Histori

Fjala e fundit e Skënderbeut përballë princave para vdekjes dhe kuja arbnore për humbjen e kryezotit

17 janar i vitit 1466, sot 551 vite më parë u shua Heroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu, u fik shpresa dhe u thye shpata, u shua dielli dhe u nxi qielli, u trand në zemër i madh e vogël. Ndali hovin një turr shigjetues, nje tmerr për hordhitë turke u ngjit në mit, u kthye në legjendë, iku një kryezot dhe u

…atë natë- shkruan Marin Barleti në “Histori e Skënderbeut”, që ushtria turke dhe barbare mori arratinë, Skënderbeut, pas pendimit të shenjtë dhe rrëfimit dhe pas misteresh të tjera kishtare që i bëri me respektin e duhur, vdiq duke e dorëzuar veten dhe shpirtin Zotit të madh, më 17 janar të vitit 1466, -pra sot 550 vite më parë.

Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, pikture nga Spiro XengaSkënderbeu, vijon Barleti, thuhet se u nda këso jete në moshën 63-vjeçare, në vitin e 24 të mbretërimit të tij.

Kur e dëgjoi se po qanin të vdekurin, Lekë Dukagjini, princi epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e më zë të mbytur tha, duke shkulur mjekrën dhe flokët: “Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë copë dyer e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet e pushtetit tonë, sot u shumë krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona.”

Gjithashtu, gjatë kohës që ai (Skënderbeu) po vdiste, kali, të cilin e shalonte kur e kishte për tu përleshur, u bë aq shumë i egër, i tërbuar dhe i pafrenueshëm, saqë s’donte të mbante më njeri mbi shpinë dhe pas pak mbaroi edhe ai.

Fjalimi i mëposhtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”. Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund t’i shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët dhe drejtuesit kryesorë të vendit që t’u lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe 10 vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70-89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti:

***

“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të pacensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë, ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohet nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruese dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…

Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi saqë ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit. Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin.

Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues, i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtarë kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrëveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri. Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe e të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja. Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysmë veshi…

Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar… Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe racës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit… Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë… Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të përgjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush

Mos përbuzni askënd; më i vogli dhe më i varfëri mund t’ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajën e tij. Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë besnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen besnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve, por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt. Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënien e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës. Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj.

Kur të jeni në luftë, ju do të udhëhiqeni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim “mendjelehtësia e një princi”, u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë. Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhues ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i fshehu mbretit pafajësinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqij. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju. Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Si doni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashëgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun. Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtat politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij. …Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij…
Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit dhe legjitimitetin e fronit. Ju do të ndaloni çdo banor, i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për t’u ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit”./Albert Vataj

Fjala e fundit e Skënderbeut përballë princave para vdekjes dhe kuja arbnore për humbjen e kryezotit Read More »

Sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës dhe u ngrit flamuri ynë kombëtar më 28 nëntor 1912

Një e vërtetë historike që mbetet ende e turbullt për një nga ngjarjet më kulmore të historisë së Shqipërisë, ngritjes së flamurit më 28 nëntor të vitit 1912.

Në një komunikim miqësor me fort të nderuarin Qerim Vrioni, mësova një fakt shumë domethënës, që ka të bëjë me të vërtetën e godinës ku u ngrit flamuri ditën e shpalljes së Shqipërisë të mosvarme.

Në një hulumtim të shpejtë mësova diçka më shumë për këtë fakt, i cili gjithsesi nuk është se nuk dihej por nga trumbetimi i vitepasvitshëm, ndoshta pa ndonjë qëllim dashakeq e ka zhvendosur godinën ku është ngritur flamuri më 28 nëntor 1912 nga shtëpia e Xhemil Bej Vlorës te godina ku u vendos qeveria e Ismail Qemalit pas kthimit nga Anglia në pranverën e vitit 1913.

E vërteta

Ngritja e Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor 1912, që shënoi dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë Etnik (në katër vilajetet shqiptare), u ngrit në shtëpitë e familjes së madhe Vlora. Ato ishin shtëpitë e Xhemil Bej Vlorës, kushëririt të Ismail Qemalit dhe ndodheshin në hapësirën ku sot është Sheshi i Flamurit, aty ku ngrihet Monumenti i Pavarësisë (i inauguruar në vitin 1972) dhe ku përreth shtrihet lulishtja e madhe dhe memoriali i varrit të Ismail Qemalit me figurën e Flamurtarit – vepra këto që u përjetësuan nga skulptori ynë i shquar Odhise Paskali dhe u inauguruan më 28 Nëntor 1932. Këto shtëpi asokohe quheshin saraje, dhe sarajet e kësaj familje kishin dy godina (ndërtesa) të mëdha. Godina ku u mblodh Kuvendi dhe më pas u ngrit flamuri quhej Selamllëk (dhoma e burrave).

Si i përshkruan Eqrem bej Vlora këto saraje?

Eqrem bej Vlora në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925” thotë se: Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave). Ndërtesa ka pasur 3 kate me shumë dhoma, korridore e ambiente të tjera. Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe në foto duken vetëm 6 dritare. Ndërkaq dritaret e katit të dytë (në anën e majtë) janë 7 copë, të cilat duken në disa formate jo të rregullta. Dritarja ku u shpalos Flamuri më 28 nëntor 1912 është në derë, dhe përpara duken shkallët që të çojnë drejt kësaj hyrje. Në katin e tretë duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark, dhe shquhen rreth 8 të tilla në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë duken 3 të tilla të vogla dhe një e madhe. Eqrem bje Vlora, shkruan se – kjo ishte shtëpia e Xhemil Bej Vlorës. Kjo shtëpi historike u shemb në vitin 1925, ndërsa Pinjollët e familjes Vlora u zhvendosën në godina të tjera. Syrja Beu (babai i Eqerem Bej Vlorës), u vendos në godinën që sot emërtohet “Shtëpia e Beut”, ndërsa Siri Beu u zhvendos në Ujin e Ftohtë, në një vilë që përkon me kodrën ku sot ndodhet njëra prej vilave të shkatërruara të ish-udhëheqjes komuniste.

FOTOJA E 28 NËNTORIT 1913!

Me të drejt konstaton Harilla Koçit, se, fotoja që përjetëson ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali në ballkon nuk është e 28 nëntorit 1912, por e 28 nëntorit të vitit 1913, pikërisht në shtëpinë ku u vendos Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, aty ku sot ndodhet Muzeu i Pavarësisë. Dhe këtë foto e ka bërë fotografi ynë i shquar Marubi nga Shkodra, i cili mori pjesë në përvjetorin e Pavarsësisë së Shqiprisë./Albert Vataj

Sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës dhe u ngrit flamuri ynë kombëtar më 28 nëntor 1912 Read More »

Shasi vendbanimi i hershëm ilir, qyteti i 365 kishave

Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Për të flitet fare pak. Nuk është bërë asgjë veç të drejtës për ta mbuluar me harrim. E megjithatë Shasi mbetet një prej dëshmimeve më domethënëse të qytetërimit ilir. Megjithëse sot vetëm disa rrënoja rreken të na mbajnë të lidhur me këtë qyetetërim të hershëm ilir, Shasi është kaq i gjallë dhe kaq madhështor në çdo fragment të krenaris së saj. Çdo gur dhe çdo mur flet me heshtjen e vet mitike. duke dashur të mbaj gjeneratat të lidhur me këto themele, të cilat mundën të mbërrijnë derimsot si një dëshmi e vitalitetit dhe qëndresës, me të cilin ajo u përball hordhive të barbarëve që e plaçkitën, e dogjën e rrafshun. Por Shasi, banorët e tij, një vullnesë e epërme ka mbajtur në jetë duke e rikthyer atë më epik se më parë deri në gërmadhat e ditëve të sotme, gërmadha të braktisura, dëshmime të mënjanuara, të vërteta historike të ngulura thellë në kujtesën e atyre që e jetësuan në vepër Shasin dhe në këto gurë që i pëcëllon dielli e i mbështjellin myshqet. Emri: shqip quhet  Shas, në sllavishte Svaç, në latinishte Suacium. Ishte qytet i fortifikuar mesjetarë. Mendohet se është krijuar që nga periudha e hershme kur u krijua edhe Dioklea.

Shasi gjendet në një kodrinë shkembore përmbi liqenin e Shasit në lartësinë mbi nivelin e detit mes 60 deri 70 metrash, në koordinatat gjeografike: 41° 59’ 11” °N dhe 19° 18’ 58” ‘E.

Shasi përmendet në shekullin VIII si qendër peshkopale Diocesis Suacinensi. Ndërsa supozohet se është themeluar në shkeullin VI, në periudhën e mbretit Justinian. Ndërsa elementet e banimit janë shumë më të hershme. Janë gjetur mbetjet arkeologjike qe nga periudhat: neolitike, eneolitike, koha e hekurit, shekulli IV p.e.r.

Qyteteti ishte i rrethuar me mure dhe kulla mbrojtëse. Hyrja kryesore ishte nga ana veriore, nën të cilën gjenden gjurmat e suburb, ( qytetit përreth qytetit të fortifikuar ). Brenda dhe jashtë fortifikatës së qytetit gjendet një numër i madh i kishave mesjetare të ndërtuara mbi themelet e kishave shumë më të vjetra. Hyrja e dytë ( mbetjet e së cilës janë shumë të ruajtura sikurë edhe ato të hyrjes kryesore ) gjendet në anën e liqenit me të njëtin emër nga i cili popullata e qytetit është furnizuar me ujë. I tërë qyteti i Shasit është një park arkeologjik shumë i pasur me mbetje arkeologjike nga periudhat e ndryshme në të cilin është identifikuar një numër i madh i objekteve të ndryshme, nga të cilat qartë janë identifikuar 15 kisha. Përveç të tjerëve Shasin e shkatërrojë dhe shkretërojë perandori serbë Stefan Nemanja. Këtë e dëshmon në shkrimet e veta i biri i Nemanjës Stefani i Parë i Kurorëzuar i cili thekson se përveç Shasit i jati i tijë kishte rrënuar edhe Drishtin, Shkodrën, Ulqinin edhe qytetin e famshëm të Tivarit (Antibarus).

Me ardhjen e turqëve Shasi definitivisht shkatërrohet dhe jeta në të vdes. Në vazhdim nga Shasi plaçkitet ajo cfare ka mbetur nga pasuria arkeologjike e kjo vazhdon deri në ditët e sotme. Ne Shas ka sherbyer si prift Dom Gjon Buzuku, i cili ne vitin 1555 ka shkruar librin e pare shqip “Meshari”. Nga germimet e koheve te fundit qe po kryhen ne Shas, pritet qe te behen zbulime te antikitetit qe do te kene vlera historike per te gjithe Mesdheun.

Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik. Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium- Sckodër, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike. Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet ipeshkvnor (Svacia Civitas). Rreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht më 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur e zaptuan turqit më 1571. Sipas Marin Biccit – 1610 , Shasi ka pasur 365 kishë, që përkon me numrin e ditëve të një motmoti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitekturore dhe afreska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta, por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathë e thjeshtë, unazat, tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme.Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet Trishti, Danja dhe Sarda.

Qytetërimi shqiptar më shumë ndodhet nën dhe sesa mbi të. Në viset etnike shqiptare në Mal të Zi, e mbi të gjitha në rajonin e Ulqinit, janë një numër i madh i monumenteve të trashëgimisë sonë nga historia jonë e hershme, ku zë vend edhe qyteti i lashtë i Shasit, sot qytet që nuk banohet.

Shasi është vendbanim antik ilir, i cili ngrihet në malin po me të njëjtin emër. Këndej pari, në periudhën antike ka kaluar rruga e lashtë lidhëse në mes Ulqinit dhe Shkodrës. Shasi në literaturë njihet si: Suatio, Suaço, Savocci, Svaciao, Fshas etj. Baza e qytetit të lashtë është ndërtuar nga gurët e mëdhenj, ndërsa murin rrethues stihitë e kohës e kanë dëmtuar shumë; ky mur bart vlera të mëdha arkitektonike dhe artistike. Edhe sot e kësaj dite aty qëndrojnë dy portat e qytetit.

Arqipeshkvia e Tivarit (mbi 900 vjet) ishte baza kryesore e katolicizmit në Shqipërinë e Veriut, por edhe ipeshkvia e Shasit e luante të njëjtin rol për zonën e vet. Në vitin 1443 ipeshkëv i Shasit ka qenë Palë Dushmani.

Sikur të bëheshin hulumtime nënujore, do të gjendej edhe më shumë nga Shasi, kjo trashëgimi e pa hulumtuar nga ana e jonë është fshehur nga sllavët me shekuj. Ka edhe fakte që dëshmojnë se gjatë verës, kur niveli i ujit të liqenit të Shasit është i ulët shihen pjesë të mureve të shtëpive të dikurshme të banimit.

Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.

Shasi më herët u shndërrua në hapësira me vende të fortifikuara sikurse tregon pozicioni i tij në luftën në mes të Papatit dhe Bizantit për të zotëruar këtë qytet në kohën e mesjetës. Hulumtimet në lokalitetin e Shasit të vjetër dëshmojnë për ekzistencën e vendbanimit parahistorik si bazë ku është ngritur qyteti i Shasit pasi qe u bë zbulimi i kulturës së Komanit, me anë të së cilit u bë përcaktimi më i saktë i datimit të objekteve sakrale që kanë ekzistuar që nga shekujt VI-VII.

Ky vendbanim i lashtë përveç rëndësisë strategjike jepte edhe kushte të përshtatshme për jetë, duke u parë edhe vendndodhja e tij në liqenin e Shasit dhe Bunën të pasur me peshk, zogj, shtazë të egra dhe kushte të tjera të veçanta për blegtori dhe bujqësi.

Duke iu referuar një shkruesi të panjohur dhe dorëshkrimit të tij “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, thuhet se “në këtë trevë gjendej qyteti shumë i vjetër i quajtur Shasi, ku duken gjurmët e 365 kishave larg nga Ulqini 15 milje….’. Më tej shkruan se “afër këtij qyteti gjenden liqeni, shpella, burimi ujit dhe mali Lisinjë, Ledhet e Shasit dhe porta ku vdiq Kapedani i Qesarit, duke luftuar tmerrësisht kundër Pompejanit ku janë edhe sot në këmbë dhe si mrekulli një gropë e madhe, ende parrafshuar…”

Shasi mesjetar.

Nuk ka dyshim se Shasi mesjetar si qytet i zhvilluar është përjetësuar edhe në numizmatikë, sepse i ka farkuar monedhat e veta,të cilat e mbanin mbishkrimin Suacium, si dhe ajo që e paraqet figurën e Shën Palit Pagëzuesit, si mbrojtës i qytetit, si dhe pirgun ashtu dhe kështjellën me porën madhështore të këtij qyteti.

Versionet malazeze te kësaj periudhe cekin se Stefan Nemanja (shek XIII) i shkatërroi kishat shqiptare dhe librat e kohës e kreu konvertimin me dhunë të banorëve të mbetur në ortodoks, gjë që e cila përputhet me traditën gojore në Shas, ku banorët tani të fshatit Shas thonë ”se të gjitha kishat në fillim ishin katolike”.

Kërkimet e para të arkeologjisë jugosllave, që u takojnë viteve 1980, zbuluan një hershmëri më të madhe se ajo që dihej. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kultures së Shasit që e trembi shkollën arkeologjike të Beogradit. Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti ndërpreu hulumtimet, kur vërejtën se kanë të bëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë. Ky pra është qyteti ilir i 365 kishave, që në fillim u shkatërrua nga sllavet e pastaj e vërteta e gërmadhave të tij u fsheh po ashtu nga sllavet./Albert Vataj

Shasi vendbanimi i hershëm ilir, qyteti i 365 kishave Read More »

Qyteza e Sardës dhe kalaja mesjetare e Shurdhahut, aty ku kryqëzohen kulturat dhe traditat

Qyteti mesjetar Sarda, sot kalaja e Shurdhahut ndodhet një ishull të liqenit Vau-Dejës afërsisht 10 milje nga qyteza e Vau-Dejësit dhe 4 milje nga fshati Rragam i cili ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës.

Qyteza e Sardës deri në fund të shek. XV ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, të kulturës së Mirditës dhe të Zadrimës të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra tjetra u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm

Për këtë qytezë kanë shkruar shumë studiues të huaj si Ippen, De Grandi, J. G. Hahn dhe studiues arkeologë shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar si një mbartës të kulturës Ilire. Vetë emri i saj i transformuar në Shurdhah ka origjinë Ilire nga qyteti i Sardis, këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 – 8 p.e.s. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë. Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit që përfshinte malësitë në të anët e Drinit nga Liqeni i Shkodrës deri në Kukës. Sarda dikur një qytezë përbri Drinit, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, ishte vendbanim i familjes të madhe feudale të Dukagjinëve ku ata ndërtuan pallatin mbretëror; sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike; çfarë ka mbetur sot: përbëhet nga hyrja kryesore e pallatit dhe një kishë e arkitekturës Romake. Nga pika më veriore deri tek skaji jugor gjatësia është ~393m. Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një Peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.

Kur flitet për Shurdhahun si një pikëmbërritje turistike është e pamundur që ta ndash nga liqeni artificial i Vaut të Dejës dhe brigjet e tij piktoreske. Ndërtimi i Liqenit të Vaut të Dejës (sip. 24,7 km²) gjatë regjimit komunist më 1971, për ishullin e Shurdhahut patjetër që ja qënë dhe është një mundësi me vlera që i tejkalojnë dëmet që ka sjellë në trashëgiminë e tij historike. Liqeni me ujin e tij të pastër krijon mundësi për një udhëtim të veçantë dhe mjaft të këndshëm. Ai ka mbuluar murin rrethues të kalasë së Shurdhahut. Megjithatë, përsëri muret e mbetura të kishave dhe të kalasë janë mjaft domethënës dhe që bien lehtë në syrin e vizitorit.

Liqeni i Vaut të Dejës që rrethon Shurdhahun me ujërat e tij, shtrihet thellë nëpër lugina dhe udhëtimi gjatë brigjeve të tij të ofron pamje piktoreske dhe të veçanta ku ndërthuren uji i liqenit, bimësia përreth dhe kafshë t’egra që rriten aty dhe shkëmbintë gëlqeror që janë herë të thepisur herë jo. Udhëtimi në liqen mund të fillohet nga diga e H/C të Vaut të Dejës ose nga diga e Rragamit. Gjatë rrugës mund të shihet dhe mësohet për Kalanë e Danjës në të cilën gjendet Kapela e Zonjës së Dejës e ndërtuar nga Gjergj Kastrioti pas një fitoreje mbi ushtrinë venedikase në malin e Shën Markut, në majë të të cilit është kjo kala e vogël. Më pas vazhdohet të shihet fshat i Sheldisë i famshëm për duhanin e tij, por që ka dge një kishë të ndërtuar mbi një kodër.

Nga Shurdhahu mund të shkohet tek Shpella e Pëllumbave në veri që ofron një pamje të bukur si në vendndodhje ashtu dhe gjatë udhëtimit. Shurdhahut përbën një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ky destinacion i ofron turistëve të huaj dhe vendas shumë mundësi argëtimi: peshkim, kanotazh, piknik, shëtitje me lundra në itinerare të tilla si V. Dejës-Lisna-Shurdhah-Shpella e Pëllumbave, etj. WIKIPEDIA

Qyteza e Sardës dhe kalaja mesjetare e Shurdhahut, aty ku kryqëzohen kulturat dhe traditat Read More »

Çfarë fsheh Gjiri i Vlorës? Prapatoka në epokën e gurit të vjetër

Nga Prof. MUZAFER KORKUTI

Gjatë muajit qershor të kësaj vere pata një kënaqësi të veçantë; së bashku me kolegun e vjetër, mjeshtrin e monumenteve Novrus Bajrami, vizituam disa stacione paleolitike të reja dhe u njohëm me gjetjet, veglat e strallit, të zbuluara në këto site.
UJI I FTOHTË
Vizitën e parë, në të cilën na u bashkua edhe prof. Aleks Trushaj, njohësi e studiuesi i vlerave historiko-arkeologjike të Kaonisë, e bëmë në zonën e Ujit të Ftohtë, pikërisht në gjirin e vogël e të bukur që gjendet menjëherë pas tunelit, ku shumë vite më parë kisha zbuluar rastësisht disa vegla stralli të periudhës së paleolitit të mesëm. Duke vazhduar gjurmimin rreth 200-300 m në jug, në një xhep të vogël, që formon përsëri deti, e ku sot punohet për ngritjen e një resorti të ri, në shtresën e dheut me ngjyrë të kuqe (Terra rosa), u gjet një nukleus (bërthamë) stralli me ngjyrë gri me gjurmë të qarta përdorimi, i cili tipologjikisht i takon epokës së gurit të vjetër. Kjo gjetje, së bashku me një vegël tjetër të përgatitur nga strall ngjyrë mjalti, me retush anësor, me gjurmë përdorimi, e cilësisë shumë të mirë, janë vegël tipike për kohën e paleolitit të mesëm. Këto vegla stralli, ndonëse të pakta në numër, por tipologjikisht të përcaktuara qartë, d.m.th. të bëra e të përdorura rreth 30.000-40.000 vjet më parë e të depozituara në një shtresë gjeologjike të përcaktuar kohësisht, provojnë se në këtë buzë deti, me kushte të shkëlqyera gjeoklimatike, ka ekzistuar një stacion paleolitik i rëndësishëm për kohën e gurit të vjetër, e që ruan vlera parësore për të gjitha kohët.
GJORM
Në fshatin Gjorm, në vendin e quajtur Fusha e Frengut, e cila ndodhet rreth 3 km larg qendrës së fshatit, në krahun e majtë të lumit të Shushicës, në një sipërfaqe rreth 400 m2, gjurmimi i kujdesshëm i “gjuetarit të strallave” (N.Bajrami), zbuloi gjurmët e një siti paleolitik të dëshmuar nga gjetja këtu e 10-12 veglave të dallueshme tipologjikisht. Stralli i përdorur për bërjen e veglave është ngjyrë gri, mjalti, krem etj., i cilësisë së mirë. Veçohen për cilësinë e punimit një ashkël tipike e teknikës musteriane, një majë mprehte me retush të thellë anësor, një kruese me retush të thellë e gjurmë të shumta përdorimi. Të gjitha veglat e gjetura në Gjorm i takojnë tipologjikisht periudhës musteriane (paleolitit të mesëm). Me interes të veçantë janë gjithashtu edhe dy vegla stralli që kanë karakteristika të kulturës salutre, kulturë e cila kohësisht i takon paleolitit të lartë.
VAJZË
Në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur Brus, rreth 700-800 m larg vendit ku në vitin 1954-1956 janë zbuluar tumat e Vajzës, janë gjetur disa dhjetëra vegla stralli të cilësisë së mirë e që tipologjikisht i takojnë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit. Vegla të tilla janë gjetur edhe në varret kur u zbuluan tumat e Vajzës. Me shumë gjasë kemi të bëjmë me të njëjtin rit të varrimit të përdorur edhe në tumat e tjera të vendit tonë, ku në vendvarrim sillej dhé e mbetje të tjera nga vendbanimi. Rit që nënkupton vazhdimësinë e jetës edhe në botën tjetër.
DRASHOVICË
Në Palohor (Drashovicë), dëshmia e aktivitetit të njeriut të gurit të vjetër provohet nga dy vegla masive të bëra nga strall që ruan gjurmë të mellës (shtresa e hollë që mbështjell bërthamën), të cilat kanë retush anësor e të thellë, tipare teknike karakteristike për paleolitin e mesëm.
TRAGJAS
Në vendin e quajtur Kodra e Çure, që ndodhet në periferi të kalasë mesjetare të Gjon Boçarit, gjetjet e mbledhura nga “gjuetari i stralleve” përfaqësohet, nga një ashkël masive me pjesë mëlle, me gjurmë të thella përdorimi, e bërë nga strall ngjyrë gri e cilësor, që provon se në këtë kodër ka pasur veprimtari të njeriut që ka jetuar në epokën e musties (rreth 40.000 vjet më parë).
AMANTIE
Në akropolin e qytetit antik gjetja në sipërfaqe e disa veglave stralli si kruese, shpuese etj., të bëra me strall ngjyrë gri, teknikë cilësore retushimi, janë dëshmi e jetës paraurbane në akropolin e Amanties.
ZVËRNEC
Vendbanimi më i madh e me përfaqësi për epokën e gurit të vjetër, jo vetëm në gjirin e Vlorës, por edhe për territorin e vendit tonë, i zbuluar vitet e fundit në sajë të përkushtimit, vëmendjes e kujdesit të vazhdueshëm të Novrus Bajramit është vendbanimi i Zvërnecit. Ai shtrihet përgjatë bregut, aty ku vija e ujit puqet me tokën saktësisht në mikrotoponimet Dalan i Parë, Porto Nuova e Putanjë, në një brez më shumë se një kilometër të gjatë. Batica vepron çdo ditë mbi rripin e tokës ku shtrihet stacioni dhe pas zbaticës, në rërën e pastër shndrisin veglat e strallit dhe “gjuetari i stralleve” çdo ditë shëtitjen e tij e bën buzë detit ku shtrihet vendbanimi. Dhe koleksioni i stralleve të mbledhura është i jashtëzakonshëm për nga numri (mbi 2000 copë), dhe sidomos për treguesit cilësorë të industrisë litike, prandaj vendbanimi i Zvërnecit, mund të krahasohet e barazohet me kulturat me të zhvilluara paleolitike të Evropës (Musteriane e Salutriane). Studimi e publikimi i gjetjeve të vendbanimit paleolitik të Zvërnecit do të zgjerojë e do të plotësojë ndjeshëm njohjen tonë për epokën e gurit të vjetër jo vetëm për jugun e Shqipërisë, por për tërë trevën e Ballkanit Perëndimor.
Zbulimet e bëra në shpellën e Velçës dhe gjetjet e rastit të bëra në vitet ‘30 të shekullit të kaluar në stacionin mezolitik të Rrëzës së Kanalit (Dukat) dhe të zgjeruara e plotësuar me gërmimet e viteve të fundit nga prof. I. Gjipali; të dhënat arkeologjike për epokën e bronzit e të epokës së hekurit të nxjerra në dritë nga gërmimet e tumave të Vajzës, në vitet ‘50 të shekullit XX, zbulimi dhe interpretimi historik i pikturës shkëmbore prehistorike të Lepenicës, së bashku me shumësinë e siteve paleolitike të zbuluara së fundi në Ujë të Ftohtë, në Gjorm, në Vajzë, në Drashovicë, në Tragjas, në Amantie dhe në kryeqendrën paleolitike të Zvërnecit, dëshmojnë se Gjiri i Vlorës e prapatoka e tij, kanë pasur një zhvillim parësor në prehistori e protohistori, që parapriu zhvillimin cilësor e kulturor të kësaj treve në epokën historike me ngritjen e katër qyteteve antike, Thronionin (Kaninën), Orikumin, Triportin dhe më pas Aulonën.
P.s. Në shkrim të vendoset edhe një vlerësim i shkurtër për N.Bajramin: “Novrus Bajrami, me veprimtari mbi 35-vjeçare si specialist në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, me kujdes të vazhdueshëm e përkushtim ka dhënë një kontribut të veçantë në ruajtjen, zbulimin dhe hulumtimin e vlerave historike, arkitektonike, arkeologjike dhe etnografike. Bashkautor në ngritjen e Muzeut Historik të Vlorës dhe Muzeut të Pavarësisë; zbulues i sitit paleolitik të Zvërnecit”.

voal.ch

Çfarë fsheh Gjiri i Vlorës? Prapatoka në epokën e gurit të vjetër Read More »

Qyteti princëror i Kaninës

Dr. Neki Dredha

Ky nderim për Kaninën përmbledh brenda vetes ngjarje e personazhe historike, kulturore e fetare, që kanë lënë gjurmë të thella në jetën shqiptare e më tej. Rrënjët dhe emri i kësaj kryeqendre zëmadhe vijnë prej kohëve nëpërmjet dëshmive e dokumenteve të ndryshme nga autorët antikë, të mesjetës e të kohëve të reja, si një qendër e rëndësishme e Kaonisë prej nga mendohet se rrjedh dhe emri Kaninë. Mirëpo, autorë të ndryshëm; në ecurinë e kohës, kanë hamendësuar emrat: Oenea (M. Frashëri te Historia e Shqipërisë), Thronion (Pauzania), Kioninë (Prokopi i Cezaresë). Mirëpo, sipas të dhënave të Prof. Pullumb Xhufit, mendimi më i saktë duket se është ai që shtron Zigizmondo Alberghetti në studimin e gjerë e të thelluar, që ai ia dërgoi Senatit të Venedikut në vitin 1691, ku mendon se emri Kaninë rrjedh nga emri Kaoni. “Kanina, sipas Alberghettit, shtrihej nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint”. “Madje autorë të tjerë – vijonte ai – e njësonin Kaninën me gjithë Epirin”. Në këto rrethana, ka të ngjarë që te emri Kaoni, në rrjedhën e kohës, ka rënë shkronja “o” dhe është shtuar shkronja “në” e shquar. Pra, emri Kaoni ka mundësi që të jetë ndryshuar në Kaninë. Ky emër shfaqet për herë të parë te shkrimet e disa bizantinologëve të shekullit të X-të. Sa për kohën e krijimit të kështjellës, ajo ka të ngjarë që të jetë e përiudhës së pellazgëve. Kjo mbështetet nga prania në themelet e saj të gurëve pellazgjikë dhe nga ngulimet trojane në rrethinat e maleve Keraune (Oriku, Amantia dhe Thronioni). Këta, sipas Medi Frashërit, ka mundësi që të kenë vënë emrat Oenea, dhe Sinus Oenea, për Kaninën dhe gjirin e Vlorës. Po këtë le t’ua lëmë studjuesve të fushës.

Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qënë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e fetare më e hershme e trevës labërore e më gjerë. Ajo falë pamjes mahnitëse dhe pozicionit gjeo-strategjik të saj ka qënë syri, veshi, parzmi dhe shtylla kurrizore e luftrave për liri e Pavarësi, si dhe burim i pashtershëm urtimi e frymëzimi atdhedashës për bashkimin e trojeve të kombit Shqiptar në një shtet të vetëm.

Kanina ishte pjesë e Peshkopatës Justiniana Prima të Horit, qysh nga viti 1019, që kishte në varësi 17 peshkopata, me nga 40 klerikë e 30 patrikë. Madje, peshkopi i Kaninës emërtohej edhe i Ilirisë. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, e Shën Parashqevisë e të tjera, si dhe Manastiri i Kallogjerit, ku përgatiteshin priftërinj për trevat e ndryshme të Arbërisë.

 

***

Neki Dredha

Kanina, pararoja e Labërisë, ka hequr të zitë e ullirit. Mbi të kanë vërshuar legjionet romake, bizantine, hunët e Atilës, normanët, anzhuinët, sllavët, osmanët, venecianët, italianë dhe gjermanët. Ata plaçkitën, dogjën, shfarosën e bënë të domosdoshëm emigrimin e popullatës, në radhë të parë, të banorëve rrufepritës të Kaninës. Ky është, ndoshta shkaku që në Kaninë një pjesë e fiseve janë të ardhur nga gjiri  i Labërisë e trevat e tjera Arbërore. Por popullata e saj, ashtu si feniksi mitik,  rilindte përsëri. Kjo rimëkëmbje ndikoi, për fat të mirë, që Kanina të qëndrojë gjithmonë në këmbë, se merrte përherë krahë e forcë, si Anteu, nga toka mëmë, Arbëria.

Në Kaninë, në vitin 1368 lindi dhe mori hov djepi i fuqisë kastriote, kapedani i kështjellës, Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, simbolit të krenarisë së kombit shqiptar.

Tek kjo zjarrishte liridashëse e gjithë kohërave, përzihet lashtësia e lavdishme e qytetit të Kaninës me besnikërinë e dhemshurinë e princeshës Rugjina (Rrexhina) Balshës, e cila luftoi me trimëri kundër osmanëve dhe u mbulua me dheun shpirtëror të Himarës në manastirin e Pondikonizit, në ujëdhesën e Korfuzit, ku prehet e malluar të kthehet në gjirin e Kaninës labërore.

Prej këtej Gjergj Araniti i Madhërishëm organizoi dhe udhëhoqi me trimëri herkuliane kryengritjet legjendare antiosmane të viteve 1431 e 1435. Fitorja e tyre e ngritën lavdinë burrërore të këtij gjigandi të lirisë gjerë në zenit.

Në këtë djep lavdiplotë lindi, u përkund dhe u mëkua me zgjuarësi e qëndrueshmëri të palëkundur Donika Kastrioti, mbretëresha zulmëmadhe e Shqipërisë, eshtrat e të cilës prehen ende në Valence të Spanjës.

Po këtu u lind, u rrit, u edukua dhe u arsimua me ndjenjën e dashurisë, dhemshurisë, urtësisë. bujarisë e përkushtimit fisnikëror kaninjot, Shënjtorja e Arbërisë ose më saktë e Kaninës, Angjelina Aranit Komneni (1440-1520), vajza e gjashtë e Gjergj Aranitit të madhërishëm dhe e konteshës Maria Muzaka. Eshtrat e saj prehen në manastirin e Krushedolit, në Vojvodin, afër qytetit të Sremit.

 

***

Te kjo brerore vezulluese u frymëzua edhe diplomati mendjendritur, largpamës e urtiplotë, Ismail Qemal bej Vlora,  i cili punoi me përkushtim atëror për ngritjen e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë dhe themelimin e Shtetit Demokratik të Parë Shqiptar.

Kanina ka qenë vatra e luftërave për liri e pavarësi. Qysh në vitin 1821 Seit Dalan Kanina luftoi me trimëri të pashembullt në krah të Not e Marko Boçarit kundër hordhive osmane, në afërsi të Artës.

Ishte Ismail bej Vlora i Parë, citon shpluhuruesi i historisë së Vlorës e më gjerë, Prof. Bardhosh Gaçe, që në nëntor të vitit 1828 krijoi “Besëlidhjen Shqiptare” në Berat. “Ka ardhur koha – theksonte Ismail bej Vlora – të punojmë për Shqipërinë”. Në atë kohë shqiptarët e kuptuan se çfarë duhet të bënin për vatanin, që ai të ishte i lirë, si gjithë shtetet e tjera të Evropës. Kjo shkëndijë liridashëse e ndezi më shumë gjakun e mëmëdhetarëve, që vlonte në dejet e Shahin Delvinës, Mahmut bej Vlorës e atdhetarëve të tjerë.

Në sheshin historik të Teqesë, aty te kubeja madhështore, ku prehen eshtrat e  kryeministrave kaninjotë, nisën kryengritjet e viteve 1428, 1434, 1447 të kryesuara nga Mahmut bej Vlora, Hadër Sulo, Beqir Velo Kanina i Parë, Dalan Seiti e Mustafa Bimo kundër reformave tinëzare osmane. Këta bashkë me djemtë syshqiponjë të Lumit të Vlorës, Dukatit e të Mallakastrës, me në krye Rrapo Hekalin, Zenel Gjolekën, Cane Miftarin e Dervish Aliun e të tjerë shpartalluan hordhitë osmane në Sinjë e në Greshicë. Në këtë kryengritje të përgjakshme dhanë jetën e tyre edhe 6 kaninjot fisnikë.

Idet e Mahmut bej Vlorës dhe zëri liridashës i kaninjotëve të tjerë ushtoi edhe në Lidhjen e Prizrenit (10 qershor 1878). Atje Mustafa Pashë Vlrora u zgjodh zëvendës kryetar për Toskërinë. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi gojëtari i shquar Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfua krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902. Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Aliu, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë përhapën mësimin e gjuhës shqipe edhe te foletë e shqiponjave, në Labëri e gjetiu. Më 1908 ata hapën shkollën e parë të gjuhës shqipe në Kaninë me 40 djem e vajza. Mësuesi i saj ishte atdhetari mendjendritur Jani Minga.

Kanina dhe Vlora, mbështetur te Labëria syshqiponjë, ishte djepi i luftës për shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemal bej Vlora, Isa Boletini e të tjerë.

Arshi Selfua ishte ndër të parët që priti Ismail Qemalin, kur zbriti nga lundra në Novoselë. Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, midis gazit dhe haresë së papërshkrueshme, që shpërtheu te Sheshi, ku u shpalos Flamuri nga Ismail Qemal bej Vlora, Sali Hyseni, mëmëdhetari sypatrembur kanininjot, veshur gjithë nur me rroba kombtare hoqi mirë e bukurë vallen, shoqëruar me vargjet e këngës, që thuri aty për aty:

 

O Smail beu me halle,

Jeshe djalë, e kur m’u zbardhe,?

Dyzet vjet nëpër krale,

Bëre një punë të madhe,

Në Vlorë lirinë e shpalle,

te osmanlliu s’u fale.

 

Këto vargje fjalëzjarrtë e ndezën më shumë këngën dhe harenë në “Sheshin e Flamurit”.

Pas shpalljes së Pavarësisë Elmas Xhaferi u emrua prefekt i Vlorës, kurse Muhamet Beshua komandant i policisë së Vlorës. Ismail Qemali e krijoi gardën e shtetit në shtëpinë e Hamzarajve me djelmoshat e Kaninës dhe me malësorët e Isa Boletinit, të cilët u strehuan e u mirëmbajtën me veshje e ushqime në vatrat bujare kaniniote.

Më 19 dhjetor 1912 Çeta e Kaninës, me në krye Beqir Velon e Idris Sadirin, bashkë me krerët e Dukatit, shpartalluan andartët grekë në Llogora. Në këto luftime u shquan: Muhamet Bedini, Jaho Veliu, Mehmet Halili, Halil Canua, Mustafa Luzi,  Sali Hyseni e të tjerë. Në rrjedhën e punimeve të Kongresit të Lushnjes Myqerem Hamzarai u zgjodh senator.

Kanina, që vallëzonte në gojën e ujkut, luajti një rol të rëndësishëm edhe në Luftën për Çlirimin e Vlorës, më 1920. Në kuvendin e Barçallas e të Beunit Myqerem Hamzarai u zgjedh antar i Komitetit Drejtues të saj. Më 1 qershor 1920 u krijua Çeta e Kaninës me mbi 50 luftëtarë syshkëndijë, si Idris Sadiri, Adem Latifi, Muhamet Besho, Muhamet Bedini, Musa Osmani e të tjerë. Kryetar i çetës u zgjodh Beqir Velo. Çeta e Kaninës kreu një sërë aksionesh. Në të gdhirë të 22 korrikut 1920 nëntë kaninjotë trima (Isa Kocaqi, Zeqir Rakipi, Musa Osmani, Salo Sadedini, Idris Sadiri, Muhamet Bedini, Sheme Hoxha, Mustafa Lamçe dhe Ramo Shaho [nga Berati]), dogjën 10 ballonë në Fushën e Aviacionit, në Ujin e Ftohtë. Çeta e Kaninës, me në krye heroin e luftrave për liri, Beqir Velon,  mori pjesë në rrethimi e kështjellës së Kaninës dhe luftoi trimërisht krah për krah me Çetën e Sali Muratit (Vranishtit) për çlirimi e saj nga italianët. Kurse në vitin 1923, nën ndikimin e Shoqatë atdhetaro-kulturoro-politike “Bashkimi”, paria kaninjote krijoi “Shoqatën e Djelmoshave të Kaninës”, me kryetar Mustafa Bega. Kjo Shoqatë ka kryer e kryen veprimtari atdhetaro-kulturore të mirëfilltë edhe nën drejtimin e shkëlqyer të oficerit urtiplotë, Sezai Osmani, mësuesit Agaçe Yzeiri dhe të artistit me fatazi krijuese, Fate Velaj.

Disa nga figurat e shquara kaniniote kanë qënë firmëtarë të Pavarësisë, si Zini Abaz Kanina dhe deputetë në Parlamentin e Shqipërisë, si Ibrahim Xhindi (dhe senator), Arshi Halili, Elmaz Xhaferi, Eqerem bej Vlora, Ibrahim Dervishi, Manush Myftiu e Aranit Çela. Kryetarë të Bashkisë së Vlorës kanë qënë Xhemil bej Vlora, Nuredin bej Vlora, Arshi Halili si dhe autori i këtij shkrimi.

 

***

Më 6 prill 1939 mbi 150 bijë të Kaninës, nën drejtimin e Muhamet Bedinit, zbritën në Vlorë, për të luftuar kundër italisë fashiste.

Kanina ka qenë ndër zjarrishtet e para të epopesë së lavdishme të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qysh në fillim të luftës u rreshtuan mbi 100 të rinj e të reja kaninjotë në Çetën e Kaninës, drejtuar nga oficeri i talentuar, Tasim Bonjaku. Më vonë vendin e tij e zuri Faslli Jaho. Çeta e Kaninës ishte gur themeli në krijimin e Çetës Plak në Gjorm. Faslli Jahua ishte antar i shtabit drejtues të Zonës Operative Vlorë-Gjirokastër. Kurse Mynyr Xhindi, inxhinieri, u zgjodh Sekretar Organizativ i Qarkut të Vlorës, Manush Myftiu ish zv. komisar i Brigadës së V dhe Ibrahim Dervishi përgjegjës për sektorin e shëndetësisë. Në këtë luftë u shquan shumë bijë e bija kaninjote. Mbi 20 luftëtarë kaninjotë trima dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë, të cilët prehen në alltarin e ndritur të dëshmorëve të atdheut.

Kanina ka nxjerrë përherë figura të shquara historike e kulturore, siç ishte edhe ajo e gjeniut të letrave shqipe, filozofit, poetit e historianit erudit Prof. dr. Isuf Luzaj, “Nderi i Kombit”. Ai ishte i lidhur, si mishi me kockën, me Kaninë, vendlindjen e tij të dashur, ku kërkoi me ngulm të prehet përjetësisht trupi i tij. Këtë dëshirë e kanë shfaqur qysh herë edhe kaninjotët e mëdhenj, si Ismail Qemal bej Vlora, Nermin Vlora Falaschi,  bashkë me të shoqin, diplomatin e shquar italian, Renzo Falaschin.

***

Kaninjotët janë të penës, të punës, të dyfekut, të këngës e të valles. Kënga kaninjote safi feks si gur xhevahiri në gjerdanin llamburitës të këngëve dhe të valleve vendçe labërore. Kaninjotët japin edhe sot ndihmesë të pareshtur në rindërtimin e përparimin e shoqërisë demokratike Shqiptare.  Historia e Kaninës është aq e lashtë dhe e lavdishme sa do ta kishte zili çdo qytet europjan. Në këtë shkrim të thjeshtë paraqita vetëm disa copëza të madhështisë së saj. Kjo na bënë të jemi jo vetëm krenar, por na nxit të kryejmë me nder dhe rigorozitet detyrat që na ngarkon shoqëria demokratike shqiptare, si dhe të vlerësojmë e t’u jemi mirënjohës kujtdo, që bën diçka të mirë për Kaninën. Në festa e në takime të gëzueshme kemi dëgjuar me endje fjalën dritëdhënëse të hulumtuesit dhe shpluhuruesit të historisë së Vlorës e të figurave të ndritura të Kaninës e më gjerë, Prof. dr. Bardhosh Gaçes. Po ashtu, Dr. Bujar Leskaj, frymëzuar nga historia e lavdishme e Kaninës dhe nga ndjenja e lartë e atdhedashurisë, ka dhënë një ndihmesë morale e financiare të çmuar për përgatitjen dhe vendosjen në Kaninë të bustit të themeluesit të Shtetit Demokratik Shqiptar, Ismail Qemalit. Ai, me bujarinë e zjarrtë që e karakterizon i dhuroi Muzeut Kombëtar të Pavarësisë bustin e birit rrënjëthellë të Kaninës, Ismail Qemalit. Në këtë vepër mjeshtërore, “Skulptori i Popullit”, Muntaz Dhrami, e shfaq babain e kombit shqiptar, Ismail Qemal bej Vlorën, ulur në tavolinën e tij të punës, duke firmosur Aktin lavdiplotë të Pavarësisë. Kjo vepër artistike, me kuptim të madhe atdhetar, u porosit dhe u mbulua me shpenzime vetiake nga biri atdhedashës i Vlorës, Bujar Leskaj. Ky dashamirës dhe admirues i historisë së lavdishme të Kaninës labërore ishte nxitës i flaktë edhe për dekorimin e qytetit famëmadh dhe të birit të saj urtiplotë, Isuf Luzit, me dekoratën e lartë: “Nderi i Kombit”. Ne kaninjotët u jemi mirënjohës kujtdo që e ka për zemër Kaninën, po në mënyrë të veçantë i shprehim mirënjohjen Prof. Dr. Bardhosh Gaçes dhe Dr. Bujar Leskajt, për të gjitha këto virtyte të larta njerëzore, që vlojnë në zemrën fisnike të tyre.

***

Në këtë të shënuar, tashmë tradicionale, të qytetit zulmëmadh të Kaninës, u shpreh edhe një dëshirë e veçantë ë bashkëqytetarëve e, padyshim, të gjithë mëmëdhetarëve të kombit tonë faqendritur, të cilët kërkojnë mirëkuptimin e pushtetit e të shtetit Shqiptar, për  vendosjen e përmendores së Ismail Qemal bej Vlorës në një nga  sheshet kryesore të Tiranës. Po ashtu, është në nderin Tuaj dhe detyrë e pushtetit dhe e shtetit amë, si dhe kënaqësi e veçantë për ne dhe mbarë vendin të sjell në vendlindjen e tyre eshtrat e bijave të tij zemërzhuritur nga malli për atdheun, që prehen në dhe të huaj, sikurse janë eshtrat e princeshës së Kaninës, Rugjina Balsha, mbretëreshës së Shqipërisë, Donika Kastriotit dhe të shënjtores së Arbërisë, Angjelina Aranitit. Kjo përkujdesje atërore do ta lartësonte nderin e shtetit tonë dhe do ta kthente Kaninën në një vend pelegrinazhi, siç është Jeruzalemi dhe Meka.

Kaninjotët vlerësojmë pamasë urtësinë, largpamësinë dhe përçapjet e matura të qeverisë Rama për zgjidhjen e çështjeve madhore të shtetit e të kombit tonë. Ato pasqyrohen mirë e bukur kudo në Shqipëri, veçanërisht në Vlorën e kthesave të mëdha të kombit shqiptar. Po midis halleve dhe plagëve të shumta që ka vendi ynë, të cilat kërkojmë shërim të shpejtë, ne duam të investohet, me ngut edhe për qytetin e Kaninës, që basenet ujore të malit të Lungarit, mos të humbasin në zhavorret e skutat shkëmbore të Gjirit të Vlorës, por të futen në rrjetin ujësjellës të Kaninës, që të shuajnë etjen shekullore të banorëve fisnikë të këtij qyteti princëror, që rrezon si brerore mbi kryet e Vlorës.

Qyteti princëror i Kaninës Read More »

Skënderbeu kalorës i Krishtit që solli një erë të re për Europën

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Kur trokiste “ora e re e Europës”, Shqipëria shfaqet madhërisht me një histori personaliteti të kohës me Gjergj Kastriotin, që e bën Europën dhe Osmanët që të mbajnë frymën. Toka arbënore sjell në skenën e historisë europiane një kalorës të Krishtit, një kambanë të ndërgjegjes kombëtare, i cili afirmon dhe shpalos identitetin historik shqiptar si një copëz e pjesë së përbashkët të trupit të identitetit europian. Figura madhore arbërorë shqiptare i bënte nder jo vetëm tokës shqiptare por mbarë  ndërgjegjes së kombeve europianë.

Çdo fitore e heroit shqiptar në shekullin e XV përcillej me rënien e këmbanave në mbarë Europën. Qndresa heroike shqiptare Skënderbejane solli një imazh të ri të luftëtarit të vrullshëm shqiptar, zanatçiut të luftrave që i dha identitet vetë lavdisë europiane të artit të ri ushtarak përfaqësuar nga arti ushtarak shqiptar, taktikat dhe strategjia e luftës rrufe. Gjithashtu dukuria stradiote arbërore ishte shprehje e artit të lashtë ushtarak shqiptar, që po përsosej dhe shndërrohej shumë shpejt në vlerë për artin ushtarak europian, që bota e njeh si “strategjia dhe taktika e kalorësisë së lehtë shqiptare”, ndërkohë që kalorësia europiane ishte tepër e rëndë dhe krejtësisht e pamanovrueshme. Por koha skënderbejane solli një sërë gjeneralësh dhe gjeneralizmi që spikatën në fushën e prakticitetit të drejtimit të operacioneve luftarake në terren. Të tillë ishin Gjergj Araniti, Moisi Golemi, Vrana Konti, Lekë Zaharia, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Andrea Topia, bashkëpunëtorë më të afërt të Skënderbeut. Çdo komb ka heronjtë e vet, megjithëse rallë ndodh që një vend i vogël si Shqipëria të ketë një figurë si madhe si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të fortë ndaj ushtrive pushtuese osmane, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.

Gjergj Kastrioti i Shqipërisë, i quajtur Skënderbeg, ishte dhe mbetet në historinë shqiptare dhe europiane madhështor: një dritë shprese, frymëzues gjatë shekujve e periudhave të errëta. Ky nuk ishte një fantazmë mitologjike; ai ishte një individ real, që luajti rol historik për kombin dhe për botën e qytetëruar europiane e më gjerë dhe kështu hyri në ndërgjegjen kombëtare brez pas brezi. Gjergj Kastrioti ngeli i respektuar prej prijsave të kohës së tij, i nderuar dhe i dashur nga përkrahësit dhe populli i tij. Ai i dha frymë bashkëpunimit rajonal në shumë fusha. Heroi i shqiptarëve u bë pjesë e rëndësishme e luftës së popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, që penguan vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojtën zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Një bashkëpunim të ngushtë pati me Venedikun dhe shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit “fisnik venecian”, më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, që kishte lindur në vitin 1454, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai u martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit në vitin 1475, në moshën 21 vjeçare. Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me mbretin Ferdinand të Napolit, Papa Piu II, dukën e Milanos, Françesk Sforca, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali si dhe krijoi lidhje me shtete të tjera italiane, si me Mantovën, Sienën, dukatin e Burgonjës, që përbashkoheshin në frontin antiosman.

Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht në Napoli dhe Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan dhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende si Franca e Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut (përmendim më 1457 anglezin Xhon Njupor). Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës si marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël, kun ë frontin antiosman vend zinte projekti i përbashkët kundër Osmanëve, ku një vend qendror i jepej aksionit të shqiptarëve.

Duka i Milanos, Françesk Sforca, i shkruante Skënderbeut në fund të vitit 1461: “ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç ka dhe Mbreti Ferdinandi dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha nevojat dhe nderet e zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt”. Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha Skënderbeu i dhuroi prijësit shqiptar 60 km² dhe një kështjellë që dhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

Djali i Skënderbeut pati shumë fëmijë, ku pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700. Donika ndërroi jetë më 1503, në Spanjë, në oborrin mbretëror Aragonez, vetëm pak muaj para të birit, Gjonit dhe 37 vite pas Skënderbeut duke shuar kështu shpresën e rikthimit në atdhe. Siç ndodh me heronjtë e vërtetë, jeta dhe historia e kohës së tij është plotë me intriga, kundërshtime dhe tradhëti, por edhe me lavdi, dashuri, ideale, krenari dhe vepra kreshnike.

Shkencëtarë dhe historian bëjnë hulumtime për politikën, diplomacinë dhe të dhënat që dalin për vlerat e tij dhe të kohës së tij, aq sa fqinjët duan ta përvetësojnë. Papa i Romës, mbretër, kardinalë, dijetarë, historianë, kronikanë, biografë, strategë ushtarak… kanë pasur korispodencë me Gjergj Kastriotin ose kanë shkruar libra e vëllime të tëra për të përshkruar historinë e lavdishme skënderbejane dhe figurën e tij madhështore. Nga lengjendari ynë janë frymëzuar poetët popullorë e folkloristët, shkrimtarët, poetët, dramaturgët, kompozitorët, skulptorët… kanë krijuar, shkruar e kompozuar këngë, legjenda, mite, pjesë teatrale e opera, vargje dhe bëma të heroit tonë kombëtar. Emri Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epopeja shqiptare e shek. XV ka frymëzuar intelektualë të shquar shqiptarë që e kanë përjetësuar atë në vepra historike monumentale e nga më të shquarat e kohës dhe që kanë pasur një jehonë të gjerë ndërkombëtare, me të cilën ka nisur jetën e vet edhe historiografia shqiptare. Themeluesi i saj është Marin Barleci, historian humanist i shquar i përmasave ndërkombëtare. Meritë të veçantë ka vepra e humanistit Marin Barleti “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epiriotëve” (Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis), e cila edhe pse paraqitet disa herë me pasaktësira historike, e shkruar me një stil artistik, e përshkruan në një mënyrë të rrallë humanitare e magjepëse jetën trimërore të Skënderbeut. Sami Frashëri theksonte se “Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon ndonjë shok a shembëll në trimëri, në dituri, në mendim të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zemrësë e në madhëri të shpirtit. Gjith pushtetat’ e Evropës q’ishinë atë-herë kishinë shpresë në Skënderbeu, e prisninë shpëtimn’ e Evropësë nga shqiptarëtë”. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të Shqipërisë. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, S. Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës. Shqiptarët në gjithë hapësirën ballkanike, e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij, si modelin integrues në familjen e popujve të Evropës së Bashkuar. Falë tij, historia shqiptare e periudhës skënderbejane është pjesë e lavdishme e historisë së Evropës e sigurisht Skënderbeu, një personazh shumë i spikatur i saj.

Skënderbeu kalorës i Krishtit që solli një erë të re për Europën Read More »

Gjaku shqiptar në venat e Europës

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi

Dr. Çlirim TOCI

Akademia e Forcave të Armatosura

Shqiptarët prej shekujsh kanë qenë prezent në Perëndim, në memorien historike të Europianëve, aq sa akademikët bashkohen në pikëpamje, se, “..shqiptarët janë kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë”.
Ilirët, Arbërit, Shqiptarët kanë bërë emër falë zotësisë e urtësisë si drejtues administrator të zotë por edhe luftëtarë të spikatur nëpër shekuj. Kështu për rreth 3 shekuj (251 – 565), perandoria e Romës u mbizotërua nga perandorë ilirë; ndërsa apo osmane në rreth gjashtë shekuj të ekzistencës së saj 100 vjet është sunduar nga shqiptarë.

Të tjerë shqiptarë të shquar në lëmin ushtarak, politik, diplomatik etj., kanë shkëlqyer përgjatë shekujve me atë çfarë i kanë ofruar Europës dhe europianëve.

Në hershmërinë mesjetare, shëmbëlltyra tipike e stradiotit të dikurshëm “albanoi”, tregon për shqiptarë pjesëmarrës në strukturat ushtarake të papatit e Venedikut, në kryqëzatat e Karlit VIII e të Luigjit XII të Francës, në luftërat nga Spanja në Holandë, në atë të agimit rilindjes italiane, franceze e europiane, gjatë krejt shekujve XIV-XVII deri në strukturat ushtarake napoleoniane të fillimit të shekullit XIX.

Po kështu tradita ka vijuar gjatë dy luftërave botërore, e deri tek ushtarakët e sotëm shqiptar, të integruar në strukturat ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior. Europianët kanë parë nga afër mençurinë, trimërinë, gjakun e derdhur të shqiptarëve edhe në hapësirën europiane.

Me të drejtë historiografia ka vërtetuar memorien historike të luftrave në Europë që shkojnë nga lashtësia në ditët tona. Edhe pse kujtesa historike shkon nëpërmjet lumenjsh gjaku, nëpërmjet luftërash të dhunshme sa në Lindje në Perëndim, kjo është dëshmi e shekujve.

Kompanitë stradiote shqiptare janë udhëhequr me sukses nga kapitenë, gjeneralë, pashallarë, kapedanë me e pa grada por me një histori europiane të shquar. Kështu prijësat Pirrua i Epirit, Skënderbeu i paepur gjithmonë fitimtarë, gjeneral Gjergj Bashta me luftëtarë të spikatur, prijësat Mërkur Bua, Marko Boçari që ishin luftëtarë të mëdhenj, legjenda e famshme shqiptare Mehmet Aliu Kavalla e Ibrahim Aliu në Egjipt, Jemen e në gjithë Gjirin Persik.

Aktiviteti luftarak në kohët e ndritura të Ilirisë, të Arbërit, të mesjetës e deri në shekujt kur shqiptarët i ofronin Europës siguri kanë shkuar edhe më tej ndërkohë që shqiptarët me tiparet e spikatura të luftëtarit të shekujve shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh, në Egjypt me prijësin e famshëm Mehmet Pashë Kavalla si dhe më në lindje në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani për të cilët flet Aristidh Kola tek “Arvanitasit”, Prof. Etienne Tiffou tek “Hunza Proverbs”, publikim i University of Calgary Press, Calgary, 1993; apo edhe dijetari amerikan me origjinë hebre Dr. Jay Milton Hoffman, i cili botoi më 1985 librin “Hundëza”, si një copëz ilirie, ku jetojnë dhe sot rreth 50 mijë vetë në një luginë rrethuar me male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit, ku vendi quhet Nuristan që do të thotë Tokë me dritë.

Edhe në kohët moderrne na shfaqet, po ai shqiptar historik, zanat i parë i të cilit ishte thjesht të qenit luftëtar, qoftë ushtmbajtjes ngadhënjyes në falangat e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të perandorive ilire e romake, qoftë stradiot i hovshshëm e vetëtimë në kalorësinë e lehtë europiane, qoftë më në fund jeniçer i tmerrshëm e i pathyeshëm i vezirëve të mëdhenj shqiptarë që jetën e shkrinë për osmanët.

Perceptimi europian mbi shqiptarin me “armë në brez”, është tejkaluar ndërkohë që faktorët historikë në thelb lidhen me kontributin e djersës dhe gjakut shqiptar në ripërtëritjen e Europës, duke ofruar shpirt nga shpirti vital energjik i shqiptarëve.

Lidhjet shqiptare me europianët i gjejmë edhe në martesat për qëllime strategjike. Historia njeh edhe një dashuri me shikim të parë, e princit Andrea Topia me Princeshën franceze, Helena D’Anjou.

Iluministët dhe humanistët europianë kanë shprehur vlerësimin për shqiptarët nëpërmjet Rable, Ronsar, Obinje, Volter, Bajronit, Shatobrianit, Lamartinit, Dyma-së, Hygo-it etj.

Europianët i kanë njohur shqiptarët edhe përmes tablove të Delakruasë, Lirit, Augustit, Zheromit, Dekampit etj.

Por padyshim europianët kanë parë e prekur edhe një fenomen që ka më shumë se pesë shekuj që nuk ndalon: emirgimi individ, familjar, fisnor e më gjerë edhe krahinor drejt Napolit, Siçilisë, Venedikut, e më tej gadishullit iberik e Europës në çdo skaj të saj, që në një farë mënyre janë gjymtyrët dhe urat bashkuese të një kombi që pulson njësh me Europën.

Gjaku shqiptar në venat e Europës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com