Histori

Lufta e Vlorës 1920

Në Baçalla,Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia imperialiste. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 nëntor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bisht të qenit. Ata donin t’u përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin labëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive që u ngritën ne Konferencën e Paqes; sipas këtyre konspiratorëve Vlora i jepej Italisë.

Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 20.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë:

  • Në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piacentini. Komandant Divizioni—major General Emanuele Pugliese, ndimës i tij General De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit,nen komanden e kolonel Messe.
  • Quota 115- qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim.
  • Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi
  • Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major.
  • Kalaja Tepelenë -qendër e një batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini
  • Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea.
  • Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli.
  • Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi.
  • Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”.
  • Aviacioni në Ujin e Ftohtë
  • Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët.

Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italian. Përballë këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e së drejtës, së mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi anëtarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi– Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 5) Ali Beqiri- Velçë 6) Murat Miftari-Tërbaç 7) Hamit Selmani-Dukat 8) Hysni Shehu-Sevaster 9)Myqerem Hamzarai-Kaninë 10) Sali Bedini-Armen Qazim Koculi-Kocul . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun .

Ahmet Lepenica – Lepenicë—ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emërua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942.

Osman Haxhiu—Armen—një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptar. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratis jashtë shtetit së bashku me vëllanë e tij Galip Haxhiun.

Qazim Koculi-Kocul—mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën

Myqerem Hamzaraj-Kaninë—anëtari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzaraj-it, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946.

Qazim Kokoshi-Vlorë—Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas Çlirimit u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës.

Murat Miftari-Tërbaç—nënpunës, i aktivizuar në te gjitha lëvizjet kombëtare. U zgjodh anëtar i ”Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”, një nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjatë luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime.

Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundër Turqisë. Një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandarmërisë (pa rrogë) në qeverinë e përkohshme të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombëtare”. Vdiq në vitin 1927.

Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942.

Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathausen.

Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit”

Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh anëtar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923.

Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl

Azbi Cano – Mavrovë – Kur Ahmet Lepenica dha dorëheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si komandant i përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare.

Lufta e Vlorës

KOMISIONI Osman Haxiu – Vlorë Qazim Kokoshi – Vlorë Murat Miftari – Tërbaç Alem Mehmeti – Tragjas Hamit Selmani – Dukat Hysni Shehu – Sevaster Azbi Çano – Mavrovë Beqir Sulo Agalliu – Vlorë Myqerem Hamzarai – Kaninë Qazim Koculi – Kocul Sali Bedini – Armen Ali Beqiri – Velçë

Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pas 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0,

1)Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) – Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj—Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini,

2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami,

3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,

4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko,

5)Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë – Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi,

Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishin:

Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bimo Topalltia– Kom. Neki Hoshtima Narta– Kosta Mano Çeprat– Vesel Çeprat Trevllazri– Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha

Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit:

Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai

Kurveleshi– Kom. Riza Runa me tre çeta qe komandoheshin nga Cano Duka, Muslin Kaçupi dhe Shaqo Llapi ndersa Selam Muai me 5 luftetare nga Salaria u inkuadrua ne Forcat e kurveleshit.

Fterra Xhaferr Shehu me 48 vetë(Xhafer MatoJashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref MitaNimet MitaShaqo Mita, Neirn Zani, Ago DushaMato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet shkurti, Dervish shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.)

Mallakastra– Kom. Bektash Cakrani, Telo Zace Behaj, Kamber Belishova, Hysni Toska

Mallakastra e egër– Kom. Halim Hamiti, N/kom.BABA HASAN KREMENARI, Mylslym Jonuzaj- Fratar

Skrapari– Kom. Riza Kodheli

Berati-Komandantë Seit Bej ToptaniIzedin Bej Vrioni

Peqini-Kom. Adem Gjinishi

Gjirokastra– Javer Hurshiti, Xhevdet Picari

Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti

Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica

Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Bej Libohova

erdhi edhe një çetë nga Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat e Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit.

Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku.

Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica.

Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombëtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.

Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Bej Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç).

Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Bej Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi t’i sjellë deri në lumë pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeverisë. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brendshëm Ahmet Zogu ishin dy njerëzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Sali Bedini bëri organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.

Përfaqësue i luftës pranë qeverisë ishte ministri fuqiplotë Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqësues në shtetin grek me qendër në Korfuz, Hamza Isai. Himara kishte përfaqësues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr. Sezai Çomo dhe për mjekimet pëdoreshin mjekët italianë të zënë robër dhe dy amerikanë që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacitë e Rexhep Hitos, Syrja Bej Libohovës, Fadil Kotonit, Nazif Halites dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robërit dhe komandant i kampit të robërve ishte vendosur Rexhep Sulejmani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi; tekstin e përgatiti Avdul Kuçi; u dorëzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.

Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.

Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, At Shtjefën Gjeçovi, myftiu Osman Muka, etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve.

Rezultate imazhesh për foto lufta e vlores 1920Rezultate imazhesh për foto lufta e vlores 1920Imazh i ngjashëm

Lufta e Vlorës 1920 Read More »

Pastruesja kishte një sekret, kur e zbulojnë ndodh diçka që do t’ju mbushë sytë me lot

Frances Buzzard është një grua 77-vjeçare e cila punon si pastruese në Shkollën Fillore Belle në Virxhinian Perëndimore. Dhe një person që gjithmonë ka një buzëqeshje në buzë pavarësisht nga puna e madhe që bën, kurrë nuk i shfaqet askujt e lodhur, është gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar të gjithë.

Por si të gjithë ne, ajo kishte një sekret që e mbante të fshehur gjatë gjithë jetës, askush nuk e dinte atë.

Derisa një ditë ajo vendosi t’ja tregonte kuzhinierit, të cilin e kishte njohur prej shumë vitesh.

Burri donte të bënte diçka për të dhe kështu vendosi t’i tregonte drejtorit të shkollës. Kur stafi e mësoi, donin të organizonin diçka për të zvogëluar dhimbjen dhe lotët e saj.

Askush nuk dinte asgjë për të, ata nuk e dinte se pas buzëqeshjes së saj, kishte një sekret që e bënte shumë të trishtuar, raporton ShkodraNews.

Dita e befasisë kishte ardhur. Frances po pastronte si zakonisht, kur në një moment, në foninë e shkollës, ajo dëgjoi emrin e saj.

Ata i kërkuan asaj të shkonte në kafene. Nuk ishte diçka që ndodhte shpesh, për këtë, gruaja besonte se duhet të qortohej për diçka.

Por sapo hyri në restorant, gjeti më shumë se dyqind fëmijë, të cilët bërtitën, “surprizë!”

Kjo ishte dita e ditëlindjes së saj, e cila ishte për tu festuar, duke pasur parasysh se ajo nuk e kishte bërë këtë gjatë gjithë jetës së saj. Gruaja nuk kishte pasur kurrë një festë. shkruan ShkodraNews.

Sepse vetëm babai i saj kishte punuar në familje dhe ai ishte gjithashtu i sëmurë, kështu që ata kishin qenë shumë të varfër. Shikoni videon e festës më poshtë:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7oQQzRhweTA?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Ata i vunë asaj një shirit dhe një kurorë, plus që kishin bërë një tortë dhe kishin përgatitur një video të jetës së saj.

Fytyra e Frances ishte e mrekullueshme dhe ishte gjithashtu shumë e lumtur, transmeton ShkodraNews.

Nuk e priste një festë të tillë të bukur për ditëlindje.

Falë stafit të shkollës, gruaja pati festëb e saj të parë në shtatëdhjetë e shtatë vite.

Nëse ju pëlqeu kjo histori, ndajeni atë!

Pastruesja kishte një sekret, kur e zbulojnë ndodh diçka që do t’ju mbushë sytë me lot Read More »

Përloti nëna e 5 fëmijëve : “E ndjeva gjatë shtatzënisë që vajza ka …”

“Nuk e di si dhe kur, por gjithmonë i thosha bashkëshortit që ky fëmijë do të jetë ndryshe. Shtatzënia ishte normale, megjithatë e dija që diçka ndryshonte’.

Keshtu e nis rrefimin e saj Amber DeAnn Rojas, ne cila eshte nene e 5 fëmijëve.

Gruaja nga Teksasi ka treguuar per Mirror, se gjate shtatzanise, e ndiente që pas lindjes së katër fëmijëve (dy prej tyre binjakë) e fundit nuk ishte e njëjtë me të parat, dhe kishte të drejtë. Menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së pestë, ajo zbuloi se vajza kishte sindromën down.

Gjëja tjetër që di është, vogëlushja ime është në krahët e mi dhe ndjeva shumë emocione. Sapo e pashë vërejta që kishte sindromën down. E pashë në fytyrë dhe mendova: Foshnja ime ka sindromën down. Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë poshtë dhe për çudinë time, ishte vajzë! Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!”

Pas i bënë disa kontrolle të porsalindurës, mjekët i shpjeguan prindërve se vajza e tyre Amadeus kishte disa shenja të sindromës down. Edhe pse Amber thotë se nuk dinte shumë rreth kësaj gjendje shëndetësore, nuk ishte shqetësuar edhe aq shumë nga lajmi.

Nuk na intereson që ka sindromën down sepse jemi të gjithë të fiksuar pas saj…ajo është si të gjithë fëmijët e tjerë që kemi. Ka nevojë për qumësht. Qan kur është bërë pis ose nuk ndihet mirë. Qesh kur na sheh, prandaj e duam pa masë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë të gjithë së bashku për një komunitet që nuk e njihnim më parë. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.”

Deri tani Amber po e shijon lidhjen me vajzën. Edhe pse Amadeus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër për një defekt që shumë fëmijë me sindromën down lindin me të, familja Rojas shpreson që vajza të shërohet shumë shpejt.

Përloti nëna e 5 fëmijëve : “E ndjeva gjatë shtatzënisë që vajza ka …” Read More »

Mjeku e klasifikon ‘plagosje të lehtë’, 13-vjeçari bie në koma pas aksidentit

Spartak Bramka tregon në emisionin “Stop” historinë e tij të dhimbshme. Në Qershor të vitit të kaluar iu aksidentua djali 13-vjeçar në rrugën Plepa-Shkozet, ndërsa lëvizte me biçikletë.

I mituri përfundoi në koma, me fraktura në kokë e këmbë dhe me hemoragji. Djali u trajua në Urgjencën e Durrësit, ndërsa drejtuesi i automjetit, Bedri Troka u la në arrest shtëpie.

Por pavarësisht dëmtimeve të rënda të 13-vjeçarit, mjeku ligjor Albert Kreçi e klasifikoi “plagosje e lehtë”.

Mjekët e Urgjencës së Durrësit thonë se djali kishte hemoragji në kokë dhe përjashtohet plagosja e lehtë.

Ndërsa vetë Albert Kreçi lëshon një lumë sharjesh e fyerjesh, kur babai i të miturit e pyet për rastin e të birit!

“Quhem Spartak Bramka dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për të denoncuar ekspertin mjeko-ligjor, Albert Kreçi. Në datë 8 Qershor ndodh një aksident, makina aksidenton djalin tim në kryqëzim, në vijat e bardha. Djalit tim i jepet ndihma e shpejtë në Urgjencën e Durrësit.

Nga kjo doli me plagë, ka patur një plagë të theksuar në këmbë, se tani po bëhet viti dhe plaga po mbyllet, si dhe një plagë të theksuar në dorë. Kishte hemoragji në vesh, frakturë në kokë një nga ana e djathtë e një nga ana e majtë dhe dy fraktura në këmbë. Na kanë nisur urgjent në Tiranë, te Spitali Ushtarak dhe e futën djalin në reanimacion.

Djali ka qëndruar në gjendje kome për më tepër se 72 orë. As nuk fliste, as nuk dëgjonte, as nuk reagonte, asnjë gjë! E vetmja gjë që mund të lëvizte ishte qepalla dhe për në kjo ishte arritje. Kjo zgjati më shumë se 2 muaj se djalit iu vendos allçi, vazhdoi të mjekohej nga koka.

Për 12 ditë ka qenë në Spitalin Ushtarak i shtruar dhe rreth 20 ditë më vonë u njoha me dosjen, që i kishte kaluar prokurorisë.

Atje mora vesh edhe për Bedri Trokën, që ishte shoferi që shkaktoi aksidentin. Gjykata kishte vendosur arrest shtëpie deri në përfundim të gjyqit”.

Spartak Bramo, i ati i të mbijetuarit nga aksidenti, tregon se ende gjenden në proces gjyqësor, pasi çështja sipas tij, është zvarritur.

Ai shton: “Pikërisht për këtë i jam drejtuar emisionit tuaj, për të denoncuar një rast flagrant, ku eksperti mjeko – ligjor Albert Kreçi ka bërë një ekspertim që tregon se plagosja e djalit tim është ‘e lehtë’. Kërkova pranë prokurorisë riekspertimin e çështjes së plagosjes së djalit tim. Atje ishin një grup ekspertësh që më thanë që më kanë rënë qafë se djali është me plagosje të rëndë. Ky komision u bazua në kartelën shëndetësore të Urgjencës së Durrësit dhe arriti në konkuzionin që plagosja e djalit ishte e rëndë. Ky eksperti bëri që edhe procesi të më vonohet deri sa të marrë vendimin e plotë, por edhe që unë të harxhohem, sepse kam paguar tarifën e riekspertimit etj etj”.

Sipas tij, eksperti mjeko-ligjor Albert Kreçi ka lehtësuar masën e sigurisë për shoferin që shkaktoi aksidentin, duke thënë: “Më këtë ekspertim që ka bërë zotëria, mua më ka goditur djalin për herë të dytë!”

I aksidentuari rrëfen se nuk mban mend asnjë gjë nga ngjarja, por në ekspertimin e Kreçit rezulton se ai mbante mend, duke i treguar madje gjithçka me detaje. Adi tregon se pas 8 muajsh ndjen ende dhimbje të këmbës kur prishet moti, si dhe ruhet shumë se mos pëson goditje në kokë ndërsa është duke luajtur më shoqërinë.

“Kjo është biçikleta, me të cilën udhëtoja ditën e aksidentit. Mund të shihen qartë dëmet që i kanë ndodhur, që është biçikletë hekuri e jo më unë që isha njeri me kocka e mish dhe normal që do kisha më shumë dëme”.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Spitalit Rajonal të Durrësit, ku u shtrua pacienti i aksidentit, Adi Bramko për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore më 8 Qershor 2017.

Gazetarja- Ti, si mjek që e ka…

Mjeku 1 – Unë, si mjek me këtë që shoh, nuk e mbaj mend… me këtë që shoh këtu patjetër që është e rëndë.

Gazetarja – Është e rëndë?

Mjeku 1 – Kur themi hemoragji, patjetër! Hemoragji në tru. A a e kupton? Nuk diskutohet!

Qytetari – Problemi qëndron me ekspertin mjeko-ligjor.

Mjeku 2 – Pse?

Qytetari – Që ka paraqitur në Gjykatë një raport mjeko-ligjor, ku pretendon se plagosja e çunit është e lehtë.

Gazetarja – Po, për 9 ditë..

Qytetari – Për 9 ditë ai del. Ku unë kërkova riekspertim mjeko-ligjor.

Gazetarja – Po, ja aftësia…

Mjeku 2 – Po mirë mo, qenka mjek më i zoti se ne ky, me këtë nuk konkurrojmë dot ne.

Gazetarja – Ky nuk është se ndenji 9 ditë, se ky 3 ditë ndenji në koma, 2 muaj i ka ndenjur këmba në allçi. Shihe Odetën këtu, shihe foton! Shihe, shihe!

Mjeku 2 – Dakord mo, dakord! Frakturat shërohen për 2 muaj, nuk shërohen për 9 ditë!

Gazetarja – Po pra po, po çfarë thotë raporti mjeko-ligjor tani?!

Mjeku 2 – Të gjitha këto tregojnë që pacienti ka qenë një pacient që kishte risqe teorike për të qenë serioze.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesin shkuan te zyra e ekspertit mjeko-ligjor Albert Kreçi, por nuk ndodhej aty, ndaj dhe u lidhën nëpërmjet një telefonate.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Alo?

Denoncuesi – Përshëndetje zoti Albert. Isha te zyra jote këtu në Durrës, por nuk ishe. Ke bërë ekspertimin e djalit tim

Mjeku ligjor Albert Kreçi- Po.

Denoncuesi – Bëhet fjalë për një fëmij 13-vjeçar, i aksidentuar në unazën Plepa-Shkozet. Adi Bramka quhet.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po!

Denoncuesi – Ti ke bërë ekspertimin për herë të parë, por kartela e djalit me ekspertimin që ti ke bërë nuk korespondojnë fare. Ti e ke nxjerrë me dy gërvishtje të lehta në kokë djalin, kur ka patur dy fraktura në kokë dhe dy në këmbë. Ka shumë mangësira! Ke fshehur 4 fraktura të djalit! Unë prandaj doja të të takoja.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Sqarimet unë i jap në Prokurori, jo tek ti.

Denoncuesi – Në rregull, ti jepi në prokurori. Unë po të kërkoj llogari si prind, sepse ti më ke hapur shumë punë!

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po si prind s’ke pse m’i kërkon në telefon ti. Duhet të m’i kërkosh kur të jesh…kur të jesh ti, kur të jesh në punë aty! Mua të më vish të më takosh!

Denoncuesi – Kam ardhur, të kam kërkuar …

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Ore, rrotë k….! Mbylle telefonin o b…q…! Ore, b…q…! Të thashë edhe një herë, mos… mos më provoko mua k… se të q…atë motrën!

Denoncuesi – Nuk po të provokoj, po të them …

Por eksperti mjeko – ligjor mbylli telefonin pas shumë ofendimeve kundrejt një prindi që kërkon përgjigje se përse ka fshehur provat e aksidentit të të birit, aksident ky që mund t’i kishte marrë dhe jetën.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RfNGlYRoiBQ]

Mjeku e klasifikon ‘plagosje të lehtë’, 13-vjeçari bie në koma pas aksidentit Read More »

Fshati Kuç : Orgjina e emrit te lashte

Kuçi bën pjesë në dheun e Epirit.

Emri Kuç është tepër i lashtë, ashtu siç janë emrat njërrokësh (Kuç) në të gjithë vendbanimet e hershme evropiane, siç janë p.sh. emrat gjermane Hun apo Got.

Emri Kuç gjendet në rregjistrin e Halil Inalçikut në Turqi më 1431, me 49 shtëpi e 180 banorë, po në këtë libër gjendet edhe fshati Vishat që sot ky territor është njësuar me atë të fshatit Kuç.

Kuçi këtë emër e ka patur edhe para kësaj periudhe (1431) dhe e ruan edhe sot dhe që nga viti 1874 deri në vitin 1918 ka qenë nënprefekturë. Fshat me emrin Kuç dhe pothuajse në të njejtat karakteristika të terrenit me male të larta e me lugina të thella ndodhen edhe në Korçë, në Berat, në Skrapar, në Tiranë, në Shkodër, në Lushnje e në komunën e Podgoricës, pas malit të Taraboshit, në Çamëri etj.

Jokli fjalën Kuç e lidh me kudh-i si dimunitiv përkatësisht të kësaj fjale dhe e shqipëton si “vorbe dyvesheshe”; pra, sipas këtij emri fshati lidhet në formën e vendit ku shtrihet (Dy veshët e vorbës janë Shkaga nga njëra anë dhe Bogonica nga ana tjetër, ndërsa fundi i vorbës është lugina e tokave nga Buronjat, Përroi i Thatë – Hekali-Grabova – Grinjëra – Sheshi i Rrethit deri në Bietzet.

Etimologjikisht fjala Kuç është spjeguar si dyminitiv i fjalës Kudh-i, si emërtim fshati është i lidhur me emrin e një vllazërie.

Vazhdimi i plotësismit të toponimeve të fshatit Kuç si dhe studimi e nxjerrja e konkluzioneve shkencore historike e gjuhësore për argumentimin e punës dhe luftës së madhe që ka bërë populli i Kuçit e prijsit të tij për ruajtjene emrave e simboleve të të parëve, të cilët ruajnë identitetin e vendit nga shkombtarizimet përbën një detyrë të kohës së sotme.

Fshati Kuç : Orgjina e emrit te lashte Read More »

Kënga labe, gjerdan i artë i folklorit shqiptar

Etnokutura shqiptare na mbush me frymë kombëtare dhe ka mozaikë ylberorë e shirita të artë të pashtershëm ndër shqiptarë, nga Kosova në Çamëri, nga Shqiptarët e Malit të Zi në Shqiptarët në Maqedoni, nga Arbëreshët e Italisë në Arnautët e Turqisë e kudo nëpër botë, ku ka mbirë fara ilirike e Shqiptarëve. Si pjesë e së tërës sonë shpirtërore, kënga labe është një gjerdan i artë në thesarin e  folklorit shqiptar.

Kënga labe ka lindur qysh me labin e parë mbi këtë dhè, me banorin e parë, që u shfaq, që është rritur, ka jetuar dhe ka ndërtuar jetën në këto troje e hapësira të Shqipërisë Jugperëndimore e Jugore , që i thonë Labëri. Kënga labe është sa mosha e maleve tona, e lumenjve tanë, është sa mosha e kësaj toke. Por, këndohet një këngë ndër viset tona labërore: “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”. Kjo njësi folkorike, kjo mrekulli e kulturës shpirtërore të banorëve të krahinës etnografike të Labërisë na thërret kujtesën vetiake e atë sociale, kujtesën e shkruar dhe atë të transmentuar brezash gojë më gojë, si stafetë identiteti dhe dinjiteti, krahasuar me të tjerët. Nuk kemi dëgjuar asnjë banor të Labërisë deri më sot të thotë: “Hajt t’ja marrim një isopolifoniçe!”, por “Hajt t’ja marrim një zë/ të na bëhen dy zë…, labçe, vënçe, himarioçe”. Ia merr njëri; ia kthen tjetri, ai që thyen këngën, ia hedh i treti dhe të tjerët mbushin këngën (apo bëjnë iso, siç është futur në qarkullim edhe ky term). Asnjëherë nuk nis kënga labe me iso. As dje, as sot, as nesër, sepse “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”.

grupi-i-dukatit

Ja një variant i një njësie folkorike nga Lumi i Vlorës, regjistruar në Mesaplik, më 20. 01. 2009: “Hajt, t’ja marrim lapçes – o,/ vënçes – o, braçes – o;/ për ca halle, për ca derte/ kënga jonë gjym po vete!…” ( po e shqiptojmë siç e kemi dëgjuar dhe shkruar këtë këngë labe, sepse folkori e ka specifikë parimin fonetik). Në Forumin për debat “Polifonia jonë popullore, krijimtaria e hershme e këtij populli të lashtë”, organizuar nga ASHASH (Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës) me kryetar kompozitorin e shquar Limoz Dizdari, ish – kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë), vij si bir i këngës, si bartës i saj e përhapës i bukurive shpirtërore të labçes tonë fisnike, hijerëndë e tërë dritë. Këndoj pak labçe, por nuk mund të klasifikohem këngëtar i saj, se këngëtarët labë janë princa në Mbretërinë e Polifonisë Popullore Shqiptare. Karakteri sinkretik i folkorit nuk realizohet me ansamble të përziera pa vlera përbashkuese, me grupime laramane, pa identitet, pa dinjitet, pa hierarki vlerash specifike artistike, pa atë magjinë e të harmonishmes si shprehje e të bukurës estetike në folkorin e krahinës etnografike të Labërisë e më gjerë. Identiteti ka të bëjë me të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai;  shprehje e individualitetit; vetvetja e pranueshme dhe e pëlqyer nga të tutë dhe nga të tjerët. Dinjiteti është tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Fjala vjen: dinjiteti kombëtar, dinjiteti artistik, dinjiteti folkorik, dinjiteti i këngës labe si cilësia e mirë a vlera e lartë e kësaj pasurie shpirtërore të labëve që e bën atë të çmohet. Dhe kënga labe, polifonia popullore është pjesë identitare e së tërës dinjitoze të folkorit shqiptar.

Ndërsa termi “isopolifoni” nuk është shkencor dhe as i praktikueshëm në ato hapësira, ku banorët këndojnë labçe, në variantet e tyre, me shumë zëra e pa vegla muzikore (apo dhe me fyell e me culë). Nuk e bën dot pis këngën polifonike popullore shqiptare, atë këngë labe që për ne është “ilaç e shërim”, se ajo rrjedh e kulluar, se ajo ka gurrën popullore, që nuk shteron kurrë. Me polifoni ne kuptojmë të kënduarit shumëzërësh harmonik, ndërsa me iso kuptojmë barazi, njëtrajtshmëri në këngën tonë, gjë që nuk i shkon për shtat natyrës këngëtore pa vegla muzikore (apo dhe me dyjare e fyell) në Labëri e në trevat e tjera që i përkasin këtij Atlasi folkorik shqiptar. Termi “isopolifoni” bezdis folkordashëshit, dashamirësit e këngës labe, i bezdis siç bezdis mushkonja banorët te veshi, në shtëpi të tyre. Do të na falni, por këngës tonë labe, polifonisë tonë popullore i shkoka për shtat fjala e urtë: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara…”. Lodrat “isopolifonike” nuk janë të këndshme, nuk janë argëtuese. Ato vetëm sa na shkaktojnë bezdi, mërzi, mëri,shqetësime e zbrazëti shpirtërore të panevojshme. Si deri më sot, sa të jetë jeta e labëve mbi këtë dhè, kënga labe shpërndan e do të përcjellë vetëm dashuri e mirësi, madhështi e bukuri të shëndetshme dhe të freskët ; në asnjë rast nuk ushqen se s’mund të ushqejë urrejtje. Ky është një parim moral i këngës labe, qysh në gjenezën e saj. Kënga labe, polifonia jonë këndohet edhe pa iso, por iso pa polifoni nuk ka, as ka patur dhe as mund të ketë, siç e pohon dhe krijuesi popullor dhe studiuesi njohur i këngës labe Llambro Hysi. Polifonia është e tëra, isua është pjesa. Në Labëri këngëtarëve të isos u thonë mbushësa: “Mbusheee!”- bën kërkesën me këngë marrësi, pasi e kthen thyesi, që do të thotë se u kërkon pjesëmarësve që ta mbushin këngën, që të vejë sa më bukur, sa më mirë, që të kënaqen ata që e këndojnë, por të kënaqin dhe të tjerët me harmonizimin tingëllues artistik dhe estetik të këngës. Apo : “Iso, djemaaa!” “udhëron” me këngë i pari i këngës, korifeu. Nga përvoja gjysmë shekullore me këngën labe të Tërbaçit dhe mbi 35 vjet me këngën labe në tërësi, gjykoj se disiplina artistike është më e fortë  dhe  më e rreptë se disiplina ushtarake ( në kontekst). Mbushe këngën do të thotë bëj iso, bëj atë zërin e njëtrajtshëm, sinkronik, të qëruar, jo të çjerrë, por të kthjellët dhe të pastër që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në  një këngë me shumë zëra, siç është kënga popullore polifonike labe. Isua është llaçi që mbush boshllëqet midis gurëve të rëndë të fortesës së lashtë që quhet këngë labe, apo me emërtimin e gjuhës standarte shqipe – polifoni. Asnjë kështjellë nuk e ka marrë emrin  nga llaçi apo nga gurët, por nga vendi, pronari, ideatori, nderimtari, kapedani: Kalaja e Gjirokastrës, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Ali Pashës, Kalaja e Teutës, Kulla e Devish Aliut… Ndërsa kënga: Kënga Kaninjote, Kënga Himariote, Kënga Qazimademçe, Kënga e Neço Muçës, Kënga Tërbaçiote e Kujtim Micit, Kënga Pilurjote e Lefter Çipës, Vallja e Vranishtit, etj. “Shërbimi i vërtetë, jetësor dhe shkencor ndaj polifonisë shqiptare, – thotë prof. dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, – është shërbim ndaj kulturës sonë qytetare, për etnologjinë  e shqiptarëve’.

grup-lab-gjirokaster

Ndërkohë, dëshirojmë të kujtojmë një tjetër thënie popullore: “Jo të gjitha mizat fluturake bëjnë mjalt”. Marrim shkas nga kjo fjalë e urtë për të theksuar se, edhe në trojet labe, në hapësirat e krahinës së madhe etnografike të Labërisë, jo të gjithë banorët labë apo jo labër, që jetojnë në këto vise, na shkaktojnë emocione pozitive; jo të gjithë na japin kënaqësi artistike, estetike, etiko – morale dhe humane. Jo të gjithë ata që mblidhen e këndojnë labçe kanë nivel të lartë artistik dhe cilësi në traditë apo me prurjet folkorike. Deformimet çojnë në rënie. Kënga labe u deformua nga “turbofolkët”, “u zbërdhyl”, por nuk ra. Qe fat. Gjykojmë se nuk vlen ta trajtojmë fare folkorin e turbulluar, apo siç i flasin me pekule me cilësorin “turbofolk”.  Megjithëse edhe folkori i turbulluar e pati një  element për ta vlerësuar. Mbas rënies së sistemit monist, u duk se u shua  labçja. “Tallavaistët” u munduan për përfitime ta rrëmbenin bran dhe e rrëmbyen ca kohë “zonjën e rëndë”, labçen tonë, që një jetë të tërë ka qenë  “ballëlart e mal në këmbë”. Por, fatmirësisht, nuk u zhduk dot kënga jonë. Ky qe fat për ne. Por fatin njerëzit e bëjnë, e mbajnë, e ruajnë dhe e përcjellin në shoqëri për mirësi. “Zonja e rëndë” e përballoi me sukses edhe  këtë “operacion kirurgjik”. Se  kënga labe është gurrë e kulluar e nuk është matarà, aq më keq s’ mund të jetë kurrë një matarà e ndryshkur, e shpuar… Jemi të mendimit që detyra dhe misioni ynë është që ta nderojmë  zonjën e rëndë me  thesare etnokulturore, Këngën polifonike popullore shqiptare, gurrën popullore të kulluar si ujë bore, me dritë të ngrohtë si diell, që qëndron lart si shqiponjat në qiell. Nxisim, paraqesim, përurojmë vlerat folkorike dhe risitë e pranuara, të përdorura dhe të përhapura në komunitetet (bashkësitë) me labër, sepse pëlqehen nga banorët përkatës. Kujtoj nga babai im i paharruar Rexhep Abazi, (1935 – 2009, me universitet, mësues dhe këngëtar, ndër krijuesit e grupit të madh të Tërbaçit dhe kthyesi i parë me grykë i këngës së madhe: “Nëna shqipëtare mbesë e ilireshës”, me marrës Sinan Hoxhën dhe hedhës Mejdi Skëndon), që në vitin 1966 ka ardhur në Tërbaç dhe në Vranisht, në tokën e duhur për t’i shërbyer farës së duhur labërishte vetë prof. Zihni Sako, që njihet si babai i folklorit shqiptar dhe themelues i të parit Institut Folklorik në Shqipëri.

Kur ishim të vegjël, shikonim më të rriturit që mblidheshin grupe – grupe dhe i dëgjonim si këndonin aq mirë, aq bukur, aq natyrshëm. Na dukej se konkuronin me biblibat e malit. M’u kujtua një burrë i asaj kohe. Pa sy qe. Po Zoti, në vend të gurmazit, i kishte vënë një bilbil në fyt, thoshnin pleqtë. Prënjo Xhaka quhej. Ishte biblbil gjyzar, siç thoshnin lisat e moçëm në vitet ’65 -‘70 të shekullit XX për këtë banor të Tërbaçit, që s’ kishte sy, po zë kënge si ai s’kam dëgjuar deri më sot. Ata burra, kur bëheshin tok, sidomos pasdarkeve apo nëpër dasma e festa tradicionale, këndonin këngë të shtruara, në shtrat, këngë tabani, këngë burimi, që të kënaqnin shpirtin me atë karakterin e tyre sinkretik, që e bën folkorin krijimtari artistike specifike. Me ato fjalë që ngjitnin, që zinin vend e mbaheshin mend, që i krijonin në moment, si të zgjedhura me dorë, si bleta zgjedh nektarin nëpër lule, vargje të atypëratyshme, sa të thjeshta aq sublime, me bukuri estetike, me melodi të pëlqyeshme, me një akustikë magjike, me veshjen karakteristike, që u kishte hije, në atë mjedis, në atë kohë dhe hapësirë praktikmi, kënga e atyre burrave të lartë e hijerëndë më dukej se vinte tek ne e kulluar nga një burim hyjnor. Me të drejtë gjeniu Kadare (vetëm burokratikisht ende i pashpallur si Nobelist nga Akademia Suedeze) e cilëson folkorin shqiptar “Autobiografia e popullit në vargje” (1971, 1980, 2002). Kur ishim të vegjël e të rriturit na merrnin pas, dëgjonim që flisnin për Këngën Himarioçe, për Këngën Smokthinjoçe dhe për këngën Tërbaçioçe. Kuptuam më vonë që, në vijë kronologjike, se këto tre variante, melodi, apo avaze, si flitej nëpër lokalitetet përkatës, ishin tre stilet muzikore që e pasuruan dhe e ngritën artistikisht këngën labe në veçanti dhe shtuan një shufër floriri në minierën e artë të Folkorit Shqiptar. Në atë kohë, (ende pa dalë televizioni) Radio Tirana kishte një program, Radio Posta quhej dhe jepte këngë që të zbukuronin botën e brendshme, të mbushnin shpirtin me dashuri, me ndjenja të larta se ishin kënëg të ngrohta, të bukura si thëllëza, jo si ca laraska e sorra që dalin fatkeqësisht sot (edhe ndër këto vise), kishte një emision me këngë popullore, i cili realizohej dhe me një nënndarje të titullura: Këngë labçe, vënçe, himarioçe, që më vonë nga studiuesit e folkorit u emërtuan këngë polifonike labe (Spiro Shituni, Agron Xhagolli, 1986: ndër figurat më të spikatura të folkoristikës shqiptare, me që kënga labe këndohet nga shumë zëra – shën im: A. H). Këngët labe himariote të Neço Mukës deri te Dhimitër Varfi, ato smokthinjote të Qazim Ademit deri te Hysen Ruka dhe Këngët labe tërbaçiote të Kujtim Micit me Sinan I. Hoxhën e Syrjat Hodon, janë tre maja malesh me trëndelinë në diell e suferinë, në Vargmalin Folkorik Madhështor të Folklorit Shqiptar, që shkëlqen në Etnokulturën Kombëtare.

grupi-i-himares

Shkëlqyen në ato vite stile e variante, si një mozaik ylberor, që e ngritën në nivele artistike të larta këngën labe me grupe të mëdha nga pesha specifike, si grupi i famshëm i Pilurit, i polifonëve magjikë të “Fosforinës shqiptare” të të madhit Lefter Çipa, me Ermioni e Katina Mërkurin, me Vangjel Gjiçalin e Qirjako Balën; grupi i Bënçës së Maliq Lilës së paharruar, me Golik Jaupin e papërmbajtshëm e Paro Zilfon – amazonë kënge; grupi i Vranishtit të Muhamet Tartarin të papërtuar, me Arap Çeloleskën e hekurt, Leonora Shkurtin buronjë vranishnjote; grupi i Tragjasit të Hamdi Pulos vargbrilant, me Beqir Laçen, Aranit Daupin dhe Tartar Avdulin e pashoq; grupi i “Violinave” të Lapardhasë me ustain e labërishtes Feti Brahimi e me bilbila si Nazif Çelën me Golik Likën e me thëllëza si Bardha Brahimin; grupi i Armenit të “Cinxërfiles” së Lefter Haxhirajt e pavdekshëm me burra kënge si Rrahmën Nuredini; apo gurin e çmuar folkorik Zeqo Hoxha  me të tejlashtën monofoni të Kallaratit të Llambro Hysit. Po ninullat e dhembshura e të ëmbla të Bardha Hosit të Bolenës së Nertesi Asllanit?! Njerëzit dhe sot e kësaj dite pyesin: “Vasil Serës së Bratit, kush ia ka vendusur atë biblib në grykë, baba e nëna  apo Zoti vetë”?! Nuk mund të mos kujtojmë me nderim, se nuk mund të mos udhëtojmë me këtë trajtesë sado të shkurtër nëpër visaret folkorike të këngës labe në Gjirokastrën e monumentit Folkorik Xhevat Avdalli, që ia la stafetën denjësisht Arjan Shehut e Mehmet Vishes me shokë. Po Tepelena, diamant me këngë e histori?! Po Saranda e Delvina, si “nuse bregdeti” e këngës labe ?! Idajet Duka me “Kaonët” ndez detin, jo më tokën e malin me këngët e tij mbushur zjarr atdhetar. Kalo Bregu i Vezhdanishtit vjen si gjëmim me zërin shpellë e, pas tij, na befason Vendim Zykaj. Po ky, Alush Milori i Progonatit, çfarë ka qenë – njeri apo shqiponjë labe që printe vallen burrërore?! Mallakastra që flakëron labërisht në stilin e saj, po Trebeshina e Rilinda Velajt që e bën këngë labe të bjerë era manushaqe, duke tejkaluar trojet tradicionalë të këngës labe?!…A e keni dëgjuar Yzeir Llanaj që kur këndon ndez Mallakastër e Labëri?! Po Piro Latifaj, Piro Hekali, me ato këngë epiko – lirike, që i krijon vetë dhe i merr aq bukur, aq ëmbël, aq me ndjenjë, saqë dhe gurin e drurin bën t’i qasen t’ia mbajnë këngës së tij?! Po korifeu i sotëm i valles së Vranishtit, kthyesi historik, Sinan Gjoleka që nuk luajti një ditë nga “vatani”, që është një spaletë morale e polifonisë labe?! Në krahë të korifejve Kujtim Mici, Lefter Çipa, Maliq Lila e Hamdi Pulo  ecën Llambro Hysi, Muhamet Tartari e Feti Brahimi, profile të skalitur të krijimit poetik popullor, të zilishëm dhe nga poetët e letërsisë moderne, siç nënvizon Kadareja i madh. Në gjurmët e krijimeve të këtyre burrave labërues, që përbëjnë lartësi, ecën denjësisht Zaho Balili, Nertesi Asllani, Kristo Çipa, Felek Bleta dhe Nexhip Sera, i veçanti e “i padukshmi” me ato vargje jo të krijuara, por të pikuara me filigran shpirti e arti. Është nder për ne të përmendim emrin e fenomenit Vendim Kapaj që i bie fyellit e culës përsosmërisht, si ai?! Vendimi është monumenti i labërishtes në lëvizje. Po plaku Selman Pazaj nga Vranishti që prodhon e gdhend cula guri dhe i bie culës së gurtë si të na vinte nga një legjendë e gjallë?! Në sotshmëri, në vijim të traditës së treshes së famshme Sulo Bozhani, Leko Gjoleka, Bego Vangjeli, (që nga kohë e Dule Havarit) është grupi i Dukatit me Fatosh Likën e Bajram Hundën etnopërbashkues që është ngjitur në majë të Malit Folklorik. Dhe të tjerët ecin, fushave, brinjave, kodrave të shpirtit të gjerë të Folkorit Shqiptar, që kemi si visar ne labët, si pjesë e së tërës etnokulturore. Po këngëtaret  virtuoze të Vranishtit Leonora Shkurtaj, Asime Skëndaj e Fiqirete Aliaj, në gjurmët e Sadihanë Brahimes e nënave të tjera të këngës?! Po Nazo Dautaj, Shpresa Kapo, Margarita Habili të Tërbaçit në gjurmët e traditës që solli Hadixhe Hodo, Natasha Hoxha, Bardha Kapo e Dashuri Mehmeti me ato kapedane të këngës grarishte tërbaçiote?! Po Bejushe Demaj Barjami e krojeve të Velçës? Po legjenda e Dukatit Pika Feruni, pasuar denjësisht në shtratin e këngës nga Taire Bozhani?! Po të spikaturat  Nasije Merkaj dhe Eli Belaj të Kaninës?! Po Angjelina Islami e Mavrovës? Po Leni Çali e Himarës sot?! Po vajzat e Dhërmiut?! Po kthyes si viganin Nebi Xhaka apo  vijuesin e tij Viron Laci ku gjen?! Kështu është në viset tona. Edhe në këngë edhe në valle. I pari ia merr këngës, këndon poezinë popullore me një melodi, në një variant që vetë ata, komuniteti e kanë pranuar e kanë pëlqyer, e praktikojnë dhe e përhapin. Më përpara, në odat e burrave a ku mblidheshin trimat e këngës (se dhe kënga paska trima!) këngë  merrnin të gjithë burrat që ishin mbledhur në shoqërinë e këngës, me radhë, përndryshe nuk mund të ishe pjesëtar në atë grup. Kishte nivel, kritere e standarte kënga. Dhe duhet të ketë. Mujo Gjondeda, Mejdi Skëndaj, Kujtim Mici e Rexhep Abazi me shokë, kur hidhnin e kërcenin vallen e kënduar tërbaçiote, atë të sertën e të rëndën, atë të madhërishmen e papërsëritshme të viteve ’70  – të të shek. XX, këndonin si malet në këmbë, lartë, qartë e shqip: “More, di, more di, more diell e moj hënë!…”, apo : “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri, koshere blete!…” dhe tundnin shaminë në erë krenarisht në valle burrash e mateshin me retë e rrufetë mbi Çikë, në Malet e Vetëtimave. Ashtu kishte ardhur stafeta folkorike nga të parët, qysh nga lashtësia. Asnjëherë nuk na kanë thënë dhe në asnjë rast nuk kemi dëgjuar që të nis me iso: “Eee, aaa, ooo, e more diell e moj hënë,eee, ooo!”. Po kështu, memorja sociale më e afërt (viti 1978 e më tëhu) apo regjistrimet në bobina, në kaseta apo video e mban mend e ka dëgjuar, e ka parë Hetem Shkurtin, Arap Çeloleskën, Selman Alinë e Sinan Gjolekën me vallëtarët e vetëtimave labe të Vranishtit ta nisnin vallen e kënduar: “Lidhur si fishek gjerdani” apo vallen e Ismail Qemalit, atë për Labët me 300 pala fustanella, apo “Shpata jonë gris fermanë”, duke i deklaruar, duke i kënduar me melodi, sipas ritmikës së valles fjalët e tekstit poetik popullor: “…Lidhur si, lidhur si, lidhur si fyshek gjerdani…”, apo “Cili je, cili je, cili je ti more burrë?!…”, si dhe “Labëri, Labëri, Labëri, dyzet kështjella”, apo “Shpata jò, shpata jò, shpata jon’ grisi fermanë”  dhe në asnjë rast ta nisnin me iso: “eee, ooo, aaa lidhur si…ooo, eee…”. [Absolutisht, kurrë nuk fyej ata njerëz apo ato komunitete që këndojnë me të tilla variante. Marrëdhëniet ndërkulturore, shkëmbimet shpirtëtrore janë vlerat e traditave ndërkomunitare dhe e takimeve të kulturave jomateriale me grupet e tjera, me kraninat apo dhe me popujt mesdhetarë, ballkanikë apo europianë. Foklori është konsulli i miqësisë midis popujve, kënga është ambasadorja shpirtërore e dashurisë dhe e miqësisë midis popujve tanë. I respektoj ata që e nisin këngë me iso, se ajo është bota e tyre shpirtërore, ashtu u pëlqen, ashtu këndojnë, por nuk është natyra jonë ajo mënyrë të kënduari, nuk është stili ynë ky model që na sajohet e na paraqitet]. E pra, e ka thënë shqip Bujku i këngës labe, mësuesi, poeti, këngëtari, drejtuesi dhe Dragoi i këngës së Tërbaçit, Kujtim Mici: “Farën që s’ ësht’ jona/ toka jonë s’e rrit…”. Një jetë të gjallë folkorike bëjnë këngët lirike të të paharruarit Lefter Haxhiraj në Armen me Rramën Nuredinin dhe këngët e epikës historike të Meleq Kapllanit në Kaninë me Piro Bregun, grupet e reja zinxhir të Pilurit me shpirtin e Kristo Çipës, grupi i djemve të Tërbaçit me Endri Hodon, grupi i mrekullueshëm i Bedro Berdos nga Dukati apo grupi i sotëm i Himarës me Katina Belerin e pakapshme, etj. Shkëlqimi i grupit të djemve të Bratit është shpresëdhënës se stafeta e këngës labe do të vijojë brezave, sa të jetë jetë mbi këtë dhè. Valltarët e rinj të Drashovicës janë një prurje e re dhe vlerë e shtuar në folkorin e sotëm të Labërisë së Vlorës dhe të Labërisë në tërësi. Me ta krenohet foklori ynë i sotëm. Të gjithë e duan majën, por jo të gjithë arrijnë. E rëndësishme është që rrjedh e nuk shteron kurrë ujët e kulluar nga Gurra Popullore.A.H

Kënga labe, gjerdan i artë i folklorit shqiptar Read More »

Skulptori Vlonjat qe beri shtatoren e Ismail Qemalit ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise

Zeqir Alizoti lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1950. Ai kreu në Tiranë, pa ndërprerje studimet për piktor e skulptor në liceun artistik “Jordan Misja” dhe në Akademinë e Arteve. Ai ka marrë pjesë në mjaft ekspozita të përbashkëta lokale e kombëtare në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë. Ka çelur, gjithashtu, shumë ekspozita vetjake brenda dhe jashtë vendit, si në ItaliGreqiRumaniFrancë. Zeqir Alizoti ka realizuar vepra me karakter monumental, me frymë lirike dhe me karakter epiko-historik, shumica e te cilave janë vendosur në parqet e bukura të qytetit të Vlorës dhe në Llogara. Fillimisht artisti punoi në Ndërmarrjen Artistike të qytetit të Vlorës, ku dha një kontribut me vlerë duke modeluar qindra objekte artizanale të qeramikës artistike, në vazhdim të traditës shumëvjeçare të rajonit AulonëOrikumAmantia si dhe për pasqyrimin në to të motiveve të origjinës së tij, nga treva e Çamërisë. Pas viteve nëntëdhjetë skulptori i sprovuar dhe me iniciativë të çmueshme, punoi si krijues i lirë duke krijuar vepra artistike në shumë gjini, me një frymë lirike duke lëvruar jo vetëm qeramikën, por dhe me teknikën e bakritdrurit dhe bronzit. Prej disa vitesh ka hapur në qytetin e Vlorës një sallon arti, të vlerësuar në shkallë kombëtare.

Skulptori Vlonjat qe beri shtatoren e Ismail Qemalit ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise Read More »

Gjirokastra : Prejardhja e emrit Gjirokaster ka nje shpjegim mitik dhe dy te tjere me natyre me historike

Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”.  (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.  

Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.

Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi  zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V – II p.e.s., shekujt V – VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII – XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).

Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai  kishte 163 shtëpi.

Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër  administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.

 

Litografi nga Edward Lear

Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.

 

Rrënoja të ujësjellësit në vitet e para të shek.xx

Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.

Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e  Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.

Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.

Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste). Rënia e komunizmit  në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.

Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.

Sot Gjirokastra është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që  jep prodhimi i frutave, perimeve dhe  nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë  unikale kulturore, historike dhe arkitekturore.

Rezultate imazhesh për foto gjirokasterRezultate imazhesh për foto gjirokasterRezultate imazhesh për foto gjirokaster

Gjirokastra : Prejardhja e emrit Gjirokaster ka nje shpjegim mitik dhe dy te tjere me natyre me historike Read More »