Histori

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë

Çdo vit, për 5 vite rresht, një tufë me lule dhe një leter. Kjo është dhurata që një baba nga Tennessee, i cili vdiq për shkak të kancerit në vitin 2012, ka menduar për të shoqëruar të bijën, Bailey Sellers deri në përmbushjen e 21 vjetorit të saj, gjë që në SHBA është shumë e rëndësishme.
Për të treguar historinë ishte vetë Bailey në Twitter, e cila ka publikuar një foto të vjetër të saj e të të atit, sikurse dhurata e fundit e marrë.
Babai kishte përgatitur gjithçka përpara se të vdiste, duke e ditur shumë mirë që nuk do të ishte më në krahë të saj, ka paguar lule dhe shkruar pesë letra të mrekullueshme që t’i dërgoheshin çdo vit.
Në të fundit shkruan:
Kjo është letra ime e fundit e dashurisë deri në momentin që do të shihemi sërish. Nuk dua të qash më vajza ime e vogël, sepse unë jam në një vend më të mirë”.
Ti – vazhdon babai – je e do të jesh gjithmonë xhevahiri im më i çmuar që më është dhënë. Është 21 vjetori yt dhe dëshiroj që të jesh gjithmone besnike e vetvetes dhe të respektosh nënën tënde”.
Ji e lumtur dhe jeto jetën në maksimum. Unë do të jem përkrahë teje kur ti të ndodhesh përballë një pengese, duhet thjeshtë të shohësh përreth e do të më shohësh. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen dashuri, babi”.
Një histori shumë prekëse kjo e të atit për të bijën, i cili nuk mundi që të jetonte gjatë për ta parë duke u rritur, por mendoi që për shumë vite të mund t’i gjendej pranë vajzës së tij derisa ajo të përmbushte 21 vjeçe, moshë kjo që e ben zyrtarisht një maxhorene.

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë Read More »

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit”

Ju e dini që Shqipëria ka kaluar nëpër disa sisteme sundimi dhe qeverisjeje, ku në kohën e Perandorisë Osmane sulltaneshë Safije ishte shqiptarja më e pushtetshme.

Por, cila është historia e tmerrshme dhe ana e erret e birit të saj që bëri çdo gjë për të pasuar fronin e nënës së tij? “UrbanusBlog” ka shkruar një histori të përmbledhur rreth këtij sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për të pasur pushtetin.

Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan.

Mehmeti III ishte sulltan i Perandorisë Osmane që nga viti 1595 deri në vitin 1603. Mehmedi ka lindur në pallatin Manisa në vitin 1566 gjatë sundimit të gjyshit të tij, Sulejmanit të Madhërishëm.

Mamaja e tij, siç e përmendëm edhe më lartë ishte sulltanesha Safije, vajza shqiptare nga Dukagjini. Stërgjyshi i tij vdiq po atë vit që lindi Mehmedi ndaj edhe sulltan u bë gjyshi i tij, sulltan Selimi II. Gjyshi i tij vdiq kur Mehmedi ishte tetë vjeç dhe fronin e mori i ati. Mehmedi mbajti kurorën e princit deri në vdekjen e të atit në 1595, në moshën 28 vjeçare, kur mori fronin.

Mehmed III mbetet sulltani më i njohur në historinë osmane pasi ka pasur plotë nëntëmbëdhjetë vëllezër dhe gjysmë vëllezër të tij të ekzekutuar të gjithë për të siguruar pushtetin. Të gjithë pothuajse u mbytën dhe u shurdhuan.

Mehmed III ishte një sundimtar i papërshtatshëm, pasi gjithë qeverisjen ja la së tij Sulltaneshës Safije, e cila u bë sundimtare dhe sulltane e vlefshme.

Problemi i parë i madh ishte rivaliteti mes dy vëzhguesve të tij, Serdar Ferhad Pashës dhe Koca Sinan Pashës dhe mbështetësve të tyre .

Nëna e tij dhe dhëndri i saj Damat Ibrahim Pasha mbështeti Koca Sinan Pashën dhe e penguan Mehmidin III që të merrte vetë kontrollin e çështjes. Çështja u rrit për të shkaktuar shqetësime të mëdha nga janisarët.

Më 7 korrik 1595, Mehmed III më në fund e shkarkoi Serdar Ferhad Pashën nga pozicioni i Vezirit të Madh për shkak të dështimit të tij në Vllahi dhe e zëvendësoi me Sinanin. Lufta Austro-hungareze

Ngjarja kryesore e mbretërimit të tij ishte Lufta Austro-Otomane në Hungari (1593-1606). Humbjet otomane në luftë e detyruan Mehmedin III të merrte komandën personale të ushtrisë, i cili ka qenë sulltani i parë që e ka bërë këtë gjë, që nga koha Sulejmani I në 1566.

I shoqëruar nga sulltani, osmanët pushtuan Egjërin në vitin 1596. Pas dëgjimit të qasjes së ushtrisë së Habsburgëve, Mehmedi donte që ta shkarkonte ushtrinë dhe për t’u kthyer në Stamboll.

Megjithatë, osmanët përfundimisht vendosën të përballeshin me armikun dhe i mposhtën forcat e Habsburgëve dhe Transilvanisë në Betejën e Keresztes (i njohur në turqisht si Beteja e Haçovës), gjatë së cilës Sulltani duhej të tërhiqej nga lufta dhe të ikte nga fushëbeteja.

Pas kthimit në Stamboll me fitore, Mehmed u tha Vezirëve të tij se ai do të bënte fushatë përsëri. Vitin tjetër, Bailo venedikas në Stamboll vuri në dukje, “mjekët deklaruan se Sulltani nuk mund të largohet për luftë për shkak të shëndetit të tij të keq, të prodhuar nga ekseset e ngrënies dhe të pirjes.”

Në shpërblim për shërbimet e tij në luftë, Cigalazade Yusuf Sinan Pasha u bë Vizier i Madh në 1596. Megjithatë, me presion nga gjykata dhe nëna e tij, Mehmedi e rivendosi Damat Ibrahim Pashën në këtë pozitë pak kohë më pas.

Megjithatë, fitorja në Betejën e Keresztes u zbeh shumë shpejt nga disa humbje të rëndësishmeqë pësuan më pas, duke përfshirë humbjen e Gyor (turke: Yanıkkale) për austriakët dhe humbjen e forcave osmane të udhëhequr nga Hafız Ahmet Pasha nga forcat vlahle nën komandën e Michael Brave në Nikopol në 1599.

Në vitin 1600, forcat osmane nën Tiryaki Hasan Pashën kapën Nagykanizsa pas një rrethimi 40-ditor dhe më pas e mbajtën me sukses kundër një forme sulmuese, më e madhja e shënuar në rrethimin e Nagykanizsas.

Mehmedika vdekur më 22 dhjetor 1603 në moshën 37 vjeçare. Sipas një burimi, shkaku i vdekjes së tij ishte shqetësimi i shkaktuar nga vdekja e djalit të tij, Şehzade Mahmud. E sipas një burimi tjetër ai ka vdekur ose nga murtaja ose nga ndonjë goditje e marrë. Ai u varros në Xhaminë Hagia Sophia dhe u pasua nga djali i tij Ahmed I, si sulltan i ri.

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit” Read More »

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën

Të ndihmosh të varfrit është gjithnjë bujare dhe një gjest i tillë nuk të varfëron kurrë, por kur ndodh e kundërta është akoma më interesante.Kur Kate Mcclure-it i mbaroi benzina në një autostradë natën vonë, ajo ishte e tmerruar.Ajo doli nga makina me zemrën që i rrihte fort dhe po ecte në errësirë për pikën më të afërt të karburantit.

Gjatë rrugës ajo takoi një të pastrehë, i quajtur Johnny Bobbitt Jr, i cili iu afrua Kate dhe i tha të kthehej në makinë dhe të kyçte shpejt dyert e saj.Kate bëri siç i tha ai dhe vetëm pas disa minutash Johnny u shfaq para makinës me një shishe benzinë që e kishte blerë me 20 dollarët e tij të fundit në mënyrë që vajza të kthehej e sigurtë në shtëpi.

Në këmbim Johnny nuk i kërkoi asgjë në këmbim.27-vjeçarja është shprehur se atë natë nuk kishte mundësi ta shpërblente Johnnyn për aktin bujar, sepse nuk kishte të holla me vete.Por në javët e ardhshme, ajo u kthyer sërish në autostradën e Filadelfias ku i pastrehu qëndronte dhe i ktheu atij benzinën dhe i dha rroba si një xhaketë, doreza, kapele dhe çorape, ushqim rasti dhe ujë.

Por, vajza donte ta ndihmonte më shumë Johnnyn dhe krijoi një faqe për mbledhje fondesh “Paying it Forward” dhe me paratë e mbledhura ajo e strehoi Johnn në një apartament, të cilit arriti t’ja mbulonte pagesën e qirasë për disa muaj, një makinë dhe i hoqi çod shpenzim për veshje dhe ushqim për katër muajt e ardhshëm. Vajza ka shkruar se tani po interesohet bashkë me Johnnyn që të gjejnë një punë për të

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën Read More »

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…”

[sgmb id=”1″]

Fenomeni i “marteses për dokumenta” është rrëfyer nga një emigrant në SHBA
Ai thotë për “ShkodraNews” se vajza me që mori shkuesi e braktisi, pasi u bë me dokumenta qëndrimi.

“Ju shkruaj sepse nuk di çfarë tjetër të bëj të nxjerr gjithë atë mëri dhe zemërim që kam brenda vetes. Gjithë jetën e kam kaluar duke punuar në Amerikë për të mbajtur familjen dhe erdhi koha të martohesha. Nana në Shkodër më gjeti një vajzë që siç e përshkruanin e siç mu duk mua dy herë që e takova para se ta merrja nuse ishte pëllumbeshë e llokum me arra.

Nuk më interesoi që nuk ishte e virgjër, fundja këtu në Amerikë kjo është diçka që s’ke kohë as me e mendu e jo ma me e vujt si pjesë. Pasi kultura këtu vlerëson të tjera gjana. Më pak fjalë e mora të bijën e huaj këtëj, e bëra me green card brenda 8 muajsh. Nisi një shkollë e la se nuk di gjuhën dhe aq mirë edhe pse në kurs shkonte rregullisht. Nisi një kurs parukerie dhe aty ndryshoi gjithçka.

Duke nejt shumë kohë në qendër e unë shumë kohë në punë ajo kishte rivendos kontaktet me një ish-të dashur që kishte pas në Shkodër dhe pas 2 muajsh që ndjeja ftohtësinë e saj në çdo drejtim vjen në shtëpi e më thotë do të ndahet sepse nuk përputhemi. Më tha dhe që jam djalë shumë i mirë dhe do gjej ma mirë se ajo. E kam lutur të më thotë pse? Më tha që do një tjetër. E bashkë nuk përputhemi. Nuk je për mua, më tha në sy pa iu dridhur hiq qerpiku.
Nuk e di çfarë ndjeja t’i bëja asaj femre në ato momente.

E pranoj e kam qëlluar për herë të parë në jetë me sa pata forcë. Aq deshi e iku. Mendova ka njoh ndokënd në punë, por mora vesh që djali tjetër erdhi pas 2 muajsh kur kjo më la e sot janë bërë me fëmijë. Nuk them se isha marrëzisht i dashuruar, por unë punoja fort veç për të e familjen se i tillë jam. Një mendje më thoshte ta denoncoj t’ja hiqja letrat. Mendova veç për fëmijën e saj dhe ai s’ka asnjë faj. Këto gjëra për letra ndodhin shumë këtej, por pasojat janë të forta e atë zhgënjim s’do ta harroj kurrë”, rrëfen ai.

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…” Read More »

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di”

[sgmb id=”1″]

Në një moshë tashmë 30 vjeç, Endri, transgjinori që kërkon të bëhet një femër, kjo në bazë të prirjeve seksuale ka rrëfyer adoleshencën e vështirë që ka kaluar dhe mos pranimin sot e kësaj dite nga familja.

Në “Zonë e Lirë” Endra siç pëlqen që ta thërrasin, rrëfen se është keqtrajtuar nga vlonjatët sa herë që e shikonin në rrugë, ku kjo është bërë shkak edhe për mbylljen e parukerisë  që kishte hapur në qytetin jugor dhe punonte në fshehtësi të plotë.

“Që në fëmijëri unë ndihesha femër, më pëlqente të luaja dhe të rrija me motrën dhe shoqet e saj…më pas në adoleshencë prindërit me zhduken më çuan në Itali te vëllai duke thëne se duhet ta ndalojmë këtë fenomen që po lulëzonte, pra mua’.

Unë nisa të lyhesha e të mbaja pirsing…në Itali qëndrova te vëllai, por u ktheva për kërkesës së babait sepse nëna ime ishte e sëmurë rëndë. Ata nuk më donin ashtu siç isha”, thotë transigjinor.

Historinë e vazhdon duke treguar edhe keqtrajtimet e shumta rrahjen me shkop nga vlonjatët, për të cilët thotë se e kanë nga fakti i mentaliteti të vështirë.

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di” Read More »

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë.

[sgmb id=”1″]

Asamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës i vrau bashkëshortin në moshë të re. Galip Hatibi u rrëmbye në mënyrë të fshehtë në vitin 1946 (kur ishte i sapomartuar me Asamblenë) kur ishte para godinës së sotme të Universitetit të Tiranës me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nesti Kerenxhi, sigurisht duke përçuar një dëshirë të Enver Hoxhës.

Hatibi u mbajt i izoluar për një kohë të gjatë në bodrumin e Seksionit të Sigurimit të Shtetit (te Selvia), derisa u ekzekutua diku afër zonës së Kinostudios kur ishte kthyer në një kufomë, kockë e lëkurë. Galip Hatibi nuk u mor u pyetje asnjëherë.

Ai u la në errësirë dhe vetëm sa mbahej gjallë me ndonjë krodhe bukë. Galipi ishte njohje apo më shumë se kaq e Nexhmje Hoxhës gjatë luftës. Ai u burgos në vitin 1942 dhe ishte pjesë e grupit antifashist që u lirua nga amerikanët në Bari të Italisë. Megjithëse vrasje kriminale e Hatibit doli shumë herë gjatë procesit të Koçi Xoxes, regjimi asnjëherë nuk e rehabilitoi Galip Hatibin. Bashkëshortja e Galipit, Asambleja, njihte shumë mirë jetën e Enver dhe Nexhmije Hoxhës.Asambleja (mbante këtë emër sepse u lind në vitin 1924 kur u hap asambleja kushtetuese), mbaroi Institutin Femëror në Tiranë.

Gjatë luftës u burgos si antifashiste. Në vitet 1944-1949 punoi në organizatën e Bashkimit të Grave, në vitet 1949-1956 në Ministrinë e Bujqësisë, më 1956-1974 në institutin Bujqësor të Kamzës si laborante; më 1974-1978 në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Asambleja u arrestua më 10.10.1978 dhe u lirua nga burgu më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme të këtij viti.

Goditja e ashpër e Asamblesë u bë pikërisht për shkak të emetimit prej saj të fakteve mbi jetën e diktatorit. Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11.9.1978, për Asamble Hatibin bëhet një analizë e fjalëve të saj duke ndarë agjitacionin në çështje politike dhe ekonomike.Raporte nënvizonte: “Nga burimet rezulton se Asamble Hatibi është femër e zgjuar, me kulturë, di dy gjuhë të huaja (frëngjisht e italisht, por një të dhënë tjetër thuhej se di 4 gjuhë-shënim).

Është e pasionuar pas muzikës dhe letërsisë perëndimore, ka rreth të gjerë shoqëror, të cilët i ka ofruar në sajë të aftësive të saj për të tërhequr njerëzit duke u gjetur pikat e dobëta. Një pjesë janë me qëndrim të mirë politik”. Citoheshin fjalët e saj, ndër të tjera, të mëposhtmet:-Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.-Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.

-Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil. Enver Hoxha është pederast. Unë e di këtë gjë. Për këtë punë ai ka vrarë edhe atë, Kokalarin…si dhe gjellëbërësin e tij të cilin e kish mbajtur vetë për marrëdhëniet e mësipërme.

-Po pse, sa do të rojë ky? Ka për të vdekur një ditë dhe atëherë do të kemi liri të plotë. Sot pyetet për gjithçka Enver Hoxha, zëvendësi i tij nuk dëgjohet fare. Gruaja e këtij të fundit e ka tepruar me elegancën e saj…ajo është frikacake, por ka përfituar nga dinakëria e atij labit.

-Enver Hoxhës i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodh me kapitullin e qëndrimit të tij në Moskë në romanin “Dimri i madh” ku autori paraqet tërë mizerjen e jetës sonë. Vaniteti (kotësia) e Enver Hoxhës arrin deri aty sa të mos i bëjë përshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori (ismail Kadare-shënim) është i madh se e bën armën e Sigurimit zhele.-Hë pra, jeto në komunizëm, mbaje dhe radhën për kastraveca, të mos ketë prodhon kastraveci vendi ynë? I thonë 34 vjet! Marksist-leninist qe edhe Bashkimi Sovjetik, por e kuptoi që nuk ecet.

-Ata bëjnë politikë, do të hajë populli, mjaft e ka mbajtur peshën në kurriz, i thonë 60 vjet…Ti nuk e di se ç’është punëtori (tregon për një djalë me babanë punëtor që lagja i dha një shtëpi të vjetër. Kështu është shteti punëtor, diktatura e proletariatit).

-Unë nuk i them shthurje atyre që mbajnë pantallona të gjera e flokë të gjata, ajo është gusto e njeriut. Pantallona të gjera i ka mbajtur vetë Enver Hoxha ku ishte i ri. Shthurje i them të spiunosh prindërit se shikojnë Italinë në televizor. Ç’është e vërteta rinia ka krijuar urrejtje. Çfarë i kanë dhënë rinisë këta, vetëm aksionin.

-Ne nuk mund të izolohemi nga bota, sot janë konditat e tilla. Shikon televizorin, po shkojnë në hënë e çfarë shthurje ka në këtë mes? Ata që janë në fuqi jetojnë gjithnjë mirë, ata kanë vila kudo, në Volerek të Pogradecit, në Shkodër, në Korçë, u rrinë gati shtëpitë dimër-verë. Por ama lërmë dhe mua të jetoj si njeri, pse më le kështu.

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë. Read More »

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën.

[sgmb id=”1″]

Marie Tuci ishte ndër vajzat e pakta shqiptare, e cila guxoi ti dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ajo ishte një vajzë e re nga Mirdita, e cila sfidoi diktaturën por ajo i ç’ka ndodhi është një tmerr i vërtetë.

Ajo lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Më pas u shkollua në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Torturat që ajo kaloi u bënë të ditura vetëm pas përmbysjes së regjimit. E torturuan deri në deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Ata e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar më shumë.

Ajo vdiq e masakruar nga torturat në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950.

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën. Read More »

10 misteret që Enver Hoxha mori me vete në varr!

[sgmb id=”1″]

Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.

 Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.

Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite. Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjete mistere, te cilat ne shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar per te zbardhur jeten e njeriut me te perfolur te Shqiperise. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi. Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij. Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France. Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist,Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj. Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), “studimet” ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret. Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar. Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t’i ndihmonin per punet procedurale. Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.
3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve ’90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.
4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme. Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall. Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist. Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t’u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua ngaEnver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej “vija e Partise”. Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxhagoditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi. Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet. Pas BS,Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme. Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore. Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese. Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxhajo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e “Dajtit”, ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e “sigurimit te Udheheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge. Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: “Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te “Mercedezit” te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.
8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve ’40 dhe fillim te viteve ’50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij “Tradhtia e madhe”,- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: “Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes”. Sipas Bethelit, “anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit”.

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800shqiptare te arratisur. “Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria anglezedergoi ne Rome lordin Xhulian Emer”. Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila “ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi”. Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te “qeverise shqiptare ne mergim”, Mit’hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme “ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit’hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit “Shqiperia e Lire” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New Yorkqe te vepronin mbi Mit’hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit’hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen “Coronia”.
9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut? Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij. Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij. Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxhadenoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehudhe Kadri Hazbiu.
10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxhadeklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

Misteret e Enver Hoxhes

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?
3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

8. Ka pasur nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehuishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes.

9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

10. Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja e fshehte per nje kohe te caktuar?

Kush ishte Enver Hoxha

Lindi me 16 Tetor 1908 ne lagjen “Palorto”, Gjirokaster (Shqiperi), ne familjen e nje nepunesi qe per shume vite kishte emigruar ne Amerike. Mesimet e para i mori ne Gjirokaster, pastaj vijoi studimet ne Liceun e Korçes. Ne vitin 1930 shkoi te studionte, me nje burse studimi shteterore, ne Fakultetin e Shkencave Shoqerore ne Montpelje te Frances, por shume shpejt e la. Pas nje viti ne Fakultetin e Biologjise ai shkoi ne Paris ku kerkoi te studionte ne Fakultetin e Filozofise. Ne Nentor te 1933-tes la Parisin per te punuar si sekretar ne Konsullaten Shqiptare ne Bruksel. Aty filloi studimet universitare ne Fakultetin e Jurisprudences dhe vazhdoi me korrespondence studimet e filluara ne Paris. Per shkaqe politike u pushua nga puna dhe ne vitin 1936 u kthye ne Shqiperi.
Sekretar i Pergjithshem i KQ te PKSH 1943-1948.
Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se 1948-1985.
Kryeminister i Shqiperise me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer me 10 janar te vitit 1946 si pjese e kabinetit te pare komunist.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.
Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer me 23 korrik te vitit 1953.
Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer me 23 shtator te vitit 1953.
Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer me 19 korrik te vitit 1954.
Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me semundjen e diabetit dhe ne 1983 peson nje ishemi cerebrale, e cila ju perserit ne vitin 1984. Me 11 Prill 1985 nderron jete ne Tirane. Ne vitin 1990, me renien e regjimit diktatorial qe ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkaterrua plotesisht, dhe u cilesua si diktator.

10 misteret që Enver Hoxha mori me vete në varr! Read More »