Histori

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët?

ga Aurenc Bebja*, Francë

Në librin e Charles de Susini “La Corse et les Corses, Opinions et Documents”, botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen nr. 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin ‘Corses et Albanais’, i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët. Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?
Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë. Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje. Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj. Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi. Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët.
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1877-a-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret/

Shkrimi i 1877/ A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët? Read More »

Plasi lufta e ka marre gjeme, Dridhet toka nene kembe, Kanan Mazja paska thene …

PLASI LUFTA E KA MARRE GJEME

Plasi lufta e ka marre gjeme,
Dridhet toka nene kembe,
Kanan Mazja paska thene :
Ne vatanin nuk e leme,
Lakra kemi per te ngrene !
Nuk ja leme vendin dushmanit,
Jemi te zot’ e vatanit,
Urdher’ i Smail Qemalit,
Ta mbrojme si syte e ballit,

Ploçe______Vlore

1) Kanan Masja, nga fshati Zhkoze i Vlores ( Hero i Popullit), duke qene oficer ne ushtrin turke (ne taborrin e Vlores), u vu ne sherbim te qeverise Shqiptare te Vlores.
Ne krye te forcave vullentare dhe te rregullta, luftoi trimerishte per mbrojtjen e kufijeve tane te jugut…

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
15,04,2018,,

Fotografia e Bedri Kabasha

Plasi lufta e ka marre gjeme, Dridhet toka nene kembe, Kanan Mazja paska thene … Read More »

Një udhëtim drejt “ferrit” të Spaçit, aty ku im atë la rininë e jetën

E diel… mëngjes…

Sot, bashkë me një mikun tim kam vendosur të shkoj në një vend, i cili më lidh fort me historinë time…
Kam vendosur të rrëmoj thellë në plagët e së shkuarës time…
Sot, jam gati ta ndërmarr vetë këtë udhëtim…

Do të shkoj në Spaç!

Shumë prej jush, mbase nuk e dinë ku i bie ky vend dhe keni plotësisht të drejtë! As unë mbase nuk do ta dija, po të mos më kishin vrarë veshin ato tregime, histori të gjyshes dhe nënës time për të.

Do të vizitoj burgun famëkeq të Spaçit, kampin e përqëndrimit të burgosurëve politik, atë vend ku vuajti dënimin për plot dymbëdhjetë vjet im atë…akuza: agjitacion-propagandë…

Nisemi…

Ende nuk ka gdhirë mirë. Është ora pesë e mëngjesit. Fshati ndodhet 100 kilometra nga Tirana.
Kureshtja është e madhe. Për herë të parë do të ballafaqohem me një realitet, të cilin e kam projektuar në mendje që fëmijë…

Vallë do të jetë ashtu siç e kam parashikuar, apo do të jetë edhe më keq?

Rrugës më vijnë ndërmend ca histori të gjyshes time, peripecitë që ajo hiqte për të takuar vetëm tre herë në vit tim atë në kampin famëkeq. Më tregonte për ca rrugë të vështira nëpër male, për një vend të rrethuar nga kodrinat, ku edhe drita e diellit e kish të vështirë të depërtonte…

Lëmë pas kthesat e Rrëshenit, shoh me vëmëndje minierat e këtij qyteti. Ato tashmë kanë mbetur disa rrënoja të së kaluarës…Një qytet gri… pa ngjyra, pa jetë…

Jemi afër… edhe pak kilometra na ndajnë nga fshati ku duam të shkojmë.

Rrugët, një pjesë e mirë e tyre të amortizuara, e bëjnë edhe më të vështirë udhëtimin…

Këto 100 kilometra po më duken si 100 vjet. Gjatë gjithë rrugëtimit solla ndërmend disa copëza tregimesh të gjyshes time. U kojtova se të burgosurit i kishin zhvendosur nga fshati Spaç, në burgun e Qafë-Barit, matanë Fushë Arrëzit, në fshatin Tuç. Shkaku ishte se në atë vend kishte shumë lagështi.

Mbërrijmë…

Nga larg shoh një gërmadhë të vjetër dhe të ftohtë, rreth e përqark maleve dhe kodrinave, i futur si në grope, ky ishte burgu famëkeq i Spacit, (i mbajtur hapur në vitet 1968-1991)i projektuar si një kamp përqëndrimi për të burgosurit politik.

Ajo pamje ish më keq nga ç’e kisha imagjinuar kur isha i vogël. Gjyshja paska patur të drejtë…
Në një pozicion të thepisur, 600 metra mbi nivelin e detit, shtrihej një ndërtesë e stërgjatur me korridore dhe me shumë dhoma… Afër tij, një minierë…

Ja këtu, ka vuajtur dënimin e egër dhe mizor im atë, në këtë minierë ka derdhur djersën ditë dhe natë bashkë me qindra të burgosur të tjerë…

Futem brenda, shoh qelitë, birucat. Ato dhoma aq të vogla, në të cilat dyndeshin 50 veta.
Bashkë me mikun tim bëjmë drejt vendeve të takimit. Aty ndal hapin, vështroj me kujdes dhe ndërmend më vijnë fjalët e gjyshes:

“ Takimi i të burgosurëve me familjarët e tyre bëhej me radhë. Ai nuk zgjaste as gjysmë ore. Përballë tyre ish vendosur një dërrasë e stërmadhe me një vrimë, nga ku mezi shquhej i burgosuri matanë. Nuk lejohej ta takoja tim bir, as t’i jepja dorën, asgjë…na mjaftonte vetëm një shikim dhe disa biseda formale, të cilat i ndërprisnin vrazhdësia e dy rojeve, që të qëndronin mbi krye: “Hajt, hajt, boll, mjaft!”. Kaq zgjaste takimi…”

Radhën tani e kishte menca e të burgosurëve. Një katrahurë e vërtetë. Mbase për të tjerë ajo s’thoshte gjë, por për mua thoshte shume…

Sërish në mendje më vijnë tregimet e gjyshes:

“Sendet e qelqta nuk lejoheshin. Vajin, ujin e lëngje të tjera i hidhnim në shishe plastike, çdo ushqim kontrollohej rreptësisht! Një ditë kisha marrë me vete edhe një shalqi, kontrollorët e morën dhe e prenë copa-copa se mos kish ndonjë send brenda. Edhe bukën, ata e ndanin përgjysmë, e bënin grimca të vogla në miniaturë…”

Lë pas mencën me një shije të keqe…

I hedh një vështrim të heshtur bashkëshoqëruesit tim. Gjatë gjithë rrugës nuk biseduam fare me njëri – tjetrin. Fytyra e tij kish marrë një qasje më serioze, ashtu, i çuditur dhe njëherësh i pështjelluar në mendime, ai kërkonte të dinte çdo gjë nga ai vend. Të dy shkojmë drejt udhës së minierës…

Sërish këto rrugë më sjellin në kujtesë një bisedë me nënoken time:

“Cdo mëngjes, aty, në atë vend, bëhej apeli. Të gjithë të burgosurit rreshtoheshin me të njëjtën uniformë. Ata dukeshin gati njësoj…Ne, familjarët, shihnim nga larg dhe mezi i dallonim kush ishin tanët. Çdo i burgosur bënte një shenjë dalluese, që të kuptohej që ish ai “.

Gjyshja ime e dallonte lehtë tim atë, ai vendoste dorën mbi kokë dhe rregullonte baluken e tij të pabindur…Kjo ishte shenja e tij.

E gjithë kjo skenë mu krijua atypari tek shihja udhën e drejtë, e cila të çonte drejt minierës…Largohem nga ai vend, i hedh edhe një herë një vështrim të fundit…

Në mendjen time këto pamje duken kaq absurde, në kufijtë e makabritetit dhe çmendurisë. Kjo përballje ishte një tronditje e dytë për mua…Dukej sikur isha shkëputur tërësisht nga realiteti dhe isha bërë pjesë e asaj kohe të mbrapshtë…

Iki nga ai vend, nga ai fshat verior, ku çdo hap që bëj më lidh në mënyrë të pashmangshme me vuajtjet, mundimet e tim eti.

Sot, pas 27 viteve, unë mbaj si kujtim vetëm emrin e tij, një fotografi të vjetër dhe këto copëza përjetimesh nga ky fshat, të cilat do më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Nuk arrita kurrë ta njoh babanë tim. Ky vend i mori atij dymbëdhjetë vitet më të vyera të rinisë dhe ai sistem i mori më të shtrenjtën gjë… jetën e tij!

E unë ndihem sot, kaq i pafuqishëm.

Pas 27- viteve duket sikur gjërat kanë ndryshuar… Është një iluzion i ëmbël… ato kanë mbetur sërish të njëjtat…

Sot pas dy dekadash, ne, fëmijët e tyre kemi nevojë të dëgjojmë të paktën një: “Më fal”, një “ndjesë publike”, nga ata persona, ekzekutorë, zbatues, që deri dje i mbikëqyrnin dhe sot janë ende gjallë, madje të “veshur” me pushtet dhe japin leksione demokracie…/27.al

Një udhëtim drejt “ferrit” të Spaçit, aty ku im atë la rininë e jetën Read More »

Nga bankat e shkollës, pas hekurave të burgut komunist , grupet e të rinjve gjimnazistë që u formuan në Vlorë, Shkodër, Tiranë e qytete të tjera për kundërshtimin e hapur ndaj regjimit dhe …

Ishin rrebelë, të pabindur, ëndërrimtarë. Ishin po aq të vrullshëm sa janë të gjithë gjimnazistët. Guximtarë deri në atë pikë sa të përballeshin me çdo sistem që kufizon lirinë. Ishin gjimnazistët dhe adoleshentët shqiptarë, të cilët nuk e pranuan që në orët e para të keqen e madhe që po zaptonte vendin, fill pas çlirimit në vitin 1944.

Shumë prej tyre vinin prej familjeve me përkatësi të ndryshme politike, por që të gjithë shpresonin për të ndërtuar një të ardhme ndryshe nga propoganda e regjimit të sapovendosur. Edhe pse vetëm 15 apo 16 vjeç, shumë gjimnazistë shqiptarë gjetën mënyrën të kontribuonin individualisht ose të organizoheshin në grupe të vogla, për të kundërshtuar izolimin e Shqipërisë nga pjesa tjetër e botës.

Janë të njohur grupet e të rinjve gjimnazistë që u formuan në Vlorë, Shkodër, Tiranë e qytete të tjera për kundërshtimin e hapur ndaj regjimit dhe përhapjen e informacioneve ndërgjegjësuese në qytetet e tyre rreth pasojave që do të sillte regjimi i egër, për qëndresën e tyre guximtare në hetuesi e në sallën e gjyqit.

Nga viti 1946 deri në vitin 1950, në qytetin e Vlorës u krijuan dhjetra grupe gjimnazistësh: fillimisht u krijua grupi i Engjëll Kokoshit, ku bënte pjesë Burim Kokoshi, Klito Lamaj e të tjerë, më pas grupi që drejtohej nga Zija Hoxha, ku bënin pjesë edhe Agim Bino, Veli Premti, Myrteza Baboçi. Ky i fundit ishte pjesëtar edhe në grupin që u krijua më vonë nga Reshat Kripa, e Jorgo Besho.  Po ashtu tre 17 vjeçarët Lavdosh Beqo, Aladin Alemi dhe Besnik Kripa kishin krijuar një grup tjetër.

“Gjatë kohës që na arrestuan dhe dënuan na quajtën Grupi i gjimazit Ali Demi. Grupin e krijuam një vit përpara se të arrestoheshim, aty nga viti 1949, në rrjedhën e atyre ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri atë vit, siç ishin provokacionet greke, apo hedhjet e bandave të diversantëve. Kështu ne krijuam një aktivitet tonin, duke shpërndarë trakte. Dhe nga data 4 ose 5 Maj, u zbuluam, u arrestuam, e më pas u dënuam“, tregon Lavdosh Beqo.

Në vitin 1957, në Liceun e Shkodrës tre të rinjtë Ndrek Bazhdari, Nikolin Pavaci dhe Karlo Çefa krijuan gjithashtu një grup antikomunist.  “Ne krijuam një grup me qëllimi propogandimin e ideve të Revolucionit Hungarez dhe përhapjen e tyre sa më gjërë. Baza e aktivitetit tonë, ishin traktet; ne arritëm të përpilonim vetë trakte”, tregon Bdrek Bazhdari.

Ndërsa një vit më vonë 17 vjeçarët shkodranë Mark Alija, Javer Hoti, Rustem Berisha etj u kapën në tentativë për t’u arratisur.  “Ishim 17 vjeç. U nisëm. Na kapën në Koplik të Shkodrës. Na arrestuan. Ishim të denoncuar që para se të niseshim, kuptohet. Na çuan në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës”, tregon Mark Alija.
Të gjitha këto grupe, u krijuan në bankat e shkollave vetëm nga dëshira për të qenë të lirë, vetëm nga kundërshtia që kishin për sistemin.

“Traktet e përpiluara prej nesh, i hodhëm në Tiranë dhe në Shkodër. Mesazhi i trakteve ishte pak a shumë i tillë: rinia dhe klasa punëtore shqiptare, duhej të solidarizoheshin me idetë e Revolucionit Hungarez dhe se ka ardhur koha që Stalinizmit t’i japim grushtin e fundit. Ata u befasuan: “Si ka mundësi, që këta të rinj, të na dalin me këtë frymë?” Por, pjekuria jonë nuk ishte një produkt i rastësishëm, por i një lloj formimi të vazhdueshëm që e kishim marrë që herët; nuk duhet harruar se në Shkodër, persekutimi komunist ka qenë shumë i ashpër, me arrestime e pushkatime të përditshme e shpeshherë në prezencën e publikut”, tregon Ndrek Bazhdari.

Disa prej tyre i përndiqte edhe urrejtja që regjimi kishte për prindërit apo të afërmit dhe u shpallën armiq vetëm nga prejardhja.

“Isha shumë i dhënë për letërsi; çfarë ishte e botuar në shqip, e kisha të lexuar. Libra, revista, fletore zyrtare, githçka që gjeje në Shqipëri. Kishim rreth 5 kuintalë libra; këtë na la babai; asgjë tjetër. Edhe si përfundim, më pranuan në Teknikumin Financiar. Isha 15 vjeç, nuk e llogarita se çfarë pasoje mund të kishte! Më panë konviktorët, militantët që vinin me revole dhe u shtrua çështja: “Nuk e paska lënë shkollën ky?!” i propozuan shkollës përjashtimin tim. Kur të përjashtonin nga shkolla, të gjithë nxënësit viheshin në rresht nga të dyja anët, e të pështynin. Kjo ishte Organizata e Rinisë”, tregon Musa Maçi.

Pavarësisht ndonjë fjale të hedhur pa kujdes, apo ndonjë teke djaloshare, anëtarët e grupeve dhe adoleshentët “ndryshe” u bënë shënjestrat e organizatave të rinisë dhe hetuesve të sigurimit.

“Disa shokë të mitë, i patën rrahur dhe i përjshtuan nga shkollat. Rrahjet ishin të organizuara nga organizatat e rinisë: militantët viheshin në rresht në dy anët, dhe i detyronin këta të kalonin në mes dhe më pas i rrihnin. Liceu ishte me konkurs. U paraqita herën e parë dhe ishte një drejtor atje që më tha: “Ku shkon ti?! Si guxon me ardh këtu?“ dhe më përjashtoi me dy këmbët e para. Kjo ndodhi në vitin 1947”, tregon Lekë Pervizi.

Mjaftonte një vizatim ndryshe, një hartim i shkruar me frymëzim, një këngë e kënduar në rrugicat e errëta, një libër që regjimi e kishte futur në listën e përmbajtjeve të rrezikshme, një shenjë që nuk i ngjante nderimit me grusht, një mendim që ishte ndryshe nga dogmat komuniste… dhe gjimnazistët bëheshin pre e spiunëve që kërkonin të realizonin normën e zbulimit të “armiqve të popullit”.

Shpesh ata u bënë viktima të mirëbesimit pikërisht tek shokët apo shoqet e klasës, që ndonjëherë me devotshmëri e ndonjëherë me presionin e hetuesve dëshmuan për ta edhe gënjeshtra e histori të pandodhura kurrë.

“Brenda në gjimnaz, ata të Sigurimit, organizuan një rrjet personash që kishin një lloj “ceni“ le të themi, si psh. një të kaluar kulake, ose të burgosur në farefis. Pra, e bënë nëpërmjet nxënësve kryesisht, që duhej të vëzhgonin, qoftë edhe me pasqyra, se kush mbetej i fundit në shkollë. Dhe, për fat të keq, siç e mora vesh prej një shoku më vonë, njëri prej informatorëve kishte qenë një nga shoqet tona, e cila më vonë, edhe pa e mbaruar shkollën, u bë sekretare në komitetin e partisë. Me sa kuptohet ajo survejoi dhe zbuloi shokun që i shpërndante traktet, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i grupit. E arrestuan natën; kishin hapur një gropë, u vunë përpara gropës dhe e kërcënonin se do ta vrisnin” tregon Lavdosh Beqo.

Regjimi i egër që po instalohej me shpejtësi nëpërmjet skenarëve kriminalë të persekutimit barbar të kundërshtarëve të politikë, nuk i kurseu gjimnazistët antikomunistë. Ata nuk do të uleshin më kurrë në bankat e shkollës, nuk do të recitonin më kurrë poezitë e tyre kushtuar lirisë e dashurisë, nuk do të ktheheshin më kurrë në shtëpitë e tyre. Ende pa e filluar mirë jetën, pa provuar çastet e ëmbla të moshës, pa u ndarë nga prindërit e tyre, gjimnazistët antikomunistë u detyruan të shkëmbjenë klasat e shkollës me qelitë e burgut, mësuesit e dashur me hetuesit e pashpirt, familjen me xhelatët e torturave.

Burgu i Spaçit

“Aty (në burgun e Spaçit) pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej. Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij, mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë. Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë, dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast, e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha, dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”, tregon Reshat Kripa.

Në foto: Reshat Kripa

Pa asnjë arsyetim të mbështetur në ligj apo moral, edhe pse ishin nën 18 vjeç, qindra gjimnazistë dhe adoleshentë u dënuan me dënime të ashpra me dhjetëra vjet burg pas proceseve të turpshme gjyqësore.

“Akuza kundër nesh ishte shumë e rëndë, që gjoja ne si grup, kishim pasur ndërmend të vazhdonim aktivitetin armiqësor, do të dilnim jashtë shtetit dhe do të shkonim të specializoheshim në shkollat imperialiste, për t’u përgatitur për të hyrë sërish në Shqipëri për të vrarë udhëheqësin. Më kujtohet, kur po përgatiteshim të dilnim në gjyq, avokati më thotë: “Shiko, ti je më i vogli. Merri përsipër ti dhe bindi që je kryesori në këtë grup. Nëse e bën këtë, ti mund të shpëtosh jetën e shokëve, për arsye se ti je nën moshë.” Përndryshe ata do të pushkatoheshin se ishte viti 1957, dhe nuk e kishin problem të të zhduknin. Kështu që, në mënyrën time i mora unë përsipër, siç më këshilloi avokati. Dhe si përfundim, na dhanë dënimet maksimale për moshën që kishim, “gjysëm-dënimet”. Mua më dënuan me 14 vjet burg. Po të ishte i plotë, mua më pushkatonin, se 25 vjet ishte maksimumi në atë kohë; mbi 25 vjet, ishte pushkatim. Nikos i dhanë dënimin 16 vjet burg, e Karlos 12 vjet burg”, tregon Ndrek Bazhdari.

“Na dënuan në Gjykatën Ushtarake. Motivimi: arratisje jashtë shtetit, agjitacion e propagandë kundër pushtetit, fajtorë për krijimin e një organizate për të rrëzuar pushtetin popullor. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura. Dhe argumenti i avokatit ishte: “Shokë gjyqtarë! A e shihni që në bankën e të akuzuarve keni tre fëmijë. Unë ju kërkoj që të mos aplikohet neni 64 i Kodit Penal për arratisje, por për shkelje të kufirit pa pasaportë, pasi këta janë fëmijë e nuk e dinë se ç’është arratisja.” U ngrit Faik Minarolli dhe tha: “Shokë gjyqtarë! Duhen hedhur kategorisht poshtë pretendimet e avokatit, sepse ky nuk ka qenë një grup i parrezikshëm siç pretendon avokati, por është një grup që në hetuesi ka deponuar se do të arratisej në Jugosllavi dhe prej andej, kuptohet, në Amerikë, ku do të lidheshin me CIA-n amerikane dhe në bashkëpunim me të do të vinin të përmbysnin pushtetin popullor”, tregon Mark Alija.

Por, edhe kur e kuptuan se për ta nuk do të vinte kurrë mosha e rinisë, dashuria, profesioni dhe familja që kishin ëndërruar, nuk ndryshuan mendim dhe i qëndruan betimit deri në fund, pavarësisht kostos që paguan.

“Në hetuesi, na merrnin nga ora 1 apo 2 të natës, atëherë kur ishim të rraskapitur.  Aty, në atë birucë, në atë varr, më kanë mbajtur tre muaj e gjysëm. Bile, shpeshherë kur ishte koha që na sillnin një lugë supë apo një lugë çaj (që ndodhte dy herë në ditë), kur hapej dera e hynte një fije drite aty brënda, kur drita levizte, në muret e qelisë dalloje të shkruara me gjak: “Amanet familjen”, “Amanet fëmijët”, “Nesër pushkatohem”. Pas nja tre muajsh e gjysëm, afërsisht katër, na nxjorrën nga biruca. Kishte ardhur një nga ato makinat e zakonshme të Degës e po priste. Më nxorrën mua të lidhur, e më hipën. Nxjerrin dhe një tjetër dhe e lidhin aty. Tani po prisnim se ku po na çonin. Unë përfitova prej rastit kur dy oficerët që na shoqëroni po bënim muhabet dhe e pyeta të burgosurin tjetër: “Prej nga je ti?” Më thotë: “Jam prej Shkodre. Po ti?” “Edhe unë prej Shkodre jam”- i them. Kur e pyeta për emrin, ai më tha: “Karlo Çefa, po ti?” Unë i thashë se jam Ndrek Bazhdari. Përfytyroje: nuk njohëm dot njëri- tjetrin! Sepse ishim zbardhur komplet dhe sytë nuk punonin pas katër muajsh në errësirë të plotë”, tregon Ndrek Bazhdari.

Shumë prejt tyre u gjymtuan përjetë prej torturave, humbën jetën në kushte mizore në punë të rënda, u ndanë përgjithmonë nga të afërmit e dashur, u përbuzën e u turpëruan mes turmave të ushqyera me urrejtje, ose edhe kur ia dolën të kalonin kalvarin e gjatë të persekutimeve nuk arritën kurrë të krijojnë familjen e tyre.

“Oficeri, menjëherë hapi derën, hyri brenda dhe u afrua për të më zgjidhur telin, por, jo për të më hequr hekurat. Mirëpo, nuk mund ta kuptoni, asnjë njeri nuk mund ta kuptojë, se ç’do të thotë të heqësh telin, nga duart e fryra. Është njëlloj si të të shpojnë beben e syrit. Pastaj ai vajti të merrte kandilin e vajit, kandilin që përdorej gjatë natës kur fikeshin dritat, dhe duke i hedhur nga pak vaj prej kandilit mbi vendin e enjtur, e duke lëvizur me kujdes telin, më në fund, arriti ta hiqte. Fati im, që kur shkuli telin, plasi gjaku. Dhe fati im që qëlloi ai tjetri në birucë që thirri rojen, sepse përndryshe, do të kisha vdekur”, tregon Lavdosh Beqo.

Por nënat e tyre nuk u dorëzuan kurrë. Në kushte të vështira dhe nën persekutim të vazhdueshëm ato i ndoqën rrugë e pa rrugë, ju dhanë bukë e kurajë, i mbajtën gjallë me dashuri e përkujdesje aq sa mundeshin, përmes hekurave. Nuk ishte e lehtë të ishe nëna e një 15 vjeçari të dënuar përjetësisht. Nuk ishte e lehtë të kishe të gjithë djemtë dhe bashkëshortin nëpër burgje e kampe pune.

“Tamam në këtë periudhë, më erdhi nëna se ajo nuk e dinte si ishte puna, dhe po priste për takim. Doli oficeri i rojes e i tha që isha i dënuar, dhe nuk mund të më takonte. Nëna i tha: “Merrni ushqimet të paktën!” Dhe ai nuk pranoi as ushqimet. Në atë kohë, të vije deri në Bulqizë, donte dy ditë. Plus që ajo kishte shkuar edhe në Tiranë se në kohën që unë isha në Bulqizë, Besniku ishte në kampin e Rinasit. Nga ana tjetër vajtja te Besniku kishte qenë një tjetër aventurë për të: kur po kthehej nga Besniku, në Tiranë e zuri nata rrugës. Ajo do të shkonte te motra, Drita. Në atë orë makina nuk kishte në lëvizje, dhe kish mbet në mes të rrugës. Pati parë një grua që po kalonte bashkë me të birin dhe me një lopë. Kur e pa ashtu vetëm, ajo i qè drejtuar nënës: “Nga të kemi?” i tregoi nëna e gjorë se kishte qenë të vizitonte të birin në burg dhe nuk po gjente një mënyrë të kthehej. Gruaja atëherë i kish thënë: “Hajde nga ne sonte!” Atë natë, nëna pat fjetur atje, pastaj të nesërmen qe nisur për në Bulqizë. Kur i thanë që nuk mund të më takonte iku. Rrugës kishte pas takuar një nënë tjetër me një djalë të vogël për dore. Nëna e kishte pas pyetur: “Ku po shkon?” “Në kamp. Jam me djalin e djalit, se babai i tij është brenda.” i qe përgjigjur gruaja. Nëna, kur kishte parë që gruaja nuk kishte patur asgjë në dorë, i pat dhënë ushqimet që kishte sjellë me vete për mua: “Merri këto e jepja djalit tënd!”, tregon Reshat Kripa.

Nga bankat e shkollës, pas hekurave të burgut komunist , grupet e të rinjve gjimnazistë që u formuan në Vlorë, Shkodër, Tiranë e qytete të tjera për kundërshtimin e hapur ndaj regjimit dhe … Read More »

Qytetërimi Iliro- Arbnor -Shqiptar përballet prej gati 1400 vitesh me Orientin barbar

RUBRIKA “SHQIPTARË DHE BARBARË”

Studiuesi Gjet Ndoja vjen për lexuesit e “Koha Jonë” me një rubrikë të veçantë për trashëgiminë materiale e shpirtërore, historinë e kulturën e shqiptarëve, si dhe dëmet e shkatërrimet që ka pësuar gjatë shekujve deri në ditët tona.

Në rubrikën e përjavshme “Shqiptarë dhe barbarë” lexuesit do të njihen me fakte historike të panjohura më parë ose të anashkaluara nga historiografia e periudhës së diktaturës. Dokumente dhe dëshmi arkivore që hedhin dritë mbi periudha të errëta të historisë së Shqipërisë dhe synojnë të japin një pamje të qartë se çfarë përfaqëson identiteti shqiptar dhe si është transformuar apo ndikuar nga kulturat e tjetra.

Gjatë veprimtaritë se saj shoqëria njerëzore le gjurmë të pashlyeshme të cilat ngelin ose zhduken. Evoluimi social dhe kulturor i ka detyruar njerëzit që të ndërtojnë banesat e tyre herë në fusha, herë në male, kjo në përputhje me kontekstin që kanë pasur njerëzit jo vetëm për të banuar, por edhe për tu mbrojtur nga rreziqet që i vinin nga jashtë. Po kështu njerëzit, për nevojat e tyre shpirtërore duke besuar në një perëndi apo në një tjetër kanë ndërtuar objektet e kultit për të cilat dëgjojnë dhe frymëzohen nga predikimet e klerikëve dhe misionarëve sipas feve apo religjoneve që ato kanë. Kështu u ndërtuan edhe në vendin tonë, në periudha të ndryshme historike banesa, qendra banimi, qytete, kala dhe kështjella që nga antikiteti dhe deri në ditët tona.

Po ashtu, njerëzit që në antikitet e deri në kohet moderne kanë prodhuar vegla e instrumente për veprimtari prodhuese, ndërtuese (vegla pune), artistike (instrumente), luftarake (armë) etj. Gjithë kjo “botë materiale” dhe “shpirtërore”, produkt i veprimtarisë së njeriut në Ballkanin Perendimor përben bazën e qytetërimit të popullit shqiptar, qytetërim i cili është përballur në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë historisë me pasoja shkatërrimtare nga dyndjet dhe pushtimet barbare, kryesisht prej Lindjes

Ky ballafaqim qytetërimor mes shqiptarëve (vendalinjëve të Ballkanit) dhe barbarëve, solli pasoja të asimilimit të ndërsjelltë, duke ndikuar shpesh edhe mënyrën e jetesës, zakonet, frymën dhe ideologjinë etnike e nacionale te tyre. Objektivi i gjithë kësaj tematike do të jetë rubrika jonë e re që do të na e sjellë studiuesi Gjet Ndoji, ish-drejtori i Përgjithshëm i Arkivave duke trajtuar tema të ndryshme dhe detaje qe zbërthejnë këtë histori. Rubrika do tw jetë e përjavshme në “Koha Jonë”
Qytetërimi Iliro- Arbnor -Shqiptar përballet prej gati 1400 vitesh me orientin barbar
Nga Gjet Ndoji

Procesi i shkatërrimit dhe i asimilimit të Qytetërimit Iliro- Arbnor- Shqiptar është një proces i nisur të paktën që para 1400 vitesh nga invadimet barbare sllave, turko aziatike etj, dhe vazhdon duke mos ndalur edhe në ditët tona. Gjatë gjithë kësaj historie janë lehtësisht të evidentueshëm shkatërrimi i qyteteve kalave antike ilire, kështjellave mesjetare, kishave, kullave, dërtesave antike, nga ana tjetër ndërtimi i objekteve të banimit dhe ato të kultit me frymë, me funksion dhe stil tjetër. Ky proces shkatërrues i trashëgimisë materiale e shpirtërore ka kaluar në disa faza, i orientuar në disa drejtime, të cilat në mënyrë të përgjithshme dhe shumë të përmbledhur janë:

I- Faza e sundimit bizantin

Veçanërisht nga shekulli VII deri ne shek XIII (periudha e shthurjes dhe e kalbëzimit te Perandorisë Bizantine), përkon me dyndjet sllavo- bullgare në fillim dhe me vonë me dyndjet e sllavëve të jugut (serbët, malazezët, kroatët etj). Që në fillim fisnikëria bizantine ndoqi politikë toleruese ndaj invazionit barbaro sllav duke lejuar edhe në trojet e Ilirisë, veçanërisht në luginat e sipërme dhe të mesme të lumenjve: Vjosë (deri në bregdet), Osum e Devoll, Shkumbin, më pak ne Mat, Drin etj. Gjurmët e këtij invazioni kanë ardhur deri në ditët tona dhe mund të idendifikohen nëpërmjet toponimeve sllave të këtyre trevave, si p.sh: Bilisht, Bozhgrad, Pogradec, Selcë, Pustec, Opar, Skrapar, Gradec, Çorovodë, Bogovë, Poliçan, Mezhgoran, Kuçovë, Belgrad (Berati), Selenice, Novosejë, Gramsh, Librazhd, Gollobordë, Junik,  Domozdovë, Pishkash, Vajkal, Bozhiq, Bushkash, Stojan, Zerqan, Gjoricë, Skavice, Shishtavec, Novosele, Koritnik, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Zapod, Deçan, Kosovë, Podgoricë, Vladimir, etj.

Për më shumë se 5 shekuj (nga shek VII deri në fund të shek. XII), barbarët sllavë jo vetëm u ngulen në territoret iliro-arbnore duke trysnuar dhe zhvendosur jo rrallë banorët që jetonin në trojet e tyre etnike, por ndikuan drejtpërdrejtë në shkatërrimin e strukturave ndërtimore, duke rrënuar e shkatërruar kështjella e kala, madje dhe qytete të tera antike Ilire. Ndërtimet e shtëpive dhe e fshatrave të shumta u bënë duke prishur e zhdukur ndërtimet antike. Kështu u rrënuan qytetet antike të Xibrit, të Pelionit (Selcë e Poshtme), Dimali, Bylysi, Antipatrea, Amantia, Butrinti, Foinike, Adrianopol, Orikumi, Apolonia, pjesërisht Dyrrahu, Teranda, Ulpjana, Nishi, Uskana, pjesërisht Drivasti, etj. Në tërësinë e tij ishte një proces që pothuajse shkatërroi qytetet dhe kalatë ilire, bashke me to trashëgiminë më të rëndësishme dhe shume evidente të Qytetërimit Ilir.

II-Faza e Lindjes dhe lulëzimit të Principatave Arbnore Mesjetare (shek. XII- XV)

Përgjatë rreth tre shekujsh, lindën dhe u zhvilluan principatat Arbnore si: Principata e Arbërit, Balshajve, Blinishtët, Spanët, Dukagjinët, Kastriotët, Topiajt, Gropajt, Shpatajt e Zenebishët, Muzaka, Aranitët etj. Nëse shtresa më në thellësi e THEMELEVE TE BOTES ILIRO- ARBNORE- SHQIPTARE i përket periudhës nga Shek XII para Kr. deri ne shek. V mbas Kr. (Kultura Pellazgo- Ilire), periudha nga shek XII deri në shek. XV është koha e shtresës së dytë të madhe (kultura e Arbrit) e vendosur dhe e lidhur mirë me shtresën e parë të të njëjtit themel. Mbi këto themele tipikisht pjesë e Qytetërimit Europian, gjatë shekujve XII-XV nisi të ndërtohej “NGREHINA JONË”, këtu ne brigjet perëndimore te Gadishullit Ilirik (në kohen e pushtimit Osman e mori emrin Ballkan). Procesi i ndërtimit të kësaj “Ngrehine” përfshin procesin e shtetëformimit (Principatat Arbnore Mesjetare) dhe bashkë me të merr formë Fisnikëria e vendit, ndërtohen Kështjella e qendra banimi. Rriten si asnjëherë më parë (që në periudhën Iliro- Romake), shkëmbimet ekonomike- tregtare, politike, diplomatike, kulturore etj, me Republikën e Venedikut, Raguzës, Mbretërinë e Napolit, Vatikanin, dhe nëpërmjet tyre Arbëria lidhej me Europën. Në këtë kohë të “artë” Fisnikëria Arbnore luante rol shumë aktiv në rritjen e këtij komunikimi te gjithanshëm mes Perëndimit e Lindjes Europiane, deri në Rumani, “Bizantin e mbetur” e deri në Rusinë Jugore. Për nga niveli social-politik ekonomik e ushtarak kjo fisnikëri nuk ngelte mbrapa fisnikërisë europiane.

Kisha dhe feja e krishterë, si kudo në Europën Mesjetare, fillojnë të luajnë një rol përcaktues në jetën politike, shtetërore e diplomatike, sociale, kulturore e qytetërimore të Botës Arbënore Mesjetare, të paktën që nga shekulli XII deri në fundin e shekullin XV. Pikërisht gjatë kësaj periudhe ndërtohen kishat kryesore në të gjithë trojet etnike të arbëreshëve, nga Tivari në (Veri) në Prevezë në (jug) e nga Shkupi në (lindje) në Durrësi (perëndim).

III- Në periudhë e sundimit Osman (nga fundi shek XV deri ne v. 1912), u vendos regjimi Feudal Ushtarak, me fryme e ideologji Arabo- Aziatike. Kjo është periudha e procesit të deeuropianizimit të Botës Arbnore Shqiptare dhe e ndërprerjes së marrëdhënieve politike, ekonomike, shoqërore e kulturore me Europën ku ndodhen disa fenomene me pasoja shkatërruese si:

1-Genocidi masiv gjatë periudhës së “okupimit të rreptë” që zgjati rreth 70 vite (nga viti 1479 deri në vitin 1550). Gjate kësaj kohe u shtyp me zjarr e me hekur rezistenca për liri e arbëreshëve, duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra mijërave vetë.

2-Për shkak të shfarosjes masive të popullsisë u provokua një eksod masiv duke përfshirë në radhe të parë aristokracinë arbnore dhe intelektuale e klerikë të ndritur, drejt Napolit, Dalmacisë, Venedikut, Padovës, deri në Spanjë, France, etj. Kjo dyndje biblike e arbëresheve bashkë me elitën e tyre krijoj boshllëk të pazëvendësueshëm, ndërsa në vendet ku mbërritën ata shkëlqyen duke dhënë mësim në universitetet më të famshme të Europës, duke spikatur në drejtim të fushatave luftarake, në art, etj.

3- Pas kësaj zbrazje të Arbërisë nga popullsia e saj, Perandoria u kujdes për “mbushjen” me kolonë që vinin nga Persia, Anadolli, (Konja), Egjipti, etj. Vendosja e kolonëve; zejtarë, ushtarakë, administratorë dhe e familjeve të tyre, duke sjellë njeherazi dhe kulturën e zakonin islamo -aziatik, ndodhi kryesisht në disa qendra politiko- administrative si: në Gjinokastër, Janinë, Berat, Elbasan, Kavajë, Tirane, Krujë, Shkoder, Prizren, Shkup, Gjakove, Manastir etj.

4-Reforma e Timarit në hapësirën tonë europiane, vulosi ne pjesën më të madhe në trojet etnike Arbënore-Shqiptare sundimin osman me karakter feudal-ushtarak. Kjo reforme kishte dy ane të medaljes:

A- Procesi i osmanizmit, i cili nënkuptonte dhënien e pronave dhe të ofiqeve të tjera personave e familjeve në bazë të kontributit në fushatat ushtarake e pushtuese të Perandorisë Osmane. Ky proces solli për krijimin e aristokracisë së re osmane (timarlitë, pashallarët dhe feudalë të tjerë më të vegjël), në vend të aristokracisë arbnore që tashmë nuk ekzistonte në Ballkanin Perëndimor.

B- Procesi i islamizimit synonte konvertimin e fesë nga e krishterë në muhamedane. Kjo realizohej duke përdor të gjitha format dhe mjetet. Në fillim feja islame depërtoi bashke me kolonët, ndërsa më vonë, deri ne shekullin e XX, ndodhi procesi i islamizimit të popullsisë tonë europiane të krishterë. Gjatë këtij procesi, në shekullin XVI e në vazhdim ndeshim në fenomenin e ndërtimit te xhamive (kryesisht në qytete). Gjithsesi mbeten disa treva të krishtera si: Kelmendi, Malësia e Madhe, Rrethinat e Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës, Vitisë, Dukagjini, 7 Bajrakët e Pukës (Iballës), Kelmendi, Tivari, Mirdita, Lura, Zadrima, Kurbini, Ishmi, Shpati, Himara e Suli, Zagoria e Lunxhëria, etj.

5- Bashkë me procesin e osmanizmit dhe të islamizimit të vendit ndodhi procesi i ndërtimit të objekteve muhamedane të kultit (xhamive dhe të teqeve). Nga ana tjetër, u shkatërruan e u dogjën qindra kisha, ndërsa pjesa më e madhe duke humbur përdorimin për rrjedhojë dhe përkujdesje në ndaj tyre, degraduan dhe u rrënuan gradualisht. Kjo situate katastrofike e shkatërrimit barbar të institucioneve kishtare (katolike dhe më pak ortodokse), vihet re në të gjithë trevat shqiptare të islamizuara dhe është qartësisht e shprehur kudo, pranë varrezave të vjetra (rrënoja të kishave, si dhe nga toponimet e kishave), që janë me qindra e mijëra në këto hapësira, më tepër në Shqipërinë e Mesme, në Veri dhe Dardani (Kosovë e Maqedoni), por dhe në Jug kudo. Përveç shkatërrimit të kishave katolike për shkak të pushtimit osman, një fenomen shkatërrues i tyre kishte ndodhur dhe për shkak të trysnisë dhe invadimit sllavo-bizantin, veçanërisht në Deçan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Maqedoninë Perendimore, Mal të Zi dhe më pak në Shqipërinë e Mesme e të Jugut, në hapësirat etnike arbnore në Greqi etj. Është i vërtetuar shkatërrimi i kishave katolike dhe ndërtimi në ato themele i kishave ortodokse (në kohë të ndryshme historike).

6- Një rrethanë tjetër që ka të bëjë me shkatërrimin barbar të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve etnikë, lidhet me shkatërrimin e dhjetëra kështjellave mesjetare. Pas pushtimit, administrata dhe qeverisja pushtuese osmane u vendos në kala fushore, pasi duke qenë një shtet që sundonte pa rivalitetin e ndonjë shteti tjetër, nuk kishte arsye e nevojë të vendosej në kështjellat kryesisht malore nga ku ushtronin pushtetin e tyre princat dhe fisnikët e Arbërisë. Kjo konjukturë solli ndërtimin e kalave e qyteteve fushore dhe riparimin e rindërtimin e kalave ekzistuese fushore si: Elbasani, Tirana, Peqini, Kavaja, Shkodra, Gjakova, Paleokastra, Shkupi, Manastiri, Prizreni, Ferizaj, Janina, Konica, Libohova etj. Kështu ngelen jashtë përdorimit kështjellat, kryesisht në zonat kodrinore e malore të hapësirës shqiptare e për pasojë u bënë objekte prej të cilave merreshin gurë e materiale ndërtimi për shtëpi e objekte të reja, duke i shkatërruar plotësisht ose pjesërisht ato.

IV- Periudha e pas Pavarësisë Shqipërisë (1912 deri në vitet 1990).

Lëngata dhe “infeksioni aziatik” tek “vendalinjtë” e Ballkanit (shqiptarët) ishte ngulur thellë në trupin dhe në shpirtin e tyre. Kjo na vonoj aq shumë sa kur u kujtuan shqiptaret për pavarësi, Turqia, armiku 500 vjeçar i tyre s’kishte më fuqi të qëndronte dhe pothuajse “nuk ishte më ushtarakisht” në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa shfaqej armiku i para gati 800 viteve, sllavët e jugut (Serbet e Malazezët). Gjithsesi në 28 Nëntor 1912, shqiptarët me ndihmën e Austrisë dhe të Europës e SHBA, krijuan një realitet shtetëror në hapësirë mjaft të tkurrur, në raport me hapësirën dhe territoret etnike ku ata jetonin. Pjesën më të madhe e pushtuan sllavët (serbët, malazezët e maqedonët) dhe greket.

Në vitin 1999, me ndërhyrjen ushtarake të SHBA, çlirohet një pjese e rëndësishme e trojeve të pushtuara nga Serbia (Kosova dhe pjesërisht fitohen të drejta etnike të shqiptarëve në Maqedoni).

a-Duhet të pranojmë se që në momentet e para të Shqipërisë së pavarur nga Turqia, shqiptarët demonstrojnë vështirësi serioze për tu përshtatur me qytetërimin perëndimor, për “tu kthyer në shtëpinë e tyre të parë” në Europë. Që në fillim (1913), ngritën krye shqiptaret me frymëzim muhamedan e sulltanist të drejtuar nga Haxhi Qamilit kundër Princ Vidit dhe ndikimit politik e kulturor europian në Shqipëri. Gjatë veprimeve kryengritese u dogjën shtëpi, kisha të krishtera, flamuj kombëtar kuq e zi, pasuri publike e private. Ishte një kryengritje tipike barbare- konservatore, ku demonstrohej qartë fryma e tyre antieuropiane dhe pro islamike, aziatike e sulltaniste. Përpjekjet e shqiptarëve etnikë te ndihmuar nga Europa dështuan përballë shqiptarëve me fryme orientale aziatike.

b- Pas Luftës se Parë Botërore, kryeministri me Turhan Pashë Përmetin e disa pjesëtarë të Qeverisë së kryesuar nga Suleman Delvina nuk dinin as të shkruanin e të flisnin shqip (flisnin turqisht).  Ndërsa edhe në “Periudhën e Zogut”, (1924-1939), megjithë përpjekjet e Mbretit për ti ngjare Europës nuk arriti dot ta shkëpusë Shqipërinë nga fryma dhe zakoni oriental i saj. Gjithsesi marrëdhëniet me Europen njohën nivel të lartë politik, diplomatik, ekonomik, kulturor , etj. Gjurmët e kësaj marrëdhënie shprehen në fushën e ndërtimit të qyteteve, urave, rrugëve, kryesisht me arkitekture italiane. Përveç ndikimit të perëndimit edhe gjatë kësaj periudhe nuk munguan ndërtime qendrash të reja banimi, duke u mbivendosur në rrënojat antike të qyteteve si në Durrës, Elbasan, Lezhë etj.

c- Në periudhës ë Shtetit Komunist (1944-1991), ndodhemi si zakonisht në një proces “ndërtimi mbi gërmadha”. U ndërtua pjesa më e madhe e Durrësit mbi gërmadhat e qytetit antik me hijerëndë të Adriatikut, Durrahut, duke e mbytur në pallate e beton, pothuajse 90% të sipërfaqes se tij. Po kështu, u dëmtuan objekte me rëndësi në qendrën e Tiranës (kisha katolike, në themelet e se cilës u ndërtua Hotel Peza, u shkatërrua kisha ortodokse etj,), Shkodrës, Elbasanit, Lezhës, Vlorës, Korçës etj. Po gjatë kësaj periudhe u shkatërruan masivisht objekte të kultit (më së shumti kisha katolike, me pak kisha ortodokse dhe pothuajse fare xhami). Po ashtu, u shemben dhe objekte, rezidenca të familjeve të mëdha si në Tiranë, Qafë Shtame, Orosh, Shkodër etj, objekte të cilat ishin pjesë e trashëgimisë kulturore, sepse mbartnin pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Në trojet etnike jashtë Shqipërisë shtetërore, si Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi, pushteti osman u zëvendësua nga pushtuesit sllavo- grek. Që në fund të vitit 1912 dhe gjatë Luftës së Parë, por dhe në fund të Luftës Dytë Botërore, deri në fundin e shek. XX (vitin 1999) pushtuesit ushtruan gjenocid, depërtim të popullsisë shqiptare jashtë trojeve të tyre, si dhe vendosje e kolonëve serbë, maqedonas, malazezë e grekë) ne territoret tona etnike. Ndërkohë në këto territore u zëvendësuan kisha katolike me ato ortodokse, etj. Kështu ka mbi 100 vjet që gjithsesi shqiptarët jetojnë mes pavarësisë e pushtimit, duke u qeverisur nga shqipfolës- misionarë të shteteve që nuk duan dhe punojnë që të mos bëhet Shqipëria.

V- Rënia e komunizmit

Rënia e Perandorisë Komuniste (1990), solli kushtet për fitoren e lirisë dhe të demokracisë së shqiptarëve. Gjithsesi edhe këtë herë shqiptarët, si në kohen e shembjes së Perandorisë Osmane u zgjuan më vonë për të përfituar nga epoka e re e lirisë. Një proces ku shënjohet qartë egoizmi dhe abuzimi i skajshëm me lirinë dhe fare pak përkushtim për të përfituar nga avantazhet që na jep liria dhe demokracia perëndimore. Në vend të ndërtimit të ekonomisë dhe institucioneve publike europiane, orjenti përsëri gjeti të çara të mëdha për të na “pushtuar” me institucionet e tyre shpirtërore dhe që vazhdojnë të investojnë si ekonomikisht, kulturualisht, politikisht etj.

a-Që në fillim të viteve ‘90 u ndërtuan me qindra xhami, në shumicën dërrmuese të tyre në vende ku s’kishte besimtarë për ti frekuentuar ato. Madje pati përpjekje për të ndërtuar xhami edhe në Mirditën e banuar tërësisht nga një popullsi katolike, një treve unike anti turke në Ballkanin Perëndimor. Po në këtë periudhë investohet nga shteti turk, por dhe nga fondacione të shumta islamike për hapjen e shkollave të mesme dhe të larta në gjuhen turke e arabe, duke promovuar e ngulitur tek rinia shqiptare kulturën dhe ideologjinë aziatike. Kohët e fundit qeveria erdoganiste turke e ka shprehur qarte ambicien e saj për neotomanizmin e Ballkanit, ku shqiptaret janë prioritet.

b- Natyrisht, suksesi i qeverise turke gjatë këtyre viteve është evident edhe në investimet publike, si në ndërtimin e arterieve kryesore rrugore ( Rrugën e Kombit, nga Rrësheni deri në Prishtinë, ka blere hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 e Bistrica 2, ka ndërtuar e po ndërton me koncesion hidrocentrale të tjera, ka blerë të vetmen vepër metalurgjike në Elbasan, po shfrytëzon zonën me të pasur mineral-mbajtëse në Munellë të Mirditës etj. Së fundmi Kryeministri Rama paralajmëroi dhënien me koncesion të ndërtimit të një Aeroporti në Vlorë.

Si konkluzion për periudhën pas viteve ‘90, elita politike gjatë qeverisjes, përveç një administrimi ekstremisht të dobët të resurseve ekonomike e turistike, ka dëmtuar rëndë trashëgiminë kulturore e historike të shqiptareve, nganjëherë duke ua kaluar në ketë aspekt edhe pushtuesve shekullore. Shembujt për fatin e keq gjenden rëndom kudo, në qytetet dhe në gjithë territorin e republikës tonë. Durrësi është shembulli me tipik i shkatërrimit dhe i varrosjes së dëshmive më spetakolare të Qytetërimit Antik Ilir, njëherësh i qytetërimit të Botës Antike. Është qytet të cilin nuk e kursen edhe “barbaria e shqipfolësve” të kohëve moderne. Betonizimi dhe mbytja e qytetit antik vazhdoi në kohën e Mbretërisë Zogiste, më shumë në periudhën komuniste dhe akoma më tepër në ketë periudhe tranzicioni gati 28- vjeçar në kohën ton. Po kështu, dëmtohet me tej Qendra Historike e Tiranes duke ndërtuar Kulla (kullat binjake, kulla në Stadiumin Kombëtar, së fundmi kullat në vendin ku është sot një nga ndërtesat, pjesë e ansamblit të ndërtimeve të një arkitekture italiane etj).

Së fundmi (jo nga rëndësia), pjesë themelore e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve janë fondet dokumentare, si pjesë e “Fondit Kombëtar Arkivor”. Edhe arkivat, si në Republikën e Shqipërisë, apo dhe në Kosovë, Mal të Zi etj, kanë pësuar në kohë të ndryshme dëmtime që përfaqësojnë në vetvete dëmtime serioze të Memories Kombëtare të Kombit Shqiptar.

Një aspekt i një reforme që ka përfshire Arkivat Shqiptare kohët e fundit, rrezikon të jetë pjesë e kësaj historie, që do të sillte pasoja të pariparueshme te Fondit Kombëtar Arkivor.

Deri kur shqiptarëve do t’u zihet fryma nga orienti, duke vijuar pa pushim dëmtimin dhe shkatërrimin barbar të trashëgimisë materiale e shpirtërore të shqiptarëve?

Shënim: Idetë e shprehura më sipër janë një konsideratë e përgjithshme e një procesi të gjatë asimilues e deeuropianizues që i ka ndodhur “Qytetërimit Iliro-arbnor- shqiptar” prej Barbarisë Lindore (nga shekulli VII deri në ditët tona). Në artikujt në vijim, sipas pjesëve dhe aspekteve që paraqitëm, do të detajojmë gjithë këtë proces duke hedhur drite me fakte e detaje akoma më të plota për secilën periudhë e drejtim.

[email protected]

Qytetërimi Iliro- Arbnor -Shqiptar përballet prej gati 1400 vitesh me Orientin barbar Read More »

‘Anija Vlora’ Ja si silleshin në kushte sekreti absolut raketat nga Kina

Misioni sekret i 2 nëndetëseve shqiptare nga Aleksandria në Durrës sa herë vinin ngarkesat me raketa nga Kina. Raketa e para nga Bashkimi Sovjetik i priten në Portin e Durrësit Enver Hoxha me Kadri Hazbiun.

Enveri i tha inxhierit: Këto raketa janë blerë me florinjtë e popullit! Në vitin 1959 – 1960, kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, vëndi ynë u armatos me raketa moderne sovjetike, që e rritën fuqishëm potencën ushtarake mbrojtëse në raport me fqinjët potencialisht armiqësorë. Me nderprerjen e mardhënjeve me BS, u ndërpre si për të gjitha furnizimet, edhe furnizimi me raketat e drejtuara kundërajrore Sam 2, krenaria e teknologjisë ushtarake të asaj periudhe që përbënin garanci për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut.

Pas prishjes historike dhe largimit të turpshëm të sovjetikëve nga baza më e madhe ushtarako detare e mesdheut, rraketat filluan të furnizoheshin nga shteti aleat më i ri, Kina. Transportin kryesor të tyre e kreu transoqeaniku “Vlora” i cili komandohej nga Kapiteni Qemal Hate, Hero i Punës Socialiste. I ndarë nga jeta disa vite më parë.

Raketa që vinin nga Kina, për shkak të distancës së gjatë, dhe moslejimit të mjeteve detare për këtë transport, niseshin në fshehtësi të plotë duke qënë të çmontuara dhe të mbuluara me ngarkesa orizi në vaporr. Po ashtu edhe për avionet Mig të variantit kinez dhe armatime të tjera. Ardhja e tyre dhe vetë raketat që për atë periudhe ishin nga më modernet, qenë kthyer dhe mbeten ende pjesë krenarie kombëtare, sidomos pas largimit të trupave dhe anijeve sovjetike nga baza e Pasha Limanit. Punonjësit e Portit tregojnë se këto mallra të rëndësisë së veçantë janë shkarkuar vazhdimisht natën. Lidhur me transportin detar të raketave me anijen “Vlora” flet për suplementin “Rilindasi” dhëndërri i Qemal Hates, edhe ky ish kapiten anije transporti, Ylli Bare, i cili thotë se transportin e raketave nga Kina e kreu anija “Vlora”.

Kapiteni Ylli Bare tregon se anija, përveç rrugetimit nga Kejptauni, kalonte kryesisht nepër Kanalin e Suezit dhe se për këtë anije shteti kishte gjetur kanale dhe u paguante autoriteteve të egjiptiane, dollarë me valixhe dhe anija i shpëtonte kontrollit të imtësishëm, që mund të rrezikonte ngarkesën strategjike që sillte në atdhe. Rreth këtij transporti me rëndësi të jashtëzakonëshme politike dhe strategjike Ylli tregon se raketat futeshin në hambarët e vaportit në pjesën fundore të tyre, nga 8 deri në 10 copë.

Përveç tyre në vapor transportoheshin tanke, topa deri aeroplanët reaktivë mig. Madje edhe aviatorët e parë ushtarakë që do të shkonin në Kinë për tu trajnuar shkuan me këtë vaporr, rreth 17 vetë. U nisën nga Durrësi dhe u kthyen po me këtë vapor sëbashku me avionet e parë nga më modernët të saj periudhe. Vetëkuptohet që avionët ishin të zmontuar. Duke qënë se paguhej për kalimin në Suez, “Vlora” nuk rrinte në rradhë si anijet e tjera. Dhe duhet të kemi parasyshë se këtu kishte rrallë të madhe për të kaluar nga anijet e tjera, por anija jonë kalonte pa rradhë, thekson Ylli.

Në Egjipt duke qënë se dihej që kishte diplomatë dhe oficerë shërbimesh që rrinë nepër ambasadat e ndryshme, zakonisht praktika e mallit që transportohej deklarohej se ishte ngarkesë me oriz dhe mekanizama bujqësore. Ngarkesa që mbulonte objektet ushtarake. Ndërkohë në guvertë lehohej që të organizoheshin deri mikropanaire nga tregtarët vëndas. Për pazarin siç i thonin, lehohej që të hypnin në guvertë 30-40 egjiptianë që vinin me varka për tu shitur gjësendi marinarëve. Ishte një manover e goditur psikologjike për të hequr cdo dyshim që mund të kishte ndokush për llojin e ngarkesës e për të qetësuar vëzhguesit e huaj, se anija nuk kishte ngarkuar gjera të rëndësishme nga ato që dyshoheshin…

Nderkohë kur anija dilte nga Kanali, 2 nëndetëset tona e prisnin atë në afërsi të portit të Aleksandrisë dhe e shoqëronin me pas nepër mesdhe gjatë gjithë rrugetimit të mëtejshëm deri në gjirin e Durrësit. Rrugëtimi i nëndetëseve drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt, rakordohej me nisjen e “ Vlorë”-s nga Kina. Kur vinte në Durres “ Vlora “ priste natën përsëri për tu future në portin , ku puna ishte e ndërprerë në të gjithë sektoret. Mjetet i shkarkonte ushtria natën dhe i transportonte më pas në kushtet e sekretit të plotë ushtarak për në destinacion. Zakonisht transportet ushtarake Kinë – Shqipëri, priteshin nga Mehmet Shehu, tregon Kapiten Ylli.

Si erdhen raketat e para Sovjetike në Portin e Durrësit
Raketa e para të drejtuara kundërajrore erdhën nga Bashkimi Sovietik. Ardhja e tyre ishte tepër e rëndësishme për vëndin tonë pasi ishim shteti i 2-të në botë , pas BS që paiseshim me këtë teknologji moderne të sofistikuar për atë periudhë. Raketat e para kanë arritur në vitin 1959. Lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme, sipas ish-komandantit të repartit të raketave kundërajrore Lelo Leli, raketat e para tokë-ajër në Shqipëri, erdhën nga ish BS në muajin dhjetor 1959. Ato u pritën në portin e Durrësit dhe natën, me masa të rrepta ruajtje u transportuan në Pezë-Helmes. Atje, me kohë ishin ndërtuar baza e ruajtjes dhe e furnizimit të raketave, si dhe objektet e vendosjes së efektivit e aparaturave radioteknike dhe shtretërit e lëshimit.

Ajo u quajt qendra mësimore. Ndërsa baza e mbushjes u emërtua reparti teknik ose reparti 3700k. Ato kishin një gjatësi prej 10,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3 600 copa. Pesha e tyre realative ishte reth 2 ton. Arsenali raketor i vëndit tonë përbëhej nga rreth 300 raketa të tipeve SAM-2, (sovjetike) si dhe HQ-1, HQ-2 të prodhimit kinez. Ato vazhduan të jetë në shërbim të mbrojtjes së vendit deri në periudhën e shpërthimit të Gërdecit.

Raketat e para në Port i priti Enver Hoxha
Ish vinxhieri i Portit të Durrësit që i ka shkarkuar këto raketa, ka lënë në kujtimet e tija para ndarjes nga jeta se raketat kanë arritur natën e 16 dhjetorit 1959 në portin e Durrësit. Ato janë shkarkuar në fshehtësi të madhe dhe kanë qënë rreth 28 copë raketa tokë –ajër, të blera në BS. Ato kanë ardhur me me anije transporti ushtarake sovjetik. Vinxhieri që i ka shkarkuar ato me vinçin e tijë tip Ganz në port ka qënë një nga vinxhierët më të vjetër dhe më me përvojë në port Qirjako Moçi. Shkarkimin e tyre e ka ndjekur pranë vinxhit, vetë Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu. Enveri ishte i shqetësuar për përfundimin e operacionit të shkarkimit. Vinxhieri kujtonte se Enveri i kishte shkuar te vinxhi dhe i kishte thënë: – Dëgjo Qirjako, këto raketa i kemi blerë me djersen dhe gjakun e popullit , me flori.

Ndaj duhet kujdes i madh-. Qirjako kujtonte se si kanë shkarkuar rreth 28 copë raketa atë natë. Po ka çfaqur edhe dyshime se ky shkarkim ishte vëzhguar nga ndonjë shërbim i huaj zbulimi pasi në një distancë të konsiderueshme një person që gjuante peshk me grep te moli i peshkimit, për çdo raketë të shkarkuar shënonte një shënjë + në një paketë cigaresh diamanti. Qiriako Moçi që shkarkoi raketat e para që erdhën në portin e Durrësit ka punuar si vinxhier nga viti 1952 deri në vitin 1989 kur doli në pension. Ishte vinxhieri më jetegjatë në Portin e Durresit. Në të gjitha rastet e tjera kur vinin raketat nga Kina ato në port i priste Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku.

Kajo Hima ish marinari i “Vlorës” tregon
Kajo Hima është një marinar i vjetër. Ka punuar 38 vite në det. Nga këto vite, 9 prej tyre ai i ka kaluar në anijen “Vlora”, dhe kujton momentet kur transportonte raketat si dhe objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Ai sjell në kujtesë se si edhe në Kinë raketat ngarkoheshin natën. Masat e sigurisë edhe atje ishin shumë të larta sidomos kur në port kishte anije sovjetike. -Na nxirrnin në Radë dhe prisnim që të binte nata për të hyre në port dhe ngarkoheshim.

Hambarët e anijes kishin 3 kate. Në katin e poshtëm ngarkonim raketat dhe tanket që ishin të paketuara në arka. Ngarkesën e bragonim fort me kavo dhe me shumë kujdes me qëllim që në se gjatë lundrimit do të kishte furtunë ato të mos luhateshin dhe dëmtoheshin nga përplasjet që shkaktonin dallgezimet e mëdha në oqeane. Mbi armatimet e rralla ne hidhnim ngarkesa orizi dhe gruri. Që të maskonim udhëtimin me transportin e ushqimeve. Kur vinim në Durrës, “ Vora” po natën hynte në port për tu shkarkuar. Në kushte maksimale sigurie. Fikeshin të gjith dritat.

Lejohej vetem një koridor drite për shkarkimin nderkohë punonjësit tradicionalë të portit kishin bllokuar turnin dhe shkonin në shtëpi. Po ashtu edhe policia. Në ato momente porti ruhej vetëm nga oficerë sigurimi të shtetit. Ndërsa ekuipazhi i anijes paisej me një lejë të posaçme dhe kur linim shërbimin kontrollohej nga oficerët e sigurimit që vëzhgonin gjithçka. Madje nga rigoroziteti i tyre, një natë pata edhe një incident me ta. Bëra një dush dhe u nisa me nxitim. Kur me kontrolluan u kerkova që të kthehem në anije për ta marrë lejen. Po ata s’më besuan dhe më dërguan direkt e në dhomat e izolimit të Deges se Punëve të Brëndëshme. Pas pak kohe u desh ardhja e Kryetarit të Degës Kopi Niko i cili më njihte dhe e zhbllokoi situatën.

Kajo thotë se anija “Vlora” ishte nga më të mirat e flotës detare të vëndit tonë me kapacitet transportues 12.600 ton. Ajo kishte vetëm një vit që ishte prodhuar, kur u ble në Xhenova të Italisë në vitin 1961, me rreth 4 milionë USD. Anija punonte edhe me solar. Sapo hyri në përdorim të flotës sonë tregtare, duke qënë se ishte piketuar për transportin e raketave dhe mjeteve të tjera ushtarake që furnizonte në atë periudhë shteti kinez, po në vitin 1961, stafi i saj u kompletua me oficerë të marinës luftarake. Anija kujtohet nga njohësit e saj dhe marinarët si një mjet detar shumë i fortë, pasi nuk kishte ndodhur të bënte asnjë defekt rrugës. Edhe kur kishte përballuar lundrime të gjata e tajfune në oqeanet që përshkonte./shqiptarja.com

‘Anija Vlora’ Ja si silleshin në kushte sekreti absolut raketat nga Kina Read More »

Vunoi ky fshat i vendosur në një nga pjerrësitë e vargmalit të Çikës te mahnit me bukurite e tij

Fshati i Vunoit, i vendosur në një nga pjerrësitë e vargmalit të Çikës, në një truall të ashpër shkëmbor me shtrirje në formë harku, të mahnit me arkitekturën dhe pamjen piktoreske që ofron.

Ky fshat me bukuri të rrallë, nga pikëpamja urbanistike karakterizohet për kompaktësinë e ndërtimeve, harmonizimin e përsosur me truallin dhe vendosjen e shkallëzuar të banesave, të cilat shfaqen qartë, pa mbuluar njëra-tjetrën, duke krijuar një ansambël piktoresk.

Një projekt i qeverisë shqiptare për rijetëzimin e fshatrave historikë ka përfshirë edhe Vunoin.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “në këtë fshat po vijojnë punimet për rregullimin e çative, fasadave, dritareve rrugëve të brendshme, kanalizimeve, ndriçimit, etj”.

Sipas tij, kjo është një punë e madhe që po bëhet për kthimin e fshatrave historikë.

“Ky investim i qeverisë shqiptare që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, së bashku me projektin për kthimin si fshat historik të Dhërmiut, si dhe shëtitoren e Dhërmiut dhe Jalit, kap shifrën e rreth 7-8 milionë euro”, theksoi Goro.

Goro tha se ky projekt do të përfundojë në fund të vitit 2018.

Qendra Historike e Fshatit Vuno është shpallur Qendër Historike me vendim të Këshillit të Ministrave më 20 janar 2016. Elementi më i spikatur i Qendrës Historike të Vunoit është pikërisht arkitektura e tij.

Arkitektura dhe pamja piktoreske e Vunoit i bëri mjaft përshtypje edhe shkrimtarit të njohur anglez Edward Lear, i cili nga vizita e tij në vitin 1848 shprehet: U habita nga madhësia, karakteri, rregulli dhe pastërtia e shtëpive në Vuno, të cilat ngjanin me ”Palazzi” të qyteteve italiane.

Ndërtimet shumë afër njëri-tjetrit, kanë krijuar një rrjetë të dendur rrugore. Kjo ka bërë që në mjaft raste të ngrihen banesa edhe mbi rrugë duke siguruar kalimin nëpërmjet qemerëve cilindrike.

Për të lehtësuar kalimin në kthesat e forta, qoshet e ndërtimeve zbuten me thyerjen karakteristike. Tipologjia e banesave është mjaft e larmishme, duke nisur me ato më të thjeshtat me kat e gjysmëkat, banesat e fortifikuara e deri tek komplekset ndërtimore. Elementët arkitektonikë të harqeve, qemerëve e qosheve të punuara janë përdorur mjaft dendur, duke u dhënë ndërtimeve pamje monumentale.

Emri i këtij fshati shfaqet për herë të parë në defterin përmbledhës të regjistrimit osman, në vitin 1431-1432, si pjesë e Himarës, ku figuron si një fshat i vogël me 22 shtëpi. Ndërsa dy shekuj më vonë në vitin 1693 ai shfaqet si një ndër fshatrat më të mëdhenj të zonës së Bregut të Detit. Banorët e këtij fshati kanë qenë shumë aktiv në rezistencën antiosmane të krahinës së Himarës.

Emri i Vunoit apo banorëve të tij shfaqet pothuajse në të gjitha letrat që zona u dërgonte kancelerive perëndimore për të lidhur aleancë kundër pushtuesve osman, duke nisur me letrën dërguar Papa Gregorit XIII në vitin 1577, e deri tek ajo drejtuar careshës ruse Elisabetës, në vitin 1759.

Duke qenë një nga qendrat më të zhvilluara të zonës së Bregut, me kontakte të vazhdueshme me botën perëndimore, banorët e këtij fshati ishin mjaft të emancipuar. Për këtë arsye ata ishin ndër të parët që u përfshinë në lëvizjen kombëtare, kontribuan në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, morën pjesë në Luftën e Vlorës dhe ishin pjesë e lëvizjes antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.

Shumë nga personalitetet e spikatur në fushën e artit dhe kulturës, si dramaturgu Spiro Çomorra, shkrimtari i letërsisë për fëmijë Odhise Grillo, regjisori Dhimitër Anagnosti e aktori Robert Ndrenika e shumë të tjerë, janë me origjinë nga ky fshat./ATSH

Vunoi ky fshat i vendosur në një nga pjerrësitë e vargmalit të Çikës te mahnit me bukurite e tij Read More »

Si iu dhurua Skënderbeut spitali më i madh në Italinë e Jugut

Emrin e San Giovanni Rotondo-s e të mrekullive, që bënte e bën në këtë vend të bekuar një frat me varret e gozhdave të Krishtit në duar, shqiptarët nisën ta dëgjojnë vetëm pasi u shemb tirania. E në vendin e tiranëve, u rikthyen shenjtorët.

E madje nisën të dëgjohen edhe emra të rinj, si ai i Atë Piut të Pietrelçinës, e ndokush nisi edhe të mjekohej në njërën nga mrekullitë më të mëdha të këtij frati këmbëzbathur. Në spitalin tashmë të njohur botërisht të lehtësimit të dhimbjes.

Por askujt nuk i shkoi as nëpër mend se San Giovanni Rotondi ishte pronë e shqiptarëve… Në kohë të largëta, kuptohet, kohë heroike, që pak kanë të bëjnë me kohët tona… Duhet të rikthehemi 550 vjet pas, për të kuptuar si e qysh San Giovanni Rotondo kaloi në duar shqiptare. Duhet të arrijmë në Mbretërinë e Napolit, në verën e vitit 1461, kur Skënderbeu u nis, në krye të ekspeditës shqiptare, për të ndihmuar të birin e mikut të tij, Alfonsit të Napolit, në një çast tejet të vështirë, kur po humbiste fronin. Gjergji, sapo arriti, u vërsul vrullshëm mbi kundërshtarët e princit napoletan dhe bëri kërdi mbi ta.

Shpejtësia e rrufeshme e manovrimit dhe dora e sigurt në drejtimin e sulmeve, bëri që të fitonte admirimin dhe mahnitjen e të gjithë atyre, që qenë të pranishëm në betejë.

“Emri dhe lajmi i ardhjes së Skënderbeut – shkruan një historian i asaj kohe – jo vetëm që i shkatërroi të gjitha planet e armiqve, por e mbushi Italinë me famën dhe ngadhënjimin e tij”. Atëherë bota e asaj kohe e njohu konkretisht! E më mirë nga të gjithë, Ferdinandi i Napolit, që e quajti atë dhe i dhuroi, si pronë të përhershme, Tranin dhe San Giovanni Rotondon, në Italinë e Jugut.

Sot, kur pronat në Shqipëri janë mollë sherri, ndokush mund të pyesë, jo fare pa interes:

“U mor vesht si e fituam, po për ta humbur, si e humbëm?”. E humbëm njëherësh me trojet tona, kur u pushtuan. E humbëm dhe e harruam. Po në kujtesën e historisë, që nuk harron kurrë, mbeti pronë e ca viseve, të cilat nuk kishin më prona.
E atëherë mbi gjurmët e potkonjve të kalit të Skënderbeut, shkeli këmba e zbathur e një frati të thjeshtë. Pikërisht mbi ato troje që, sipas historisë, vijonin të ishin pronë e shqiptarëve. E çuditshme, kjo puna e pronës, me një mori kuptimesh – nga kuptimi material, tek ai shpirtëror – më i rëndësishmi. San Giovanni Rotondo mbetet pra, përsëri, pronë shpirtërore e shqiptarëve, të cilën nuk mund t’ua rrëmbejë asnjë sulltan….

Kush dëshiron ta vërtetojë këtë pronësi, mund të shfletojë ndonjë nga “Historitë e Skënderbeut”. E do ta gjejë patjetër.

Burimi: Kultplus

Si iu dhurua Skënderbeut spitali më i madh në Italinë e Jugut Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com