Histori

Marko Boçari dhe suliotët e Tragjasit (video)

Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759.

Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.
Ndiqni video per te mesuar me shume dhe lexoni materialin me poshte:

Kiço BOÇARI
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë. Nga këto tre martesa kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazoti Jotin, kishte Janin, Lenën, Marinë, Anastasinë dhe Markon.

Kiço Gj. Boçari u vra më 1813 në Artë nga Gjoko Bakola.1 Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakolën duke i falur gjakun e babait.

Katerina Boçari, vajza e Markos
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Gardës të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Mbas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, rreth 200 luftëtarë shqiptarë me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavellasit, Llalla, Dangëllinjët, Dragovët e të tjerë formuan fshatin e Sulit afër qytetit të Janinës dhe luftonin kundër turqve për lirinë e tyre. Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik “Suljotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.2

Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suljotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.3

Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u shtyp nga Ali Pashë Tepelenës u dërgua për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth tij.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm të Kryengritjes të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.

Noti Boçari
Markoja bashkë me dy shqiptarët e tjerë Odise Andruçon dhe Gjergji Llalla-Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe të zgjuarsisë.

Ëndërra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptarë që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pa ndërprerë, pa një të ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja, ndërkohë shqetësohej se mosedukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mosarsimimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.

“Dua të arsimohesh”, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, “por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suliote, të mbetesh përherë suliot siç ka mbetur tata i yt.”4

Në atë periudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanitase nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit, të cilët pas kryengritjes të 1821 parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim që të fëmijët e tyre të studionin.

Dhe sigurisht, në atë periudhë kur thoshim “shkrim e këndim” kuptonim “gjuhën greke”, e cila flitej kryesisht në qytetet e Greqisë së sotme.

Por është fakt, arvanitasit përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, pafytyrësinë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia ka frikën dhe këtë i theksonte birit të vet Marko Boçari.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.5

Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suliotët arvanitas greqisht dhe të merren vesh me grekët.

Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçarimundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.

Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve arvanitasit duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.

Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët.

Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh, me qëllim që arvanitasit, pra shqiptarët, në një farë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.

Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ” (Fjalori dy gjuhësh greqisht dhe shqipes së thjeshtë). Fjalori dy gjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.6

Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.7

Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suliotët me lot në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas: “Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm”. U ndanë me lot në sy, ishte takimi i fundit.8

Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë Perëndimore. Kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën smira e kapedanëve të tjerë. Por Markoja kësaj zilije i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë: “Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë.”

Marko Boçari
Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundër ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptarit, Pasha i Shkodrës.9

Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën. Ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit, kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi, kur Marko Boçari kishte vdekur dhe mbajti një fjalim mbi varrin e tij i veshur me kostumin e njohur kombëtar shqiptar. Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.

Më 1832, Mamuri (i njohur nga vrasja e Odisesë dhe pjesëmarrja e tij drejtpërdrejtë në të) dhe Papakosta në emër të qeveritarëve, bllokuan shtëpinë e Noti Gj. Boçarit në Amfisë dhe i vunë zjarrin. Të gjitha shkresat që për shekuj me radhë ruheshin në sëndukun arvanitas u dogjën.10

Kështu u zhduk një arkiv i madh historik, i cili vërtetonte se arvanitasit, suliotët ishin bijë të Shqipërisë. Qeveritarët grekë të asaj kohe kujtuan se do të zhduknin të vërtetën shqiptare të Boçarëve.

Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptar të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.

Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari, profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte ndihmesën shqiptare në kryengritjen e 1821 dhe, origjinën shqiptare të Marko Boçari.

“Komentet e mia të mëposhtme kanë të bëjnë me një letër të publikuar të një ministri grek, që ka deklaruar se nuk paska shqiptarë në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqi ka më shumë se një milion shqiptarë ortodoksë. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua, por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre dhe fisin e tyre shqiptar.”11

Populli shqiptar i ngriti këngë trimit nga Sulit i Çamërisë Marko Boçarit për trimëritë që tregoi kundra osmanëve turq.

Moj kalaja në Janinë

mos qaj për vezir Alinë

për pallën që drithmën mori

Rumelia vetë Stambolli.

Se doli Marko Boçari

trimi qe s’e qaste varri

që sulej si vetëtimë

në Kapnesh, mbi osmallinjtë.

Jepi Marko kapedani

se nuk do të dali xhani

pa t’u thye jatagani

shqiponjë e këtij vatani.

Çamëria kur dëgjoi

se u vra Marko fajkoi

ra në zi e ra në goj

kënga i mbeti në gojë.

Sheshi u mbush me dafina

kur në sup dymbëdhjet’ trima

mbanin Sulin, ngrinin malin

kapedan Marko Boçarin.

Janë të njohura vargjet shqiptare të shkruajtura në shekullin XIX:

Kjo gjuha arbërishte

është gjuhë trimërie

e fliti Admiral Miauli

Boçari dhe gjithë Suli

Ndërsa poeti ynë Naim Frashëri do të shkruante për shqiptarët heronj të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, (Greqinë)

Gjith shqiptarë qenë,

S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )

Xhavela e Miauli?

Shqiptar, bir shqiptari,

Me armët e Shqipnis.

I u hodhën themeli Greqis.

Bibliografi:

Kalendari i vitit 1984, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΑΓΩΝΙΣΤΕΣ ΤΟY 1821”, Athinë, 1984, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.

Kalendari i vitit 1990, “Αφιερομα στα 200 χρονια απο τη ζεννηση του ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ (1790-1990)”, Athinë, 1990, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.

Gazeta, “GAZETA SHQIPTARE“, 3 tetor 2001.

Revista, “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, maj 2001.

Revista, “ESKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002.

ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ, “Λεξικον της Ρωμαικης και Αρβανιτικης απλης”, Athinë, 1993, fq. 40, përgatiti për botim, ΤΙΤΟΣ ΓΙΟΧΑΛΑΣ

ΑΡΙΣΤΕΙΔΗ Π. ΚΟΛΛΑ, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΚΑΙ Η ΚΑΤΑΓΩΓΗ ΤΩΝ ΕΛΛΗΝΩΝ”, ΑΘΗΝΑ, 1996.

Niko Gjini, “FJALOR GREQISHT-SHQIP”, Janinë, 1993

ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “GREQISHT-SHQIP”, Athinë.

ΚΩΝΣΤΑΝΤΙΝΟΥ ΓΕΩΡ. ΠΑΠΑΦΙΛΙ, Fjalori “SHQIP-GREQISHT”, Athinë.

——————————————————————

1 Kalendari i vitit 1990, “Αφιερομα στα 200 χρονια απο τη ζεννηση του ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ

(1790-1990)”, Athinë, 1990, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.

2 Jonuz Kuçuku, “GAZETA SHQIPTARE“, 3 tetor 2001, fq. 12.

3 Po aty.

4 Arben Llalla, “ESKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002, fq. 70.

5 ΜΑΡΚΟΥ ΜΠΟΤΣΑΡΗ, “Λεξικον της Ρωμαικης και Αρβανιτικης απλης”, Athinë, 1993, fq. 40, përgatiti për botim, ΤΙΤΟΣ ΓΙΟΧΑΛΑΣ.

6 Po aty fq. 38.

7 Arben Llalla, “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002, fq. 72.

8 Po aty.

9 Po aty.

10 ΑΡΙΣΤΕΙΔΗ Π. ΚΟΛΛΑ, “ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΚΑΙ Η ΚΑΤΑΓΩΓΗ ΤΩΝ ΕΛΛΗΝΩΝ”, ΑΘΗΝΑ, 1996, fq. 360.

11 Ilir Tirana, “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, maj 2001, fq. 71.

Marko Boçari dhe suliotët e Tragjasit (video) Read More »

Doktor Mëno Gjoleka, shkencëtari-Mentari nga Dukati!

Doc. MENO GJOLEKA shkencetar, Mentari nga Dukati.

Ai ishte kryeagronom i dalluar,themelues dhe Kryetar nderi i Partise Agrare Shqiptare, politikani me hapsira e Vizione mbare kombetare, mendimtari i kombit per Bashkim trojesh etnike,kritik i hapur dhe i sinqerte i politikave te gabuara te Ramiz Alise dhe Sali Berishes.

Ishte deputet ne parlamentin e Shqiperise me kembe ne toke e me mente ne koke ne vitet e para te 1990-es kur te tjereve jua merrte era,intelektuali qe bisedonte shtruar me bujkun,blektorin,artistin,fshatarin,qytetarin,te vogelin edhe me te madhin,futbollist i shquar i flamurtarit,burri dhe babai fisnik e i beses,njohesi perfekt i historise se shqiperise dhe asaj boterore,mbrojtes i vlerave antike iliro-pellazge te shqipetareve,arkitekt i Lirise i zhvillimeve politike e ushtarake te pas viteve 1990 ne Kosove.Pra ky ishte Mentari nga Dukati Meno Gjoleka !

Shoqata Kulturore e Atdhetare ” Dukati “

Doktor Mëno Gjoleka, shkencëtari-Mentari nga Dukati! Read More »

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes !

Ka lindur me 15 Nentor 1893 ne Radhime. Qysh i ri u radhit ne luften e popullit shqiptar per indipendence e demokraci. Shquhej per zgjuarsine, elokuencen e oratorine e tij dhe shpejt u fut ne lufte e ne udheheqie te saj. Ne nje kohe qe mosha plakte patriotin e vendosur e perparimtar Ymer Radhimen, ne kete fshat rritet dhe ndjek me tej rrugen e tij, Hasan Pulo, i cili gjithe jeten e tij luftoi per nje demokraci dhe liri te vertete.

Ai kalon etapat e luftes dhe gjithmon eshte bashkuar me krahun me perparimtar te saj. Ne cdo kohe Hasani ka qene perkrahes i te drejtave te popullit dhe vecanerisht per fshatin e tij ka dhene nje ndihme te madhe. Ai ne te kaluaren njihej si figure nder parine e krahines; per zgjuarsine dhe zotesine e tij njihej e cmohej edhe ne Vlore e Himare, ku kish zgjedhur miqesine e shoqerine e tij. Hasan Pulo me 1913 ka luftuar ne zonen e Leskovikut (Kolonjes) kunder grekeve, zogisteve dhe rebeleve te Esat Pashes deri me 1914 kur u pushtua Vlora nga Italia. Me 1920 ka marre pjese direkt ne luften kunder italianeve dhe ka qene qysh ne fillim anetar i udheheqies se shoqerise “Mbrojtja Shkollore” qe ish dege e org. “Mbrojtja Kombetare” ne Vlore.

PROMOTED CONTENTMgid

Largoni venat me variçe në shtëpi brenda 8 ditëve!
Varyforte

Tokat e bukës sot në Shqipëri, jo më me gjurmë braktisjeje e djerrina

Provojeni këtë dhe i thoni “Mirupafshim” prostatitis
Prostero

Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë
Fungalor

ARSIM / ART-KULTURE / HISTORI / TE FUNDIT NGA ZONA
Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! (detajet)
Orikuminewsby OrikuminewsFebruary 9, 2017
Ka lindur me 15 Nentor 1893 ne Radhime. Qysh i ri u radhit ne luften e popullit shqiptar per indipendence e demokraci. Shquhej per zgjuarsine, elokuencen e oratorine e tij dhe shpejt u fut ne lufte e ne udheheqie te saj. Ne nje kohe qe mosha plakte patriotin e vendosur e perparimtar Ymer Radhimen, ne kete fshat rritet dhe ndjek me tej rrugen e tij, Hasan Pulo, i cili gjithe jeten e tij luftoi per nje demokraci dhe liri te vertete.

Ai kalon etapat e luftes dhe gjithmon eshte bashkuar me krahun me perparimtar te saj. Ne cdo kohe Hasani ka qene perkrahes i te drejtave te popullit dhe vecanerisht per fshatin e tij ka dhene nje ndihme te madhe. Ai ne te kaluaren njihej si figure nder parine e krahines; per zgjuarsine dhe zotesine e tij njihej e cmohej edhe ne Vlore e Himare, ku kish zgjedhur miqesine e shoqerine e tij. Hasan Pulo me 1913 ka luftuar ne zonen e Leskovikut (Kolonjes) kunder grekeve, zogisteve dhe rebeleve te Esat Pashes deri me 1914 kur u pushtua Vlora nga Italia. Me 1920 ka marre pjese direkt ne luften kunder italianeve dhe ka qene qysh ne fillim anetar i udheheqies se shoqerise “Mbrojtja Shkollore” qe ish dege e org. “Mbrojtja Kombetare” ne Vlore.

Mos pini ilaçe për tensionin e lartë të gjakut: shtoni në ujë…
Mos pini ilaçe për tensionin e lartë të gjakut: shtoni në ujë…

Një banor i moshuar i Shqipërisë ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë!
Një banor i moshuar i Shqipërisë ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë!

Hiqni qafe thonjtë e verdhë dhe të shtrembër në 5 ditë
Hiqni qafe thonjtë e verdhë dhe të shtrembër në 5 ditë

Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë
Unë nuk vuaj më nga infeksionet e thonjve! Përdora këtë

Për heqjen e mykut më të “rëndë”, njomni këmbët në një tretsirë 2% të …
Për heqjen e mykut më të “rëndë”, njomni këmbët në një tretsirë 2% të …

Kërpudhat e thonjve do të zhduken nëse ju e bëni këtë!
Kërpudhat e thonjve do të zhduken nëse ju e bëni këtë!

Ai eshte shquar per aktivitetin e tij, per mobilizimin e popullit vecanerisht ne Radhime, per luften kunder ushtrise italiane. Pas clirimit te Vlores, ne Janar 1921 eshte emeruar mesues ne Shkollen Fillore te Tragjasit. Me 07.06.1921 kur e permbys “Autonomia” e Niko Milos ne Himare nga forcat clirimtare ku merrte pjese edhe ai vete si vullnetar, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne Himare. Me 29.02.1922 me urdher te Ministrit te Brendshem Ahmet Zogu, pushohet si antizogist dhe si anetar i Partise Kushtetonjese. Ka qene anetar i opozites, anetar 71 suplementar i Shoqerise “Bashkimi” dhe ka marre pjese ne luften kunder Zogut ne Qershor 1924.

Me formimin e qeverise demokratike te kryesuar nga Fan Noli me 1924, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne nenprefekturen e Pogradecit, ku ka punuar deri ne kthimin e regjimit monarkist te Zogut. Me 27 Dhjetor 1924, se bashku me antizogistet e tjere eshte arratisur ne Greqi, prej andej ne Itali dhe ne Tetor 1926 eshte kthyer ne vendlindjen pa te drejte pune shteterore. Me formimin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE) ne veren e vitit 1925 ne Itali eshte bere anetar i saj.

Si gjate regjimit zogist ashtu edhe gjate pushtimit italian prej 07 Prillit 1939 nuk ka qene i punesuar, por perkundrazi nuk ka dashur. Me formimin e PKSH dhe dhenien e kushtrimit te Luftes Nac-Cl, Hasan Pulo qysh ne fillim u vu ne dispozicion te luftes kunder pushtuesit dhe veglave te tij me vendosmeri e pa kompromise dhe shtepia e tij u be baze e kesaj lufte. Ai ka qene Kryetari i Pare i Keshillit Nac-Cl i fshatit Radhime, detyre te cilen e mbajti deri ne Gusht 1943, kohe te cilen u zgjodh dhe u dergua delegat i Qarkut te Vlores per te marre pjese ne Konferencen e Labinotit qe u mbajt me 3-8 Shtator 1943. Mbas saj Konferenca e Qarkut Vlore e zgjodhi Kryetar te Keshillit Nac-Cl per Vloren duke qene keshtu kryetari i pare i ketij keshilli. Me 06 Mars 1942 ka marre pjese ne mbledhjen e perfaqesuesve te fshatrave te Vlores, qe u be ne bazen e Komitetit Qarkor ne Vlore per t’u dhene udhezimet e rastit per qellimin, veprimin e organizimin e Demostrates se Bukes, qe u zhvillua ne Vlore po ate date, duke perqafuar organizimin dhe qellimin politik te saj.

Pjesemarrja e tij aktive ne Luften Nac-Cl, qe e udhehoqi PKSH e beri ate me te vendosur deri ne fund, besnik te saj, per vijen e drejte qe kishte ajo lufte dhe per qellimet demokratike popullore per te cilat behej ajo. Me autoritetin dhe elokuencen qe ai propagandonte drejtesine e kesaj lufte si dhe respekti qe gezonte ne vendlindje si person i drejte, i ndershem, popullor e me ide perparimtare, ndikoi ndjeshem ne banoret e Radhimes, qe u 72 radhiten qysh ne fillim ne kete levizje duke mos u percare e lekundur nga perpjekiet e reaksionit.

Per aktivitetin e tij antifashist e antiballist, Hasan Pulo kerkohej per t’u kapur e likujduar. Prandaj edhe me 25 Dhjetor 1943 forca te shumta italiane rrethuan fshatin e ne pamundesi per ta kapur kercenuan per pushkatimin e djalit te tij te vogel e duke i djegur si perfundim shtepine. Me 31 Korrik 1943 mori pjese ne Konferencen e mbajtur ne Terbac per zgjedhjen e shtabit te Zones se I-re operative VloreGjirokaster, duke u zgjedhur nenkryetar i ketij shtabi. Ai ka qene pjesemarres ne shume mbledhje e depate per mbarevajtjen e luftes deri ne Maj 1944 ku u caktua delegat per ne Kongresin e Permetit.

Ne kete kongres Hasan Pulo u zgjodh nenkryetar i Keshillit Antifashist Nac-Cl dhe ne legjislacionin e I-re ne Dhjetor 1945 u zgjodh deputet i rrethit te Fierit, kurse ne parlamentin e pare u zgjodh anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Per merita te luftes dhe te punes eshte dekoruar me 6 urdhera e medalje te ndryshme dhe per te nderuar aktivitetin e tij, ne vitin 1968 Shkolles 8-Vjecare Orikum ju vu emri “Hasan Pulo”. Ne figuren e Hasan Pulos shikojme personin popullor, liridashes, demokrat e revolucionar, i cili gjate gjithe jetes se tij dhe sidomos gjate Luftes Nac-Cl. u vu me mish e shpirt ne dispozicion te saj, pa marre parasysh asgje…

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! Read More »

Dukati, fshati me histori dhe legjenda!

Një nga zonat më të bukura në rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.

Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.

Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.

Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.

Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.

Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.

Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.

Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.

Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.

Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.

Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.

Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.

Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.

Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.

“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.

Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.

Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.

I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.

Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.

Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.

Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.

Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

Dukati, fshati me histori dhe legjenda! Read More »

Raporti sekret për Ramiz Alinë: Dilni ju çuna shikoni Evropë me sy, në Brindizi do shohim televizor pa antenë dhe…

Publikohen disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë, ku ndodhet një korrespodencë e titullarve kryesorë të Ministrisë së Jashtme, me ambasadën italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë, lidhur me ngjarjen e datës 6 janar 1989, kur anija “Dukati” gjatë lundrimit në Detin Adriatik, u rrëmbye nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili kishte fshehur tetë shokë të tij në ambientet e anijes dhe bashkë me ta, mbajti peng shtatë pjestarët e ekuipazhit, deri sa dolën në portin e Brindizit.

E gjithë kronologjia e asaj ngjarje të rëndë që pati jehonë të madhe në shtypin italian, e cila jo vetëm që shkatoi një përplasje të fortë diplomatike në mes Tiranës zyrtare dhe Romës, por shkaktoi një furtunë të madhe në rradhët e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, Portin Detar, Komitetin e Partisë së Durrësit, ku u shkarkuan apo i’u dhanë masa të rënda ndëshkimore rreth 30 zyrtarëve të lartë të zinxhirit drejtues, nga nënoficeri i Pikës së Kalimit Kufitar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Drejtori i Portit, Sekretari i Parë i Komitetit Partisë të Durrësit, Qirjako Mihali, e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit Hekuran Isai, që i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë që vazhdoi për disa ditë me radhë nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku pati përplasje të forta midis antarëve të saj, me akuza të ndërsjellta për abuzime dhe shpërdorime, e deri në problemet familjare që ata kishin.

Në mesin e viteve ’60, teksa shkrimtari dhe studjuesi i njohur, Nasho Jorgaqi, po shkruante skenarin e filmit “Dueli i heshtur”, që bazohej mbi një ngjarje të vërtetë të ndodhur në vitet e para të pasluftës në portin e Durrësit dhe ujrat territoriale shqiptare në Detin Adriatik (ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite mbart mbi vete shumë mistere dhe nuk është zbardhur ende), nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend, se ajo ngjarje do të përsëritej, plot 55 vite më vonë, në janarin e vitit 1989. Por ndryshe nga ajo e fillimit të qershorit të vitit 1947, kur marinari Spiro Kote, (i interpretuar në film nga i madhi Rikard Ljarja), arriti ta kthente anijen në Portin e Durrësit, pasi kishte vrarë më parë tre pjestarët e ekuipazhit me në krye “kapterr Ramiun”, kapiteni i anijes “Dukati”, arriti të arratisej nga Shqipëria së bashku me tetë shokët e tij që i kishte të fshehur në ambientet e anijes, duke e ankoruar atë në portin e Brindizit, pasi kishte mbajtur peng shtatë pjestarët e ekuipazhit në hambarët e anijes.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789101112131415PreviousNext
Kjo ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht një nga historitë më të pazakonta të ndodhura tre dekada të shkuara që pati një jehonë të madhe në shtypin italian, jo vetëm që shkaktoi një furtunë të vërtetë në rradhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, ku u shkarkuan apo u dhanë dënime e masa të rënda ndëshkimore rreth 30 persona të zinxhirit drejtues e zyrtarë të lartë, duke filluar nga nënoficeri i Pikës së Kalim Kontrollit në Portin e Durrësit, (që s’kishte kryer si duhet kontrollin e anijes para daljes në det), Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme, Drejtori I Portit Detar të Durrësit, Sekretari i Parë i Komitetit Partisë të Durrësit, Qirjako Mihali, e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit të Punëve të Brendëshme, Hekuran Isai, të cilit i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë Politike që u zhvillua për disa ditë me rradhë nën drejtimin e Ramiz Alisë.

Ku si rrallë ndonjëherë, të gjithë anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, u përfshinë në debate të ashpra me njëri tjetrin, me akuza të ndërsjellta për abuzime, shpërdorime e deri tek problemet familjare të tyre. Lidhur me sa më sipër, pra që nga ngjarja e pazakontë e 6 janarit të vitit 1989, negociatat e qeverisë shqiptare me atë italiane për kthimin në Shqipëri të “Grupit terrorist” prej tetë personash me në krye, Enver Metën, që “ishin implikuar në kontrabandë droge” etj., proçesin hetimor ndaj tyre në Durrës, si dhe mbledhjet e gjata tepër të acaruara të Byrosë Politike, Memorie.al disponon dy dosje voluminoze të cilat kanë qenë me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë prej disa kohësh të deklasifikuara, duke i bërë ato publike për herë të parë.

Vijon nga numri kaluar

Raporti i Qirjako Mihalit, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë të Durrësit, për Komitetin Qëndror të PPSH-së, mbi arratisjen e “Dukati”-t

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË S E K R E T

KOMITETI I PARTISË I RRETHIT Ekzemplar

D U R R Ë S

Nr.37 Prot.

Durrës, më 12.01.1989

R E L A C I O N
MBI NGJARJEN E JASHTËZAKONSHME TË MOTOPESHKATORES “DUKATI“
TË NDËRMARRJES SË PESHKIMIT DURRËS

Më datë 6.1.1989, rreth orës 16.40, motopeshkatorja “Dukati” e Ndërrmarjes së Peshkimit Durrës, me ekuipazhin e vet prej 9 vetash u nis për gjueti.

Mbasi u përgatit motopeshkatorja u pajis me dokumentat e nevojshëm, simbas rregullave: u krye kontrolli paraprak nga dispeçeria e flotës së peshkimit dhe para nisjes u krye edhe kontrolli i shërbimit të kufirit. Nga të dhënat e mëvonëshme rezulton se: Mbas largimit nga porti i Durrësit, në orën 17.00 të datës 6.01.1989 ka dhënë këtë radiogram: “Dolëm nga porti për stavridh”(kuadratin) 24. Më pas, deri në orën 07. 40 të datës 7.1.1989, motopeshkatorja “Dukati” nuk është lidhur me radio me dispeçerinë e ndërrarjes. Sipas rregullave ajo duhej të lidhej në çdo 2 orë.

Në orën 07 e 40 të datës 7.1.1989 ka dalë në radio brigadieri i peshkimit i anijes dhe ka informuar se: “Në orën 22.00 të datës 6.1.1989 hodhëm elektrolinjën për të bërë gjueti. Numri një i kopirolit me disa maskarenj të tjerë, mori anijen dhe ka lundruar në kursin 240 gradë dhe e ka nxjerrë anijen në tokë në Brindizi”.

Pas këtij njoftimi vajtëm në ndërmarjen e peshkimit, pamë veprimet për nisjen e anijes, morëm takim me dispeçerat, peshkatarët dhe drejtuesit e ndërrmarjes për t’u njohur paraprakisht me tërë punën e bërë për nisjen e anijes. Gjithashtu saktësuam se në motopeshkatoren “Dukati”, veç ekuipazhit, ishin dhe 7 persona të tjerë, nga të cilët një peshkatar në këtë ndërmarrje i ekuipazhit të një motopeshkatoreje tjetër.

Më datë 10.1.1989, në orën 01.30, me mbrritjen e motopeshkatores “Dukati” në portin e Durrësit, morëm edhe një herë takim me 7 peshkatarët, pjestar të ekuipazhit, të cilët pas përballimit të shumë presioneve u kthyen në atdhe. Gjatë bisedës, ata shpjeguan se: më datë 6.1.1989 në orën 16.30, ekuipazhi i motopeshkatores është grumbulluar për t’u nisur për gjueti. Pasi kanë hipur në motopeshkatore, është njoftuar nënoficeri i shërbimit të pikës së kontrollit të kalimit të kufirit, Vrenoz Doganaj, për të bërë kontrollin sipas rregullave. Ish kapiteni i motopeshkatores, armiku Enver Meta, e kishte kthyer atë me bash nga ura me qëllim që të vështirësonte hyrjen në të për të bërë kontroll.

Nënoficeri i shërbimit të kufirit, nuk ka hipur për kontroll siç përcaktohet në rregullore, por ka nënshkruar dokumentat për nisje nga ura. Pas orës 22.00 të datës 6.1.1989, të 9 armiqtë, që ishin të armatosur me thika e mjete të tjera, kanë izoluar me shpejtësi të 5 peshkatarët që kanë qënë në pushim, kanë përdorur forcën ndaj Agron Guzës, të cilin e mbyllën në hambarin e arkave dhe ndaj Fisnik Doçit që e kanë lidhur në dhomën e kapitenit. Në këtë kohë, armiku Enver Meta ka fikur motorin ndihmues, ka ndezur motorin e madh dhe, duke ndryshuar kursin ka ecur përpara. Në orën 05.30 të datës 7.1.1989 kanë mbërritur në Brindizi të Italisë, duke nxjerrë anijen në tokë. Gjatë kësaj kohe, 7 peshkatarët kanë mbetur të izoluar, kanë tentuar të çlirohen, por nuk kanë mundur, pasi janë mbajtur nën kërcënimin e vazhdueshëm të forcës të këtyre armiqve.

Në momentin që armiqtë bëheshin gati të braktisnin anijen, kanë përdorur ndaj peshkatarëve dhe ndaj vendit tonë shprehje të mprehta armiqësore dhe kërcënime si: “Mos lëvizni qena, mos bëni asnjë lloj manovrimi se do t’ua numurojmë në lule të ballit”, “dilni çuna shifni nëpërmjet obllave Brindizin e Italisë, shifni Evropë me sy”.

“Këtu në Brindizi do të shofim televizor pa antenë, jo si në Shqipëri që hypnim sipër apartamenteve dhe lëviznim antenat majtas e djathtas”. Pasi ata janë larguar, peshkatari Fisnik Doçi, që ishte i lidhur në kabinën e kapitenit, çlirohet dhe me levë hap dyert e dhomave ku ishin mbyllur shokët e tij. Të shtatë tentuan të nxjerrin anijen nga cektina për t’u kthyer në atdhe pa i’u nënshtruar kontrollit të autoriteteve italiane. Kësaj nuk ia arritën pasi ndërkohë zbardhi dita dhe erdhi kapiteneria e portit që i nxorri nga cektina. Armiku Enver Meta që zotëronte mirë gjuhën italiane, i shoqëruar nga milicia erdhi në anije, ku mesa kanë kuptuar peshkatarët tanë gjuhën, dha shpjegime mbi ngjarjen dhe tregoi vendet ku ai kishte fshehur armiqtë dhe kishte mbyllur ekuipazhin e anijes. Siç shpjeguan edhe peshkatarët tanë, armiqtë i kishte future në hambarin e arkave.

Nga analiza që i bëri Byroja e Partisë të rrethit kësaj ngjarjeje në datën 12.01.1989, del se: Armiku Enver Meta, në mënyrë të fshehtë, duke përfituar edhe nga mungesa e përsëritur e kontrollit të kufirit, ka fshehur në anije shtatë persona të jashtëm, me të cilët që më parë ka përgatitur planin e arratisjes. Ai bashkë me të tjerët përfituan nga liberalizmi në kontroll, e kishin vërejtur në kohë këtë liberalizëm. Siç shpjegojnë peshkatarët, nënoficeri në vend që të kontrollonte cep më cep anijen, e ka lënë të ikë atë. Nuk është bërë kontroll fizik në anije në vazhdimësi, por vetëm kontroll i ekuipazhit dhe i dokumentacionit. Ndërsa në të kundërt, kur vijnë anijet nga jashtë, bëhen kontrolle shumë të imta në to e të ekuipazhit të tyre. Këto mangësi i kanë vënë re dhe i pranuan në byronë e Partisë të rrethit, drejtori dhe sekretari i byrosë së Partisë të Ndërrmarjes së Peshkimit, por nuk i kanë ngritur me forcë në ballafaqimet që kanë bërë me organet e kufirit dhe as kanë informuar Komitetin e Partisë të rrethit.

Analiza për ngjarjen, të cilat u ndoqën nga ana jonë, u zhvilluan në byronë e në organizatën-bazë të Partisë dhe në këshillin teknik të ndërmarrjes së peshkimit, në organizatën-bazë të Pikës së Kontroll-Kalimit të Kufirit në Portin e Durrësit, në Degën e Punëve të Brendëshme dhe në shtabin e Flotës Luftarake Detare.

Gjithashtu analiza janë bërë edhe në ato ndërmarrje ku kanë punuar personat e tjerë, të arratisur, që nuk janë efektiv në peshkim. Këto analiza u karakterizuan nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë, me frymë kritike ndaj shkeljes së rregullave e rregulloreve, të disiplinës së punës, ndaj shfaqjeve të liberalizmit, indiferentizmit e ambjentimit në kryerjen e detyrave të ngarkuara dhe u përcaktuan masa për të ndrequr gjendjen.

Organizata – bazë e Partisë e sektorit të detit në Ndërmarrjene Peshkimit, duke analizuar thellë këtë ngjarje të shëmtuar, nxorri se në kryerjen e detyrës janë vërtetuar mjaft të meta e dobësi, duke filluar nga roja e deri te drejtuesit kryesor të ndërmarrjes. Me theks u diskutuan shfaqjet e indiferentizmit gjatë hyrjes e daljes së njerëzve në ndërmarrje dhe në mjetet e peshkimit, thyerjet e disiplinës në ndërlidhjen ndërmjet mjeteve në gjueti dhe dispeçerisë, në lëshimet dhe qëndrimet liberale gjatë kontrollit të mjeteve sidomos para nisjes për gjueti, nga kryetari i degës së flotës së peshkimit dhe drejtuesit e ndërmarrjes etj.

Për këto të meta e dobësi organizata-bazë e Partisë u ndal konkretisht dhe ndëshkoi me vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit, drejtorin e ndermarrjes Vath Çollaku, përcaktoi detyra konkrete për të ndrequr gjendjen, për të forcuar kontrollin e për të rritur kërkesën e llogarisë për zbatimin me rreptësi të rregullave.

Organizmi i ndërmarrjes miratoi propozimet e këshillit teknik dhe për mungesë përgjegjësie në kryerjen e detyrave kryeinxhinierin e ndërmarrjes, kryetarin e degës së flotës, dy dispeçera dhe përgjegjësen e administratës, shkarkoi nga detyra dhe u kërkua proçes hetimor për dispeçerin që kishte shërbimin gjatë kohës së ngjarjes etj.

Analiza të tilla u bënë edhe në organin e degës së punëve të brendëshme. Organizata-bazë e Partisë e pikës së kontroll- kalimit të kufirit në Portin detar, për dobësi të theksuara në punë, përjashtoi nga Partia nënoficerin që ka kryer kontrollin e motopeshkatores para daljes në det dhe propozoi të ndiqet penalisht. Proçesi hetimor ndaj tij ka filluar.

Komiteti i Partisë i rrethit, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e mëparëshme që kanë ndodhur në flotën tregtare, në portin detar e N.N. Porti, e ka intensifikuar punën me organizatat – bazë të Partisë e levat e tyre në të gjitha ndërmarrjet që përfshihen në akuarjumin e Portit, për të krijuar një koncept më të plotë ndër komunistët e punonjësit e tjerë për kufirin. Për këtë qëllim, herë pas here kemi organizuar takime e biseda me punonjësit, komunistët e kuadrot për forcimin e vigjilencës si në buzën e ujit dhe në thellësi. Në zbatim të detyrave që ka shtruar Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH-së, janë bërë aktive Partie si në shkallë rrethi, ashtu dhe në ndërmarrje ku ka patur më shumë shqetësime, si në Portin Detar, Kryevidh, në Sukth, etj.

Me preokupim i kemi ndjekur këto problem edhe në shtabin e zonës së buzës së ujit për të zgjidhur disa problem e shqetësime që i kishin aktualisht. Për këtë qëllim është hartuar edhe një program masash e është kërkuar zbatimi i tij.

Në bazë të një studimi të kryer nga Dega e Punëve të Brendëshme, janë evidentuar punëtorët problematikë të ndërrmarjeve të buzës së ujit dhe dora dorës janë larguar prej andej gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 1988, 13 prej tyre, janë porositur ndërmarrjet që gradualisht të largojnë të tjerët dhe të bëhet kujdes i vazhdueshëm për njohjen e punëtorëve të rinj.

Kujdes të veçantë i kemi kushtuar fuqizimit të organizatës së Partisë të Ndërmarrjes së Peshkimit nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të efektivit të saj. Nga viti 1986 e deri më sot, gradualisht efektivi i saj është rritur nga 37 në 55. Shtesa prej 18 komunistësh ka ardhur nga 10 pranime të reja dhe 9 komunistë të dërguar nga ndërmarrje të tjera. Njëkohësisht aty janë dërguar për të kryer stazhin e kandidatit të Partisë vetëm për vitin 1988, 8 kandidatë. Megjithëatë, ne po rishikojmë edhe njëherë përmirsimin e shpërndarjes së komunistëve, sidomos në motopeshkatoret me tonazh të madh dhe ato të molusqeve.

Krahas problemeve për forcimin e jetës së brendshme të Partisë në këtë ndërmarrje, është hartuar e po zbatohet një kompleks masash tekniko – organizative, që parashikon përmirësimin e rrethimit të ndërmarrjes, përcaktimi më i saktë i përgjegjësive, përmirësimi i rregullores së brendshme të ndërmarrjes etj.

Përveç përgjegjësisë së organizatës së Partisë dhe drejtorisë së ndërmarrjes së peshkimit, byroja e Komitetit të Partisë të rrethit, arriti në konkluzionin se përgjegjësi ka edhe organizata – bazë e Partisë e sektorit të sigurimit të Degës së Punëve të Brendëshme, e cila me një punë më të thelluar duhet t’i paraprinte zbulimit të kësaj veprimtarie armiqësore të organizuar dhe, të njihte e të paralajmëronte shfaqet e liberalizmit për zbatimin e rregullave për kontrollin e mjeteve të peshkimit.

Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit ka përgjegjësi pasi nuk ka ushtruar sa duhet kontroll për forcimin e disiplinës, për zbatimin e rregullave e të regjimit në ndërmarjet ekonomike, veçanërisht në ato të buzë ujit.

Në punën e Komitetit të Partisë të rrethit ka patur mangësi në luftën më të organizuar kundër propogandës së huaj, në kuptimin e zhvillimin më gjërë të shfaqjeve të luftës së klasave, në ndërmarrjen e veprimeve konkrete në luftën kundër indiferentizmit, si dhe në vlerësimin më me përgjegjësi nga organizatat – bazë të Partisë të këtyre problemeve, duke luftuar njëanshmërinë, për t’u marrë vetëm me problemet ekonomike. Byroja e Komitetit të Partisë të rrethit, tërhoqi vëmendjen edhe në faktin që organizatat – bazë të Partisë dhe ato të masave, drejtoritë e ndërmarrjeve, jo sa duhet ndjekin jetën e punonjësve të tyre jashtë kohe normale të punës. Në këtë kuadër duke nxjerrë mësime nga kjo ngjarje e rëndë, ne do të çojmë deri në fund disa masa që janë përcaktuar që më parë, si përfundimin e murit rrethues në tërë akuatoriumin e Portit Detar, mbas të cilit do të krijohen mundësitë që, të gjitha ndërmarrjet e buzës së ujit, të kalojnë në ruajtje të policisë. Gjithashtu masa po merren për vendosjen e rregullave të forta, për hyrjen në këto ndërmarrje, si të punonjësve të tyre, ashtu dhe të të tjerëve që shkojnë atje për nevoja pune, veç punës që duhet bërë që pjesa lindore e Portit Detar si dhe të gjitha ndërmarrjet që ndodhen në këtë akuatorium, duhet të ruhen me forca të policisë, siç ruhet edhe pjesa veriore e tij.

Gjithashtu është e domosdoshme që të konsiderohet kufi komplet akuatoriumi i portit, pasi deri tani si e tillë është konsideruar vetëm zona e Portit detar.

Po ashtu, po punojmë për të krijuar një koncept më të drejtë për të konsideruar kufi jo vetëm anijet e huaja por edhe anijet tona, duke përfshirë edhe ato të peshkimt. Realizimi i kësaj konsiderohet me plotësimin e kërkesave për rritjen e efektivit të postës së kufirit.

Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit pas kësaj analize thelloi përgjegjësitë dhe masat, duke shkarkuar nga detyra sekretarin e byrosë së Partisë të Ndërmarrjes së Peshkimit dhe drejtorin e saj, me vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit, të sekretariatit të Komitetit të Partisë dhe vrejtje të rëndë me paralajmërim për shkarkim nga detyra, të drejtorit të Portit Detar “Enver Hoxha“.

Miratoi masat e marra deri tani në organin e degës së punëve të brendëshme dhe të thellohet qëndrimi për sektorët e tjerë të Degës së Punëve të Brendëshme në Komitetin e Partisë. Ngarkoi Komitetin Ekzekutiv të K.P. të rrethit, që të qëndrojë ndaj atyre që kanë thyer rregullat, që nuk kontrollojnë zbatimin e vendimeve, sidomos për vendosjen e rregullave në hyrjen e daljen në ndërmarrjet ekonomike.
SEKRETARI I PARË I KOMITETIT TË PARTISË TE RRETHIT
QIRJAKO MIHALI/ /Memorie.al

Raporti sekret për Ramiz Alinë: Dilni ju çuna shikoni Evropë me sy, në Brindizi do shohim televizor pa antenë dhe… Read More »

142 vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, model patriotizmi, shtetformimi e kohezioni kombëtar

Përkujtohet sot 142 vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E mbajtur më 10 qershor më 1878, Lidhja ishte e para organizatë politike mbarëshqiptare, me një platformë ideologjike, program politik, strukturë organizative në të gjitha trojet shqiptare, ushtri dhe aksione kulturore.

Presidenti Ilir Meta, thekson se “në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”

“Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve”, shprehet Meta.

Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, thekson President, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen Sovraniteti, Liria dhe Pavarësia.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një mesazh me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, thekson se “lidhja ishte një betejë trevjeçare që luftoi për triadën çlirim, shtetformim mbi bazën e kombit dhe tërësi territoriale të atdheut të shqiptarëve”.

“Lidhja ishte pjesë e kontekstit të luftrave çlirimtare në Europë dhe Ballkan. Lidhja u ngrit mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u bë promotore e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një njësi politiko-administrative, mbështetur në parimin e kombësisë dhe tërësisë territoriale. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte sipari i luftrave për pavarësi, frymëzoi idenë e lirisë dhe krijoi modelin e organizimit politik e ushtarak për të çliruar vendin”, shprehet kryeparlamentari Ruçi.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nënvizon ai, është një model patriotizmi, shtetformimi dhe kohezioni kombëtar për shqiptarët, jo vetëm gjatë luftrave çlirimtare, por edhe në ditët e sotme”. /atsh

142 vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, model patriotizmi, shtetformimi e kohezioni kombëtar Read More »

Zbardhet historia e Hodo Metos nga Tragjasi (Video)

Në këtë video është treguar historia e HODO METO nga Tragjasi, me rastin e ceremonisë dhe festimin e 106 vjetorit të lindjes së tij. Në një
rrëfim i shkurtër tregohet se si u përndoq familja e inxhinierit Hodo Meto, ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër. Si ishte jeta e tij në Amerikë dhe si u shpëtuan infermierëve amerikanë në bashkëpunim me misionin anglo-amerikan.

Per me shume ndiqni videon:

Zbardhet historia e Hodo Metos nga Tragjasi (Video) Read More »

Mit’hat Havari hap dosjen, zbardh emrat emrat e sigurimsave që e spiunuan…!

MIT’HAT HAVARI

UNË, SIGURIMI I SHTETIT DHE DOSJA 4171

Që në periudhën e diktaturës komuniste isha kurioz të dija për misterin “dosje” të Sigurimit të Shtetit, a ekzistonte vallë, çfarë kishin shkruar brenda asaj dosjeje sekrete operativët e Sigurimit të Shtetit? Sa ishte shkalla e armiqësisë sime ndaj pushtetit komunist, a ishin vërtet fjalët që unë kisha agjituar kundër pushtetit të tyre, apo në vend të propagandës, që realisht unë kisha bërë, bashkëpunëtorët e Sigurimit me shefat e tyre më kishin ngarkuar me gjëra të tmerrshme, që unë kurrë nuk i kisha menduar?!

Të gjithë këto lloje arsyetimesh zienin në kokën time, por nuk u jepja dot përgjigje, nuk kisha si ta bëja këtë gjë, nuk isha “Nostradamus”. Por erdhi koha e ndryshimeve të mëdha në vitet ’90, që pa dyshim ishte edhe kontributi im modest në shembjen e atij përbindëshi 46-vjeçar, i cili shtypi në mënyrë të pamëshirshme një popull të pafajshëm.

Ironia e fatit e solli qe unë, Mit’hat Havari, ish-kundërshtari i tyre politik, të pozicionohesha në detyrën më të rëndësishme, atë të kryetarit të Degës së Rendit publik, që pak muaj më parë quhej “Dega e Brendshme” dhe ishin ata në atë godinë të “tmerrshme”. Që ditën e parë të punës, unë u interesova për dosjen “misterioze”, por për fatin tim të mirë, apo të keq, quheni si të doni, nuk mund ta shihja, për arsye se Ministria e Brendshme ishte ndarë ligjërisht me ish-Sigurimin, tashmë kishte emër tjetër, Shërbimi Informativ Kombëtar “SHIK”.

Në sistemin e ri demokratik, kryetar i SHIK në Elbasan, ishte emëruar ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala, të cilin e njihja shumë mirë. Ky pinjoll i Sigurimit të Shtetit ishte mjaft i rrezikshëm në kohën e regjimit diktatorial, kushedi sa “armiq” kishte përpunuar me dosje, por dhe ne demonstratën antikomuniste të 14 dhjetorit 1990, që u zhvillua në Elbasan, ky sigurims ishte mjaft aktiv, shumë “vigjilent” në zbulimin e elementit armiqësor, që kërkonin të rrëzonin pushtetin komunist, spikaste me atë kostumin ngjyrë jeshile, që i kishin standard në prerje, për t’u dalluar nga populli i thjesht.

Por s’ke ç’t’i bësh, demokracia në Shqipëri erdhi me “by..ë”, e jo siç duhej. Kujt ia merrte mendja që në krye të këtij institucioni me histori famëkeqe e që tani quhej Shërbimi Informativ Kombëtar-”SHIK”, drejtues i tij të emërohej një ish-operativ sigurimi? Por si i thonë spanjollët asaj fjalës çuditëse “O tempora o mores”, “O kohë o zakone”, dhe unë isha i detyruar “t’i thosha derrit-dajë”, pra duhej të bashkëpunoja me “armikun” tim për të ndërtuar demokracinë.

I etur për të mësuar rreth brendisë së “dosjes së “përpunimi” të Sigurimit, e pyeta një ditë Xhavitin se ç’dinte për dosjen time, a mund ta shihja atë fizikisht? Ai m’u përgjigj se nuk ia vlente ta shihja, do befasohesha nga emra që “ti i konsideroje miq, ndërsa ata të kanë denoncuar në organet tona”. “Po nuk ka problem, vazhdova unë, kjo gjë nuk do më pengojë të bëj punën, as më shkon mendja për hakmarrje, thjesht të kem njohuri se çfarë shkruhej brenda saj”. Por “ujku” i vjetër me një ngërdheshje të fytyrës më la të kuptoja se aty kishte gjëra, që unë s’do i kapërdija, nuk e kuptova se ç’do të thoshte me këtë Xhaviti, por qartë dukej dashakeqësia e tij, s’e përtypte dot faktin që unë isha kryetar i Degës së Rendit Publik në Elbasan dhe normale unë nuk kisha se ç’prisja nga kundërshtari im gjenetik; llogoret tona ishin të ndara përjetësisht. Pas kësaj, e fjeta mendjen se atë dosje nuk do ta shihja kurrë më.

Fillova të punoja me devocion për hedhjen e themeleve të shtetit demokratik, kjo ishte detyra ime e nuk kisha përse të qahesha, kush tjetër duhej ta bënte më shumë se unë, që aq shumë vrer kisha derdhur kundër pushtetit të Xhavitit më shokë?! Gjatë punës sime në atë degë, në vitet 1992–1994 gjeta dokumente sekrete të Sigurimit të Shtetit, në të cilat emri im përfshihej në disa raste, gjeta një bllok përgjimesh ku flitej për përgjimin e bisedave të mia, më kishin futur në një rang me Liri Belishovën.

Në njëfarë mënyrë e kuptoja mirë, unë kisha qenë objekt i Sigurimit të Shtetit, isha i rrezikshëm për ta dhe pushtetin e tyre. Pas viteve 2000 do binte në dorën time një dokument sekret i Sigurimit të Shtetit, me anën e të cilit vërtetohej se unë ndiqesha me dosjen e përpunimit të avancuar “2A”. Bëhej fjalë për bashkëpunëtorin “Artilieri”, i cili kishte kontribuar në evidentimin e të dhënave për “armikun” e pushtetit e të socializmit, që bënte agjitacion e propagandë kundër tyre dhe për këto “merita” të tij, ata propozonin ta dërgonin jashtë shtetit për specializim si inxhinier metalurg. Për këtë bashkëpunëtor kam bërë një shkrim te gazeta “Panorama” pak vite më parë.

Është folur shumë për dosjet e Sigurimit, është abuzuar dhe spekuluar nga pseudopolitikanët shqiptarë. Për interesa të ulëta politike kanë akuzuar padrejtësisht njerëz të ndershëm se gjoja kishin qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që në fakt nuk kishin qenë kurrë të tillë. Për fat të keq jam akuzuar edhe unë nga shpifësi me patentë ndërkombëtare, Sali Berisha, në vitin 1998, kur isha drejtor Policie në Shkodër. Ai pat deklaruar se Mit’hat Havari ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.

Që ato ditë kur goja e përdalë e ish-sekretarit të PPSH e hodhi në treg këtë akuzë të ulët për mua, reagova ashpër, dhëmbë për dhëmbë, siç i thonë fjalës, në “Gazetën Shqiptare” të asaj kohe, duke hedhur poshtë me neveri shpifjen e tij. Sali Berisha për interesa pushteti është gati të shesë fëmijët e tij, familjen e tij, babë e nenë që i kishin bërë kokën, e jo mua që për të isha vetëm një numëror topi, asgjë më shumë se kaq. Po nuk ka qenë vetëm Sali Berisha, kishte edhe ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit që mbillnin dizinformacione se “Mit’hat Havari flet kot, atë nuk e ka ndjekur Sigurimi dhe se këto i sajon vetë për të marrë vëmendje e kredibilitet në opinionin publik etj.

Një nga këta dizinformatorë ishte Përparim Balla (“Papi”) nga fshatrat e Librazhdit, ish-operativ i Sigurimit të Shtetit që mbulonte uzinën e çelikut, ku unë punoja asokohe. Para disa vitesh, “Papi” i tha mikut tim, Xhelal Hudhri, se Mit’hat Havarin nuk e ka ndjekur Sigurimi i Shtetit, ai akuzon kot, pa argumente, pa prova. Por Pap “rrondokopi”, kështu e quaja unë në atë kohë me qesëndi, ky sigurims, ia tha këtë gjë mikut tim, se ishte i sigurt që dosja ime ishte djegur më 10 prill 1991, ditën kur unë lash qelitë e burgut të Elbasanit, në të cilat vuajta padrejtësisht.

Burgosje, që ishte direkt vepër e duarve të strukturave të Sigurimit të Shtetit, me organizatorë Fatmir Bërdullën, Metë Shytin, Përparim Ballën etj. Por edhe për këtë inskenim të tyre, i demaskova keqani, duke i nxjerrë zbuluar në gjyqin ushtarak të montuar keq e që drejtohej nga Artan Gjylbegu, prej Shkodre, duke marrë pafajësinë e plotë brenda regjimit te tyre, me të gjitha të drejtat që buronin nga ajo pafajësi, leket e munguara kokërr më kokërr për katër muaj izolim etj. Me nxitjen e botës së qytetëruar edhe në Shqipëri, sikundër në të gjitha vendet ish-komuniste, u krijua zyra e Autoritetit për informim mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Pranë zyrave të këtij autoriteti, çdokush që dëshironte të dinte për të kaluarën e tij, mund të paraqiste një kërkesë zyrtare. Atë bëra edhe unë në fillimkorrikun e këtij viti. Paraqita kërkesën, tek ajo zyrë që ndodhet brenda ambienteve të “Gardës së Republikës”. Për të shpejtuar këtë procedurë, i kërkova ndihmë kryetares së këtij autoriteti znj.

Genta Mara Sula, që për hir të së vërtetës tregoi një predispozicion të madhe për të më ndihmuar bashkë me stafin e saj; dhe unë gjej rastin ta falënderoj shumë këtë zyrtare dinjitoze për punën e shkëlqyer e plot profesionalizëm që po bën. Që ato ditë, zyra në fjalë më vuri në dijeni se dosja e përpunimit në ngarkim të emrit tim ekzistonte dhe së shpejti ajo do të ishte në duart e mia. U emocionova shumë kur mora këtë lajm të rëndësishëm, d.m.th dosja ime nuk ishte djegur, por siç do më thoshte një miku im në listë, ajo figuronte e djegur, por “ke qenë me fat që ka shpëtuar, je nga të paktit njerëz të gjallë, që janë ndjekur nga Sigurimi me dosje dhe mund ta shohin atë”.

Dhe ja: Në datën 21 tetor unë mora një telefonatë nga zyra e autoritetit, me anë të së cilës më njoftuan të shkoja të merrja të dixhitalizuar në një CD, të gjithë materialin e dosjes sime, përfshi dhe procesin gjyqësor që u zhvillua në dhjetorin e 1990. Një zyrtare më afroi te kompjuteri i saj dhe filloi të lëvizte me “maus” materialin që ishte brenda. I pashë ashtu shkarazi, pasi doja ta shihja vetë në shtëpi, në qetësinë time. Zyrtarja, në një moment më tha: e ke bërë “fërtele” udhëheqjen e asaj kohe… “Isha i ndërgjegjshëm për ‘propagandën’ që bëja kundër regjimit, zonjë e nderuar!”. Ajo heshti. Më pas, kërkova ta shihja dosjen fizike dhe shefja u tregua e gatshme. Më në fund, “thesari” ishte në duart e mia. Ishte një dosje e zverdhur nga vitet, zverdhur edhe fletët brenda saj, të shkruara me makinë shkrimi, por kishte edhe shkrim dore të spiunëve të Sigurimit, ata që donin të keqen time, donin të më shihnin brenda mureve të errëta të burgjeve të tmerrshme të komunizmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dosja kishte 215 faqe të shkruara, thuaj një roman. Brenda këtyre faqeve ishte historia e aktivitetit tim armiqësor kundër pushtetit komunist. Aty kishte raporte bashkëpunëtorësh me pseudonime, por dhe legale të shkruara me dorën të lirë. Sigurisht u trondita kur gjeta brenda bashkëpunëtorë sigurimi me pseudonime, të cilët disa munda t’i ç’kodoja, kishte emra që i konsideroja miq dikur, por në fakt ishte e kundërta. Ajo që më gëzoi më shumë ishte fakti që nuk kishte bashkëpunëtorë nga gjaku im, kjo do ishte e tmerrshme pastaj, sikundër u ka ndodhur shumë të tjerëve. Pseudonimet e bashkëpunëtorëve të ndodhur në këtë dosje ishin: “Artilieri”, “Zjarrmetari”, Dielli”, “Gëlqerja”, “Malësori”, “Kalaja”, “Aviatori”, “Çajupi”, kishte dy baza, “Pulti” dhe “Çelësi”, kishte edhe baza të tjera, bazat ishin vende, ku bëhej kontakti mes bashkëpunëtorit dhe objektit që gjurmohet. Dosja me aktivitetin tim armiqësor kundër “Partisë dhe shtetit” ishte hapur ne vitin 1982 deri në fund të vitit 1990, kur unë u arrestova në demonstratën antikomuniste të Elbasanit. Në dosjen time kishin punuar këta punëtorë operativë sigurimi dhe kryetarë degësh të brendshme ndër vite:

Mete Shyti, shef seksioni nga Tragjasi i Vlorës; Përparim Balla, punëtor operativ, që më ka ndjekur për 8 vite rresht; Arqile Ligori, shef seksioni; Luan Gjonça, zv.kryetar i Degës së Brendshme; Gëzim Hila, kryetar i Degës së Brendshme; Enver Zeneli, kryetar i Degës së Brendshme; Qamil Lamaj, zv. kryetar i Degës së Brendshme; Vladimir Haderi, shef seksioni; Gani Zeneli, operativ Sigurimi; Maksim Prifti operativ Sigurimi; Sherif Çeço, shef i Sigurimit të Ushtrisë; Fatmir Berdulla, kryetar i Degës së Brendshme; Nazmi Qerreti, zëvendëskryetar i Degës së Brendshme; Ilirijan Metaj, punëtor operativ; Anesti Naçe, punëtor operativ etj.

Brenda dosjes ishin edhe emrat e dy sekretarëve të parë të Komitetit Partisë së rrethit Elbasan, Pali Miska dhe Xhemal Dymilja, që kanë vendosur të “këshillohesha” nëpërmjet vartësve të tyre Fatmir Selita dhe Alqi Nase, të dy funksionarë të propagandës në Komitetin e Partisë në Elbasan. Dosja prej 2015 faqesh, nga A te ZH përshkruhej vetëm nga agjitacion e propaganda ime e “mprehtë”, sikundër e quanin ekspertët e Sigurimit të Shtetit. Dinamika në dosje ngrihej dhe ulej në varësi të shkallës së rrezikshmërisë së propagandës sime, nga “2A” te “2B” dhe anasjelltas, në fund të viteve ’90 u mbyll me “2A”, pra në kushte arresti. Më të egrit operativë Sigurimi, që punonin kundër meje, ishin dy: Përparim Balla dhe Mete Shyti.

Nga bashkëpunëtorët e Sigurimit ishte “Artilieri” (ing. Ylli Riska), “Zjarrmëtari” (Qemal Xhangolli), “Dielli” dhe “Gëlqerja”, të dy të fundit i kam identifikuar kush janë: i pari doktor Berti, i dyti Enveri, të tjerët do t’i identifikoj më vonë. Emrat legalë që më kishin denoncuar me egërsi ishin: Nasi Dimitrovski, Irfan Tosku, Agim Shkëmbi, Fahri Shkëmbi, Refik Kurti, Robert Doka, Sihat Gjomemo nga Tragjasi i Vlorës, Lili Naçi, Xhevair Xhelali, Shefqet Balla dhe shumë të tjerë, shumica e tyre punonin aty në uzinën e çelikut, por dhe jashtë saj. Të gjithë të zellshëm për të ndihmuar “shokët” e Sigurimit të Shtetit për të dënuar “armikun” e klasës, që fliste kundër pushtetit popullor, që nxinte realitetin dhe arritjet e socializmit utopik.

Po ç’të keqe u kisha bërë këtyre njerëzve, asgjë, madje i kam ndihmuar në atë kohë, por dhe më pas në demokraci, sigurisht pa ditur aktivitetin e tyre të ndyrë ndaj personit tim. Agjitacioni im brenda këtyre fletëve të zverdhura, kryesisht përqendrohej te gjendja e rëndë ekonomike që kishte pllakosur vendin në ato dekada, për diferencat e thella të punëtorëve shqiptarë me ata europianë, se në Shqipëri punohej vetëm për bukën e gojës, ndërsa në vendet e qytetëruara punëtorët kishin makina, kurse ne as biçikleta, se ne hanim vetëm një herë ose dy herë mish në muaj, kurse udhëheqja e lartë komuniste jetonte mes bollëkut dhe s’pyeste për “skllevërit” e saj, p.sh. “zjarrmëtarin” e quaja “skllav”. Kuptohet. unë nuk mund të fus ne këtë shkrim të 215 faqet e kësaj dosjeje, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, ku unë mund të shkruaj një libër vetëm me materialet e dosjes “4171”, përveç librit për jetën time, të cilin jam duke e shkruar, sigurisht në të përfshihen shumë ngjarje dhe data të aktivitetit tim “armiqësor” ndaj regjimit despotik komunist.

EPILOG

Unë nuk jam hakmarrë me këta njerëz të liq, të cilët kanë dashur të ndërtojnë lumturinë e tyre, mbi fatkeqësinë time dhe të familjes sime, thjesht u kam lënë vetëm Zotin. Ja fundi i disave që vetë i “madhërishmi” ka marrë hak:

“Zjarrmëtari” – djegur nga llava e çelikut në vitin 1986; “Artilieri” – vdekur nga sëmundje e pashërueshme dhe me çrregullime mendore, alla “Vilfor” të Edmond Dantesit; Nasi Dimitrovski – vdekur nga sëmundje e rëndë; Fatmir Berdulla – vdekur nga sëmundje e rëndë. Të tjerët janë me probleme të shumta në jetë. Të gjithë i mundon fakti që kanë bërë gjëra të tmerrshme në kurriz të Mit’hat Havarit dhe familjes së tij. Unë nuk i përkas kategorisë që fal, por në kushtet e sistemit demokratik që jetojmë, shpresoj të veprojnë ligjet. Nëse ligjet nuk veprojnë, apo nuk kanë vepruar deri tani, u kam lënë Zotin, i cili ekziston. Faktet e mësipërme e konfirmojnë këtë gjë. Të gjithë këta persona nuk ishin minorenë kur i bënin këto veprime dashakeqëse, por në moshë të rritur, të martuar, me fëmijë, d.m.th me koshiencë të plotë.

Ndaj fëmijët e tyre sot, kur t’i lexojnë emrat e baballarëve në këtë shkrim-dokument zyrtar të deklasifikuar, duhet të njihen me atë realitet të hidhur, qe prindërit e tyre për t’u krijuar një jetë të bukur fëmijëve të vet, zgjodhën një rruge aspak dinjitoze. Ata kishin dënuar disa fëmijë të tjerë të pafajshëm, të cilëve u privoheshin shumë të drejta në raport me kohën, si shkollimi, profesioni, në përgjithësi u nxihej jeta si bij “armiqsh të Partisë dhe Popullit”.

Fjala vjen, ndërsa fëmijët e mi do punonin punëtorë në fabrikën e çimentos në Elbasan, në repartin e tmerrshëm të “sillozit”, të gjithë fëmijët e këtyre bashkëpunëtorëve të fëlliqur do shkonin në shkolla, apo do zgjidhnin profesionet e bukura për kohën. E kam thënë edhe një herë tjetër: “Sot është një kategori njerëzish që nuk duhet të ndihen krenarë për punën që kanë bërë prindërit e tyre në regjimin komunist, kryesisht ata të Ministrisë së Brendshme, Sigurimit të Shtetit, hetues e gjykatës, por dhe të tjerë. Me anë të këtij shkrimi, u jap një grusht të fuqishëm të gjithë plehrave të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, se kjo është e vërteta ligjore absolute e Mit’hat Havarit në periudhën e regjimit të tyre të ndyrë.

Unë jam krenar se pas luftës që u bëra në të gjitha ato vite, me një propagandë të “mprehtë” e të hidhur, dola mbi ta. Nga i përndjekur apo i arrestuar i tyre, tani isha në krye të atij institucioni hijerëndë, që të kallte datën kur e shihje, me histori të llahtarshme torturash e vdekjesh brenda atyre mureve, që vetëm gojë nuk kanë të flasin, se ç’lebeti kanë parë në 46 vjet sundim.

Si do t’i thoshte Nazmi Qerreti hetuesit tim Ilia Bano natën e arrestimit tim, qe isha i lidhur me pranga, me duart pas në karrigen e çimentuar: Shiko Ilia Bano, ky është Mit’hat Havari, ky nuk është nga ata që djeg e thyen, ky do të na marrë pushtetin, por do na rruaj by…n”. Kur një ditë Nazmi Qerreti, tashmë i papunë kaloi aty para degës së Rendit Publik dhe unë u ndodha aty në atë moment, i thirra: Qerret, nuk gabove në profecinë tënde, ta mora pushtetin. Nazmiu ktheu kokën, heshti e u largua i qetë në punën e tij, pa iu futur gjemb në këmbë atij dhe të gjithë sërës së tij në këto tridhjetë vjet pseudodemokraci. Madje, vite më vonë, ata u rikthyen të gjithë në detyrat e tyre të mëparshme, vetëm se tani jo për të vendosur rendin, por për të marrë ndonjë “plaçkë”, provat i kanë dhënë kush më shumë e kush më pak.

Me punën time dinjitoze i konkurrova dhëmbë për dhëmbë në kushtet e demokracisë, e kisha qëllim në vetvete, si për t’u thënë: nuk ishit vetëm ju të zotë, ishim edhe ne, por ju nuk na latë. Unë punoja jo me tela me gjemba, sikundër punuan ata që kishin nën kontroll një popull të leckosur nën thembrat e tyre, e që 90 % e këtij populli punonte për ta nga terrori e jo nga dëshira. Theksoj se asnjë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit në këto 30 vjet nuk mundi të dilte në evidencë, ata sërish vazhduan misionin e tyre të ndyrë të dizinformacionit, duke vjellë vrer për secilin nga ata zyrtarë shteti që kishte qenë kundërshtar i tyre politik, këtu nuk bëj përjashtim as unë.

Madje me mua kanë pasur problemin e madh, se qeveria e tyre e majtë, preferonte të më ngarkonte me detyra të rëndësishme, ndërsa ata jo. Kjo ndodhte sepse unë punoja ndershëm për vendin tim, nuk shpërdoroja detyrën, nuk pasurohesha në mënyrë të paligjshme si ata, nuk sajoja alibi duke vendosur lëndë eksplozive në makinën time, që të manipuloja shtetin dhe opinionin, se gjoja krimi po më rrezikonte jetën për shkak të detyrës, e pastaj të përfitoja detyra të pamerituara. Për këtë lloj alibie u akuzua një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit famëkeq, pasi e kishin larguar nga detyra për “merita” të shquara vite më parë, por të ziut i mbeti dopio gjashta në dorë, u diskretitua, nuk e “hëngri” kush “marifetin” e tij.

Kam dëgjuar se Xhaviti Shala, ky ish-sigurims e që tani është “doktor shkencash në gjithologji”, ka atakuar në Gjykatën e Tiranës ligjin që e përjashton nga radhët e Policisë së Shtetit në kuadër të vetingut, si ish-oficer i Shërbimit Sekret të diktaturës komuniste. Nuk ka për të fituar, shokët e tij në Gjermaninë Lindore të “STAS”, pas vitit 1992, qeveria demokratike Gjermane, këtë shpurë me histori kriminale, i hodhi në rrugë duke mos i lejuar të punonin as si mësues. Tani pas 30 vjetësh, e kanë radhën ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar që për 46 vjet ushtruan një terror të jashtëzakonshëm, duke burgosur me vite afatgjata bijtë më të mirë të këtij populli, vetëm se kërkonin të jetonin lirinë, aq shumë të munguar. Jeta është e gjatë, lumë kush e mbyll me nder e dinjitet dhe unë e mbylla!

25 tetor 2019, Tiranë

Marre nga Boldnews

Mit’hat Havari hap dosjen, zbardh emrat emrat e sigurimsave që e spiunuan…! Read More »