Në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm një histori tronditëse dhe plot dashuri.
Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.
Në këtë rrugëtim Marigleni kishte ndeshur njerëz të cilët ishin munduar që ta ndihmonin. Një ndër këta njerëz ishte njerka e tij, Fetija. Ajo ishte personi i vetëm që e kishte parë me sytë e një nënë dhe që i kishte falur një dashuri pa kushte. Por edhe këtë herë Marigleni nuk ishte sjellë ashtu siç duhej.
Ai kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Fetijes, por edhe që të ribashkohej me familjen e tij.
Kur Arbana e pyeti Fetijen se kush ishte personi që po shikonte në ekran, ajo u përgjigj: “Është djali im”. Kjo fjali e emocionoi Mariglenin, i cili mbuloi fytyrën me duar dhe filloi të qante.
Në mes të lotëve Marigleni tha: “Më ka ngelur diçka në mendje që nuk ta kam thënë në gjithë këto vite, unë merrja bukën që ti më jepje dhe thjesht largohesha. Sot dua të të them faleminderit. Të faleminderit që ishe një nënë për mua. Më fal që nuk kam qenë djali që ti meritoje, më fal për të gjitha problemet që të kam shkaktuar”.
Marigleni i kërkoi Fetijes që ai të jetonte me të dhe ajo iu përgjigj duke i thënë që derën e shtëpisë e ka të hapur gjithmonë. Biseda që u zvillua midis tyre përloti jo vetëm ata, por edhe publikun që ndodhej në studio.
Pas shumë vitesh nënë e bir përqafuan njëri-tjetrin duke hedhur hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.
Përveç surprizës së bukur që i bëri minatorit, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë shumë të bukur në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që erdhi në formën e një letre.
Kjo ishte letra e parë që Misheli i shkruante babait të saj, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen. “Familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo vetëm falë teje”, ishin fjalët me të cilat Misheli i drejtohej Blendit. Por fjalia që e emocionoi dhe e përloti ishte “Të dua babi, ti je idhulli im”.
Ai tregoi edhe marrëdhënien e veçantë me vajzën dhe se ajo dëshironte që t’i merrte vetë vendimet dhe në këtë pjesë Blendi na rrëfeu se ata janë të ngjashëm. Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë të merrte vendimet, po i njëjti instikt, sipas Blendit, do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.
Në fund, Blendi tha: “Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”.
Më poshtë do të mund të lexoni letrën e plotë të Mishel Fevziu, për të atin.
Babi,
Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.
Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.
Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.
Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për debatin e madh për Teatrin e ri Kombëtar. E ftuar sot në emisionin “Kjo javë” në News24 ndonëse pak javë më parë (12 mars), u prezantuar projekti i ri për Teatrin, Kumbaro thotë se nuk ka një projekt por një koncept, një propozim nga një arkitekt i njohur.
Kumbaro deklaroi se është e hapur për propozime të tjera por konkrete dhe brenda hapësirave ligjore. Ajo tha se prezantimi i projekti nga arkitekti danez kishte të bënte me një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht, por është thjeshtë një koncept sipas saj.
Ndalemi pak tek teatri, këtu ka gëluar debati. Artistët e quajnë një periudhë pa dialog, një periudhë heshtjeje, ku është paraqitur projekti dhe gjithçka mund tëp ritet. Cilat janë zhvillimet, si i shihni këto që po ndodhin?
Në radhë të parë nuk jam dakord me emërtimin që bëhet, periudhë pa dialog. Ne kemi qenë tërë kohën në komunikim dhe vazhdojmë të jemi dhe unë këtë nuk e quaj as debat, as luftë, as përpjekje dhe tonet që përpiqen të përcillen si tone lufte unë nuk i ndaj.
E para sepse nëse disa individë apo një grup individësh ngrenë zërin më lart për të thënë të njëjtën gjë që themi nëpër tavolina me një grup shumë më të gjerë që shkon përtej disa individëve që dalin në ekran. Komuniteti i artistëve por edhe opinioni publik është shumë më i gjerë dhe po ta shikoni dhe në zërat që kemi në media por dhe në ato që shkëmbehen në rrjetet sociale ka nëj diversitet shumë të madh mendimesh.
Në fakt unë këtë diversitet mendimesh e marr si një vlerë të shtuar të asaj që quhet diskutim, konsultim, komunikim publik. Sepse gjithçka ndodh në sheshin e mejdanit. Dhe dua të sqaroj dhe një gjë: nuk është paraqitur projekt. Është paraqitur dhe ndarë më publikun sikurse ishte premtuar një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht. I propozohet shtetit shqiptar një koncept për një projekt të Teatrit Kombëtar.
Dhe ky projekt është parë…
Jo nuk është projekt, duhet të bëjmë një dallim. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë nuk është një projekt. Është një koncept, një propozim për një ide si mund të jetë teatri.
Del edhe rrefimi i plote i aktores Ema Andrea, w cila e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ka pranuar publikisht në emision se e kanë ngacmuar seksualisht.
E pyetur nga moderatoret mbi këtë temë se a ka në Shqipëri histori si ato të Hollywood-it, Ema ka treguar publikisht se ajo është një nga ato që e ka përjetuar këtë formë abuzimi.
“Po po më kanë ngacmuar seksualisht, më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare më kanë joshur, kanë gjetur një mënyrë. Seks dhe dashuri bëj me kë zgjedh unë. A janë hakmarrë? Ah unë ja ku jam kam disa role dhe para më pak por sot i shoh në sy.
Janë hakmarrë se i kam refuzuar por sot i shoh në sy. Kërcënime seksuale, abuzime seksuale…kjo gjë nuk mund të bëhet mënyrë pune. Nuk e kanë fajin as femra as meshkujt, por sistemi.
Ai është momenti më i shëmtuar për një mashkull. Edhe nëse femra pranon nga nevoja, turpi i mbetet mashkullit. Padiskutim në Shqipëri ndodh.”,- është shprehur Andrea.
Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në “360Gradë” në Ora News shprehet se kapja e sasisë prej 613 kg kokainë është një rezultat spektakolar për policinë, ndërsa shton se shqetësues është fakti që Shqipëria është kthyer në vend për përpunimin e drogës.
Pjesë nga biseda:
Prençi:Që të vijë një sasi kaq e madhe për policinë shqiptare është një rezultat spektakolar. Do e kishte zili edhe DEA amerikane. Kapja e 180 milionë eurove që nuk janë më në duart e krimit, është gjë e mirë. Ne kemi kapur deri në 10 kg kokainë edhe me ndihmën e DEA. Kjo sasi e vogël ishjte për konsum. Një sasi e madhe e tillë tregojnë këtu janë krijuar premisa dhe ambient i favorshëm për përpunimin e një sasie të tillë.
E ftuar e mbrëmjes së të mërkurës në “Top Show Magazine” ka qenë ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili. Për herë të parë ajo ka rrëfyer përse është ndarë prej tij. Ajo është shprehur se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.
“Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Kur isha e martuar, nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një “kafaz të artë”. Kisha lekë por, nuk isha e lumtur, atëherë bëra zgjidhjen time. Nuk dua asgjë prej tij.
Kam thënë se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat? Unë nuk kam njohur një grua futbollisti që është e kënaqur me partnerin e saj. Janë të mirë për t’i rënë topit në fushë. Deklarata ime ka qenë “nuk kam njohur gra futbollistësh të kënaqura”. Nuk kishte kjo lidhje me krizën tonë.
Nuk ka rëndësi kush e la njëri tjetrin. Ai bëri shumë deklarata dhe unë thashë që “e lashë unë”. Tani jam e kënaqur me jetën time. Jam e lirë. Liria nuk ka çmim. Edhe lumturia nuk blihet me lek. Do të botoj një libër ku do të them shumë gjëra nga bota e futbollistëve. Unë kam jetuar me gra futbollistësh” – tha Erjona Sulejmani
Gazetarja Anila Basha e ftuar në “360Gradë” në Ora News thotë se e konsideron të tepruar vettingun në polici. Ajo ka treguar një rast ku i është dashur që të pranojë në makinën e saj, pas dy policët nuk kishin mjete.
”Më verifiko si e ke hedhur çatinë e katit të dytë të shtëpisë në Kamëz. Po kthehesha një ditë nga Lushnja dhe në rruga gjeta dy policë. I mora me makinë për t’i çuar tek Burgu i Rrogozhinës. Nuk kanë mjete për të qarkulluar nga një pikë në një pikë tjetër dhe rrinë në mes të rrugës. Mu duk një lloj teprimi. Jemi në një lak të kësaj qeverie që nuk ka gjëra madhore. Ne po e shohim se ç’po ndodh në Shkodër dhe nuk kemi akoma një sistem uluritës”,-tha Basha.