Rasti i radhës në emisionin “Stop” ishte ai i Bajram Shkreta.
Ai tregoi sesi u diagnostikua në mënyrë rastësorë me diabet. Për shkak të agravimit të sëmundjes, ai është detyruar të presë të dyja këmbët.
Ai tha se kur ishte vetëm me një këmbë ishte me statusin e invalidit të punës të grupit të dytë, ndërsa tani është me atë të grupit të parë. Por si të mos i mjaftonte fatkeqësia e tij, prej 6 vjetësh endet nëpër institucione për të marrë statusin e paraplegjikut. Bajrami tregoi se falë ndihmës së miqve të tij, si morale ashtu edhe ekonomike, ka arritur t’ia dalë mbanë
Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me mjekun dhe përfaqësuesin e Shërbimit Social, Besim Muratin. Ai tha se personat që pretendojnë statusin e paratetraplegjikut duhet t’i drejtohen institucioneve shëndetësore për t’u pajisur me fletën e KEMP-it, e cila brenda 5 ditësh i dërgohet Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Shërbimin Social Shoqëror dhe pas 30 ditësh i dorëzohet komisionit për ta shqyrtuar.
Gazetari së bashku me denoncuesin shkuan pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve dhe më pas në të gjitha zyrat e nevojshme për të zgjidhur problemin e Bajram Shkretës. Prej 6 vjetësh ky i fundit nuk ka mundur dot ta marrë statusin e paraplegjikut, por emisioni “Stop” ia siguroi brenda pak ditësh.“Kjo s’ka fjalë… 6 vjet për ta siguruar dhe me një faleminderit për emisionin ‘Stop’ ëshët shumë pak! Keni bërë aq të mira, prandaj dhe unë iu drejtova këtij emisioni. Hallall ju qoftë!, u shpreh i emocionuar denoncuesi“Me diabet unë kam që në vitin 1998. Unë isha duke ikur me shërbim në Sarandë me Tefta Radin, por pija shumë ujë rrugës. Shkuam për inagurimin e një spitali dhe i tha që ky (Bajrami) pi shumë ujë. Bëmë një analizë dhe doli diabeti. Jam kuruar, por në vitin 2010 e preva një këmbë. Pas dy vitesh filluan shenjat te gishtat e këmbës tjetër dhe kështu e preva dhe këmbën e dytë”, rrëfeu denoncuesi.
Mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë.
Moderatori i tha se ka vetëm një minutazh të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.
Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe sonte duket se ndodhi diçka e ngjashme.
Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.
Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.
Para se të dilte, ajo u shpreh:
Po dal se po ma kërkon me mirësjellje”
Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.
Robert Ndrenika thotë se është ndier shumë i lënduar nga kryeministri Rama, kur nuk pranoi t’i jepte fjalën gjatë një takimi me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në Ndrenika tha se kreu i qeverisë “e turpëroi para kolegëve”.
“Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.” – u shpreh Robert Ndrenika në emisionin “Studio e Hapur”.
Pyetjes nëse është i dëshpëruar për shembjen e teatrit, Ndrenika pohon, ndërsa thotë se aty është krijuar gjithë kultura e Tiranës.
“Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.”
Robert Ndrenika zbulon edhe pse Edi Rama nuk i dëgjon zërin aktorëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.”
Ngjarja e dhimbshme e vrasjës së dyfishtë ka tronditur mbarë vendin dhe çdo ditë që kalon dalin informacione të reja përsa u përket viktimave të kësaj ngjarjeje.
Një nga banoret e zonës që punon pranë vendit të ngjarjes, ka treguar momentin e krimit dhe më pas vetëvrasjen e autorit. Ajo thotë se 31-vjeçari e kishte qëlluar një herë ish-të dashurën, më pas ishte ulur pranë saj duke e qëlluar sërish.
Në këtë moment ajo ka vdekur në vend. Ndërsa më tej, dëshmitarja tregon se ka lajmëruar Policinë. Në kohën që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Njësisë “Shqiponja” dhe po i bënin thirrje autorit që të hidhte armën e të dorëzohej, ai kishte kaluar nga ana tjetër e rrugës dhe është vetëvrarë në sy të policëve.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, dëshmitarja tregon rrethanat e krimit dhe përballjen me autorin, i cili i ka thënë që s’duhej të kishte frikë se nuk do e vriste.
A i njihnit dy të rinjtë?
Jo, as nuk i njoh as nuk i di. Atë djalin si fytyrë e kisha parë këtu, këto tri ditët e fundit. Vinte çdo ditë në mëngjes. Kurse vajzën nuk e kisha parë asnjëherë.
A arritët të shihnit se si ndodhi ngjarja?
Për ta parë nuk e pashë dot, sepse ka ndodhur pas këtyre shkurreve dhe nga aty nuk duket asgjë. Kur dolëm ne e kishte vrarë ai, ç’të shikonim. As për të dëgjuar nuk dëgjuam gjë.
Nuk pati debat para se të qëllonte vajzën?
Mund të kenë debatuar, sepse dëgjoheshin disa zëra, por se për çfarë nuk mund ta them, sepse nuk dëgjohej biseda.
Po krismat i dëgjuat?
Po, fillimisht dëgjova dy krisma, po mendova mos ishin kapsolla. Pastaj e pashë që po trembte njerëzit në rrugë. Më pas kaloi matanë, në krahun tjetër të rrugës dhe vrau veten. Kur erdhi Policia e vrau veten.
Pra, e vrau vetën në prezencën e policisë?
Po, po në sy të policisë u vetëvra. Kur erdhën ata të “Shqiponjave”, ata me motorë dhe i kërkonin të dorëzohej, të hidhte armën, ai e ktheu nga vetja dhe vrau veten.
U përballe në ndonjë moment me djalin?
Po në një moment e pashë, pasi kishte vrarë veten. Dola në rrugë të shihja se çfarë po ndodhte dhe e pashë djalin që ishte me pistoletë në dorë. U frikësova me thënë të drejtën. Sepse e pashë edhe vajzën që ishte shtrirë e gjakosur në trotuar. “Mos ki frikë se nuk të vras”, më tha. Unë desha të shkoja të ndihmoja atë vajzën, por u tremba.
Po pistoletën e mbante gjithë kohës në dorë?
Në dorë, në dorë. E lëshonte në tokë në ndonjë moment. Pastaj e merrte prapë, bënte sikur e mbushte, e ulte me tytë nga trotuari. Por në dorë e mbante derisa erdhi policia. Por me aq sa pashë unë, nga veprimet që bënte pas ngjarjes, ai e kishte të ndarë mendjen që pasi vrau atë do vriste edhe veten.
Vajza kishte vdekur në vend?
Vajza vdiq në vend kur i qëlloi për herë të dytë. E qëlloi një herë, pastaj herën e dytë ishte ulur afër asaj, e gjuajti edhe një herë dhe ajo vdiq në vend. Kur shkova unë ta shihja, ishte e mbuluar në gjak.
Sa zgjati ngjarja? Sa kohë pasi vrau vajzën qëlloi edhe veten?
As 15 minuta nuk ka zgjatur e gjithë ngjarja. Unë ndërkohë kisha lajmëruar Policinë dhe më thanë që po niseshin menjëherë. Si unë mund t’i kenë lajmëruar edhe të tjerë. Ishte ora 08:10 dhe kishte shumë njerëz që kalonin në rrugë e të tjerë që mund të kenë dalë nëpër dritaret e pallateve. Por ai sa erdhi Policia e vrau edhe veten.
Çfarë bënte gjatë këtyre 15 minutave?
Asgjë. Ecte sa para mbrapa me pistoletë në dorë. Një herë u ul aty tek ajo, pastaj sillej vërdallë, derisa kaloi nga krahu tjetër i rrugës, afër një peme dhe vrau veten. Gjatë kohës që rrinte aty afër vajzës në trotuar, nuk i afrohej asnjë kalimtar. Të gjithë kishin frikë dhe kalonin nga krahu tjetër.
Madje, një nga banorët kur po kalonte afër vajzës e ka pyetur se çfarë i kishte ndodhur që ishte e gjakosur. “E vrava unë”, i ka thënë djali. “Po pse?”, e ka pyetur ai. “Se më ndau nga familja”, i është përgjigjur. Kaq, s’di çfarë t’ju them më shumë, sepse nuk dëgjova asgjë se për çfarë mund të jenë zënë. Se nuk pati të bërtitura.
Pra, ju thoni që nuk kanë debatuar?
Nuk di ta them këtë. As nëse po ecnin bashkë apo ky ishte para apo pas vajzës. Unë thjesht në një moment dëgjova një të bërtitur dhe mendova se çfarë ndodhi. Para një jave doli një gjarpër këtu dhe u trembën kalimtarët dhe po bërtisnin.
Mendova mos kishte dalë prapë. Por në asnjë moment nuk më shkoi mendja te ndonjë vrasje. Dola të shihja dhe rastisa përballë djalit që ishte me pistoletë në dorë. Ai tha të mos kisha frikë, por kur pashë pistoletën dhe vajzën e gjakosur, e kuptova se çfarë kishte ndodhur.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj ka dhënë detaje se përse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur Turqinë për t’u arratisur. Sipas tij, lëvizja e Llallës drejt Turqisë është e paramenduar, pasi ai synon që përmes azilit t’u shpëtojë hetimeve dhe akuzave të ngritura për të.
Sa i takon pretendimeve të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama përmes Ministrisë së Brendshme po survejon kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-ministri i ka quajtur ato si shpifje mjerane. Sipas tij, PD-ja ka nisur këtë fushatë shpifjesh me audio-përgjime, Babale dhe survejime, sepse është një parti pa vizon dhe pa ide. Duke komentuar thirrjet e Berishës për dhunë, Brokaj akuzoi ish-kryeministrin Berisha se dhunën dhe vrasjet i ka bashkudhëtarë në karrierën e tij si politikan. Dhe për këtë, ai vuri në dukje masakrën e “2 Prillit” 1991 dhe “21 Janarin”, dy ngjarje që sipas tij janë shkaktuar nga Berisha.
-Zoti Brokaj, të enjten u mbajt seanca e radhës në Kolegjin e Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe u njoftua se ndodhet në Stamboll. Në gjykimin tuaj, pse mund të ketë shkuar në shtetin turk?
Në gjykimin tim, ikjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla drejt Turqisë, e shoh si një mundësi për t’u strehuar dhe larguar nga hetimi dhe gjykimi. Turqia është bërë një vend i zakonshëm për njerëzit e sërës së Sali Berishës për t’u strehuar dhe qëndruar atje. Atje ka qënë dikur dhe ish-kreu i SHISH, Bashkim Gazidede, si dhe Agim Shehu, etj, etj. Kështu që Llalla ka ikur në gjurmët e atyre meqenëse veprimtaria e tij, është thuajse e njëjta si e Gazidedes dhe Shehut, apo edhe të tjerë beniaminëve të Saliut.
-Pra, sipas jush ish-kryeprokurori Llalla po tenton të përfitojë azil politik nga frika e hetimeve që po bëhen në Tiranë?
Adriatik Llalla ka vajtur në Turqi për azil politik. Për mendimin tim ai prandaj ka udhëtuar drejt Turqisë, pavarësisht se është tjetër gjë se sa do të ia arrijë ta realizojë që të përfitojë azil. Pra gjithë synimi i Llallës është që t’i shmanget hetimeve dhe të qëndrojë atje. Fakti që ish-kryeprokurori e largoi me kohë familjen e tij nga Shqipëria, tregon qartë që çdo gjë ai e ka bërë me paramendim. Pra çdo njeri normal duhet të gjykojë që Llalla e largoi familjen qëllimisht, pasi më pas do bënte dhe lëvizjen tjetër duke ikur vetë. Kështu që është në atë linjë të menduar dhe këshilluar prej kohësh, madje veprimi i tij është edhe i diktuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
-A duhet të mbajë përgjegjësi ish-kryeprokurori për dështimin gjatë 5 viteve në krye të organit të akuzës? Kjo pasi premtoi disa herë se do arrestonte pushtetarë të korruptuar dhe sot të gjithë ish-ministrat me dosje janë të lirë.
E kam thënë kaq herë dhe vijoj ta përsëris që kryeministri Edi Rama duhet ta kishte hequr Adriatik Llallën nga kryeprokuror, qysh në fillim të mandatit të tij të parë. Madje, për mendimin tim Rama duhet ta çonte në Kuvend Llallën që të jepte llogari për dështimet e tij dhe më pas ta shkarkonte publikisht Parlamenti. Në 5 vite detyrë, Adriatik Llalla nuk ka bërë asgjë dhe do të mbahet mënd dhe do hyjë në gjenezën e historisë si kryeprokurori më i dështuar që ka pasur Shqipëria, për shumë arsye. Llalla gjatë kohës që ushtronte postin e kryeprokurorit ka qenë vetëm në shërbim të Saliut dhe Partisë Demokratike dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend. Kështu që është e tepërt të thellosh më tej analizën, sa i takon gjykimit të punës së tij.
-PD të premten hodhi akuza ndaj policisë se është duke survejuar dhe përgjuar kreun e saj, Lulzim Basha. Si i shihni këto pretendime dhe pse do i interesonte policisë të survejonte liderin demokrat?
Lëvizja e fundit e Partisë Demokratike me të ashtuquajturat audio-përgjime, video-përgjime dhe survejimi, siç është pretendimi më i fundit i PD që gjasme policia po survejon Lulzim Bashën, është e vetmja mençuri e kësaj partie në konotacionin negativ, që të bëjë dhe shpikë sa më shumë budallallëqe. Pra të gjitha këto janë jashtë PD-së në njëfarë mënyre, pasi në qoftë se vërtet Partia Demokratike kërkon të vijë në pushtet duhet të organizohet, duhet t’i ofrojë qyetarëve program, duhet tju mbushë mendjen se është një parti demokratike, me vizion dhe me vlera, madje edhe një parti me perspektivë që ofron potencial qeverisës.
Por meqenëse Partia Demokratike nuk ka asgjë nga këto që sipërpërmenda, venë tek zakoni i vjetër i filluar qysh në vitin 1990 dhe 1991, shpif, shpif dhe vetëm shpif. Kështu që kësaj partie i kanë mbetur reflekset negative të krijimit të kësaj force politike. PD di vetëm të shpifë dhe trillojë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Vetëm se në gjykimin tim këto shpifjet e fundit si gjasme survejimi i Bashës apo rasti i “Babales” janë nga më idiotet.
Për arsye se shteti nuk ka nevojë të survejojë apo të përgjojë kryetarin e opozitës, në një kohë kur lideri i minorancës mbrohet me ligj nga Ministria e Rendit, me njerëz me të gjitha. E çfarë do t’i gjesh Bashës që ta përgjosh. Kanë ndërmend ata të bëjnë ndonjë grusht shteti dhe po përgjohen!!!??? Kështu që pretendimet e demokratëve janë vërtet si përgjimi i Babales. Është mjerane teksa shikon që opozita e një vendi është katandisur në këtë farë derexheje. Prandaj si përfundim unë ndjej keqardhje për opozitën dhe sjelljen e saj. Madje, edhe neveri për mënyrën se si po bën opozitë.
-Ditët e fundit kemi parë dy qëndrime brenda opozitës: Nga njëra anë është kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili është kundër dhunës. Dhe nga ana tjetër kemi ish-kryeministrin që nxit revoltë. Pse Berisha është gjithmonë për dhunë?
Protesta e opozitës ishte e koordinuar. Por mos harrojmë që protestuesit mësymën para Ministrisë së Brendshme. Nuk vajtën atje me dëshirën e Lulit, pasi mënyra pse u thirr protesta të forconte bindjen se ata do të shkonin atje. Por realiteti është më i thellë, kështu që nuk ka asnjë dyshim që organizatori dhe regjisori është Berisha. Berisha dominon PD-në sot. Më lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj rastet kur Saliu ka qeverisur këtë vend.
Sali Berisha gjithmonë në karrierën e tij politike është udhëhequr nga dy parime: “Dhuna dhe Vrasjet”, binom i cili i ka dhënë luksin që të mbajë pushtetin. Kini parasysh “2 Prillin” e vitit 1991, që është ingaurimi i marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e Berishës, në kuptimin që sabotuan zgjedhjet normale dhe realizuan të parakohshmet duke ia faturuar krimin e tyre, i cili u urdhërua nga Berisha në adresë të partisë tjetër që ishte në pushtet.
Më pas Berisha të njëjtën gjë ka bërë gjithmonë, duke ardhur tek viti 1998, kohë kur Saliu bëri grusht shteti për të marrë pushtetin. Kështu që në kodin e Saliut dhuna dhe vrasjet për të marrë apo mbajtur pushtetin janë. Është tjetër gjë pastaj momentet kur arrin t’i realizojë ai. Kini parasysh edhe një tjetër fakt, “21 Janari”.
Dhe ajo vrasje për pushtetin ishte. Asokohe Berisha kishte synim të asgjësonte opozitën, madje ta implikonte si të përfshirë në nxitjen e trazirave, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe jashtë strategjisë së Berishës. Berisha sa të jetë në politikë, gjithmonë do të synojë të shkaktojë dhunë në këtë vend.
-Si e shihni faktin që PD-LSI kanë filluar të sulmojnë shumë fortë reformën në drejtësi?
Është absurde të sulmosh reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mëdha të ndërrmara nga ana e qeverisë. Kështu që sa i takon vetingut, kam bindjen se ky proces do të skualifikojë shumë gjyqtarët e prokurorë, madje nuk kam asnjë dyshim për këtë. Çdo gjyqtar dhe prokuror i korruptuar duhet të përjashtohet nga sistemi dhe të ndiqet penalisht nëse ka abuzuar me detyrën. Ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërtohet një sistem drejtësie profesional dhe i pavarur.
– Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati kanë folur për prezencë të ndikimit rus. Sa të rrezikuar jeni ne?
Ne jemi vend anëtar i NATO-s kështu që Rusia e ka të vështirë të penetrojë. Por duke parë që ka elementë të kësaj natyre, ku Rusia ka shtrirë tentakulat në shumë vende, për rrjedhoje frika ekziston, dhe pa diskutim mund të gjesh.
-A mendoi se dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e rajonit për të nisur arrestimet në nivele të larta?
-Mendoj që me ngritjen e reja të organeve të drejtësisë duhet të nisin arrestimet e zyrtarëve të lartë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e vjedhur dhe plaçkitur. Arrestime e ashtuquajtura “VIP” do të shëndoshin imazhin e Shqipërisë tek sytë e ndërkombëtarëve, duke treguar më në fund që ne jemi të denjë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në embrion. Megjithatë, na duhet të presim që ta shikojmë këtë realitet.
Në emisionin ‘’Të Paekspozuarit’’ në Top Channel kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Sipas saj, PS-ja do të humbasë të gjitha baskitë që i ka fituar LSI-së. Bëhet fjalë për baskitë e Fierit dhe Lushnjes të cilat janë bastione të socialistëve. Këto dy bashki PS-ja i ka fituar para koalicionit me LSI-në.
Fjala e Monika Kryemadhit
“Do t’ju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion i së majtës.
Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte edhe LSI.
Tani nuk po them për të gjithë votat e LSI-së të 2017-së, por vetëm me gjysmat e tyre, ra Bashkia e Fierit.
Bashkinë e Patosit e kanë fituar me 300-400 vota bashkë me LSI-në.
Nuk po të them lëvizin gjithë votat e LSI-së nga Patosi, por me vetëm gjysmat e atyre, iku dhe Bashkia e Patosit.
Roskovecin e kanë fituar me 600 vota bashkë me LSI-në, hiqi gjysmat e votave që ka fituar LSI në Roskovec në 2017-ën, ra dhe bashkia e Roskovecit.
Po kështu dhe Bashkia e Lushnjes, po kështu dhe bashkia e Divjakës.
Pra konkluzioni është, LSI, Partia Demokratike dhe të gjitha partitë e tjera të frontit opozitar, komunistë, demokratë, ballistë, legalistë, se këtu nuk është çështje ideologjie, këtu është çështje fronti kundër krimit dhe kundër drogës, kundër varfërisë së shqiptarëve, të cilët po i kthejnë shqiptarët në skllevër të krimit të organizuar, po i kthejnë shqiptarët në emigrantë në vendin e tyre, do e mundin PS-në.
S’ka më këtu bindje politike. Këtu është një front i përbashkët kundër të keqes më të madhe, që ka një emër Edi Rama, krimi i organizuat.
Prandaj ky front pa dallim feje, ideje dhe krahine, ka vetëm një qëllim. Të rrëzohet Edi Rama, sepse ai nuk përfaqëson gjë tjetër, por përfaqëson atë strukturë kriminale që varfëroi Shqipërinë”, tha Kryemadhi.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri është bërë tashmë e modës që të kërkohet dorëheqja e numrit një të qeverisë dhe se kjo gjë bëhet rregullisht që kur ka ardhur demokracia. Gjatë një interviste për “France 24” Rama tha se vendi ka rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se kjo është arsyeja përse KE rekomandoi hapjen e negociatave.
Pjesë nga intervista:
Është plagosur një gazetar në Shqipëri…
Nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.
Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?
Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpesh herë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha.
Keni rezultate konkrete në luftën kundër drogës?
Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE për tu bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim
Europa po vuan nga kriticizmi…
Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja: sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vijnë në Shqipëri.
A patët përshtypjen se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për ju?
Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.
Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar gjatë emisionit Ajsberg rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.
“Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua.
Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike.
Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm.
Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike.
Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrin dhe unë isha në mes.
Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë.
Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg.
Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” u shpreh Jetmir Olldashi.
Autenticiteti i përgjimit është në fakt pika më e fortë e debatit nëse personi tjetër që flet me Babalen është apo jo Agron Xhafaj dhe vetë gazetari qartësisht nuk del garant në lidhje me këtë moment të investigimit.