Histori

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…”

[sgmb id=”1″]

Fenomeni i “marteses për dokumenta” është rrëfyer nga një emigrant në SHBA
Ai thotë për “ShkodraNews” se vajza me që mori shkuesi e braktisi, pasi u bë me dokumenta qëndrimi.

“Ju shkruaj sepse nuk di çfarë tjetër të bëj të nxjerr gjithë atë mëri dhe zemërim që kam brenda vetes. Gjithë jetën e kam kaluar duke punuar në Amerikë për të mbajtur familjen dhe erdhi koha të martohesha. Nana në Shkodër më gjeti një vajzë që siç e përshkruanin e siç mu duk mua dy herë që e takova para se ta merrja nuse ishte pëllumbeshë e llokum me arra.

Nuk më interesoi që nuk ishte e virgjër, fundja këtu në Amerikë kjo është diçka që s’ke kohë as me e mendu e jo ma me e vujt si pjesë. Pasi kultura këtu vlerëson të tjera gjana. Më pak fjalë e mora të bijën e huaj këtëj, e bëra me green card brenda 8 muajsh. Nisi një shkollë e la se nuk di gjuhën dhe aq mirë edhe pse në kurs shkonte rregullisht. Nisi një kurs parukerie dhe aty ndryshoi gjithçka.

Duke nejt shumë kohë në qendër e unë shumë kohë në punë ajo kishte rivendos kontaktet me një ish-të dashur që kishte pas në Shkodër dhe pas 2 muajsh që ndjeja ftohtësinë e saj në çdo drejtim vjen në shtëpi e më thotë do të ndahet sepse nuk përputhemi. Më tha dhe që jam djalë shumë i mirë dhe do gjej ma mirë se ajo. E kam lutur të më thotë pse? Më tha që do një tjetër. E bashkë nuk përputhemi. Nuk je për mua, më tha në sy pa iu dridhur hiq qerpiku.
Nuk e di çfarë ndjeja t’i bëja asaj femre në ato momente.

E pranoj e kam qëlluar për herë të parë në jetë me sa pata forcë. Aq deshi e iku. Mendova ka njoh ndokënd në punë, por mora vesh që djali tjetër erdhi pas 2 muajsh kur kjo më la e sot janë bërë me fëmijë. Nuk them se isha marrëzisht i dashuruar, por unë punoja fort veç për të e familjen se i tillë jam. Një mendje më thoshte ta denoncoj t’ja hiqja letrat. Mendova veç për fëmijën e saj dhe ai s’ka asnjë faj. Këto gjëra për letra ndodhin shumë këtej, por pasojat janë të forta e atë zhgënjim s’do ta harroj kurrë”, rrëfen ai.

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…” Read More »

Viktimat e Gjirokastrës nuk ishin të panjohur, ja surpriza që gruaja i bëri burrit live në TV

[sgmb id=”1″]

Cifti i bashkeshorteve Kosta nuk jane te panjohur ne Gjirokaster, burri nje muzikant, kurse gruaja e ndjere mesuese. Por, ata u bene edhe personazhe publike, pasi ishin pjese e rubrikes “Ka një mesazh për ty’ ne emisinin e TV, “E diela shqiptare’, kur Afërdita i kërkoi bashkëshortit të saj, Leko Kostës, t’i rikthehej dashurisë së tij të madhe: saksofonit.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe.

Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: ‘Ky saksofon është për ty shumë i shtrenjtë, por për mua akoma më
Ate dite, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë.

‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin. Leko kishte pasur një martesë, ashtu sikurse Afërdita, e cila kishte edhe një djalë 18-vjeçar, Harin, me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht.

Tani, siç tregonte ajo, i biri dhe bashkëshorti i saj i 2-të shkonin shumë mirë. E në fakt, ishte i biri ai që ia kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që ai të luante edhe një herë pas shumë kohësh për publikun. ‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita.

Viktimat e Gjirokastrës nuk ishin të panjohur, ja surpriza që gruaja i bëri burrit live në TV Read More »

Po s’pagove të groposëm 6 metër thellë’, shqiptari tregon tmerrin. Peng brenda bunkerit në Itali

[sgmb id=”1″]

Kërcënuar, rrahur, masakruar dhe mbajtur peng. Shqiptari pas torturash ka vendosur të rrëfeje tmerrin që ka hequr për një borxh prej 13 mijë eurosh. Mediat italiane shkruajnë sot se shqiptari është një 47 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rrëfimi i tij u bë shkak për kapjen e një bande të rrezikshme në Itali, që vepronte mes Tor Bella Monaca, Albano Laziale, Nuoro e Teramo. Pjesë e saj janë 4 shqiptarë dhe një italian. Mësohet se vetë shqiptari që guxoi të tregonte, pasi ishte liruar si peng, mori kërcënime me jetë dhe pas kësaj, edhe nga frika u braktis edhe nga miqtë e tij..

Borxhi 13 mijë euro

Historia nis vitin e shkuar kur shqiptari me synimin për të hapur një biznes në Romë i drejtohet disa shqiptarëve të tjerë për të marrë një borxh. Borxhi ishte rreth 7 mijë euro, që shqiptari do ua kthente si shumë mujore 700 euro cdo muaj deri në përfundim. Muajt e para shqiptari bëri pagesat korrekte, por më pas vështirësive  ekonomike ndërpreu pagesat e borxhit. Borxhi u shtua në 13 mijë euro. Kreditorët filluan me telefonatat kërcënuese, kërcime me vdekje atë dhe familjarëve të tij.

Marrja peng dhe mbajtja brenda bunkerit

Banda pasi provoi kërcënimet u hodh në veprim. E morën shqiptarin në një bar e cuan në një vend të izoluar në një fshat në Pavona. E lidhën në një karrige dhe më pas nisën torturat, shkelma në gjithë trupin. Për tre ditë nuk i dhanë as bukë as ujë, dhe torturat vijonin pa ndërprerje, goditje në kokë, mbytje, rrahje.

“Nëse nuk paguan do të groposin 6 metër nën tokë”-  bërtisni gjatë torturave. I burgosuri flinte në banjë në shesh. Pas serisë së dhunës, me justifikimin se më në fund u bind dhe do merrte një shok në telefon ti sillte paratë, mori policinë. Pas ndërhyrjes blic ai mundi të lirohej.

Po s’pagove të groposëm 6 metër thellë’, shqiptari tregon tmerrin. Peng brenda bunkerit në Itali Read More »

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria

[sgmb id=”1″]

Të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit, në Mirditë kanë shkruar një letër të hapur ku kërkojnë ndihmë për përmirësimin e jetesës së tyre, në mënyrë që të mos largohen

Letra i është dërguar kryetarit e Bashkisë, Ipeshkvit te Rrëshenit, drejtoreshës se shkollës Domgjon dhe drejtorit të Fanit. Letra është shkruar në korrik. Ipeshkëvit iu dorëzua sot para meshës në Domgjon.

Një brez i ri po rritet falë Zotit.

Letra e plotë:

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për

Popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjentin, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohei t’i mirëmbajmë ato. Duam që qendra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne agazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e karitasit. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmendjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Dmgjonit.

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria Read More »

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di”

[sgmb id=”1″]

Në një moshë tashmë 30 vjeç, Endri, transgjinori që kërkon të bëhet një femër, kjo në bazë të prirjeve seksuale ka rrëfyer adoleshencën e vështirë që ka kaluar dhe mos pranimin sot e kësaj dite nga familja.

Në “Zonë e Lirë” Endra siç pëlqen që ta thërrasin, rrëfen se është keqtrajtuar nga vlonjatët sa herë që e shikonin në rrugë, ku kjo është bërë shkak edhe për mbylljen e parukerisë  që kishte hapur në qytetin jugor dhe punonte në fshehtësi të plotë.

“Që në fëmijëri unë ndihesha femër, më pëlqente të luaja dhe të rrija me motrën dhe shoqet e saj…më pas në adoleshencë prindërit me zhduken më çuan në Itali te vëllai duke thëne se duhet ta ndalojmë këtë fenomen që po lulëzonte, pra mua’.

Unë nisa të lyhesha e të mbaja pirsing…në Itali qëndrova te vëllai, por u ktheva për kërkesës së babait sepse nëna ime ishte e sëmurë rëndë. Ata nuk më donin ashtu siç isha”, thotë transigjinor.

Historinë e vazhdon duke treguar edhe keqtrajtimet e shumta rrahjen me shkop nga vlonjatët, për të cilët thotë se e kanë nga fakti i mentaliteti të vështirë.

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di” Read More »

Letra që do iu bëjë të përloteni e djalit që i vranë mamanë, gazetaren e cila luftoi ndaj kriminelëve në qeveri

[sgmb id=”1″]

Kjo letër e rëndë dhe akuzuese është shkruar nga Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares dhe blogeres malteze, Daphne Caruana Galizia, e cila u vra të hënën pasdite, për shkak të detyrës. Galizia, i cili është gjithashtu një gazetar investigativ, ishte i pari që pa makinën teksa shpërthente, ndërsa nëna e tij ndodhej brenda. Sot, për herë të parë, ai ka shkruar këtë letër të gjatë, ku akuzon drejtuesit e shtetit dhe ku e quan Maltën, ishullin e mafies, shkruan Dritare.net

Makina e djegur, ku u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia
“Nëna ime u vra për shkak se qëndroi midis sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelin atë, pra ashtu siç bëjnë shumë gazetarë të zotë. Por ajo ishte gjithashtu në shënjestër, sepse ishte i vetmi person, që punonte në këtë mënyrë. Kjo është ajo çfarë ndodh, kur institucionet e shtetit janë të paafta dhe personi i fundit që shpëton, është shpesh gazetari. Kjo bëri që nëna ime, të ishte personi i parë që mbeti i vrarë.

Nuk do ta harroj kurrë vrapin që kam bërë drejt atij ferri në fushë, duke gjetur mënyrën për të hapur atë derë, ndërkohë që boria e makinës ende binte. I ulërija dy policëve, të cilët u shfaqën duke mbajtur në dorë një nga ato bombolat, që shuajnë zjarrin. Më vështruan dhe njëri prej tyre më tha: “Na vjen keq, tashmë nuk mund të bëjmë asgjë”. Ula kokën dhe pashë pjesët e trupit të nënës sime, përreth meje. Kuptova se kishin të drejtë, se nuk kishte më shpresë. Ata më pyetën: “Kush ndodhet në makinë?”. “Nëna ime”, iu përgjigja, “dhe ajo vdiq, për shkak të paaftësisë suaj.”

Po, ishte paaftësia dhe neglizhenca e tyre, që dështuan dhe nuk parandaluan këtë që ndodhi.

Më vjen keq që po e tregoj me kaq hollësi ngjarjen, por lufta këtë fytyrë ka. Dhe ju të gjithë duhet ta shihni. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, nuk ishte vrasje tragjike. Tragjike është kur të shtyp autobusi. Kur ka gjak dhe shkëmbim zjarri rreth teje, atëherë është luftë. Ne jemi një popull në luftë, kundër shtetit dhe krimit të organizuar, të cilat janë bërë të padallueshme.

Disa orë më pas, ndërsa kryeministri palaço bënte thirrje nga parlamenti për të gjetur autorët e vrasjes së gazetares, për të cilën kishte harxhuar një dekadë duke e sulmuar që ta shkatërronte, një nga oficerët e policisë, Ramon Mifsud, i cili duhet të hetohet për vrasjen e saj, poston në Facebook këtë mesazh: “Gjithkush merr atë që meriton, plehun e lopës! Ndjehem i lumtur :)”.

Po, ky është vendi ku jetojmë, një shtet mafioz, ku tashmë mund të ndryshosh gjininë, në kartën tënde të identitetit, falë Zotit, por gjithashtu vendi ku të bëjnë copash duke të të hedhur në erë, vetëm pse ke ushtruar lirinë tënde themelore. Njerëzit që supozohet të të mbrojnë, në këtë vend festojnë vdekjen tënde. Si kemi ardhur deri këtu xhanëm?

Qeveria e Maltës ka lejuar të lulëzojë një kulturë e mosndëshkimit. Është fare pak ngushëlluese, kur dëgjon kryeministrin e këtij vendi të thotë se nuk do të reshtë derisa të gjenden autorët e krimit, ndërkohë që ai vetë drejton një qeveri, që inkurajon mosndëshkimin. Si fillim i mbushi zyrat me kriminelë, më pas policinë me kriminelë dhe budallenj dhe në fund, i mbushi gjykatat me kriminelë dhe të paaftë. Nëse institucionet do të ishin duke punuar siç duhet, nuk do të kishte vrasje për t’u hetuar dhe unë e vëllezërit e mi do të kishim ende një nënë.

Joseph Muscat, Keith Schembri, Chris Cardona, Konrad Mizzi, Prokurori i Përgjithshëm dhe shumë nga ju drejtues të tjerë të policisë, që nuk morët asnjë masë, ju jeni bashkëpunëtorë. Ju jeni përgjegjës për këtë.” – përfundon akuzën e rëndë, djali i gazetares së njohur malteze, të vrarë pak ditë më parë./Përshtati Donatela Guri/dritare.net

Letra që do iu bëjë të përloteni e djalit që i vranë mamanë, gazetaren e cila luftoi ndaj kriminelëve në qeveri Read More »

Nga jeta e vështirë në banesën e vogël pa ujë të ngrohtë, e deri te dashuria e madhe për artet marciale

[sgmb id=”1″]

Sipas autorit të librit më të ri autobiografik për të parin e Kremlinit, Steven Lee Meyes të titulluar “Cari i ri”, babai i Vladimir Putinit, kishte fituar të drejtën të këtë një banesë njëdhomëshe prej 16 metra katrorë në një kompleks pesëkatësh në rrugën Baskov numër 12, jo larg avenysë të Leningradit.

Familja Putin ishte zhvendosur në vitin 1944, kurse pas përfundimit të luftës janë detyruar që banesën ta ndajnë edhe më dy familje tjera. Aty kaluan më shumë se 20 vite. Brenda kësaj banese nuk kishte ujë të nxehtë e as vaskë. Korridori pa dritare shërbente si kuzhinë me një shporet me gaz, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë ka qenë një djalë i dobët. Një nga kujtimet e tij të hershme të përpjekjeve për një ikje të guximshme nga një fëmijëri e mbyllur, ndodhi më 1 maj të vitit 1959 ose ndoshta në vitin 1960. Së bashku me disa shokë kishin hipur në një tren dhe ishin nisur në drejtim të panjohur të qytetit në kërkim të një aventure. Ishte ftohtë dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë, edhe pse kishin ndezur zjarrin për t’u ngrohur, ata u kthyen të dekurajuar, ku më pas babai e rrahu si ndëshkim që ishte larguar”, shkruan Meyers në librin e ri.

Por, ishte pikërisht babai i tij që e shtyu Vladimirin të merret me boks, por duke marrë parasysh që ishte i dobët, ai hoqi dorë kur një grusht ia theu hundën.

Dhe kështu në vend të boksit filloi të merret me arte marciale, edhe përkundër dëshirës së prindërve që të vazhdoj me boks. Ai filloi të ushtroj sambo, stili sovjetik të cilin e kombinoi me xhudo dhe mundje që i përshtatej trupit të tij të shkurtër.

Njëri nga trajnerët ka pasur ndikim të madh në jetën e tij. Anatoli Rahlin punon në klubin “Trud” jo larg rrugës Baskos, kurse në vitin 1965 kur Putin ishte në klasën e pestë vendosi të anëtarësohet në këtë klub. Trajneri Rahlin është dashur të punojë shumë që të bind prindërit e Putinit se fëmijët nuk mësojnë asgjë të keqe në atë klub. Disiplina e sambos dhe më pas e xhudos, e intrigoi shumë Putinin i cili kishte pranuar se asgjë tjetër nuk i kishte bërë përshtypje.

Aftësitë luftarake i sollën shoqëri të re, e në veçanti afërsinë që e krijoi me dy vëllezërit Arkadi dhe Boris Rotenberg, të cilët i qëndruan besnik deri më sot.

Ai u paraqit para opinionit për herë të parë në vitin 1999, kur Boris Jelcini i dorëzoi pushtetin kryeministrit të ri energjik që për herë të parë e njohu e gjithë Rusia si Vladimir Putin. Derisa Jelcin ishte anëtarë i rëndësishëm dhe i zëshëm i Politoborit, Putin ishte jo edhe aq i rëndësishëm, që i pëlqente të qëndronte i heshtur si një agjent i KGB-së. Ai operonte jashtë vendit, në Dresden në Gjermaninë Lindore.

Megjithatë, me kalimin e viteve Putin arriti të ngjitet me hapa të shpejt në politikë.

Ai “shëtiti” nëpër pozita të ndryshme në Moskë. Nga shefi i Shërbimit Sekret, ndihmës, këshilltar, njëri i besës, derisa Jelcini e ftoi një ditë në zyrën e tij jashtë Moske.

“Do të punoj aty ku ju mendoni se do të jem më i mirë”, ka thënë Putin. Ndërsa pyetja tjetër e Jelcinit e ka habitur: “Çfarë mendoni po pozitën më të lartë?” Vetëm atëherë Putin e kuptoi planin e tij.

Jelcin nuk e kishte emëruar drejtpërdrejt si pasardhësin e tij, por ia kishte përmendur zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen në vitin 2000, duke shprehur haptazi dëshirën që të kandidoj.

https://youtu.be/s97KQDR9eMwhttps://youtu.be/lxMWSmKieuc

Nga jeta e vështirë në banesën e vogël pa ujë të ngrohtë, e deri te dashuria e madhe për artet marciale Read More »

Dita Botërore e Ushqimit

[sgmb id=”1″]

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945).

Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël.

Prej disa vitesh në këtë datë, edhe Kosova kryen aktivitete sensibilizuese mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në popullatë. Në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës është duke bërë transpozimin e legjislacionit të BE-së rreth sigurisë Ushqimore. Rregulloret e reja përmbajnë kritere të reja për OBU-të.

Për një ushqim të mirë Njihet botërisht roli i ushqyerjes në shëndetin e individit gjatë gjithë ciklit të jetës, duke filluar nga periudha parakonceptimit të fëmijës e deri në pleqëri. Sa më herët të fillohet zbatimi i praktikave të rekomanduara të ushqyerjes, aq më i shëndetshëm do të jetë individi gjatë gjithë jetës. Ushqyerja e ekuilibruar dhe e përshtatshme e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shumë efikase për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e disa të tjerave.

Sigurimi i një ushqyerje të shëndetshme dhe të sigurt gjatë viteve të para të jetës ka përfitime për gjithë jetën. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij. Kequshqyerja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël është një faktor kyç themelor jo vetëm për vdekshmërinë foshnjore dhe fëmirore, por ndikon edhe tek zhvillimi fizik dhe mendor në moshë shumë të re.

Mbi 6 milionë vetë kanë vdekur vetëm këtë vit nga urija dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e ushqimit. Më shumë se 850 milionë vetë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, është përpjekur të përmbushë objektivin e pakësimit në masën 50 për qind brenda vitit 2015 të numrit të personave që preken nga uria në botë.

Dita Botërore e Ushqimit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com