Intervista

Blendi Fevziu preket në emision, përlotet nga i ftuari i tij

Moderatori i “Opinion” u përlot mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të emisionit.

Ka qenë i ftuari Sokol Mirakaj, ish i përndjekur politik, i cili ka provuar mbi supe peshën e rëndë të kampit të Tepelenës, që me rrëfimin e tij e ka prekur shumë Fevziun.

Kujtojmë se Blendi Fevziu vjen nga një familje të ish të përndjekurish politikë dhe histori të tilla duket se e prekin tej mase moderatorin.

Blendi Fevziu preket në emision, përlotet nga i ftuari i tij Read More »

Regjisori rrëfen skenat e censuruara në filmat para ‘90: Si reagoi Enveri për “Kapedanin”

Të ulesh me një regjisor për të folur për paskuintat e sheshxhirimit, do të thotë të ngrihesh pas disa javësh, prandaj këto që po sjellim më poshtë, merret me mend që janë vetëm copëza të papërfillshme të asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Edhe të donte, regjisori Muharrem Fejzo, apo kushdo që të ishte, nuk do të mund t’i kishte të qarta kujtimet e 60 viteve karrierë. Prandaj, gjatë bisedës me të, u përpoqëm që t’i kujtojmë të gjitha nga pak, duke qëndruar te disa nga filmat e rëndësishëm të punës së tij si regjisor si “Kapedani”, “Montatorja”, dhe filmi i tij i fundit i vitit 1989, “Muri i gjallë”. Po e nisim nga i pari…

“Montatorja” është filmi juaj i parë me aktore kryesore një vajzë, që nuk kishte të bënte me aktrimin… Ashtu ndodhte përgjithësisht atëherë, ne dilnim dhe i gjenim disa prej personazheve duke kërkuar.

“Montatorja” (1970) është filmi im i parë, me të cilin mora pasaportën, ishte me skenar të Dhimitër Xhuvanit dhe me regjinë time. Kisha kohë që i kisha propozuar drejtorit disa skenarë që i kisha shkruar vetë, por nuk më përfillnin sepse unë vija nga një fushë tjetër, grimi, dhe nuk kisha bërë asnjë film dokumentar që të kishin një garanci, dhe me të drejtë nuk më besonin film artistik.

Por duke qenë mik i ngushtë me Endri Kekon, i them atij që të më ndihmonte. Pas kësaj, ai i thotë dhe drejtorit të Kinostudios, Vaskë Aristidhit. Ai më thirri dhe më tha se çfarë po bëja, i thashë që kam një skenar të Dhimitër Xhuvanit dhe doja një kamion dhe një aktor, që të kishte një film me pesë akte. Pas këtij filmi, më besuan më pas “Kapedanin” bashkë me Fehmi Oshafin, “Operacion zjarri”, për të vijuar më pas dhe me filma të tjetër.

Çfarë kujtimesh keni nga “Montatorja”, ngjarje nga ato që ne nuk kemi arritur t’i shohim në ekran?

Aty kanë ndodhur disa ngjarje interesante, por në fakt kjo ishte e zakonshme në çdo film. Duhet të rrish t’i shkruash në momentin që ndodhin gjithë ngjarjet e të qeshurat e sheshxhirimeve, përndryshe humbasin.

Ju keni shkruar gjatë, për secilën prej përvojave, edhe në librin “Të pathënat”

Po, por asnjë libër nuk do të mund t’i mbante të gjitha kujtimet, as unë nuk arrij t’i kujtoj të gjitha. Sidoqoftë, kthehemi te “Montatorja”… Personazhi kryesor, Fatbardha, nuk ishte aktore profesioniste, kështu që kishte pasiguritë e saj gjatë gjithë xhirimeve. Mirëpo, nuk ishte vetëm çështja tek ajo, pati edhe ndërhyrje nga jashtë. Gjatë xhirimeve tona në Pogradec, vajza ishte duke xhiruar, kur ndalon një makinë te këmbët e saj. Ishte një djalosh i nervozuar që i thoshte se pse kishte ikur. E morëm vesh që ishte i fejuari i saj, të cilit nuk i pëlqente që ajo e kishte pranuar rolin pa e pyetur atë. Xhirimet u ndërprenë dhe rifilluam vetëm pasi ndërhyri Saimir Kumbaro, që i thoshte djalit se këto ishin punët e partisë dhe se do të pendohej po t’i prishte. Aty djali, si duket, u tremb dhe u largua. Një episod tjetër ishte skena e dashurisë. Kur Fatbardha duhej të realizonte skenën e dashurisë me Vangjush Furxhi, ishte shumë në siklet sepse nuk dinte si të reagonte, pasi ai t’i shprehte dashurinë. Atëherë bëmë plan-portret dhe e lamë që unë t’i bija te supi në momentin që duhet të ngrinte sytë, pas shprehjes së dashurisë, janë truket e sheshxhirimit…

Pas tij ju bëtë filmin “Kapedani”… Ishte udhëzim partie evidentimi i forcës së gruas, apo zgjedhja juaj?

Jo, ishte e rastësishme në fakt! Pa dyshim, që fryma e kohës ishte e tillë, por nuk pata porosinë e askujt për ta realizuar. Qëlloi që miku im Skënder Plasari kishte këtë skenar prej kohësh dhe askush nuk po e merrte përsipër, nuk ishte e thjeshtë të bëje një komedi. Në një moment, ma propozuan mua bashkë me Fehmi Oshafin dhe të dy e bëmë.

Megjithatë, sikur e ‘tepruat’ pak me komedinë…

“Kapedani” pati dhe vërejtje, sepse skematikët thanë po tallen me një veteran të luftës. Mirëpo, e kishte parë Enver Hoxha dhe kishte buzëqeshur dhe një buzëqeshje e tij atë kohë do të thoshte që filmi ishte i suksesshëm. Ka qenë dhe një tjetër rast te një kolegu ynë, kur erdhi dhe Ramiz Alia, aty isha me Ndrek Lucën, dhe sa më pa, më tha: “Kur do ta bëjmë një tjetër ‘Kapedan’”. Kështu që, ai film mori rrugë dhe arriti që të jetë filmi më familjar për të gjitha familjet shqiptare dhe që qarkulloi në botë. Madje, “Kapedani” është dubluar edhe në Kinë. Nuk ka humor më të madh që të dëgjosh Albert Verrinë apo Nikolin Gjojën që të flasin kinezçe.

Në një mënyrë tjetër, por ka qenë po aq shënjuese edhe Fata, te “Muri i gjallë”… Aty Luiza Xhuvani ishte vërtet shtatzënë. Kujtoni të keni pasur pengesa gjatë xhirimeve, për këtë arsye?

Jo, përkundrazi, në episodet që vinin, barku i Luizës ishte krejtësisht i justifikuar dhe aktorja e ndiente veten të njëjtësuar me rolin mrekullisht. Gjergji, gjasme i shkujdesur, e ndiqte ecurinë e foshnjës që aktronte bashkë me të ëmën me një ngazëllim të fshehur. Disa herë i dhashë të drejtën të xhironte, por ai i bishtnonte kërkesës sime me atë buzëqeshjen e tij të ndrojtur, duke më falënderuar, por nuk mundte.

Ishte rasti kur Fata (Luiza) ulet e lumturuar rrëzë një mullari me bar dhe fërkon barkun, fëmijën e adhuruar. Përlotet… dhe muzika, në këtë rast, do të fliste në vend të saj. U mundova shumë, duke kërkuar dhe i gjeta dy lule fushe nga ato që kanë formën e globit dhe që era ia shpërndan sporet, fekondimin e saj. Ideja ishte pllenimi i luleve dhe njeriut, simboli i vazhdimit të jetës, por askush nuk e pikasi këtë detaj, metaforën. Fundi i shkurtit do të na gjente në pyjet e mrekullueshme të Qafështamës, me valëzim malesh në një kaltërsi të jashtëzakonshme. Do të xhironim “Lindjen e Fatës”.

Qengji që po piqej në hell, ajri i pastër dhe uji i burimeve rrëzë lajthive, e bëri grupin të punonte me përkushtim. …Mëngjes herët. Fata e çmeritur, me një sëpatë në dorë, vrapon pyjeve e zgërbonjave për t’u shpëtuar “kalorësve të zinj”, të cilët kanë shembur murin dhe kanë varur Klaudin (V.Toçe). Papritur, ajo ndalon dhe përkulet nga dhembja. I kanë plasur ujërat. Klithma e saj përhapet në rrjedhat e rrëmbyera të lumit Valbonë… male, pyje e dete. Lëngata e saj. Ajo është e shtrirë midis rrënjëve të një rrapi madhështor. Me sytë e Fatës: vështrimi në panoramën në trungun e një ahu.

Një mahisje e tij ka dukjen e një barku të fryrë me kërthizën në mes. Kamera ngjitet te degët e shumta e më pas kurora e rrapit në një sfond qielli të kaltër me re. Duart e Fatës dërmohen te rrënjët. Sytë e përlotur. Goja e shtrembëruar nga dhimbja. Përtej maleve po lind dielli. (Improvizim: për të mposhtur dhembjen, tehun e sëpatës i them ta vendosë midis dhëmbëve). Klithma e fëmijës. Lindja e diellit. Përbri saj duket spikthi i një luleje mali të sapoçelur. Në një montazh vetëtimë të planeve të njohjes me Gjeton; dashuria e tyre; rrënjët e rrapit; mahisja e të tjera panorama që përfundojnë në një det të qetë, i xhirova pa qenë në skenar. Gjithë këtyre planeve të xhiruara me frymëzim, u ra rrufeja. M’i hoqën. I quajtën efekte moderniste. Lanë vetëm lulen e sapoçelur.

Në këtë film, përpara këtij moment, jeni gjendur në një vështirësi. Aktorja Makoçi është larguar nga xhirimet, është zëvendë- suar me Raimonda Bulkun, çfarë ndodhi?

Ishte një gjë krejt e papritur për mua. që më ka vënë jo pak në vështirësi. Kishin nisur xhirimet, ishin formuar gjërat kur befas na u desh të ndryshonim gjithçka. Nuk pati shumë shpjegime, në fakt, prej saj dhe unë nuk e takova më.

Çfarë ndodhi? Si e zgjidhët?

Xhirimet u ndërprenë. Duheshin ribërë gjithë ato skena me një aktore tjetër. Nuk ishte e lehtë. Ishte një goditje në brinjë të filmit. Një ditë të diel, në shëtitoren e gjerë të qendrës së qytetit, takoj Matildën. Dukej tepër e brengosur. Erdhi e ndrojtur me një fytyrë të vrarë nga pagjumësia dhe me fjalët që i mbeteshin në grykë: -Të më falni, më falni shumë. Nuk arrita dot t’ju njoftoj”, e ndërpreu fjalën e frikësuar, se në drejtim të saj po vinte djali i Kristaqit, shokut tim të liceut, Edi. Me ngut dhe lot në sy, foli e përshpejtuar: -Do të nisem për Greqi.

Kam një hall të madh… të më kuptoni”,-dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk, e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta. Kushedi ç’fjalë të tjera gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë, më humbi nga sytë, deri sot e kësaj dite. Punë e tyre. Filluam prapë peripecitë me administratën e “Teatrit të Popullit”, ministrinë e të tjera. Ndërkohë, u futa në sallën e montazhit për të zgjedhur gjithçka kishim xhiruar.

Shpresa Papapavllo, regjisorja e montazhit, ishte mjaft entuziaste për filmin që po fillonte të merrte trup. Ishte Gjergji dhe Artan Minarolli, të cilët bënë çmos dhe sollën në sheshin e xhirimit sykaltrën, të thjeshtën, të ëmblën aktore tashmë të mirënjohur, Rajmonda Bulku. E kishte pritur me shumë kënaqësi bashkëpunimin me mua, shokun e hershëm të atit të saj, Skënder Bulku. Viti i ri 1989 do të vinte me rrathët e syve të zmadhuar mavi, të ndezur plot angështi, të lodhur nga trysnitë e mbrapshta të kohës. Sytë e zmadhuar, në përpjekje për të parë ç’do të vinte nga gjithë ato përpjekje që po bëheshin për rrëzimin e Murit të Berlinit.

Mavi nga netët pa gjumë, ngarkuar me frikë, pabesi, dyshime e pasiguri. Kudo sundonte e panjohura, sikur e gjithë bota të priste një shpërthim përmbytës. Ashtu si po kaloja dhe unë me ndërdyshjen e pandarë: për t’u qëndruar mbi kokë vërejtjeve apo të shkelja mbi to për të dalë në përfytyrimin tim. Nguroja me një shkurajim të thellë. Duhej të kapërceja këtë lumë ahtesh me kujdes e gur më gur, gjurmuar nga frika dhe ndjenja e zbrazëtirës dhe humbjes. (Ende diçka prej atyre viteve mjegullore pluskon deri në ditën e sotme). Gjithë ajo atmosferë e ngarkuar me pandehma dhe të papritura, do të hynte dhe në xhirimet e dekorit.

Aktorët dhe sidomos Edmond Budina, ishte pjesëmarrës i zellshëm, por i heshturi i atyre mbledhjeve të fshehta apo të hapura. Jashtë, temperatura kishte rënë shumë dhe era befasisht ndryshonte drejtim pa pushim, ngarkuar me një shi që s’kishte të pushuar. I lagur deri në palcë, rashë pa ngrënë, duke lënë të shqetësuar Nardin dhe djemtë. E nesërmja kishte një episod me rëndësi për t’u xhiruar.

Regjisori rrëfen skenat e censuruara në filmat para ‘90: Si reagoi Enveri për “Kapedanin” Read More »

Monika Kryemadhi në intervistë te Babaramo

Përveç asaj që ka thënë publikisht Rama, ju ka thënë diçka për këtë incident që keni pasur?

Jo nuk kam kontakt. Nuk dua të kem kontakt sepse Rama ka vajtur shumë larg me shqiptarët dhe unë mund të isha një njeri shumë i thjeshtë që mund të bëja zgjedhje shumë pragmatiste. Mund të pranoja që të isha një shoqëruese e bashkëshortit tim, por mendoj që shqiptarët kanë nevojë për një person që nuk bën kompromise. Dhe për hir të së vërtetës, unë shquhem që jam te ata njerëz që nuk bëjnë kompromise në kurriz të shumicës. Misioni im është shumë i thjeshtë, origjinal për ta vazhduar LSI në llogoren e saj, në atë llogore të japi kontributin e saj për integrimin evropian.

A keni biseduar ndonjëherë?

Për hir të së vërtetës jo, vetëm në momente të caktuara, qoftë kur jemi po themi në biseda momentale, mund të jemi duke dëgjuar ndonjë lajm dhe unë që mund të flas nën zë, me miq nëpër tavolina apo kur dëgjon ai kalimthi ndonjë deklaratë timen dhe thotë që unë jam shumë ekstremiste. Por sigurisht që një nënë është shumë ekstremiste kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve të saj dhe unë mendoj politika shqiptare nuk ka nevojë për hipokrizi apo për një stabilitet politik që krijoi një stabilitet të krimit të organizuar në Shqipëri. Unë mendoj që politika ka nevojë për ekstremist kundër këtij stabiliteti të krimit.
24 orët e fundit, policia ju dhe deputetë të opozitës ju kanë proceduar. Këtë procedim e merrni si paralajmërim, kërcënim apo e neglizhuat?
Unë nuk e shikoj ashtu, mendoj që edhe policia edhe prokuroria marrin urdhra. Unë nuk e shikoj si shqetësim, por si kërcënim që iu bëhet shqiptarëve, sepse duke iu dhënë mesazhin që ne përderisa po procedojmë deputetët ju të tjerët mos guxoni të dilni në rrugë dhe të bëni veprime të tilla, mosbindje civile. Por unë mendoj që kjo gjë nuk ndalet më tani sepse shqiptarët e ndjejnë që nesër do të jetë biznesi i vogël në një protestë dy orësh me uljen e qepenave kudo që janë për shkak të TVSH-së që i është vendosur biznesit të vogël . Artistët i kemi në rrugë, të cilët kanë një të drejtë jo legjitime por morale, patriotike sepse nuk bëhet thjesht fjalë për muret e një godine të vjetër por bëhet fjalë për një ligj që i përket teatrit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për një mosbindje civile të shumë gjërave të cilat për hir të së vërtetës shqiptarët ndihen jo vetëm të frustruar por çdo ditë e më shumë litari në fytin e tyre po shtrëngohet. Nëse prokuroria dhe policia do ta kenë shansin të burgosin 39 deputetët nuk ka asnjë gjë. Kjo do të thotë se edhe Rama do të shkojë drejt dhënies me koncesion edhe të Policisë dhe të burgjeve, sepse do ta ndihmonte dhe kështu do ti shërbente akoma më shumë grupeve të veta të oligarkëve, sepse tashmë nuk ka mbetur asgjë tjetër. Në fakt kur ishim në protestë në Bradashesh, një banor tha se tashmë të japin me koncesion dhe lindjet e fëmijëve, sepse ka për të na vendosur taksa edhe kur të lindim fëmijë. Është një situatë sa qesharake për politikën kur e shikon, por aq e dhimbshme dhe aq dramatike dhe aq tragjike në jetën e përditshme dhe në situatën ku njerëzit dhe shqiptarët gjenden. Unë mendoj që edhe Rama vetë e kupton këtë gjë. Sepse deri dje ai ka qenë totalisht, mendoj, jo i izoluar, por i ka pëlqyer mënyra se si arroganca e tij nuk gjente përgjigje përballë. Pra kishte një popull që nuk reagonte, shikonte njerëz që shpërnguleshin dhe largoheshin, ndërkohë në anën tjetër shikonte dhe një klasë politike sadopak fajtore.

Të konsumuar?

Edhe të konsumuar, por më shumë bashkëfajtore për këtë realitet. Unë mendoj që ajo klasë politike që mendon se duhet të bëjë diçka për këtë vend nuk ka përse të mos bëj katarsisin brenda vetes së saj, nuk ka përse të mos vet pastrohet dhe nuk ka përse të mos marri përsipër gabimet dhe bashkëfajësinë e saj. Nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë bëjmë gabime në jetë, të gjithë bëjmë gabime në jetën e përditshme.

Deputetët e LSI-së ishin nga më aktivët kundër taksës së Rrugës së Kombit, ndërkohë në këtë çështje janë të përfshirë të gjitha palët. E nisi qeveria Berisha si procedurë, e ekzekutoi një ministër i LSI-së i transportit dhe më pas kjo si procedurë u finalizua nga Rama. Përse njerëzit duhet të kenë besim te ju?

Kjo që thoni ju nuk është plotësisht e vërtet. Kjo që thoni ju ka një histori, sepse është që në 2011-ën e nisur si ide për mirëmbajtjen duke pasur parasysh që pati një lloj shembje të tunelit. Qoftë ministrat e qeverisë Berisha, qoftë ministri i LSI-së apo ministrat e LSI-së e kanë ndjekur. Ky është një studim i bërë nga IFC-ja, por asnjë nga ministrat e LSI-së nuk e ka firmosur këtë kontratë koncesionare. Kur ka qenë z.Dervishaj kontrata ka qenë në një proces gjyqësor në Gjykatë dhe shpalljen fituese të kompanisë mesa di unë e ka bërë kryeministria. Është një kontratë me koncesion, të cilën ministrat e LSI-së nuk e kanë dashur dhe nuk e kanë firmosur, duke e quajtur të paligjshme, sepse koncesionet janë më ligj dhe jo me VKM. Dhe tjetra kontrata ka dhe probleme të tjera, të cilat unë nuk mund të marr dot rolin e avokatit këtu për ta mbrojtur apo për ta sulmuar, por dua të them se pavarësisht bërjes së koncesionarit, unë mendoj që Rama duhet të ishte shumë transparent me qytetarët.

Ç’të keqe ka ky koncesion?

Që me ardhjen e qeverisë Rama në 2013-ën, ku po e them prapë dhe ne ishim pjesë e kësaj, shqiptarët kanë paguar më shumë se 500 milion euro taksa, qoftë për rritjen e taksës mbi të ardhurat, për taksën e qarkullimit apo taksës së biznesit. Nëse shqiptarët paguajnë 150 milionë euro për taksën e qarkullimit, nëse rruga e Kombit kushton për mirëmbajtjen 4.5 milionë euro, janë shpenzime, të cilat me të ardhurat që ne paguajmë me taksën e qarkullimit, brenda 3-4 viteve përfundimi i Rrugës së Kombit do të ishte shumë e mundshme. Së dyti, ne ishim shumë koshient dhe e dinim që, që kur Berisha e nisi Rrugën e Kombit, kjo rrugë për sa i përket përfitimeve ekonomike, ishte një rrugë, e cila nuk kishte fizibilitet, por u bë për hir të një bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pra, ishte diçka që do t’u shërbente të dy popujve. Kjo ishte kostoja që ne merrnim për shkak të patriotizmit dhe të nacionalizmit.

Që të jemi të qartë, ju jeni që aty të mos ketë pagesë fare? Pra, që të hiqet trau?

Po ne e paguajmë atë tarifë. Atëherë të na ulë taksën e qarkullimit, çmimin e karburantit. Pra, ne e paguajmë njëherë këtë tarifë, nuk kemi përse ta paguajmë dy herë të njëjtën taksë. Në qoftë se zotëria do t’ia japë koncesionarit, do t’i bëjë nder, le t’ia heqë 20 milionë nga taksa e qarkullimit dhe t’ia japë. Por me taksën e qarkullimit ai kërkon të paguajë koncesionarë të tjerë që nuk kanë lidhje apo impakt te qytetarët. Ne kemi koncesionin e shëndetësisë, check-up-in e famshëm, 300 mijë euro ka bërë investim kompania që e ka fituar koncesionarin dhe merr 12 milionë euro në vit. Nga i merr? Nga taksa e qarkullimit i merr. Ne kemi Rilindjen Urbane, me 500 milionë euro buxhet për katër vjet, ky është një shpërdorim i jashtëzakonshëm. Dhe për çfarë? Për skulptura? Për pllaka në sheshe apo për stola dixhitalë? Kjo është qesharake, kur ne kemi probleme të tjera shumë më madhore. A e dinë shqiptarët që në qoftë se paguajnë 150 milion euro taksë qarkullimi për mirëmbajtjen e rrugëve, as 30 milion euro nuk përdoren për këtë punë? Dhe ku shkojnë këto para? Në shkolla jo, në kopshte jo, në çerdhe jo, në bujqësi jo. Shkojnë tek koncesionarët, të cilëve u mbyllet goja. E njëjta gjë ndodh edhe me median, me gazetat, me televizionet. Do të mundohet t’u mbyllet goja portaleve e kështu me radhë.

Deri kur do të vazhdojë mosbindja civile?

Deri kur Rama të tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit dhe nga TVSH-ja për biznesin e vogël. Ka edhe taksën e pronës, por edhe heqjen nga skema e ndihmës ekomomike të 20 mijë familjeve. Si do ta formalizosh ekonominë? Duke e futur në skemën e TVSH-së një sektor biznesi që përbën 70-80 për qind të të gjithë të punësuarve në vend? Ti rrënon biznesin e vogël që është boshti dhe shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare.

Çfarë indiciesh keni kur thoni që mbledhja e TVSH-së do jepet me koncesion?

Është kërkesa që i është bërë ish-Ministrit të Financave për të bërë këtë gjë, nga Kryeministri. Dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Dhe pastaj krijohet një rrëmujë. E para, Drejtori e Tatimeve nuk ka staf dhe kapacitet teknik për të mbledhur TVSH për bizneset e vogla. E dyta, rrënimi që i bëhet biznesit të vogël është i jashtëzakonshëm dhe i tmerrshëm. Pra, do kesh jo vetëm mbyllje, por për shkak të ekonomisë që ka Shqipëria sot, ne kemi një situatë me të vërtetë alarmante. Për aq para sa mund të fitojë një biznes i vogël, po themi fitimi i tyre 400 mijë lekë të reja në vit. Pra, një rrogë sanitari, 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe këto para që merr, ai do të jetë i detyruar që të paguajë një financier i cili do t’i bëjë bilancet e tyre. Dhe ne e dimë shumë mirë që biznes të vogël hap një njeri që nuk ka mundësi punësimi në shtet. Kemi filluar dhe gjobat, kemi parë se si janë bërë taksidarët e zyrave dhe tatimeve që janë kthyer në varrmihës të biznesit të vogël dhe ekonomisë që mban me pikën e fundit të gjakut ekonominë shqiptare dhe familjet më të varfra. Dhe në fund, do kemi një shpërngulje të tmerrshme që në këto 4-5 vite ke 450 mijë shqiptarë që ikin dhe nuk kthehen më dhe kur në total janë 1 milionë shqiptarë që janë shpërngulur.

Thirrja juaj, mos paguani taksa, a mendoni se është një thirrje antishtet, e ekzagjeruar?

Në qoftë se shteti do bëhet varrmihës i popullit të tij, pse do paguajë populli taksa për xhelatin e tij? Ne kemi marrë një vendim bashkë me PD në unitet të plotë dhe partitë e tjera të opozitës për thirrjen e popullit për mosbindje civile. Ajo çfarë dua të them është shumë e thjeshtë, mjafton tu kujtosh shqiptarëve dhe fëmijëve më të vegjël për historinë e Robin Hood-it. E njëjta gjë po ndodh dhe sot. Ndoshta nuk kemi shpatën dhe harkun e Robin Hood-it, por kemi shkatërrimin e bizneseve, largime nga puna për bindje politike, censurimin mediatik të individëve të caktuar, hapjen e proceseve penale për të frikësuar dhe shantazhuar njerëzit. Kemi një sherif të Nottingham që është Edi Rama, i cili jo vetëm dhunon por është kthyer në një sadist ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj bizneseve shqiptare, ndaj rinisë shqiptare. Dhe mosbindja civile për mua është ilaçi më emergjent për ti thënë z. Rama që ti thërrasë mendjes dhe të kuptojë që këtu nuk është çështje pasionesh dhe dëshirash, por është çështje ligji, betimi të një vendi.

Jeni të kënaqur nga pjesëmarrja në protesta?

Pjesëmarrja ishte shumë e mirë. Të mendosh që për një gjysmë dite kishte një reagim të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Unë isha në Elbasan dhe ishin 3 mijë protestues, burra dhe gra të agravuar, një pjesë ishin dhe biznese. Akoma biznesi i vogël nuk e ka ndjerë, por në muajin prill do kuptojë se çfarë ndodh realisht. Po ashtu edhe deputetët tanë që ishin në Fier dhe Lushnje, kishte një pjesëmarrje të madhe. Në Tiranë po ashtu kishte një numër të lartë.

Në Elbasan ishin rreth 3000 veta. A nuk mendoni se kjo do ishte një pakicë që kërkon të imponojë pjesën tjetër?
Ka pasur një bllokim të madh të rrugëve, por kjo nuk ka të bëjë fare me imponimin. Domethënë, nuk ka pse dikush të imponohet. Një gjë më bëri përshtypje, ishte karvani i makinave që priste në autostradë për të kaluar, por ata nuk u larguan. Pra, do të thotë që edhe ata që ishin aty në rrugë dhe që prisnin të mbaronte protesta, ishin pjesë e jona. Ata ishin aty, mjaft të qetë. Kishin qytetari sepse aty kaloi mbi 3 herë ambulanca. Faktikisht, njërin e dinim sepse ishte një i afërmi i im, i cili po shkonte nga Tirana në Gramsh. Ndërsa dy rastet e tjera nuk i di, por dyshoj që edhe mund të dërgoheshin nga policia për të shkaktuar acarim te protestuesit. Njerëzit ishin shumë paqësorë dhe të mirëkuptueshëm dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje.

Sa do zgjasin protestat sepse për hir të së vërtetës nga ana e PD-së kanë qenë të rralla, kur ndërkohë po fillojnë të bëhen të shpeshta?
Keni shumë të drejtë kur thoni për protesta të rralla për shkak edhe të mosunifikimit të opozitës, por tashmë mendoj që ne jemi në një pikë të përbashkët për të ecur më pas në hapa të sigurte. Ajo çka është me e rëndësishme dhe dua ta theksoj është që nuk ishte pikërisht opozita që tërhoqi popullin në një protestë kundër qeverisë, por e kundërta. Opozita është një instrument, i cili në parlament ka detyrën e saj për të kundërshtuar, riparuar apo përmirësuar diçka. Ashtu sikurse jep edhe argumentet e saj ose paraqet alternativa. Unë mendoj që tashmë opozita ka arritur unifikimin e plotë të saj për sa i përket rakordimeve, edhe pse nga ana programore qoftë LSI, PD apo partitë e tjera opozitare, nuk janë të njëjta apo në një vijë ideologjike. Ajo që është e rëndësishme në çështjen e taksave, shqetësimet çdo ditë e më shumë po rriten dhe shqiptarët po varfërohen. Për çështjen e sigurisë së jetës, garantimit të ambientit në të cilën do rriten dhe do shkollohen fëmijët e shqiptarëve, nuk ka nevojë për ideologji e as për drejtim politik. Ajo që unë e mënoj shumë të rëndësishme është pikërisht unifikimi i opozitës.

Sot ju kemi parë në aktivitete në ndryshme me kryetarin e PD-së. Çfarë ka ndodhur? Keni diskordancë?

Nuk ka pasur diskordancë. Z. Basha ishte me biznesin e vogël, ndërkohë që ne e kemi zhvilluar më parë dhe jemi rakorduar më parë. Ne sot ishim në një takim me aktorët dhe unë mendoj që kjo është shumë normale. Nëse do të kishte aktivitete të tjera paralelisht edhe të partive të tjera opozitare, takime me grupet e interesit, do të ishte shumë më mirë. Ne sot duhet të jemi në aktivitete të gjithanshme, kudo. Takime me të gjitha grupet e interesit pasi situata është e tmerrshme kudo. Nesër do të diskutohet ligji për tokën dhe ne do të shkojmë dhe do të denoncojmë vjedhjen e fundit që po u bëhet fermerëve. Është me të vërtetë shumë e rëndë. Ligji i ri qartazi favorizon krijimin e latifondistëve të mëdhenj duke rrënuar fermën e vogël. Ata fermerë të vegjël që mezi mbijetojnë do të dalin nga skema dhe do i detyrosh që ose të falin tokën për shumë pak lekë një latifondisti, ose do të shkojë të shesë lekët për 0.0001 lekë një latifondisti. Në të kundërt ai nuk do të ketë mbështetjen apo grante nga shteti. Pra çdo ditë e më shumë po orientohet që të gjithë njerëzit do të duhet të falen te një njeri dhe kjo është shumë e rëndë. Edi Rama nuk është mbreti ynë, që gati po shpall mbretërinë e tij të rilindjes. Vetëm në këto dy vite Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri kanë dhënë 110 koncesione, vetëm në këto dy vite. Po të shikosh të gjitha shkojnë vetëm në një dorë. Të gjitha funksionet e këtij shteti janë fokusuar në 4-5 njerëz, të cilët ata pasurohen çdo ditë edhe më shumë. Ti mund të shikosh shumë mirë se si jeton Taulant Balla. Shiko ka një gjë, ne gjithmonë themi oligarkët për ta dhe shumë mirë bëjmë. Këto oligarkë apo biznesmenë dinë të bëjnë vetëm një gjë. Mjafton të shikosh se çfarë bën Taulant Balla me koncesionet në qarkun e Elbasanit apo me tenderët, atëherë është shumë e thjeshtë për të kuptuar që çfarë ndodhë. Pra, oligarkët kanë mekanizmat e tyre, që të futet tek bizneset e tjera. Sot ke shumë politikanë dhe deputetë që favorizojnë njëri tjetrin me koncesione. Pra të gjithë i ndajnë me pikë të barabarta, qoftë për cilësi apo gjëra të tjera. Ti nuk mund të favorizosh këtë njeri, i cili nuk ka eksperiencën për një gjë të caktuar. Pra, unë përshembull nuk bëhem dot juriste apo gazetare sepse nuk e bëj dot këtë gjë. Ne e kemi sistemin e tillë, pra atë ekonomik apo politik që po i shkatërrojmë çdo ditë e më shumë. Kjo krijon po themi një moment dëshpërimi, ku ne sot kemi një gjendje të tmerrshme sepse ngaqë na ka kapur kjo revolta, ku shumë fëmijë shqiptarë po na ikin nga Shqipëria. Kombet e Bashkuara treguan një shifër të frikshme, ku thoshte se fëmijët nga mosha 7 deri 14 duan të ikin nga Shqipëria. Kjo është shumë e rëndë, një vdekje e ngadaltë, por e sigurt e kombit shqiptar. Ajo që është shumë e rëndësishme sot, është pikërisht sensibilizimi i shqiptarëve.

Për sa i përket mosbindjes civile dhe bojkotimit të parlamentit, pati disa deputetë që morën pjesë nëpër komisione.

Kjo nuk është e vërtetë. Z. Haxhinasto ka qenë në komisionin e ekonomisë, njëjte edhe z. Vasili në atë të shëndetësisë. Kjo, për shkak sepse ishin kërkuar dëgjesa nga grupet e interesit, ku z. Haxhinasto kishte të bënte për çështjet ekonomisë, ndërsa z. Vasili për autizmin. Ajo ishte le të themi një lloj prezence. Unë jam për mosbindje civile edhe brenda parlamentit, por po themi është një vendim i organizuar, në një farë mënyre për të mos ia lënë komisionit, por për të ndjekur çdo gjë hap pas hapi.

Është e imponuar nga PD?

Jo nuk është imponuar. Në këtë mendim ka qenë dhe z. Fatmir Mediu, nuk ja për një bojkot total, por është një marrëdhënie e kushtëzuar me Parlamentin. Sepse nëse ne nesër nuk do jemi pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për të denoncuar për mediat ligjin për tokën bujqësore ku do e marrin vesh mediat se çfarë po ndodh me tokën bujqësore? Pra, ne nuk mund të themi që do krijojmë një lloj normaliteti, një jetë normale të jetës në Parlament por ne do të kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me strukturat e Parlamentit. Duke pasur parasysh që strukturat e Parlamentit kanën një sjellje jo vetëm harbute, por edhe të dyshimtë ndaj deputetëve të opozitës, të cilën ne e kemi vendosur nën hetim politik, për të parë hap pas hapi se si shpërdorohen paratë e parlamentit, se si shpërdorohet institucioni i Parlamentit dhe se si instrumentet e Parlamentit janë kthyer në instrumente politikë të PS. Institucioni i Parlamentit nuk është as i Gramoz Ruçit dhe as i Taulant Ballës, por i shërben të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Por më shumë sekretarit të përgjithshëm, mbi shpatullat e të cilit rëndojnë disa akuza, jo vetëm për korrupsion, por edhe për implikim në krimin e organizuar.

Në rrethe të ndryshme, në qytete të ndryshme shumë këshilltarë të LSI dalin dhe deklarojnë se nuk i përkasin më kësaj force politike. Çfarë po ndodh

Ky është një teatër i vjetër. Unë ju kërkoj falje të gjithë votuesve të LSI për listat e këshilltarëve të cilët janë përgatitur dy vite më parë, qoftë nga deputetët apo qoftë nga strukturat e LSI që janë paraqitur në KQZ, për vendosjen e njerëzve që jo vetëm nuk përfaqësojnë LSI, por edhe njerëz që nuk përballojnë dot presionin politik dhe për nivelin e tyre shumë të ulët. Mund të ketë shumë këshilltarë që nuk pajtohen me qëndrimin politik të LSI por më deklaratë qesharake se të largohen për evazionin rus apo kinez. Janë 54 këshilltarë nga 500 e ca që ka LSI. Nga këta 54, vetëm 20 janë të LSI, sepse 34 këshilltarë të tjerë kanë qenë të partive të tjera politike dhe kanë thënë që po ikim si të LSI. Për shembull, ai i Belshit nuk është i LSI, është nipi i Luan Duzhës që është deputet i PS, ka qenë deputet i Partisë Republikane, kaloi me LSI në zgjedhjet e 2013 dhe tani është deputet i PS. Kanë hyrë në këshillat bashkiakë me logo të tjera dhe jo me të LSI dhe për të krijuar një hemorragji sikur baza është kundër qëndrimeve të LSI. Këto janë lëvizje qesharake. Për mua nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet pse ne nuk kemi reaguar.

Mos arsyeja është që LSI ka qenë 8 vite në pushtet dhe rreth saj u afruan edhe njerëz pragmatistë…?

Kjo iu la në dorë deputetëve. Listat e këshilltarëve i bënë deputetët. Duke pasur parasysh që Meta në atë kohë ishte kryetar Parlamenti, listat e këshilltarëve janë si lista le t themi më pa vëmendje, ky është një nga gabimet më të mëdha. As 20 s’kishin pse të iknin, por mund të themi se kanë ardhur 70-80. Nuk mendoj se është lufta politike që shqiptarët kanë nevojë. Ata kanë nevojë të dinë a kanë punë nesër apo jo. Do të kenë para për të ushqyer fëmijët apo jo? Do t’u rritet rroga apo jo?

Ju i quani aksidente këto që kanë ndodhur me këshilltarët tuaj nëpër rrethe, por ndërkohë që po kristalizoni një qëndrim politik në Tiranë ndryshe nga qytetet e tjera. Përse e diskriminoni pozitivisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj?

Të treja rastet që janë, dy prej tyre duan të kthehen prapë në LSI, sepse i kishin gënjyer, pasi iu kishin thënë që LSI do t’iu digjte mandatet. Personi i tretë është i një parti tjetër që është i Legalitetit, z. Kraja. Nuk po i bëj fare as diskriminim pozitiv dhe as diskriminim negativ. Unë mendoj që marrëdhënia e LSI-së është me qytetarët dhe jo me individët. Përsa i përket këshilltarëve, do të jetë shumë më e kujdesshme në hartimin e listave. Kjo vlen edhe për listat e deputetëve, pasi ne mendojmë që marrëdhëniet nuk mund të jenë më individuale me liderin e partisë. Marrëdhëniet duhet të jenë institucionale me partinë. Pra, do të jenë strukturat e partisë ato që do të vendosin, qoftë për listat e këshilltarëve, qoftë edhe për listat e deputetëve. Sepse sot LSI nuk është më një parti që vjen nga hiçi, pra një parti e re. Është një parti e konsoliduar. Listat do të jenë të organizuara jo vetëm nga strukturat e partisë në qarqe, por në fund fare do t’i nënshtrohen diskutimit në kryesinë e partisë apo edhe në strukturat e tjera, siç është ajo e Komitetit Drejtues, që është shumë e rëndësishme me vendimmarrjen e saj. Përsa i përket individëve, mund të jetë dikush që nuk mund të ketë përkrahje në parti, por është një vlerë e shtuar në debatin politik në Parlament, atëherë do të jetë ai raporti që do të gjendet midis strukturës, bazës së partisë dhe lidershipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të kthehemi tek Veliaj, ju a do ta mbështesni atë nëse do të rikandidojë? A e shikoni ju atë ndryshe nga Rama?

Nuk dua të bëj komente, pasi është shpejt për të folur për këtë çështje. Unë do të thosha që ai vetë është në një situatë shumë të vështirë sot, sepse nuk dihet a do të jetë ai kandidati sërish. A do të jetë ai që do të ndjekë rrugën e Ramës, ku nga një kryetar bashkie të bëhet kryeministri i ardhshëm apo kryetari i Partisë Socialiste, duke pasur parasysh që kemi një Parti Socialiste në krizë. Z. Veliaj e shikoj në një pozicion shumë të vështirë duke pasur parasysh që për hir të së vërtetës, duke qenë një kryetar bashkie, me një qeveri e cila u jep mundësi grave, u krijon oportunitete shumë më të mëdha se sa një kryetar bashkie që ka një qeveri kundër, do të jetë përballë një side shumë të madhe. Ai do ta ketë shumë të vështirë për të rikandiduar për Bashkinë e Tiranës. Unë mendoj se Rama nuk do ta rikandidojë, sepse Veliaj po i bën hije Edi Ramës brenda Partisë Socialiste. Pra, po shikohet si një figurë e ardhshme e PS-së.

Ju si do dilni në zgjedhje, vetëm, me PD-në?

Ne aktualisht kemi unifikuar grupin parlamentar, që do të rakordohet për axhendën parlamentare përsa i përket qëndrimeve për ligje të caktuara, ashtu sikurse në momente të caktuara principet tona, parimet tona nuk do ti cënojmë, qoftë PD, qoftë LSI, por një rakordim dhe një axhendë të organizuar si grup parlamentar do ta kemi. Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve lokale mund të them këtë që protesta e ditës së enjte i dha një shans shumë të mirë strukturave në bazë qoftë të Partisë Demokratike, qoftë të LSI apo partive të tjera të opozitës, për tu njohur apo për tu rakorduar, sepse patën një feeling pozitv në aspektin organizativ në protestën e ditës së enjte. Dhe kjo është një gjë pozitive. Pastaj se si do të ecim hap pas hapi, sigurisht që ne do të jemi shumë racional në vendimet që do të marrim, sepse sot nuk është momenti për të kënaqur egot tona personale apo politike, apo për të kënaqur egot e një grushti njerëzish. Sot problemi jonë kryesor është zgjidhja e këtyre çështjeve kryesore që kanë shqiptarët, heqjen e taksave, rritjen ekonomike.

Çfarë doni të thoni me të qënit racional? Keni parasysh çfarë ka ndodhur në vitin 2008 ku dy partitë e mëdha u bën bashkë dhe bën një kod dhe një kushtetutë kundër LSI apo keni parasysh marrëveshjen e 17 majit të vitit të kaluar?

Duke qenë se unë besoj në zot them që kur do ti bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Sepse ka një rregullator shumë të madh lart mbi kokat tona, që i rregullon gjërat. Çdo sfidë që na jepet secili nga ne është një sfidë që zoti na çon për ta provuar, por mos harroni që nuk harron asnjëherë për të ndëshkuar, atë që jo vetëm është mosmirënjohës por është edhe hileqar. E them këtë, sepse në të dyja rastet qoftë në  marrëveshjen e 2008-ës, ku ndryshimet i bëra Rama, sepse ai vendosi veton, qoftë në marrëveshjen e 17 majit, nuk humbi LSI-ja. LSI-ja ishte fituese. LSI ishte fituese qoftë në moral, qoftë në numër deputetësh. Kur them racional them që LSI do të jetë shumë në marrdhënien e saj me qytetarët, do të jetë shumë bashkëpunuese me forcat opozitare, sepse sot jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në pushtetin lokal, është shumë e rëndësishme për të dhënë një devizë të re të funksionimit të pushtetit vendor.

A është kodi i ri zgjedhor, një test, flitet për një prim, çka e bën rolin e LSI të zbehet?

Ne si LSI nuk kemi asnjë lloj problemi për çfarëdolloj marrëveshje.

Keni sinjale që po tenton ta bëjnë?

Jo nuk kemi. Më shumë janë muhabete tavolinash apo mllefe personale të personave të caktuar ndaj partive të tjera. Për LSI nuk ka asnjë lloj problemi. LSi e ka treguar që nuk kompleksohet ndaj çdo lloj vendimi që mund të merret.  LSI është për një kod zgjedhor, i cili është i hapur për çdo njeri që kërkon të zhvillohet në jetën politike shqiptare dhe sigurisht është për një kod zgjedhor që fati i politikës të mos mbetet në duar të kryetarëve. Sepse një kod zgjedhor që do të ngelet në duar të kryetarëve do të prodhojë kryetarë arrogantë, do të prodhojë kryeministria arrogante dhe do të prodhojë një politikë arrogante. Ne jemi për përfshirjen e shumë faktorëve. Unë mendoj se politika shqiptare ka nevojë për faktorë të rinj, ka nevojë për politikanë të rinj, ka nevojë për indicia të reja dhe prurje të reja, sepse në këto 27 vite tranzicion ne jemi shumë të varfër politikisht, e kemi nisur procesin e integrimit europian bashkë me vende të tjera, dhe vendet e tjera janë pjesë të BE-së. E kemi nisur procesin e integrimit europian me shumë vende të tjera dhe vendet e tjera tashmë janë pjesë dhe ne jemi akoma jashtë madje po largohemi nga BE në vend që të afrohemi dhe mendoj që një kod zgjedhor i cili do ta bënte të barabartë votën e qytetarëve, ka pafundësisht mënyra sa më i thjeshtë të bëhet  procesi zgjedhor aq më i kollajshëm është jo vetëm për njerëzit për ta kuptuar por edhe për menaxhimin e procesit zgjedhor. Është si puna e asaj, duam të vëmë vetullat edhe nxjerrim sytë. Proporcional kombëtar do të ishte shumë mirë sepse vota do të ishte e barabartë edhe me lista të hapura. Por për ne nuk ka asnjë lloj problemi ky është një mendim i imi personal. Është ngritur një komision dhe ne jemi shumë skeptik për të sepse nuk mblidhet, mblidhet shumë pak.

Do ia paraqisni z. Basha këtë shqetësim se pse nuk funksionon?

Ne kemi z. Luan Rama përfaqësues, është ngritur një komision teknikësh. LSI ndryshe nga herët e tjera e ka të ndarë orientimin, unë jam përfshirë më shumë për aksionin politik, z.Vasili për çështjet parlamentare, z. Luan Rama për çështjet e reformës zgjedhore, znj. Gjosha dhe Mehmetaj për çështje ndërkombëtare. Kemi bërë një ndarje të detyrave dhe axhendës për secilin nga ne dhe kemi krijuar një mundësi komunikimi dhe një shtrirje të lojës apo të veprimtarisë politike. Dhe për çështjet e kodit zgjedhor është z.Rama që diskuton dhe iu shkon të gjitha detajeve dhe që komunikon me z. Oerd Bylykbashi nga PD. Dhe më pas ne do ta kemi të nevojshme për tu ulur dhe për të marrë vendimet politike të ulemi të gjithë bashkë. Ndërsa përsa i përket kandidatëve akoma nuk e kemi diskutuar sepse mendojmë që është akoma shumë herët. Edhe PD dhe LSI nga ana e saj apo dhe parti të tjera të frontit opozitar janë në gjueti kandidaturash të cilat janë kandidatura shumë të mira për pushtetin vendor. Duhet të jenë kandidatura të cilat marrin përsipër për ti shërbyer qytetarëve por jo për tu kthyer në ushtarë të politikës.

3 apo dy kandidatë në zgjedhjet lokale?

Nuk kemi rënë dakord akoma por jemi në diskutime. Ka një lloj dashamirësie pozitiviteti apo bonsensi por jemi në diskutime për të vendosur kriteret që duhet të ketë kandidati.

Keni rënë dakord që të shkoni bashkë në zgjedhje?

Jo 100% jemi aty. Unë mendoj që sot është shumë më e rëndësishme për të qenë të unifikuar  dhe solid në mosbindjen civile dhe në luftën që ne kemi marrë përsipër për të liruar qytetarët kuksianë të cilët për hir të së vërtetës vazhdojnë të jenë në burg kur ndërkohë kryeministri kërkoi falje publike që kishte bërë gabim për të cilën ata protestuan. Dhe kjo është absurditeti më i madh për politikën që është sot dhe i opinionit publik, mediatik se pavarësisht se ne themi që kemi nevojë për media, vërtet kemi nevojë për media. Të jenë jo në përkrahje të politikës por të qytetarëve.

Monika Kryemadhi në intervistë te Babaramo Read More »

Përlotet gazetari Blendi Fevziu

Rrëfimi i ish-të përndjekurit politik, Sokol Mirakaj, i cili ka provuar mbi supe peshën e rëndë të kampit të Tepelënës; ka përlotur drejtuesin e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan, Blendi Fevziun.

Pas pak minutash, ‘Opinion’ do ketë si temë të mbrëmjes, ku dy personazhe: Sokol Miraka dhe Fatbardha Saraçi do rrëfejnë çnjerëzoren e kampit famëkeq të Tepelenës.

Përlotet gazetari Blendi Fevziu Read More »

Trondit prezantuesja e njohur: Disa kolege të miat bëjnë gjëra që…

Ajo është një nga prezantueset më të njohura italiane. Bëhet fjalë për Maria De Filippin, e cila në emisionin ‘Che tempo che fa’, ka treguar nder te tjera për vështirësitë që ka kaluar pas atentatit të bërë në 14 maj 1993 në Romë.

Makina në të cilën po udhëtonte ajo bashkë me të shoqin gazetarin Maurizio Costanzo ka shpërthyer për shkak të një bombe.

“Unë ju nënshtrova hipnozës sepse nuk mund të flija më dhe i premtova babait tim se nuk do të shkoj në makinë me Maurizio.
M’u desh kohë të kthehesha në normalitet. Të gjitha makinat që shihja, më dukeshin sikur kishin bomba.

I kërkova Maurizios të mos merrej me artikujt që lidheshin me mafian dhe për disa kohë ai e pezulloi hetimin.

Që nga ajo kohë s’kam folur më për atë ngjarje të rëndë..”, thotë prezantuesja.

Madje ne nje tjeter rrefim, ajo ka thene se ka disa kolege te saj qe bejne gjera “qe une kurre nuk do ti beja”.

Trondit prezantuesja e njohur: Disa kolege të miat bëjnë gjëra që… Read More »

Violinistja shqiptare rrëfen: Si e përlota Kancelaren Merkel

Ervis Gega Dodi, është një violiniste shumë e talentuar, e cila na bën krenarë me emrin e saj. Ajo është një prej yjeve të ekselencës në muzikën klasike jo vetëm në Gjermani, por kudo në botë.

Ervis Gega Dodi ishte sot e ftuar në studion emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e largimit nga Shqipëria si refugjate, dhe ngjitjen në majat e muzikës klasike dhe në botën akademike gjermane.

Gjatë emisionit, violinistja tregoi edhe takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila e kishte përgëzuar pas performancës në ceremoninë e varrimit të Genscher, ku violinistja përfaqësoi shtetin gjerman.

“Ceremonia, ku unë prezantova Gjermaninë në varrimin e Genscher ka qenë një nga më mbresëlënësit dhe pas asaj ceremonie Kancelarja Merkel më takoi dhe më uroi. Më tha: M’u mbushën sytë me lot nga performanca juaj”./tvklan

Violinistja shqiptare rrëfen: Si e përlota Kancelaren Merkel Read More »

Dëshmia: Tmerri i kampit ishte kapter Tomi na ndiqte e na përdhënonte te magazina

Ekskluzive: Deshmia e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deçkaj, me origjine nga fshati Kushe i Hotit, i cili pasi provoi kampet e Tepelenes dhe Savres, ne vitin 1954 u arratis nga Shqiperia dhe perfundoi ne SHBA
Shkruan Dashnor Kaloçi

“Nje nate, nje grua e re nga Tropoja e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te le nena ketu ty, jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate, bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth”.

Deshmia e mesiperme e cila duket sikur eshte pjese e ndonje skenari te filmave horror, nuk eshte as me shume dhe as me pak, por nje ngjarje krejt e vertete e ndodhur gjysem shekulli me pare ne kampet e tmerrshme te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Njeriu qe e rrefen kete histori tragjike, eshte 67 vjecari, Gjoke Pjeter Deckaj, i cili ka pasur vete fatin tragjik te provonte keto kampe qe porsa kishte ardhur ne jete. Per keto dhe te tjera ngjarje nga jeta e tij, ai rrefen ne kete interviste.

Zoti Gjok, cila eshte origjina e familjes suaj?

Origjina e familjes sone eshte nga fshati Kushe i Hotit ne Malesine e Madhe. Ne nuk kemi qene familje shume e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deckaj, ka qene shume i njohur si burre i urte dhe me emer te madh ne te gjithe ate krahine. Si gjate kohes se Zogut dhe ne periudhen e Luftes, baba nuk eshte perziere fare me politike, por ka qene i njohur si nacionalist dhe patriot.

Po me ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1944, cfare ndodhi me familjen tuaj?

Kur erdhen komunistet ne pushtet, ne nuk na pane me sy te mire, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimte. Kjo per faktin se ne vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcerisht nga nje repart special i forcave partizane, dhe gjate asaj kohe, duke pare krimet e shumta qe bente ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtepish etj, kishte fituar nje urrejtje te madhe per ta. Pak kohe pasi u lirua nga ai repart, diku nga viti 1948, babai dhe gjyshi im, Pjeter Deckaj, u arratisen nga Shqiperia.

Si ndodhi arratisja e tyre?

Ate vit, pra ne 1948-en, u arratisen plot 30 vete nga Hoti ne nje dite te gjithe se bashku dhe dolen ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi nje oficer i postes se kufirit, u shkoi dere me dere dhe i njoftoi te gjithe keta persona se ishin ne liste per t’u arrestuar. Dhe kjo kishte qene e vertete, pasi nje ore pasi ata u arratisen, forcat komuniste u shkuan shtepi me shtepi duke kerkuar per t’i pushkatuar. Nga keta 30 burra, me te njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjeter Gjon Luka etj. Bashke me keta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postes se kufirit.

Çfare ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes se babes dhe gjyshit?

Une linda me 17 shtator ne 5 te mengjesit (dy jave pas arratisjes se babes dhe gjyshit) dhe ne ora 9, kur nena ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me zorre neper kembe, erdhen dhe na moren forcerisht duke na cuar ne burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maci i cili nderhyri tek komunistet dhe ne na kthyen prape ne fshat. Por nuk na lane me shume se 3 muaj dhe me 23 prill 1949, na internuan ne Tepelene. Ate dite qe ne moren per te na cuar ne Tepelene, baba kishte ardhur afer fshatit me dy shoke te tij, trima, me qellim per te na marre me vete, e me dal ne Jugosllavi. Ai eshte afruar jo me larg se 500 metra nga ne, duke me degjuar edhe mua qe qaja pa pushim, por nuk mundi te na ndihmonte dot. Ata dy shoket i thane: Medet Mark c’ka te bejme? Dhe baba iu pergjigj: Me ngushte nuk e kam pa veten kurre. Kam frike se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi te nderhyjme. Pas nje udhetimi te gjate ne rruge pa rruge, ne na cuan ne kampin e Tepelenes. Djepi ku isha une ishte duke u rrezuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rene ne gremine. Ne Tepelene gjetem edhe familje te tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 prifterinj katolike te internuar. Une kam qene i vogel ne ate kohe, por nena me pas me ka treguar per vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme qe kemi kaluar aty. Me kan treguar kur u rrita se Kryetari i Kooperatives se fshatrave per rreth kampit dhe sekretari i partise kishin porositur fshataret e ketyre fshatrave te Tepelenes, qe femijet e tyre ti shanin dhe tu gjuanin me gure te interrnuarve. Dhe ka pas disa raste qe kur ktheheshin nga mali u dilnin perpara fshataret dhe shanin e gjuanin te interrnuarit.

Konkretisht, çfare mbani mend nga ai kamp?

Aty vdisnin njerez cdo dite nga uria dhe semundjet, ku me se shumti femije te vegjel. Puna ishte mjaft e rende dhe sfilitese. Te internuarit punonin ne transportim lendesh drusore nepermjet Lumit Vjose dhe kur lumi ishte shume i rrembyeshem, qellonte qe lenda drusore t’i godiste dhe i linte te vdekur ne vend. Nga Gjirokastra aty sillnin qen te ngordhur dhe qelbej i gjithe kampi. Vec ketyre nje tmerr i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapterr Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire. Po kete gje ia benin edhe Bores se Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nena edhe ajo nuk fliste asnje fjale te keqe per burrin e saj, perkundrazi e lavderonte. Po te mos kishim pasur ndihmen e dajave te mi dhe gjyshes Katrine Prela, te cilet na vinin dhe na sillnin ushqime te thata ne Tepelene, ne do te kishim vdekur urie si shume nga bashkevuajtesit tane.

Çfare kujton ndonje ngjarje tjeter nga ai kamp?

Nje nate, nje grua e re nga Tropoja, Drane Jakaj, (gjyshja nga nena e Gezim Nikes, kengetarit te njohur) e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te len nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth.

Kur u liruat nga ai kamp?

Ne vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na derguan ne kampin e Savres ne Lushnje. Bashke me te tjeret dhe nena ime, punonte deri ne brez ne uje ne tharjen e Kenetes se Terbufit. Ne nje rast nenen e sulmuan shume ushunjezat dhe asaj i ra te fiket sapo shoqet e saj e nxoren ne breg duke e ditur te vdekur. Tone Nuthi me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzes se Kastratit, u perleshen me policet, te cilet donin ta fusnin nenen ashtu gjysem te vdekur me punu ne uje duke i thene: “Coju dhe puno moj kriminele”. Ne ate pune nena punoi plot 3 vjet. Aty nga viti 1956, nje dite kur erdhi aty nje oficer madhor per inspektim, Rrok Kont Marashi, me mesoi mua t’i dilja perpara dhe t’i thoja se isha i pafajshem. Konti m’i kishte shkruar ne nje leter se cfare do t’i thoja oficerit dhe une ashtu bera. I thashe se baba me kishte lene ne bark te nenes kur ishte arratisur dhe c’faj kisha une. Ai u prek nga fjalet e mia dhe tha se do e studionin punen time. Mbas disa kohesh erdhi letra dhe une u lirova kur isha 8 vjec, ndersa nena mbeti aty. Erdhen kusherinjte dhe me moren aty ne kamp e me cuan ne fshat. Por edhe aty nuk me lane te jetoja, pasi fshati ishte zone kufitare dhe me cuan ne Kastrat, ku beja cdo dite nga 2 ore rruge per te shkuar ne shkolle dhe 2 ore per t’u kthyer ne shtepi. Shkollen 8-vjecare e mbarova shkelqyeshem duke qene nxenesi me i mire dhe bera nje kerkese qe te shkoja ne Konviktin “Tom Kola” ne Shkoder, por me thane: “Rri urte e mbyll gojen se ti je djali i kriminelit Mark Deckaj. Shtrengo fort kazmen dhe mos u ndiej”. Keshtu, deri ne moshen 16 vjecare mua me rriten dajat. Ne ate kohe une isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnje shprese per jeten, fillova te mendoj qe te arratisesha nga Shqiperia dhe te shkoja tek baba.

Ku ndodhej babai juaj ne ate kohe?

Deri ne ate kohe, baba ishte ne Itali, ndersa gjyshi ne Tuz te Malit te Zi dhe ne komunikonim me letra me ta.

A kishit provokime dhe a u ndiqnin njerezit e Sigurimit?

Nje person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Kadri Hazbiu, me provokonte vazhdimisht duke vene radion te Zeri i Amerikes gjoja se do fliste baba im. Po keshtu here pas here ai me thoshte te arratiseshim se bashku. Une e kuptoja ate gje dhe nuk i lashe kurre te kuptonte se doja te arratisesha. Nje dite i thashe nenes (ne 1959 ajo u lirua nga internimi) qe te arratiseshim se bashku, por kur ajo pyeti nenen e saj, gjyshja tha: “Mos e len se do na vrasin djalin dhe do na marri ne qafe te gjitheve”. Keshtu nena me tha se ajo nuk vinte dhe une nuk duhet te ikja. Por une e kisha vendosur se bashku me dy shoket e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj dhe keshtu u arratisem.

Si mundet te arratiseshit nga Shqiperia?

Me 13 qershor 1966, diten e festes se Shen Ndout, i thashe nenes se do shkoja ne kishe. Ne fakt, se bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vellane) qe ishte nje vit me i madh se une, morem rrugen dhe ne fshehtesi dolem tek Leqet e Hotit, poshte ne Grabam dhe kaluam kufirin duke dale ne Jugosllavi. Aty u dorezuam te nje shtepi ku i treguam te verteten dhe ata na priten shume mire. Ajo shtepi kishte lidhje miqesie me familjen tone dhe gjeten mundesine te lajmeronin se ne ishim dorezuar tek ata. Me pas, sipas rregullave ata na dorezuan tek ushtaret, te cilet na moren dhe na derguan ne burgun e Leshkopoljes, ku na mbajten 2 muaj ne hetuesi duke na pyetur. Gjate asaj kohe, me nderhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen ne Shqiperi, por na liruan dhe une shkova tek gjyshi im, Pjeter Deckaj i cili ishte ne Tuz. Me gjyshin qendrova 9 muaj ne Tuz dhe ne ate kohe, baba qe ndodhej ne SHBA, kishte bere letrat dhe me 27 shkurt 1967, me doli azili politik per ne Amerike. Keshtu nga Beogradi u nisa per ne Neë Jork, ku me priste baba me nje foto timen ne dore, te cilen ia kisha derguar me poste. Ka qene nje takim prekes ai me baben ne aeroportin Xhon Kenedi te Neë Jorkut. Baba me shikonte dhe une e shikoja. Kur m’u afrua une i thashe: “A ti je baba im?” Po tha, vetem njehere ta kam degjuar zerin. Te kam lene ne bark te nenes dhe thosha se do jete djale. Lotet na kishin mbuluar te dyve. Une i thosha: “O Mark Deckaj. Behu i forte pse qan”? Baba me pyeste se pse kisha ardhur dhe une i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja syte e ballit babes tim. Ndersa ai me puthte, une i thoja: Tash nuk jam ma i varfen, nuk jam i pababe.

Po pas arratisjes suaj, çfare ndodhi me nenen?

Pasi ika une, diku nje vit me vone, ndersa nena ishte ne bjeshke, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmeroi policine se nena donte me u arratis, dhe ata erdhen e moren dhe e internuan ne Hajmel, ku qendroi per 19 vjet me radhe.

Gjate kohes qe babai juaj Marku jetonte ne Amerike, a eshte marre me politike?

Me politike babai eshte marre qe kur ishte ne Itali, ku u zgjodh kryetar i Bllokut Indipendent Kombetar duke bashkepunuar ngushte me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Verlacin, Kol Bibe Mirakajn etj. Gjate asaj kohe, njerezit e Sigurimit te Shtetit Shqiptar i bene babes nje atentat me pistolete, por ai mundi te shpetonte i plagosur ne krah. Por edhe ne spital ate deshen ta helmonin me disa biskota te cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshe e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kesaj, baba u detyrua dhe shkoje ne Amerike.

Po me nenen tuaj kur u bashkuat?

Me 16 gusht 1990, kur isha 42 vjec, une erdha ne Shqiperi dhe takova nenen e cila ne ate kohe banonte e vetme ne Shtoj. Baba dhe gruaja ime me thoshin te mos vija se akoma nuk kishte rene komunizmi, por une e kisha vendosur dhe me mua erdhi dhe gruaja. Ne Rinas me nxoren shume probleme dhe nuk donin te me vulosnin pasaporten dhe pas nje debati prej 15 minutash, ma vulosen. Nenes i kerkova falje dhe ajo me tha se ma kishte bere hallall. Pas 5-javesh munda t’i bej letrat nenes dhe e mora me vete ne Itali, ku me pas erdhi dhe baba. Keshtu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan ne Rome. Ka qene nje takim prekes ku vetem lot kishte. Baba dhe nena jetuan 3 muaj ne Itali dhe me pas erdhen ne SHBA ku u beme te gjithe bashke. Une i shihja kur ata qanin per njeri-tjetrin. Kur nena e pa se sa mire jetonim, tha: Tani jam gati me vdek. Dhe ashtu ndodhi vertete: Me 2 korrik 1991, dite e marte, ata te dy humben jeten ne nje aksident automobilistik.

Po ju kur e krijuat familjen?

Une jam martuar me 22 tetor 1971 me Lajde Mark Gjonajn, babai i se ciles, Pashuk Markgjonaj rrjedh nga nje familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njesoj si ne. Une kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili eshte asistent-regjisor dhe producent filmash ne Hollivud ku ka bashkepunuar ne 34 filma.

Dëshmia: Tmerri i kampit ishte kapter Tomi na ndiqte e na përdhënonte te magazina Read More »

Filmi i regjisorit shqiptar nominohet për tre çmime në SHBA

Filmi “My Name is Somebody” me regji dhe skenar nga Orges Bakalli ka fituar çmimin “Best Cinematography” (Kinematografia më e mirë) nga Genre Celebration Festival 2018 dhe ka marrë tre nominime: “Best Screenplay Narrative Short” (Skenari më i mirë për metrazh të shkurtër), “Best Actor” (Aktori më i mirë) për aktorin e njohur Artan Telqiu dhe “Best Actori” (Aktorja më e mirë) për aktoren amerikane Christina Vinsick. Në rolet kryesore lujanë Artan Telqiu, Christina Vinsick dhe Tony Naumovski. Filmi u përzgjodh të shfaqet në Festivalin prestigjioz të Kanës në Maj 2017.

Orges Bakalli ka lindur në Shkodër por ka ardhur në Nju Jork kur ishte vetëm tetë vjec. Ka filluar të bëj filma shumë herët, edhe ka punuar në projekte të ndryshme që janë shfaqur në Kanalin 13, BRIC TV, Kanal 25 NYC Life, MoMA, BAM, Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork, edhe Festivalin e Kanës (Cannes Film Festival).

Orgesi është nominuar për çmimin John F. Outcalt për “Outstanding Filmmaking”, nominuar për çmimin e “Regjisorit me të Mirë” në Brooklyn College Film Festival, edhe ështënominuar për NBR Grant për “Outstanding Filmmaking”.

Me 21 prill 2018 filmi “My Name is Somebody” do shfaqet në festivalin Blackbird Film Fest në Nju Jork (www.orgesbakalli.com).

Intervista me regjisorin dhe skenaristin Orges Bakalli

Bisedoi Ermira Babamusta
Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si regjisor filmash?

Orges Bakalli: Unë kam filluar karierën time kur kam qënë në shkollë te mesme me një organizatë e quajtur Reel Works. Në Reel Works, kam filluar të punoj për projekte dhe dokumentarë të ndryshëm.

Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?

Orges Bakalli: Kam punuar në shumë filma të cilët janë shfaqur në festivale nëpër botë, dhe kanale të ndryshme televisive.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti?

Orges Bakalli: Projekti im i fundit është My Name is Somebody, një film i shkurtër që është shfaqur në Festivalin e Kanës. Filmi tregon historinë e një karakteri që përpiqet të harroj të kaluarën por e kaluara kthehet gjithmonë mbrapa tek ai.

Cilat janë personazhet kreyesore në këtë film dhe aktorët që marrin pjesë?

Orges Bakalli: Personazhi kryesor, Bruno, luajtur nga Artan Telqiu, është i martuar me Lindën, luajtur nga Christina Vinsick, Ata jetojnë të lumtur derisa një karakter nga e kaluara e Brunos, Toni Naumovski, shfaqet dhe mundohet të shkatërrojë këtë lumturi.

Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet?

Orges Bakalli: Aktorët që kam zgjedhur ishin shokë të mi, me të cilët kam punuar më përpara në projekte të ndryshme. Karakteri kryesor ka punuar për filmin tim të parë, një nga karakteret kryesore është një artist që unë gjithmonë kam dashur të punoj dhe më në fund na u dha mundësia të bashkëpunojmë.

Cilat filma të tjera keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur?

Orges Bakalli: Filmi im i parë është Made in Amerika, i cili është shfaqur në Festivalin e Filmit Shqiptar në 2013. Filmi më i fundit, My Name is Somebody, është shfaqur në Festivalin e Kanës në 2017.

Cili është filmi apo projekti i rradhës?

Orges Bakalli: Sapo kam mbaruar së shruari skenarin e një filmi të ri. Është projekti im i parë për një film të gjatë.

Çfarë e bën një film një prodhim të mirë?

Orges Bakalli: kur një film është më afër të vërtetës dhe nuk është sipërfaqësor, unë e konsideroj prodhim shumë të mirë.
Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në

shoqëri?

Orges Bakalli ;Kinemaja është një art që ka shumë fuqi dhe mund të abuzohet shumë thjeshtë si propagandë. Unë besoj që regjizori ka një përgjegjësi të madhe për filmin që realizon.

Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për personazhin që luajnë, si ta përvetësojë rolin?

Orges Bakalli: Unë përpiqem t’i them aktorë që të mendojnë diqka nga jeta e tyre që i ngjason karakterit që do luajnë.
Çfarë talene të tjera keni?

Orges Bakalli: Pasioni im pas filmit është vizatimi dhe sporti.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin

Orges Bakalli: Për vitin 2018 shpresoj të realizoj skenarin e shkruar nga unë që tregon historinë e dy vëllezërve të ardhur në New York. Faleminderit shumë për intervistën!

Filmi i regjisorit shqiptar nominohet për tre çmime në SHBA Read More »