Intervista

“Nuk më pëlqeu”, Xhisiela për Çitozin: Çfarë ndodhi në komisariat

Xhisiela Maloku, në rrëfimin e saj për Open me gazetaren Eni Vasili, deklaroi se nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e oficerit të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Fushë-Krujës, Gentian Çitozi.

“Nuk më pëlqeu sjellja e tij. Nuk m’u duk i përshtatshëm. Shprehte mendimet e tij, por unë nuk u ndikova. Më thonte që mirë po bëja që po e tërhiqja dëshminë. Nuk më pëlqeu mënyra se si fliste, por nuk më kujtohet mirë çfarë thonte pas gjithë këtyre gjërave që ndodhën. Unë mendoj se një oficer policie nuk ka pse të favorizojë asnjë palë. Nuk më kujtohet se çfarë thonte, por thjesht favorizonte”, shprehet Xhisiela.

“Pasi dola nga komisariati, shkova te halla që e kam shumë afër, dy minuta larg komisariatit. Të nesërmen shkova që ta denoncoja prapë Rexhepin pasi u pendova që tërhoqa dëshminë. Më drejtuan për në SHKB-në e Durrësit. Denoncova Çitozin, jo Rexhepin sepse duheshin arsyet dhe i thashë që kam qenë e kërcënuar. Pasi dhashë këtë dëshmi, është thirrur Rexhepi. Ai kishte ikur përsëri në Sarandë dhe kjo është arsyeja pse unë shkova për ta ribërë kallëzimin. Inati dhe xhelozia ishin arsyet që shkova në SHKB-në e Durrësit. Kam thënë që jam kërcënuar nga Rexhepi dhe dy kushërinjtë e tij brenda komisariatit, por nuk është e vërtetë. E përsëris, dëshminë e rreme e dhashë nga inati”, tregon Xhisiela në Open.

Më tej, ajo tregon se Emiliano Nuhu ka trilluar: “Pas një jave takova Emiliano Nuhun, ku dhashë dëshmi. Jemi takuar në Prokurorinë e Krujës, ku isha thirrur për t’u marrë në pyetje. Të nesërmen e takova në Komisariatin e Krujës. Ai po më bënte pyetje jashtë hetimi, pse ata janë të lidhur me krimin e kështu gjërash. Më thonte që të mos kisha frikë dhe se do t’i shkatërronte ata. Të nesërmen, në policinë e Fushë-Krujës, kam dhënë dëshmi tjetër. Dua që t’i shikoj të gjitha ato dëshmitë, pasi dëshmia ime nuk është aq e gjatë. Unë nuk kam thënë që kanë ardhur në shtëpi të më marrin. Nuk e di se ku e ka marrë dëshminë Emiliano, ashtu si nuk e di ku i ka gjetur të gjitha trillimet e tjera. Të nesërmen pashë që isha përdhunuar. I thashë Emilianos që nuk dua ta vazhdoj më këtë histori sepse erdha me besim në polici. I thashë që doja ta tërhiqja dëshminë dhe çështja të mbyllej. Mora përsipër edhe që të hyja në burg për dëshmi të rreme”

Kur Xhisiela u pyet a po e kërcënonte njeri, ajo u përgjigj: “Jo, absolutisht. Jam 100% e sigurtë. Po të isha kërcënuar, do të kisha kërkuar azil, siç bëri Emiliano me emrin tim. Nuk trembem për jetën time, as të motrës sime dhe as të mamasë sime. Presionin e madh ma ka bërë media, më ka përdorur më shumë politika. Nuk kanë të drejtë të nxjerrin banesën ku jetoj e të më vijnë në shtëpi. Gabimi im është që kam bërë këto deklarata, ndërsa të tjerët nuk po shqetësohen për mua. Mund të më mbështesni psikologjikisht”.

“Nuk më pëlqeu”, Xhisiela për Çitozin: Çfarë ndodhi në komisariat Read More »

“Jam djegur vetë me cigare, Rexhepi më ka qëlluar një herë”, dëshmia e Xhisielës

Xhisiela Maloku ka folur sot për lidhjen e saj me djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja, ndarjen dhe akuzat për dhunë në emisionin”Hapur” në Top Channel.

Xhisiela ka treguar fillimet e lidhjes së saj që në shkollë të mesme me Rexhep Rrajën. Ajo thotë se nga ai ka marrë vetëm një shuplakë dhe se me cigare është dhegur vetë. Madje deklaron se dhe Rexhepi ka shenja, sepse nga stresi digjnin veten kur bënin debate. Qartë dhe dukshëm Xhisiela dukej se ishte nën kërcënim dhe në këtë përfundim kanë dalë dhe të ftuarit në emision, pjesë e tyre dhe gazetarja Anila Hoxha që ka qenë e pranishme gjatë intervistës.

Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë nga xhelozia sepse Rexhepi kishte shkuar me një vajzë për pushime.

E ke ndjerë mungesën e babait?
Shumë, në çdo moment.

Ka pasur një figurë që e ka zëvendësuar?
Po dajat kanë qenë pranë meje por babain s’ta zëvendëson askush.

A do kishte qenë jeta jote ndryshe me babain pranë?
Po, absolutisht po.

Me kë jeton?
Me mamin, motrën e gjyshërit.

Si është jeta e fshatit?
Nuk kam ndenjur aty, se kam bërë shumë jetën e fshatit, më shumë me fjet në shtëpi se kam qenë në shkollë.

A është e vështirë të jetosh në fshat?
po normalisht që është e vështirë sepse gjëra e parë është mentaliteti. Është mentalitet shumë i mbyllur. Vjen dhe nga meshkujt dhe nga femrat.

Mendoni që një femër në Nikël apo në Zezë jeton e paragjykuar?
Unë jam paragjykuar por kam jetuar për veten.

Ke qenë e lirë në zgjedhjet e tua?
Po, s’më ka interesuar mentaliteti. E di që do flasin por s’ka qenë pengesë për mua.

Kë do më fortë?
Motrën.

Pse?
Çdo gjë që kam me të e ndaj. Rrimë kudo bashkë.

Çfarë do doje të ndryshoje?
Do doja të ndryshoja mentalitetin.

Ke pasur gjithmonë këtë peshë trupore? Më dukesh shumë e dobët?
Jo s’kam qenë kaq. Kam rënë 12 kg nga stresi që kur dola në media.

Si e njohe Rexhepin?
E kam njohur në shkollë. Kemi qenë në gjimnaz. Aty jemi lidhur, kemi qenë 17 vjeç. Në vitin 2012.

Ka qenë dashuri me shikim të parë?
Jo jemi njohur. Kemi qenë dhe në 9-vjeçare.

Kush e bëri hapin e parë?
Ai.

Si të propozoi?
Nuk e mbaj mend.

Ti ke vazhduar studimet e larta, të ka mbështetur ai?
Po më ka mbështetur.

Pse po e vazhdon kaq vonë masterin?
Doja të pushoja dhe e fillova tani.

Çfarë kanë qenë këto vite me Rexhepin?
Kemi qenë shumë mirë. Kemi pasur dhe debate por jo gjë tjetër. Nuk ka pasur dhunë, më shumë kemi pasur debate verbale. Arsye xhelozie, mospërputhje mendimesh.

Keni pasur hyrje familjare?
Jo, jo nuk kemi pasur.

Si erdhi ndarja?
Erdhi pa kuptim. Kishim 3 muaj që nuk ishim dakord me gjërat e njeri-tjetri. Erdhi me kërkesë të Rexhepit.

Ku keni qenë?
Kemi folur në telefon.

Si u ndjeve?
Normalisht që u ndjeva shumë keq. Nuk po e besoja dot.

Jeni takuar pas këtij momenti?
Po jemi takuar. Jemi takuar për t’u sqaruar. Unë i thosha pse jemi ndarë. Ai thoshte hajde ta them këtu. Me kërkesë të të dyve.

Cili ka qenë muaji?
Që në maj. Po jemi parë dhe jemi takuar më pas.

Kur ka qenë takimi juaj i fundit?
Ka qenë në komisariat takimi i fundit, më 21 korrik. Ndodhi një konflikt mes ne të dyve. Isha në gjendje të rënduar.

A pati dhunë?
Jo nuk pati. Normalisht një shuplakë por jo më shumë. Kishim më shumë debate.

Dëshmia që ka dalë në media është nga dosja e prokurorisë, ku ju thoni që e keni takuar Rexhepin jashtë një hoteli?
Është e vërtetë.

Si përfunduat në hotel?
Me ftesë të atij. Zënka normale, vetëm një shuplakë të vetme.

Në dëshminë në media që ka dalë nga prokuroria ju thoni që jeni qëlluar me pistoletë, që është ushtruar dhunë me grushte dhe djegie me cigare. A është e vërtetë kjo pjesë e kallëzimit?
Jo nuk është e vërtetë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia dhe nga inati që kisha ndaj Rexhepit.

Është bërë një akt ekspertize nga një doktor… 
Në Tiranë kur dola nga Komisariati e takova.

Ku e dinte ai?
E lajmërova unë. Më tha pse. Ok më tha dil më tako. E takova e më kërkoi falje.

Çfarë ndryshoi kur shkove në komisariatin numër 3?
Ndryshoi sepse ai nuk e mbajti fjalën e dhënë.

Çfarë fjalë?
Më tha që s’do bëj asgjë që të lëndojë. Dhe iku me pushime me një vajzë tjetër. Nga inati shkova ditën tjetër e denoncova për dhunë.

Kush ta ka bërë ekspertizën?
Nuk e di, mjeku, nuk e njoh.

Është një akt ekspertize me foto s’mund ta mohosh?
Nuk e di, e kam dëgjuar në media. Aty thoshte dhe prerje.

Jo hematoma dhe shenja nga cigare.
Po të shohësh në trupin tim i kam akoma ato shenja, janë shenja të një aksidenti që kam bërë në Fier. Kur po shkoja në Patos.

Keni makinë tuajën?
Ishte makina e shoqes.

Po çka thuhet në akt ekspertize për shenjën e cigares çfarë mund të thuash?
Unë e kam dhe këtu një shenjë. Kur ziheshim ne i bënim vetë. Po ta shikosh dhe Rexhepin i ka.

A je duke e justifikuar Rexhepin?
Absolutisht jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt.

Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën.

E di që ka pasoja dëshmia e rreme?
Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri.

Kush janë njerëzit e pafajshëm?
Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja.

“Jam djegur vetë me cigare, Rexhepi më ka qëlluar një herë”, dëshmia e Xhisielës Read More »

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë. Nuk kam qenë kurrë e kërcënuar dhe Rexhepi më ka ofruar mbështetje.

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

Xhisiela mohon gjithcka: E kam bërë nga xhelozia, jam tallur me policinë Read More »

Deputeti i PS-së rrëfen momentin që i la traumë në jetë: Më kapi një e dridhur…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Bracce gjatë një interviste për televizionin “Top Channel”, ka rrëfyer se një momenti i sikletshëm shumë vite më parë në jetën e tij, i ka lënë traumë sa që nuk dëgjon më muzikë klasike.

“Me sa duket, violina k lënë gjurmë traumatike tek unë. Nganjëherë kthehej edhe në detyrim, sepse më largonte nga lojërat. Kur kam dalë në klasë të 8 nga shkolla “8 Nëntori” mbaj mend se provimi i fundit që kam dhënë ishte pikërisht violina.

Mbaj mend si tani që më ka kapur një e dridhur, e cila nuk pushonte, aq sa dora nuk funksiononte të gjente notat, harku dridhej gjithashtu. Duke qenë se isha i mirë me mësime, drejtori i asaj kohe më la të largohesha nga provimi. Kështu që nuk dëgjoj muzikë klasike që atëherë”, -u shpreh Braçe.

Deputeti i PS-së rrëfen momentin që i la traumë në jetë: Më kapi një e dridhur… Read More »

Dritan Zagani lëshon bomben: Politika e inkriminuar, ç’më kërkoi Nuhu

Dritan Zagani, në një rrëfim për emisionin “Kjo Javë” në News 24  ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas tij, ka qenë vetë Nuhu që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.

INTERVISTA E PLOTË:

 Zoti Zagani përshëndetje, si e njihni zotin Emiljano Nuhun?

Zagani: Përshëndetje zonja Tufa! Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotonit Nuho, dhe zoti Nuho si polici inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruaj ti një ditë, Nuk e njihje, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë. Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.  Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.

Kur e keni takuar?

Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë. Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova. Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.

Sa shpesh e keni takuar?

Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike.  Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.

A keni dijeni se ku është ai në këto momente?

Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Duke patur parasysh dhe ju e theksuat se një situatë të ngjashme keni kaluar edhe ju, për këtë ngjarje, cili është komenti juaj?

Zagani: Nisida, politika e vendit tonë që drejton sot , është e inkriminuar deri në palcë, e duke qenë e tillë, kjo politikë arrin të bëj pis këdo, jo një oficer apo qytetar të vetin, që e ka hiç, e ka zero. Unë e provova në kurriz, nuk kam çfarë t’ju shpjegoj se çfarë kam kaluar ne kalvarin e vuajtjeve.  Unë kur kam dëgjuar e këtij djalit më është rrëqeth mishi dhe kam parë vuajtjen që kam kaluar. Në këto kushte i kam ofruar derën e shtëpisë dhe pjatën e supës që kishte bërë nusja për drekë për fëmijët e mi edhe për vajzën e tij. Pastaj, lidhjet jo PD jo pagesat e Lul Bashës, për mua jo vetëm që nuk ekzistojnë, por as nuk kanë ekzistuar. E mirëkuptoj unë politikën atje të inkriminuar, sepse duan të justifikojnë veten.  E marr vesh se ata janë të tillë dhe nuk dalin dot nga bataku ku janë zhyt, sepse u ka plas veza në dorë. Sado të mundohen, unë jam Dritan Zgani, nuk më intereson fare politika jam ai njeri që kam vuajtur dhe po vuaj që po luftojë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tim dhe për të garantuar sigurinë e familjes. Dhe çdo bir shqiptari që ka nevojë për mundësin që kam, unë nuk jam kursyer, kushdo që më njeh, e dinë që unë jam ky, unë jam Dritan Zagani. As partia as politikani, asnjë lloj lidhje me mafian dhe politikën. Faleminderit ju për interesimin dhe iu uroj punë të mbarë.

Dritan Zagani lëshon bomben: Politika e inkriminuar, ç’më kërkoi Nuhu Read More »

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin

Emiljano Nuhu ka treguar se si është njohur me ish-shefin e antidrogës Dritan Zaganin.

“Me ish-oficerin Zagani jam njohur përmes hallit që më ka zënë. Nuk dija kujt t’i kërkoja ndihmë, kam kontaktuar me të.

Më ka treguar portën e institucionit ku duhet të trokisja. Më ka marrë në shtëpi më ka dhënë bukë”, u shpreh ish-oficeri.

Më tej Nuhu ka zbuluar arsyen pse nuk pranon të shfaqet me figurë në ekran.

“Për arsye të punës ku kam punuar, nuk shfaqem për shkak të grupeve kriminale që unë kam futur nmë burg.

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin Read More »

Flet avokati i Xhisiela Malokut: Ju tregoj çfarë ndodhi në komisariat

Avokati i caktuar kryesisht nga shteti për Xhisiela Malokun, Elton Frangu i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS. Avokat Frangu thotë për News24 së është është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.

Avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme” është shprehur avokati. Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.

I pyetur nëse ka parë persona të rrezikshëm jashtë komisariatit apo persona me armë, avokati thotë se ka qenë natë dhe nuk ka patur shumë lëvizje. Në lidhje me gjendjen psikologjike të vajzës, Frangu thotë se më mirë mund të shprehet psikologu që ka qenë gjithashtu i pranishëm në komisariat. Avokat Frangu thotë se nga momenti që është është larguar nga komisariati nuk ka qenë më pjesë e kësaj cështje, por shpreh gatishmërine e tij për tu paraqitur në prokurori në rast se do të kërkohet nga organi i akuzës.

Ndër të tjera ai tregon se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

Intervista:
Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut
Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë

Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?
Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi.

Dhe cfarë të tha?
Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht.

Interesat e kujt do mbronit?
Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment. Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur.

Keni konstatuar të vi djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.
Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka fillu nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, vec këtu jam përqendruar ta orjentoj.

Vajza ishte ne praninë tuaj?
Ishte edhe psikologu.

Keni qenë më pjesë e cështjes.
Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet.

Po Rexhep Rrajan e njihni?
E njoh si emër se është bërë edhe publik tani.

Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?
Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë.

Konstatuat frikë?
Jo, përvec habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Shenja të dukshme dhune?
Jo nuk kam parë.

Flet avokati i Xhisiela Malokut: Ju tregoj çfarë ndodhi në komisariat Read More »

P*rdhunimi i të resë në Krujë/ Oficeri tregon detaje tronditëse: E dogjën me cigare dhe i vunë pistoletën, më erdhën deputetët e PS-së në zyrë

Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku transmetuar në “Shijak Televizion” ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku.

Sipas tij e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke I vënë pistoletën në bark për të mos folur.

“Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja ka rrëmby Xhensila Malokun, e ka godite, e ka djegë me cigare. i ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit. i ka djegë cigare në pjesë të ndryshme të trupit. vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë Krujë, e tek kryebashkiaku”, thotë ish-oficeri Nuhu.

“Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllaiu i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fute Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëkj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. i ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheqë,, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, tha ai.

Intervista e plotë:

Gazetari: Përshëndetje! Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?

Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.

Emiljano Nuhu: Shumë faleminderit! Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?

Emiljano Nuhu: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë, shkruan Faxweb.al.

Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.

Emiljano Nuhu: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.

Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?

Emiljano Nuhu: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja I cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.

Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër … Emiljano Nuhu: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan mark përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.

Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se Nase nuk ishin duurt e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?

Emiljano Nuhu: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.

Gazetari: Në korrik? Emiljano Nuhu Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018 Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.

Emiljano Nuhu Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.

Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?

Emiljano Nuhu: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.

Gazetari: E ka marrë me dhunë me neë fjalë per ta futur në makinën e tij?

Emiljano Nuhu: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…

Gazetari: Po.

Emiljano Nuhu: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.

Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore

Emiljano Nuhu: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.

Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes

Emiljano Nuhu: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj m e Radha. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.

Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?

Emiljano Nuhu: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.

Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera? Emiljano Nuhu: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zooi Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …

Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?

EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.

Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?

EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?

EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017. Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?

EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.

Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6? EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës

Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës

Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?

EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.

Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?

EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës

Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?

EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.

Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …

EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre

Gazetari:

Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve ekanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …

Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?

Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës

Gazetari: Të kallzueses…

Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…

Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…

Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.

Gazetari: E kanë bërë këtë?

Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.

Gazetari: Ku?

Emiljano Nuhu: Në komisariatin numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kasha besim të vija në komisariatin e policisë Krujë për të dhënë kallzim as në stacionin e Policisë Fushë Krujë pasi kam vajtur e gjakusur dhe nuk ma ka marrë njeri kallzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariati numër 3. Mbas shumë poërpjekjeve oficerët e policisë gjkyqsore që kanë qenë atë ditë në datë 21 korrik 2018 e kanë marrë kallzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskopetencë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ja kanë nisur me e-mail kallzimin komisariatit të p[olicisë Krujë.

Gazetari: Po.

Emiljano Nuhu: Data 21 me sa më kujtohet ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore i gatshëm në stacionin e policisë Fushë Krujë që e mbuloja të gjithë zonën Fushë Krujë dhe komisariatin e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë.

Gazetari: Dhe në këtë formë ka ardhur kallzimi tek ju?

Emiljano Nuhu: Po, në këtë formë më ka ardhur kallzimi. Me ardhjen e kallzimit unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetas ka bërë kallzim në komisariatin numër 3 dhe do të vazhdojne veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja që të paraqitej në stacionin e policisë Fushë Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19:30 afërsisht, në zyrën time në stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situate.

Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem? Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo

Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?

Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ja kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rrahja për veprat penale përndjekje …

Gazetari: për ushtrim të dhunës, për Emiljano Nuhu: Ja, një sekondë… Gazetari: Po. Ju keni dokumentet aty për t’i parë. Emiljano Nuhu: I kam dokumentet

Gazetari: Është nevojshme të bëjmë prezent edhe dokumentet. Emiljano Nuhu: I kam të gjitha dokumentet, provat, i kam këtu dhe mund t’i paraqes në çdo moment.

Gazetari: Drejt. Emiljano Nuhu: Për veprat penale: përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit …

Gazetari: Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty, mnund ta tregojmë përballë cameras edhe dokumentin që ken ë dispozicion…

Emiljano Nuhu: Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë tek zyra ime në datën 30 korrik të 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore kam vazhdu hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë në datën 22 tek zyra e kontrollit të brednshëm në drejtorinë vendore të policisë në Durrës.

Gazetari: Po.

Emiljano Nuhu: Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua ia ka shpjeguar edhe kontrollit të brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrahjen për vepra penale përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokurorin dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flaës për akuzën.

Gazetari: Çfarë tha prokurorja?

Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem bëj të ditur personit se do të arrestohesh dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.

Gazetari: Ndërkohë prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?

Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë … Gazetari: Në kushtet e flagrancës?

Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant është brenda ditës dhe vazhdon ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi

Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin

Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja

Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur… Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.

Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët? Emiljano Nuhu: Po, personatr që përmenda më sipër.

Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti… Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?

Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …

Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?

Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.

Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?

Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.

Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?

Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë

Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës? Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja. Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?

Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët

Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?

Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…

Gazetari: Ju thotë juve?

Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?

Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.

Gazetari: Kush e tha këtë?

Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …

Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë

Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …

Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?

Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.

Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë? Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …Gazetari: Që quhet? Emiljano Nuhu: Artur Hebaj.

Gazetari: Po. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur?

Emiljano Nuhu: E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash dhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe I tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në mabientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha mere me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta.

Gazetari: Kjo ishte përgjigjja e shefit të stacionit?

Emiljano Nuhu: Jo shefit të stacionit, shefit të komisariatit. Shefi i stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme.

Gazetari: Po prukuroren e morët?

Emiljano Nuhu: Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariatit ku më ka thënë shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi me problemin se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më.

Gazetari: Do merresh me punë miqësore apo ligjore? Emiljano Nuhu: Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz …

Gazetari: Kjo ishte porosia e shefit të komisariatit?

Emiljano Nuhu: Po, porosia e shefit të komisariatit lërë të merret oficeri Gentian Çitozi.

Gazetari: Ju si reaguat? Çfarë i thatë eprorit tuaj?

Emiljano Nuhu: Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit cafarë do bëhet. Tha do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin I thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucionale. Unë I thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkovandihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie.

Gazetari: Kështu tha edhe prokurorja? Emiljano Nuhu: Jo. Nuk ma tha prokurorja, i tregova ato që më tha shefi i komisariatit. Gazetari: Kuptoj. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj?

Emiljano Nuhu: Prokurorja tha neqoftëse është kështu problem le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më. I thash unë dua të bëj kallzim për shtetasit Xhella Rrahja, Rrahman Rrahja dhe dy personat e tjerë Taulant Balla dhe Artur Bushi që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë qëma vendosi në kokë.

SHIKONI VIDEON KETU

P*rdhunimi i të resë në Krujë/ Oficeri tregon detaje tronditëse: E dogjën me cigare dhe i vunë pistoletën, më erdhën deputetët e PS-së në zyrë Read More »