Histori

Si luftuan trimat e krahines se Dukatit kunder 2000 trupave te Ali Pashait ! Detaje nga beteja e qishes ne qafen e Llogorase

Duke qenë si gjithmonë krahina e Himarës dhe ajo e Dukatit të panënshtruara, të njëjtin qëndrim ata
mbajtën edhe ndaj Ali Pash Tepelenës. Në dokumentat e shumta që
ekzistojnë për këtë periudhë, theksohet se krahina që i kishte sjellë probleme
dhe i kishte rezistuar nënshtrimit ndaj tij, ishte ajo e Himarës, ku përfshihej
edhe treva Labëri (lugina e lumit të Vjosës). Prandaj në Dhjetor 1798, Ali
Pashai, ndërmori një fushatë nga deti kundër saj, duke zbarkuar në Lukovë
2000 trupa. Pas luftimesh të ashpra, krahina e Himarës kaloi nën
protektoratin e tij, kurse krahina e Dukatit rezistoi akoma. Por më 1806 Ali
Pashai nisi nga Kalaja e Porto Palermos një fuqi ushtarake, duke patur si
qëllim nënshtrimin edhe kësaj të fundit. Këto trupa pasi kaluan qafën e
Llogorasë, tek vendi i quajtur Qisha, u pritën me luftë nga trimat e krahinës. *
Sipas të dhënave në këtë përpjekie mbetën të vrarë:
– Anastas Dano Boçari Tragjas **
– Lab Muharremi Dukat
– Lame Borshi Radhimë
Shumë qartë kjo përpjekie del edhe nëpërmjet një kënge të hulumtuar në
Dukat:
O Çaço Dano këmisha,
kur u gremise te qisha.
U gremise e nuk u tunde,
majën e jataganit ngule,
pallën për tokë s’e vure …
Lëftove Çaço, lëftove,
siç të keshëm ashtu dolle.
Me Ali Pashan lëftove,
Por pas rebelimit të vitit 1811 të Krahinës së Akrokeraunit, Ali Pashai
përdori me të vërtetë dhunë brutale, duke djegur, vrarë, grabitur, plaçkitur
gjithçka në fshatrat tona, duke kaluar në jatagan krerët rebelë, ndërsa të tjerët
i internoi në Lubonjë. Ata, pra rebelët e krahinës së Dukatit, të kapur
tradhëtisht në mal të Tragjasit e të burgosur në Lubonjë, edhe pse jetën nuk e
kishin të sigurtë me një fije shprese betoheshin për riorganizim e hakmarrje.
Ja si ja merr këngës një ndër ta nga Tragjasi; këngë, e cila është kënduar
deri vonë në shek. XX edhe në Radhimë:
Lubonj’ na internuan,
na muarr malli, na muarr,
për Sirotic’ e Izvuar,
për të dy rrepet në krua…
Xhami’ shumë të paguam,
gratë me furka në duar,
vështronin malin kundruall,
q’e grisi pashai me pluar…
Po në dalçim dot pëllua,
dhe Duda d’e paguaj… *
TRAGJAS, 1811
Pas nënshtrimit të krahinës sonë ndaj Ali Pashait, ai uli një sërë taksash e
haraçe në krahasim me pushtuesit osmanë. Prandaj duke ju referuar fakteve
historike, pati shumë burra e trima nga krahina jonë që u vunë në shërbim të
tij; lidhur kjo edhe me faktin se ai donte të formonte një vilajet të pavarur
shqiptar. Nga ana tjetër, duke qenë se krahina jonë (e Dukatit) ishte akoma e
një pjesë e krishtere si dhe ata që kishin ndërruar fenë aspironin akoma fenë
origjinë (ortodokse), Ali Pashai u vuri si kusht që të shkonin në xhami’ dhe të
bëheshin synet, pra të ktheheshin në myslimanë të vërtetë, si vetë bindjet e
Pashait…

Si luftuan trimat e krahines se Dukatit kunder 2000 trupave te Ali Pashait ! Detaje nga beteja e qishes ne qafen e Llogorase Read More »

I pushkatuan babain, por ai ka miqësi me fëmijët e ekzekutuesit

Një histori rrënqethëse dhe që të bën të reflektosh thellë!

Piktori Arben Theodhosi, i cili është djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi që u burgos dhe më pas u pushkatua nga regjimi komunist, në një lidhje direkte në Top Story, u shpreh se ka miqësi edhe me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain.

“Ne kemi pasur miqësi dhe nuk ka pse të mos mblidhemi bashkë. Ne kemi qenë shumë miq dhe nuk llogarisnim se çfarë ishin prindërit tanë. Sot është ndryshe. Nuk shohim kush ka qenë babai dhe kush ka qenë gjyshi. Sot kisha një festë për një botim timin, të titulluar “Tani” dhe këtu jemi mbledhur”, tha Arben Theodhosi.

Ai fajëson sistemin dhe jo individin për të këqijat që kanë ndodhur në atë kohë. I pyetur se a ka miqësi me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain, ai u shpreh:

“Pa diskutim që po, pasi nuk janë fëmijët ata që kanë dënuar babain tim. Nuk duhet të vuajmë nga fenomeni i “biri i tij”. Kjo gjë nuk duhet të ekzistojë. Ai ishte një sistem që i bëri këto gjëra dhe nuk ishte individi”, tha Arben Theodhosi.

I pushkatuan babain, por ai ka miqësi me fëmijët e ekzekutuesit Read More »

Merita rrëfen dramën e saj: Si zbulova pas 17 vitesh që burri kishte një grua tjetër

Një grua nga Fieri ka rrëfyer sot në “Aldo Morning ShoW” historinë e trishtë të jetës së saj. Merita rrëfeu përmes telefonit se kishte zbuluar pas 17 vitesh martesë se burri i saj kishte një grua të dytë me të cilën kishte edhe fëmijë. Ajo tha se burri ka qenë në burg dhe pasi ka dalë është larguar nga shtëpia pas një debati me të dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë që sot përmes emisionit ajo i bëri thirrje burrit të vijë të takojë vajzën.

“Unë jam Merita nga Fieri. Para dy vitesh më futën burrin në burg në Rrogozhinë, kishim një biznes dhe nuk e di ç’u ngatërrua me këta të shtetit. Unë kam një vajzë. Një ditë shkoj tek burgu për t’i çuar ushqime dhe i them polices jam gruaja. Policja më thotë: “Po pse sa gra ka ky?Këtu vjen edhe një tjetër. Shiko se ta ka dredhur burri”.

Që atë ditë iu vura nga pas dhe zbulova se kishte edhe një grua tjetër, kishte edhe fëmijë me të. Dhe unë e mora vesh pas 17 vitesh këtë. Kur doli filloi edhe punë. Nuk binte në sy fare, unë i thash por ai nuk e pranoi. U zumë për probleme familjare dhe iku dhe tani se di ku është. Unë fola me gruan tjetër të tij, ajo e dinte që ai ishte i martuar me mua, ndërkohë unë s’dija gjë”, tha gruaja.

Merita rrëfen dramën e saj: Si zbulova pas 17 vitesh që burri kishte një grua tjetër Read More »

Vajza i kërkon pasurinë, nuk duron babai: Doje të na digjje të gjallë, më theve hundën

Konfliktet e pasurisë shpesh përfundojnë jo mirë ndërmjet familjarëve. Kështu është dhe historia e Afërditës, 45-vjeçares e cila i kërkon babit të saj pasurinë që sipas saj i takon.

Ajo ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” se pasurinë babai duhet ta kishte ndarë në mënyrë të barabartë me fëmijët dhe jo të përfitonin vetëm vëllezërit e saj.

Afërdita nga Tirana u përballë live me të atit ku prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet pasi ka lindur konflikti i pasurisë.

Nëna e një fëmijë 3 vjeç tregon se ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai ka hequr dorë nga ndihma, duke refuzuar kështu t’i japë edhe atë që i takon.

Afërdita tha:

Që kur ngela shtatzënë i them babait që të më ndihmonte. Burrin e kam në një moshë të thyer dhe ka probleme me shtyllën kurioze. Unë i kërkova që të më jepte një hyrje siç më kishte premtuar. Kishim një shtëpi dy-katëshe. Kemi punuar dhe sakrifikuar të gjithë. Babai mori disa hyrje, dhe një për mua. E mori në emër të vet dhe me një pjesë kredie. Shtëpia ishte dhënë me qira. Kur u martua vëllai, që ditën që erdhi nusja, babai u tha se shtëpinë e ka vajza, për mua. Sa u martua vëllai i vogël, babai ndryshoi shumë. Kur ngela shtatzënë nisi ftohja totale. Shkova para një muaj t’i kërkoja lekë babait sepse s’kisha lekë. Në 3 janar të 2016-ës shkoj në shtëpi. Isha ngushtë. Ishte viti i ri dhe shkoj. U kërkoj pjesën time në sy të të gjithëve. Më tha; nuk të jap fare. Ajo hyrje jepet me qira. Aty më thirrën policinë. Ai ma gjeti burrin, më tha merre se është i mirë”.
Si lindi konflikti

Afërdita tregon se bashkë me prindërit dhe vëllezërit kishin punuar, ndërsa lekët ia kishte dorëzuar babait gjithmonë. Ai kishte blerë disa hyrje në Tiranë, ndërsa njërën prej tyre ia kishte premtuar Afërditës. 45-vjeçarja u martua në 25 dhjetor 2011 me shkesi dhe vetë babai ka qenë ai që e ka gjetur dhëndrin. Babai i ka thënë bashkëshortit të vajzë që sa të mbaronte kredia do t’i rregullonte do t’i jepte një shtëpi të jetonin sepse vajzën e kishte pike të dobët. Por para 2 vitesh babai i Afërditës shiti një lokal në shumën mbi 100 mijë euro në zonën e Tiranës se Re dhe asgjë nga këto të ardhura nuk i dha vajzës. Aktualisht Afërdita jeton në një banesë të tyren në zonën e Medresesë, të cilët e ka ndërtuar i shoqi i saj para 6-7 vitesh. Por që kur Afërdita kërkoi shtëpinë e babai i premtoi, vajza nuk lejohet më që të shkojë tek ai.

Babai e akuzon live: Doje të na digje si shtëpi të gjallë, më theve hundën

Pas rrëfimit që bëri një studio, Afërdita është përballur live me babain e saj, Haxhi Ilamin. Ky i fundit akuzoi të bijën, ndërsa tha se dy vite më parë ajo kishte tentuar që t’i digjte me vaj të gjithë si shtëpi. Po ashtu ai shkoi edhe më tej me dëshminë në një lidhje telefonike, ndërsa tha se ajo i kishte thyer edhe hundën.

Babai i vajzës, Haxhi Ilami tha:

S’do ma kishte marrë mendja. Ajo që është aty është fëmija imje. Ajo të ketë turp që del aty. Babain se ke takuar dhe si ke thënë që do shkojë tek emisioni. Je e pafytyrë dhe turp të kesh që ke dalë aty. Je për të çuar në burg ti. Kam respekt për juve (për stafin e emisionit). Nuk rikuperohen më marrëdhëniet për arsyet se ça ka bërë ai fëmijë ndaj meje, ndaj vëllait të vet dhe njerëz të mi, s’falen. Para dy vitesh ka ardhur për vit të ri, kishte ardhur i vëllai nga Itali, dhe motra dhe dhëndri me fëmijët. Në sobë ishte gjysmë e tenxheres me vaj, ajo e hodhi. Shyqyr që nuk u dogjëm. Sikur të kishte qen soba me flakë, do digjej gjithë shtëpia. Ca nuk ka bërë. Është turp që ka dalë aty. Ajo të gjejë një avokat, dhe të shkojë në gjykatë. Më ka thyer hundën, nuk merrem me fytyrën e asaj. Ajo është e pafytyrë. Ndoshta e kam toleruar. Nëse ajo ka pronësi tek apartamenti, le të shkojë ta marr në gjykatë. Jam penduar, dhe nuk ia jap më. Skam për t’ja dhënë më. E kam me qira. Ajo prej 4 vitesh qiranë e banesës, por s’ja jap më”.

Vajza i kërkon pasurinë, nuk duron babai: Doje të na digjje të gjallë, më theve hundën Read More »

Drama e 60-vjeçares që bëri sonte të qaj i madh dhe i vogël: Burri skizofren, vajza e sëmurë

E përpos vuajtjeve gjatë gjithë jetës, Fatime Fregjaj edhe në moshën 60-vjeçare i jep forcë dhe besim vetes por edhe njerëzve të afërt të saj.

Fatimja, jetën e ka kaluar mes 4 mureve të burgut dhe lirisë, por siç thotë ajo, liria e saj ka qenë më keq sesa 3 dënimet që ka kryer. Në një rrëfim ajo e përkufizon në këtë mënyrë jetën saj.

“I kam thënë drejtoreshës së burgut, unë burgun përjetë e kam jashtë hekurave”, nis rrëfimin Fatimja.

Integrimi pas daljes nga burgu është i vështirë. Më kryesorja dhe vështirësia më e madhe është gjetja e një pune. Shteti nuk e ka ndihmuar me asnjë punë, dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Të mbledhë kanoçe gjatë gjithë natës, për të siguruar bukën e gojës për vete dhe paratë për kafe e cigare.

Fatimja është divorcuar nga bashkëshorti i saj që në vitin 1994, por një plagë e përbashkët familjare, megjithëse të ndarë ligjërisht i ka detyruar që të jetojnë bashkë. Ajo është vajza e tyre, 29-vjeçare Izaura e cila ka probleme mendore. Fatimes Fregjës përveç vajzës, i duhet të kujdeset edhe për babain e fëmijëve të saj, pasi edhe ai vuan nga skizofrenia.

Pagesa që merr për vajzën është shumë e vogël edhe për shkak të klasifikimit që i ka caktuar mjekja. “Burri merr 160 mijë lekë kurse vajza 100 mijë lekë të vjetra. Çfarë të bëjë më parë me ato para, të blej bebelina apo ilaçe”, thotë Fatimja.

Ajo kërkon ndihmë nga shteti pasi me dy të sëmurë, e ka të pamundur që t’ia dalë financiarisht.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Njerëz në fokus’ Fregja tha se nuk i ishte ofruar asnjë punë deri më tani nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se është e gatshme të punojë edhe në Komunale.

“Smë ka thënë kush për punë, kam kërkuar një punë natën. S’dua punë zyre, se mi ka hangër dhia librat me kohë. Kam kërkuar punë edhe në komunale, jam e gatshme edhe të fshij rrugët. Pasi gjatë ditës duhet të rri me vajzën time. Natën vajza fle gjumë dhe rri me babain. Dy të sëmurë mendorë shkojnë dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Duke uruar dhe shpresuar që lirinë të mos e shikojë si një burg të përjetshëm, ajo që na mbetet është apeli ndaj shteti që ta ndihmojë Fatime Fregjën dhe familjen e saj.

Drama e 60-vjeçares që bëri sonte të qaj i madh dhe i vogël: Burri skizofren, vajza e sëmurë Read More »

Ja si behej ceremonia e varrimit ne Radhime sipas tradites se vjeter !

CEREMONIA E VARRIMIT
Përcjellja e të vdekurit për në shtëpinë e përjetëshme, për në botën tjetër
konsiderohej si ndarja përfundimtare me të, prandaj pjesëmarrja në varrim
ishte një detyrim i çdo bashkëfshatari ndaj të vdekurit. Kjo traditë duhet të
jetë shumë e vjetër, aq më tepër për një fshat të vogël si Radhima… Edhe
nqse ndonjë nga të afërmit e të vdekurit si vëlla, motër, djalë a vajzë, etj, që
për arsye të ndryshme nuk arrinte dot kohën e caktuar për varrim, ceremonia
nuk mund të shtyhej, pasi ishte gjynah…
Kur vinte koha e përcjelljes, i vdekuri ngrihej nga katër burra dhe vendosej
në tabut. Koha e nxjerrjes nga shtëpia konsiderohej si një nga kulmet e të
qarit. Gjatë rrugës burrat shpesh ndërronin njëri-tjetrin në mbajtjen e tabutit,
ndërsa gratë nuk shkonin në varrim. Vetëm në shek. XX ky zakon ndryshoi,
duke qenë edhe ato prezent në përcjellje, por përsëri bashkëshortja nuk
duhej të shkonte. Ndërsa pas mesit të këtij shekulli gratë mund të ishin të
gjitha të pranishme në varrim, por asnjëherë shtëpia nuk duhej të mbetej
bosh, pa njerëz…
Nga vet zbulimet arkeologjike në nekropojt e shumtë të lashtësisë, duket
qartë se banorët e kësaj treve ndër shekuj i kanë kushtuar rëndësi banesës
së fundit. Ai përgatitej duke u veshur e mbuluar me tulla të mëdha dhe i
vdekuri vendosej me gjithë orenditë zbukuruese; ato të luftës si shpata,
heshta, mburoja, etj. si dhe një iventar të pasur enësh balte, që sipas besimit
pagan do t’i nevojiteshin në jetën tjetër.
Me lindjen e krishterimit edhe autoktonët në vendin e quajtur Radhimë
duhet të kenë zbatuar si kudo ritet fetare të krishtere në përcjelljen dhe
varrimin e të vdekurve. Në këtë konkluzion mund të arrihet, pasi vërehet se
kudo ku ka shenja jete të kohës se krishtërimit afër vendbanimit janë edhe
shenjat, themelet ose të paktën emri i një kishe… Ndërsa kur feja ndryshoi
edhe zakonet e mënyra e përcjelljes ju përshtatën myslimanizmit, e cila është
tradita e fundit e trashëguar në fshat.
Vet rrënimi ekonomik i vazhdueshëm nga pushtuesit osmanë varfëroi
ndjeshëm edhe ritet e kushtet gjatë varrimit… Kështu që në shek. XX tek ne
162
Bota Radhimjote
ka arritur zakoni mysliman, duke e mbështjellë mehitin me qefin. Orientimi i
trupit në varr bëhej në drejtimin L-P, me kryet të kthyera nga Qabea.* Pasi ai
vendosej poshtë, mbi të vendoseshin drurë të drejtë si ullishte, valanidh, etj,
që quheshin stranica. Ato puthiteshin mirë në mënyrë që dheu të mos binte
mbi trup. Nga ana e sipërme drurët dilnin jashtë buzës së varrit e mbi to’
hidhej kashtë gruri ose misri për mbulimin e boshllëqeve. Fillimisht më të
afërmit hidhnin nga një grusht dhe’, pastaj të gjithë e kryenin këtë rit; me dorë
ose me vegla bujqësore. Mbulimi duhej të ishte sa më i shpejtë e më në fund
dy gurë shërbenin si kufizuese të varrit, që quheshin qivure (një nga koka e
një nga këmbët). E po aty afër qivurëve nguleshin dy shkopinj nga 30-40 cm.
të gjatë, duke lidhur në to fjongo të bardha e të kuqe nga qefini. Sipas besimit
fetar, varri i femrave duhej të bëhej më i thellë…
Sipas riteve myslimane, pas ceremonisë së varrimit, afër vendvarrimit për
shpirt të të vdekurit ndahej hasyde (lloj embelsire e bere me nisheshte).
Secili pjesëmarrës duhej të merrte një copë, duke ngushëlluar “Allahu me
rahmet!…” Pastaj të gjithë së bashku duhej të ktheheshin në shtëpinë ku
kishte ndodhur vakia, për të ngushëlluar pjesëtarët e familjes.
Ndërkohë shtrohej buka ose dreka siç quhej, ku pjesëmarrësit uleshin
nëpër sofra në shesh. Ata duhej të hanin, qoftë edhe të fusnin diçka në gojë,
pasi ngrënia e bukës quhej sevap për të vdekurin. Si zakon, në drekë servirej
mish i zier me lëng e në fund revani ose hasyde, kurse me rritjen e nivelit
ekonomik, filluan të serviren edhe supë, mish i zier me oriz, byrek, etj., duke
u shoqëruar me pak raki për të ngushëlluar. Të gjithë pjesëmarrësit hanin
bukë në qetësi, duke e përfunduar drekën përsëri me ngushëllim.

Në Radhimë, si kudo në trevë, banorët, varret i kanë vendosur në hyrje të
vendbanimeve të tyre. Nga zbulimet arkeologjike, ky fenomen verëhet qysh
në shek. V-III p.K. Duke e konsideruar vendbanimin e quajtur sot Radhimë
shumë të vjetër, ata pra autoktonët, të vdekurit i kanë varrosur në nekropojt e
majës së Bregut dhe në Gropë; pra në dy hyrjet e vendbanimit si dhe në
afërsi të vendbanimeve të tjera si Grabo, Dremicë, Katohori’, etj Më vonë, me
lindjen e fesë, zakonisht varrimi bëhej pranë kishave si në majë të Bregut,
Katohori’ (kisha e Zoit), Mavrenerua (kisha e Shën Kollit), etj. Ndërsa pas
rrënimit të kishave dhe ndryshimit të fesë, në Lëmënjë dhe në oborr të
xhamisë, por duke mos hequr dorë asnjëherë nga varrimi në hyrje të
vendbanimit si në Ramec, si edhe pranë pronave. E veçantë për Radhimën
është se për vet konfliktet kufitare që ka patur, për t’i bërë ato të
padiskutueshme, në kufi me Kaninën është parabërë varri i Av. Mehmet
Halilit, kurse në kufi me Tragjasin janë varrosur Myftar Musai e Maze Mejdiu.
Në shek. XIX në Radhimë filloi rrethimi i varreve me mur guri, si varri me
kanjulla pranë xhamisë, në Ramec, në majë të Çukës, etj, kurse në vitet e
socializmit kemi një evolim të ndjeshëm. Varret filluan të vishen me pllaka të
gatshme betoni, të mbulohen po me pllaka të tilla; trupi filloi të futet në arkivol

të përgatitur me dërrasa e kompesatë, të veshur me beze të zezë për të
moshuar e me të kuqe për të rinj. Njëkohësisht mehiti vishej me rroba të reja,
kostum, etj, kurse këpucët i vendoseshin pranë këmbëve. Filloi bërja masive
e varreve me mermer, duke u caktuar si nekropol për fshatin mesuni i Drizës.
Për të plotësuar ndonjë amanet janë varrosur në një varr edhe dy persona,
por në kohë të ndryshme…

Ja si behej ceremonia e varrimit ne Radhime sipas tradites se vjeter ! Read More »

Radhime-Ja cfare eshte zbuluar poshte Vithit te Rukuet.

Duke i hedhur një sy me vëmendje gjiut të Dukatit, vendet më të pasura
me argjil të pastër, që shërben si lëndë e parë për tó është Radhima;

më konkretisht vithitë e Rukuet në Virua dhe Papadhëndrua,

në të cilat duhet të ketë patur punishte për prodhimin e tjegullave, tullave, enëve prej balte, etj.
Kjo vërtetohet konkretisht, kur në vitet 1969-1973 u krye sistemimi i tokave
dhe taracimi në këto vende. Në të gjithë zonën prej afërsisht 300-400 m
gjatësi poshtë Vithive të Rukuet dhe më pak në Papadhëndro, u zbuluan
forma të furrave pjekëse si dhe copëza tullash, tjegullash, orendish shtëpiake
prej balte pa masë.

Gjendja e këtyre mbeturainave tregon për skarcitetet e
dala nga furrat. Pra krahas punëve të tjera, banorët autoktonë janë kthyer në
artizanë të qeramikës për vetë nevojat që duhet të ketë patur qyteti i Orikut,
Aulonës e ndofta më gjerë. Prandaj edhe monedha orikase është gjendur
kudo. E kjo tregëti, për vetë faktin e qënies së Orikut port i rëndësishëm dhe
mendimit të ekzistencës në Mavrenerua të një moli antik, duhet të jetë bërë
nga deti. Por gjithmonë duke mos përjashtuar komunikimin nga toka,
pavarësisht se ekzistenca e lumit të quajtur sot Izvor mund të ketë krijuar
vështirësi, sidomos në dimër.

Komunikimin nga toka mund ta argumentojmë
me ekzistencën në fushë të Viroit të një rruge me kalldrëm, natyrisht e
dëmtuar dhe e fundosur në një thellësi afërsisht 1.5 m. Gjerësia e saj të jep
të drejtën të mendosh se ka qenë e mjaftueshme për kalimin e karrocave
antike të ngarkuara me prodhime balte e qeramike. Nga këto fakte mund të
thuhet se banorët jetonin në Grabo, Drumbé, majë të Nik Gjomitrit, majë të
Çukës, breg të Fsakës, Katohori’, Shkalla, etj dhe punonin në Papadhëndro,
Virua, Mavrenerua, etj. Për portin në fjalë mund të merren për bazë edhe
thëniet e Xhevit Azemit, mbi ekzistencën e një muri mbi xhaden e sotme në
vendin e quajtur Mavrenerua, ku dalloheshin edhe vendet prej druri për
lidhjen e anijeve në mol, që në gjuhën detare quhen bollard (anglisht). Ndofta
për këtë mur bën fjalë edhe Ugolini!?
Ose zbulimi i një tubacioni uji i ndërtuar me tubo balte me diameter 10 cm
e gjatësi 80 cm çdo copë, i cili përshkonte një distancë prej afërsisht 1000
metra me vetërrjedhje nga vendi i quajtur fiqtë e Kucet drejt kishës së
Shënkollit e ndofta deri tek punishtet e qeramikës në Virua a vendbanimet
për rreth. Por, përveç lulëzimit duhet të kenë ndodhur edhe shkatërrime me
përmasa të mëdha. S’ka se si të jetë ndryshe. Kur romakët pushtuan Orikun
dhe e përdorën atë si port mbështetës në luftë kundër ilirëve dhe
maqedonasve, ndër të parët që u përballën me pushtuesit ishin ata që jetonin
në vendin e quajtur sot Radhimë. Po ashtu edhe kur Oriku ra në duart e
Aleksandrit të madh; treva radhimjote ishte periferia e qytetit. Gjithashtu dihet
që mbreti Cezar ka zbarkuar në Akrokeraun dhe pas hapjes se portave të
Orikut, trupat e tij nga deti dhe toka morën rrugën drejt Apollonisë e më tej
për në Durrës. E për të shkuar atje dihet që e vetmja rrugë tokësore kalonte
përmes vendit që sot quhet Radhimë, fakt të cilin e përmend edhe Carl
Patsch: “Duke ndjekur shtratin e përroit të Radhimës, arrin në bashkimin e tij
me përroin e Dukatit. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Cezari ……..”*

Radhime-Ja cfare eshte zbuluar poshte Vithit te Rukuet. Read More »

Del dokumenti sekret- Marreveshja ne fshatin Dukat ne Shkurt te 1944 (ndermjet Ballit Kombetar dhe…)

Në kulmin e luftës në Shqipëri, Balli Kombëtar ndërmori një lëvizje për të siguruar mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe. Në shkurt të vitit 1944, kur lufta ndodhej në pjesën më të ashpër të saj dhe në prag të përfundimit të operacionit të dimrit, lideri i Ballit Kombëtar në zonën e Vlorës, Skënder Muço, u jep një marrëveshje të shkruar oficerëve britanikë në Shqipëri. Ai takon majorin Antoni Kuell në Dukat, ku ai kishte shtabin, dhe i kërkoi që këtë marrëveshje ta dorëzonte në komandën ushtarake të Aleatëve në Kajro. Skënder Muço kërkoi gjithashtu që të udhëtojë drejt Kajros për të finalizuar marrëveshjen. Kjo marrëveshje përmban disa pika mjaft interesante. Balli Kombëtar kërkonte nga britanikët që ata të siguronin pavarësinë e Shqipërisë pas lufte dhe në këmbim, ata ofronin gjithë mbështetjen e tyre ushtarake për të luftuar gjermanët, madje nën komandën e oficerëve britanikë.

 

Kjo marrëveshje u shqyrtua nga zyra politike e aleatëve në Kajro dhe iu nis për miratim edhe Ministrisë së Jashtme britanike. Por ndaj këtij propozimi të guximshëm, britanikët nuk lëvizën nga vendi. Në raportin sekret të zyrës aleate drejtuar Ministrisë së Jashtme britanike, thuhet se aleatët i trembeshin një lufte civile në shkallë të gjerë në Shqipëri nëse Balli Kombëtar mbështet me armë e municione. Për më tej, ata kërkuan garanci nga Balli Kombëtar, duke i kërkuar të niste menjëherë luftën ndaj gjermanëve e më pas mund të merrnin ndihma ushtarake të tyre. Por thelbi i paktit sekret të Ballit Kombëtar ishte një marrëveshje politike, e cila do të siguronte pavarësinë e Shqipërisë, e për më tej një Shqipëri jo komuniste. Gjithashtu vlen të theksohet që ky propozim erdhi në një kohë jo të përshtatshme. Kishte vetëm pak javë që brigadieri britanik Dejvis u kap rob në Shqipëri dhe britanikët akuzonin shqiptarin Aziz Biçaku për kapjen e tij, duke e konsideruar si pjesë të Ballit Kombëtar, ndonëse organizata e drejtuar nga Mithat Frashri nuk e ka pranuar asnjëherë Aziz Biçakun. Kjo marrëveshje u la në heshtje, duke krijuar mjaft dyshime te nacionalistët shqiptarë në qëndrimin e britanikëve, shpesh duke e akuzuar se po mbanin një qëndrim pro jugosllav dhe grek në dëm të interesave të Shqipërisë, veçanërisht pas lufte, ku Shqipërisë mund t’i prekeshin kufijtë e saj.

 

Në këtë kohë, ka një reagim më ekstrem të Ballit Kombëtar gjatë shkurtit 1944, ku në një takim të zgjeruar në Berat, shumë prej liderëve të saj kërkuan luftë të pakompromistë ndaj komunistëve, bashkëpunim me qeverinë e Tiranës dhe një armëpushim me gjermanët. Gjatë shkurtit 1944, lëvizja e komunistëve ndodhej në prag katastrofe pas operacionit të dimrit, ndaj sërish britanikët nuk e kaluan tërësisht në heshtje marrëveshjen sekrete të Ballit Kombëtar. Por rrjedha e shpejtë e luftës bëri që kjo marrëveshje, edhe për shkak të mosbesimeve të shumta, të mos realizohej. Në dy dokumentet e botuara sot, jepen detaje interesante edhe nga fshati Dukat i Vlorës, një nga fshatrat më të mëdhenj të vendit.

Ky fshat mbështeste Ballin Kombëtar dhe ruhej gjithnjë nga një sulm i LNÇ-së. Dukati, një fshat patriotësh, kishte edhe shtabin më të madh të oficerëve britanikë. Madje, jo vetëm i strehoi ata, por edhe i ndihmoi të koordinonin ndihma nga deti që vinin për luftën në Shqipëri, e që pothuaj të gjitha shkonin për lëvizjen komuniste. Propozuesi i kësaj marrëveshjeje, Skënder Muço, ishte një avokat i ri dhe i suksesshëm nga Vlora. Së bashku me Hysni Lepenicën, do të kishin një nga çetat më të organizuara në zonën e Vlorës. Skënder Muço u vra nga gjermanët në gusht të vitit 1944. Ai ishte një nga liderët kryesorë të Ballit Kombëtar, që gjithnjë luftoi gjermanët dhe kërkoi një linjë të fortë kundër tyre.

DOKUMENTI
DOKUMENT I KABINETIT TË LUFTËS, NGA KAJRO PËR NË MINISTRINË E JASHTME/ TEPËR SEKRET

Lord Killearn/ 26 Shkurt 1944

Propozimi i Skënder Muços u shqyrtua sot nga zyra. Në lidhje me vonesën e trajtimit të çështjes, ndonëse zyra ka qenë e ngarkuar, u ra dakord për të dërguar një përgjigje të shpejtë.
Sepse në fakt nuk ka asnjë ndryshim politik. Propozimi, i cili u bë personalisht ndaj një prej oficerëve britanikë të ndërlidhjes (Antoni Kuell), në emër të Ballit Kombëtar, ofronte;

1-Të pranojë urdhrat e britanikëve për t’u përgatitur për betejën finale kundër gjermanëve.
2-Të organizojë shërbimet inteligjente.
3-Të marrin pjesë në lëvizjen e misioneve tona.
Skënder Muço kërkoi që të lejohet të udhëtojë drejt Kajros për të kërkuar siguri në lidhje me pikat e mëposhtme;

1-Pavarësinë e Shqipërisë pas luftës.
2-Marrjen e ishullit të Sazanit.
3-Pagesat e dëmeve të luftës nga italianët.
4-Përjashtimin e trupave italiane dhe greke nga operacionet në Shqipëri.
5-Ndihmë për Shqipërinë pas luftës.
Në lidhje me këto kërkesa ka një miratim të përgjithshëm se Balli Kombëtar po humbet shumë pikë, ndaj duhet parë nëse një marrëdhënie e tillë duhet marrë shumë seriozisht. Për më shumë, duket si një pendim para vdekjes nisur edhe nga motivet apo nga fakti që aleatët janë shumë pranë fitores së luftës, dhe është shumë e qartë, për të mos thënë e pacipë, për një bashkëpunim me ne, kur ka bashkëpunim me gjermanët për të sulmuar FNÇ-në dhe misionet tona në jug të vendit.

Oficeri britanik i ndërlidhjes është i shqetësuar, Majori Quayle (Kuell), një oficer tepër i gatshëm, është i bindur se kjo ofertë është e sinqertë, si dhe për më tepër ka avantazhe potenciale për një bashkëpunim me Ballin Kombëtar gjatë tërheqjes së gjermanëve. Ne vendosëm të justifikohet një bashkëpunim me punë. Skënder Muços iu tha verbalisht se politika jonë është të ndihmojë këdo që do t’u rezistojë gjermanëve. Ne nuk jemi të interesuar në politikën shqiptare në situatën aktuale, por gjithnjë do të jemi promovues për bashkimin me kushtin e një rezistence efektive.

Gjithsesi, në situatën aktuale, vetëm LNÇ është duke luftuar gjermanët, ndërsa Balli Kombëtar nuk ka lëvizur që nga shtatori, pavarësisht premtimeve me shkrim për të luftuar. Në të kundërt, pavarësisht sulmeve nga LNÇ, ata tradhtuan lëvizjen e oficerëve tanë duke plaçkitur shtabin e tyre dhe dyshohen për bashkëpunim në sulmin ndaj Brigadierit Dejvis. Pavarësisht kësaj, ne nuk kemi asnjë hap për denoncimin e Ballit Kombëtar duke ditur se brenda tij ka elementë me patriotizëm të padyshimtë. Ndaj, duke vlerësuar vendimin për të sulmuar armikun e përbashkët, ne jemi të përgatitur për të dhënë ndihmë vetëm duke hedhur hapa konkretë dhe duke ndalur çdo aksion ndaj LNÇ-së.

Në lidhje me këtë situatë, Majori Quayle është i autorizuar për të diskutuar hapa dhe rrugë mundësie për bashkëpunim, edhe pse s’mund të ketë një ndihmë të menjëhershme, duke pasur parasysh edhe pretendimet e atyre që kanë kohë që rezistojnë. Në varësi të rezultateve do të varet edhe ndihma. Ndërkaq, asnjë qëllim nuk do t’i shërbehet nëse Skënder Muço vjen në Kajro, kjo edhe sepse qëndrimet e qeverisë britanike ndaj Shqipërisë janë të shpallura publikisht. Mbetet për t’u parë se çfarë efekti do të ketë kjo përgjigje për Ballin Kombëtar dhe nëse i kushtojnë rëndësi me siguri do të hapim një mundësi për ndaljen e përkohshme të luftës civile. Sigurisht që do të ishte vetëm e përkohshme.

DOKUMENT I KABINETIT TË LUFTËS, NGA KAJRO PËR NË MINISTRINË E JASHTME/ TEPËR SEKRET
Lord Killearn/ 26 Shkurt 1944

ÇËSHTJA SHQIPTARE SA VJEN E KOMPLIKOHET MË SHUMË
Tashmë nuk ka asnjë dyshim që një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Ballit Kombëtar janë duke bashkëpunuar me gjermanët bazuar në një raport të fundit që paraqet situatën në Shqipërinë Juglindore kundër LNÇ-së dhe janë duke pasur sukses të madh. Lëvizja Nacionalçlirimtare ndodhet në një vështirësi serioze. Kjo dyshohet edhe nga informacione autentike në implikimin e Ballit Kombëtar në sulmin ndaj Brigadier Dejvis, duke çuar në një konkluzion që të gjitha grupet këtu në Kajro të mendojnë se duhet një linjë më e fortë ndaj bashkëpunuesve. Është rënë dakord me zyrën e lajmeve që të transmetohet në lajme me radio një qëndrim i tillë. Siç mund ta shikoni, ne jemi sërish ngurrues në denoncimin e Ballit Kombëtar. Kjo sepse Balli Kombëtar po humbet dhe është një organizatë jokoherente dhe përbëhet me elementë totalisht antikomunistë, por edhe me përbërje agresivë dhe mbrojtës.

Për qartësi, fshati i rëndësishëm i Dukatit në Vlorë, në zonën ku vijmë më shumë ndihma nga ana jonë për luftën në jug të vendit, është mbështetës i Ballit Kombëtar, por nuk ndërmarrin aksione në mënyrë që t’u rezistojnë sulmeve nga LNÇ. Në Dukat janë miqësorë ndaj oficerëve tanë dhe në fakt përbëjnë një ndihmë të madhe për ne. Por gjithsesi ata nuk luftojnë gjermanët nga frika se ata mund të djegin fshatin, por nga ky pozicion po përfiton edhe misioni ynë, pasi në të kundërt nuk do të kishim asnjë përfitim. Në situatën aktuale, Dukati është në një rrezik të madh për t’u sulmuar nga LNÇ, kjo edhe për shkak se LNÇ kërkon rezerva ushqimore, të cilat po u mbarojnë. Ky pozicion vijon të jetë edhe më i komplikuar nisur nga disa propozime formale të ardhura nga Skënder Muço, një lider i Ballit Kombëtar me influencë të madhe në zonën e Vlorës, i cili në mënyrë të sinqertë kërkon bashkëpunim për të luftuar gjermanët në një moment të përshtatshëm, kur të marrë disa garanci prej nesh.

Ky propozim, së bashku me një draft përgjigjesh, janë duke u marrë në konsideratë nga zyra jonë dhe do të nisen për miratim nga ju. Drafti i përgjigjeve shpresoj t’ju sqarojë në mënyrë të plotë për hapat që kemi ndërmarrë ndaj Ballit Kombëtar. Ndërsa koha kalon, ne do të jemi në gjendje për të gjetur emrat e personave më aktivë kundër LNÇ-së, e cila do të na ndihmojë për denoncimet e së ardhmes. Për momentin kjo është politika jonë e vetme, por ne duhet të qëndrojmë gati për çdo ndryshim politik./panorama
ERALD KAPRI

Del dokumenti sekret- Marreveshja ne fshatin Dukat ne Shkurt te 1944 (ndermjet Ballit Kombetar dhe…) Read More »