Histori

‘Vëllezërit më rrahën, mamaja më preu flokët dhe më burgosi’, rrëfehet motra që takon vëllain pas 36-vitesh

Heroida ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vëllain e saj nga ana e të atit, pasi prej 36 vitesh nuk janë parë.
Sikurse e thërrasin miqtë, Lida rrëfen se e ka patur gjithmonë pasion muzikën, por familja e saj nuk e lejonte, ndaj ajo shkonte e këndonte fshehurazi në festivalet e pionerëve. Por në moshën 14 – vjeçare ata e zbuluan dhe e dhunuan fizikisht, duke e larguar edhe nga shkolla. I vëllai e rrahu me rrip, ndërsa e ëma i preu flokët dhe e mbylli në dhomë, duke e “burgosur”. Kjo sjellje erdhi si pasojë e shpifjeve të vëllezërve të saj, të cilët pretendonin se ajo nuk shkonte për të kënduar dhe se ishte e shthurur.

“Unë ika nga shtëpia, ika nga familja. Në orën 16:15 ikte treni nga Elbasani për Durrës. Kam hipur në tren pa biletë, pa lekë, pa asgjë prej gjëje. Vajta në Durrës, ngela ku do veja. Te gjyshja nuk veja dot se kisha frikë e as te dajat. Kisha dëgjuar në familje që kisha një vëlla me gruan e parë të babait. Kisha dëgjuar që kishte emrin e gjyshit, Abedin Lufta dhe thashë të veja ta takoja e të kërkoja një strehë te ky. Nëqoftëse nuk do më pranonte, nuk e dija se si do përfundonte jeta ime.”

Lida shkoi në shtëpinë e të vëllait dhe familja e tij sëbashku me të ëmën pranuan ta strehonin.
“Kam ardhur këtu që vetëm e vetëm t’i kërkoj falje sepse në atë moshë që vajta unë i rashë derës së atij, ai mund të përfundonte në burg për mua. Ai as më njihte, as unë s’e njihja, as nuk isha rritur me të, as nuk kisha jetuar me të. I kam krijuar shumë debate edhe me gruan, por unë isha fëmijë dhe nuk dija. Pasioni im ishte vetëm të këndoja vetëm që të isha një vajzë e shkathët.”

Kur Lida ishte 16 vjeç njohu një djalë, për të cilin s’kishte asnjë informacion, vetëm pamja e jashtme i bëri që të dashuroheshin e më pas të martoheshin. Familja e djalit ishte e internuar prej shumë vitesh në Fier, por duke qenë se i ati i Lindës ishte sekretar partie në Elbasan, e detyruan të ndahej.
“Më mori babai, të them të drejtën më gënjeu. Nuk më tha të drejtën kur më mori. Më tha që i kishte marrë malli se u bënë shumë vite që s’më kishin parë. Unë meqë isha e martuar, të them të drejtën vajta se thashë çfarë do më bëjnë tani. Kur më ka marrë për herë të parë babai isha shtatzënë 3 – muajshe me Rozalindën. Ndenja 1 javë dhe pastaj më hapi babi këtë bisedë. Më tha: ‘Po më do mua, nuk do shkosh më në Fier.’ Jo, i thashë unë, ai është burri im dhe unë kam jetën atje”.

Por kur lexoi letrën nga komiteti, që i kishin dërguar të atit, qau dhe vendosi që të mos i ndodhte ajo çka i kishte ndodhur asaj, të privohej nga ajo që donte. Lida vendosi të ndahej nga bashkëshorti, por divorci duhej të bëhej pasi të lindte foshjen. Ferizi nuk donte të ndaheshin dhe ka kërkuar disa herë takim me Lidën.
“Mori gocën në krahë, qante e thoshte: ‘Pse? Çfarë i kam bërë unë kësaj jete?’. Nuk i ndërpreva lidhjet me Ferizin. Kur m’u bë vajza 5 vjeç e kam takuar prapë, fshehurazi. Kjo ishte hera e fundit që u takuam se pastaj më martuan”.
Përsa i përket të vëllait, Lida thotë se e ka kërkuar shumë, por nuk ka mundur dot ta gjejë, ndaj i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

“Ta shikoj tani nuk e mbaj mend. Kam pësuar dhe një disfatë shumë të madhe, më ka humbur memorja. Dhe këto gjëra që mbaj mend, nuk e di se si … Janë ngulitur shumë thellë në memorjen time”.
Stafi i “E Diela Shqiptare” mundi të gjejë vëllain e Lidës, Abedinin, i cili pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”. I pyetur nga Ardit Gjebrea se kush mund të jetë personi që e ka ftuar, ai me humor shprehet se vetëm Arditi dhe Zoti e dinë.

Abedini – Unë pres kush të jetë, më ka lënë pa gjumë gjithë natën.
Arditi – Çfarë mendoje, ku të shkonte mendja?
Abedini – Ku nuk shkon mendja. Ne shqiptarët gjithmonë mendojmë shumë dhe plakemi shpejt. Unë s’kam menduar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sa kam menduar për këtë të sotmen.

Në ekranin e murit ndarës vëllai shikon motrën pas 36 vitesh dhe arrin ta njohë.
Abedini – Kjo është motra më duket. Më duket se është ajo se kam vite pa e parë. E kam parë një herë të vogël, një herë më fëmijë, pastaj s’e kam parë më. Ka qenë në Greqi.

Lida – Abedin mirë se erdhe! Shumë faleminderit! E para kam ardhur të të kërkoj falje, të kam futur shumë në bela. Kam ardhur kam trokitur në derën tënde në një moshë shumë të vogël dhe më ke pranuar, më ke futur brenda. Ju jam shumë mirënjohëse, megjithëse je gjaku im, je vëllai im!
Abedini – Ajo nuk diskutohet.

Lida – Kam bërë luftë të madhe dhe me vëllezërit e tjerë dhe motrën që ju të takoheni, të flisni. Doja t’i sillja dhe këtu në emision, por nuk pranuan. Dashi është në Amerikë, Kujtimi në Itali. Mbrëmë kam folur me Lolën dhe më tha: “Nuk e donte nëna dhe babai, as unë nuk do ta dua derisa t’i shkoj atyre afër”. Babai na vdiq në ’99-ën.
Abedini – E di. Një javë pasi kam martuar unë gocën.

Lida – Mamaja më vdiq para 2 vjetëve. Kisha shumë dëshirë t’ju takoja, megjithëse kam patur dhe unë shumë halle. Kam qenë dhe unë gati një vit në spital se bëra karambol me makinë. Jam bërë dhe unë gjyshe.
Abedini – Urime! T’i kesh me jetë.

Lida – Dëshira ime, ëndrra ime… Ju kam kërkuar shumë, por ju keni ikur nga shtëpia që kam jetuar edhe unë. Më kanë thënë t’ju kërkoj në Gjendje Civile, por koha ime ka qenë shumë e pakët. Nuk kam asnjë fotografi tënde … Kjo më ka bërë që dhe të vij këtu. Si ika nga shtëpia juaj pa marrë një fotografi.
Abedini – Ishte gjë e shpejtë ajo që ike ti.

Lida – Nuk e di. Juve ndoshta ju ka kërcënuar babai ose Kujtimi ose Dashi, nuk e di se ç’keni patur në atë kohë.
Abedini – Unë s’kam patur me asnjë, asnjë gjë. Unë kam qenë gjithmonë në pritje. S’ka patur rezultat. Le t’i ngeli atyre, unë jam ndarë që 11 – muajsh.

Lida – Tani nuk do ndahemi më nga njëri – tjetri.
“Edhe pse lidhja e tyre humbi për 36 vite, gjaku përsëri thërret”, e përmbyll Ardit Gjebrea, duke i lënë mundësinë motrës dhe vëllait të përqafohen.

‘Vëllezërit më rrahën, mamaja më preu flokët dhe më burgosi’, rrëfehet motra që takon vëllain pas 36-vitesh Read More »

Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe ka arsye se përse! Zbulimi i papritur i zotërisë natën kur parashikoi fundin e botës

Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe ka arsye se përse!

Lexojeni dhe shpërndajeni!

Një burrë i cili jetoi shumë kohë më parë besonte se mund të lexonte të ardhmen në yje. Ai e quajti veten astrolog dhe e kalonte kohën e tij natën duke parë qiellin.

Ai gjithnjë ishte i zënë duke u shqetësuar për të ardhmen dhe fshatarët shpesh shkonin tek ai, duke shpresuar se do të mesonin çfarë mban e ardhmja e tyre.

Një mbrëmje po ecte përgjatë rrugës së hapur jashtë fshatit. Sytë e tij ishin të fiksuar në yje. Ai mendoi se pa atje që fundi i botës ishte afër. Ai humbi në mendimet e tij për të ardhmen. Ndërsa po vështronte yjet, vazhdonte të ecte pa shikuar poshtë. Papritmas, ai ra në një hendek të madh me baltë dhe ujë.

Ai filloi të fundosej në ujin me baltë, dhe duke u përpjekur të kapej në anët e rrëshqitshme të vrimës në përpjekjet e tij për t’u ngjitur. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte dhe u frikësua për jetën e tij, ai filloi të bërtiste për ndihmë. Thirrjet e tij për ndihmë i sollën fshatarët shumë shpejt.

Ndërsa e tërhoqën atë nga balta, njëri prej tyre tha: “Ju pretendoni ta lexoni të ardhmen në yje, por ju nuk e shihni atë që është nën këmbët tuaja! Kjo mund t’ju mësojë t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që keni para syve, dhe ta lini të ardhmen të kujdeset për veten”.

“Çfarë dobie ka,” tha një tjetër,” leximi i yjeve, kur ju nuk mund të shihni se ku jeni në tokë?”

Morali: Të gjithë duam që e ardhmja jonë të jetë e ndritshme dhe e lumtur, por koha nuk ndalet për askënd. Çdo e nesërme kthehet në të sotme, e tashmja juaj është gjithashtu një pjesë e të ardhmes suaj.

Gjithmonë ka një të ardhme për të parë dhe për të përmirësuar, por ju nuk mund të ktheheni në djeshmen. Pra, ruani ekuilibrin e jetës tuaj të tanishme gjatë punës për një të ardhme më të mirë.

Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe ka arsye se përse! Zbulimi i papritur i zotërisë natën kur parashikoi fundin e botës Read More »

Fati i syve që qëndisën flamurin

Nga Fiqri Shahinllari

 

Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim, pasion, imagjinatë krijuese…

Do të shtoja edhe disa “Që” të tjera, por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t’i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio, qëndistarja legjendare e Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares “hollake” e me trupin selvi? Sot ma k’ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njerëz për jetën e peripecitë e Marigosë…

Thanas Floqi, një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në  ditët e para të nëntorit 1912 së bashku me Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhendur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjerë. Duke u interesuar për të gjetur informacione te tjera lidhur me figurat e spikatura të Floqit të Korçës, mësova mjaft gjëra interesante. Përveç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojë të zezë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova se pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjetër, qëndistarja apo qëndistari i flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar se Marigoja ka lidhje me mbiemrin Floqi, nuk do të zgjatesha fare në hollësitë e mëposhtme… Marigoja në vitin 1912 ishte vetëm 20 vjeçe. Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1892, bijë e Papakosta Poçit dhe e Lenka Ballaurit. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e punë në Vlorë. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo kishte qëndisur për pajën e saj por ja ia dërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ritë e saj…. E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen edhe burrit më me peshë.

Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranë në gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër mësova që Marigoja kishte vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht. Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje i kish marrë më përpara dy vajzat dhe djalin e saj të vetëm po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishte verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetë ishte vetëm 40 vjeçe! A mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qenë shpuzë e flakë?!

Marigo Pozio

Marigo Pozio

Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi. Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranias, (Urania) më e vogël se ajo. Rania ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. (Motra tjetër, Angjeliqia, ishte gruaja e politikanit e kryeministrit Koço Kota). Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën vdiq pas 15 e ca vjetësh në katin përdhes, (sepse shtëpia ishte shtetëzuar), edhe vetë Urania. Po në atë kat përdhes, pas Uranisë vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siç shkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishte viktimë e thurjes së Himnit të Mbretërisë.

Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qënka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjerë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria” K.Floqi shkruan aty nga viti 1936 se “…flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” me duart e veta zonja Marigo mbi cohën e blerë te tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin”. Midis atyre që kanë dijeni mbi faktin, Kristo Floqi përmënd Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimën.

Kristo Floqi

Kristo Floqi

Marigoja ishte me origjinë nga Korça por, siç shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit otoman çifti u largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e saj hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjera atdhetare. Për t’u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar më përmasa ndërkombëtare.

Por më vonë, vec fatkeqësive familjare, sëmundja i mori sytë dhe u zhyt në varfëri. Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë…

Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as në kohën e Zogut, as në periudhën komuniste.

/gazetadita.al/

Fati i syve që qëndisën flamurin Read More »

Shtëpia e flamurit

Kjo është ndoshta e vetmja foto që tregon nga përballë shtëpinë, ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë. Nuk kam parë ndonjë fotografi tjetër të kësaj shtëpie, përveç një skice dhe një pikture. Nëse vërtet nuk ekziston një foto nga afër, kjo për mua është misterioze.

Në kohën kur u shpall pavarësia, kjo ndërtesë historike dykatëshe, e quajtur selamllëk, pjesë e sarajeve të mëdha të Vlorajve, ishte pronë e Xhemil bej Vlorës, nipit të Esat pashë Toptanit. Ajo ishte 70 metra e gjatë, kishte një ballkon përpara dhe pikërisht në atë ballkon u ngrit flamuri
Aq kuptim të veçantë ka kjo shtëpi në historinë e Shqipërisë, saqë ajo vërtet ia vlen të rikrijohet në formën e mëparshme dhe kjo do të kushtonte shumë më pak se sa ndërtimi i një pallati.

Saktësisht ajo ndodhej pranë vendit ku sot është varri i Ismail Qemalit me statujën e Flamurtarit.

Prapa saj ishte haremllëku, një ndërtesë e stërmadhe trekatëshe, që përdorej për jetën e përditshme: banim, gatim, rritjen e fëmijëve. Ekzistojnë disa foto të mira të haremllëkut, që është edhe shtëpia ku ka lindur Ismail Qemali.

Haremllëku trekatësh shpesh, dhe për arsye të pakuptueshme e ndoshta banale, ngatërrohet me shtëpinë dykatëshe ku u ngrit flamuri, edhe pse Eqrem Vlora, njëri ndër trashëgimtarët e hershëm të sarajeve, ka botuar një skicë të rrallë dhe me shënime që sqarojnë mirë e bukur çdo gjë.
ILIR IKONOMI

Shtëpia e flamurit Read More »

Njihuni me Karl Gega-jn, shqiptarin që gjendet varrosur afër Mozartit, Beethovenit dhe Schubertit…

Karl Gega karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo.

Gega ishte me prejardhje shqiptare. Eshtrat e Gegës janë të vendosura në varrezat monumentale të njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrellit.Carl (Ritter) nga Ghega-Karl Gega

Prindërit e Karl Gega-jt ishin me origjinë shqiptare, kjo dëshmohet edhe nga studiuesi dhe albanologu Kanadez Robert Elsie, kur thotë se prindërit e Gegës ishin me prejardhje shqiptare. Edhe dijetarët e tjerë e pranojnë faktin e prejardhjes së Gegës.

Meet Karl Gega, the AlbanianVarri monumental i Karl Ritter von Gega

Njihuni me Karl Gega-jn, shqiptar
Karl Gega studioi në Padova, Itali, ku në moshën 17 vjeç mori titullin Doktor i Shkencave Matematike. Karriera e tij si inxhinier filloi me ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësit në Venedik. Pastaj ai studioi shkencën hekurudhore në Angli dhe vende të tjera evropiane.

Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.Related image

Meet Karl Gega, the Albanian Hekurudha e trenit Semmering veper nga Karl Gega

Më 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektëve dhe Inxhinierëve Austriak inauguroi në Semmering, Austri, monumentin kushtuar projektusit dhe ndërtuesit më të famshëm të hekurudhës malore në botë, i cili hodhi poshtë një prej dogmës kryesore të shkencës inxhinierike angleze mbi pamundësinë e ndërtimit të hekurudhave malore; Karl Gega bëri të mundur ngritjen e trenit në një lartësi të paparë më parë – rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.Meet Karl Gega, the Albanian

Në nder të Gega-jt, rruga në qytetin austriak Vilach mban emrin e tij.

Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vienë nga pasojat e tuberkulozit. Ceremonia fetare u mbajt në Katedralen Kryesore të Vjenës, St Stephen (Stephansdom), dhe trupi u varros në varrezat Währinger në Vjenë. Në 1887, kur këto varreza u hoqën, sarkofag me eshtrat e Ghega u vendos në varrezat monumentale të njerëzve më të shquar të Austrisë, si Mozart, Beethoven, Schubert, Strauss, Brahms dhe Alois Negrelli./The Natural Albania/

Njihuni me Karl Gega-jn, shqiptarin që gjendet varrosur afër Mozartit, Beethovenit dhe Schubertit… Read More »

Himarioti Bartolomeo Mitres,që u zgjodh president i Argjentinës.!?

Bartolomeo Mitre ka lindur në Buenos Aires në një familje shqiptare, si një liberal, ai ishte një kundërshtar i Juan Manuel de Rosas, dhe ai u detyrua të shkonte në mërgim.

Ai punoi si ushtar dhe gazetar në Uruguaj si një mbështetës i Gjeneralit Fructuoso Rivera, i cili i ngriti gradën Bartolomeo Mitres në nënkolonel të Ushtrisë Uruguaiane në 1846. Mitre më vonë ndërroj disa shtete si në Bolivi, Peru dhe Kili dhe në vendin e fundit ai bashkëpunoi me ligj studiuesit e mërgimit argjentinas Juan Bautista Alberdi në periudhen e këtij të fundit, El Comercio e Valparaiso.

Sipas të dhënave, familja mitre kishte shkuar në Argjentinë nga Valencia dhe kishte origjinë greke, por sipas Llallës, përkatësisht kërkimeve të tija, familja Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.

“Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara”, ka shkruar Llalla.

Dhe ajo që dëshiron të thotë Llalla është se ai mund të ketë pasur prejardhje shqiptare.

“Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare,bibliografët shkruajnë se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres”, ka shkruar Llalla.

Monumenti në Buenos Aires

Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.

Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjinale e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.

Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek.20 nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.

Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth viti 1670 dhe emigruan si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.Karikaturat e Mitrit dhe Politikanëve të tjerë në 1889

Bartolome Mitre-PencilLowBartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aire për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.

Nga viti 1836-1839 studio në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën Toger. Gjatë kësaj periudhe botoj shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.

Në janar të 1841 u martuar me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.

Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.

Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buonas-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868.
Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.Portret i Mitrit  1895

Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën La Nacion, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike Historia de Belgrano dhe Historia de San Martin.

Në vitin 1893, Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoj që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj La Nacion udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.

Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, bibliografët shkruajnë se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grek. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres. /The Natural Albania/

Himarioti Bartolomeo Mitres,që u zgjodh president i Argjentinës.!? Read More »

Fëmijët jetimë të Çamërisë, prindërit e të cilëve u masakruan nga grekët (Foto)

Këta janë fëmijët shqiptarë nga Çamëria (1945-1946), prindërit dhe të afërmit e të cilëve u masakruan nga Ushtria nacionaliste greke ‘EDES’ e drejtuar nga Napoleon Zerva.

Këta fëmijë u rritën jetimë, pa nënë dhe babë. Fëmijët janë fotografuar pak pasi kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, të ushqyer keq e me rroba copa-copa.

Këta fëmijë janë të plakur sot, por kërkojnë drejtësinë prej kaq vitesh; pak erë Çamërie duan të ndjejnë, pak dashuri për muret, sokaqet e katundit ku lindën.

 

Fëmijët jetimë të Çamërisë, prindërit e të cilëve u masakruan nga grekët (Foto) Read More »

“Përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër” ! Habit historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Ai ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

E ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

“Përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër” ! Habit historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta Read More »