Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook, e nis ditën me një urim për të rënët për atdhe duke shprehur mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut.
Sot festohet dita e dëshmorëve dhe në orët në vijim priten homazh pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një 5 Maj të mbarë me këtë imazh nderimi pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut, shkruan Rama në Fb.
“Data 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar, dhe ka të bëjë me të rënët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kjo është datë unike dhe e padiskutueshme, dhe ka të bëjë me kontributin e kombit në çlirimin e atdheut nga fashistët.
Falë një bashkëpunimi me Auron Taren dhe studiuesin kosovar Bejtullah Destani, gazeta DITA sjell për herë të parë një dokument të rëndësishëm që sfidon atë që kemi ditur deri sot mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës.
Ali Pasha nuk është vrarë në përpjekje të armatosur ndërsa gruaja e tij Vasiliqia nuk është ajo që ka paraqitur deri më sot historia.
Ky dokument FO195 /34 i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Jashtme Britanike për 194 vjet hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri më sot mbi njerëzit që komplotuan në vrasjen e Luanit të Janinës.
Në të gjitha veprat deri më sot vrasja e Aliut njihet gjerësisht ajo që përshkruhet nga konsulli francez Pouqueville (Pukëvil), i cili flet për një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tija në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës.
Falë këtij përshkrimi ku nuk mungojne edhe dialogje midis palës sulmuese dhe asaj mbrojtëse të bie në sy “fjalët e fundit të Aliut” i cili kërkonte që rojet e tij të vrisnin Vasiliqinë besnike gruan e Pashait “që ajo të mos binte në duart e turkut”.
Hrushid Pasha, rrethuesi i Aliut. Vrau veten në rrethana të paqarta disa muaj më pas
Në mungesë të dëshmitarëve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo veper e Pouqueville, madje dhe në ditët e sotme në shtëpinë e ishullit te Janines turisteve kurioze ju tregohen “vrimat e plumbave te cilat vranë Vezirin e Famshem”.
Por dokumentat sjellin ndërmjet dëshmive autentike një tablo te ndryshme mbi fundin e Aliut duke i dhënë fund ngjarjes së treguar nga Pouqueville.
Bëhet fjalë për zbulimin e një letre-dëshmi të shkurtit të vitit 1822 që Reis Efendi, ministri i jashtëm i Perandorisë Otomane të kohës i jep Ambasadorit të Britanisë Lordit Strangford për Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.
“Këto dëshmi jane të vetmet fakte që vijnë nga burimet osmane në kohë reale mbi përfundimin e rebelimit të Pashait shqiptar. Prandaj mendojmë se vertetesia e tyre është shumë afër ngjarjes së vërtetë – thotë Auron Tare.
Nga dëshmia ku përshkruhet me hollësi vrasja e Aliut, del se veziri i madh i Janinës, personalitet i jashtëzakonshëm i epokës së tij, vdiq në vetmi, i vrarë nga një shqiptar dhe se gruaja e tij Vasiliqia ishte bashkëpunëtore e fshehtë e Portës së Lartë.
Dëshmia se Vasiliqia ka bashkëpunuar me Portën e Lartë për vdekjen e Aliut është vërtet mbresëlënëse, pasi figura e saj e njohur nga një sërë veprash të orientalizmit europian është konsideruar si simboli i besnikerise ndaj Pashait plak.
Portret i zonjës Vasiliqi. Autor i panjohur, shtëpia e ankandeve Sotheby.
E trajtuar gjithmonë me nota idealizmi dhe keqardhje për fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqisë në vdekjen e Aliut sipas burimit osman që sjellin Tare-Destani, duket se ka qenë vendimtar.
Nje tjeter fakt shumë i rëndësishëm mbi figurën e Vasiliqisë është cilësimi i saj qartësisht në raportin e ministrit otoman si “vajza e një prifti grek”. Kjo dëshmi mbi prejardhjen e saj hedh poshtë ndonjë perpjekje sporadike të studiuesve për shndërrimin e saj në “shqiptare ortodokse nga Çamëria”.
Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit nuk ka qene asnje herë i ndriçuar nga burimet e kohes. Me sa duket veprimet e saja ne dobi te Portës së Lartë kanë qenë aq sekrete, sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhetine e saj, edhe pse dihej se pas renies se Aliut ajo mori papritur në zotërim disa prona të rëndësishme.
Por dëshmia më interesante e raportit britanik bazuar në informacionin e Ministrit te Jashtem Otoman eshte emri i personit që ekzekutoi atë.
Ne kundërshti nga pershkrimi plot ngjyra i Pouqueville për një fund plot lavdi, Ambasadori Britanik e quan vdekjen e Aliut “nje vrasje të pastër”.
Dhe jo pa arsye. Pasi la me këmbënguljen e gruas fortesën e tij Aliu u strehua ne nje shtepize te vogel ne Ishullin e Janines, ku priste faljen e premtuar nga Stambolli.
Më shume pak pasues nga te cilet disa po komplotonin per fundin e tij duket se Aliu ishte rrethuar nga tradhtia.
Mohamed Pasha, ekzekutori i Aliut
I përgatitur ndoshta për një betejë përfundimtare, por i genjyer nga te gjithe personazhet që e vizitonin nga kampi kundërshtar, Aliu pret ne audience nje shqiptar mjaft të shquar por shume pak te njohur nga historia. Muhamed Pashën e Moresë i njohur edhe si Dramaliu, i cili ishte Princ i Portës së Lartë.
Me sa duket rangu dhe qenia shqiptar e Muhamedit të Moresë mund të mos kenë ngjallur dyshime te Aliu.
Por ishte pikërisht ky shqiptar, i cili sipas deshmise se Ministrit të Jashtëm Otoman ka ngulur ne trupin e Vezirit plak kamën e Sulltanit duke i dhene fund një jetë plot trazira dhe lavdi.
Të njëjtat rrethana të vrasjes së Aliut si dhe tradhtia e gruas së tij janë publikuar 4 vjet më vonë, në 1826 në një botim ende të panjohur për publikun shqiptar që ka për autor Robert Walsh, ish-prifti i Ambasadës Britanike.
Gravura që shoqëron këtë shënim ka për autor pikërisht Walshin dhe tregon ekspozimin e kokës së Aliut në kamaren e Portës së Lartë.
Walsh, i cili ka vizituar personalisht ekspozenë e kokës së pashait jep një përshkrim me detaje dhe përcakton si datë të kësaj ekspozeje 24 shkurtin e vitit 1822.
Vatikani ka zbuluar hapur katër Papët shqiptarë në historinë e vet. Gazeta zyrtare e Vatikanit në Itali, ka publikuar dje një shkrim të Armillota Giovannit me titullin “Papa Klementi XI dhe Familja Albani”.
Gazetari italian fokusohet në biografinë e Papa Klementit XI dhe familjes së tij, Albani, me origjinë shqiptare, duke cituar edhe tre papë të tjerë që ishin me origjinë shqiptare.
Papa Shën Eleutherius besohet të jetë i pari Papë shqiptar në Vatikan. Sipas këtij shkrimi, ai ka shpërndarë mesazhet e Biblës në plot vende të Mbretërisë Romake.
Papa Shën Caiusi njihet si i pari që vendosi rregulla më strikte në mes të peshkopëve dhe hierarkisë në Vatikan.
Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij asnjëherë nuk e ka harruar origjinën shqitpare dhe sipas historianëve ai gjithmonë ka dërguar ndihma për njerëzit në Dalmatia, të cilët jetonin nën hordhitë serbe dhe barbarët e Serbisë, shkruan KultPlus.
I fundi Papë shqiptar është Papa Klementi XI (1700-1721), familja e të cilit thuhet se ka luftuar krahas Skëndërbeut kundër turqve. Gjatë papatit të këtij të fundit u formua edhe “Këshilli Kombëtar Shqiptar”, i pari ndonjëherë në Romë, në vitin 1703./360grade.al/
Gjon Misri është banori i parë i Tragjasit të ripopulluar. Ai ka jetuar në shpellën e Kavasanit. Kjo shpellë gjendet në brinjën e malit të Lungarës, afër kreshtës së lartë gati 2000 m në vijë ajrore dhe gati 1100 m mbi nivelin e detit, në verilindje të fshatit dhe në lindje të fshatit të ri.
Gjon Misri për të gjetur një strehë në vendet e ulëta, ku kishte dhe të dhëna se dikur kishin banuar të parët e tij, arriti pikërisht atje ku kishte dhe burime uji. Vendi ishte i pyllëzuar dhe kërkoi ku mund të gjente një strehë.
Duke prerë shkurre e ferra, afër burimit zbuloi murin e një shtëpie të parrenuar e të nxirë nga myshku i kohës. Si e zbuloi plotësisht, pa se ishte një shtëpi e gatshme, me mure guri, e paprishur dhe e mbyllur me një çelës, që ishte brejtur nga ndryshku.
Pasi hapi derën, gjeti një dhomë të errët që ishte 10-12 m e gjatë dhe 4 me 3 e gjerë, e shtruar me korosan (dysheme) prej llaçi gëlqereje. Nën dysheme ishin 2 bodrume (binca).
Në fund të dhomës ishte vatra e zjarrit. Çatia ishte e mbuluar me qeramidhe të mëdha. Dhoma kishte 2 penxhere (dritare).
(Shqetësim që dua ta ndaj me të gjithë bashkëkombasit dhe me Partine PDIU e Shoqatën Çamëria)
Kur dua të shkruaj diçka për Çamërinë shpesh nis e kërkoj të dhëna në fb dhe Wikipedia.
Pak ditë më parë po kërkoja të dhëna për Paramithinë,,,qytetin çam të masakruar nga bishat fashiste greke në vitet 1944-1945.
Në kërkimet e mija përdor zakonisht Wikipedin italian(duke qënë se këtë gjuhë e njoh shumë mirë) dhe atë anglez.:
Në Wikipedin italian gjeta këto të dhëna për Paramithinë(Po citoj një pjesë të shkurtër të të dhënave):
“È una citta del Epiro del Sud nella regione di Ciamuria, dopo il genocidio della ciamuria da parte della Grecia in cui morirono tra i 10.000 – 20.000 Cham Albanesi, in maggior parte donne, bambini e anziani. Gli Albanesi anche se autoctoni nella regione furono costretti a lasciarono la loro antica terra e le proprie case per sfuggire alla persecuzione perché accusati dai greci di collaborazione con gli italiani Fascisti.
Eshtë një qytet në Epirin e Jugut ne krahinën e Çamërisë.Mbas genocidit të Çamërisë nga ana e Greqisë në të cilin vdiqën midis 10.000-20,000 çam shqiptar,pjesa më e madhe gra,fëmijë e të moshuar.Shqiptarët edhe pse autokton në krahinë qenë të detyruar të lënë tokën e tyre të lashtë she shtëpitë e tyre për t’i ikur masakrimit,sepse akuzoheshin nga grekët si bashkëpuntor të fashistëve italian-përkthimi im.)
Një qëndrim korrekt edhe pse “i thatë” pa shumë hollësira i Wikipedit italian
Në Wikipedin anglez lexova:
“The Paramythia executions, also known as the Paramythia massacre (19–29 September 1943) was a combined Nazi and Cham nian war crime perpetrated by members of the 1st Mountain Division and the Muslim Cham militia in the town of Paramythia and its surrounding region, during the Axis occupation of Greece. 201 Greek villagers were murdered and 19 municipalities in the region of Paramythia were destroyed.[1] The years after the war, a series a war crime trials condemned these actions, however not a single defendant was ever arrested and brought to trial. At the Hostages Trial in Nuremberg (1948) the American judges reached the decision that the executions of Paramythia were “plain murders”.[2]
Ekzekutimet e Paramithisë, të njohur gjithashtu si masakra e Paramithisë (19-29 shtator 1943) ishte një krim kombëtar i kombinuar nga pjesëtarët e milicisë së Çamëve Muslimane në qytetin e Paramithisë dhe rajonit të saj përreth, gjatë . 201 fshatarë grekë u vranë dhe 19 komuna në rajonin e Paramithisë u shkatërruan. [1] Vitet pas luftës, një sërë gjyqesh për krime lufte i dënuan këto veprime, megjithatë asnjë i pandehur i vetëm nuk u arrestua dhe u soll në gjyq. Në gjyqin e pengjeve në Nuremberg (1948), gjyqtarët amerikanë morën vendimin se ekzekutimet e Paramithisë ishin “vrasje të thjeshta”. [2]
Ky është shpjegimi anglez i të ashtëquajturit Masakra e Paramathisë,
Lexova gjat në Wikipedin anglez. Asnje fjalë për masakrën e fashistëve grek ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare çame.Thuajse nuk kish ndodhur.I vetmi shqetësim i këtij Wikepidi
ishte “masakra”e milicisë shqiptare çame
Si mund të deformohet kështu historia ?
Më e pakta që mund të bënte ky Wikepid ishte të jipte te dy variantet …jo shqiptar dhe grek se normalisht keto dy vende do të ishin të njëanshme por atë italian psh apo të disa vendeve të tjera.
Bota keqinformohet ,duke qënë se Wikepidi anglez është i përhapur dhe më i perdorshëm.
Dikush duhet ta ngrej këtë shqetësim.Dikush duhet të ankohet te Wikepidi anglez për këtë disinformim të qëllimshëm e keqdashës.
Shoqata “Çamëria”,Partia PDIU ,pse jo edhe akademia e shkencave të Shqipërisë.Do të ishte në nderin e tyre.
Sot është “1 Maji” i cili njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Që nga koha që “1 Maji” është shpallur si dita botërore e punëtorëve, ajo përkujtohet me protesta dhe manifestime duke kërkuar më shumë kushte dhe të drejta. Në Shqipëri, kjo ditë është festë zyrtare. Gjatë periudhës së komunizmit ajo kujtohej me parada, ekskursione etj. Në atë kohë “klasa punëtore ishte në fuqi” dhe sipas udhëheqjes së diktaturës, nuk kishte arsye të protestonte por vetëm të festonte. Por çudia më e madhe është se 1 Maji edhe pas kalimit të vendit në sistemin kapitalist në fillim të viteve 90-të, në Shqipëri vazhdon të konsiderohet si një ditë dëfrimi.
Ndryshe nga gjithë vendet e botës ku punëtorët nëpërmjet sindikatave e shfrytëzojnë ditën e tyre, për të protestuar dhe kërkuar më shumë kushte e paga për veten, në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. Madje kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me biznesmenë italianë arriti deri aty, sa që ti ftonte të investonin në Shqipëri, sepse (u mburr ai) jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi sindikata!!
Kjo ditë u inaugurua si e tillë nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, por “çuditërisht” në Shqipëri vendi ku pikërisht më së shumti nuk ka vende pune, ku pagesat janë më të ulëtat në Europë dhe shumica e punëtorëve nuk janë të siguruar, `1 Maji` quhet “festë”. Shqipëria mund të konsiderohet si vendi më absurd në botë veçanërisht për “1 Majin”. E ka festë zyrtare ditën e punëtorëve, por nuk ka sindikata që ti mbrojnë ata. Në botë protestojnë për paga më të larta, më pak ditë punë në javë, kurse në Shqipëri nuk ngrihen as për mungesën totale të vendeve të punës. Në të gjitha qytet e Europës dhe në SHBA ku paga minimale mujore e një punëtori është gati sa ajo që një homolog shqiptar merr në gjysmën e vitit, qindra mijëra e shfrytëzojnë këtë ditë për të mbushur rrugët dhe sheshet në protesta që nuk ngjajnë aspak me festat, por ndodh që edhe e ndezin flakë. Në Shqipëri ku punëtorët janë më të pambrojturit dhe të shfrytëzuarit deri në skllavëri, për “1 Majin” vishen bukur dhe dalin xhiro nga parku apo liqeni artificial në Tiranë.
Festa e 1 Majit, apo Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe vetëm si e tillë e ka kuptimin. Kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos në vitin 1886 e cila përfundoi me gjak,
Por historia e ditës së punëtorëve fillon më herët se sa ai vit; “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, ishte parulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855-n e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre dhe jot ë festonin siç ndodh në Shqipërinë absurde.
Nga Kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ata që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate kanë qenë padyshim organizatat e punëtorëve amerikanë. Në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në Çikago u organizua një manifestim i madh.
Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane. Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 Maji i vitit 1886 ra ditë e shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në Çikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve (punëtorë polakë), duke vrarë 9 prej tyre.
Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e Çikagos u dënuan me vdekje pa asnjë prove, tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i caktuar si ditë për punëtorët me shumë dëshmorë e gjak u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës dhe të drejtave të punëtorëve. Më 20 korrik 1889 Kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima.
Vetëm në gusht të vitit 1891, Kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të kremtohej përgjithmonë e në të gjitha vendet si “festa e punëtorëve, në të cilën ata vetë do të manifestonin së bashku për kërkesat dhe do të tregonin solidaritetin ndaj njëri-tjetrit”. Sot, pas 126 vjitesh, 1 Maji kujtohet në mbarë botën me protesta si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve dhe kërkimit të të drejtave të tyre me çdo kusht. Ky është “1 Maji” nëpër botë; I arritur me jetë e gjak punëtorësh.
Në Shqipëri ku kryeministri Rama e quan arritje të madhe dhe krenari mungesën e sindikatave, punëtorët dhe të papunët pasi bëjnë një xhiro me “rroba të mira”, shqetësimin më të madh kanë emrat në listat e PS-së…Ky është “1 Maji” qesharak shqiptarë.
8 Cifligu i Eminit Oihanxhi (mbiemri mund te kete lidhje zejtarie, zanati)
Sipas listes se cifligareve mesojme se banoret e Radhimes ne kete kohe kishin kaluar ne nje faze te re te zhvillimit feudal, ne ate te sistemit te cifligjeve, ku shfrytezimi ishte me i madh.
Ne daten 25 Prill 2017 Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar pas vdekjes nje figure intelektuale te fshatit Tragjas !
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 25/04/2017, nr. 10202 Hysni Alimerkos (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për figurën e tij të shquar intelektuale dhe atdhetare, për kontributin e dhënë në dobi të kombit shqiptar dhe kulturës së tij, si dhe për dinjitetin dhe karakterin e treguar gjatë diktaturës komuniste”.