Histori

Besafuese Zanafilla e shqiponjes se flamurit kombetar eshte…

“Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, lashtësia” është botimi më i ri i shtëpisë botuese “Saras” dhe një kontribut për simbolin kombëtar në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Studiuesi Jaho Brahaj, pas një pune më se 10-vjeçare, duke hulumtuar në arkiva, në artefakte arkeologjike e objekte etnografike, sjell një këndvështrim interesant të zanafillës së shqiponjës dykrenare, simbol që e trashëgojmë edhe sot në flamurin kombëtar. Ky ribotim luksoz(vëllimi i parë i takon vitit 2007), redaktuar nga kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, Bajram Peçi, është pasuruar me fakte të reja interesante dhe me ilustrime të disa prej flamujve historikë që trashëgojmë sot e kësaj dite. Brahaj e çon zanafillën e shqiponjës dykrenare në shek e VI. p.e.s, duke hedhur poshtë pretendimet që e lidhnin këtë simbol me prejardhjen bizantine. Jaho Brahaj nuk e quan këtë një vëllim të përfunduar, megjithatë, ky është vëllimi i parë që hulumton në përmasa të tilla origjinën dhe lashtësinë e flamurit kombëtar.

“Flamuri i Kombit Shqiptar; Origjina, Lashtësia” vjen si një ribotim luksoz nga shtëpia botuese “Saras”. Cila ishte shtysa për të bërë këtë studim mbi flamurin tonë?

Në vitin 1997 unë kam botuar librin e parë që i kushtohej heraldikës së trashëguar, “Emblema shqiptare”. Atëkohë kisha dyshime për ta botuar, por profesor Dhimitër Shuteriqi më këshilloi se ishte momenti i duhur dhe kishte të drejtë. Libri u prit mirë, i vlerësuar edhe me një çmim nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave për librin historiko-shkencor. Pjesë e këtij libri ishte edhe një kapitull i shkurtër mbi historinë e flamurit shqiptar, ndaj edhe më lindi dëshira të gjurmoja në arkiva dhe materiale të ndryshme për të krijuar një studim më të plotë. Kërkimi vazhdoi përgjatë 10 vjetëve, deri më 2007 kur arrita të botoj variantin e parë. Ky ribotim që kemi në dorë, është i plotësuar me fakte të reja. Mjafton të përmend që botohet për herë të farë si fotografi harta “Portollane” e Paolo Rosellit e vitit 1459, ku duken portet e Mesdheut dhe në çdo qytet ka flamuj. Flamurin shqiptar e gjejmë në Krujë, duke na dhënë kështu dëshmi autentike se si ka qenë flamuri i Skënderbeut në kohën kur ishte gjallë, pavarësisht se sot nuk e kemi si objekt fizik.

Në fakt, për të prekur boshtin e librit, cila është sipas jush origjina e flamurit shqiptar?

Të flasësh për shqiponjën tonë dykrenare nuk është shumë e lehtë sepse ka pasur shkrime të ndryshme sidomos nga fillimi i shek. XX, por edhe në vazhdimësi që ia atribuonin shqiponjën dykrenare të flamurit tonë Bizantit. Është e vërtetë që Bizanti në shek. IX të erës sonë e këtej ka shqiponjën bizantine në simbolet heraldike, po ashtu e pati edhe kisha ortodokse. Kur u futa në pasurinë e madhe arkeologjike, kultike, gdhendjet artizanale të së shkuarës, na rezultoi që ne(ilirët) e kemi të paktën të dokumentuar saktësisht shqiponjën dykrenare që në shek VI para erës së re shqiponjën dykrenare. Kjo nuk do të thotë se e kishin vetëm ilirët, sepse e gjejmë edhe te hititët, një  perandori që e kanë pasur shtrirjen e tyre në Turqinë e sotme, e po ashtu e kanë pasur edhe iranianët.

Çfarë i dallonte këto shqiponja?

Ne si popull vazhduam ta ruajmë dhe ta mbajë në ornamente, objekte metalike, arkeologjike, ta kemi si kult. Bizanti e ka marrë si simbol nga ato popullsi mbi të cilat u shtri dhe u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase, e duke qenë se ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenare në shekullin VI, mund të thuhet se Bizanti e mori nga ne. Ajo ka qenë bashkudhëtare gjatë periudhës historike nga shekulli VI p.e.s deri në ditët e sotme, periudhë kjo e dokumentuar, por mund të ketë qenë edhe më parë tek ilirët. Fati e solli që ky objekt i dashur të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, paraardhësve të Gjergj Kastriotit, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri ishte edhe flamuri i të gjitha forcave administrative ushtarake të arbërve e prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme.

Ju folët më lart për një ndryshim të formës grafike të shqiponjës ndër vite. Çfarë e ka kushtëzuar këtë gjë?

Rilindjes shqiptare i kanë rënë detyrat nga më të ndryshme kulturore, shtetformuese etj,. Një nga këto probleme ishte edhe forma grafike e shqiponjës së flamurit tonë, e trashëguar nga dera e Kastriotëve. Meqenëse në atë periudhë kur donin të afirmonin shtetit tonë, shqiponjën dykrenare e kishte Perandoria Austro-Hungareze, Rusia, Serbia, Mali i Zi, Kisha Ortodokse dhe e ashtuquajtura Lidhje e Shenjtë Romake, rilindësve u doli detyra ta zgjidhnin këtë çështje, ndaj ata e ndryshuan shqiponjën për ta bërë të dallueshme nga këto shenja të shteteve të tjera që ishin afirmuar zyrtarisht me flamujt e tyre në fundin e shek XIX dhe fillimin e shek. XX. Shqiponja e Faik Konicës arriti që të ngrihet më 28 Nëntor 1912. Faktorët dhe kushtet historike ishin shumë të vështira dhe na sollën vështirësi edhe në këtë drejtim. Fuqitë e Mëdha caktuan që princ në Shqipëri do të ishte Vidi dhe ai me të drejtën konstitucionale që kishte, ndryshoi edhe flamurin. Sapo filloi të afirmohej shqiponja e Princ Vidit plasi Lufta e Parë Botërore, e cila solli një ndryshim edhe më të madh, duke gjetur një balancë mes shqiponjës së vitit 1912 dhe asaj të Princ Vidit. Pati forma nga më të ndryshme të shqiponjave dykrenare, periudhë e cila vazhdoi deri më 1922 kur kemi për herë të parë nga administrata shtetërore e rikrijuar pas Ismail Qemalit që ka akt administrativ për formën grafike të shqiponjës sonë kombëtare.

Sot vazhdon të ketë një diskutim të hapur për flamurin që është ngritur në Vlorë më 1912. Cila është teza jote në këtë pikë?

Se cili është flamuri që u ngrit në aktin e kuvendit të pavarësisë, kjo vazhdon të mbetet një çështje e hapur. Unë kam dokumente që mbështesin njërën tezë, por duket se ky diskutim tashmë është kthyer në problem pasionesh se sa i bazuar në dokumentacion. Për sa i përket formës së shqiponjës dykrenare nuk ka dyshime, pasi kemi dokumentin zyrtar të qeverisë së Vlorës që e ka botuar në gazetën e saj, e ku bëhen edhe shpjegimet përkatëse, duke treguar se fotografia bardhezi paraqiste edhe disa vijëzime të cilat nuk ishin të vërteta në flamur. Ne e dimë saktësisht se cila është forma e flamurit dhe ajo që na intereson në këtë debat forma grafike e shqiponjës, pavarësisht se ende edhe në këtë rast nuk e trashëgojmë këtë flamur.

Besafuese Zanafilla e shqiponjes se flamurit kombetar eshte… Read More »

Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Fatos Nano favorizohej nga policët e Sali Berishës, çfarë bënte ai në burg

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një interviste për gazetën Panorama vitet e burgut të ish- drejtuesve komuniste.

Ai thotë se Fatos Nano favorizohej në burg pasi ishte i vetmi që kishte dhomë, ndërsa të tjerët ishin 5-6 në të njëjtin ambient.

Asllani thotë gjithashtu se ish- kryeministri Nano lejohej që të mbante bashkëshorten nga e premtja deri të henën në ambientet e burgut.

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”.

Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Fatos Nano favorizohej nga policët e Sali Berishës, çfarë bënte ai në burg Read More »

Si bëhej Vettingu në drejtësi 100 vite më parë në Shqipëri

Tashmë prej disa kohësh, Vettingu ka vënë në sitë prokurorët dhe gjyqtarët.

Ka qenë analisti Hasan Bello i cili më anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar një shembull nga viti 1925″>1925.

Sipas tij nëse gjysmat ose më shumë se gjysmat e proceseve të gjykuara nga një gjyqtar, hidheshin poshte nga gjykatat e shkallëve më të larta atëherë gjykatësit përjashtoheshin nga sistemi gjyqsor.

Në procesin modernizues dhe reformues të një vendi nuk duhet anashkaluar përvoja dhe tradita juridike e krijuar ndër vite…Kështu, si model do të sjell vetëm një aspekt nga ligji për riorganizimin e sistemit gjyqësorë të vitit 1925″>1925, i cili me disa modifikime të bëra herë pas here hodhi bazat e drejtësisë shqiptare.

Sipas këtij ligji, kur gjysma ose më shumë se sa gjysma e proceseve të gjykuara hidheshin poshtë nga gjykatat e shkallëve më të larta, Ministria e Drejtësisë merrte masa duke i përjashtuar gjykatësit nga sistemi gjyqësorë. Mjafton vetëm ky kriter dhe Vetingu mund të bëhej pa shumë probleme. Po pas Vetingut a do të ketë imunitet sistemiynë gjyqësorë nga korrupsioni? Prandaj, kriteri që vendoste ligji i vitit 1925″>1925ishte dhe mbetet super modern për kohën.” /albeu.com/

Si bëhej Vettingu në drejtësi 100 vite më parë në Shqipëri Read More »

Zbardhet plani i amerikanëve për rrëzimin e regjimit komunist, cilat ishin 4 synimet e CIA gjatë ndërhyrjes në Shqipëri

Gazeta ‘’SOT’’ ka zbardhur planin e amerikanëve për rrëzimin e regjimit komunist më 1951 nga CIA. Kjo e fundit vendosi të ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë me qëllim krijimin e kryengritjeve kundër Enver Hoxhës.

Qershor 1951

Plani i Luftës së Ftohtë për Shqipërisë

Qëllimi i këtij plani është demonstrimi i mënyrës në të cilën do të arrihen në Shqipëri objektivat e Luftës së Ftohtë nga CIA/OPC, për periudhën qershor 1951 deri në qershor 1953. Politika e përgjithshme e SHBA parashikon që në Evropën Lindore të zhvillohen qeveri të pavarura jo-totalitare dhe jo-komuniste, të cilat të bashkohen me komunitetin e botës së lirë, përkundër orbitës së Bashkimit Sovjetik.

Prandaj kursi më i përshtatshëm e veprimit në këtë kohë janë metodat e luftës së shkurtër, të prishjes së lidhjeve të satelitit me Bashkimin Sovjetik, dhe reduktimit të përgjithshëm të influencës së BRSS në Evropën Lindore. Plani i CIA/OPC për Shqipërinë është aprovuar në 22 qershor 1949 me katër objektiva kryesorë:

1) Përforcimi i shpresave të çlirimit mes popullit shqiptar dhe nxitja e vullnetit të tyre për t’i rezistuar komunizmit.

2) Krijimi i një rrjeti klandestin për ekzekutimin e politikave të SHBA brenda vendit të orbitës sovjetike, në një aparat që është i aftë në një kohë të shkurtër të pengojë lëvizjet sovjetike kundër Greqisë dhe Jugosllavisë, dhe të shërbejë si një bërthamë e rezistencës efektive, në rast lufte të përgjithshme.

3) Me anë të operacioneve të fshehta dhe luftës psikologjike, të dëmtojë strukturën politike, ekonomike dhe ushtarake të Shqipërisë.

4) Të krijojë një qendër politike të përfaqësimit të refugjatëve shqiptarë në Perëndim, si mbulim për operacionet e OPC.

Tensionet me fqinjët

Tensionet mes Shqipërisë së izoluar dhe fqinjëve të saj Perëndimorë parashikohet të rriten. Ato do të stimulohen nga propaganda e ndërsjellë. Nga gjyqet publike të spiunëve, nga protestat dhe shkeljet kufitare. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të theksojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të vendit me qëllim të fitojë mbështetje. Nga ana e tyre, Greqia, Jugosllavia e Italia do të vazhdojnë të operojnë rrjete rivale subversive brenda Shqipërisë, nga të cilat më të suksesshme me siguri do të jenë ato jugosllave, siç është “Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë” me mbështetjen e saj dhe grupet paramilitare.

Shtypja do të rritet dhe regjimi do të nxjerrë dekretet e tij “anti-terroriste” duke vënë vendin në shtetrrethim. Rezistenca pasive e qytetarëve do të rritet në përpjestim të drejtë me masat por nuk pritet të ketë efekte të ndjeshme prej rrjetit të gjerë të spiunëve dhe informatorëve.

Fraksionet pro-sovjetike në partinë shqiptare do të ruajnë kontrollin e shtetit me ndihmën e ekspertëve politikë dhe ushtarakë sovjetikë.

Për arsye të kapaciteteve të kufizuara të ushtrisë së Shqipërisë dhe izolimit të saj nga orbita sovjetike, BRSS nuk do të mund ta përdorë Shqipërinë si një bazë për operacione të gjera ushtarake në Ballkan. Mund të bëhen tentativa për të forcuar batalionet duke i pajisur me modele ruse armësh, si një masë mbrojtjeje ndaj Greqisë e Jugosllavisë në rast lufte.

Koncepti strategjik

Programi për Shqipërinë parashikon e të gjitha mjeteve tona klandestine për të shfrytëzuar potencialin e rezistencës në vend dhe për të dëmtuar strukturën e pushtetit sovjetik, krijimin e një ofensive klandestine në mbështetje të politikave të SHBA për Ballkanin, dhe në rast lufte, ndihmesa për vendosjen e objektivave Aleate të Luftës. Si mision i Luftës së Ftohtë, plani kërkon të caktojë kushtet në Shqipëri për kalimin nga gjendja aktuale e luftës së padeklaruar, në konflikt të hapur.

Misioni i periudhës së tranzicionit
Të kryhen operacione në mbështetje të planeve amerikane të emergjencës për luftë në Shqipëri, sipas kapaciteteve. Të realizohet në mënyrë të shpejtë dhe të rregullt nga organizimi dhe aktivitetet e Luftës së Ftohtë drejt strukturës dhe komandës së luftës. Nisja e masave shtesë të kryhet sipas direktivave të luftës jo-konvencionale të SHBA dhe sipas përgjegjësive luftarake të OPC në lidhje me Shqipërinë.

Objektiva dhe prioritete

Aktivitetet e OPC për Shqipërinë përfshihen në këto kategori kryesore: Operacione klandestine psikologjike, ekonomike e politike për të minuar lidhjen e saj me BRSS. Krijimi i mjeteve të tilla klandestine në Shqipëri në formën e një organizate të aftë për të kryer operacione të tipit të Luftës së Ftohtë kundër regjimit të Hoxhës. Përgatitja për zhvillimin dhe zgjerimin e operacioneve deri në kushtet e një lufte të plotë.

Mes këtyre kategorive prioritet i jepet luftës politike, psikologjike dhe ekonomike, por vëmendje do t’i kushtohet organizimit të rrjeteve të rezistencës dhe përgatitjes për veprim lufte. Qëllimi përfundimtar është integrimi i të gjitha operacioneve me njëri-tjetrin. Në detyrat prioritare për t’u realizuar përfshihen: Përdorimi i të gjitha mjeteve të luftës psikologjike për të ngritur moralin e popullit shqiptar duke i dhënë atij një ndjesi pjesëmarrjeje direkte në rezistencën e mbështetur nga Perëndimi; stimulimi i rezistencës pasive dhe i akteve të sabotazhit, sipas burimeve dhe planeve afat-gjata.

Nxitja e tensioneve dhe e konfliktit mes komunistëve nacionalistë shqiptarë dhe atyre pro-sovjetikë në poste me autoritet. Zhvillimi i rrjetit të nëndheshëm të komanduar nga SHBA dhe rritja e agresivitetit të roleve të tyre. Krijimi i një qendre politike jashtë Shqipërisë me përfaqësues jo-totalitarë të afërt me SHBA dhe politikat perëndimore në Ballkan, që do të shërbejë si një pikë bashkimi i elementëve anti-komunistë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Zhvillimi i masave të luftës ekonomike me qëllim reduktimin e potencialit ekonomik të Shqipërisë, prishje e planifikimeve ekonomike, e prodhimit dhe dëmtime të lidhjes politiko-ekonomike me BRSS, me anë të nxitjes së pakënaqësisë së popullatës dhe duke prishur përpjekjen e udhëheqësve komunistë në arritjen e objektivave.

Kontrolli e komunikimet

Gjatë fazës aktuale të Luftës së Ftohtë, qendra e OPC në Uashington do të ushtrojë kontrollin dhe mbikëqyrjen e operacioneve në vendet satelite të Ballkanit. Gradualisht planifikohet transferimi i kontrollit në një qendër më afër zonës së operacioneve, që mund të jetë Tripoli. Selia në Uashington do të vazhdojë të japë politikat e përgjithshme për t’u ndjekur.

Në rast lufte operacionet do të kalojnë te Salla e Komandës së Lartë. Ndërlidhjet për zbatimin e planit do të mbahen mes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Marrdhëniet me shërbimet e inteligjencës së vendeve të tjera do të koordinohen me anë të selisë në Uashington. Ndërlidhjet detare, ushtarake dhe ajrore janë autorizuar.

CIA do të furnizojë me mjetet e nevojshme operacionale si sinjale, kode dhe instruksione. Frekuenca individuale radio do të jepen për çdo grup ose rrethe në Shqipëri. Plani tranzicional parashikon përdorimin e menjëhershëm të personelit dhe materialeve të CIA për arritjen e efektivitetit maksimal në rast lufte.

Mbrojtja shqiptare në rast lufte

Në kushte lufte ushtria shqiptare pritet të ketë si prioritet ruajtjen e pushtetit të udhëheqësve komunistë gjatë rebelimit. Sipas të larguarve, populli është në pritje të shpërthimit të konfliktit, për t’u rebeluar. Kapacitetet ofensive të ushtrisë shqiptare janë të vogla pasi është e papajisur. Izolimi gjeografik i Shqipërisë nga blloku sovjetik si dhe impiantet e saj të papërshtatshme ushtarake detare dhe ajrore e bëjnë të vështirë furnizimin e saj nga sovjetikët në rast lufte, përveç rasteve kur mund të sigurohet një rrugë tokësore nga Greqia ose Jugosllavia.

BRSS është aktualisht duke u përpjekur të reduktojë këtë mangësi duke dërguar sasi të mëdha gruri dhe pajisje ushtarake. Shumica e pajisjeve ushtarake në Shqipëri dërgohet në mënyrë klandestine prandaj është e vështirë të llogaritet masa e modernizimi i forcave të armatosura. Gjithsesi besohet se shumica e pajisjeve janë të vjetra dhe kërkojnë importimin e pjesëve të këmbimit.

Aktualisht nuk ka trupa taktike sovjetike të stacionuara në Shqipëri. Kontrolli sovjetik i ushtrisë shqiptare bëhet me anë të caktimit të oficerëve sovjetikë si këshilltarë politikë në njësitë e ushtrisë. Përqendrimi më i madh i personelit sovjetik është në qytetin port të Vlorës, ku është dhe komanda teknike sovjetike e mbrojtjes. Këtu sovjetikët kontrollojnë gadishullit e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. Personeli ushtarak sovjetik në SHqipëri llogaritet në rreth 600, ndërsa personeli total sovjetik duke llogaritur dhe familjet është më pak se 3000.

Forcat e brendshme

Numri total i njerëzve të armatosur llogaritet nga 55 000 deri në 70 000. Shifra maksimale për fshin edhe ushtarakët e rekrutuar me detyrim që nuk janë besnikë të regjimit dhe kryesisht përdoren në batalionet e punës. Forcat tokësore të ushtrisë shqiptare përbëhen nga katër divizione me rreth 10 000 njerëz, të cilat janë të vendosura kryesisht në Tiranë dhe në zonat delikate kufitare me Greqinë dhe Jugosllavinë, si për shembull në Gjirokastër, Korçë e Shkodër.

Njësitë e veçanta të ushtrisë përfshijnë një regjiment tankesh me mjete të vjetra italiane e gjermane në kushte të këqija, si dhe të paktën 16 tanke sovjetike T-34. Marina shqiptare komandohet nga gjenerali i ushtrisë. Ajo ka një personel prej 800 oficerësh me rreth 30 mjete të vogla detare. Nga mjetet e saj më cilësore janë 14 barka të shpejta ushtarake me origjinë sovjetike, 9 prej të cilave kanë ardhur në korrik 1950. Forcat ajrore shqiptare kanë rreth 600 efektivë dhe janë ende në fazën embrionale.

Funksionet e tyre kryesore janë mirëmbajtja dhe kujdesi për mjetet kundër-ajrore. Kohët e fundit ka pasur raportime për prezencën e disa avionëve sovjetikë YAK-19 dhe disa Sturmovik, ë cilat besohet se janë aty për të parandaluar fluturimet e huaja mbi territorin. Njësitë kufitare tokësore e detare janë të ndara në sektorin jugosllav, sektorin grek dhe sektorin bregdetar.

Më parë rojet kufitare ishin të formuara nga njësitë e policisë speciale, deri në shkrirjen e tyre në 1949. Ato ishin rreth 15 njësi autonome me rreth 600-700 njerëz secila. Policia është agjencia ekzekutive për shkeljet e kodit penal dhe përbëhet nga rreth 7000 njerëz me armë të lehta, ky grup llogaritet se është rreth 50 % besnik i pushtetit. Sigurimi është policia sekrete, paralele me policinë por me influencë më të gjerë në strukturën shoqërore.

Sigurimi është degë e mi9nistrisë së brendshme dhe llogaritet se përbëhet nga rreth 10 000 agjentë, 90 % e të cilëve janë komunistë të vendosur. Brigadat e Ndjekjes janë gjithashtu 3 njësi përgjegjëse për neutralizimin e rezistencës në zonat periferike. Çdo brigadë besohet se ka rreth 350-400 njerëz. Ushtria e Shqipërisë aktualisht nuk ka kapacitete ofensive prandaj në kohë konflikti ata pritet të braktisin zonat malore ndaj guerilasve, duke ruajtur kontrollin e zonave kryesore fushore.

Por mosbindja e ushtrisë mund të jetë një problem serioz për regjimin komunist më kohë lufte pasi grupe të mëdha dezertorësh pritet të largohen nga kufijtë. Bashkimi Sovjetik aktualisht po trajnon forcat shqiptare për të luftuar mosbindjen e ushtarakëve duke i nxitur me fanatizëm komunist, propagandë dhe indoktrinim. Kurse të veçanta të instruktorëve sovjetikë si në Shqipëri dhe në BRSS po japin njohuritë teknike për të cilat ka nevojë ushtria shqiptare. Nga rreth 1000 shqiptarë të dërguar për mësim në BRSS çdo vit, gjysma janë ushtarakë në specializim.

Vendosja gjeografike

Pozita strategjike e Shqipërisë si një bazë sovjetike në Adriatik, konsiderohet shumë e dobët, prandaj ajo llogaritet më shumë si një barrë sesa një aset për BRSS, në rast lufte. E rrethuar nga shtete anti-komuniste, në rast konflikti vendi do të sulmohej nga të gjitha drejtimet. Në kushte të tilla, Shqipëria nuk do të kishte asnjë shans rezistenca ose furnizimi pa siguruar një rrugë tokësore nga Greqia ose Jugosllavia, pasi rrugët ajrore do të ishin objekt sulmesh të vazhdueshme nga bazat në Itali.

Forcat aleate

Nuk ka forca amerikane në zonën pranë Shqipërisë, përveç Flotës VI të SHBA në Mesdhe, që do të ishte një mbështetje për operacionet ushtarake në vend. Greqia dhe Italia janë anëtare të NATO dhe kjo forcon frontin Aleat në Ballkan, duke lehtësuar operacionet kundër regjimit komunist.

Edhe riorientimi i Jugosllavisë drejt Perëndimit dhe zhvillimi i lidhjeve mes saj dhe vendeve të NATO mund të pritet të veprojë si një pengesë për operacione unilaterale të Jugosllavisë kundër regjimit të Hoxhës. Në rast lufte supozohet se Jugosllavia do të radhitet me Perëndimin, duke u koordinuar me forcat aleate me trupa ushtarake ose me vënien e bazave në dispozicion.

Elementë miqësorë të brendshëm

Elementët pro-amerikanë ose pro-perëndimorë që veprojnë brenda Shqipërisë pritet të mbështeten moralisht e materialisht nga shumica dërrmuese e popullatës shqiptare. Mbështetja e kësaj natyre pritet të jetë më e madhe në rajonet e jashtme të territorit, ku dhe rezistenca ndaj regjimit ka qenë më e madhe.

Koncepti i operacioneve

Me anë të përpjekjes jokonvencionale për reduktimin e potencialit dhe aftësive sovjetike në Shqipëri ne mbështesim kundër-ofensivën aleate dhe objektivat e saj ushtarake e politike, me mjete klandestine. Misioni i para-luftës është krijimi i vlerave në mbështetje të përpjekjes së përgjithshme të luftës.

Në rast lufte, misioni i OPC në Shqipëri duhet të arrijë objektivat e mëposhtëm:

1) neutralizimi i forcave shqiptare dhe sovjetike me anë të operacioneve të luftës jo-konvencionale

2) realizimi i akteve të sabotazhit kundër impianteve ushtarake shqiptare e sovjetike që mund të përdoren në ofensivën kundër Perëndimit, siç janë depozitat e naftës, bazat ajrore, detare dhe instalacionet e tjera ushtarake. Krijimi i një lëvizjeje klandestine me një forcë fillestare rezistence prej 2000 njerëzish. Krijimi i rrjetit për arratisje dhe për kthimin e personelit nga territori armik.

Krijimi i mundësive për largimin e personave të rëndësishëm shqiptarë ose sovjetikë, ose me forcë ose me anë të nxitjes për dezertim; influencimi me anë të luftës psikologjike, i opinionit, mendësisë dhe sjelljes së armikut dhe grupeve miqësore apo neutrale, me qëllim mbështetjen në arritjen e objektivave të luftës. Në rast lufte është e nevojshme krijimi i sistemit të trajnimit të personelit vendas në një gradë më të madhe sesa për operacionet e tipit të Luftës së Ftohtë.

Trajnimet duhet të përfshijnë, sabotazh, luftë guerile, komunikime e krijimin e një sistemi komunikimi për aparatin klandestin. Rrjete ndihmëse do të nevojiten për detyra të specializuara si programi i sabotazhit të komunikimeve në porte, impiante ushtarake ose minimi i aseteve me vlerë për sovjetikët. Detyra të tjera janë kontaktimi, organizimi dhe drejtimi i elementëve të rezistencës, kontaktimi i personelit të forcave Aleate të bllokuar brenda në Shqipëri dhe realizimi i arratisjes së tyre nga territori armik. Kjo do të kërkojë zgjerimin e rrjeteve të përhapjes së propagandës, si me valë radio ashtu dhe me letra të shtypura.

Marrëdhëniet me SHBA dhe vendet Perëndimore

Gjatë Luftës II Botërore, fuqitë e mëdha kanë inkurajuar dhe mbështetur grupet e rezistencës ndaj forcave pushtuese gjermane dhe italiane në Shqipëri, duke bashkëpunuar me grupet kryesore nacionaliste dhe komuniste partizane. Por misioni britanik mes radhëve të partizanëve shpejt e gjeti veten në rang të dytë ndaj atij jugosllav, përveçse kur ishte fjala për furnizime.

Edhe para largimit të trupave gjermane, ishte bërë e qartë se ushtria nacional-çlirimtare partizane po punonte ngushtë me partizanët jugosllavë, me qëllim eliminimin e grupeve të tjera rivale të rezistencës të sponsorizuara nga Perëndimi. Bashkëpunimi mes partizanëve komunistë dhe jo-komunistë u mbyll në 1943.

Forcat anti-komuniste punuan me Perëndimin, siç ishin ato të drejtuara nga Abaz Kupi e Said Kryeziu, që u larguan nga Shqipëria në 1944 kur e kuptuan se regjimi që po vinte në fuqi do i eliminonte. Ardhja në pushtet e komunistëve pas sukseseve të ushtrisë partizane justifikoi refuzimin e lidhjeve me Perëndimin. Por me gjithë këtë tendencë negative, fuqitë e mëdha e njohën qeverinë e ushtrisë çlirimtare të Enver Hoxhës në nëntor 1945.

Por marrëdhëniet mes përfaqësuesve perëndimorë në Shqipëri dhe qeverisë së mbështetur nga Jugosllavia nisën përkeqësimin dhe u prishën në 1946, kur disa gjyqe konspirative akuzonin të dyshuarit për qëllime subversive ndaj Shqipërisë. Më tej, incidenti i kanalit të Korfuzit në tetor 1946 ku dy luftanije britanike u dëmtuan nga minat detare shqiptare, solli thyerjen e marrëdhënieve diplomatike. Misioni diplomatik amerikan u largua nga vendi në nëntor dhe pak më vonë qeveria shqiptare refuzoi të përmbushte detyrimet e traktatit të mbretit Zog ndaj SHBA

Zbardhet plani i amerikanëve për rrëzimin e regjimit komunist, cilat ishin 4 synimet e CIA gjatë ndërhyrjes në Shqipëri Read More »

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze”/Foto

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Histori

Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit.

Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes.

Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu.

Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”
Kultura

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.

Rezultate imazhesh për foto gjirokastra

Rezultate imazhesh për foto gjirokastra Rezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastra

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze”/Foto Read More »

Qyteti i luleve Përmeti është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë!(Foto)

Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.

Disa nga këto bukuri janë edhe parqet kombëtare dhe banjat termale.

Bredhit i Hotovës

Bredhi i Hotovës gjendet në zonën e Frashërit 25-35 km në verilindje të Përmetit me një sipërfaqe prej 1200 hektarësh. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës. Bimët fillojnë 900 metra mbi nivelin e detit me shkurre mesdhetare përherë të gjelbra dhe dushqe gjetherënës me manaferra të kuqe, dëllinje dhe barëra të llojeve të ndryshme që i rrethojnë. Turizmi malor, ekskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u  themelua si park kombëtar.

Bredhi i Petranit

Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.

Ujërat Termale të Bënjës

Këto njihen me emrin banjat termal  të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjtë masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës. Ujërat termale të Bënjës kanë një temperaturë prej 26-32 gr celsius.

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti fotoImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për permeti foto

Qyteti i luleve Përmeti është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë!(Foto) Read More »

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”

Nese rrezikon mund te humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
Është zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit.

Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
Nëqoftë se jeta nuk të ofron një lojë që ja vlen ta luash, atëher krijo vetë një të tillë.

Nëse thua ate çka dëshiron duhet të dëgjosh edhe ate çka nuk dëshiron.
Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm për kushtet mizerje: “30 vetë në një qeli, aty ku hanim kryenim edhe nevojat personale”

Dëshmia e Lavdosh Beqos, ish i burgosur politik në burgun e Burrelit. Nëpër dhoma mbanim qypa për të urinuar, ndërsa për ata që i zinte barku, dizanteria, ishte tmerr, një tmerr i vërtetë! Qypat vendoseshin në qoshe të dhomës aty ku hapej dera. Natën dyert nuk hapeshin…

Për të kuptuar se në ç’kushte mizerjeje jetonin të burgosurit politik në burgun e Burrelit na ndihmojnë shumë dëshmitë e lëna nga ish të burgosurit që vuajtën vite të tera në qelitë e ferrit në Burrel. Një prej tyre është Lavdosh Beqo, nga Kanina e Vlorës, i arrestuar me 7 maj 1950 si një prej anëtarëve të një grupi të rinjsh që shpërndante trakte kundër komunizmit në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Mes shumë dëshmive të vyera Lavdosh Beqo ka lënë edhe këto rreshta mbi jetën brenda qelive në Burrel, shkëputur nga një rrëfim shumë i gjatë i tij mbi vuajtjet në kohën e komunizmit në intervistën e publikuar në vëllimin II “Zërat e kujtesës”. Ja çfarë dëshmon ai ndër të tjera:

“Burreli dhe burgu i Gjirokastrs, ishin dy burgjet ku kanë vdekur me qindra personalitete shqiptare. Burreli ishte shumë i ashpër si nga trajtimi ashtu edhe nga klima. Por edhe për shkak të ujit.

Burgu furnizohej me ujë nga një pus. Pusi infektohej nga enët e palara që futeshin për të marrë ujin. Dhe shpesh binte diarreja. Me këtë shkak shumë vetë gjetën vdekjen nga dehidratimi i organizmit dhe mungesa e ilaçeve.

Një tjetër problem në burgun e Burrelit ishte dendësia shumë e madhe nëpër dhoma: në një dhomë 7m X 5m rrinim 30 vetë. Dyshekun që ta sillnin nga shtëpia duhet ta kishe sa gjerësia e gazetës dhe ti ishe i detyruar të flije në brinjë. Edhe sot e kësaj dite nuk fle dot as përmbys as në shpinë, por vetëm në brinjë, se kështu më është mësuar trupi në burg.

Por më e tmerrshme ishte puna e banjove. Llogarit: për një numër kaq të madh të burgosurish që kishte Burreli, 8 dhoma të mbushura plot me nga 30 vetë përveç atyre që ishin nëpër 20 biruca- kishte vetëm 4 banjo! Për të vajtur në banjo, kishte orare të caktuara: shkohej vetëm paradite dhe pasdite.

Nëpër dhoma mbanim qypa për të urinuar, ndërsa për ata që i zinte barku, dizanteria ishte tmerr, një tmerr i vërtetë! Qypat vendoseshin në qoshe të dhomës aty ku hapej dera. Natën dyert nuk hapeshin; rojet nuk kishin të drejtë të hapnin dyer natën. Për çdo nevojë natën duhej të përdorje vetëm qypin. Dhe në të njëjtën dhomë të vogël, mbanim edhe enët tona të ushqimit, gavetën dhe paguren e ujit. Mendoje se në ç’kushte higjenike jetonim!”, citon Kujto.al

Rrëfimi i dhimbshëm për kushtet mizerje: “30 vetë në një qeli, aty ku hanim kryenim edhe nevojat personale” Read More »