Histori

”Siç edhe e dini, armiku Beqir Balluku dhe Petrit Dume janë duke u gjykuar nga drejtësia jonë”, presioni i Sigurimit mbi liceistët

Janë të shumta viktimat e terrorit të kuq, aq sa drithërimat ende tronditin kujtimet, sidomos përjetuesit e tyre. Por ne nuk do qëndrojmë te emrat, por te disa metoda që pushteti përdorte për të izoluar dhe dënuar nëse rasti ishte i tillë, si dhe histori pjesërisht zbavitëse të kohës, të cilat mundën të shpëtojnë falë fatit dhe koincidencave.

Shkruan Rajmonda Dervishi Shundi

Aty përgatiteshin intelektualët që do të drejtonin shtëpitë e kulturave, si në Tiranë, ashtu edhe në qytetet e tjera të rëndësishme. Pasi përfundoi mësimi, klasat u mblodhën për një takim të rëndësishëm. Përveç drejtuesve të shkollës, ishin edhe ata, mbretërit e skutave, kurtheve të passhpinës, ata që ndjeshmërinë, moralin, nuk e njihnin, ata që lartësonin “fitoret” e partisë; punonjësit e Sigurimit të Shtetit. “Siç edhe e dini, armiku Beqir Balluku dhe Petrit Dume janë duke u gjykuar nga drejtësia jonë. Ju si do të donit që ne t’i dënonim?”.

Në dorë mbanin bllokun ku do të hidhnin atë që nxënësit do t’u sugjeronin. Aktori Shundi, në atë kohë 15-vjeç, me dy persona të dënuar në familje, dha alternativën e tij pasi dëgjoi sugjerimet rrëqethëse për dënimet e mundshme ndaj gjeneralëve: “Të dënohen sipas ligjeve në fuqi!”.

Një tjetër ia shton: “T’u pritet mishi me thikë dhe t’u hidhet kripë”; “Të varen dhe të lihen një javë jashtë”; “Të digjen të gjallë”; “Të … shprehja… “; “Të dënohet sipas ligjeve në fuqi”, ishte më irrituesja e nuk mund të kalohej thjesht prej tyre dhe drejtorisë së shkollës. Sytë ndaluan te Shundi i qetë. Ata kuptuan se ky “dënim” tinëzar, nuk ishte brenda linjës së partisë.

Ky djalë duhej të mbahej në vëzhgim pas kësaj që ai sapo deklaroi. Drejtoria dhe “shokët” ndiqnin rigorozisht çfarë bënte ai gjatë mësimin, mos fshihej rrëzave me cigare dhe pastaj… Ai ishte gjithmonë korrekt pas asaj dite.

Në kafet miqësore te hoteli më i përfolur nga shqiptarët, 15- katëshi, flitej se kudo kishte gjurmues. Tavllat ku shkundej duhani, ishin me vrimë në fund (si vazot e luleve), pasi aty vendoseshin mikrofonat për t’u dëgjuar gjatë gjithë kohës në katin e 14-të të atij hoteli, ku mendohej se ishin instaluar aparaturat qendrore.

Të rinjtë artistë (nisur nga mosha e moskokëçarjes) i bënin karshillëk aparaturave duke iu afruar mikrofonit – tavëll dhe citonin me zë të bindur parullat e kohës: “Rroftë klasa jonë punëtore!”; “Rroftë shoku Enver!”; “Lavdi marksizëm-leninizmit!”; “Të luftojmë rehatinë personale!”, shaka, të cilat fati i mirë i tyre nuk i çoi në veshin e gabuar.

– Me tre dëshmitarë futeshe në burg në kohën e viteve më të errëta të sistemit diktatorial 45-vjeçar shqiptar. Por nëse ishte vendosur dënimi, ose më keq akoma, ekzekutimi, as ato nuk hynin në punë.

Janë të shumta viktimat e terrorit të kuq, aq sa drithërimat ende tronditin kujtimet, sidomos përjetuesit e tyre. Por ne nuk do qëndrojmë te emrat, por te disa metoda që pushteti përdorte për të izoluar dhe dënuar nëse rasti ishte i tillë, si dhe histori pjesërisht zbavitëse të kohës, të cilat mundën të shpëtojnë falë fatit dhe koincidencave.

– Mbledhjet e kolektivit ishin forma më rutinë dhe e zakonshme në të gjitha institucionet. Metodë, e cila i kishte dhënë maksimalisht frytet e punës. Nga këto mbledhje, individit që i kishte shkarë situata, niste t´i bëhej presion kolektiv dhe ai duhej të bënte fillimisht një diskutim bindës, AUTOKRITIK, që të niste (nëse fati do ish me të) pastrimi i figurës së tij

Fletërrufetë dhe fletëlavdërimet ishin vlerësimet e shpeshta kohore, të cilat vendoseshin në vendin e punës dhe në qendrën e Tiranës, nëse ishe një usta model diku pranë Sahatit (kjo për punëtorët më të dalluar).

Ndërsa për vlerësime monetare, as që bëhej fjalë. Në fund të fundit, “komunisti duhej të ishte i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime” (citimi i dashur i atyre viteve). Kërkimi i mendimit të të rinjve sesi duheshin ndëshkuar armiqtë e popullit, ishte më pak i njohur.

Kjo gjetje kreative kishte funksionin e larjes së trurit, si dhe evidentimin e elementëve me “risk” për partinë. Shkollat e kulturës ishin nga strehëzat me më shumë elementë rebelë. Arti si më pranë lirisë dhe të bukurës, por edhe më imponuesi në komunitet, i bënte shumë herë më të ekspozuar nga veset e botës kapitaliste, ndaj vizitat apo kontrollet e klasës punëtore apo organeve të tjera kompetente ishin gjithmonë me kleçka.

Kontrollet e ashtuquajtura “të klasës punëtore” ishin grupe të caktuara partiakësh fanatikë, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin dokumentacionet e institucionit, siç ishte edhe ai i teatrit (meqë sot po flasim për artistët) dhe duhet të merrnin masa për situatën që mund të zbulonin. Sekretari i partisë së rrethit ishte figura qendrore për politikat artistike.

Ai, me grupin e tij, kishte si një nga detyrat qendrore ndjekjen e repertorit, madje deri në anulimin e shfaqjes nëse spektakli nuk ishte i publikueshëm. Ai dhe grupi vinte dhe asistonte në çdo provë gjenerale, duke depozituar ankesat.

Vetëm nëse produkti mund të korrigjohej, rivinte dhe shihte sesi ishte finalizimi i saj që qytetarët të mund të merrnin mesazhet e duhura partiake. Ndërsa “kontrollet e klasës punëtore”, duke qenë punëtorë të thjeshtë dhe me artin nuk i lidhte asgjë, (madje, as edhe të qenurit spektator nganjëherë), pretendimet e tyre ishin hera-herës edhe absurde.

Kishte nisur gjuetia e ushtarakëve të lartë të shtetit dhe një nga këto emra ishte ai i Beqir Ballukut (ministri i Mbrojtjes për kohën) apo Petrit Dume (gjeneral), të cilët ishin në proces gjykimi nga drejtësia.

Gjithçka ishte në kontrollin e partisë, përfshirë edhe më të preferuarin e tyre, GJYKIMIN (në atë kohë ekzistonte dënimi me vdekje në Shqipëri, vendim i cili u hoq nga qeveria “Berisha” si kërkesë e komunitetit Europian).

Armiqve, partia ua ndërronte vazhdimisht emrat, në varësi të direktivave dhe eliminimeve momentale që komandanti kishte. Shkolla, si vendi i formimit të të rinjve, përdorte autoritetin dhe format e saj ideologjike diktuese për t’u informuar mbi sjelljet e nxënësve dhe për t’u injektuar atyre komunizmin “hoxhian”.

Lëndët me pikët më të larta për të dalë e drejta e studimit ishin ato partiake (marksizëm- leninizmi, PPSH etj). Detyrimisht duhej të ishe një nxënës i mirë për të qenë një aspirant për arsimimin e lartë. Që këtu nis një lojë e vështirë mes individit dhe këtij realiteti dhune, për ata që talenti i tyre i thërriste drejt skenës. Fëmijët e atyre viteve nuk rriteshin ashtu siç ndodhte me fëmijët e botës së lirë, ku përrallat dhe lodrat alternative të ishin frymëzim.

Në të gjitha dhomat, korridoret apo ambientet e ngrënies (nuk jam e sigurt në kishte edhe në banja), vendoseshin portretet e udhëheqësve të partisë, si dhe ishin të shkruar me germa të mëdha sloganet tipike komuniste: “Partia është nëna jonë”; “Të luftojmë rehatinë personale”; “Lart frymën revolucionare”… Ishin të shumtë artistët e thirrur dhe kërcënuar nga zyrat e Sigurimit të Shtetit.

Madje, disa e përjetuan aq keq sa nuk mundën të çliroheshin kurrë nga traumat që i shkaktuan këto zyra. Pothuajse të gjithë aktorët ishin në presione jetike. Shumë prej tyre u gjykuan keqas, shumë të tjerë u larguan… dhe ata që i shpëtuan ishin nën mbikëqyrje.

Figura e sekretarit të partisë në Teatrin Popullor (sot Kombëtar) ishte pothuajse e njëjtë me atë të drejtorit. Ky autoritet përdorej për të pasur nën hyqmin e vet si politikat e repertorit (sekretari i parë i rrethit), si dhe mesazhet që do i përcilleshin popullatës artdashëse, që ishin të shumtë, futur këtu edhe moralin e pastër.

Qytetarët ndiqnin të vetmet zbavitje që kishte, duke i kaluar në filtra të pafund deri në produktin final. Dhe njerëzit intuitivisht hiqnin moralizimet e ideologjinë, duke shijuar veprën sipas mendësisë personale. Figurat e sekretarit të partisë apo punonjësve të Sigurimit të Shtetit në filmat tanë ishin nga figurat e qëndisura me më shumë dashuri ku aktorët e mrekullueshëm Vangjush Furxhi, Sandër Prosi, Llazi Serbo… i lanë shenja që nuk mundën t´i kalojnë deri në fund.

Nga 14 filma që Kinostudio “Shqipëria e Re” realizonte, pjesa më e madhe ishte figurat e heronjve. Vetëm pak ishin me temën e ditës, por sërish partia, parullat e morali komunist duhej të ishin protagonistë, ndryshe… film nuk ka.

Gjithçka që ndodhte në filmat e kohës, ishte një sajesë e neveritshme, ku askush nuk mund të shihte veten. Ndjekja e të vetmit argëtim artistik, filmi dhe teatri, ishte si një përrallë që na duhej ta flinim në gjumin e territ elizir shqiptar. Kushtetuta e Hoxhës mbi të drejtat dhe liritë qytetare, Neni 53 i Kushtetutës Shqiptare të vitit 1976, garantonte “lirinë e fjalës, shprehjes, organizimit, grumbullimit”, etj.

Kjo liri, në dukje e garantuar nga Kushtetuta, kufizohej dhe ndoshta anulohej në nenin 39 të saj, i cili thoshte: “Të drejtat dhe liritë e qytetarëve vendosen në bazë të përshtatjes së interesave të individit me ato të shoqërisë socialiste, ku prioritet i jepet interesit të përgjithshëm.

Të drejtat e qytetarëve janë të pandashme nga plotësimi i detyrave tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist”. Situata e krijuar nga neni 39, në fakt mohonte nenin 53, duke i dhënë qeverisë së Hoxhës justifikimin për të udhëhequr qytetarët drejt linjës së partisë, ose ndryshe të përballeshin me dënime të ashpra.

Një mangësi serioze e Kushtetutës shihet në qartësimin e mëposhtëm: “Lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit po bëhet gjithnjë e më e fortë në Shqipëri”. Kjo do të thotë se sipas Kushtetutës, shteti nuk nis dhe as nuk tërhiqet nga qëllimi tradicional i komunizmit por vetëm merr fuqi, prandaj Kushtetuta shpeshherë i referohet shtetit dhe autoritetit të tij të gjerë.

Si për shembull “shteti organizon, menaxhon dhe zhvillon ekonominë dhe jetën shoqërore të vendit me anë të planeve të përgjithshme dhe të veçanta”. Ky kombinim i kontradiktave kushtetuese dhe i konceptit të drejtësisë së njëanshme është një standard tjetër nga ato perëndimore dhe krijon një përzierje shumë të paqëndrueshme.

Kodi i ri Penal Shqiptar u prezantua më 1 tetor 1977 dhe edhe ai merrej kryesisht me objektivat politike dhe ideologjike. Neni 1 i Kodit është një reflektim i mungesës së lirive të qytetarëve gjatë qeverisë së Enver Hoxhës: “Legjislacioni penal i Shqipërisë shpreh vullnetin e klasës punëtore dhe masave të tjera, si një armë e diktaturës së proletariatit dhe e luftës së klasave.

Kodi Penal ka për detyrë të mbrojë shtetin socialist dhe partinë e Punës si forca kryesore drejtuese e shtetit dhe shoqërisë. Një detyrë e rëndësishme e legjislacionit është lufta kundër burokracisë dhe liberalizimit, si rreziqet kryesore ndaj shtetit dhe diktaturës së proletariatit”.

Një tjetër problem, që me shumë gjasa krijohej qëllimisht nga qeveria në këtë mes, është gjuha e mjegullt e shumë statuteve të Kodit Penal dhe mungesa e direktivave specifike, që lejon që çdo veprim të përfshihet nga interpretime më të gjera ose të bjerë në kundërshtim me vetë statutin e deklaruar.

Për shembull: “Veprimi ose mosveprimi me qëllim dobësimin e shtetit ose të partisë, të ekonomisë apo të shoqërisë, dënohet me 10 vjet burg ose me vdekje”. E gjithë kjo mbulesë ligjore, në fund, e bënte të pamundur gjithçka jo ligjore./Panorama

”Siç edhe e dini, armiku Beqir Balluku dhe Petrit Dume janë duke u gjykuar nga drejtësia jonë”, presioni i Sigurimit mbi liceistët Read More »

Origjina e Europës / A ekziston diçka e tillë, si qytetërimi europian?

Një gjë që ju godet shumë shpejt rreth Europës është sesa e larmishme është ajo. Në disa zona, ju mund të bëni një udhëtim 2 orësh me makinë dhe të kaloni nëpër 4 zona gjuhësore të ndryshme, nganjëherë me alfabete të ndryshme për t’i shkruar.

Gjenerali De Gaulle një herë tha se nuk mund të bashkoni një vend si Franca që ka 265 lloje të ndryshme djathërash; është akoma më e vështirë për Europën, një kontinent i vogël që nuk mund të vendosë me cilën gjuhë të flasë, cilën fe të ushtrojë, çfarë paraje të përdorë apo se ku saktësisht fillon dhe mbaron.

Ku është Europa?

Shumica e kontinenteve kanë masa të konsiderueshme tokësore, por Europa është paksa ndryshe. Për shkak se Europa është pjesë e të njëjtës masë tokësore si Azia, mund të thoni se, gjeografikisht, ajo realisht nuk është as edhe një kontinent i veçantë. Kufiri midis Europës dhe Azisë zakonisht merret në Malet Urale në Rusi, por kjo linjë është paksa arbitrare. Kufiri bëhet akoma më arbitrar në rajonin mesdhetar. Qyteti i Stambollit ndodhet zyrtarisht në pikën e takimit të Europës dhe Azisë, me vetëm një rrip të vogël ujor, Ngushticën e Bosforit, midis tyre.

Por nëqoftëse prisni ta gjeni veten në një botë të ndryshme menjëherë sapo zbrisni nga anija, mund të ngeleni të zhgënjyer. Pjesë e madhe e Turqisë duket mjaft e ngjashme me pjesën më të madhe të Greqisë, gjë që nuk është e habitshme për shkak se ato janë të dyja pjesë e së njëjtës kulturë. Qiproja është pjesë e “Europës”, por ajo ka shumë më tepër të përbashkëta me Turqinë “aziatike” sesa ka me ishujt e tjerë europianë, si për shembull Islandën, Irlandën apo ishujt e Balltikut.

Në fakt, për pjesën më të madhe të historisë së Europës, bota mesdhetare ka operuar si një njësi e vetme, me anije tregtare që lëviznin nga njëri breg tek tjetri dhe perandori madhështore që kërkonin të sundonin të gjithë zonën, me asnjë njeri që të ngrinte zërin se, po të flasim siç duhet, këtu ekzistojnë tri kontinente të veçantë.

Sa Europa?

Sapo filloni të shikoni për ngjashmëritë që i mbajnë sëbashku europianët, përfundoni me disa rezultate të papritura. Një gjë është e sigurtë, shpejt gjeni se kanë ekzistuar më shumë “Europa” nga sa mund të keni menduar.

Një Europë kristiane?

Ideja e Europës si një kontinent i krishterë funksionon, ama deri në një pikë të caktuar. Megjithatë, Europa ka një popullsi substanciale myslimane dhe jo vetëm emigrantë të pasluftës, por komunitete fillimisht të krijuara kur turqit osmanllinj pushtuan Europën lindore në shekullin e XV-të. Pjesa më e madhe e Spanjës dikur u sundua prej myslimanëve nga Afrika Veriore, të cilët krijuar atë çka e quanin Kalifati i Kordobas; akoma mund ta gjeni një ndjesi të trashëgimisë së tyre të pasur kulturore në të mrekullueshmin Pallat Alhambra në Granada. Krishtërimi u përhap nëpër Europë, aq shumë sa që biseda u përqëndrua në botën kristiane, një lloj Europe kristiane e bashkuar.

Megjithatë, krishterimi u nda në dy kampe gjeografikë dhe teologjikë: kisha katolike me qendër në Romë dhe kisha ortodokse me qendër në Konstandinopojë. Katolikët mesjetarë i konsideronin të krishterët ortodoksë si pak më mirë se infidels (domethënë jobesimtarë) dhe në vitin 1204 një ushtri kryqtarësh perëndimorë në rrugën e tyre drejt Jeruzalemit vendosën që t’u jepnin një mësim nëpërmjet shkatërrimit të qytetit të madh të krishterë të Konstandinopojës.

(Mund të mësoni më shumë për këtë episod të shëmtuar në Kapitullin e 7-të). Ec përpara me tri shekuj dhe e gjeni Europën që e ndan veten më dysh rreth ideve fetare të Martin Luther dhe John Calvin. Kjo periudhë quhet Reformatorizmi (Kapitulli i 10-të ka detajet) dhe e ndau Europën në Europë protestante (Angli, Skoci, Gjermani veriore, Skandinavi, Hollandë, pjesë të Zvicrës) dhe katolike (Itali, Francë, Spanjë, Poloni, Hungari, Gjermani jugore, Irlandë), për të mos përmendur Europën ortodokse lindore (Rusi, Greqi, Ballkan). Europë e krishterë? Numëroni: qenë tri Europa!

Një Europë mbretërore?

Kur liderët fetarë nuk po pretendonin sanksionim hyjnor ndaj pjesëve të Europës, mbretërorët europianë pretenduan – ose u përpoqën të pretendonin – të drejtën e tyre hyjnore për të sunduar…

A ka kuptimin ta mendosh Europën si një kontinent që, historikisht në çdo rast, lidhet lehtësisht me monarkinë? Europa la flakur tej shumë mbretër që qenë lindur për të sunduar dhe dinin sesi. Midis këtyre njerëzve qenë:

Mbretër mesjetarë, të tillë si Shën Luigji i IX-të i Francës apo Henri i II-të i Anglisë, që i mbajtën të gjitha tokat e mbretërive të tyre, kështu që kushdo tjetër, edhe ata më fisnikët, qenë banorë të tyre.

Perandorë të Shenjtë Romakë që sunduan Gjermaninë dhe e shikonin veten si liderë të Europës kristiane, si Frederiku i II-të, i njohur si “Stupor Mundi”, “Mrekullia e Botës”.

Carët e Rusisë, të tillë si Ivani i IV-ët i “Tmerrshëm”; autokratë të një perandorie të madhe që mund të shpresohej se çdo fjalë e tyre ishte ligj.

Mbreti Filipi i II-të i Spanjës, që sundonte një perandori mbarëbotërore nga një studio e thjeshtë brenda pallatit të madh burokratik që ai ndërtoi për veten e tij jashtë Madridit, të quajtur El Escorial.

Luigji i XIV-të i Francës, “Mbreti Diell”, i quajtur kështu sepse oborri i ti në Versajë ishte menduar të ishte madhështor sa vetë Dielli. Ai besonte në të drejtën hyjnore të mbretërve për të sunduar – në mënyrë absolute.

Ju mund të thoni – dhe disa historianë e kanë thënë – se të gjithë ata diktatorë në Europën e shekullit të XX-të thjesht po ndiqnin një model të krijuar nga paraardhësit mbretërorë të tyre. Stalini nganjëherë quhej Cari i Kuq dhe Mussolini sigurisht që e shikonte veten si një perandor romak modern (ai përfundoi si shumë prej tyre).

Por ekziston një tjetër Europë që kurrë nuk ka qenë nën të drejtën hyjnore të mbretërve dhe është në fakt krenare që i ka mbajtur sunduesit e saj nën një kontroll të rreptë. Anglezët e shtrënguan Mbretin Xhon që ta pranonte Magna Carta në vitin 1215 dhe, nga fundi i shekullit të XVII-të, ata i kishin prerë kokën një mbreti, kishin mbajtur një tjetër në mërgim me vite dhe shtrënguar një të tretë që të arratisej për jetë. Zviceranët u mblodhën sëbashku për t’i shporrur austriakët në shekullin e XIII-të dhe kanë qenë mjaft krenarë për traditën e tyre republikane qysh atëhere.

Italianët ngritën një seri qytetesh – republika në mesjetë dhe qenë përgjithmonë në mbrojtje të tyre – jo gjithmonë me sukses, kjo duhet thënë– kundër sunduesve pretendentë që mund të përpiqeshin për t’i futur në dorë.

Hollandezët dhe gjermanët kanë tradita shumë të fortë qytetesh republika, duke u mbledhur sëbashku për të mbrojtur pavarësinë e tyre. Të gjitha këto vende shikonin për frymëzim në qytet shtetet e Greqisë së lashtë dhe në babain e të gjithë atre, Republikën Romake të lashtë. Rreziku, siç do ta mësoni romakët dhe më pas italianët në lëkurën e tyre, nuk vinte nga armiqtë e jashtëm por nga vetë gjeneralët e suksesshëm të tyre.

Fjala romake për një komandat ushtrie qe imperator; nuk është rastësi që ajo na dha ne fjalën perandor, për shkak se në këtë u kthyen imperatorët romakë. (Shikoni Kapitullin e 4-ët dhe të 6-të për të mësuar se çfarë nuk eci mirë me eksperimentin fisnik romak në qeverisjen republikane).

Një Europë demokratike?

Këshilli i Europës, që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, pëlqen të promovojë idenë se ër të qenë siç duhet europian, ju duhet të qëndroni për idealet e demokracisë dhe mund ta shikoni se pse. Greqia e lashtë qe vendlindja e demokracisë – edhe vetë fjala është greqisht – “Nëna e parlamenteve” e Britanisë përgjithësisht shikohet si modeli i qeverisjes me përfaqësim dhe francezët mund të pretendojnë, me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të tyre të vitit 1789, se i kanë dhënë botës deklarimin e parë të vërtetë të të drejtave të njeriut (por shiko Kapitullin e 16-të përpara se ta besosh).

Problemi me këtë nocion është se demokracia europiane është një ide mjaft e vonshme dhe nuk ka hedhur rrënjë shumë të thella. Demokracia greke ishte shumë e ndryshme nga demokracia moderne, jo më së paku pse liria greke mbështetej mbi një klasë skllevërish të njohur si helots dhe gratë – thjesht nuk e dinit se çfarë ju priste, apo jo? –nuk kishin asnjë prej të drejtave që gëzonin burrat. Edhe në Europën perëndimore moderne, u deshën vite beteje për të arritur të drejta demokratike të barabarta për gratë.

Demokracia realisht ka lulëzuar në historinë europiane në periudhën qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 dhe më pas – kurrë mos e harroni këtë – vetëm në gjysmën e kontinenti. Europa lindore dhe qendrore nuk e shijuan demokracinë derikur nuk ra Muri i Berlinit në vitin 1989, duke marrë me vete diktaturat komuniste.

Qysh nga ajo kohë, shumë prej këtyre vendeve në tranzicion demokratik, siç e thotë fjala, e ka gjetur demokracinë shumë të vështirë për t’u përshtatur. Shumë prej rusëve sot shikojnë prapa me nostalgji në ditët e vjetra të mirë të Stalinit dhe të kampeve të punës; të paktën e dinit se ku qetë atëhere, thonë ata. Do të ishte mirë të thuhej se demokracia deridiku u vjen natyrshëm europianëve, por dëshmitë janë kundër kësaj.

Europianët kanë qenë shumë të shpejtë në promovomin e qytetërimit të “tyre” dhe e kanë bërë një gjë të tillë në talljen e çdo qytetërimi të tjetrit. Grekët flisnin për popujt e tjerë si barbarë, nëpërmjet të cilës ata nënkuptonin se kushdo që nuk fliste greqisht rezultonte me një lloj zhurme bah-bah kafshërore. Grekët përdorën alarmin “Barbarët erdhën tek dera!” për të nënkuptuar se qytetërimi ishte në rrezik. Saktësisht se kush qenë barbarët ka ndryshuar me kalimin e kohës: galët, gotët, hunët, turqit, mongolët dhe, sigurisht, hebrenjtë janë parë të gjithë si kërcënime të huaja për qytetërimin europian, por po kështu kanë qenë liberalët, nacionalistët, socialistët, komunistët, anarkistët dhe fashistët europiane.

Papa i shekullit të XIX-të, Piu i IX-të, mendonte se kërcënimi më i madh për qytetërimin europian paraqitej nga hekurudhat dhe menjëherë i ndaloi ato në shtetet papnore (padyshim që e nxiti këtë ligj). Në kohëra më të vonshme, njerëzit kanë thënë gjëra të ngjashme ndaj migrantëve, emigrantëve dhe azilkërkuesve. Por çfarë është saktësisht qytetërimi që të gjithë këta njerëz dhe ide supozohet se kërcënojnë?

Po të flasësh strikt, qytetërim thjesht nënkupton njerëz që jetojnë në fshatra dhe qytete, por nëqoftëse mendoni për këtë, atëhere ky nocion në vetvete ka implikacione të mëdha për mënyrën sesi njerëzit e organizojnë veten. Jetesa në lagje të mbyllura pashmangshmërisht nënkupton paksa të marrësh e të japësh, me rregulla, norma dhe shoqata banorësh. Në shekullin e XVIII-të, të ishe i civilizuar nënkuptonte që t’i mbaje nën kontroll instiktet tuaja kafshërore në shoqërinë e përditshme (si të thuash, ji i sjellshëm) dhe në shoqërinë si një tërësi (si të thuash, bindju ligjit).

Asgjë nuk i frikësonte zonjat dhe zotërinjtë me paruke të shoqërisë së mirë të shekullit të XVIII-të më shumë sesa mendimi për turmën, nënklasën e rrënjëshkulurve dhe të papunëve të cilët ju mund t’i shikonit në rrugët e çdo qyteti – jo thjesht sepse mund të ishin të dhunshëm, por sepse qenë një kujtues konstan që qytetërimi europian nuk ishte dhe aq thellësisht i ngulitur sa pëlqenin të mendonin.

Pse Europa ka kaq shumë gjuhë?

Nëqoftëse ju pëqejnë gjuhët e huaja, atëhere Europa është vendi për ju – nganjëherë mund të duket e vështirë për të gjetur dy vende kufitare që aktualisht flasin të njëjtën gjuhë. Arsyeja kryesore për gjithë këto gjuhë qëndron në mënyrën sesi njerëzit kanë lëvizur gjatë historisë, shpesj në migrime të mëdha fisnore. Shumica e gjuhëve të Europës vijnë nga një fillestare e quajtur indo – europiane, e cila filloi në Indinë veriore dhe udhëtoi drejt perëndimit me të gjitha ato fise nomade që Azia Qendrore është aq e mirë që t’i prodhojë; për shembull, gjuhët kelte kanë indo – europiane.

Romakët bënë pjesën e tyre të vogël për harmoninë gjuhësore nëpërmjet pushtimit të sa më shumë pjese Europë dhe bërjen e çdo njeriu që të fliste latinisht. Shtrirja e Perandorisë Romake është arsyeja se pse italishtja, spanjishtja dhe frengjishtja janë aq ngushtësisht të lidhura; gjuha kelte mbijeton realisht vetëm në zonat që romakët i gjetën më të vështirat për t’i kontrolluar.

Shumë influencë latine ekziston në anglisht, por gjermanishtja i zuri vendin kur anglët dhe saksonët pushtuan Britaninë, dhe më pas frengjishtja, kur erdhën normanët. Ju mund t’i gjeni pushtimet e Europës nëpërmjet gjuhëve të saj.

A ekziston një kulturë europiane?

Nëqoftëse e dashuroni Mozartin dhe çmendeni pas impresionistëve (dhe shumë njerëz i kanë të tyja, gjej unë), atëhere dukshëm që mund të gjeni kulturë në Europë. Në njëfarë mase, këta artistë të “lartë” ushqejnë njëri tjetrin, kështu që ata kolektivisht krijuan një lloj uniteti për pjesën më të madhe të kulturës europiane. Piktorët e Rilindjes me vetëdije kërkuan frymëzim nga bota e lashtë dhe ata, nga ana e tyre, influencuan piktorët që erdhën pas tyre.

Shtypshkronja dhe rrjeti i patronëve dhe universiteteve të Europës mundësuan ide dhe teknika që të përhapen në largësi të mëdha. Megjithatë, njohja e artit të lartë është një mënyrë shumë e kufizuar shikimi në kulturën europiane.

Ju mund të gjeni po aq shumë pasuri në përrallat dhe baladat me të cilat fshatarët europianë argëtonin njëri tjetrin gjatë shekujve. Fatmirësisht, në shekullin e XIX-të pati një goxha modë për grumbullimin e shembujve të kulturës popullore (ajo qe e gjitha pjesë e lëvizjes së madhe romantike, për të cilin Kapitulli i 17-të mund t’ju tregojë më shumë), kështu që shumë prej tyre kanë mbijetuar.

Vëllezërit gjermanë Jakob dhe Wilhelm Grimm grumbulluan një koleksion të madh tregimesh popullore gjermane të cilat, tejet gabim, janë kategorizuar në anglisht si Grimms’ Fairy Tales për fëmijë – më shumë se Grimms’ Fairy Tales për psikopatë, nëqoftëse ju rastis që t’i lexoni.

Mistere gjuhe të pazgjidhura

Ne nuk i kemi zgjidhur kejtësisht origjinën e të gjitha gjuhëve të Europës. Gjuhët skandinave janë të gjitha goxha të ngjashme derikur ndesheni me finalndezçen, e cila është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër europiane, përjashto estonezçen. Se pse ky cep i Europës veriore duhet të ketë një gjuhë të ndryshme nga çdo gjuhë tjetër ne thjesht nuk e dimë.

Akoma më e çuditshme është se finlandishtja se lidhet me hungarishten. Kjo mund të sugjerojë se njëlloj populli i lashtë i përbashkët ekziston për të tre vendet në anë shumë të ndryshme të Europës, por jo për këdo tjetër, megjithëse se kush mund të ketë qenë ai ne thjesht nuk e dimë.

Çfarë Europë shtrihet përtej Europës?

“Çfarë duhet të dinë ata për Anglinë”, shkruante Rudyard Kipling, “të cilën vetëm Anglia e di?”. Realisht nuk mund të pretendoni të dini gjithçka rreth Europës dhe historisë së saj nëqoftëse e kufizoni shikimin tuaj tek vetë Europa – edhe sikur ta keni përcaktuar saktësisht se ku Europa fillon dhe mbaron.

Nga Toka e Shenjtë

Megjithëse gjeografikisht pjesë e Azisë perëndimore, Lindja e Mesme dhe në mënyrë të veçantë territoret bregdetare të Izraelit, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit të sotëm është ndërtuar gjithmonë sipas modelit të zhvillimit të Europës. Qytetërimi europian mund ta gjejë origjinën e tij në zhvillimin e qyteteve në Mesopotami (Irak) e Jordani dhe tokat misrore të Egjiptit furnizonin me bukë Perandorinë Romake.

Kristianizmi e lidhi Europën akoma më ngushtë me atë çka europianët e quanin “toka e shenjtë”. Çdo vit, mijëra europianë shkonin në pelegrinazh më këmbë në rrugën drejt Jeruzalemit. Kur rajoni ra në duart e turqve, kjo qe një goditje e rëndë dhe të rinj nga i gjithë krishtërimi dolën vullnetarë për kryqëzatë.

Kryqtarët bile ngritën mbretëri europianë në Tokën e Shenjtë dhe megjithëse ato eventualisht ranë në duart e turqve, europianët asnjëherë nuk i harruan ato. (Nëqoftëse dhe as ju nuk doni t’i harroni këto mbretëri, hidhini një sy Kapitullit të 7-të).

Kinema me stil – dhe titra

Një aspekt i kulturës moderne në të cilin europianët kanë gdhendur një vendth shumë të dallueshme është kinemaja. Kinemaja filloi në Europë dhe europianët nuk kanë qenë asnjëherë tërësisht të gëzuar që ia kanë lënë mediumin tërësisht Hollywood. Francezët dhe italianët kanë zhvilluar një reputacion prodhim studimesh elegante të marrëdhënieve njerëzore, ndëra suedezi Ingmar Bergman është i njohur për portretet e tij më të errëta të shpirtërave të trazuar.

Hitleri dhe Stalini i vinin një theksim të veçantë rëndësisë së kinemasë: regjisorja gjermane Leni Riefenstahl dhe rusi Sergei Eisenstein u angazhuan që të bënin filma propagandistikë në shkallë të gjerë, të cilët akoma sot admirohen nga të thekurit e filmave.

Eisenstein përdori më shumë njerëz në rindërtimin e revolucionit bolshevik të vitit 1927 të tij, Tetori, sesa kishin marrë pjesë realisht në të! Nëqoftëse doni ndonjë perceptim të brendshëm në zhvillimin e Europës së shekullit të XX-të, shikimi në filmaz që ajo prodhoi është një mënyrë shumë e mirë për ta bëtë një gjë të tillë.

Në vitin 1798, Napoleoni drejtoi një ushtri franceze drejt Egjiptit, në vitin 1917 Gjenerali britanik Allenby hyri në Jeruzalem dhe qenë hebrejtë nga Europa atë që krijuan shtetin e Izraelit në vitin 1948. Njerëzit nganjëhere habiten se pse Izraeli konkurron në Festivalin Europian të Këngës, por kjo është një shenjë që, të paktën në këtë pjesë të botës, “Europa” shtrihet shumë përtej kufijve gjeografikë të saj.

Prapa në Afrikë

Raca njerëzore filloi në Afrikë dhe në shekullin e XIX-të europianët u kthyen prapa në rrënjët e tyre në një mënyrë madhështore – megjithëse kjo, sigurisht, nuk qe mënyra sesi ata e panë një gjë të tillë. Në hapësirën e 20 vjetëve, europianët pothuajse e e fshinë kontinentin e madh fisnor të Afrikës nga harta dhe e zëvendësuan atë me një kontinent kolonishë me kufinj, kryeqytete, hekurudha e rrugë; me pak fjalë, e kthyen Afrikën në një shtojcë të Europës.

Në disa prej rasteve më tragjike, kufijtë e hequra për këto vende afrikane nga administratorë europianë – me sundues konservatorë – shkaktuan trazira të tmerrshme. Krahina nigeriane Biafra dhe ajo kongoleze e Katangas qenë të dyja skena luftërash civile të përgjakshme në vitet Gjashtëdhjetë, të nxitura nga kufijtë artificialë të hequra nga europianët.

Gjakderdhja që shpërtheu në Ruanda në vitet Nëntëdhjetë qe e shkaktuar fillimisht nga përzierja europiane me balancën e pushtetit vendas. Prania e Europës në Afrikë nuk ka qenë një histori e lumtur (shiko në Kapitullin e 24-ët për të mësuar sesa e palumtur ka qenë), por e ka lënë trashëgiminë e saj dhe Afrika moderne është një pjesë shumë e madhe e historisë së Europës moderne.

Drejt një bote të re

Kur europianëtë flisnin për një Botë të Re përgjatë Atlantikut, ata realisht e nënkuptonin atë. Amerika nuk qe vetëm një masë tjetër tokësore që europianët e kishin shkelur. Ajo që një tokë e zbrazët – hiq mijëra mijërat e indigjenëve – ku ata mund ta fillonin gjithçka nga fillimi. Kjo ëndërr për një jetë të re është arsyeja se pse kolonët i emërtuan shumë vende sipas vendeve nga kishin ardhur dhe shpesh vunë fjalën “New” përpara tyre: New Orleans, New Amsterdam (më pas New York, megjithëse i emërtuar pas Dukës së York sesa pas qytetit), New Hampshire, New Jersey, Nova Scotia (domethënë New Scotland) dhe, sigurisht, New England.

Të gjitha këto emra vendesh nënkuptonin “vende të reja dhe të përmirësuara”. Në Amerikën Jugore dhe Qendrore, spanjollët dhe portugezët bënë një punë shumë të mirë në rikrijimin e shoqërisë dhe të strukturave të atdheve të origjinës. Ndërtesa e parë e përhershme prej guri që kolonët spanjollë ngritën në Botën e Re qe një kishë.

New Spain dukej një imitim i shëmtuar i asaj të vjetër, me fisnikë që dispononin haciendas (feude) të mëdha ashtu siç i dispononin në vendlindje. Edhe klima e terrenin ndjeheshin familjare, megjithëse kur indigjentët ju shmangeshin përpjekjeve skllavëruese për të punuar në minierat e arit dhe të argjendit, spanjollët dhe portougezët filluan procesin e importimin e të sasirave të mëdha të afrikanëve si punëtorë skllevër në vend të tyre, duke e ndryshuar kështu përgjithmonë demografinë e Amerikës.

Europianët e transportuar

Simboli më i famshëm i Amerikës, Statuja e Lirisë, është një ikonë e tillë e Amerikës sa që është e lehtë të harrohet se ajo aktualisht është franceze, një dhuratë nga Republika Franceze për atë Amerikane në vitin 1886. Mijërat e emigrantëve që mbrrinin në Amerikë nga çdo vend i Europës shikonin me shpresë nga statuja teksa arrinin në New York në kërkim të një jete të vështirë. Kjo skenë është kapur shumë herë nëpër filma, përfshi  The Immigrant e Charlie Chaplin dhe The Godfather Part II e Francis Ford Coppola.

Perëndimi amerikane që plot me emigrantë europianë dhe do të kishin dëgjuar shumë thekse britanike dhe gjermane jashtë rrezes (do tJu duhej të dëgjonit thirrjen e yakonshme”Tally ho!”, ndërsa kushdo tjetër po e kthentë “Yee haë!”).

Por europianët u drejtuan jo vetëm për në Amerikë. Ata morën anijet për Amerikë të Jugut, Australi, Zelandë të Re dhe Afrikë të Jugut. Misionarë u drejtun për në Kinë dhe Indi. Nga shekulli i XX-të, europianët kishin krijuar avamposte të Europës kudo nëpër botë, jo vetëm koloni të sunduara nën flamujt europianë, por vende ku europianët orvateshin të rikrijonin ndjenjën dhe pamjen e trojeve që kishin lënë prapa. Historia europiane natyrisht që nuk është histori botërore, por europianët janë pjesë e historisë së trojeve pothuajse kudo në botë.

Një Europë e ndarë apo një Europë e bashkuar?

Kur vini në shekullin e XX-të, e kuptoni se historia europiane bëhet urgjente. Kjo periudhë është ajo në të cilën Europa e shkatërroi veten në dy luftëra shkatërrimtare që u shpërndanë anembabë botës. Megjithaë, shekulli i XX-të është gjithashtu kur europianët bënë edhe përpjekjet e tyre më të mëdha për ta mbajtur bashkë dhe bashkuar atë siç nuk kishin kurrë ndonjëherë qysh nga koha e romakëve. Atëhere, Europa është natyrisht e bashkuar apo e ndarë?

Ndarje e gjatë

Historianët, me plot të drejtë, mund t’ju thonë se Lufta e Parë Botërore pati shumë shkaqe dhe unë merrem siç duhet me to në Kapitullin e 20-të. Por për momentin, shkaku i rëndësishëm për t’u gjetur është nacionalizmi. Nacionalizmi gjithmonë ka qenë më shumë sesa thjesht patriotizëm. Nacionalizmi doli nga revolucioni francez, i cili kish konceptuar idenë e kombit si një lloj bashkimi mistik të njerëzve që jetojnë në liri e barazi sesa të qënit subjekte të nënshtruar të një mbreti.

Nacionalizmi ngjiti dhe, nga fundi i shekullit të XIX-të, nacionalistë krenarë po luftonin për të drejtat e kombeve të tyre kudo në Europë, veçanërisht aty ku vendi i tyre sundohej nga një tjetër. Atëhere nuk ka asgjë për t’u çuditur që Lufta e Parë Botërore filloi si një konflikt nacionalist midis serbëve e austriakëve dhe se u përhap si një konflikt nacionalist midis të gjitha Fuqive të Mëdha të Europës – Franca donte të merrte territoret që u kishin marrë gjermanët; rusët qëndruan përkrah vëllezërve të tyre sllavë, serbëve; gjermanët donin të drejtën e vendit të tyre për një perandori. Rezultati: ndarje dhe katastrofë.

Nëqoftëse mendoni për shkaqet e Luftës së Dytë Botërore, mund ta kuptoni se ajo filloi për pothuajse saktësisht të njëjtat arsze si Lufta e Parë Botërore: Gjermanët po pretendonin territore – Austrinë, Sudetet, Korridorin Polak – që ata thonin se kishte qenë gjermanë dhe i tillë duhej të ishte sërish. Por tamam ashtu si çdo nacionalist tjetër përpara tij, Hitleri nuk u ndal atje dhe filloi që të rrëmbejë copa të mëdha nga të gjitha territoret e fqinjve të tjerë të tij.

Rezultati:më shumë ndarje dhe katastrofë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa qe e ndarë në një mënyrë shumë të ndryshme. Në vitin 1945, dy superfuqitë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara praktikisht e ndanë Europën nga jashtë sipas linjave ideologjike: Perëndimi kapitalist përballë Lindjes komuniste. (Kapitulli 24 ju jep një panoramë të hollësishme).

Ndarja u ndje veçanërisht më fort në Gjermani, e cila qe ndarë në mes (megjithëse nuk është vendi i vetëm europian që është ndarë në shekullin e XX-të: Irlanda, Franca, Polonia, Çekosllovakia dhe Qipro e kanë përjetuar të gjitha atë). Perdja e Hekurt e bëri të vështirë për perëndimorët që të vizitonin Lindjen dhe pothuajse të pamundur për europianlindorët që të vizitonin Perëndimin. Nëpër Europë brezat e pasluftës u rritën me idenë se një Europë e ndarë, bile edhe një Gjermani e ndarë, qe një gjë e natyrshme dhe kurrë nuk shpresohej që të ndryshonte.

Europa e bashkuar?

Sigurisht që Europa ndryshoi dhe me shumë shpejtësi në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit. Në mënyrë të menjëhershme, biseda u kthye në ribashkimin e Gjermanisë. Më pas, Bashkimi Europian realisht filloi të mëshojë përpara me planet e tij për një bashkim politik më të ngushtë.

Ideja e një Europe të bashkuar nuk është dhe aq e re dhe e paparë sa mund të duket. Romakët e patën bashkuar kontinentin ose po aq shumë prej tij sa do të mund të pushtonin, nën të drejtën romake. Napoleoni ishte përpjekur që ta bashkonte kontinentin sipas parimeve të lirisë të pranuara nga revolucioni francez ose të paktën kjo qe ajo që ai thoshte se po bënte.

Edhe liderët nacionalistë e mëdhenj europianë kanë ëndërruar për një Europë të bashkuar të shteteve kombe që jetojnë të gjithë në harmoni të përkryer (ëndërroni, miqtë e mi) dhe Hitleri e promovoi aktivisht idenë e një Europe të bashkuar që qëndronte e vendosur kundër komunizmit – jo (siç liderët gjermanë shpesh qenë në vështirësi të nënvizonin) aq shumë e ndryshme nga ideja amerikane e pasluftës.

Kështu, a është Europa realisht një kontinent i bashkuar, i cili ndahet vetëm rastësisht? Historia nuk e mbështet realisht këtë ide. Të gjitha përpjekjet për bashkim që përmend përfshijnë përdorimin e një mase të caktuar force. Përjashtimi është Bashkimi Europian, por dëshmia nga fillimi i shekullit të XXI-të qe që njerëzit e thjeshtë të Europës qenë më pak të gëzuar rreth bashkimit sesa liderët e tyre. Dhe në fund, nëqoftëse nuk keni bashkuar njerëzit, nuk keni bashkuar asgjë.

Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më!

Historia europiane është plot me momente, normalisht pas luftërash, kur njerëzit kanë marrë frymë dhe kanë thënë përgjatë linjave të “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më!”. Njerëzit e thanë këtë në vitin 1648 pas Luftës 30 Vjeçare (tridhjetë vjet luftë – vetëm mendoje këtë! Më mirë qëndro, shko në Kapitullin e 13-të dhe lexo për të).

Njerëzit e thanë atë sërish në vitin 1815 pasi Napoleoni u mund përfundimisht dhe vendet e Europës vendosën që të mbanin takime të rregullta të nivelit të lartë, të njohura si Kongrese, për të zgjidhur problemet pa shkuar tek lufta.

Njerëzit e thanë pas Luftës së Parë Botërore (“Lufta që do t’u jepte fund të gjitha luftërave”), kur krijuan Lidhjen e Kombeve dhe sërish pas Luftës së Dytë Botërore, kur krijuan Kombet e Bashkuara. Termii u përsërit pas holokaustit dhe sërish pas genocideve në Bosnje dhe Ruandë: “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë me!” Megjithatë, luftë dhe mizori gjithmonë do të ndodhin sërish./Bota.al

Origjina e Europës / A ekziston diçka e tillë, si qytetërimi europian? Read More »

Përkujtohet Musine Kokalari, politikania e parë që iu kundërvu me forcë diktaturës komuniste

Ditët e sotme po ngrenë krye fantazmat e komunizmit që fërkojnë barkun për humbjen e jetëve të fëmijëve të shkrimtareve dhe të njerëzve që luftuan kundër diktaturës më te egër.

Sot më shume se kurrë kundrejt të gjithë atyre që i bëjnë jehonë të shkuarës së turpshme e gjakatare, është momenti për të kujtuar me nderim figura të nderuara që iu kundërvunë me forcë regjimit hoxhist, siç ishte Musine Kokalari.

E ç’mund të thuash më parë për këtë grua heroinë.

Ajo ishte e fortë si shkëmbi, intelektuale, politikania e parë që iu kundërvu me forcë diktaturës komuniste.
Megjithë dhunën, vrasjen e vëllezërve, gjyqin denigrues, 20 vitet burg dhe vitet e mëpasme të internimit, Musine Kokalari, deri në frymën e fundit të saj foli kundër regjimit diktatorial hoxhist, që fantazmat që enden kohërave të sotme kërkojnë ta rizgjojnë.

Duhet t’i tregojmë vendin këtyre zërave dhe të përkujtojmë njerëz të nderuar si Musine Kokalari, kjo disidente e përjetshme që jetën e saj ia kushtoi luftës kundër diktaturës dhe jo më kot qe ndër të parat figura që u nderua me në vitin 1993 nga Presidenti i Republikës Sali Berisha me medaljen “Martir i Demokracisë”.

Përkujtohet Musine Kokalari, politikania e parë që iu kundërvu me forcë diktaturës komuniste Read More »

Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot)

Diktatura konsiderohet si një ndër periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Fotografi Erik Steward ka përcjellë për herë të parë se si dukej vendi ynë nën thundrat e regjimit gjakatar.

Ai e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988 kohë kur sistemi kishte filluar të coptohej pak e nga pak.

Deri më sot këto fotografi kanë qenë të pa njohura.

Më poshtë po përcjellim shkrepjet e rralla të një Shqipërie që diktatura ja fshehu botës për 45 vite.


Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot) Read More »

Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip

Lirim Gashi

Naimi i frymëzuar nga dashuria e zjarrtë për atdheun i këndonte plotë me mall e krenari kombëtare, natyrës së mrekullueshme shqiptare, njerëzve të thjeshtë, barinjve dhe fshatarëve që janë njëkohësisht protagonistët kryesorë të poemës së tij dhe që poema i ngrehë lartë si njerëz të punës fizike e mendore.
Poema e Namit ngjallë respektin ndaj masave popullore, ose më mirë të them pikërisht ndaj atyre masave njerëzish shumëfish të shtypur e të nëpërkëmbur si nga okupatorët e huaj njashtu edhe nga pushtetet marionetë.
Poema e Naimit i bënte gjithnjë homazh njerëzve të shtypur e të mallkuar nga politika dhe tradita e tjetërsuar prej ndikimit të robërisë shekullore të cilët ai me gjuhën e tij autentike e të përzgjedhur poetike i quante “të bekuarit e Perëndisë’, duke aluduar njëkohësisht në mallkimin e projektuar politikisht nga njeriu i huaj dhe shërbëtorët e tij vendor dhe duke tentuar në njëfarë mënyrë që t’ua bënte të qartë njerëzve të rrënuar moralisht, apo shkaktarëve të turpit dhe tmerrit që janë po aq të përkohshëm në këtë botë sa hordhitë e tyre okupatore e vrastare.
Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip dhe në harmoni me frymën e rënduar të këtij populli nga brengat e përditshme dhe varfëria e skajshme, por edhe nga ashpërsia e mentalitetit patriarkal dhe brutaliteti i sistemit shoqëror.
Naimi ishte një njeri dhe poet i veçantë njësoj si p

oezia e tij, andaj do të jetojë në kujtesën kolektive po aq gjatë sa ky popull.
Dashuria e Naimit për atdheun dhe gjithçka që frymon shqip ishte aq e pastër dhe e padjallëzuar sa që i bëri për vete edhe ata që nuk ia donin të mirën Shqipërisë ngaqë i konfrontoi brutalisht me ndërgjegjen e tyre të helmuar nga urrejtja dhe synimet barbare.
Lavdi veprës së Naimit të Madh.

Bagëti E Bujqësi

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip Read More »

Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri?

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros.

Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri para viteve ‘90.

Sami Frashëri lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll.

Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll.

Pra kanë lindur të tre në Frashër dhe kanë vdekur të tre në Stamboll.

Është kurioze që kanë ndërruar jetë thuajse në të njëjtën moshë, Naimi dhe Samiu në moshën 54 vjeçare dhe Abdyli në moshën 53 vjeçare.

Figura më e njohur mbetet ajo e Naimit, por në fakt kanë qenë Abdyli dhe Samiu ata që e ndikuan fillimisht atë.

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare.

Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë.

Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të “Revistës Dita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin.

Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri? Read More »

Momentet e fundit të Ahmet Zogut

Në 9 prill të vitit 1961, u nda nga jeta Mbreti Zog I.

Vdiq në një spital të Parisit, i rrethuar nga mbretëresha Geraldinë, i biri Leka, motrat princesha e nipërit e tij. Në momentin që ai ndërroi jetë, u dëgjua: “Vdiq Mbreti! Rroftë Mbreti Leka I”. Me urdhër të Gjeneralit De Gol, mbretit të shqiptarëve iu bënë të gjitha nderimet. Shqiptarët u lejuan të hyjnë pa viza dhe t’i japin lamtumirën e fundit Zogut I.

Në ato orë të vështira, mbretëresha Geraldinë e gjeti kurajën të lutej jo vetëm për shpirtin e të ndjerit, bashkëshortit të saj, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që persekutoheshin në Shqipëri, që ishin torturuar e pushkatuar. Këtë moment të dhimbshëm e tregon Skënder Zogu, nipi i Mbretit Zog, që iu gjet pranë, jo vetëm në momentin e mbramë, por organizoi edhe ceremoninë e lamtumirës. Në librin e tij me kujtime “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar-kujtime mërgimi”, Skënder Zogu tregon për jetën e tij pranë Mbretit Zogu I, por edhe Leka I.

Ndër të tjera, ai tregon edhe për një moment të papëlqyeshëm, atë të përdhosjes së varrit të Mbretit Zog. Skënder Zogu akuzon drejtpërdrejtë agjenturën shqiptare dhe më konkretisht sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Francë, Hasan Luçi. Zogu tregon po ashtu, se për t’u hakmarrë ndaj këtij akti, një grup nacionalistësh kishin hedhur një flakëvënëse në ambasadën shqiptare, në një moment kur atje nuk ndodhej njeri, për të shkaktuar dëme materiale. Për më shumë tregon vetë Skënder Zogu në librin e tij.

IKJA E MBRETIT

Shëndeti i Mbretit u rëndua dhe çdo të shtunë shkoja në spitalin Foch, në Suresnes për ta takuar. Hallat u vendosën në një hotel të vogël në një rrugë aty pranë dhe i rrinin gjithë natën te koka. Mbreti vuante dhe pashë se po shuhej pak nga pak. Oficerët besnikë flinin në dhomën ngjitur me të. Të hënën, 9 prill 1961, më kapi ankthi, pasi një natë më parë nuk kisha mundur të hyja në dhomën ku ai po flinte thellë.

Kësisoj, vendosa të kthehesha në spital në fillim të pasdites. Me të mbërritur në korridor, Ali Çupi, një prej oficerëve rendi drejt meje dhe më tha: “Bubi, eja shpejt, mbreti po na le”. Kështu, buzë shtratit të tij pashë si u shua dhe e putha në ballë. Hallat qanin, Leka i mbante duart, ndërsa mbretëresha lutej në gjunjë pranë shtratit. U ngrit me zor dhe më kërkoi të shkoja te faltorja që të lajmëroja priftin, pasi dëshironte që të lutej për shpirtin e Mbretit të ndjerë.

Kolonel Hysen Selmani, sipas traditës, briti në dhomë: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka I”. Unë isha tepër i tronditur dhe te faltorja nuk e mbajta dot veten dhe thashë në shqip: “Rrahmet pastë!”. Si mbaroi lutja, mbretëresha më tha që Leka donte të bisedonte me mua, për të më besuar një mision. Leka më dha një zarf me 700 franga të reja, që t’i përdorja për organizimin e funeralit.

Kolonel Selmani më dorëzoi një listë me degët e shumta të Legalitetit në botë dhe më kërkoi që t’i njoftoja me telegram. Të nesërmen, që ishte e hënë, i telefonova drejtorit që të më jepte disa ditë leje. Ai kishte lexuar njoftimin nëpër gazeta, më shprehu ngushëllimet dhe më tha që ta merrja pushim gjithë javën. Pasi dërgova rreth njëzet e pesë telegrame në shqip, shkova tek agjencia funerale e lagjes. Hyra në zyrë ku më priti një zonjë.

Pas tavolinës së punës kishte një xham nga shihej një studio dhe ndërkohë që unë flisja për kërkesat e funeralit, pashë që një burrë me ngjyrë të zeshkët ma bëri me shenjë. Ishte Morisi, ish-shoferi i princeshës në Egjipt, i cili ishte martuar me Suzanën, parukieren dhe grimieren e hallave të mia. Morisi punonte tek ajo agjenci dhe ishte tepër i gëzuar që po më shihte. M’u hodh në qafë dhe më pyeti se kush kishte vdekur. Kur i dhashë lajmin, zuri të qante si fëmijë dhe më tha: “Lërma mua nderin të merrem me gjithçka”.

Pranova me kënaqësi dhe i zgjata zarfin. Dëshira e tij e vetme ishte që të ngiste limuzinën me mbretëreshën dhe mbretin e ri. Drejtoria e spitalit hapi një sallë të veçantë, në mënyrë që shqiptarët të vinin e t’i jepnin nderimin e fundit atij që kishte qenë themeluesi i shtetit shqiptar dhe që tërë jetën e vet ia kishte kushtuar kombit shqiptar.

Qivuri me trupin e Mbretit u mbulua me flamurin kombëtar të Shqipërisë. Për dyzet e tetë orë, natë e ditë, qindra shqiptarë nga e gjithë bota erdhën e u përkulën para trupit të Mbretit. Natën më duhej të shkoja në morg, për të hapur një derë të oborrit me qëllim që të hynin bashkëpatriotët. Gjenerali De Gol kishte dhënë udhëzime që refugjatët që vinin për këtë rast, të hynin në Francë pa viza.

Unë me Tatin ishim ngarkuar të prisnim personalitetet në aeroportin e Burzhesë. Roja e nderit u formua nga Garda Mbretërore e përbërë nga Muharrem Gjoka, Bajram Neli, Ali Çupi, Qazim Preni, etj.. Dy ditë më pas shkova të takoja Morisin, i cili më konfirmoi që gjithçka ishte në rregull dhe më ktheu zarfin me gati gjysmën e shumës që i kisha lënë.

Më shpjegoi se pronari e kishte bërë këtë gjest në shenjë respekti. Kur i ktheva paratë Lekës dhe i shpjegova që vinte falë Morisit, më përqafoi dhe më falënderoi, pasi kishte vërtet shumë pak para. Kolonel Hysen Selmani dhe Salih Doshishti ishin ngarkuar me detajet dhe me ceremoninë e varrimit në varrezat e Tiesë në Paris, me ndihmën e Xhamisë së Parisit dhe të imamit Mustafa Hoxha.

Më kujtohet që shkova të takoja princeshat Sanije dhe Mysejen, të veshura krejt me të zeza, për t’u thënë një fjalë të ngrohtë dhe ato më thanë: “Oh, Bubi, jeta jonë në këtë botë mori fund, pa vëllanë tonë, s’duam të rrojmë më gjatë”. Bashkë me Tatin u shpjeguam që misioni i tyre tani ishte të ndihmonin mbretin e ri, Leka dhe të mbështesnin mijëra refugjatët deri ditën kur Shqipëria të çlirohej nga regjimi komunist.

Për të kuptuar hidhërimin e tyre të madh, duhet pasur parasysh, që ato, Mbretin nuk e kishin pasur vetëm vëlla, ai kishte zënë edhe vendin e babait. Mbretëresha Geraldinë, pavarësisht lodhjes së madhe, priste me shumë dinjitet ngushëllimet e të dërguarve të qeverisë franceze dhe të disa konsujve të përgjithshëm të vendeve si Belgjika, Maroku, Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania (kjo e fundit nuk e kishte njohur regjimin totalitar të Tiranës).

Në një moment të caktuar, mbretëresha u kthye nga unë dhe më tha: “Bubi, le të lutemi për të gjithë ata që gjenden në Shqipëri e që pësojnë tortura, për ata që janë ekzekutuar, për ata, të cilët janë detyruar të ndahen nga të afërmit. Jam e bindur se, që nga atje lart, Mbreti do të shohë dhe do të lehtësojë pikëllimin e bashkëpatriotëve”.

Mbretëresha Geraldinë dhe Princ Leka

Më 11 prill 1961, në orën trembëdhjetë, kortezhi mortor, i shoqëruar nga rreth një duzinë me makina të xhandarmërisë franceze, mori drejt Tiesë. Makinën me arkivolin e ndiqnin shumë vetura dhe një autobus me shqiptarë. Mes shumë delegacionesh, ai i gjeneralit de Gol përfaqësohej nga Roger Frey i afërt me mjediset antikomuniste. Tërë ata flamuj shqiptarë të vënë në xhamat e makinave zgjonin kërshërinë e kalimtarëve. Te varrezat ishin mbledhur rreth njëmijë e dyqind persona, për t’i bërë nderimet e fundit mbretit të ndjerë të shqiptarëve. Pas fjalëve të rastit dhe lutjeve të dy imamëve, kur arkivoli po futej nën dhe, pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar “Mëmëdheu”.

PËRDHOSJA E VARRIT TË MBRETIT ZOG

Më 25 gusht 1977 në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa “agjentë” të ambasadës së Shqipërisë në rrugën De La Pompe në Paris, kishin përdhosur varrin e Mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Ne mblidheshim çdo vit përpara varrit të Mbretit dhe mbanim diskutime kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist. Kjo i trazonte diplomatët e ambasadës, spiuni kryesor i të cilëve ishte sekretari i parë, Hasan Luçi, i cili u qepej mërgimtarëve shqiptarë.

Një prej bashkatdhetarëve tanë, Sul Vladi, refugjat i hershëm në Francë dhe kushëri i këngëtarit të famshëm Arif Vladi, çdo mëngjes kur shkonte për në punë, kalonte nga varri i Mbretit dhe vinte lule. Atë mëngjes, ai zbuloi dëmet e shkaktuara te varri dhe i telefonoi menjëherë mbretëreshës Geraldinë në Madrid. Ajo më telefonoi aty nga ora 8 e 30 e mëngjesit, që të paraqisja ankesë dhe të shkoja të shihja se çfarë mund të bëhej aty për aty.

Ajo vetë i shkroi një letër Presidentit Giscard d’Estaing, e cila, për turp, mbeti pa përgjigje. Si hap i parë, përpara se të fillonin punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur. Pas kësaj, shkova të takoja avokatin e mbretëreshës në Neuilly për ankesën, por dosja u mbyll pa rezultat. Komisari i Policisë, që erdhi për të hetuar te varrezat, e vlerësoi si akt vandalizmi, ndërkohë që ne ngulmonim që kjo duhej të konsiderohej si një akt politik keqdashës, që vinte nga ambasada komuniste shqiptare.

Kur u pyeta nga Agjencia franceze “Presse”, deklarova: “E gjithë bota e di se komunistët nuk kanë asnjë respekt për qeniet njerëzore. Ata s’duan t’ia dinë, jo vetëm për të gjallët, por ja ku keni një shembull, që nuk lenë në paqe as të vdekurit”. Veç kësaj, paraqitëm një protestë para Ministrisë së Brendshme, e cila po ashtu mbeti pa përgjigje. Më pas, mësuam se akti i neveritshëm ishte kryer nga disa studentë bursistë shqiptarë të frikësuar nga spiuni Hasan Luçi.

Ky i fundit mori një mësim të mirë nga Hylle Spahija dhe u dëbua nga Franca si persona non grata. Autoritetet franceze nuk ndërmorën asnjë hap, në mënyrë që të mos krijonin ndonjë incident diplomatik, ndërsa Oborri Mbretëror i dha udhëzime Hylle Spahijas që t’u jepte një paralajmërim përgjegjësve të ambasadës, që këto akte barbare të mos përsëriteshin më. Duke e ditur se në ambasadë nuk jetonte askush, u vendos që në mbrëmje të hidhej një flakëvënës, me qëllim që të shkaktoheshin dëme materiale.

Hylleja kishte sajuar një marifet për të pasur alibi. Kishte ftuar në shtëpinë e tij për një darkë shqiptare, zëvendëskryetarin e Bashkisë së Jreteit (Creteil), një prej komisarëve të Policisë dhe disa miq francezë e shqiptarë. Aty nga mesnata, i biri, Skënderi, erdhi dhe i tha që në qilar kishte rrjedhje uji. Hylleja u kërkoi ndjesë të ftuarve, veshi kominoshet dhe u largua. Shkoi në Paris për të mbikëqyrur operacionin, ku e prisnin disa të rinj shqiptarë me një bazuka.

Pas lëshimit të flakëvënëses në ambasadë, Hylleja u kthye me gjitha shpejtësinë në shtëpi, ku festa ishte në kulm. Vera e mirë e kishte bërë punën e saj dhe të ftuarit nuk e kishin vënë re mungesën e tij. Me urdhër të mbretit Leka, unë nuk isha në dijeni të këtij aksioni. Kështu, mbërrita në uzinë si zakonisht aty nga ora nëntë e mëngjesit. Roja më tregoi tre zotërinj që më prisnin në një makinë përpara hyrjes. Kur iu afrova, më treguan kartën e Drejtorisë së Sigurisë së Terrorit (D.S.T) dhe më çuan në shtëpi.

Gjatë rrugës, më pyetën se kush e kishte kryer atentatin gjatë natës në ambasadën në Rue De La Pompe. U përgjigja: “Nuk jam në dijeni, por mirë ia kanë bërë. Kur përdhos një varr, do të korrësh atë që do të mbjellësh”. Të pakënaqur nga përgjigjja ime, më bastisën shtëpinë ku gjetën trakte kundër regjimit komunist, si edhe dokumente të ndryshme, por asgjë komprometuese.

Me një pamje të shqetësuar, më kujtuan se në bazë të statusit të refugjatit, nuk kisha të drejtë të merresha me politikë. U larguan, duke më thënë se që këtej e tutje do të na mbikëqyrnin nga afër. Te Hylleja gjendja ishte më serioze, shtëpia e tij u rrethua nga xhandarët që në orën 6 të mëngjesit dhe u bastis. Kërkonin një bazuka, që kuptohet se nuk e gjetën.

U mor në pyetje, por ai mohoi çdolloj përfshirjeje. Ishin disa dëshmitarë jashtë çdo dyshimi, që mund të konfirmonin se ai e kishte kaluar tërë atë mbrëmje në praninë e tyre gjatë një darke shqiptare, tepër të këndshme. Disa vite më pas, kur Besnik Mustafaj u emërua ambasador i Shqipërisë në Paris, më tregoi dëmet që kishte shkaktuar bazuka, duke më thënë me shaka: “Ja dhe dora e komandant Hylle Spahijas”. /Panorama/

Momentet e fundit të Ahmet Zogut Read More »

Një eksplorim në historinë e Amantias !

Qyteti antik i Amantias është një nga qytetet, sigurisht më të vjetër të kohës, por që me rrënojat e saj ka ardhur deri në ditët tona me të njëjtën madhështi. Ky qytet gjendet në kodrinën mes rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në Detin Jon. Në verilindje kufizohet nga lumi Vjosë i krahinës Mallakastër, e ndërsa në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë. Rrënojat dhe gjurmët e tij në ditët e sotme i gjejmë në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë, rreth 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës. Sipas studimeve arkeologjike të bëra në zonë, Amantia shfaq tiparet e një qytetërimi 1 mijë vjeçar. Mendohet se ky qytetet është themeluar rreth viteve 350 para Krishtit, dhe ka mundësi të jetë ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve, që ka dominuar ushtarakisht në rajon nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun).

Kjo fortesë e madhe dhe e fuqishme, kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në veri dhe sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm mbrojtës që nga lugina e lumit të Vjosës, në drejtim të lindjes, duke shkuar kështu  deri në Gjirin e Vlorës.

Qyteti i Amantias, ndryshe nga shumë qytete ilire të vendosura më në veri me një kulturë primitive, u zhvillua shumë shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një rol të rëndësishëm ushtarak dhe politik, që i jepte një rol dominant në rajon.

Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s,  thuhet se Amantia  nga një vendbanim i thjeshtë, kthehet në një qytet të mirëfilltë dhe në një nga qendrat më të rëndësishme  skllavopronare.

Ajo ka qenë  qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amant, e cila shtrihej përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh në jug. Koinoni përfshinte edhe bregdetin e sotëm të Vlorës nga laguna e Nartës deri në Ujin e Ftohtë, ku përfshiheshin edhe qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni). Të tjera qendra që bënin pjesë në këtë formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova), Hajdëraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi etj. Si shumë qytete ilire edhe Amantia kishte legjendën e saj mbi themelimin. Sipas saj, të cilën e citon Pausania, qyteti u themelua nga abantët që u larguan nga Troja, pas shkatërrimit të saj, kurse Likofroni thotë se qyteti u themelua nga abantët e Trojës të drejtuar nga Helefenori. Me të tilla legjenda për themelimin ishin mbushur edhe qytetet e tjera fqinje si Oriku dhe Bylisi.

Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Në të kryqëzohej një rrjet i dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lëndës drusore, pasi malet përreth ishin të veshur me pyje. Në vitet 260 p. K. – 168 p. K., Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nënshkrimin “Amantion”. Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninë dhe Epirin. Ndërkohë, nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Selenicës, e cila gjendej në territorin amantin. Mbishkrimet e gjetura dëshmojnë një mirorganizim të strukturës shtetërore, ku ndeshen një sërë nëpunësish dhe institucionesh si: prytani, agonoteti, epimeleti, këshilli, sekretari i tij, këshilltarët etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim toksarkun, komandantin e shigjetareve.

Amantia kishte një sipërfaqe prej 15 ha dhe shtrihej përgjatë një kodre, e rrethuar e gjitha me mure që arrinin gjatësinë 2200 m. Për vetë kushtet e ndërtimit në një terren të tillë, qyteti kishte formën e një trapezi gjatësor.

Pikërisht në këtë hapësirë gjendeshin ndërtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, gjimnazi etj. Nga monumentet me të ruajtura në Amantia është pa dyshim stadiumi i cili është një nga treguesit e zhvillimit të qytetit. I zbuluar nga arkeologët, ai ka formë katërkëndëshi të stërzgjatur, me gjatësi të krahëve që shkojnë nga 40.40 m deri në 54.50 m.

Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime, të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me mure. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash.

Gjatë shekujve  të  III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim shumë të madh, por pas zaptimit të tij nga pushtuesit romak në shekullin e I p.e.s qyteti kodrinor fillon që t’i zbehet madhështia që kishte deri në atë kohë. Pas këtij shekulli fillon dhe rënia e ngadaltë e qytetërimit.

Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi, sot i gjen te muret rrethues, nekropoli, stadiumi, tempulli i Afërditës, varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.

Mund të vizitohet duke ndjekur intenerarin Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.

Një eksplorim në historinë e Amantias ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com