Histori

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste

Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit,per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia….Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?

Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen , te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije ? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher ? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje ??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter ? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni ? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte ?

Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme ? Do te vazhdojme te pranojme ? Do te ulim koken e do te krrusim shpatullat pa klithur ? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulurasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehern.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar , qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.

Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.

E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.

Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na morren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.

Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet ???

Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin….

Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ???? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste.

Mesazhi i Marin Memes per Greket dhe provokimet e tyre : Mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste Read More »

Fjalët që gjyshja kurrë s’i tha

Nga Donjeta Elshani
Une nuk kam emën. Ma kan ngjitë nja sa me m’thirrë e me m’urdhnue, ama emën temin nuk m’lanë kurrë me ba. Historia jeme asht e trishtë, asht e dhimbshme: zor që don kush me ngue, zor që don kush me dijtë.

Asht veç nja prej historive pa za e t’zakonshme. Asht ni histori jete që sot nuk e kam ma. Nuk muj me e qitë as me e hekë asni shkronjë, se koha jeme ka shku, bashkë me andrrat e mija t’vajznisë.

Jam le n’nandorin e 1938-s. Ditën s’e kam dijtë kurrë. Kurrkun s’a shkrue, as në kujtesën e nanës tem.

Ditën që unë jam le, ish kanë ditë e zezë për te tanë në shpi. Bile i tanë katuni ia kish rrehë krahët me keqardhje babës e i kishin pas thanë, herën tjetër djalë ishalla.

Qëkaq. Asni fjalë me e urue për ni jetë t’re që ka ardhë në tokë. Te tanë ulë kryet tuj dalë prej odës, e baba i turpnuem që s’mujti me gju pushkë për me i kallxue te tanëve që i asht shtu ni pushkë n’shpi.

Nana e shkretë m’ka dashtë gjithë, po as ajo kurrë çikë s’ka dashtë me pasë, ki me hekë çika jeme kish pas thanë nën vajin e dhimtve që e kishin dërrmu.

Historia e nanës asht e njejtë si e jemja, veç se nana ish pajtu, e une kurrë s’kam mujtë.

Çka m’kan thanë po ju tham. Nuk jam kanë kurrë n’shkollë e as knim e lexim nuk m’kan msu, e gjithë kam dashtë me dijtë çka kan ato librat e vllaut t’vogël, qysh me dijtë me knue si ai, kurrë s’kam msue, e gjithë kam dashtë.

Kam pasë ba be, që çika jem ka me pasë fatin tjetër prej temit.

Jam rritë tuj m’thanë je dera e huej, m’kanë msu mirë me shujtë, mos me qitë za, me e ngue çdokan e veten me e mytë. Ni ditë m’a vnunë kanën, m’thanë që m’kan dhanë për dikan, m’kan dhanë si ni teshë që ma s’iu vynë e i jepet dikujt tjetër.

Mu kurrkush s’më veti, çka du une, çka du me thanë une, a due me shku a jo.

Jau dhanë ni plum si dhuratë t’funit. Nëse kisha refuzue me shku te ai që shpija ma ka zgjedhë, me t’njejtin plum ai ka mujt mem vra, e gjaku jem ish kanë i hupt. Jeta jeme e pavleftë.

S’e kam njoftë kurrë, s’e kam dijtë kush asht.E friksueme, kam dashtë me kanë n’dhomën tem t’vorfën e t’ftoftë, po jeta jeme kish marrë tjetër kahje, e unë s’kisha ma fuqi me luftue kundër, veç me e pranue ni fat t’mallkuem e t’njetë si t’shoqeve t’mia.Jam derrmu shumë here, po kush zanin s’ma ka ni, kush s’më ka vetë najhere a jam lodhë? A kam nevojë për najçka?

Kam pasë shpesh nevojë me nejtë vetë, me pushue shpirtin e molisun, me flejt ma shumë, e m’i dhanë pak jetë vetit. Nuk e maj men ni ditë veç temen. Gjithçka a kanë për tjertë. Unë jam kanë për tjertë.

Kam dashtë shpeshhere me ngajtë e lirë ledinave t’blerta, me u shtri veç pak e me lujtë sikur ditët e fminisë. Gjithë kam jetue me mallin e qatyne ditëve kur s’kam ditë gja për jetën — hera e vetme kur kam rrnue qysh kam dashtë.

Kam dashtë shum here me folë, me britë, me kajtë, me iu thanë atyne që jam njeri, po kush s’më kish ngu, m’kishin thirrë emna, m’kishin keshë ditë e natë, se qashtu kan ba me ato t’rrallat që kan guxue me britë, që s’kan mujtë me rrnue qashtu.

Jam kanë gjithë dera e huej, pa emën, pa t’drejta, pa za.

S’kam gjetë kurrë dikush me m’kuptue, me m’i fshi lotë e syve, e me m’i shnoshë plagtë e shpirtit. Rrallë kam keshë. M’patën msu se asht mëkat edhe kjo.

Kam pas ba be e rrfe që fati i çikës tem ka me kanë ndryshe. Që çika jem ka me pasë emën, andrra, e t’drejta, njejt si djemt e mi.

Une gati shkova, qatje ku ma nuk ka kthim. Nuk dij shum për atje. A thu a kam me pasë atje emën? A kam me kanë edhe atje ni derë e huej?

Fjalët që gjyshja kurrë s’i tha Read More »

Dhjetor 1945/ Letra e Komitetit Antifashist të Çamërisë drejtuar aleatëve

Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë përshkruan genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kërkon që Konferenca e Ministrave të Jashtëm të veprojë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje

Kërkohet zgjidhja e çështjes çame nga Konferenca e Ministrave të Jashtëm të vendeve Aleate

Më 20 dhjetor 1945, Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë, i ka shkruar një letër Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Vendeve Aleate, ku I kërkohet zgjidhja e çështjes çame bazuar në të gjtiha konventat ndërkombëtarë. Në letrën drejtuar aotoriteteve të huaja,  Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë, pasqyron gjendjen shumë të vështirë me të cilën përballeshin emigrantët çamë në Shqipëri në atë kohë por rrugën e vështirë që ata kishin ndjekur për të mbërritur në teriotorin shqiptar.

Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë përshkruan genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kërkon që Konferenca e Ministrave të Jashtëm të veprojë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje.

cam10

Letra
KONFERENCËS SË MINISTRAVE TË JASHTMËM ALEATË

Shkëlqesa!

Ne Komiteti Antifashist i popullatës minoriteteve Shqipëtare në Greqi, të emigruar në Shqipëri për shkak të ndjekjeve dhe masakrave të bëra nga ana e Monarko-Fashistave Grekë në Çamëri, kemi nderin të parashtrojmë para Juve,Skëlqesa,sa vijon:

Për tridhjet e dy vjet rresht,minoriteti shqiptar në Greqi vuajti dhe u shtyp pa mëshirë nga ana e autoriteteve Grekë në fuqi. Ne u torturuam dhe u vramë vazhdimisht për hir të qëllimeve të errëta të njerëzve të Megali-Idhesë Greke. Njerëzit e Athinës me politikën e tyre tentonin me mënyra sistematike për shpërnguljen e popullsisë shqipëtare nga Greqia kundër vullnetit t’onë.-letra 2

Më në fund, në kohë kur të gjithë popujt ndodheshin të përleshur për t’i dhënë grushtin e fundit okuptorit gjerman, klikat Monarko-Fashiste Greke në marrëveshje të plotë me njëra-tjetren dhe n’Spir dhe me në krye Gjeneral Napoleon Zevrën, sulmuan krahinat tona duke djegur dhe rënuar gjithë fshatrat t’ona. Këto akte barbarizmi shkaktuan emigrimin e tërë popullsisë shqipëtare të Çamërisë prej Greqije në Shqipëri.letra

Ne, herë mbas here i kemi kërkuar drejtësi prej Aleatëve t’onë të mëdhenj kundrejt këtyre barbarizmave,por fatkeqësisht gjer më sot, jo vetëm që nuk është marrë ndonjë masë kundra autoriteteve Greke si frymësonjëse dhe organizonjëse e këtyre veprave barbare, por dhe çështja jonë ka mbetur në heshtje, gjë që rëndon shumë mbi kurrisin e popullatës Çame të pafajshme .

Popullata Çame n’emigrim jeton në kandidat më të vështira dhe me gjithë ndihmat e shumta të popullit e Qeverisë Shqipëtare gjëndja e jonë po vështirësohet gjithnje e më tepër.napolon zerva

Kundra Vendimeve të Aleatëve t’onë të mëdhenj në Atllantik, Yalta dhe Potadam, ne u masakruam dhe u dëbuam nga vatrat t’ona nga Neo-fashistët Grekë dhe kundra parimeve të luftës antifashiste,neve vazhdon të na mohohet e drejta e jetesës pranë shtëpive, pasurive e vëndeve t’ona; duke u lënë të braktisur dhe në gjendje të mjeruarshme. Ne e konsiderojmë të mundëshme ndërhyrjen pranë autoriteteve Greke që të marrë fund ky turp./njekomb

Dhjetor 1945/ Letra e Komitetit Antifashist të Çamërisë drejtuar aleatëve Read More »

Parlamenti 1920, debate për ministritë dhe fëmijët e Ismail Qemalit

Nga Kastriot Kotoni

Në këto ditë kur në qendër janë deputetët dhe parlamenti i Shqipërisë, ndoshta ia vlen të kthehemi pas në kohë dhe të shohim se si ka qenë parlamenti i shqiptarëve, gati një shekull më parë, çfarë diskutohej aty dhe si debatonin deputetët. Më poshtë është një dokument i 27 marsit 1920: “BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR “SENAT” LEGJISLATURË E PARË- Çilja e parë “KËSHILLIT KOMBËTAR” më 27”III”920 ishin anëtarët e këtij parlamenti dhe Këshilli i Naltë. Në fjalën e parë të këtij parlamenti Shqipëria ishte e mirëpërcaktuar në politikën e saj properëndimore, aq kthjellët e me patriotizëm, sa dikush që ka ëndje ta lexojë atë hapje të punimeve e kupton largpamësinë politike të atyre burrave për të ardhmen e kombit shqiptar.

“Të ndershmit Këshilltar të Kombit, Zotnij! Në Kongres të Lushnjës qi u çel më 21 Kallnuer 1920, ishte vendos që Këshilli Kombtar të çelej më 15 të këtij muejit. Jemi shumë fatbardhë qi sot ndodhemi në të parit Parlamentit Kombëtar. Kurrë u çpallë vetqeverimi i Shqipnisë më 28 Nanduer 1912 në Vlonë ishte vendosë mbledhja e nji Senatit, por nuk u mblodh, më 25.X.1918: përsëri në mbledhjen e Durrsit ishte vendos mbledhja e një Senatit të fortë, por edhe ky nuk u mblodh. Prandaj jeta e Parlamentare e Shqipnisë, fillon me Zotninë tuej. Kombi Shqiptar, këtë rradhë e rrëfeu plotësisht që kishte arrirë në një shkallë përparimi e qytetërimi ma shumë të naltë nga ajo qi kujtojshin ata që nuk e njifshin mirë Shqipninën. Kongresi i Lushnjës me veprat e tija patriotike e çpalli se, ideali Kombëtar asht bashkimi e jo nji lojë për persona. Qëllimi Kombëtar, asht indipendenca e plotë dhe mprojtja e Atdheut.

Me fqinjt t’anë Jugosllavët e Grekët, kemi dëshirë të plotë me rrojtë në armoni miqsore. Kemi shpresë të madhe se, edhe fqinjt t’anë kanë me i njoft të drejtat t’ona etnike e jetike. Shpresojmë se Italia tue e marrë para syesh vullnetin e përbashkët të Kombit Shqiptar do të ndryshojë politikën që ka pasun deri tash mbi çashtjen Shqiptare dhe do të bëhet edhe ajo anëtarja e indipendencës dhe integritetit të plotë të Shqipnisë, dhe kështu së bashku dhe Ingliterra e Franca që janë rrëfyer gjithmonë mbrojtës për lirinë e popujve të vogël, kanë me qenë mirdashës për çashtjen t’onë Kombëtare.

Në këtë çast istorik e shohim si nji detyrë të nderit të kutojmë me falenderime të posaçme ndërmjetësinë njerëzore dhe drejtësore qi po ban i Nalti dhe I Shkëlqyeri Presidenti i Sh.B t’Amerikës Zoti Willson tue përfaqësuar kombin e math t’Amerikës, këjo mirësie nuk ashtë për t’u harrue kurrë nga ana Kombit Shqiptar, jemi fare të sigurtë qi kombi i naltë i Amerikës që ka shpallë parimet e njerëzimit e të Drejtësisës edhe të tanë kërkimet e drejta Kombtare t’ona do të jetë një ndihmës i fortë. Përpara gjith njerëzimit të qytetnuem, Shqipnia paraqitet në kët lutje: Drejtësi kërkojmë dhe e drejta do të na epet.” Ky parlament i viteve 1920 siç dihet u ndesh me poltikën dhe diplomacinë në mbrojtje të Shkodrës në Veri të Shqipërisë e të Gjirokastrës në Jug, po edhe në polemikë me Italinë për çështjen e Vlorës.

Ky parlament me fajlimet e shkëlqyera të Hil Mosit e Sejfi Vllamasit e Qazim Koculit u kërkoi llogari Ministrit të Jashtëm e Kryeministrit të kohës, se si përfaqësohej çështja shqiptare në Konferencën e Paqes. Moment prekës është fjalimi i Senatorit të Vlorës z. Spiro Koleka, i cili në fjalën e tij hyrëse shprehet tejet i hidhëruar që dy pjesë të Shqipërisë Kosova e Çamëria nuk përfaqësohen në kët Këshillën Kombëtare e dëshiron që ky hidhërim të shfaqet prej të gjithëve e të mbahet proces-verbal. Për një lutje të Osman Balit të cilën e kish shkruar në gjuhën turke parlamenti ja përcolli sekretarisë e cila duhet ta përkthente në gjuhën shqipe e më pas ta merrte në shqyrtim. Po në sa e sa fjalime u morën masa për gjendjen e rendit publik dhe drejtësisë të mbajtura nga ky parlament.

Shtroheshin probleme të tilla se nuk kishte shkolla e specialistë për xhandamëri apo drejtësia duhej të aplikonte ligje perëndimore e sa më parë të vinin specialistë nga Amerika edhe Evropa për organizimin e sistemit gjyqësor. Kjo rendje për ta parë foltoren parlamentit si një organizëm ligjbërës është ku e ku sa vite larg nga termi që përdoret sot “ligjvënës”. Ti kërkoje llogari Ministrit të Financave nuk ishte kollaj e ky fenomen u zgjidh duke i dhënë status Këshillit Kombëtar e më pas morën rrugë taksat për bagëtinë në veri të vendit e taksa për kripën e gjithashtu taksat për alkoolin që vinte nga jashtë.

I takoi këtij parlamenti që të kërkonte llogari nëpërmjet fjalimit të Fazlli Frashërit për “Kastoldin”, të ashtuquajturin Komisioner të Lartë, i cili bënte një politikë antishqiptare në Shkodër, Durrës e Vlorë, pa marrë mandatin nga parlamenti shqiptar. Aq i rëndësishëm u bë ky parlament në themelet e shtetit shqiptar, sa autorizoi Qeverinë të negocionte për një borxh financiar me ndërmjetësinë e shqiptarëve të Amerikës. Fakti që ky parlament reagoi me një zë ndaj veprimeve propaganduese të një përfaqësuesi të lartë të xhonturqve me emrin Vebi, duke thirrur në interpelancë Ministrin e Jashtëm dhe atë të Brendshëm, se a kishin dijeni ata për arrdhjen e këtij politikani dhe pse nuk e kishin ndaluar qysh kur shkeli këmba e tij në Shqipëri.

Në këtë parlament lexohen me emocion të lartë letrat e Z. Turtulli dhe Imzot Bumçi, të cilët kishin përfaqësuar çështjen shqiptare në parlamentin anglez me fakte e argumenta të vërteta e me dokumenta të pakontestueshme përkundrejt të gjitha shpifjeve të armiqve të çështjes shqiptare. Shkruhet në origjinal emri i AHMED BEJ ZOGU, por është fjalimi i tij shumë sinjifikativ. Zogu ndër të tjera merr fjalën, kur thotë se qeverija kurdoherë është e popullit edhe do të punojë mbas dëshirës së tij, sepse qeverija sot nuk ka një xhandarmëri të organizuar e të gjithë shpresën e vetë e ka në popull.

Krijimi i ministrive të Tregtisë dhe të Bujqësisë është një nga diskutimet më me vlerë të këtij parlamenti. Palët ndahen mes dy opinioneve për organizimin e ministrive të bujqësisë dhe asaj të tregtisë. Z. Arqemandriti e quan të parakohshme krijimin e këtyre ministrive, sepse nuk kemi buxhet dhe na duhen njerëz të shkolluar. Po ashtu edhe Ramiz Daci nuk e shikon të arsyeshme ngritjen e këtyre ministrive. Por Kol Thaçi, përfaqësues i Shkodrës dhe Sejfi Vllamasi janë të mendimit për krijimin e këtyre ministrive si baza ekonomike e Shqipërisë. Është detyrë parësore e duke marrë si model zhvillimin e bujqësisë në Greqi, e cila siç del nga diskutimet ishte organizuar nga specialistët e huaj me përvojë perëndimore. Këtij parlamenti i ra barra për tu marrë me refugjatët shqiptarë dhe popullsinë e krahinës së Dibrës të shpërngulur në Shqipërinë e Mesme.

Problemi i një shkolle shqiptare janë nga diskutimet më të vyera të Hil Mosit. E do të gjente një hapësirë kohore në këtë parlament me halle shumë edhe diskutimi për një vëmendje më të madhe për familjet e njërëzve të shquar të këtij kombi. Ja si shprehen ata në rastin e dhënies së pensionit për familjen e Ismail Qemalit. Z. Beqir Rusi thotë se: “Populli shqiptar nuk duhet të harrojë mirësitë që i ka bërë z. Ismail Qemali, bej Vlora, kombit i cili ka qenë i vetmi që u hodh ndër rreziqe për të realizuar qëllimin kombëtar me ngritjen e flamurit dhe shpalli Shqipërinë e Pavarur.

Duke i pas vlejtur kombit ky njeri kaq shumë sot është turp për këtë komb që fëmija i tij të mbetet rrugëve pa asnjë lloj ndihme. Qeverija thotë që i kemi caktue një pension prej 200 Lt në muaj e kjo ndihmë nuk shkoj shumë kohë edhe ju dhanë 2500 Lt. Me hidhërim të madh ju them se njëri nga djemtë e tij Z. Mahmud Bej ka vdekur në Itali dhe fëmijët e tij kanë mbetur rrugëve e si mundet të durohet kjo?

Ai pyet për fëmijët e dëshmorit Themistokli Gërmenjit, çfarë masash janë marrë nga ana e qeverisë për ushqimin e tyre, si këta thotë ka edhe shumë të tjerë që i duhet siguruar një jetesë normale. Z. Irfan Bej Ohri shprehet se qeverija duhet të krijojë një arkë pensioni për të mirën e fëmijëve të atyre nënpunësve dhe oficerëve dhe ushtarëve të cilët janë vrarë ndër luftra për shpëtimin e atdheut”. Interes të veçantë tregon parlamenti kur kryetari Xhemal Naipi hap bisedimet për çështjen e Avni Rustemit nëse duhet të dërgohet një letër lutjeje faljeje nga ana e parlamentit shqiptar në drejtim të parlamentit të Francës. Në përfundim të diskutimit u pa e udhës që kjo detyrë t’i caktohej qeverisë.

Parlamenti 1920, debate për ministritë dhe fëmijët e Ismail Qemalit Read More »

1945 – ARKIVAT SEKRETE BRITANIKE: JA CILËT JANË UDHËHEQËSIT KRIMINELË TË SHQIPËRISË

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën, është nxjerrë nga arkivat sekrete britanike. Gjithçka lidhet me të shkuarën e tyre kriminale, derisa morën pushtetin më 1945. Dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës.

Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, ndërsa faktet e panjohura për publikun shqiptar rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.
Për Enver Hoxhën dokumenti shkruan se “ai u përpoq të mbaronte studimet e larta në Belgjikë, por ndërsa nuk dha provimet për tre vjet me radhë, Ministria e Arsimit i preu bursën, e si rrjedhojë ai filloi të merrej me propagandën komuniste, veçanërisht në vitin 1939 dhe 1940”. Hoxha, sipas tyre, u përfshi në bllokun antiitalian vetëm pasi Rusia u përfshi në luftë.

“Kjo sjellje nga ana e tij ndaj demokracive perëndimore ishte identike me qëndrimin e eksponentëve të tjerë komunistë, si Koço Tashko, Kostandin Boshnjaku etj. Propaganda antibritanike dhe antiamerikane ndër qarqet komuniste nuk e shfaqnin hapur armiqësinë e tyre ndaj demokracive perëndimore, ndërsa të rinjtë e shfaqnin hapur qëndrimin e tyre të palëkundur ndaj Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.

Nuk donte shumë mend të shihje se Enver Hoxha ishte një komunist i klasit të parë, i ushqyer siç duhet me teorinë marksiste-leniniste”.

Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi “sot”. Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguar në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngulte në bashkimin e tyre, për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare.

Një tjetër eksponent me rëndësi, të arkivuar nga britanikët ishte dhe Baba Faja Martaneshi, I lindur në vitin 1900 në fshatin Luz të Kavajës, ka qenë shërbëtor në Teqenë e Elbasanit, ku u bë bektashi dhe më vonë u bë dervish. Për këtë profil komentohet se ishte mjaft me fat që u bë Baba i Teqes së Martaneshit, ku u rekrutua në komunizëm nga Mustafa Gjinishi pas pushtimit italian të Shqipërisë. Në dokumente shënohet se ndonëse Baba Faja Martaneshi nuk ishte përgjegjës për ndonjë krim të veçantë, është përgjegjës për të gjitha vrasjet dhe veprimet kriminale të kryera në rajonin e tij nga ndjekësit e tij dhe në emër të tij. Dëshmohet një rast nga britanikët se djegia e Teqesë së Martaneshit dhe fshatit nuk i bëri përshtypje Baba Fajës, megjithëse ishte shkaku i drejtpërdrejtë i atij shkatërrimi. Më tej këto dokumente flasin për karakterin dhe bëmat e tjera të tij.

Një tjetër emër, mjaft popullor dhe një njeri i rëndësishëm në partisë komuniste, shënohet Bedri Spahiu, i cili u lind në Gjirokastër në vitin 1909 dhe i cili i përfundoi studimet e tij në Shkollën Ushtarake të Tiranës. Ka shërbyer në Ushtrinë shqiptare si toger i dytë.

“Në vitin 1936 u përjashtua nga shkolla si komunist. Në vitin 1939 u bë fashist i orëve të para, duke qenë nga të parët që veshi këmishën e zezë dhe emblemën fashiste”. Italianët i dhanë një punë si punëtor në Agjencinë e Transportit Automobilistik të Gjirokastrës. Më vonë u bë oficer në Milici, që ishte një lloj xhandarmërie që i ishte bashkangjitur Partisë Fashiste, ku ai ishte shumë aktiv në rekrutimin e anëtarëve për atë strukturë. Në vitin 1943, duke parë se fashizmit po i vinte fundi, ai u bë sërish komunist dhe doli në mal. Në fakt, edhe të tjerët që më vonë u rreshtuan në Qeverinë e Hoxhës e urdhëruan krimet, kanë pasur të njëjtën taktikë sjellje politike, duke ndryshuar sipas interesave frontet. Britanikët thonë se Spahiu u bë i njohur për krimet që kreu ndaj kundërshtarëve të tij.

Pak i njohur, por që letrat britanike e rendisin në emrat që ka një histori të gjatë me përqafimin e komunizmit, është Kosta Boshnjaku, “një nga eksponentët e partisë komuniste dhe për momentin drejtori i Bankës së Shtetit”. Kuptojmë për “momentin” pasi këto dëshmi janë shkruar më 1945 sapo u vendos pushteti. Thuhet se Boshnjaku e ka vizituar Rusinë përpara vitit 1914. Pas revolucionit komunist në Rusi ai u kthye atje për t’u bërë anëtar i regjistruar i Partisë Komuniste. Në vitin 1921 kthehet në Shqipëri, por një vit më vonë së bashku me Omer Nishanin shkon në Moskë për një mision misterioz. Ende konsiderohet mister nga arkivat sekrete britanike se si Boshnjaku ia doli të caktohet ambasador fuqiplotë në Sofje, ku shkoi së bashku me agjentin rus. “Gjithsesi, lëvizjet e tij vëzhgoheshin nga afër nga agjentët e Shërbimit britanik të inteligjencës”, thuhet në letra.

“Omer Nishani, i lindur në Gjirokastër në vitin 1985, nuk pati kohë të përfundonte studimet e tij për mjekësi në Kostandinopojë, për shkak të luftërave ballkanike”, shkruajnë dokumentet për këtë personazh. Në biografinë e tij shënohet se në vitin 1922 shkoi në Moskë i udhëhequr nga shoku i tij, Kosta Boshnjaku. Atje kërkuan nga Komiterni para dhe ndihma të tjera për të krijuar një organizatë komuniste në Shqipëri. U kthyen në Shqipëri të shoqëruar nga një agjent i Komiternit, i cili ishte përgjegjës për lëvizjen komuniste në Ballkan.

Sigurisht që më mizori në këtë listë dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike e paraqesin Mehmet Shehu. I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që njihen si dy eksponentë të rëndësishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe.

Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës. Mehmet Shehu la përgjysmë shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje u bënë pjesë e ushtrinë komuniste spanjolle. Dokumentet britanike shkruajnë se u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve.

Emër që nuk arriti të potenconte pushtetin në diktaturë pavarësisht një komunist idealist, Sejfulla Malëshova, renditet në listën e zezë të britanikëve. I lindur në Malëshovë të Përmetit në vitin 1889, ka ndjekur leksionet e universitetit në Romë me bursë italiane, por nuk i përfundoi studimet e tij. Kur Imzot Fan Noli u bë president i Qeverisë revolucionare në vitin 1924, Sejfulla Malëshova u caktua sekretar i përgjithshëm i kryeministrit. Së bashku me Omer Niashanin dhe Kosta Boshnjakun ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fan Nolit. Kjo Qeveri revolucionare ishte një nga të parat që pati lidhje diplomatike me Rusinë Sovjetike, madje më parë se Britania e Madhe, Franca dhe shtetet ballkanike.

Emri më popullor, Myslym Peza, u lindur në Pezë, zonë në Shqipërinë e Mesme, është një fshatar i thjeshtë dhe analfabet, aq sa edhe sot ai në vend të firmës vendos gishtin. Kur ka qenë i ri ka kryer disa krime ordinere në fshatin e tij. Dokumentet britanikë shkruajnë se më vonë, në vitin 1927, Peza ka vrarë Osman Balin dhe si rrjedhojë u detyrua të largohej nga Shqipëria. Ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Tiranës, kur ishte në Jugosllavi e ku strehohej nga familja e njohur Lleshi. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, kthehet dhe në vitin 1940 vret në Pogradec ish prefektin e Dibrës, Neki Starovën. Siç shihet, krimet e këtij “udhëheqësi” komunist vazhdojnë dhe më tej.

Kjo është hera e parë që nga arkivat britanike historia lexohet në dëshmi dhe të shkuarën, për të perceptuar ndoshta edhe sot situatën politike./njekomb

1945 – ARKIVAT SEKRETE BRITANIKE: JA CILËT JANË UDHËHEQËSIT KRIMINELË TË SHQIPËRISË Read More »

Varrezat ilire , trashëgimi për shqiptarët

Një vizitë e gjerë nëpër trojet shqiptare , do të më bëj mirë , por gjithashtu do të më bëj të kuptoj se sa është përafërsisht numri i varrezave ilire në trojet shqiptare . Udhëtimi në këtë pjesë të Ilirisë , ku kanë jetuar më parë fiset ilire të Dardanëve , Paionëve , Epirotëve , Ardianëve , Taulantëve etij ., gjithashtu do të shuante kureshtjen time për varrezat ilire .
 
Eshtë e pamundur , që të mos ketë varreza të karakterit ilir në trojet shqiptare . Thjesht është e pamundur . Nëse një varr (çfarë do lloji) ka simbole pagane (shembull konkret dielli) , atëherë padyshim se është varr i një iliri .
 
Në Ballkan janë zbuluar shumë varre , të cilat janë me qindra e mijëra vjet të vjetra . Por nuk duhet të harrojmë sepse nëntoka jonë ilire , mund të ketë edhe shumë varre të tjera ilire , e që nuk janë zbuluar ende nga arkeologët shqiptar . Zbulimi i këtyre varreve dhe sendeve të popullatës së kohës , do të ishin një plus shumë i madh dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në kulturën e lashtë ilire . Njëkohësisht , këto do të ishin trashëgimi do të ishin trashëgimi për shqiptarët .Meqë jemi tek varret ilire në Ballkan , duhet të përmendim edhe llojet e varrimeve që bënin të parët tanë në atë kohë
Njëri ndër varrimet më të shpeshta që kryenin ilirët ishte varrimi nën tuma (grumbull , tumulus) .Ngritja e tumës mbi varrin e të ndjerit është zakon në të gjitha viset qysh në epokën e bronzit , ndërsa në epokën e hekurit kjo shndërrohet më pas në një rregullore të zakonshme , pavarësisht se nuk ishte e vetmja mënyrë varrosjeje në Dalmaci , në Mal të Zi , në Shqipëri e sidomos në Gllasinc të Bosnjës . Ajo që e bënte më interesante këtë zakon është se varret e personave të vdekur , kishin forma me madhësi të ndryshme në varësi të nivelit social .Njëra ndër varrezat më misterioze të periudhës ilire , janë edhe varrezat në Vuksanlekaj , më konkretisht në Hot të Malësisë së Madhe .Janë diku rreth 30 varre të gdhendur në gurë , të larta prej 1 metri deri 1,50m të kthyera me kokë nga perëndimi . Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme , si edhe në vet pllakën mbuluese . Këto varreza janë të vjetra deri 800 vjet , por ato mund të përkojnë më të lashta .Në to gjen të gdhendura simbole nga më të ndryshmet , si të femrave të stolisura , me parzmore , kryqa që janë të lidhur me simbole të tjera , kryqi i trefishtë , hëna e plotë , gjysmëhëna , dielli , ylli gjashtëcepësh , rrathë ciklike , trekëndëshi , katrorët , shkop barinjsh , elemente nga bota shtazore dhe bimore , nëna me foshnje , fëmijë pa kokë etj . Disa nga këto simbole kanë qenë edhe simbole pagane të ilirëve . Nga kjo , mund edhe të themi se këto janë varre ilire .
Do të ishte mrekulli , nëse këto varre do të zgjonin interesim tek historianë , studiues dhe arkeologë sepse këto varre janë shumë të rralla dhe banorët e Vuksanlekajt i kanë ruajtur më së miri këto varre për 200 vjet . Kjo mund të jetë një pasuri e trashëgimisë sonë kulturore . Të gjitha sendet tona të lashta janë shpirti i lashtësisë sonë .
 
Ndërkohë … Ka edhe raste kur një stuhi shiu apo një fenomen natyror nxjerr një mori të vërtetash për një popull të lashtë sikur populli ynë . Këto janë vërshimet e gati dy viteve , të cilat vërtetojnë se në Tetovë , më saktë në fshatin Shipkovicë ka gjurmë të varrezave ilire . Kur ne jemi të mirë me popullin e tokën tonë , atëherë edhe zoti na e shpërblen me pasuri të madhe të trashëgimisë sonë kulturore .
 
“Nga pamjet e vërshimeve të 4 gushtit 2015 është vërejtur edhe një varr , i cili ka bërë kureshtar jo vetëm banorët , por edhe shumë vizitor të tjerë ” – shkruan Abdullah Mehmeti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës .
Ka të dhëna se në këtë hapësirë , në vitet e 60-ta është gjetur edhe një rrasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike , të cilat nga bashkëpunëtorët e pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd . Nga kjo përfundojmë se një pjesë e madhe e gjetjeve ilire janë në dorë të sllavëve .
 
Po pra popull pellazgo-ilir . E shihni , nëntoka e Shqipërisë etnike , frymon vetëm në gjuhën dhe jetën e të parëve tanë . Harresa historike ç’rrënjësohet atëherë kur zoti e kupton se shqiptarët , duhet të zbulojnë rrënjët e tyre të vërteta . Mos e lejoni që sllavo-grekët të grabisin më shumë tokën e pasur pellazgo-ilire . /ikvi.at

Varrezat ilire , trashëgimi për shqiptarët Read More »

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.

Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare.

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë Read More »

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shën Ndoit”.
Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, kohë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.

Edhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti popullor i kohës për kurim në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.

Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë e një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister, edhe sot e kësaj dite…

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com