Histori

Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore, Sokoli tregon momentet e fundit të Enverit

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha ka rrëfyer detaje të reja për diktatorin dhe sidomos për castet e tij të fundit.

Ai thekson se Enveri ishte i kthjellët deri në fund dhe sipas tij, në dukje ruajtja e etikës për anën shëndetësore të liderit ishte e domosdoshme, çka ishte e përkryer edhe brenda në familje.

“Fakt është që kur kemi parë filmimet në vitet ’90, jemi traumatizuar, se vetë ne nuk e njihnim babanë në atë gjendje, prej protokollit të etikës e jo më të filmuar e shpërndarë në të gjithë botën. Përveç këtyre momenteve faktike, dua të theksoj faktin që unë e njoh babanë të kthjellët deri në fund të jetës duke e takuar çdo ditë, natyrisht në momente të posaçme kur na kërkonte ai, sepse dy muajt e fundit të jetës si i paralizuar dhe me kujdesin për të mos folur edhe para nesh prej vështirësisë, komunikonte vetëm me mamanë, e cila na i transmetonte ne.

Pas ’90 e shoh të filmuar nga Sulo Gradeci duke u transportuar në karrige me rrota nga bashkëshortja dhe Ramiz Alia për në mbledhje të Komitetit Qendror, e për më tepër në momente jo të rregullta mendore, siç unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Shfrytëzuar këto çaste sigurisht të izoluara, kjo përbën një qëllim të poshtër, jo vetëm ndaj imazhit të tij, por ndaj Shqipërisë për t’u maskuar pas alibisë që është ky njeri kaq monstruoz “për pushtet vetjak” që na ka qeverisur”- thotë ai.

Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore, Sokoli tregon momentet e fundit të Enverit Read More »

“Më martoi babai 3 herë me zor”, gruaja kërkon ndihmë, por i vëllai e fëlliq në Tv

Martesa e parë e saj u bë në vitin 2000. Një lidhje me shkesi e iniciuar nga babai dhe familja. Emigruan në shtetin grek, por u kthyen prej andej shumë shpejt pasi bashkëshorti ndiqej nga Interpoli dhe ajo mori vesh për herë të parë se ai kishte kryer një vrasje. Nga martesa me të kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila shkonte e takonte babain në qeli deri në momentin kur ai kreu vetëvrasje.

Pas dështimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të pafundme që ju desh të kalonte familja sërish e lidhi me një tjetër njeri. Solli në jete një tjetër vajzë, por pas një zënke me thika edhe bashkëshorti i dytë do të përfundonte në izolim. E gjendur në një situatë të tille me 2 vajza të vogla u kthye serish tek familja e saj, por vëllai nuk e pranonte, sjellja e ashpër dhe agresive e tij e detyroi të atin të rregullonte për të bijën një martese të tretë.

36-vjeçarja e konsideron këtë martese një tjetër ferr, pasi bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi solli në jetë një djalë me të edhe kjo martese mori fund. Ai e dhunoi të birin aq shumë sa përfundoi në reanimacion dhe Sonilës nuk i ngeli me asgjë tjetër përveçse të largohej një herë e përgjithmonë. Sot Sonila ka me shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e familjes, pasi njëri prej vëllezërve e ka përzënë nga banesa duke e lënë në mëshirë të fatit.

Sonila, nënë e tre fëmijëve tregon se si e martoi babai për tri herë radhazi, ndërsa tashmë jeton me nënën e saj të moshuar, por pa përkrahjen e vëllezërve.

“Më martoi babai. Nuk i kam kundërshtuar kurrë prindërit, dhe as vëllezërit më të mëdhenj. Pasi u martova për herë të parë, zbulova gjatë kohës që isha shtatzënë se burri kërkohej nga Interpoli për vrasje. Më pas ata e burgosën dhe më pas u vetëvra në burg. Më pas më martuan sërish, nga ajo martesë linda sërish një vajzë. Por edhe ai gjatë një konflikti me thikë u plagos dhe u fut në burg. Më pas më martuan për herë të tjerë, me një person me probleme mendore. Me të linda një djalë, por desh ma vrau, e ika nga shtëpia. Si fillim shkova tek mbesa, pastaj tek nëna ime. Por më pas më përzunë. Dua që të më mbështesin dhe të më përkrahin fëmijët”, tha Sonila. Ndërkohë, një tjetër version për ngjarjen tha vëllai i saj, Arjani.

Në një lidhje telefonike për emisionin, vëllai i 35-vjeçares pohoi se e kishte mbështetur gjithmonë motrën e tij dhe fëmijët e saj, ndërsa nga ana tjetër i ‘nxori’ në dritë një konflikt me ish-burrin e dytë. Arjani tha se Sonila i kishte thënë burrit të saj të dytë se vajzën nuk e kishte me të.

Arjani: Ajo duhet t’ja dijë për faleminderit motrave dhe vëllezërve. Le ta dëgjojë gjithë Shqipëria. Pasi Sonila kur ka pasur debat me burrin e dytë, në syrin tim i ka thënë që; se kam vajzën me ty. Këto të tregoj Sonila. Nëse ka pasur mbështetje, ta harroj. Unë e kam ndihmuar si Perëndinë dhe kudo që të shkojë ajo është motra ime.

Sonila: Dua një mbështetje më shumë dhe të sillet pak më mirë të paktën me fëmijët e mi.

Arjani: Unë fëmijët e t’u si ndaj nga fëmijët e mi. Sonila unë djalit tim si dhashë asgjë, dhe djalit tënd po. Shpirtin nuk ua jap dot. Ça do më ti? Djali ishte deri në orën 20:00 tek unë, shpitin s’ta jap dot më. Tek fëmijët bëj shumë.

Sonila: Sillu pak më butë me fëmijët e mi

Arjani: Normale. Kur fejoi vajzën nuk më pyeti. Ndaj do rri si ‘uji i ndenjur’.

“Më martoi babai 3 herë me zor”, gruaja kërkon ndihmë, por i vëllai e fëlliq në Tv Read More »

O zot nuk dua të shkoj, letra që i preku të gjithë

Holly Butcher, nga Australia nuk mundi që të mbijetonte pasi humbi luftën me kancerin.

Ja letra e Holly Butcher: “Është e çuditshme të të duhet të pranosh dhe të kuptosh vdekjen tënde kur je vetëm 27-vjeçe. Është një nga ato gjërat që t’i thjesht i injoron dhe nuk i mendon kurrë në këtë moshë. Ditët kalojnë dhe ti pret që të vijnë të rejat, derisa ndodh e papritura. Jam 27-vjeçe tani, nuk dua të shkoj. E dua jetën time.

Lërini gjithë budallallëqet të shkojnë. Janë kaq të parëndësishme nëse nis dhe e sheh jetën në tërësi. Vlerësoni shëndetin e mirë dhe gëzojuni fuqisë trupore, edhe nëse s’jeni në peshën ideale. Vlerësojini këto dhe ushqehuni mirë, por mos u fiksoni pas kotësirave.

Mos i humbisni eksperiencat e jetës thjesht sepse po i harxhoni paratë në të mira materiale. Përpiquni t’i gëzoheni momentit. Jeta nuk na është dhënë për ta jetuar përmes ekranit të një telefoni apo shkrepjes së fotos perfekte. Shijoni momentet me njerëzit e gjallë, të prekshëm.

Dhurimi i gjakut më ndihmoi të jetoja edhe një vit më tepër. Një vit për të cilin do të jem mirënjohëse që e jetova në këtë tokë me miqtë, familjen dhe qenin tim. Një vit në të cilin kalova kohën më të bukur të jetës sime…”.

O zot nuk dua të shkoj, letra që i preku të gjithë Read More »

Historia e vajzes dukatase qe u rre mbye nga oficeri i Ali Pashait ! Si u rikthye te i fejuari ! Nga Bedri Kabasha

Ne vitin 1811, nje oficer i Ali Pashes rrem beu me force vajzen Dukatase , Salihe Dajkon, qe ishte fejuar me Alush Pikon nga Radhima.
Kusheriri i Salihes , Ahmet Fejzo, lajmeroi Alush Pikon dhe se bashku me miqet e tyre , i zune prite arabase ku ishte mbyllur Salia.
Prita u be ne Radhime , buze detit, ne vendin qe thirret Kanul.
Oficeri bashke me ushtaret, munden te çajne rrethimine, duke lene ne vende arabane bashke ne Salihen.
Salija u kthye ne shtepin e te fejuarit te saj ne Radhime …

O ALUSH PIKO RADHIMA

Ahmet Fejzo djal i holle
Tine larte e ata poshte
Brenda ne kanul u poqte
Dergove me Radhimjote
Erth Alushi , djal i forte
O Alush Piko Radhima
Kemisha me treqind qinda
U hodhe si vetetima
Per mbi ta me dyzet trima
Erth Alush Pikua me palle :
__Trimat e pashait ku jane ?
__Lane shkrete arabane
Iken edhe me s’u pane
Seç e rrembeve Saline
U ktheve brenda Radhime
E mbajte siç qe krushqine
Me Ahmet Fejzo bilbile
Salie Dajko, kaçandone
Musi zonjat e Vrione
Si xhindja qe rri ne hone
Moj pse s’del per dru me shoqe
__S’me le linja togje__togje
Togje__togje s’me le linja
Se e kam me dyzet qinda
Nga Alush Piko Radhima

Dukat__Vlore,1949

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabasha
07,01,2018,

Historia e vajzes dukatase qe u rre mbye nga oficeri i Ali Pashait ! Si u rikthye te i fejuari ! Nga Bedri Kabasha Read More »

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi…

Donatorët që erdhën nga Gjermania për të ndërtuar një shtëpi për një familje skamnore, u mashtruan nga një person që u shiti tokë pa qenë pronar i saj.

Erdhën nga Gjermania me qëllimin për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi për familjen Arifi nga Obiliqi, por Bekim Idrizi me disa donatorë të tjerë u mashtruan nga “pronari” i tokës ku do të ndërtohej kjo shtëpi.

Bekim Idrizi nga fshati Zhabar i Komunës së Mitrovicës i cili jeton qe 27 vjet në Gjermani dhe ka biznes të vetin për ndërtimtari industriale, pasi e pa në televizion gjendjen e familjes Arifi nga Komuna e Obiliqit shprehu dëshirën që t’ia ndërtojnë shtëpinë asaj.

Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi… Read More »

Gjurmë shqiptare: Shqiptarët e vjetër të Venedikut

Cila është historia e shqiptarëve të vjetër të Venedikut. Çfarë ruhet ende edhe sot në këtë qytet?

Shkolla shqipe e viteve 1500, afresket e Skënderbeut e shumë dëshmi të tjera mund t’i ndiqni në ciklin Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema.

Të panjohurat e shqiptareve të vjetër të Venedikut… Shkolla shqipe e viteve 1500, afresket e Gjergj Kastriot Skënderbeut e Flamuri Kombëtar, 11 rrugët e shqiptarëve, e për shumë dëshmi të tjera ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema nga Venecia.

Gjurmë shqiptare: Shqiptarët e vjetër të Venedikut Read More »

Cfarë thonë arkivat Angleze për Zogun? Sa flori thuhet se vodhi nga shqipëria

Historiania dhe studiuesja e njohur angleze Miranda Vickers, mbështetur në arkivat britanike, por edhe në ato italiane dhe serbe, jep një tablo befasuese se si u përgatit terreni për pushtimin e Shqipërisë në 1939 nga Italia fashiste e Musolinit. Po ashtu ajo shkruan se Ahmet Zogu, mbreti i parë i Shqiptarëve para se të ikte nga Shqipëria mori me vete arka me napoleona.

Miranda Vickers shkruan: Para se të linte pallatin ai shkoi krejt i vetëm drejt kasafortës gjigande në zyrën e tij dhe mbushi një mori arkash me napoleona floriri. Sipas raporteve të asaj kohe të Forin Ofisit britanik, kjo shumë llogaritej në rreth 50 mijë lira

Më 31 janar 1925 u shfuqizua Regjenca prej katër anëtarësh dhe Ahmet Zogu u zgjodh president i republikës së sapo shpallur shqiptare, ndërsa Tirana u njoh si kryeqytet i përhershëm i vendit.

Kushtetuta që u miratua u ndërtua në mënyrë të tillë që të rriste pushtetin e Zogut, i cili kishte të drejtë të caktonte dhe të shkarkonte ministrat sipas dëshirës së tij.

Zogu menjëherë iu përvesh punës për konsolidimin e pushtetit të tij, duke likuiduar apo detyruar të arratiseshin ish-kundërshtarët e tij më të rrezikshëm. Luigj Gurakuqi u vra një kafene në Bari; vrasësi i tij shumë shpejt u shpall i pafajshëm. Bajram Curri u ndoq këmba këmbës dhe kufoma e tij u gjet në një shpellë pranë Dragobisë.

Pavarësisht se në Tiranë e morën vesh të gjithë se Curri vdiq në duart e agjentëve të Zogut, vendasit këmbëngulnin se ai vrau veten. Shumë udhëheqës të tjerë kosovarë, si fjala vjen Zija Dibra, i cili u qëllua për vdekje ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte arrestimit nga policia, pësuan të njëjtin fund të parakohshëm.

Mandej Zogu kurdisi lëvizje për të ndërprerë aktivitetet e Komitetit të Kosovës, i cili përbënte një rrezik për marrëdhëniet e tij të mira me Jugosllavinë. Trupat që kishin qenë besnike të Nolit u çarmatosën dhe u shpërbënë. Megjithëse jugosllavët kishin mbështetur kthimin e tij në Shqipëri, ata nuk ishin në gjendje t’i jepnin Zogut ndihmë financiare, për të cilën ai kishte shpresuar dhe kishte aq nevojë për të mbajtur në këmbë regjimin e tij.

Prandaj dhe ai u detyrua të miratonte një politikë bashkëpunimi me Italinë. Ndërkohë, një territor që kishte mbetur i diskutueshëm, parandalonte përcaktimin përfundimtar të Shqipërisë. Zona e njohur tashmë si Shën Naum në brigjet e liqenit të Ohrit, vazhdonte të ishte e pushtuar nga trupat jugosllave. Jugosllavët pretendonin se Zogu ua kishte premtuar këtë territor si shpërblim për mbështetjen që ata i kishin atij për rikthimin në Shqipëri në dhjetorin e kaluar.

Gjithsesi, Zogu e mohoi këtë dhe çështja iu përcoll Konferencës së Ambasadorëve. Problemi u zgjidh përfundimisht duke i dhënë Jugosllavisë Shën Naumin dhe zonat përreth malit të Vermoshit, ndërkohë që Shqipëria mori qytetin fqinj të Peshkopisë dhe disa fshatra të tjerë të vegjël.

Cfarë thonë arkivat Angleze për Zogun? Sa flori thuhet se vodhi nga shqipëria Read More »

Fier, ”kaubojsja” e Myzeqesë, 55 vjeçarja që plugon tokën dhe thur qilima

Ne Sheq të Fierit jeton një grua e cila bën të gjitha punët e rënda të cilat përballohen vetëm nga burrat. Ajo është Liri Ryshka dhe ABC News u takua me të për të parë nga afër njeriun që zona e quan me mirësi kaubojsja e Fierit.

Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë

Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë.
Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.

Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra.
Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë.

Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë.

Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.

Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën.

Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh. Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje./abcnews

Fier, ”kaubojsja” e Myzeqesë, 55 vjeçarja që plugon tokën dhe thur qilima Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com