Histori

Faik Konica: Populli shqiptar, një komb zotërinjsh

Vepra e fundit që po marrim në shqyrtim është “Dritëhijet e një diplomati” ARGETA LMG Tiranë 2016, 718 f. shkruar prej studiuesit Agron Alibali. Kjo vepër bie në sy për faktin se është e pajisur me një aparat shkencor të pasur, me foto të shumta, bibliografi, etj.

Natyrisht ky autor e ka pasur të vështirë të sjellë fakte dhe vlerësime të reja për jetën dhe veprimtarinë diplomatike të Konicës, pasi në veprat e rëndësishme që kemi recensionuar tashmë, janë sjellë gati në mënyrë shteruese shumica e aspekteve jetësore e mendore dhe mjaft nga bëmat diplomatike të këtij personaliteti. Me gjithë këtë vështirësi, mund të themi se edhe ky studiues ka mundur të gjejë aspekte të patrajtuara, si “Botëkuptimi kushtetues i Faik Konicës” (f. 583-626). Këtu Alibali me formimin që ka si jurist ka nxjerrë në dukje disa vlera të patrajtuara më parë për diplomatin dhe politikanin Konica.

Edhe pse Faiku nuk kishte marrë ndonjë shkollim ose kualifikim në fushën juridike, autori sqaron se formimi i tij i shumanshëm në fushat e shkencave shoqërore, filozofike, njohja e historisë së disa popujve, e psikologjisë dhe së drejtës zakonore të popullit tonë, bashkë me studimet autodidakte e ndihmuan atë të jepte mendime me vlerë në disa aspekte juridike në gazetën “Dielli”, në eseja e gjatë “Shqipëria – Kopështi shkëmbor në Europën Juglindore”, dhe nëpër letra të ndryshme.

Me interes është mendimi i Konicës lidhur me lashtësinë e Kanunit të Lek Dukagjinit, të cilin ia kishte treguar Shtjefën Gjeçovi të mbledhur në 2.000 faqe dorëshkrim gjatë vizitës që i kishte bërë Konica e At Fishta në Gomsiqe më 1913. Këtë kanun ai e quan: mendime juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, që “ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtej Kohës së Mesme” (f. 590), pra që në Antikitet.

Si njohës i zakoneve dhe i karakterit të popullit shqiptar, Konica e quante popullin e vet, ashtu si Franz Baron Nopcsa (baroni Franc Nopça (1877 – 1933), “komb zotërinjsh” që dallohet për: 1. Mikpritjen, 2. Besën, 3. Ndershmërinë, 4. Mëshirën ndaj të mundurve (koka e falur nuk pritet), 5. Paprekshmërinë e grave (Kanuni nuk lejonte marrje gjaku mbi gratë), 6. Të drejtën e Prejardhjes (sipas së cilës respektohet më shumë lashtësia e derës sesa titulli), 7. E drejta penale (sipas Kanunit të Lekës njiheshin vetëm tre dënime: I. Gjoba, II. Djegia e shtëpisë së fajtorit dhe III. Dëbimi nga fshati (dënim i ngjashëm me dëbimin nga Athina tek e Drejta e Solonit). Konica e vlerësonte Kanunin për mungesën e dënimit me burg dhe me vdekje. 8. E drejta familjare, ku theksohet përkushtimi i thellë ndaj prindërve dhe familjes.

Konica e quante Kushteturën “guri i themelit mbi të cilin mpshtetet tërë trupi politik i një kombi të lirë”. Ai besonte thellë tek Liria e individit, të cilën e përkufizonte si “e drejta e dikujt për të besuar, për të thënë, për të shkruar dhe për të bërë atë që dëshiron, por pa cënuar lirinë e tjetrit” (f. 594). Ai këshillonte të rinjtë e shkolluar në SHBA që shkonin për të punuar në atdhe, të dënonin dhunën që mbretëronte ende në Shqipëri dhe të luftonin për sundimin e së drejtës e cila duhej të bëhej “ideali i Shqipërisë moderne”.

Lidhur me sistemin e qeverisjes Konica ishte për një sistem qeverisës demokratik, sipas parimit: votë popullore – parlament i ndershëm – qeveri e ndershme dhe që të realizohej kjo, ai kërkonte që të stërvitej populli për përdorimin si duhej të armës që ka në dorë: VOTËS (f.599-600). Po kështu, studiuesi i vlerëson si të drejtë edhe mendimet e tjerë të Konicës lidhur me Pushtetin vendor dhe marrëdhëniet e tij me pushtetin qendror, mendimet mbi të drejtën ndërkombëtare, etj. Përsa i përket kushtetutës, Konica sugjeronte që Shqipëria duhej të mbështetej tek modeli i kushtetutës franceze.

Alibali i njeh Konicës edhe vlera lidhur me gjuhën juridike. Ky intelektual kishte qenë formuluesi i kanunores së Shoqërisë “Vatra” më 1912 dhe sugjeronte që gjuha juridike shqipe të ishte një e përbashkët dhe të pasurohej prej fjalorit të frëngjistes.

Si përfundim Alibali i njeh Konicës diplomat dhe politikan mjaft cilësi, si mirëinformimin, saktësinë, qetësinë, modestinë, fisnikërinë.

Një pjesë me vlerë në libër është dhe përpjekja e këtij autori për të gjetur librat e bibliotekës së Faik Konicës. Ai u përpoq ta ndiqte këtë çështje të cilën Ikonomi vetëm sa e vuri në dukje. Duke njohur një shkrim të sekretares së Konicës, Charllote Graham, ku përmendej fakti se Faik Konica kishte shprehur dëshirën që biblioteka e tij t’i dërgohej Bibliotekës së Shqipërisë (pra, Bibliotekës Kombëtare), Alibali nuk i sugjeroi shoqërisë “Vatra” që ta merrte përsipër nismën e grumbullimit dhe dërgimit të librave të Konicës, këtij ish kryetari të Vatrës, po iu fut vetë kësaj nisme.

Dikur i kishte marrë z. Antony Athanas dy libra të bibliotekës së Konicës. Pastaj shkoi te biblioteka e Vatrës në New York ku gjeti dhe katër libra të tjerë dhe u nis për Shqipëri ku bëri dorëzimet në Bibliotekën Kombëtare me një fare buje. Kur u kthye në SHBA u lidh me z. Paul Athanas, njërin nga djemtë e z. Antony Athanas dhe mësoi se ai ruante dhe 272 copë të tjera nga librat e bibliotekës Konica. Këto libra gjithashtu iu dërguan BK Tiranë dhe u bë mirë, por në studim nuk shkohet më tej. Nuk synohet për të gjetur se kush ka përgjegjësi për humbjen e më shumë se 2700 librave të kësaj biblioteke me vlera të jashtzakonshme intelektuale.

Zoti Alibali gjatë promovimit që i bëmë librit të tij këtu në Worcester MA, tha se ka në plan ta ripunojë këtë vepër dhe ta ribotojë. Për ta ndihmuar mendojmë se vlen t’i bëjmë disa sugjerime:

Së pari, libri është shumë voluminoz, sepse krahas kapitujve që merren me diplomatin Konica dhe gjetjen e disa librave të bibliotekës së tij, ka pjesë që janë konsumuar prej studiuesve të mëparshëm.

Së dyti,  studiuesi duhet të merret më shkurt me gjetjen e dërgimin e librave të bibliotekës Konica në Tiranë dhe të punojë për gjetjen e materialeve që ka pasur arka prej hekuri ku u futën dorëshkrimet e Konicës. Për historinë e letërsisë dhe për trashëgiminë koniciane, dorëshkrimet e veprave dhe të letrave të pabotuara, kanë më shumë vlera se librat që ai kishte lexuar e shfrytëzuar për formimin e tij dhe hartimin e eseve dhe artikujve të ndryshëm. Prandaj për këtë pjesë të trashëgimit konician nuk duhet heshtur kurrë. Jemi të sigurt se në atë arkë metalike ka pasur më tepër se katër dorëshkrime veprash, të cilat i përmendëm në fillim të këtij artikulli. Vetë Faiku kishte përmendur pas vitit 1924 se pasioni i tij kryesor ishte “të shkruarit letësi”, dëshmi kjo që tregon se ai ka hartuar dhe vepra të tjera letrare në vitet 1925-1942.

Së treti, e quajtura “HIJE” e Konicës në marrëdhëniet e tij me Nolin, kur ai e kritikoi Nolin për lidhjen e tij me të majtën komuniste në Europë dhe i kërkoi Departamentit të Shtetit që të mos lejohej Noli të hynte në SHBA; nuk duhet konsideruar si dobësi, si hije, e diplomatit Konica, por si qëndrim konseguent ndaj bindjeve të tij kundërkomuniste.

Sidomos sot, kur është bërë e qartë se si dështoi eksperimenti i Komunizmit, që i shkaktoi botës më shumë se 100 milion viktima, duhet të jemi të vendosur për dënimin e ideve dhe partive komuniste, si një e keqe e shoqërisë njerëzore, sidomos e vendeve ku u eksperimentua diktatura e proletariatit.

Së katërti, mungesa e korrespondencës së Faik Konicës si Ministër i Shqipërisë në Uashington në dosjet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, është bërë e qartë prej historianit Kastriot Dervishit. Kjo mungesë lidhet me tradhëtinë që kreu Enver Hoxha në dhjetor 1944 – janar 1945, kur Hoxha ua dorëzoi të dërguarve të Beogradit të gjithë materialet e arkivit të shtetit shqiptar të viteve 1922 – 1944 dhe ata morën pjesën e marrëdhënieve me jashtë. Pasojë e kësaj tradhëtie nuk ishte vetëm varfërimi i arkivit të Shqipërisë, por më keq akoma dhe burgosja e vrasja e 50 mijë shqiptarëve atdhetarë që jetonin në Jugosllavi, emrat e të cilëve shërbimi sekter jugosllav i nxori prej atyre materialeve. Në këtë libër është rasti të vihet në dukje kjo tradhëti e Enver Hoxhës.

Së pesti, libri duhet të shkarkohet nga kuriozitete të panevojshme.

Së gjashti, autori para se ta dërgojë për shtyp dorëshkrimin e veprës së ripunuar duhet të ndjekë rrugën e studiuesit Ilir Ikonomi: t’ua japë disa specialistëve për ta lexuar dhe vërejtjet e tyre t’i realizojë para dërgimit për botim.

Së shtati, studiuesi Alibali para se të fillojë nga puna për ripunimin e studimit të tij duhet të lexojë e vjelë me kujdes dhe t’i citojë arritjet e studiuesve Fotaq Andrea, Sabri Hamiti, Ilir Ikonomi, etj./njekomb

Faik Konica: Populli shqiptar, një komb zotërinjsh Read More »

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare, nga pollogu i Iliridës

Nga: Dr.sc.Ilmi Veliu

Me këtë rast i përshëndes shqiptarët po edhe  Mustafa Nano i cili, neve shqiptarëve të ngratë që me ,,hile,, të shumë Nanove, mbetëm jashta  kufive të Shqipërisë Londineze, e që Mustafa Nano na ka ofenduar e ttrishtuar me budallakitë e tia prosllave.

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmin e Skënderbeut, nga pushteti jugosllav  kam  qenë i denuar dhe kam vuajtur 4 vjet burg të rëndë në Idrizovë. Eshtë lehtë të jetosh e shkruajsh në Shqipërinë e Ramës e Kosovën e Hashimit  por  eshtë shumë vështirë për mua dhe prof. dr. Reshat Nexhipin nga Manastiri  që jetojmë, shkruajmë e punojmë në Maqedoninë e Ali Ahmetit. Edhe Nanos do ti luhej nëna po të kishte shkruar një lloj teze të këtillë në kohën e monizmit. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që Mustafa Nano nuk ka mundur e as që din ti analizoi sepse ai nuk eshtë historian por gazetar i thjeshtë.

1.Gjon Muzaka, bashkëkohas e bashkëluftëtarë i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë së Shqipërisë në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend  nënën e Gjergjit, Vjosavën dhe në asnjë moment nuk thotë se ishte me origjinë serbe,bullgare, sllavomaqedone, greke,malazeze…….

Së pari, kur flet për babanë e Skënderbeut, thotë se Gjon Kastrioti me Vjosava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se  nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Vjosava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Vjosavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga Vjosava dhe Giovani (prindërit Vjosava e Gjoni) e cila ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut. Muzaka në asnjë vend nuk përmend se origjina e sajë ka qenë sllavomaqedone, serbe,greke,bullgare. Ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu ka qenë pjesë e Dardanisë dhe gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptarë dhe edhe sot vazhdon të jetë 99% shqiptar. Sërbia pas 1920 ka sjellur dhe ka vendosur kolonë serbë por ata janë në pakicë.

  1. Burimi i  dytë ku përmendet nëna e Skënderbeut,  është vepra e Marin Barletit, i cili eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut. Ai duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij quhej  Vjoisava, e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda, i cili ishte princ dhe sundimtar i krahinës së Pollogut.

Sipas njohurive dhe fakteve që kam mbëledhur krahasuar e analizuar, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit. Dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti  e zëvendëson babin e tij dhe vjen nëkrye të principatës së Kastriotëve, ata kan pasur pasuri të pa tundëshme edhe në krahinat Dibrave. Në atë kohë,fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me vajzën e princit të Pollogut Vjosavën.

Njohuritë e këtilla ne i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut. Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se Pollogu të biente nën sundimin osman. Mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente si zotëri i Pollogut përmendet princi me emrin – Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Vjosava. Nuk ka pasur as djalë e as vajzë tjetër.

Gërgurin si zotëri e princ të Pollogut e përmend në një shkrim të tij edhe  eromonahu  Mihajli nga Leshka e Pollogut që ka qenë në vitet 1366-1371.

Ivan Ivanov, Bllgarski starini, 1990, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371,te Beteja e Maricës, me Maqedoninë lindore (Strumica, Gjevgjelia,Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij Krali Marko, si vasal i Sulltanit. Sundimtari i Pollogut-Gërguri, thotë ai, ka bashkëpunuar me Krali Marko dhe vazhdon tu kundërvehet turqëve dhe të vazhdoi të sundoi edhe mëtej me krahinën e Pollogut.

Boban Petreski nga Universiteti i Shkupit kur flet për Vjosavën thotë se mbiemri i sajë Tribalda përcakton përkatësinë  aristokrate dhe shtetrore të shteteve mesjetare dhe jo përkatësinë  etnike. Sipas këtyre të dhënave dhe duke e analizuar vetë emrin e babit të sajë, princit Gërgur, mund të vimë në përfundim se ky emër ka origjinë shqiptare dhe jo sllave- Gur Guri; Gjergj Guri, dhe mund të themi se është emër  personi-Gur dhe mbiemri i tij Guri…..Gur Guri ose Gjergj Guri.

Mbiemri shqiptarë Guri është përdorur nga shqiptarët në Mesjetë por eshtë i përhapur  dhe përdoret edhe sot anë e kënd trojeve shqiptare. Sado që të kërkoi dhe hulumtoi Mustafa Nano nuk do të mund të hasë ndonjë sllav apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare,Gërguri,te Gërgurt…..si që janë Krasniqët, Berishët,etj.

Dhe me plotë të drejtë mund të themi se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë,Thopiaj, Shpatajt, Ballshajt, Kastriotët, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre dhe ne mendojme se edhe babai i Vjosavës, Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me shkupin bien nën sundimin Osman.

Ky shkrim është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me polemikën që kemi pasur me historianin sllavomaqedon të Universitetit të Shkupit,  Boban Petreski, ku unë, para komisionit të udhëhequr nga ai, me fakte historike dhe në mënyrën më shkencore arrita ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij.

Mua të ngratit asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë shumë të madhe shkencoro-historike, kundër serbëve e sllavomaqedonëve, do të duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër Mustafa Nanos i cili mund të ketë edhe origjinë sllave e që mua nuk më pengon aspak.

Mustafa Nano si duket e njeh mirë gjuhën sllavomaqedone sepse përrallat e tia i ka mbështetur  vetëm në shkrimet shovene antishqiptare sllavomaqedone po edhe serbe. Nëna e Kastriotit, nga shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar si sllave me emrin Voisllava, e që në latinishten dhe sllavishten e vjetër deshifrohet e lexohet si Vjosava.

Se emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava,(dmth sllave ) kam marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.XVIII  ku emri i nënës se Skënderbeut është deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është  edhe një letër e shkruar nga   eremonahu  Mihajli nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është  i shkruar në  sllavishten e vjetër në vitin  1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se  ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,,  të Pollogut na ka lënë një shënim  për Vjosavën, të binë e mbretit të pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,,  një pyllë të madh me lisa,,. (“Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd,1982)

Profesori im i nderuar dhe kundërshtari im shumë i madh rreth origjinës së nënës së Skënderbeut, Boban Petreski, duke hulumtuar burime të shumta si; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, që të jetë sa më i fuqishëm në tezën e tij, se Vjosava eshte me origjinë sllave,  më bëri një shërbim shumë të madh dhe unë  nuk duhej të lodhem edhe aqë shumë por vetëm të analizoj burimet që i kisha në disponim nga ai e të cilat burime tash mundet ti analizoi edhe Mustafa Nano.

Në bazë të burimeve, ai ka vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe familjes së sajë dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe babai Gërguri i kan takuar fisit të Tribalëve i cili fis ka qenë thrrakas dhe asnjiherë nuk është shtrirë në Pollog.

Dhe ne, si që e analizuam dhe e deshifruam emrin Gërgur, nëpër mes të shqipes mund ta deshifrojmë edhe mbiemrin Tribalda e që ka për kuptim token e lagur, ,,te balda,, ,,tri baldat,, te rruga e baldës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendëbanimet shqiptare dhe ne të shumtën e rasteve janë përdorur edhe si mbiemra vetëm tek shqiptarët.

Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, vërtetohet  se ajo ka qenë me origjinë shqiptare, sepse mbiemri i sajë mund të deshifrohet dhe spjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që bie Petreski e që e ka marrë për bazë edhe Nano, ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por ajo nuk i ndihmon as Petreskit e as Nanos, sepse emri Gërgur nuk është i origjinës sllave dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur nga sllavët. Edhe sot në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gorgurnicë,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri… ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

Ja  edhe disa  burime Osmane që i kam gjetur e përkëthyer në Arhivin e Stambollit e që Petreskit e Mustafa Nano nuk i kan për zemër dhe nuk i pranojnë.

Oruç Bin Adil

Është autor i njerës nga historitë më të vjetra  të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër shqiptarit (arnautit) Iskender, në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni,Greqi ose Serbi.

Në faqe 115, tokat shqiptare  Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “I  biri i Evrenoz Beut, thotë ai,  mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhijtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve që mbrohej nga shqiptari Iskender”

Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Mbreti i shqiptarëve Iskenderi u arratis…”.  Në original është  “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari (mbreti) i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin.

Në faqe 123 Oruç potencon se  “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin  Shqiptarë, dhe  sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta merrte  atë sepse mbrohej nga shqiptarët të komanduar nga Iskenderi….”.

Nga kjo kuptojmë se përveç “Juvan Ili” (tokes së Gjonit ose Principatës së Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e që përmenden si Vilajeti i Shqiptarëve (arnavud vilajeti).

Kronikat Anonime Osmane.

Është fjala për veprën me titull “Tevarih El Osmaan” e cila përmbëledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Këto kronika janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.

Faqe 65, përmenden tokat e Gjon Kastriotit si toka shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II  ….bëri një luftë të madhe ku sulmoi tokat dhe kështjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fetëhun Etedin).

Edhe kronikat anonime osmane, Skënderbeun e quajnë si  “Mbreti i shqiptarëve”.

Faqe 70: “Sulltan Murati kreu fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjonit) dhe vilajeteve tjera shqiptare”. Dmth principatave tjera shqiptare.

Faqe 125, “Shqiptarët në tokat e tyre kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve. Rrugët ishin aq të pakaluara sa edhe sorrat nuk mund të fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do të mund të hynte në tokat e tyre”.

Faqe 126. ,,Kur sulltani iu drjtua vendit të shqiptarëve, Iskenderi u arratis nga Durrësi në drejtim të frengut (Italisë),,. Këtu bëhet fjalë për momentin kur Skënderbeu shkoi në Itali për të kërkuar ndihmë dhe ata nuk e ndihmuan.

Edhe njëherë më duhet të potencoj se shkrimi eshtë berë kryekëput kundër tezave sllave, ku potencohet se Skënderbeu ishte me origjinë serbe dhe se nëna tij ka qenë me origjinë sllavomaqedone; dhe ky shkrim plotësisht vlen edhe kundër Mustafa Nanos se edhe tezat e tij janë të bazuara kryekjëput në ata sllav.

Autori është specialist i periudhes së Kastriotit

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare, nga pollogu i Iliridës Read More »

Kristo Frashëri: Si u krijua emri etnik i shqiptarëve?

Kur në shek. XI u shfaq emri albanë (αλβαvoι) dhe arvanitë (αρβαvιται) nuk kishte vështrim etnik, por ishte, sikurse u tha, emri i krahinës Arbëni/Arbëri (Arbanon), që shtrihej në Shqipërinë e Mesme me qendër Krujën. Pas shek. XI filloi përhapja e apelativit Arbëni, Arbëri, Albani edhe në viset e tjera ku banonin shqiptarët. Faktori që përcaktoi shtrirjen e emrit ishte po ai që përcaktoi shfaqjen e tij në shek. XI – në fillim bashkësia politike dhe fetare dhe më vonë bashkësia politike dhe gjuhësore.

Sikurse u tha, emërtimi Arbanon ishte në origjinë emri i trevës rreth e rrotull Krujës, e cila deri kohët e vona e ruajti të paktën në Kurbin, emrin historik Arbëni. Ishte pra, njësoj si emrat e krahinave të tjera të vendit Polati (Pulti), Kunavia (Martaneshi), Crnika (Çermenika), Trafandena (Mirdita), Matia, Dibra, Skuria, Tamadea, Benda, Mokra, Skrapari, Malakas, Mazarek etj.

Peshkopata e Krujës e krijuar sipas traditës në fillim të shek. VII194, ishte në shek. XII fqinje me peshkopatën e Lisit, që shtrihej në Mat e Mirditë, dhe me peshkopatën e Stefaniakës, që përfshinte krahinat e Tamadhesë e të Bendës. Pra, ishte krijuar bashkësia fetare në shkallë krahinore.

Më 1166 Arbanoni kishte një prior (Andreas prior Arbanensis) dhe një peshkop katolik (Lazarus episcopus Arbanensis). Titulli “prior” i qeveritarit tregon autonominë e krahinës; mbiemri i primarit të dioqezës sqaron kufijtë e saj. Të dyja së bashku tregojnë se konsolidimi dhe shtrirja e emrit Arbanon për territorin dhe arbanit për banorin, erdhi si pasojë e konsolidimit dhe e shtrirjes së komunitetit politik e fetar arbanit që ishte formuar në shekullin e mëparshëm.

Dinamika e përhapjes në shekujt e mëvonshëm e emrit Arbanon, Arbanum, Albania është me interes. Kjo duket sidomos gjatë ekzistencës së Principatës së Arbërisë që shfaqet në burimet historike të fundit të shek. XII. Gjatë sundimit të arkondit Progon, emërtimi Arbanon u shtri në veri përtej Matit dhe Trafandenës deri në krahinën e Pultit.

Po ashtu gjatë sundimit të arkondit të madh Dhimitër Progonatit u shtri nga ana jugore në viset e Kunavisë e të Cernikut deri në luginën e Shkumbinit. Shtrirja e këtij emërtimi përtej kufijve të Arbanonit historik mund të shpjegohet fare mirë me përfshirjen e këtyre krahinave në komunitetin politik e fetar të shtetit të arbanitëve, i cili u formua nga shkrirja në të e katërmbëdhjetë bashkësive krahinore.

Ky fenomen vihet re edhe gjatë gjysmës së dytë të shek. XIII, kur Karli I Anzhu i grumbulloi në vitin 1271 territoret e pushtuara në Shqipëri në një formacion të vetëm politik – në “Mbretërinë e Albanisë” (Regnum Albaniae) me kufij më të gjerë nga ç’kishte principata arbanite në kohën e arkondit të madh Dhimitër Progonatit. Po në këtë kohë sovrani anzhuin i detyroi dioqezat kishtare të territoreve të pushtuara të kalonin në katolicizëm. Pavarësisht se “Mbretëria e Albanisë” ishte një pjellë e dhunës së armatosur të feudalëve anzhuinë, për shkrimtarët dhe kancelarët e shek. XIII ajo formonte një komunitet politik e fetar më vete.

Sipas mendësisë mesjetare, banorët katolikë të këtij komuniteti politik u konsideruan anëtarë të kombësisë arbanite/ albanite.

Si pasojë, emërtimi Albanum, Albania u shtri në shek. XIII që nga lumi Drin i bashkuar në veri deri në Kaninë në jug, që nga brigjet e Adriatikut në perëndim deri në Drinin e Zi në lindje. Banorët jokatolikë të kësaj mbretërie nuk u përfshinë në gjirin e kombësisë arbanite, albanite. Pavarësisht nga gjuha amtare, shqiptari ortodoks ishte, për shkak të traditës shumëshekullore, “romaios” për bizantinët, “graecus” për anzhuinët. Kur Karli I D’Anzhu shkruante: “armiqtë tanë grekë”, e kishte fjalën për bizantinët. Por kur në 1274 shkruante se Durrësin e kishin rrethuar kryengritësit “albanitë dhe grekë” (albanenses et greci), ai nënkuptonte me këta dy apelativa shqiptarët katolikë e ortodoksë, mbasi ekzistenca e fshatarëve të gjuhës greke në zonën e Durrësit nuk vërtetohet dokumentarisht. Në fillim të shek. XIV me arbanit/albanit, kuptohej gjithnjë shqiptari katolik.

Që në shek. XIII në qarqet e njerëzve të ditur bizantinë të Perandorisë së Nikesë u shfaqën shenjat e para të një koncepti të ri mbi kombësinë, i përcaktuar jo si më parë nga komuniteti politik e fetar, por nga ai gjuhësor e fetar. Si pasojë e këtij koncepti të ri, nga gjiri i kombësisë “romaios” filloi të shquhej “heleni”, shtetasi bizantin ortodoks greqishtfolës.

Me zhvillimin e mëtejshëm të këtij botëkuptimi të ri, shqiptari ortodoks filloi të dallohej nga heleni ortodoks, sepse u takonin dy komuniteteve gjuhësore të ndryshme. Por, nga ana tjetër, shqiptari ortodoks mbeti përsëri i dalluar nga shqiptari katolik, sepse bënin pjesë në dy komunitete fetare të veçanta. U krijua kështu terreni për daljen e një emri të përbashkët për gjithë shqiptarët ortodoksë.

Prodhimin e parë të konceptit të ri duket se e ndeshim te shkrimtari bizantin i shek. XIV. G. Paclymeres, i cili duke folur për banorët e Eprit të Ri përdor në një rast emrin albanitë (αλβαvoι), në një rast tjetër emrin ilir Ιλλυριοί.  Më vonë krahas apelativit albanit doli në shesh emri epirot. Në disa raste, kundrejt epirotit që kishte tingull të lashtë historik, emri i albanitit u zëvendësua me atë të makedonit, gjithashtu me tingull të lashtë historik: për analogji Makedonia u bë emër i dytë i Albanisë (Macedonia sive Albania).

Ndikoi në këtë mes fakti se në shekujt e parë të erës sonë provinca e Epirit të Ri me qendër Durrësin, ku bënte pjesë edhe krahina e Arbanonit, u quajt për disa shekuj Provinca e Maqedonisë së Dytë. Në këtë mënyrë, banorët e hapësirës gjuhësore shqipe u quajtën nga të huajt epirotë dhe albanitë (Epirotes et Albanenses) ose epirotë dhe makedonë (Epirote et Macedones).

Por konsakrimi i dy emërtimeve të veçanta etnike për shqiptarët e dy riteve fetare të ndryshme, nuk mori formë të prerë, siç ndodhi te sllavët e jugut, midis kroatit katolik dhe serbit ortodoks. Pa dyshim ka luajtur rol, në masën e vet, fakti se në viset e banuara nga shqiptarët ortodoksë nuk u krijua ndonjë komunitet politiko-fetar i veçantë që t’i kundërvihej komunitetit politik-fetar katolik të Arbanonit. Arsyeja kryesore duhet kërkuar te toleranca fetare, karakteristikë e shqiptarëve të të gjitha kohëve. Këtë e ka konstatuar M. Šufflay kur thotë: “në Kohën e Mesme fanatizmit fetar të shqiptarëve mezi i gjenden gjurmët”.

Shkurt, folësit e gjuhës shqipe të krahinave të ndryshme nuk bënin nga pikëpamja etnike dallim midis bashkatdhetarëve të feve të ndryshme. Kjo veçori ndikoi në lindjen e një emërtimi të përbashkët për mbarë shqiptarët, pavarësisht nga ritet e tyre fetare.

Shprehësit e parë të këtij emërtimi të përbashkët janë përsëri shkrimtarët bizantinë. Megjithatë, zgjedhja e emrit të përbashkët nuk ishte që në fillim e njëjtë. Te shkrimtari i shek. XIV N. Gregoras, duket se ndikoi tendenca savante arkaizuese mbasi ai shqiptarët pa dallim feje i quajti ilirë. Bashkëkohësi i tij, J. Kantakuzeni, i quajti albanë, sepse, sipas tij, pasardhësit e ilirëve qenë tribalët (serbët). Në shek. XV u quajtën albanë nga Halkokondili, nga Duka, nga Sfrantzes, kurse ilirë, siç është thënë, nga Kritobuli.

Megjithatë, koncepti i ri i kombësisë nuk triumfoi plotësisht as gjatë shek. XV. Duken ende shkrimtarë apo kancelarë, kryesisht nga bota perëndimore, të cilët shkuan pas konceptit gjuhësor-fetar. Duke mos u shkëputur dot nga mendësia tradicionale mesjetare, ata e kishin vështirë t’i konsideronin si gjymtyrë të një kombësie të vetme të gjithë banorët që flisnin në të njëjtën gjuhë, që jetonin në të njëjtin territor, por që u takonin dy riteve të ndryshme fetare. Kështu shpjegohet përse në disa akte të huaja të shek. XV flitet ende për albanitë dhe epirotë ose për makedonë dhe epirotë, si për dy etni të ndryshme.

Për shqiptarët, të dyja këto emërtime u veshën me të njëjtin kuptim etnik. Ata e identifikonin veten edhe me arbanitë, edhe me epirotë. Dëshmitar i parë është vetë Skënderbeu. Në korrespondencën e vet me kancelaritë e huaja, ai nënshkruante “Zot i Arbërisë” (Dominus Albaniae), bashkatdhetarët e tij i quan “albanë/arbër” (albanenses, albanesi). Përkundrazi, në letrën e përmendur që i drejtoi më 31 dhjetor 1460 princit të Tarentit, J. A. De Orsinis, ai shkruante: “Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë” (se le nostre croniche non mentino, noy in chiamamo Epiroti).

Dëshmitar i dytë është Marin Barleti. Humanisti shkodran i përdor të dy emërtimet etnike, pa bërë dallim midis tyre. Ai i quan arbër (albanenses) si shqiptarët që banonin në Arbëri apo Epir, ashtu dhe ata që kishin zënë vend në Peloponez. Njëkohësisht i cilëson epirotë (epirotes) jo vetëm krutanët e dibranët, por edhe zotërit feudalë të malësive veriore si Lekë Dushmanin e Pjetër Spanin.

Vetë Skënderbeun e quan zakonisht epirot, në disa raste e cilëson arbër, por preferon t’i japë titullin “Princ i Epirotëve” (Epirotarum Princeps). Nganjëherë M. Barleti flet për arbër dhe epirotë si për dy grupe të ndryshme etnike, por këto raste të rralla duhen parë si gjurmë pa jetë të koncepteve të vjetra që jetojnë në mënyrë të pandërgjegjshme edhe për disa kohë nga forca e traditës. Dëshmitar i tretë është Gjon Muzaka, i cili gjithashtu i përfshin të gjithë shqiptarët pa dallim feje, në një emër të përbashkët: i quan albanesi, gjuhën e tyre lingua albanese, kurse emrin epirot nuk e përdor asnjëherë.

Mund të thuhet se në shek. XV me albanë dhe epirotë nënkuptoheshin banorët e hapësirës gjuhësore shqipe; se përmbajtja e tyre gjuhësore-fetare e kishte humbur fuqinë e saj; se për vetë shqiptarët ato ishin veshur me të njëjtin kuptim etnik; se në shumicën e rasteve shqiptarët njiheshin edhe jashtë Shqipërisë me një emër të vetëm etnik, pavarësisht se ekzistonin ende qarqe të huaja, të cilat e ruanin ende konceptin gjuhësor-fetar mbi kombësinë, emërtimi albanitë po fitonte vazhdimisht terren.

Në shek. XV emërtimi Arbëri (Albanum, Albania) ishte shtrirë në një hapësirë gjeografike më të gjerë se ajo që pati arritur gjatë “Mbretërisë Anzhuine”. Nga ana veriore më 1429 Tivari në bregdet, më 1430 Lushtica pranë Kotorrit, më 1442 Podgorica, quhen qytete të Arbërisë, de Albania. Nga ana jugore Vlora cilësohet si dhe në kohën anzhuine qytet në Arbëri (Valona in Albania). Nga juglindja, sipas një akti raguzan të vitit 1390, Kosturi quhej pjesë e Arbërisë, Castoria de partibus Albaniae.

Shtrirja e emërtimit Albanum, Albania në këtë hapësirë gjeografike mund të shpjegohet me po ata faktorë që përcaktuan shtrirjen e dikurshme të këtij emërtimi nga kufijtë e ngushtë të mesit të shek. XI në kufijtë e gjerë të fillimit të shek. XIV. Konkretisht, mund të shpjegohet me shtetin e Balshave që u formua gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV. Në fillim, brenda kufijve të këtij shteti u përfshinë territore shqiptare e sllave. Pra, Balshat mbështetjen kryesore politike e gjetën te popullsia shqiptare. Më 1369, me kalimin e tyre në anën e Kishës Perëndimore, lidhjet me sllavët ortodoksë u dobësuan edhe më tepër, kurse komuniteti politik e fetar me shqiptarët katolikë u forcua edhe më tej.

Si rrjedhim i këtyre lidhjeve, në vitet ’70 Balshat filluan të shtriheshin në jug, drejt krahinave shqiptare, duke arritur më 1372 në vijën Vlorë–Berat–Kostur. Në veri humbën krahinat sllave, duke u tërhequr afërsisht në vijën Tivar–Podgoricë–Prizren. Në këtë mënyrë ky komunitet politik fetar mori dalëngadalë karakterin e një komuniteti shqiptar e katolik. Rrjedhimisht, edhe titulli i sundimtarëve Balsha u ndryshua nga sovranë të Zetës (Dei Gratia dominus Zetae), në sovranë të Arbërisë – Gjergj II Balsha “Zot i Arbërisë” (Arbanaskim Gospodinum), “Princ i Arbërisë” (Princeps Albaniae). Pra, Albanum, Albania u shtri në veri vetëm në viset shqiptare dhe katolike që hynë në shtetin e tyre.
Si përfundim, emërtimi Albanum, Albania, duke filluar nga shek. XI u zgjerua vazhdimisht duke shtyrë më në jug emrat Epir dhe Romania dhe më në veri emrat Dioklea dhe Sklavonia dhe arriti në shek. XV atje ku e çoi përçuesi i vet historik – faktori politik shtetëror shqiptar dhe jo ekspansioni i supozuar i shqiptarëve, siç mendojnë pa të drejtë disa historianë, ndër të cilët J. G. von Hahni dhe G.Stadtmülleri.

Në lidhje me territoret që shtriheshin në jug, pika më delikate qëndron te çështja nëse emërtimi Epir kishte ose jo një përmbajtje etniko-gjeografike. Sipas mendimit tonë, çështja zgjidhet sapo të sqarohet përkatësia etnike e epirotit dhe në vështrim më të gjerë karakteri etnik i Epirit të Vjetër.

Me epirot mund të nënkuptohej, të paktën në shek. XV, shqiptari që banonte në Epir. Për të sqaruar përkatësinë etnike të banorit të Epirit të Vjetër, mund t’u referohemi drejtpërdrejt shkrimtarëve dhe kronistëve greko-bizantinë që nuk e përdorin fare termin epirot. J. Kantakuzeni gjatë përshkrimit të ngjarjeve që ndodhën në territorin e Epirit gjatë gjysmës së parë të shek.

XIV quan albanë banorët që jetonin në afërsitë e Beratit e të Kaninës, në krahinat e Devollit e të Kolonave, në rrethet e Pogonianit e të Libisdës, në afërsi të Ohrit dhe gjetkë, të cilët dihet se praktikonin ritin bizantin. Nga “Kronika e Janinës” mësojmë se banorët e trevës së Përmetit ishin mazarakët; të Dropullit e të Delvinës: zenevistët; në rrethin e Janinës: malakasët, të cilët sipas mendimit të përgjithshëm të historianëve, qenë shqiptarë.

Që viset bregdetare të Jonit banoheshin nga shqiptarë, na e thotë shkoqur Kritobuli dhe na la të nënkuptojmë Halkokondili. Prania e shqiptarëve në krahinat lindore të Epirit të Vjetër provohet nga fakti se në vitin 1330 ata thyen një çetë të kompanisë së madhe katalane në Gardhiq të Janinës që kishte kaluar Pindin dhe po plaçkiste Epirin. Nga njoftimet që jep Kantakuzeni dhe nga ato që ndeshen në “Kronikën e Janinës”, mund të nxirret lehtë konkluzioni se banorët e Epirit në shumicën dërrmuese qenë shqiptarë, përderisa siç vinte re me të drejtë J. G. Hahni, fituan në luftë kundër grekëve dhe serbëve.

Ne do të shtojmë me këtë rast se formacionet shtetërore shqiptare që u krijuan në territoret e Epirit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV dhe në mënyrë të veçantë ekzistenca për një kohë të gjatë e despotatit shqiptar të Gjin Bua Shpatës, i cili u përmbys vetëm nën goditjen e vërshimit osman, na japin në dorë dy elemente të rëndësishme në favor të problemit që kemi në diskutim. Nga njëra anë, provojnë se shqiptarët, të cilët u bënë bartësit etnikë të këtyre formacioneve shtetërore në luftë kundër pushtetit bizantin dhe serb, përbënin masën kryesore të popullsisë së Epirit. Nga ana tjetër, komuniteti politik-gjuhësor, që u formua nga këto formacione shtetërore shpjegon arsyen përse shqiptarët dalin në Epir me emrin e tyre etnik pikërisht në burimet historike të kësaj periudhe dhe jo më parë. Me këtë përbërje etnike, emërtimi gjeografik Epir u vesh për shumicën e shkrimtarëve dhe kancelarëve të Mesjetës së mëvonshme, me një vështrim etnik shqiptar.

Për shqiptarët u sanksionuan kështu në shek. XIV–XV dy emërtime etnike: arbër dhe epirotë. Në këto dy emërtime nuk u përfshinë viset e banuara nga shqiptarët që ndodheshin jashtë kufijve të emërtimeve Arbëri dhe Epir. Është fjala kryesisht për territoret e Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë) dhe të Maqedonisë Perëndimore, vendbanimet e dikurshme të dardanëve, paionëve dhe lunkestëve ilirë. Fakti që shqiptarët nuk përmenden me emrin e tyre etnik si banorë të këtyre viseve ose përmenden rastësisht në burimet historike mesjetare jo më parë se në shek. XIV, mund të shpjegohet, si dhe për pjesët e tjera të Shqipërisë, jo me mosqenien e tyre në ato vise, por me konceptin mbi kombësinë që kishin shkrimtarët dhe kancelarët mesjetarë.

Meqenëse këto vise qëndruan në mënyrë të pandërprerë nën sundimin bizantin, dukljan, serb apo bullgar dhe nuk arritën të grumbullohen në ndonjë formacion shtetëror shqiptar, është e tepërt të pretendohet që ata të shfaqeshin në burimet historike me emrin e tyre etnik. Përpjekjet që janë bërë për t’i zbuluar shqiptarët e këtyre viseve me anën e toponomastikës dhe onomastikës, as kanë dhënë, as mund të japin rezultat për shkak të tendencës së theksuar që kanë pasur sllavo-jugorët mesjetarë për t’i sllavizuar në masë jo vetëm emrat e vendeve që pushtonin, por edhe emrat e vendeve që pretendonin. Emrin etnik të shqiptarit në trajtën “arbanas” ne do ta ndeshim si banorë të këtyre viseve vetëm atëherë kur ai nuk kishte njërin nga të dy komponentet e konceptit mesjetar mbi kombësinë – ose bashkësinë politike ose bashkësinë fetare, me serbët ose bullgarët, praktikisht vetëm po të mos ishte më ortodoks.

Nuk është pra e rastit që “arbanasët” përmenden për të parën herë në burimet mesjetare të shek. XIV pikërisht në ato zona (në rrethet e Shkupit e të Prizrenit), ku dihet se u përhap në një masë të kufizuar katolicizmi – si frekuentues në Pazarin e Manastirit të Shën Gjergjit pranë Shkupit, si barinj, bujq e ushtarë në krahinën e Tetovës, si fshatarë në feudet e manastirit të Kryeëngjëjve të Prizrenit, si bujq në analet e manastirit të madh të Deçanit, kurse gjurmët e tyre i gjejmë gjithnjë në shek. XIV dhe jo më parë, në Dalmaci, në Bosnjë, Hercegovinë.

Fakti që shënojnë L. Thalloczy, K. Jirečeku dhe M. Šufflay se deri në kohët e vona, në sllavët e Dalmacisë e të Malit të Zi, me “arbanas” kuptohej vetëm shqiptari katolik, ndihmon në konkluzionin tonë se shqiptari ortodoks, i cili banonte në territoret e përfshira për një kohë relativisht të gjatë brenda kufijve të shteteve serbe ose bullgare, konsiderohej thjesht “serb” ose “bullgar”. Në këto rrethana, problemi i përkatësisë etnike të banorëve mund të sqarohet vetëm me defterët osmanë të shek. XV–XVI që u përkasin sanxhakëve të Kosovës, Metohisë e Maqedonisë, materiali i të cilëve do të na ndihmojë për të hedhur një vështrim retrospektiv.

Me islamizimin në masë të shqiptarëve në shek. XVII, folësit e gjuhës shqipe u ndanë në tre besime fetare – në katolikë, ortodoksë dhe myslimanë. Për konceptin mesjetar, ishte e vështirë që shqiptarët myslimanë të quheshin arbër apo epirotë, përderisa ata nuk qenë as katolikë, as ortodoksë. Qenë vetë qarqet qeveritare osmane, të cilët u dhanë atyre emrin “arnautë”. Por prirja e shqiptarëve për të mos i dhënë rëndësi përkatësisë fetare, e cila sillte diferencimin në radhët e tyre, solli si pasojë nevojën për një emërtim të përbashkët etnik për mbarë folësit e gjuhës shqipe. Apelativi i ri lindi nga fjala shqip, të cilën e ndeshim që te Buzuku, nënkuptimin e gjuhës që e kuptonin të gjithë banorët shqipfolës. Që këtej lindi apelativi “shqiptar”, ai që flet shqip, ai që e kupton gjuhën shqipe.

Me sa dimë, apelativi shqiptar zëvendësoi për të parën herë në burimet e shkruara historike emrat arbër dhe epirotë në shek. XVIII, kurse emri i vendit Shqipëri në vend të Arbërisë dhe të Epirit u sanksionua në fushën e shkrimit në shek. XIX. Si apelativi për banorin shqiptar, ashtu dhe ai për atdheun Shqipëri, u përhapën në mënyrë të rrufeshme gjatë Rilindjes Kombëtare vetëm në radhët e shqiptarëve që nga Mitrovica deri në Prevezë. Për qarqet e huaja u përhap apelativi Albanese për banorin dhe Albania për vendin, i cili zëvendësoi gjithashtu në mënyrë të rrufeshme apelativat historikë arbanitë, epirotë dhe arnautë.

ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE VËSHTRIM HISTORIK

Një vepër e re studimore e akademikut kristo Frashëri  sapo është botuar nën logon e botimeve M&B. Mografia “Etnogjeneza e shqiptarëve” është një vështrim historik, që trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë. Pastaj kalohet në trajtimin e mirëfilltë të të dy problemeve.

Bëhen përpjekje për të hedhur ndopak dritë mbi popullatat e stërlashta që kanë banuar në kohët parahistorike, në trojet e sotme shqiptare dhe të gjurmëve që ato kanë lënë në formimin e etnosit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Flitet për popullatat paraindoeuropiane që banonin në këto vise. Trajtohet e ashtuquajtura çështje pellazgjike. Më tej trajtohet problemi i gjenezës së ilirëve dhe përfundohet me etnogjenezën e shqiptarëve. Monografia mbyllet me shfaqjen në vitin 1043 në fushën e dokumentacionit historik të emrave Arbër dhe Albani si apelativa krahinorë dhe shndërrimin e tyre më vonë në emërtime kombëtare.

Me rastin e këtij botimi historiani Frashëri ka deklaruar se për këtë trajtesë është mbështetur në kronologjinë historike që disa dijetarë mendojnë se i përshtatet parahistorisë së Europës Juglindore: grupet njerëzore që banonin në Europën Juglindore në Paleolitin e vonë quhen në mënyrë konvencionale popullata të Cro- Magnon-it. Popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000–4000 p.e.r.) quhen popullata paleoballkanike. Ato të Neolitit të vonë, që nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt deri në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.e.r. (4000–2500 p.e.s), popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetare. Ato të epokës eneolitike (2500–2000 p.e.r.), popullata protoindoevropiane, ku bënin pjesë edhe pellazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.r.), nënkuptohet se është fjala për popullatat indoeuropiane – grekët, trakët, protoilirët, dorët, ilirët… Nga ky libër me mjaft interes ne zgjodhëm për lexuesit tanë me lejen e botuesit  kapitullin ku trajtohet emri etnik i shqiptarëve.

Kristo Frashëri: Si u krijua emri etnik i shqiptarëve? Read More »

“Gjurmë shqiptare”, Gjenerali shqiptar që mposhti Europën

Kush ishte Merkur Bua që lindi në Peloponez, luftëtari mercenar shqiptar që së bashku me ushtrinë e tij tërësisht shqiptare në fund shekullin e XV dhe në fillimin e atij të XVI mposhti disa ndër ushtritë më të mëdha europiane të kohës.

Si u thyen francezët, gjermanët, zviceranët, spanjollët, venecianet etj., ballë trupave të Buas.

Si e ruanin identitetin shqiptar këto forca ushtarake dhe pse dështoi plani për t’u rikthyer në atdhe e për ta çliruar nga turqit.Për më shumë, ndiqni ciklin “Gjurmë shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

“Gjurmë shqiptare”, Gjenerali shqiptar që mposhti Europën Read More »

Elena Gjika, një ndër gratë më të ngritura të Evropës

Në moshën 10 vjeçe fliste 9 gjuhë , kurse në moshën 14 vjeçe filloi përkthimin e “Iliadës” së Homerit nga gjermanishtja. Në moshën 16 vjeçe ekspozoi pikturat e saj në Dresden. Studioi në Vjenë e Dresden dhe specializoi në Firence. Jetoi në Rumani, Rusi, Zvicër, Francë, Greqi, Turqi dhe Itali. Është femra e parë që u ngjit në maje të bjeshkës më të lartë të Evropës – Mont Blanc në vitin 1860. Kjo ishte Eleni Gjika, me rrënjë shqiptare, e njohur edhe me emrin artistik Dora D Istria.

Njëra ndër femrat më të ngritura të Evropës, në kohën e saj, Elena Gjika u lind në Bukuresht në vitin 1828 nga prindërit shqiptarë. Ajo u bë e njohur gati në tërë Evropën si shkrimtare, feministe, kompozitore, piktore, udhëpërshkruese – femër me një inteligjencë brilante. Ajo ishte revolucionare, kryengritëse, rebele, me shumë ide politike e sociale para kohës se vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe Gjuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit.

Princesha Elena Gjika ishte e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare e një niveli botëror. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860). Shkrimet i publikonte në 6 gjuhë evropiane.

Ajo asnjëherë nuk i harroi rrënjët shqiptare. Gjika u mor shumë me afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe kontribut të madh dha veçanërisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ishte një studiuese e zjarrtë e folklorit shqiptar dhe u bë me famë për studimet e saj në shumë lëmi të kulturës dhe veçanërisht me studimet “La nationalité albanaise d’après les chants populaires” (“Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarët në Rumani”, 1873) etj.

Featured Image

Dora D’Istria bëri pjesë në shoqërinë gjeografike më të famshme të Evropës, atë të Parisit. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta. Në vitin 1867 u bë qytetare nderi e Athinës. Ky titull përpara saj iu dha vetëm Lord Bajronit. Biografia dhe krijimtaria e Elena Gjikës janë shumë të pasura e interesante. Ndaj, sado qe do të lexoni për te, akoma diçka mbetet e panjohur. Për këtë arsye themi: Ju nuk e njihni Elena Gjikën. Akoma keni për të mësuar e zbuluar nga jeta e saj.

Në kohën kur Gjika pushtoi majën më të lartë të Evropës, atje nuk ekzistonin kushtet e sotme për ngjitje. Kjo ekspeditë e saj, sot merr edhe kuptim simbolik.

Elena Gjika vdiq në vitin 1888 në shtëpinë e sajë në Firence, Itali. Një rrugë e Firences mban emrin e saj. Aty gjendet edhe pllaka në të cilën është theksuar origjina e saj shqiptaro-rumune. / KultPlus.com

Elena Gjika, një ndër gratë më të ngritura të Evropës Read More »

Thesarët historikë të Vlorës, tre muzeume për të mos u humbur

Turistët që vizitojnë Vlorën kanë aq shumë në ofertën e qytetit bregdetar, sa nuk do t’u mjaftonte koha e pushimeve të tyre. Deti, natyra e mrekullueshme, vendet e veçuara e të paprekura që duhen soditur, por edhe historia dhe kultura e këtij qyteti me rëndësi të veçantë në historinë e vendit, përbëjnë një pasuri të madhe që duhet programuar për t’u  shijuar.

Kështu, pas një dite në plazhet e Vlorës, pasditja mund të jetë një moment i mirë për t’ia kushtuar muzeumeve.

Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike.

Viti pas viti, numri i turistëve, veçanërisht atyre nga Kosova ka njohur rritje në vizitat e regjistruara në këto muzeume, veçanërisht në atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku gjenden pjesë të rëndësishme të historisë së kombit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare

Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.

Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.

Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)

Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.

Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias (Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të veçanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924.

Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në çastin kur u zbulua për t’u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe një pjesë xhami.

Muzeu Etnografik

Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria” me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u çel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio. /atsh

Thesarët historikë të Vlorës, tre muzeume për të mos u humbur Read More »

Ja fiset himariote tek arbëreshët

Përveçse mbiemrave nga Dhërmiu, Palasa, Himara, Borshi, Qeparoi, Kuçi, Piqerasi, Shën Vasili , Vranishti etj që gjejmë në Piana Degli Albanesi ( Hora e Arbëreshëve) Siçili.

Kemi 12 Prijës që firmosën krijimin e Piana Degli Albanesi më 30 Gusht 1488. E dimë që Pietro Bua(Pjetër Bua) ishte nga Dhërmiu.

Dimë edhe që Giorgio Golemi ( Gjergj Golemi Arianiti) ishte përfaqsues i Arianitëve në krye të Himarës.

Gjon Kastrioti prandaj zbriti në Himarë( kishte njerëzit e nënës). Kush ishin Prijësit e tjerë, cilët fshatra përfaqsonin,emrat si më poshtë.

Antonino Roscia…… Andon Roshi ( Rroshi ose Rusha)

Giovani Parrino….. Jani Prifti

Giovanni Schiro …. Jani Spiro ( e kanë përkthyer siç e kanë dëgjuar.

Tommaso Tani …. Thanas Tani ( Jani)

Giorgio Lascari …… Gjergj Laskari( Në krahinë kemi Laska).

Giovanni Macaluso….. Jani Makaluso ..?

Giovanni Barbato….. Jani Barbato (Burbo kemi në Himarë).

Matteo Mazza…….. Mateo Maca ( Maçi kemi në Krahinë).

Teodoro Dragotta……. Theodhor Dragoti…?

Giorgio Burlesci……… Gjergj Burleski……?

Në foto një ëngjëll me origjinë nga Himara.

Marrë nga profili i Jani Priftit/njekomb

Ja fiset himariote tek arbëreshët Read More »