Histori

Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët ! Foto të rralla!

Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri. Por pak kush e di që atë rrugë e ka ndërtuar ushtria italiane 100 vite më parë. Në luftën e Parë Botërore, Italia pushtoi Vlorën dhe shumë zona të jugut të Shqipërisë. Ajo do të largohej vetëm në vitin 1920, falë luftës së armatosur të organizuar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar.

Por gjatë qëndrimit të italianëve në Vlorë, ka pasur disa ndërhyrje në infrastrukturë të cilat vendi i trashëgon ende sot. Italianët ndërtuan në mes të luftës rrugën e Qafës së Llogarasë. Më pas ata u investuan që rruga të lidhte Sarandën dhe Vlorën. Fotografitë e rralla në Arkiv Britanik tregojnë rrugën e sapo ndërtuar si dhe ndërtimin e disa urave në dalje të Vlorës në vitet 1917-1918.

Po ashtu, italianët nisën edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që mbeti në mes. Këto investime në infrastrukturë nga pushtuesit nuk ishin çudi, kjo për shkak se ndërtimi i tyre kishte avantazh ushtarak. Po ashtu, edhe mjaft investime të ngjashme bënë në veri edhe austro-hungarezët. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur i kohës dhe kishte shumë pak rrugë automobilistike.

Vetëm në qeverisjen e mbretit Zog u bë e mundur që Shqipëria të ketë një rrjet disi të mjaftueshëm, të cilin ende e trashëgojmë sot. Ironia më e madhe qëndron se që në hapat e para të shtetit shqiptar, rrugët kanë qenë problemi thelbësor dhe ende sot rrugët dhe infrastruktura në tërësi janë një dobësi e madhe e shtetit shqiptar. newsbomb

Rruga e Llogarasë, si u ndërtua për 100 ditë nga italianët ! Foto të rralla! Read More »

Cili ka qënë tërmeti më tragjik që ka goditur 10 vitet e fundit Shqipërinë?

Vendi ynë është goditur sot nga dhjetëra lëvizje sizmike që shkaktuan panik te qytetarët. Lëvizja më e fortë ishte e fuqisë 5.2 magnitudë, që ka shkaktuar dëme në disa shtëpi. Shqipëria është në një zonë sizmike, vendi ynë nuk ka pasur tërmete shkatërrimtarë të shumtë. Megjithatë, në histori janë regjistruar tërmete të forta që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617.Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë. Por cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë? 10 rastet që figurojnë në rekordet e “CatMonitor”. Nuk do ta besoni, por historia nis së paku në vitin 1851…

17 tetor 1851 Rajoni i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

Korrik-gusht 1855 Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

22 dhjetor 1919  Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

18 dhjetor 1920 Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

30 mars 1921 Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

27 gusht 1948 Nën Shkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1 shtator 1959 Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara, shkruan Javaneës. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

30 nëntor 1967 Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

15 prill 1976 Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

9 janar 1988 Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

Cili ka qënë tërmeti më tragjik që ka goditur 10 vitet e fundit Shqipërinë? Read More »

Kryeministri shqiptar që u pushkatua si tradhtar.Ja cili ishte amaneti i tij i fundit

Maliq Bushati lindi në Shkodër më 8 shkurt 1880. Prejardhja e tij është nga familja e njohur të Bushatlinjëve të Shkodrës.

Ai shkollën Ruzhdije në Shkodër ndërsa studimet e larta i kreu në Robert College në vitin 1910.

Bëri pjesë në Komitetin shqiptar të Stambollit. Është një nga themeluesit e Lidhja Kombëtare në Shkodër. Drejtoi gazetën Populli në Shkodër në vitin 1919.

Gjatë viteve të Luftës I Botërore u bë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki.

U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 dhe në vitet 1925-1937.

Bushati u bë ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943.

Më 15 shkurt 1946 Maliq Bushati (66 vjeç) ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi tek Kodra e Priftit, në Tiranë.

Trupi i tij u hodh në një varr pa emër. Bushati u arrestua nga forcat komuniste më 1946 në Shkodër. Një ditë më parë, më 14 shkurt 1946, Maliqi ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë e posaçme, së bashku me Lef Nosin dhe Anton Harapin nën akuzat për bashkëpunim me pushtuesin.

Urrejtja ndaj mbretit Zog bëri që në prill 1939, Bushati të shprehej në favor të pushtimit italian, dhe shërbeu më pas si ministër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit (një tjetër kundërshtar i Zogut).

Në një shkim të gazetës Standard (para pak kohësh), u botua rrëfimi i ish-sigurimit të Shtetit Koli Çobo i cili ishte i pranishëm në momentin e pushkatimit.

‘Kur pyeta Pater Anton Arapin se cila ishte kërkesa e tij e fundit, ai mu përgjigj: Dua një prift.

Atëherë unë i thashë që prifti për tu rrëfyer para vdekjes jam vetëm unë kështu që po deshe rrefeu.

Maliq Bushati më la amanet që të merrnin një napolon floriri që ia kishte borxh një personi dhe tia jepnin atë një personi tjetër që kishte ngelur borxhli.

Ndërsa kur pyeta Lef Nosin ai si gjithnjë tepër serioz duke hedhur sytë nga tre gropat ku do të varroseshin pas pushkatimit ma ktheu: Cila është gropa ime nga këto dhe hajde jepini fund e mos na lodhni shumë me budallallëqe.’-shkruhej në gazetë.

Kryeministri shqiptar që u pushkatua si tradhtar.Ja cili ishte amaneti i tij i fundit Read More »

Lexoni nga rrjedh emri Çezar, i cili shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe

Karroca me dy rrotë që shihet në foto, në gjuhën Shqipe quhet Çeze, dhe në kohën e Perandorisë Romake e që në realitet ishte e tëra Ilire.

Titulli më i lartë ishte Çezar e kur dikush e fitonte këtë titull Perandorak, ku në ditën solemne që gradohej si Çezar ishte vetem ai që e gëzonte këtë privilegj të ulej në çezën e punuar nga Ari.

Nga këtu vjen edhe emeri i titullit- ÇEZAR-.
është edhe diqka që e plotëson këtë spjegim, se në të gjitha trojet shqiptare kudo e ndegjon legjendën se diku nëpër shpella është e rruajtur Çezja prej Ari.

Lexoni nga rrjedh emri Çezar, i cili shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe Read More »

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri”!

Më poshtë një përbledhje e thënieve të Faik Konicsë, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.
Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.

Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.

Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.

Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.

A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri”! Read More »

Po i luan mendsh të gjithë! Historiani: Jezusi ka përdorur kanabis për të shëruar njerëzit

Jezusi dhe apostujt e tij mund të kenë përdorur vajin e kanabisit për të shëruar “bërë mrekulli”, sipas një historiani kontrovers.

Autori David Bienenstock pretendon se kanabisi ishte gjerësisht i disponueshëm në të gjithë Lindjen e Mesme 2.000 vjet më parë dhe njerëzit e asaj kohe e përdornin atë për të trajtuar të sëmurët dhe të pafuqishmit.

Vajrat e shenjta të vajosjes që përdoreshin në ditët e hershme të kishës së krishterë përmbanin kaneh-bosem, një përbërës që Bienenstock sugjeron se ishte një ekstrakt i kanabisit, shkruan ShkodraNews.

Ky ekstrakt, thuhet se ka ndihmuar në kurimin e njerëzve me sëmundje fizike dhe mendore shumë kohë para se ilaçet e para të prodhoheshin në masë.

Shumë historianë kundërshtojnë pretendimet e historianit, duke argumentuar se provat për ekstraktin e kanabisit ishin aq të dobëta sa nuk ia vlen të ndiqen.

Bienenstock, autor i një numri librash që inkurajojnë përdorimin e marihuanës, thotë se praktikat shëruese të bazuara në vajin e kanabisit ishin të zakonshme 2.000 vjet më parë.

Duke folur për “Daily Star”, ai tha se beson plotësisht në vetitë kuruese të vajit të kanabisit.

Bienenstock madje pretendoi se vetë Jezusi ka marrë kanabis.

“Vetë Jezusi u vajos dhe nëse vajosja përfshinte përdorimin e vajit të kanabisit, atëherë ai me siguri e përdori atë”, pohoi ai.

Po i luan mendsh të gjithë! Historiani: Jezusi ka përdorur kanabis për të shëruar njerëzit Read More »

Kush ishte njeriu që lindi brenda në Qabe

Po, ai është i vetmi njeri të cilin nëna e tij e lindi ne brendësinë e Qabesë. Një nderë i madh për të dhe për nënën e tij.
Kush është ai?

Emri i tij i plotë është Hakim ibn Hizam ibn Hevejlid ibn Esed ibn Abdu’uliz ibn Kasi ibn Kilab Ebu Halid El Kureshi el Esed.

Hatixhja r.a. gruaja e Pejgamberit tonë dhe nëna jonë, ishte halla e tij, ndërsa sahabiu i njohur Zubejr ibn Avam ishte djali i axhës së tij.

Ky sahabi ka jetuar 120 vjet, siç transmeton imam Buhariu: “Hakim ibn Hizam ka jetuar 120 vjet: 60 vjet në xhahilijet dhe 60 vjet në Islam.”

Si ka ndodhur kjo?

Një rast derisa Qabeja ishte hapur për vizitorët me rastin e një ceremonie, nëna e tij ishte shtatzënë dhe kur hyni në Qabe i erdhën dhimbjet e lindjes, u ul në mes të Qabesë dhe pas disa momenteve e lindi një djalë të shëndosh që e emërtoi Hakim.

Hakim ibn Hizam r.a. u bë një njeri i mrekullueshëm. Ishte i butë dhe i mëshirshëm si dhe një njeri fisnik. Ai ishte njëri prej të parëve të Kurejshëve. Para shpalljes Hakimi ka qenë shok me pejgamberin a.s. Ka qenë pesë vjet më i moshuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ata u shoqëronin së bashku dhe ndihmonin njëri tjetrin. Mirëpo, ato u afruan edhe më shumë kur i Dërguari i Allahut u martua me hallën e tij, Hatixhen r.a.

Kur filloi shpallja e Kuranit, shumë njerëz filluan të besojnë, megjithatë për çudi, Hakimi edhe pse ishte i mençur dhe i zgjuar, nuk pranoi fenë e shpallur nga Allahu i Madhërishëm. Kështu që, Hakim ibn Hizam, mbeti në besimin e tij të vjetër deri në çlirimin e Mekës.

Në vitin e tetë hixhri, kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. hyri në Mekë, tellalli i tij thërriste: Kush hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i sigurt, kush është pranë Qabesë dhe e dorëzon armën është i sigurt, kush hyn në shtëpinë e Hakim ibn Hizamit është i sigurt…

I Dërguari i Allahut ia dhuroi këtë nderë atij edhe pse ishte pabesimtarë. Ai e vlerësonte dhe e respektonte. Hakimi e pranoi Islamin me zemër të sinqertë dhe u pendua për të gjithë kohën që kishte lëshuar duke mos pranuar Islamin. Një ditë djali i tij e pa duke qarë dhe e pyeti për shkakun: “Qaj për shumë gjëra birim im. Gjëja e parë për të cilën qajë është mospranimi i Islamit qysh në fillim.”

Mesazhi i biografisë së këtij sahabiu të ndershëm

“Keni kujdes si ju kalon jeta juaj! Çdo minutë është një rast për punë të mira. Nëse nuk mund të bësh gjëra të mëdha, dije se dhikri është nga punët më të mira. Mos ndodh të pendohesh sikur Hakimi për të gjitha ato vite të kaluara në humbje. Mbaje mend, koha asnjë nuk do ta pres, ndërsa minutat e lëshuara nuk kthehen më!”

Kush ishte njeriu që lindi brenda në Qabe Read More »

Muri që është i mbuluar me 5,000 gjurmë dinozaurësh

Ky mur i lartë në Bolivi përmban gjurmë të vërteta të këmbëve të dinozaurëve, rreth 5,000 sosh për të qenë të saktë.Muri ndodhet 3 milje larg Sucre-së në Bolivi, dhe ai tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

I njohur si “Cal Orka”, muri i madh përmban 462 gjurmë të ndryshme të dinozaurëve prej tetë ose më shumë specieve të dinozaurëve.

Cal Orka është njëri nga vendet me kaq shumë gjurmë të ndryshme të dinozaurëve në këtë zonë kaq të vogël. A kishin aftësi dinozaurët që të ecnin vertikalisht në mur? Përndryshe si
do të vinin këto gjurmë këto?

Muri që është i mbuluar me 5,000 gjurmë dinozaurësh Read More »