Histori

Rrëfim i rrallë: Si u hapën bordellot e Durrësit në vitet ’30? Lefteria, prostituta që u mori mendjen djemve shqiptarë

Pas shpalljes mbret të Ahmet Zogut në 1928, vendi filloi të merrte një tjetër zhvillim, për shkak edhe të fondeve dhe huave italiane si dhe lidhjes së ngushtë me këtë shtet.
Me fillimin e viteve ’30 filloi të zhvillohej ekonomia, dhe një ndër qytetet që po merrte hov në këtë fushë ishte Durrësi. Qyteti bregdetar përveçse u pajis me hotele, restorante, kinema me filma të huaj etj., do të kishte edhe shtëpi publike legale dhe ilegale.

Profesor Xhevdet Beja ose Xhoda sot 85 vjec, durrsak i hershëm, ka rrëfyer me hollësi Durrësin e atyre e viteve.

Sipas tij, në ato vite edhe mentaliteti i durrsakëve u europianizua dhe kjo falë shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore me vendet e huaja kryesisht me Italinë.

Të rinjtë që studionin në Itali por edhe filmat e huaj ndikonin në mënyrën e sjelljes së rinisë të asaj kohe.

321093

Xhevdet Beja ka treguar për Shqiptarja.com:

Unë në atë kohë kam qenë fare i ri, djalë 15 apo 16 vjeç, por i ruaj të freskëta kujtimet e kohës së Italisë që solli një zhvillim të madh ekonomik ,social dhe kulturor. Shkoja pothuajse çdo pas dite në kinema dhe shikoja me shokët e mij jo vetëm yjet e kinematografisë italiane, por edhe ato të Hollivudit. Të rinjtë e Durrësit nisën të visheshin e të kriheshin sipas modës së asaj kohe. Me kostume dopio pet me shami ne xhep dhe me borsalino në kokë.Të tjerë nisën të mbanin mustaqe spic dhe të lyenin flokët me brilantinë që sot rinia e quan xhel.

Shtëpitë publike të hapura në këto vite ishin padyshim një civilizim të madh për kohën. Imagjinoni ndryshimin, nga gratë me perce te shtëpitë publike që kishin një frekuentim të madh. Ligji i Zogut i lejonte.. U ngritën tri bordello apo shtëpi publike me dokumenta të rregullta, pronarët e të cilave paguanin detyrimet tatimore dhe respektonin të gjitha rregullat higjeno-sanitare ku padyshim më i rëndësishëm ishte vizita mjekësore e vajzave që shërbenin në këtë sektor. Ndërkohë në Durrës funksiononin edhe katër shtëpi të tjera ilegale. Pronarët e tyre kishin marrë licencat për hotele dhe restorante dhe fshehtazi kishin punësuar edhe vajza. Në fillim kishte paragjykime. .

Prindërit mundoheshin që të pengonin djemtë e tyre që të mos i frekuentonin shtëpitë publike se ky ishte turp. Ndërsa gratë që kishin burra sarhoshë apo qeflinj, që pinin raki,luanin bixhoz dhe ju pëlqente një jetë e tillë, përpiqeshin që ti bindnin ata që të mos hynin në gjynah e të shkonin me ato zuskat.
Por kjo zgjati për pak kohë pasi shtëpitë publike funksionuan jo vetëm në vitet ’30 por edhe gjatë luftës. Frekuentimi ishte i padiskutueshëm. Vetëm pas përfundimit të luftës dhe pushtetin e morën komunistët,shtëpitë publike pushuan së ekzistuari pasi nuk përputheshin gjoja me moralin e tyre.

Njëra prej shtëpive publike u krijua nga Flora Samuel. Ajo ishte një zonjë hijerëndë që erdhi në Durrës nga jashtë vendit. Në vitin 1934, Flora hapi një pension- tavernë e që pas pak vitesh mori edhe licencë për shtëpi publike.

321089

Flora Samuel kishte në dispozicion të shtëpisë publike pesë vajza me kombësi italiane dhe greke. Kishte edhe një shqiptare që ishte më e bukura .Atë e quanin Lefteri. Ajo kur ecte rrugës ishte e veshur shumë bukur dhe përdridhej dhe bënte naze. Djemtë e rinj çmendeshin pas saj. I patën bërë edhe një këngë që edhe sot interpretohet nëpër dasma,kryesisht në Shqipërinë e Mesme.

Lefteria kishte edhe cmimin më të lartë ndër të gjitha vajzat. Për të vinin nga Tirana dhe Kavaja pasi bukuria e saj kishte marrë nam. Gjithashtu në Durrës funksiononte shtëpia publike “Flora”.

Ajo ishte një ndërtesë 2 katëshe që ndodhej në krahun e djathtë të rrugës që të shpie në Spitallë. Kjo shtëpi publike ishte në pronësi të Dik Cërloit, qytetar durrsak. Shtëpinë e mbaj mend si një vend të qetë, pa zhurmë dhe pa muzikë. Ajo frekuentohej kryesisht pas dite.

321091

Tjetër shtëpi publike ishte ajo në që ndodhej në Rrugën “ Monun”. Ajo ishte në pronësi të italianit Augusto Canova. Menaxhere e kësaj shtëpie ishte malazezja Zoica. Ajo kishte një trup të madh dhe ishte tepër e rreptë. Vajzat që ushtronin profesionin në këto shtëpi kontrolloheshin në mënyrë sistematike nga mjekët.

Ndërkohë biznesmenë të tjerë,ndërtuan hotele dhe restorante në zonën e plazhit dhe morën masa dhe futën në punë edhe vajzat. Plazhi nisi të frekuentohej shumë në ato vite.

Shtëpitë publike njohën frekuentim të madh në atë kohë. Ishin kryesisht djem të rinj, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga Tirana,Kavaja etj.qytete si dhe shtetas të huaj me punë në vendin tonë,ata që frekuentonin shtëpitë publike.

321090

Rrëfim i rrallë: Si u hapën bordellot e Durrësit në vitet ’30? Lefteria, prostituta që u mori mendjen djemve shqiptarë Read More »

Habit prostituta: Si ia shpjegoj vajzës 5-vjeçare çfarë bëj me burrat

Një grua beson se puna e saj si prostitutë e ka bërë atë një nënë më të mirë.

Elle Stanger, 31 vjeçe, shpesh i referohet vetes si një “terapiste e brendshëm e palicencuar”.

Punëtorja e seksit dhe shkrimtarja rreth seksit nga Oregoni, SHBA, injoron çdo prindër gjykues në portat e shkollës dhe është jashtëzakonisht krenare për karrierën e saj.

Në fakt, ajo është e bindur se puna e saj e ka bërë atë një prind më të mirë për vajzën e saj pesëvjeçare.

“Ndjehem sikur fakti që jam punëtore seksi më bën një nënë më të mire…Sepse kam zhvilluar një ndjenjë më të madhe të ndjeshmërisë. Kjo do të thotë se jam përgjegjëse për të bërë një qenie njerëzore që është më e mirë për botën.

Ajo do të jetë shumë më e sigurtë për botën rreth saj. Unë i thoja vajzës time që kur ajo ishte 3 vjeçe, që mami kërcen, bisedon me njerëzit dhe tregon shaka për para.

Mendoj se njerëzit nuk kanë besim se unë mund të rris një fëmijë në një mjedis edukues, të sigurt dhe të strukturuar, sepse ata po projektojnë frikën e tyre për mua.

Kur jam nënë, jam nënë, kur jam në botën e të rriturve që punoj, këto dy gjëra nuk mbivendosen”, tha ajo.

Elle aktualisht punon në Lucky Devil Lounge, në Portland.

Ajo thotë se me punën që bën i njeh aq mirë meshkujt dhe këta të fundit gjejnë qetësi dhe shërim shpirtëror tek ajo, teksa i bësojne edhe sekretet më të fshehta të shpirtit.

Më herët, Elle donte të bëhej një oficere policie dhe të përfundonte një diplomë në kriminologji, por ajo “ndërpreu besimin në sistemin e drejtësisë penale kur mësoi më shumë për botën”.

Ajo u fut në industrinë e seksit sepse “ajo ndjeu se kjo ishte një metodë më e dhembshur për të bashkëvepruar me botën rreth saj”.

Elle është një shkrimtare dhe ka faqen e saj të internetit, Stripper Writer.

Habit prostituta: Si ia shpjegoj vajzës 5-vjeçare çfarë bëj me burrat Read More »

Masakruan me hanxhar studentin shqiptar në Bruksel, si u zbuluan shokët e tij

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel ka nisur të mërkurën prezantimi i akuzave në lidhje me vrasjen e studentit shqiptar 22 vjeçar, Xhuliano Brahimllari, ngjarje e ndodhur verën e vitit 2015.

Nën akuzë janë dy persona, miq të shqiptarit, përkatësisht Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe të qëllimshme.

“Vincent De Bruycker shkoi vetëm më 4 qershor 2015 tek Brico Basilix. Ai ka blerë pajisje në vlerën e rreth 80 eurove, duke përfshirë një sharrë hekuri, kasetë, një maskë pluhuri, syze mbrojtëse dhe sende të tjera“, thuhet në dosjen hetimore.

“Ne gjithashtu kemi gjetur në portofolin e tij gjatë arrestimit më 25 qershor, 2015, një listë të shkruar me dorë të emrave të”zbardhur”,” dritare “,” kanavacë “,” kasetë “,” thes “dhe”fitil “. Gjithashtu u vu re se kur Vincent De Bruycker ndodhej në Brico, telefoni i tij celular ishte në kontakt të përhershëm me Denis Nikolovska. Kishte rreth 20 shkëmbime SMS mes tyre“, thanë hetuesit.

Debruycker dhe Nikolovska duhet të përgjigjen për vrasjen e Brahimllarit,, i cili ishte student i drejtësisë në universitet dhe ka jetuar në Forest.

Në fillim të qershorit të vitit 2015, zhdukja e Xhulianos ishte raportuar nga të afërmit dhe më pas, policia federale shpërndau njoftimin për gjetjen e tij.

Më 9 qershor 2015, trungu i zbërthyer i një trupi njerëzor u zbulua nga punëtorët komunalë në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Shpejt, policia kuptoi se ishte Xhuliano, bazuar në një tatuazh. Pjesë të tjera të trupit të viktimës u gjetën më vonë në vende të tjera.

Hetimi u përshkallëzua tek Vincent De Bruycker dhe Denis Nikolovska, miq të viktimës, bazuar në përgjimet telefonike. Ata u arrestuan në qershor dhe korrik 2015. Sipas hetimeve, të dy burrat kishin planifikuar disa ditë më parë për të vrarë Xhuliano Brahimllari dhe më pas për ta prerë atë, për shkak se kishin blerë pajisje të ndryshme, si hanxhar, etj, të cilat u gjetën në banesën ku ndodhi krimi.

Sipas të pandehurit, Xhuliano Brahimllari u vra me hanxharë, ndërsa ishte ulur në shtrat në apartamentin me qira nga Vincent de Bruycker, në Koekelberg. Të dy të akuzuarit dhe viktima kishin një plantacion kanabisi atje.

Ata kishin shitur substancën e kultivuar në mënyrë të paligjshme duke marrë përfitime të mëdha, të cilat u ndanë më pas midis tyre.

Por, Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska akuzojnë njëra-tjetrën si autor që i shkaktuan vdekjen  22 vjeçarit natën midis 06-07 qershorit 2015.

Megjithatë, ata kanë pranuar se kanë copëtuar trupin dhe e kanë shpërndarë më pas në vende të ndryshme si në Bruksel dhe Flemisht Brabant.

Masakruan me hanxhar studentin shqiptar në Bruksel, si u zbuluan shokët e tij Read More »

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian!

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë. Ky major britanik ishte një aktor, që pas lufte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.

Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër. Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në luftë. Iu bashkua misioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kërcënuar për jetën nga gjermanët.

Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ushtarake në Shqipëri dhe mori gradën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe oficerë të tjerë britanik. Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft dezertorë italianë, mes tyre edhe një gjeneral, Infante. Majori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dikaturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u persekutuan nga komunistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në luftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga misionet më të mëdha ushtarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rrezikua jeta nga ndjekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.

Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ballin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me armatime partizanët, ata asnjëherë nuk e penguan, përkundrazi e strehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ballin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.

Në fakt, pas lufte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për luftën si dhe ka lënë gjurmë interesante në Shqipëri

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian! Read More »

Prekëse! E quajnë përbindësh nënën me 6.000 tumorë. Nuk përqafonte dot as vajzën derisa një ditë…

Ne të gjithë kemi diçka që nuk na pëlqen apo që na bën të turpërohemi dhe thjesht nuk ua tregojmë të tjerëve. Por kjo nuk ishte aq e lehtë për Libby Huffer.

Në moshën 5-vjeçare ajo u diagnostikua neurofibromatozën ose sëmundjen e Von Recklinghausen. Kjo është një sëmundje gjenetike që prek qelizat nervore dhe karakterizohet nga prania e tumoreve të mirë në lëkurë.

Këto tumore të vogla mbulonin plotësisht trupin e Libby-t nga koka deri te këmbët. Për më tepër, ajo vazhdimisht jetonte në dhimbje.

Ajo u tall dhe u tall për pamjen e saj dhe gjatë viteve të adoleshencën e fyenin me fjalë të tmerrshme si “përbindësh”.

Kur Libby mbeti shtatzënë me vajzën e saj, gjendja e saj u përkeqësua shumë për shkak të hormoneve. Në fund, ajo kishte rreth 6.000 tumore që mbulonin tërë trupin e saj dhe dhimbja ishte pothuajse e padurueshme.

Për të lehtësuar simptomat, asaj i duhej të përdorte trembëdhjetë lloje të ndryshme të ilaçeve. Vetëm përqafimi i vajzës së saj i shkaktonte dhimbje të pabesueshme.

Libby, për shkak të gjendjes së saj, nuk mund të qëndronte pa u vënë re. Ajo as që mund të shkonte në një dyqan pa e parë të tjerët me habi ose pa e pyetur se çfarë kishte ndodhur me fytyrën e saj.

Vetëbesimi i saj ishte aq i ulët sa ajo mori vendimin drastik që të mos dilte më kurrë nga shtëpia.

Në vitet në vijim, Libby-t iu desh t’i nënshtrohej 10 ndërhyrjeve për të hequr tumoret. Por kjo nuk solli ndonjë përmisërim, sepse ata u kthyen sërish shumë shpejt.

Libby, vitin e kaluar, vendosi të ndalonte fshehjen dhe më në fund të tregonte trupin e saj me shpresën e marrjes së ndihmës financiare. Dhe kështu ndodhi, gruaja arriti të mblidhte paratë e nevojshme për t’iu nënshtruar një terapie shumë të shtrenjtë, por me të cilën ajo arriti të përmirësonte qartë gjendjen e saj.

“Nuk mendoj se njerëzit më shohin ashtu si më parë. Po, fëmijët ndonjëherë e bëjnë atë përsëri. Por unë duhet të them se kam vënë re një ndryshim të madh “, thotë Libby në “The Sun” dhe vazhdon të thotë:

“Tani nuk kam kaq shumë tumore në fytyrën time dhe falë kësaj, vetëvlerësimi im është përmirësuar shumë pas operacionit”.

Në video mund të shihni transformimin e jashtëzakonshëm:

A nuk mendoni se Libby ishte me të vërtetë e guximshme që u paraqit në publik për ndihmë? Na lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë transformim të pabesueshëm me miqtë tuaj

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FLNbqTIpKCs]

Prekëse! E quajnë përbindësh nënën me 6.000 tumorë. Nuk përqafonte dot as vajzën derisa një ditë… Read More »

U dashurua me sytë e tij, gruaja martohet me lypsin

Një shkrimtare e librave për fëmijë ka zbuluar se si ajo u dashurua me një burrë të pastrehë të alkoolizuar që e takoi në rrugë dhe tani ata janë të martuar me fëmijë.
Emmy Abrahamson, 41 vjeç, nga Suedia, ishte duke pushuar në Amsterdam në vitin 2006 kur Vic Kocula iu afrua asaj

Ajo e pa se ai ishte i pastrehë por menjëherë i tërhoqë vëmendjen “sytë e bukur kafë” të tij.

d_1517400264-9430260

Cifti biseduan dhe menjëherë pati një kimi midis tyre. Pas 10 minutash bisedë, Emmy pranoi të takonte Vic në të njëjtën njëjtën rrugë një javë më vonë.

Më shumë se një dekadë më vonë, çifti, i cili ndau historinë e tyre të mahnitshme dashurie me Holly Willoughby dhe Phillip Schofield në këtë mëngjes, janë martuar me binjakë gjashtëvjeçarë, Desta dhe Til.

Emmy ka shkruar një libër për romancën e tyre të pamundur, të quajtur “Si rash në dashuri me një njeri që jeton në rrugë”.

dd_1517400269-4815075

Ajo tha: “Unë menjëherë pashë se ishte i pastrehë, sepse ai ishte shumë i pistë dhe kështu ishin edhe duart dhe thonjtë e tij. Ai po mbante një çantë, të cilën mendoja vetëm për njerëz të çmendur, dhe më vonë kuptova se atje ai mbante çantën e tij të gjumit dhe kanaçe birrë. Ne filluam të bisedojmë dhe e kuptoj se ai kishte sytë më të bukur ngjyrë kafe që kisha parë ndonjëherë dhe ai më bëri të qesh menjëherë”.

Çifti lidhi martesë në një kështjellë dhe Vic ndryshoi jetën e tij duke u bërë një inxhinier elektrik.

U dashurua me sytë e tij, gruaja martohet me lypsin Read More »

Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses nga Tirana

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte në krah të kundërt në autostradën Tiranë-Laç, përplasi një automjet tip “Fiat”, duke shkaktuar kështu një të vdekur dhe disa të plagosur.
Në automjetin tip “Fiat” me targa AA 935 IO udhëtonin tre mësuese të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në qytetin e Laçit. Mësueset janë banuese në Tiranë dhe e bëjnë rrugën Tiranë-Laç çdo ditë, me automjetin e mësueses, e cila humbi jetën.

Viktimë e aksidentit të rëndë është Angelina Kurti. Në momentin që ka ndodhur aksidenti, mjeti tip “Benz” me drejtues 43-vjeçarin Bardhok Tuci, banues në Sanxhak ka dalë nga një rrugë dytësore me shpejtësi dhe është futur në krah të kundërt. Edhe mësueset kanë qenë me shpejtësi në automjetin e tyre, ç’ka nuk u ka dhënë mundësinë të manovrojnë dhe të shmangen.

Fillimisht të treja mësueset dhe drejtuesi i “Benzit” kanë ngelur të plagosur, ndërsa në spital ka ndërruar jetë 45-vjeçarja Angelina Kurti. Sipas të dhënave, Kurti kishte humbur edhe bashkëshortin nga një sëmundje e rëndë rreth dy vite më parë.

Drejtuesi i “Benzit” ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ndaj tij ka dalë urdhër-arresti.

Vdiq dje në aksidentin tragjik në Laç, historia e trishtë e mësueses nga Tirana Read More »

Vuri re diçka të çuditshme në takimin e parë, pas 4 muajsh e dashura zbulon detajin që ju shkatërroi lumturinë

Çdo dashuri është e veçantë, por disa të lënë pa frymë, siç është ajo që ndahet mes Steve dhe Hope Dezember. Që nga takimi i tyre i parë në vitin 2011,

Steve dhe Hope e dinin se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ai kishte përgatitur një darkë me qirinj të ndezur me muzikë romantike në sfond. Hope përfundoi duke u dashuruar me të.

Atë mbrëmje, kur ai u përpoq të hapte shishen e verës, ajo vuri re se duart e tij po dridheshin aq shumë sa që shishja ra në tokë.

Steve kishte patur episodë të ngjashme përpara dhe vendosi të shkonte tek mjeku. Diagnoza ishte e tmerrshme, skleroza laterale amiotrofike. Sëmundja e Lou Gehrigit është një sëmundje shkatërruese që ndikon në funksionalitetin e trupit. Nuk ka shërim dhe jetëgjatësia e jetës është 2 deri në 5 vjet pas diagnozës.

Në moshën 28-vjeçare, e ardhmja e Steve nuk ishte më e ndritshme. Dy ditë pas diagnozës, Steve i rrëfeu gjithçka Hope, ai i tha asaj të mos ndihej e detyruar të qëndronte me të, sepse do ta kuptonte.

“Nuk do shkoj askund”, i tha ajo. Dy muaj më vonë ata u martuan. Meqë e dinin se nuk do të ishin së bashku për një kohë të gjatë, të dy të dashuruarit vendosën të shfrytëzojnë shumicën e kohës në dispozicion, duke nisur një udhëtim të gjatë nëpër Shtetet e Bashkuara, për të ndërtuar një seri kujtimesh të ëmbla që Hope do t’i mbante mend përgjithmonë.

Shëndeti i Steve u përkeqësua shpejt. Në janar 2013 ai humbi aftësinë për të folur, duke filluar të humbiste peshën. Këmbët e tij u paralizuan dhe ai u detyrua të përdorte një karrige me rrota.

Për Hope ishte shkatërruese ta shihte burrin e saj në ato kushte, por ajo kurrë nuk e braktisi atë.

Çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Georgia dhe Hope la punën e saj si terapiste për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për Steve gjatë gjithë ditës.

Trupi i tij përkeqësohej ditë pas dite, por mendja dhe zemra nuk ndoqën të njëjtin kurs.

Falë një kompjuteri ai ende mund të komunikonte.

Së bashku ata krijuan një projekt, Drive, për t’i mundësuar Steve-t të vazhdonte të pikturonte.

Steve luftoi kundër ALS për 6 vite, kundër të gjitha shanseve.

Ai dhe Hope nuk e dinë sa kohë kanë ende së bashku, por jetojnë çdo moment duke e dashur dhe mbështetur njëri-tjetrin, duke ditur se çdo ditë mund të jetë e fundit dhe luten për t’u gjetur një kurë.

Një histori vërtet prekëse!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=lEazuf-pc-4]

Vuri re diçka të çuditshme në takimin e parë, pas 4 muajsh e dashura zbulon detajin që ju shkatërroi lumturinë Read More »