Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë.
“Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.
Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA (Marrë nga fotografitë që kanë bërë historinë).
Prova më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit.
Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u ndërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica (gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit), kishë në të cilën me shumë mundësi ajo është varrosur së bashku me dy fëmijët e saj!
Shqiponja në foto është pra e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve!
Karl Gega, prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.
Karl Gega lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.
Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore dhe inxhinierike. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik.
Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Gega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Gega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.
Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Gega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase.
Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).
Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qendror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë
Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizituara në Bashkinë e Lushnjes por edhe në vendin tonë, është Manastiri i Ardenicës (ose Artemisës hyjnesha e pjellorisë). Ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat pjellore me të njëjtin emër, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit.
Në rrugën për në Fier-Vlorë, në kthesën e fortë afër fshatit Kolonjë, të shfaqet përball Manastiri i Ardenicës. Si një murg i lashtë, hijerëndë, qëndron ulur maj kodrës së bukur në një natyrë të qet. Qiparis, pisha dhe drurë të harlisur e mbajnë mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshojnë pika vese mbi zhgunin e tij të tymosur nga koha. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm të tërheq ta vizitosh.
Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.
Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Këtë e konfirmoi dhe Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjes, Niko Ferra që shoqëroj gazetarët e ATSH-së për një reportazh në këtë manastir.
Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të një rruge të vjetër romake degëzim i Egnatias. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.
Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti ku vazhdojnë të strehohen disa murgj, por brenda tij ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, për kafshët e udhës së besimtarëve ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kureshtar të historisë dhe të monumenteve të kulturës.
I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, e bënë këtë manastir më tepër të vizitueshëm, pasi mbi 10 mijë vizitorë ngjiten aty çdo vit.
Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qendror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.
Një peizazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës. Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peizazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.
Të kalosh disa orë në të, mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjek njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes një manastir.
Por më së shumti, manastiri i Ardenicës, sot është një pikë çlodhëse dhe mjaft qetësuese për turistët që kalojnë disa orë atje.
Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peizazhe natyrore të papërsëritshme të cilat ndërthuren me së miri me kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikpritjen e ngrohtë vendase./e.caushi/
“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.
“Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”,
Kur gjysma e botës “fliste shqip”
Kohët e fundit kanë dalë shumë studiues, historianë dhe pellazgollogë amatorë që me hipotezat dhe argumentet e tyre, janë kundër tezave të deritanishme të prejardhjes së shqiptarëve dhe grekëve, por që nuk gjejnë mbështetje nga institucionet tona të specializuara shkencore.
Madje përqeshen dhe shihen me skepticizëm përpjekjet dhe punimet e tyre. Por këta “pellazgologë” janë këmbëngulës në ato që thonë dhe që bëjnë.
Ata vazhdimisht kërkojnë që punimet e tyre të marrin statusin e studimeve të institucionalizuara përsa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe dhe sidomos mitologjisë greke, që nuk është greke, por pellazge; ndërsa kultura e helenëve të lashtë, nuk është gjë tjetër, veçse, një degëzim i kulturës pellazgjike. Gjë që duhet të bëhet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Një nga prurjet më të fundit me prova shkencore se shqipja vjen nga pellazgjishtja është edhe libri i studiuesit Muharrem Abazajt “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, në të cilin, kjo tezë zberthehet në mënyrën më të mirë shkencore. Abazaj, mirëfillti shkencërisht nëpërmjet një çelsi gjuhësor zbërthen gjithçka deri dhe në detaje.
I parë në këtë këndvështrim, libri “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, është një kontribut i çmuar në fushën e historisë së lashtë shqiptare, pse jo dhe asaj mesdhetare e më gjerë, ku kanë jetuar Pellazgët dhe më pas pasardhësit e tyre, Ilirët.
Si të gjithë popujt e qytetëruar edhe ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë të interesuar të njohim identitetin tonë kombëtar, të dimë gjenezën e kombit tonë. Një ndër drejtimet kryesore për të arritur në përcaktimin e gjenezës së kombit tonë ka qenë zbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, pasi dihet se gjuha është një ndër tiparet themelore të një kombi.
Përpjekjet për zbulimin e prejardhjes së gjuhë shqipe kanë filluar që para tre shekujsh. Janë hedhur për diskutim shumë teza: prejardhaj e shqipes nga thrakishtja, nga sanskrishtja, pellazgjishtja, nga balto-sllavishtja, nga keltishtja etj. Nga të gjitha këto teza, dy prej tyre janë trajtuar më gjerë. E para, prejardhja e shqipes nga pellazgjishtja dhe e dyta prejardhja e saj nga ilirishtja, por që ka fituar më tepër terren e besim kjo e dyta.
Kjo tezë gjeti një mbështetje të madhe jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Gjurmët në trajtën e folur mund të gjenden në emëtimet që janë bërë nga kjo gjuhë. Është fjala këtu për toponimet e ndryshme, emrat e qyteteve, krahinave, shteteve, por edhe emrat e maleve, lumenjve,të fiseve, etj. Kurse në trajtën e shkruar mund të gjenden në mbishkrimet e vjetra.
Për të bërë të mundur këtë synim, studiuesit Muharrem Abazaj i u desh të punojë për një kohë mjaft të gjatë me mbishkrimet e vjetra. Fatmirësisht mbishkrime të vjetra janë gjetur me shumicë në rajone të ndryshme.
Edhe alfabeti grek, thotë studiuesi në fjalë, është alfabeti pellazg i përpunuar, edhe pse është thënë se ka dalë nga alfabeti fenikas. Në të vërtetë ekziston vetëm një alfabet i vjetër dhe ky s’ka pse të quhet fenikas, por pellazg, sepse edhe vetë fenikasit janë fis pellazg. Me krijimin e gjuhës greke, e cila me përdorimin e këtyre elementeve gjuhësore, parashtesa, prapashtesa, mbaresa, u bë një gjuhë kulture. Ajo shërbeu për krijimin e artit klasik të antikitetit. Kjo gjuhë e re ndikoi në një diferencim të ndjeshëm shoqëror.
Njerëzit e zonave të thella nuk arrinin ta mësonin këtë gjuhë Ata vazhdonin të flisnin gjuhën e tyre të mëparshme, pellazgjishten, sepse pellazgë ishin. Këtë gjë vinte re Herodoti kur thotë se pellazgët janë një popull barbar dhe gjuha e tyre është një gjuhë barbare. Me përdorimin përherë e më shumë të greqishtes, dhe të shkrimit të rregullt të saj, shkrimi pellazgjik, erdhi duke u mënjanuar deri në lënien fare të tij në harresë.
Një fenomen i tillë ndodhi edhe me popullsinë pellazge që ka jetuar në territorin e Italisë, me të ashtuquajturit etruskë. Në territorin italian gjuha e shkruar pellazge vazhdoi edhe për disa shekuj më vonë se në Greqi. Kjo provohet me sasinë e madhe të mbishkrimeve etuske, të cilët datohen deri në vitet e fundit të erës së vjetër. Me alfabetin pellazg u formua edhe latinishtja.
Latinishtja ndoqi rrugën e greqishtes, Mori rrënjën pellazge dhe i shtoi asaj parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa. Pas eleminimit të shkrimit pellazg edhe në Itali, po për ato arsye si në Greqi, e folura pellazge vazhdoi të mbetet gjuhë kryesore edhe për shumë kohë në Itali. Shkrimi pellazg në territorin shqiptar dokumentohet shumë pak, pasi qendrat qytetare që u zhvilluan në Shqipëri, si Durrësi, Apollonia, Bylisi, Butrinti etj, u dominuan nga kutura greko-romake dhe është përdorur shkrimi i tyre.
Pse të ketë ndodhur ky rrënjëzim? Territori i vendit tonë, sidomos veriu i tij ka patur kushte të vështira banimi. A nuk ishin aq të zot dhe trima ata të gjenin dhe të pushtonin troje të tjera më të mira për banim? Gjenin. Po ka qenë diçka që u ka lidhur këmbët, ka qenë diçka që ata nuk mund ta braktisnin, ky ka qenë vatani. E dini cila është përmbajtja e emrit vatan? Va -at -anë. Varret e etërve janë.
Dhe ata nuk i braktisnin kurrë varret e të parëve të tyre. Fakti që shqipja u formua nga një evolucion natyral i pellazgjishtes si dhe përdorimi shumë më gjatë i pellazgjishtes në trojet shqiptare se sa në vendet e tjera, bëri që shqipja të mbetet shëmbëlltyra më besnike dhe trashëgimtarja e saj. Këtu është vendi për të thënë dy fjalë edhe për ilirishten.
Dëshmitë gjuhësore që po sjellim tregojnë qartë se ilirët nuk kanë folur ndonjë gjuhë të veçantë, të ndryshme nga pellazgjishtja. Si fis pellazg, ata kanë folur po gjuhën pellazge. Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të filluar nga pellazgët,të vazhduar nga ilirët, nga arbërit dhe së fundi nga ne shqiptarët, përfundon arsyetimin e tij autori i librit.
Ja ç’shkruhet në Gurin e Lemnosit
Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili datohet si i shek VI. p.e.r. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit.
Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.
Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre:“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.
Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre. Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.
Kisha Shën Maria në Elbasan është një nga kishat më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Ajo u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të XIII në lagjen “Kala” të këtij qyteti.
Sipas arkivave të Vatikanit, më herët, rreth viteve 458-519 flitet për ekzistencën e një katedraleje në qytet.
Por kisha merr një rëndësi të veçantë sidomos pas pushtimit turk. Në atë kohë, banorët e lagjes “Kala” iu drejtuan me një kërkesë Portës së Lartë ku i kërkuan që të mos prishej kisha.
Si rrallëherë në historinë e perandorisë Osmane, Porta e Lartë e mori në konsideratë kërkesën e banorëve të lagjes “Kala”, por vendosi një kusht, kisha nuk do të shembej, por kulla e këmbanës së saj nuk do të ishte më e lartë se sa minaret e xhamive në qytet. Dhe ashtu u bë. Kisha nuk u shemb.
Përreth kishës ndodhej varreza dhe në nder të besimtarëve ortodoksë, u vendos që ata të zhvarroseshin të gjithë dhe eshtrat të vendoseshin në dyshemenë e kishës. Dhe ashtu u bë. 600 skelete njerëzish u sistemuan në dyshemenë e kishës dhe sipas ët dhënave ndodhen aty edhe sot e kësaj dite. Gjithashtu nën dyshemenë e kishës Shën Maria ndodhen katakombe dhe tunele të nëndheshme që përfundojnë në male dhe në Shkumbin.
Kisha u dogj në vitin 1818 por u rindërtua në vitin 1826. Ndërtimi i ikonostasit të saj përfundoi në vitin 1833.
Tragjedia papritur kishte goditur familjen e respektuar Valter në Freiburg të Gjermanisë në vitin 1867, kur Caroline, një vajzë vetëm 16 vjeçe, vdiq pasi vuante nga tuberkulozi, shkruan portali viral.
Familja u shkatërrua nga dhimbja, kurse motra e Caroline – Selma, kërkoi që mbi varr të bëhej një skulpturë e Karolinës e shtrirë në shtrat dhe e futur thellë në gjumë pas leximit. Monumenti ishte vendosur pranë murit të varrezave lokale, në një vend të qetë të mbuluar me bar dhe bimë të tjera.
Pjesa e mistershme? Për 150 vitet e fundit, dikush lë lule nën skulpturën e gurit të një vajze të vdekur tragjikisht!
Menjëherë pas funeralit së Karolinas, kur qirinjtë e varrimit veç filluan të shuhen, Selma filloi të konstatoj se dikush vazhdimisht sjell trëndafila të freskëta dhe i lë ato pranë skulpturës.
Muajt dhe vitet kalonin dhe lulet gjithmonë shfaqeshin përsëri dhe përsëri. Portieri i varrezave nuk mund të ndihmonte në zgjidhjen e këtij misteri dhe historia u dëgjua në të gjithë Gjermaninë.
Familja tha se gjatë jetës Caroline nuk ka përmendur kurrë ndonjë djalë apo simpati, edhe pse ekzistone një mendim i përgjithshëm se lulet i kishte lënë ndonjë shpirt i dashuruar.
Sidoqoftë të gjitha ata që pohonin këtë tashmë janë të ndjerë, por lulet e freskëta çdo mëngjes janë aty!
Është vlerësuar se mbi 50.000 trëndafila deri më tani janë lënë në varrin e Caroline Valter, por kushdo që i sjell ato përgjithmonë ka mbetur mister.