Intervista

Habit grimieri shqiptar i Kim Kardashianit: Po të jetoja në Shqipëri, do kandidoja për president

Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç, ka qenë i ftuar i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij, duke treguar edhe për raportet që ka me Kimin.

Një nga momentet më qesharake të emisionit, është ai kur Mamaqi e pyet se për çfarë është më shumë krenar i ati i tij.

Dhe Mario përgjigjet dhe thënë se babai i tij është krenar që Mario i ka lyer Kimit pjesën e pasme të trupit me vaj.

Image

Menjëherë pas kësaj ai është pyetur, se çfarë do të bënte po të jetonte këtu në Shqipëri dhe ai dha një përgjigje mjaft interesante, duke thënë se do po të ishte në Shqipëri, do i futej politikës.

“Po të isha këtu, do kandidoja për president “, ka thënë ndër të tjerash, Mario Dedivanovc.

Ndërkohë, publiku e ka shoqëruar me ovacione dhe të qeshura deklaratën e tij, që mund ta ndiqni nga minuta 11:40.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YRZfCt-Cdu8]

Habit grimieri shqiptar i Kim Kardashianit: Po të jetoja në Shqipëri, do kandidoja për president Read More »

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion

E ka quajtur provokim qëndrimin e publicistit Orfea Beci, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe është larguar nga emisioni “Studio e hapur” në News24.

Nga studio e Gjirokastrës publicisti Orfea Beci mori fjalën menjëherë pas deklaratave të Shpëtim Idrizit, por e quajti çështje ullinjsh çështjen çame. Kaq është dashur që të ndizen gjakrat dhe Idrizi të ngrejë zërin, madje të heqë mikrofonin dhe të largohet nga studio direkte.

Beci i njohur si një mbrojtës i të drejtave të grekëve tha se nuk e dëgjoi Idrizin pasi po vinte në studio me vrap duke u shprehur me indiferentizëm për çështjen çame.

DEBATI

Beci: Nuk i dëgjova bisedat e mëparshme, sepse isha rrugës duke ardhur me vrap. Nuk merrem me çështje mbjellje ullinjsh.

Idrizi: Eja të ballafaqohemi në studio zoti i nderuar. Mos fol më këtë gjuhë se nuk të shkon.
Vasili: Qetësohuni zotërinj!

Idrizi: Ai më provokon se flet nga Gjirokastra. Është turp që një shqiptar flet ashtu.

Vasili: Të thotë një mëndim të paktën.

Beci: 85 mijë shqiptarë janë në Greqi dhe punojnë. Për këtë është kushinetë çdo njeri. Në këto momente kaq të vështira ekonomike…

Harxhi: Ata shqiptarë që jetojnë në Greqi, numri në bazë të statistikave ka rënë mjaftueshëm. Por është e vërtetë që ka pasur shumë shqiptarë, po si është e mundur që nuk e njihni çështjen çame.

Beci: Tek përdorimi i termave të keni e kujdesshme.

Harxhi: Cilin term? E kam për nder që jam shqiptare

Beci: Nëse do kishte dispozicione për gjëra të tilla, ai popull s’do priste shqiptarët.

Idrizi: Midis Shqipërisë dhe Greqisë e kemi fqinj, duhet të kemi marrëdhënie të mira. Se kuptoj se si ai flet ashtu. E vërtetë që shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, por ata punojnë vet. Politika greke duhet të fillojë të kuptojë se marrëdhënia njerëzore nuk mund të funksionojë nga disa koka të shtrembëra për të pranuar të vërtetat. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë dem baba dem në trojet e tyre.

Vasili: Zoti Beci ka kombësi greke..

Idrizi: Është shtetas shqiptare. Madje madje…a mund ti them një gjë? Po i them një gjë zotit Beci, që të shkojë t pyes në shtëpi gruan e tij për çështjen çame.

Vasili: Zoti Idrizi, të mos kalojmë në këto terma.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=APGT3QFWUlQ]

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion Read More »

Ish-ministri, Haxhinasto: Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka reaguar sot për verifikimet që ka nisur nga ana e prokurorisë në adresë të tij dhe për arrestimin e ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Në një prononcim për “Top Channel”, Haxhinasto thotë se koha e gjyqeve politike ka marrë fund. Ndërsa bën një paralajmërim, se nëse hetimi do të “degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë”.

Lidhur me procesin e prokurorisë, ish-ministri i LSI thotë se ai ka bërë drejtimin politik të Ministrisë së Transporteve, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë përfshije në projekte apo investime me firmën e tij. “Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lire të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm”,- u shpreh Edmond Haxhinasto.

Të premten e kaluar  Prokuroria e Elbasanit arrestoi ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptare, Dashamir Xhika, i cili është dhe kryetar i LSI në Elbasan. Akuzat e arrestimit të Xhikës ishte për një projekt rruge të firmosur në vitin 2009, ndërkohë që ai u emërua drejtor në vitin 2013. LSI e ka cilësuar këtë arrestim si politik dhe ka akuzuar Edi Ramën, si njeriun që ka urdhëruar burgosjen e kreut të LSI në Elbasan.

Z. Haxhinasto ju shqetësojnë hetimet e Prokurorisë për rrugën Tirane-Elbasan?

S’më shqetësojnë fare as hetimet as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm.

Por gjithashtu duhet t’ju them se koha e drejtësisë popullore, kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do të jem këtu. Nëqoftë se kjo do te degjenerojë në goditje politike unë do t’i përgjigjem politikisht shumë rreptë.

Pse zgjodhët ta ndiqnit në Elbasan procesin ndaj zotit Xhika? Ka qënë vartësi juaj dhe akuzohet për abuzime?

Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjek një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju?

Ish-ministri, Haxhinasto: Nëse Prokuroria sulmon politikisht, do përgjigjem rreptë Read More »

Rama habit me përgjigjen: Kjo është e vetmja formë që mund ta humbas pushtetin

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Kryeministri Edi Rama flet për politikën, artin dhe ekonominë.

I pyetur nëse Shqipëria ka hyrë në Revolucionin e Katërt Industrial, brenda epokës dixhitale, ai përgjigjet se nëse Enver Hoxha dhe Ramiz Alia do të kishin qasje në teknologji do të qëndronte në pushtet me gjatë.

Rama u shpreh se e shikon teknologjine si kercenim per pushtetin, duke treguar ne nje fare menyre se kjo eshte frika me e madhe e tij.

A keni kohë për të pikturuar pas detyrimeve shtetërore dhe presioneve?

Ndonëse detyrat e mia si kryeministër nuk më lejojnë të jem shumë aktiv në art, prapë ka vend për pikturë. Unë gjithmonë pikturoj në zyrën time, gjatë takimeve të mia, në telefonatat e mia … Unë gjithmonë e bëj atë. Unë gjithashtu bëj ekspozita. E fundit, vitin e kaluar gjatë Bienales së Venecias. Ka galeri dhe njerëz që janë të interesuar në punën time.

Kjo është hera e parë që merrni pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror, çfarë mendoni ju?

Rama: E gjej atë shumë interesante, mbresëlënëse. Me të vërtetë jam gëzuar për mbajtjen e takimeve me njerëz të ndryshëm, si takime me pjesën tjetër të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit. Ky është një moment i rëndësishëm për ne, sepse ne duhet të përballemi me negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

A bashkëpunon vendi juaj me BE-në mbi migracionin, si evoluon rrjedha e emigrantëve që kalojnë vendet e Ballkanit?

Rama: Ndaloi shumë kohë më parë, pasi Bashkimi Evropian nënshkroi paktin e migracionit me Turqinë. Problemet mbeten në Greqi, për shkak të njerëzve që kanë qenë atje që nga fillimi i kësaj krize në vitin 2015. Për momentin, nuk kemi asnjë problem.

A është ende në fuqi marrëveshja e migrimit midis Shqipërisë dhe Spanjës?

Rama. Po, është e vlefshme. Kemi marrëdhënie të mira me Spanjën. Unë kurrë nuk e kuptoj pse Spanja nuk është më aktive në rajon. Duhet të ketë më shumë bashkëveprim midis vendeve tona, sepse Spanja është një fuqi e madhe; Duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes dy vendeve. Spanja nuk është shumë e pranishme në Ballkan: është një nga pak vendet evropiane që nuk kanë shumë prezencë në rajon. Diçka që nuk kuptohet, sepse nga Shqipëria kemi shumë respekt dhe konsideratë për spanjollët.

Me cilat vende keni një marrëdhënie të mirë?

Rama: Me Italinë, Greqinë, Turqinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, ku jetojnë shumë shqiptarë. Me vendin evropian ne bashkëpunojmë më së shumti është me Gjermaninë, e cila po përfshihet në procesin për të përmirësuar lidhjen, menaxhimin e energjisë ose zhvillimin digjital. Vende të tjera si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet skandinave janë më të pranishme në Ballkan. Në çdo rast, shumë më tepër se Spanja.

A është vendi juaj i zhytur në Revolucionin e Katërt Industrial, brenda epokës dixhitale?

Rama: Të gjitha vendet janë pjesë e këtij revolucioni, por në nivele të ndryshme. Teknologjia është e re në Shqipëri. Unë isha duke folur për temën në një panel (Davos) dhe kjo ka një pamje mahnitëse dhe diçka të errët. Në vendin tim kemi kaluar një periudhë të gjatë diktature – nën kontrollin e autokratit Enver Hoxha – kështu që diskutuam se si risi mund të ndikojë në jetën e njerëzve, veçanërisht gjatë diktaturave. Për fat të mirë, diktatorët që kishim në Shqipëri nuk kishin qasje në këto teknologji, përndryshe ata do të kishin mbetur në pushtet më gjatë. Është vizioni im personal. Ka pjesë kërcënuese në teknologji.

A jeni ende shumë aktiv në Aleancën e Qytetërimeve?

Rama: Ne jemi një vend shumë i veçantë sepse ne jemi shumë të ndryshëm (ne jemi katolikë, ortodoksë, muslimanë) dhe në të njëjtën kohë kemi një bashkëjetesë fantastike. Kjo është arsyeja pse ne duam të bëjmë gjithshka të mundshme për të mbrojtur këtë bashkëjetesë: në këto kohë janë të pranishme rreziku dhe tensionet [kulturore apo fetare]. Unë mendoj se kemi shumë për të kontribuar; gjithashtu shumë për të mësuar. Ne duhet ta bëjmë bindjen një burim frymëzimi për shpirtin dhe mendjen e gjeneratave të ardhshme.

Cila është marrëdhënia juaj me Shtetet e Bashkuara?

Rama: Shtetet e Bashkuara janë një aleat strategjik për Shqipërinë për shkak të historisë sonë dhe për shkak se gjatë periudhave të gjata të diktaturës ne u bombarduan ditë e natë me propagandë kundër Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara u bënë mollë e ndaluar që të gjithë shqiptarët donin të kafshonin. Aktualisht, shqiptarët janë qytetarët më pro-amerikanë në Evropë; Unë mendoj se Shqipëria mund të jetë vendi më pro SHBA se Teksasi. Shtetet e Bashkuara janë një vend vendimtar sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në rajon. Roli i Shteteve të Bashkuara, kur Bill Klinton ishte president, së bashku me vende dhe liderë të tjerë, si Tony Blair, ishte çelësi për lirimin e rajonit nga diktatura brutale e Sllobodan Millosheviçit.

Rama habit me përgjigjen: Kjo është e vetmja formë që mund ta humbas pushtetin Read More »

Edi Rama tregon se cila është frika e tij më e madhe

Kryeministri Edi Rama nuk bën shumë shpesh deklarata lidhur me jetën e tij personale.

E fundit herë ka qenë në një intervistë të shkurtër realizuar nga emisioni kosovar Prive.

Ai i është përgjigjur disa pyetjeve djegëse në afatin e 60 sekondave dhe njëra prej tyre ishte se kujt ia ka frikën ai më tepër. Rama është shprehur se i frikësohet faktit se ndonjëherë mund ti ngjajë atyre cilët budallallepsen duke u plakur.

Nuk jemi ende të sigurtë nëse kjo përgjigje e kryeministrit ka qenë apo jo tendencioze, por duket se plakja e frikson atë së tepërmi.

Edi Rama tregon se cila është frika e tij më e madhe Read More »

Si do të më vrasë mafia? Artan Hoxha flet për herë të parë në median gjermane: Ja çfarë do të ndodhë…

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka folur për revistën gjermane STERN.

Hoxha është ulur dhe ka shoqëruar gjatë gazetarin e revistës Jonas Breng. Dhe në kafet që pinte me të, ka rrëfyer disa gjëra që kalojnë tek rrëfimet personale.

“Eshtë mëngjes kur Artan Hoxha lëviz në banjo për të larë dhëmbët. Më pas sheh perdet e apartamentit të tij në katin e shtatë me pamje nga rruga e ndritshme me pemë akacie, ku duket një kafene me cadra me ngjyra. Ndonjëherë, në ditë të këqia, Hoxha pyet sesi mafia do të kryejë ekzekutimin. Hoxha dëshiron që ata ta bëjnë me kallashnikov. Ose me një bombë në makinë. Pra dicka të shpejtë. “Kjo është një herë buummm dhe unë jam zhdukur”.

E pazakontë rrëfimi i gazetarit mbi atë që mund të ndodhë. Ai vazhdon e tregon për median gjermane për kërcënimet e herëpashershme që ka marrë nga puna e tij.
Ndër të tjera revista shkruan se jeta e tij është në rrezik për shkak të programit të tij televiziv Xhungël dhe që sillet rreth një teme për të cilën heshtet në Shqipëri: mafia.

Me gazetarin, Artan Hoxha bashkëbisedon në një kafene. Gazetari gjerman evidenton faktin se Hoxha ulet me fytyrë nga dera. Nëse vijnë vrasësit, ai ka disa sekonda për tu larguar. “Hoxha nuk është paranojak. Kërcënimi I fundit për vrasje I erdhi disa orë më parë” shkruan gazetari gjerman. “Kemi të bëjmë me produktet më të suksesshme të eksportit në Shqipëri, I tregon Artan Hoxha…- drogës dhe dhunës”.

Për 19 vjet gazetari shqiptar studion rreth klaneve, duke takuar informatorë, policinë, politikanët dhe tregtarët, shkruhet në artikull. Gjatë hulumtimeve të tij është rrëmbyer, fyer, persekutuar. Në Shqipëri, shkruan gazetari gjerman, ka shumë legjenda që thonë sesi Hoxha ka mbijetuar kaq shumë kohë. Disa thonë sipas revistës gjermane që Hoxha është pjesë e mafies. Të tjerë thonë se mbrohet nga CIA. Hoxha vetë qesh me këtë dhe thotë: Sa më shumë të më gjykoni, aq më të mira mundësitë e mia për mbijetesë”.

Sipas Hoxhës, tre arsye kryesore janë përgjegjëse për ngritjen e mafies. Së pari, struktura e klaneve. Së dyti, vendndodhja gjeografike e Shqipërisë. Së treti, politika.

“Është si në një serë – kur klima është e mirë, bima lulëzon”, thotë ai.

Artan Hoxha ka dhënë pak historic për vete. Fillimin e punës si gazetar sportive dhe më pas në vitin 1997 kur u bë reporter. Ai I ka treguar gazetarit se një pjesë të shefave të klaneve I njihte, sepse këta të fundit, uleshin nëpër tribunat e stadiumeve.

E ka cuar gazetarin edhe në ambientet e redaksisë, ndërsa i ka treguar plumbat në zarf që i vinin kohë pas kohe.

Si do të më vrasë mafia? Artan Hoxha flet për herë të parë në median gjermane: Ja çfarë do të ndodhë… Read More »

Lutja prekëse e të riut të paralizuar nga burgu: Muajt që më kanë mbetur t’i kaloj në shtëpi

Quhet Sulejman Devishi 38-vjeçari nga Durrësi, i cili pasi beri lejen një javore shpërblyese, është rikthyer në burgun e Zaharisë në Krujë, ku vuan dënimin prej 3 vjet e gjysëm për trafik të lëndëve narkotike.

Në pamundësi për të lëvizur për shkak të paralizës, i përfshirë në kategorinë e invalidëve para e tetraplegjikë, prind i dy fëmijëve të mitur, Dervishi gjatë qëndrimit në burg ka humbur edhe shikimin nga njëri sy.

Dervishi nuk ka asnjë mundësi për të kryer nevojat personale, gjë që do të thotë se ai është i paaftë dhe duhet që 24 orë në ditë të jetë nën kujdesin e një kujdestari.  Gjykata e Krujës e ka dërguar në burgun e Zaharisë, sepse shteti pretendon që në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka kujdes shëndetësor. Por Dervishi thotë se vetëm një kujdestar është për 240 të dënuar.

Dervishi në një intervistë për DurrësLajm tregon ferrin që po përjeton në burgun e Zaharisë, aty ku sipas tij çdo ditë ka dhunë nga policia e vetëvrasje nga ana e të dënuarve.

Prej kohës kur ra në burg, shteti i hoqi mundësinë e përfitimit të kempit, duke bërë që familja e tij të mbetet pa asnjë të ardhur.

38-vjeçari humbi aftësinë e të lëvizurit, pasi ra nga kati i tretë i banesës. Ai u kap në shtëpi me 16 kg hashash.

Dervishi thotë se ka kërkuar lirimin me kusht, por nuk ia ka miratuar kërkesën prokuroria e Krujës.

Çështjen e keqtrajtimit të tij në burg e ka dërguar edhe në institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të clat kanë dalë me vërejtje për burgun e Zaharisë.

Dervishi kërkon që 8 muajt e fundit të dënimit, të clët i kanë mbetur për të vuajtur, t’i kryejë në shtëpi, pasi ai përbën asnjë rrezik, nuk mund të largohet diku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Por deri tani, kjo kërkesë ka rezultuar e pamundur për shkak të autoriteteve të burgut.

Prindi i 2 fëmijëve thotë se tashmë i druhet faktit se autoritetet e burgut dhe policia e burgut do ta dënojnë me forma të ndryshme, meqë e bëri publik në media shqetësimin e tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DljBIzfn6p0]

Lutja prekëse e të riut të paralizuar nga burgu: Muajt që më kanë mbetur t’i kaloj në shtëpi Read More »

Armando Duka: Bashkim Fino ka futur në fushatë gangsterë dhe kriminelë

Debati në Top Channel te Ylli Rakipi mori sherrnajë te madhe, pasi sapo sulmoi Fino ndaj Dukës, u kundërpërgjigj egër Armando Duka. Në një moment Duka i tha Finos se ti je akuzuar si i korruptuar dhe se tani po bashkëpunon me gangsterë dhe kriminela në fushatë për të blerë vota.

Armando Duka: Bashkim Fino ka futur në fushatë gangsterë dhe kriminelë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com