Histori

PASTIÇERIA SHEKULLORE QË PËRGATITI TORTËN E DASMËS SË MBRETIT ZOG!

[sgmb id=”1″]

Sonte në emisionin Opinion është duke u trajtuar tema për “Gatimin si pasion”, mes tetë të ftuarve është edhe Enes Reka, i cili ka një ndër pastiçeritë e famshme në kryeqytet.

 

Pastiçeri “Reka” është rikthyer pas shumë kohësh për të vazhduar traditën shekullore të ëmbëlsirave. “Pastiçeria është themeluar në vitin 1924, nga  Mustafa Reka”,- është shprehur Enesi. Ky biznes është rikthyer vitin e kaluar nga dy stërnipërit e  tij, Enes dhe Siditi dhe bën 93 vite në treg. Madje i ka mbijetuar edhe kohës së komunizmit:“Me qindra familije tiranase janë martuar dhe fejuar me llokumin tonë.”

18157818_10154619564922198_5666438938428475591_n

 

PASTIÇERIA SHEKULLORE QË PËRGATITI TORTËN E DASMËS SË MBRETIT ZOG! Read More »

Pse amerikanët i çmojnë lartë vlerat tona kombëtare ?

[sgmb id=”1″]

Mikun i cili më do  dhe më çmon e dua shumë , e dua përtej mase .  Si mundet   të mos e  nderosh mikun i cili të gjendet në ditët më të vështira ? Si mund ta harroj mikun i cili bëri çmos të më shpëtojë nga zhbërja e ime , nga   mundësia e planifikuar e humbje si “çifuti në shkretëtirë “ ? Jo dhe jo e madhe ;e dua atë mik dhe nuk e harroj kurrë , i  jam tërë jetën falënderues. Miku më tha një herë se që 100 vjet jam me ty , por edhe 100 të tjera më ke pranë .
Vlerat tona kombëtare janë për  t`u çmuar ; vetëm amerikanët janë ata që na nderojnë ,vetëm ata janë që ia bëjnë botës të ditur se kush janë shqiptarët .
Nëse me fuqinë e saj ia bënë të ditur botës ;” Universiteti i Kalifornisë: Shqiptarët, autoktonët e Europës “ ,pra që jemi autokton , indigjen , vendor , jo të ardhur , jo të shpifur , jo të sjellë nga diku, që e meritojmë token tonë ; atëherë si mos të jemi mirënjohës ?

“Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë “

Pra : “Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone. “ A nuk mjafton kjo ? Po ç`duam më shumë ?
Edhe kjo : “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit. “ Pra , të faleminderit mik që iu mbyllë gojën atyre që ende planifikojnë  që për interesa zhbërjeje të trumbetojnë në kancelaritë botërore se shqiptarët e Kosovës janë aty që nga viti 1389 , e ata të Shqipërisë që nga shekulli i 11-të.
Nuk mund të ndalem me kaq ,pa e komentuar  edhe  :  “Muslim Kosovars rediscover their long-forgotten Roman Catholic roots”  e shkruar në Washington Post (https://www.washingtonpost.com/national/religion/muslim-kosovars-rediscover-their-long-forgotten-roman-catholic-roots/ )
Ky shkrim nuk ishte thirrje për ndërrim të fesë , as që ta imponon kush konvertimin; por ishte një njoftim për  botën e civilizuar se ja shqiptarët ishin dhe sot janë të vendit të tyre që nga kohët e lashta dhe i përkasin  krishterimit të hershëm . Me këtë thuhet direkt ose jo ; se serbët janë ardhacak , se turqit iu sollën shqiptarëve fenë .A nuk mjafton kjo ?

“The Serbian Orthodox Church claims ownership of the property and holds the keys to the building, which it renovated in 1993. But area residents believe it’s an ancient Albanian church, and they want it back. Old churches in Kosovo such as the one in Gjonaj are reminders of the country’s deep-rooted Christian history, one some locals would like to resurrect  ” . Shqiptarët ia duan kishat e tyre , të cilat serbët i kanë uzurpuar dhe shpallur të tyre .

Ose  ,prapë nga Washington Posti : “The Islamic experience is not something that Albanians really wanted but something that was imposed on them,” said Gjergji. “The Christian history is stronger than the Ottoman history.”  Përvoja muslimane e Shqiptarëve nuk ishte pse ata e deshën por eta e morën me dhunë. Krishterimi është me rrënje më të thella se sa historia Otomane .
“But Catholic Bishop Dode Gjergji thinks those numbers hide the true spiritual affinities of Kosovars. Gjergji said only 10 percent of Kosovars practice their Muslim faith; the rest are secular.”

Fahri Xharra, 24.04.17
Gjakovë

Pse amerikanët i çmojnë lartë vlerat tona kombëtare ? Read More »

Ja propozimi i Esat Pash Toptanit per flamurin Shqiptar!

[sgmb id=”1″]

Esat Pashë Toptani vazhdon ende të mbetet një personazh historik me shumë dritëhije. Ndoshta shkaku duhet kërkuar te mania pambarim e shqiptarëve për të revizionuar çdo gjë nga e kaluara si dhe në liberalizimin e tregut të botimeve që, gërshetuar me mungesën e redaktimit shkencor, çon hera-herës në botime jo krejtësisht të sakta në pikëpamje historiografike.

Dr. Marenglen Kasmi

Sigurisht që, është normale, madje e domosdoshme, që historia të ritrajtohet në vazhdimësi. Kjo lidhet më së shumti me kërkimet nëpër arkiva vendase e të huaja dhe, për një vend të mbyllur ku ka operuar historiografia shqiptare, është e natyrshme të zbulohen në vazhdimësi dokumente të reja.

Në këtë kuadër, po zbardhim më poshtë disa dokumente dhe botime gjermane, të cilat hedhin sadopak, një dritë më shumë mbi këtë çështje.

 Propozimi i Esat Pashës për modelin e flamurit të Shqipërisë në vitin 1915

Gjatë kërkimit në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë para disa kohësh, në fondin R 130365 ndesha në një zarf letre, i cili kishte brenda tij një shkresë përcjellëse të ambasadës austro-hungareze në Berlin të datës 7 maj 1915, që i drejtohej Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane me tekst: “Ambasada perandorake dhe mbretërore ka nderin t’i dorëzojë Ministrisë së Punëve të Jashtme një notë të Esat Pashës të destinuar për përfaqësuesin perandorak gjerman që ka të bëjë me flamurin kombëtar shqiptar, që i është dorëzuar të ngarkuarit me punë të perandorisë austro-hungareze në Durrës”.

Më tej në zarf gjendej nota e nënshkruar nga Esati, drejtuar përfaqësuesit gjerman në Durrës, i cili ndërkohë ishte larguar nga Shqipëria.

Dr. Marenglen Kasmi

Ndoshta kjo letër është një nga rastet e rralla– në mos hera e parë në dijeninë time – ku botohet një shkresë e nënshkruar nga Esat Toptani. Përmbajtja e shkresës është krejt formale. Ajo daton më 21 prill 1915 dhe është shkruar në Durrës. Esat Pasha i dërgon përfaqësuesit gjerman modelin e flamurit kombëtar shqiptar, gjithmonë sipas variantit të tij. Në fund të saj bie në sy një firmë e pastërvitur dhe e brishtë, çka ndoshta ilustron atë që Ekrem bej Vlora dhe bashkëkohës të tij e thonë, që Esati nuk dinte shkrim e këndim, por mesa duket kishte mësuar të firmoste me germa latine. Po ashtu, në shkresë duket qartë që teksti i saj është shkruar nga një dorë e mësuar. Gjithashtu në të vihet re edhe mania e Esatit për t’i dhënë sa më shumë pushtet vetes, kur nënshkruan si president i përkohshëm i Shqipërisë, komandat suprem dhe gjeneral.

Modeli i flamurit i propozuar nga Esat Toptani

Dhe në fund modeli i flamurit: një copë e kuqe me përmasa rreth 20 me 30 cm, me një yll të bardhë në cepin e poshtëm, djathtas. Bie në sy ngjashmëria me flamurin turk, ku është hequr vetëm gjysmëhëna. Ky fakt mund të ilustrojë lidhjen shpirtërore të Esatit me perandorinë osmane, por po ashtu mund të vlerësohet edhe si një element qetësues për kundërshtarët e tij “dumbabistë”.

Një biografi e pabotuar për Esatin nga Friedrich Wallisch

Shkrimtari austriak Friedrich Wallisch [Fridrih Valish 1890-1969] lindi në Moravi. Ai shërbeu në flotën ushtarake të Austro-Hungarisë dhe në vitin 1914 ndodhej në Shqipëri ku drejtonte sektorin akademik të flotës. Gjatë kësaj kohe ai raportoi për sundimin e shkurtër të Princ Vidit.

Pas Luftës së Parë Botërore mbaroi studimet në Austri në degën e mjekësisë, por nuk e ushtroi kurrë profesionin e mjekut. Në pranverë të vitit 1923 ai themeloi në Vjenë një shtëpi botuese dhe në vitin 1929 krijoi një Shoqatë Austriako-Shqiptare (Österreichisch-Albanische Gesellschaft).

Ka shkruar disa libra për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Biografia e Esat Pashës që po japim më poshtë është shkëputur nga libri i tij “Shteti i ri- Shqipëria”, , botimi II, Stuttgart 1931. Ky libër është rrëfim i një udhëtimi automobilistik që autori ka kryer në Shqipëri në vitet 1930-1931.

„[…] Princit Wilhelm nuk do t’i kishin dalë thinjat as nga një «second Schleswig-Holstein» (siç quhej në Paris me ironi pozita e Shqipërisë e ndarë ndërmjet Austrisë dhe Italisë, njësoj si Schleswig-Holstein ndërmjet Austrisë dhe Prusisë – M.K) dhe as nga kryengritja epirote, nëse në këtë kohë në Shqipëri nuk do të kishte ekzistuar një burrë i çuditshëm, i cili dinte të gatuante çorbën e tij mbi çdo zjarr të rrezikshëm. Ky ishte Esat Pashë Toptani. Jam ende i gëzuar që kam pasur rastin ta njoh personalisht këtë njeri. Jo vetëm sepse më ka mbetur në kujtesë si një personalitet tërheqës (ai dinte të paraqitej edhe si një zotëri simpatik e i ndershëm), por sepse ai ka qenë pa dyshim një nga figurat më interesante e të veçanta të historisë së re.

Gjysma e Esat Pashës ishte ajo e një uzurpatori të madh, me gjithë paturpësinë gjeniale të një komandanti mercenarësh të kohës së Rilindjes. Ndërsa në gjysmën tjetër të tij, ai ishte një njeri i zgjuar me nuhatjen e një tregtari oriental. Me siguri do t’ia vlejë shumë ndonjëherë, të shkruhet romani i jetës së këtij njeriu.

Le të japim shkurt, shumë shkurt, historinë e jetës së tij: Esati rrjedh nga familja më e fuqishme aristokrate në Shqipërinë e Mesme, Toptanët. Ai u bë oficer i xhandarmërisë turke. Më pas deputet. Hyri në oborrin e Abdyl Hamitit. Bëhet i përkëdheluri i këtij sulltani. Por intrigon kundër tij. Merret vendimi për të rrëzuar Abdyl Hamitin. Asnjë nuk merr guximin t’i japë atij këtë lajm të padëshiruar. Esati guxon. Ish i përkëdheluri i sulltanit të rrëzuar fiton nga ky akt një respekt të veçantë te Xhonturqit. Dërgohet në Shqipëri si njeriu i tyre i besuar. Si oficer xhandarmërie i Xhonturqve, ai godet me ashpërsi lëvizjet çlirimtare të shqiptarëve të Veriut. Që prej kësaj kohe konsiderohet si armiku më i rrezikshëm i lëvizjes çlirimtare shqiptare. Në fillimet e luftës ballkanike ai mbledh një ushtri private dhe i vjen në ndihmë guvernatorit turk të Shkodrës, Hasan Riza Pashës, i cili luftonte kundër ushtrisë malazeze. Gjatë rrethimit Hasan Rizai vritet në mënyrë të pabesë. Nga kush? Vrasja e tij e çon Esatin në majë të piramidës. Ai bëhet pasardhësi i Hasanit si mbrojtës i qytetit. Bota e shikon Esatin si mbrojtësin e Shkodrës. Papritur, ai u dorëzon armiqve qytetin pa ndonjë arsye të dukshme. Pasuria e tij rritet. Të afërmit e tij vdesin njëri pas tjetrit në vitet e tyre më të mira. Esati përfiton pasurinë e tyre. Ushtria e tij private  – të cilën ai ka arritur në sajë të marrëveshjeve ta nxjerrë nga Shkodra – është aktive, si në luftë edhe në paqe. Ai e përdor atë për të përzënë fshatarët e Shqipërisë së Mesme nga tokat e tyre. Pasuria e tij rritet edhe më shumë. Fuqitë e Mëdha e njohin Shqipërinë si shtet të pavarur. Esati, (më parë një shtypës i përgjakshëm i lëvizjeve çlirimtare) papritur shfaqet zjarr e shpuzë për pavarësinë e Shqipërisë. Por, nën mbretin Esati I. Për fat të keq kjo gjë nuk funksionon. Asnjë nuk e dëshiron mbretin Esat. Madje, as familja e tij nuk e dëshiron këtë gjë. Ajo trembet se, gjendja shëndetësore e anëtarëve të tjerë të familjes mund të përkeqësohet edhe më shumë. Plani «mbreti Esat I» do të ruhet për të ardhmen.

Gjithsesi gjërat nuk ecin kaq shpejt. Fuqitë e Mëdha zgjedhin me të drejtë Wied-in për princ. Kandidati i kurorës, Esati, brenda njëzet e katër orësh shndërrohet në shërbëtorin më besnik të sundimtarit të tij. Ai shkon në Neuwied, si edhe në Vjenë e Romë në krye të delegacionit shqiptar. Dekorohet në Austri dhe Itali me medaljen e Kryqit të Madh. I jep besën princit Wilhelm, se do ta mbështesë atë me gjithë ndikimin dhe fuqinë e tij deri në frymën e fundit. Premtim i çuditshëm i një vasali. Në këto fjalë bese vërehen ngjyra kërcënimi, apo jo? Bëhet krahu i djathtë i princit. Lejon t’i delegohet një tjetër personi posti i kryeministrit dhe vetë kënaqet me postin e Ministrit të Luftës, Ministrit të Brendshëm dhe Gjeneralismit. Kësisoj ai ka në dorë gjithë fuqinë civile dhe ushtarake.

Ushtria e tij private vazhdoi të ishte aktive. Nëse dëshiron të tregohesh i sjellshëm, këto banda mund t’i quash gardistë të Esatit. Madje, persona tejet të sjellshëm i quajnë ata xhandarët e Ministrit të Luftës. Sa herë xhandarët e vërtetë, ata të qeverisë së princit, kërkojnë të shkojnë në vendrojat e tyre në brendësi të vendit, përfshihen çdo herë në luftime me njerëzit e Esatit. Betejat zgjasin aq kohë, sa trupat e qeverisë marrin nga Durrësi urdhrin, që të shmangin luftimet me xhandarët e Ministrit të Luftës! Kësi gjërash ndodhin në këto kohë paqësore në një vend europian të shekullit XX.

Që një figurë si Esati nuk mund të kishte ekzistuar në Shqipëri para 20 vjetësh, vërteton atë që unë dua të vërtetoj: Aty (në Shqipëri- M.K) mesjeta sapo ka perënduar-tanimë, në shekullin e njëzetë. Ky vend ka kapërcyer brenda natës në kohën moderne.

Vazhdojmë më tej me Esat Pashën: Fuqitë e Mëdha nuk dëshironin Esatin I, por Wilhelm-in I. Në rregull, atyre duhet t’u tregohet se nuk kishin të drejtë. Esati bën një rezistencë pasive kundër epirotëve pro grekë. Meqenëse kundër kryengritësve nuk mund të mbarohet punë në rrugë luftarake, nënkoloneli holandez Thomson, si përfaqësues i shqiptarëve, kërkon të mbyllë luftën pa gjak duke bërë lëshime të vogla. Ai negocion me Zogarfin, drejtuesin e epirotëve. Esati urdhëron menjëherë kthimin e holandezit nga Epiri. Njerëzit e Esatit i ofrojnë marrëveshje joshëse qeverive në Romë, Athinë dhe Beograd.

Por, e gjitha kjo histori po zgjaste shumë për Esatin. Një ditë të bukur ushtrinë e tij private marshoi në drejtim të Durrësit, me qëllim që të bënte të padëmshëm Princin, a thua se ky nuk kishte boll probleme. Kjo do të thotë, Esati e organizoi me zgjuarsi këtë gjë. Vetë qëndroi në Durrës – a thua se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë po ndodhte dhe prej aty urdhëroi ushtrinë e tij private të sulmonte qytetin. Ministër i Brendshëm dhe Ministër Lufte i çuditshëm, i cili nuk di asgjë. Holandezët nën drejtimin e majorit Sluys ndihmuan në thyerjen e sulmit. Nuk përbënte më sekret që ekselenca e tij, Ministri i Luftës ishte organizatori i sulmit. Kësisoj ai duhej të largohej për në Itali, ku rrugët për të ishin të hapura. Në mesin e muajit qershor u zhvilluan beteja të reja në rrethinat e Durrësit. Koloneli Thomson, një njeri i çmuar dhe i zoti ra në luftime. Gjendja e Wilhelm-it bëhej gjithnjë e më e vështirë. Vullnetarë austriakë u ofruan në shërbim të tij. Në Vjenë u rekrutua një legjion shqiptar.

Por pastaj në Vjenë kishin të tjera probleme. Erdhi lufta. Wilhelm-i humbi gjysmën e austriakëve, gjermanëve dhe holandezëve. Pasi ai kishte hipur njëherë në bordin e një anijeje, me qëllim që të mos të shndërrohej si të thuash në një pasardhës të Maksimilianit të Meksikës, atij i duhej të largohej më 5 shtator 1914 përfundimisht nga Shqipëria.

Duket se Esatit iu hap rruga që me ndihmë të Antantës të realizonte dëshirën e tij të hershme. Ai tanimë ishte regjent në Durrës. Por, helli, që ai e kishte përdredhur kaq shumë, tashmë po rrotullohej kundër tij. Armiqtë e tij shqiptarë marshuan drejt qytetit. Ndër vite ai kishte bërë plot armiq. Më pas erdhën austriakët dhe gjermanët, të cilët kishin me të ende një llogari të hapur. Esati duhej të largohej përsëri. Ai ishte kujdesur prej kohësh të hapte llogari me shuma të majme në banka të mëdha europiane. Ai u shpërngul në Paris dhe vazhdoi të thurte intrigat e tij si gjatë kohës së luftës edhe pas saj. Ai ishte duke përgatitur terrenin për t’u «vëllazëruar» me Jugosllavinë, derisa në një ditë qershori të vitit 1920, iu mor jeta plot stil. U qëllua për vdekje në Paris nga një patriot shqiptar. Do të kishte qenë tepër absurde nëse Esat Pasha do të kishte pasur një vdekje natyrale […]”.

Mysafir në shtëpinë e Esat Pashës

Në zbatim të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit duhej të përgatiste kushtet e ardhjes së princ Wied-it në Shqipëri. Ndërkohë që Ismail Qemali u shpreh i gatshëm të japë dorëheqjen si kryetar i qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani ende nuk ishte bindur të hiqte dorë nga sundimi i tij në Shqipërinë e Mesme dhe t’i hapte kësisoj rrugën ardhjes së princ Wied-it në Shqipëri. Në këtë kuadër, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit vendosi të dërgonte tek Esati në Durrës dy përfaqësues, për të biseduar e për ta bindur atë të jepte dorëheqjen. Këta ishin konsulli i përgjithshëm britanik Lamb dhe përfaqësuesi gjerman në KNK, Sekretari i Dytë në shërbimin diplomatik Rudolf Nadolny.

Në kujtimet e botuara të Rudolf Nadoly-t në Köln në vitin 1985, ai e përshkruan takimin me Esatin si më poshtë:

“[…] Komisioni i Kontrollit vendosi të largonte nga posti si Ismail Qemal Beun ashtu edhe Esat Pashën dhe të ftonte për të ardhur në Shqipëri Wilhelm Wied-in, i cili ndërkohë ishte shprehur dakord të hipte në fronin shqiptar. Ismail Qemal Beu ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen. Ai u shpreh menjëherë i gatshëm me kusht që, edhe Esat Pasha të jepte dorëheqjen. Kjo ishte më e vështirë, sepse Esati sundonte si “Shef i Ekzekutivit të Senatit për Shqipërinë e Mesme” dhe as që i shkonte ndërmend një gjë e tillë. Kësisoj, u mor vendimi që, konsulli i përgjithshëm britanik Lamb dhe unë të hipnim në bordin e kryqëzorit austriak “Pantera” dhe të udhëtonim për në Durrës për të negociuar me të.

U nisëm të dy në një mbrëmje me kryqëzorin dhe, herët në mëngjes hodhëm spirancën në gjirin e Durrësit, përballë kodrës ku ishte shtëpia e Esat Pashës. Rreth orës 09.00, të shoqëruar nga dy marinarë morëm të përpjetën për në shtëpinë e sundimtarit.

Bisedimet rezultuan shumë të vështira. Esati nuk binte dakord të jepte dorëheqjen. Ai pinte duhan dhe ndërkohë kishte mbaruar dy paketa. Ra qetësia, sepse asnjë nuk dinte më çfarë të thoshte. Esati hodhi vështrimin nga dritarja dhe pyeti përse kryqëzori nuk ishte afruar më pranë bregut. I thashë se kryqëzori nuk është aspak larg, por vetëm 2500 metra prej shtëpisë. Ai më pyeti se nga e dija me kaq saktësi. Iu përgjigja se, këtë gjë ma kishte thënë oficeri i artilerisë, kur po përgatiste topat. Esati u zverdh në fytyrë dhe bisedimet filluan nga e para. Brenda një kohe relativisht të shkurtër ramë dakord. Esati do të jepte dorëheqjen me kusht që të ishte në krye të delegacionit që do të shkonte për të marrë princin në Gjermani. Nënshkruam marrëveshjen me shkrim dhe i telegrafuam Komisionit të Kontrollit që mund të vinin. Lamb-i u kthye në Vlorë. Ndërsa unë pranova ftesën e Esat Pashës për ta shoqëruar atë në vendlindjen e tij, Tiranë.

Mëngjesin tjetër u nisëm. Ishin 36 km dhe vërehej qartë se sa i begatë dhe i lënë pas dore ishte ky vend. Rreth drekës mbërritën në Tiranë. Ishte një qytet i vjetër me pemë të lashta bliri dhe me vilën me veshje druri të Esat Pashës, të pikturuar plot shije artistike.

Dreka ishte shumë festive, por mua nuk më shijoi. Ajo përbehej nga 15 gatime të ndryshme – të gjitha me mish qengji. Kulmi u arrit me kokat e pjekura të qengjit. Kisha zënë vend në të djathtë të Esatit dhe ai më vuri personalisht një kokë qengji në pjatë. Qengji më vështronte me sytë e fikur dhe mua mu rrotullua stomaku. Thashë se nuk mund ta haja këtë gjë, sepse nuk isha i mësuar me zakonet e vendit. Prandaj, Esati duhej ta hante për mua kokën e qengjit. Esatit i erdhi shumë keq, por e mori kokën e qengjit dhe e hëngri me të vërtetë, pasi kullufiti fillimisht kokën që kishte në pjatën e tij. Fillimisht hëngri sytë. Ishte e tmerrshme të shikoje këtë gjë. Unë hëngra vetëm bukë dhe fruta, pasi kisha shtyrë me zor një pjatë me supë, të cilën për pak sa nuk e nxora. Shqiptarët nuk ngopeshin së ngrëni dhe as u shkonte ndër mend të pushonin. Pas drekës bëmë një shëtitje të shkurtër në qytet dhe pastaj erdhi darka, që ishte e ngjashme me vaktin e drekës. Mu shpif edhe më shumë. Natën e kalova po aty. Lavamani i dhomës time ishte një konstrukt primitiv prej druri, por me legenë elegantë argjendi dhe me një gjym uji po kaq të përkryer. Shtrati ishte krejt i thjeshtë dhe prej druri, por jastëku dhe çarçafët ishin qëndisur me fije ari dhe mëngjesin tjetër e kisha të pikturuar në trup gjithë modelin. Mëngjesin tjetër u nisa për në Durrës në një gjendje të mjerueshme. Me të mbërritur rashë në shtrat i sëmurë për vdekje. Në mbrëmje u zvarrita në restorant dhe porosita spinaq me vezë, por për hir të zotit, vezën duhej ta skuqnin me gjalpë dhe jo me dhjamë qengji. Më servirën vërtet spinaq me vezë. Veza ishte skuqur me gjalpë, ndërsa spinaqi ishte përgatitur me dhjamë qengji – çka mua sigurisht që më sëmuri prapë

Ja propozimi i Esat Pash Toptanit per flamurin Shqiptar! Read More »

E shpëtoi nga nazizmi, vajza herbreje kthehet pas 74 vitesh në shtëpinë e shkodranit

Sonja Adishe në shtëpinë e shkodranit Agostin Çiftja pas 7 dekadash: Nuk do vdisja pa takuar ata që më shpëtuan nga nazizmi.

Në fillim të verës së vitit 1943, Shalom Adishe e kishte ndarë mendjen: braktisi Prishtinën  e pushtuar nga nazistët dhe u nis drejt Shqipërisë. Bashku me gruan, Ninën dhe vajzën 2-vjeçare  Sonja, ai kaloi kufirin si klandestin dhe mesnatën e një mbrëmjeje qershori zbarkoi në rrugicën “Dogajtë e reja” të Shkodrës-ku ndodhej lokali i Agostin Çiftjes.

Çiftja, një burrë i gjatë me veshje të fisme po mbyllte lokalin kur i pa të ardhurit në rrugë dhe i pyeti shqip: Prej kah jeni?

Shalom Adishe (Adiže) nuk dinte të përgjigjej. Agostini i foli sërish në gjuhën italiane.

Pas një hezitimi, Shalom u përgjigj: Nuk jemi italianë, jemi hebrenj dhe kërkojmë një strehë ku të fusim kokën!

Shtatëdhjetë e katër vjet pas këtij takimi dramatik, Sonja Adishe ka udhëtuar bashkë me fëmijët dhe nipërit nga Izraeli në Shqipëri për të takuar familjen Çiftja që i shpëtoi.

Dy familjet i takuam rastësisht gjatë një dreke te “Mrizi i Zanave” në Lezhë.  Në krah të Sonjës është ulur Gjon Çiftja-i biri 84 vjeçar i Agostinit, i cili ka punuar si profesor i matematikës në Universitetin e Shkodrës. Ai ka ardhur në këtë takim me familjarët, të motrën Xhovana dhe bashkëshortin e saj.

Ndryshe nga Sonja që kujtimet i ka të treguara nga babai, Gjon Çiftja e mban mend kohën kur familja Adishe u strehua në shtëpinë e tyre.

“Kjo është streha eme. Ju do të flini në dhomën time të gjumit, ndërsa unë dhe gruaja e fëmijtë e mi do të rregullohemi në pjesën tjetër të shtëpisë”, kujton ai t’u ketë thënë babai bashkëshortëve Shalom dhe Nina.

Shtëpia e tyre përbëhej nga dy dhoma dhe një kuzhinë. Jashtë mureve, era e ngrohtë e qershorit përcillte jehonën e këmbanave të kishave  dhe zërin e dalë nga minaret e xhamive.

“Kjo është Shkodra. Ju do të rrini këtu sa të doni dhe do të ndajmë gjithçka bashkë, në të mirë dhe në të keq”, do t’u thoshte Agostini, ndërsa Gjoni asokohe vetëm 11 vjeç pohon se ishte dëshmitar i këtij çasti.

Sonja Adishe thotë se ka shumë respekt për Shqipërinë dhe se takimi me Xhovanën-motrën e Gjonit i ishte dukur sikur kishte takuar nënën e saj.

“U frikësova  nga vdekja andaj erdha,” thotë e moshuara nga Izraeli.

“Tani e di që do të rroj, sepse takova njerëzit e mi,” shton ajo ndërsa përlotet.

Emrat e familjarëve Çiftja gjenden mes shumë familjeve të tjera shqiptare në Yad Vashem, të njohur si “Të drejtë mes kombeve” nga Izraeli për kontributin e tyre në shpëtimin e familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sonja Adishe dhe familjarët e saj nga Izraeli duke parë fotografitë. Foto:Arben Velo
Në Mrizin e Zanave, familjet shohin fotografi dhe rikujtojnë atë mbrëmje qershori që i bëri miq. Pas kapitullimit të Italisë, komanda gjermane u vendos në të njëjtën rrugicë me shtëpinë e Agostin Çiftjes në Shkodër.

“Përballë shtëpisë së Agostinit dhe Jozefinës, ndodhej një ndërtesë 20 metra e gjatë dhe me 12 dhoma”, kujtojnë familjarët.

Rreziku ishte fare afër dhe Shalomit iu desh të largohej sërish.

“Në rrugicë jetonin vetëm katër familje shqiptare. Gjermanët kishin dhënë urdhër që dyert e portave të shtëpisë të qëndronin të hapura. Kjo ishte tepër shqetësuese dhe e rrezikshme. Nga momenti në moment, gjermanët mund të futeshin në shtëpi dhe t’i gjenin miqtë aty”, kujtojnë Gjon Çiftja.

Vendimi që ata morën nuk ishte i lehtë. Dy të rriturit duhej të largoheshin në zona rurale, ndërsa Sonja do të mbetej në shtëpinë e shkodranëve.

Deri në përfundim të luftës, burrë e grua qëndruan në Thumanë. Agostini u dërgonte ushqime dhe veshmbathje, ndërsa vajza rritej me fëmijët e tij, si pjesë e familjes. Kur gjysma e Shqipërisë u çlirua, Shalom Adishe dhe Nina vendosën të largoheshin nga Shqipëria.

Në pasaportën e falsifikuar shqiptare, emri i Shalomit u tjetërsua në Shaban, Nina mbajti emrin që kishte dhe po ashtu edhe Sonja. Vajza e vogël, e rritur në Shkodër u dërguar drejt prindërve në Thumanë  dhe që andej, ata udhëtuan drejt kufirit me Maqedoninë për të mbërritur më pas në Izrael.

Para se të ndaheshin, Agostini dhe Shalom shkëmbyen edhe pak fjalë- siç kujton djali i tij Gjoni. “Merreni këtë kuti duhani”, do t’i thoshte në kohën e ndarjes Agostini-Shalomit.

“Unë nuk e pi duhanin, ti e di”, u përgjigj Shalomi.

“Merre dhe mbaje si kujtim, por hape të shikosh çfarë duhani ke brenda”, ia ktheu Agostini.

Brenda kutisë ishin mbledhur bizhuteritë që familja Adishe kishte lënë në shtëpinë e familjes Çiftja.  Ishte gjithçka që u kishte mbetur dhe kishin menduar t’ia linin Agostinit për ndihmën, por ai ua ktheu pas.

Takimi i dy familjeve në shtëpinë e Gjon Çiftjes në Shkodër.
Gati 73 vjet më pas, Sonja u rikthye në vendin ku kishte qenë foshnje për t’u treguar tre djemve të saj, Charli Shalom, Jakobin dhe Uri historinë e familjes së saj.

Për të arritur në këtë takim, ka patur mjaft rrethana rastësore dhe surpriza.  Sonja tregon se  është rilidhur me familjen shkodrane rreth viteve 1990. Nëna e saj Nina, kishte takuar në Izrael në një veprimtari kushtuar shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët  Refik Veselin, ndër të parët që u nderuan për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Pasi ai tregoi historinë e tij në atë takim, nëna i tha se një histori  të ngjashme kishte edhe ajo me një familje nga Shkodra. I rrëfeu ngjarjen. Shkruajti një letër dhe ia dorëzoi atij, duke i dhënë adresën e shtëpisë ku ishte strehuar. Sidomos rrugicën “Dogajtë e reja,” kujton Sonja.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Refik Veseli takoi Gjonin. Mes tij dhe Ninës filloi letërkëmbimi. “Janë 40 letra që nëna ime dhe vëllai i kanë shkruar njëri tjetrit,” pohon ajo.

Gjon Çiftja tregon se kur Refiku i ka sjellë letrën e Ninës ishte emocionuar shumë.

“I shkrova shpejt e shpejt pas dhjetë ditësh,” tregon ai.

Në vitin 1992, familja Çiftja u nderua në Izrael për shpëtimin e familjes Adishe.

“Jam krenar për këtë, por më krenar jam që takova motrën time. Është emocionuese. Nuk di ta përshkruaj”, thotë për BIRN Gjoni.

Letërkëmbimi mes tij dhe Ninës vijoi edhe më tej, ndërsa rastësitë i lidhën edhe më fort dy familjet. Djali i Gjonit, që vazhdonte studimet në Hjuston të SHBA-së kishte takuar atje gruan e djalit të Sonjës, Jakobit. Bashkëshortja e Jakobit i kishte thënë se familjen e burrit të saj e kishte shpëtuar nga gjermanët në luftë, një familje me këtë mbiemër dhe ishin njohur bashkarisht.

“Edhe në Amerikën e largët, rrënjët tona u takuan”, thotë Gjon Çiftja.

Ndërsa dëgjon historinë, Sonja Adishe përsërit se është e emocionuar që takoi “vëllanë dhe motrën” e saj nga Shqipëria.

“Nuk do të vdisja pa i takuar,” përfundon ajo./Birn

E shpëtoi nga nazizmi, vajza herbreje kthehet pas 74 vitesh në shtëpinë e shkodranit Read More »

ZBULOHET “ZOJA E SHKODRËS”, DYFISH MË E MADHE NGA Ç‘DIHEJ

Me  25 prill 1467, figura e Zojës, atëherë afresk në një mur të kishës rrëzë kalasë së Rozafës, u shkoq prej vendit dhe, e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë, zuri vend në Kishën e Genazzanos në Itali. Tashmë ky shtegtim i “Zojës së Këshillit të Mirë”, mbush plot 550 vjet dhe, me këtë rast, u mbajt sot në Shkodër një konferencë e posaçme shkencore.  Ekspertja Edlira Çaushi thotë se surpriza e parë që ndeshi ishte fakti që përmasat reale të kësaj vepre janë sa dyfishi i asaj që jemi mësuar të shohim.

“Imazhi i Zojës është pikërisht imazhi i Shën Mërisë me Krishtin. E punuar me një teknikë të tipit “Grlikofiruse”, e realizuar në një suportmuror, mbi një suva. Kjo pikturë e realizuar pjesërisht në teknikën e afreskut, por dhe me disa prekje në të thatë, është një bashkërendim teknikash. Ajo është bërë mbi një sipërfaqe murore prej 85 cm lartësi dhe 43 cm gjerësi. Dhe kjo ishte një surprizë e madhe që duhet të bëhet e ditur për të gjithë”.

Sipas saj, historia e “Zojës së Këshillit të Mirë”, apo, siç njihet më shpesh, e Zojës së Shkodrës, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Ky i fundit, me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.

Rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe e sulltanit u dynd mbi Shkodër, sipas gojëdhënës, figura e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores rrëzë kështjellës së Rozafës. E mbartur nga engjëjt, mbështjellë prej një reje – vijon gojëdhëna- u ndal në Genazzano, afër Romës. Festa e 25 prillit e cila njihet edhe si dita e “Zojës së Këshillit të Mirë”, nga vendësit në Itali njihet si “La Vennuta” –“E ardhura”.

Por cilat janë teknikat e përdorura në punën e saj? Në bazë të hulumtimit shkencor të një ekipi specialistësh shqiptaro-italianë, të angazhuar nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare “piktura murale është një pikturë në teknikën e afreskut, e prekur me teknikën e gjysmës së thatë. Kjo teknikë realizohet kur suvaja është ende e njomë dhe këto shenja janë të gjitha  evidente, sidomos në aureolën e Shën Mërisë me Krishtin, dhe në disa elemente të tjera, siç është ajo e ylberit të sfondit  apo e poltronës së Shën Mërisë me Krishtin. Ndërsa disa ngjyra, sipas analizave të bëra me rrezet “ultra violet”, që ne kemi bërë,  gjatë hulumtimit në Genazzano, kanë rezultuar disa prekje në teknikat në të thatë. Sepse disa ngjyra të përdorura mbi  këtë murale nuk janë kompatibël me teknikën e afreskut. Dhe janë shenja të përdorimit të një teknike mikse”

.

 

ZBULOHET “ZOJA E SHKODRËS”, DYFISH MË E MADHE NGA Ç‘DIHEJ Read More »

Viti 1999/ Kur në mes të Athinës brohoritej “Rroftë Çameria”

Ka ndodhur në vitin 1999, në sheshet e Athinës kur shqiptarët ishin mbledhur atje në mbështetje të popullit të Kosovës, kundër genocidit serb.

Ishte koha e luftës së Kosovës dhe shqiptarët në të gjithë shtetet ku jetonin, u solidarizuan me popullin e Kosovës përmes protestave në kryeqytetet ku ata jetonin. E tillë ishte edhe protesta e emigrantëve shqiptare në Athinë, ku mes thirrjeve kundër genocidit serb “Rroftë populli i Kosovës”, u dëgjua edhe thirrja “Rroftë Çameria”.

Ishte një kujtesë për genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamerisë, ndodhur në vitin 1945, por i ngjashëm me genocidin serb ndaj Kosovës.

Një dokumentar i realizuar nga autori Lirio Nushi, për studiuesin Arvanit-Arbërorë, Aristidh Kolja-s, i cili punoi deri në fund të jetës së tij për kluturën, historinë dhe të vërtetën e  Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë.

Dekumentari i kushtohet patriotit të madh A. Kolaj i cili mbrojti me guxim të drejtatat e Shqiptarëve dhe të Kosovarëve në Greqi.

 

Viti 1999/ Kur në mes të Athinës brohoritej “Rroftë Çameria” Read More »

Ja perse Skenderbeu nuk donte te martohej!

Nga Ilirjan Gjika

Përse Skëndërbeu nuk donte të martohej. 26 prilli i vitit 1451. Refuzimi i Skëndërbeut dhe këmbëngulja e Arianitit.

1
Për martesën e Skëndërbeut është shkruar herët që pas vdekjes së Heroit duke nisur që nga Barleti, Gjon Muzaka, Biemi dhe për të vijuar me autorë të mëvonshën. Të tillë kanë qenë ata të shekujve XIX-XX-të, duke përmendur në këtë rast edhe Hoph-in, Konicën, Nolin, Ermenjin dhe Edëin Jacques. Duhet thënë se rreth kësaj ngjarjeje historike jo vetëm që nuk është shkruar sa duhet por edhe në librat tanë të historisë së Shqipërisë, ajo është trajtuar përciptazi. Një mungesë e tillë ‘’vëmendjeje’’ ka bërë që shpesh herë rreth kësaj ngjarjeje të aludohet edhe në mënyrë të pasaktë dhe abuzive. Por si qëndron e vërteta dhe çfarë dëshmish na sjellin autorët e ndryshëm. Le ti marrim me radhë atëherë ato.Autori i parë që na jep të dhëna rreth martesës së Skëndërbeut është Marin Barleti në veprën e tij ‘’ Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis’’, botuar në Venecia në vitin 1508. Në të ai përshkruan disa të dhëna të përgjithshme rreth martesës së Heroit, shkaqeve që çuan në të, kushteve të saj, duke mos na dhënë datën dhe vendin e celebrimit të saj, si dhe hollësi të tjera.

‘’Skëndërbeu nuk e vonoi dasmën, por e mori me njëherë gruan në shtëpi dhe e ndau gëzimin e zakonshëm me popullin’’, shkruan Barleti te historia e tij ( Marin Barleti. Histori e Skëndërbeut. Tiranë 1964. Fq 292).
Ndërkohë që edhe bashkëkohësi dhe bashkëluftëtari i Skëndërbeut, Gjon Muzaka, na jep edhe ai të tjera të dhëna mbi martesën e Gjergj Kastriotit. Te ‘’Historia e Genealogia della casa Musachia’’ botuar në vitin 1510, ky autor ndër të tjera shkruan se ‘’Skëndërbeu kërkoi për grua vajzën e zotit Arianit Komnen… . Kështu u ujdis kjo martesë, dhe Skëndërbeu mori për grua zonjën Andronika Komnena, e cila ishtë kushurira ime dhe pastaj mori emrin Skëndërbej nga i shoqi’’ (Historia e Genealogia della casa Musachia në Pëllumb Xhufi. Nga Paleologët te Muzakajt’’ Shtëpia botuese 55. Tiranë 2009. Fq 418-419).
Më pas sipas radhës kronologjike vjen Biemi, i cili në librin e tij ‘’Historia e Gjergj Kastriotit të quajtur Skëndërbej’’, botuar në Breshia të Italisë në vitin 1756, na sjell të dhëna interesante për dasmën e Skëndërbeut. Ky autor na jep për herë të parë edhe datën e martesës dhe moshën e çiftit. Në fakt libri nuk është i Biemit, i cili nuk bëri gjë tjetër veçse përktheu nga latinishtja në italisht një tjetër vepër. E titulluar ‘’Historia e Skëndërbeut, e botuar prej një shqiptari’’ (Historia Scanderbegi edita per quendom Albanensem), ajo u botua së pari në Venecia në vitin 1480 dhe konsiderohet ndryshe edhe si historia e Anonimit të Tivarit. Pavarësisht historisë së tij ky libër mbetet për shumë arësye referenca vetme dhe kryesore për martesën e Skëndërbeut.
Gjithsesi autorësia i mbeti Biemit, i cili midis të tjerave shkruan se “…vitin që pasoi 1451, e kaloi në qetësi dhe shlodhje si kërkesë për gjithë vështirësitë të viteve të shkuara. Ishte gjithashtu një vit memorial për martesen e Skënderbeut me Marinën vajzën e Arianitit si dhe për ndërtimin e kështjellës se Modrizës. Martesa u bë ne dëtën 26 Prill dhe dhëndërri kishte 48 vjeç, ndërsa nusja 26 vjeçe ( Giovanni Maria Biemmi. Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-Begh. G. M. Rizzardi. Brescia 1756. Fq 285-përkthimi Etnor Canaj).
Ndërsa më vonë do të ishte Fan Noli, autori që i kushtoi një vëmendje më të madhe dhe i bëri një pasqyrim të gjerë martesës së Skëndërbeut. Në veprën e tij ‘’Historia e Skëndërbeut’’, Noli duke u mbështetur kryesisht te Biemi, shkruan se ‘’ Dasma u bë në 26 të prillit 1451, por ndryshe nga ai, thekson se ‘’Skëndërbeu ish 39 vjetsh dhe nusja Marina Andronika-23’’ ( Noli. Vepra IV. Tiranë 1989. Fq 149).
 
 
2
Historia jonë zyrtare shkruan shumë pak rreth martesës së Skëndërbeut. Ndërkohë që libri i Historisë së Shqipërisë , vëllim i parë në vitin 1959 nuk e trajton këtë ngjarje. Kurse në librin e Historisë së Popullit Shqiptar, botim i vitit 2002, për martesën e Heroit jepet vetëm një pasazh i shkurtër: ‘’Luftimet e vitit 1450 për mbrojtjen e Krujës sollën dëme dhe vështirësi të ndryshme, të cilat duheshin kapërcyer….Realizimi i një detyre të tillë kërkonte mbështetjen e gjithanshme të Gjergj Arianitit dhe bashkërenditjen e veprimeve ushtarake me të. Prandaj Skëndërbeu forcoi lidhjet më Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzën e tij, Donikën, në vitin 1451 (Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Historia e Popullit Shqiptar. I. Botimet Toena. Tiranë 2002. Fq 415-416). Po kështu në këtë botim nuk na jepet data dhe muaji në të cilin u krye martesa e Kastriotit por vetëm viti.
Ndërsa disa autorë të tjerë të kohës, të mbështetur kryesisht te Biemi bëjnë përpjekje dhe e përmendin një fakt të tillë në librat e tyre. Kështu, Abas Ermenjit tek vepra e tij ‘’Vendi që që Skëndërbeu në historinë e Shqipërisë’’, thekson se ‘’Gjergj Arianiti u afrua dhe dërgoi përsëri ndërmjetës për martesën me të bijën, Donikën, duke i premtuar një pajë më të madhe. Skëndërbeu këtë herë s’kishte si ta shtynte për më tutje, dhe martesa u bë më 26 të prillit 1451’’ (Abas Ermenji. Vendi që që Skëndërbeu në Historinë e Shqipërisë. Çabej. Tiranë 1996. Fq 52).
Po kështu edhe Edëin Jacques te libri i tij ‘’Shqiptarët’’, duke ju referuar Nolit (Noli. 1921. Fq 269), për këtë ngjarje shkruan se ‘’Gjatë një intervali të lumtur midis fushatave të pandërprera ushtarake, më 26 prill 1451, në katedralene Krujës, u bë martesa e Skëndërbeut tridhjetëenëntë vjeçar me Marina Andronikën’’ (Edëin Jacques. Shqiptarët. Kartë e Pendë. Tiranë 1998. Fq 210).
Të mbështetur në të dhënat dhe trajtimet e mësipërme rreth kësaj ngjarjeje, tashmë mund të theksojmë se, realizimi i saj ishte një hap që i dha një shtytje të mëtejshme luftës shqiptaro-osmane të shekullit të XV-të. Studimi dhe trajtimi i plotë i saj i kësaj martese na jep një tablo të qartë rreth periudhës dhe zhvillimeve historike, të cilat mbyllën veprimtarinë e Lidhjes së Lezhës për ti hapur rrugën krijimit të Shtetit të Përqëndruar të Skëndërbeut. Në këtë drejtim një nga autorët që na e përshkruan në mënyrë të hollësishme këtë periudhë është natyrisht Fan Noli. Te historia e tij për Heroin, ai na paraqet situatën reale në të cilën ndodhej Shqipëria e vitit 1450, ku Skëndërbeu ndodhej në një pozitë të vështirë për shkak se aleatët e tij në Lidhjen e Lezhës kishin nisur ta refuzonin, në një kohë kur vendi kërcënohej nga fushata e ardhshme e sulltan Muratit të II-të. Njëri prej këtyre aleatëve ishte Gjergj Arianiti, për të cilin Noli thekson se ‘’Arianiti i zemëruar që Skëndërbeu e shtynte për më tutje martesën me të bijën refuzoi ti dërgonte ndihmë. Skëndërbeu u përpoq ta zbuste dhe ti mbushte kokën që s’mund të bënte dasmë si humbi Sfetigradin dhe Beratin, dhe kur ky rrezik i turrej Krujës dhe Shqipërisë; zotohej që martesa do të bëhej pa vonim, porsa të shkonte furtuna që afërohej, po Arianiti s’deshte të dëgjonte asnjë nga këto arësye: A dhëndër, thoshte, a ska ndihmë ( Noli. Vepra IV. Fq 134). Dhe një qëndrim i tillë ndeshej në kushtet kur Skëndërbeu ishte në një pozitë të vështirë, përpara fillimit të fushatës së organizuar nga Murati i II-të, i cili përgatitej të pushtonte Shqipërinë. Duke studjuar Nolin vërejmë se nga njëra anë janë osmanët që kërcënojnë Shqipërinë dhe përgatiten për ta sulmuar atë, ndërsa nga ana tjetër qëndron Gjergj Arianiti, i cili i mban mëri Heroit për shkak të mosrealizimit të martesës me të bijën.
Po përse Skëndërbeu e kishte refuzuar martesën më parë me Donika Arianitin? Këtë gjë na e shpjegon përsëri Fan Noli. Diku aty ai shkruan se ‘’Ngulma e Skëndërbeut për mosmartesë, si do të shohim më vonë, kishte edhe një tjetër shkak me rëndësi kryesore: ishte frika se mos zemërohej nipi i tij Hamza Kastrioti, i cili kishte shpresë ti zinte këmbën sa kohë Skëndërbeu skishte bij të tij…..Duke u martuar, pra, në këtë rasje, e cila pa dyshim s’ishte për dasmë, Skëndërbeu do të fuste zjarrin në shtëpi të tij, kështu, pra, martesa u la mënjanë dhe Arianiti mbeti i ftohur dhe i armiqësiar” (Noli. Po aty).
Kështu shfletimi dhe studimi i kësaj historie na nxjerr në pah karakteristikat e vërteta të shoqërisë feudale të kohës, ku martesat luanin veçse rolin e aleancave politike dhe koalicioneve ushtarake. Edhe fisnikëria shqiptare nuk përjashtohej nga marrëdhënie të tilla, ku funksioni kryesor i martesave dinastike ishte ai politik. Por mund të ndodhte edhe ndryshe që prishja apo mosrealizimi i tyre të sillte edhe mëri, armiqësira biles edhe konflikte. Ashtu si thekson edhe Noli sepse në këtë rasti, shohim nga njëra anë një hezitim të Gjergj Kastriotit për tu lidhur në martesë me Donika Arianitin. Gjithsesi duhet theksuar se midis Kastriotëve dhe Arianitëve ekzistonte më parë edhe një lidhje tjetër martesore. E tillë ishte ajo e së motrës së Skëndërbeut, Angjelinës, ishte martuar me Vladan Arianit Komnenin, vëllain e Gjergj Arianitit.
Ndërkohë që pas një refuzimi të gjatë, Skëndërbeu, u detyrua së fundmi të martohej kundrejt këmbënguljes dhe qëndrimit imponues të Gjergj Arianitit në njërën anë, por edhe atë të kërkesës së popullit dhe të njerëzve të tij të afërt në anën tjetër. Kështu, populli e shikonte një lidhje të tillë si një aleancë ushtarake që do të ishte e aftë ta mbronte nga atë prej rrezikut të pushtimit osman. Për këtë rast, Barleti, në historinë e tij thekson se ‘’Të gjithë ishin të gëzuar që të dy princërit më të fuqishëm të Epirit u lidhën midis tyre me një krushqi të atillë, sepse dukej qartë që në të ardhmen fuqitë e tyre të bashkuara kishin për të mbrojtur lehtë nga çdo rrezik e dëm luftës’’ ( Barleti. Histori..Fq 292). Ndërsa, po për këtë rast, Noli, midis të tjerave shkruan se “Shqiptarët ishin të bindur që të mos ngiteshin prej turqve disa vjet dhe kështu nisnë prapë lutjet e krerëve që të martohej Skëndërbeu për të lënë një trashëgimtar të fronit. Arianiti i kujtoi përsëri zotimin, dhe Skëndërbeu s’kishte qysh të shpëtonte këtë herë. Martesa ishte e nevojshme se me këtë sigurohej aleanca me princin më të fortë të Toskërisë, ndihma ushtarake dhe financiare e të cilit ishte e domosdoshme për vazhdimin e luftës…’’(Noli. Vepra IV. Fq 146).
Nga ana tjetër në lidhje me një martesë të mundshme të Gjergj Kastriotit kemi edhe qëndrimin e krerëve feudalë farefis apo bashkëpuntorë të Skënderbeut, të cilët këmbëngulnin se një hap i tillë do ti sillte Kastriotit, trashëgimtarin e munguar. Të mos harrojmë se në vitin 1450, kur tratativa të tilla u bënë të fuqishme, Gjergj Kastrioti ishte 45 vjeç dhe e kishte kaluar prej vitesh moshën e martesës. Për këtë rast, ashtu si Noli më sipër edhe Barleti na njofton se ‘’Purpurantët dhe princërit farefis nuk e linin Skëndërbeun rehat, nga dëshira që kishin për të shtënë në mëndje më tepër kujdesin për çështjet familjare dhe për filizin që duhej ti zinte vendin’’( Barleti. Fq 291).
Por Barleti na zbulon edhe shkakun e vërtetë të këmbënguljes dhe insistimit të Gjergj Arianitit rreth kësaj martese. Duket se pak kohë përpara se të realizohej kjo lidhje, ndoshta diku në vitin 1450, Gjergj Kastrioti dhe Gjergj Arianiti kishin përfunduar një marrëveshje, për të realizuar një aleancë të përbashkët antiosmane e cila parashikonte në fazën finale, kurorëzimin e Kastriotit me vajzën e Arianitit. Për këtë Barleti thekson shumë qartë se ‘’ Kastrioti, megjithëse lidhej si me zinxhirë në këtë mes kundër dëshirës së ve, praseprapi, kur merrte parasysh rrethanat me radhë, e gjente të udhës ta bënte atë punë më tepër për nderin dhe dobinë e saj, dhe nuk duhej që ta mohonte përsëri, sepse ua pat dhënë fjalën vitin e kaluar, kur ja kërkonin me aq ngulm’’ (Barleti. Po aty).
Kështu martesa aq e pritur dhe aq e përfolur u realizua më në fund në 26 prill të vitit 1451. Vetëm atëherë, Gjergj Arianiti, e pasoi Skëndërbeun në një aleancë analoge si ajo e Gaetës me mbretin e Napolit. Marrëveshja u nënshkrua në qershor të atij viti dhe sipas saj, të dy palët binin në ujdi që të luftonin bashkarisht kundër turve osmanë.
 
 
3
Por ku u zhvillua martesa e Skëndërbeut?! Kjo është një pyetje të cilës deri më sot askush nuk mund ti na japë të dhënë bindëse, qoftë nga autorët e vjetër apo ata bashkëkohorë. Një gjë e tillë ndodh për shkak të mungesës së dokumenteve të shkruara. Aludohet që dasma u zhvillua në Kaninë atje ku Gjergj Arianiti kishte selinë. Më pas ajo vijoi në ‘’shtëpinë’’ e dhëndërrit në Krujë. Legjendat dhe gojëdhënat për martesën e Skënderbeut në Kaninë kanë mbetur të gjalla edhe sot në rajonin e Vlorës. Njëra prej tyre e ruajtur në Himarë, e cila ishte zotërim i Gjergj Arianitit thotë se: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe Kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin. Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë” (Akademia e Shkencave. Epika Historike. I. Tiranë 1983. Fq 133).
Po kështu dëshmitë verbale kënë bërë që në këto vite të prezantohet edhe hipoteza se Skëndërbeu është kurorëzuar me Donikën në altarin e kishës së manastirit të Ardenicës në Lushnje. Sipas tyre, çifti mbërriti në këtë manastir pas dasmës së zhvilluar në shtëpinë e nuses në Kaninë, në 21 prill 1451. Ata shoqëroheshin nga princat shqiptarë, njerëz të familjes, ambasadorët e Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe Venedikut. Ceremoniali i kurorëzimit u bë në mesditën e datës 26 Prill 1451, i drejtuar nga peshkopi Feliks, nën kujdestarinë e të cilit ndodhej edhe manastiri i Ardenicës. Të nesërmen Skënderbeu me Donikën u nisën drejt Krujës, ku u zhvillua dasma madhështore në shtëpinë e dhëndrit, sipas riteve të traditës shqiptare.
Fatkeqësisht biblioteka e këtij manastiri u dogj në vitin 1932 së bashku me librat, dorëshkrimet dhe dokumentet, por te murgjit të tij, jehona e kësaj ngjarjeje u transmetua nga brezi në brez, deri në vitin 1967, kohë kur furia ateiste i shkatërroi institucionet fetare dhe bashkë me to dhe një pjesë të kujtesës sonë historike. Këtë dëshmi e ndeshi dhe e publikoi peshkopi Irene Banushi, i cili në vitet 1960 jetoi disa kohë në gjirin e komunitetit të murgjve të këtij manastiri (Andrea Llukani. Krishtërimi në Shqipëri. Botimet Trifon Xhagjika. Tiranë 2012. Fq 323).
Gjithsesi martesa e Skenderbeut shënoi një pikë kthese në zhvillimet e Luftës Shqiptaro-Osmane të shekullit të XV-të. I liruar nga presioni i tyre, i forcuar nga aleanca me Gjergj Arianitin dhe me një tjetër prestigj tashmë, ai nisi goditjen ndaj partikularizmit të krerëve aleatë të Lidhjes. Si kryekomandant i saj ai ‘’ju vu punës’’ për krijimin e një shteti të përqëndruar në duart e tij, i cili megjithë problemet që hasi dhe situatat që kaloi, funksionoi deri në momentin kur Heroi vdiq në 17 janar të vitit 1468. Ndërkohë që kjo ngjarje pati edhe rrjedhojat e saj në aspektin shoqëror. Rrjedhojat e saj të pritshme nuk vonuan. Kështu pas tre vjetësh ajo i solli Skëndërbeut atë që dikur Barleti e quante si, ‘’filizin që duhej ti zinte vendin’’. Lindja e Gjonin të Ri, i cili sipas traditës mori emrin e gjyshit, solli të tjera ngjarje. ‘’Duke u martuar Skëndërbeu do të fuste zjarrin në shtëpi të tij’’, theksonte Noli në historinë e tij. Dhe pikërisht në vitin 1457, Hamzai, i nipi dhe njëri prej bashkëpuntorëve të tij të ngushtë, tradhtoi. I mbetur pa trashëgimninë e Kastriotëve, atij si ushtarak nuk i mbeti gjë tjetër veçse të bënte atë që kishtë bërë më mirë në jetën e vet. Të merrte armët dhe ti drejtonte ato kundër të ungjit.
Gjithsesi këto zhvillime nuk e zbehin rëndësinë e martesës së Skëndërbeut e cila në të ardhmen duhet të bëhet objekt i studimeve të reja në fushën e historografisë.

Ja perse Skenderbeu nuk donte te martohej! Read More »

SNAJPERISTJA QE VRAU 309 NAZISTE!

Lyudmila Pavlichenko konsiderohet si femra më e suksesshme si snajperiste në histori.Ajo është gruaja më vdekjeprurëse gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës ajo vrau 309 ushtarë e oficerë të lartë nazistë.

E cilësuar si Zonja Vdekjeprurëse, fotot e saj historike bardhezi dhe të shoqeve të saj së fundmi janë shndërruar me ngjyra nga rusja Olga Shirnina.indeks

SNAJPERISTJA QE VRAU 309 NAZISTE! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com