Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për Abc Neës mbi zhvillimet e aktualitetit politik në vend dhe lëvizjet në media, ka komentuar edhe dy zhvillimet e fundit; ikjen tek Top Channel si drejtor i përgjithshëm të Ben Blushit, ndonëse kjo nuk është zyrtarizuar, si dhe të Andi Bushatit në emisionin ‘Të paekspozuarit’.
Fviziu e ka përshëndetur këtë lëvizje të dy kolegëve të tij. Blushi para një jave deklaroi largimin nga politika.
Ndërsa emisioni të “Pa ekspozuarit’ do të transmetohet në Top Channel prej mbrëmjes së sotme, nën drejtimin e Ylli Rakipit.
Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se interesat për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Alev.
Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas.
“Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identiteti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit.
Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi.
Në spital ushtarak ka patur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt.
Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej.
Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit”.
Në emisionin e sotëm të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, u diskutua një temë që e përfshihu shumë publikun.
U diskutua për humorin e vjetër dhe humorin e ditëve të sotme. Kush ju bën më shumë për të qeshur?
Pjesa më e madhe e publikut u pozicionuan nga humori i vjetër, duke rikujtuar dhe shumë batuta të asaj kohe. Por, nuk mungonin as ata që vlersonin humorin e sotëm, duke vlerësuar aktorët e rinj të cilët sjellin shfaqje të reja çdo javë.
Megjithatë, për këtë temë nuk mjaftonte vetëm opinioni i publikut. Për këtë arsye moderatorët e “Chaud Patate” realizuan një lidhje telefonike me aktorin e mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si Cekja i Beratit. I pyetur për temën, Cekja tha se ka nostalgji për humorin e vjetër, por nuk ka humor të vjetër apo të ri, ose humor të mirë ose të keq.
I pyetur nëse ka marrë ftesa nga spektaklet e humorit që transmetohen në ditët e sotme Cekja ju përgjigj kështu: Portokallinë ma kanë ofruar ndërsa te Al Pazari kam qenë disa herë, por te portokallia më ka thënë në atë periudhë Agron Llakaj, regjisori dhe i ndjeri Tani.
Thojini Cekes sa të dëshirojë të vijë të punojë, vetëm të vijë.Unë i thash faleminderit, po unë nuk mund të vij për shumë arsye. E para, duhet të jesh në Tiranë çdo ditë.
E dyta, nuk mund ta përballoj spektakël në çdo javë pasi është shumë e vështirë dhe dua të jem elektron i lire siç kam qenë gjithmonë. Gjithashtu është konsumim i njerëzve kot.”
Deputetja e PD Grida Duma, gjatë një diskutimi në emisionin Top Show ka komentuar ligjëruesit publik të cilët nuk kanë zërin e duhur për të folur para një audience të caktuar.
Së fundmi po bën xhiro në rrjetet sociale fjala e saj ku thotë se nuk mund të imagjinohet që një mashkull i gjatë dhe i mbushur të ketë zërin e hollë.
Ajo thotë se kjo është e tmerrshme. Sipas saj vokali është i rëndësishëm dhe s’mund të bëhesh nëse s’ke zë.
Ndërkohë përballë saj qëndronte mendueshëm deputeti Ervin Salianji i cili e dëgjonte me vëmendje.
Drejtori i një agjencie për rekrutimin e punonjësve ka deklaruar publikisht në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është homoseksual.
Në emision po diskutohej për ngacmimet seksuale të aktorëve në Hollivud, por u prek edhe pjesa e ngacmimeve seksuale në kompani të ndryshme.
Elton Ilirjani, i cili rekruton punonjës në agjencinë e tij, tha se ka vajza që shkojnë të zhveshura në intervistat e punës, por nuk e dinë që ai është gay.
“Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes. Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë më mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, deklaroi Elton Ilirjani.
Shef Renato Mekollin e njohim per karakterin e tij te ashper dhe strikt ne pune, kur behet fjale te recetat e gatimit dhe e mbajme mend mire se sa u bertiste konkurenteve ne programin ne Top Channel. Ai tani ka restorantin e tij ne Tirane i cili frekuentohet nga shume personazhe VIP.
Por edhe pse ai eshte zhcendoshur ne Tirane, prindërit dhe vëllai i Renatos jetojnë prej vitesh në Athinë. Edhe pse janë larg, në rastin më të parë nuk ngurojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit, qoftë edhe virtualisht. Renato ka një nip dhe një mbesë të vogël, me të cilët është shumë i lidhur dhe mezi pret t’i ketë afër dhe të luajë me ta.
Sot e ka “thyer” privatësinë dhe ka sjellë një foto të të gjithë familjes. Sapo e sheh nga ekrani, e ka të vështirë t’i mbajë emocionet. Duke prezantuar prindërit, vëllain dhe nipin e mbesën, Renato thotë se marrëdhënia me ta ka qenë dhe mbetet më e shtrenjta nga të gjitha, ndaj edhe dëshiron të jetë hermetik për këtë pjesë. Nipi Rafail dhe mbesa Kloi janë ata që ia shtojnë më shumë gëzimin sa herë familja bëhet bashkë.
Pas kësaj, ka edhe një surprizë për Renaton. Familja, prindërit, i kanë përgatitur një video-mesazh, përmes të cilit i shprehin dashurinë, por edhe krenarinë për atë që ai ka arritur në jetë. E ëma dhe i ati e përgëzuan Renaton për gjithçka ai ka arritur dhe i shprehën atij dashurinë e pakufi.
Ndërsa Renato, siç e shihni, me lot në sy: “Pse ma bëtë këtë?” iu drejtua ai Rudinës si për të justifikuar dobësinë e madhe për familjen.
Aktori i humorit dhe drejtuesi i emisionit Stop, Gentian Zenalaj, ka qenë i ftuar dje në programin “Chaud Patate” në NRG radio, ku preku një temë shumë të nxehtë.
I pyetur nëse ka pasur ngacmime seksuale tek aktorët në Shqipëri Genti u përgjigj pa hezitim’po’.
Një ndër temat më të nxehta të kinematografisë botërore në këto momente është pikërisht ngacmimi seksual, ku rasti i fundit ishte ai i aktores shqiptare Eliza Dushkut, e cila në moshën 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.
Lidhur me këtë temë Genti u shpreh pak skeptik duke mos toleruar këto vajza që u kujtuan pas 10-20 vitesh për të denoncuar këtë fenomen.
“Bota jonë ka shumë ngjarje të tilla. Të gjithë ne e kemi dëgjuar. Ne artistët që jemi brenda botës tonë e dëgjojmë akoma më shumë. E vetmja gjë që unë nuk toleroj është se pse këto kanë folur pas 10 vjetëve! Pra dhe këto raste që shpërthyen në Amerikë nuk mund të pretendojnë që i ka ndodhur në vitin 2001 dhe kujtohen pikërisht në 2018-ën dhe do gjejnë zgjidhje. Kjo do të thotë që ti ke bërë një kompromis me veten tënde, por njerzit nuk duhet të bëjnë kompromise të tilla dhe nuk duhet ta mbyllin gojën.”,- u shpreh Genti.
I pyetur nëse ai njëh ndonjë rast që i ka thënë se e kanë ngacmuar seksualisht, Genti u përgjigj me sigurinë më të madhe: Sigurisht që po, por unë nuk mund ta bëj publik sepse vetë personi ka zgjedhur të mos e bëjë publik rastin. Ndodh që ne të gjithë po luftojmë për korrupsionin apo raste të tilla me emisionet që bëjmë, por duhet të bashkëpunosh dhe ti me mua. Duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët!
Kohët e fundit janë shtuar së shumti rastet kur gratë e aktrimit kanë denoncuar ngacmimet seksuale që kanë ndodhur me to.
Jo më larg se disa ditë më parë, të njëjtit shqetësim i është bashkuar dhe aktorja e njohur shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku.
Po ç’ndodhte në kinematografinë shqiptare, a kishte edhe këtu ngacmime, ndaj aktoreve?! E madhja Tinka Kurti thotë se jo.
“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë.
Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”, është shprehur ajo në një bisedë për ‘’Tirana Post”.
Po edhe artistet e huaja në moshën e saj thonë të njëjtën gjë. Chatherine Deneuve ka thënë se është krim të abuzosh me një vajzë, ama është po aq mëkat edhe ta provokosh një burrë.
Ndërkohë që edhe Brigitte Bardot, një ikonë e kinematografisë, yll e bukur, tha se kurrë nuk ishte ngacmuar.