Histori

Vajza 5-vjeçare e çon dhe merr babanë e saj të verbër nga puna çdo ditë. Pasi gjendja e tyre u be virale në mediat sociale, kjo solli një surprizë per ta

Në vitin 2016,nje video qe tregon një vajze 5-vjeçare Filipinase që dërgon dhe merr babanë e saj nga puna çdo ditë ,u be virale dhe preku zemrat e miliona netizeneve.

Më 27 qershor 2016, sipas mediave kanadeze CTV, një vajzë 5-vjeçare me emrin Jenny nga Filipinet dërgonte dhe merrte babanë e saj Nelson Dodong Pepe për të punuar në një fermë kokosi.

Falë videos virale, gjendja e Jenny u vërejt nga një organizatë bamirëse e cila më vonë vendosi të ndihmonte Jennyn dhe babanë e saj.

Në rrugën e tyre për të punuar, Jenny do të përdorte një shkop druri për të drejtuar të atin për të punuar dhe për të shmangur përplasjen me njerëz të tjerë.

Me një copë dru në secilën dorë, ata shëtisin të zbathur në fermë.

Para se babai i Jenny të fillojë punën, ajo do t’i japë atij një shishe me ujë.

Gjatë pushimit ajo e con babanë e saj në restorant për te ngrene dhe per te pire dicka.

Sipas Fondacionit ABS-CBN, babai i Jenny duhet të rrise rreth 60 pemë kokosi ne një ditë dhe ai fiton vetëm 300 pesos (rreth USD6.40) në ditë.

Pasi u transmetua gjerësisht video, ABS-CBN erdhi dhe vizitoi Jennyn dhe babain e saj.

Ata thanë se ishin të gatshëm t’i ndihmonin ato duke e derguar babane e saj ne Manila ku u diagnostikua me shkëputje retinike dhe retinitis.

ABS-CBN raportoi në faqen e saj se Pepe do t’i nënshtrohej një trajnimi dhe familja e tij do te zhvendosej në një ‘mjedis të sigurt’

Tani, Jenny dhe familja e saj nuk duhet të shqetësohen për gjendjen e tyre të dobët të jetesës në sajë të bujarisë së publikut dhe të Fondacionit ABS-CBN.

Vajza 5-vjeçare e çon dhe merr babanë e saj të verbër nga puna çdo ditë. Pasi gjendja e tyre u be virale në mediat sociale, kjo solli një surprizë per ta Read More »

Motër e vëlla sherr te Arditi për humbjen e lopës, historia që e bëri Gjebrenë t’i frikësohet Sandër Frangajt

Motër e vëlla ishin sot në seancë ndërmjetësimi të rubrikës “Shihemi në Gjyq”.

Konflikti i tyre nisi nga humbja e një lope.

Sakaq rke akuzon Xhevahirin se i ka falur hajdutit lopën dhe dëmshpërblimin që u takon, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e tij nga prona e përbashkët.

“Unë kam ardhur sot këtu sepse më ka humbur një lopë në vitin 2015. Jemi një familje e përbërë nga dy vëllezër dhe një motër që jemi në këtë biznes, jemi tre bashkëpunëtorë dhe babai katër. Jemi të ndarë secili me familjen e tij, por jemi bashkëpronarë. Më datë 20 Gusht ne kemi qenë në një dasëm dhe kemi lënë një çoban në fermën me 100 krerë lopë që kemi. Kur kthehemi nga dasma e merr në telefon vëllain që kam sjellë këtu dhe i thotë që nuk ka dy lopë. S’ka gjë i thotë ky se do i shikoj vetë. Shkojnë dy vëllezërit e mi dhe burri në fermë se e kemi dy orë larg dhe e shikojnë që nuk ishte lopa me gjithë myshqerën e saj. Për 15 ditë me rradhë nuk kemi lënë vend pa i kërkuar”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=H97kN4CpxgA]

I vëllai e ndërpret duke i thënë t’i bjerë shkurt e të tregojë përse e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi.

Xhevahiri – Bjeri moj shkurt. Pse më ke sjellë mua këtu?

Yrke – E gjeje vetë ti!

Xhevahiri  Sill moj vëllain këtu, kunatën ..

Yrke – Të kam sjellë unë këtu!

Xhevahiri  Sill kunatën!

Yrke – Pusho!

Xhevahiri – Sill shefin e policisë, ça më lodh mua! Kam tre vjet  i njëjti avaz me ty!

Yrke – Pusho po të them! Të mos na kishe turpëruar ne!

Xhevahiri tregon se pas 15 ditësh kërkimi për lopën, iu drejtuan policisë për ta denoncuar humbjen e saj, por iu tha se ishin me vonesë. Ndaj pas 3 muajsh kërkimi, mendoi një mënyrë tjetër zgjidhjeje, duke ofruar 700 mijë lekë të vjetra për personin që do t’i jepte informacion se ku ndodhej lopa.

Yrkja e falenderon për këtë veprim dhe shprehet se pas 18 muajsh iu thanë që lopa ndodhej në fshatin Vërdovë tek Abedin Muçollari. Por duke qenë se nuk kishin si ta vërtetonin që ishte lopa e tyre, Xhevahiri sëbashku me sekserin iu drejtuan stallës së Abedinit për të parë nëse ishte ajo.

“Kemi shkuar në orën 12 të natës, por ishte lagje shumë e ngushtë. I thashë (sekserit) po na kapën këtu ose do hyjmë në burg ose do na vrasë e do quhemi ne hajdutët!”, thotë Xhevahiri. Ai shton se e thërriti lopën “hej hej”, që është mënyra e tij e  veçantë e ndjelljes së lopëve, ndryshe nga fermerët e tjerë.  Lopa iu përgjigj, por për t’u siguruar më tepër hipi në çati dhe e pa nëpërmjet telefonit që ishte ajo që po kërkonin prej kohësh.

Yrkja shpjegon: “Lopa jonë i ka brirët të hapura dhe më përpara na e kishte zënë ‘damllaja’ dhe i kishim prerë dhe veshët, ndaj e njihnim lopën tonë”.

I vëllai vazhdon të tregojë se direkt pas verifikimit shkoi në polici, por aty u tallën me të, duke thënë se mund të jetë i dehur. Yrkja e ndërpret dhe thotë se e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi sepse e fali hajdutin.

Xhevahiri – Sillje Afrimin këtu.

Yrke – Jo, jo, ty! Ti e fale, ti na e solle hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri – Ma ke nxirë jetën!

Yrke – Mos fol!

Ajo thotë se pas denoncimit të Xhevahirit, policia shkoi në vendngjarje dhe verifikoi që ishte lopa e tyre, por e zonja e shtëpisë tha se nuk kanë lopë, ndërkohë që aty ishte stalla. Policia sugjeroi që të zgjidhej çështja kur të kthehej Abedini, pasi ndodhej në Greqi.

Yrke – Për 24 orë ai kthehet dhe vjen në shtëpinë tonë me djalin e një mikut të tij. Unë iu thashë mos e qasni hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri  Një njeri kur të vjen në shtëpi, pritet. Kështu është zakoni dhe tradita e shqiptarëve!

Yrke – Ore, je mirë?! Me kë je ti, me babain?

Xhevahiri – Nuk do ofendoja babain tim!

Yrke – Babit iu thartuan trute, po ne që na kërcet kurrizi? Kam ngordhur fëmijët unë në mal!

Xhevahiri – Thërriti mendjes se i kam ndjekur të gjitha procedurat deri para 3 muajsh.

Yrke – Ti e fale atë!

Xhevahiri – Sot t’i kam dorëzuar ty të gjitha dokumentet, zbuloje ti! Mua mos më nxirr më ktu, të lutem!

Yrke – Ty të kam sjellë për ta zbuluar se nuk e zbulove! Ia fale tjetrit, s’të vjen zor! Vjen zotëria dhe këta e fusin në shtëpi!

Eni Çobani  Pra, ky është problemi i vërtetë?

Yrke – Po, që ai të mos hynte në shtëpi.

Eni Çobani – Njerëzit bëjnë edhe gabime në jetë…

Yrke – Gabim është kur e bën padashje, por vjedhjen nuk e fal se ai e bëri me paramendim! Nuk e bëri që ta falnim ne!

Ardit Gjebrea – Ka patur raste që ka vrarë njeriu njeriun dhe kanë shkuar në shtëpi, kanë falur gjakun, i ka dhënë mbesën. Kështu që … Pse të mos vinte ai në shtëpi?

Xhevahiri – Këtë kam thënë, por nuk më bindej as kjo, as kunata e as vëllai.

Yrke – Ore nuk bindemi, nuk ta falim! Janë vrarë njerëzit …

Xhevahiri – Dëgjo moj këtu! Mos folAi erdhi në shtëpi dhe e pranova se e kemi zakon!

Yrke – E pranoj, por ti pse s’ia more lopën kur e pranoi?

Xhevahiri – Janë procedurat e shtetit, moj! Kemi vazhduar me ligjin!

Yrke – Akoma procedurat pret ti?

Xhevahiri – Unë rrezikova jetën, mund të më kishin vrarë!

Yrke – Pusho! Nuk të dëgjoj më! Të kam dëgjuar 1 vit!

Për sa i përket pyetjes së moderatorit Ardit Gjebrea, Yrkja u shpreh se njerëzit vriten në gjaknxehtësi, por ky e bëri me qëllim.

Yrke – I thamë dhe vëllai i vogël dhe unë të mos e pranonte në shtëpi. Mirë babai, por bëhu ti në krahun tonë. Jo tha, nuk ia prish unë babait. S’ia prish babait? Le ta gjejë lopën! Lopa ka tre vjet që është te Abedin Muçollari!

Ajo tregoi se fitojnë rreth 1 milion e gjysmë lekë nga një lopë në vit, duke përfshirë shitjen e viçit dhe qumështit. Yrkja u shpreh se me një lopë mbahet një familje në fshat, ndërkohë që ata kanë humbur 10 krerë nga viti 2015.

Xhevahiri – Nuk kemi ardhur për llogari këtu! Ne na intereson të marrim mallin se ndryshe do hyj unë prapë në burg! Llogaritë bëji në shtëpi ti me ata atje! Ti dhe kunata keni 3 muaj që i keni dokumentet, i kam çuar te noteri, e ka nisur procedurën. Unë nuk jam më i zoti!

Yrke – Kam shkuar, por ti ia ke falur se ai nuk më pranon mua!

Juristja Eni Çobani  thotë se pas deklaratës së Xhevahirit që ka shkuar në orën 12 të natës në pronë private, mundet që policia të thotë që ka bërë një vepër penale.

Xhevahiri thotë se Abedini pranoi vjedhjen kur i shkoi në shtëpi , ndaj i kërkuan të kthente lopët, 3 milionë lekë dëmshpërblim, si dhe çështjen me policinë ta mbyllte ai vetë. Ai shton se e motra, i vëllai dhe kunata  nuk ranë dakord me këtë marrëveshje dhe pranon që ka gabuar në çmimin e dëmshpërblimit, pasi sipas llogaritjeve duhej të përfitonin nga kjo lopë 17 milionë lekë.

Por Abedini nuk u bë më i gjallë, ndaj dhe Xhevahiri shkoi në polici për të hapur çështje penale ndaj tij. Edhe pse ka kaluar më tepër se 1 vit ata ende nuk kanë marrë as lopën e as dëmshpërblimin.

Yrke thotë e agravuar: “Nga data 16 Nëntor e deri më sot ma ka hedhur mua zotëria atë barrë. Unë nuk e bëj dot se nuk marr asnjë përgjigje se ai ua ka falur atyre. Unë shkoj në polici më thonë është dosja në prokurori, shkoj në prokurori, më thonë që është në polici. Akti i faljes është kjo sorrollatja!”

Ndërsa Xhevahiri thotë se pas interesimit të shpeshtë të tij pranë policisë, shefi i Krimeve të Rënda i dha të drejtën Abedinit të largohej nga Shqipëria, duke e shfaqur korrupsionin hapur, sipas tij.

Ai shprehet: “Më 16 Nëntor rashë në arrest shtëpie dhe me noter ia kam kaluar të gjithë të drejtat Yrkës se nuk e ndiqja dot më atë çështje!

Shkoja te Lefter Sehitllari më thoshte do marrësh lopën, pse të hyjë ky në burg, ça leverdie ke ti? Shkoja te shefi i Krimeve, Ermal Metushi, më thoshte ça do fitosh ti? Në fund shkova te Genti Riftollari për të kërkuar llogari për çështjen e lopës, ai më kërcënonte për çështje të tjera. Thoshte po të shtiva në dorë, do të ta nxij jetën. Ore zotëri, kam ardhur unë, pa më thirrur ti në polici, nxima jetën nëse kam bërë gjë, por kur kam problem unë që vij në zyrën tënde, nuk ke punë ti të më kërcënosh. Ti më thërrit dhe vij unë të më kërcënosh! Vazhduan këto, karvan shumë i gjatë dhe në fund rashë brenda unë. Më thanë: ‘Re në dorën tonë!’

Juristja Çobani thotë se Yrkja tani pretendon se pranimi i Abedin Muçollarit në shtëpi është konsideruar si falje nga policia, ndaj dhe nuk e kanë marrë dëmshpërblimin dhe lopën.

“Nuk futet hajduti në shtëpi! Ti nuk ke për të dalë (as për kafe) sa të jem gjallë unë“, thotë Yrke.  Xhevahiri pretendon se pas shumë insistimesh për të shkuar çështja në prokurori, prokurori i çështjes është shprehur: “Nuk jam lopçar që të gjej lopën tuaj”!

Zonja Eni shprehet se nuk e kupton përse nuk janë marrë masa nga organet kompetente të qytetit të Pogradecit, pasi Abedini ka thënë që e ka vjedhur, duke pranuar kështu veprën penale që ka kryer.

“Policia që nga momenti që ka hapur një dosje për këtë vjedhje, duhet t’i japë një përgjigje këtyre qytetarëve që çfarë bëhet me mallin e tyre. Më pas, me kthimin e këtij malli, me dënimin e fajtorit, zotërinjtë mund t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për të kthyer dëmshpërblimin nga mbajtja e këtij malli pranë familjes së zotit Abedin. Pra, për të mos pritur më, me anë të këtij ndërmjetësimi, që Abedini ka pranuar vetë që do paguajë dëmin dhe do kthejë mallin ,gjë të cilën nuk e kreu, atëherë duhet të ndërhyjë ligji!”

Pra, nëse vërtetohet fajësia e Abedin Muçollarit, ai do të dënohet, do të kthejë lopën, si dhe do të paguajë dëmin material dhe moral që i ka shkaktuar kësaj familjeje.

Yrke i kërkon Xhevahirit të mos e përmendë më këtë lopë dhe të mos kërkojë asnjë të drejtë në fermën e tyre, përderisa e fali hajdutin.

“Fare, nuk dua ta di fare! Do mbaj vëllain tjetër dhe kunatën dhe nuk dua t’ia di më fare për këtë se na ka shkatërruar familjen!”

Gjithashtu ajo kërkoi ndihmën e juristes Çobani për ta përjashtuar të vëllanë nga prona e përbashkët, por kjo e fundit nuk e aprovoi si veprim.

Kjo seancë ndërmjetësimi përfundoi me një përqafim, premtimin e Xhevahirit që nuk do të përfshihet më në këtë çështje, pasi ka problemet e tij personale, si dhe me vijimin e ndjekjes së çështjes nga Yrkja.

Motër e vëlla sherr te Arditi për humbjen e lopës, historia që e bëri Gjebrenë t’i frikësohet Sandër Frangajt Read More »

Njihuni me Valonin nga Prishtina, berberin e ish-kryeministrit David Cameron

Valon Sadiku, është prej vjetësh frizer në Londër. Lokali ku ai punon ndodhet në tregun Borough në kryeqytetin britanik.. Shumë turistë dhe fytyra publike janë klientë aty.
I fundit ishte, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron.

Cameron, flokët e tij ia kishte besuar pikërisht Valonit.

Në fund, dyshja kanë realizuar disa fotografi dhe të dy palët shfaqen të kënaqura.

Njihuni me Valonin nga Prishtina, berberin e ish-kryeministrit David Cameron Read More »

Babai nuk pranon kujdestarinë e pastorit për vajzat e lëna në jetimore: “Po më përçan me gocat”

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.

Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës kishin njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Vajzat i kishin hyrë në zemër çiftit dhe dashuria për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë alternative. Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.

Motrat kishin kohë që nuk e kishin takuar nënën e tyre biologjike pasi ajo i kishte braktisur para 7 vitesh, ndërsa babai i tyre, Gëzimi nuk kishte mundësi ekonomike që te kujdesej për to. Ai i kishte dërguar fëmijët e tij në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë.

Alfredi dhe Diana kishin ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Gëzimin që t’i kërkonin atij kujdestarinë alternative për dy motrat. Ata nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre.

Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite. Pavarësisht përpjekjeve që bëri Arbana në bashkëpunim me çiftin Zike për të bindur Gëzimin, ata nuk ja dolën dot.

Gëzimi tha që çifti kishte ndërhyrë në marrëdhënien midis tij dhe vajzave duke i shtyrë vajzat që të mos e donin babain e tyre biologjik. Gëzimi këmbëngulte që ishte babai biologjik dhe kërkonte që raportin që kishin vajzat me Alfredin ta kishte ai.

Në studio ishin gjithashtu të pranishme edhe dy ndihmës komisionerët e avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ato i bënë thirrje Gëzimit që të reflektonte mbi vendimin e tij dhe të mendonte për të ardhmen e vajzave.

Reagime të shumta pati nga publiku që ndodhej në studio, të cilët i kërkuan Gëzimit që të mendohej përpara se të merrte një vendim. Fatkeqësisht ai vendosi që t’i linte vajzat e tij në jetimore duke shtuar se kur të gjente mundësinë do t’i merrte vajzat të jetonin me të.

Si gjithmonë programi “Dua të të bëj të lumtur e gjeti mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Gëzimit duke i dhuruar një çek në vlerën prej 100 mijë lekësh për të blerë pajisje elektroshtëpiake.

Babai nuk pranon kujdestarinë e pastorit për vajzat e lëna në jetimore: “Po më përçan me gocat” Read More »

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.

Një gurë i gjetur në rrugë do t’i ndryshonte tërësisht jetën një burri nga Tajvani.

Burri e gjeti atë në anë të rrugës duke ecur dhe duke kuptuar se ishte një gurë i veçantë e dërgoi tek një mjeshtër i gurëve të çmuar.

Raportohet se ai zbuloi se bëhej fjalë për një smerald të shtrenjtë, shkruan Albeu.com.

Dhe guri, në dukje pa vlerë, tani është rreth 500 mijë dollar dhe i ka ndryshuar kompletj etën pronarit të ri.

Sipas mediave të huaja ngjarja të tilla ndodhin një në disa milion, megjithatë është momenti që të fillojmë të tregohemi të kujdesshëm se çfarë shohim rrugës.

Kjo është historia e pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit. Read More »

Histori trishtuese: 4 vite pas vdekjes së babait, humbi edhe nënën nga kanceri

“Kur arrin në një gjendje si kjo unë mendoj se jam dorëzuar, Jam dorëzuar dhe duhet të kërkoj ndihmë me patjetër,” kështu nis historia dramatike e

Vorianit e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24.

Në përfundim të maturës Voriani ishte një djalë me plot dëshira e ëndrra, por që fatkeqësisht u ndërprenë në mes.

“Mbas përfundimit të shkollës mendova të aplikoja në akademinë e rendit, se e kam pasion, por kriteri ishte që të kisha një patentë dhe unë s’e kisha, shpresoj që një ditë mund të konkurroj dhe ta fitoj,” shprehet ai.

Që atëherë mu desh të punoj ҫ’të më dilte përpara. Por duke parë edhe kushtet që jam jo ҫdo punë kam arritur ta mbaj.”

Ai ka bërë punë të ndryshme, por vetëm gjatë verës, pasi dimrit e ka të vështirë.

“Dimrin e kam pas gjithmonë të vështirë, sepse në ujë të ftohtë me zor lan duart, jo të lash rrobat, të lash trupin. Në moshën 13 vjeҫ, mua më ka vdekur babai. Detyrimisht në atë moshë, kur prindwrit, sidomos babai, të duhet më shumë, mua më ka munguar kjo”.

E njëjta sëmundje që i rrëmbeu babain, kanceri, tashmë ishte kthyer për t’i marrë edhe nënën, duke e lënë atë fillikat, krejt i vetëm në këtë botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Lq-X5XCC5Qk]

“Me mamin kam vuajtur shumë, kam aritur edhe deri që i injektoja morfinq, vetë, kishte aq vuajtje të mëdha, aq dhimbje sa nuk përshkruhet. Arrita unë që t’ia injektoja,sepse ajo u verbua nga kanceri. Gjatë gjithë jetës ka qenë shurdhmemece dhe muajin e fundit mua nuk më pa. Humbi totalisht, saqë vetëm me anë të prekjes diktonte që isha unë. Deri ditën e fundit nuk më pa.”

Ai jeton në këtë shtëpi, gjendja e së cilës, rëndohet dita ditës e ku duhet të përballet me vetminë.

“Jam futur pak në pesimizëm, nuk kam se ҫfarë të bëj më. Nuk e di është një lloj stresi që më ka kapur, ndoshta kam nevojë është për ndonjë terapi psikologjike, ndoshta për të gjetur atë çelësin, për të vazhduar përpara. Kam këtë bllokun që më pengon nga jeta sociale, nga jeta e punës.”

Vorianin, tashme 21 vjeҫar, e takuam në ditën e tij të lindjes, edhe pse për të, kjo ditë nuk kishte ndonjë ndryshim.

“Ditëlindjen e kam pas si tip rutine, sidomos këto vitet e fundit, se s’është se kam me kë ta ndaj, është thjeshtë ditë normale që kalon.”

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” së bashku me Qendrën Cociale në Shkozë, nuk e la me kaq, duke i organizuar Viroianit një festë surprizë ditëlindje në mencën e qendrës sociale.

Suprizë të cilën sic, u shpreh edhe vetë ai, ka për ta mbajtur mend gjatë.

“Nuk kam fryrë asnjëherë qirinj, nuk kam festuar asnjë herë me kaq shumë njerëz, me kaq shumë duartrokitje, do ta mbaj mend gjatë këtë ditëlindje.”, u shpreh i emocionuar Vioriani.

Sidrit Bejleri, i dërgoi atij një tortë për ditëlindje, duke i kënduar edhe urimin e rastit së bashku me të gjithë banorët e banesave sociale që gjendeshin në mencë, ndërsa drejtoresha e Qendrës Eva i bëri Vorianit një dhuratë, ku siҫ tha vete ai kjo ishte hera e parë që merrte një dhuratë ditëlindjeje.

Histori trishtuese: 4 vite pas vdekjes së babait, humbi edhe nënën nga kanceri Read More »

Babai i fali veshkën por ajo vazhdon të vuajë. Çfarë po ndodh me gruan pas 7 vjetësh

Prej 7 vjetësh trajtohet me dializë dhe për të marrë këtë shërbim jetësor për të, Sheqere Gega nga Librazhdi i duhej të bënte 4 orë rrugë në këmbë. Ndaj vendosi të shpërngulej në Tiranë, e të strehohej në Banesat Sociale. Sheqere Gega jeton me veshkën që i fali babi, ndersa ka folur per emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 Sheqere Gega tregon për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet sot, kur zbriti nga fshati i thellë për t jetuar me qera në Tiranë.

“Jam e sëmurë prej 7 vjetësh, jam në dializë. U detyrova të rri me qera këtu, dhe kam kërkuar vazhdimisht ndihmë. Kërkoj ndihmë vazhdimisht, se nuk i përballoj dot gjërat më,” shprehet ajo.

Sheqeres i duhet te shkojë tre herë në javë në dializë. E sikur të mos i mjaftonte ky hall, ka edhe dy prindërit të sëmurë. “Vetëm iki në dializë, por kur kthehem jam shumë dobët, e dua një njeri patjetër mbrapa, shumë e lodhme,” thotë Sheqerja.

Ilacet që i duhen më tepër, ajo nuk i merr dot. “Nuk i marr dot ilaçet që më duhen. Nuk i përballoj dot. Unë nuk marr azemplarin edhe Ferrovilin. Dua 12 amplula në muaj, ato kushtojnë. Janë shumë të rëndësishmë për ne që jemi me dializë ndërsa unë nuk i kam marrë asnjëherë prej 7 vitesh. Gjithë jetën nëpër spitale, që kur kam lindur unë është sëmurë mami. Kur kam mbaruar klasën e tetë mami nuk ka lëviz më, nga ilacet ka krijuar imunitet.

Po gjithsesi jeta është me shpresa, kjo është jeta, duhet me e përballu ..” thotë Sheqerja. Edhe ajo do te kishte dashur një jetë normale, si gjithë të tjerët, por për të kjo, duket se është e pamundur. “Do kisha bërë shumë gjera, por kështu ka qenë kismet për ne,” thotë e trishtuar ajo.

Babai i fali veshkën por ajo vazhdon të vuajë. Çfarë po ndodh me gruan pas 7 vjetësh Read More »

Njihuni me shqiptarin qe i dha lirine Greqise

Ai është Teodor Kolokotroni, ndryshe njihet dhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kolokotronit, rrjedh midis arvanitasve, pasi i tillë ishte dhe origjina e tij. Kolokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arvanitas nga Morea, ose nga Çamëria shkruan konica.al

14 janar 1822 – Lufta greke e Pavarësisë: 1822 – Lufta greke e Pavarësisë: Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme.
Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.

Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.

Mbiemri i Kolokotroni është perkthim në greqisht i emrit (vithe+gurë), por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini,mbiemer arbrorë,që do të thot: çer= i meçur dhe gjin(gjinja)= njerez, pra njerez të meçur do te ishte varianti ne standard.

Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)

Njihuni me shqiptarin qe i dha lirine Greqise

Njihuni me shqiptarin qe i dha lirine Greqise Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com