Histori

Gabimi i Hitlerit, që i kushtoi Luftën e Dytë Botërore

[sgmb id=”1″]

Pushtimi i Gjermanisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1941 doli të ishte katastrofa e fushatës ushtarake të Hitlerit. Fyhreri dërgoi 4,5 milionë trupa për të pushtuar një vend, me të cilin kish firmosur një marrëveshje mos-sulmimi. Ky ishte një gabim fatal, sepse Britania, armiku më i fortë i Gjermanisë, ishte shumë e pafuqishme në atë kohë.

Pas disfatës së Francës, Britania bëri një vendim pragmatist, me tërheqjen e trupave të saj nga Franca, për shkak të sulmeve intensive nga toka dhe ajri që po bënte Gjermania. Ndërsa forcat britanike u tërhoqën, atyre iu desh të linin pas një pjesë të konsiderueshme të armatimit të tyre të rëndë. Në momentin kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, Ushtria Britanike kishte mungesë të armatimit të rëndë dhe transporti motorik. Atyre gjithashtu u mungonin koncepti dhe përvoja operacionale, për t’i rezistuar një pushtimi gjerman. Hitleri bëri gabimin fatal që nuk i dha goditjen përfundimtare.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të përfshinte Bashkimin Sovjetik, një vendim që lehtësoi presionin mbi Britaninë. Kjo i lejoi vendit të rimobilizojë forcat e veta ushtarake për të vazhduar luftën kundër Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Bashkimit Sovjetik krijoi një barrë të madhe në makinën ushtarake gjermane, pasi Hitleri nuk ishte i përgatitur për një luftë dimërore. Forcat gjermane nuk e morën veten kurrë nga kundërsulmi i dimrit i sovietëve. Në fund të vitit 1942, gjermanët po luftonin në mbrojtje në Bashkimin Sovjetik.

Gabimi i Hitlerit, që i kushtoi Luftën e Dytë Botërore Read More »

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë

[sgmb id=”1″]

Ka disa vepra arti dhe arkitektura që janë të njohura në të gjithë botën. Por nëse studioni historinë e disa prej tyre pak më shumë me kujdes, do të zbuloni se shumë prej tyre përmbajnë shumë mistere, shkruan bright side, transmeton Indeksonline.

Ja disa prej tyre qe do te ju habisin:

 

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë Read More »

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë

[sgmb id=”1″]

Me takimin e zhvilluar në ambjentet e pallatit të kulturës në Vlorë me drejtues të njësive vendore në qark, është mbyllur axhenda e takimeve dy ditore e qeverisë Rama 2 në qytetin bregdetar. Takimet kanë startuar ditën e premte rreth orës 16:00 me mbledhjen e qeverisë, ndërsa kanë vijuar me një takim konsultues mbi buxhetin 2018.

Dita e shtunë ka qenë mjaft e ngjeshur teksa ka nisur me takimet e ministrave me drejtues të institucioneve në varësi të tyre. Takim me prindërit, takime të ministrave në fshatra , por edhe mbledhja me drejtues të njësive vendore kanë vijuar axhendën e qeverisë në qytetin e Vlorës.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Vlorë u morën  një sërë vendimesh të rëndësishme nga qeveria si edhe ishte shpallja zonë e mbrojtur e fshatit Kaninë, apo projekti i kompleksit sportiv , aeroporti dhe një sërë vendimesh të tjera. Qeveria Rama e ka nisur nga Vlora, ndërsa për cdo muaj si edhe konfirmoi vetë,qeveria do të jetë në takime në cdo qark.

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë Read More »

Tre vjet nga ngritja e flamurit “Autochtonous” midis Beogradi

[sgmb id=”1″]

Sot tre vite më parë, 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizani” në Beograd, u ngrit flamur “Autochtnous” nga Ismail Morina – Ballisti.

Askush nuk e harron çastin kur u këndua himni kombëtar shqiptar, vërshëllima dhe kore rraciste pafund, një stadium i tejmbushur me njerëz që mund të kishin lidhje me gjithçka tjetër, por jo me futbollin.

U luajtën vetëm 42 minuta lojë, pasi afër fundit të pjesës së parë, mbi kokat e 30 mijë tifozëve serb, fluturoi një dron që mbante varur një flamur me hartën e Shqipërisë etnike, ku shkruhej fjala “Autochtono us” ndërsa në anë qëndronin dy figura emblematike të historisë së kombit tonë, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Ndërprerja e ndeshjes do të kalonte gjithë hallkat e drejtësisë së UEFA-s, deri në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ku u vendos pas disa muajsh që Shqipëria të fitonte tre pikët në tavolinë. Kjo fitore iu dedikua me të drejtë njeriut që inicioni dronin mbi Beograd. Ismail Morina u bë hero për shqiptarët, pasi edhe kualifikimi historik i Shqipërisë në Europian ishte dhe meritë e tij

Sot pas tre vjetësh kohët kanë ecur shpejt, Shqipëria mbylli eleminatoret e Botërorit duke mos arritur dot kualifikimin, ndërsa Ballist Morina vuan në burgjet e Kroacisë, ku pret ekstradimin drejt Serbisë, me akuzën absurde se ka nxitur urrejtjen etnike dhe fetare.

Tre vjet nga ngritja e flamurit “Autochtonous” midis Beogradi Read More »

Manchester City thyen një rekord që ka zgjatur 123 vite në Premier Ligë!

[sgmb id=”1″]

Manchester City ka barazuar një rekord që ishte mbajtur nga skuadra e Everton për më shumë se një shekull.

Guardiola dhe skuadra e tij e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Përveçëse po mposhtin cdo skuadër, skuadra e Manchester City në cdo fitore po fiton me rezultat të thellë.

E kur jemi te rezultatet, pikërisht këtu qëndron rekordi. Manchester City ka shënuar plot 29 gola në 8 ndeshje në Premier Ligë.

Ky rekord mbahej nga Everton gjatë sezonit të largët 1894-95. 

Manchester City thyen një rekord që ka zgjatur 123 vite në Premier Ligë! Read More »

Shitet 12 mijë $ puroja që la përgjysmë Winston Churchil

[sgmb id=”1″]

Cigarja që tymosi deri në gjysme ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchil gjatë rrugës për Paris në vitin 1947, është shitur për më shumë se 12 mijë dollarë në një ankand në internet.

Mbetja e cigares, e gjatë 10 centimetra, është blerë nga një koleksionist i paemëruar nga Palm Beach në Florida, njoftoi shtëpia e ankandit RR Auction nga Bostoni.

Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Cherchil me cigare në aeroport, në të cilën është autografi i tij. Cigaren e kishte ruajtur piloti britanik William Alan Turner, i cili kishte pilotuar aeroplanin me të cilin Cherchil dhe bashkëshortja e tij udhëtuan deri në Paris dhe në kthim.

Shitet 12 mijë $ puroja që la përgjysmë Winston Churchil Read More »

Çfarë po ndodh Korenë e Veriut? Dridhet toka në vendin ku u bënë testet bërthamore

[sgmb id=”1″]

Një tërmet ka goditur Korenë e Veriut, në vendin ku janë kryer testet e mëparshme bërthamore. Tërmeti i magnitudës 2.9 goditi provincën North Hamgyong të Koresë së Veriut, mesditën e sotme, raporton CNN.

Zona është ajo ku “mbretëria e vetmuar” ka kryer teste të mëparshme bërthamore, duke shkaktuar frikë e panik se po zhvillon teste të reja. Testi i fundit u shënua më 3 shtator dhe u regjistrua si një tërmet me magnitudë 6.3. Muajin e kaluar, i njëjti rajon u godit nga një dridhje me magnitudë 3.4, të cilën Kina tha se dyshohet të ishte një “shpërthim”.

Pyongyang-i është i bindur në vazhdimin e programit bërthamor të Kim, pavarësisht nga një seri kërcënimesh gjithnjë e më të paqëndrueshme nga Donald Trump. Këtë javë aeroplanët amerikanë fluturuan mbi gadishullin korean.

Çfarë po ndodh Korenë e Veriut? Dridhet toka në vendin ku u bënë testet bërthamore Read More »

Historiku i Bandës së Lushnjes, vrasjet monstruoze mes tyre dhe krimet që vazhdojnë

[sgmb id=”1″]

Edhe pse kanë kaluar 21 vite nga krijimi i Bandës së Lushnjes përsëri, hasmëritë në atë qytetet, vijojnë të jenë prezent. Kjo është dinamika e ekzekutimeve, me dy grupeve, ai i Aldo Bares dhe Artur Dajës.

Banda kriminale famëkeqe e qytetit të Lushnjes e cila kishte si kryetar të saj Alfred Shkurtin, i njohur ndryshe si Aldo Bare e kishte pikun e saj të gjatë viteve 1997 dhe 1998.

Gjatë pretences së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundërshtari kryesor i Aldo Bares ishte Artur Daja dhe konflikti kishte nisur nga vitit 1996.

Vrasjet janë të shumta të realizuara nga “Banda e Lushnjes” si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku.

Vetëm një vit më vonë, konkretisht në korrik ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra Ramadan Shkurti, vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti.

Aldo Bare, së bashku me viktimën dhe Enver e Bardhyl Rabija ishin nisur në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, i cili ishte në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shënjestra Artur Daja. Aldo Bare së bashku me shokun e tij Enver Rabija, u larguan nga vendi i ngjarjes. Por të plagosur kishin mbetur ne automjet Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija. Vetëm pak çaste më vonë Daja, edhe ky i plagosur i afrohet kundërshtarëve të tij dhe qëllon nga afër vwllain e Aldo Bares dhe mikun e tij të ngushtë Bardhyl Rabija.

Në këto rrethana, pas vrasjes së vëllait të Aldo Bares, ky i fundit me qellim hakmarrjen ndaj Artur Dajës, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Sipas organit të akuzës, anëtar ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici dhe Enver Dondollaku.

Kalvari i vrasjeve vijoi.

Objektivi ishte ekzekutimi dhe terrorizimi i të gjithë të familjarëve, të afërmve dhe miqve të Dajës. Kështu në 03 korrik të ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Daja. Gjashtë muaj më vonë më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli. Por historia e vrasjeve të përgjakshme të cilët ishin kundërshtarë të Aldo Bares dhe miq të Artur Dajës vazhdon. Brenda muajit shkurt të ’98 vriten në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri. Më 18 korrik të 98’në vendin e quajtur “Kodrat e ullinjve” u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë iArtur Dajës.

Por objektivin kryesor Ado Bare do ta realizonte 3 muaj më vonë. Konkretisht më 21 tetor 1998 në fshatin Grabian të Lushnjes, pasi e kishin djegur trupin më herët të Artur Dajës i presin kokën, duke e ekspozuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.

Gjithashtu, emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akozohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës. Për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Kriminale Klejdi Bano.

Gjithashtu Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Ndërkohë dyshohet edhe me vrasje të tjera që janë të pazbardhura si ekzekutimi i ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti dhe për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë së qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.

Historiku i Bandës së Lushnjes, vrasjet monstruoze mes tyre dhe krimet që vazhdojnë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com