Histori

Lyp bukën e gojës fshat më fshat, 50 vjeçarja, mes lotësh kërkon ndihmë

Hyjrie Berisha del të kërkojë lëmoshë çdo ditë për të mbijetuar. Ajo jeton në një lagje të varfër të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë.

“Më vjen turp të lyp në Lezhë, jam 51 vjeç, shkoj nëpër katunde”, shprehet Hyjrie Berisha.

Nëpër fshatra ajo del për të mbajtur me bukë veten, djalin e vogël dhe vajzën me të cilët jeton në një dhomë te vetme. Dhomën tjetër e ka bashkëshorti me të cilin është ndarë. 5 fëmijët e tjerë janë të martuar.

“Po me dha motra një copë bukë, ha po më la pa bukë, rri se s’kam. Kujt i del 30 mijë lekë. Gjithë Lezha më ka ndihmuar kur ma shkeli gocën makina, më japin makarona, gjëra po unë s’kam ku t’i gatuaj”, thotë 51-vjeçarja.

Hyjria merr një ndihmë sociale prej 3 mijë lekësh në muaj. Siç mund ta llogarisë çdokush kjo shumë as për bukën thatë mezi del. Më ndihmë jeton dhe ndihmë kërkon sërish edhe pse s’ka më shpresa.

Në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës janë shumë si ajo ku jetohet falë bujarisë së të tjerëve dhe ku ndihma e shtetit asnjëherë nuk mjafton. /Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yGCxh6Zzdhk?ecver=1]

 

Lyp bukën e gojës fshat më fshat, 50 vjeçarja, mes lotësh kërkon ndihmë Read More »

Ahmedi, 32-vjeçari që deklaron hapur se ka 3 gra dhe 6 fëmijë

Një dokumentar rreth një refugjati sirian i cili jeton në Gjermani me asistencë shtetërore, së bashku me dy bashkëshortet dhe gjashtë fëmijët e tij, ka zemëruar mbarë vendin, pasi poligamia është e ndalur me ligj.

Ai ka edhe një grua të tretë, të cilën planifikon ta marrë shpjet në Gjermani.

Dokumentari i “Spiegel” u transmetua gjatë fundjavës, duke treguar historinë e 32-vjeçarit Ahmed A. i cili u largua nga lufta në Alepo të Sirisë, në vitin 2015.

Pasi u arratis bashke me familjen e tij të madhe, ai gjeti një strehë të sigurt në Schlesëig-Holstein, në Gjermaninë veriore.

Siriani me dy gra jeton në një shtëpi dykatëshe të siguruar nga bashkësia.

Pavarësisht se poligamia është paligjshme në Gjermani, Ahmedi mori edhe gruan e dytë në shtëpi, pasi ajo është nëna e katër fëmijëve të tij.

Ahmedi gjithashtu ka një grua të tretë në Siri, por u tha gazetarëve me shaka se shtëpia duhet të ishte më e madhe që të marrë edhe atë me vete.

Madje Ahmedi ka deklaruar se qëllimi i tij është të ketë katër gra dhe dhjetë fëmijë.

Capture-2-2

Ahmedi, 32-vjeçari që deklaron hapur se ka 3 gra dhe 6 fëmijë Read More »

R.Alia, 20 shkurt 1991:“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë”

“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë”.

Keshtu ka thene Ramiz Alia mbremjen e 20 shkurtit te vitit 1991, e kete e ka risjelle edhe me dokument historiani Kastriot Dervishi, per te gjithe ata qe duan te njohin historine. Dje ishte 27 vjetori i rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Nga Kastriot Dervishi

R.Alia në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991: Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë.

ramiz-alia-gjendje

Mbrëmjen e datës 20 shkurt 1991 u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë së Punës, Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe organizatave të masave si: Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë dhe Bashkimi i Gazetarëve, në lidhje me gjendjen e tensionuar në vend. I pranishëm ishte edhe kryeministri Adil Çarçani. Mbledhjen kryesoi kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, i cili ka deklaruar se do vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke i kërkuar popullit të mos dilte në rrugë se ndryshe do niste gjakderdhja. Dy takimet e mbrëmjes së 20 shkurtit nuk kanë qenë të njohura. Deklarimi i mëposhtëm i takon mbledhjes së parë.

Pjesë nga fjala hyrëse e Ramiz Alisë
“Unë kam dy gjëra: e para, unë do të vendos menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë do të shpall mobilizimin, sepse vandalizmat dhe gjërat më armiqësore që mund t’i bëheshin këtij populli nuk mund të tolerohen dhe nuk do të tolerohen. Këtë ta kemi të qartë.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu siç mund të bëhet edhe shkas për të derdhur gjak. Si duket, njerëz për të pirë gjak kanë nevojë.

Ky është një skenar i përpunuar dhe ata që e kanë përpunuar ne do t’i gjejmë. Kjo duhet të jetë e qartë që në situata të jashtëzakonshme do të qëllojmë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në këto situata kërkoj nga ju vetëm një gjë, kërkoj që t’i bëni thirrje popullit të qetësohet e të rrijë brenda në shtëpi dhe brenda në qendra pune, ndryshe po doli në rrugë, do fillojë gjakderdhja. Këtë po jua them në mënyrë kategorike. Rreth kësaj çështjeje, desha ndonjë mendim nga ju, tjetër nuk kam asnjë për të diskutuar”.

R.Alia, 20 shkurt 1991:“Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë” Read More »

Kanionet e Kurveleshit të lënë pa frymë thonë speleologët italianë, ja pse duhen ruajtur

  1. Kanionet e Kurveleshit një grup i madh i shpellave karstike në masivin e Kurveleshit jugor në gjykimin e speleologëve italianë pamja e parë ,madhësia,lartësiambi det  hsfaqënin një pamje madheshtore sakaq të linin pa frymë.C’praj një viti ata kishin vëzhguar masivin karstik në perëndim të qytetit të Tepelenës. Lartësia e tyre  dhe thellësia, por më tepër gremina masive  e frikëshme  dhe ndërkaq  kur ngjitesh në këtë udhë ku mjegulla e supeve,vjetërsia e saj shënon rreth 50 vjet kur rinia , kooperativistët hapën udhën nga Bënça për në Tepelenë, një ndërmarrje kurajoze dhe vetëmohuese nëpër ngricë,llohë dimri për të çarë këtë trase rruge maloren,që përshkon mbi 15 kthesa dhe një lartësi mbi 950 m në gjithë gjatësinë e saj prej  14 km. Drejtimi i udhës janë shtyllat e tensionit,që të adresojnë rrugë- mbritjen, përkarshi ke kanionet e thella të frikshme gri e gjelbër, pemët fletë-shumë. Stera uji-elipse rrathësh  uji. I lajnë rrezet e  hënës,në këtë mot ka rënë ylberi .Të shikosh poshtë Ç’llahtari! Kur mbyllet stina në motet me llohë,dëborë. Ngrihesh për të ikur e ikën. Përshkon rrugën e mbushur me gurë. Zbret nëpër  stinën tjetër.-Nga kështu udha o udhëtar ?

-Vij nga udha e borës!Në atë stinë të ftohtë, bora e zë shpesh udhën dhe kështu komunikimi i vetëm prishet . Ata në të vërtetë nuk ecim, por notojmë në qiell.

Të shtunën në 30 korrik 1994, grupi i speleologëve italian i përbërë nga Giovanni Bruno, Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeoteknikës Politecnico di Bari, Carlo Fusilli, Speleologjik Group Dauno-Foggia, Ferdinando Didonna, Giuseppe Savino, Domenico Sgobba (Group Puglia Grotte-Castellana Grotte) do të zbrisnin në portin e Vlorës  në një mbrëmje të errtë , 4 vjet pas rënies së regjimit po  e gjenin vendin e shqiponjave  me shumë pak  ndryshime dhe sipas C. Fusilli, ajo është e frustruar në mënyrë rutinore nga përhapja e madhe e papunësisë, delikuenca,nga pagat uria,  kushteve të jetesës të  botës së tretë, si atëherë fjala gjithmonë e njëjtë: të ikin diku tjetër duke kërkuar për një vend në diell! Era e ftohtë detit,përhumbte fytyra të njohura dhe të panjohura në kuvertën e anijes mes një grupi të madh speolologëve,gjeolog politeknik asistentët ,specialistë të tjerë ,ku  ata do të kujdeseshin  për kërkime natyraliste në flora dhe fauna,sipas C. Fusilli , nga koha në kohë admirojnë pamje të bukur të maleve përreth dhe kanioni më i thellë lumi Bencë dhe kur kanë  hyrë në fshatin e bukur të  Progonatit  ,fshati ishte mes të një dasme.Ata e kishin ndërrmarrë këtë rrugëtim të gjatë për të vëzhguar shpellat  që ata kishin piketuar një vit më parë gjatë një zbulimi i shpejtë në Kurveleshin jugorë.

  1. Për të përshkruar katundet e Kurveleshit :Lekdush,Progonat,Gusmar dhe Nivicë ,Rexhinë duhet një frymëzim qiellor.Mirëpo G. Bruno,shkruan pak a shumë kështu një vit më vonë te revista Spelologia 32 mars 1995 :Kurveleshi, është një rajon që është vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë, dhe sipas këtij specialisti zona paraqet karakteristika gjeomorfologjike të veçanta e lidhur në thelb me litoio renditet midis 800-1000 m s.l.m. dhe kjo është bërë nga karstike nga rrafshnalta e pranishëm mes fshatrave të Progonatit dhe Nivicës, ndërsa niveli lartësi më e lartë, në mes të 1100-1400 m s.l.m, shtrihet në mes të fshatarëve të  Golemit dhe Progonati. Të tre nivelet e ngritura, janë ndikuar fuqimisht fusha  tektonike që zhvillon me strukturat e zgjatur,kryesisht në drejtim NË-SE dhe Orientimi NE-SË dëshmive lokale NNE-SSË.Sipas këtij specialisti,mosha nga pikëpamja e zonës lithostratigraphic e eksploruar karakterizohet me dalje të shkëmbinjëve sedimentarë të natyrave të ndryshme, të cilat duke mbuluar një interval kohor që shkon nga Mesozoike te neozoik.për të identifikuar shpellat  e kanioneve  të  kësaj zone punoi bashkarisht  një gruppunoi  në drejtimimjn NË-SE cila përfshin pjesërisht fshatrat e Gusmari, Rexhini dhe Nivica  janë dalje të përbërë nga shkëmbinj të lartë,nga fund të lartë, nga gurë gëlqerorë, dhe flishi balta me rërë etj.Dy specalistët e tjerë italianë G. Savino, D. Sgobba kur përshkruajnë shpellat karstike të Kurveleshit  shprehen se zonat e përcaktuara që korrespondojnë me tre nivele lartësitë ndryshme, për arsye të dukshme të karakterit, hulumtimi të shkëmbinjve, vendosjen tektonike-strukturore dhe, së fundi, një veprim intensiv Morphodynamics kryer nga procesi karstike.Rajoni shtrihet nga luginat e lumenjve Vjoses, Drinos në lindje dhe Shushices në  luginën e lumit në perëndim. Në veçanti zona e hulumtuar bie në tabelë topografike,shkalla 1: 25.000, i quajtur”Progonati” dhe shtrihet në rreth 100km.Nga pikëpamja e orografike,ajo mund të përkufizohet si një rajon në thelb malor me mesatarisht rreth për 920 m s.l.m. gjetjet më të rëndësishme të tilla si:Kendrevices (2122 m), Griba a(1568m), Gipini i Bolenes (1659 m), dhe Buza e Bredhit (1573 m), Mali  i Pusit (1564 m) janë shpërndarë rreth zonëssë  hulumtuar në nga të cilat, rreth 2,5 km në perëndim të fushës bazë, të përfshirë në rrjedhën e sipërme të Malit të Thate) me një kuotë prej 1 568 metra, renditet ndër më të lartat në rajon.
  2. Kurveleshi shquhet për shkëmbinjtë dhe kanionet shpellat ,për honet e thella,qafat dhe pyjet,aty ajri është transparent,ndërsa frymëmarrja ngushtohet.Disa shpella që spelologët italian përshkruan janë :”Shpella e asteroidit”, shpella “Fryma e dragoit”, shpella:” Mema e ujit”, shpella Shankoll dhe shpella të tjera. G. Savino e përshkruan”Shpellën e asteroidit”të vendosur në fund tënjë kanion të vogël dhe është fshehur në bazën sterra e Cikes,me bimësi të dendur,tashmë me  thyerje.Kjo na jep indikacionet e para të asaj që do zhvillimi morfologjike në të gjithë zgavrën. Me të hyrë ju shkoni poshtë se, edhe pse unik, është interspersed -40, -50 Dhe -65 metra, nga tarraca të mëdha dhe nga një parvaz i vështirë që e bën për vestibules të hidhen në të pjerrët rrëshqitëse, p.30 sigurisht jeton shpellë vetëm duke shkuar poshtë pusi atje bëhesh i vetëdijshëm për gjenezën e kësaj zgavëre;P.30, në fakt, kap thyerje të dytë, pothuajse,jjo është e vendosur përgjatë thyerje dhe ofron skenare me të vërtetë spektakolare morfologjike nga hyrja,shenjë e furnizimeve të bollshme ujore. Uji, në fakt,në këtë pikë ai është i detyruar për të udhëtuar nën presion duke pasur parasysh madhësinë dhe në çdo rast nuk është i mjaftueshëm për shkatërrimin. Thjesht se në dimër ajo derdhet në shpellë. Një meandrino e stolisur me shtresa dhe nodules  stralli, çon në kërcimin e fundit të shpellës;një fakt f.6 na lejon për të arritur në bottom. Kjo është ajo ku ju mund të shihni në mënyrë të qartë dy thyerje të mëdha që janë të ndjeshëm dhe ndërpritet krijimi interesante.Në galeritë bazë në të shkurtër një pritje spektakolare fushë akulli duket se për të mbajtur tavanin e zgavrën në mënyrë që të përkulem nga pesha krijimit e duke kaluar nga një mënyrë tjetër  dhe kështu speolologu italian G. Savino duke përshkruar shkencërisht ndërtimin e shpellës thotë se sipas mendimit tonë kjo do të jetë e vështirë të arritur një thellësi më të madhe e tanishmja. Fryma e Dragoit”  është një shpellë për të cilën G. Savino se që në hyrje një rrymë e ftohtë ajri që vjen nga brenda  shpellës që në  metrat e  parë dhe sipas këtij speolologu  nuk do të kishte një emër më të mirë nëse nuk është ajo e “The Breath e Dragoit” dhe çfarë në nder të përbindësh shumë të kërkuar Merlinean “King Arthur. Një galeri  çon në një gjarpëroj, gjysmë përmbytur në disa vende dhe pothuajse tërësisht në disa të tjera, ajo ofron mundësi të ndryshme e progresion. Në disa vende mund të anashkalosh  zonën e përmbytur përgjatë  nga lart, në shesh pushimi në shtresat shumë të fortë. Edhe në këtë shpellë të shquar është praniastralli shtresim të ciliti lejohet rrjedha e ujit dhe kushtëzuar Përkufizimi i morfologjisë së saj, duke e lënëpjesa e parë e gjarpëroj, të ecin së bashku një i kryer shënuar fort nga ujërat nëntokësore dukshme fiston. Në këtë shtrirje  disa dritare eksplorimet e të cilëve janë ndërprerë në bazë të të ardhurve të mëdha ose në ngushta me “tunele shumë të lagësht”, që, atëherë, ribashkohet dega kryesore.Ndërsa në pjesën e parë të shpellës diferenca dhe lartësia është pozitiv, në fund të tubacionit çuditërisht ndryshimin  shpatin dhe ujë Ajo ndjek një kurs pikërisht të kundërt me atëtë i seksionin e mëparshëm. Në fund të tubacionit, një hap njepak ‘pakëndshme na çon në një dhomë të bukur gjerë: “Dhomen e Cinque Terre.”Pesë, në fakt, janë rrugët që ndërpritetnë këtë pikë.
  3. Sgobb thotë për shpellën Shankoll hapet në një jastëk të butë dhe origjina e saj mund t’i atribuohet rënies dhe koha pasues vendosja e një zgavër para-ekzistuese. Kjo është P.38, qënë 20 metra para duket imët dhe të shkatërruar,në mënyrë që të kërkojnë ndarje të shumta .Kjo pjesë e parë e shpellës është bërë nga blloqet e shkëmbit çimentuar dyshimtë.Në pjesën e dytë, edhe bëhet e madhe.Ashtu si në të gjithë zonën, edhe këtu gëlqerorët përfshin nodules stralli të një ngjyre duke filluar nga zi nëtë kuq. Shpella Mema e ujit,sipas C. Fusilli, është një ringjallje e rëndësishme aktivizon ujrat e të cilit, ato kanë ushqyernë në të kaluarën ujësjellësi i fshatit aty pranë  Lekdush. Zgavrën është e zhvilluar tërësisht dhe kjo është pjesërisht hollë kontakton midis formacionet gëlqerore të Kretak të Epërme dhe shtresave  themelor selcifero. Morfologjisë mbizotëruese janë ato tipike terren i kryer, me seksione eliptike kryq dhe fiston në mure.Dega kryesore është zhvilluar për rreth 250 metra dhe përshkohet nga një lumë i cili ndonjëherë formonë ujëvara të vogla dhe të qartë pellgje. Pas rreth 60 metra nga hyrja, vijnë në degëzimin e parë (pika 1). Pas kthimit në galerinë kryesore,rreth 100 metra nga degët e një degë të mëtejshme i cili zhvillon përpjetë dhe pas 100 metra  shumë e ulët, bëhet e pakalueshme.Në 160 metra nga hyrja, të reja dhe të rëndësishme  është udhëkryq Shkuarja në S-SE(galeria vazhdon për 30 metra duke i dhënë fund me një kurth të thellë. Dega e lindjes  në vend të kësaj rritet dhe pas rreth 80 metra të bëhet jopraktike për shkak të një lumë nga i cili ka origjinën shumë nga ujërat  që ushqen rrymën e shpellës.Për  Shpellat e tjera të zonës  G. Savino shkruan:Përjashtuar disa, jo të gjithë eksploruar shpellat në Kurvelesh kanë karakteristika që meritojnë interes të veçantë.Zbuluar rastësisht shpella e Casarit është një rigjallërim fosile shumë të detajuar. Ajo, në fakt, paraqet liqene të bukura (aktive dhe fosile) interesante  me ujërat nëntokësore gdhendur nga fiston, galeritë dhe  rrugët, në tri nivele të ndryshme, ndjekje dhe ndërpritet në një labirint i tuneleve të ngushta, puset te  gjitha është e përqendruar në rreth 200 metra zhvillimit.Shpella e Lekë Petes. Dy fjalë për “Risorgenza e Progonat “, hyrja në të cilën është me të vërtetëmbresëlënëse. Kjo është një portË I 15 metra e gjerë 15 të lartë e cila është pamje e kanionit  që shkon përgjatë njëjtit fshat. Potenciali  eksploruese i kësaj shpelle janë të shquar, duke pasur parasysh jarin e fortë e ajrit që është ndjerë këtu në bazën e rrëshqitjet e tokës që kanë ndërprerë hulumtimet tona.Shpellat e tjera, sa më shumë si 11, janë në thelb të puse të cilat janë hedhje unike nga thellësitë të ndryshme në mes të 20 dhe 60 metra, të mbyllura në fund nga toka e kuqe ose nga rrëshqitjet e tokës.Shumë nga këto shpella janë hulumtuar dhe zbuluar në pllajat e larta, në mes të 1100 dhe 1400 m s.l.m., ku karst është fosilë dhe fenomene karstike janë karakterizuar mbushje të mëdha. Duke gjykuar rreth kësaj bukurie mahnitëse te këtyre krijimeve shkëmbore që shtrihennë Kurvelshin jugor  dhe që në vetvete formojnë monumente natyrore, a mund të ketë vend për të ndërtuar hidro?

Kanionet e Kurveleshit të lënë pa frymë thonë speleologët italianë, ja pse duhen ruajtur Read More »

Këtë 26-vjeçare nuk e lënë të dalë nga shtëpia, historia e saj do t’ju befasojë!

Ndonjëherë natyra i jep një personi dhuratën e një pamje perfekte dhe të hijshme.

Por mos u mashtroni, nuk është e gjitha rozë. Shpesh kjo “dhuratë” bëhet një barrë e rëndë për ata fatlumë që e kanë marrë atë.

Dhe protagoniste e historisë sonë është një nga këto “fatlumet”: Me të, natyra ka qenë më shumë se bujare: Ajo i ka dhënë asaj bukurinë e një kukulle dhe trupin e ëndërruar … Por këto “dhurata” rrezikojnë të prishin jetën e saj.

Emri i vajzës është Angelica Kenova dhe ajo jeton në Rusi. Që kur ishte fëmijë ajo ishte shumë e bukur, por askush nuk mund të imagjinonte transformimin e saj me kalimin e viteve.

Pasi ajo arriti adoleshencën, Angelica u bë një grua e rë shumë e bukur, shumë e ngjashme me kukullën e famshme Barbie.

Dhe prindërit e saj, të shqetësuar për të, e kishin ndaluar të largohej nga shtëpia. Dhe, ju duhet ta dini se bukuria dhe ngjashmëria e saj me kukullën e famshme Barbie nuk janë produkt i kirurgjisë: Angelica është e bukur falë natyrës dhe jo kirurgëve plastikë.

Por duket se bukuria tashmë është një barrë për të renë ruse, sepse Angelica ka thënë se është lodhur duke jetuar në “kafazin e artë” që prindërit e saj ndërtuan për të. Edhe pse ajo është tani 26 vjeçe, ajo ende ka nevojë për nënën e saj për tu veshur: Me të, ajo shkon nëpër dyqane duke kërkuar veshjen e përsosur. Mami kurrë nuk e lë atë vetëm dhe kur prindërit e saj nuk mund ta shoqërojnë, ka truprojat e saj.

Kjo ndodh sepse prindërit e shohin atë thjesht si një bukuri të pashembullt dhe prandaj kanë vendosur ta mbrojnë vajzën e tyre në këtë mënyrë.

Nëse e shikoni nga afër Angelica-n, ju mund të shihni Barbie-n. Por ajo është e pakënaqur dhe thotë: “Prindërit e mi më mbanin si një princeshë, duke mos lejuar që unë të largohesha nga shtëpia ose të komunikoj me fëmijët e tjerë. Si rezultat, unë nuk jam në gjendje të përballoj jetën reale, jam si një kukull e gjallë. Kur isha fëmijë, prindërit e mi më thërrisnin Barbie”.

Vajza thotë se kurrë nuk i është nënshtruar operacionit të një kirurgu plastik për të ndryshuar pamjen e saj.

Gjithçka që ka është dhurata e natyrës.

Prindërit e lenë të praktikojë shumë sporte për të mbajtur trupin e saj në formë.

Në moshën 26-vjeçare, Angelica ëndërron të largohet nga shtëpia e prindërve të saj për të hequr qafe këtë kontroll të padukshëm por shtypës.

“Prindërit e mi më kanë mbyllur gjithë jetën në një pallat të kristaltë dhe dua të largohem”, thotë vajza.

Kështu, padashur, Angelica Kenova u pengua në bukuria e saj.

Por pa dyshim, faji i prindërve është i konsiderueshëm.

Nuk mund të sillesh kështu me një djalë apo një bijë.

Ajo është një qenie e gjallë, jo lodër ose skllave, ajo është një grua e lirë që ka të drejtën të jetojë jetën e saj kur e sheh të arsyeshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Nw7jV6Vs6v0]

Këtë 26-vjeçare nuk e lënë të dalë nga shtëpia, historia e saj do t’ju befasojë! Read More »

Kjo gjyshe që merr frymë, por nuk jeton! Edhe pse e sëmurë me tumor dhe pa para as për ilace, OSHEE i pret dritat

Quhet Valdete Thoma, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe pensioni i invaliditetit prej 14 mijë lekësh nuk arrin t’i mbuloje dot as mjekimin. Jeton në lagjen “1 Maji” në Vlorë, por i kane prere dritat për disa borxhe të vjetra të gati 10 viteve më parë dhe kjo e ka zhytur më thellë në mjerim.

“Kam 20 ditë që më është prerë energjia. Kam bërë një kërkesë te OSHEE dhe te ministria, por nuk më ka ardhur përgjigje. Këta të OSHEE-së më kanë hyrë nga muri, hajdutshe, për të më prerë energjinë”, thotë Valdetja.

Në shtëpinë e Valdetes, përvec errësirës mbizotëron dhe lagështia. Bashkëshorti i ka vdekur, ndërsa djali i vetëm punon ku të mundet. 70-vjeçarja thotë se kërkon borxhe te fqinjët, por dhe kjo nuk mjafton, ndaj dëshpërimi ka zëvëndësuar turpin dhe sot ajo kërkon ndihmë publikisht.

“Jam në gjendje të keqe, nuk jetoj dot më. Jam e sëmurë me tumor. As për ilaçe nuk më del. Më vjen prapë fatura 27 mijë lekë, me çfarë ta paguaj? Ia kam thënë fatorinos, mos më vër aforfe. Po kalbem në ujë”, thotë e përlotur e moshuara.
Ligji nuk kursen, por as hallet. Në shtëpinë e Valdetes, dritat do të vijnë kur detyrimet të shlyhen, ndoshta me ndihmën e njerëzve të mirë që sigurisht nuk mungojnë.

Por, 70-vjeçarja nuk është e vetme në Shqipëri. Ndaj, bamirësia nuk është gjithnjë zgjidhja e fundit për të ndihmuar ata që jeta u ka marrë pak më shumë se të tjerëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KnVYfpOco9g]

Kjo gjyshe që merr frymë, por nuk jeton! Edhe pse e sëmurë me tumor dhe pa para as për ilace, OSHEE i pret dritat Read More »

Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem hiq dorë nga bixhozi dhe alkooli, po shkatërron familjen

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “E diela shqiptare”, ka sjellë në studio një baba të vuajtur, jeta e vështirë e të cilit i lexohet në portret. Kjo është historia e Halimit, babait i cili si çdo prind, nuk reshti kurrë së sakrifikuari për fëmijët e tij.

Në studio ai ka thirrur të birin, Flamurin, i cili është viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit. Pavarësisht këmbënguljeve të shumta të Halimit, Flamuri i ka mëshuar edhe më shumë veseve të tij, duke lënë pas dore gruan, fëmijët dhe babain i cili shpreson dhe këmbëngul që jeta e të birit të marrë një rrjedhë tjetër, duke ia bërë publikisht këtë kërkesë.

Halimi: Unë jam Halim Kapri nga Pogradeci, lindur dhe rritur atje. Historia ime është pak e trishtë. Si fillim në vitin ’93, ndërtova shtëpi në fshat, me duart e mia për qejfin tim, për të jetuar atje.

Ardit Gjebrea: Shkonte gjithçka mirë…

Halimi: Në vitin 2005, një fatkeqësi për mua, një rrëshqitje masive e tokës, një hektarë e gjysmë, brenda natës, u gjenda nja 10 metra poshtë me gjithë shtëpi brenda. Zgjohem në mëngjes, nuk i besoja vetes, nuk po i besoja syve. Gjatë natës nuk ndjeva asgjë kur rrëshqiti toka. U detyrova erdha në Durrës, u rritën kalamajtë, dy djemtë. Vetë isha në punë, kam punuar gjithë kohën në ndërtim. U shpërngula nga Pogradeci në Durrës me duar në xhepa, s’kisha asgjë me vete. Në 2010, martova djalin e parë, i tretë nga fëmijët, Flamur e quajnë.

Ardit Gjebrea: Të cilin e ke thirrur sot këtu.

Halimi: E martova, për një shkak sepse filloi të merrej me lojra fati me alkool. Linte punën, ikte. Mua nuk më pëlqente sepse isha përpjekur t’i rrisja ndryshe. E shikoja që nuk ishte në rrugë të mbarë, i flisja, herë më kuptonte, herë s’më kuptonte, herë bënte sikur s’dëgjonte, herë ulte kokën…

Filloi edhe alkoolin, punonte një muaj të tërë pastaj e merrte paratë, i fuste atje, pas 24 orësh bëhej i gjallë.

Ardit Gjebrea: Ku i fuste paratë?

Halimi: Në loto. Luante bixhoz, filloi edhe alkoolin, ishin të dyja ato që unë urreja më tepër. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milion lek që për mua janë shumë, jashtëzakonisht shumë. Për punëtor është një punëtor që s’ka shok, po ashtu edhe specialist. Nuk arrija ta shkëpusja dot nga ai ves, herë me të mirë, herë me të keq…

Nuk donte t’ia dinte as për nuse as për fëmijë, se u bë edhe me një fëmijë pas një viti.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ka Flamuri?

Halimi: Tani ka tre fëmijë, dy vajza, një djalë.

Ardit Gjebrea: Bashkëshortja i ka folur?

Halimi: Jashtëzakonisht i flet, madje që të jem i sinqertë, në korrik të vitit 2012, u shkëput nga nusja, u ndanë gjashtë muaj. Kisha shkuar në fshat, për të vjelë qershitë që kisha mbjellë vetë, vij në shtëpi marr vesh që janë ndarë.

Siç tregon edhe babai i tij, edhe sot e kësaj dite situata është po e njëjtë. Flamuri është ende viktimë e vesit të bixhozit dhe alkoolit, ndërkohë që ka lënë pas dore të shoqen dhe fëmijët. Halimi ka ardhur në studion e së dielës shqiptare t’i kërkuar që të heqë dorë nga veset e tij dhe të kujdeset për fëmijën e vogël që e ka edhe të sëmurë me sindromën down.

Mesazhi në studio:

Flamur, sido që kanë shkuar gjërat deri më tani, do t’ia lëmë së shkuarës. Sot nga ty unë kërkoj që të shkëputesh në mënyrë kategorike, nga lojrat një, nga alkooli së dyti, dhe të bësh letrat e Kempit për djalin e sëmurë. Asgjë nuk të kërkon babi tjetër, puno, jeto për vete.

Flamuri: Unë po mundohem shumë të siguroj letrat për djalin por e kam shumë të vështirë. Sa për alkoolin dhe bixhozin, si gjithë të tjerët, nuk është se e teproj…

Ardit Gjebrea: Kur është njeriu beqar, ndodhin gjëra dhe ikin me beqarinë, dhe në momentin që martohesh, ka një përgjegjësi njeriu, ndaj bashkëshortes, pastaj bëhesh me fëmije dhe disa gjëra duhet të ndryshojnë apo jo? Fillojmë nga gruaja që meriton kujdesin dhe gjithë dashurinë. Ato para që t’i bën i bën me gjak, por babait nuk i mbushen kot sytë me lot. Ai një ditë nuk do jetë më se ky është ligji i jetës, kështu do ta mbash mend…?

Pas ndërhyrjes edhe të moderatorit Ardit Gjebrea, duket se Flamuri u ndërgjegjësua për përgjegjësitë dhe situatën e familjes së tij. Ai premtoi se nuk do të konsumonte më alkool, do të braktiste vesin e bixhozit dhe do të kthente sytë nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët të cilët kanë aq shumë nevojë për presencën dhe rolin e babait në shtëpi./tvklan.al

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pSUEGZStxYM]

Babai i lutet të birit me lot në sy: Të lutem hiq dorë nga bixhozi dhe alkooli, po shkatërron familjen Read More »

Gyshja Çame rrëfen masakrat e grekëve: Vëllain ma vranë në sy, shoqet m’i përdhunuan

Edhe pse politikanët shpesh i harrojnë vuajtjet dhe torturat e tyre, shqiptarët e Çamërisë vazhdojnë të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të maskrave me të cilat janë përballur.

Halide Mergjyshi, e njohur nga të gjithë si gjyshe Mana, ka rrëfyer për herë të parë si i vranë të vëllanë dhe arratisjen drejt Shqipërisë për mos t’u kthyer më kurrë në shtëpinë ku u lind dhe ku kaloi 15 vitet e para të jetës.

Në një intervistë me Luela Myftarin, ajo ka treguar sesi ushtarët greke pushkatoni burrat dhe pamjet e tmerrshme të grave shtatzëna që hidheshin nga shkëmbinj për mos të rënë në duart e tyre.

Mban mend kur ke ardhur në Shqipëri?

Sigurisht, që e mbaj mend. Nuk është një kujtim që të largohet as duke shkundur kokën e as duke u plakur. Ishte nëntori i vitit 1944 kur kemi ardhur në Shqipëri, nga Saranda, në Qafë Botë. Mbaj mend si kemi ecur me këmbë zbathur, jo vetëm unë, por shumë si unë.

Datën e saktë nuk e mbaj mend. Kam qenë 16 vjeç dhe ditët e fundit në vendin ku linda dhe ku kisha kaluar deri atëherë jetën time kanë qenë të ngarkuara dhe me ngjarje të tmerrshme.

Kur mbërritëm në Shqipëri dhe duhet të regjistroheshim, shumë prej nesh, të mbijetuarve nuk mbanim mend as ditëlindjet tona.

Shumica e çamëve kanë një ditë lindjeje tjetër nga ajo e vërteta. Unë njoh shumë çamë që e kanë ditëlindjen për Vitin e Ri, më 31 dhjetor sepse kështu janë regjistruar, pasi nuk mbanin mend ditëlindjen e tyre.

Nuk është e thjeshtë të ikësh nga shtëpia me rrobat e trupit dhe të vetmen gjë që mund të marrësh nga vendi yt është një gur.

Unë as një gur nuk e kam nga vendi im, por shumë prej nesh e kanë marrë një gur nga strehëza e tyre.

Dikush merrte një grusht dhe, të tjerë puthnin tokën, gratë që ishin pa burra dhe fëmijë pranë qanin me ulërima sepse papritur e panë veten vetëm, ndërsa të tjerat që kishin pranë dikë nuk nxirrnin asnjë fjalë nga goja, por vetëm tundnin kokën. Unë nuk thoja asgjë, ashtu sikurse nuk mora dot asgjë. Thjesht kam ecur orë të tëra për të mbërritur në Shqipëri.

Si ju tradhtuan?

Mua më vranë vëllanë, përpara syve. Në mëngjes herët. Isha 16 vjeç, ndërsa ai ishte 21.

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, madje as shumë nga ato që pashë më pas, gjatë rrugës për në Shqipëri. Nuk i harroj ulërimat që atë ditë vinin nga kati i parë, kur ushtarët grekë kishin shqyer derën dhe kishin rrëmbyer gjërat më me vlerë.

Florinjtë që kishin në vath grave ua tërhoqën nga veshi duke i çarë. Ndërsa meshkujt i mblidhnin të gjithë bashkë për t’i pushkatuar në oborr. Mua vëllanë ma vranë brenda në shtëpi.

E ata që i vrisnin brenda shtëpi edhe i prisnin, përveçse i pushkatonin.

Sepse tortura ishte në sytë e familjarëve që e shihnin mishin të hidhej në zjarr. Që atë mëngjes që na zgjuan britmat, kam parë e dëgjuar histori që mendja e të rinjve sot mund edhe të mos i pranojë.

Histori të tjera të trishta kam dëgjuar edhe kur mbërrita në Shqipëri. Ashtu sikurse mua më vranë vëllanë përpara syve të tjerëve u kishin vrarë e prerë nënën, babanë, burrin e fëmijën, u kishin rrëmbyer florinjtë duke i premtuar se do t’i mbronin në bodrum dhe pastaj i kishin dorëzuar vetë te ushtarët grekë duke i tradhtuar.

Çfarë ke parë rrugës për në Shqipëri?

Gra shtatzëna që hidheshin nga shkëmbinj, hidheshin në humnera për t’i shpëtuar thikave dhe shpatave të atyre.

Ndonjëra që nuk vraponte dot, përjetonte… Ç’të të them, i kanë nxjerrë fëmijën nga barku vetëm me një shpatë të vogël.

Kam dëgjuar baballarë që i mbanin në kampe pas hekurave dhe shihnin vajzën që përdhunohej e ulërinte se nuk dinte ç’të bënte. Këto nuk harrohen lehtë. Por, sërish dëshiron të shohësh shtëpinë tënde.

Nuk më lejon kush të vete edhe një herë përpara se të vdes. E kam të ndaluar, thua se kam vrarë unë dhe jo më kanë vrarë ata.

Dëshiron vërtet të shkosh në një shtëpi ku ke vetëm kujtime të këqija?

Po, edhe një herë në tokën time, aty në oborrin ku mblidhnim ullinjtë, ku luanim… Edhe burri im kishte histori të tmerrshme në Çamëri dhe deri në fund të jetës së tij e kishte vendosur që të mos kthehej më kurrë aty, por unë jo.

Nuk e di nëse do të doja të jetoja aty, por ama të shkoj kam shumë dëshirë. Po ja që nuk më lejohet edhe tani pas 70 vjetësh. Kam lindur në një vend ku nuk mund të shkel dot.

Gyshja Çame rrëfen masakrat e grekëve: Vëllain ma vranë në sy, shoqet m’i përdhunuan Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com