gjithsesi është një fenomen që e rregullon vetë tregu, kur e mban bosh për një kohë, pronari preferon që ta ulë.
Lidhur me tregun e apartamenteve shpresojmë që kërkesa për blerje të jetë si në 2017-n, sepse ka pasur shumë lëvizje, veçanërisht në shitje, por edhe në qira. Ecuria ka qenë pozitive. Blerësit kanë synuar çmime ekonomike. Shtresa e mesme ka dashur të stabilizohet. Por ka edhe klientë që kërkojnë të bëjnë blerje të dyta dhe të treta.

Për sa i përket bregdetit ka ofertë por kërkesat janë minimaliste. Ndërtimet e reja janë bërë me materiale cilësore. Kanë ardhur me planimetri të rregullta, ndryshe nga më parë, dhe vijnë në bashkëpunim me bankat për të marrë kredi. Gjithashtu kanë çmime interesante. Po bëhen ndërtime në zona jo shumë afër qendrës, por kanë çmime të favorshme. Ndërtimet e reja i shohin shumë për rihedhje në treg për qira. Mbi 50% e tyre janë për tregun e qirasë. Është një investim shumë i mirë, sepse ndodhet në një rreze shumë të ngushtë me investimet e reja që janë bërë. Çmimi i qirasë për ndërtimet e para dhjetë viteve do të ketë rishikime, kuptohet jo në zonat si Blloku.
Edhe komplekset në anën lindore të Tiranës po marrin zhvillim dhe do të ketë kërkesë.

Flet Evis Çeliku, Menaxher Operacional për Real Estate, MANE TCI

Presim gjallërim të tregut në vitin 2018

Viti që lamë pas pati një rigjallërim në sektorin e ndërtimit, sa i përket banesave. Si pritet të vijojë ecuria këtë vit?

Këtë vit pritet të ketë gjallërim të kërkesës së individëve për investim dhe suport nga sistemi bankar për kreditim

INSTAT raportoi në dhjetor rritje të çmimeve të lëndëve të para për ndërtim. A pritet të reflektohet në çmim?

Çmimi sigurisht që i konsideron elementet e kostos, por tenton të ruajë stabilitet në treg gjatë një periudhe afatmesme dhe t’i përshtatet kërkesës për produkt, i cili është indikatori kryesor në çmimet për real estate.

Çfarë veçoni si problematikë tregu?

Si problematikë të tregut vlerësojmë informalitetin dhe kreditimin në ekonomi, për më shumë edhe të të huajve që do donin të investonin në Shqipëri.

Cilat janë planet tuaja për investim në 2018?

Për vitin 2018 ne do të vazhdojmë investimet në turizëm dhe në zhvillimin e projekteve të godinave rezidenciale.

A do të rriten çmimet e apartamenteve në 2018? Ja çfarë parashikojnë ndërtuesit Read More »

Shqiptarja e “Fast and Furious”: Aktorëve u pëlqen gjuha shqipe, me pagën e 1 muaji jetova 1 vit

Ka luajtur për krah aktorëve të mëdhenj si Vin Diesel, Charlize Theron, Jason Statha, por aktorja shqiptare Erigerta Deda ka treguar për herë të parë eksperiencën e saj në filmin më të shikuar “Fast & Furious”

Ajo iu bashkuar sërisë së tetë, “The Fast of the Furious”, së bashku me dy aktorët shqiptarë Erand Hoxha, Marko Caka.

Në një rrëfim për Report Tv, Erigerta ka treguar disa të dhëna pikante për filmin, prapaskenat, dhe pagesën që ka marrë.

Ajo madje është shprehur se me pagesën që mori për një muaj, ka jetuar një vit.

Intervista e plotë:

-Sa e vështirë është për një shqiptare të bëhet pjesë e kinematografisë amerikane?

Nuk mund të them se është e lehtë por as nuk mund të them se është e pamundur, edhe unë vetë jam e re dhe do shumë punë dhe profesionalizëm.

-Si ishte dita jote e parë e punës?

Dita e parë e punës ka qenë shumë e bukur të gjithë ishin aty me mua, kishte shumë kamera, makina. Ishte një ndër projektet më të mëdha në Hollywood. Ne kemi darkuar bashkë. Unë dua t’ju flas për Shqipërinë por ata nuk e njohin shumë mirë, ata thonë nuk e dimë ku është në hartë. Unë ju them që ndodhet afër Greqisë, Maqedonisë.

-Kanë interes të mësojnë rreth kulturës shqiptare?

Po kanë interes sa herë flas më thonë na trego më shumë, më thonë si thuhet kjo në shqip. Mundohen ta përsërisin dhe është shumë e bukur respekti dhe dashuria që kanë për të tjerët.

-Mban mend ndonjë incident të ndodhur gjatë ditëve të provave?

Kanë qenë shumë makina luksoze që janë hedhur nga kati i shtatë, dhe aty kam qenë prezente. Aty ne po vrapojmë dhe janë rreth treqind që po hidhen ato po tërhiqen me vinç sepse nuk kanë njerëz brenda. Ajo ka qenë gjëja më interesante që kam parë.

-Si e përjetove gjithë këtë?

E përjetova me një ndjesi shumë të madhe, sepse ishte atmosfera një flakë e paparë, ishte shumë interesante.

-Cili është synimi jot për të ardhmen?

Unë sapo kam mbaruar Bachelor për aktrim. Kam ardhur në Shqipëri të shikoj familjen përpara se të nisem për një projekt të madh atje. Do jetoj në Atlanta sepse është aktualisht vendi i parë në botë për filma dhe televizion.

-Mund të ndalemi pak tek fëmijëria jote si ka qenë Erigerta para se të largohej nga Shqipëria dhe a ka ndryshuar ajo?

Unë kam lindur dhe jam rritur disa vite në Rrëshen, jam edukuar me kulturën mirditore shqiptare. Unë u largova në Angli ku jetova gati tre vjet. Më pas më doli lotaria amerikane ika me familjen në Cleaven Ohajo ku kam jetuar mbi njëmbëdhjetë vite. Unë e kam ruajtur traditën shqiptare, mamaja ime ende gatuan ushqime shqiptare të cilat janë shumë të mira. Unë jam munduar ta mbaj traditën shqiptare por është edhe vendi që të bën të ndjehesh edhe amerikane sepse unë kam pasaportë Amerikane edhe atje kam jetuar shumë vite.

-Si të duket Shqipëria pas rikthimit?

Kjo është hera e dytë qe vij. Jam kënaqur shumë ka shumë gjelbërim dhe bukuri. Njerëzit janë shumë interesant.

-A je rritur me shembujt e kinematografisë shqiptare, apo asaj të huaj?

Unë jam rritur me të dyja, Amerika ka lloje të ndryshme filmash, ndërsa Shqipëria duhet të ketë edhe më shumë komedi pasi nuk jemi një popull shumë serioz por jemi të buzëqeshur.

-Ke synim të bëhesh pjesë e stafit të aktorëve shqiptarë?

Po më pëlqen të jem pjesëmarrës në kinematografinë shqiptare pasi e njoh mirë gjuhën shqipe e cila më ndihmon shumë të komunikoj dhe të shkruaj. Jam shumë e kënaqur që dikush të më thërasi për një film shqiptar.

-Përveç Fast and Fourios 8 keni realizuar edhe projekte të tjetra?

Po kam realizuar edhe projekte të tjera ku kam takuar shumë aktorë të mëdhenj.

-Më trego edhe për atmosferën si është në punë a ndryshon nga shqipëria, pasoi është një vend i vogël dhe Hollywoodin kush nuk do e ëndërronte?

Në Amerikë puna është shumë profesionale dhe strikte, ka shumë rregulla që duhen zbatuar. Këtu në Shqipëri po shikoj që njerëzit janë shumë të afërt pasi është një vend shumë i vogël. Kjo është shumë interesante pasi këtë gjë nuk mund ta gjesh në çdo vend të botës.

-Ndërkohë teksa punoje mund të krijoje miqësi kollaj?

Po patjetër njerëzit janë shumë të afërt, janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë afër me ata pasi hamë bashkë, flasim bashkë, jemi shumë të lirshëm.

-Mund të ndalemi pak edhe tek pagesa?

Në projektet që unë kam marrë pjesë normalisht që nuk kam pasur ndonjë pagë shumë të lartë pasi nuk jam ndonjë aktore që kam arritur shumë lart por sa më shumë eksperiencë të kesh aq më shumë do paguhesh.

-Po tek filmi Fast and Fourios?

Jam kënaqur pasi kam pasur kontratën për një muaj dhe nuk kam pasur nevojë të punoj më për një vit.

-Erigerta sa kohë të është dashur të studiosh? Çfarë studimesh ke mbaruar?

Unë sapo jam diplomuar për aktrim. Unë kam studiuar si të shkruaj një skenar. Tani që kam krijuar edhe lidhjet kam njohur njerëz të rinj. Më pëlqen të jem pjesëmarrëse në të tilla projekte. Unë kam qenë një studente shumë e mirë kam studiuar në universiteti i Ohajos.

-Sa ndryshon kinematografia e vërtetë reale, përjetimi, roli i të qenurit aktore nga studimet, a ka ndryshime?

Po ka shumë ndryshime kur je në një set profesional i ke yjet botërore aty.

-Erigerta për ta mbyllur do doja të jepje një mesazh për të rinjtë shqiptar, për ëndrrat e tyre?

Do të thoja që ëndrra amerikane është jashtëzakonisht shumë e vështirë por si shqiptare unë e kam në gjak artin. Dua t’ju them të rinjve shqiptar që ta marrin punën me seriozitet edhe duhet të kenë shumë ambicie sepse kjo industri është shumë e vështirë dhe jo të gjithë kanë sukses.

Shqiptarja e “Fast and Furious”: Aktorëve u pëlqen gjuha shqipe, me pagën e 1 muaji jetova 1 vit Read More »

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti

Në studiot e emisioneve televizive dje, debati u përqendrua te tema e ditës. Shkarkimi i drejtorit te Policise Haki Cako! Ne emisionin “Opinion” në Tv Klan pati edhe debate mes gazetarit të kronikës Spartak Koka dhe analistit Lorenc Vangjelin.

Debati nisi për çështjen e kanabizimit të vendit në vitin 2016. Lorenc Vangjeli u shpreh se ka qenë pikërisht kanabisi arsyeja që Haki Çako u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Menjëherë ka reaguar gazetari Koka duke i thënë se në periudhën 2015-2016 kur ai dhe gazetarë të tjerë denonconin përhapjen masive të kanabisit, Lorenc Vangjeli e mohonte ekzistencën e këtij fenomeni.

Gazetari Spartak Koka: Ishim këtu kur ne nxirrnim hartat, Lorenci na thoshte ne ju po ja fusni kot. Të paktën keni një reflektim, se ai rasti i 2016, ka qenë dhe Artani ( i referohet Artan Hoxhës) këtu kur ne bënim diskutim për hartën e kanabisit dhe thoshte, shiko situata është më e mirë se e 2013. Kur statistikat sot tregojnë që situata e 2016 ka qenë e paprecedentë në 27 vite. Faleminderit që e pranon.

Analisti Lorenc Vangjeli: Ka dy gjëra të ndryshme të cilat ti i vendos në kohë të tjera. Spartaku ka qenë një skllav shumë i famshëm. Ishte dhe skllav, u bë dhe një hero.Gazetari Spartak Koka: Lorenci përdoret nga të dyja krahët, sipas interesave. Më vjen mirë që të paktën përdoresh për interesa të caktuara dhe njëherë shikon me syze optike, njëherë pa syze.

“Ka qenë një skllav i famshëm”, plas keq në studion e Fevziut, sherr gazetari dhe analisti Read More »

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin

Shume dyshime jane hedhur e po hidhen mbi figuren e kryeprokurores se re te pergjithshme te perkohshme, Arta Marku, e cila per shkak te menyres se zgjedhjes se saj ne ate detyre, shihet si nje person politik.

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ishte e përzgjedhura e Donald Lu, teksa shton se teori konspirative e lidhin këtë çështje edhe me vizitën e Gramoz Ruçi në SHBA.

Çani: Më në fund Donald Lu ka kryeprokuroren e vet në Shqipëri. Zheji: Është më mirë që të jetë kryeprokurorja e kryeministrit siç tha Berisha

Çani: Ka edhe një teori konspiracioni që thotë se Gramoz Ruçin një nga arsyet që e ftuan në Amerikë ishte kjo. Gramozi kishte 20 vjet që nuk kishte shkuar asnjëherë në Amerikë. I thanë zt.Ruçi se nuk duhet të krijosh asnjë problem që kjo na duhet kryeprokurore. Unë besoj që Rama e do këtë kryeprokurore dhe meqë e donte Rama e do edhe Lu-ja.

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin Read More »

Sokol Plakolli, artisti i rebeluar i skenës shqiptare

Shfaqjet dhe Teatrin i ka si profesion dhe pasion për shumë vite, mirëpo kohët e fundit shpesh e kemi parë edhe duke protestuar i vetëm para Teatrit Kombëtarë dhe Ministrisë së Kulturës.

Sokol Plakolli është një personazh interesant që shpesh herë ka rrezikuar edhe karrierën e tij për të mbrojtur vlerat artistike të vendit.

Në një intervistë për IndeksOnline, Plakolli ka zbuluar shumë nga jeta e tij, që nga ngjitja e parë në skenë në moshën gjashtë vjeçare e deri në ditët e sotme.

~ Si e kujtoni ngjitjen e parë në skenë, cila është lidhja juaj me skenën?

Në skenë jam nga mosha 6 vjeçare, nga klasa e parë kur mësuesi na përzgjidhte për të marrë pjesë në organizimin e ditës së shkollës, ishte një skeç me dy personazhe  NËNA DHE DJALI, unë e harrova tekstin dhe fillova të çajë me zë e gjithë klasa bashkë me mësuesin shkriheshin së qeshuri me ulërimat  e mia, dikur më u kujtua teksti dhe me ngazëllim fillova të flasë kjo më bëri personazhin më të përfolur për disa javë në shkollë, atëherë recitonim poezi për Shokun TITO.  Pastaj filluam të recitonim e këndonim për dëshmorët tanë organizonim programe nëpër bodrume, recitonim nëpër varreza fshatrave dikur ndodhi lufta, erdhi liria dhe u krijua mundësia të studioj në akademi fillimisht për aktor pastaj për regjisor teatri. Kam shumë momente të pa harruara në skenë. Unë jetoi vetëm kur jam në skenë, në momentin që zbres nga skena bëhem i rëndomtë fillon të mos më pëlqej jeta. Aktualisht ma kanë ndaluar skenën, andaj kam filluar të luaj në rrugë, në sheshe, bulevarde nganjëherë  i jap vetes të drejtë të hipi edhe mbi tavolinë, kudo që më krijohet mundësia të komunikoi me masën.

~ Kohën e fundit jeni veçuar me një serë grevash protestash në rrugë, cilat janë arsyet që ju kanë shtyrë të jeni kaq i revoltuar?

Si  tip aksidental që jam, po të mos besoja se Zoti njerëzit e tij më të dashur i ka sprovuar më së shumti, do të filloja të dyshoja në vetvete.  Si natyrë, njerëzore  jam mjaftë i qetë dhe i heshtur, shumë vështirë dal nga kjo lloj aure meditative, mënyrë kjo e kahershme e jetesës sime. Si tip aksidental që jam më rastisi që të filloja realizimin e shfaqjes autoriale KARRIGIA E NXEHTË shfaqje e cila padrejtësisht u largua nga repertori i TKK një muaj pas doli premierë. Vendosa të vihem  në mbrojtje të epitetit të veprës sime dhe gjatë rrugës zbulova një komplot i cili tentohej të realizohej në TKK nga disa shqipfolës. Kështu pasi u konsultova mirë  me veten time, vendosa të i dal në ballë tentativës të disa pseudo artistëve të cilët në këmbim të një grusht  parash, deshën të i japin  vetes të drejtë, të zhbëjnë  vlerat kombëtare të Teatrit Kombëtar. Kjo çështje pastaj u kthye në kauzë gjë për të cilën individualisht kam mbledhur më shumë se 15 mijë nënshkrime nga qytetarët. Krejt në fund tentativat për të formuar brenda TKK – së një ansambël serb paralelisht me atë shqiptarë dështuan. Në gjeneral besoi fuqishëm se Zoti më ka ngarkuar me këtë mision në këtë kohë të pa kohë. Ka qenë një nga misionet më të vështira në jetën time, një individ kundër një strukture grupore të shtresuar dhe mbështetur jo vetëm nga Beogradi por shpeshherë edhe nga institucionet tona. Sidokjoftë për këtë çështje dhe çështje të tilla, jam  i gatshëm të konfrontohem dhe sfidohem deri në fund,  sa herë të jetë nevoja.

~ Nga postimet tua në FB, por edhe nga mënyra e jetesës vërehet se jeni jashtëzakonisht i lidhur me botën bimore dhe shtazore, prej nga kjo lidhmëri.

Nuk e di, mbase mundë të jetë edhe gjenetike, babai im ka qenë një “merakli i jashtëzakonshëm”. Mbase mundë të jem ndikuar nga fakti se  gjithë fëmijërinë dhe rininë e hershme e kam kaluar në fshat i rrethuar nga qindra hektarë fusha me lule, drurë e me kafshë të ndryshme. Por ajo që më lidhë edhe më shumë me botën bimore dhe shtazore, me natyrën është fakti se, aty unë vërejë më së miri forcën fuqisë e mbinatyrore të Krijuesit të botëve dhe gjithësisë. Mënyra se si bashkëjeton flora dhe fauna është mrekulli e Zotit ato bletë që kafshojnë secilën lule duke mundësuar kështu polenizimin, pastaj ringjallja e natyrës në pranverë kanë qenë dhe do të mbeten frymëzimi dhe fisnikërimi im i përhershëm. Gjithë atë energji negative që e akumuloi nga jeta digjitale dhe urbane e shkarkoi në interaksion me natyrën.

~ Së fundmi keni filluar të realizoni performanca me kafshë, cila është arsyeja!? 

Hmm. Nuk mundë të mos jem i sinqertë për hir të sinqeriteti! Në fakt personazhet e përformancës LAUREATATËT E ÇMIMEVE SPECIALE  janë personazhe të marra nga komuniteti artistike, të pasqyruara përmes kafshëve dhe shpezëve. Sinqerisht, jam i irrituar nga niveli në të cilin kemi zbritur si komunitet artistik. Të jesh në gjendje ta kopjosh një shfaqje nga interneti dhe ta shesësh në teatër me çmim 5 mijë euro dhe e njëjta shfaqje të shpërblehet me çmim speciale dhe pse të gjithë e kenë të ditur faktin se ajo është plagjiaturë, askush nuk reagon. Për mua është e pa pranueshme dhe kështu do të mbetet. Pastaj heshtja e komunitetit pra tentativave të disa individëve  të dekretuar që të zhbëjnë çdo lloj vlere kombëtare brenda TKK – së, krejt kjo në emër të artit dhe kulturës “kosmopolitanizmit” për mua është nën nivelin e botës shtazore e cila udhëhiqet nga instinkti jo nga intelekti. Andaj pata vendosur që të realizoi një performancë protestë për komunitetin artistik vendorë të heshtur, duke injoruar ata deri në atë shkallë sa aktorë të performancës të jenë kafshët që luajnë ”personalitet e rrejshme artistike” të krijuara rrejshëm me dekada. Këtë performancë e realizova me qëllim të çjerrjes së maskave të tyre. Krejt, kjo pa qëllim fyerje por më qëllim të ngritjes së ndërgjegjeje së fjetur.

~A është e vërtetë se ju keni një veturë të tipit RENO prodhim i viti 89 e cila shpenzon 35 litra në 100 km?

Ha ha ha. Po, renoja ime është prodhim i vitit 89 e kam blerë 655 euro para dy vitesh dhe nuk planifikoi ta ndërroi vetëm nëse ajo më ndërron mua. Ndërsa sa i përket shpenzimeve ato lëvizin nga 8 litra në 100 km deri në 35 litra në 100 km. Kjo nuk më pengon ngase edhe vet ka raste që shpenzoi 2 euro në ditë por ka raste edhe kur shpenzoi 20 apo edhe 200 euro sipas situatës! E dua këtë veturë, kemi qenë bashkë nëpër festivale, rrugëve të Kosovës për të testuar pëllumbat postier, në mal, më grevë, gjithkah ajo asnjëherë nuk më ka lënë në rrugë i përshtatet  stilit tim, nëse e shikon nga jashtë duket e thjeshtë por kur ndizet ajo gjithmonë të çon në destinacion e kërkuar.

~ A është e vërtetë se ju keni ngritur një padi ndaj një medium në shumë prej 2 milionë euro dhe pse!?

Në Kosovën e pas luftës është krijuar një traditë e keqe, artistët vrapojnë pas mediave, në vend  që të ndodhë e kundërta. Në këtë kontest mediat tona paksa janë “lazdruar” dhe shpesh i japin vetes të drejtë që në mënyrë despotike dhe të një anshme të i prezantojnë figurat publike duke harruar se ato janë përgjegjëse ndaj kodit etik. Thuajse, ata kanë kamerën e kanë TV-në, të gjirojnë kur të duan, bëjnë montazh si të dua dhe të prezantojnë  si të duan, ti mbetesh i pa fuqishëm. Pastaj një shantazh sistematike e një media të shkruar ndaj shfaqjes KARRIGIA E NXEHTË dhe disa lajme të rrejshme të lansuara herë për hatër e herë për inat më kanë bërë që ndaj kësaj kompanie mediale të ngrisë  padi në shumë prej 2 milion euro. Ngase kjo kompani sistematikisht ka shpifur dhe gënjyer opinionin publik në lidhje me mua dhe veprën time KARRIGIA E NXEHTË duke mos kursyer as figurat eminente të ekipit të kësaj shfaqje. Andaj unë me 2 milion eurot që synoi të i fiton përmes gjyqit do të i shkruaj secilit qytetarë të Kosovës letër me qëllim që të i informoi drejtë dhe të ua bëjë me dije se kompania qëllimisht kanë shpifur ndaj nesh.

~ Edhe pse jeni figurë publike, zakonisht kafenë e mëngjesit e pini i vetmuar. Por edhe në shumicën e rasteve rrini vetë, përse ndodhë kjo?

Unë nuk e kam ditur që edhe unë paskam “paparaci”, he he he.  Në fakt mua më pëlqen të rri vetëm, unë meditoi së paku 3 orë në ditë mbase kjo mundë edhe të ketë ndikuar. Jo pse nuk kam me kë të shoqërohem,  jam tip i shoqërueshëm pak dominant  në bisedë, por zakonisht miqësohem me më të moshuar sesa unë andaj më durojnë . Në mbrëmje dhe mesditë gjithmonë ulem me shokë, kolegë, bisedojmë me orë të tëra për artin, për fenomenet e ndryshme. Kam mjaft miq me të cilët më lidhin hobit e ndryshëm si pëllumbat, deltari Ilir, bletët, kam mjaftë shokë të xhamisë, miq të fëmijërisë përpos kolegëve me të cilët bisedojmë pos tjerash për çështje profesionale. Por është e vërtetë se në mëngjes zakonisht më pëlqen që të paktën 2 orë të pi kafen e mëngjesit i vetmuar. Nuk e di përse!

~ Cila është lidhja juaj me poezinë?

Poezi shkruaj që nga fëmijëria e hershme. Një numër të konsiderueshëm të poezive i kam eliminuar para disa vitesh, ngase u binda se nuk janë të denja dhe përfaqësuese për euditoriumin e gjerë. Unë nuk jam poet dhe nuk synoi të jemi asnjëherë. Zakonisht idetë të cilat më vinë si sinkopma dhe nuk mundë të i përshkallëzoi e të i realizoi si dramë mbeten poezi. Së shpejti do të botohet libri me poezi SYTË E SHPIRTIT ky libër po botohet me iniciativën e disa miqve të mi, të cilët i përshëndes. Po të mos e botonin me gjasë edhe këtë cikël do ta eliminoja sikurse dy ciklet e para. Sidokjoftë, meqë ata insistuan të i botojnë nuk munda të i refuzoi për shkak të, konsideroi tematikave që ato trajtojnë. Por, prapë se prapë poezitë e mia vazhdojnë të mos më pëlqejnë.

~ Cilat janë ëndërrt dhe synimet tuaja për të ardhmen

Unë nuk kamë asnjë ëndërr, ngase secilën nga ëndrrat e mia i kamë bërë realitet. Por për të ardhmen kam shumë synime, të cilat shpresoi se do të i realizoi. Të paktën ato që varen nga unë do të i realizoi gjithsesi.

Meqenëse çdo mëngjes Sokolin e kthejë në pikën 0 dhe çdo ditë e filloi me energjinë e re, të asaj dite, besoi fuqishëm se fshati është destinacioni im i fundit. Prishtina nuk më pëlqen, nuk më pëlqen si strukturë, si qasje si gjeografi, ai ambient, si mënyrë e jetesës, por këtu më ka lidhur profesioni, miqtë, kolegët e shumtë. Ndërsa në fshatë jetoi, dhe i gjithë frymëzimi më vije vetëm atje. Meqenëse jam i përbetuar që asnjëherë të mos e lëshoi vendlindjen, Kosovën kam mbetur të kënaqem nga pak në fshat e të vijë të vuaj më shumë këtu në Prishtinë për të u kthyer përsëri atje.

Sokol Plakolli, artisti i rebeluar i skenës shqiptare Read More »

E pyesin a është xheloz për gruan, përgjigja e Metës habit

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do të mbushin plot 20 vite të martuar, pak muaj më vonë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, gjate ceremonise se 24 vjetorit te themelimit te Partise Socialiste te Shqiperise, organizuar ne ambientet e Teatrit Kombetar. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and his wife Monika Kryemadhi, during the 24th anniversary ceremony of the founding of the Socialist Party of Albania, organized in the premises of the National Theatre.

Pas shumë viteve në politikën shqiptare, çifti presidencial ka fituar besimin tek njëri-tjetri.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Xing me Ermalin”, Meta tregoi dhe një sekret tjetër në marrëdhënien e tyre.

Ai u pyet:

“Bëheni xheloz për njëri- tjetrin, se jeni dobësuar, zbuluruar?”

Pas kësaj, Meta u përgjigj:

Monika është zbukuruar goxha… Jo, nuk jam xheloz, por unë gëzohem kur na pëlqejnë të gjithë. Po tani, si, do të na fusësh në sherr edhe kur, një ditë para vitit të ri.”

y32

E pyesin a është xheloz për gruan, përgjigja e Metës habit Read More »

Kryemadhi uron Ramën për Vitin e Ri:Nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta…

“Nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta godasë me këpucë”. Kështu tha Monika Kryemadhi dje në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv. Kryetarja e LSI, , ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se mund të goditet sërish me ndonjë këpucë kokës.

“Rama ka hedhur 80 milionë euro për të intimiduar qytetarët në zgjedhje. Në katër vjet varfëroi shqiptarët për t’i blerë lehtë në zgjedhje. Atë do ai t’i kalojë ligjet, të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish?”.

Por cili është urimi i Monika Kryemadhit për kryeministrin Edi Rama për Vitin e Ri? Unë i bëj thirrje Ramës të ikë nga qeveria, t’ia lërë ndonjë socialisti, 2018 ta kthjellojë

Ndonjë dhuratë, ndonjë palë atlete?
Ka njerëz sa të dojë rreth e qark që i bëjnë dhurata, ka më shumë nevojë për mbështetje shpirtërore, që do ta gjejë po të ikë nga qeverisja.

Kryemadhi uron Ramën për Vitin e Ri:Nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta… Read More »

Panuci: Shqipëria kualifikohet në “EURO 2020”

Cristian Panucci është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Supersport”, ku ka treguar si nisi aventura e tij kuqezi, ndeshjet në krye të kombëtares shqiptare, pritshmëritë në fushatën kualifikuese për “Euro 2020” etj. etj.

A të pëlqen që e kemi titulluar intervistën “Mister 2020”?
Më pëlqen shumë. Për këtë kam ardhur. Ky është objektivi i federatësdhe objektivi ynë. Të provojmë të shkojmë në Euro 2020. “Mister 2020” është titull i bukur dhe shpresojmë ta kurorëzojmë.

Si ka qenë peridha e parë e Vitit 2017, a e kishit menduar ndonjëherë se mund të preknit Shqipërinë?
Në vitet e mëparshme, kombëtarja shqiptare që udhëhiqej nga Xhani De Biazi, ishte rritur shumë. Imazhi i Kombëtares Shqiptare ishte një kombëtare e rëndësishme, sepse mori pjesë në Europian. Kur më erdhi telefonata sinqerisht nuk dyshova kurrë që të vija të stërvitja Shqipërinë, edhe pse mendoja që ishte skuadër e mirë. Tani që po e drejtoj prej gjashtë muajsh, jam akoma më i bindur se zgjedhja që bëra ishte e duhura.

Si lindi ideja për të bashkëpunuar me FSHF-në? Kur ishte hera e parë që dëgjuat fjalën Shqipëria?
U kontaktova në telefon nga drejtori, Denis Bastari, i cili më kërkoi një takim për të ndarë disa ide, unë, bashkë me trajnerë të tjerë, besoj. Erdha në Tiranë, u takova me presidentin Duka. Biseduam, shkuam bashkë për drekë, që aty, pas 20 ditësh, më kontaktoi Duka ku më tha që më kishte zgjedhur mua. Pra, isha trajneri i ri i Shqipërisë.

Çfarë përshtypjesh pate nga takimi i parë me Dukën?
Kur u largova, po shpresoja të më telefononte, sepse besoj kam fatin e madh të kem një president, të cilin e ëndërron çdo trajner. Një president që mbi të gjitha i ka dhënë federatës në tetë vjet diçka të jashtëzakonshme. Është një njeri që më lë të punoj, i cili ndan mendime me mua, flasim, diskutojmë për gjithçka dhe pastaj më thotë: “Zgjedhja është jotja, trajner”. Kjo është lumturia e çdo trajneri. S’është e lehtë të gjesh një president që përfshihet brenda situatave teknike, por ai është shumë i talentuar në këtë drejtim.

Ishin edhe 2-3 kandidatura të tjera, ishte Seedorf, Inzaghi… Përse mendon se u përzgjodhët ju?
Për këtë duhet pyetur Duka. Unë besoj se është njeri që bazohet te ndjesitë, është biznesmen i madh dhe ndoshta ka perceptuar diçka. E vetmja gjë që mund të bëj dhe bashkëjetoj çdo ditë, është se duhet t’i jap të drejtë. Shpresoj t’i jap të drejtë në dy vitet e punës që më presin këtu në Shqipëri dhe të arrij rezultatin më të rëndësishëm, Euro 2020. Kam dëshirë dhe vullnet t’i jap të drejtë Dukës për zgjedhjen e tij. Do të ishte gjëja më e bukur që mund të marr këtu, në Shqipëri.

Nuk i thatë diçka për ta bindur Dukën? Ndoshta kjo do të ishte diçka interesante…
Jo, s’kam bindur kurrë… Kam tentuar gjithnjë të jem vetvetja. Nuk i kam telefonuar kurrë askujt. Shpreha thjesht karakterin tim, dëshirën time për të punuar, mënyrën time të të menduarit. Besoj se isha një lojtar që e bëra me seriozitet karrierën time. Dhe me po këtë seriozitet dua të bëj karrierë si trajner. Besoj se në jetë duhet të jesh gjithnjë vetvetja, të mos blofosh kurrë, sepse zbulohen të gjitha letrat.

Keni qenë ndihmëstrajner te Rusia. Çfarë përshtypjesh të ka lënë kjo eksperiencë dhe a ndryshojnë shumë ambientet në Rusi dhe Shqipëri?
Atje isha ndihmëstrajner, edhe pse punoja shumë në fushë. Ishte një përvojë fantastike përkrah Fabio Capellos, Italo-Galbiatit. Ishin dy vite e gjysmë shumë të bukura në Rusi, punova mirë, u ndjeva mirë, më ndihmoi të rritem profesionalisht, sepse të rrish pranë trajnerit që bën disa zgjedhje, arsyeja pse i bën, si i bën, më rriti shumë profesionalisht dhe ishte një përvojë tepër e rëndësishme.

Capello ju ka patur si djalin tuaj. A është e vështirë të kinfigurohesh më vete?
Jo, jo. Besoj se e fitova simpatinë e tij ngaqë ia thosha troç mendimin tim. Më ka vlerësuar gjithnjë si lojtar, besoj edhe si njeri. Ai është njeri shumë serioz, shumë i sertë. Me të pata një marrëdhënie reale, shumë të rëndësishme dhe ndihem krenar. Unë i shërbeja si lojtar dhe ai ishte për mua një nga trajnerët më të mëdhenj. Fakti që isha një lojtar i madh për të është kënaqësi e madhe.

Shqipëria një vit më parë kishte marrë pjesë në Europian, kur e pranuat këtë detyrë a kishit frikë se po rrezikonit?
Më pëlqen të rrezikoj. Nuk më shqetëson kjo. Kur e mora kombëtaren, objektivi ishte 2020. Në katër ndeshjet e mbetura duhej të njihja grupin, se kush ishte Shqipëria, federata. Këta 6 muaj ishin shumë të rëndësishëm për të njohur të gjithë mekanizmin shqiptar, në aspektin e futbollit.

De Biasi kur mori Shqipërinë bëri një lloj revolucioni, ndërsa ju gjetët një skuadër të mirë. Megjithatë pati disa ndryshime në seleksionimin e futbollistëve dhe në mënyrën e lojës…
Sa herë që bënim stërvitje, dalloja diçka në skuadër. Kisha gjithnjë përshtypjen që kjo skuadër mund të luante 15-20 metra më përpara. U mundova gjithnjë t’i inkurajoja. Besoj se ky është një vend që e ka vuajtur shumë diktaturën e viteve ’80. Kur vija me avion dhe më pas lëvizja me makinë drejt qendrës, shihja lokalet dhe njerëzit që e kalonin ditën me lehtësi të madhe. Këtë doja t’i transmetoja skuadrës. Kurajën për të tentuar, për të bërë 15-20 metra. Kemi ende shumë punë për të bërë, por besoj se në Turqi u pa një skuadër e guximshme dhe që tenton ta fitojë ndeshjen. Nëse kundërshtari është më i zoti, i japim dorën dhe kthehemi në shtëpi. Ideja ime është të provojmë të bëjmë lojën tonë.

Kur e morët skuadrën ishte në ventin e tretë dhe ishte një kusht që ju ta mbanit këtë pozicion…
Besoj se kur e morëm ishim në vend të katërt. Kur e mora, ishim në vend të katërt dhe arritëm të tretët. Nuk ishte një kusht. Me siguri presidenti donte të rrinte pas Spanjës dhe Italisë. Ia dolëm dhe ndoshta na mungon një pikë me Italinë, sepse mendoj që e meritonim me atë ndeshje që bënë djemtë, s’duhej të humbnim, por ndoshta do të na e japin në vazhdim.

Në ditën e parë të grumbullimit, latë Xhakën dhe Cikalleshin jashtë, por koha tregoi se ju nuk kishit asgjë personale me këta futbollitë. Çfarë është disiplina për ju dhe a keni një grup të disiplinuar?
Po, gjeta një grup me djem shumë seriozë. Por kishte gjëra për t’u sistemuar. Besoj se kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Janë oraret, respekti. Kur një lojtar vjen në kombëtare, duhet të kuptojë që përfaqëson kombin e tij. Kombëtarja është diçka shumë e rëndësishme. Tentova të bëj normalitetin e gjërave që kam jetuar vetë. Oraret. Një lojtar s’mund të vijë me një ditë vonesë për arsyet e tij personale. Cikalleshi është lojtar i rëndësishëm, gjithashtu dhe Xhaka, por ka disa rregulla. Pa rregullat, nuk shkojmë askund. Nuk arrihet asnjë rezultat.

4 pikë në 4 ndeshje zyrtare. Sa i kënaqur jeni me pikët që ka grumbulluar skuadra? Nuk beson se keni zhgënjime?
Besoj se si performancë erdhëm në rritje, gjithmonë në rritje. Pengu i vetëm është pika me Italinë. Spanja është i një niveli tjetër. Mendoj që edhe nëse përballemi me Italinë në kualifikueset për Europianin apo çfarëdo që ndodh, do të luajmë. Do të luajmë sepse po ndërtojmë një grup cilësor, një grup që ndoshta vetëm Gjermania dhe Spanja janë sipër nesh, por mendoj se kemi një skuadër që mund të përballet me të gjithë.

Transferta me Maqedoninë për ne ishte si një finale, na duhej barazimi dhe e morëm. Mendon që kishte diçka që nuk shkoi në atë ndeshje? E kam fjalën zëvendësimet që u kryen menjëherë në pjesën e dytë…
Ne duhet të punojmë më shumë në aspektin kur nuk e kemi topin. Në shumicën e rasteve e marrim me të lehtë. Pësuam disa gola, për shembull në Turqi, shumë lehtësisht. Në Maqedoni pësuam gol me penallti. Kishim avantazhin 2-0, por besoj se skuadra ka ndryshuar totalisht edhe me lojtarët. Besoj se ndonjë gol mund ta shmangnim.

Kur luan kundër Spanjës nuk është se i ke gjërat në dorë. Në atë ndeshje bëmë 2-3 shtylla, luajtëm mirë, por morën 3 gola për 17 minuta…
Absolutisht. Por qëndron fakti se Spanja është më e fortë se ne. Askush s’arriti të fitonte në Spanjë. Mendoj se bëmë një pjesë të dytë me nivel. Dhe nëse ju kujtohet, gjuajtëm 14 herë në portë. 14 herë për një skuadër si Shqipëria, në atë çast, është shumë pozitive.

Nuk arritëm të merrnim pikë përballë Italisë. Edhe pse Italia nuk u përpoq fare për të fituar, sërish fitoi. Koha tregoi që Italia kishte probleme, nuk shkoi në Botëror…
Jam i bindur që po të tregoheshim më mizorë s’do ta humbnim atë ndeshje. Ne mbetëm jashtë botërorit, pësuam një gol që mund ta shmangnim. Na vjen keq, por duhet të shohim përpara. Jam i bindur se pikën që humbëm me Italinë do ta rimarrim në kualifikueset e “Euro 2020”.

Viti u mbyll me një fitore 2-3 në miqësoren me Turqinë. A ishte një mesazh se kjo skuadër mund të fitojë edhe ndaj kundërshtarëve më të mirë në renditjen e FIFA-s?
Besoj se ishin dy ndeshje. Pjesa e parë, fitorja e lojës. Sepse luajtëm vërtet futboll. Pjesa e dytë, e karakterit. Thuhet që trajneri ështënjë trajner karakteri. Nëse i dhashë karakter kombëtares, më bëhet qejfi, sepse jam një njeri dhe trajner që nuk tërhiqet kurrë, deri në minutën e 95-të, deri në stërvitjen e fundit, deri në sekondën e fundit të çdo stërvitjeje. Dua që lojtarët e mi të kenë atë ndjesi. Të japin maksimumin në çdo stërvitje, të mundohen të përmirësohen dhe kur bëhet ndeshja, të marrin me vete fitoren në shtëpi. Kjo është rruga e duhurnë atë që duam të ndërtojmë, në grupin që duam të formojmëpër të shkuar në Euro 2020.

Flasim pak për klimën në skuadër, a i kanë përthithur lojtarët idetë e tua?
Unë i shoh që punojnëme shumë seriozitet. Janë shumë seriozë. Shumë seriozë. Punojnë me entuziazëm. Është e qartë se kush luan më pak s’është kurrë i lumtur, por kam përshtypjen se skuadra krijon ndjesinë që do të luajë. Unë nuk i them skuadrës të mos hidhet në sulm, sepse nuk mund ta bëj, por po mundohem t’i vë kostumin që i rri përshtat, për t’i shprehur më mirë aftësitë, por me shumë guxim. Jam i bindur se po të ndërtojmënjë grup që mund të luajë futboll të bukur dhe cilësor.

Përfaqësueset e rajonit kanë lojtarë të rëndësishëm, Bosnja ka Xhekon, Mali i Zi Vucinicin apo Joveticin, Maqedonia Pandevin. Ne nuk e kemi këtë “yllin” që bën diferencëm, ju shqetëson ky fakt?
Besoj se kam lojtarë të rëndësishëm. Kam Strakoshën, Berishën, Hysajn, Mavrajn. Kam Xhakën. Kam Sadikun, Cikalleshin, Grezdën, Roshin. Jam i bindur që kam lojtarë të mirë. Sinqerisht, jam i lumtur për grupin që po stërvit, për lojtarët që kam. Nga ky këndvështrim, siç the dhe ti, s’kemi “yje” të mëdhenj, por kemi një “yll” të madh që është grupi. Ky është një grup që sipas meje, do t’i japë kënaqësi të gjithë popullit shqiptar.

Që ditën e parë i dhatë fanellën e titullarit Eros Grezdës, pse pikërisht atij?
Nuk e zgjodha unë, ai e vendosi vetë. Mënyrën e stërvitjes, mënyrën e lojës, është lojtar që mund të vendosë fatin e ndeshjes, sepse është i mirë në lojën një kundër një, është lojtar që stërvitet me shumë seriozitet. Çdo lojtar zgjedh fatin e vet. Unë jam aty, të vështroj. Kush më jep idenë që mund të luajë, do të luajë me mua. Grezda po ecën shumë mirë, është i ri, duhet të rritet akoma profesionalisht, jam i bindur që në vitet e ardhshme do të flitet shumë për të. Jam i lumtur për këtë që po krijoj. S’kemi mbaruar ende, sepse po vëzhgojmë disa lojtarë për t’i ftuar në skuadër.

Si ka qenë përqasja juaj me opinioinin publik dhe me federatën?
Jam vërtet i lumtur për këtë që po krijojmë. Mendoj se kam një raport të mirë me gazetarët. U jap përgjigjur gjithnjë të gjitha pyetjeve, kam qenë përherë shumë i qetë. Kur shkon në një shtet të huaj duhet të kuptosh ç’është Shqipëria. S’mund të jetoj si italian në Rusi, apo si italian në Shqipëri. Çdokush ka zakonet e veta. Unë duhet të mundohem t’i kuptoj. Edhe federata kishte disa zakone, po tentoj të sjell profesionalizmin, seriozitetin, mënyrën time. Besoj se objektivat përftohen me dy gjëra, me një federatë që të ndihmon, me një skuadër që punon, të dyja gjërat bashkë të ndihmojnë të shkosh në Euro 2020. Unë gjeta një federatë të përkryer, janë të gjitha. Armando Duka ka krijuar një mekanizëm të mirë. Besoj se gjendem mirë brenda kësaj federate. Jam shumë i lumturqë stërvit Shqipërinë. Jam i lumtur për skuadrën që po krijojmë, jam i lumtur për të gjitha kushtet e duhura që presidenti po më vë në dispozicion, por kemi ende shumë punë.

Ku jetoni momentalisht?
Unë jetoj në Romë. Në këtë periudhë kam shëtitur nëpër Europë, vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Por në Romë punoj, nuk jam me pushime. E kam obsesion “Euro 2020”. Tani do të kalojmë pushimet e Krishtlindjes dhe pastaj do të shohim ata 4-5 lojtarë që po vëzhgoj.

Mund t’i zbuloni emrat?
Jo, jo. S’mund ta themi.

Çfarë note do t’i vinit kampionatit shqiptar dhe me cilin nivel të futbollit italian do ta krahasonit?
E vështirë sepse kur sheh Skëndërbeun, është kampionat me nivel. Mendoj se po investohet dhe duhet të investohet këtu në Shqipëri, sepse ka shumë talente të rinj. Nëse arrihet të investohet, jam i bindur që në vitet e ardhshme, kampionati shqiptar do të rritet shumë në nivel. Ndoshta tani është disi mbrapa, por jam i bindur që nëse punohet me të rinjtë, me skuadrat e të rinjve,  Shqipëria ka burime të rëndësishme.

A mendoni se Shqipëria mund ta fitojë grupin e saj me tre ose katër skuadra në Ligën e Kombeve, që nis në shtator?
Ne jemi të bindur se kemi një skuadër që mund ta fitojë grupin, sepse ne duhet të mendojmë gjithmonë që mund ta fitojmë, por edhe skuadrat e tjera e mendojnë, ndaj do të jenë detajet e vogla, ambicia, dëshira për të shkuar në Euro 2020 që do të bëjë ndryshimin. Ne do të krijojmë një grup që do ta provojë, por nëse të tjerët do të jenë më të zotët, do ta pranojmë. Por para se të eliminohet Shqipëria, të tjerët duhet të luftojnë, ashtu siç do të luftojmë ne.

Cilat skuadra do të përzgjidhje si kundërshtare nëse do të bënim një simulin për krijimin e grupit?
Nuk dua të zgjedh asnjë, sepse kamqenë gjithnjë i pafat në zgjedhje. Unë do të zgjidhja më tepër Slloveninë. Do të zgjidhja Finlandën, pastaj Qipron. Atje është vapë dhe djemtë… Më mirë në vende të nxehta.

Përveç Ligës së Kombeve janë edhe ndeshjet kualifikuese të Europianit. Mendoni se do t’ju përndjekë fakti që me De Biasin, Shqipëria u kuakifikua, pra do të keni më shumë presion?
Presioni nuk frikëson aspak. Duhet të kemi karakter, personalitet, të dimë t’i menaxhojmë këto situata dhe të mendojmë se me Xhanin ishte një histori e bukur, sepse Xhani bëri një punëtë shkëlqyer, tani duhet të ndërtojmë një histori tjetër të bukur dhe ndoshta ndonjëherë bëhet më e bukur. Shpresoj të jetë një përrallë e bukur. Jam i bindur se po mëkëmbim një skuadër që mund t’i pëlqejë të gjithë kombit, të gjithë Shqipërisë.

A merrni këshilla nga De Biasi, pra e komunikoni në vazhdimësi me të?
Unë Xhanin thjesht duhet ta falënderoj, sepse kur u paraqit mundësia për të punuar në Shqipëri, di që ai shprehu fjalë të mira dhe vlerësuese ndaj meje, ishte thelbësor në gjithë këtë. Sa herë që e takoj Xhanin emocionohem, sepse është një burrë i vërtetë, me karakter të fortë, flasim shpesh, tani ndoshta do ta takoj së afërmi dhe është njeri që e vlerësoj shumë.

A keni programuar një miqësore në muajin mars apo qershor, flitet për Norvegjinë?
Po punojmë për Norvegjinë, s’e kemi zyrtarizuar ende dhe ata na ftuan për të luajtur. Të dyja federatat po bisedojnë. Unë shoh gjithçka, shoh të gjithë Europën. Kam Alariko Rosin, i cili është videoanalisti im që kontrollon këdo që është në Europë, me pasaportë shqiptare, kosovare, maqedonase, të cilët mund të bëhen shqiptarë, por edhe me njerëz të tjerë që monitorojmë gjithçka të mundshme. Kur shfaqet diçka interesante, shkojmë ta shohim. Kryesisht, ftesat në skuadër nuk i bëj unë, i bëjnë lojtarët, me mënyrën si luajnë në fushë. Kur është një lojtar cilësor dhe s’ka shumë kohë për të luajtur në kombëtare, unë e thërras. I ri, i madh në moshë, s’më intereson. Unë e thërras në grumbullim. Gjeta një djalosh në Rumani, Xhakën, Qakën. Sepse kam Xhakën dhe Qakën. Duhet t’i thërras Taulant dhe Kamer. Për mendimin tim është talent i jashtëzakonshëm. Është një djalë që më dha menjëherë emocione kur e pashë. Doja ta grumbulloja në tetor, por ishin ende kualifikueset dhe doja të rrija me atë grup. Por ky është lojtar që do të jetë pjesë e grupit, sepse kur një lojtar ka cilësi, është e drejtë ta grumbullosh. Kur shkon të shohësh një sfilatë mode, duhen femra të bukura dhe besoj se është një lojtar cilësor. Më pëlqen.

Në Itali luajnë shumë shqiptarë, në nivele të ndryshme, pse është kaq e vështirë që të vijnë në kombëtare?
Të gjithë ata që luajnë në Serie A dhe Serie B, i ndjekim. Por duhet thënë që është kombëtarja, s’mund të grumbullojmë këdo që luan në kategorinë e katërt, të pestë, të vijë në kombëtare. Kombëtarja është gjë serioze, e rëndësishme. Gjithçka që e vendos karrierëne lojtarit, është ai drejtkëndësh. Kur në atë katërkëndësh arrin të bësh gjëra të rëndësishme, atëherë merresh në konsideratë. Por kur luan në kategorinë e katërt, të pestë dhe s’arrin të shkosh lart, ka gjithmonë disa arsye. Jam i hapur ndaj të gjithëve. Siç e patë, nëse dikush është i zoti, e thërras në ekip. Kur bëj grumbullimin, ia nis presidentit dhe më thotë:  “Në rregull, trajner”. S’më ka thënë kurrë, jo ky, po ky… Kam shumë lirshmëri në grumbullim. Kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë. Unë mundohem të grumbulloj më të mirët që mund të japin rezultate.

Ju jeni një ish-futbollist i madh që keni luajtur me ekipe të mëdha. Pak e vogël Shqipëria, nëse e krahasoni me karrierën tuaj të mrekullueshme…
Jo, Shqipëria është krenarie madhe për mua. Jam krenar që e stërvit Shqipërinë. Ajo që kam bërë si futbollist, s’do të thotë absolutisht asgjë. Jam shumë i lumtur që e stërvit këtë skuadër dhe kam shumë dëshirë ta përçoj karakterin, dëshirën time ndaj këtyre lojtarëve për të parë çfarë ka mbrapa murit për të tentuar të fitojmë ndeshjet. Jam i privilegjuar. Kur erdha në Shqipëri dhe fola me presidentin, nuk kam diskutuar kurrë për 1 euro. Nuk më interesonin aspak paratë. E dija që ishte një produkt ku mund të bëja punë të mirë. Tani, pas 6 muajsh, jam akoma më i bindur për zgjedhjen që bëra.

Në vitin 1993 ju keni ardhur në Shqipëri si lojtar. Luante Olimpiku i Tiranës me një skuadër ushtarake italiane…
Mbaj mend dhe ishte një udhëtim, më falni që po e them, i trishtuar. I trishtuar, sepse kur erdhanë aeroport, ishin fëmijët që më kërkonin panine jashtë autobusit dhe ishte një imazh që më prekunë zemër. Kur shoh tani, pas kaq shumë vitesh,që Shqipëria e mori veten në këtë mënyrë dhe ka dëshirë për t’u rritur, ka një ekonomi që po rimëkëmbet, është shumë bukur. Por më kujtohet ai autobus kur po dilja nga aeroporti dhe fëmijët që më kërkonin një panine. Unë që jam baba, mundohem… Ndoshta tani ndiej më shumë trishtim. Ndoshta në atë çast nuk e kuptoje shumë, ishte shumë e shpejtë, por tani e kuptoj sesa shumë ka përparuar ky vend gjatë këtyre viteve.

Po tani si është të jetosh në Shqipëri? Ju jeni akomoduar në një hotel…
Unë ha shumë mirë, problem është kur drekoj me presidentin. Presidenti ha, më detyron të ha shumë. Ndihem mirë, rri në hotel, shkoj te federata, punoj. Edhe kur isha futbollist, e shumta në orën 23:00 flija gjumë. S’jam tip që jetoj… Më pëlqen të shkoj në restorant, të pi një verë të mirë, e adhuroj këtë lloj jete. Kur jam këtu, punoj, punoj gjithmonë.

Çfarë të pëlqen nga ushqimet tradicionale shqiptare?
Provova kuzhinën dhe disa gatime, por nëse më pyet për emrat, nuk i mbaj mend. Por këtu hahet shumë mirë. Hëngra peshk në Durrës me presidentin. Hahet shumë mirë. Pas marsit dua të bëj një xhironë në jug të Shqipërisë për ta njohur, për të krijuar një përshtypje. Sepse praktikisht, kur vij këtu ndihem mirë. Dua të perceptoj dhe kuptoj gjithçka në lidhje me Shqipërinë.

Në apartament apo në hotel?
Jo, në hotel, nuk kam apartament, shkoj në hotel. Sepse vij dy-tre herë në muaj dhe shkoj në hotel. Nuk më pëlqen të izolohem. Dua të jem i shoqëruar.

Mendon se duhet të vish në shpesh?
Tani duhet të bëjmë programet me federatën, do të vij sa herë që lind nevoja, sepse duhet të ndreqim shumë gjëra, të përgatitemi vërtet mire për Euro 2020.

Çfarë mendon familja juaj, partnerja juaj, për këtë eksperiencë?
Kam një baba dhe një nënë që s’kanë ndërhyrë kurrë në jetën time. Kanë tentuar gjithnjë… Po tentoj t’i mësoj tim biri që të jetë i lumtur. Nëse im bir do të jetë i lumtur të bëhet picier, do të bëhet picier. Do ta dalloj në sytë e tij nëse do të jetë i lumtur. Prindërit janë të lumtur sepse shohin një bir të lumtur me punën që po bën, të lumtur që punon në Shqipëri dhe kur prindi e sheh fëmijën të lumtur, lumturohet edhe ai, çfarëdo qoftë. Im bir ndihet shumë krenar, është tifozi i parë i Shqipërisë, ma ndien mungesën dhe po kalojmë një çast të bukur.

Djali juaj mund të bëhet një Panucci i ri?
 Pyetja që i bëj gjithmonë… Ai luan në një skuadër afër Romës. Kur vjen në shtëpi, e pyes gjithnjë: “A u kënaqe? U zotove”? Im bir e ka shumë të vështirë në Romë. Në thonjëza, “Të jesh Panucci”. Dua vetëm që të dëfrehet, të rrijë në një ambient të begatë dhe që të luajë futboll. Pastaj, se çfarë do të ndodhë dhe se ç’do dojë të bëjë, do ta vendosë ai. Nuk do t’i them unë çfarë të bëjë. Nëse do të bëhet picier, avokat, inxhinier, duhet të jetë i lumtur ai. Unë dua vetëm lumturinë e tij.

Çfarë marrëdhëniesh ka Panucci me rrjetet sociale?
“Facebook” nuk kam, në “Instagram” hyj, por shumë rrallë. Shoh që duhet ta përdor më shumë, sepse tashmë informacionet, fotot, janë pjesë e normalitetit. Jam shumë i rezervuar me jetën time private. Besoj se quhet “private” pikërisht për këtë arsye. Por shoh të gjithë lojtarët e mi, miqtë, shoqen time, që të gjithë janë në “Instagram”, por jam shumë besnik i jetës sime private. E respektoj shumë.

Çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen te shqiptarët?
Më pëlqen që shqiptarët kanë shumë dëshirë për të jetuar. Të transmetojnë dëshirën e daljes nga shtëpia, për të kaluar ditën, që reaguan ndaj një diktature shumëvjeçare, një diktaturë mjaft mizore këtu në Shqipëri. Gjëja që nuk më pëlqen është trafiku. Kur hyn në një rrethrrotullim s’e di në ç’orë do të dalësh. Kur arrin në rrethrrotullim, është radha ime, radha jote, duhet të mbyllësh sytë dhe të vazhdosh…

Ke provuar të ngasësh makinën në Tiranë?
Jo, nuk dua t’i jap makinës. Nuk dua ta ngas sepse kur hyjnë rrethrrotullim… Roma është qytet mjaft i komplikuar, por rrethrrotullimet në Tiranë…Rrezikon të hysh në dimëre të dalësh në verë.

Flet shqip?
Jo, por do të mësoj. Jo, s’e kam mësuar. Do më ndihmosh? Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve!

Ndoshta të duhet ta mësosh medoemos shqipen për të komunikuar me futbollistët?
Unë flas katër gjuhë dhe kur isha në Rusi, mësova 60-70 fjalë. Por kur erdha këtu i thashë presidentit që do ta provoj për respekt të Shqipërisë të mësoj gjuhën shqipe. Ai më tha: “E pamundur, trajner. Është shumë e vështirë”. Por do të mësoj fjalët që duhet t’u them lojtarëve në fushë. Këtë do ta mësoj. Do të mësoj, me dy takime, me një, me të parën, të gjitha këto fjalë, duhet t’i mësoj patjetër, sepse është e drejtë t’i mësoj. Punoj në Shqipëri. Kuptoj diçka, por thuajse të gjithë lojtarët flasin italisht, s’ma hedhin dot, jam në avantazh. Do të sforcohem të mësoj disa fjalë, kjo është e sigurt.

Ku do t’i kalosh festat e fundvitit?
Do të shkoj në Amerikë. Në Miami. Sepse shkoj atje prej 25 vjetësh, kam shtëpinë, kam miqtë e ngushtë, do të nisem me tim bir dhe do të shkoj në Amerikë.

Pse në Amerikë?
Sepse kam shtëpinë prej 25 vitesh, ndihem mire atje, luaj golf, shoh basketboll, ndonjë koncert, tim bir e shëtis në plazh që të shohë ndonjë çupëlinë. Ndihem shumë mirë në Miami. Jam shumë i lumtur kur shkoj atje.

Faleminderit, mister shpresoj t’ia arrish objektivit dhe të gëzosh të gjithë shqiptarët.
Të falënderoj dhe do të bëjmë çmos që ta çojmë Shqipërinë në Euro 2020.

Panuci: Shqipëria kualifikohet në “EURO 2020” Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com