Histori

Kush e përgatiti planin italian pë bashkimin me Kosovën dhe Çamërinë

Eugjen Merlika

Nacionalizmi, Shqipëria etnike dhe lëvizja nacionalçlirimtare

Zakonisht katastrofat, në jetën e kombeve, kanë një aftësi bashkimi e kompaktësimi të shoqërisë në gjirin e tyre. 7 prilli 1939, në historinë tonë, nuk pati një fat të tillë. Ai e ndau disa pjesësh opinionin shqiptar e madje dhe mënyrën e paraqitjes së tij në historiografi.

Është shkruar e folur shumë për këtë ngjarje ogurzezë, për pasojat që pati në historinë e Shqipërisë. Propaganda komuniste vazhdon edhe sot të shkruajë se Mbreti Zog ia shiti Shqipërinë Italisë, po ashtu sikurse akuzohet mërgata politike shqiptare për të njëjtin veprim. Nuk ka asgjë më të rreme e më pa baza se ky “postulat”, që prej 70 vjetësh turbullon kujtesën historike të shqiptarëve. Asnjë shqiptar, i çfarëdo bindjeje politike, nuk e ka dashur pushtimin, nuk ka punuar për të e po ashtu, nuk ka pasur mundësi ta shmangë. Sfidoj cilindo që të vërtetojë të kundërtën e këtij pohimi, qoftë edhe me një dokument të vetëm të vërtetë, jo me hamendje dashakeqe demagogjike, të vëna në shërbim të politikës e të mbetura të tilla edhe sot, kur ajo lloj politike ka dështuar duke lënë mbrapa vetëm gërmadha.

Mbreti Zog që, deri në fund, i vazhdoi tratativat vetë ose nëpërmjet titullarëve të qeverisë, vendosi të largohej kur e kuptoi se kërkesat italiane nuk mund të pajtoheshin me pavarësinë shqiptare. Bisedimet ishin një shprehje e hipokrizisë së politikës italiane, mbasi vendimi për pushtimin ishte marrë nga Kryeministri italian dhe ministri i Jashtëm i tij, rreth një vit më parë. Mjafton të lexohet Ditari i Çianos:

Viti 1938

                        30 prill. I referoj Duçes mbi udhëtimin në Shqipëri. Do t’i përmbledh në një raport. Po ai menjëherë bie dakord për nevojën e një zgjidhjeje integrale e më thotë se, për të patur Shqipërinë është gati deri atje sa të bëjë një luftë. Duke i dorëzuar një kampion të mrekullueshëm bakri nga minierat e Lezhës, i thashë: “Ja fiqtë e Kartagjenës”.

                        10 maj. Në tren me Duçen diskutuam promemorien time mbi Shqipërinë. Bie dakord me vendimet e mia e mendon që muaji i mirë për veprim do të jetë maji i ardhshëm. Kështu do të kemi një vit për përgatitjet lokale e për ato ndërkombëtare. Meqënëse do të krijohet një krizë diplomatike dhe Franca me Ingliterrën do të jenë patjetër kundra nesh, është mirë të shtrëngohet Pakti me Gjermaninë. Kjo do të vlejë edhe për t’i këshilluar Jugosllavisë një moderim të madh. Jugosllavia e veçuar nga miqësitë e saj perëndimore e lindore, e shtrënguar midis Italisë e Gjermanisë, do të duhej të durojë e të adaptojë qëndrimin që kemi adaptuar ne ndaj Anshlusit.

                        Fola me Jakomonin e kërkova të më përgatiti një plan veprimi lokal: vepra publike, bamirëse,veprimtari ekonomike, sportive e, mundësisht, politike.

                        19 maj. …. Si pasojë e një informacioni nga Tirana lidhur me aktivitetin e ekzagjeruar të Ministrit të Gjermanisë, Duçja më tha t’i bëj të ditur Ribentropit se ne e nonsiderojmë çështjen shqiptare si “çështje të familjes”; formulë e përdorur nga ata për Austrinë e Sudetet. Pra “hands off”. Deklaroi se është gati të shkojë menjëherë në Shqipëri edhe me çmimin e ndezjes së luftës evropiane. Tani po vlerëson mjetet ushtarake.”

Këto ishin planet e fshehta të drejtuesve të shtetit italian që, në asnjë rast, nuk mbanin parasysh e nuk merrnin në konsideratë vullnetin e shqiptarëve, as për të diskutuar mbi një kundërveprim të mundshëm të tyre. Janë shprehje të mendësisë megalomane të shtetit të madh në një epokë ku gjithnjë e më tepër zotëronte fuqia dhe zbeheshin liritë e të drejtat, mendësi që gjen edhe një motiv tjetër shtytës në garën me miken rivale, Gjermaninë. Kjo e fundit kishte pushtuar Austrinë më 12 mars 1938 dhe do të sulmonte Çekosllovakinë më 15 mars 1939, duke detyruar Presidentin Hacha të nënshkruante pushtimin dhe ndarjen e vendit në dy shtete: Çeki dhe Sllovaki. Fillonte kështu zbatimi e “rendit të ri” në Evropë, me rikthimin e disa territoreve që Konferenca e Versajës i kishte mohuar Hungarisë e Polonisë.

Ishte parahyrja e luftës së dytë botërore, të cilën Anglia e Franca u munduan, në të gjitha mënyrat, ta shmangin ashtu siç bëri dhe BS, duke nënshkruar Paktin e mossulmimit me Gjermaninë. Më parë ishte zhvilluar konferenca e Mynihut, një përpjekje skajore për të ndaluar luftën që afrohej. Ajo qe një mashtrim i madh që Hitleri i bëri tre kolegëve të tij, përfshirë këtu, veç kryeministrave të Anglisë e të Francës edhe Musolinin, të cilët u larguan që andej me bindjen se kërkesat e Gjermanisë, me marrjen e Sudeteve, ishin plotësuar. Aq sa kryeministri anglez, me t’u kthyer në Londër, deklaroi i kënaqur: “Besoj se ka paqe për epokën tonë”…

Duke u kthyer tek përgjegjësitë hipotetike shqiptare për pushtimin, ato mund të barazohen me zero. Mbreti shpresoi deri në fund se do të gjente një marrëveshje me Musolinin, që të ruante pavarësinë e vendit. Qeveria shqiptare pranoi të verë në dispozicion të ushtrisë italiane portet dhe rrugët që do të shërbenin për të organizuar “mbrojtjen e Shqipërisë nga ndonjë sulm i mundshëm i fqinjëve”, por këto nuk mjaftuan. Mesazhet mes Zogut dhe Musolinit vazhduan deri më 6 prill, por Mbreti shqiptar e kuptoi se i duhej të vendoste ndërmjet ikjes nga Vendi dhe qëndrimit në kushtet e vartësisë italiane. Nga shumë anë kanë rrjedhur paditë se Mbreti nuk organizoi qëndresën e armatosur. Vendimi i Mbretit ndryshe nga kjo mundësi tregoi pjekurinë, largpamësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë ndaj interesave t’Atdheut, sepse shtyrja e këtij të fundit drejt vetëvrasjes është shërbimi më i keq që mund t’i bëhej. Ishte praktikisht e pamundur, sepse nuk kishte asnjë mundësi qëndrese ndaj një ushtrie të madhe e të paisur me mjete bashkëkohore lufte. Qëndresa do të thoshte dëme të pallogaritshme në njerëz e në pasuritë e qytetarëve e të Shtetit, sepse “dyfekët me gjalmë” nuk mund të haheshin me topat apo aeroplanët e Italisë. Dikush mund të nxjerrë si argument qëndresën greke më vonë kundrejt sulmit italian, por rastet nuk ngjasojnë, jo vetëm se Greqia kishte një ushtri të organizuar më së miri, por edhe sepse mbas saj qëndronte Anglia, e gatshme të dërgonte forcat e saj në ndihmë. Shqipëria nuk mori nga Qeveritë e Evropës asnjë lloj inkurajimi për fatkeqësinë e saj.

Gjykimet mbi çaste të caktuara të historisë duhet të mbajnë parasysh veçantitë dhe rrethanat e atyre çasteve. Një gjykim që bazohet vetëm mbi parime, pa u ballafaquar me ato veçanti e rrethana, kthehet në një moralizëm shterpë e nuk mund të jetë as i saktë e as objektiv. Mos të harrojmë se asnjë nga shtetet e vegjël evropianë, duke filluar nga Norvegjia e Danimarka në veri, tek vendet e Beneluksit në perëndim, tek republikat baltike në lindje, tek shtetet e Evropës Qendrore, nuk organizuan qëndresat që mëtonin komunistët shqiptarë në historiografinë e tyre, mbasi këto qëndresa kërkonin ushtri të organizuara në shkallën më të lartë. Madje Franca e më pas Rusia treguan se edhe këto ushtri ishin të pamjaftueshme të përballonin fuqinë ushtarake gjermane. Koha provoi se vetëm ndërhyrja e forcave ajrore amerikane bëri të mundur kundërsulmin rus në fillimin e 1943-it dhe kthesën e luftës. Për të kuptuar sot se si jetoheshin ngjarjet e asaj kohe po sjell një pjesë nga “Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare”:

…Musolini nuk lëvizi dhe nuk i u përgjigj thirrjeve për ndihmë të Schuschnigg-ut. Atëherë, Hitleri i dërgoi një telegram Musolinit, duke thënë se “nuk do t’a harronte kurrë”. Musolini i u përgjigj: “Qëndrimi im është i përcaktuar nga miqësia mes dy vendeve tona, që është vulosur me krijimin e Boshtit”…..

                        Mirëpo në orën 16:30, Chamberlaini i dërgonte telegram ambasadorit të Anglisë në Vjenë, me qëllim që ky i fundit të mos këshillonte rezistencën dhe nga ana tjetër u paralajmërua edhe qeveria franceze. Pra, i vetmi reagim ishte nota e protestës, që Francois – Poncet e komunikoi mbrëmjen e 11 marsit”.

Kur dhe Anglia e Franca kishin vështirësi të këshillonin qëndresën e Austrisë, që kishte qenë për shekuj një perandori, të gjitha insinuatat për Shqipërinë, nga cilado anë të vijnë, nuk janë realiste e nuk i shërbejnë vërtetësisë në paraqitjen e ngjarjeve historike dhe dinamikës së tyre. Ato mund t’i shërbejnë demagogjisë së një pjese të politikës, asaj komuniste, për të justifikuar rrugën kriminale me të cilën e mori dhe e mbajti pushtetin. Ja çfarë deklaronte në Dhomën e Komuneve më 13 prill 1939 Kryeministri i Britanisë së Madhe:

“…Cilido që ka njëfarë ndjenje përgjegjësie nuk mund të bëjë me lehtësi diçka që mund të shkaktojë një shtim të tensionit ndërkombëtar. Secili do të dënonte humbjen e përfitimeve që rrjedhin nga marrëveshje ndërkombëtare të përfunduara mbas një diskutimi të ndërsjellë”.

Shqipëria, e vetme në rrugën e saj, nuk kishte tjetër zgjedhje veçse të mundohej që, nëpërmjet politikës së saj, të pakësonte dëmet e pushtimit e të punonte për t’i dhënë Bashkimit një karakter sa më të dobishëm për shqiptarët. “Shqipëria e pavarur nuk ekziston më” shkruante Çiano në Ditarin e tij. Këtë e kuptonin mirë atdhetarët shqiptarë, por vazhdonin të shpresonin se në fjalët e bukura të Musolinit, Çianos apo Jakomonit do të kishte sado pak të vërtetë.

Një tjetër tezë e historiografisë komuniste është dhe një “marrëveshje” e Opozitës kundër zogiste jashtë me Italinë për pushtimin. Edhe kjo është një tjetër tullumbace propagandistike. Duke marrë si dëshmi kujtimet e M. Krujës apo të A. Këlcyrës, që kanë qenë protagonistë të ngjarjeve për të cilat flitet, është e qartë se një farë bashkëbisedimi ka ekzistuar ndërmjet organizatorit të rinisë fashiste Xhiro dhe Ernest Koliqit e Mustafa Krujës. Ky i fundit mbante në dijeni edhe kolegët e tij të Bashkimit Kombëtar mbi bisedimet.

Italianët, në kuadrin e dredhive karakteristike të politikës së tyre, donin të gjenin tek Mërgata një shkak për të justifikuar planin që kishin hartuar. Por Mërgata, që donte të rrëzonte Mbretin, ishte e gatshme të pranonte vetëm një princ të shtëpisë së Savojës për Mbret të Shqipërisë. Ishte edhe për bashkimin doganor, që do të sillte dobi për tregtarët shqiptarë që furnizoheshin me mallrat italiane. Bisedimet dështuan sepse italianët kërkonin bashkimin e kurorave dhe vendosjen e regjimit fashist në Shqipëri. Mustafa Kruja, që kryente bisedimet, më 19 mars i telegrafoi kolegëve të BK se “Tregtia u pezullue”. Pra çdo përpjekje për marrëveshje mori fund. Më 3 prill ai shkoi në Grenobël dhe vuri në dijeni të tjerët se pushtimi ishte i vendosur e nuk kishte asnjë shpresë të pezullohej. U bë një përpjekje e dëshpëruar nëpërmjet një telegrami, drejtuar Musolinit, nga ana e Mërgatës, i firmosur nga M. Kruja, Q. Koculi e A. Këlcyra, në të cilin shprehej shpresa se Italia do t’i mbante premtimet e saj për të respektuar pavarësinë shqiptare.

 

* * *

 

Shqipëria u vu para një fakti të kryer. Mbreti kish ikur e Vendi ishte nën pushtim. Qendra të vogla qëndrese mbretërorësh jepnin sinjale të dobëta, ndërsa nga jashtë ngjarjet shqiptare komentoheshin vetëm nga shtypi, por nuk kishte asnjë kundërveprim zyrtar. Shqipëria zyrtare pranoi gjendjen e re dhe më 12 prill mblodhi Asamblenë Kushtetuese, ku merrnin pjesë përfaqësi të gjitha prefekturave. Ajo e Shkodrës përfaqësohej nga At Anton Harapi, At Gjergj Fishta, Gjon Marka Gjoni etj. të cilët kundërshtuan me forcë formën e Bashkimit dhe kërkuan princin e familjes Savoja për mbret. Megjithatë shumica dërmuese pranoi gjendjen e re. U emërua Qeveria e re, e kryesuar nga një veteran i politikës dhe pronar i madh tokash, Shefqet Vërlaci. Në muajt e ardhshëm u kthyen në Shqipëri dhe eksponentët e Mërgimit, që ishin të ndarë dysh: një pjesë e quanin Italinë pushtuese, me të cilën nuk duhet të ketë asnjë lloj marredhëniesh, kurse tjetra donte të shpëtonte atë që mundej dhe të kthente gjëndjen në një përfitim sa më të madh për shqiptarët. Ai shihej në zgjidhjen e problemit kombëtar, mbasi italianët, jo haptas, kishin premtuar se do t’i bashkonin Shtetit shqiptar, që bënte pjesë në perandorinë e Romës, territoret e lëna jashtë nga konferencat ndërkombëtare.

Joshja ishte shumë e fortë dhe prirja për kundërshtimin apo qëndresën ndaj pushtimit, n’ato kohë të para, ishte pothuajse e paqenë. Ajo klasë politike që hyri në histori me nofkën “kolaboracioniste” a “bashkëpuntore” pati një sërë arritjesh në punën e saj. Së pari, Shqipërisë i u kursyen dëmet e luftës që, në pjesën më të madhe të tyre bien mbi popullin e thjeshtë. Që në fillim u morën masat për të fuqizuar e shtuar institutet shëndetësore me mjekë italianë e shqiptarë, edhe jashtë qyteteve. U bë një luftë e vendosur kundër malarjes e rezultatet qenë të kënaqëshme. Veçanërisht e rëndësishme qe Shtëpia e Nanës dhe fëmijës në Tiranë. Po kështu një punë e mirë u bë për kurimin e tuberkulozit, ku pacientë në gjëndje të rëndë çoheshin në spitalet italiane.

U bënë projekte të vlefshme, nga specialistë të njohur italianë, për furnizimin e Vendit me energji elektrike që, simbas llogarive, mund të arrinte në 10 miljon kw/orë në vit. Simbas këtyre specialistëve, të gjithë lumejtë e Shqipërisë mund të shfrytëzoheshin për hidroçentrale. Ende sot, mbas 70 vjetësh, nuk kemi arritur t’i vemë në zbatim ata studime. Parashihej një uzinë siderurgjike në Elbasan, ku u bë në fakt Kombinati Metalurgjik.

Në fushën financiare u bë barazimi i frangut shqiptar me 6,25 lira italiane. Frangu, që ishte bazuar në arin, tani duhej të bazohej në liretën, mbasi monedha shqiptarte nuk mund të vazhdonte kursin e saj në gjëndjen e re të krijuar me Bashkimin. Bankat u shtuan dhe shtuan vëllimin e kredive. Kështu psh. Banka e Napolit, që kishte përfshirë dhe Bankën Bujqësore, shtoi shumat që i jepeshin si kredi bujqësisë shqiptare, nga 500.000 fr. në 1939 në 30 miljonë në 1942. Banka e Punës, që i u shtua panoramës së Instituteve të kreditit, këto të fundit i shtoi nga një 1,5 miljon më 1939 në 15 miljon në 1942, ndërsa depozitat e saj, nga më pak se një miljon arritën në 20 miljonë.

Një hov morën dhe ndërtimet, sidomos në Tiranë. Qëndra me ministritë dhe hotel Dajti janë punime t’asaj periudhe. Popullsia e Tiranës nga tridhjetë mijë vetë në 1939 arriti në rreth njëqind mijë në 1942. U hartuan projektet për bonifikimin e Vendit, nën drejtimin e inxhinjerit senator Prampolinit, autorit të bonifikimit të Kënetës Pontine në Itali. U llogarit që, në dhjetë vjet, të përfundonte gjithë tharja e kënetave shqiptare.

Krahas arritjeve në fushën ekonomike duhet theksuar edhe një përparim në fushën e kulturës. Ky ishte i lidhur edhe me krijimin e Institutit të Studimeve shqiptare, që filloi të merrej me çështjet më të rëndësishme, si gjuha letrare kombëtare. Në këtë Institut bënin pjesë personalitetet më të njohura të jetës kulturore shqiptare, arbëreshe e mjaft studjues italianë.

Ndërmjet shumë aktiviteteve si konferenca, simpoziume, takimesh të ndryshme vlen të flitet për Kuvendin e parë kombëtar të kulturës, që u mbajt më 2,3 e 4 korrik 1942, në Strugë, Shën Naum e Dibër, në të cilin u mbajtën disa kumtesa. Kuvendin e hapi Ministri i Kulturës, Dhimitër Berati, që propozoi për kryesinë e punimeve të ditës Ministrin e Arsimit Dr. Xhevat Korça, i cili u prit me duartrokitje të nxehta nga të pranishmit. Ministri Berati vuri në dukje se ky aktivitet kishte për qëllim studimin e mjeteve e mënyrave për të përhapur kulturën, në të gjitha format e saj e në të gjitha shtresat e popullsisë.

Por sukseset më të mëdha të Qeverive nacionaliste ishin të lidhura me hapjen e shkollave shqipe në trevat e bashkuara, kryesisht në Kosovë. Buxheti i qeverisë Kruja për arsimin pothuaj se u dyfishua “nga 7.978.380 franga kishte kaluar në 13.950.000 fr. Rilindja kosovare mobilizoi gjithë inteligjencën atdhetare dhe rininë nacionaliste shqiptare që, në figurën gjithmonë të respektuar të mësuesit, u dyndën në “tokat e lirueme” për të hapur shkollat shqipe, edhe të mesme, të cilat vazhduan të funksionojnë edhe mbas ribashkimit me Jugosllavinë. Në gjithë këtë entuziazëm kombëtar për Kosovën vetëm komunistët mungonin, sepse për ta, ashtu si dikur për funksionarët otomanë, shkollat shqipe nuk ishin të dobishme. Në gjithë këtë punë të madhe duhet veçuar roli i shkëlqyer i dy Ministrave t’Arsimit në dy Qeveritë e para, të intelektualëve të rrallë Ernest Koliqi dhe Xhevat Korça, që i u kushtuan çështjes me një zell të jashtzakonshëm, duke bërë të pamundurën, jo vetëm për ndërtimin dhe hapjen e shkollave, por edhe për plotësimin e tyre me kuadrin e nevojshëm mësimdhënës.

Organizimi i Kuvendit në “tokat e lirueme” ishte një dëshmi e interesit dhe kujdesit të “dheut amë” për të gjitha trevat shqiptare. Mbas Ministrit Berati foli shkrimtari i njohur Ernest Koliqi që mbajti kumtesën: “Ndjenja e bashkimit kombëtar në këngët popullore”. Pas tij Dr.Mihal Sherko zhvilloi temën “Problemet kulturore të Shqipërisë së sotme”. Dita e parë u mbyll me leximin e kumtesës së nënkryetarit të Dhomës korporative Qazim Nekiu, me titull “Zhvillime të bashkëpunimit kulturor italo-shqiptar”.

Dita e dytë u zhvillua në Monastirin e Shën Naumit, ku mori pjesë edhe Kryetari i Kishës ortodokse shqiptare. I pari foli gazetari Hilmi Leka mbi temën “Horizonte të reja në fushën e gazetarisë”. Prof. Rosolino Petrotta mbajti kumtesën “Gazetarët shqiptarë në Itali”, kurse gazetari Nebil Çika atë mbi “Zhvillime të gazetarisë shqiptare”. Në ditën e tretë në Dibër foli dramaturgu i njohur Ethem Haxhiademi për temën “Teatri dhe muzika shqiptare”. Pas tij gazetari Vangjel Koça foli mbi temën “Radioja si mjet kulture” e së fundi shkrimtari, gazetari e përkthyesi i mirënjohur Dom Lazër Shantoja mbajti kumtesën “Turizmi në funksionet e tij kulturorë”. Të gjitha kumtesat u pasuan nga diskutime të gjalla të pjesëmarrësve.

Të gjitha këto veprimtari shkonin në dobi të zhvillimit të Shqipërisë e të afrimit me Evropën. Edhe se italianët shikonin, së pari, interesat e tyre, kur ata përkonin me interesat shqiptare, përsëri ne ishim të fituar. Vërtetë Vendi nuk ishte i lirë por, në gjithë Evropën, vetëm tre Vende kishin mbetur të lira: Anglia, Zvicra dhe Spanja e dalë nga lufta civile. Në këtë kuadër, një pushtim i tillë, me një Qeveri shqiptare që çdo ditë ngulte këmbë për plotësimin e interesave të saj kombëtare, herë herë me rezultate mjaft të kënaqëshme, nacionalizmi shqiptar e shihte me optimizëm rrugën e tij.

Sigurisht, jo të gjithë shqiptarët i shikonin ngjarjet me këtë sy. Kishte mjaft prej tyre që nuk e pranonin këtë gjëndje dhe përpiqeshin të organizoheshin për qëndresë por, në vitet e para të pushtimit, ajo ishte vetëm simbolike. Megjithatë në ato pak përpjekje për të kundërshtuar pushtuesin, italianët kundërvepronin me arrestime e internime në Itali e në Shqipëri. Shumica ishin elementë komunistë që filluan të lëvizin mbas 22 qershorit 1941, ditës që filloi sulmi i Gjermanisë ndaj BRSS. Kishte ndërmjet të përndjekurve dhe elementë nacionalistë që Qeveria shqiptare, sidomos ajo e Mustafa Krujës, në shumicën dërmuese i pati kthyer në Vendin e tyre.

Nga fundi i vitit 1939 deri në tetor të 1940-ës simpatia progresive kundrejt Italisë, sigurisht i kushtohej shpresës së deklaruar që Italia, me prestigjin e saj, do të mund të arrinte bashkimin me Shqipërinë të trevave të shkëputura”

“ Citoheshin në veçanti dorëzimet e dokumentavet nga shumë personalitete të rradhës së parë, që dëshmonin të drejtën e shqiptarëve për të zotëruar Çamërinë. Shtonja se nga Pindi banorët arumunë i dërgonin shumë bashkatdhetarëve të tyre, shpesh në pozita të larta, shprehjen e dëshirës që territori i tyre një ditë t’i bashkohej Shqipërisë. Kjo edhe në kujtimin e periudhës 1917-18, në të cilën trupat tona kishin pushtuar atë krahinë.

                        Fushata e shtypit, e zhvilluar mbas vrasjes së Daut Hoxhës, dhe lajmet rreth incidenteve të ndodhura ndërmjet Italisë e Shqipërisë, kishin lumturuar shpirtin e shqiptarëve që banonin jashtë. Ishim informuar se Faik Konica, ish Ministër i Shqipërisë në Uashington, ishte i gatshëm të jepte pëlqimin e tij për regjimin e ri, kur ai të vërtetonte se donte të bashkonte të gjithë shqiptarët në një shtet.”

                        Siç shihet nga këta fragmente të veprës së Jakomonit, çështja kombëtare ishte bërë ajo kryesore e politikës shqiptare, por në të njëjtën kohë dhe një problem me shumë rëndësi për Italinë dhe marredhëniet e saj me shtetet e Ballkanit. Jakomoni mëton, në kujtimet e tij, të paraqesë anën pozitive të problemit çam. Në të duket se italianët e ngrinin këtë për të plotësuar premtimin kundrejt nacionalizmit shqiptar.

22 maj 1940. …Shqiptarët janë hedhur në rrugën e ndërhyrjes: duan Kosovën e Çamërinë! Për ne është e lehtë ta rritim popullaritetin tonë, duke u bërë eksponentë të nacionalizmit shqiptar!”

                        Edhe Çiano, si Jakomoni kalëron çështjen e shqiptarëve. Instrumentalizimi i vrasjes së Daut Hoxhës kishte për synim bindjen e opinionit publik shqiptar, se ishte ky shkaku i një lufte të mundëshme me Greqinë. E vërteta ishte se i mëshohej atij argumenti për të fshehur motivin e vërtetë të një sulmi të paracaktuar kundër Greqisë, që ishte element kryesor i strategjisë italiane për Ballkanin. Nëse dikush, në konferencën e Paqes në Paris më 1946, e ka tundur flamurin e akuzave greke kundër Shqipërisë e, për më tepër, Greqia ende në teori ruan gjëndjen e luftës, duhet të dijë se vendimet për luftën italo – greke janë marrë kryekëput nga Qeveria italiane, për të realizuar projektin e saj të Perandorisë e në garë me aleatin gjerman që kishte pushtuar Rumaninë, pa e vënë në dijeni më parë Musolinin. Sigurisht, shqiptarët e prisnin me ankth një çast të tillë, por nuk ishin ata që vendosnin për luftën italo-greke. Të fajësohen qëndrimet e nacionalizmit shqiptar, sepse kërkonte bashkimin e atyre trojeve me Shtetin e tij, një bashkim që kishte ekzistuar që nga agimet e qytetërimit, më duket diçka absurde. Vetëm historiografia dogmatike komuniste, për të cilën kombi është një entitet “reaksionar” e vlerat e vërteta janë “internacionalizmi proletar”, mund t’a pranojë e t’a pohojë me zë të lartë. Nëse ky bashkim vinte nga lufta e italianëve që donin të zgjeronin perandorinë e tyre, nuk më duket se ka ndonjë arsye, edhe në logjikën e saj më parake, që ndonjë shqiptar, që kishte 30 vjet që vajtonte Atdheun e cunguar nga grekët e serbët, mos t’a pranonte e, aq më tepër, t’a kundërshtonte. Nëse ndonjë ultradashamir i Greqisë sheh në këtë veprim një shfaqje shovinizmi të Shtetit shqiptar të kohës e klasës drejtuese të tij, një veprim të dënueshëm që gjoja Caldaris e përdori si argument që padiste Shqipërinë në Konferencën e Paqes, ai o ka nevojë për një vizitë psikiatrike, ose ka ngatërruar kombësinë e, gabimisht ka marrë atë shqiptare.

Nëse dërgata greke në Paris i dha shfrim të lirë gjithë arsenalit tradicional kundër shqiptar, si zakonisht deri në atë kohë, duke sjellë në skenë dhe Ismail Qemalin, për të argumentuar shovinizmin e saj të pabazë e të paparim në kërkesat për territore të tjera shqiptare, kjo ndodhte se Shqipërinë atje e përfaqësonin njerëz që ishin jo zëdhënës të interesave shqiptare, por të atyre jugosllave. Shqipëria u vu në bangën e t’akuzuarve, jo për qëndrimin në luftën italo-greke, kur ajo ishte një Vend i pushtuar dhe nuk kishte asnjë fuqi për t’a nxitur apo për t’a ndaluar luftën. Aq është e vërtetë kjo sa që as Çamëria, as krahina e Pindit dhe as Janina, Arta e Preveza, territore mijëvjeçare shqiptare, nuk u bashkuan me Shqipërinë, për një vendim të diskutueshëm të Ministrisë së Jashtëme italiane. Historianët e regjimit e fshehin të vërtetën kur nuk thonë se Shqipëria u padit në Paris, si një shtet terrorist, që kishte shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 detarëve britanikë, aleatë të fuqishëm gjatë luftës, si pasojë e minave, të vëna nga padronët e çastit në politikën shqiptare, komunistët jugosllavë, me miratim të Qeverisë së Enver Hoxhës.

Por le të shohim se çfarë shkruan Çiano në ditarin e tij:

“Viti 1940

                        17 gusht. Alfieri ka patur një takim interesant me Ribbentropin. Rezulton: 1) Qeveria gjermane nuk dëshiron një afrim të ri, shumë të theksuar midis nesh e Rusisë; 2) Duhet të lihet mënjanë çfarëdo projekt sulmi mbi Jugosllavinë; 3) Një aksion eventual kundra Greqisë nuk është i mirëpritur në Berlin. Ky është një bllokim i plotë në të gjithë linjën. Sipas Ribentropit “çdo përpjekje duhet të përqëndrohet kundër Britanisë së madhe, sepse ajo-dhe vetëm ajo- është çështje jete a vdekje”. Duçja e redaktoi vetë përgjigjen: natyrisht pranojmë pikëpamjen berlineze! Edhe përsa i përket Greqisë: e futim në kasafortë notën që tashmë ishte gati.

                        12 tetor… Duçja është i indinjuar mbi të gjitha për pushtimin gjerman të Rumanisë. Thotë se kjo ka bërë përshtypje të thellë e të keqe në opinionin publik italian, sepse nga arbitrati i Vjenës, askush s’e priste këtë rezultat. “Hitleri më vë gjithmonë përballë faktit të kryer. Këtë herë do t’a shpërblej me të njëjtën monedhë: do t’a mësojë nga gazetat që kam pushtuar Greqinë. Kështu do të rivendoset ekuilibri”.

E pyes në se është dakord me Badoglion. “Akoma jo” u përgjigj “Por jap dorëheqje si italian nëse dikush gjen vështirësi për t’u ndeshur me grekët”. Tashmë Duçja është i vendosur të veprojë. Në realitet besoj që operacioni është i frutshëm dhe i lehtë.

                        14 tetor. Musolini më flet sërish për aksionin në Greqi dhe fikson ditën e 26 tetorit. Jakomoni jep informacione shumë të favorshme, veçanërisht për gjëndjen shpirtërore të popullsisë çame që është në favorin tonë.”

                        Cilido që nuk ka yzengji në tru e kupton se nuk mund të ketë asnjë lloj veprimi që ngarkon me përgjegjësi Qeverinë shqiptare në atë rast. Dihet se si rrodhën ngjarjet në luftën italo-greke. Humbja e italianëve qe i pari dështim i Boshtit në fushën ushtarake, në luftën e dytë botërore. Por thyerja e italianëve në Epir u pasua me sulmin gjerman në Ballkan dhe barazpeshat e Versajës u rrëzuan më 18 dhe 27 prill, me hyrjen e gjermanëve në Beograd e në Athinë. Këta veprime luftarake ndryshuan edhe hartën e Ballkanit, me krijimin e shteteve të Kroacisë e të Malit të Zi, me zgjerimin nga lindja e jugu të Bullgarisë e me bashkimin me Shqipërinë të Kosovës, Dibrës, zonës së Liqenjve e, më vonë të Plavës e të Gucisë. Mbetën jashtë kufijve ende Çamëria, Pindi dhe zona e Janinës, Artës e Prevezës.

 

 

* * * * *

Nacionalizmi shqiptar vazhdoi gjithmonë të shpresojë se dhe ato treva do t’i bashkoheshin Atdheut, por ajo mbeti vetëm një ëndërr. Arsyeja e kësaj mungese nuk gjindet as në Ditarin e Çianos dhe as në librin e Jakomonit. Na ndriçon këtë pikëpyetje diplomati Karlo Umiltà, në veprën e tij “Jugosllavia e Shqipëria”. Duke qenë emëruar Komisar i Lartë i Qeverisë italiane për krahinat e bashkëngjitura Shqipërisë, ai bën një udhëtim me një grup pune në të gjitha ato treva e, më së fundi, i dërgon një relacion Ministrisë së Jashtëme që, siç thotë ai, u muar për bazë prej asaj, për sa i përket Çamërisë e zonave të tjera t’Epirit.

“Sapo mbarova këtë detyrë, ndërsa Komisari i Lartë, Alizoti,kishte shkuar të merrte në dorëzim zyrën e tij në Kosovë e Dibër, Ministria e Jashtme më ngarkoi për të kryer një rreth vëzhgimesh në krahinën që quhej Çamëri e që duhej t’i bashkangjitej më vonë Shqipërisë, nën Komisariatin e Lartë të Xhemil Dinos….

                        Territori i ri paraqitej i varfër e i shkretë e në qytetin e Kosturit pata shpejt përshtypjen se nuk kishte as hije shqiptarësh….

                        Ata ishin maqedonas dhe donin të bënin pjesë në Shtetin maqedon, që do të mund të formohej me popullsi të tjera maqedone deri në Follorinë, Monastir (Bitolje) e Shkup (Skoplje). Nëse në fund të luftës Shteti maqedon nuk mund të krijohej, ata dëshironin të vazhdonin të bënin pjesë në Shtetin grek. Nëse dhe ajo nuk do të ishte e mundur, do të kishin mbetur me qejf nën administrimin dhe mbrojtjen italiane, por në asnjë rast nuk do t’i përshtateshin bashkimit me Shqipërinë, madje kundër një bashkimi të tillë, ishin gati për një kryengritje të përgjithshme….

                        Nga Kosturi u drejtuam për në Gravenè, një qytet i vogël, i banuar në shumicë nga maqedonë e grekë. Asnjë këmbë shqiptari. Dëshirat e tyre ishin të njëjta me ato të Kosturit…. Asnjë nuk donte të dëgjohej të flitej për Shqipërinë….

                        Mbas Grevenès morëm një lloj rruge sapo të hapur që na çoi rrëzë Pindit e prej andej… deri në Mecovo, qyteti më i rëndësishëm i gjithë territorit. Edhe këtu popullsia është e përzierë prej arumunësh dhe grekësh e më shumë se për bujq bëhet fjalë për barij e pylltarë. Nëpërmjet ushtarakëve tanë, munda të flas me shumëkryepleq fshatrash e me ndonjë kryetar bashkie. Aspiratat e tyre ishin të mbeteshin të bashkuar me Greqinë, mbasi të mbaronte lufta dhe pushtimi ynë ushtarak, për të cilin folën shumë mirë.

            Për Shqipërinë as që bëhej fjalë, sepse ata e quanin një Vend të prapambetur e pa t’ardhme.”

Duke vazhduar udhëtimin e tij në Janinë, Prevezë e Artë dhe në Çamëri, diplomati italian përsërit gjithmonë të njëjtat pohime. Arrin deri aty, saqë edhe në Delvinë e Sarandë “të gjithë ishin të një mendimi, të përjashtonin si të papërshtatëshëm zmadhimin e Shqipërisë drejt jugut, me bashkimin e territoreve të tjera, të banuara, pothuajse krejtësisht nga grekët. Edhe shqiptarët myslimanë ishin kundër bashkimit me çamët e racës dhe besimit të tyre. Nga ajo anë kufijtë shqiptarë ishin mirë ashtu siç ishin.

                        Megjithë ankesat e Xhemil Dinos dhe të atyre si ai që ishin t’interesuar për projektin e rrezikshëm të Çamërisë, Qeveria jonë miratoi plotësisht përfundimet e mija dhe u arrit të bindej dhe Qeveria shqiptare për mungesën e leverdisë për të mbajtur në Shqipëri e jashtë saj një shqetësim në dobi të bashkimit, që tashmë nuk mund të sendërtohej në kundërshtim me opinionin e pothuaj gjithë popullsisë, që do të bëhej viktimë, pa dobi për askënd.

                        Për Çamërinë nuk u fol më dhe vetë Xhemil Dino u kthye nga Tirana në Romë pa bezdisur më Qeverinë tonë”.

                        Këto ishin disa nga konsideratat e diplomatit Umiltà, që nuk shquhet për simpati karshi shqiptarëvet dhe përfaqësuesve të tyre politikë, sidomos për Mustafa Krujën dhe Eqerem Vlorën “ish diplomat turk e nacionalist i zjarrtë, jo më pak se Kryeministri i tij Kruja”

Diplomati Umiltà që nuk më duket shumë bindës dhe objektiv në përfundimet e tij, në sajë të mungesës së personave të lertpërmendur në Qeverinë shqiptare, arriti t’a varrosë çështjen çame, duke menduar se i ka bërë mirë atyre popullsive. Ai, së bashku me një pjesë të mirë të ushtarakëve italianë, shquheshin për qëndrimin kundër shqiptar gjatë luftës, në territoret ku ishte vendosur ushtria italiane. Kjo ndodhte, sipas tij, sepse pakicat serbe e maqedonase ishin më të “emancipuara”, në kuptimin e botës femërore, se sa shqiptaret myslimane të Kosovës apo Dibrës. Kuptohet qartë se pse ushtarakët italianë, në sytë e Komisarit Umiltà, tjetërsonin dhe opinionet e popullsisë, duke e çuar atë në përfundime të gabuara e me aq pasoja të hidhura për çështjen tonë kombëtare.

“Ajo që ka dëmtuar më shumë forcimin e marredhënieve mes dy shteteve qe politika jashtazonisht autoritare e Qeverisë shqiptare që, fatkeqësisht u përpoq vazhdimisht të kundërshtonte këshillat e matura e t’arsyeshme që vinin nga Roma. Kur u formua Qeveria Libohova, e keqja ishte bërë dhe maturia arriti shumë vonë.”

                        Ky ishte përfundimi i përfundimeve të analizës së diplomatit Umiltà, një akuzë e fortë kundrejt Qeverisë Kruja, që kishte në qendrën e veprimtarisë së saj çështjen kombëtare, në të gjitha shfaqjet dhe problemet e saj, një Qeveri që propaganda komuniste e kohës dhe historiografia, deri në ditët tona, vazhdon t’a quajë “bashkëpuntore”, “tradhëtare” e “vegël” e pushtuesit italian. Ajo Qeveri erdhi në fuqi më 3 dhjetor 1941 e pati një jetë prej 13 muajsh, deri më 4 janar 1943.

Ministrat shqiptarë shëmbëllejnë me njëri tjetrin. Janë të gjithë të rinj, nuk them si moshë, por si shërbim. Janë të gjithë të veshur thjesht, pak t’ashpër, të pregatitur mirë teorikisht. E shkuara e tyre është pothuajse e njëjtë: kanë vuajtur për Vendin e tyre.. Idetë e tyre janë të lidhura me disa dogma themelore: bashkimi i Shqipërisë, autonomi e brëndëshme, mbrojtje e racës dhe pasurisë së saj kulturore, bashkëpunim me Italinë në bazën e të drejtave dhe detyrave të përbashkëta. Janë të ndershëm e të varfër. Janë njerëz të veprimit e jo të burokracisë…

                        Komandon ministri shqiptar që, teorikisht, mundet edhe të mos kërkojë kurrë këshillën e këshilltarit. Këshilltari pret të pyetet për të dhënë mendimin e tij. Mbasi e ka dhënë atë nuk e imponon; ministri vendos nëse është apo jo rasti për t’a pranuar. Kështu thotë rendi juridik që rregullon marredhëniet mes ministrit e këshilltarit, pra, në praktikë marredhëniet mes Shqipërisë e Italisë.”

                        Kjo është fotografia e Qeverisë Kruja, e bërë nga njëri ndër më të mëdhenjtë e gazetarisë botërore, shkrimtari e historiani Indro Montaneli. Besoj se nuk ka nevojë për asnjë koment, ndoshta është kuadri ideal për çfarëdo Qeveri, në çdo vend të botës, në çdo kohë. Dhe ja portreti i Kryetarit të Qeverisë, gjithënjë simbas Montanelit, në intervistën e botuar në “Corriere della Sera” të datës 21 maj 1942:

Nuk e shihnja Merlika-Krujën prej dhjetë vjetësh dhe e gjeta pak të ndryshuar. Suksesi dhe nderimet kanë ndryshuar pak në karakterin dhe qëndrimet e jashtëme të këtij njeriu. Ai ishte veshur pak a shumë si dhjetë vjet më parë e nuk nxjerr në pah rëndësinë e tij me poza e fjalë të mëdha. Vazhdon të flasë i matur e jep përshtypjen se çfarë thotë është e vërtetë….

                        Dua një Shqipëri të bashkuar brënda kufijve të saj natyrorë. Dua që kjo Shqipëri e bashkuar të zhvillojë jetën e saj në paqën e siguruar nga Roma. Ne jemi lidhur me Romën nga rrethana të pandryshueshme historike e gjeografike. Fakti që edhe ne jemi në luftë nuk rrjedh nga që kemi hequr dorë nga një politikë e jashtëme e pavarur, por nga se Shqipëria, për vetë pozitën e saj gjeografike, është e lidhur me fatin e Italisë”.

Kjo është paraqitja e Kryeministrit shqiptar në opinionin publik italian, por portretin e tij, në një nga këndvështrimet më të rëndësishme të figurës, e plotëson vetë Mëkëmbësi i Mbretit, Jakomoni:

“ Një shfaqje nga ana e Mustafa Krujës të asaj që ishte “burrnia” e tij, pra të aftësisë për të përballuar situata me guxim e zemërgjërësi, e pata pak mbas marrjes së funksionit si Kryetar i Qeverisë. Kishte shkuar tek ai Konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë gojore, me të cilën Qeveria naziste kërkonte dorëzimin e më shumë se treqind hebrenjve që, të ikur nga Jugosllavia, kishin gjetur strehë në Shqipëri. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit i kishte dhënë lajme të sakta mbi emrat e tyre dhe vëndet ku ishin strehuar në Kosovën shqiptare. Mustafa Kruja erdhi të më kërkojë lejën për t’i lënë të patrazuar në Shqipëri. Nuk kishte në të gjithë Vendin ushtarë gjermanë që të mund t’i njihnin. E quajtëm me vend që hebrenjtë e ikur të shpërnguleshin në krahinën e Gjirokastrës, që kufizohej me zonën greke, të pushtuar nga trupat italiane. Ata do të ishin paisur me një pashaportë shqiptare me emër të rremë e, aty ku do të kishte qenë e nevojshme, të ndihmoheshin materialisht. Këto masa do t’i premtonin Mustafa Krujës t’i përgjigjej, mbas pak ditësh, Konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë, se të gjitha kërkimet e bëra në Kosovë, sa i përket emrave të shënuara, kishin dalë të kota.

            Nuk u njoftua zyrtarisht Roma për këtë gjë, por u njoftua privatisht për të Drejtori i përgjithshëm i çështjeve sekrete, Ministri i plotfuqishëm Vidau. Ai ishte njeri me zemër dhe me të merrnim masa, nëpërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, të furnizonim hebrenjtë gjermanë, çekë, polakë, hungarezë e rumunë me pasaporta shqiptare. Ata mund t’i shpëtonin kështu përndjekjeve racore, duke shkuar në Shqipëri.”

            Ky pohim i Mëkëmbësit të Mbretit italian në Shqipëri është një fletë nderi ndërkombëtare, jo vetëm për M. Krujën dhe Qeverinë e tij, por për gjithë Shqipërinë e banorët e saj. Me këto veprime Shqipëria vihet në rradhën e atyre pak Vendeve të Evropës së pushtuar nga nazifashistët, që nuk morën mbi vehte turpin e një krimi, nga më të shëmtuarit e më mizorët në historinë e botës, atë të Holokaustit. Shqipëria e vogël, në sajë të bijve të saj fisnikë, vuri mbi krye një kurorë, të cilën nuk patën guximin e meritën t’a kenë as popuj shumë më të mëdhenj, më të zhvilluar e më të fuqishëm. Ajo kurorë mbante emrin e humanizmit në shkallë eprore, e vlerave njerëzore të respektuara edhe në rrethanat më të errëta të historisë njerëzore. Në sajë të këtij gjesti, Shqipëria ballëlartë mes gërmadhave të përfundimit të luftës, kishte të drejtën e ligjëshme të kërkonte vendin e saj të nderit, në renditjen e fituesve moralë të tragjedisë më të madhe që kishte kaluar njerëzimi.

Ja si na e përshkruan një nga studjuesit më të pregatitur të historisë sonë, Z. Mergim Korça këtë episod të rrënjosur thellë në kujtesën e tij rinore:

“ …Atëherë Mustafa Merlika Kruja i tha babait ( Dr. Xhevat Korça E.M.) se duhej të merrnin masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë hebrenjve në Kosovë. I telefonuan Ministrit të Punëve të Brëndëshme z. Mark Gjomarkaj si edhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, z. Engjëll Çoba dhe e lanë të mblidheshin menjëherë në zyrën e Kryeministrit.

            Mbas disa ditësh mësova se Mark Gjomarkaj kishte dërguar në krye të një ekipi të tërë prefektësh, nënprefektësh si edhe nëpunësish të besuar të Ministrisë së Brëndëshme, duke mobilizuar edhe të gjithë autobuzët e shoqërisë S.A.T.A., zotin Engjëll Çoba në Prishtinë si i plotfuqishëm të pajiste me dokumenta shqiptare si edhe me emra shqiptarë sa më shumë hebrenj që t’ishte e mundur e t’i transferonte në Shqipëri…”

Por për shtatëdhjetë vjet, përfshirë këtu edhe njëzet prej tyre të demokracisë, kjo meritë e madhe e kombit, kjo meteorë e ndritëshme në qiellin e historisë së tij, nuk u zu në gojë, nuk u bë e njohur. Njëzet vjetët e fundit ishin inercia e pesëdhjetë viteve të regjimit, që u mundua t’a varrosë në katakombet e harresës këtë monument të krenarisë kombëtare, shpëtimin e hebrenjve. Kjo ndodhte vetëm e vetëm sepse ai lidhej me emra si Ahmet Zogu, Mustafa Kruja, Mark Gjomarkaj, Xhevat Korça, Engjëll Çoba, Maliq Bushati, Kolë Bib Mirakaj, at Anton Harapi, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Xhaferr Deva, Fiqiri Dine, Ibrahim Biçaku e sa e sa qeveritarë të tjerë të Shqipërisë etnike, në të gjitha nivelet, që nderuan me veprën e tyre emrin e saj e i lanë brezave t’ardhshëm krenarinë e të qënit bir i një populli që dhunës i kundërvu humanizmin e vërtetë.

Kush e përgatiti planin italian pë bashkimin me Kosovën dhe Çamërinë Read More »

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shën Ndoit”.

Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, kohë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.

Edhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti popullor i kohës për kurim në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.

Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë e një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister, edhe sot e kësaj dite…

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar Read More »

Pse amerikanët i çmojnë lartë vlerat tona kombëtare ?

Mikun i cili më do  dhe më çmon e dua shumë , e dua përtej mase .  Si mundet   të mos e  nderosh mikun i cili të gjendet në ditët më të vështira ? Si mund ta harroj mikun i cili bëri çmos të më shpëtojë nga zhbërja e ime , nga   mundësia e planifikuar e humbje si “çifuti në shkretëtirë “ ? Jo dhe jo e madhe ;e dua atë mik dhe nuk e harroj kurrë , i  jam tërë jetën falënderues. Miku më tha një herë se që 100 vjet jam me ty , por edhe 100 të tjera më ke pranë .
Vlerat tona kombëtare janë për  t`u çmuar ; vetëm amerikanët janë ata që na nderojnë ,vetëm ata janë që ia bëjnë botës të ditur se kush janë shqiptarët .
Nëse me fuqinë e saj ia bënë të ditur botës ;” Universiteti i Kalifornisë: Shqiptarët, autoktonët e Europës “ ,pra që jemi autokton , indigjen , vendor , jo të ardhur , jo të shpifur , jo të sjellë nga diku, që e meritojmë token tonë ; atëherë si mos të jemi mirënjohës ?

“Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë “

Pra : “Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone. “ A nuk mjafton kjo ? Po ç`duam më shumë ?
Edhe kjo : “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit. “ Pra , të faleminderit mik që iu mbyllë gojën atyre që ende planifikojnë  që për interesa zhbërjeje të trumbetojnë në kancelaritë botërore se shqiptarët e Kosovës janë aty që nga viti 1389 , e ata të Shqipërisë që nga shekulli i 11-të.
Nuk mund të ndalem me kaq ,pa e komentuar  edhe  :  “Muslim Kosovars rediscover their long-forgotten Roman Catholic roots”  e shkruar në Washington Post (https://www.washingtonpost.com/national/religion/muslim-kosovars-rediscover-their-long-forgotten-roman-catholic-roots/ )
Ky shkrim nuk ishte thirrje për ndërrim të fesë , as që ta imponon kush konvertimin; por ishte një njoftim për  botën e civilizuar se ja shqiptarët ishin dhe sot janë të vendit të tyre që nga kohët e lashta dhe i përkasin  krishterimit të hershëm . Me këtë thuhet direkt ose jo ; se serbët janë ardhacak , se turqit iu sollën shqiptarëve fenë .A nuk mjafton kjo ?

“The Serbian Orthodox Church claims ownership of the property and holds the keys to the building, which it renovated in 1993. But area residents believe it’s an ancient Albanian church, and they want it back. Old churches in Kosovo such as the one in Gjonaj are reminders of the country’s deep-rooted Christian history, one some locals would like to resurrect  ” . Shqiptarët ia duan kishat e tyre , të cilat serbët i kanë uzurpuar dhe shpallur të tyre .asdf

Ose  ,prapë nga Washington Posti : “The Islamic experience is not something that Albanians really wanted but something that was imposed on them,” said Gjergji. “The Christian history is stronger than the Ottoman history.”  Përvoja muslimane e Shqiptarëve nuk ishte pse ata e deshën por eta e morën me dhunë. Krishterimi është me rrënje më të thella se sa historia Otomane .
“But Catholic Bishop Dode Gjergji thinks those numbers hide the true spiritual affinities of Kosovars. Gjergji said only 10 percent of Kosovars practice their Muslim faith; the rest are secular.”

Fahri Xharra, 24.04.17
Gjakovë

Pse amerikanët i çmojnë lartë vlerat tona kombëtare ? Read More »

Historia befasuese: Ja kush e solli futbollin në Shqipëri. Gjithçka nisi nga …

Gazeta e njohur austriake, DerStandard ka publikuar një dossier, që tregon se kush e solli futbollin në Shqipëri.

Shkrimi ka për autor Krisztian Csaplar-Degovics, drejtues i sektorit për Europën Juglindore në Akademinë Hungareze të Shkencave. Gjithçka nis kur Shqipëria shpall pavarësinë dhe austro-hungarezët ishin të shqetësuar për shkak të brishtësisë së shtetit të ri.

Shkodra ishte një nga rajonet më të rëndësishme në vend, por pas një rrethimi prej shtatë muajsh, ajo ra në duart e trupave serbe dhe malazeze më 24 prill 1913.

Situata humanitare në Shkodër ishte e vështirë dhe Fuqitë e Mëdha vendosën që të realizojnë një ndërhyrje të përbashkët ushtarake.

Trupat austro-hungareze, gjermane, italiane, britanike dhe franceze marshuan në fillim të majit në Shkodër.

Autori shkruan se administrimin e qytetit e morën përsipër tre admiralë të Fuqive të Mëdha.

“Me mbështetjen personale të kajzerit Franc Joseph në Shqipëri mbërritën disa ndihma, që u transportuan nga marina luftarake. Procesin e mbikëqyrte lejtnanti Ilija Zivkoviç, një oficer me origjinë serbe dhe shtetësi hungareze. Sipas disa të dhënave, ai ishte një oficer i aftë të fliste disa gjuhë të huaja dhe kishte marrëdhënie veçanërisht të mira me vartësit e tij”, shkruan autori.

“Pas operacionit të suksesshëm humanitar, togeri mbeti në Shkodër, pasi ishte përgjegjës i sigurisë për zonën ku ishin të vendosur austro-hungarezët. Ai nuk e pranonte situatën ku ndodhej rinia shqiptare. Për shkak se nuk kishte një sistem shkollor funksional, ai nisi të organizonte aktivitete sportive. Me miratimin e shtabit qendror, ai mblodhi të trinjtë nga mosha 14 deri në 20 vjeç dhe nisi t’u mësonte sportet moderne europiane. Mbi të gjitha, ai u mësoi rregullat e futbollit. Brenda pak ditësh, ai organizoi ekipet e para austra-hungarezo-shqiptare dhe nisën kështu ndeshjet e para të futbollit në Shqipëri”.

“Lajmi për ndeshjet e futbollit u përhap me shpejtësi në qytet. Oficerët britanikë ndiheshin të ofenduar se ideja për të mësuar futbollin tek të rinjtë shqiptarë nuk kishte ardhur prej tyre. Por ata e harruan shpejt këtë dhe nisën të formonin lojtarët e tyre. Francezët, italianët dhe gjermanët ndoqën shembullin e tyre. Kështu nisën miqësoret e para. Ekipet e asaj kohe simbolizonin fuqitë e mëdha të momentit dhe rivalitetin mes tyre. Për fat të keq, nuk ka informacion se cili ekip e fitoi kampionatin e parë në Shkodër”.

Historia befasuese: Ja kush e solli futbollin në Shqipëri. Gjithçka nisi nga … Read More »

“Ika nga fshati për të studiuar në Tiranë dhe fillova të punoj prostitutë për të mbushur barkun me bukë, jam krenare për veten”!

Unë që po e shkruaj këtë histori jam një vajzë nga fshati, por që prej 4 vitesh jetoj në qytet. Erdha në Tiranë për studime dhe nuk e kam në plan të largohem, sepse kryeqyteti është parajsa krahasuar me fshatin tim të vogël dhe të prapambetur. Përveç kësaj, familja ime është shumë e varfër. Ne ishim tre fëmijë, unë e madhja, motra dhe vëllai më i vogël. Prindërit fitonin shumë pak dhe ne kishim lekë vetëm për gjërat kryesore.

Ama unë insistova shumë të vija në shkollë të lartë, sepse ndryshe e dija që do të mbetesha në fshat dhe jeta ime do të ishte tmerr. U premtova prindërve që do të mbuloja vetë të gjitha shpenzimet dhe nga ata nuk do kërkoja asgjë. Dhe e mbajta fjalën. Madje jo vetëm përballoj jetën vetëm këtu, por i ndihmoj edhe ata. Dhe si e bëj? Duke punuar! Çfarë pune? Punë që për dikë mund të quhet e pandershme, ndërsa për mua është shumë e ndershme për sa kohë nuk i bëj keq kujt. Unë punoj prostitutë.

Mos mendoni se unë nuk e kam paragjykuar këtë punë. Mos mendoni se nuk kam pasur edhe unë ëndrra, ku bëhesha princeshë apo njeri i suksesshëm. Por mos mendoni se të gjithë kanë mundësi të zgjedhin fatin e tyre. Mos mendoni se të gjithëve u jepen mundësitë që të arrijnë aty ku duan.

Dhe po i kthehem historisë time, që nga momenti kur erdha në Tiranë. Kisha menduar të mësoja shumë, të gjeja ndonjë punë me kohë të pjesshme që të përballoja jetën e përditshme, por shumë shpejt e kuptova se ato që kisha në mendje ishin vetëm ëndrra të parealizueshme. Gjëja e parë që bëra kur erdha në Tiranë, akoma pa filluar mirë shkolla, ishte të merrja gazetën “Çelësi” dhe të shikoja për punë.

Mundësitë që më përshtateshin mua ishin vetëm shitëse apo kameriere, sepse që të jem e sinqertë nuk kisha ndonjë aftësi të veçantë, sapo po filloja shkollën e lartë. Megjithatë, mendova se edhe një punë e tillë ishte e mjaftueshme për të përballuar vitet e shkollës. Por isha gabuar. Fillova punë si shitëse dhe rroga e parë iku vetëm për të blerë librat e shkollës. Me pak fjalë, nuk dilnin lekët as për të mbushur barkun me bukë.

Si mund të mësojë një njeri i uritur?

Për të mos folur për shfrytëzimin që të bënin në punë dhe për sjelljen harbute të pronarëve. Kur e shikonin që ua kishe nevojën atyre lekëve, të trajtonin edhe më keq sepse ndiheshin si të plotfuqishëm. Vitin e parë jeta në Tiranë ishte një ferr i vërtetë për mua. Nga një punë te tjetra. Herë me lekë e herë pa lekë. Doja të mësoja, por s’kisha fuqi se isha gjithmonë e lodhur ose e pangopur.

Mezi e mora vitin e parë. Kështu fillova ta kuptoja që ëndrrat e mia nuk mund të realizoheshin ashtu siç kisha menduar. Isha gjithë kohën sy e veshë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Për të jetuar ashtu siç doja duheshin para, por me asnjë punë nuk mund të fitoja aq sa më duheshin për të mbajtur veten dhe për të ndihmuar familjen.

Kisha një shoqe në klasë, që e shikoja gjithmonë të veshur e të pispillosur. Ua gjente anën edhe pedagogëve dhe merrte nota të mira. Kisha pirë disa herë kafe me të, por nuk mund të them se kisha shoqëri të ngushtë. Më pëlqente ajo si tip, se ishte e lirshme dhe i thoshte gjërat siç i mendonte.

Nga fundi i vitit të parë fillova të shoqërohesha më shumë me të. Edhe ajo vinte nga rrethet. Nga ajo që tregonte për familjen e vet dukej që i kishte njerëz të thjeshtë. I shikoja edhe fotografitë në Facebook; dukeshin familje me të ardhura mesatare. Ndërkohë kjo vajzë e mbante shumë veten.

Më bënte përshtypje dhe pyesja veten nga i gjente lekët. Më shkoi mendja mos kishte ndonjë të dashur që ia paguante gjërat. Por ajo thoshte gjithmonë që nuk donte lidhje serioze. Edhe kjo më bënte përshtypje. Thosha se si ka mundësi që të gjitha gocat duan lidhje serioze, kurse kjo e thotë me të madhe që nuk do lidhje serioze. Nejse, krijova goxha miqësi me të.

Dhe arrita deri në pikën që mund ta pyesja lirshëm se si ia bënte që shpenzonte aq shumë për të mbajtur veten. Në fillim nuk donte të më tregonte, por pastaj në mirëbesim ma tha. Kishte disa shokë që punonin nëpër recepsione hotelesh në turnet e treta. Kur vinin të huaj që kërkonin ndonjë vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, recepsionisti merrte shoqen time.

E kishte bërë këtë punë që para se të fillonte shkollën. Ishte rregulluar mirë me lekë dhe ndihmonte edhe familjen. Kur ma tregoi më mbeti mendja. Më vinte keq që atë e përdornin për të bërë njëherë seks. Por ajo nuk më dukej e mërzitur. Më thoshte që më mirë të bënte seks për lekë sesa të punonte shitëse, ku do ta shfrytëzonin dhe do të silleshin edhe më keq me të.

M’u mbush mendja vetë që të bëja edhe unë të njëjtën gjë. Kisha pak frikë në fillim, duke qenë se do të shkoja me meshkuj që nuk i njihja fare. I kërkova ndihmë kësaj shoqes time për të vendosur kontaktet me recepsionistët. Ajo u tha atyre që kishte edhe një shoqe dhe sapo u paraqit rasti i parë që kërkonin dy vajza, shkuam të dyja. Herën e parë më qëlloi një holandez rreth të 40-ave.

Kisha shumë frikë mos më binte ndonjë njeri agresiv se nuk kisha shumë përvojë në jetën seksuale. Por për fatin tim të mirë, ai ishte një njeri i qetë, që bëri qejfin e vet dhe u soll shumë mirë me mua. E mora me qejf këtë punë. Fitimi ishte shumë i mirë, pavarësisht se i jepja para edhe atij që rrinte te recepsioni. Brenda një kohe shumë të shkurtër krijova kontakte me shumë djem që punonin në recepsione.

Nuk mund ta merrni me mend se sa shumë prostituta ka në Tiranë! Nuk bëhet fjalë për vajza që punojnë me tutorë. E kam fjalën për vajza që, si puna ime, zgjedhin vetë ta bëjnë këtë punë, nga nevoja për para dhe punojnë për veten e tyre. U bënë kaq vite që bëj këtë punë. E them me sinqeritet se nuk ndihem keq me veten. Nuk i bëj keq askujt. Thjesht kjo është e vetmja mënyrë që kam gjetur për të përballuar këtë jetesë të shtrenjtë. Dhe kam ardhur tani tek ajo fjala që më tha shoqja ime në fillim, më mirë të fitoj lekë duke qenë prostitutë sesa të më shfrytëzojë ndonjë pronar duke më trajtuar si mos më keq.

Prostitutat nuk janë gjithmonë ashtu siç mund të keni dëgjuar nëpër histori. Jo gjithmonë kanë fatin e keq të dhunohen dhe të trajtohen keq. Unë kur e shoh që në fillim që mund të bëhet fjalë për një klient të dhunshëm përpiqem të shmangem. Ka plot raste kur e takoj klientin në bar për të pirë diçka përpara se të kryejmë marrëdhënie dhe nëse më krijon dyshime se mund të jetë i dhunshëm, gjej një mënyrë që të largohem.

Deri tani nuk më ka ndodhur ndonjë incident me klientët. Sigurisht që jo të gjithë kanë qëlluar të sjellshëm, por gjithsesi unë e kam gjithmonë parasysh se me ta kam një marrëdhënie të përcaktuar qartë: u ofroj shërbim seksual kundrejt pagesës.

E di që shumë prej jush që keni lexuar këtë histori do më gjykoni. Por më besoni kur ju them se ka më shumë vajza të ndershme me shpirt kurve në jetën e përditshme. Vërtet punoj prostitutë dhe jam krenare për këtë, por ama parimet njerëzore nuk i shkel. Nuk i kam bërë keq kujt dhe morali nuk lidhet vetëm me jetën seksuale.

Nuk është e pamoralshme vetëm ajo vajzë që shet trupin e vet për të jetuar. Për mendimin tim, akoma më e pamoralshme është ajo vajzë që shkel rregullat e familjes dhe miqësisë, që ia ka me hile njeriut të afërt, që është e gatshme t’i bëhet pengesë çdo njeriu edhe pse ai mund të jetë në rrugën e vet. E pamoralshme është të shtypësh më të dobëtin vetëm sepse je më i fortë.

Po i kthehem tregimit për jetën time. E kam mbaruar bachelor-in me nota shumë të mira, duke përjashtuar vitin e parë. I vura vetes synim që të mësoja dhe ia kam arritur qëllimit. Kam një vit që kam filluar masterin. Gjatë ditës bëj një jetë normale, si gjithë bashkëmoshataret e mia. Më duhet të bëj disa sakrifica natën, por ia vlen kur mendoj se të gjitha i bëj në emër të një jete më të mirë për veten dhe familjen.

Nuk kam ndërmend të punoj gjithë jetën si prostitutë. Jam duke mbledhur para që kur të mbaroj shkollën të gjej një punë në profesionin tim dhe t’i rikthehem jetës normale. Nuk i kam humbur shpresat që pavarësisht kësaj pune që po bëj, edhe unë mund të krijoj familjen time.

Gjatë këtyre viteve që bëj këtë punë nuk jam lidhur me asnjë djalë. Kjo punë nuk më lejon që të përfshihem emocionalisht me një njeri sepse puna që bëj do të thotë tradhti ndaj tij. Prandaj kam bërë këtë zgjedhje dhe jam e vendosur t’i qëndroj deri në fund. Do të krijoj një lidhje vetëm kur të vendos që do të heq dorë përfundimisht nga kjo punë.

Po e mbyll historinë time, duke ju kërkuar t’i lini sharjet dhe komentet negative dhe të shikoni jetën tuaj.

“Ika nga fshati për të studiuar në Tiranë dhe fillova të punoj prostitutë për të mbushur barkun me bukë, jam krenare për veten”! Read More »

Oh, sa e trishtë o Zot. Ky burrë jeton vetëm prej 22 vitesh, djemtë nuk shkojnë ta shohin, kurse vajza …

Me lot ne sy, i braktisur nga te gjithe dhe mbi te gjitha i mbetur i ve prej 22 vitesh, ketij burri i dalin keto fjale nga goja e cila pak i flet gjate dites, e me sy te perlotur qe nuk jane thare prej kohesh.

“Vetmia është e keqe për burrin”. Këto janë fjalët e pikëllimit të 80-vjeçarit nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë. Kjo nuk është thjesht jeta e Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

“Unë vetëm kam mbetur. Një gotë ujë, kush e sjell?!”, thotë ai.

Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aksidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.

Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.

“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar. Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.

Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funksionale, ndërsa kapaciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare.

Oh, sa e trishtë o Zot. Ky burrë jeton vetëm prej 22 vitesh, djemtë nuk shkojnë ta shohin, kurse vajza … Read More »

Historia/ E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën

Për vite me radhë ai nuk rreshti duke kërkuar për vajzën e saj, e cila erdhi në jetë nga një martese të dështuar. Historia e Fadil Vrionit, 70-vjeçari nga Tirana është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. I moshuari tregon në studio se nuk ka hequr dorë prej gati 20 vitesh për të gjetur Ermirën, e cila sipas tij jeton në Itali me familjen e saj dhe sot është 43 vjeçe.“Pasi u ndava me gruan, shkuan në gjykatë. U ndamë për mospërputhje. U ndamë me mirëkuptim, ku shkak u bë një debat me babain tim. Ajo ishte shumë e lidhur me nënën dhe babain e saj. Ne nuk flinim as në një dhomë, unë flija në dysheme. Mund të kem fjet me të 4-5 herë. Nuk vuajta nga divorci. Pas dy seancash u ndamë. Ajo kërkoi që unë mos ta takoja vajzën. E kam takuar për herë të fundit vajzën kur ishte 3 vjeçe. Di që Ermira është martuar me një durrsak. Kur pash sot foton e vajzës, ishte si ëndërr. E imagjinoja të vogël, me flokë të gjata. Djali im i madh ka tentuar që të takohet me vajzën. I ka shkuar djali im edhe Viotelës, ish-gruas time, në shtëpi dhe ai e ka përzënë. Nëse Ermira më ndjek, unë e shpjegova se si u martuan, dhe se si shkoi puna me gjyqin. Isha i detyruar që të mos ta takoja, që ish-gruaja ime mos të ndahej nga burri. E ëma e Ermirës është në dijeni që unë e kërkoja. Më ka marrë malli edhe për thonjtë e saj, dhe flokët e zinj”, -tha 70-vjeçari, shkruan ‘BalkanWeb’.Kaq mjaftoi që emisioni ‘Me zemër të hapur’ të lidhej me vajzën e Fadilit, e cila u bë pjesë e studios me një lidhje live përmes rrjeteve sociale. Ajo tha se deri në moshën 17-vjeçare kishte qenë në Tiranë dhe se babai i saj mund ta kishte takuar. Ajo tha se për babain e saj nuk kishte ndjenja, pasi nuk e njihte.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Ermira la një rreze drite në fund të tunelit.

“Faleminderit që u interesuat për mua. E kam të dëgjuar këtë person si emër, por se njoh. Nuk arrij dot të flas përmes telefonit. Kishte shumë mundësi të tjera për të më kërkuar dhe gjetur. Pasi deri në mes të moshën 16-17 vjeçare kam qenë në Tiranë. Kam jetuar prej kohësh deri tek ‘Rruga Barikadat’. Nuk ekziston lumë, apo det që ndan prindërit nga fëmija. Skam fjalë më tepër. Çfarë kam për t’i thënë, do doja që t’ja thoja në sy atij personi. Se kuptoj se çfarë është thënë. Unë jam rritur në një familje ku ka taban, respekt dhe familja është e shenjtë. S’di se si mund ta thërras atë. Kur se njeh një person, s’di ça të thuash. S’kam çfarë fsheh, mund të dal edhe në kamera. Nuk di nga të filloj dhe nga ta mbaroj. Por dua ta pyes se ku ishte ky njeri? Ishte gjithmonë në Vorë, unë kam qenë deri në moshën 17 vjeçare në Tiranë. Si di pengesat dhe justifikimet. Unë fëmijën time, vetëm po isha poshtë tokës, nuk mund ta takoj dot fëmijën tim. Skam fjalë që të përshkruaj se çfarë kam kaluar unë që në fëmijëri, deri në ditët e sotme. S’kam asnjë lloj ndjesie për atë njeri. Nëse është e mundur ai të lërë një kontakt tek ju. Do doja t’i thoja çdo gjë që kisha përbrenda. Por për momentin nuk jam gati..”, -tha Ermira. Ndërkohë, babai i saj tha se kishte shumë gjëra për t’i thënë vajzës së tij, ndërsa e thirri disa herë atë live ‘bija ime’. “Ti je bija ime. As qielli, as toka s’të ndalon për të qenë se je bija ime. Ke dy vëllezër në Itali”, pohoi Fadili. Sakaq, Ermira iu kthye babait të saj, ndërsa shtoi; “Mua më vjen të qesh, pasi vjen më thua pas 40 vitesh; bija ime”.

Nga martesa tek divorci
70-vjeçari tregon se u martua në vitin 1975 në Tiranë dhe ndërtoi familjen e re në banesën e prindërve të nuses. Nga kjo martese lindi një vajzë të cilës i vunë emrin Ermira. Kur ajo ishte ende foshnje ai dhe e shoqja shkuan në gjykatë për të bërë ndarjen. Ndërkohë vajza iu la nënës, ndërsa ai si baba thotë se nuk kishte të drejte ta takonte. Arriti ta takonte fshehurazi vetëm pak herë kur ishte shume e vogël, me pas ish-gruaja u rimartua në Durrës dhe aty u shkëputen të gjitha lidhjet mes tyre.
Jeta vazhdoi për të dyja palët, dhe sot Fadili është babai i 2-djemve. Ai u ka rrëfyer te vërteten ata me insistim kane kerkuar te njohin motrën. Pavarësisht tentativave, ata nuk mundën të lidheshin me Ermirën, e cila është e martuar dhe jeton ne Itali se bashku me bashkëshortin dhe 2 femijet. Tashmë babai i saj kërkon veç një takim me Ermirën, për të shpjeguar gjithë të vërtetën asaj./BalkanWeb)

Historia/ E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën Read More »

Kur në shtetin e Arbrit udhëhiqnin fisnikët Gjonimaj

Prof. dr. Sabri LAÇI

Mënyrat e shprehjes së dashurisë pr vendlindjen janë të shumta: ndërtim i një rruge, shkolle, biblioteke, muzeu, qendre shëndetësore, azili, objekti kulti, ure, çezme, ngritja e një përmendoreje, mbjellja e disa pemëve, financimi i aktiviteteve kulturore apo sportive, akordimi i bursave për talentet apo fëmijët e varfër etj. Ymer Hysa ka zgjedhur të shkruaj një libër për historinë dhe etnokulturën e Gjormit, vendlindja e shumë brezave të fisit të tij dhe të fiseve të tjera të mirënjohura në trevën e Kurbinit dhe më gjerë. Nisma të tilla, në shumicën e rasteve, i ndërmarrin persona që e kanë ndjerë mallin për vendlindjen, pasi janë larguar prej saj. Por ky nuk është rasti i autorit të këtij libri, i cili e dashuron vendin e të parëve, duke qenë vazhdimisht aty, i lidhur me njëmijë fije me të, duke punuar tokat dhe duke pirë ujin e gurrave të tij, duke shijuar bukuritë mahnitëse të natyrës, duke përkëdhelur bimët dhe duke shijuar frytet e tyre, duke ndarë të mirën e të keqen me njerëzit e tij dhe duke punuar e luftuar bashkë me ta, për ta bërë atë më të mirë, më të begatë dhe më dinjitoz për brezat e ardhshëm.

Është fatlum çasti kur këtij pinjolli të Hysajve i lindi ideja për të shkruar këtë libër, i cili me siguri do t’i bëjë krenar gjormakët, kudo ku ndodhen, në Shqipëri apo në diasporë. E them me bindje këtë sepse në çdo fjalë e rresht të këtij libri shpalosen vlerat që kanë kultivuar banorët e këtij katundi gjatë shekujve, me shumë përpjekje dhe sakrifica.

Duke shkruar për pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të Gjormit, autori evidenton meritën e banorëve të hershëm, të cilët e kanë zgjedhur me shumë kujdes vendin ku kanë ndërtuar vendbanimin: në shpatin e malit, që i mbron shpatullat nga erërat e ftohta të veriut dhe lindjes; me pamje nga deti, për të përfituar freski gjatë verës, mot të butë gjatë dimrit, si dhe për të shijuar perëndimin mahnitës të diellit; larg kënetës, për të shmangur insektet e rrezikshme dhe erën e rëndë, por afër gurrave, arave, pyllit dhe kullotave, për të siguruar lehtësisht ujin, bukën, lëndën drusore dhe ushqimin e bagëtive; afër rrugës nacionale, që mundësonte mbërritjen shpejt në tregjet e Krujës dhe Lezhës, si dhe në skelat e Gjirit të Drinit. Autori konstaton se natyra i ka dhuruar Gjormit gjithçka që i duhet njeriut për jetesë dhe se gjormakët, të mençur e punëtor, kanë ditur t’i përdorin me kujdes pasuritë natyrore, madje edhe në kohë luftërash e krizash.

Vëmendje i është kushtuar vlerësimit të rolit të Gjormit në historinë kombëtare, nga antikiteti, deri në ditët e sotme, ku spikat kontributit i jashtëzakonshëm nën udhëheqjen e fisnikëve Gjonimaj gjatë periudhës së Shtetit të Arbrit dhe të Skënderbeut (Beteja e Ujit të Bardhë), si dhe në rezistencën antiosmane (Lufta e Tallajbesë), deri në shpalljen e pavarësisë.

Me krenari të ligjshme, autori thekson faktin se në të gjitha ngjarjet historike të trevës së Kurbinit dhe të Krujës, si dhe në ato të përmasave kombëtare, Gjormi është përfaqësuar nga bijtë e tij më të mirë, disa nga të cilët janë flijuar për interesat e krahinës dhe të atdheut.

Interes paraqet edhe trajtimi i historisë së fiseve të Gjormit, përmes të cilës lexuesi njihet me origjinën e banorëve, periudhat e popullimit, rritjen numerike dhe migrimet e popullsisë. Në këtë çështje dhe në të tjerat në vazhdim, autori ndalet në disa personazhe të spikatur të Gjormit, të cilët përpiqet t’i trajtojë me objektivitet, duke nënvizuar kontributet e tyre në të mirë të komunitetit, krahinës dhe kombit.

Gati gjysma e materialit i dedikohet etnokulturës, qeverisjes vendore dhe toponimisë. Duke lexuar këtë pjesë të librit, ndjehesh plotësisht në komunitetin gjormak: i përfshirë në zakonet dhe traditat e ruajtura me fanatizëm, sidomos sa i përket bujarisë dhe respektit për mikun; i entuziazmuar nga festimet në dasma dhe gëzime të tjera; me emocionin që të jep përcjellja e fëmijëve në shkollë; me keqardhjen që ndjen kur shoqëron dikë në qendrën shëndetësore dhe dhimbjen e thellë që të shkakton prania në një kortezh; i përfshirë në lojërat popullore dhe veprimtaritë artistike; në radhën rigoroze te mulliri apo atë shumë tolerante te çezmat e fshatit; i vëmendshëm për të dëgjuar ndonjë gojëdhënë, legjendë apo histori; i emocionuar nga parashikimi i fatit dhe me besimin se çdo gjë do të shkojë mirë e më mirë. Këto dhe shumë ndjesi të tjera vijnë krejt natyrshëm për meritë të elokuencës së autorit, i cili ka bërë kujdes që gjithçka në këtë libër të rrjedhë lirshëm, si uji i gurrave të Gjormit.

Në mënyrë interesante dhe origjinale është trajtuar çështja e marrëdhënieve të banorëve me drejtuesit vendorë dhe qeveritë: nëse me të vetët, gjormakët janë marrë vesh shumë mirë, me qeveritë, me përjashtim të asaj të A. Zogut, kanë pasur vazhdimisht probleme. Kjo tregon se ata nuk e durojnë diktatin, por dëshirojnë të vetëqeverisen, duke respektuar personat që zgjedhin vetë dhe ligjet që mbrojnë pronën, iniciativën e lirë dhe të drejtat e liritë njerëzore.

Gati dhjetë faqe u janë dedikuar çështjeve të ekonomisë dhe infrastrukturës, pas vitit 1945. Ka realizëm të thellë në trajtimin e këtyre çështjeve, pasi autori e ka përjetuar gjysmën e dytë të periudhës komuniste. Duke lexuar këtë pjesë kupton shpirtin e paepur të gjormakëve, të cilët edhe në kulmin e shtrëngesës mbytëse së kolektivizimit, arritën të mbijetojnë, duke u mbështetur fort te puna e tyre dhe te njëri-tjetri. Libri mbyllet me një epilog, ku autori gjen rastin të premtojë se do të vazhdojë të grumbullojë dokumente dhe të dhëna, me qëllim që të shtjellojë më tej ato çështje që nuk ka arritur t’i trajtojë sa dhe si duhet. Le të shpresojmë që ky libër, i cili i shtohet fondit të botimeve për Kurbinin, të nxisë autorë të tjerë për punime të këtij lloji për të gjitha fshatrat e kësaj treve të lashtë, por ende jo fort të studiuar./njekomb

Kur në shtetin e Arbrit udhëhiqnin fisnikët Gjonimaj Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com