Histori

Ekziston një popull pasardhës i Ilirëve, njësoj siç jemi ne shqiptarët !

[sgmb id=”1″]

Ata që njohin gjuhën e mistereve të qiellit e të tokës. Këta janë Hundëzakët, banorë të një lugine majë malesh, 2500 mt. mbi nivelin e detit, aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina.

Ata flasin Sanskritisht, sot e mijra vjet, e kjo gjuhë në fakt nuk është gjë tjetër përveçse gjuha antike pellazgo-iliro-shqiptare. -këta djem të vegjël që duken si djemt e fshatrave tona të thella malore, janë banorë të Hundëzës, dhe trashëgimtarë të padiskutueshëm të Lekës së Madh- Për Hundëzakët nuk ka mëshirë! Të gjithë i kanë bezdi, për pastërtin dhe bukurin e rracës, për dinjitetin e tyre, sidhe për veçorinë e gjuhës që askush nuk ua kupton. Ajo gjuhë njeh dhe fsheh mistere të mëdha, tokësore e qiellore. Por bota ziliqare, malinje, mendon se ata duhet të zhduken! Gabim!!! Para disa muajsh, atje, ne ato male u gjend një makineri shume e çuditshme, e fshehur ne nje shpelle, sigurisht nga banoret e zones, nga hundëzakët.

Ekziston një popull pasardhës i Ilirëve, njësoj siç jemi ne shqiptarët ! Read More »

Historia rrëqethëse!Vjehrri nxjerr nga shtëpia nusen me 3 fëmijë, pasi djali var veten!

[sgmb id=”1″]

Një histori e dhimbshme ishte ajo e treguar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, nga Ike Pillati, një 24-vjeçare që humbi bashkëshortin kur priste të sillte në jetë fëmijën e tyre të tretë.Sot në studio ajo tregoi peripecitë që ka kaluar që nga ai moment, ndërsa flet edhe për telefonatën e fundit me bashkëshortin. Ikja tregoi se kishte ikur nga shtëpia në një fshat të Korçës, drejt Pogradecit që të ishte afër spitalit dhe pikërisht atëherë merr vesh lajmin e kobshëm.

var veten

“Më lajmëruan komshinjtë që kishte varur veten. Ne folëm në telefon, ai ishte i mërzitur. Kur folëm për herë të fundit më tha bëji të fala babit. Takohemi në atë dynja. U thashë prindërve të të tij këtë llaf. “Nuk ka mundësi ta bëjë ai atë gjë më thanë. I bija telefonit papushim, por nuk e hap më- tregon Ikja.

Por përveç kësaj, ajo ka mbetur rrugëve tani bashkë me tre fëmijët për shkak se vjehrri nuk e lejon të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit, me pretendimin se ajo iu takon tashëm djemve të tij.

Ikja tregon se vjehrri e akuzon si shkaktare në vetëvarjen e të shoqit. I moshuar ka folur në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe me zërin që i dridhej ka treguar çfarë mendon për nuses së djalit.

“Ata flisnin bashkë në telefon. Ziheshin. Nuk e di çfarë thoshin. Ajo s’më thonte ndonjëherë. Po të më kishte thënë mua, ndoshta do ta kisha ndihmuar, s’do kishte vrarë veten ai im bir. Mundohuni ta ndihmoni. Unë jam 75-vjeç. Një dhomë kam për shtëpi, ndaj ju lutem të vini dorën në zjarr për atë nuse e ata fëmijë. Shtëpinë në fshat nuk e shes. Kam lindur në atë shtëpi, jam rritur. Kam edhe dy djem të tjerë, mund të shkojnë me pushime kur të duan. S’ka ditë e natë që nuk qaj unë për atë djalë e ata fëmijë, por nuk i ndihmoj dot. Nëna t’i rrisë”, – tha i moshuari.

Historia rrëqethëse!Vjehrri nxjerr nga shtëpia nusen me 3 fëmijë, pasi djali var veten! Read More »

Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve! E pazakontë çfarë zbuluan shkencëtarët !

[sgmb id=”1″]

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados analizuan imazhet satelitore të motit në këtë zonë të famshme dhe vunë re një seri resh të pazakonshme gjashtëkëndore.

Sipas Channel Science, ka të ngjarë që më në fund është gjetur një zgjidhje për misterin që fshihet pas Trekëndëshit të Bermudës, një vend ku qindra avionë dhe anije thuhet se janë zhdukur nën kushte të pashpjegueshme.

Meteorologët kanë supozuar se këto re veprojnë si “bomba ajrore”.

Mendohet të janë shkaku kryesor i shpërthimeve ajrore fatale që mund të kalojnë lehtësisht 273km/h. Këto erëra të forta “të hedhin në erë” dhe mund të krijojnë dallgë mbi 13 metra të larta.

Asnjë anije nuk mund t’i mbijetojë një stuhie të tillë dhe asnjë avion nuk mund t’i përballojë erërat e tilla.

Retë zakonisht nuk formojnë skaje të drejta. Megjithatë, duke gjykuar nga imazhet satelitore, Trekëndëshi i Bermudas bën përjashtim, transmeton tvklan.

Për këtë teori kanë nisur kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota po përpiqen të zbulojnë se pse ka kaq shumë anomali në këtë zonë.

Trekëndëshi i Bermudas ndodhet në një zonë të madhe të Oqeanit Atlantik mes Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës dhe njihet për fenomenet misterioze që ndodhin aty. Ka pasur raportime që nga viti 1945, kur pesë bombardues amerikanë dhe një aeroplan u zhdukën pa gjurmë.

Që atëherë, 75 avionë dhe disa qindra anije janë zhdukur. Tragjedia e fundit ka ndodhur në vitin 2015 me zhdukjen e transportuesit të El Faro.

Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve! E pazakontë çfarë zbuluan shkencëtarët ! Read More »

E dhunon i dashuri dhe e ëma, vajza jep një mesazh shumë të fortë që përlot internetin!

[sgmb id=”1″]

Leslie ishte si të gjitha vajzat e tjera, askush nuk e dinte dhimbjen e saj derisa vendosi ta ndajë në Facebook, aty ku postimi i saj bëri bujë. Bukuroshja nga Texas kohët e fundit ishte keqtrajtuar nga i dashuri i saj dhe e ëma e tij.

Ajo postoi disa foto në profilin e saj në Facebook ku tregonte të nxirat dhe pasojat që kishte sjellë keqtrajtimi. “Unë nuk postoj gjëra personale, por jam e lodhur nga ai dhe familja e tij që bëjnë sikur gjëra të tilla janë normale. Edhe ai, edhe mamaja e tij kanë vënë dorë mbi mua, bashkë me motrën e tij 13 vjeçare.

Ata luftojnë me veten çdo ditë kështu që nuk është çudi që bënë të njëjtën gjë me mua. Kjo ndodhi këtë mëngjes pasi ai më akuzoi se e kisha tradhëtuar ndërkohë që unë punoj çdo ditë nga mëngjesi në darkë. Ju lutem nëse ju ndodh kjo mos mendoni se sot është pak dhe nesër nuk do të ndodhë sepse kështu përfundoni ose më keq. Ju lutem mos i fusni fëmijët në mes, ata nuk e meritojnë.

Ju nuk e meritoni”, -shkruan Leslie. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 200 mijë herë. Më vonë ajo bëri edhe një postim tjetër ku shkruan se në fillim lidhja e saj ishte e bukur, më pas erdhi në jetë vajza e tyre dhe pak kohë më pas ai filloi të vërë dorë mbi të. Gjithashtu Leslie tregon që e bëri postimin që familja e saj dhe miqtë ta merrnin vesh pasi nuk e dinin dhe nuk e besonte se do mund të shpërndahej kaq shumë./revistawho.com

E dhunon i dashuri dhe e ëma, vajza jep një mesazh shumë të fortë që përlot internetin! Read More »

Misteri i Kishës së Laçit, ja çfarë u ndodhi 32 ushtarëve!

[sgmb id=”1″]

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shën Ndoit”.

Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, kohë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.

Misteri i Kishës së Laçit, ja çfarë u ndodhi 32 ushtarëve! Read More »

30 sekondat qe shfarrosen Dinosauret!

[sgmb id=”1″]

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët.

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët.

Ky evend u dha mundësi mamalëve dhe njerëzimit që të lulëzojnë në miliona vitet pasaardhëse për t’i dhënë formë një planeti siç e njohim ne sot.

Por nëse asteroidi do të kishte goditur vetëm 30 sekonda më herë, ose 30 sekonda më vonë dinosaurët ndoshta do të ishin ende dominuesit e këtij planeti dhe ne nuk do të ekzistonim.

Ky është përfundimi i një studimi milionadollarësh të BBC2. Grupi i shkencëtarëve të rrjetit televiziv britanik studiuan me aparatura të fjalës së fundit në Gjirin e Meksikës, ku goditi asteroidi 66 milionë vite më parë.

Në këtë periudhë shkencëtarët thonë se pika ku u përplas trupi qiellor ishte tokë dhe përplasja shkaktoi një krater 230 kilometra të gjerë dhe 42 kilometra të thellë, si dhe re të mëdha pluhuri dhe tymi që qëndroi për vite me radhë në atmosferën e Tokës. Kjo re i dha dorën e fundit shfarosjes së nisur me impaktin fillestar.

Sipas shkencëtarëve, nëse asteroidi do të kishte goditur 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë vendi i përplasjes do të ishte në oqean dhe kështu do të shmangej reja e tymit e ngritur në qiell.

Ky përfundim është arritur nga profesorët Sean Gulick dhe Joanna Morgan, të cilët kanë gjetur përbërje të lartë sulfuri në shkëmbinjtë që ndodhen në tabanin e Gjirit të Meksikës.

Puna e tyre kërkimore do të shfaqet në dokumentarin me titull “Dita kur vdiqën dinosaurët!” në BBC2.

30 sekondat qe shfarrosen Dinosauret! Read More »

Fëmijëria e saj ka kaluar mes peripecive dhe vështirësive të mëdha me të cilat për fat të keq ajo…

[sgmb id=”1″]

Ajo është 16 vjeç dhe vjen nga fshati Gjorme i Kurbinit. Marsilda është vajza e madhe e familjes Xhixha dhe motra e 2 vëllezërve. 

Fëmijëria e saj ka kaluar mes peripecive dhe vështirësive të mëdha me të cilat për fat të keq ajo dhe pjesëtarët e tjerë vazhdojnë të përballen akoma. Në kushte ekstreme varfërie, në një shtëpi e cila vetëm emrin ka të tillë, pa orendi dhe me ushqime të pakta i është dashur të rritet.

Prindërit janë të sëmurë, ndërsa 2 vëllezërit e vegjël kanë nevojë për kujdes. Mes ëndrrave të shumta ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj dëshira e saj më e madhe është të shpëtojë familjen nga varfëria ekstreme në të cilën ndodhen.

Edhe pse ende shumë e re ajo ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe. Ka kryer një kurs parukerie disa mujor dhe e sheh punësimin e saj si një mundësi të mirë për të shpëtuar prindërit dhe vëllezërit.Aktualisht ajo punon për pak orë në një sallon bukurie në Laç dhe pas punës vrapon për në shtëpi, atje ku qëndrojnë në çdo sekondë mendimet e saj.

Marsilda Xhixha vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” për të sjellë shembullin e një vajze të re, e cila është e gatshme të bëjë çdo lloj sakrifice që vëllezërit e saj të kenë një fëmijëri ndryshe dhe ëndrra për të pasur një shtëpi si gjithë të tjerët të bëhet më në fund realitet.

Fëmijëria e saj ka kaluar mes peripecive dhe vështirësive të mëdha me të cilat për fat të keq ajo… Read More »

Historia e shqiptarëve që luftuan kundër japonezëve !

[sgmb id=”1″]

Nga një media australiane mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.

Nga një media australiane mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.

Informacion i kompletuar me shoqërimin e fotove të veçanta, tregon se shqiptaret kanë luftuar në njësi të ndryshme dhe zona të ndryshme – duke filluar nga zonat operative për rreth kontinentit Australian deri në Papua Guinenë e Re. Sipas portalit australian museumviktoria, një pjesë e shqiptarëve, sapo morën vesh në Australi për shpërthimin e mundshëm të luftës në kontinentin Evropian, janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë gratë dhe fëmijët që banonin atje.

Një numër burrash kanë shërbyer me devocion ne luftë dhe janë dekoruar. Një prej këtyre quhet Medalja “Pacific Star” (Ylli i Paqësorit) që i është akorduar shqiptarit Mustafa Sherifit për merita shërbimi në Oqeanin Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga dhjetori i vitit 1941.

Krahas Mustafa Sherifit, një foto dokument sjell edhe një aviator tjetër, Sherif Rizi mes anëtarëve të ekuipazhit të skuadriljes ajrore nr. 82 në Japoni. Ai u rekrutua më 3 tetor 1942 dhe u lirua më 11 nëntor 1947.

Ekzistojnë edhe foto të akteve te rekrutimit dhe të çmobilizimit të tyre nga Ministria Austrailian e e Mbrojtjes.

Siran Zeneli mësohet se ka shërbyer në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 24 shkurt 1942 dhe u lirua më 6 prill 1944. Muharrem Perona shërbeu në Trupat e Xhenios të Australisë në Darvin. U rekrutua në qershor 1942 dhe u lirua më 9 dhjetor 1945.

Hodo Hamiti shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 22 shkurt 1942 dhe u lirua më 13 tetor 1944.

Estref Shemshedini u rekrutua në nëntor 1942 dhe shërbeu në Darvin në batalionin e 5-të të Regjimentit Skocez. U lirua më 15 mars 1943.

Një pjesë emigrantësh janë izoluar si të dyshuar dhe dërguar për të punuar në fermat ushtarake për frontin. Të internuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Australi , sipas fotos se paraqitur janë (nga e djathta në të majtë): Vasfi Hymer Birangi, Gani Mehmet Floqi, Shaban Sali Suli, Servet Goskova.

Informacioni mbi fatin e mëvonshëm të disa luftëtareve shqiptare në Australi plotësohet me një përshkrim të ndryshimeve të sistemeve shoqërore në Shqipëri. Sipas këtij përshkrimi: “Përfundimi i luftës solli vendosjen e një regjimi stalinist dogmatik dhe izolacionist në Shqipëri. Për emigrantët shqiptarë u kufizua komunikimi me familjen dhe njerëzit e afërt në ish-atdheun. Ata që u kthyen në Shqipëri në vitet fill dhe pas luftës, ranë në kurth, pa qenë në gjendje të ktheheshin në Australi. U cenua gjithashtu tradita e martesave me partnerë nga Shqipëria. Një numër i vogël i atyre që u kthyen në Shqipëri, u përpoqën të arratiseshin, por shumë pak veta ia dolën. Shumë familje pësuan ndëshkime dhe vështirësi të tmerrshme në Shqipëri në orvatjet për t’u arratisur apo thjesht për shkak të lidhjeve të tyre me botën perëndimore”.

Historia e shqiptarëve që luftuan kundër japonezëve ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com