Faik Konica, si askush tjetër në kohën e tij, me shkrime dhe me veprimtarinë atdhetare, në përgjithësi, e mbrojti dhe e bëri të njohur Flamurin kuqezi me shqiponjën dykrerëshe, simbolin më të shenjtëruar të kombit shqiptar. Si shumë poetë të tjerë shqiptarë, ashtu edhe Faik Konica, simbolit tonë kombëtar ia kushtoi vjershën të titulluar “Flamuri”. Siç thotë Jaho Brahaj në veprën “Flamuri i kombit shqiptar”, Faik Konica për herë të parë flamurin tonë kombëtar e përmend në vjershën “Flamuri”.
Prof. Dr. Jup Kastrati në monografinë “Faik Konica” shkruan: “Faik Konica është i pari dijetar shqiptar që ka zbuluar Flamurin kombëtar. Fan S. Noli e cilëson Faik Konicën “rizbulonjësin e Flamurit të Skënderbeut”(Gjonlekaj Publishing Company, Neë York 1995).
Ideali i lartë i Faik Konicës për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar bie në sy që në shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”, që ai e themeloi dhe e drejtoi. Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901) në pyetjen e një parapaguesi të revistës “Albania”: “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet duke u bazuar në veprën e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”, botuar frëngjisht në Paris më 1621. Në faqen 44 të këtij libri lexojmë: “Flamurët e Skenderbeut, që ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Ngjyra kombëtare jona është e kuqia edhe e zeza; këto ngjyra të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqipëtarëvet”.
“Shqipëria a ka një flamur authéntik?”, punimi i dytë i këtij atdhetari për flamurin është përgjigje Xhonturqve, të cilët, siç thotë Faik Konica, “përhapnë dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur authéntik”. Përgjigjja fillon me një ton të ashpër polemik, por e argumentuar në bazë të burimeve shkencore të pakontestueshme. Xhonturqve dhe atyre që nuk dinë dhe atyre që nuk duan të dinë për historinë e flamurit tonë kombëtar, i cili është në të vërtetë, histori dramatike e kombit shqiptar, – ai në mënyrë sarkastike ua kujton të kaluarën historike të shqiptarëve, kur ndër të tjera, thotë: “Në keni dyshim, pyetni kockat e stërgjyshërve tuaj dhe do t’mësoni laftin dhe madhërin’ e atij flamuri. Jo kockat e krahërorit, po kockat e kurrizit,- se Turqët, stërgjyshërit t’uaj, të mundur prej atij flamuri në jo më pak se njëzet e dy lufta, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë”.
Faik Konica historinë e lashtë dhe burimore të flamurit tonë e dëshmon në bazë të burimeve shkencore. Si burim të parë ai përmend veprën e një autori të panjohur shqiptar nga Tivari: “Historia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1480, trembëdhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Siç na informon Konica, për fat të keq nga kjo vepër nuk ka mbetur asnjë ekzemplar; po me gjith’këtë- thotë autori- e njohim me anë të priftit Biemmi, i cili e përdori, pothuaj e përktheu në jetë të Kastriotit që e botoi italisht më 1742 në Brescia. Këtë burim të parë, Konica e konsideron shumë të vlefshëm për jetën e Skënderbeut.
Si burim të dytë për jetën dhe Flamurin e Skënderbeut, autori përmend veprën e Marin Barletit: “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që është botuar latinisht në Venedik më 1508, e cila, sipas autorit, pati shumë edicione dhe shpejt u përkthye në të gjitha gjuhët e Evropës.
Përveç këtyre dy burimeve të rëndësishme, autori përmend edhe librin e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit”, botimin e parë që ka dalë në Paris më 1567. Sipas mendimit të Faik Konicës vepra e Lavardinit, nxjerrë nga libri i Marin Barletit, nuk mund të quhet burim, po ka një vlerë. “Kemi të drejtë ta pëlqejmë si një shtim të dobishëm të burimeve”, shton autori.
Siç vërehet qartë në vështrimin polemizues të Faik Konicës: “Shqipëria a ka një flamur authentik?”, në tri veprat e përmendura më lart, bie në sy e vërteta e pashmangshme: çdonjëra prej veprave të cituara përmend faktin historik të pamohueshëm se Flamuri i Skënderbeut ka qenë i kuq me shqiponjë të zezë dykrerëshe.
Vështrimin polemizues Faik Konica e përfundon me këto fjalë: “Si e shihni pra, o vëllézër, flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”.
Faik Konica në një paragraf ka bërë përkufizimin, deri më sot, më të mirë për vlerën dhe rëndësinë e flamurit tonë kombëtar:
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që munt t’a kuptojnë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash edhe rrëmbimesh: Janë kujtime vetë-mbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e gjith popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje, munt të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga ata më të vjetërit e botës, është dhe një nga më të drejtët”.
Formulimi i parë i këtij paragrafi flet për kuptimin e termit flamur, në përgjithësi, si dëshmi e historisë së një kombi shprehur “me një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”. “Gjuha e pashkruar” e flamurit tonë është gjuha e mesazhit, që evokon historinë dramatike, traditën, natyrën e kombit shqiptar.
Pas pyetjes së shtruar lart: “Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë?”, Konica paraqet qëndrimin dinjitoz të kombit tonë në kohë të vështira dhe vendimtare për fatin e tij. Ato kujtime nuk flasin për lakmitë, për pushtimet me dhunë dhe krime të vendeve të huaja, që kombi ynë i përjetoi nga armiqtë, që Faiku me qëllim nuk i përmend po i ka lënë të nënkuptohen. Përkundër këtyre të këqijave, flamuri ynë kombëtar evokon “luftëra për vetë-mbrojtje” nga pushtuesit barbarë, të cilët me dhunë, krime, masakra, gjenocid, synonin shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e “Kanunit” kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.
Forma e pare e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Gjithsej janë gjashtë kanune “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”.
Prejardhja
Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke “κανών” (“canon”), që do të thotë rregull dhe kaloi në gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend “… i Lekë Dukagjinit” ose “Kanuni i Lekës”, “Kanuni i Malcís”… tregohet nga studiuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë të Aleksandrit të Madh, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin “… e Lekës”. At Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbërore. Ajo që çon në mëdyshje të koherencës së kodit, është përhapja e madhe e Kanunit, edhe më tej kufijve të zotërimeve të dukagjinasve.
Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në kohën bronzit. Disa autore mendojnë se, kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se, këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Kodi i Leke Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra dhe rreth 1200 nene./njekomb
Statusi i objektit: Banesa e Eqerm Bej Vlorës është shpallur monument kulture nga M.T.K.R.S, me vendim nr. 469, datë 9.08.2006. Viti/koha e ndërtimit: Shek. XIX. Vendndodhja: Qyteti i Vlorës, Bashkia Vlorë.
Përshkrimi: Banesa e Eqerem Bej Vlorës apo “Banesa e Beut” është e vetmja godinë që ka ngelur, nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora. Kompleksi që dikur zinte një pjesë të madhe të Sheshit të Flamurit, u prish në vitin 1926 për t’i hapur rrugë ndërtimit të lulishtes së sotme. Pamjen dhe mënyrën e ndërtimit të këtij kompleksi e njohim shumë pak nga fotot dhe skicat e pakta që kemi trashëguar si dhe nga disa përshkrime nga autorë të ndryshëm, që u mahnitën nga pamja madhështore e ndërtesave. Planimetrinë e kompleksit e njohim nga një skicë e nënkonsullit anglez A. Rumbold, me sa duket e hartuar në vitin 1865 dhe e publikuar një shekull më vonë nga Eqerem Bej Vlora në vitin 1960, në revistën Shejzat. Përshkrimin më të hershëm të sarajeve e gjejmë tek konsulli austriak Johan George Von Hahn në vitet 1840-50, i cili thekson se:” Pallatet me stil oriental të Vlorajve, familjes më të vjetër dhe më fisnike të vendit, janë ndërtuar në anën jugperëndimore të qytetit, të cilat nëse kundrohen nga kodrat e afërta, ofrojnë një pamje me të vërtetë magjepsëse”.
Janë një sërë studiuesish dhe udhëtarësh si Carl Patch, Antonio Baldacci, Luigi Maria Ugolini, që të tërhequr nga arkitektura e tyre kanë lënë shënime të rëndësishme në veprat kushtuar Shqipërisë. Por megjithatë përshkrimet më të detajuara për këtë kompleks i gjejmë tek kujtimet e Eqerem Beut. Sipas tij:”Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve që, duke zënë fill nga rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë metroshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe, me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, që përfshinte Haremllëkun (Banesën e grave), dhe Selamllëkun (Banesën e burrave).
Kurse populli këtë kompleks e quante thjeshtë ”Sarajet e Beut”. Midis dy godinave kishte një kompleks të gjerë ku ndodhej një guzhinë e madhe dhe lavanderia. Haremllëku kishte tre salla të mëdha (30 x 12 m) nga një për çdo kat njëra mbi tjetrën dhe dy dhoma të mëdha në katin përdhesë, ku mbaheshin orendi dhe paisje shtëpiake. Çdo dhomë gjumi në katin e tretë kishte banjën e vetë përbri, ndërsa një e tillë e madhe, e përgjithshme, me katër të ndara, gjendej në katin e dytë”. Selamllëku që kishte një funksion publik dhe shërbente për pritje zyrtare ishte një godinë më e vogël, me dy kate. Fasada e saj kishte një pamje impozante me dritare dhe një derë me qemer në formë harku, duke i dhënë asaj paraqitjen e një godine me funksion administrativ. Në brendësi të këtyre godinave ruheshin gjithashtu koleksione të pasura me objekte arkeologjike dhe armë zjarri, të cila janë përshkruar mjaftë mirë nga arkeologu Italian L.M. Ugolini, në fillimin e viteve 1920. Sarajet ishin ndërtuar nga dy vëllezër: Nga gjyshi i Ismail Qemalit, i cili gjithashtu quhej Ismail, dhe nga gjyshi i Syrja Vlorës, Beqiri. Pikërsisht në ballkonin e Selamllëkut në 28 Nëntor, të vitit 1912, Ismail Qemali së bashku me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, ngriti flamurin duke shpallur pavarësinë e shtetit Shqiptar.
Godina aktuale dykatëshe e njohur si Banesa e Eqerem Bej Vlorës, pas vitit 1944 ka funksionuar si shtëpi kulture, bibliotekë dhe muze, ndërsa sot përdoret si banesë private nga pronarët e saj. Bibliografia: J.G.V. Hahn., Studime Shqiptare. IDK. Jena 1854; E. Bej. Vlora., Kujtime 1885-1925. IDK. 1973 R Oldenbourg Munchen; I. Qemali., Kujtime, Botimet Toena, Tiranw 2009; I. Ikonomi., Pavarësia, Udhëtimi i paharruar i Ismalil Qemalit. U.E.T Press, 2012. Funksioni: Kompleks banimi dhe monument kulture. Hyrja: Pa biletë. Itinerari: Banesa e Eqerem Bej Vlorës ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë “Sheshit të Flamurit”.
Historia e epokёs sё Skёnderbeut qe, me tё vёrtetё njё histori flijimi e njё pjese tё mirё tё shqiptarёve, t’atyre qё mbajtёn peshёn e barrёs mё tё rёndё tё luftёs, tё principatёs sё Kastriotёve.Ai flijim siguroi pёr mё shumё se njё tё katёrt shekulli lirinё relative tё atij populli qё jetoi me ankthin e luftёs sё vazhdueshme, e cila shoqёrohej me humbje njerёzore, me shuarje familjesh, mbasi meshkujt i hanin betejat.Edhe se gjenia e prijёsit i ulte nё shkallёn mё tё vogёl humbjet e ushtarёve tё tij, duke zmadhuar me shifra marramendёse ato tё kundёrshtarit, lufta e gjatё u zhvillua ndёrmjet njё urdije ushtrish qё vinte nga Anadolii e njё grushti arbёrish, qё mbёshteteshin tek besimi ndaj Zotit dhe atij qё i udhёhiqte.Pёrmenda termin “liri relative” pёr kohёn e Skёnderbeut. Relativiteti rridhte nga gjёndja nё rrethim, qё ishte bёrё normaliteti i dy breza njerёzish, tё detyruar tё mbylleshin nё kёshtjella, sa herё afrohej ndonjё ushtri otomane, duke u lutur sё bashku pёr mbrojtjen e jetёve tё bijve, tё burrave, tё etёrve, pёr tё cilёt nuk dihej kthimi nga beteja e rradhёs.Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Ishin ato qё duhej tё lindnin e tё rrisnin fёmijё pёr tё zёvendёsuar ata qё binin pёr idealin e shekullit tё Arbёrit. Ishin ato qё do tё çonin pёrpara familjet, do tё lёvronin tokat, shpesh herё tё lёna djerrё nga shkatёrrimet e luftёrave apo nga mungesa e burrave. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist.Njё nga historianёt mё nё zё tё botёs, anglezi Edward Gibbon, nё veprёn e tij madhore “Historia e rёnies dhe rrёzimit tё Perandorisё romake”, i kushton njё kapitull edhe Skёnderbeut e bёmave tё tij. Duke u bazuar tek Barleti, por edhe te tё tjerё shkrimtarё tё kohёs si poeti freng Spondano, edhe se mbetet mjaft kritik pёrsa i pёrket disa vёshtrimeve tё veprimtarisё sё heroit tonё, shkruan nё pёrfundimin e gjykimit tё tij:“Varri i tij u dhunua shpejt nga pushtuesit turq; por veprimet bestytnore tё jeniçerёve, qё mbanin eshtrat e Skёnderbeut si hajmali tё ngallmuara nё bylyzykёt e tyre, ishte njё rrёfim i heshtur i respektit tё tyre pёr vlerёn e tij. Edhe shkatёrrimi i Shqipёrisё, qё pasoi menjёherё vdekjen e Skёnderbeut, mund tё plotёsojё lavdinё e tij; por nёse ai do tё kishte peshuar pasojat e nёnёshtrimit apo tё qёndresёs, njё dashamir i vёrtetё i atdheut ndoshta do tё kishte hequr dorё nga njё luftё e pabarabartё, suksesi i sё cilёs varej nga jeta dhe zgjuarsia e vetёm njё njeriu. Ka mundёsi qё t’a mbante shpresa, e arsyeshme edhe se e rremё, qё Papa, Mbreti i Napolit dhe Republika e Venedikut do tё bashkoheshin, nё mbrojtje tё njё populli tё lirё e tё krishterё, qё rrinte nё roje tё brigjeve tё Adriatikut dhe tё kalimit tё ngushtё ndёrmjet Greqisё dhe Italisё.”Ka njё pjesё tё sё vёrtetёs nё pohimin e historianit anglez, por edhe se historia nuk shkruhet me “nёse” e “sikur”, arsyetimi mbi mundёsitё e pashfrytёzuara pёr njё traktat paqeje me Perandorinё Otomane, mbi dobitё apo dёmet e njё vendimi tё kёtillё mund tё jetё i dobishёm edhe sot. Pa hyrё nё hollёsitё e asaj rrahje mendimesh, nё vija tё trasha kam bindjen se njё paqe me Sulltanin, sidomos me Mehmetin e dytё, nuk do tё kishte shmangur pushtimin e Arbёrisё, por ndoshta do t’a kishte shtyrё nё kohё. Sё pari kjo bazohej nё njohjen e pabesisё sё sulltanёve, mizorinё e tё cilёve dhe ngrёnien e fjalёs Skёnderbeu e kishte provuar disa herё gjatё kohёs sё betejave me ta. Sё dyti, njё paqe me turqit do tё sillte, si pasojё, shkёputjen e lidhjeve me Romёn, Napolin, Venedikun, Raguzёn e, nё pёrgjithёsi, me Perёndimin. Ndoshta do tё kishte pakёsuar pёrmasat e flijimit t’atij brezi arbёrish, por do tё kishte sjellё njё letargji tё ngadaltё, nёn vasalitetin e pushtetit tё osmanllijve, e nё njё pushtim tё mёtejshёm me tё njёjtat pasoja.Me largpamёsinё qё e karakterizonte Gjergj Kastrioti bёri zgjedhjen e tij, tё pёrkrahur nga shumica dёrmuese e bashkatdhetarёve, atё tё mbrojtjes sё vlerave tё krishterimit e qytetёrimit tё tij. Pёr kёtё qёllim e quajti tё ligjёruar, si njё farё fataliteti historik, flijimin e popullit tё tij, i bindur se e ardhmja e Vendit tё tij duhet t’ishte gjithmonё e lidhur me atё qytetёrim. N’atё vendimmarrje pёrfshihej edhe porosia qё ai i linte Arbёrisё, klasёs sё saj drejtuese e popullit tё saj, qё tё kthente kokёn gjithmonё nga Perёndimi. Me pёrjashtim tё gjysёm shekullit komunist kur klika drejtuese e Shqipёrisё e theu mizorisht atё porosi, me pasoja rrёnuese pёr Vendin, populli shqiptar e pёrcolli nga brezi nё brez, duke e patur si busull nё ecjen e vёshtirё tё anijes sё tij nёpёrmjet dallgёve tё harbuara tё kohёve. Prandaj historia e mёvonёshme, deri nё ditёt tona, nuk bёri tjetёr veçse tё vёrtetonte drejtёsinё e asaj zgjedhjeje, pёr tё cilёn u ngrit nё qiell nga Papёt e Romёs, u respektua e u vlerёsua nga Mbretёria e Napolit, qe ndonjёherё viktimё e lojёs sё dyfishtё tё Republikёs sё Venedikut.Ka tё drejtё historiani anglez kur flet pёr “shpresёn e arsyeshme, por tё rreme” tё ndihmёs nga shtetet italike e Perёndimi nё pёrgjithёsi. Ajo ndihmё qe gjysmake, simbolike, e papёrfillёshme, e mungesa e saj e njё rёndёsie tё dorёs sё parё pёr tё pёrcaktuar humbjen pёrfundimtare. Ndoshta Evropa e atёhershme nuk vetёdijёsohej plotёsisht pёr rrezikun qё i kanosej, ndoshta mendonte se Perandoria Osmane do tё mjaftohej me pushtimin e Ballkanit, ashtu siç ndodhi n’atё shekull. Do t’a ndjente rrezikun nё dyert e Vjenёs, mbas pak mё shumё se dy shekujve, mbasi Ballkani ishte “qetёsuar”. Por nё periudhёn pёr tё cilёn flitet, bizantinizmi i shteteve italike, nё luftё me njeri tjetrin nuk ndihmonte nё marrjen e vendimit pёr tё ndarё fatin me Arbёrinё e Gjergj Kastriotit.Nuk mund tё fajёsohet Skёnderbeu pёr miopi politike nё marrёdhёniet me ata shtete. Ai qe shёmbull korrektese e ndershmёrie nё lidhjet me ta, madje shkoi edhe nё ndihmё tё mbretit tё Napoliti, i besoi atij fatin e familjes, duke marrё si shpёrblim mikpritjen e shfaqur nё drejtim tё dhjetra mijra arbёrve tё shpёrngulur nga toka e tyre pёr t’u vendosur nё krahinat e ndryshme tё Italisё. Por nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare.Nё atё tragjedi kishin edhe arbёrit pёrgjegjёsinё e tyre. Gjёndja e jashtzakonshme e luftёs, nё tё cilёn u gjind Arbёria nё vitin 1444, kishte nevojё pёr njё bashkim tё qёndralizuar tё fuqive tё saj. Skёnderbeu ishte shumё i vetёdijshёm pёr domosdoshmёrinё e atij organizimi, pёr mё tepёr sepse ai vinte nga njё sistem qё i ngjante njё piramide. Nё sajё t’atij organizimi perandoria turke qёndroi e fuqishme, duke u shtrirё nё tre kontinente e duke ruajtur atё gjёndje pёr shekuj tё tёrё. Arbёria mesjetare, ashtu si Evropa e asaj periudhe, ishte njё lёmsh principatash tё cilat ruanin me fanatizёm pavarёsinё e tyre, madje duke bёrё marrёveshje e traktativa me shtete tё tjerё nё mbrojtje tё saj.Skёnderbeu ishte ideatori i Lidhjes sё Lezhёs, nё tё cilёn u arrit njё marrёveshje pёr ndihmё tё ndёrsjelltё ndёrmjet krerёve tё krahinave tё ndryshme. Ai ishte njё komandant i rrallё, pёr tё cilin rregulli e disiplina ishin faktorё tё domosdoshёm edhe nё njё gjёndje normale paqeje, por bёheshin tё detyrueshёm nё njё luftё tё paprerё kundёr fuqive ushtarake disa herё mё tё mёdha. Ai ishte shumё i kujdesёshёm qё ajo kёrkesё tё mos ndёrpretohej si prirje pёr tё rrёmbyer tokat e tё tjerёve. Dёshira e tij pёr tё patur njё shtet tё bashkuar binte ndesh me prirjet vetiake tё pothuaj gjithё princёrve tё tjerё. Prandaj ndonjё prirje historiografike pёr t’a paraqitur atё epokё si ajo e shtetit tё bashkuar apo, pёr mё tepёr, e njё vetёdijesimi kombёtar, nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs. Arbёria, edhe me Skёnderbeun, mbeti njё trevё e pёrçarё nё zotёrinj tё mёdhenj e tё vegjёl, pa marrё as shembёlltyrёn dhe as ndёrgjegjen e kombit, qё ishte atёherё njё koncept i panjohur jo vetёm pёr tё, por pёr pjesёn mё tё madhe t’Evropёs. Nuk kishte kohё mё tё pёrshtatёshme pёr tё nxitur bashkimin e arbёrve nё njё shtet tё vetёm por, fatkeqёsisht nё shumicёn dёrmuese, princat arbёr, pasardhёs tё ish mbretёrve ilirё, nuk patёn as largpamёsinё pёr tё kuptuar situatat dhe as vullnetin pёr tё bashkur forcat.Duke analizuar shkaqet e humbjes sё arbёrve, Fan S. Noli arrin nё pёrfundime, tё cilёve nuk mund t’i hiqet asnjё presje:“Arsyet, pёr tё cilat Shqipёtarёt u thyen, nuk janё tё rёnda pёr tё gjetur.
E para, Turqia ishte njё pus ushtёriak i pasosur, kur kapitali njerёzor i Shqipёrisё kishte nisur tё pakёsohej dhe ishte mё tё shuar e sipёr. E dyta, Turqia, qё kur nisnё luftёrat Shqipёtaro – Turke mё 1362, pati njё sёrё sulltanёsh tё mёdhenj, si Muradi I, Bajaziti e Jildёrmёmi, Mehmeti I, Muradi II, dhe Mehmeti i II, kur fati dorёshtrёnguar nuk i dha Shqipёrisё veçse njё Skёnderbe tё vetёm. E treta, turqit ishin njё komb i bashkuar rreth Sulltanit si njё shkёmb, aq nga fanatizma sa dhe nga disiplina ushtёriake, kur Shqiptarёt kanё qёnё edhe ahere, si gjithnjё, tё pёrçarё e tё pabindur, edhe mezi i mbante pak a shumё tё lidhur kryemёndja sipёrnjerёzore e Skёnderbeut.”Ndёr tri arsyet qё ve nё dukje Noli, e para mendoj se ёshtё vendimtarja, gjё tё cilёn e pranojnё edhe historianёt e tjerё. E dyta qёndron, por krahasimi i prijёsve nuk mё duket shumё i pёrshtatёshёm, mbasi Sulltanёt ishin nё krye tё njё perandorie, ndёrsa princёt arbёr kishin vetёm krahina tё vogla nё mbarёshtimin e tyre. E treta ёshtё e vёrteta absolute qё shёnon jetёn tonё si komb, qё nga lashtёsia deri nё ditёt tona. Pa ndrequr kёtё tё metё endemike tё racёs sonё, zor se do tё arrijmё tё jemi nё tё njёjtin hap me tё tjerёt, qё i kanё kёta probleme, por jo nё pёrmasat tona.
“Sikur tё qenё tё bashkuar, shqiptarёt mund t’i kishin pёrballuar me sukses invadorёt e huaj. Po kapedanёt patriarkalё tё Shqipёrisё, posa u çliruan nga zgjedha e huaj, nisnё tё hahen midis tyre, dhe kёshtu u dhanё rastin armiqve tё jashtmё t’a robёrojnё pёrsёri Shqipёrinё e çliruar. Kёshtu, bashkimi i Shqiptarёve nёn Balshёn dhe Shpatёn shkoi mbi qiellin e Shqipёrisё si njё meteor i ndriçim pas furtunёs dhe u çduk, duke lёnё njё errёsirё tё thellё dhe njё çkatёrrim mё tё plotё”.Kjo ёshtё tablloja qё na pёrshkruan Fan S.Noli, mbas njё periudhe, relativisht tё gjatё (1356 – 1422) tё pёrpjekjeve tё suksesёshme tё Balshajve e Shpatёve, pёr tё krijuar njё shtet tё madh arbёr, mbas shpёrbёrjes sё shtetit sёrb tё Stefan Dushanit. Si meritё e tyre, ky shtet funksionoi, me ndёrprerje tё shkurtёra pushtimesh turke. Madje shtrirja e tij nga Dalmacia deri nё Epir pёrmbante njё sipёrfaqe pesё herё mё tё madhe se Shqipёria e dalё nga Konferenca e Londrёs mё 1913. Por edhe n’ata vite nuk mungonin grindjet, zёnkat dhe bashkёpunimet me tё huajtё, pёr tё ruajtur interesat e veçanta te secilёs principatё. Kёshtu psh., sipas pohimeve tё Fan s. Nolit apo Athanas Gegajt, Topiajt, pёr tё hequr qafe shtetin e Balshajve, kёrkuan ndihmёn e turqve. Kjo ndodhi mё 1385, nё betejёn e Savrёs, nё tё cilёn ushtria turke hyri nga Maqedonia dhe zaptoi Beratin dhe Kosturin e nё tё cilёn u mund dhe u vra Balsha II.“Mё 1396, njё ushtri e re turke rrёnoi Shqipёrinё. Ulqini, Shkodra, Berati, Kruja dhe Kastoria u pushtuan. Pёrpara pёrparimit turk Gjergji II u tёrhoq. Por Ulqini i u kthye nё kёmbim tё njё kushurire tё re qё Gjergji i kishte dorёzuar Sulltanit. Ai i a dha Shkodrёn Republikёs sё Venecias me kusht qё t’i jepte atij njё shumё parash.”Mjaftojnё kёta fakte pёr tё kuptuar se cila ishte Arbёria nё tё cilёn Gjergj Kastrioti filloi epopenё e tij tё luftёs me Turqinё e Sulltanёve. Pёrpjekja e parё e tij, mbas pak muajsh tё marrjes nё dorёzim tё principatёs atёrore, qe ajo e organizimit tё Kuvendit tё Lezhёs, qё atёherё ishte territor i Republikёs sё Venedikut, e qё, nё synimin e tij, duhej tё ishte njё ndёrmjetёs dhe katalizator i Lidhjes Shqiptare. Nё Lezhё u duk se shkoi gjithshka mirё, se krerёt e krahinave tё ndryshme u ndёrgjegjёsuan pёr domosdoshmёrinё e bashkimit tё fuqive tё tyre nё luftёn pёr mbrojtjen e trojeve arbёrore.Por njё e katёrta e shekullit, e mbushur me luftёra nё tё gjithё frontet, provuan se entuziazmi i Lezhёs ishte i pёrkohshёm e i sipёrfaqёshёm. Skёnderbeu u ballafaqua nё vite me tekat e pafund tё aleatёve, me ftohjen, me marrёveshjet me Venedikun apo turqit kundёr tij, me tradhёtitё madje edhe brёnda familjes, me kushtёzime tё shpeshta, me shpёrfillje kundrejt luftёs sё tij. Pati nё krahun e tij oficerёt e shtabit tё tij, me nё krye Vrana Kontin e Tanush Topinё, mbrojtёsit legjendarё tё rrethimeve tё Krujёs, por njohu dhe tradhёtitё e Moisiut, tё Hamza Kastriotit, tё Gjergj e Gojko Stres Balshёs, nё çastet mё tё vёshtira tё luftёs, mbas humbjesh tepёr tё rёnda si Berati apo Sfetigradi. Pati dashurinё e mbёshtetjen, deri nё flijim, tё popullit arbёr, por kёto nuk qenё tё mjaftueshme pёr tё vёnё themelin e asaj Arbёrie tё bashkuar e tё lirё.Marrёdhёniet me dy principatat mё tё fuqishme tё Arbёrisё sё kohёs, Dukagjinёt nё veri dhe Arianiti nё jugё, kanё qenё mjaft problematike pёr Gjergj Kastriotin. Me Dukagjinёt problemet lindёn heret, qё nё dasmёn e Mamicёs, ku Lek Dukagjini u bё armik me Lek Zaharinё pёr zgjedhjen sentimentale tё princeshёs Irena Dushmani. Dueli midis tyre e pasonjёsve tё tyre u bё shkak qё dasma tё prishej e secili tё kthehej me vrap nё vendin e vet. Por, siç thotё Noli : “Kjo dasmё duhet mbajtur nёr mёnt, se prej kёsaj rrodhёn gjer mё njё pikё lufta me Venetinё, dishfata e Beratit, edhe tradhёtia e Moisiut, tri ngjarje qё mёnt e pёrmbysnё Skёnderbeun.” Nё kёto ngjarje Dukagjinёt mbajtёn njё qёndrim armiqёsor kundrejt Skёnderbeut. Kjo ftohtёsi vazhdoi deri nё vitin 1452, kur “Papa Nikolla V ngarkon Pal Engjёllin me hŷmё ndёrmjet Skёnderbeut e Dukagjinve pёr pajtim. Kёta ishin anmiqsue prej smirёs, pёr ditё mâ tё madhe tё Lekёs kundra Skёnderbegut e mandej ishte mbushun kupa me nji komplot kundra jetёs sё kёtij, i cili dyshonte pёr Lekёn.” Mbas dhjetё vitesh njё tjetёr Vikar i Krishtit “Papa Piu II u kёrcnohet me shkishrim (Leçi) Dukagjinvet, Spanvet e ndjekёsve tё tyne, po tё mos pritshin mbrenda 15 ditsh çdo marredhânё me Turqit pёr dâm tё Skёnderbegut.”
Nё lidhje me kёtё fakt, studjuesi At Athanas Gegaj shprehet kёshtu :“Ne pёrmёndёm tshmё qё lufta civile u evitua nё sajё tё ndёrhyrjes sё peshkopit tё Drivastos qё u dёrgua nga Papa. Por Dukagjinasit u bashkuan me Sulltanin e pas kёsaj u shkishёruan, sepse e thirrёn atё nё ndihmё kundёr Skёnderbeut.”Marrёdhёniet mes Dukagjinvet e Skёnderbeut kanё patur luhatjet e tyre, çaste armiqёsie tё hapur, çaste ftohtёsie, por edhe çaste miqёsie tё fortё. Sigurisht nuk ishin marrёdhёnie tё tilla qё tё mund tё viheshin nё themelin e njё shteti arbёr tё qendralizuar. N’atё drejtim kishin njё rol tejet tё rёndёsishёm edhe ndikime e intrigat e shteteve italike, vasaliteti kundrejt tyre e Turqisё, pikёrisht se nuk ekzistonte shteti i bashkuar i Arbёrit ku secili tё gjente shtёpinё e tij.Edhe me Gjergj Arianitin, i cili mbas shtatё vitesh luhatjeje e pavendosmёrie tё Skёnderbeutpёrsa i pёrkiste krijimit tё familjes, u bё vjehrri i tij, marrёdhёniet kanё patur ulje e ngritje. Nё fillim, nё Kuvendin e Lezhёs, Gjergj Arianiti, qё kishte ende mantelin e lavdisё sё fitoreve tё viteve 30, qe njё faktor i rёndёsishёm nё krah tё Gjergj Kastriotit, gjatё punimeve tё asaj mbledhjeje, duke kёmbёngulur qё tё caktoheshin kuotat financiare tё secilёs principatё nё ndihmё tё kryekomandantit tё ushtrisё sё beslidhjes. Pёr personalitetin qё pёrfaqёsonte e konsideratёn qё gёzonte tek arbёrit e te tё huajtё, sjellja e tij nuk qe gjithёnjё nё pёrputhje me interesat e Skёnderbeut e luftёs sё tij.“Pёr t’i bёrё ballё sa mё mirё Turqёve, Arianiti u bashkua me Skёnderbeun, por pёr çdo rast ai ruante pavarёsinё e vet. Nё fakt, mbas luftёs me Venecien ai dёrgoi njё mision nё Republikёn, duke kёrkuar tё falur qё furnizoi me ndihma Skёnderbeun kundёr qytetit tё Shkodrёs dhe i dёrgoi misionarё Papёs e Mbretit tё Napolit.”Mё vonё, mbasi Skёnderbeu kёrkoi dorёn e sё bijёs, Arianiti, pёr tё shpejtuar kryerjen sa mё shpejt t’asaj martese, e trysnonte duke i prerё ndihmat. Nё dasmёn e Skёnderbeut nuk morёn pjesё as Dukagjinёt dhe as vёllezёrit e Donikёs, tё zemёruar pёr prikёn qё i kishte dhёnё i ati asaj. Luhatjet nё qёndrimin e Arianitit kundrejt Venedikut e Napolit kushtёzuan edhe ndihmesёn e luftёs sё Skёnderbeut.Mё 1451 ai firmosi traktatin e ndihmёs, praktikisht njё traktat vasaliteti me Mbretёrinё e Napolit. Por, mbas pesё vitesh “Nё 1456, pas humbjes sё Beratit, Arianiti kishte humbur çdo shpresё tek politika napoletane. Atёherё ai kthehet nga Venecia. Republika i akordon mbrojtjen e vet, duke e detyruar tё bёjё paqe ose luftё sipas urdhёrave tё Senatit venecian.Ky traktat qё Arianiti bёri me Venecien e shkёputi atё nga Lidhja e Lezhёs dhe nga politika e Skёnderbeut.”
Siç del nga kёta pohime tё At Athanas Gegajt, Arianiti u shkёput nga lufta kundёr turqёve nё mesin e rrugёs sё pёrshkuar prej arbёrve nёn drejtimin e Skёnderbeut. Nё kёtё kuadёr luhatjesh tё princёrve mё tё rёndёsishёm tё Arbёrisё, luhatje politike qё shkonin nga kushtёzimet e deri tek tradhёtitё, vullneti i prijёsit pёr tё krijuar njё entitet tё bashkuar tё popullit tё vet, binte ndesh çdo ditё me veprimet qё tё tjerёt krerё e drejtues krahinash vinin nё praktikё. Madje ajo histori 25-vjeçare, me tё gjithё elementёt e saj, nxjerr nё pah njё natyrё, njё temperament e njё karakter sipёror tё heroit tonё, jo vetёm nga trupi e fuqia fizike, por kryesisht nga durimi, vendosmёria e cilёsitё e larta tё mёndjes. Ai i kaloi gjithё ata vite tё vёshtira, duke patur edhe çaste tё rralla dobёsie, tё cilёt plotёsojnё fizionominё shpirtёrore e mendore tё njё njeriu, sado i rrallё e i pakrahasueshёm, por qё mbetej njeri, nё kufijtё e njerёzores, edhe se tё vёshtruar nga lartёsia e shekujve tё shkuar, mund tё quhet sipёrnjerёzore.Pёr shtatin e tij moral, pёr cilёsitё e tij tё rralla, pёr zemrёn e tij tё madhe, pёr pёrkushtimin tij tё jashtzakonshёm nё sendёrtimin e detyrёs kundrejt idealit, ёshtё folur e shkruar shumё nё kёta pesё shekuj qё na ndajnё nga ajo ditё e zezё e historisё sonё. Kanё shkruar shqiptarё e tё huaj, historianё, poetё, filozofё e ushtarakё, kanё kompozuar vepra muzikore mjeshtёr tё artit tё tingujve e kanё pikturuar portretet e tij ata tё artit tё penelit. Kёto vёrtetojnё faktin se figura e Skёnderbeut ishte aq e madhёrishme sa i kaloi tё gjithё kufijtё e pёrmasat e njё Vendi e tё njё epoke, duke u bёrё pasuri e mbarё njerёzimit dhe e pёrjetёsisё.Pёr ne, shqiptarёt, ai mbeti fari drejtues qё na priu idealisht nё kёtё gjysmё mijёvjeçari, tё ngarkuar me re tё dёndura e tё zeza pushtimesh tё huaja e lufte tё gjatё me vetveten. U munduam tё njёjtёsohemi me emrin e tij, edhe se shpesh nuk i sendёrtuam mёsimet e porositё e tij. Megjithatё ai mbeti njё simbol, ai i qёnies sonё, i ёndrrave tona, i aspiratave tona shekullore. Ai na la njё pasuri tё pamatёshme, pёrkatёsinё, jo vetёm gjeografike, nё kontinentin evropian, ndihmesёn tonё, si popull, nё historinё e mbrojtjes sё vlerave qytetёruese t’atij kontinenti, krenarinё e tё flijuarit pёr ato vlera.Na takon ne sot, me qёndrimin tonё, me dёshirёn pёr t’u pёrmirёsuar e pёr tё ecur pёrpara nё rrugёn e qytetёrimit si njё trup i vetёm, tё tregohemi trashёgimtarё tё denjё tё emrit dhe veprёs sё tij madhore.
Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundmë, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.
Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.
Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.
Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…
Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?
Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.
Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?
E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!
A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.
Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.
Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.
Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…
Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….
E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.
E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.
Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.
Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.
A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…
Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.
Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.
Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur.
Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.
Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme.
Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri i Raguzës, një qytezë në Sicili dhe emri me të cilin njihej më parë qyteza e Dubrovnikut kur ishte një qytet-shtet.
Një pllajë mbart emrin Ravena, emër i një qyteti tjetër italian.
Pak rrugë të paasfaltuara të hapura nga ushtria shqiptare ecin përgjatë anës lindore të gadishullit, por ato janë ende të paaksesueshme për civilët për shkak se baza e Pasha Limanit e flotës detare shqiptare gjendet në krye të rrugës.
Mënyra e vetme për të mbërritur në plazhet e virgjëra të Karaburunit është përmes gomoneve. Këto janë foto nga dy udhëtime të vitit të kaluar.
Udhëtimi i parë u nis nga gjiri i Vlorës me një kosto prej 2,500 lekësh për person, udhëtim që na çoi në Shpellën e Haxhi Aliut dhe në një nga të paktat plazhe në anën lindore të gadishullit, ku një restorant i vogël shërben mish ose peshk zgare, sallatë, djathtë të fortë të bardhë të zonës dhe patate të skuqura.
Në cepin verior të gadishillit, rreth 15 kilometra nga Vlora, shpella e Haxhi Aliut është kaq e madhe sa mund të mbajë një anije të vogël se disa gomone njëherësh. Zakonisht nevojiten 30 minuta për të mbërritur atje, në varësi se sa shpejt është i gatshëm të ecë kapiteni.
Ky është një vend i mbushur me mite mbi piratë dhe tregime më moderne për trafikantë droge apo trafikantë qeniesh njerëzore që e përdorën atë për t’u fshehur si nga moti i keq ashtu edhe nga policia.
Ka disa gomone që nisen çdo ditë gjatë verës; vizitorët mund të notojnë në ujërat me salinitet të lartë ndërsa dritat vallëzojnë në tavanin e stërlartë të shpellës.
Udhëtimi i dytë na dërgoi nga fshati Dhërmi në anën tjetër të gadishullit të Vlorës te Shpella Blu dhe te Gjiri i Gramatës, ose i Gramës, ndoshta vendi më i bukur në bregdetin shqiptar.
Varkat drejt Gramatës janë më të rralla dhe më të shtrenjta; në kontrast me ujërat e qeta të Gjirit të Vlorës, Deti Jon dhe Kanali i Otrantos është shpesh i egër. Udhëtimi mund të kushtojë rreth 150 euro për deri në gjashtë apo shtatë vetë.
Mënyra tjetër e mundshme për të mbërritur është një marshim i gjatë përmes një shtegu të ngushtë nga plazhi i Rrugëve të Bardha por kjo mund të zgjasë deri në gjashtë orë dhe duhet të kujdesesh të marrësh ujë me vete.
Gjiri i Gramatës është e vetmja zonë e mbrojtur nga stuhitë në një segment brigjesh shkëmbore dhe e ka marrë emrin nga mijëra shkrime dhe simbole të gdhendura në gurë nga marinarët që kanë falënderuar zotat e tyre prej mijëra vitesh.
Studiuesit kanë identifikuar gjuhë të ndryshme në shkëmb, përfshirë greqiste të lashtë dhe të mesjetës si dhe latinisht. Studiuesit në fillim të shekullit të 20 menduan se disa prej shkrimeve i përkasin civilizimit etrusk në Italinë e lashtë.
Disa nga mbishkrimet janë shuar me kalimin e kohës ose janë vjedhur, ndërsa të tjera janë vandalizuar nga vizitorë të mëvonë, përfshirë rekrutë të ushtrisë shqiptare që shërbyen aty kur Shqipëria ishte një vend komunist.
Përveç fjalëve, shkëmbi mbart edhe shenja heraldike, duke i dërguar udhëtarët e kohës sonë shekuj më pas. Ata bëhen dëshmitarë të një fakti tashmë shpesh të harruar – se udhëtimi me det është i rrezikshëm. /BIRN/
Emri i Ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON.Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.
Me një histori enigmatike, Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar. Një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, që përsëri mbetet në kuadrin e misteriozes.
Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth.
Sot, kjo histori ka përfunduar sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Sazani mund të kthehet në një nga perlat turistike më interesante të Mesdheut.
Emri i Ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON.
Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia.
Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.
Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.
Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës.
Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasiluruese, artilieria bregdetare etj.
Gjatë asaj periudhe, ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Shqiptare.
Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër.
Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë.
Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.
Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit.
Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës.
Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.
Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.
Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, mrekullohesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksploratorë amatorë nënujorë, spelologë, admirues të natyrës por së fundmi, ishulli është kthyer në një atraksion për turizmin e lirë.
Sazani mbetet një mundësi e re për turizmin shqiptar.
Historia e tij si zot brigjeve detare shqiptare, madje edhe gjithë Mesdheut për shumë vite, është e dokumentuar nga kundërshtarët e tij, venetikasit, në raportet që jepeshin në atë kohë. Ndërsa në anën tjetër, në atë shqiptare, në mungesë të letrave, ai u përjetësua në tregimet, legjendat dhe këngët e folklorit popullor. Edhe sot, pas 4 shekujsh, detarët shqiptarë apo të huaj kur kalojnë afër shpellës me emrin e tij në Karaburun iu bien sirenave të anijeve, hedhin në det bukë, shishe me vaj apo me verë në kujtim të Haxhi Aliut.
Kush ishte Haxhi Aliu
Haxhi Ali Ulqinaku ishte një nga kapedanët më të shquar të detit Mesdhe. Ai u lind në Ulqin rreth vitit 1569, por origjinën e kishte nga shqiptarët e Kalabrisë, në vitet 1587-1593, kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare osmane. Gjatë viteve 1594-1597, vazhdoi studimet në shkollën ushtarake të Detarisë në Stamboll. Disa vite shërbeu në Flotën Detare Ushtarake të Perandorisë Osmane në Mesdhe. Në ato kohë Mesdheu rrihej kryq e tërthor nga piratët e huaj: italianë, grekë,portugezë, spanjollë e francezë që popullli i njihte me emrin “frëngj”. Pikërisht të njëjtën gjë rrëfen edhe misionari italian De Camilis, udhëtues në brigjet tona e gati në gjithë Mesdheun. “Gjatë udhëtimit tim në këto vise nuk hasa pengesa, megjithëse Deti Mesdhe gjatë asaj kohe ishte plot me piratë” – do të shkruante ai, për udhëtimin e tij në brigjet tona. Bëhet fjalë për vitin 1668, kur De Camilis udhëtoi nga Italia për në Dhërmi e Himarë, ku edhe shërbeu si misionar.
Pasha i deteve
Trimëritë dhe bëmat e Haxhi Aliut ishin të njohura nga shumë detarë të huaj. Kapedanët e deteve e kishin si një kryekapedan. Një ndër legjendat e shumta tregon se një pirat osman me orgjinë algjeriane nga Afrika i dërgon një letër Haxhi Aliut, ku e kërcënonte se po e ndeshi në ndonjë nga udhët e detit do t’ia rripte lëkurën dhe do ta shtronte mbi syret e kuranit. Haxhi Aliu në përgjigjen që i jepte piratit algjerian shkruante: “Kafkën tënde unë do ta bëjë kokë për çibukun dhe do të pi duhan me të”. Për merita të posaçme që i atribuoheshin këtij kapedani në zhdukjen e piraterisë venedikase, greke e malteze, Sulltan Selimi e gradon pasha (admiral) që është grada më e lartë në veprimtarinë e detarisë.
Mes të vërtetës dhe legjendës
Thuhet se varri i tij dhe i të birit është në Sazan, ndërsa gojëdhëna të tjera thonë se varri i tyre ndodhet në det të hapur, aty ku nxin fundi i detit midis Kepit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit. Në tokë, barinjtë e Karaburunit deri vonë në vjeshtën e dytë të vitit, në shënjë kujtimi dhe respekti të kapedanit të shquar, u hiqnin zilet dhe këmborët bagëtive, gjë që e bënin rrallë për ndonjë fatkeqësi tepër të madhe. Rapsodët vlonjatë në kujtesën e tyre kanë ruajtur kujtimet lidhur me veprimtarinë e këtij kryepirati. “Kush e njeh Haxhi Alinë/ Ky në det kishte kufinë/ Haxhi Alia, kaçak i detit/ I doli zot tërë miletit/ Midis detit të Sezanit/ Luftoi e vdiq kapidani. Në shpellë xhind u ba Limani…”. “Haxhi Aliu me të birin/porsi mbreti me vezirin”, thotë një këngë tjetër e vjetër për atë pirat madhështor. I frymëzuar nga legjenda e Haxhi Aliut dhe Shpella e tij, shkrimtari i njohur i Bregut, Petro Marko bëri romanin “Shpella e Piratëve”.
Për vite me radhë zot i vetëm i Otrantos
Në vitet 1609-1624, në Kepin e Karaburunit, Haxhi Ali Ulqinaku u vendos së bashku me te birin dhe dy testana (anije me vela), që përdoreshin nga detarët shqiptarë në shekujt XVI-XVIII. Ai luftoi kundër Ushtrisë franceze e veneciane që kërkonin zotërimin e brigjeve të Adriatikut e Jonit. Në të dy anët e Karaburunit, Haxhi Aliu bashkëpunoi me kapedanët himariotë të detit dhe me barinjtë vendas kundër piratëve të huaj që sulmonin këto brigje. Pylli i Karaburunit ishte furnizuesi i Haxhi Aliut me lëndë druri për ndërtimin e anijeve luftarake, anije, të cilat me veprimtarinë e tyre ishin përqendruar kryesisht në mezokanal. Sipas gojëdhënave, Haxhi Aliu me anijet e tij të shpejta rrihte brigjet veriore të Afrikës deri në Misir e Spanjë. Vendi ku ai strehohej në Karaburun ishte një shpellë karstike, prej tij ajo mori edhe emrin Shpella e Haxhi Aliut. Rreth viteve 1623-1624, në brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe të Anglisë, në një ekspeditë ushtarake të pabarabartë, e cila kishte për qëllim eleminimin e të gjitha mjeteve lundruese rebele nga brigjet e Mesdheut. Megjithëse ata ishin të shumtë e të pajisur me mjete të fuqishme lundrimi, Haxhi Aliu u rezistoi dhe ata nuk arritën ta thyenin apo ta zinin rob.
Fundi i Haxhi Aliut
Beteja e fundit ka qenë ajo e vitit 1625 në Kanal të Otrantos, ku kundërshtari ishte superior në mjete dhe forca. Në këto kushte të vështira Haxhi Alia me anijen e tij të shpejtë mundi ta çajë rrethimin dhe t’i afrohet kepit të Gjuhzës, i ndjekur hapa pas hapi nga kundërshtarët, deri tek vendi i quajtur “Maja e Frengut”, mbi shpellë në Karaburun, ku edhe u vra së bashku me të birin duke luftuar me shpatë në dorë…
Në tetor 1962 detarët shqiptarë (pjesëtarë të marinës luftarake) i ngritën një bust brenda repartit, përballë hyrjes në portin e Ishullit të Sazanit, duke e konsideruar kështu si një shëmbulltyrë të detarisë së vjetër shqiptare. Busti u hoq pa asnjë arsye në vitin 1974 – 1975!…
Piratët ulqinakë, tmerri shumëshekullor i Mesdheut
Çfarë grabitnin kusarët e anijeve ulqinake? Njerëz, gjahu kryesor i tyre ishin robërit. Ulqini rreth vitit 1650 u bë treg i rëndësishëm i robërve të krishterë. Në Ulqin silleshin robër të cilët i kishin rrëmbyer nga vende të ndryshme të Mesdheut, por edhe vende të tjera të Perandorisë Osmane. Tregu më i madh turk i robërve ishte në Vlorë. Nga ana tjetër e Adriatikut, panairet ishin rasti më i mirë për shitjen e robërve.
Shumica e robërve në Ulqin, pothuaj tre të katërtat, ishin nga Mbretëria e Napolit dhe nga Shteti i Papës; të tjerët ishin nga Dalmacia dhe Republika e Dubrovnikut. Kusarët ulqinakë në brigjet e Apulisë dhe Sicilisë kryesisht plaçkitnin vilat e pasura, ndërsa me vete merrnin pronarët e tyre të cilët pastaj i shitnin si robër. Ulqinakët robërit i mbanin si të burgosur dhe nuk i shfrytëzonin si fuqi punëtore. Robërve u mundësonin lidhjen me shtëpinë ose me kushërinjtë, në mënyrë që familja apo komuna të marrin vesh që anëtari i saj gjendet i robëruar në Ulqin, për të ardhur pastaj dhe për ta blerë, si kundërvlerë për lirinë e tij. Kjo shpesh bëhej në terren neutral, kryesisht në Dubrovnik.
Në jehonën e Luftës së Kandisë, më 1662 në Ulqin qëndroi udhëpërshkruesi i njohur osman Evliha Çelebi, i cili na njofton se në këtë qytet “vijnë djem guximtarë arnautë nga kasabatë tjera, vendosen në fregata dhe konfiskojnë, plaçkitin dhe shkretojnë bregdetin e armikut, duke sjellë thesar të panumërt dhe robër të zgjedhur kthehen në Ulqin si fitimtarë dhe i japin sanxhakbeut të dhjetat nga plaçkat e grabitura. Kështu unë, si i gjorë, isha në këtë qytet dhe derisa shikoja, erdhën nga Pula e kaurëve shtatë fregata me plaçka lufte. Nga ato shtatë fregata me plaçka Jusuf Beut i takonin 91 mijë grosh të të dhjetave mbretërore dhe 17 robër”, thekson Çelebiu. Pra, vetëm në këtë aksion kusarët ulqinakë në jug të Italisë zunë 170 robër!
Pronarët më të vegjël të robërve ishin kryekomandanti i Ulqinit, Murati, emini i Shkodrës, Ali Begu, jeniçeri i Shkodrës, Halil Aga, Hysein Korza, Bali Begu, Çaush Murati, Sulejman Berberi, Sule Raboti, Mustaj Basta, Abdi Skura, Kara Kurti, Elez Qehaja, Sulejmani i Gjatë, Hajredin Oruç Hoxha, Ibro Haraliu, njëfarë Mustafë, Resul Agë Sori dhe vetëm një kusar i vërtetë, Reis
Tregtia me robër arriti kulmin në fillim të shek. të 18-të. Ulqinakët në qershor të vitit 1715 e sollën si të zënë rob nga Korçulla famullitarin Mark Bonin. U shit për 100 florinj. Pas dy viteve kur farefisi i tij mori vesh vendndodhjen e tij e bleu për 141 florinj. Bashkëshortet e fisnikëve Vicko Xhamari (Dobrula) dhe Vicko Kushelit (Nika) nga Venediku ishin robëresha në Tunizi në vitin 1740 sepse i kishin grabitur ulqinakët 15 vjet më parë.
Nga mesi i shek. XVIII ndryshojnë edhe shijet, andaj oborrtarët gjithnjë e më shumë kërkojnë robër nga Afrika. Ulqinaku Ali Basha, në vitin 1775, solli nga Egjipti dy robëresha, ndërsa një grup i cili në vitin 1775 u kthye nga Afrika Veriore solli me vete 13 robër dhe robëresha zezakë.
Konsulli francez në Durrës, në shtator të viti 1716, me dhimbje të thellë shkruan: “Ulqinakët bëjnë çudira në Adriatik me 25-30 anijet e tyre me rrema dhe askujt nuk i përulen. Nëse nuk i pengojmë këto dukuri të përditshme, kusarët ulqinakë do të krijojnë këtu një armatë anijesh franceze dhe angleze”, paralajmëronte konsulli francez në Durrës.
Në mars të vitit 1718 një anije ulqinake me 180 marinarë dhe 10 topa zuri rob kapiten Botenin nga Marseja duke theksuar si shkak flamurin maltez, të cilin ata e vendosën vetë në anijen franceze. Boteni dhe ekuipazhi i tij u dërguan në Ulqin si robër. Konsulli francez në Durrës Zhoze Isnar pohon gjithashtu që kusarët ulqinakë nuk respektojnë as sulltanin dhe as cilindo pushtet tjetër në botë! Aksionet e tyre janë të përmasave aq të mëdha saqë kanë ndikuar jo vetëm në tregtinë që bëhet në Detin Adriatik, por edhe në Mesdhe, theksonin përfaqësuesit diplomatik të Francës.
Shpella e Haxhi Aliut
Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i jugut të Adriatikut lindor dhe një nga pikat më strategjike në rrafshin ushtarak, që ndan Kanalin e Otrantos midis Shqipërisë dhe Italisë. Karaburuni është gadishulli më i pasur me shpella të lashta në të gjithë Shqipërinë. Rreth 20 shpella të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë e Karaburunit në të dyja anët e deteve Adriatik dhe Jon. Shpella më e madhe që i ngjan një katedraleje gjigante është ajo e Haxhi Aliut, e cila përbënë një dukuri të pazakontë të këtij gadishulli. E lartë sa një pallat 20 katësh, ku thellësia e shpellës shkon në rreth 40 m, kjo shpellë të ofron një magji të vërtetë pasi brenda saj ujërat e errëta nga thellësia dhe të qeta nga magjia të krijojnë përshtypjen e zhytjes në pjesën tjetër të botës, apo në botë paralele. Shenjat dhe dëshmitë që gjenden brenda Shpellës së Haxhi Aliut, tregojnë për një aktivitet të dendur njerëzor. Faqet e shpellës janë të nxira nga tymi i zjarreve. Quhet shpella e Haxhi Aliut për shkak se ka qenë bazë e këtij pirati të tmerrshëm të deteve, aktiviteti i tij piratesk u zhvillua në shekullin e XVIII-të. Kjo bazë piratësh që Haxhi Aliu dhe njerëzit e tij shfrytëzuan, u përdorë për tu strehuar së bashku me anijet e tija, pasi sulmonin dhe plaçkitnin karvanët e tregtarëve venecian, apo të kombësive të tjera që përdornin ngushticën e Otrantos për të kaluar.
Shpella e Piratëve në Vuno
Duke lundruar në këto brigje, veç Shpellës së Karaburunit, Haxhi Aliu ka përdorur edhe Shpellën e Piratëve të Vunoit, një shpellë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe nga libri me të njëjtin titull i Petro Markos, si edhe filmi i Kinostudios “Shqipëria e Re” që bazohet në këtë libër të shkrimtarit të njohur. Kjo shpellë përbën një nga objektet më me vlerë në bregdetin e Himarës. Ajo ndodhet pranë plazheve të Dhërmiut, në një breg shkëmbor tepër të thyer që bie pingul mbi det dhe gjendet shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit, gjë që e pasuron më tepër gjeografinë dhe historinë e kësaj pjese tërheqëse të bregdetit shqiptar.