Një shkrimtare e librave për fëmijë ka zbuluar se si ajo u dashurua me një burrë të pastrehë të alkoolizuar që e takoi në rrugë dhe tani ata janë të martuar me fëmijë.
Emmy Abrahamson, 41 vjeç, nga Suedia, ishte duke pushuar në Amsterdam në vitin 2006 kur Vic Kocula iu afrua asaj
Ajo e pa se ai ishte i pastrehë por menjëherë i tërhoqë vëmendjen “sytë e bukur kafë” të tij.
Cifti biseduan dhe menjëherë pati një kimi midis tyre. Pas 10 minutash bisedë, Emmy pranoi të takonte Vic në të njëjtën njëjtën rrugë një javë më vonë.
Më shumë se një dekadë më vonë, çifti, i cili ndau historinë e tyre të mahnitshme dashurie me Holly Willoughby dhe Phillip Schofield në këtë mëngjes, janë martuar me binjakë gjashtëvjeçarë, Desta dhe Til.
Emmy ka shkruar një libër për romancën e tyre të pamundur, të quajtur “Si rash në dashuri me një njeri që jeton në rrugë”.
Ajo tha: “Unë menjëherë pashë se ishte i pastrehë, sepse ai ishte shumë i pistë dhe kështu ishin edhe duart dhe thonjtë e tij. Ai po mbante një çantë, të cilën mendoja vetëm për njerëz të çmendur, dhe më vonë kuptova se atje ai mbante çantën e tij të gjumit dhe kanaçe birrë. Ne filluam të bisedojmë dhe e kuptoj se ai kishte sytë më të bukur ngjyrë kafe që kisha parë ndonjëherë dhe ai më bëri të qesh menjëherë”.
Çifti lidhi martesë në një kështjellë dhe Vic ndryshoi jetën e tij duke u bërë një inxhinier elektrik.
Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte në krah të kundërt në autostradën Tiranë-Laç, përplasi një automjet tip “Fiat”, duke shkaktuar kështu një të vdekur dhe disa të plagosur.
Në automjetin tip “Fiat” me targa AA 935 IO udhëtonin tre mësuese të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Mësueset janë banuese në Tiranë dhe e bëjnë rrugën Tiranë-Laç çdo ditë, me automjetin e mësueses, e cila humbi jetën.
Viktimë e aksidentit të rëndë është Angelina Kurti. Në momentin që ka ndodhur aksidenti, mjeti tip “Benz” me drejtues 43-vjeçarin Bardhok Tuci, banues në Sanxhak ka dalë nga një rrugë dytësore me shpejtësi dhe është futur në krah të kundërt. Edhe mësueset kanë qenë me shpejtësi në automjetin e tyre, ç’ka nuk u ka dhënë mundësinë të manovrojnë dhe të shmangen.
Fillimisht të treja mësueset dhe drejtuesi i “Benzit” kanë ngelur të plagosur, ndërsa në spital ka ndërruar jetë 45-vjeçarja Angelina Kurti. Sipas të dhënave, Kurti kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë rreth dy vite më parë.
Drejtuesi i “Benzit” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ndaj tij ka dalë urdhër-arresti.
Çdo dashuri është e veçantë, por disa të lënë pa frymë, siç është ajo që ndahet mes Steve dhe Hope Dezember. Që nga takimi i tyre i parë në vitin 2011,
Steve dhe Hope e dinin se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ai kishte përgatitur një darkë me qirinj të ndezur me muzikë romantike në sfond. Hope përfundoi duke u dashuruar me të.
Atë mbrëmje, kur ai u përpoq të hapte shishen e verës, ajo vuri re se duart e tij po dridheshin aq shumë sa që shishja ra në tokë.
Steve kishte patur episodë të ngjashme përpara dhe vendosi të shkonte tek mjeku. Diagnoza ishte e tmerrshme, skleroza laterale amiotrofike. Sëmundja e Lou Gehrigit është një sëmundje shkatërruese që ndikon në funksionalitetin e trupit. Nuk ka shërim dhe jetëgjatësia e jetës është 2 deri në 5 vjet pas diagnozës.
Në moshën 28-vjeçare, e ardhmja e Steve nuk ishte më e ndritshme. Dy ditë pas diagnozës, Steve i rrëfeu gjithçka Hope, ai i tha asaj të mos ndihej e detyruar të qëndronte me të, sepse do ta kuptonte.
“Nuk do shkoj askund”, i tha ajo. Dy muaj më vonë ata u martuan. Meqë e dinin se nuk do të ishin së bashku për një kohë të gjatë, të dy të dashuruarit vendosën të shfrytëzojnë shumicën e kohës në dispozicion, duke nisur një udhëtim të gjatë nëpër Shtetet e Bashkuara, për të ndërtuar një seri kujtimesh të ëmbla që Hope do t’i mbante mend përgjithmonë.
Shëndeti i Steve u përkeqësua shpejt. Në janar 2013 ai humbi aftësinë për të folur, duke filluar të humbiste peshën. Këmbët e tij u paralizuan dhe ai u detyrua të përdorte një karrige me rrota.
Për Hope ishte shkatërruese ta shihte burrin e saj në ato kushte, por ajo kurrë nuk e braktisi atë.
Çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Georgia dhe Hope la punën e saj si terapiste për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për Steve gjatë gjithë ditës.
Trupi i tij përkeqësohej ditë pas dite, por mendja dhe zemra nuk ndoqën të njëjtin kurs.
Falë një kompjuteri ai ende mund të komunikonte.
Së bashku ata krijuan një projekt, Drive, për t’i mundësuar Steve-t të vazhdonte të pikturonte.
Steve luftoi kundër ALS për 6 vite, kundër të gjitha shanseve.
Ai dhe Hope nuk e dinë sa kohë kanë ende së bashku, por jetojnë çdo moment duke e dashur dhe mbështetur njëri-tjetrin, duke ditur se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe luten për t’u gjetur një kurë.
Taibe Sinani rrëfen pas kaq vitesh se si bashkëshorti i saj Agron Sinani, 56 vjeç dhe nipi Martin Duka, 8 vjeç, dolën për një xhiro me motor për të mos u kthyer më kurrë.
Kjo histori u trajtua sonte në emisionin “Stop” dhe vjen nga qyteti i Gjirokastrës.
Ngjarja e trishte ka ndodhur në Tetor të vitit 2009.
Që atëherë e deri më sot familjarët janë endur dyerve të gjykatave për të vënë drejtësinë në vend. Por pas disa shkallëve të gjyqësorit dhe 4 ekspertizave, drejtuesi i automjetit që përpasi gjysh e nip, Taulant Boçi u shpall i pafajshëm.
“Ishte ora 19:30-20:00, kishte shkuar burri të merrte paratë që kishte punuar diku dhe kthehet në shtëpi. Djali, Martini e kishte kokën këtu tek ne. Nipi ishte 8 vjeç e rrinte këtu. Burri mbante një motor të vogël dhe djali i ishte lutur disa herë që t’i bënte një xhiro, por nuk e kishte marrë. Atë natë, kur u kthye në shtëpi burri, ia plotësoi dëshirën. E mori sikur i mori Zoti, fluturuan e s’u kthyen në shtëpi. Kur dëgjojmë në televizor që kishte ndodhur një aksident, neve na u bë hataja me dy persona. Burri ishte i ri, 56 vjeç, ndërsa djali 8 vjeç”.
Sipas ekspertit të pavarur autoteknik, Bajram Pupleku, më 15.10.2009, rezultoi se automjeti i drejtuar nga Taulant Boci, për shkaqe të pashpjeguara qarkullonte në korsinë e gabuar, në atë të motorçikletës, çka e provojnë gjurmët e frenimit, pika e përplasjes, si dhe zvarritja e motorit. Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me këtë ekspert për konstatimet e tij në lidhje me këtë aksident.
“Mbështetur në 2 pika largimi nga vendgjarja, e cila rëndon. E dyta do të mbështeteni te skica e vendit të ngjarjes, parametrat, që ata kanë hedhur në pistën e vendit të ngjarjes. Tani unë e kam si përpara syve, meqë ma kujtove prapë, po të shikoj gjurmët e rrëshqitjes, kambalecit të motorit. Nga momenti, kur është goditur dhe deri në momentin, që ka lënë gjurmë në asfalt, ajo është edhe pika e goditjes.”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Taulant Boci, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me 5 vjet e 6 muaj burgim. Më pas Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke e shpallur Taulant Bocin fajtor.
Ndërsa me vendimin e pakicës, kryesuesi i trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, Tomor Shkreli ishte i mendimit se i pandehuri nuk ka kryer asnjë shkelje të kërkesave ligjore të Kodit Rrugor, aq më tepër ato të përcaktuara nga organi i akuzës dhe si rrjedhojë vendosi më 17.01.2012 që duhet të deklarohet i pafajshëm.
Nga ky vendim nisi të “ndryshojë” ngjarja e aksidentit. Pasi u bë përsëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit e ktheu sërish në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, duke i përcaktuar disa detyra.
“Nuk është bërë asnjë gjë nga detyrat e Gjykatës së Lartë dhe nuk është thënë asnjë gjë konkrete, janë thënë vetëm gjëra sikur ka folur vetë i pandehuri, i ka shkruar i pandehuri dhe në fund kanë vënë emrat 3 ekspertë”, shprehet Enkeleda Sinani.
Në akt ekspertimin e dytë, të kryer nga Artur Sulçe dhe Evald Jaho, më 10.09.2011, është ndryshuar drejtimi i automjetit, duke zhdukur gjurmët e frenimit. Emisioni “Stop” shfaq ballafaqimin e denoncueses me një nga ekspertët e akt-ekspertimit të dytë.
Denoncuesja – Nga ana njerëzore ju duhet të më përgjigjeni për disa pyetje.
Eksperti Sulçe – Unë përgjigjet i kam dhënë në gjykatë.
Denoncuesja- Po, por keni lënë disa shenja shumë të forta në ekspertizë, sa ti ke prishur gjithë skemën e ngjarjes.
Eksperti Sulçe – Përgjigjet ia kam dhënë gjykatës.
Denoncuesja- Vetëm një pyetje do të të bëj. Pyetja është: Si e keni nxjerrë ju në korsinë e vet makinën, kur makina nuk ka qenë në korsinë e vet?
Eksperti Sulçe –Sepse këto gjurmët, gjerësia e këtyre gjurmëve, nuk korrespondojnë me gjerësinë e gjurmëve të Toyotës.
Denoncuejsa – Këtu është bërë çfarë është dashur, këtu është bërë pazar.
Eksperti Sulçe – Pazar? Pazaret bëhen në treg, jo këtu.
Më 16.01.2015 është bërë akt ekspertimi i tretë, nga inxhinierët Fatmir Hasho, Islam Qibini dhe Arben Luzi. Ky i fundit hedh dritë me deklarata të forta gjatë një bisede me denoncuesen se si është ndryshuar ngjarja e aksidentit.
Denoncuesja – Pastaj, vetëm ky, vetëm motori është përmendur. Për atë s’është folur fare, për makinën. Për makinën e ekspertizës nuk është folur fare, është folur vetëm për motorin.
Eksperti Luzi – Çfarë të të thotë vëllai? Të të them… unë bile, unë s’kam dashur që t’i hyja.
Denoncuesja – Po ti ke hyrë dashje – padashje, të ka përfshirë dashje – padashje, të ka përfshirë.
Eksperti Luzi – Megjithatë, unë po të them …
Denoncuesja – Edhe pse ishte fajtor motori, po për makinën s’keni fol fare ju mo, makina s’bëri asgjë? A kupton, ç’të them? Domethënë është shumë e anuar kjo ekspertizë.
Eksperti Luzi – Shiko gabimi i vetëm që është bërë, është bërë eksperimenti hetimor që është bërë me Tomorr Shkrelin në krye, është në atë, është një gjë.
Denoncuesja – Shenjat e frenimit, që kanë nxjerrë si pretekst atë gjë për të ndryshuar tërë historinë.
Eksperti Luzi –Po ee…
Denoncuesja – Kur ti ke prek, atje është prishur rafti, atje është bërë gjithë rrëmuja, ka qenë Tomorr Shkreli.
Eksperti Luzi – Po nesër? Unë ia kam bërë apo nesër. Edhe më vinte turp të veja në gjykatë. I thosha: Nuk vete unë, më vjen turp. Më thoshin mua: Kjo është kaq, kjo është kaq, flisnin me centimetra.
Denoncuesja – Ku i gjetën centimetrat ata?
Eksperti Luzi – I ka dhënë Tomorr Leli.
Denoncuesja – Pra Tomorr Shkreli.
Eksperti Luzi –Tomorr Shkreli është bërë pazari i parë, i dytë… kur u futëm ne kishte mbaruar pazari edhe ka mbaruar pazari, se pas neve ka ardhur dikush tjetër, ka ardhur një grup tjetër. S’e kam bërë unë, e ka bërë Tomorri.
Akt ekspertimet vijuan, këtë radhë nga Mithat Tola, Mërkur Dobi dhe Arjan Janku, më datë 10.04.2015. Sipas gazetarit të emisionit “Stop”, ky akt kishte për detyrë të tjetërsonte diametrin e shenjës së gomave dhe aksin e tyre. Ndaj akt ekspertimi i pestë mungon, pasi ngjarja e aksidentit u prish.
“Ironia më e madhe ishte që personi pasi kreu aksidentin, pasi humbën jetën 2 njerëz, pasi janë shkatërruar 3 familje për këtë që ka ndodhur, ai bëri 5 vite e 6 muaj burg sipas letrave se ne nuk e kemi parë se çfarë ka bërë, por flasim në bazë të dokumentacionit. Na doli dhe i pafajshëm… Çfarë të them? Kjo është Shqipëria! Ky është gjyqësori shqiptar! Këto janë kushtet!”
Pas fashistëve italianë, Tragjasi u dogj përfundimisht nga nazistët gjermanë në 6 prill 1944
Masakra e Tragjasit prej nazistëve u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit. Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefani, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët Hudson dhe Kukiç, si dhe disa oficerë britanikë, u strehua në Dukat. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.
“Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944”, dëshmon ish oficeri Hudson “gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit…”, shkruan më tej ai. “Ishte një pamje e tmerrshme. Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndihmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund të benim dot asgjë për t’i shpëtuar ata”. [James Hudson, Pas OSS, 2004].
Tragjasi e pagoi shumë shtrenjtë pjesëmarrjen masive në Luftën e Dytë Botërore, duke i dhënë asaj gjakun e 43 jetëve, dëshmorë të atdheut dhe 4 heronj populli, nga të cilat 10 femra, besoj nje rast unikal. Megjithëse po kremtohen festimet 70 vjetorit të luftës, askush nuk bëri të mundur, vendosjen e busteve të heronjve në qendër të fshatit, e cila do të ishte një vlerë e shtuar edhe për turizmin. Një tjetër meritë e këtij fshati, është se këtej kanë dalë edhe një pjesë e madhe e nacionalistëve morën pjesë në luftën kundër okupatorit, si Skënder Muço, Yzeir Alimerko, Sefer Imeri, të vrarë nga pushtuesit, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, të cilët ne i kemi nderuar duke i vendosur në një pllakë me dëshmorët e kampit tjetër ideologjik.
U lind më 10 janar 1914, në fshatin Tragjas353), komuna Dukat, Vlorë. Babai i tij, Beqir Ormëni, i thirrur mulla Beqiri354), dhe bashkëshortja e tij, Behare Gabia, patën edhe katër vajza e dy djem të tjerë para se të lindej “bruni i bukur dhe i këndshëm”, i pagëzuar Sali, dhe që mori pseudonimin “Taborr Imami”. Në moshën 12 vjeçare Saliu ka filluar shkollën dhe përfundoi tre klasë fillore në fshatin e lindjes, në Tragjas, në periudhën 1925-1928. Pas kësaj, në moshën 15-vjeçare, ka filluar punën në profesionin e marangozit, fillimisht në Vlorë (firma “Temva”), pastaj në Tiranë (firma “Skaja”) dhe më vonë në Durrës (firma italiane “Manxurone”).
Në vitin 1930, ka punuar si qymyrxhi në Durrës (1930-1931) pastaj përsëri në vendlindje, fshatin (Tragjas). Kur qe ushtar, në ushtrinë e Zogut, ka vazhduar një kurs ushtarak për radiotelegrafist të nënoficerëve të xhenios, në periudhën mars 1931-shtator 1933, të cilin nuk e ka përfunduar, mbasi e përjashtuan si të padëshirueshëm. Në Ushtrinë e Zogut ka kryer shërbimin aktiv nga viti 1931 deri 1933, ku fitoi gradën “rreshter”, por nuk shërbeu më tej355). Edhe pas lirimit nga ushtria u end me veglat e marangozit në krahë për të gjetur punë nëpër qytete dhe ndërkohë, së bashku me vëllezërit, ngrinte kamina qymyri për të prodhuar dhe shitur atë në qytet.
Më vonë ka punuar përsëri në Durrës, si hamall, por më vonë ka ndërruar vend. Në periudhën 1938- 1939 ka punuar në zanatin e marangozit në shoqërinë italiane “AIPA”, në Kuçovë, më pas punoi marangoz në Tiranë (Ferobetoni e Motta-dy shoqëri italiane) dhe prej andej në firmën jugosllave “Palinë”, në Tiranë. Kur qe në Kuçovë ka qenë pjesëmarrës në revoltat e zhvilluara atje nga naftëtarët dhe populli i krahinës. Në periudhën para çlirimit, në vitin 1941, është arrestuar dhe dënuar me burgim (7 ditë) i dyshuar për hakmarrje (vrasje) ndaj një personi që kishte vrarë në Gumenicë Ali Ormënin, vëllain e madh të tij, i cili në mesin e vitit 1940 kishte vrarë djalin e dajos së vet, Hasan Gaba, për një fjalë goje. Kjo bëri që për disa kohë Saliu të fshihej dhe të lëvizte me masa sigurie nga frika e gjakmarrjes, deri sa u vra Aliu, vëllai i tij. Më 27.11.1942, doli partizan në “Çetën Plakë”, të Vlorës, i ftuar fillimisht nga Qazim Thanasi, pastaj i drejtuar nga miku i tij Hysni Kapo.
Sipas nipit të Sali Ormënit, Xhemal Imeri, rezulton se: “Në tetor të atij viti u formua njësiti i parë i armatosur i fshatit me 12 vetë…” dhe aty ka qenë pjesëtar edhe Sali Ormëni me të vëllanë, Raziun, i cili ra dëshmor në luftë, çka tregon se ai ishte bashkuar me bashkëfshatarët e tij në luftë kundër okupatorit fashist. Më 3 janar 1943, Saliu është pranuar anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare.
Në vitin 1943 ka kaluar në çetën partizane Hodo Zeqiri, ku caktohet fillimisht zëvendëskomandant dhe pastaj komandat i saj, në prill-maj 1943. Në vijim, në periudhën 15 maj-25 korrik 1943, ka qenë në detyrën e komandantit të njësitit të ndjekjes, me urdhër të Hysni Kapos. Më 25 korrik, të këtij viti, qe caktuar komandant e komisar i çetës Shyqyri Alimerko, ku qëndroi deri më 28 nëntor 1943. Në periudhën 28 nëntor 1943-1 tetor 1944, partizani Sali Ormëni, u ngrit në karrierë, duke u caktuar komandant i batalionit të dytë në Brigadën e Pestë Sulmuese, menjëherë sapo u krijua kjo njësi partizane. Më 24 maj 1944, gradohet “kapiten i parë” nga qeveria e dalë prej Kongresit të Përmetit. Më 1 tetor 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, u emërua komandant i Brigadës së Tretë Sulmuese Partizane, por meqenëse u plagos nuk e mori detyrën.
Në këtë kohë ai qe shtruar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku ka qëndruar deri më 27 nëntor 1944, duke qenë i ngarkuar me detyrën e komandantit të garnizonit të qytetit. Gjatë luftës, por edhe më pas, në krahinën e Vlorës dhe tërë Labërinë, Sali Ormeni konsiderohej si një nga partizanët më trima dhe hero i luftës, pasi ai kishte marrë shtatë plagë plumbash në trup. Në muajin nëntor 1944, Sali Ormëni, është graduar major dhe më 27 nëntor të këtij viti, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, u emërua komandant i Brigadës së dytë të Mbrojtjes së Popullit358), detyrë të cilën e ka mbajtur deri më 30 janar 1945, duke punuar ngushtë me komisarin e Brigadës, Zoi Themeli, gjeneralin e mëvonshëm që u kalb burgjeve të sistemit që i shërbeu me devotshmëri prej komunisti. Më 30 janar të vitit 1945, u emërua nga Gjeneral Koçi Xoxe në detyrën “zëvendëskomandant i Divizionit të Mbrojtjes Popullit”, ku qëndroi deri më 15 maj 1945, datë kur u lirua nga kjo detyrë dhe u emërua në funksionin e operativit të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit me urdhër të Drejtorisë së Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
Në vitet e para të çlirimit të vendit kreu një kurs 12 ditor, në maj 1945, në Ushtrinë Kombëtare. Më 9 prill 1946, me urdhër nr. 07-521/4, të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, u emërua shef i seksionit të organizimit të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, ndërsa më 30 nëntor 1946, përsëri me urdhër nr. 07-521/43, të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, është rikonfirmuar emërimi i tij në detyrën e shefit të Seksionit Organizimit të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit359). Ka qenë në Paris, i deleguar nga Shqipëria në konferencën Antifashiste të Rezistencës që u zhvillua në korrik 1946. Në konferencë ka qenë në përbërje të delegacionit qeveritar shqiptar të përbërë nga Enver Hoxha, Hysni Kapo, Behar Shtylla, Kahreman Ylli dhe Sali Ormëni. Në kthim nga Parisi ka qëndruar një muaj në Jugosllavi për mjekim të plagëve të luftës.
Në mars të vitit 1947, është caktuar drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa me akt nr. 59, datë 12 janar 1948, i graduar major, caktohet drejtor i Kursit të Policisë Popullore. Me akt nr. 261, datë 12.07.48 është graduar “nënkolonel”. Me akt nr. 01-261, datë 16.02.1948, është emëruar në detyrën “drejtor i Përgjithshëm i Policisë”, duke mbajtur këtë post deri më 2 mars 1951. Më 29 nëntor të vitit 1949, me rastin e 5-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, u gradua “kolonel”.
Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me: urdhrin “Yli Partizan” i Kl. II, dekret nr. 81, datë 09.07.1945; urdhrin “Ylli Patizan” Kl. I, dekret nr. 165, datë 23.11.1945; medaljen e “Kujtimit”, dekret nr. 81, datë 09.07.1945; medaljen e “Çlirimit”, dekret nr. 169, datë 26.11.1945; medaljen e “Trimërisë”, dekret nr. 185, datë 19.10.1946; urdhrin e “Trimërisë”, dekret 255, datë 25.11.1946; urdhrin e “Lirisë”, shpallur në gazetën “Bashkimi” të datës 29 nëntor 1946; urdhrin e “Flamurit”, dekret nr. 887, datë 11.07.1949; urdhrin e “Skënderbeut”, dekretuar më 29 nëntor 1946. Referuar fondit të dosjes së deputetëve (Komiteti Qendror), kemi pak ndryshime nga shënimet e dosjes së kuadrit nr. 266, e Sali Beqir Ormënit.
Për Sali Ormënin, në dosjen e kuadrit të Komitetit Qendror, ndër të tjera shkruhet: “Shoku Sali Ormëni, me pseudonimin “Taborr Imami”…rrjedh nga një familje fshatare e varfër…në regjimin e Zogut, më 1939 ay ka qenë hamall në molin e Durrësit e më vonë punëtor në shoqërinë italiane “Monxorone” po në Durrës. Më 1931 mbas shumë përpjekjesh u pranua në kursin ushtarak të xhenios për radiotelegrafist dhe mbas dy vjetësh u gradua rreshter. Këtë kurs ay nuk mundi ta mbarojë dot mbasi u përjashtua si vlonjat. Shoku Sali Ormëni ka marrë pjesë në grevat e punëtorëve të Ujit të Ftohtë më 1936, si dhe në demonstrata të ndryshme deri më 1939…Ay ka marrë pjesë në lëvizjen qysh në fillim të vitit 1942.
Në nëntor të 1942 ka marrë pjesë në aksionet e Radhimës dhe Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe në dhjetor të 1942 në luftën e Gjormit kundër mercenarëve dhe italianëve. Më 3 janar 1943 ay është bërë anëtar i Partisë Komuniste. Në prill 1943 ka qenë komandant i çetës “Hodo Zeqiri” dhe në korrik 1943 komisar i çetës “Hakmarrja” (Shyqyri Alimerko)…Në dokument përmenden vendet ku ka luftuar, duke përmendur ato të viseve të Jugut, përfshirë Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Kolonjë, Korçë, Kurvelesh, Zagori, dhe më tej Elbasan, Martanesh, Mat e ato të “Tomorricës, malet e Korabit, Matit, Peshkopisë, Lumës e Kukësit, ku ay u plagos më 1. X. 1944” . Në vijim prezantohen detyrat që Ormëni ka kryer. Sipas këtij dokumenti, ndryshe nga shënimet e dosjes së kuadrit, kemi të evidentuar: “…në mars të vitit 1947 bëhet drejtor i Punëve të Brendshme i Qarkut të Tiranës dhe anëtar i Komitetit Qarkor të Qarkut të Tiranës, në dhjetor të 1947-s bëhet drejtor i kursit të Policisë Popullore dhe në mars të 1948-s bëhet drejtor i Policisë Popullore”361). “…Për besnikërinë e tij ndaj Partisë dhe popullit dhe për meritat e tij, Kongresi i I-rë i Partisë së Punës të Shqipërisë e zgjodhi atë Anëtar të Plenumit të Komitetit Central të P.P.SH” Kolonel Sali Ormëni, në vitin 1950 është propozuar për deputet nga zgjedhësit e zonës elektorale nr. 116, të Tragjasit dhe Radhimës.
Në gazetën “Bashkimi”363), të asaj kohe, theksohej: “…shoku Hasan Muça, pasi foli për rëndësinë e zgjedhjeve dhe rezultatet që janë arritur gjatë 5 vjetëve, propozoi shokun Sali Ormëni, ndihmësministër i Punëve të Brendshme dhe anëtar i K.Q të P.P.SH. si kandidat për deputet në Kuvendin Popullor”. Në komunikatën e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, mbi përfundimet definitive të zgjedhjeve për Kuvendin Popullor të R.P.Shqipërisë, nënshkruar nga kryetari Gogo Nushi dhe sekretari Fadil Paçrami, më 2 qershor 1950, emri i Sali Ormënit rezulton fitues si deputet i Vlorës, duke qenë në listë364) me zotërinjtë: Hysni Kapo, Rrapo Dautaj (Dervishi), Llambi Dhima, Duze Bajrami, Jaho Gjoliku dhe Spiro Koleka. Më 4 gusht 1950, Sali Ormëni u zgjodh anëtar i Kryesisë së Kuvendit Popullor.
Ndërkohë ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së Përgjithshme të Frontit Antifashist. Më 2 mars duke zbardhur 3 marsi 1951, në rrethana misterioze është gjetur i vdekur (vrarë) në dalje të Rogozhinës (fshati Papër). Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një deklarate, më 4 mars 1951, njoftoi se: “Në përpjekje për t’u arratisur në pyjet e Paprrit, në Elbasan, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sali Ormeni, ka vrarë veten”. Sali Ormëni ka mbajtur njëkohësisht detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme për Prapavijën dhe Policinë dhe atë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Sipas Xhemal Imerit, nipi i Saliut: “Sali Ormeni me Kadri Hazbiun kishin kontradikta që nga koha e luftës dhe ato erdhën duke u acaruar edhe më shumë pas një incidenti në mes tyre të ndodhur në vitin 1949, në përvjetorin e luftës së Drashovicës, ku konflikti degjeneroi deri në nxjerre pistoletash. Ajo ngjarje e ndodhur në tribunën e festës, është konfirmuar edhe nga nipi i Ormenit, S. Alimerko, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Vlorës”. Përshkrimi i ngjarjeve nga Xhemal Imeri, për eliminimin fizik të Sali Ormënit, është i ndërthur me analiza, pyetje retorike, komente, dyshime, prezantim faktesh, gjykime, kritika pasiononte kundër sistemit komunist, etj.
Gjithsesi është një punim që të shtyn të bësh edhe pyetje të tjera, për të sqaruar më mirë edhe çështje të tjera shumë të përfolura në atë periudhë, sidomos për xhelozitë e shumta ndaj atij burri simpatik, trim, i pathyeshëm, shumë i ndjeshëm, suferinë në vendimmarrje, kokëngjeshur në bindjet e tij, veprues me frymën partizane, idealist por edhe triumfalist për shtatë plagët që i kishin qëndisur shtatin. Misterioze dhe shumë enigmatike janë qëndrimi i tij në spitalin ushtarak, survejimi i lëvizjeve të tij, përpjekja për takim me ministrin e Brendshëm Mehmet Shehu sapo doli nga spitali dhe refuzimi i pritjes nga ana e ministrit, lëvizjet e tij pas daljes nga spitali, takimi në Elbasan me mikun e vet Beqir Ndou dhe të tjerët.
Kundërshtitë në thëniet e njerëzve që kanë pasur dijeni për ngjarjen, cilësuar makabre (persona pranë tij) e bëjnë më mister fundin e Sali Ormënit. Xhemal Imeri shpreh dyshime se në këtë vrasje ka pasur gisht edhe Maqo Çomo, i cili ka jetëshkrimin në këtë libër. Këtë dyshim ai e mbështet në të dhënat legale të gazetës “Ylliria”, në numrat 11, 12 e 14 maj 2001, e cila botoi një shkrim të titulluar “Si u zhduk koloneli që denoncoi bombën e hedhur në Ambasadën Sovjetike në Tiranë”. Dyshimet janë se Çomo ka firmosur ekzekutimin, ndërsa vrasjen e ka kryer dikush tjetër. Po kështu, më 5 shtator 1991, me kurajë të rrallë dhe me dhimbje në shpirt për dajën e zhdukur në mënyrë misterioze, Xhemal Imeri pati botuar në gazetën “Republika” shkrimin e titulluar “Vrau veten apo e vranë Sali Ormënin”.
Në këtë shkrim ai ngacmoi koren e kësaj plage duke shigjetuar edhe tre nga personat më të dyshuar për pasje dijeni rreth kësaj ngjarje, duke shënuar inicialet e emrave të tyre, të cilët më vonë i ka takuar ballë përballë dhe në monografinë e shkruar prej tij i ka denoncuar publikisht me emër e mbiemër, madje duke u kërkuar edhe deklarime për sa kishin pasur dijeni. Duke analizuar rrethanat e eliminimit të Sali Ormënit evidentohet se në tetor 1950 atij i është hequr vërejtje nga udhëheqja e lartë e Partisë lidhur me një prezantim të “nxituar” që ka bërë në Parti për gjendjen e fshatarëve të zonës ku ai qe zgjedhur deputet366).
Xhemal Imeri, ka sjell si argument se: “Sipas dëshmive të dhëna nga Ibrahim Sihati, Hito Alimerko dhe Imer Gjondeda, (burra me emër në rrethin e Vlorës), gjatë një vizite të Ormenit në zonën e tij elektorale (Tragjas, Radhimë etj.), ai vuri re një varfëri të tejskajshme dhe për këtë gjë i kërkoi menjëherë takim Enver Hoxhës, të cilit i bëri të ditur gjendjen. Por Saliu jo vetëm që nuk gjeti mbështetje nga Enver Hoxha për gjendjen e keqe ekonomike që kishte pllakosur zonën ku ishte deputet, por ishte ndarë keq nga ai takim. Sipas dëshmive të vetë Ormenit, Enveri e kishte quajtur atë fatalist dhe kapitullant, para vështirësive që po kalonte Partia”.
Nga ky moment duket se filloi të flashket edhe zjarri i Hysni Kapos, që e mbante ngrohtë në të gjitha rastet, dhe provokimet ndaj tij nisen të realizohen me një skenar të studiuar e të përgatitur në skutat e intrigave që ndjellin vdekjen ose vetëvrasjen. Temperamenti i Sali Ormënit e kishte të vështirë të përballej qetësisht me ato provokime. Shkatërrimtar ka qenë “këshillimi” i Mehmet Shehu për të ndarë gruan (me të cilën kishte pesë fëmijë), sepse vëllezërit e saj strehonin diversantët.
Sipas Beqir Ndout, Saliu dërgoi të shoqen në fshat pa shpallur divorcin ligjërisht. Gjon Banush Ormëni shprehet se: “Kisha sinjale se me Hankon nuk shkonin mirë. Kujtova se ishte ajo shkaku për ndarje. Ai nuk e zgjati shumë dhe unë nuk e pandeha, që çështja do përfundonte ashtu si dihet….Ka të ngjarë që Saliu nuk duhet t’i ketë treguar të shoqes arsyen e vërtetë që ishte urdhri i Shehut për ndarjen me të”. Sipas Xhemal Imerit, “Saliu kundërshtoi shumë, duke thënë se nuk mund të ndante dot nënën e pesë fëmijëve, por më në fund, nga rrethanat që iu krijuan, u detyrua ta bënte atë gjë”.
Lidhur me ndarjen, bashkëshortja, Hanko, është shprehur: “Isha e dobësuar shumë dhe anemike, që kur kisha kryer lindjen. Shkova në fshat tek vëllezërit dhe nuk kemi bërë ndarje, siç u përfol. Ne akoma figurojmë të martuar”. Xhemal Imeri shprehet se: “Hankua disi kapriçioze e ka marrë për keq këshillimin për të shkuar në fshat…Në mes tyre ka pasur njerëz që kanë influencuar në kurthe e ndërhyrje anësore, ose edhe direkte”.
Ky pohim duket se konfirmon ndarjen e tyre. Sipas nipit të tij, Xhemal Imeri, në janar 1951, duke shfrytëzuar ndarjen formale të Saliut me Hankon, persona të caktuar për të zbatuar platformën kundër tij i ofruan një femër të përdalë, e quajtuar Zorka, me origjinë malazeze, “agjente” dhe komprometuese. Zorka dhe Saliu janë pëlqyer ndërmjet tyre dhe njerëz të interesuar për këtë ngjarje hapën fjalë se ajo i është ofruar Saliut për martesë. Në këtë periudhë Sali Ormëni vuante problemin e ndëshkimit që pati marrë në tetor 1950 dhe faktin se kunetërit e tij strehonin diversantë, gjë për të cilën ai kishte dijeni të plotë.
Ndërkohë një ngjarje e pazakontë i ngjau në zyrë lidhur me lëvizjen e një dokumenti (platformën e punës së Policisë) në kasafortën e punës, duke dyshuar për një lojë të Vesel Ahmetit me persona jashtë zyrës së tij. Për këtë problem Saliu ka njoftuar eprorin e tij, Mehmet Shehu, në atë kohë ministër i Punëve të Brendshme. Sipas shkrimeve të Enver Hoxhës, ai “ka pasë marrëdhënie me disa persona, të cilët kanë tentuar t’ja vjedhin sipas tij, por që nuk kanë mundur”. Lidhur me këtë problem Gjon Banush Ormëni është shprehur se: “Saliu ishte i pakujdesshëm dhe besonte shumë tek njerëzit, mvartësit dhe shokët. Kisha vënë re se çelësat i linte mbi tavolinë kur punonte shkresat dhe shkresat të shpërndara…”.
Në fillim, të shkurtit 1951, Sali Ormëni u shtrua në spitalin ushtarak me porosi nga udhëheqja e lartë e Partisë, mbasi kishte reflektuar lodhje dhe shenja nervozizmi të theksuar nga ngjarjet e periudhës tetor 1950-janar 1951. Sipas dëshmisë së nipit të Ormenit, Xhemal Imerit, shtrimi i Saliut në spital ishte një truk i Sigurimit për ta nxjerrë atë si të papërgjegjshëm për deklaratën që kishte bërë para kuadrove të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe vetë ministrit Mehmet Shehu, në lidhje me ngjarjen e bombës në ambasadën sovjetike. Imeri dëshmon se në atë dhomë spitali, Ormeni survejohej rreptësisht me anë të dy oficerëve të Sigurimit (I.S. dhe I.A.), ku njëri prej tyre ishte i shtruar ngjitur me krevatin e tij, gjoja i sëmurë. Sipas dëshmisë së shoferit të Sali Ormënit, Luto H. (i cili ka banuar deri vonë në Fier), kjo e risjellë sipas Xhemal Imerit, midis të tjerash thuhet: “Duke u gdhirë 3 marsi 1951, në orët e para të mëngjesit mora makinën dhe shkova te vila e tij.
Saliu dëgjoi zhurmë dhe doli me pizhame në shkallë dhe kur më pa mua më tha: Hë Luto, erdhe për të më marrë? Unë i thashë se nuk kisha shkuar për të marrë atë, por këshilltarin sovjetik, gjeneralin Ivanonv, (i cili banonte në të njëjtën vilë me Saliun), duke i shpjeguar se meqenëse makina e këshilltarit ishte e prishur dhe Saliun e dinin të shtruar në spital, më kishin dërguar mua për të marrë gjeneralin sovjetik. Pas kësaj ai më tha ta prisja sa të vishej dhe sapo hipi në makinë më urdhëroi të shkonim në drejtim të Pallatit të Brigadave.
Diku nga Sauku më tha të ndaloja dhe teksa zbriti pashë makinën “Tatroplan”, të Drejtorisë Politike, që na kaloi dhe brenda saj ishte Beqir Ndou, gjenerali sovjetik dhe një toger. Saliu nuk i pa ata dhe kur i thashë unë, ai më urdhëroi që t’i ndiqnim pas, por meqenëse makina jonë ishte një çeke e vjetër, nuk i arritëm dot. Kur shkuam në Elbasan, pyetëm në Degën Ushtarake dhe na thanë se Beqir Ndou me këshilltarin sovjetik ndodheshin në Brigadën e Krastës. Pas kësaj, Saliu shkoi atje dhe u takua me Beqirin, duke biseduar rreth pesë orë me njëri-tjetrin”.
Lidhur me atë takim ka dëshmuar edhe Beqir Ndou, shoku më i ngushtë i Sali Ormenit, me të cilin ai është takuar i fundit. Në dëshminë e tij Ndou është shprehur: “Në Brigadën e Krastës unë dhe Saliu nuk kemi qëndruar më shumë se 20 minuta, duke biseduar me njëri-tjetrin dhe nuk është aspak e vërtetë se aty kemi qëndruar rreth 5 orë, siç ka thënë Enver Hoxha në raportin e tij në Kongresin II. Unë sapo u takova me Saliun, e pyeta se pse qëndronte i mërzitur dhe a mos i kishte mbetur qejfi se pse unë nuk kisha shkuar dot për ta parë në spital. Saliu më tha: Jo o derëbardhë se nuk me mbetet qejfi me ty, por kam disa halle dhe jam ca pa qejf nga reumatizma. Pasi këmbyem disa fjalë aty dhe me këshilltarin sovjetik, gjeneralin Ivanov, u nisëm në drejtim të Elbasanit, ku Saliu na tha ta ndalnim makinën, pasi ai do shkonte për disa ditë në Llixha për të pushuar pak. Unë i propozova të shkonim në Tiranë të hanim një drekë në shtëpinë time, por ai nuk pranoi dhe aty u ndamë së bashku për herë të fundit, pasi vazhdova rrugën për në Tiranë”.
Shumë të njohur të tij, ish-kolegë e bashkëluftëtarë, janë shprehur për Sali Ormënin me konsiderata të veçanta. Idriz Seiti ka pohuar: “Ai njeri nuk lind më. Atë e kam pasur simpatinë time, shok. Është detyruar edhe Enver Hoxha në kongresin e parë të fliste për atë trim…Kam qenë vetë aty delegat, kur u çua dhe me tonin e tij karakteristik e të lartë tha: “I takon plotësisht Taborr Imamit për ta futur në Komitetin Qendror, se kur sulmonte ai me batalionin e tij, armiqtë ia mbathnin me vrap duke bërtitur Taborr Imami”. Lidhur me fatin tragjik të Sali Ormënit, Ramiz Alia i ka kthyer një përgjigje në vitin 1982 familjes së të ndjerit, duke theksuar: “Çështjen e Sali Ormënit e di Partia dhe vetëm Partia”.
Më e dhimbshme për familjarët ka qenë përgjigja që Mehmet Shehu i ka kthyer vëllait të Saliut: “Atë mos e kërko, sepse njerëzit që vrasin veten konsiderohen armiq të Partisë dhe nuk e gëzojnë të drejtën që kërkon ti…”. Pandeli Përmeti e lidh eliminimin e Ormënit me çështjen e bombës që u hodh në Ambasadën ruse gjatë natës 22 për 23 shkurt 1951. Sipas tij: “Sali Ormëni nuk e ka gëlltitur dot lojën që binte erë poshtërsie, për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike si dhe çështje të tjera më parë, të cilat ia kanë thënë me gojë Enver Hoxhës. Prandaj, për Saliun, Sigurimi e kishte të gatshëm skenarin, atë që fokusonte asgjësimin fizik të kolonelit.” Fatos Pilkati: “Ai ka qenë njeri popullor, i dashur, dhe i thjeshtë, madje tepër komunikues me njerëzit e thjeshtë në përgjithësi).
Rrahman Parllaku: “Tragjasi ka nxjerrë shumë trima e trimëresha, heronj e heroina, burra të mençur e të zotë dhe për mua, Sali Ormëni ka qenë një nga burrat e shquar të Tragjasit”. Halim Ramohito: “Shpirti i Sali Ormënit ishte larg intrigave, ishte i pastër, si e gjithë jeta e tij. Ai nuk i meritonte ato që pësoi”.
Enver Hoxha ka shkruar për Sali Ormënin): “Sali Ormëni, disa javë para Plenumit të IX manifestoi kriza nervozizmi duke thënë se ka bërë gabime të rënda ndaj Partisë. Ju kërkua t’i pohonte këto gabime dhe ai tha se ka pas marrëdhënie me disa persona, të cilët kanë tentuar t’i vjedhin sekrete shtetërore, porse s’kanë mundur dot t’i vjedhin, sipas thënies së tij. U këshillua që të ketë kujdes herë tjetër dhe meqë kishte rënë mjaft fizikisht dhe moralisht, u këshillua të merrte pushim. Për këtë arsye ai nuk u ndodh në mbledhjen e Plenumit të IX, por kur ju komunikuan vendimet, ai nuk ka qenë dakord dhe disa ditë më vonë shkoi në Elbasan ku ndodhej dhe Beqir Ndou.
Pasi ndenji disa orë me të, ai u nda nga Beqir Ndou dhe duke kërcënuar shoferin me kobure, i tha këtij të largohej dhe të shkonte të lajmëronte se Sali Ormëni u arratis. Të nesërmen forcat që shkuan në ndjekje e gjetën që kishte vrarë veten në një pyll afër Elbasanit. S’ka asnjë dyshim se ai ishte një armik i fshehtë i popullit dhe i Partisë”.
Në raportin që Enver Hoxha mbajti në Kongresin II, midis të tjerash ai foli edhe për ngjarjen e vrasjes së Sali Ormenit dhe burgosjen e shokut të tij të ngushtë, Beqir Ndout, i cili në atë kohë, përveç funksionit të zëvendësministrit të Brendshëm për Sigurimin e Shtetit, mbante edhe atë të zëvendësshefit të Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Në mbyllje të fjalës së tij, Enver Hoxha, tha se nuk kishte asnjë dyshim se Ormeni ishte një armik i fshehur i popullit dhe partisë. Sali Berisha e ka dekoruar Sali Ormënin me medaljen “Martir i Demokracisë”, me motivacionin: “Antifashist i orëve të para, organizator dhe luftëtar në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, iu kundërvu që në fillim vijës antikombëtare të diktatorit Hoxha, duke sakrifikuar edhe jetën”.
Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, më datë 2.12.1996, ka vendosur vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq të të ndjerit Sali Beqir Ormënit, më datë 04.03.1951, nga regjimi komunist. Për Sali Ormënin duhet shtuar se ka qenë plagosur në të dy këmbët gjatë luftimeve me forcat e Muharrem Bajraktarit, më 21 shtator 1944 (flitet se është plagosur tre herë dhe ka marrë shtatë plagë në trup) dhe se ka qenë i sëmurë nga reumatizma, plevit tre muaj më 1938, ka pasur probleme me zemrën dhe stomakun.
Qe martuar me Kabello Abas Hankon nga Tragjasi, me të cilën pati katër djem dhe një vajzë. Në familje kishte pesë fëmijët e tij, të amën dhe dy fëmijët jetimë të Aliut, vëllait të vrarë në Gumenicë. Ka qenë lidhje e ngushtë e Hysni Kapos dhe ky e simpatizonte shumë, madje në të gjitha ngritjet në detyra ka pasur dorën e Kapos së Partisë. Ka pasur gjithnjë marrëdhënie jo të mira me Kadri Hazbiun, madje sipas nipit të tij, Xhemal Imerit, grindeshin shpesh, kanë qenë në një luftë të hapur, por Kadriu e kishte frikë dhe nuk guxonte ta kundërshtonte dajë Saliun.
Sot duam t’ju tregojmë historinë e një burri që u kthye në shtëpi për drekë dhe kurrë nuk i shkonte mendja se do të merrte lajme të tilla të jashtëzakonshme nga partnerja e tij. 23-vjeçari Richard Davis me pak fjalë shpërtheu në lot duke rënë në gjunjë para të dashurës së tij, pasi lexoi atë që ishte shkruar në bluzen e saj.
Richard u kthye në shtëpi, duke pritur se do të gjente vetëm drekë e tij gati në tryezë. Por ai gjeti të dashurën e tij në derë, 22-vjeçaren Destiny Price, e cila sapo e takon e pyet: “Çfarë shkruhet në këtë bluzë?”.
I hutuar, djali shikon bluzen dhe fillon të lexojë me zë të lartë atë që ishte shkruar: “Lexo me kujdes … Jam shtatzënë”.
Richard-i nuk mund ta përmbante gëzimin dhe entuziazmin e tij. Ai u gjunjëzua në këmbët e saj dhe filloi të qante para barkut të vajzës, ku po rritej fëmija i tyre i parë.
Kjo shtatzani ishte shumë e rëndësishme për çiftin, pasi për një kohë të gjatë ata po përpiqeshin të krijonin një fëmijë, por deri më tani nuk kishin arritur ta realizonin këtë ëndërr.
“Unë iu luta Perëndisë ditë e natë për të na dërguar këtë mrekulli të vogël” dhe me sa duket dikush i dëgjoi lutjet e tij, pasi çifti tani po pret një fëmijë të bukur.
Përfundimisht kjo ishte një mënyrë e pazakontë dhe shumë e ëmbël për të njoftuar për shtatzëninë tuaj partnerin dhe për t’i dhënë lajmin e mire.
E në mënyrë që këtë moment ta shikonin edhe familjarët e tjerë dhe miqtë, vajza e ka filmuar skenën emocionuese.
Ju ftojmë ta ndiqni në videon mëposhte dhe do të emocionoheni pa masë.
Nuk është hera e parë që shqiptarët e burgosur në Britani zënë faqet e para të gazetave apo hapësira të mëdha në portalet online.
Shumë të burgosur atje duket se shumë thjeshtë kanë siguruar një smartphone dhe me to realizojnë foto brenda qelive duke i shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
Këtë problematike e kanë ngritur shumë media por edhe politikanë të senatit duke kërkuar shtrëngim masash në burgje por edhe ekstradim të disa prej tyre në Shqipëri, shkruan.
“Standard.co” ka publikuar në një artikull së fundmi rastin e një trafikanti shqiptar të drogës dhe armëve i cili, sipas fotove në rrjetet sociale duket se kalon një kohë mjaft të mirë aty.
“Ky është një ‘gangster’ famëkeq shqiptar i dënuar në Angli, shihet i qeshur ndërsa qesh me drejtësinë nga burgu. Tristen Asllani, i cila po vuan dënimin me 25 vjet burg për trafikim të drogës dhe armëve, qëndron në mënyrë të pabesueshme në qelinë e tij, që besohet të jetë në burgun e Ëandsëorth. Ai dhe një tjetër person i panjohur janë parë në foto të postuara në rrjetin social Instagram të quajtur “Shqiptari im në burg”. Ata mendohet të jenë anëtarë të një bande në lindje të njohur si Hellbanianz,”- shkruan “Standard.co.”
“Imazhet e marra nga një telefon i paligjshëm janë postuar në internet nën titullin: “Edhe brenda burgut kemi të gjitha kushtet, ajo që mungon janë vetëm ku**at”.
Asllani, 29 vjeç, u arrestua në Kingston Croën Court në gusht 2016, pasi u kap duke trafikuar drogë dhe gjithashtu mbante një armë zjarri.
Arrestimi i tij ishte jo pak i mundimshëm, shkruan “Standard.co”. Pas një ndjekje nga policia makina e tij devijoi rrugën dhe u rrëzua dhe në atë moment doli në pah një valixhe në të cilën kishte 21 kg kokainë. Edhe më herët ai është parë duke kaluar drogë për dy anëtarë të tjerë të bandës me bazë Barking”, vijon shkrimi i medias britanike.
Më tej ajo shkruan se shqetësim për shqiptarin në burg ngre edhe zonja e dyqanit të cilin shkatërroi gjatë përplasjes për t’iu shmangur policisë. Renaz Ameen tha se ai duhet të kthehet patjetër në burg në Shqipëri, pasi këtu duket se po trajtohet shumë butë.
“Ai nuk kujdeset, ai duket shumë i lumtur në burg. Ata duhet ta depërtojnë atë në burgun shqiptar, i cili shpresojmë se do të jetë më i ashpër ndaj tij sesa këtu në burg. Ai duket sikur ai sapo ka qenë në palestër gjatë tërë kohës dhe është duke u argëtuar atje”, shtoi Ameen gajtë një prononcimi për “Standard.co”.
E ndërsa drejtoria e përgjithshme angleze e burgjeve ka deklaruar se e mbylli llogarinë në Instagram që përdorej nga Asllani dhe se për publikimin e fotove mund të dënohet edhe me dy vite te tjera burg.