Histori

Në kërkim të pellazgëve me plis (VIDEO)

https://youtu.be/hDJQQOMkFlU

(Video e rrallë e punimit të qeleshes, në vitin 1937)

“Kam hallet e mia se m’ka humb qeleshja”, thotë teksti i një kënge të vjetër popullore. Por a e dini origjinën e plisit apo qeleshes siç njihet ajo rëndom sot? Që nga lashtësia, ekzistojnë shumë artefakte antike, ku personazhet janë me plis në kokë…por a është e njëjtë ajo, me origjinën e lashtë të plisit tonë, autentik shqiptar? (Në videon bashkëngjitur, një prodhim i “Pathe”, tregohet punimi i qeleshes -plisit apo qylafit – nga disa artizanë në Shqipërinë e vitit 1937).

Sipas Pashko Vasës (1825-1892) tek “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”: “Një gjë marrim ne përsipër: Gjithçka sa kemi sqaruar në lidhje me historinë, është e bazuar mbi logjikën e fakteve … Në qoftë se do të merren me to njerëz të tjerë, më të zotë dhe më të ditur se ne, ata do të jenë të shoqëruar në punën e tyre nga bekimet tona më të zjarrta”.

Në gjenezën e plisit, sipas entomologjisë, duhet të shohim dhe botimin e John Wilkes në veprën e tij “Ilirët” (Split, në vitin 2001), ku përmend ndër të tjerash se në urnat dhe relievin e varreve në Livna, në mes të Dalmacisë “shihen në mesin e kapelave të ngushta, edhe kapela e njohur e Ballkanit (qeleshja shqiptare) që shfaqet në relievin e Zenicës”.

Në mes të Beogradit dhe si simbol i kryeqytetit të Serbisë, ngrihet madhështore kolona “Fitimtari i Kosovës” (e përuruar më 07.10.1928) kushtuar, sipas medias serbe, fitores së Fushë-Kosovës mbi turqit. Statuja shpreh forcën ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtjen hyjnore (shqiponja). Modeli i monumentit e ka origjinën tek tradita e Pellazgëve të lashtë, të cilët ngrinin shtylla të gurta pas çdo fitoreje. Këtë fakt na e dëshmon e Diodorit (Diodorus Siculus, shekulli i I-rë para Krishtit) i cili pohon se, “Faraoni Sheshoshi (Sesostri) ndërtoi shtyllat në formën e organeve gjenitale të burrit në rastin e popujve luftarak, duke besuar se mençuria e shpirtit të çdo populli do të shfaqet qartë në brezat pasardhës, nga pjesa kryesore e trupit. Por natyra jo-sllave e këtij monumenti, e dëshmon mbulesa e kokës, origjina e së cilës, lidhet me mitet Pellazge dhe në të gjitha format e saj historike, ka qenë karakteristikë e veshjes tradicionale të Shqiptarëve, deri në ditët e sotme”.

Në një rikthim pas, në albumin e librit “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, tregohet një skulpturë e Odisesë me qeleshe në kokë. Në po atë libër është edhe statuja e një bariu me fustanellë, qeleshe dhe një dash mbi supe, – e datuar si e shekullit të III-të para Krishtit. E kjo mbulesë tradicionale e kokës (sot e përdorur vetëm nga meshkujt) në shqip emërtohet “qeleshe”, “plis” apo “qylaf”. Emërtimi “qeleshe” tregon se, materiali i përdorur është leshi i bagëtisë, që sipas legjendave popullore është e trashëguar që nga periudha Ilire, ku qeleshja punohej prej leshit të shkelur (i shtypur me këmbë) të deles.

Nga dokumentet e kohës vërejmë se, “Në vitin 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i këshillonte autoritetet veneciane që ta bazonin ushtrinë e tyre tek elementi shqiptar: edhe në rast se do duhej të rekrutonin ushtarë nga kombësi të tjera, këta duhet të mbanin kapele shqiptare”. Ndërsa studiuesi Orhan Rexhepi nga Presheva, vëren se, “Veshjet e luftëtarëve të ruajtura në rasat e Mikenës dhe në poçeri, janë po ato veshje të sotme kombëtare shqiptare, me fustanella dhe plis”.

“Pileusi (Plisi) ndryshonte nga të gjithë kapelet e tjera, si në formë edhe në ngjyrë. Kapelja e Flamenëve, ishte me majë të mprehtë si forma e piramidave; por pileusi u shëmbëllente kapeleve që venë priftërinjtë në mes të Hebrenjve. Kjo paraqitet nga Shën Hieronimi: Kjo veshje e fisshme (genus) është plisi i rrumbullakët, siç paraqitet në pikturat e Uliksit.” (Epist. faqe 515)

Edhe sot, ndonëse jo brenda territorit administrativ shqiptar, por në Kosovë (komuna e Klinës), njihet “Dita e plisit”. Ideatori dhe organizatori i saj, aktori Ismet Krasniqi thotë se, “plisi i bardhë, është identitet i shqiptarëve”, duke synuar ta fusin atë, në trashëgiminë jo-materiale të UNESCO-s.

Sipas Krasniqit, “plisi ka ekzistuar në fotografi të vjetra, si në dyluftime, në kishën e Deçanit apo në afresket e kishave të hershme, janë gjurmët e plisit që mbanin në kokë formën origjinale të plisit. Në Shqipëri është lënë në harresë plisi, ashtu sikundër edhe xhubleta apo veshjet e tjera popullore, në dallim nga viset e Kosovës, ku trashëgimia popullore është ruajtur dhe po ringjallet”.

Papa Klementi XI

Më tej ai përmend një fakt historik ku thotë se, “Në fillim të shekullit XVIII-të u zgjodh papë Klementi XI-të, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një Konsilium i Peshkopëve të Shqipërisë, ku u mor vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe. Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e jona. Për plisin ekzistojnë tek ne gojëdhëna të shumta e të ndryshme, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij”.

Manastiri i Deçanit. Sipër, shqiptarë me plis para Manastirit në fillim shekulli. Poshtë. Një nga afresket…me plis

Sot, njihen veçse pak mjeshtër të prodhimit të saj në Shqipëri, ndër ta dhe Ndriçim Guna, qeleshepunuesi në pazarin shekullor të Krujës. Sipas tij, “Gjatë Luftës së Dytë Botërore dyqani u shkatërrua, pasi mbetën vetëm mjetet që mundën të shpëtohen. Në vitet e mëvonshme kur Enver Hoxha vizitoi Krujën mësoi se, babai im akoma i ruante mjetet e përdorura në prodhimin e plisit, e dërgoi babain tim në një mjeshtër plisi në Tiranë. Babai im kështu kishte mësuar përsëri traditën tonë familjare të ardhur nga gjyshërit, por që për shkak të luftës kishte pësuar ndërprerje. Ai bëri shumë përpjekje që unë ta vazhdoj këtë profesion. Sot ndjehem mirënjohës ndaj tij”.

Guna pohon se, prodhimin e plisave si një profesion të ardhur prej gjyshërve, e bën prej shekujsh. “Mjetet që nevojiten për prodhimin e plisave i përdorim për një kohë për më shumë se njëqind vjet. Këta mjete më japin jetë mua dhe profesionit tim. Djali im është akoma shumë i ri. Siç dihet të rinjtë e ditës së sotme nuk duan që të merren me këta punë të vështira. Por unë, sado që ishte e vështirë, ia mësova këtë profesion atij. Tani më ndihmon mua.”

Historia e Plisit

Fjala “Plis” në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrikulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe vendbanimeve të përhershme, atëherë ka lindur edhe hyjnizimi i dheut. Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit. Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishte mjaft i zhvilluar“. Është interesant një e dhënë e Hahn-it : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër, se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka”.

Në objektet arkeologjike shohim artefakte që ju blatoheshin Perëndive, që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin. Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë. Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre “të lindur prej dheut” pra, prej fiseve pellazge. Forma konike si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh, është ruajtur tek shqiptarët e sotëm të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë). Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi (dheu) është i zbukuruar me bimë; tek Perëndësha Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike, e cila është forma e qeleshes më e përhapur tek popullsia shqiptare. Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse.

Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishte një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi artefaktet prej balte, të cilat liheshin në altarë apo vende të shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij, hyjnore. Gjurmët më të lashta të përdorimit të qeleshes, janë gjendur në mijëvjeçarin e III-të para Krishtit.

Si përfundim, sipas historianes Fatbardha Demi: “Qeleshja në zanafillë, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi Plis, është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të origjinës dhe të ringjalljes, së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë ku krahas forcave të natyrës, që mbizotëronin deri atëherë në mitet e para, u ndërfut edhe figura e njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi plis i qeleshes dhe emri Arban-Arbëresh (i banun/i bërë nga Ara) të shqiptarëve. Në gjuhën shqipe “Tokës së punuar” i thonë – Ara, ku rrënja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri pellazg, dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda). “Ky fakt”, krahas shumë të tjerave sipas Demit, “pohon se shqiptarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë evropianë – fiseve Pellazge”. /konica.al/25d32e44c4652e0b0e50d0713313a62f4839a22b92cbd88ba15dac5bd22268e17643424432_68a80b6809f80be3a0694c229dbe55d0f931b3eedemarubiqeleshe-konica-al_-e1495471291378the_symbol_of_albanianstumblr_inline_ooh5kevstc1sop7xk_540/njekomb

Në kërkim të pellazgëve me plis (VIDEO) Read More »

Gruaja më e bukur në botë, Princesha shqiptare Fevzia

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk ka patur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, modele, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë.

Emri i saj është Fawzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin. Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39.

Para se të flasim për Fevzien e bukur, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare. Background i Familjes së Fevzies Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napolen Bonopartit.

Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një ushtrie turke të udhëhequr nga një bërthamë ushtarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me luftë dhe me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.

fawzia4

Dinastia

Sundimi i Mehmet Ali Shqiptarit në Egjypt pasqyrohet me hollësi sipas dokumentave të shumta të lëna nga personalitete të ndryshme botërore të asaj kohe. Por merita me madhe për trashëgimin e emrit shqiptar është e vetë Mehmet Aliut, i cili nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes dhe që shpesh thoshte me mburrje se ishte një shqiptar e bir shqiptari e që mundohej të bëhej një egjiptian (arab) i mirë. Ai filloi të mësojë turqisht dhe arabisht në moshën 45 vjeçe, po në këtë moshë filloi të mësoi edhe të shkruante për herë të parë në jetën e tij, pasi shqipja nuk ishte gjuhë e shkruar.

Duhet përmendur këtu që Mehmet Ali nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë, nga e cila varej, por drejt Perëndimit dhe veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë ku edhe i shkolloi fëmijët e tij. Fevzia ishte stërmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalë i Ibrahim Pashës. Gjyshi i saj, Ismaili në vitin 1867 vendosi titullin e lartë Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull i cili ngeli deri në vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkëputi të gjitha lidhjet me Perandorinë Turke tashmë të shkatërruar. Pas 1917 do të quhej sulltan dhe pas vitit 1923 ai do të shpallej përsëri mbret. Ndërtimi i Egjiptit modern Egjipti do të fillonte të bëhej modern me ndërtesa të bukura dhe me një infrastrukturë moderne, është vepër kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazës për ndërtimin e Kanalit të Suezit, të cilin do ta përfundonte i biri Fuat së bashku me vëllanë Said, emrin e të cilit do të merrte dhe Porti Said. Një nga veprat e tij më të bukura është shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil, në një Parajsë Tokësore. Sot atje është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban një emër shqiptar, për të cilin do të shkruaj një herë tjetër. Do të ishte Mbreti Ismail ai, që do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite dhe do të hapte rrugën e modernizimit.

I edukuar në Paris dhe Vienë, njohës i shkëlqyer i një numër gjuhësh europiane, megjithëse në kokë mbante fesin tradicional turk, ai admironte Europën. Dhe u përpoq që, gjatë sundimit të tij, Egjipti të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të Europës. Gjatë regjimit të tij, kolonia e shqiptarëve në Egjipt, apo siç njihej, “Shqiptarët e Misirit”, njohu një rritje të madhe. Shqiptarët ishin vendosur kryesisht në Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyçe në administratën dhe ushtrinë egjiptiane. Më poshtë keni të gjithë portretet e sundimtarëve të Egjiptit që nga 1805 deri në vitin 1953, të gjithë me origjinë shqiptare. Fundi i Dinastisë

Kjo dinasti qeverisi në Egjipt për 147 vjet, deri në vitin 1952 kur Mbreti Fark u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak të udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi njëherë e përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e Dinsatisë Shqiptare të Egjiptit sot jetojnë në Zvicër. Fuati I, Babai i Fevzijes Nga martesa e dytë e Sulltan Fuatit, (më 1917 e shpalli veten sullatan të Egjiptit), me zonjën Nazli Sabri (1894-1978) në 26 maj 1919 në Bostan Sarai, do të lindte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës, Fevzia, (kjo sipas thënieve të gjithë atyre që e kishin parë). E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesë e ish ministrit të jashtëm të Egjiptit, i cili rridhte nga një familje me gjak franko-shqiptar. (Mbesë e Sulejman Pashës, një oficer i lartë francez i Napoleon Bonopartit që ishte konvertuar në musliman) Fuati do të kishte pesë fëmijë; princeshë Fajzen, princeshë Fevzien, Faiken, Fatijen dhe një djalë, mbretin e ardhshëm Faruk. Fuati vdiq në Kaba Sarai në Kajro dhe u varros në Khedival Mauzoleum në xhaminë ar-Rifai po në Kajro. Khedive Ismaili (gjyshi i Fevzies) dhe i ati i Fuatit nuk ishte një njeri i kufizuar nga politika. Ai kishte një pasion të zjarrtë për ndërtime dhe rregullime në mënyrën më moderne të kohës në Egjiptin e qeverisur nga shqiptarët. Infrastruktura moderne e Egjiptit është vepër e tij, po ashtu baza industriale për ndërtimin e Kanalit të Suezit është po vepër e tij. Tre djem të tij dhe një nip ju bashkuan mbretërimit të Dinastisë Shqiptare në Egjipt të trashëguar nga Mehmet Aliu. I ati i Fevzies, Fuati ishte djali i dymbëdhjetë dhe më i vogli i Ismailit. Ky do të ishte dhe një nga mbretërit më antiotomanë që iu kundërvu Perandorisë Otomane me kulturën e tij perëndimore. Ishte kjo kohë kur Egjipti u vu nën influencën e Britanisë së Madhe. Për t’u mbrojtur nga sulmet ruso-turko-franko, Egjipti u vu nën protektoratin anglez dhe mbretërinë e shpallën sulltanat.

Fatkeqësisht Egjipti nuk qe një shtet i pavarur në të vërtetë, “it was well understood that the country’s nominal ruler could only be a puppet of the overbearing colonialist power.” Fayza Hassan, “Al-Ahram Weekly Online,” (7- 13 shkurt 2002, botimi No. 572), një revistë e përjavshme në internet në Egjipt. Gjatë kësaj periudhe, nën mbështetjen e Anglisë, Fuati u shndërrua nga një princ në Sulltan i Egjiptit e më pas në mbret duke u bërë kështu mbreti i parë i Dinastisë Shqiptare të Egjiptit në 1923. Anglezët zgjodhën Fuatin, pasi ai ishte tërësisht i orientuare pro anglez, me shpirt, zemër dhe mendje europiane dhe aspak arabe apo turke. Një arsye tjetër ishte sepse Fuati fliste shqip, anglisht dhe frëngjisht dhe nuk dinte të fliste turqisht dhe arabisht. Për të ishte e pazakontë t’ju drejtohej arabëve në gjuhën e tyre. E shoqja e Fuatit ishte Nazlia (gruaja e dytë) që ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. I ati i saj ishte Ministër i Bujqësisë. Ata u martuan në një festë intime familjare në 24 maj 1919 dhe pas 9 muajsh ata lindën fëmijën e parë që ishte djalë dhe që u quajt Faruk, i cili njihet pak a shumë nga shqiptarët si pritës i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Nazlija ishte e bukur dhe kishte gishtërinj shumë të hijshëm. Pas Farukut ata lindën 4 vajza dhe të katërta morën emra që fillonin me gërmën “F” që është një gërmë, e cila sipas besimit arab sjell fat dhe pasuri. Njëra nga ato qe Fevzia, e cila lindi pikërisht në 5 nëntor 1921, dy vjet para se i ati të shpallej mbret. Fevzia do të bëhej motra dhe shoqja më besnike e të vëllait dhe do të ndikonte shumë në jetën e tij derisa ai të bëhej mbret, pasardhës i të jatit. Faruku qe shumë i pashëm dhe shumë i dhënë pas qefit dhe bixhozit prandaj dhe mbretëria në kohën e tij mori rrukullimën, gjë që do të kishte një ndikim shumë të madh në përgatitjen e një puçi ushtark që do ta rrëzonte atë nga froni dhe më pas do emërohej pa fat mbreti i vogël Fuat i II gjashtë muajsh. Fevzia Fevzia do të lindte nga martesa e dytë e Sulltanit (më vonë mbretit) të Egjiptit, Fuati I me Nazlie Sabri siç e thamë më lart, në pallatin mbretëror Ras al-Tine Palace në Aleksandria, dhe qe vajza më e vjetër e Fuatit. Fevzia ishte mbesë (nga nëna) e Sulejman Pashës, ish oficer i lartë i Napoleon Bonopartit, i konvertuar në fenë islame dhe i inkuadruar në ushtrinë egjiptiane.

Tre motrat e tjera të saj ishin, Fejza, Faika dhe Fatija. E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, mpleksur tërë magjia e bukurisë femrore. Vëllai i vetëm i saj ishte Faruku. Ajo pati dhe dy gjysëm vëllezër nga martesa e parë e Mbretit Fuat me Princeshë Shivakiar Khanum Effendi, me të cilët ajo nuk pati marrëdhënie. Ky qe pak a shumë backgraund i familjes së Fevzies së bukur. Fevzia -gruaja me bukuri të rrallë Kjo grua është përshkruar në të shumtën e rasteve si një “Bukuri Shokuese,” si “Shkatërruese Zemrash,” si “Princesha me e bukur e botës,” si “Grua që të rrëzon me një shikim,” etj. Disa gazeta të kohës së saj e kanë cilësuar si, “Gruan më të bukur të botës” dhe në të vërtetë ajo ishte. Në atë kohë në Hollivud flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fotografi i Mbretërisë Kinematografike Sir Cecil Beaton do të shkruante këto fjalë për Fevzien e bukur: “Në qoftë se Boticeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbisnin mendjen.” Gazeta, revista të kohës do të shkruanin kështu për Fevzien: “E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, mpleksur tërë magjia e bukurisë femrore së bashku me pasionin hyjnor të një shembëlltyre marramendëse dhe shokuese, do të spikaste femra më ideale e tërë kohrave e që do të quhej Fevzie.” “Askush dhe asnjë mashkull s’mund t’i rezistonte dot asaj joshje të ëmbël përmbledhur vetëm në një femër që vezullonte në Kajro dhe që do ndriçonte më shumë se Dielli Arab.” Gazetat e tërë Arabisë, Azisë, Europës dhe Amerikës do ta shpallnin Princeshë Fevzien si Miss Botën e pakurorëzuar. Reza Shah i Iranit do të shikonte më shumë nga Fevzia sesa nga Dielli Persian. Faruku, vëllai i Fevzies do të shikonte një Shah në krah të tij si kunat dhe përkrahës në trazirat anti Farukiane. Po ashtu me këtë martesë do të rritej shumë edhe influenca dhe mbështetja për Farukun në Lindjen e Mesme. Ai mezi priste që ta bënte Shahun Iranian kunatin e tij. Në atë kohë Perëndesha e Bukurisë, Fevzia ishte vetëm 17 vjeçe. Fevzia Princeshë e Iranit

Mohammad Reza Pahlavi Në moshën 17 vjeçe ajo u martua me Mohammad Reza Pahlavi (1919-1980), Princ i Kurorëzuar i Iranit në Kajro, në 16 mars 1939; pas muajt të tyre të mjaltit, martesa u përsërit në Tehran. Dy vjet më vonë i shoqi do të bëhej Shah i Iranit duke ndjekur vullnetin e të atit. Ky shah i ri nuk do të binte dhe aq në sy si Shah i Madh, por do të binte në sy si burri i gruas më të bukur në botë. Gazetarë të ndryshëm do të vërshonin në pallatin e saj për t’i bërë fotografi dhe për ta shpallur si “Venusin e Azisë”. Një përshkrim të mahnitshëm i ka bërë gazetari Cecil Beaton. Martesa nuk qe e suksesshme. Mbas lindjes së bijës së tyre të vetme, Princeshës Shahnaz Pahlavi I erdhi divorci. Divorci Fevzia nuk do të qe e lumtur me Shahun e Iranit, ajo shpesh bisedonte me të vëllanë se, “Këta nuk janë si ne. Këtu s’mund të durohet asgjë, bile dhe fryma…” Letrat e saj do të binin në dorën e Princeshë Ashraf Pahlavi, e cila ishte vërtet një intrigante e madhe dhe që bënte ligjin në shtëpinë mbretërore. Familja Mbretërore Egjiptiane banonte në Pallatin Abdin, që ishte një ndërtesë e tipit orient nga jashtë por brenda çdo gjë ishte oksidentale ashtu siç ishte dhe mentaliteti i pjestarëve të shtëpisë. Tapetet ishin savoneze dhe rrugicat ishin persiane.

Tapiceritë e kolltuqeve, divaneve, shilteve dhe këndeve ishin të gjitha franceze të stilit tipik antik francez. Kornizat e pikturave ishin të gjitha të gdhendura prej ari dhe argjendi sipas një arti të vjetër europian. E kundërta qe në Pallatin e Shahut Reza Pahlavi siç do të shprehej Fevzia, “lived comfortably but simply, probably no better than a prosperous European family of the haute bourgeoisie.” Në këtë pallat sundonte ligji monark anakronik në stilin e vjetër të bashkësisë primitive. Njerëzit dhe gjithçka atje ishin formale dhe në funksion të vetëm një njeriu. As që bëhej fjalë për personalitet dhe dinjitet individual. Një skllavëri që rronte në salltanet e luks, por me shpirt fukara. Kjo jetë për Fevzien ishte një skëterrë. Aty nuk shiheshin poetë, artistë, muzikantë intelektualë, aristokratë që të merrnin pjesë në jetën e pallatit ashtu siç ndodhte në Egjipt. Vërtet kishte ca lodraxhinj që u binin lodrave dhe ca çingene që kërcenin për të zbavitur Shahun, por që nuk kishin aspak të drejtë të bisedonin ndërmjet tyre apo më keq, të hynin në biseda private me princeshat dhe princët e pallatit. Në Egjipt, në pallatin e saj flitej lirshëm në shumë gjuhë, në arabisht, anglisht, frëngjisht, turqisht dhe në shqip. Në Teheran flitej vetëm arabisht. Princesha Ashraf qe e vetmja që komunikonte në gjuhë të huaja me Fevzien e bukur. Rrobat dhe veshjet e Pallatit Mbretëror në Egjipt priteshin nga stilistët më të mirë francezë ndërsa në Teheran, në Pallatin e Shahut ato ishin njëlloj si të çdo iraniani të pasur. Në kohët që në Egjipt sundonte dinastia e shqiptarit nga Zëmblaku i Korçës, Egjipti qe i tëri i civilizuar, i bukur, misterioz, tolerant dhe shumë i gjallë. Kajro qe një qytet kozmopolit, ku hoxha predikonte duke thirrur Allah Akhbar! (Zoti është i madh!) Dhe prifti do të thoshte, “Laudette Jesu Christos!” (Lavdi Jezu Krishtit!) E kundërta ngjiste në metropolitanin iranian. Atje sundonte provincializmi oriental dhe kishat ishin të ndaluara.

Monotonia të mbyste dhe arkitektura e qytetit ishte e njëjtë. Bota dukej shumë larg prej Teheranit dhe Teherani ishte i harruar nga bota. Një larmi ngjyrash të pallateve dukej sikur thyente pak monotoninë, por në fakt të shtonte mërzinë, njëlloj si ngjyrat e ndezura të pallatave të Edi Ramës sot në Tiranë. Teherani nuk kishte një pamje inspirimi siç qe Kajro dhe këtë gjë e thoshin të gjithë vizitorët që vizitonin këto dy kryeqytete. “Teheran is not a very inspiring sight.” Vetëm dy gjëra qenë pak zbavitëse; “watching old American movies; and the Muslim theater”, duke dominuar heroizmin e heronjve muslimanë, ku martirët e tyre përfundonin në një vdekje të lavdishme! Rrugët e Teheranit ishin tërë pluhur në verë dhe tërë baltë në dimër, njëlloj si rrugët e Tiranës sot. Natën njerëzit kishin frikë të lëviznin pasi qarkullonin shumë vjedhës dhe kriminelë. Kjo ishte pak a shumë pamja e vendit, ku Fevzia e bukur europiane po mbyllte ditët e rinisë së saj. Mbretëresha Fevzia -titulli perandoreshë akoma nuk kishte filluar të përdorej në Iran -do të kërkonte divorcin me Mbretin e Iranit në vitin 1945 dhe do të kthehej në Kajro. Divorci do t’i jepej në 17 nëntor 1948 dhe në këtë kohë ajo do të quhej përsëri Princeshë e Egjiptit. vajza e saj do të ngelej në derën e Shahut të Iranit. Për kuriozitet, edhe vëllai i saj Faruk do të divorcohej nga gruaja e tij e parë, Feridja, po atë javë që u divorcua e motra. Asnjëherë nuk u deklaruan arësyet e divorcit të saj, veçse dihej mirë që ajo u largua nga Shahu, i cili pas largimit të saj deklaroi se “Miqësia me Egjiptin do të vazhdojë.” Fevzia Shirin

Martesa me Kolonel Ismail Hussain Shirin Beu Në 28 mars 1949, në Kajro, Princeshë Fevzia do të rimartohej me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey, (1919-1994), një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar) i cili ishte Ministër i Luftës së Egjiptit. Ata patën dy fëmijë: Nadian (lindur 1950) dhe Muhametin (lindur në vitin 1955). Tashmë emri i saj do te ishte Princeshë Fevzia Shirin, pas martesës së dytë në vitin 1949 dhe kështu do të njihej derisa të përmbysej Dinastia e Shqiptarëve të Egjiptit në vitin 1952. Në këtë kohë, pas përmbysjes së mbretërimit të vëllait të saj Faruk, ata do të emëronin nipin e saj Fuatin II si mbret të Egjiptit, i cili së bashku me tërë pjestarët e tjerë të familjes mbretërore do të emigronin përgjithmonë në Zvicër. Në Zvicër, ish mbreti Faruk do të vritej në rrethana ende të panjohura dhe shumë misterioze, por që dyshimet sot shpien në dorën e Enver Hoxhës, i cili mendohet të jetë hakmarrë kundër tij pasi Mbreti Faruk ishte mbështetësi kryesor i Mbretit Zog dhe i tërë kontigjenteve të shqiptarëve antikomunist që përgatiteshin në perëndim për të rrëzuar pushtetin e tij komunist. Diçka rreth “vdekjes” së saj Vdekja e Princeshë Fevzies është raportuar gabim në janar të vitit 2005 pasi në këtë ditë ka vdekur e mbesa e saj, Fezia, bijë e Mbretit Faruk (1940-2005), njëra nga tre vajzat e tij, e cila pati emër shumë të përafërt me Fevzijen. Princeshë Fevzia rron akoma në Lozanë të Zvicrës. Titujt e saj që nga lindja -Princeshë e Lartë e Sullatanatit, Fevzia e Egjiptit -Princeshë e Lartë Mbretërore e Egjiptit -Kurorën e Lartë të Princeshës në Iran -Mbretëreshë Imperiale e Iranit -Mbretëreshë e Lartë e Iranit dhe e Egjiptit -Princeshë e Lartë e Iranit dhe Egjiptit -Zonja Ismail Shirin.

Nga Agim Bacelli, SHBA

Gruaja më e bukur në botë, Princesha shqiptare Fevzia Read More »

Le Journal (1914)/Dorëheqja e Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare

Nga Aurenc Bebja (Francë)

“Le Journal” ka botuar, të premten e 24 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi dorëheqjen e Ismail bej Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dorëheqja e Ismail Qemalit Vlorë, 22 janar. Komisioni i Kontrollit pati marrë, pak ditë më parë, një deklaratë nga Ismail Qemali, ku saktësohej se ai ishte i gatshëm, për të mirën e vendit, të jepte dorëheqjen. Sot, i ftuar nga komisionerët për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, Ismail Qemali i dorëzoi komisionit të kontrollit kompetencat e tij me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga çrregullimi dhe krijimin e një qeverie të vetme për të. Një proçesverbal u hartua dhe pastaj u nënshkrua nga ministrat dhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit.

Le Journal (1914)/Dorëheqja e Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare Read More »

Analiza e Blendi Fevziut për historiografinë shqiptare në komunizëm: Leka Zogu, kri**nel që në moshën 5 vjeç

Gazetari dhe analisit Blendi Fevziu ka hedhur një koment apo këndvështrim mbi atë ç’ka ndodhur në historiografinë shqiptare, e cila gjatë viteve të diktaturës u vu në shërbim të ideologjisë, duke i ndarë si me thikë personazhet historikë, në “të mirë” dhe “të këqij”. Angazhimi politik do të shenjonte për një gjysmë shekulli, historitë e secilit… ‘Historia e gabuar e “të mirit” dhe “të keqit”’, botuar në revistën “Medius” hedh dritë në ca prapaskena historike. Ramiz Alia dhe Leka I përballë njëri tjetrit.

BLENDI FEVZIU/ Në një pritje të Ambasadës Franceze më 14 korrik të vitit 2002 isha duke biseduar më këmbë, në mes të një grumbulli të madh e heterogjen të ftuarish me liderin e fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alinë. Nuk e kujtoj nëse biseda ishte fokusuar në çështje të ditës apo të së shkuarës, por një moment dallova pretendentin e fronit mbretëror, Lekën e Irë, ose Leka Zogun siç njihet në Shqipëri, që po afrohej duke përshëndetur të ftuarit në dy anët e tij. Leka kishte mbërritur në Shqipëri ca javë më parë, për t’u vendosur përfundimisht në atdhe, prej nga ishte larguar thuajse 48 orë pasi kishte ardhur në këtë jetë dhe qe kthyer tashmë 63-vjeçar. Më të isha njohur 3 vjet më parë në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kur i kisha bërë, së bashku me të ëmën, Mbretëreshën Geraldinë, një intervistë shumë interesante. Leka u afrua të më jepte dorën dhe vetëm momentin e fundit dalloi përballë meje Ramiz Alinë. Lideri i fundit komunist dhe pretendenti për fron u gjendën përballë, të dy të ngrirë, pa i dhënë dorën njëri-tjetrit, por edhe pa mundur të thonë asnjë fjalë.

Rastësia i vendos njerëzit në situata të çuditshme e, shpesh, shumë problematike. Ajo ngrirje prej statujash e të dyve, vetëm një hap larg, ishte më shumë se një ngërç personash, ishte një ngërç i historisë. Leka Zogu ishte larguar nga Shqipëria 2 ditë pasi kishte lindur. Babai i tij u largua si pasojë e pushtimit italian dhe jo e ndonjë zhvillimi të brendshëm politik. Logjikisht një fëmijë nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësi për bëmat e babait të tij dhe as të jetë përgjegjës për një kohë kur ai nuk kishte lindur ende. Por komunistët nuk e ndoqën këtë parim universal. Ramiz Alia doli në atë kohë partizan dhe u bë një nga liderët e rëndësishëm komunistë në vite. Pas ardhjes së tyre në pushtet, Mbretit iu ndalua kthimi në Shqipëri. Kur Mbreti Zog i I-rë iku nga kjo botë, Leka u konsiderua kërcënimi kryesor i regjimit.

Ai u vendos në krye të listës së kriminelëve të luftës edhe pse gjatë saj kishte qenë 4 – 5 vjeç dhe kishte jetuar në Angli! Komunistët vendosën ta luftojnë Lekën me çdo mënyrë dhe kudo që të ishte. Por edhe Leka nuk u pajtua me fatin e tij. Ndërmori jo pak nisma për ta rrëzuar regjimin komunist, edhe pse pa sukses. Nëse Alia dhe regjimi i tij do ta kishte kapur Leka Zogun, ai patjetër do të kishte përfunduar në togën e pushkatimit. Por edhe Leka nuk do të kishte pasur ndonjë sjellje më bujare nëse Alia një ditë do të ishte në dorën e tij. Ata kishin luftuar fort si dy kundërshtarë politikë, produkte të ideologjive të ndryshme dhe tani gjendeshin përballë. Të pafuqishëm për ta luftuar njëritjetrin; të pabindur plotësisht për ta falur njëri-tjetrin dhe, pa dyshim, të çuditur me mënyrën se si zhvillimet politike i kishin sjellë tani përballë, në të njëjtin ambient dhe të dy të ftuar të një vendi demokratik.

Zhvillimet politike të një vendi, ndryshimi i sistemeve dhe regjimeve, por edhe roli që individët luajnë në histori ndryshon shpesh, por për historiografinë komuniste, që ende vijon të dominojë mendësinë e shoqërisë, kjo ishte e papranueshme dhe e pamundur. Në fakt, kjo përballje e Alisë me Zogun niste pikërisht këtu. Te bindja jonë e rrënjosur që një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Te keqkuptimi që historia e shkruar kishte krijuar në Shqipëri dhe te paaftësia jonë për ta rishkruar atë mbi një bazë dhe stil krejt tjetër nga ai që kishte imponuar sistemi totalitar.
Si gjithçka e shkruar në mungesë lirie dhe me një ndikim të fortë ideologjik, historiografia komuniste kishte vetëm një mënyrë të shpjegimit të fenomeneve, ngjarjeve dhe personazheve. Atë të ndarjes së tyre në të mirë dhe të këqij. Në pozitivë dhe negativë. Në patriotë dhe tradhtarë. Asgjë e ndërmjetme nuk ekzistonte.

Nuk po zgjatem me shpjegimin më të detajuar të kësaj metodologjie të sakatuar, sepse do të kërkonte një analizë më të thelluar dhe më të gjatë, por po mundohem ta ilustroj që të jetë më lehtësisht e kuptueshme. Sipas kësaj metode, në varësi të qëndrimit ndaj komunistëve apo filozofisë së tyre, personazhet kalonin në njërin sirtar apo tjetrin pa ekuivoke. Historiografia komuniste përpunoi edhe një format të “të mirit” dhe të “të keqit”, të patriotit dhe të tradhtarit. Më shumë se me historiografinë, ky trajtim na ngjan me letërsinë e realizmit socialist dhe me modelin e njeriut të ri. Patrioti ishte gjithnjë trim, nuk gabonte kurrë, ndodhej gjithnjë nga ana e drejtë e historisë, madje ai nuk kishte as vese dhe as probleme në jetën e tij personale. Tradhtari ishte gjithnjë në anën tjetër.

Gjithnjë gabim, gjithnjë me armikun dhe plot me vese. Kjo mënyrë absurde e shikimit të historisë jo vetëm i ndau më dysh personazhet e ngjarjeve të rëndësishme, por zhvlerësoi debatin mbi ngjarjet dhe qëndrimin që personazhet e historisë mbajnë ndaj tyre. Nga shikimi i mëpasshëm, roli i shumë personazheve ka qenë dhe mbetet kompleks. Në bazë të bindjeve, të rreshtimeve, apo qëndrimeve politike, shumë prej tyre patën aksione politike që historia sot i vlerëson si të kota e të dështuara, apo të suksesshme. Por shumë prej tyre që në një moment kanë zgjedhur ose janë orientuar gabim, një moment tjetër kanë qenë nga ana tjetër e peshores së historisë. Si të gjithë, me uljet dhe ngritjet, në fitoret apo humbjet e tyre, ata krijuan një tablo komplekse, e cila jo vetëm që nuk mund të shpjegohet, por përkundrazi, masakrohet duke u shpjeguar vetëm bardhë e zi, vetëm me të mirë e të këqij.

P.sh., Mit’hat Frashëri, që ishte gjatë luftës një kundërshtar ideologjik i komunistëve, u klasifikua automatikisht negativ, duke mos i konsideruar as faktin që ishte firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, as që ishte anëtar i Qeverisë së parë të Ismail Qemalit, as ambasador shumë i rëndësishëm i Shqipërisë në Athinë dhe as kontributin e tij fantastik si albanolog dhe njeri i letrave. Madje ky aktivitet nuk i vihej në pah kurrë. Me parimin që personazhi negativ i historisë duhet të jetë gjithnjë i tillë, historiografia komuniste i fshiu atij gjithë aktivitetin e mëparshëm 40-vjeçar, edhe atë të zhvilluar kur komunizmi nuk ekzistonte as is term në Shqipëri. Absurdi shkonte deri aty sa nuk përmendej as fakti që ishte djali i Abdyl Frashërit, madje kjo ishte herezi.

Sepse Abdyl Frashëri ishte klasifikuar te personazhet pozitivë dhe kjo e prishte skemën. Me këtë metodologji personazhe tejet të rëndësishëm e me kontribut të historisë së Shqipërisë u fshinë prej saj ose u vendosën në kolonat e tradhtarëve, me 1001 etiketime negative, ndërsa personazhe episodikë, shpesh banditë apo keqbërës lokalë, që u përfshinë në luftë dhe u renditën në anën e komunistëve u shpallën heronj ose modele të historisë. Historia nuk trajtonte fenomene të dyzuara. P.sh., Mehdi Frashëri, që kishte qenë një nga personazhet e rëndësishëm të rezistencës së 7 Prillit 1939, u klasifikua automatikisht tradhtar, sepse në vitin 1944 ishte për disa kohë anëtar i regjencës. Por historia nuk lodhej të shpjegonte argumentin e tij për të qenë aty dhe as lëvizjet politike që ai bëri duke pasur si synim kryesor marrëdhëniet me britanikët.

Ahmet Zogu që u konsiderua armik, u zhduk nga historia e Kongresit të Lushnjës edhe pse ai kishte luajtur aty një rol kryesor. Ndërsa Kongresi në vetvete mbeti një moment tejet i rëndësishëm i shtetit shqiptar. Mbi 30 firmëtarë të aktit të pavarësisë, që patën përplasje me regjimin komunist, u fshinë automatikisht nga historia, madje firmat e tyre, në faksimilet e botuara u fshinë ose u transformuan. Shikimi i personazheve si robotë të programuar që mund të ishin vetëm të mirë ose të këqij; nxjerrja nga çdo lloj konteksti historik, zhveshja nga debati normal dhe mbi të gjitha, moskuptimi që të gjithë me qëndrimet e tyre, mundoheshin për Shqipërinë, pavarësisht se kush ishte më largpamës, krijoi një tablo historike të gjymtuar dhe me ndikim tejet negativ.

Ky keqkuptim historik, që u bë në fakt histori zyrtare, nuk qe korrigjuar as atë moment, kur Ramiz Alia, “heroi” dhe “i miri”, deri më 1990, qëndronte përballë armikut dhe të keqit, po deri më 1990, Leka Zogu. Për fat të keq, pas vitit 1990, ose në ato 12 vite që qëndronin midis, historia nuk kishte dituar as të korrigjonte veten, as personazhet e saj.
“Ngritja e shoqërive të reja demokratike postkomuniste nisi në Europën Lindore nga rishkrimi i historisë”, thotë Urs Altermat, një filozof dhe historian zviceran që studioi me themel këtë fenomen. Për të ndihmuar këtë simbolikë godinat më të rëndësishme të këtyre kryeqyteteve, iu dhanë instituteve dhe akademive të historianëve.

Shqipëria, për fat të keq, e anashkaloi krejtësisht këtë fenomen. Jo vetëm që nuk pati përgjegjësi penale për dramat dhe katastrofën gjysmëshekullore që regjimi totalitar komunist solli në Shqipëri, por as një lloj rehabilitimi moral. Për arsye se historia, sidomos ajo e Luftës së Dytë Botërore, shërbeu edhe si ndarje ideologjike për partitë moderne shqiptare, rishikimi i së shkuarës nuk u vu në shërbim të së vërtetës, por të politikës së momentit. Ajo varioi sipas forcave politike që vinin në pushtet, duke krijuar një kaos të plotë dhe duke e bërë sot Shqipërinë të vetmin vend të Ballkanit ku historia nuk është debat akademik, por politik. E bëri dhe e bën ende të vetmin vend ku monumentet e personazheve historikë dhe emrat e rrugëve vendosen mbi bazën e preferencave politike, dhe jo mbi bazën e kontributit real që personazhet kanë dhënë ndaj vendit.

Për këtë arsye, edhe Ramiz Alia e Leka Zogu qëndronin përballë njëri – tjetrit, midis disa qindra të tjerëve, elita e Shqipërisë, të ftuar në atë pritje, e cila ishte po aq e paaftë sa ata vetë për të bërë një definicion të aksionit të të dyve! Ndarja e historisë në patriotë dhe tradhtarë, pra versioni të mirit dhe të keqit, është padyshim defekti më i madh që historiografia komuniste ka lënë pas në shoqërinë e sotme. Ky stereotip vijon ende, madje shërben jo rrallë edhe si element i luftës verbale politike. Zhbërja e tij duket e vështirë sa për arsye të rrënjosjes së thellë të ardhur nga tekstet apo propaganda e viteve të komunizmit, aq edhe nga paaftësia e historianëve postkomunistë për të ndërtuar tekste të besueshme dhe të mbështetura mbi dokumente.

Më shumë se sa për të treguar të vërtetën, dokumentet zgjidhen dhe jo nuk shërbejnë për të ilustruar idenë e parafiksuar. Kjo është arsyeja, që edhe përzgjedhja dhe publikimi i tyre është selektiv. Por ky shikim bardhë e zi i ngjarjeve, fenomeneve dhe personazheve nuk është gjymtimi i vetëm që historiografia komuniste dhe vijimi i saj i ka bërë formimit të shqiptarëve. Dy fenomene të tjera po kaq negative janë ai i kërcënimit të përjetshëm dhe i armikut të përhershëm, që ka ndikuar fort në sindromën e izolimit të shqiptarëve. Dhe i dyti, trajtimi i historisë sonë, thjesht, si një histori qëndrese, duke lënë jashtë vëmendjes dhe duke mos trajtuar periudha të tëra historike të jetesës së shqiptarëve në formacione shumetnike.

Nëse u referohesh teksteve të historiografisë komuniste, filozofia e tyre ka qenë ajo e një populli të rrethuar dhe të izoluar, në luftë të përjetshme me të gjithë. Identifikimi i regjimeve totalitare me kombin ishte thuajse normë dhe kjo sillte një sindromë të armikut të përhershëm. P.sh., Perandoria Osmane njësohej me turqit dhe detyrimisht, Turqia shihej si një armik. Ndërkohë Turqia moderne kishte të bënte pak ose aspak me Perandorinë Osmane, sidomos me ekspansionin e saj 500 vjet më parë; Gjermania Naziste identifikohej me Gjermanët, duke i konsideruar ata apriori armiq, edhe 50 vjet pas luftës. Kjo metodologji ndikonte tej mase në idenë e vetizolimit, duke e kthyer atë te shqiptarët në një sindromë me peshë. Një sindromë nga e cila nuk jemi shëruar ende. Pra, vendet nuk janë parë si regjime që në kohë të ndryshme kanë dhënë e kanë marrë, apo edhe kanë luftuar, por si kombe të cilat si pasojë e një momenti historik, konsiderohen kërcënim permanent për ne. Për këtë arsye, sindroma e Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte ikur ende nga Shqipëria deri në vitin 1990, edhe 45 vjet pas mbarimit të saj.

Fiksimi i shikimit të historisë sonë si një histori qëndrese ka sjellë, më pas, një deformim jo të vogël të periudhave të tëra. Periudha 5-shekullore e shqiptarëve në perandorinë osmane thuajse nuk ekziston. Ajo është reduktuar në një seri kryengritjesh, një pjesë e të cilave ishin lëvizje proteste për autonomi fetare apo favore fiskale. Kjo e ka lënë thuajse bosh rolin që shqiptarët kanë luajtur në Ballkanin Osman dhe mënyrën e stilin e jetës së shqiptarëve në këtë perandori. Disa përpjekje të zbehta janë bërë kohët e fundit, por ende pa kontributin e duhur për të sqaruar se si ka qenë jeta, rregullat dhe kontributi që shqiptarët kanë pasur në Perandorinë Osmane bashkë më shumë popuj të tjerë. Të jetuarit në një perandori ka qenë në mesjetë formë e organizimit politik. Në perandori kanë jetuar edhe popuj më të mëdhenj dhe të më të zhvilluar sesa ne. Kjo nuk na bën as më inferiorë, as më të dobët. Ideja që bashkëjetesa në perandori ka qenë moment dobësie, është thjesht derivat i tezave të komunizmit për një popull të izoluar që kërkonte dhe donte të jetonte thjesht i vetëm.

Një popull që nuk di të vlerësojë të shkuarën e tij e ka gjithnjë të vështirë ndërtimin e së ardhmes. Kjo frazë që shpeshherë duket si shabllon, i shkon më shumë se kushdo tjetër momentit që përmenda në fillim të shkrimit. Ngrirjes përballë të Ramiz Alisë dhe Leka Zogut, pa guxuar të përshëndeten, por edhe pa asnjë dëshirë për të vijuar më pas grindjet e tyre. Secili i bindur se kishte pasur një rrugë të drejtë dhe historia që ende nuk ka mundur ti vendosë të dy në vendin që meritojnë… (Titulli i autorit: Historia e gabuar e “të mirit” dhe “të keqit”)

Analiza e Blendi Fevziut për historiografinë shqiptare në komunizëm: Leka Zogu, kri**nel që në moshën 5 vjeç Read More »

Dikur i gjithe gadishulli yne, Ballkani, quhej Ylliri !

Shkruan: Shqipe HOXHA

Dëshmia më e qartë e ktij Sekreti misterioz e domethenes, jepet tek afresku i manastirit te Deçanit, i cili ka qene Kishë shqiptare që nga shekujt e parë pas Krishtit, më shumë siguri e ndërtuar mbi rrënojat e ndonjë faltore shum më të hershme !

,,Botën time në fotot,, të autorit Erich Von Daniken, libri përmban fotografi të mbledhur në udhëtimet,njerëzit e kontaktit në të kaluarën, një nga autorët e parë që vuri në dukje detaje të një afresku në manastirin e Deçanit ,mbuluar me mistere,të ilustruar me 350 imazhe, të cilat 57 me ngjyra, 254 faqe !

MOJ SVIJET U SLIKAMA , Erih Von Daniken , Stvarnost Zagreb 1974 ,

screenshot_9

Dikur i gjithe gadishulli yne, Ballkani, quhej Ylliri ! Read More »

Nga prangosja e Liri Belishovës te krimet e Hoxhës, çfarë shkruante media perëndimore

Nga Erald Kapri

Shkëputja nga Moska u pa nga media perëndimore si një mundësi që Enver Hoxha të mbijetonte në pushtet. Mediat britanike raportuan për arrestime dhe vrasje zyrtarësh dhe për 30 mijë të burgosur politikë më 1961. Po cilat ishin arsyet që shefi sovjetik Nikita Krushov nuk rrëzoi Hoxhën nga pushteti? Çfarë raportonin qartet diplomatike për burgjet, vrasjet dhe politikën e ashpër të Hoxhës?

Ndryshimi i kursit të Enver Hoxhës, drejt shkëputjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ka patur një vëmendje të shtuar në median perëndimore të kohës. Mediat britanike theksonin mungesën e informacionit nga vendi më i izoluar i kampit socialist, ndërsa ato pak informacione që dilnin nga Shqipëria, përmes Agjensisë Telegrafike Shqiptare, tentoheshin të intepretoheshin për të kuptuar gjendjen në Shqipëri.

Arrestimi i Liri Belishovës dhe Koço Tashkos ka pasur një vëmëndje të veçantë në shtypin britanik. Këto arrestime u intepretuan fillimisht si një pastrim partiak, për t’u afruar më shumë me linjën e Krushovit dhe largimin nga vija staliniste. “Evening Telegraph” raportonte në datën 5 tetor 1960 se përjashtimet në parti mund të kenë ardhur se të dy zyrtarët konsideroheshin si shumë të dhënë pas linjës staliniste. “Gruaja me një sy u bë viktimë. Partia Komuniste bën përjashtime periodike edhe në vendin komunist më të vogël të Europës”, nis artikulli i gazetës britanike, e cila evidenton se Belishova u plagos në sy gjatë luftës dhe u kurua nga britanikët në Bari të Italisë fill pas përfundimit të saj.

Por, në 29 maj të 1961, gazeta qartëson më tepër situatën në Shqipëri, të cilat vijnë përmes zyrtarëve të Beogradit, duke theksuar se përjashtimi i Belishovës kishte ardhur për shkak të shkëputjes nga Moska dhe ruajtjes së vijës staliniste të Enver Hoxhës, duke e përdorur si mundësi për të ruajtur pushtetin nga frika e Krushovit. Duke cituar një zyrtar nga Beogradi, gazeta britanike shkruan se Hoxha po luante lojën më të rrezikshme duke u përfshirë në debate ideologjike, për të kaluar nga Moska në mbështetje të Pekinit. Për të mbijetuar ndaj një reagimi të krushovit, Hoxha nuk tentoi vetëm afrimin me kinezët, por edhe shtoi dhunën për të konsoliduar pushtetin e brendshëm. “Enver  Hoxha ka futur në burgje 30 mijë të burgosur në burgje politike dhe në 14 kampe përqëndrimi kudo në Shqipëri, pas pastrimeve që nisi vitin e kaluar. Gjyqi aktual që akuzon 10 shqiptarë me akuzat për të rrëzuar Hoxhën, është një mbulesë për të eleminuar elementët pro sovjektikë, tha zyrtari për gazetën”, thuhet në raportimin e “Evening Telegraph”. Më tej, raportohet se pjesë e këtij pastrimi është edhe Belishova dhe Tashko, të cilët ishin zhdukur nga jeta publike dhe nuk dihej fati i tyre. Por britanikët, me informacion nga zyrtarët jugosllavë, raportuan edhe për vrasjen e dy punonjësve të ministrisë shqiptare të Jashtme, të akuzuar si spiunë sovjetikë.

“Në mars, 2 punonjës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u arrestuan me akuzën se u kaluan sekrete sovjetikëve. Burime të pakonfirmuara diplomatike thonë se dy diplomatët, Sufet Nimani dhe Simet Jako, u ekzekutuan në një kamp jashtë Tiranës në datën 7 maj”, shkruan gazeta britanike.

Po cilat ishin 3 arsyet pse sovjetikët e në veçanti Krushovi nuk rrezonte nga pushteti Enver Hoxhën?! Sipas burimeve diplomatike, gazeta britanike flet për 3 arsye kryesore. Së pari, ishte ruajtja e bazës ushtarake në Kanalin e Otrantos. Së dyti, një ndërhyrje e Krushovit për të rrëzuar Hoxhën do të shihej si cënim i politikës së propaganduar nga ai për “paqe dhe miqësi”. E treta, ndërhyrja mund të çonte në afrimin e Kinës me Tiranën ç’ka Krushovit nuk i interesonte në përplasjen ideologjike që kishte nisur./Kujto.al.

Nga prangosja e Liri Belishovës te krimet e Hoxhës, çfarë shkruante media perëndimore Read More »

Lufta e Vlorës në memorien e kombit

Prof. Asc. Dr. Zaho Golemi

Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, i drejtoi në datën 3 qershor 1920, komandës italiane në Vlorë një ultimatum: Të iki nga Vlora!
Gjeneral Piaçentini u përgjigj vetëm me fjalët: “Përgjigjen shqiptarët do ta marrin vetëm nga grykat e topave”

Akademia e Forcave të Armatosura

Në qoftë se Kongresi i Lushnjës foli me gjuhën e diplomacisë, gjashtë muaj pas Kongresit kishte ardhur koha të flitej me gjuhën e pushkës për të fituar atë që në gjuhën e historiografisë quhet “Pavarësia e Dytë shqiptare”. Për këtë qëllim patrioti Osmën Haxhiu, thirri më 29 maj 1920, kuvendin e Barçallasë, i cili me rreth 200 delegatët nga të gjithë fshatrat e Labërisë, zgjodhi Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Komisionin e Luftës me 12 anëtarë dhe Këshillin e Luftës me 30 anëtarë si dhe komandantët e çetave të të gjithë fshatrave.

Është fakt i njohur historik se për organizimin e kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve italianë, 94 vjet më parë flitej në çdo shtëpi shqiptare. Italianët kishin pushtuar një pjesë të trojeve tona të jugut, qysh në vitin 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore. Për aksionin politik dhe ushtarak u fol dhe në Kongresin e Lushnjës në janar të vitit 1920. Por qeveria e Tiranës ishte lënë “mënjanë”, nga ky aksion ushtarak me vlerë themelore për ekzistencën e kombit shqiptar. Lufta përfshiu masivisht gjithë fshatrat e qytetet e jugut të Shqipërisë. Janë të evidentuar saktësisht 89 komandantët e çetave të luftës me një shtrirje mjaft të gjerë që i dhanë kësaj lufte formatin e kryengritjes antipushtuese të nivelit kombëtar. Në këtë Kuvend u vendos që Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, t’i drejtonte komandës italiane në Vlorë një ultimatum, për t’i dalë borxhi kësaj të fundit, dhe të bëhej një zgjidhje paqësore. Në datën 3 qershor të vitit 1920 që nga Beuni ky ultimatum ju dërgua gjeneral Piaçentinit me anën e trimit dhe patriotit Mehmet Selim Mallkeqi, që e morri vullnetarisht këtë detyrë. Gjeneral Piaçentini u përgjigj vetëm me fjalët: “Përgjigjen shqiptarët do ta marrin vetëm nga grykat e topave”.

Kështu, mbas kthimit të Mehmet Selim Mallkeqit, u vendos që më 5 qershor 1920 do të bëhej sulmi i përgjithshëm. Zjarri i saj vazhdoi me heroizëm në Kotë, në Gjorm e Llogora që ishin tre nga betejat më të mëdha e më të rëndësishme të Luftës së Vlorës që çuan në shpartallimin dhe largimin përfundimtar të ushtrisë italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj, më 3 shtator të vitit 1920. Krismën e pushkëve, topave dhe mitralozave në Vlorë e dëgjuan edhe Fuqitë e Mëdha: francezët, amerikanët, italianët dhe britanikët që ishin fitues të Luftës së Parë Botërore. Komisioni i Luftës kishte këtë përbërje: Osman Haxhiu – Vlorë Qazim Kokoshi – Vlorë, Murat Miftari – Tërbaç, Alem Mehmeti – Tragjas, Hamit Selmani – Dukat, Duro Shaska – Kocul, Hysni Shehu – Sevaster, Beqir Sulo Agalliu – Vlorë, Myqerem Hamzarai – Kaninë, Qazim Koculi – Kocul, Sali Bedini – Armen, Ali Beqiri – Velçë, Azbi Çano – Mavrovë. Komandant i Përgjithshëm i Luftës fillimisht u caktua Ahmet Lepenica, i cili pas gjashtë ditëve dha dorëheqjen dhe në vend të tij u zgjodh Qazim Koculi. Ai e kreu këtë detyrë deri në përfundim të luftës. Në nderin dhe respektin e thellë për 150 dëshmorët e Luftës së Vlorës, por dhe më shumë se 400 të plagosurve përkulet në çdo përvjetor shqiptarët. Lufta kishte heronjtë e vet të shquar e të çmuar si Zigur Lelo, Selam Musa- Salaria, Hodo Zeqiri, Kanan Mazja, Sali Vranishti, Osman Haxhiu, Sado Koshena, etj.. Duke gërmuar në shkrimet periodike të kohës gjejmë këtë pasazh të rëndësishëm nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, i cili përmend një fakt shumë të rëndësishëm: “Në vitin 1985 kur i madhi Petro Marko shëtiste nëpër rrugët e Vlorës, në Muradie, në shkollën “28 Nëntori” -tha se- “do vijë dita që në sheshet dhe rrugët e Vlorës dhe në shkollat tuaja ju do të shihni fytyrat e apostujve të shqiptarizmës, si Marigo Pozio, Jani Minga, Osman Haxhiu, Halim Xhelo, Zigur Lelo, Sali Vranishti dhe gjithë patriotëve të tjerë që me pushkë e penë bënë Shqipërinë”.

Ultimatumi i Luftës së Vlorës – vlerë për studiuesit.

Përmbajtja e ultimatumit e përmbledhur sipas librit “Lufta e Vlorës” të autorit Ago Agaj, të shkruar në Egjipt dhe të botuar në Toronto-Kanada:

“Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
Nr. 6 i protokollit.; Shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Settimio Piaçentini,

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i zgjedhur nga populli i Vlorës në mbledhjen e Barçallasë më 29 maj 1920, në ndodhjen e të nënshkruarve, ka nderin t’i deklarojë shkëlqesisë Tuaj sa vazhdon: ”Kur ushtria italiane zbarkoi në Vlorë më 1914, komanda italiane me anën e proklamatës zyrtare të saj na siguroi në emër e në nder të kombit italian, se Italia e lirë nuk kish asnjë qëllim zaptimi të Vlorës e, qëllimi i zbarkimit ishte nevoja e sigurimit strategjik të gjendjes ushtarake në rast armiqësie ndërmjet Italisë e të Austrisë. Populli shqiptar i lodhur prej grindjeve të brendshme dhe duke u dhënë besim nderit dhe premtimeve të qeverisë italiane që bëri me anën e proklamave të botuara njëra pas tjetrës, i’u desh më në fund të përulte kokën e të toleronte zbarkimin italian. Dhe gjatë pesë vjetëve toleroi dha vazhdon të tolerojë padrejtësitë e kryera prej italianeve në dëm të Shqipërisë. Prej pesë vjetëve Vlora, djepja e Pavarësisë së Shqipërisë është qeverisur si një nga kolonitë më të ulëta: përveç gjuhës, administrata dhe flamuri tonë na u mohuan nën kondita shumë të ashpra, me të këqija se ato nën sundimin turk, kur Turqia sundonte në Shqipëri. Por e ashtuquajtura Italia e lirë, pa u turpëruar ka provokuar copëtimin e Shqipërisë me traktate të fshehtë duke mos respektuar nderin e saj me anulimin e traktatit që ajo ka firmosur në Londër më 1915. Na e dimë se një populli vogël si populli shqiptar nuk mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria italiane sado e fortë që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë që të vdesë për idealin e lirisë së tij. Populli shqiptar e quan copëtimin e Shqipërisë një vepër të Italisë e cila duke ndjekur programin e saj imperialist përpiqet ta mbajë Vlorën si një koloni nën zgjedhën e saj. Por ky popull sot me i bashkuar se kurrë ndonjëherë nuk mundet të tolerojë më dhe ta shohë veten të nxjerrë në akant si kafshët në Pazar të Europës për të kënaqur lakmitë Italo-Greko-Serbe. Prandaj dhe ka vendosur të rrëmbejë armët e të kërkojë nga Italia lëshimin e administracionit të Vlorës, Tepelenës, Himarës, të cilat vende duhet ti dorëzohen sa më parë qeverisë kombëtare në Tiranë. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me mandat të popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë, i mbledhur këtu dëshiron që shkëlqesia Juaj t’i përgjigjet kërkesës së tij deri nesër, 4 qershor përpara orës 19.00. Në rast të kundërt për çdo gjë që mund të ngjajë, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare nuk merr asnjë përgjegjësi.

Me nderime: Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare
Osman Nuri, Qazim Kokoshi, Duro Shaska, Ali Beqiri. 3 qershor 1920

Kush e drejtoi Luftën e Vlorës?

Pesë Çetat më të mëdha dhe komandantët e fshatrave janë si mëposhtë vijon: (Duhet shënuar se Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë në fushëbetejë),

1.Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai (dha dorëheqjen pas gjashtë ditëve) – Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj– Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini.

2. Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami.

3. Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima.

4. Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko.

5. Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë – Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi. Të painkuadruara në këto pesë çeta ishin si mëposhtë vijon: Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit: Çeta e Salarisë me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova.

Nga Fushëbardha kishte 78 luftëtarë që drejtoheshin Novruz Bello zëvendëskomandant çete, por dhe Dervish Kërpaçi, Kasëm Golemi, Manxhar Muho, Neshat Çarçani, Belul Golemi, Xhelo Baho, Manxhar Shalari, Murat Cama, Belul Onjea, Jupe Proda, Lufto Kondi, etj.. Për këtë kënga e popullit thotë “Merri Vlorë djemtë tanë,/78 jataganë..”. Ndërsa nga Amerika erdhi edhe një çetë me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin; me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat ordinere të Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit. Kishte edhe një grup artiljerësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 anëtarët e “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi. Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi anëtarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami nga fshati Kallarat e Halim Xhelo nga fshati Tërbaç.

Pas luftërave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qendra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t’i sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga anëtarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Duro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve, e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Përfaqësus i luftës pranë qeverise ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr. Sezai Çomo, për mjekimet përdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë me kryqin e kuq. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan.

Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. Teksti i ultimatumit për Piaçentinin u përgatit nga Avdul Kuçi dhe u dorëzua nga Mehmet Selim Mallkeqi, i shoqëruar nga Halim Laze nga Kanina dhe Adem Aliko nga Vranishti. Përkthimin e ultimatumit e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve. Ngjarjet e Vlorës gjetën jehonë edhe në shtypin e kohës. Kështu u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.. Lufta e shqiptarëve çudiste europianët se si një popull i paarmatosur po luftonte me një nga fuqitë e kohës e po triumfonte. Gazeta shkruanin për këto ngjarje të pabesueshme dhe jo vetëm. Lufta kishte hyrë në këngët e popullit:

“Europa shkruajnë e thonë,/ç’është kështu që dëgjojmë,/bëhet dyfek në Vlorë,/shqiptarët po luftojnë,/me një mbret dyzet milionë./Po me se luftojnë vallë?/Me sëpatë me hanxharë,/dyfeqet lidhur me gjalmë,/fishekët në xhep i mbajnë”.

Fakt është se Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën muzikore” të shoqërisë së bashku me trupat vullnetare dhe bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Në Vlorë ishte edhe një bandë e dytë muzikore që quhej “Afërdita” dhe kishte ardhur për ngritjen e moralit të luftëtarëve të Vlorës nga Elbasani. Nuk mbetën pas as fetarët e klerikët në këtë luftë, ku spikasin Babai i Teqesë Tepelenë Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, myftiu Osman Muka etj.. Një rol të veçantë pati edhe Xhovani Valencia, arbëresh magazinier në Panaja, i cili u dorëzoi magazinat e municioneve shqiptarëve, duke rrezikuar veten dhe familjen me këtë veprim plotësisht në interes të çështjes shqiptare.
___________
Marrë mga Gazeta Telegraf.al

Lufta e Vlorës në memorien e kombit Read More »

Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?

Thonë u shtri, e thonë u vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As te zëmr’ e Djalërisë. As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Këto vargje janë pjesë e elegjisë që Fan Noli ka end për vdekjen e Bajram Currit, sot 92-vite më parë, më 29 mars 1925.

Ndërsa kanë kaluar kaq vite, ende e vërtëta e vrasjes së bujshme rri pezull mbi mitikën e atyre maleve të Dragobisë sot e saj dite, si për të ngasur kureshtinë, e trazuar prej amshimit legjendën, Bajram Curri. Megjithëse bashkëkohësit kanë patur të gjithë të mundshmen për të rrëfyer çfarë ka ndodhur në Shpellën e Dragobisë 29 marsin e vitit 1925, ende nuk është thënë fjala e fundit. E vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë, duket se alibia e këtyre dy mundësive është më e fortë se çdo trillim, apo gojim, i cili prirur nga shumë ndikesa, ose i kërcënuar nga koha nuk arriti deri në ditët tona si e vërteta e të vërtetave që i rrethvijnë fikjes së frymës së fundit të këtij legjendari.

Një burrë malësor i mbështjellë me çallmë të bardhë që i mbulon kokën, sytë dhe një pjesë të fytyrës, duke i lënë jashtë vetëm një palë mustaqe të errëta, kridhet i shtrirë përdhé i pajetë, ndërsa farë pranë tij, i ftohtë dhe triumfalist, një burrë i veshur me kostum dhe me fest në kokë, një veshje e përdorur nga funksionarët e kohës, është prefekti Hasan Kryeziu, i cili pozon pranë trupit pa jetë të Bajram Currit, si para një trofeu. Kësisoj mund të jetë përshkrimorja e asaj fotoje që me gjasë e realizuar nga fotografi gjakovar Ahmet Zherka, duke u bërë publike ka rikthye domosdonë e zbërthimit të këtij ekuacioni, duke u përpjek me e davarit diqysh tisin e trashë të mjegullës që mban të mbështjellë më mister dhe dyshim vdekjen e një prej veprimtarëve më të zëshëm të kohës, Bajram Currit.

Një histori e denj për të kapërthyer kufijtë e mitit. Sot pas 92 vitesh, qëkur kjo piskamë e thekshmë bjeshkësh, ky trazim i makthshëm i një vdekjeje, mjegulla që i rrethvjen është ende e trashë, si vetë hukama e bjeshkëve në Dragobi. U vra apo u vetvra? Kush e vrau Bajram Currin? U tradhëtua dhe pse? Ishin shqiptar apo serbë ata që e ndoqën deri ku ai hoqi shpirt? Janë këto pikëpyetje që mbajnë të gozhduar të vërtetën e bujshme të kësaj ngjarjeje. Ngase është thënë, është dëshmuar dhe përfolur nëpër malësinë e Gjakovës, e pamundur mbetet të mos zbardhet e vërteta. Dikujt i ka interesuar dhe vazhdon t’i interesojë, që Kutia e Pandorës të  mbetet e mbyllur përgjithnjë.

Profili i veprimtarit

Bajram Curri mbamendet si një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës që daton 1899-1900,  veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Rreth këtij personazhi mbetet merita e të qenit drejtues kryesorë në kryengritjet kundërosmane në periudhën 1908-1912, që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.  Ai shprehu energjikisht papajtueshmërinë me vendimet ogurzeza të Konferencës së Londrës së 1913, marrëvesha hijenash që i’a shkulën shtetit të pavarur shqiptar si gjymtyrët, Kosovën dhe treva të tjera shqiptare lindore e jugore, duke e lënë të lëngojë gjymtimin. Ishte 1918 kur Bajram Curri u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” duke qënë vrulli më i hovshëm i këtij solidariteti, këtij kushtrimi. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol në qeverinë e asokohëshme të drejtuar nga Sulejman Delvina.

Është me rëndësi të citohet se në vitet 1920-1921, me cilësinë e komandantit të Operacionit, bashkëpunoi me ministrin e Brendshëm Ahmet Zogun për të realizuar vendosjen e autoritetit të shtetit në Shqipërinë e mbetur pas copëtimit. Do të jenë zhvillimet e mëvonshme politike, martesa e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut, ato që ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e ngritjes kry kundër shtetit. Ishte një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, 24 dhjetor 1924, u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit.

Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Bajram Currit nga Krasniqja mësyjnë Gashin, e mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekun e një i plagosun nga forcat qeveritare dhe një i vrarë e një i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit. Më 9 janar, fuqia e Currit nga Tropoja niset për në Bytyç duke patur për objektiv Krumën, qendrën e Prefekturës së Kosovës, ku kishte nisur dhe forca të tjera nga Krasniqja, duke paraqitur kështu një kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit.

Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kishte emëruar komandant Operacioni për Veriun, Ceno Beg Kryeziun, kurse vëllanë e tij, Hasan Kryeziun, prefekt të Kosovës (nënprefekturat Lumë, Has, Malësia e Gjakovës).

Pas dështimit të Revolucionit të qershorit të 1924 , sipas dëshmive të përftuara nga dëshmimet dhe komunikimi mesvedi i zyrtarëve të asokohëshëm, Bajram Curri, i rrethuar nga trupat zogiste dhe serbe të prirë nga Ceno Kryeziu, kreu vetëvrasje në Shpellën e Dragobisë më 29 mars 1925 për të mos rënë në duart e armiqve. Ato gjysmë të vërteta që kanë qarkulluar nën zë, brez pas brezi në Malësinë e Gjakovës të kthyera tashmë në legjenda thonë se për vrasjen e tij ishte vënë një çmim, dhe ishin me qindra ata që i ishin vënë pas. I gjendur pa rrugëdalje, burri i Malësisë ka hequr xhamadanin për të mos e njollosur me gjak dhe me një plumb në kokë i ka dhënë fund jetës. Zëra të tjerë thonë se Ahmet Zogu nuk ka pasur gisht në vrasjen e tij, i vetëdijshëm se një veprim i tillë do të nxiste tërbimin e malësorëve që e admironin heroin e tyre. Thuhet se u vra nga bejlerët e Gjakovës në pabesi, në shpellë.

Elez-Isuf-Ndreu-me-Bajram-Currin_webDokumentet e zbardhura, të cilat rreken ë hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjeve në atë kapërcyell, nuk mund të saktësojnë diçka veçse të përpiqen të plazmojnë kundërshtitë e Bajram Currit ndaj regjimit dhe përpjekjet e Zogut për ta bërë të nënshtrohet këtë kreshtë të lartë të krenarisë dhe qëndresës malësore.

As deponimi i të vetëdorëzuarit Shefqet Draga në zyrat e prefekturës së Kosovës më 3 prill 1926, i cili pretendon të ketë qenë me Baca Bajramin deri pak momente para se të shuhej, nuk mbetet dhe aq bindëse. Kjo për arsyen se ai në procesverbalin e deponimit, dosje 33 me 11 fletë me 18 pyetje-përgjigje, (mungojnë 3 fletë, ndoshta vendimtaret për zbardhjen e misterit që mban të kyçur këtë vrasje), qaset më shumë të kapet pas të vërtetave që hamendet se mund t’i shpëtojnë kokën se sa të zbardhë besnikërisht se çfarë kishte ngjarë. Një arsye tjetër që e mbulon me mëdyshje këtë të vërtetë të bashkëluftëtarit të Bajram Currit është kërcënimi me litar, të cilit i bëhet me dije që në fill të rrëfimit, se gjoja për dëshmi të rreme ka për t’u dënuar nga gjyqi ushtarak me varje.

Në gjithë këtë hambar dëshmishë, librash të publikuar, bibliografishë e çmos tjetër, duket se çelësi i së vërtetës, ai që mban të mbyllur Kutinë e Pandorës është xhamadani i pagjakosur, të cilin të gjithë e pretendojnë se u gjet pranë trupit pa jetë të Bajram Currit.

Bajram Curri (majtas) dhe Beqir Valteri (i cili i bëri atentat Zogut më 1924)Dëshmitarët e këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë pohuar se xhamadani i Bajram Currit u gjend i hequr dhe i vendosur disa metra larg trupit të tij të vdekur, pa njolla gjaku. Sipas të drejtës zakonore të Veriut të Shqipërisë, ky gjest i tij në momentet e fundit të jetës interpretohej si mesazh për pasuesit e gjakut të tij që ta konsideronin të mbyllur konfliktin e familjes Curri me familjen Kryeziu të Gjakovës. Sapo mjegulla nis të davaritet dhe e vërteta kapet pas alibishë dhe hipotezash të dalë në sipërfaqe, të diftohet faqe dritës, ajo sërish rrëzohet për të mbëtur rishtaz e strukur nën tisin e trashë të dyshimeve. U vra vërtetë Bajram Curri nga nga njerëzit e Ahmet Zogut, apo ky i fundit duke shfrytëzuar ndonjë hasmëri a konflikt e përdori atë për të larë hesapet me kundërshtarin e tij më të flaktë, dhe për të mbajtur nën fre zemëratë  e malësorëve që shikonin tek ky burrë udhëheqësin liberator. Gjithqysh Zogut nuk i interesonte të ishte pas këtij akti dhe gjithë mekanizmi që ngrihet rreth fundit të legjendarit Bajram Curri, duket si një përpjekje e matianit të rrafinuar për të mbetur dorjashtë. Por faktet janë kokforta. Me 9 janar 1925, Ceno Begut iu dërgua telegram urgjent, dokument i publikuar nga Veli Haklaj, me të cilin kryeministri Ahmet Zogu urdhëronte: “Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”. Me anë të këtij telegrami Ceno Begu autorizohej nga Ahmet Zogu që: “batalionin e atyshëm ta merrte nën urdhnin e tij; në qoftë se kompanikomandantat nuk ishin të besueshëm të emnonte të tjerë besnikë; prefektin, në qoftë se i sillte pengime, ta pushonte nga detyra dhe për këtë të lajmëronte”. Në vijim të veprimeve operacionale, më 11 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrini në Gash dhe të nesërmen sulmoj Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit, Sali Mani me 60 veta i ka shkue në ndihmë Currit. Si rrjedhim kjo ministri urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani 110 vetësh të asaj komande pa vonesë me zânë të gjitha vanat e Drinit për mos me lânë me kalue për në Pukë komitat e fuqis së Currit.” Kështu thuhet në evidencën e dokumentuar të fakteve nga zoti Haklaj. Nga një burim përftojmë një dëshmi që flet për një tjetër moment të rëndësishëm të ngjarjes. Kur janë rrethuar në Dragobi nga forcat zogiste, Sali Mani mbështetësi kryesor i Bajram Currit ka pyetur çfarë të bëjmë? Bajram Curri mësohet të jetë përgjigjur se duhet me luftue se nuk ka asnjë besë, ata kane ardh me na vra. Kështu kanë dalë nga shpella dhe kanë filluar pushka. Mbas disa oresh luftime, kanë marrë vesh lajmin e kobshëm se Bajram Curri, i cili kishte vrarë veten. “Nuk e besoj se Bac Bajrami Varrimi i Bajram Currittë vriste veten. Por duhet ta kenë vra në pabesi”, mbamendet të ket kumtu më vonë një nga bashkëluftëtarët e Shpellës së Dragobisë. Sali Mani dhe luftëtarë të tjerë, pasi kanë mësuar për vdekjen e Bajram Currit kanë marrë ikjen për me përfundu mbas disa ditësh në Gjakovë prejnga nuk do të mund të lëviznin për rreth 7 vjet nën kërcënimin me vrasje të Zogut.

Me interes është dokumenti i datës 2 maj 1930, (shkruahet në një të përditshme një vit më parë), me të cilin zavëndësisht Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Major Muharrem Bajraktari, i përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkresën e datës 12 prill 1930, të Komandës së rrethit Tropojë, ku njoftohet për ardhjen në Çerem e Dragobi të dy të arratisurve nga Jugosllavia, të shtyrë nga bajraktari i Krasniqes, Sali Mani, për të vrarë vrasësin e Bajram Currit, me argumentin e të drejtës zakonore se “na ka pre Bajram Begun tuej kenë Miku i jonë”.

Gjithqysh, 92-vite duket se vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për të zbardhur të vërtetën, një të vërtetë ndryshe nga ajo me të cilën është ushqyer opinioni publik, janë faktuar faqet e historisë, e cilas mund të jetë edhe vetë e vërteta e pamohueshme.

(Teksi i materilit është përpiluar nga koncentrimi i tekstshkrimeve të kohëpaskohëshme për legjendarin Bajram Curri, por kryesisht për vdekjen e tij, e cila vijon të mbetet mister. Kush ka diçka për të shtuar, ose ndonjë mënyrë më plotë të trajtimit mudn të kontaktojë në email: [email protected])/Albert Vataj

Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë? Read More »