Histori

Si u zhdukën dëshmitarët e Qemal Stafës që panë vrasjen

Shkruan Roland Qafoku

Qemal Stafa është nga të rrallët komunistë emri i të cilit nuk mbart asnjë ngarkesë negative në çdo kohë. Ai mbeti i njëjti idealist deri 5 majin e viti 1942 kur u vra i rrethuar nga 200 milicë në një shtëpi në Tiranë duke shkëmbyer zjarr me ta, duke u bërë simbol i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe duke e kthyer ditën e vrasjes së tij në ditën e kujtimit të të gjithë dëshmorëve të atdheut.

SKENA E VRASJES

I rrethuar nga 200 milicë dhe me një pistoletë dhe dy bomba në dorë, Qemal Stafa, në ato momente kishte dy rrugë: ose të arratisej, ose të vritej. Kishte shumë pak mundësi me të parën, rrjedhimisht ndodhi e dyta. Ishte ora 09.35. kur baza në Tiranë ku strehoheshin ai dhe 6 persona të tjerë u zbulua dhe të gjithë dolën nga prapa banesës me synimin për t’u larguar.

I pari kishte dalë nga shtëpia Isuf Keçi për të marrë disa materiale, por kur u kthye gjithë e lagjja ishte me policë dhe shtëpia ishte e rrethuar.

I dyti kishte dalë Beqir Minxhozi, por befas ai ishte arrestuar. Në xhep i kishin gjetur kontratën e shtëpisë që kishte marrë me qira dhe emrat e atyre që strehoheshin.

Bashkë me të arrestuarin policia arriti të gjejë shtëpinë dhe e rrethoi atë. Sapo nisi beteja mes tij dhe milicëve ai u plagos dy herë në këmbë. Ashtu çalë-çalë rendi të largohej nga pas shtëpisë ku terreni ishte i hapur me disa ara.

Arriti të kalonte tre prej tyre, por në këtë moment u gjet nën breshërinë e plumbave të milicisë të cilat i shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas vrasjes makinat daktilografike në polici punuan pa pushim. Në njoftimin që kuestori Pandeli Papalilo i dërgonte menjëherë pas ngjarjes Zyrës Mbretërore të Policisë dhe Kuesturës së Tiranës shkruhej:

“Rreth orës 14 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën Lumi, në afërsi të kolegjit muhamedan (medresesë)… agentët kanë hasur në rezistencë nga ana e disa personave që u orvatën të iknin për t’i shpëtuar arrestimit.

Janë hedhur kundër agentave tri bomba dore të gjitha eksplodonjëse dhe janë zbrazur shumë fishekë revolveri… Agentat janë përgjigjur me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan më 12.9.1921, student”.

Vrasja e Qemal Stafës e shokoi Partinë Komuniste. Kjo ishte humbja më e rëndë e saj që nga themelimi. 7 ditë pas vrasjes Partia Komuniste nxori traktin e saj në të cilin mes të tjerave jepte variantin e vet.

“Në Tiranë, në shtëpinë ku banonte bashkë me shokë të tjerë lufte Qemali u gjend i rrethuar nga agjentët shpirtkazëm të barbarëve fashistë. Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë dhe vetë qëndroi që t’u lejonte shokëve të largoheshin sa më parë.

Kur agjentët u afruan mjaft me bombat në njërën dorë dhe me revolen në dorën tjetër hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Me këtë mënyrë e çau rrethimin, doli jashtë dhe iku duke luftuar me agjentët e tjerë që po e ndiqnin. Por në një luftë ineguale një plumb tradhtari e mori Qemalin sydragua. Pak nga pak plaga iu ftoh, fuqitë iu prenë dhe ra në tokë.”

Me nota të fryra heroike komunistët zbuluan te viktima një motiv për t’u mbajtur fort.

Trakti mbyllet me një episod që jo vetëm pak besohet sot, por të bën të qeshësh.

“Kur pa se afroheshin, shoku Qemal i mblodhi forcat që i kishin mbetur dhe thirri me sa fuqi pati: Rroftë Shqipëria e lirë demokratike! Rroftë komunizmi dhe shoku Stalin! Vdekje egërsirës fashiste!”

SI NDODHI RRETHIMI DHE VRASJA

Deri në orën 08.00 të 5 majit në banesën ilegale të marrë me qira ndodheshin 7 persona:

Qemal Stafa, Kristo Themelko, Beqir Minxhozi, Isuf Keçi, Drita Kosturi, Gjystina Sata dhe Marie Lezha.

Dëshmitë më të rëndësishme të kësaj ngjarjeje janë të dy dëshmitareve okulare, Drita Kosturit dhe Gjystina Satës.

Të dyja vajzat e reja ndodheshin në atë shtëpi si komuniste, ndërkohë u bënë dëshmitare të njërës prej vrasjeve më të bujshme në Shqipëri, jo vetëm të asaj kohe. Kosturi e jep kështu versionin e saj:

“Qemal qenkemi rrethu, i them dhe shikoj krejt rrethimin. Shulja, (Kristo Themelko), i fortë fizikisht, del nga prapa shtëpisë, i bie banjës me grusht. i pari kërcen Qemali.

Kërcyen këto dy vajzat Gjystina me gjithë Marien. Unë mbetem e fundit po mblidhja ca letra me hangër ndonjë gjë ndonjë letër, kur mbërritën. Mua më kapën të fundit.

Kur dola unë e fundit, Qemali mori rrugën djathtas, Shulja mori majtas. Më arrestojnë dhe më çojnë në kuesturë. Aty ku është sot Shkolla e Kuqe.

Më datën 6, të nesërmen më pyesin të lidh gjë ty me Qemal Stafën? Po i thashë më lidh. Jam e fejuemja e tij.

A e din që e kanë vra? U thashë mund ta kenë vra i thashë. A ke qenë aty ku u vra? Jo nuk e kam parë.

Sikur ta shofësh, e njeh? E njoh ta shof. Më marrin në makinë më çojnë në spital.

Nuk më lane me e pa. Më treguan vetëm gjyslyket. I njeh këto gjyslyke më thanë. Po i thashë, janë të Qemalit.”

Gjystina Sata, (Flora Dishnica) jep pak a shumë të njëjtën situatë si Kosturi në dëshminë e saj.

“Beqiri (Minxhozi) doli në mëngjes për të psonisur. Ndërkohë ne ishim duke pritur. Prit Beqir e s’ka. Kur nga ora 1.(pasdite) hapëm perden për të parë shofim Beqirin që vjen me një tufë me policë, mes tyre ishte edhe një Gëzim i famshëm, spiun i SIM-it.

Beqiri ishte i arrestuar, i lidhur. Them shpejt Qemal. Drita e shkretë u bë copë edhe ajo. Shulja që kishte ardhur në mëngjes kontrolloi xhaketën nëse kishte letra me emra shokësh.

M’i dha mua dhe Maries dhe ne fut në gojë dhe Qemali thotë të marrim çfarë kemi. Mori revolverin e vet, nja dy bomba çfarë ishin aty. Në këtë minutë nuk po shihnim Shulen.

Ku është Shulja, tha Qemali. Kërko nëpër shtëpi, hiç. Shulja kishte hapur prapa banjon, ne nuk e dinim por Shulja e dinte. Ishte me dërrasa. Shpërtheu dërrasat dhe iku. Iku pa marrë, mirë ne, punë e madhe puna jonë, por Qemalin. Duhet ta kishte marrë Qemalin me vete.

Në këtë kohë dalim ne. Drita thotë shpejt dilni. I pari Qemali, Maria dhe unë. Pa kaluar arën e parë na bie në këmbë një bombë. Ne menduam se bombën e kishin hedhur këta që na erdhën. Bombën e kishte hedhur Shulja.

Shulja me demek hedh bombën për të kriju gjurulldi. Ajo bombë u bë shkak që erdhën ata nga prapa. Nga bomba ne u lamë në gjak. Jo ndonjë plagosje e madhe, por nga ciflat. Qemali përpara, ne prapa, kemi kaluar tre ara.

Në këtë moment që ra bomba kthyem kokën prapa, dolën ato dhe Drita u kap. Na kapën edhe ne. Qemali qëllon me revolverin dhe plagos një nga këta në dorë.

Bërtiti ai “Mama mia”, dhe këta qëlluan Qemalin. Edhe ai u plagos, por në dorë. Ne sa kishim fuqi bërtitëm “ik Qemal, ik Qemal”, ai na pa ne që na kapën dhe vazhdoi të ikte.

Iku na shpëtoi nga sytë dhe ne nuk e pamë të vrarë. Një javë kemi ndenjur pa hanger nga mërzia e madhe. 10 ditë nuk na dhanë me hangër asgjë. Domethënë u bëmë kockë e lëkurë.”

VERSIONI I VETËVRASJES

Vetëvrasja e Qemal Stafës për herë të parë është përmendur vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist. Ishte çmenduri që dikush të dilte kundër versionit zyrtar. Këtë version e jep Drita Kosturi.

Ndonëse jo shumë i besueshëm si version, Kosturi i referohet një personi të cilit i ka dhënë vetëm inicialet dhe që sipas Kosturit, ka qenë një fshtatar që ka kaluar rastësisht aty.

Ky ka takuar Qemal Stafën dhe ka parë skenën. Gjithnjë sipas Kosturit, ai ia ka rrëfyer këtë të fshehtë të madhe pas vitit 1990. Kosturi rrëfen atë që i ka thënë anonimi:

“Dëshmitari i vetëm i atij çasti tragjik, fatkeqësisht ka mbetur për gjithë këto vite anonim. Madje vetëm vonë prezenca e tij është pranuar zyrtarisht. Ishte një fshatar tiranas, Y.B., që po ndiqte rrugën më të shkurtër për të mbërritur në qytet.

Fshatari dhe djali me revole në dorë janë takuar përballë, fare pranë buzës së lumit. Ndjekësit ishin pas dhe ndihej qartë prania e tyre. Qemali ishte i plagosur. Nuk mund të ecte më.

Kishte në dorë revolverin “Smithson” me dy fishekë. Fshatari ndaloi dhe i bindur që ishte një person i rezistencës, i propozoi të ndërronin rrobat bashkë. Djali nuk pranoi.

Pa dhënë më shumë shpjegime, zbrazi plumbin e fundit mbi trupin e tij. Madje, pa i lënë tjetrit asnjë amanet”.

E fejuara e tij Drita Kosturi e komenton kështu këtë version.

“Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyslyket e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten.

Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”.

Por dëshmitarja tjetër që ishte bashkë me Kosturin aty Gjystina, Flora Dishnica, nuk e beson këtë version.

“Gjë të sigurt nuk mund të thuash, se duhet të kesh fakte”.

KUSH E SPIUNOI BAZËN KU FSHIHEJ QEMAL STAFA

Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar.

Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tri ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt. Arrestimi i beftë dhe i çuditshëm i Beqir Minxhozit me të cilin policia shkoi në shtëpi dhe e rrethoi është një tjetër fakt i dyshimtë.

Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën? Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Beqir Minxhozi dhe Enver Hoxha. Gjystina Sata është më e qartë në versionin e saj “Ikja e Shules është shumë e dyshimtë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ikte vetë pa marrë Qemalin me vete.

Beqiri nuk duhet në asnjë mënyrë ta sillte policinë aty. Ai u justifikua që i kam shëtitur nëpër Tiranë që të na shikonin shokët dhe të vinin të na lajmëronin ne. Kjo bie në kundërshti se kjo shtëpi kishte vetëm tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte sekrete. Kush ishin ata shokë që do ta donin se ku është kjo shtëpi. Në këtë kohë Beqiri ka qenë i arrestum. Darkën e kësaj nate ne mësojmë që Beqiri ishte arratisur

nga Kuestura. Ne ishim dy femra, të lidhur na mbanin duart. Te këmbët kishim një krevat dhe këmbët na i kishin lidhur atje. Dyshimi i parë ishte si iku ky Beqir nga Kuestura.

Unë i mësova pasi dola nga burgu se unë i kërkoja gjithmonë hesap. Justifikimi ishte se i kapën në xhep kontratën e shtëpisë. Ku e ke shtëpinë? Versioni tjetër ishte e kapën me revolver dhe e kam lejen në shtëpi. Pse t’i sillte në shtëpi ai. Të thoshte e kam pa leje dhe pikë.

Në dijeni Miladini dhe Koçi Xoxe, U thashë ma shpjegoni se unë nuk e kuptoj dot. Si u bë ajo gjë? Ata s’u përgjigjën. Unë nuk e mendoja kurrë se ata do të bënin vrasjen e Qemalit. Kurrë nuk e kam menduar këtë. Pse Beqiri i pruri aty Ai bëri gabim që i solli dhe duhet të mos i kishte sjellë. Nuk ua mori mendja se ju mund të ishit aty.

Kujtonte se i kanë parë shokët dhe u kanë lajmëruar juve. Kurse për Shulen më thanë: Ti e di Shulja aq ia pret. Si pra aq ia preu? Të lërë shokun e ngushtë në aty?. ”

Ndërkohë Beqir Xhepa në atë moment një djalë i ri, mik dhe korrier i Qemal Stafës tregon debatin e të atit me Enver Hoxhën pas ngjarjes.

“Babi im Ramazani shkoi te dyqani Flora dhe iu drejtua Enverit: Enver, gjakun e Qemalit e kërkoj te ty, sepse e di mjaft mirë që ti e di se ai është tradhëtuar nga shokët e vet”. Por Enveri iu përgjigj: Po gabohesh Ramazan.”

“Debat me Enverin ka bërë edhe Vançi Barjaktari i sapokthyer na Shkodra. i atë i kishte thënë Vançit përse e kishte lënë Qemalin vetëm. Por Vançi i kishte treguar se kishte qenë në Shkodër me urdhër të Enverit. Madje Vançi kishte bërë debate me Enevrin.

Këtë ia kishte treguar vetë Vançi babait tim”.

Por Enver Hoxha e ka sjellë ngjarjen në kujtimet e tij si melankolike dhe të dhimbshme.

Ai thotë se ka qenë me Qemalin më 3 dhe 4 maj, një fakt që nuk rezulton të jetë i vërtetë.

Hoxha ose e ngatërron se e ka harruar ose qëllimisht e vendos këtë fakt.

“Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte më katër maj. U poqëm në bazën numër 66, në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatisja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen, që në mëngjez, duke gdhirë 5 Maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije.

Në mëngjez u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokët. Sido që ne baritnim çdo herë, si thotë populli, “me qefin në kokë”, me kobure në brez dhe me bomba në xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtërngova për herë të fundit në kraharorin tim, shokun nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?!

Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën! Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë?

I thashë. Në Tiranë, më tha shoku, në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjez u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurtë, mos e besoni se armiku hap parrulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi të gjithë municionin që kishte. Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkuar historia”.

FATI I KEQ I DËSHMITARËVE TË RRETHIMIT

Të gjithë ata që ishin atë moment në rrethimin dhe vrasjen e Qemal Stafës i ka ndjekur një fat i keq në jetë. Dukej sikur secili kishte jetën e tij, fatin e tij dhe gjithçka nuk kishte lidhje me të tjerët, por kur faktet i bën bashkë ndodhesh përballë një situate që zor se mund të jetë rastësi. Të gjashtë dëshmitarët patën një jetë të vështirë plot andrralla, deri në krime.

Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga milicia, por pas tri javësh u arratis dhe doli partizane. Pas luftës u arrestua nga regjimi komunist si armike e partisë më 1946, u dënua me vdekje, bëri 13 vjet burg dhe pasi u lirua u internua deri më 1988. Vdiq më 2006.

Marie Lezha u arrestua gjatë rrethimit të shtëpisë nga milicia, por u lirua pas disa ditësh dhe doli partizane. Pas çlirimit u internua disa herë, deri në rrëzimin e komunizmit. Vdiq më 2009.

Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje.

Kristo Themelko i vetmi që arriti të largohej nga rrethimi i banesës. Pas luftës u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Por karriera vijoi deri në 1947 se më pas ai u arrestua dhe kaloi jetën në burg dhe internim deri më 1990. Vdiq në Tiranë më 1990.

Beqir Minxhozi punonjës banke doli nga shtëpia për të blerë ushqime, por u arrestua nga milicët dhe në xhep i gjetën letrën ku shkruhej kontratë e qirasë së shtëpisë që kishte marrë. Mbi bazën e adresës që kishte shënuar aty policia shkoi në shtëpinë ku ishte Qemal Stafa. Ai u lirua pas disa ditësh. Pas doli partizan në zonën e Matit. Pas luftës u përjashtua nga partia nën akuzën se më 5 maj 1942 nuk ishte treguar vigjilent. Vdiq në vitin 2002.

Isuf Keçi doli nga shtëpia për të marrë disa materiale. Kur u kthye shtëpia ishte e rrethuar dhe nuk mundi të futej më. Pas disa javësh doli partizan. Pas luftës u arrestua si armik, duke kaluar kalvarin e burgjeve. Vdiq më 1990, në Tiranë.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912 – 2017.

Si u zhdukën dëshmitarët e Qemal Stafës që panë vrasjen Read More »

Kalaja e Vlorës (Aulonës)

Kalaja është monument historik në qytetin e Vlorës. Rrënojat e kalasë së Vlorës ndodhen në qendër të qytetit, në lulishten prapa Monumentit të Pavarësisë.

Sondazhet e bëra në pranverën e vitit 1985 nxorrën në dritë rrënojat e një muri. Këto sondazhe shërbyen si pikënisje për gërmimet arkeologjike të vitit 1986.

Shtresa kulturore përfaqësohet nga dy periudha, antikiteti i vonë dhe mesjeta, e cila përputhet edhe me fazat e ndërtimit të murit rrethues. Sistemi fortifikues është ngritur në shek. IV të erës sonë dhe i riforcuar dhe më vonë (shek. VI – fillim shek. VII), i pajisur edhe me kulla përforcuese katërkëndëshe. Muri solid, nga pikëpamja konstruktive rrethonte një pjesë të qendrës së qytetit të sotëm të Vlorës dhe formonte një vendbanim të fortifikuar të tipit Kastrum. Lënda arkeologjike si qeramika, objekte metalike e monedhat dëshmojnë se periudha më intensive e jetës së Aulonës si qendër qytetare kanë qënë shekujt V – VI e XI – XIII. Këto të dhëna përputhen edhe me burimet historike gjatë mesjetës, sipas të cilave Vlora zihet në gojëdhënë edhe si qendër peshkopale në shek. X. Ndërsa më vonë ajo bëhet fushë betejash në mes të bizantinëve e normanëve. Më 1205 u pushtua nga Venediku dhe në shek. XIII – XIV u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare derisa kaloi në duart dhe nën sundimin e familjes feudale shqiptare të Balshajve. Osmanët e pushtuan më 1417. Kjo solli rrënimin dhe shkatërrimin e plotë të fortesës antike.

Nga gërmimet e fundit arkeologjike të vitit 1990 sistemi fortifikues zë një sipërfaqe 600m². U zbulua muri 3.3 m i trashë, me gjatësi 54 m, i ndërtuar me teknikën “opus mixtum” dhe i përket pjesës jugore të sistemit fortifikues të Aulonës. Muret rrethuese krijonin një plan katërkëndësh të çrregullt me sipërfaqe rreth 9.5 ha. Ruhet pjesa e murit të jashtëm ndërsa ajo e brendshme është e dëmtuar. Muri ka drejtim lindje – verilindje. Në skajin tjetër të murit, në perëndim, nga ana e brendshme e tij doli një trakt muri i ngjitur në faqen e tij (faza A). Ky trakt është 3 m i gjatë, 1 m i trashë dhe 1.20 m i lartë. Në anën perëndimore të tij ka 4 – 5 këmbëshkallë prej guri, të cilat të çonin në platformën ose në pusin nr. 1, i cili ndodhet fare pranë.

Në krahun e brendshëm të murit të përmendur, në anë lindore u zbuluan tre mure të ruajtura pjesërisht dhe të vendosura larg njërit nga tjetri 1.75-1.90 m. Ato bien vertikalisht mbi murin rrethues (faza A) dhe ruajnë këto përmasa: duke filluar nga ana perëndimore, i pari është 2.30 m i gjatë, 1.15 m i trashë, 20 m i lartë. Pothuajse të njëjtat përmasa kanë edhe dy muret e tjera. Të tre muret nuk lidhen organikisht me murin rrethues, ndërsa nga pikëpamja e teknikës së ndërtimit janë të njëllojta. Ngritja e tyre është e lidhur me një funksion të caktuar, mbajtja e harqeve, mbi të cilat vendoseshin shkallët që të çonin në platformën e luftëtarëve.
Në faqen e brendshme të murit rrethues dolën në dritë tre mure, të cilat edhe pse ruhen pjesërisht lënë të kuptohet për ekzistencë banesash. Muri nr. 5, me drejtim JL – VP është 4.05 m i gjatë, 0.65 m i gjerë, me një hyrje 1.32 m. Në lindje, muri nr. 6 është 35 m i gjatë, 0.60 m i trashë dhe 0.65 m i lartë.

Të dyja këto mure lidhen me murin rrethues. Hyrja në murin nr.6 është 0.95 m e gjerë, me një prag të përbërë prej dy pllakash.

Muri i tretë u zbulua në krahun tjetër të murit nr. 5, është 1.80 m i gjatë dhe 0.58 m i trashë. Në këto mure, si material ndërtimi përdoren gurë mesatarë e tulla.(fig. 3). Si lidhës shërben llaçi i gëlqeres i përzier me rërë të trashë. Mbeturinat e këtyre mureve krijojne tre mjedise në seri njëri pas tjetrit dhe bashkë me korridorin mund të lidhen me një kompleks banesash.

Kalaja e Vlorës (Aulonës) Read More »

Ndodhet ne fshatin Mavrove 40 km ne juglindje te Vlores – Qyteza e panjohur antike e Olimpes !

Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 40 km në juglindje të Vlorës . Në toponimet e hershme quhej Olympe i pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro .Në një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë. Ne ndërmorëm një ekspeditë, në lartësinë 285metra, ku gjendet qyteti i heshtur ilir i Olimpes. Sipas të dhënave që kishim nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në luginën e Shushicës, ka qytete dhe fortesa te cilat ishin pjese konionit .Një ndër këto është Olympia qytet tjetër i Koinonit Amantia, rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të lumit Shushica kur rrjedh lumi (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympeu identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan .

Duke vlerësuar potencialin historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilesë” (Himarë) apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit .E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj , Triporti dhe vet.

Qytet i koinionit sipas modelit epirot
Qytet tjetër i Koinonit Amant ishte Olympe, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë, në anën e djathtë të lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i së cilës ishte sipas Koinonit, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Epiri ka qene dhe eshte Shqiperia jugore e Faik Konices gjejme faktin qe flet per epirotët .Faik beu ka germezuar:Straboni na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ata ishin të huaj. Po citoj fjalë e tij: (fjalët e Strabonit në greqisht) Kjo është shumë e qartë apo jo. Straboni na thotë se kombet epirotas ishin barbarë domethënë të huaj për racën dhe gjuhën greke (Veprat e Strabonit, VII, 6-13, faqe 267. Botim i Dübner Müller).

Emrin Olympe, qyteti mendohet nga vajza e Mbretit Pirro
Sipa historianit Ilirian Gjika :Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan. Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 P. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit. Interesant është fakti se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e ti, “Mbi qytetet dhe popujt .

Kalaja ne fshat
Ka marre statusin e trashëgimisë kulturore ne vitin 1963. Qëllimi i ekspeditës buronte nga një këshillë e mençur e arkeologut N. Ceka, dhënë ca kohë më parë, që brenda kuadrit të Amantias të futej edhe kjo qytezë, gjurmët e të cilave në i gjetëm edhe pas kaq kohësh aty sipër rrugës automobilistike në kthesën e parë tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100m më poshtë kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati aktualisht sot mban emrin Mavrovë . Ndërsa toponimi i saj e hershëm Olympe që ka mbajtur qyteti me monedhën e vet është vetëm historik . Vendasit kanë filluar ti rivënë emrin Olympe shoqatës së fshatit të tyre, ndonjë lokali e magazinë dhe kjo është fare pak në krahasim me historinë e kësaj qendre ilire që i ka rezistuar rrebesheve.

Muret e saj ne i gjetëm 285m lartësi mbi nivelin e detit. Poshtë është Shushica , që rrjedh në buronja të Kuce me gjatësi rreth 85 km me derdhje ne Vjosë . Përkarshi ka fshatin Lapardha . Poshtë në Sirokëmbë ka fushat deri tek ura në Sklap . Ka ullinj shekullorë . Aty nga vitet ‘88 kam takuar arkeologun Llambi Durollin në Mavrovë . Nga shkolla e fshatit zbritëm poshtë tek udha . Llambi më tregonte për vendbanimin e hershem dhe monedhën e saj . Në rrjedhën e Shushicës ka edhe një vendbanim si Cerja rerth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar për kontrollin e rrugëve që mbronin nga largësia. Arkeologët thonë se një popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu prej epokës së bronzit. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.

Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja që ne shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .
Kalaja ne Rrethun

Ndërkohë që të dhënat më të sakta për këtë kala, i gjetëm tek një shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj .Dautaj ishte arkeologu qe ka gërmuar ne këtë qytete kur u formësua mendimi për ekzistencën e tij . i cili shprehet kështu: “Kërkimet filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit ne skajin me jugor te majës se Rrethunit dhe ne nekropol. Nga veri-perëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore qe lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin ne piken C.”Ky trakt i ruajtur ne lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m. dhe gjatësi 12 m.) është ngritur nga blloqe trapezoidal e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara (fig. 3). Ne fasadën e tij dallohen gurelidhesit tërthore qe përforcojnë strukturën e brendshme te murit. Këtu muri bën një kthese ne kënd te drejte, për tu ngjitur përpjetë shpatit perëndimor te kodrës, ndërpritet nga rruga këmbësore qe lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, për tu lidhur me traktin ne piken D (fig. 4, ‘I’ab. II, 6).

Trakti me gjatësi 21 m, lartësi 3.25 m dhe gjerësi 2.80 m, është ruajtur ne gjendje relativisht te mire, me përjashtim te mesit te tij ku ka çarje e shkarje nga themeli .Muresa është ngritur nga blloqe gur gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesën e dukshme te tyre. Blloqet kane këto përmasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat ne përgjithësi janë ne linja te drejta me ndonjë shkallëzim qe u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhsit tërthorë te vendosur ne distanca te ndryshme qe lëvizin nga 2.85 deri ne 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku duken qarte gjurmët e nxjerrjes se tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me një dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja, muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi qe shkon deri ne themel. . Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”, lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër rradhë gurësh, ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve”. Në këtë zonë, forma e gurit është ruajtur mjaft mirë.

Në vendin e emërtuar “Maja e rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit, të përdorur dhe për mbështetjen e çative në godinat e shekullit II para Krishtit. Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare të antikitetit”. Ç’ka thotë studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj”.Janë të gjitha qëndra që shtrihen gjegjësisht,gjithandej si në veri dhe në lindje të kryeqendrës. Lajmi i S.Anamalit është:”Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Plocës mungojnë rrënoja te tjera te lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Plo¬ces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje te Ploces, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Olympe, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës. Por është edhe Olympe soe Mavrova e sotme me kalanë në “Majën e Rrethunit”,dhe kështu qytetet të radhitura në sira, Bylys, Amantia, Oriku Triporti dhe Olimpe

Ndodhet ne fshatin Mavrove 40 km ne juglindje te Vlores – Qyteza e panjohur antike e Olimpes ! Read More »

Kush ishte atentatori i Enver Hoxhes ?

Në këtë pjesë të katërt të intervistës me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit, rezident në Paris, Hasan Luçi përshkruhen aktet terroriste që ballisto-zogistët e arratisur kanë kryer brenda Shqipërisë kur u hodhën si diversantë. Luçi është mjaft i besueshëm në ato që thotë, pasi flet me shifra dhe fakte që nuk i kundërshton dot. Këtu do të flitet edhe për një nga përpjekjet më të guximshme të agjentëve për të vrarë Enver Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë komuniste.

Është një nga historitë sa të pabesueshme aq edhe e panjohur që kam dëgjuar në jetën time si gazetar. Është historia e Avdyl Banushit, atij ballistit të arratisur që hodhi bomba në ambasadën tonë në Romë. Një nga veprimtarët më aktivë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Por edhe një trim i tërbuar dhe i paepur nga Golemi i Gjirokastrës. Kulmi është se kjo histori ka ndodhur gati një dekadë më përpara se të zbarkonte banda e Xhevdet Mustafës.

Ishte Avdyl Banushi që ka qenë shumë më pranë se paraardhësit dhe pasardhësit e tij terroristë për të vrarë Enver Hoxhën. Kjo ka ndodhur në vitin 1974, pikërisht kur Shqipëria kremtonte 30-vjetorin e çlirimit të vendit. Askush nuk mund ta merrte me mend, se pikërisht për të ndenjur para tribunës në atë ditë, ishin nisur që nga Nju Jorku një grup diversiv antikomunist, i kryesuar nga Avdyl Banushi. Ai dhe shokët e tij kishte mbërritur me bomba në xhep te Parku Rinia, madje kishin zënë strehë pikërisht në një apartament në bodrumet e pallateve të Shallvareve.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Luçi, është folur vazhdimisht se bandat diversioniste që hidheshin nga jashtë, kanë kryer edhe akte terroriste. Mund të na përmendni se ku konsistonin këto akte?

– Po ata për terrorizëm vinin këtu. Në atë kohë ata kryen disa akte terroriste si vënie zjarri në naftë në Kuçovë, djegie kooperativash, vënie zjarri shtëpive të rinisë, djegie banesash të patriotëve kooperativistë etj. Në këtë luftë pati sukses loja e zhvilluar me anën e Frontit të Rezistencës dhe amnistia e vitit 1949, megjithëse në veri kjo nuk dha rezultatet e pritura. Kështu në vitin 1951 veprimtaria e bandave të armatosura arriti kulmin, një pjesë e të cilave ishin të përbëra me diversantë të jashtëm, që së bashku organizuan 135 aksione si vrasje, plaçkitje, djegie, propagadë, spiunazh etj.

Në fakt në 1950 kishte 114 banditë, nga të cilët 30 diversantë të ardhur nga jashtë, kurse në 1951 vetëm UDB- a dërgoi 450 diversantë. CIA dërgoi bandën e Curr Pajës nga Greqia. Kështu më 1951 vepronin mbi 475 banditë, prej të cilëve një pjesë ish diversantë të ardhur nga jashtë dhe pjesa kryesore banditë që vepronin nga brenda. Por si rezultat i masave të marra u kryen operacione spastrimi në të gjithë vendin dhe u asgjësuan 144 banditë. Për të përtërirë bandat e dëmtuara që pësuan në vitin 1951 edhe në 1952 spiunazhet e huaja vazhduan hedhjen e bandave diversioniste.

Në 1952, pasi veproi nën urdhrat e anglezëve deri në 1951, A. Zogu vihet në lidhje me drejtuesit e ClA-s dhe vuri në dispozicion të saj njerëzit e tij më të besuar Zenel Shehun dhe Halil Branicën, të cilët më 1 maj 1952 u futën në Shqipëri, ku u kapën menjëherë dhe pasi u mësua misioni i tyre e planet e anglo – amerikanëve, u bë objekt i lojës “Liqeni i Vajkalit” vazhduar nga Sigurimi i Shtetit për 17 muaj rresht. CIA i dha përparësi bazave në Greqi në atë kohë.

Atentatori i Enver Hoxhës

Lojat me spiunazhet e huaja ishin suksese të punës vetëmohuese të shumë punonjësve trima legjendarë të Sigurimit të Shtetit e të mbështetjes së fuqishme nga masa e popullit. Edhe në vitin 1953 nën diktatin e huaj, reaksioni i jashtëm bëri edhe një përpjekje për aktivizimin e bandave duke dërguar kriminelin e njohur Hamit Matjani e grupe të tjera diversioniste. Për të parë se si dëgjohej në Shqipëri radiopërhapja e CIA-s në ishujt Kalasinia (Greqi) në vitet 1952 – 1953, një zbulues anglez kujton se anijet e CIA-s e SIS-it bënin disa udhëtime nga Greqia deri në kufirin jugosllav me diversantë brenda për të dëgjuar transmetimet në gjuhën shqipe dhe për të njoftuar për efektin e tyre.

– Pas viteve ’90 është bërë i njohur se ka pasur një plan për të vrarë Enver Hoxhën në mesin e viteve ’70. Pse dështoi ai plan?

– Nuk ka pasur vetëm një plan, por disa. Enver Hoxha ishte i pari që ishte në krye të listës për t’u vrarë. Po le të shikojmë planin për të cilën më pyetët. Ishte nëntori i vitit 1974. Shqipëria komuniste kishte kohë që priste të festonte me madhështi 30-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Më së shumti ajo atmosferë ndjehej te banorët e kryeqytetit, të cilët prej ditësh mbushnin gjatësinë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të parë provat e përgatitjes së kuadrateve me ushtarakë që do të demonstronin para Enver Hoxhës në ditën e 29-të të muajit, e cilësuar si dita jubilare e çlirimit.

Në vëmendjen kryesore, ku rrinte dhe komisioni i përgatitjes së paradës së madhe, ishte pikërisht tribuna madhështore e ndërtuar prej më se 10 ditësh para hotel “Dajtit’, mbi të cilën në ditën e caktuar do të dilte Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe udhëheqësit e tjerë. Aty ishte menduar të bëhej një masakër e paparë ndonjëherë për të vrarë jo vetëm Enverin, por edhe të tjerët që ndodheshin në tribunë…

– Si e morët vesh planin e atentatit kundër Enver Hoxhës?

– Ua kam thënë dhe nuk është sekret se Sigurimi ynë ka pasur bashkëpunëtorët e vet në çdo organizatë e grup të mërgatës politike të shqiptarëve të arratisur, duke filluar nga ata ekonomikë, kosovarë dhe nga njerëz me të vërtetë atdhetarë që u dhimbsej me të vërtet populli i tyre. Më 30 prill 1974 unë mora informacionin se “Fronti i rezistencës kish marrë vendim që ai vit të ishte viti i aksioneve konkrete në Shqipëri ku të angazhoheshin të gjithë luftëtarët e lirisë.

Pikërisht aty u mor një vendim për të kryer detyrën më speciale që mund të ishte kryer ndonjëherë deri në atë moment. Të eliminohej fizikisht Enver Hoxha. Dhe më e veçanta akoma ishte se për atë detyrë nuk u caktuan njerëz të përgatitur në shkolla të rastit, por u caktuan pesë djem të fuqishëm me në krye siç dhe e kemi përmendur Avdyl Banushin.

– Ky ishte ai që hodhi bombën në ambasadën tonë në Romë?

– Dora vetë. Ai ishte autori i eksplozivit që ishte vënë në ambasadën tonë pak muaj më parë si merrej ai vendim ashtu siç do të bënte mbi ambasadën tonë në Itali apo të përsëriste aktin terrorist mbi ambasadën tonë në Paris. Avdyl Banushi ishte shumë i vendosur dhe i betuar për të realizuar detyrat. Ishte aktiv dhe i rrezikshëm. Kishte dhe një nuhatje natyrale të madhe, pra ishte i zgjuar. Është e çuditshme se si u bë armiku ynë ky njeri.

Gjatë luftës kishte qenë me rininë e Ballit, e arrestuan gjermanët dhe e çuan në kampin e shfarosjes në masa në Dakau. Nuk e di si shpëtoi dhe u kthye në Shqipëri. Pastaj u arratis… Me një fjalë ai së bashku me shokët bëheshin kamikazë të vërtetë. Por kjo gjë ishte shqetësuese pasi siç e shikon kishe të bëje me një njeri që e kishte ndarë mendjen për ta kryer me doemos atë akt. Unë dija që ishte nga Golemi i Gjirokastrës dhe në kohë të luftës kishte qenë me rininë balliste.

Pas çlirimit kishte qenë për shumë vite i dënuar në burgun e Burrelit. Por dija se kishte qenë shumë i papërkulur dhe nuk bënte as një kompromis për të lehtësuar veten. I ofruam të bëhej bashkëpunëtor i yni dhe t’ia lehtësonim dënimin, por ai nuk pranoi. Këta njerëz kur u ngarkon detyra bëhen shumë të rrezikshëm. Avdyl Banushi kishte hyrë shumë herë në Shqipëri dhe ishte kthyer shëndoshë e mirë. Madje pak para se të merrej ai vendim, pra punë muajsh ai kishte hyrë në Shqipëri. Kishte ndaluar në shumë rrethe dhe kishte aktivizuar të gjithë elementët e vet.

Kishte shkuar në Gjirokastër, Vlorë, Dukat, Fier, madje edhe në fermën Çlirim ku kishte qenë dikur i internuar në atë zonë, Durrës, Tiranë, Macukull të Burrelit dhe pastaj kishte dalë sërish jashtë kufirit. Ai kishte baza jashtë shtetit dhe brenda Shqipërisë. Jashtë shtetit kishte te shqiptarët e arratisur. Në Shqipëri kishte baza tek familje të pakënaqura nga regjimi. Në Lushnjë kishte bazën “GODO”. Në Durrës ishte baza “CERLOI”, në Tiranë ishte baza “BINERI”. Madje në bazën “Bineri” që i përkiste familjes së Sami Binerit, u formua dhe dega “Fronti i Rezistencës” për Tiranën, madje aty do të strehoheshin edhe më mbrapa kur donin të vrisnin Enverin.

– Cili ishte aksioni i Sigurimit të Shtetit për të penguar vrasjen e Enverit?

-Ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Unë për vete kam kaluar momentet më të rënda të jetës sime. Nuk ishte e thjeshtë. Përfytyro ç’mund të bëjë CIA sot në qoftë se rrezikohet jeta e Presidentit Trump apo ç’mund të bëjë KGB-ja për Presidentin Putin etj. Neve na rrezikohej udhëheqësi më i shtrenjtë të cilit i ishim mirënjohës për gjithë ato vepra që kishte bërë për vendin dhe popullin. Më dilte gjumi natën. Nuk ngopesha me frymë. Mendoja se pavarësisht se do të merrnim masat më ekstreme, por po të mos ia arrinim dot ta mbronim. Po sikur të ndodhte…?! Ky tmerr u shtua më tepër kur u informuam se për këtë mision ishte marrë edhe miratimi i amerikanëve.

– Pse kishin edhe amerikanët dijeni për këtë akt?

– Po. Sekretari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Mexhit Dibra u takua me majorin Tomas Smith dhe i bëri të qartë planin ku mori edhe miratimin e tij. Unë mësova se majori Smith u kishte thënë se siguria e Enver Hoxhës ishte perfekte, por Mexhiti i ishte përgjigjur se ky aksion ishte marrë përsipër nga Avdyl Banushi të cilin ata e njihnin shumë mirë madje dhe e kishin paralajmëruar të mos hidhte më eksploziv në ambasadat shqiptare në Europë, pasi ishin akte terroriste. Kështu që si mësova edhe këtë miratim të fundit mua s’më ngelej gjë tjetër, por të mbaja në vëzhgim Avdylin në të gjitha lëvizjet e tij. Ndërkohë që informova Tiranën.

– Si mbikëqyrët ju operacionin apo aksionin e Banushit?

– Unë njoftova Tiranën. Kam njoftuar direkt Kadri Hazbiun, ndërkohë që detyrë tjetër kisha të ndiqja objektivin në të gjithë lëvizjen e tij dhe të mbaja në korrent Kadriun me anë kodesh të shifruara. Ka qenë 20 nëntor 1974 kur unë mora sinjalin se ata u nisën nga SHBA-ja. Ndërkohë që mësova mbërritjen në Prevezë të Greqisë. Dy ditë më mbrapa pikërisht në 22 nëntor mora sinjalin se mbërritën në Çamëri. Unë pas çdo informacioni i raportoja Tiranës. Në të vërtetë sipas informacionit që kishim siguruar për planin e lëvizjes së tyre prisnim që ai të futej nga “Kepi i Stillos”.

Për këtë njoftuam dhe ajo zonë siç mësohet u bë “blind”. Madje për parantezë po të them se edhe vetë Avdyli kur ka dhënë në vitin 2002 një intervistë deklaron se kur erdhi në Çamëri dhe u ngjit malit të Stillos kishte vënë re brenda tokës shqiptare lëvizje të shumta ku kishte kuptuar saktësisht se përkëtej kufirit ishte dhënë informacioni për të. Ai ishte bindur se ishte në vëzhgim prandaj bëri të pamundurën për t’i humbur atij që ndiqte lëvizjet. Kështu ndërroi planin e lëvizjes gjë që kush mund të informonte nuk dinte për çfarë.

– Dhe më tej, si hynë dhe nga hynë ata në Shqipëri?

– Ndërsa prisnim të hynte në “Kepin e Stillos”, arritëm të merrnim informacionin se hynë në zonën e minoritetit të Sarandës. Pas kësaj nuk mësuam dot asgjë derisa hyri në Tiranë. Kur ai mbërriti në Tiranë, menjëherë morëm sinjalin “Hyri”. Menjëherë njoftova Kadri Hazbiun.

– Si është e mundur që nuk e ndoqët dot brenda territorit shqiptar?

– Unë sapo thashë se ai ishte shumë i zgjuar dhe si mësoi se ndiqej gjë që e pa sa hyri në Shqipëri ai mundi t’i fshihte mirë gjurmët. Kjo bëri që të shpëtonte dhe pavarësisht se nuk e kreu dot misionin arriti të kthehet shëndoshë e mirë në Paris dhe Nju Jork. Më mbrapa, pas viteve 90, kur kam takuar Avdylin dhe atëherë si u kthyen pas misionit të pakryer kam mësuar se ai si kishte hyrë në kufirin shqiptar kishte mbërritur në fshatin Aliko të Sarandës.

Kanë fjetur në atë fshat te djali i njërit prej anëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që ishte dhëndëri i Kryetarit të Kooperativës me profesion shofer. Të nesërmen të ndihmuar nga i zoti i shtëpisë ku kishin bujtur, i çoi deri në Gjirokastër. Prej andej me autobus arritën që në mbrëmje të shkonin në bazën e tyre te Shallvaret që i raportova unë Kadriut. Vetëm kur u kthyen nga Shqipëria, unë mësova se ata kishin qenë në familjen “Bineri”. Udhëtimi i tyre sigurisht kishte qenë i vështirë pasi informacioni ishte dhënë i saktë.

– Pse dështoi atentati?

-Natën e fundit të paradës tribuna e saj u largua nga vendi që ishte montuar prej dy javësh para hotel ‘Dajtit’ dhe u vendos para Kryeministrisë. Si nuk u kap dot Avdyli, ata mësuan se ishin në kërkim madje siç më ka thënë edhe pak kohë para se të vdiste, pothuajse ishte zbuluar se kur u kthye në shtëpi ku kishte bujtur, mësoi se roja që kishin lënë kishte parë njerëz të dyshimtë që ai besonte se ishin të sigurimit që vrojtonin me vëmendje. Kështu që reaguan menjëherë. Nga baza “Bineri” në mesnatë përfunduan në Ndroq pikërisht në familjen “Mancaku”.

Prej andej ai ishte rikthyer të nesërmen në Tiranë nëse mund të kryente misionin e dytë të hidhte eksploziv në Ambasadën Kineze. Siç më ka thënë kohët e fundit si shkoi te Ambasada e Kinës pa se ishte gardh me policë, pasi ishte përballë RTSH-së dhe shumë institucioneve. Kështu që ishte larguar pa kryer asgjë. Ishte lidhur me shefat e tij dhe i dërguan mjet nënujor për ta rimarrë në bazë.

– Po pastaj ku shkoi dhe si veproi?

– Mundi të fshihet mirë. Nuk u mësua asgjë. Unë ngela te momenti që është në Tiranë dhe është te Shallvaret dhe kaq. Vetëm pasi u rikthye në bazë unë munda të mësoja atë çka kishte ndodhur. Vetëm dy muaj më mbrapa si dështoi me misionin e parë për vrasjen e Enver Hoxhës dhe hedhjen e eksplozivit në Ambasadën Kineze, madje si kishte shpërthyer dy ambasadat tona në Paris dhe në Itali, Avdyl Banushi u përgatit të hynte sërish në Shqipëri.

Këtë herë do të hidhte në erë bustin e Leninit dhe të Stalinit. Por këtë herë ishte një kombinacion agjenturor ai që bëri që Avdyli të arrestohet i gjallë. Kjo u arrit nga zbuluesit tanë në Amerikë. Unë e kisha shumë të vështirë ta gjeja se isha në Francë. Atë kombinim e organizoi Rezidenti i Sigurimit në Amerikë, Sokrat Çomo, i cili ishte prezantuar si diplomat pasi ishte në OKB.

– Më thatë se jeni takuar me të pas vitit 1990, madje dhe kini pirë kafe me të. Si ishte komunikimi midis dy armiqve të dikurshëm?

– Jam takuar tre-katër herë pas 90-s me të e kemi pirë kafe te Sheshi Shopen, aty prapa Institutit të Arteve. Mund të them se ishte një takim normal. I hapëm kartërat. Kur i thashë se në radhët e tyre ne kishim agjentët tanë, filanin e filanin e filanin, ku merreshin vendimet më të rëndësishme,ai vuri duart në kokë. Edhe ai që e solli këtu kur e arrestuam ishte agjenti ynë.

Mirëpo vija re se nuk kishte asnjë shenjë pendese. Prapë po të jem në ato kushte, ashtu do të veproja, më tha. I kishte mbetur vetëm një peng i madh: Gjatë viteve kur kishte punuar si agjent i amerikanëve ai paguhej mirë dhe dollarët i kalonin në një bankë atj. Ishin 150 mijë dollarë. Priti t’i merrte kur doli nga burgu pas 90-s, por nuk i mori kurrë. Madje nuk i dhanë as vizë të shkonte as në Amerikë, dhe as në ndonjë vend tjetër. Vdiq në mjerim aty pas disa viteve…

Kush ishte atentatori i Enver Hoxhes ? Read More »

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze”

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj.

Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.
Histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg.

Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes.

Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare.

Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.
Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”
Kultura

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.

Rezultate imazhesh për gjirokastra

Rezultate imazhesh për gjirokastraRezultate imazhesh për gjirokastraRezultate imazhesh për gjirokastra

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze” Read More »

Otto Witte, akrobati gjerman që për 5 ditë ishte Mbret i Shqipërisë

Që në moshën 8-vjeçare filloi të fitonte para si artist dhe magjistar. Një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi si endacak. Ai u end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë dhe në Azinë e vogël. Gjatë këtyre viteve ai ndryshoi shumë profesione; si ekspozues, punëtor ndërtimi, kamarier, kapës kafshësh, major e shumë e shumë të tjera, madje dhe mbret.

Shumë shpejt talenti i vogël mësoi të lexonte fatin dhe të bënte magji, por zor se mësoi të shkruante e të lexonte, sepse shkollën e ndoqi vetëm dy vjet. Megjithatë thuhet se ai kishte një talent të lindur për gjuhët e huaja. Ai fliste mjaft mirë turqisht, gjë që do t’i hynte në punë më vonë.

Në vitin 1912 Otto hyn në ushtrinë turke, fillimisht si nënoficer dhe me shërbimet e tij të çmuara arriti të bëhej oficer e të gradohej major. Në të njëjtin vit Shqipëria u shpall e pavarur dhe qeveria e saj provizore nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë trazirat e brendshme politike.

Caktimi i një mbreti nga Fuqitë e Mëdha dukej si e vetmja zgjidhje për të garantuar pavarësinë e shtetit të sapokrijuar shqiptar. Në bisedimet e zhvilluara në atë kohë, përflitej emri i princit turk Halim Eddine si njeriu që do të vendosej në krye të shqiptarëve, me arsyetimin se një popullsi e dominuar nga muslimanët, nuk kishte se si të pranonte një princ të një feje tjetër.
Historia e mbretit 5-ditësh
Sipas një dokumenti të datës 21 gusht 1943, të një arkivi të Berlinit, Otto Witte ndodhej në vitin 1912 për të dymbëdhjetën herë në Stamboll. Ndërkohë kishte filluar lufta ballkanike dhe megjithëse treni orient-ekspres funksiononte akoma, rrugët kishin filluar të mos ishin shumë të sigurta dhe shkëlqimi i Perandorisë Osmane venitej dita-ditës.

Siç e kërkon fati ndonjëherë, ndërsa Otto Witte orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur, që më parë kishte dashur të bëhej artist, por që ndërkohë shërben në shërbimin informativ të ushtrisë turke.

Otto Witte nuk ndodhej në ditë të mira dhe kishte nevojë për para. Miku i tij e këshillon të futet në ushtrinë turke. Otto kryen shërbime shumë të vlefshme, si p.sh., sigurimi i materialeve sekrete në Beograd dhe Sofje, të cilat e ndihmojnë të bëjë karrierë duke u graduar oficer e më vonë major.

Drejtimi i ushtrisë turke në këtë kohë po kalonte një kohë të vështirë dhe gjendja ishte shumë e tensionuar. Ndërkaq edhe Shqipëria, në fillim të vitit 1913, po shkëputej nga Turqia dhe në vend ndodheshin vetëm dy trupa ushtarake, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha akoma nuk e kishin caktuar mbretin e provincës shqiptare, megjithëse kishte kohë që përflitej për Halim Eddin-in. Në këtë kohë Ottos i lind një ide e çuditshme: për t’u bërë mbret i Shqipërisë.

Ai dërgon dy telegrame rresht në emër të princit, ku njofton ardhjen e tij në Shqipëri mbas dy ditëve. Ndërkohë ai ka marrë me qira edhe një uniformë në Vjenë dhe pikërisht më datë 15 shkurt 1913 mbërrin në portin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga miku i tij, që i shërbente si adjutant. Prej andej mendohet të ketë lëvizur në drejtim të Kavajës dhe diku aty mendohet të jetë vendosur në një çadër mbretërore.Image result for Otto Witte

Telegramet që kishin mbërritur me parë dhe ngjashmëria e tij me princin e vërtetë, bënë të mundur që ai të kurorëzohej si mbret. Siç i ka hije një mbreti, ai dha edhe pritje, dhe organizoi parada ushtarake, ndërkohë që të bindurit e tij i ofruan edhe një harem.

Lajmi u përhap nga korrespondentët perëndimorë në të gjithë botën dhe natyrisht arriti edhe Stambollin. Sulltani u çudit tej mase nga ky lajm, sepse kishte dijeni që nipi i tij ishte ndërkohë me pushime në Vjenë.

Nga ana tjetër qeveria osmane dukej e kënaqur, që princi i vuri të gjithë kundërshtarët e mundshëm përpara faktit të kryer duke marrë kurorën e mbretit. Ndërkohë që Princi Halim Edinne njoftonte nga Vjena se ishte i habitur për lajmet që vinin nga Shqipëria.

Kështu që monarkut të rremë do t’i duhej të braktiste një orë e më parë mbretërinë e tij 5-ditëshe. Këtu mbaruan edhe ditët mbretërore të Ottos, i cili tani ndihej shumë i pasigurt dhe e dinte se çfarë e priste. Largohet nga sytë këmbët, duke i shpëtuar për mrekulli edhe një urdhërarresti të Esat Pashës. Mendohet se pikërisht vajzat e haremit e kanë ndihmuar të arratiset dhe të shkojë me varkë në Bari.
Periudha post-mbretërore
Por Otto nuk do të mjaftohej me kaq. Kjo histori bëhet subjekti i jetës së tij të mëvonshme duke e bërë pjesë të pandashme të ekspozimeve të tij të ndryshme. Madje në vitin 1939 ai vendos t’i botojë këto kujtime në një libër të shkruar nga vajza e tij “princesha” Elfriede Witte, e cila e quan gjyshin e saj “aventurierin më të madh të të gjitha kohërave”.

Otto Witte arrin të shënojë në letërnjoftimin e tij “ehemaliger König von Albanien” (mbreti i dikurshëm i Shqipërisë). Vendimi gjyqësor për këtë shtesë në letërnjoftim nuk mund të ishte “Ex-König” (ish-mbret), sepse të tillë mund të quheshin vetëm ata që kanë qenë me të vërtetë mbretër, ndërsa Otto nuk kishte qenë i tillë, pasi në Shqipëri ai mendohej si Halim Eddin.

Një monark që e ka të dokumentuar edhe në letërnjoftim të kaluarën e tij mbretërore, nuk ka se si të mos ndihej i ofenduar, kur në vitin 1957 Princi i Monakos Rainieri III nuk e kishte ftuar në dasmën e tij me aktoren e hollivudit Grace Kally.

Të gjitha këto të dhëna mund të jenë rezultat i një fantazie të shfrenuar, aq më tepër kur ato kanë ndodhur në një të shkuar të largët, nga e cila disponojmë: ose shumë pak të dhëna, ose edhe ato që kanë mbërritur deri më sot, iu referohen kryesisht të dhënave të protagonistit të ngjarjes.

Ka shumë njerëz që e vënë në dyshim këtë histori “të trilluar”, megjithatë duket se misterin e kësaj ngjarjeje “monarku” e ka marrë me vete në udhëtimin e tij të fundit duke lënë pas vetëm tri gjëra, që hedhin dritë mbi aventurën e tij: libri autobiografik, varri dhe letërnjoftimi, të dyja këto të fundit me mbishkrimin “ish-mbret i Shqipërisë”.

Nga letërnjoftimi i tij nuk mund të të mos bjerë në sy edhe datëlindja: 16 tetor 1871. Kjo rastësi duket se përforcon edhe më shumë pavdekshmërinë e kësaj aventure.Image result for Otto Witte

Nëse viziton sot varrezat e Hamburgut, Ohlsdorfer Freidhof, do të ndeshesh në varrin e Otto Witte (16.10.1871 – 13.08.1958), ku në pllakën e varrit ku ai prehet, dallohet edhe shënimi “Ehemaliger König von Albanien” (ish-mbret i Shqipërisë).

Megjithatë në regjistrin e njerëzve të shquar, profesioni i tij është “Ekspozues”, pra një njeri që jep shfaqje me banesën e tij lëvizëse në tregjet vjetore që zhvillohen në Gjermani.

Po çfarë lidhjeje ekziston midis këtij titulli të veçantë dhe profesionit të çuditshëm?! “Po, është e vërtetë: kam qenë 5 ditë Mbret i Shqipërisë; një mbret i vërtetë, me fron, me shërbëtorë dhe me ushtri, siç i ka hije një mbreti.

Duhet të keni parasysh se Shqipëria nuk është një republikë diku në Amerikën Qendrore, ku herë pas here ndonjë aventurier ambicioz dhe energjik arrin të dalë në krye e të udhëheqë, apo ndonjë ishull në jug të Oqeanit Paqësor, ku çdo njeri, me para dhe fjalë të mira, mund të bëhet pak “mbret” i disa dhjetëra polinezianëve zezakë.

Jo – Shqipëria është një vend evropian, që ka afërsisht sipërfaqen e luginës së Rinit dhe ka rreth 1 milion banorë! Nuk ndodhet as përtej Vollgës, në Lindjen e largët, por është një vend mjaft normal në Evropën Juglindore”. Me këto fjalë e fillon rrëfimin në autobiografinë e tij “5 ditë mbret i Shqipërisë“, të botuar në vitin 1939, gjermani nga Pankow i Berlinit, Otto Witte, që e quan veten ish-mbret të shqiptarëve.

Image result for Otto Witte

Me sa duket nuk ka qenë vetëm princi Wilhelm zu Wied i vetmi gjerman që ka udhëhequr shqiptarët, të paktën gati për gjashtë muaj: nga 7 marsi deri më 3 shtator 1914. Një tjetër gjerman pretendon të jetë ngjitur para tij në fronin mbretëror, të paktën për pesë ditë dhe të ketë drejtuar Shqipërinë, mbase vetëm në një pjesë të saj (e kush e ka qeverisur ndonjëherë njëkohësisht Shkumbinin e Sipërm e të Poshtëm?!).

Një histori, për të cilën ende nuk është gjetur ndonjë dëshmi historike e kohës (në burimet shqiptare ky fakt është pothuajse i panjohur, mbase edhe nga ngjashmëria fonetike midis dy emrave Witte dhe Wied), por që duket se në Evropë e sidomos në Gjermani, në dhjetëra artikuj e dokumente përmendet dhe, deri diku, edhe besohet si një nga aventurat më të mëdha të shekullit të XX-të. Fatet e Shqipërisë së vitit 1912-13 diskutoheshin në kancelaritë perëndimore të Londrës, Vjenës apo Parisit.

Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, zhvilluar nga data 17 deri 20 dhjetor 1912 në Londër, kishte nxjerrë më së fundi, mbas negociateve intensive, një rezolutë, ku e shpallte Shqipërinë principatë autonome nën një princ të huaj, i cili do të zgjidhej nga Fuqitë e Mëdha brenda gjashtë muajsh. Qeveria e Vlorës i dërgonte apel mbas apeli Konferencës së Ambasadorëve në Londër për të zgjedhur kryetarin e shtetit shqiptar.

Ndërkohë Esat Pasha, që drejton qeverinë provizore, siç e përmend Tajar Zavalani në “Histori e Shqipnis”, do shfaqej më vonë hapur kundër qeverisë së Vlorës, duke u dorëzuar Shkodrën malazezëve dhe duke ndjekur ambicjen për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së Mesme, duke akuzuar Ismail Qemalin se bënte një politikë antimuslimane dhe kërkonte që qeveria të transferohej në Durrës.

Mesa dukej caktimi i një prijësi për Shqipërinë në fillim të vitit 1913 ende po vonohej, megjithëse një emër përflitej më së shumti për të qenë në krye të shqiptarëve. Ky ishte Princi turk Halim Eddine (apo Halim Ettin – në shtypin gjerman ndeshet edhe ky version i emrit), nipi i Sulltanit.

Një kohë e tillë trazirash në një Ballkan, që s’ishte gjë tjetër veçse një pazar i interesave të fuqive të kohës, ku Shqipëria “pjesa më e egër” e tij nuk kishte as kufij e as një qeveri të qartë, “gjaku blu” i ndonjë princi të përkëdhelur perëndimor nuk do të mund t’i bindte shqiptarët, që as mes tyre nuk po e gjenin dot gjuhën e përbashkët. Kjo zallamahi do t’i mjaftonte ekspozuesit Otto Witte për të realizuar aventurën më të madhe të jetës së tij.

Otto Witte, akrobati gjerman që për 5 ditë ishte Mbret i Shqipërisë Read More »

Rrëfehet nipi i Ahmet Zogut: E vërteta e ‘vjedhjes’ së thesarit nga xhaxhai im. Sekretet e ‘errëta’ të Mbretit shqiptar

Nëse ka ca të vërteta mbi mbretërimin e Mbretit Zog I, atë më mirë se kushdo tjetër e di Skënder Zogu, nipi i tij. I rritur në oborrin mbretëror nën kujdesin e hallave Princesha, por edhe të vetë Mbretit Skënder Zogu jo vetëm ka shumëçka për të treguar për jetën brenda pallatit, por edhe për gjithë kalvarin e zhvendosjeve të familjes mbretërore, pas pushtimit të Shqipërisë nga fashistët, që u pasua nga ai nazist dhe instalimi i pushtetit komunist.

Nipi i mbretit Zog I, Skënder Zogu, prej pak kohësh ka botuar një libër kujtimesh, të titulluar “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar-Kujtime mërgimi”. Një libër voluminoz që autori e nis që me lindjen e tij, vitet në Pallatin Mbretëror, largimin nga Shqipëria në vitin 1939, mërgimi në Turqi, pastaj në Egjipt e me radhë. Raportet me xhaxhain e tij mbret, si ndiqej për së largu instalimi i pushtetit komunist dhe të gjitha ngjarjet që pasuan më tej, deri në ndërrimin e sistemeve.

Kemi shkëputur disa fragmente nga ky libër, për të shuar kureshtjen e kureshtarëve mbi jetën e pallatit, por edhe për disa momente kyçe, tejet të debatuara rreth Mbretit Zog, që është largimi në datën 7 prill 1939 dhe legjenda e grabitjes së thesarit të shtetit.

SKËNDER ZOGU

Unë kam lindur në Davos, Zvicër, më 1933, për shkak të një sëmundjeje të rëndë të nënës sime Faika Minxhalliut (1897-1935), nga Delvina, e cila ishte gruaja e tretë e babait tim, princit Xhelal bej Zogu, vëllai i madh i Mbretit të shqiptarëve Zogu I. Duke qenë se ime motër Elvira dhe unë mbetëm pa nënë në moshë tepër të vogël, na lanë me një guvernante gjermane, Marian, nën kujdesin e hallave tona, princeshave mbretërore. Babai u rimartua me Hyrijet Allajn (1916-1993) nga Elbasani, e cila do të na rriste me kujdes dhe me dhimbsuri të madhe, kur u mblodhëm të gjithë bashkë në mërgim.

Në periudhën kur babai jetonte në Tiranë me dy motrat e mia, Melitën e Verën, dhe me dy vëllezërit e mi, Mirginin dhe Gencin, motra ime e madhe dhe unë patëm kënaqësinë të rrinim në Pallatin Mbretëror, pasi mbreti Zog ishte ende i pamartuar dhe i donte shumë fëmijët. I rrethuar nga të motrat, princeshat Adile (1860-1966), Nafije (1896-1948), Sanije (1903-1969), Myzejen (1905-1969), Ruhije (1906-1948), Maxhide (1907-1970) dhe nga nipi dhe mbesat, Teri (1923-2001) dhe Danushi (1925-1999) ai kishte mbajtur të lidhur klanin familjar, njëlloj siç kishte vepruar edhe e ëma, Nëna-mbretëreshë Sadije Toptani, pas vdekjes së të shoqit, Xhemal Pasha Zogut.

Babai vinte të na takonte shpesh dhe mbante lidhje të ngushta me bashkëqytetarët e tij në Burrel (Mat), nga ku kishte rrënjët. Gjatë qëndrimeve në Tiranë në dimër dhe në Durrës në verë, ne merrnim pjesë në festat e organizuara nga Oborri dhe shihnim mbretin, i cili na gëzonte me dhurata. Më kujtohet Pallati Mbretëror, i cili gjendej atje ku sot është Akademia e Shkencave. Kishte një kopsht të madh me një zonë të caktuar për kafshët. Aty pashë për herë të parë një shqiponjë në kafaz dhe njëri prej rojeve më tha në shqip: “Pa shihe pak, Bubi (ishte forma përkëdhelëse, me të cilën më drejtoheshin mbreti dhe princeshat), ky zog është simboli i kombit tonë dhe gjendet edhe te flamuri ynë kombëtar”.

Unë isha vetëm pesë vjeç dhe nuk mund ta kapja mirë domethënien e këtyre fjalëve, por hera-herës ajo shqiponjë më dilte në ëndërr, duke fluturuar sipër kopshtit tonë. Verës shkonim së bashku me familjen mbretërore në plazhin e Durrësit. Vendoseshim në disa shtëpiza druri tepër të thjeshta afër detit, ku rrinim bashkë me kushërirat tona Terin dhe Danushin, si edhe kushëririn Tatin. Mbreti Zogu I, xhaxhai ynë, e çmonte praninë tonë dhe na kushtonte pak nga koha e tij e lirë.

Mbante një kostum të bardhë e me tepër sqimë dhe na shpjegonte se si pas maleve, vendi ynë shtrihej në një sipërfaqe të madhe, një pjesë e së cilës, Kosova, për fat të keq gjendej nën pushtim. Më kujtohet, po ashtu se si një ditë ime motër e pyeti: “Po pas detit, çfarë ka, madhëri?”. Si përgjigje dëgjova këto fjalë të rënda: “Mimija (formë përkëdhelëse, që më pas e përdorën edhe hallat dhe të afërmit) ime e vogël, andej ka rreziqe të mëdha, megjithëse ky det blu duket kaq i paqtë dhe i bukur”. Besoj se donte që ne të kuptonim, se megjithëse na ndante i njëjti det, fqinji ynë përballë mund të bëhej armik i vendit tonë.

Martesa e mbretit Zog, 28 prill 1937 me konteshën Geraldinë Aponi de Nagi-Aponi na solli shumë gëzim, pasi ajo na merrte shpesh në krahë dhe na rrëfente përralla nga vendi i saj i lindjes, Hungaria. Martesa u zhvillua në sallën e nderit të pallatit të Tiranës me trajta të një salltaneti oriental, por tejet thjeshtë, përsa i përket formaliteteve, meqenëse bëhej fjalë për një ceremoni kryekëput civile. Në fillim të pranverës 1939 po luaja me ushtarët prej plumbi mbi dyshemenë e sallonit.

Pyeta guvernanten: “Kur do të shkojmë përsëri në Durrës, në plazh?”. Ajo ngurroi mjaft gjatë, pastaj m’u përgjigj: “Bubi im i dashur, s’ma do mendja se do të jetë e mundur, pa shih si janë rreshtuar këta ushtarët e tu te dera? Duket si një shenjë, që ka një kuptim të caktuar!”. Natyrisht, si fëmijë gati 6 vjeç, s’mund ta kapja dot ç’ka donte të më thoshte. Më 7 prill 1939, në orën pesë të mëngjesit, babai bashkë me njerkën, vëllezërit dhe motrat e mia dhe guvernantet e tyre, erdhi dhe i kërkoi Marias të mblidhte sa më shpejt ndonjë plaçkë, aq sa të mundej. Pa vonuar, me dy makina morëm rrugën drejt Maqedonisë, duke lënë Marian në lot, pasi ajo e kuptonte mirë çfarë po ndodhte. Më 10 prill mbërritëm në Shkup bashkë me shumë fisnikë shqiptarë, mes të cilëve edhe disa ish-ministra, me oficerë të rangut të lartë dhe prefekti i Tiranës.

Ata ishin larguar me ngut nga Shqipëria përmes rrugëve nëpër male, duke i rënë nga Peshkopia në Dibër. Gjatë kësaj kohe, komandanti i Gardës Mbretërore, koloneli Hysein Selmani dhe ish-ministri i Kulturës, Abdurrahman bej Dibra, në krye të pesëqind luftëtarëve, bënë një qëndresë të fortë kundër trupave italiane. Në Shkup, familja jonë së bashku me fisnikë të tjerë dhe me ofiqarë të mbretërisë, qëndroi rreth tri javë në pritje për t’u nisur për në Stamboll, ku do të bashkohej me mbretin Zogu I dhe me shpurën perandorake. Gjatë kësaj periudhe, babai kishte në shërbim të tij një shofer, Loron, si dhe një zonjë me ngjyrë, e cila gatuante.

Kjo e fundit përbënte një çudi të madhe për ne, pasi ishte e vetmja grua me ngjyrë në Shqipëri dhe ishte hera e parë që shihnim një “zezake” që fliste shqip për mrekulli dhe që na i bënte punët për merak. Nëna jonë, Hyrijeti, e bija e Emin bej Allajt, ofiqar i lartë në Elbasan, kishte lënë në Shqipëri prindërit, të vëllanë Feritin (oficer), motrën, Mirmisan (mësuese) dhe kunatin, Hasanin. Ky ishte oficer e do të pushkatohej nga komunistët. Familja jonë e bashkuar me babin tonë, ishte një ngushëllim i madh sepse e vuanim shumë largimin nga Shqipëria, duke mallkuar pushtuesit fashistë.

Turqia, atdheu im i dytë (1939-1947)

Më në fund u nisëm drejt Turqisë, për t’u bashkuar me familjen mbretërore, e cila ishte vendosur në Pera Palas, hotel i famshëm në Stamboll. Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë na pritën me shumë gëzim. U puthëm edhe me hallat, të cilat, ashtu si edhe mbreti, i uruan mirëseardhjen babait, duke iu drejtuar “Abej” (çka do të thotë vëlla i madh e që vjen nga turqishtja-Abi). Në hotel valëvitej flamuri shqiptar dhe në atë çast unë brita: “Shqiponja e zezë e Tiranës na paska ndjekur”. Qëndrimi në Stamboll u shkurtua sepse Turqia, ku jetonin me mijëra shqiptarë, ruante njëfarë neutraliteti në konfliktin botëror.

Presidenti Ismet Inonu, i cili i priti me nderime mbretin Zogu I dhe mbretëreshën Geraldinë, u ofroi mikpritje duke u thënë se ishin të mirëseardhur dhe se në Turqi mund të ndiheshin si në shtëpinë e tyre, megjithatë, për arsye diplomatike, Turqia dëshironte të ruante neutralitetin dhe ai i sugjeroi mbretit të mos ndërmerrte veprimtari politike dhe të mos mobilizonte shqiptarët për të çliruar vendin e tyre nga pushtimi. Këtë mbreti nuk mund ta pranonte, pasi kishte zgjedhur mërgimin, pikërisht për të luftuar kundër pushtuesit. Përpara se suita mbretërore të largohej nga Stambolli, u mbajt një këshill i familjes.

Babai vendosi të qëndronim në Turqi e të mos niseshim në Europë. Ai jo vetëm kishte të afërm të familjes, disa kushërinj nga ana e gjeneral Zia Pasha Zogut, vëllait të babait të tij Xhemal pasha Zogut, por edhe shumë shokë që nga periudha e Universitetit të Drejtësisë të Darussafaka-së, ku ishte diplomuar. Turqishten e fliste shkëlqyeshëm dhe, njëlloj si edhe i vëllai, e donte shumë atë vend, të cilit shqiptarët i kishin dhënë shumë personalitete të shquar historikë. Mbreti Zog e mirëkuptoi këtë vendim dhe i premtoi të vëllait mbështetje financiare, pasi gjatë largimit të ngutshëm, ky i fundit nuk kishte mundur të merrte dot asgjë.

Këtu do të doja të hapja një parantezë. Babai, gjatë reformës agrare që votoi qeveria mbretërore, bënte pjesë ndër ata pak pronarë tokash, që me vullnetin e tij pranoi t’u shpërndante fshatarëve një pjesë të terreneve të veta. Nga ana tjetër, ai gëzonte një popullaritet të madh në krahinën e Matit dhe bujaria dhe mikpritja e tij ishin të njohura nga të gjithë, para së gjithash nga personat më në nevojë. Pasi kishte qenë Prokuror i Përgjithshëm, ai u zgjodh tri herë deputet i Parlamentit) më 1924 dhe më 1928 në Dibër dhe më 1925 dhe më 1928 në Kosovë). Për ta falënderuar, mbreti Zog i ndërtoi një shtëpi të bukur në Tiranë, atje ku sot gjendet stadiumi “Qemal Stafa”.

Ajo shtëpi u shemb për të ngritur stadiumin dhe rreth 1100 m2 të asaj sipërfaqeje i përkasin trashëgimtarëve të tij, të cilët as sot e kësaj dite nuk kanë marrë asnjë kompensim nga ana e shtetit shqiptar. Babai kishte edhe një shtëpi në Qafështamë, ku gjendet burimi i famshëm i ujit, i cili sot shitet nëpër shishe me mbishkrimin “Burim mbretëror!”. Po ashtu, zotëronte edhe një shtëpi në Sarandë me një terren prej 750 m2 dhe një terren prej 600 m2 në Durrës, përbri vilës së Zogut. Së fundmi, për ta mbyllur këtë parantezë, do të doja të thosha që ndryshe nga sa pretenduan komunistët, në mërgim mbreti nuk mori thesarin publik, por vetëm fondet personale.

Ai jetonte me paratë që i kishte dhënë shteti gjatë atyre viteve për funksionet e tij politike dhe zotëronte flori otoman “Reshidije”, i cili datonte qysh nga koha e nënës dhe babait të tij. Ne të tjerët kishim shumë pak para dhe xhaxhai ynë, pasi u vendos në Angli më 1949-ën, çdo gjashtë muaj na dërgonte para për të jetuar dhe për studimet tona. Kur mbërritëm në portin e Aleksandrisë na u shfaq një det blu, një plazh me rërë të hollë dhe një temperaturë verore. Një varkë e marinës egjiptiane doli të na merrte tek anija, zbritëm dhe shkuam në sallonin e personaliteteve ku na u urua mirëseardhja. Një veturë na çoi në Sidi Bishr, plazhi nr.1 ku mbreti kishte zënë me qira për ne një apartament, që i përkiste familjes shqiptare Thomaidi.

Të nesërmen, dy vetura, njërën e ngiste Temali dhe tjetrën kapiteni egjiptian Shafik na çuan në pallatin e familjes mbretërore në Ramleh. Ishte një moment lumturie, pasi më në fund do të shihnim xhaxhain, mbretëreshën Geraldinë, hallat tona princeshat Sanije, Myzejen, Maxhide dhe kushërinjtë tanë Princin Leka dhe Taki Kryeziun. Të veshur siç duhej, u përqafuam me të gjitha dhe befasuam për mirë tërë familjen me sjelljet e edukuara, respektin që treguam, si edhe me njohuritë tona në gjuhën angleze. Kjo ishte meritë e madhe e nënës sonë Hyrijet Zogut.

Në një moment, mbreti u kthye nga ajo e i tha: “E dashur motra ime Hyrijet, të përgëzoj që i ke rritur fëmijët e tu në një mënyrë tepër të denjë. Të lutem ta heqësh zinë dhe të uroj qëndrim të këndshëm pranë nesh”. Paskëtaj m’u drejtua mua: “O Bubi im i dashur, të lashë djalë të vogël dhe shoh je bërë një burrë i ri”, – e na përqafoi të gjithëve. Pak më vonë shkuam të përshëndesim princeshën Ruhije të sëmurë rëndë e që dergjej në shtrat. Ishte me kancer. Na futën në dhomën e saj. Nuk njihej më dhe dikush i pëshpëriti: “Kanë ardhur të të përqafojnë fëmijët e princ Xhelalit”.

Befas, ajo hapi sytë dhe tha: “Bubi, Mimi, ju jeni?”. Ne shtrënguam në krahë e ajo na pyeti ku ishin motra dhe vëllai. Në atë çast, Vera, ime motër dhe im vëlla Mirgini duke parë gjendjen e saj, u ndjenë keq dhe zunë të qanin. Ajo u shtrëngoi dorën dhe u tha: “Lutuni për mua”. Tri javë më pas, më 31 janar 1848 ajo ndërroi jetë dhe qeveria egjiptiane organizoi funeral shtetëror. U varros në Mokatam të Kajros nga Baba Siri, kryetari i Urdhrit të Bektashinjve shqiptarë.

Ishte një moment vërtet i rëndë për t’u kapërcyer. Më pas, shkuam të takonim princeshën Nafije, nënën Tatit, e cila po ashtu ishte e sëmurë. Na përqafoi dhe na gostiti me bonbone. Pas drekës, mbretëresha Geraldinë na njoftoi se ishte ngarkuar të ndiqte studimet tona, ndërsa princesha Sanije do të merrej me aspektet materiale. Tati na priti me humor: “Kushërirat e mira e të dashura dhe kushërinjtë e mi të dashur, dëshiroj të shkoni mirë me mësime dhe të mos ndiqni shembullin tim”.

Pas gjimnazit ai nuk i vazhdoi fare studimet, me gjithë aftësitë si vizatues dhe krijues modelesh për automobila. Në atë kohë, më 1948- ën, Tati kishte skicuar një veturë e cila ngjante krejt DS-së së Citroen-it, e cila do të prodhohej vetëm në vitin 1955. Ishte notar i zoti dhe i pëlqente gjuetia nënujore.

Shkurt, për ne ishte si një vëlla i madh. Kushëriri ynë princi Leka u mrekullua nga ardhja jonë, pasi deri në atë kohë ishte i vetmi fëmijë në pallat. Tani ai do të kishte kushërinj dhe kushërira me të cilët mund të luante. Me të merrej një guvernante me origjinë zvicerane, Elizabeth Aegerter, të cilën ne e thërrisnim Tefta e që fliste gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht. Me thënë të drejtën, nuk ishte aq e rreptë sa guvernantet austriake dhe gjermane që kishim pasur ne. Truproja i tij, kapiten Qazim Preni ishte një burrë i mrekullueshëm me origjinë nga Derjani. Mbreti i kishte besuar të birin qëkur ky kishte qenë fare i vogël.

Burimi: Panorama

Rrëfehet nipi i Ahmet Zogut: E vërteta e ‘vjedhjes’ së thesarit nga xhaxhai im. Sekretet e ‘errëta’ të Mbretit shqiptar Read More »

Tropoja dhe Lugina e Valbonës , perla e përjetshme turistike !

Ismet Azizi
Rreth i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore, kryesisht në zonën fiziko- gjeografike të Alpeve, e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet: në veri e verilindje me Republikën e Kosovës, në veriprendim me Malin e Zi, në prendim me rrethin e Shkodrës, në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.
Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:”Malësia e Gjakovës”, e cila historikisht ka patur lidhje të ngushta gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovësi cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rëndësishme zejtaro-tregëtare e saj. Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës.
Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta, të thepisura, të çveshura, me kullota alpine, e vende vende me dëborë të përhershme. Këtu bien në sy fenomenet karstike, veprimi i akullnajave i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive, ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura, më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës, e njohur, jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo luginë e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë “luginë e mirë”.
Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës, që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5˚C, ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2˚C. dhe 21˚C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bien kryesisht në formë shiu në muajt tetor – nëntor, po edhe në formë dëbore e breshëri, veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë, me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm. Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt, në komunën e Lekbibajt, me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë “Veriu i zi” që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, ”Veriu i bardhë” që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe “Era” që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtohet të paktën 7 orë nga Tirana. Pjesa dërrmuese e rrugës është aksi Tiranë-Bajram Curri, ku çdo turist ka mundësinë të shijojë një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kas-kadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm. Me ndërtimin e Autostradës “ Rruga e Kombit” e cila vazhdon për Kosovë me merin Autostrada “ Ibarahim Rugova” përveq të mirave tjera , në një mënyrë ka shkurtuar distancën nga Tiranë- Luginë të Valbonës, ku mund të shkohet nëpërmjet rrugës Gajkovë –Tropojë-Bajram Curr.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me mjete fuoristrada por dhe me furgonë.

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për tu zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur ndodhet shpella e Bajram Currit.

Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për tu ndalur është dhe Quku i Dunishës. Një bar-hotel alpin, indërtuar tërësisht prej druri nga vëllezërit Metalia është një tjetër pike shlodhjeje.
Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës nuk egziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri.

Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Pranë lokalit është në ndërtim e sipër një basen i vogël për rritjen e troftës pikaloshe të Valbonës.

Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore.

Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist

Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet.

Rezultate imazhesh për tropojaRezultate imazhesh për tropoja

Tropoja dhe Lugina e Valbonës , perla e përjetshme turistike ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com