Një deklaratë e fortë nga gazetarja dhe prezantuesja Aulona Musta për koleget e saj që punojnë në televizion.
Teksa ishte e ftuar në puntatën e radhës të “90 sekonda me Eraldon”, në “Eduasportin.com”, Aulona ka komentuar edhe mënyrën se si shumica e femrave punësohen në TV.
E pyetur se sa rol ka talenti për të qenë pjesë e televizionit, Aulona e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka dhënë një përgjigje që jo shumë persona kanë guxim ta shprehin.
“Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”, tha Aulona.
Pas suksesit që korri në Sanremo i cili vijon atë të një viti më parë, shumë paqartësi janë ngritur për marëdhëniet e këngëtarit ermal Meta me babanë e tij. Kjo e nxitur edhe nga intervistat me dy kuptime që ai ka dhënë.
Gazeta online shqiptare “Corriere degli albanesi incazzati” i mori intervistë pas fitores së djalit, babait të fituesit. Ja çfarë thotë ai për jetën, mardhëniet me djalin dhe suksesin e tij:
Corriere: A jeni të entuziazmuar nga fitorja e djalit tuaj?
Babai: Po ku ka baba që nuk gëzohet për fitoren e çiliminjve të tij.
Corriere: Si erdhët në Itali, me gomone?
Babai: Jo po me not. Po jo o vlla, ça është ky muhabet që gjithë shqiptarët vijnë në Itali me gomone? Me autobuz që hipi në traget erdha.
Corriere: Kishit vizë?
Babai: Patjetër që kisha. I kisha blerë 2.000 euro copën.
Corriere: Si ka mundësi që keni blerë vizën?
Babai: Si do të kishte mundësi mos ta blija, thuaj.
Corriere: Si kanë qënë marrëdhëniet me Ermalin?
Babai: Si të gjithë baballarëve me fëmijët.
Corriere: E keni keqtrajtuar? Keni përdorur dhunë ndaj tij?
Babai: Tani, nëse e keni fjalën për ndonjë pëllëmbë, edhe ia kam dhënë.
Corriere: Ermali thotë që keni abuzuar me të?
Babai: Epo ça të bëjë edhe ai i shkreti? Duhet të thotë ndonjë gjë. Po shyqyr që nuk tha se jam gay se do na kishte turpëruar fisin e nuk do na linte fytyrë të dilnim në Fier.
Corriere: Nuk keni abuzuar fare?
Babai: O vlla, po të jetë për ndonjë pëllëmbë që kam dhënë, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të dhunuar. Ne kur na çonin në shkollë, porosia e parë që prindërit ju jepnin mësuesve ishte “mos ja kurse pëllëmbët këtij timit se është harrakat”. Po edhe ju mos bëni kaq buzëhollë se nga ju i mësuam gjithë hiletë.
Corriere: Cilat ishin arsyet që e qëllonit.
Babai: Po sa herë shkonte në banjo, harronte të shtypte ujin. Qelbej shtëpia. I flisnja një herë e dy, e kur nuk vinte mend i hiqnja ndonjë turinjve. Pastaj kur vija nga puna, ai i binte një pianoje që ia kisha blerë për ditëlindje. Unë i thosha: Pusho; ai fillonte e këndonte. Unë doja të flija pak, ai hapte manjetofonin. Epo nerva janë, dhe ja këpusnja ndonjë turinjve.
Corriere: Çfarë këngësh preferonte Ermali të dëgjonte kur ishte i vogël?
Babai: Këngë popullore. Dëgjonte shumë këngët e grupit të Sheqit të Madh dhe Lapardhasë. Kur u rrit pak, pëlqente Kozma Dushin.
Corriere: Kënga e djalit tuaj bënte fjalë për terrorizmi dhe që nuk duhet të dorëzohemi përpara tij. Keni qenë të kërcënuar nga terrorizmi në Shqipëri?
Babai: Po jo o vlla, ne evgjitët në Shqipëri i kemi në zap, nuk i lëmë të livadhisin si këta tuajt këndej.
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës ka marrë në dorë vendimin e ekstradimit në Shqipëri. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi t’i hapë rrugë ekstradimit për në Shqipëri të Haxhias, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari
Për më shumë se 7 vjet, drejtësia turke e kishte bllokuar kthimin e tij në Shqipëri, ndonëse e mbajti në burg për 4 vjet e 4 muaj, kur u arrestua fillimisht në Kushedasi, me qëllim ekstradimin. Haxhia pak orë përpara arrestimit të tij dhe fillimit të procedurave për rikthimin në Shqipëri, ka rrëfyer në një intervistë nga Turqia për “Panorama”, hapat që do të ndjekë menjëherë pasi të përballet me institucionet shqiptare. Në rrëfimin e tij, Haxhia deklaron se nuk ka asnjë garanci për jetën dhe ka bindjen se ndaj tij do të përdoren të gjitha metodat për ta eliminuar fizikisht. Por sipas ish-truprojës së Berishës, me rikthimin e tij në Shqipëri, pas 19 vjetësh, do të kërkojë edhe rihapjen e çështjes “Hajdari”, për të qartësuar jo vetëm pozicionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet, por edhe për të folur me emra për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Z.Haxhia, si ndiheni për këtë rikthim pas gati 2 dekadash në vendin tuaj? Kujtojmë, se në vitin 2006 kur jeni arrestuar në Turqi, avokati juaj e ka refuzuar ekstradimin tuaj, me pretendimin se ju rrezikohej jeta, pasi ishte Berisha në pushtet. Përse nuk e keni refuzuar këtë herë ekstradimin?
Unë asnjëherë nuk e kam refuzuar ekstradimin për në Shqipëri. Ajo që unë apo avokati im ka kërkuar nga Gjykata turke është që të më jepet garanci nëpërmjet shtetit turk që kur të kthehem në vendin tim, t’i nënshtrohem një procesi të rregullt dhe të pavarur gjyqësor. Kam kërkuar që kur të rikthehem në Shqipëri të mos i nënshtrohem presioneve dhe kërcënimeve që cenonin edhe sigurinë time fizike nga ana e qeverisë, e cila do të kërkonte të më bënte të hesht. Shteti turk nuk ka pranuar që të m’i japë këto garanci që unë kam kërkuar, por ka vendosur t’i kërkojë shtetit shqiptar që të më japë garancitë e kërkuara. Qeveria e Berishës e asaj kohe, përmes ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i ka dhënë garancitë për mua dhe mes të tjerave ka pranuar edhe kërkesën për rigjykimin tim nga një Gjykatë e Pavarur. Por se si mund të ishin ato garanci dihen… Qeveritë shqiptare të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Tani jam përballë një fakti të kryer, vendimin e Gjykatës së Lartë dhe nga momenti në moment pres që të vijë të më arrestojë Policia turke. Të gjitha procedurat e ekstradimit janë të mbyllura pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë turke, që miraton vendimin e Gjykatës së Lartë. Jam shumë i qetë, por kam edhe emocione, që pas rreth 19 vjetësh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur, në atdheun tim që Zoti e bëri parajsë, por politikanët e paudhë e kthyen në një vend të pabanueshëm.
Ju keni pretenduar në atë kohë se ishte qeverisja e Berishës ajo që ju rrezikonte jetën. Po tani, që është një qeveri e majtë në qeverisje, ndiheni i kërcënuar?
Berisha mund të mos jetë në pushtet, por falangat e tij të krimit janë të shtrira në të gjithë institucionet shqiptare, duke filluar nga Shërbimi Sekret, Gjykatat, Prokuroria, Policia e Burgjeve etj.. Por mua nuk më trembin as falangat e Berishës, as ato të Metës dhe as të Ramës. Prangat nuk më trembin dhe nuk ma marrin dot lirinë. Unë e ndiej veten të qetë përpara Zotit, se në jetën time nuk kam bërë asnjë krim apo diç- ka tjetër, për të cilën ta ndieja veten fajtor apo ta mbaj kokën ulur. Nuk më trembin as armiqtë e shumtë si hiena, që do mundohen ta çojnë deri në fund asgjësimin tim, të cilin e kanë tentuar disa herë.
Po thoni se nuk keni garanci për jetën tuaj dhe se mund t’ju eliminojnë fizikisht?
Unë nuk kam asnjë garanci për jetën dhe jam i sigurt që me metodat mafioze, që ata dinë t’i përdorin shumë mirë, do mundohen të më eliminojnë. Por e thashë edhe njëherë se kjo gjë nuk më tremb. Dua të sqaroj se gëzoj shëndet të plotë dhe dua që nesër të mos thonë se vdiq nga infarkti i miokardit apo nga sëmundja e kancerit që ata dinë shumë mirë ta injektojnë nëpërmjet ushqimeve të helmuara.
Keni deklaruar se do të kërkoni rihapjen e çështjes “Hajdari” kur të vini në Shqipëri. Keni prova të reja lidhur me këtë proces, pasi, siç edhe besoj jeni në dijeni, Gjykata ka një vendim të formës së prerë për atë çështje, për të cilën edhe ju po ekstradoheni?
E citova edhe më sipër, që është e drejta ime ligjore që të kërkoj rihapjen e çështjes “Hajdari” për shkak se jam gjykuar në mungesë, pa prova dhe pa pasur të drejtën e mbrojtjes. Përpara këtyre akuzave të rreme, edhe në garancitë që jep ministri i Berishës për Gjykatën turke pranon se do të bëhet rigjykimi i kësaj çështjeje. Gjithashtu, edhe në bazë të Konventave Europiane Të të Drejtave të Njeriut, pika 3, unë kam të drejtë të kërkoj hapjen e kësaj çështjeje të mbyllur me unanimitet nga politika e të dy krahëve. Sigurisht që unë do të paraqes provat e mia që implikojnë disa persona shumë të rëndësishëm në këtë vrasje…
Mund të na thuash diçka më shumë për këta persona?
Këta persona janë pjesë e një klani politik e mafioz shumë të fuqishëm, me qëllime të caktuara. Nuk është përmendur emri i tyre si projektues dhe urdhërdhënës të vrasjes së Hajdaritl por edhe të ministrit të Bukoshit, Ahmet Krasniqi. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinëzare. Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit, atëherë do të ballafaqohem me të vërtetat e mia që do të jenë makthi i tyre. Nuk kam besim te drejtësia, pasi ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës.
Aida Shtino, për herë të parë pas 3 vitesh, jep një intervistë për një televizion shqiptar. Në një rrëfim të gjatë për “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” ka treguar detaje mbi jetën personale dhe se me çfarë po merret aktualisht.
“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.
Kthimin në Shqipëri pas 13 vitesh në Greqi, gazetarja e kujton kështu: “Sapo ishte zhvilluar ndeshje Shqipëri-Greqi, ku ne fituam dhe andej u acaruan marrëdhëniet. Djali më erdhi nga shkolla duke qarë një ditë e më tha që e kishin ngacmuar ngaqë ishte shqiptar. Aty diskutuam dhe menduam të ktheheshim. E nisa karrierën te Telenorba, në emisionin “Ku je”. E nisa pas kuintave, me organizimin e emisionit, por vajza që e prezantonte e la emisionin dhe më provuan mua”.
Aida thekson se “historitë e njerëzve në atë emision më kanë bërë njeri më të mirë”, por kujton se ka pasur edhe kërcënime.
“Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, kujton Shtino.
Duke folur për divorcin, Aida thotë se e përjetoi shumë keq. “Si person publik, isha në qendër të vëmendjes. Atë periudhë mbylla telefonin se nuk pushonte së rëni, kërkonin të gjithë intervista. U përfshiva komplet në punë për të harruar situatën time”, u shpreh Aida.
Në lidhje me emisionin që e bëri të famshme, Aida Shtino theksoi: “Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”.
Këngëtarja e njohur e muzikës pop-folk, Mimoza Shkodra, njihet si një nga femrat më atraktive të estradës.
Ajo ka filluar karrierën muzikore qysh e vogël me pjesëmarrjen e saj në koncerte të ndryshme, madje tërë jetën i’a ka kushtuar muzikës duke mos pauzuar asnjëherë. Ka 18 vite që na shoqëron në skenën muzikore, me këngë dhe hite të shumta e mjaft të pëlqyera, gjatë kësaj periudhe ka shumëçka të tregoj për karrierën e saj.
“Tani i bëj 18 vite në skenën muzikore dhe kam përjetuar shumë gjëra, muzika për mua është pasion, energji pozitive unë kur performoj në skenë harroj gjithçka ndjehem shumë e lumtur” – tha Mimoza Shkodra.
Përveç profesionit të saj si këngëtare, Mimoza tashmë njihet edhe si një farmaciste tejet e zonja por që muzikën e ka më për zemër dhe nuk do ndalet asnjëherë së punuari për të. Megjithatë, këngëtarja Shkodra ka një karrierë të bujshme profesionale, bashkëpunime të shumta dhe raportet i ka mjaft të mira me të gjithë kolegët, por për çka komentohet më së shumti është edhe lidhja e saj me këngëtarin Qalliu.
Kohë më parë ishte zbuluar nga mediat se është në lidhje me Seldi Qalliun, edhe pse dyshja nuk ishin prononcuar lidhur me këtë çështje. Ata preferuan të shijonin lidhjen larg syrit të mediave por që në fund e konfirmuan përmes rrjeteve sociale. Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.
“Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ‘pare pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra ekskluzivisht për Gazeta Blic.
Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ‘Dashni’, këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.
Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.
Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo”, tha Cana duke shpjeguar lotët e tij.
Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë Presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.