“Le Journal” ka botuar, të premten e 24 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi dorëheqjen e Ismail bej Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Dorëheqja e Ismail Qemalit Vlorë, 22 janar. Komisioni i Kontrollit pati marrë, pak ditë më parë, një deklaratë nga Ismail Qemali, ku saktësohej se ai ishte i gatshëm, për të mirën e vendit, të jepte dorëheqjen. Sot, i ftuar nga komisionerët për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, Ismail Qemali i dorëzoi komisionit të kontrollit kompetencat e tij me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga çrregullimi dhe krijimin e një qeverie të vetme për të. Një proçesverbal u hartua dhe pastaj u nënshkrua nga ministrat dhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit.
Gazetari dhe analisit Blendi Fevziu ka hedhur një koment apo këndvështrim mbi atë ç’ka ndodhur në historiografinë shqiptare, e cila gjatë viteve të diktaturës u vu në shërbim të ideologjisë, duke i ndarë si me thikë personazhet historikë, në “të mirë” dhe “të këqij”. Angazhimi politik do të shenjonte për një gjysmë shekulli, historitë e secilit… ‘Historia e gabuar e “të mirit” dhe “të keqit”’, botuar në revistën “Medius” hedh dritë në ca prapaskena historike. Ramiz Alia dhe Leka I përballë njëri tjetrit.
BLENDI FEVZIU/ Në një pritje të Ambasadës Franceze më 14 korrik të vitit 2002 isha duke biseduar më këmbë, në mes të një grumbulli të madh e heterogjen të ftuarish me liderin e fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alinë. Nuk e kujtoj nëse biseda ishte fokusuar në çështje të ditës apo të së shkuarës, por një moment dallova pretendentin e fronit mbretëror, Lekën e Irë, ose Leka Zogun siç njihet në Shqipëri, që po afrohej duke përshëndetur të ftuarit në dy anët e tij. Leka kishte mbërritur në Shqipëri ca javë më parë, për t’u vendosur përfundimisht në atdhe, prej nga ishte larguar thuajse 48 orë pasi kishte ardhur në këtë jetë dhe qe kthyer tashmë 63-vjeçar. Më të isha njohur 3 vjet më parë në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kur i kisha bërë, së bashku me të ëmën, Mbretëreshën Geraldinë, një intervistë shumë interesante. Leka u afrua të më jepte dorën dhe vetëm momentin e fundit dalloi përballë meje Ramiz Alinë. Lideri i fundit komunist dhe pretendenti për fron u gjendën përballë, të dy të ngrirë, pa i dhënë dorën njëri-tjetrit, por edhe pa mundur të thonë asnjë fjalë.
Rastësia i vendos njerëzit në situata të çuditshme e, shpesh, shumë problematike. Ajo ngrirje prej statujash e të dyve, vetëm një hap larg, ishte më shumë se një ngërç personash, ishte një ngërç i historisë. Leka Zogu ishte larguar nga Shqipëria 2 ditë pasi kishte lindur. Babai i tij u largua si pasojë e pushtimit italian dhe jo e ndonjë zhvillimi të brendshëm politik. Logjikisht një fëmijë nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi për bëmat e babait të tij dhe as të jetë përgjegjës për një kohë kur ai nuk kishte lindur ende. Por komunistët nuk e ndoqën këtë parim universal. Ramiz Alia doli në atë kohë partizan dhe u bë një nga liderët e rëndësishëm komunistë në vite. Pas ardhjes së tyre në pushtet, Mbretit iu ndalua kthimi në Shqipëri. Kur Mbreti Zog i I-rë iku nga kjo botë, Leka u konsiderua kërcënimi kryesor i regjimit.
Ai u vendos në krye të listës së kriminelëve të luftës edhe pse gjatë saj kishte qenë 4 – 5 vjeç dhe kishte jetuar në Angli! Komunistët vendosën ta luftojnë Lekën me çdo mënyrë dhe kudo që të ishte. Por edhe Leka nuk u pajtua me fatin e tij. Ndërmori jo pak nisma për ta rrëzuar regjimin komunist, edhe pse pa sukses. Nëse Alia dhe regjimi i tij do ta kishte kapur Leka Zogun, ai patjetër do të kishte përfunduar në togën e pushkatimit. Por edhe Leka nuk do të kishte pasur ndonjë sjellje më bujare nëse Alia një ditë do të ishte në dorën e tij. Ata kishin luftuar fort si dy kundërshtarë politikë, produkte të ideologjive të ndryshme dhe tani gjendeshin përballë. Të pafuqishëm për ta luftuar njëritjetrin; të pabindur plotësisht për ta falur njëri-tjetrin dhe, pa dyshim, të çuditur me mënyrën se si zhvillimet politike i kishin sjellë tani përballë, në të njëjtin ambient dhe të dy të ftuar të një vendi demokratik.
Zhvillimet politike të një vendi, ndryshimi i sistemeve dhe regjimeve, por edhe roli që individët luajnë në histori ndryshon shpesh, por për historiografinë komuniste, që ende vijon të dominojë mendësinë e shoqërisë, kjo ishte e papranueshme dhe e pamundur. Në fakt, kjo përballje e Alisë me Zogun niste pikërisht këtu. Te bindja jonë e rrënjosur që një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Te keqkuptimi që historia e shkruar kishte krijuar në Shqipëri dhe te paaftësia jonë për ta rishkruar atë mbi një bazë dhe stil krejt tjetër nga ai që kishte imponuar sistemi totalitar.
Si gjithçka e shkruar në mungesë lirie dhe me një ndikim të fortë ideologjik, historiografia komuniste kishte vetëm një mënyrë të shpjegimit të fenomeneve, ngjarjeve dhe personazheve. Atë të ndarjes së tyre në të mirë dhe të këqij. Në pozitivë dhe negativë. Në patriotë dhe tradhtarë. Asgjë e ndërmjetme nuk ekzistonte.
Nuk po zgjatem me shpjegimin më të detajuar të kësaj metodologjie të sakatuar, sepse do të kërkonte një analizë më të thelluar dhe më të gjatë, por po mundohem ta ilustroj që të jetë më lehtësisht e kuptueshme. Sipas kësaj metode, në varësi të qëndrimit ndaj komunistëve apo filozofisë së tyre, personazhet kalonin në njërin sirtar apo tjetrin pa ekuivoke. Historiografia komuniste përpunoi edhe një format të “të mirit” dhe të “të keqit”, të patriotit dhe të tradhtarit. Më shumë se me historiografinë, ky trajtim na ngjan me letërsinë e realizmit socialist dhe me modelin e njeriut të ri. Patrioti ishte gjithnjë trim, nuk gabonte kurrë, ndodhej gjithnjë nga ana e drejtë e historisë, madje ai nuk kishte as vese dhe as probleme në jetën e tij personale. Tradhtari ishte gjithnjë në anën tjetër.
Gjithnjë gabim, gjithnjë me armikun dhe plot me vese. Kjo mënyrë absurde e shikimit të historisë jo vetëm i ndau më dysh personazhet e ngjarjeve të rëndësishme, por zhvlerësoi debatin mbi ngjarjet dhe qëndrimin që personazhet e historisë mbajnë ndaj tyre. Nga shikimi i mëpasshëm, roli i shumë personazheve ka qenë dhe mbetet kompleks. Në bazë të bindjeve, të rreshtimeve, apo qëndrimeve politike, shumë prej tyre patën aksione politike që historia sot i vlerëson si të kota e të dështuara, apo të suksesshme. Por shumë prej tyre që në një moment kanë zgjedhur ose janë orientuar gabim, një moment tjetër kanë qenë nga ana tjetër e peshores së historisë. Si të gjithë, me uljet dhe ngritjet, në fitoret apo humbjet e tyre, ata krijuan një tablo komplekse, e cila jo vetëm që nuk mund të shpjegohet, por përkundrazi, masakrohet duke u shpjeguar vetëm bardhë e zi, vetëm me të mirë e të këqij.
P.sh., Mit’hat Frashëri, që ishte gjatë luftës një kundërshtar ideologjik i komunistëve, u klasifikua automatikisht negativ, duke mos i konsideruar as faktin që ishte firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, as që ishte anëtar i Qeverisë së parë të Ismail Qemalit, as ambasador shumë i rëndësishëm i Shqipërisë në Athinë dhe as kontributin e tij fantastik si albanolog dhe njeri i letrave. Madje ky aktivitet nuk i vihej në pah kurrë. Me parimin që personazhi negativ i historisë duhet të jetë gjithnjë i tillë, historiografia komuniste i fshiu atij gjithë aktivitetin e mëparshëm 40-vjeçar, edhe atë të zhvilluar kur komunizmi nuk ekzistonte as is term në Shqipëri. Absurdi shkonte deri aty sa nuk përmendej as fakti që ishte djali i Abdyl Frashërit, madje kjo ishte herezi.
Sepse Abdyl Frashëri ishte klasifikuar te personazhet pozitivë dhe kjo e prishte skemën. Me këtë metodologji personazhe tejet të rëndësishëm e me kontribut të historisë së Shqipërisë u fshinë prej saj ose u vendosën në kolonat e tradhtarëve, me 1001 etiketime negative, ndërsa personazhe episodikë, shpesh banditë apo keqbërës lokalë, që u përfshinë në luftë dhe u renditën në anën e komunistëve u shpallën heronj ose modele të historisë. Historia nuk trajtonte fenomene të dyzuara. P.sh., Mehdi Frashëri, që kishte qenë një nga personazhet e rëndësishëm të rezistencës së 7 Prillit 1939, u klasifikua automatikisht tradhtar, sepse në vitin 1944 ishte për disa kohë anëtar i regjencës. Por historia nuk lodhej të shpjegonte argumentin e tij për të qenë aty dhe as lëvizjet politike që ai bëri duke pasur si synim kryesor marrëdhëniet me britanikët.
Ahmet Zogu që u konsiderua armik, u zhduk nga historia e Kongresit të Lushnjës edhe pse ai kishte luajtur aty një rol kryesor. Ndërsa Kongresi në vetvete mbeti një moment tejet i rëndësishëm i shtetit shqiptar. Mbi 30 firmëtarë të aktit të pavarësisë, që patën përplasje me regjimin komunist, u fshinë automatikisht nga historia, madje firmat e tyre, në faksimilet e botuara u fshinë ose u transformuan. Shikimi i personazheve si robotë të programuar që mund të ishin vetëm të mirë ose të këqij; nxjerrja nga çdo lloj konteksti historik, zhveshja nga debati normal dhe mbi të gjitha, moskuptimi që të gjithë me qëndrimet e tyre, mundoheshin për Shqipërinë, pavarësisht se kush ishte më largpamës, krijoi një tablo historike të gjymtuar dhe me ndikim tejet negativ.
Ky keqkuptim historik, që u bë në fakt histori zyrtare, nuk qe korrigjuar as atë moment, kur Ramiz Alia, “heroi” dhe “i miri”, deri më 1990, qëndronte përballë armikut dhe të keqit, po deri më 1990, Leka Zogu. Për fat të keq, pas vitit 1990, ose në ato 12 vite që qëndronin midis, historia nuk kishte dituar as të korrigjonte veten, as personazhet e saj.
“Ngritja e shoqërive të reja demokratike postkomuniste nisi në Europën Lindore nga rishkrimi i historisë”, thotë Urs Altermat, një filozof dhe historian zviceran që studioi me themel këtë fenomen. Për të ndihmuar këtë simbolikë godinat më të rëndësishme të këtyre kryeqyteteve, iu dhanë instituteve dhe akademive të historianëve.
Shqipëria, për fat të keq, e anashkaloi krejtësisht këtë fenomen. Jo vetëm që nuk pati përgjegjësi penale për dramat dhe katastrofën gjysmëshekullore që regjimi totalitar komunist solli në Shqipëri, por as një lloj rehabilitimi moral. Për arsye se historia, sidomos ajo e Luftës së Dytë Botërore, shërbeu edhe si ndarje ideologjike për partitë moderne shqiptare, rishikimi i së shkuarës nuk u vu në shërbim të së vërtetës, por të politikës së momentit. Ajo varioi sipas forcave politike që vinin në pushtet, duke krijuar një kaos të plotë dhe duke e bërë sot Shqipërinë të vetmin vend të Ballkanit ku historia nuk është debat akademik, por politik. E bëri dhe e bën ende të vetmin vend ku monumentet e personazheve historikë dhe emrat e rrugëve vendosen mbi bazën e preferencave politike, dhe jo mbi bazën e kontributit real që personazhet kanë dhënë ndaj vendit.
Për këtë arsye, edhe Ramiz Alia e Leka Zogu qëndronin përballë njëri – tjetrit, midis disa qindra të tjerëve, elita e Shqipërisë, të ftuar në atë pritje, e cila ishte po aq e paaftë sa ata vetë për të bërë një definicion të aksionit të të dyve! Ndarja e historisë në patriotë dhe tradhtarë, pra versioni të mirit dhe të keqit, është padyshim defekti më i madh që historiografia komuniste ka lënë pas në shoqërinë e sotme. Ky stereotip vijon ende, madje shërben jo rrallë edhe si element i luftës verbale politike. Zhbërja e tij duket e vështirë sa për arsye të rrënjosjes së thellë të ardhur nga tekstet apo propaganda e viteve të komunizmit, aq edhe nga paaftësia e historianëve postkomunistë për të ndërtuar tekste të besueshme dhe të mbështetura mbi dokumente.
Më shumë se sa për të treguar të vërtetën, dokumentet zgjidhen dhe jo nuk shërbejnë për të ilustruar idenë e parafiksuar. Kjo është arsyeja, që edhe përzgjedhja dhe publikimi i tyre është selektiv. Por ky shikim bardhë e zi i ngjarjeve, fenomeneve dhe personazheve nuk është gjymtimi i vetëm që historiografia komuniste dhe vijimi i saj i ka bërë formimit të shqiptarëve. Dy fenomene të tjera po kaq negative janë ai i kërcënimit të përjetshëm dhe i armikut të përhershëm, që ka ndikuar fort në sindromën e izolimit të shqiptarëve. Dhe i dyti, trajtimi i historisë sonë, thjesht, si një histori qëndrese, duke lënë jashtë vëmendjes dhe duke mos trajtuar periudha të tëra historike të jetesës së shqiptarëve në formacione shumetnike.
Nëse u referohesh teksteve të historiografisë komuniste, filozofia e tyre ka qenë ajo e një populli të rrethuar dhe të izoluar, në luftë të përjetshme me të gjithë. Identifikimi i regjimeve totalitare me kombin ishte thuajse normë dhe kjo sillte një sindromë të armikut të përhershëm. P.sh., Perandoria Osmane njësohej me turqit dhe detyrimisht, Turqia shihej si një armik. Ndërkohë Turqia moderne kishte të bënte pak ose aspak me Perandorinë Osmane, sidomos me ekspansionin e saj 500 vjet më parë; Gjermania Naziste identifikohej me Gjermanët, duke i konsideruar ata apriori armiq, edhe 50 vjet pas luftës. Kjo metodologji ndikonte tej mase në idenë e vetizolimit, duke e kthyer atë te shqiptarët në një sindromë me peshë. Një sindromë nga e cila nuk jemi shëruar ende. Pra, vendet nuk janë parë si regjime që në kohë të ndryshme kanë dhënë e kanë marrë, apo edhe kanë luftuar, por si kombe të cilat si pasojë e një momenti historik, konsiderohen kërcënim permanent për ne. Për këtë arsye, sindroma e Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte ikur ende nga Shqipëria deri në vitin 1990, edhe 45 vjet pas mbarimit të saj.
Fiksimi i shikimit të historisë sonë si një histori qëndrese ka sjellë, më pas, një deformim jo të vogël të periudhave të tëra. Periudha 5-shekullore e shqiptarëve në perandorinë osmane thuajse nuk ekziston. Ajo është reduktuar në një seri kryengritjesh, një pjesë e të cilave ishin lëvizje proteste për autonomi fetare apo favore fiskale. Kjo e ka lënë thuajse bosh rolin që shqiptarët kanë luajtur në Ballkanin Osman dhe mënyrën e stilin e jetës së shqiptarëve në këtë perandori. Disa përpjekje të zbehta janë bërë kohët e fundit, por ende pa kontributin e duhur për të sqaruar se si ka qenë jeta, rregullat dhe kontributi që shqiptarët kanë pasur në Perandorinë Osmane bashkë më shumë popuj të tjerë. Të jetuarit në një perandori ka qenë në mesjetë formë e organizimit politik. Në perandori kanë jetuar edhe popuj më të mëdhenj dhe të më të zhvilluar sesa ne. Kjo nuk na bën as më inferiorë, as më të dobët. Ideja që bashkëjetesa në perandori ka qenë moment dobësie, është thjesht derivat i tezave të komunizmit për një popull të izoluar që kërkonte dhe donte të jetonte thjesht i vetëm.
Një popull që nuk di të vlerësojë të shkuarën e tij e ka gjithnjë të vështirë ndërtimin e së ardhmes. Kjo frazë që shpeshherë duket si shabllon, i shkon më shumë se kushdo tjetër momentit që përmenda në fillim të shkrimit. Ngrirjes përballë të Ramiz Alisë dhe Leka Zogut, pa guxuar të përshëndeten, por edhe pa asnjë dëshirë për të vijuar më pas grindjet e tyre. Secili i bindur se kishte pasur një rrugë të drejtë dhe historia që ende nuk ka mundur ti vendosë të dy në vendin që meritojnë… (Titulli i autorit: Historia e gabuar e “të mirit” dhe “të keqit”)
Dëshmia më e qartë e ktij Sekreti misterioz e domethenes, jepet tek afresku i manastirit te Deçanit, i cili ka qene Kishë shqiptare që nga shekujt e parë pas Krishtit, më shumë siguri e ndërtuar mbi rrënojat e ndonjë faltore shum më të hershme !
,,Botën time në fotot,, të autorit Erich Von Daniken, libri përmban fotografi të mbledhur në udhëtimet,njerëzit e kontaktit në të kaluarën, një nga autorët e parë që vuri në dukje detaje të një afresku në manastirin e Deçanit ,mbuluar me mistere,të ilustruar me 350 imazhe, të cilat 57 me ngjyra, 254 faqe !
MOJ SVIJET U SLIKAMA , Erih Von Daniken , Stvarnost Zagreb 1974 ,
Shkëputja nga Moska u pa nga media perëndimore si një mundësi që Enver Hoxha të mbijetonte në pushtet. Mediat britanike raportuan për arrestime dhe vrasje zyrtarësh dhe për 30 mijë të burgosur politikë më 1961. Po cilat ishin arsyet që shefi sovjetik Nikita Krushov nuk rrëzoi Hoxhën nga pushteti? Çfarë raportonin qartet diplomatike për burgjet, vrasjet dhe politikën e ashpër të Hoxhës?
Ndryshimi i kursit të Enver Hoxhës, drejt shkëputjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ka patur një vëmendje të shtuar në median perëndimore të kohës. Mediat britanike theksonin mungesën e informacionit nga vendi më i izoluar i kampit socialist, ndërsa ato pak informacione që dilnin nga Shqipëria, përmes Agjensisë Telegrafike Shqiptare, tentoheshin të intepretoheshin për të kuptuar gjendjen në Shqipëri.
Arrestimi i Liri Belishovës dhe Koço Tashkos ka pasur një vëmëndje të veçantë në shtypin britanik. Këto arrestime u intepretuan fillimisht si një pastrim partiak, për t’u afruar më shumë me linjën e Krushovit dhe largimin nga vija staliniste. “Evening Telegraph” raportonte në datën 5 tetor 1960 se përjashtimet në parti mund të kenë ardhur se të dy zyrtarët konsideroheshin si shumë të dhënë pas linjës staliniste. “Gruaja me një sy u bë viktimë. Partia Komuniste bën përjashtime periodike edhe në vendin komunist më të vogël të Europës”, nis artikulli i gazetës britanike, e cila evidenton se Belishova u plagos në sy gjatë luftës dhe u kurua nga britanikët në Bari të Italisë fill pas përfundimit të saj.
Por, në 29 maj të 1961, gazeta qartëson më tepër situatën në Shqipëri, të cilat vijnë përmes zyrtarëve të Beogradit, duke theksuar se përjashtimi i Belishovës kishte ardhur për shkak të shkëputjes nga Moska dhe ruajtjes së vijës staliniste të Enver Hoxhës, duke e përdorur si mundësi për të ruajtur pushtetin nga frika e Krushovit. Duke cituar një zyrtar nga Beogradi, gazeta britanike shkruan se Hoxha po luante lojën më të rrezikshme duke u përfshirë në debate ideologjike, për të kaluar nga Moska në mbështetje të Pekinit. Për të mbijetuar ndaj një reagimi të krushovit, Hoxha nuk tentoi vetëm afrimin me kinezët, por edhe shtoi dhunën për të konsoliduar pushtetin e brendshëm. “Enver Hoxha ka futur në burgje 30 mijë të burgosur në burgje politike dhe në 14 kampe përqëndrimi kudo në Shqipëri, pas pastrimeve që nisi vitin e kaluar. Gjyqi aktual që akuzon 10 shqiptarë me akuzat për të rrëzuar Hoxhën, është një mbulesë për të eleminuar elementët pro sovjektikë, tha zyrtari për gazetën”, thuhet në raportimin e “Evening Telegraph”. Më tej, raportohet se pjesë e këtij pastrimi është edhe Belishova dhe Tashko, të cilët ishin zhdukur nga jeta publike dhe nuk dihej fati i tyre. Por britanikët, me informacion nga zyrtarët jugosllavë, raportuan edhe për vrasjen e dy punonjësve të ministrisë shqiptare të Jashtme, të akuzuar si spiunë sovjetikë.
“Në mars, 2 punonjës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u arrestuan me akuzën se u kaluan sekrete sovjetikëve. Burime të pakonfirmuara diplomatike thonë se dy diplomatët, Sufet Nimani dhe Simet Jako, u ekzekutuan në një kamp jashtë Tiranës në datën 7 maj”, shkruan gazeta britanike.
Po cilat ishin 3 arsyet pse sovjetikët e në veçanti Krushovi nuk rrezonte nga pushteti Enver Hoxhën?! Sipas burimeve diplomatike, gazeta britanike flet për 3 arsye kryesore. Së pari, ishte ruajtja e bazës ushtarake në Kanalin e Otrantos. Së dyti, një ndërhyrje e Krushovit për të rrëzuar Hoxhën do të shihej si cënim i politikës së propaganduar nga ai për “paqe dhe miqësi”. E treta, ndërhyrja mund të çonte në afrimin e Kinës me Tiranën ç’ka Krushovit nuk i interesonte në përplasjen ideologjike që kishte nisur./Kujto.al.
Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, i drejtoi në datën 3 qershor 1920, komandës italiane në Vlorë një ultimatum: Të iki nga Vlora!
Gjeneral Piaçentini u përgjigj vetëm me fjalët: “Përgjigjen shqiptarët do ta marrin vetëm nga grykat e topave”
Akademia e Forcave të Armatosura
Në qoftë se Kongresi i Lushnjës foli me gjuhën e diplomacisë, gjashtë muaj pas Kongresit kishte ardhur koha të flitej me gjuhën e pushkës për të fituar atë që në gjuhën e historiografisë quhet “Pavarësia e Dytë shqiptare”. Për këtë qëllim patrioti Osmën Haxhiu, thirri më 29 maj 1920, kuvendin e Barçallasë, i cili me rreth 200 delegatët nga të gjithë fshatrat e Labërisë, zgjodhi Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Komisionin e Luftës me 12 anëtarë dhe Këshillin e Luftës me 30 anëtarë si dhe komandantët e çetave të të gjithë fshatrave.
Është fakt i njohur historik se për organizimin e kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve italianë, 94 vjet më parë flitej në çdo shtëpi shqiptare. Italianët kishin pushtuar një pjesë të trojeve tona të jugut, qysh në vitin 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore. Për aksionin politik dhe ushtarak u fol dhe në Kongresin e Lushnjës në janar të vitit 1920. Por qeveria e Tiranës ishte lënë “mënjanë”, nga ky aksion ushtarak me vlerë themelore për ekzistencën e kombit shqiptar. Lufta përfshiu masivisht gjithë fshatrat e qytetet e jugut të Shqipërisë. Janë të evidentuar saktësisht 89 komandantët e çetave të luftës me një shtrirje mjaft të gjerë që i dhanë kësaj lufte formatin e kryengritjes antipushtuese të nivelit kombëtar. Në këtë Kuvend u vendos që Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, t’i drejtonte komandës italiane në Vlorë një ultimatum, për t’i dalë borxhi kësaj të fundit, dhe të bëhej një zgjidhje paqësore. Në datën 3 qershor të vitit 1920 që nga Beuni ky ultimatum ju dërgua gjeneral Piaçentinit me anën e trimit dhe patriotit Mehmet Selim Mallkeqi, që e morri vullnetarisht këtë detyrë. Gjeneral Piaçentini u përgjigj vetëm me fjalët: “Përgjigjen shqiptarët do ta marrin vetëm nga grykat e topave”.
Kështu, mbas kthimit të Mehmet Selim Mallkeqit, u vendos që më 5 qershor 1920 do të bëhej sulmi i përgjithshëm. Zjarri i saj vazhdoi me heroizëm në Kotë, në Gjorm e Llogora që ishin tre nga betejat më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës së Vlorës që çuan në shpartallimin dhe largimin përfundimtar të ushtrisë italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj, më 3 shtator të vitit 1920. Krismën e pushkëve, topave dhe mitralozave në Vlorë e dëgjuan edhe Fuqitë e Mëdha: francezët, amerikanët, italianët dhe britanikët që ishin fitues të Luftës së Parë Botërore. Komisioni i Luftës kishte këtë përbërje: Osman Haxhiu – Vlorë Qazim Kokoshi – Vlorë, Murat Miftari – Tërbaç, Alem Mehmeti – Tragjas, Hamit Selmani – Dukat, Duro Shaska – Kocul, Hysni Shehu – Sevaster, Beqir Sulo Agalliu – Vlorë, Myqerem Hamzarai – Kaninë, Qazim Koculi – Kocul, Sali Bedini – Armen, Ali Beqiri – Velçë, Azbi Çano – Mavrovë. Komandant i Përgjithshëm i Luftës fillimisht u caktua Ahmet Lepenica, i cili pas gjashtë ditëve dha dorëheqjen dhe në vend të tij u zgjodh Qazim Koculi. Ai e kreu këtë detyrë deri në përfundim të luftës. Në nderin dhe respektin e thellë për 150 dëshmorët e Luftës së Vlorës, por dhe më shumë se 400 të plagosurve përkulet në çdo përvjetor shqiptarët. Lufta kishte heronjtë e vet të shquar e të çmuar si Zigur Lelo, Selam Musa- Salaria, Hodo Zeqiri, Kanan Mazja, Sali Vranishti, Osman Haxhiu, Sado Koshena, etj.. Duke gërmuar në shkrimet periodike të kohës gjejmë këtë pasazh të rëndësishëm nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, i cili përmend një fakt shumë të rëndësishëm: “Në vitin 1985 kur i madhi Petro Marko shëtiste nëpër rrugët e Vlorës, në Muradie, në shkollën “28 Nëntori” -tha se- “do vijë dita që në sheshet dhe rrugët e Vlorës dhe në shkollat tuaja ju do të shihni fytyrat e apostujve të shqiptarizmës, si Marigo Pozio, Jani Minga, Osman Haxhiu, Halim Xhelo, Zigur Lelo, Sali Vranishti dhe gjithë patriotëve të tjerë që me pushkë e penë bënë Shqipërinë”.
Ultimatumi i Luftës së Vlorës – vlerë për studiuesit.
Përmbajtja e ultimatumit e përmbledhur sipas librit “Lufta e Vlorës” të autorit Ago Agaj, të shkruar në Egjipt dhe të botuar në Toronto-Kanada:
“Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
Nr. 6 i protokollit.; Shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Settimio Piaçentini,
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i zgjedhur nga populli i Vlorës në mbledhjen e Barçallasë më 29 maj 1920, në ndodhjen e të nënshkruarve, ka nderin t’i deklarojë shkëlqesisë Tuaj sa vazhdon: ”Kur ushtria italiane zbarkoi në Vlorë më 1914, komanda italiane me anën e proklamatës zyrtare të saj na siguroi në emër e në nder të kombit italian, se Italia e lirë nuk kish asnjë qëllim zaptimi të Vlorës e, qëllimi i zbarkimit ishte nevoja e sigurimit strategjik të gjendjes ushtarake në rast armiqësie ndërmjet Italisë e të Austrisë. Populli shqiptar i lodhur prej grindjeve të brendshme dhe duke u dhënë besim nderit dhe premtimeve të qeverisë italiane që bëri me anën e proklamave të botuara njëra pas tjetrës, i’u desh më në fund të përulte kokën e të toleronte zbarkimin italian. Dhe gjatë pesë vjetëve toleroi dha vazhdon të tolerojë padrejtësitë e kryera prej italianeve në dëm të Shqipërisë. Prej pesë vjetëve Vlora, djepja e Pavarësisë së Shqipërisë është qeverisur si një nga kolonitë më të ulëta: përveç gjuhës, administrata dhe flamuri tonë na u mohuan nën kondita shumë të ashpra, me të këqija se ato nën sundimin turk, kur Turqia sundonte në Shqipëri. Por e ashtuquajtura Italia e lirë, pa u turpëruar ka provokuar copëtimin e Shqipërisë me traktate të fshehtë duke mos respektuar nderin e saj me anulimin e traktatit që ajo ka firmosur në Londër më 1915. Na e dimë se një populli vogël si populli shqiptar nuk mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane sado e fortë që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë që të vdesë për idealin e lirisë së tij. Populli shqiptar e quan copëtimin e Shqipërisë një vepër të Italisë e cila duke ndjekur programin e saj imperialist përpiqet ta mbajë Vlorën si një koloni nën zgjedhën e saj. Por ky popull sot me i bashkuar se kurrë ndonjëherë nuk mundet të tolerojë më dhe ta shohë veten të nxjerrë në akant si kafshët në Pazar të Europës për të kënaqur lakmitë Italo-Greko-Serbe. Prandaj dhe ka vendosur të rrëmbejë armët e të kërkojë nga Italia lëshimin e administracionit të Vlorës, Tepelenës, Himarës, të cilat vende duhet ti dorëzohen sa më parë qeverisë kombëtare në Tiranë. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me mandat të popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë, i mbledhur këtu dëshiron që shkëlqesia Juaj t’i përgjigjet kërkesës së tij deri nesër, 4 qershor përpara orës 19.00. Në rast të kundërt për çdo gjë që mund të ngjajë, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare nuk merr asnjë përgjegjësi.
Me nderime: Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
Osman Nuri, Qazim Kokoshi, Duro Shaska, Ali Beqiri. 3 qershor 1920
Kush e drejtoi Luftën e Vlorës?
Pesë Çetat më të mëdha dhe komandantët e fshatrave janë si mëposhtë vijon: (Duhet shënuar se Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë në fushëbetejë),
5. Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë – Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi. Të painkuadruara në këto pesë çeta ishin si mëposhtë vijon: Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit: Çeta e Salarisë me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova.
Nga Fushëbardha kishte 78 luftëtarë që drejtoheshin Novruz Bello zëvendëskomandant çete, por dhe Dervish Kërpaçi, Kasëm Golemi, Manxhar Muho, Neshat Çarçani, Belul Golemi, Xhelo Baho, Manxhar Shalari, Murat Cama, Belul Onjea, Jupe Proda, Lufto Kondi, etj.. Për këtë kënga e popullit thotë “Merri Vlorë djemtë tanë,/78 jataganë..”. Ndërsa nga Amerika erdhi edhe një çetë me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin; me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat ordinere të Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit. Kishte edhe një grup artiljerësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 anëtarët e “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi. Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi anëtarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami nga fshati Kallarat e Halim Xhelo nga fshati Tërbaç.
Pas luftërave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qendra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t’i sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga anëtarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Duro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve, e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Përfaqësus i luftës pranë qeverise ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr. Sezai Çomo, për mjekimet përdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë me kryqin e kuq. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan.
Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. Teksti i ultimatumit për Piaçentinin u përgatit nga Avdul Kuçi dhe u dorëzua nga Mehmet Selim Mallkeqi, i shoqëruar nga Halim Laze nga Kanina dhe Adem Aliko nga Vranishti. Përkthimin e ultimatumit e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve. Ngjarjet e Vlorës gjetën jehonë edhe në shtypin e kohës. Kështu u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.. Lufta e shqiptarëve çudiste europianët se si një popull i paarmatosur po luftonte me një nga fuqitë e kohës e po triumfonte. Gazeta shkruanin për këto ngjarje të pabesueshme dhe jo vetëm. Lufta kishte hyrë në këngët e popullit:
“Europa shkruajnë e thonë,/ç’është kështu që dëgjojmë,/bëhet dyfek në Vlorë,/shqiptarët po luftojnë,/me një mbret dyzet milionë./Po me se luftojnë vallë?/Me sëpatë me hanxharë,/dyfeqet lidhur me gjalmë,/fishekët në xhep i mbajnë”.
Fakt është se Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën muzikore” të shoqërisë së bashku me trupat vullnetare dhe bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Në Vlorë ishte edhe një bandë e dytë muzikore që quhej “Afërdita” dhe kishte ardhur për ngritjen e moralit të luftëtarëve të Vlorës nga Elbasani. Nuk mbetën pas as fetarët e klerikët në këtë luftë, ku spikasin Babai i Teqesë Tepelenë Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, myftiu Osman Muka etj.. Një rol të veçantë pati edhe Xhovani Valencia, arbëresh magazinier në Panaja, i cili u dorëzoi magazinat e municioneve shqiptarëve, duke rrezikuar veten dhe familjen me këtë veprim plotësisht në interes të çështjes shqiptare.
___________
Marrë mga Gazeta Telegraf.al
Thonë u shtri, e thonë u vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As te zëmr’ e Djalërisë. As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Këto vargje janë pjesë e elegjisë që Fan Noli ka end për vdekjen e Bajram Currit, sot 92-vite më parë, më 29 mars 1925.
Ndërsa kanë kaluar kaq vite, ende e vërtëta e vrasjes së bujshme rri pezull mbi mitikën e atyre maleve të Dragobisë sot e saj dite, si për të ngasur kureshtinë, e trazuar prej amshimit legjendën, Bajram Curri. Megjithëse bashkëkohësit kanë patur të gjithë të mundshmen për të rrëfyer çfarë ka ndodhur në Shpellën e Dragobisë 29 marsin e vitit 1925, ende nuk është thënë fjala e fundit. E vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë, duket se alibia e këtyre dy mundësive është më e fortë se çdo trillim, apo gojim, i cili prirur nga shumë ndikesa, ose i kërcënuar nga koha nuk arriti deri në ditët tona si e vërteta e të vërtetave që i rrethvijnë fikjes së frymës së fundit të këtij legjendari.
Një burrë malësor i mbështjellë me çallmë të bardhë që i mbulon kokën, sytë dhe një pjesë të fytyrës, duke i lënë jashtë vetëm një palë mustaqe të errëta, kridhet i shtrirë përdhé i pajetë, ndërsa farë pranë tij, i ftohtë dhe triumfalist, një burrë i veshur me kostum dhe me fest në kokë, një veshje e përdorur nga funksionarët e kohës, është prefekti Hasan Kryeziu, i cili pozon pranë trupit pa jetë të Bajram Currit, si para një trofeu. Kësisoj mund të jetë përshkrimorja e asaj fotoje që me gjasë e realizuar nga fotografi gjakovar Ahmet Zherka, duke u bërë publike ka rikthye domosdonë e zbërthimit të këtij ekuacioni, duke u përpjek me e davarit diqysh tisin e trashë të mjegullës që mban të mbështjellë më mister dhe dyshim vdekjen e një prej veprimtarëve më të zëshëm të kohës, Bajram Currit.
Një histori e denj për të kapërthyer kufijtë e mitit. Sot pas 92 vitesh, qëkur kjo piskamë e thekshmë bjeshkësh, ky trazim i makthshëm i një vdekjeje, mjegulla që i rrethvjen është ende e trashë, si vetë hukama e bjeshkëve në Dragobi. U vra apo u vetvra? Kush e vrau Bajram Currin? U tradhëtua dhe pse? Ishin shqiptar apo serbë ata që e ndoqën deri ku ai hoqi shpirt? Janë këto pikëpyetje që mbajnë të gozhduar të vërtetën e bujshme të kësaj ngjarjeje. Ngase është thënë, është dëshmuar dhe përfolur nëpër malësinë e Gjakovës, e pamundur mbetet të mos zbardhet e vërteta. Dikujt i ka interesuar dhe vazhdon t’i interesojë, që Kutia e Pandorës të mbetet e mbyllur përgjithnjë.
Profili i veprimtarit
Bajram Curri mbamendet si një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës që daton 1899-1900, veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Rreth këtij personazhi mbetet merita e të qenit drejtues kryesorë në kryengritjet kundërosmane në periudhën 1908-1912, që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912. Ai shprehu energjikisht papajtueshmërinë me vendimet ogurzeza të Konferencës së Londrës së 1913, marrëvesha hijenash që i’a shkulën shtetit të pavarur shqiptar si gjymtyrët, Kosovën dhe treva të tjera shqiptare lindore e jugore, duke e lënë të lëngojë gjymtimin. Ishte 1918 kur Bajram Curri u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” duke qënë vrulli më i hovshëm i këtij solidariteti, këtij kushtrimi. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol në qeverinë e asokohëshme të drejtuar nga Sulejman Delvina.
Është me rëndësi të citohet se në vitet 1920-1921, me cilësinë e komandantit të Operacionit, bashkëpunoi me ministrin e Brendshëm Ahmet Zogun për të realizuar vendosjen e autoritetit të shtetit në Shqipërinë e mbetur pas copëtimit. Do të jenë zhvillimet e mëvonshme politike, martesa e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut, ato që ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e ngritjes kry kundër shtetit. Ishte një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, 24 dhjetor 1924, u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit.
Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Bajram Currit nga Krasniqja mësyjnë Gashin, e mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekun e një i plagosun nga forcat qeveritare dhe një i vrarë e një i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit. Më 9 janar, fuqia e Currit nga Tropoja niset për në Bytyç duke patur për objektiv Krumën, qendrën e Prefekturës së Kosovës, ku kishte nisur dhe forca të tjera nga Krasniqja, duke paraqitur kështu një kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit.
Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kishte emëruar komandant Operacioni për Veriun, Ceno Beg Kryeziun, kurse vëllanë e tij, Hasan Kryeziun, prefekt të Kosovës (nënprefekturat Lumë, Has, Malësia e Gjakovës).
Pas dështimit të Revolucionit të qershorit të 1924 , sipas dëshmive të përftuara nga dëshmimet dhe komunikimi mesvedi i zyrtarëve të asokohëshëm, Bajram Curri, i rrethuar nga trupat zogiste dhe serbe të prirë nga Ceno Kryeziu, kreu vetëvrasje në Shpellën e Dragobisë më 29 mars 1925 për të mos rënë në duart e armiqve. Ato gjysmë të vërteta që kanë qarkulluar nën zë, brez pas brezi në Malësinë e Gjakovës të kthyera tashmë në legjenda thonë se për vrasjen e tij ishte vënë një çmim, dhe ishin me qindra ata që i ishin vënë pas. I gjendur pa rrugëdalje, burri i Malësisë ka hequr xhamadanin për të mos e njollosur me gjak dhe me një plumb në kokë i ka dhënë fund jetës. Zëra të tjerë thonë se Ahmet Zogu nuk ka pasur gisht në vrasjen e tij, i vetëdijshëm se një veprim i tillë do të nxiste tërbimin e malësorëve që e admironin heroin e tyre. Thuhet se u vra nga bejlerët e Gjakovës në pabesi, në shpellë.
Dokumentet e zbardhura, të cilat rreken ë hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjeve në atë kapërcyell, nuk mund të saktësojnë diçka veçse të përpiqen të plazmojnë kundërshtitë e Bajram Currit ndaj regjimit dhe përpjekjet e Zogut për ta bërë të nënshtrohet këtë kreshtë të lartë të krenarisë dhe qëndresës malësore.
As deponimi i të vetëdorëzuarit Shefqet Draga në zyrat e prefekturës së Kosovës më 3 prill 1926, i cili pretendon të ketë qenë me Baca Bajramin deri pak momente para se të shuhej, nuk mbetet dhe aq bindëse. Kjo për arsyen se ai në procesverbalin e deponimit, dosje 33 me 11 fletë me 18 pyetje-përgjigje, (mungojnë 3 fletë, ndoshta vendimtaret për zbardhjen e misterit që mban të kyçur këtë vrasje), qaset më shumë të kapet pas të vërtetave që hamendet se mund t’i shpëtojnë kokën se sa të zbardhë besnikërisht se çfarë kishte ngjarë. Një arsye tjetër që e mbulon me mëdyshje këtë të vërtetë të bashkëluftëtarit të Bajram Currit është kërcënimi me litar, të cilit i bëhet me dije që në fill të rrëfimit, se gjoja për dëshmi të rreme ka për t’u dënuar nga gjyqi ushtarak me varje.
Në gjithë këtë hambar dëshmishë, librash të publikuar, bibliografishë e çmos tjetër, duket se çelësi i së vërtetës, ai që mban të mbyllur Kutinë e Pandorës është xhamadani i pagjakosur, të cilin të gjithë e pretendojnë se u gjet pranë trupit pa jetë të Bajram Currit.
Dëshmitarët e këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë pohuar se xhamadani i Bajram Currit u gjend i hequr dhe i vendosur disa metra larg trupit të tij të vdekur, pa njolla gjaku. Sipas të drejtës zakonore të Veriut të Shqipërisë, ky gjest i tij në momentet e fundit të jetës interpretohej si mesazh për pasuesit e gjakut të tij që ta konsideronin të mbyllur konfliktin e familjes Curri me familjen Kryeziu të Gjakovës. Sapo mjegulla nis të davaritet dhe e vërteta kapet pas alibishë dhe hipotezash të dalë në sipërfaqe, të diftohet faqe dritës, ajo sërish rrëzohet për të mbëtur rishtaz e strukur nën tisin e trashë të dyshimeve. U vra vërtetë Bajram Curri nga nga njerëzit e Ahmet Zogut, apo ky i fundit duke shfrytëzuar ndonjë hasmëri a konflikt e përdori atë për të larë hesapet me kundërshtarin e tij më të flaktë, dhe për të mbajtur nën fre zemëratë e malësorëve që shikonin tek ky burrë udhëheqësin liberator. Gjithqysh Zogut nuk i interesonte të ishte pas këtij akti dhe gjithë mekanizmi që ngrihet rreth fundit të legjendarit Bajram Curri, duket si një përpjekje e matianit të rrafinuar për të mbetur dorjashtë. Por faktet janë kokforta. Me 9 janar 1925, Ceno Begut iu dërgua telegram urgjent, dokument i publikuar nga Veli Haklaj, me të cilin kryeministri Ahmet Zogu urdhëronte: “Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”. Me anë të këtij telegrami Ceno Begu autorizohej nga Ahmet Zogu që: “batalionin e atyshëm ta merrte nën urdhnin e tij; në qoftë se kompanikomandantat nuk ishin të besueshëm të emnonte të tjerë besnikë; prefektin, në qoftë se i sillte pengime, ta pushonte nga detyra dhe për këtë të lajmëronte”. Në vijim të veprimeve operacionale, më 11 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrini në Gash dhe të nesërmen sulmoj Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit, Sali Mani me 60 veta i ka shkue në ndihmë Currit. Si rrjedhim kjo ministri urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani 110 vetësh të asaj komande pa vonesë me zânë të gjitha vanat e Drinit për mos me lânë me kalue për në Pukë komitat e fuqis së Currit.” Kështu thuhet në evidencën e dokumentuar të fakteve nga zoti Haklaj. Nga një burim përftojmë një dëshmi që flet për një tjetër moment të rëndësishëm të ngjarjes. Kur janë rrethuar në Dragobi nga forcat zogiste, Sali Mani mbështetësi kryesor i Bajram Currit ka pyetur çfarë të bëjmë? Bajram Curri mësohet të jetë përgjigjur se duhet me luftue se nuk ka asnjë besë, ata kane ardh me na vra. Kështu kanë dalë nga shpella dhe kanë filluar pushka. Mbas disa oresh luftime, kanë marrë vesh lajmin e kobshëm se Bajram Curri, i cili kishte vrarë veten. “Nuk e besoj se Bac Bajrami të vriste veten. Por duhet ta kenë vra në pabesi”, mbamendet të ket kumtu më vonë një nga bashkëluftëtarët e Shpellës së Dragobisë. Sali Mani dhe luftëtarë të tjerë, pasi kanë mësuar për vdekjen e Bajram Currit kanë marrë ikjen për me përfundu mbas disa ditësh në Gjakovë prejnga nuk do të mund të lëviznin për rreth 7 vjet nën kërcënimin me vrasje të Zogut.
Me interes është dokumenti i datës 2 maj 1930, (shkruahet në një të përditshme një vit më parë), me të cilin zavëndësisht Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Major Muharrem Bajraktari, i përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkresën e datës 12 prill 1930, të Komandës së rrethit Tropojë, ku njoftohet për ardhjen në Çerem e Dragobi të dy të arratisurve nga Jugosllavia, të shtyrë nga bajraktari i Krasniqes, Sali Mani, për të vrarë vrasësin e Bajram Currit, me argumentin e të drejtës zakonore se “na ka pre Bajram Begun tuej kenë Miku i jonë”.
Gjithqysh, 92-vite duket se vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për të zbardhur të vërtetën, një të vërtetë ndryshe nga ajo me të cilën është ushqyer opinioni publik, janë faktuar faqet e historisë, e cilas mund të jetë edhe vetë e vërteta e pamohueshme.
(Teksi i materilit është përpiluar nga koncentrimi i tekstshkrimeve të kohëpaskohëshme për legjendarin Bajram Curri, por kryesisht për vdekjen e tij, e cila vijon të mbetet mister. Kush ka diçka për të shtuar, ose ndonjë mënyrë më plotë të trajtimit mudn të kontaktojë në email: [email protected])/Albert Vataj
Qysh nga ardhja e turqve në Europë, Epirika qenë konsideruar si një pjesë e Greqisë aop e Shqipërisë?
Tek një autor me origjinë greke Teodore Spandugino Cantacuscuino, në një histori mbi origjinën e Turqisë, ne lexojmë pjesët e mëposhtme:
“Perandori Cantasuzene zgjodhi në Janinë një njeri nga shtëpia Spata dhe e bëri nën – dhespot dhe guvernator so bashku me një Musak Topia nga tëcilët njëri qëndroi në Janinë që ishte kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë.”
“Janina, e cila ishte një vend i fortë, ka qenë kryeqyteti i gjithë Shqipërisë.”
“Amurati, që ishte në gatishmëri, pa pritur më gjatë, hyri në Shqipëri dhe pushtoi Artën.”
Pra, jo vetëm Janina por edhe Arta konsiderohej si territor shqiptar. Për më tepër Sansovino në faqen 302 na tregon se në kohën e ardhjes së turqve e gjithë Maqedonia quhej Shqipëri sepse banorët e saj flisnin shqip duke u shtrirë nga Thesalia deri në Dalmaci, kufizuar në Lindje nga lumi Strimon dhe shtatë liqenet e tij të mrekullueshëm.
Domethënë qysh nga koha e ardhjes së turqve, Epiri shqiptar nuk ishte aspak grek përkundrazi mund të thuash se një pjesë e madhe e Greqisë ishte shqiptare dhe se turqve iu desh të luftonin në Greqi jo vetëm kundër princëve vendas por kundër princëve shqiptarë.
Mbas pushtimit turk dhe gjatë shekujve modernë a ka pësuar ndryshime fizionomia etnografike e Epirit? Nuk e besojmë. Turqit e kanë konsideruar Epirin si një tokë shqiptare dhe historianët e tyre e përshkruajnë këtë rajon meemrin arnautllëk (Shqipëri) kurdoherë kur flitet për Himarën, Delvinën, Pargën, Janinën ose Prevezën.
E tillë është konsideruar ajo edhe nga misionarët katolikë të Romës, për të cilët Epiri formonte vazhdimësinë jugore të Shqipërisë.
Një dokument interesant i ruajtur në arkivat “Propaganda Fide” të Romës, që daton më 1703 dhe është dërguar nga peshkopi i Antivarit Mgr Vincenzo Zmaviewich, një slloven i lindur në Perasto, përcakton kufijtë e Shqiprisë që shtrihet nga Antiveri dhe Dulcigno deri në gjirin e Artës në jug (Italisht në tekst).
“Shqipria.. e vënë nën zgjedhë nga turqit, e kufizuar me Maqedoninë dhe Epirin si dhe me një pjesë të mirë të skajit të Dalmacisë, zë sot gjithë atë pjesë bregdetare që ndodhet ndërmjet Postroviçit, kufiri i fundit i republikës Venete dhe gjirit Ambarkisë, i quajtur liqeni Arta duke përfshirë me emrin Shqipëri jo vetëm qytetin Tivari dhe Ulqini, pranë Dalmacisë, por edhe gjtihë Epirin që shtrihet nga Vlora deri në Arta si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë.
Pra, Epiri përshkruhet vetëm si pjesë, si një provincë e Shqipërisë, si Toscana në Puglia në Itali, si Gaskonje ose Provence në Francë.
Për dijetarët modernë kjo çështje qëndron vetëm kështu dhe jo ndryshe. Në botimin e tretë të vitit 1778 në Gjenevë të Enciklopedisë nga Didero dhe Dalembert, në artikullin “Shqipëria”, ky vend përshkruhet i kufizuar:
“… në perëndim nga gjiri i Venecias, në veri nga Dalmacia dhe Bosnja, në lindje nga Maqedonia dhe një pjesë e Thesalisë, ndërsa në Jug nga Achaie ose Livadie. Me emrin Shqipëri kuptohet Iliria e vjetër dhe Epiri i Greqisë…”
Gjatë gjysmë – pavarësisë së Ali Pashës, Epiri ka qenë konsideruar vetëm si një pjesë integrale e Shqipërisë dhe francezi Mark Bruere des Rivaux s’ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë një të vërtetë të thjeshtë kur i spjegonte Ali Pashës së Janinës se “me Epir kuptohet e gjithë hapësira e banur prej arnautëve ose shqiptarëve me përjashtim të Maqedonisë ku ishte vendosur pashallëku i Shkodrës.”
Mbas luftës ruso – turke të vitit 1877, atëhere kur projektohej copëtimi i Turqisë, në një seancë të kongresit të Berlinit u propozua me shumë “bujari” nga Franca që t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë së Jugut që shkonte nga Preveza deri në luginën e lumit Kalamas.
Ky ishte një territor shqiptar por në atë kohë mendohej vetëm për shtete tashmë të pavarur dhe ishte e natyrshme që të mohohej egzistenca e një kombësie tjetër aty. Shqiptarët u revoltuan kundër një dhunimi të tillë të të drejtave të tyre kombëtare. Ata protestuan kundër kësaj padrejtësie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, që shtrihej nga Shkodra deri në Prevezë, mori pjesë aktive në këtë çështje duke dërguar një mision në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Përkundrejt këtij manifestimi krejt të ligjshëm dhe me gjithë demostrimet dhe qëndrimet qesharake të Greqisë, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi t’i jepej Greqisë një pjesë e Shqipërisë./Albert Vataj
Ashtu si një Indiana Jones në jetën reale, arkeologu rebel David Hatcher Childress ka ndërmarrë shumë udhëtime të pabesueshme në disa prej qosheve më të vjetra dhe më të largëta të botës. Duke shkruajtur në mënyrë shumë pjellore për qytete të humbur dhe qytetërime të lashtë, ai ka prodhuar jo më pak se gjashtë libra të gjatë (seritë e qyteteve të humbur), duke realizuar një kronikë të lavdive të kujtuara turbull për vendndodhje të fshehta që nga shkretëtira e Gobit deri tek Puma Punku në Bolivi, nga Mohenjo Daro në Ba’albek. Këtë shkrim ekskluziv ai e ka ofruar vetëm pak kohë para se të nisej në një tjetër udhëtim për në Guinenë e Re në një tjetër ekspeditë arkeologjike.
Ata janë realitete befasuese. Përmes artefakteve dhe dëshmive të nxjerra në dritë përgjatë kalvarit të gjatë të kërkimeve arkeologjike flasin me një gjuhë, të cilën diku e dëgjojmë, diku e shtypim me mospranim dhe dakordësi dyshuese. Gjithsesi ata janë gjurmët prejnga erdhën kushtrimet e paraardhësve, themeluesve të traditave, mistikës, supersticionit, orakujve, perëndive dhe gjithë asaj game magjepsëse që josh edhe njeriun miodern.
1. MU-të e lashtë ose LEMURIA
Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite. Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit. Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje t’u mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.
Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit të perandorisë dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i mrekullueshëm. Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjeç.
2. ATLANTIDA E LASHTE
Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje. Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.
Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shmë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin “A Dweller On Two Planets”, i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, ‘An Earth Dweller Returns”, përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.
Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërimeve për shkatërrim në të ardhmen.
3. PERANDORIA RAMA E INDISE
Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani. Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh. Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.
Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët. Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet që kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë dhe shumicës së vendeve aziatike sot.
4. QYTETERIMI OSIRIAN NE MESDHE
Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix. Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.
Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!
5. QYTETERIMI UIGER NE SHKRETETIREN E GOBIT
Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani. Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi. Eshtë thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet. Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë. Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 p.e.s., fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm “Tao Te Ching”, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze. Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Wang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?
6. TIAHUANACO
Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve. Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri. Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet. Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar).
Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi. Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash. Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forca e madhe gjeologjike. Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve. Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë Liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.
7. MAJAT
Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java. Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Lawu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore. Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën. Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.
Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë. Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe (së dyti) në shënimet e tempujve që janë në Egjipt. Gjithashtu (së treti), në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit.
Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash. Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.
8. KINA E LASHTE
Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat. Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë. Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (yin-yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang. Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashtë nefriti janë të pazbuluara ende. Antropologet supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë patur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi.
Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së lartë. Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!
9. ETIOPIA E LASHTE DHE IZRAELI
Nga disa tekste të lashtë si Bibla dhe libri etiopian, Kebra Negast, ne kemi rrëfime për teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jeruzalem thuhet se është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Ba’albek, Liban. Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së gurit, themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian. Ashtu si shumë ndërtime të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në Etiopi janë të fundmit tempuj, që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë për të mbajtur relike antike të njohur si Arka e Ujdisë.
Arka e Ujdisë thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur E shenjta e të shenjtave. Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit. Shumë studiues besojnë se, Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në çast.
10. MBRETERIA AROI SUN E PAQESORIT
E fundit e listës së qytetërimeve të lashta është ajo e kulturës së lashtë e të panjohur të Mbretërisë Aroi Sun të Paqësorit. Ndërsa, i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt rreth 24.000 vjet më parë në një ndryshim të poleve, Paqësori u ripopullua më vonë nga një përzierje racore të të gjitha qytetërimeve, që vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe Amerikat. Një komb-ishull i përparuar, me sipërfaqe më të mëdha të tokës se sa janë aktualisht në Paqësor, u rrit rreth Polinezisë, Melanesias dhe Mikronezias. Legjenda e lashtë në Polinezi ia atribuon këtë qytetërim të shquar Mbretërisë Aroi, që ka ekzistuar mijëra vjet para rizbulimit evropian të Paqësorit. Aroit thuhet se ndërtuan shumë nga piramidat megalitike, platformat, harqet, rrugët dhe të gjithë statujat në të gjithë Paqësorin qendror.
Kur disa prej më shumë se 400 kodrat me zhavorr në Kaledonian e Re u gërmuan në vitet 1960, shtyllat e betonit u studiuan dhe u konkludua se ishin ndërtuar para 5 120 pes dhe 10 950 pes. Këto kolona të çuditshme betoni mund të gjenden në pjesën jugore të Kaledonias së Re dhe në Ishullin e Pishave. Sipas banorëve të Ishullit të Pashkëve, statujat e ishujve ecnin ose ngriheshin në ajër në mënyrë që të lëvizin në spirale në drejtim të akrepave të orës përreth ishullit. Në ishullin e Pohnpeit, Micronesianët pretendojnë se gurët e qytetit njëmbëdhjetë milje katrorë ishin ngritur në vend. Polynesianët e Zelandës së Re, Ishullit të Pashkëve, Hawaiit, Tahiti dhe të gjithë paraardhësit e tyre kishin aftësinë e fluturimit dhe do të udhëtojë përmes ajrit nga ishulli në ishull. A ishte ky fluturimi Atlantida ajrore që ndaloi në Maltë, Ba’albek, dhe Rama i destinuar për grumbullimin e largët në Ishullin e Pashkëve?