Histori

Historia e kësaj nëne të bën për të qarë: Ishte shtatëzënë dhe lindi fëmijën para kohe, që burri i saj të mund ta mbante fëmijën në krahë pesë ditët e fundit të jetës së tij

Cifti Mark dhe Diana priste një fëmijë, por kjo ngjarje e gëzueshme u përkeqësua nga një fakt shkatërrues, Marku kishte vetëm pesë ditë për të jetuar. Mark, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë.

Pas gjashtë muajsh të kimioterapisë, ai filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Nga kimioterapia ai pësoi fibrozë pulmonare. Disa javë më vonë, atij iu tha se gjendja e tij ishte fatale. Një dëshirë e tij: “Do të doja ta shihja fëmijën”, tha Mark.

Diana vendosi që të lindte foshnjën 2 javë më herët, kështu që sapo fëmija Savannah erdhi në jetë, Marku e mbajti atë për 45 minuta. “Ne vetëm qanim” tha Diana. Marku ishte i zgjuar dhe i vetëdijshëm ditën e lindjes, por ditët në vijim ishin më të vështira për të.

Ai kishte vetëm forcë të mjaftueshme për të mbajtur Savannah për rreth një minutë. “Nëse ajo qante, ai tundte kokën dhe mërmëriste,” tha Diana. “E vendosa vajzën në krahët e tij kur ai ishte në koma disa herë, dhe dora e tij shkonte drejt saj.”

Mark ra në koma dhe rrahjet e tij në monitor po shuheshin, Diana kuptoi se këto mund të ishin momente të fundit të tyre së bashku.”E kam vënë në krahë dhe e kam mbajtur dorën derisa ai ka ndalur frymëmarrjen”, tha Diana.

Historia e kësaj nëne të bën për të qarë: Ishte shtatëzënë dhe lindi fëmijën para kohe, që burri i saj të mund ta mbante fëmijën në krahë pesë ditët e fundit të jetës së tij Read More »

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri…

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri – Ju lutem tmbes anonime jam e martuar qe 9 vite jam nga kosova dhe jetojm ne gurbet me burrin dhe familjen e burrit.

I kam 28 vjet kemi tri vajza te mrekullushme qe ni ka fal Allahu i qofshim fal,nfillim ishte gjdo gje mir mbeta shtatzen pas 9 mujsh lindi vajza e pare pasi qe lindi mjeket erdhen dhe me than se vajza kishte sindromin down ishte nje shok i madh per mua dhe per burrin nuk mund ta besoja ateher.

Kisha vetem 19 vjet dhe mjekt thonin kjo qe ju ka ndodh juve esht rast shum i rrall se jeni nje mama shum e re kisha vetem 20vjet ateher mir ashtu u pajtum me faktin dhe e pranum vajzen ashtu si esht do ipja jeten per te do luftoj deri ne diten e fundit tjetes sime qe ajo ti kete te gjitha por nga ana tjeter familja e burrit skishin mirkuptim per ket gje.

Te gjithe ishin kunder meje thonin qka ba bane kshtu moj nuse na ke ba shpijen me shenj te zez kurr skemi pas ksi fmi aq shum flisnin keq per mu e per vajzen saqe ja mbushnin koken edhe burrit ndryshoj ai ndaj meje fillo dilte ka 12 ore nga shpija e fikte telin tmos e thrras pinte alkool kir vinte nshpi vetem kerkonte arsye tme rrahte tme godiste.

E ka ber shumm her kurr hallall sja boj qe mka rreh pa faj,pas 10 dite qe mlindi vajza me erdhi motra e burrit mtha ishalla moj nuse te vdes kjo vajz se na ke ba me sheh tgjithve un i thash po si ke mundsi kshtu si ste vjen turp po ky sosht veq fmija im esht edhe i vllaut tend se kam sjell nga shpija e babes vajzen por me vllaun tend e kam bo Zoti na e ka fal ashtu.

Se kemi maru me dor ne aty ishte edhe vjehrra nvend se ti thoshte vajzes kujdes se qka flet ajo me tha mu mbylle gojen duhet met ardh marre nuse je akoma nje vit si ke qe ke ardh e mja kthen fjalen vajzes time kam vujt shummm ate periudhe derisa me lindi vajza e dyte femi i shendosh si drita.

Pastaj mka lind edhe e treta por tash vjehrres po i pengojn shum vajzat se skam lind djal akoma paramendo qfar mentaliteti kan shqiptart por un i kam than nese Zoti ka than qe kam me ba djal do ta kem por nese ai nuk do un me zor smunt tja marr dhe plus kam problem me burrin shum del me shoqni ka 12-14 ore pin alkool.

Shum her mka premtu qe ka me lan por nuk po mundet esht i mvaruru nga alkooli me shum rrin me shoket e tij se me mua e me vajzat e mia nuk e di ca tbej shpesh them te ndahem por prap ndalem ja jap prap mundsin them ndoshta do ndryshon nje dite e dua shum mvjen keq se qka i ben vetes.

Se pari pastaj vajzave dhe mua sdi di tja bej me to,jam e bukur e degjoj punoj tgjitha jo boj por atij asgje si mjafton nga kto qe kam shpesh her i thom pse je martu mke marr nqaf pse ske qendru beqar gjithe jetes ishe knaq me shoqni pa gru pa fmi,vetem i kam vajzat se kurr sdo e duroja kaq gjate…ju lutem ndonje kshille mendim amo pa ofendime ju pershendes…

Vajza e par lindi me sindromen down kunata me thoshte mbyte ket femij , Vjehrra me akuzojke na ke bë shpijen me shenjë ndersa burri… Read More »

Njihuni me shqiptarin qe mahniti italianet, hap dyert e shtëpisë së tij për të pastrehët

Ka qenë në qendër të kronikave e shkrimeve në mediat lokale në Ravena, Itali, shqiptari Arijon Abdyli. Një gjest human, që nuk ka kaluar pa u vënë re në shtetin fqinj, kur prej dy dekadash jeton 48 vjeçari.

Abdyli ka bërë shtëpinë e tij strehës për të pastrehë, e ka nisur nga vetja, duke parashtruar kështu vizionin e tij për një botë më të mirë, më solidale.

Duke folur për të përditshmen “Corriere di Romagna”, Arijoni bën me dije inizitivën, lindur teksa pinte një çaj të ngrohtë me të birin 11 vjecar, ndërsa Ravena, dhe e gjithë Italia ishin pushtuar nga dëbora, “Mendova për ata që me gjithë të ftohtin e madh, s’kishin një vend ku të shkonin e ndjeva nevojën për të bërë diçka”, – ka thënë ai për gazetën italiane.

Arijoni tregon se trokiti në shumë dyer, për të shprehur gatishmërinë e tij dhe pikërisht të enjten një nga kishat e qytetit e kontaktoi për t’i vënë në dijeni se Livia, dikur kujdestare për të moshuarit, kish humbur punën pasi ish prekur nga një bronshit, e kishte ngelur pa një strehë mbi kokë.

Pa u menduar dy herë shqiptari e mori në shtëpi, duke i siguruar strehë, ushqim e mjekim, e tashmë po interesohet për sistemin e saj në një punë të re.

Një ndihmë e pakushtëzuar, shkruan “Corriere di Romagna”, duke cituar më tej edhe deklaratën e 48 vjeçarit shqiptar: “Është kjo një mënyrë pëer të dëshmuar se edhe individualisht mund të bëjmë të mira ndaj të tjerëve. Një hap i vogël, i një personi të vetëm, e dëshiroj të jetë edhe një përgjigje ndaj terrorizmit mediatik kundër të huajve, – u shpreh Arijon Abdyli, – nuk besoj se është e drejtë të diskutohet, si shpesh ndodh, se kush duhet të ndihmohet i pari, e kush më pas, mbi të gjitha ky disktutim është i kotë, kur gjendesh përballë personave në vështirësi.”, – tha ai.

Por nuk është hera e parë që Arijon Abdyli, ndërmerr iniciativa që përfshijnë shtresat në nevojë, falë edhe angazhimit të tij prej kohësh në shoqërinë civile në Romagna, Itali, si kryetar e anëtar i Shoqatës “Nenë Tereza”, por edhe si një prej koordinatorëve të “Ravenna Solidale”, një grup shoqatash që ndër vite kanë ndërmarrë iniciativa të shumta për të huajt në rajonin e Emilia Romanjës e më gjerë në mbarë Italinë.

Njihuni me shqiptarin qe mahniti italianet, hap dyert e shtëpisë së tij për të pastrehët Read More »

Historia e Laberise

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT LABËRIA

Etninomi – Lab

Toponomi – Labëria

Historik i shkurt

Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastren (Argjirën e lashtë), e zgjëruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabollë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. Studjuesi J. G. Hann, i lidhë me fisin Kaon, kaonët, ‘’Kaonia e lashtë, dmth. Të gjitha tokat e Vjosës së Poshtme, e detit, quhet labëri, e vendasit – lab’’. Ndërsa Sami Frashëri, mendon se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Permetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll. Kemi disa përkufizime hartografike të territorit të Labërisë, duke bërë disa ndarje etnografike – vizitorë të ndryshëm. Tukididi (629 p.e.r.), përmendi fisin illirian epirot – Kaonët, a nga mesjeta njihet si fisi i plesejve, Plesati i sotëm. Poashtu, studjuesi Rrok Zojsi, përkufizon labërinë mes tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës dhe të Kalasë afër Delvinës – ku nuk mendoj një përkufizim të tillë, vetëm mes atyre tri urave, ngase gjatë pushtimeve të huaja, ndryshoi edhe territori, sipas ndarjeve kadastrale të huaja (!). Gjatë pushtimit otoman, labëria ishte pjesë e Krahinës së Janinës (Vilajeti i Janinës).

Po, cilat janë karakteristikat primare të labëatëve shkodran theuton, deri tek labët e rrethinave vlonjate, që përceptojnë lidhje koherente si fis labeat, që sot thirret me etninomin – lab? Nuk di të ketë ndonjë shkrim përgjegjës i kësaj pyetjeje derisot, në mos mund të ketë nga dikush, vetëm ndoshta si ndonjë citim preftimthi, të kësaj parabolle historike, që sot për dikend duket e larguar në pika strategjike hartografike, nga dy qytete Shkodër e Vlorë, sot me ndryshime të thella linguistike, leksikore e fonomorfologjike, që përbëjnë pjesët e tyre, veçmas edhe dy dialekte të ndryshme, të folme gege e toske, si edhe ndryshimi i shprehjes së arteve muzikë, rithe fetare (duke thithur orthodoksizmi nga jugu e katolicizmi nga veriu) edhe ndryshime në doke dhe zakone popullore, në etnografi, sikur sot duken si dy pole të ndryshme të kulturës shqiptare, nga ndikimet pushtuese. Anipse përkatësia fetare nuk ishte as është përcaktuese e qenies etnogjenetike shqiptare, të popullësive të shpërndara nëpër trungun arbëror, për shkaqe historike.

Etninomi – lab

Etninomi – lab, që lidhet me labët, e fisin e Labeatëve illirian, mendoj se ka një shtrirje shumë më të gjërë, territoriale, jovetëm si parabollë historiografike (veri e jug të Shqipërisë së sotme), por kapërcen deri tek rrënja – lib, tek emri – liburn, deri te fisi – liburnët, ku vet fjala – lab, me tre tinguj duhet të jetë para emrit – liburn, jovetëm si emërtim më i shkurtër, por edhe si pjesë e profesionit të një fisi të hershëm illirian, lundërtarë detesh edhe po të krahasojmë anijet liburne, që ishin krejt në veriun illirik (ballkanik), Liburnia edhe Labia Tan, kanë ngjashmëri që duhet t’i përkasin të njejtit fis illirian, por që gjatë dyndjeve, përhapjeve veri-jug, mbeten të ndarë, si banorë pjesërisht të tokës, e të detit, por që udhët detare i sollen nga veriu i Adriatikut, deri në jugun adriatik. Edhe Liburnia edhe Labia Tan ishin illiriane. – Fjala liburn, lidhet me fjalën li (lini), e burn – barkë, ku këto dy rrënje formuan emërtimin – liburn, prej nga rrodhi emri i fisit liburn, si etninom dhe toponomi Liburnia, liburnët. – Ndërsa etninomi – lab, mendoj se shtrihet shumë gjatë bregdetit adriatik, duke u vendosur nëpër shumë treva illire, deri tek tkurrja e fundme, e territorit të sotëm të Labërisë, si pushim historik.

Mendoj se kemi tre rrënje shqipe-illirishte: LAB, ALB, ABL, të cilat ndryshuan fonetikisht në histori, si fonetikë historike, me ndryshimet pushtuese të huaja, si krijues a formues të derivateve linguistike të toponomeve: Labëri, Albanoi dhe Ablona, për të cilat duhet gjurmuar mëtutje. Ndeshjet e kulturave të ndryshme të afërta e të largëta, u bënë dhe u shtresuan tradicionalisht tok me traditën autoktone illire, pikërisht mbi Illirinë Antike, ngase ishte pikësynimi i të gjitha perandorive të botës së Antikuitit, deri në zhbimjet e shfarosjet perandorake trekontinentale euro-afriko-aziatike – si dhe shtresimi i atyre kulturave mbi illirët antik, deri edhe në shuarjen e një kulture madhore botërore epokale, deri në zhdukjen e një gjuhe botërore të kohërave – illirishten e lashtë edhe deri tek epiteti – barbar, duke mos mundur t’i zhdukin rrënjesisht. – E si mos t’i quanin barbarë, një popull aq të madh historik, illirët, kur mbi ta, rëndoi tmerrshëm robëria trekontinentale të përmasave botërore – a nuk të bën robëria barbar? A nuk të mbetet egërsia e robërive shekullore mbi supe e mendje? Si duhej t’i prisnim na pushtuesit barbarë, përveç se edhe me barbari, apo duhej që edhe na shqiptarët, si e vetmja rrënje e shpëtuar illire, të tjetërsoheshim, të tëhuajsoheshim, të asimiloheshim, sikur dhjetra popuj tjerë, nga po të njejtat fise illire? Mendoj se pikërisht ajo ‘barbaria’ illire, shpëtoi popullin shqiptar, duke mos mundur askush derisot milleniuseve, të na zhduku faren, rodin e sojin shqiptar-illirik! Të gjithë ata të nënshtruar, që nuk kishin epitetin barbar, u zhduken në epitete perandorake të qelbura, si popuj e dietarë të tëhuajsuar oborreve perandorake të kohës! Shpëtuan ‘barbarët’ shqiptar illirik, që nuk iu shtruan barbarëve! Shpresoj, me të drejtë sollem edhe kët ndërmjetës theorik këtu, në përgjigje të ethymologjisë së emrit etnik – lab dhe toponomit Labëria!

Shprehja e lashtë LLABIA TAN që ishte mbishkrimi i anijes labeate, e filluar me tingullin A pa tra, pa vizë në mes, që sot është tingulli sllavishte dhe sot shenuar me tingullin dyfish LL, paraqet disa forma etninomesh të sotme, ku lidhet deri me etninomin – Llap deri te Anamorava (Marga illire), si përhapje ekzistenciale e kohës, pjesë popullësie e larguar nga deti, në thellësitë dardhane, me ndryshimin fonetik të tingullit – b=p, që në një të hershme të largët, paraqesin të njejtin fis illirian. Koncepti Llabia Tan, mendoj se ka kuptimin e përgjithësimit, bashkimit, unitetit të të gjithë labeatëve, në theksimin – krejt Llabia, Tan Llabia – LLABIA TAN, si formë e sotme – pan, pan-albanian, nga e dikurshmja shprehje – pan-illirian, ku Illiria shtrihej Kaspik e Adriatik.

Toponomet e sotme që formuan etninome përkatëse të Labërisë: Dukat, Mesapllik, Arbëri, Kurvelesh, Zhurdhat, Kardhiq, Rrezomë, Rrënza e Tepelenës, nga Pogon, Permet, Himarë, kanë domethëniet e tyre, ashtu sikur kanë edhe emrat: Agron, e Theuta e lashtë, që fjala teutë, në shqip thohet Theutë, Theuta, që formoi fjalën arabe tehuti, the, folje shqipe, që sipas fjalës teuta, nuk mund të gjejmë ethymologji të sigurtë. Kur hasim në mes të toponomit Labëria, toponomin Arbëria, duket sikur të ishte një toponom Albëria, nga Labëria, ku siellen rreth një strumbullarit onomasiologjik illirian antik – por që rrënja – lab, mbeti vetëm pjesë e një territori të sotëm, nga Vjosa e deri në det.

Përderisa toponomi Gjirokastra, rrodhi si derivat morfologjik, nga emri Argjiro dhe emrit kastra, pronësia kadastrale, vendi i Argjiros, siç mendoj – edhe toponomi Tepelenë, vie nga fjala – tepe dhe – lenë, si kuptim i mençurisë, tepe lenë, tepe lindet. Në disa raste emërtimet rrodhën edhe si pasojë e zejeve, poashtu edhe si pasojë e karaktereve të njeriut, ashtu sikur i thirren tjerët përrreth tyre dhe mbeten në topografinë e sotme.

Labeatët, lidhen deri me liburnët histrian, ku vet fjala histria (Istra e sotme), mendoj se lidhet me emrin e rrjedhur – histori-a, po edhe me theutonët, brezi illirian gjatë kohës së Theutës illire – këta tre emra përbëjnë një degë illire në vete, ku bregdeti i largoi aq shumë nga njeritjetri, lundrimi: Histri – Trieshtë – Dubrovnik – Ulqin – Shkodër – Dirrës – e deri në Ablona – Aulona (Valona), Vlora e Saranda, rreth Adriatikut, e Jonit, që përshkoi deri tek Morea e bregdeti egjean, ku lidhet deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, e tek Kaspiku në Lindjen illirike! Por, që detaria antike illiriane aq e zhvilluar nëpër kohë, kërkon studime më rrënjesore të paanshme historike e historiografike edhe të përmasave kontinentale europiane, duke kaluar në dy brigjet adriatike, në Italinë Jugore e Lindore të sotme.

Imazh i ngjashëmImazh i ngjashëm

Historia e Laberise Read More »

Selenica, pasuri nëntoksore dhe varfëri mbitoksore…

Rreth vitit 1700 datojnë dëshmitë e para për emrin e qytezës së bitumit të Selenicës, e cila deri më sot njihet me këtë emër. Historia dhe emri i Selenicës është i lidhur kryesisht me nxjerrjen, përpunimin, po dhe me eksportimin e këtij minerali të rrallë…

Nga AGIM JAZAJ

 Pasi lë qytetin e Vlorës, pas 25 km rrugë mund të shkosh me furgonët e linjës, me Çinen, Zagollin, Banin, a Babushin në qytezën e Selenicës, qëndra e bashkisë së Labërisë, qyteti që njihet për Bitumin, ose Ziftin, me një pasuri të hershme, të rrallë nëntoksore dhe me një varfëri të skajshme, aq të dhimbëshme, mbitoksore…

Rrugën sikur e kanë “kafshuar qëntë” – thonë njerëzit, i bën të tërë maraz dhe i frikson nga gropat, nga shmangia e tyre prej drejtuesve të mjetevë, duke bërë afrimin deri në fërkimin-përplasjen e mjeteve më njëri tjetrin, sa i zë drithërimi udhëtarët, çdo ditë përgjatë këmbimit të mjeteve në këtë rrugë të ngushtë…

Dhe këtë dhimbje e sheh kudo, më tutje tek cilido edhe në rrugët e qytezës së Selenicës, të cilat janë kaq të “robëruara”, të zbrazura dhe kaq të trishta tek njerëzit që takojmë, shkëmbejmë bisedat, pse jo dhe pimë kafen me këta njërëz të rrallë, të cilët kanë një peshë në qytezën e kësaj miniere dhe të quajtur si “minierë” e kësaj shoqërie, në qytezën e minierës si me; Minella Muçin, ish nëndrejtor i kësaj miniere, Ilirian Caushaj, ish drejtues në qytezën e Selenicës, me regjisorin Paskal Kota, etj.

Edhe këto ditë që shkuan dhe shënuan rrjeshjet më të mëdha deri më tani, Selenica i kaloi me humbje më të vogla, ose me aspak humbje. As përroi-(lum) i “Otimës” që ka tmerruar përgjatë dimrave selenicarët, kaloi “paq” këtë dimër.

Gjithëkush e shënon fortë dhe e krahason këtë vit me llohën më të mëdhe. Stacioni i ujit të pijshëm, i përmbytur në vitin 2015 dhe i ringritur e venë në punë në gjysëm e parë të vitit e 2017-ës, as këto rrjeshje të mëdha dhe dalja nga shtrati si asnjë vit tjetër i Vjosës, si cingërisën asnjë fije stacionit të pompimit të ujtit.

E dini pse? E thonë gjitha selenicarët. Sepse projektimi nga bashkia e Selenicës, u parashikua, projektua dhe u realizua nga ideatori; Përparim Shamemataj- kryetari i Bashkisë, duke paraparë rrezikun e rreshjeve, daljen nga shtrati të lumit Vjosë, me rreshjet më të mëdha.

Pra, syri i këtyre drejtuesve sheh shumë larg… Dhe pikërisht themelet (pista) e këtij ujësjellësi janë ngritur aq lartë, saqë edhe uji që vërshoi sivjet, ishte gati 2 metra mbi këtë dalje të tërbuar. Ja, pra, njerëzit që parashikojnë, shohin edhe “pas malit”, projektojnë dhe realizonë projekte dhe vepra me jetëgjatësinë shekullore dhe u shërbejnë brezave të tërë, mendojnë dhe punojnë në behar dhe marin masa për dimrin!

Njerëz që kanë pasionin për punë dhe vepra, ndjeshmërinë e dhëmsurinë, u dhëmb për vendin e tyre, bëjnë dhe lënë vepra, gdhëndin emrin e tyre…

Por, ndonjë gjurmues të ligësisë, zanatçij- fletërrufetist, shënonte dhe sulmonte në këndin e “fletë rrufeve” (fb) me daljen dhe përmbytjen e lumit Vjosë në “Bishtin e Malit”. Por, cilido me haberin minimal e di nga hershmëria se; dalja e lumit Vjosë, nuk doli vetëm sivjet, por ai del çdo vit. Sepse tokat në “Bisht i Mali”, janë shumë të ulëta dhe çdo ves shiu i ka përmbytur. Këtë e dëshmon dhe e provon edhe publicisti i njohur, biri i Armeni; Flamur Haxhiraj, i cili i ka kënduar mëse 4 dekada Armenit dhe Vlorës, ka shkruar shpesh edhe për përmbytjen e “Bishti i Malit”, në faqet e shtypit të kohës, por dhe ish drejtuesi i kooperativës;  Arsim Canaj, si heq presje ndaj kësaj përmbytjeje, e cila është e pa shmangëshme, ndodh për shkak të shtrirje së tokës e jo për arsyen e daljes së lumit.

“Doni më Për Belulin” -u jepte xhevap edhe Arsmi- këtyre fletërrufetistëve të thekur.

SELENICA ME ARIN E ZI

  Selenica me “arin e saj të zi”, shtrihet në jugun e kodrave të fshatit Treblovë dhe në veri, deri në buzë lumin e Vjosës. Në jug dhe në perëndim Selenica kufizohet me kodra. Ndërsa në veri kufizohet me lumin e Vjosës, i cili është njëkohësisht dhe kufiri midis Vlorës dhe Fierit. Ndërsa në jug qyteza e Bitumit kufizohet me fshatin e Treblovës, në lindje me fshatin Rromës dhe Resulaj, po vendburim bitumi, i shtrirë edhe në këtë fshat. Gjithashtu në kufi, më në lindje të vendburimit, kufizohet me fshatin Karbunar, ndërsa në perëndim edhe me fshatin Armen.

Qyteza e Selenicës sundohet gjithashtu nga lartësitë që shtrihen me qëndër: Malet e Kudhësit dhe të Gribës. Në hartën e këtij teritori shtrihet miniera e bitumit, por dhe e nënprodukteve: Rërat Bituminoze dhe Zhavori Bituminoz.

Miniera e Bitumit të Selenicës është shumë e vjetër, e përmendur përgjatë udhëtimeve të hershme prej historianëvë të shquar të lashtësisë si: Aristoteli, Vitruvi, Straboni, Plutraku, po dhe nga disa prej historianve të kohëve tona, si ata Francez, Italian që janë marë dhe kanë pasur ineresa të lidhura me vendin tonë.

Selenicën e përmend përgjatë udhëtimit të tij, rreth vitit 1670 edhe prej historianit turk Çelebi, i cili pasi vizitoi Gjirokastrën, Tepelenën, vijoi duke zbritur edhe në Vlorë, madje deri dhe në kalanë e Kaninës.

 “Pas dy orësh kaluam me anije lumin e Gjirokastrës dhe katundin e Mekatit, hymë në teritrorin e Vlorës. Në këtë vend është një mal me zift. Këtu punojnë shumë punëtor, të cilët kanë hapur me qindra shpella, nga të cilat nxjerrin zift, në copa të mëdha si arka dhe këto u’a shesin tregëtarërve frëng, të cilët vijnë dhe e blejnë me njëherë. Punëtorët e kësaj miniere, të cilët vinë këtu nga njëzetë katunde myslymanësh përrreth, si shpërblim për punën e tyre janë përjashtuar nga gjithë taksat shtetrore. Perveç këtyre në këtë minierë punojnë duke qënë të lidhur me pranga edhe të gjithë kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm.

Këto male janë çudia e të madhit Zot. Sipër ato janë të mbuluara me gjelbërim, ndërsa në brëndësi të tyre janë mbuluar me sërë të zezë”.

DËSHMITË DATOJNË…

 Rreth vitit 1700 datojnë dëshmitë e para për emrin e qytezës së bitumit të Selenicës, e cila deri më sot njihet me këtë emër. Historia dhe emri i Selenicës është i lidhur kryesisht me nxjerrjen, përpunimin, po dhe me eksportimin e këtij minerali të rrallë, i cili ka ndikuar edhe në rritjen, zhvillimin e saj, po pa e marë gjithë atë vlerë dhe vlerësim gjithashtu që i ka dhënë vendit përgjatë ekzistencës së saj, kontributit në ekonominë kombëtare.

Shfrytëzimi çnjerëzor i bërë mbi bitumin në minierën e Selenicës shënohen në fillim e shekullit të kaluar prej shoqërive të huaja shfrytëzuese.

Viti 1830 shënohet si viti i parë i minierës e organizuar prej një shoqërie angleze.

Shënohet në historikun dhe e pasuron historikun e kësaj miniere kontributi i shquar dhe i shënuar nga themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali, kur ai bënte pjesë në administratën e Lartë të Perandorisë, i cili me peshën e tij ndërhyri në dhënien me konçension të këtij vendburimi, të bitumit perandorisë Osmane!

Gjatë kohës së mbretit Zog, minierën e shfrytëzuan shoqëritë italiane.

Ndërsa shfrytëzimi në mënyrë të organizuar ka filluar rreth vitit 1870, kohë kur vendburimi, i arit të zi i’u dha me konçension një shoqërie angleze. Ndërsa në vitin 1886 miniera i kaloi Bankës Osmane në Kostandinopojë. Në shtator të vitit 1891 i kaloi për shfrytëzim shoqërisë FRANCEZE të bitumit, me qëndër në Paris. Në vitet 1914- 1916, u ndërpre puna në këtë minierë për shkak të luftës. Përgjatë periudhës 1916- 1920, miniera u shfrytëzua dhe kontrollohej nga ushtria italiane. Ndërsa, po në vitin 1920 i kaloi me konçension shoqërisë italiane S.I.M.S.A.

Dhe prej muajit qershor të vitit 1945 deri në tetor të vitit 1996, minierën e bitumit të Selenicës e shfrytëzoi dhe zhvilloi shteti shqiptar.

Pas Luftës së Dytë Botërore miniera e Bitumit mori një zhvillim të vrullshëm, ku u hapën shumë sektor të rinjë pune, nga ku u punësuan shumë njerëz në këtë minierë të madhe, po dhe u zhvillua infrstruktura,arsimi, kultura, sistemi tregëtar, etj.

Miniera e Bitumit Selenicë ndër të rrallat në botë ka dhënë ndër vite kotribut të çmuar, madje mbi të tjerat miniera për zvlilimin e industrisë minerare të vendit, si dhe për xhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu ka vlera sa të rralla historike si, në grevat dhe lëvizjet e puntorisë dhe të shoqërisë…

Ndaj shfrytëzimit të minierës dhe shfrytëzimit të njerëzëve, shënohen dhe njihen revoltat e punëtorëve të kësaj miniere në vitet 1937, 1940, 1941, 1942, kulmojnë me revoltat e minatorëve të kësaj miniere…

Është për t’u shënuar se në qytezën e Selenicës, në minierën e Bitumit kishte një prurje të njërëzve nga gjithë trevat e krahinës së Labërisë, kryesisht të Vlorës, nga gjithë fshatrat, pothuajse nga Shkoza, Dushkaraku, Kuçi, Fterra, Gorishti, Bolena, Vranishti, Velça po edhe nga gjithë rrethet e Tepelenës, Gjirokastrës, Mallakastës, bashkë me çobenët, që janë pothuaj autoktonët, maxhorancë në këtë qytezë, kanë shkuar me një harmoni dhe krushqi të lakmueshme, të cilën e ruajnë edhe sot, kur i sheh në xhiro, në biseda, aktivitete, kafe, në të mira dhe në dhimbje pranë njëri- tjetrit….

PELLGU MINERALMBAJTËS DHE DEKOVILI…

Pellgu mineral mbajtës i Selenicës ka qënë i njohur qysh në lashtësi. Përfituesit e parë të këtij produkti, asfalti kanë qënë osmanët, të cilët e sunduan për shumë shekuj vendin.

Më pas është një shoqëri franceze nga fundshekulli nëntëmbëdhjetë që e shfrytëzoi. Ekspedita italiane vijoi shfrytëzimin e saj përgjatë luftës së Parë Botërore, kohë kur vendi ynë u bë shesh luftimesh dhe ata ndërtuan edhe dekovilin e parë, me gati 30 km të gjatë që lidhte minierën me Vlorën, deri në portin e saj, në Skelë. Gjithashtu në atë kohë u ngrit dhe një fabrikë në Vlorë, për përpunimin e asfaltit dhe nxjerjen e vajrave minerale. Prodhim i asfaltit arriti deri në 15. 000 ton në vitin 1939, si dhe me prodhimin e vajrave lubrifikante. për të cilat industria italiane ishte e ndërvaruar aso kohe nga tregu i huaj.

Aktviteti i kësj fabrike u ndërpre gjatë vitit 1943, kur vendi u pushtua nga nazizmi gjerman. Ndërsa dekovili, ose hekurudha më e vjetër dhe e para e vendit nga Selenica në Vlorë dhe anasjelltas, është shfrytëzuar deri në ditët e sistemit socialist. Dekovili qëndronte në qafën e Koçiut, në Alikokë, ku dhe bënte shkarkesën e bitumit në forma të rrumbullakta, të zeza për të marrë rrugët e tregut të botës. Pra deri në vitin 1991 ky dekovil punoi përgjatë rrugës Selenicë-Vlorë dhe anasjelltas.

Gjithë ata që kanë punuar dhe drejtuar në këtë lokomotivë, dekovilin si një ndër ta; Liço Liçaj e kujton me nostalgji… Dhe nga drejtimi i këtij dekovili, i cli njihet ndër të parët mashinist, ose “kapiten” i dekovilt, duke marë spunton prej andej, e më pas do të drejtonte edhe teknikën luftarake, në ish repartet e ushtrisë Popullore shqiptare

Dekovili vinte gati dy herë në ditë me ngarksa nga miniera për ne Port-Vlorën me Bitumin e përpunuar në format, si të djathit dhe trasportoheshin për në portin e Skelës, nga ku mernin rrugët e tregut të botës!

HERONJTË E MINIERËS

 

Ata që kanë dhënë kontributin, po dhe jetën e tyre në këtë minierë janë me dhjetëra dhe shënohen në faqet i historikut të kësaj miniere, të mbetur në kujtesën dhe dhimbjet e njerëzve, të brezave. Ata që hynin me fytyrën e pastër dhe dilnin me fytyrat e nxira, ata që hynin të gjallë, por mendonin dhe putheshin me njerëzit e shtëpisë, futeshin qindra metra nën tokë, dhe ndesheshin edhe me gazin, që të mbyste, me zjarrin që shkatohej në brendësi të galerive, a do të dilnin përsëri mbi tokë?…

Në vitin 1982, gjatë një shpërthimi të ndodhur në thellësit e galerivë gjetën vdekjen 10 përsona, minatorë dhe u plagosën 15 të tjerë, por kjo tragjedi u mbajtë si sekret, pa e bërë publike nga sistemi i asaj kohe.

Në gjithë harkun e kësaj miniere janë shënuar edhe shumë humbje të jetëve njerëzore, si dhe të gjymtuar në gjithë procest e punës së saj, tejet të vështira si nën tokë e mbi tokë, duke punuar në kushtet e përqindjes së lartë të gazrave, po ashtu dhe në repartet e shkrirjes së bitumit, në një temperaturë të lartë për përgatitjen e formave të bitumit për eksport, etj.

Edhe në vitin 1998 janë shënuar humbja e jetëve të pesë minatorëve që punonin qindra metra në thellësitë e saj: Refat Tozaj, Mynyr Gargaj, Enver Jaçaj, Bardhosh Hyseni e Bastri Imami, të cilët janë ndarë nga jeta në mënyrë tragjike, duke lënë pas dhimbjen tek njerëzit dhe të mbetur në kujtësën e tyre dhe të shënuar në historikun e kësaj miniere nga më të rrallat, të vjetrat jo vetëm në vend, por edhe në botë.

NË STENDAT E MINIERËS, NË KUJTESËN NJERËZORE 

Njërëzit që kanë punuar e drejtuar, në çdo sektor të kësaj minierë të madhe të arit të zi, kanë shënuar emrin e tyre të bardhë, të mbetur në përjetësi, të skalitur edhe në memorjen e fadromistit të njohur, Hysen Keqaj, (dhe jo vetëm) i cili e lidhi jetën me këtë minierë, i kujton me respektin e veçantë këtë armatë drejtuesish si ish drejtorët: Faro Xhankua, Sihat Muçaj, Gudar Toto, Osmën Bezhani, Nazmi Durua, Miti Xhako, Miti Bombaj, Nesti Rrapaj, Luftar Kamberaj, etj

Në këtë amfiteatër, në stendat e kësaj miniere zenë vend edhe zonjat- zonja si: Nasibe Aliaj, Vera Selimi, Agafi Likaj, etj.

Duke vijuar me specalistët e zot, inxhinierët dhe teknikët më në zë, të cilët edhe nga ata (që janë larguar nga kjo jetë), jetojnë në qytezën e Selenicës si inxhinierët: Nazmi Duraj, Isuf Bodo. Rustem Osmanaj, Maliq Hoxhaj, Milo Lati, Koçi Beko, etj.

Në mierën e Selenicës ka lënë gjurmë edhe “Heroi i Punës Socialiste” dhe ish deputeti i Kuvendit Popullor, po edhe njeriu popullot: Shefit Ramadani, si dhe drejtuesi dhe specialsti i njohur dhe mbetur i gjallë, kur është larguar nga bota e të gjallëve, heroi i shkrimeve të shtypit të kohës: Qemal Qazimi, ish shefi i Kazanit, një ndër sektorët me të vëshitirë të kësaj miniere.

Në këtë memorje dhe në historikun e saj mbeten edhe drejtuesit, e shquar në sektor të rëndësishëm si: Lame Shaho,Thoma Bombaj, Thoma Ziu, Thoma Leçi, po dhe specialistët e novatorët e shquar, Skënder Xhaferi, Todi Llambi, etj

Por, në memorjen e selenicarëve dhe stendat e muzeut të kohës të Selenicës, janë gdhëndur edhe internimet dhe izolimet nga sistemi i familjeve të: Beqir Ballukut, Hito Çakos, Nesti Kerenxhi, Dashnor Mamaqi, Vera Ngjela, Fatmir Belishova. etj.

Selenica ishte një thesarë i nëntokës, por dhe një tmerr i veçantë, vend i internimit për njerëzit që shquheshin dhe çmoheshin, si kundërshtar të regjimit.

Edhe për këta njërëz, kujtesa e njerëzve të këtueshëm, ka vendin e saj…

KOHA E NDRYSHIM-RRËNIMIT

 Gjatë periudhës së ndryshimit- rrënimit të sistemit, miniera kaloi sërish në disa duar, në shoqëri private vendase dhe të huaja.

Në tetorin e vitit 1996, miniera, pjesa kryesore, gati 70 % e saj  kaloi në pronësi të shoqërisë aksionere “VEFA” sh.p.k.

Në shkurt të vitit 2001, po kjo pasuri kombëtare, i kalon shoqërisë; “Bitumi” sh.a, e cila u privatizua tërsisht nga shoqëria Franceze K.L.P, dhe themeloi shoqërinë: “SELENICË BITUMI”.

Qyteti edhe mbi këtë pasuri të rrallë, duket shumë i vuajtur. Rrugët e veta janë në ditët e hallit.

Për të shkuar në Selenicë jo vetëm rruga është shumë e ngushtë, por edhe me një surogato asfalt, të kohës së “baba qemos” . Asfalt i thençin, kur maunet supertonëshe kalojnë çdo minutë me bitumin e Selenicës.

Pra, me ketë pasuri kombëtare të rrallë, shtrohen rrugët e botës  dhe nuk shtrohet rruga e Selenicës, fatkeqsishtë është qyteti që i ka rrugët më të shkreta.

Një riparim, hedhja e një dore asfalti ju bë kësaj rruge në kohën kur ishte ministër i transporteve Sokol Olladashi- thonë banorët e kësaj qyteze.

Njerëzit e këtyre anëve e lidhnin aksionin e ish ministrit Olldashit, njëherazi me ndjeshmërinë e tij me qytetin e Selenicës, me vitet e familjes së tij gjatë internimit në këtë qytet, sa të përligjur me të drejtën parësorë të asfaltimit dhe të modelit të rrugëve, vendi që nxjerr bitum, shtron dhe asfalton botën dhe ka të pa asfaltuar rrugën e vet…

Shkojnë përshtat vargjet e poetit tonë Çajupi:

“Mjaftë punove për të tjerë,

 o fatkeq,

Kujto vendin ku ke lerë,

 dhe tek heq”…

TRUPA KRIJUESE…

Njerëzit e artit dhe të pëndës, të të gjithë gjinive kanë qënë e dhënë kontributin e tyre në qytezën e Selenicës. Aty ka qënë Kinoklubi “Minatori”, funksiononte trupa artistike, dhe trupa teatrore, grupet artisike të këngëve dhe valleve- thotë regjisori i njohur Paskal Kota.

Selenica ashtu siç kishte pasuri të rrallë nëntoksore, një mineral që nuk i gjëndet shoqe në Europë, përveç këtu, kishte dhe talenet në gjithë fushat.

Aty janë dalluar dhe shënuar emra krijuesish të publicistikës dhe letërsisë si: Kujtim Qalliu e Kujtim Mema, Baxhul Merkaj e Novruz Abilekaj, Josif  Prifti e Faruk Myrtaj etj, në këtë qytet të minatorëve!  Tashmë qyteti i minatorëve rrudhet përditë. Njërëzit largohen nga ky thesar dhe kërkojë rrugët e mbijetesës nëpër botë…

Selenica, pasuri nëntoksore dhe varfëri mbitoksore… Read More »

Nuk do ta besoni : Sulltanesha që “sfidoi” Kosemin ishte me orgjine…

Eshtë një nga personazhet më të rëndësishëm të telenovelës Kosem dhe që ka lënë gjurmë të forta edhe në histori, por a e dini Sulltaneshë Safija ishte shqiptare?

Ajo lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13 vjeçare ajo u mor nga Sulltaneshë Mihrimaja, e bija e Sulltan Sulejmanit, si skllave për Sulltan Murat III.

Në moshën 16 vjeçare ajo solli në jetë djalin e Sulltan Muratit III, Sulltan Mehmetin III, e më vonë Sulltaneshë Aishen dhe Fatmën.

Sulltaneshë Safija, emri i të cilës më parë ishte Sofie, pati një marrëdhënie monogame për shumë vite me Sulltan Muratin III.

Ajo madje u akuzua nga Sulltaneshë Nurbanu, e ëma e Sulltan Muratit III se i kishte bërë magji që ai të mos kryente marrëdhënie me konkubinat e tjera të haremit.

Pas kësaj, të gjitha shërbëtoret e Sulltaneshë Safijes u burgosën dhe u torturuan.

Sulltan Murati III pati marrëdhënie edhe me konkubina të tjera.

Sultaneshë Safija e përmbajti xhelozinë, ajo madje u kthye në këshilltaren e tij për çështjet më të rëndësishme të perandorisë.

Ajo ishte një nga sulltaneshat më të rëndësishme dhe më të pushtetshme të Perandorisë Osmane.

Nuk do ta besoni : Sulltanesha që “sfidoi” Kosemin ishte me orgjine… Read More »

Vajza 5-vjeçare e çon dhe merr babanë e saj të verbër nga puna çdo ditë. Pasi gjendja e tyre u be virale në mediat sociale, kjo solli një surprizë per ta

Në vitin 2016,nje video qe tregon një vajze 5-vjeçare Filipinase që dërgon dhe merr babanë e saj nga puna çdo ditë ,u be virale dhe preku zemrat e miliona netizeneve.

Më 27 qershor 2016, sipas mediave kanadeze CTV, një vajzë 5-vjeçare me emrin Jenny nga Filipinet dërgonte dhe merrte babanë e saj Nelson Dodong Pepe për të punuar në një fermë kokosi.

Falë videos virale, gjendja e Jenny u vërejt nga një organizatë bamirëse e cila më vonë vendosi të ndihmonte Jennyn dhe babanë e saj.

Në rrugën e tyre për të punuar, Jenny do të përdorte një shkop druri për të drejtuar të atin për të punuar dhe për të shmangur përplasjen me njerëz të tjerë.

Me një copë dru në secilën dorë, ata shëtisin të zbathur në fermë.

Para se babai i Jenny të fillojë punën, ajo do t’i japë atij një shishe me ujë.

Gjatë pushimit ajo e con babanë e saj në restorant për te ngrene dhe per te pire dicka.

Sipas Fondacionit ABS-CBN, babai i Jenny duhet të rrise rreth 60 pemë kokosi ne një ditë dhe ai fiton vetëm 300 pesos (rreth USD6.40) në ditë.

Pasi u transmetua gjerësisht video, ABS-CBN erdhi dhe vizitoi Jennyn dhe babain e saj.

Ata thanë se ishin të gatshëm t’i ndihmonin ato duke e derguar babane e saj ne Manila ku u diagnostikua me shkëputje retinike dhe retinitis.

ABS-CBN raportoi në faqen e saj se Pepe do t’i nënshtrohej një trajnimi dhe familja e tij do te zhvendosej në një ‘mjedis të sigurt’

Tani, Jenny dhe familja e saj nuk duhet të shqetësohen për gjendjen e tyre të dobët të jetesës në sajë të bujarisë së publikut dhe të Fondacionit ABS-CBN.

Vajza 5-vjeçare e çon dhe merr babanë e saj të verbër nga puna çdo ditë. Pasi gjendja e tyre u be virale në mediat sociale, kjo solli një surprizë per ta Read More »

Motër e vëlla sherr te Arditi për humbjen e lopës, historia që e bëri Gjebrenë t’i frikësohet Sandër Frangajt

Motër e vëlla ishin sot në seancë ndërmjetësimi të rubrikës “Shihemi në Gjyq”.

Konflikti i tyre nisi nga humbja e një lope.

Sakaq rke akuzon Xhevahirin se i ka falur hajdutit lopën dhe dëmshpërblimin që u takon, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e tij nga prona e përbashkët.

“Unë kam ardhur sot këtu sepse më ka humbur një lopë në vitin 2015. Jemi një familje e përbërë nga dy vëllezër dhe një motër që jemi në këtë biznes, jemi tre bashkëpunëtorë dhe babai katër. Jemi të ndarë secili me familjen e tij, por jemi bashkëpronarë. Më datë 20 Gusht ne kemi qenë në një dasëm dhe kemi lënë një çoban në fermën me 100 krerë lopë që kemi. Kur kthehemi nga dasma e merr në telefon vëllain që kam sjellë këtu dhe i thotë që nuk ka dy lopë. S’ka gjë i thotë ky se do i shikoj vetë. Shkojnë dy vëllezërit e mi dhe burri në fermë se e kemi dy orë larg dhe e shikojnë që nuk ishte lopa me gjithë myshqerën e saj. Për 15 ditë me rradhë nuk kemi lënë vend pa i kërkuar”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=H97kN4CpxgA]

I vëllai e ndërpret duke i thënë t’i bjerë shkurt e të tregojë përse e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi.

Xhevahiri – Bjeri moj shkurt. Pse më ke sjellë mua këtu?

Yrke – E gjeje vetë ti!

Xhevahiri  Sill moj vëllain këtu, kunatën ..

Yrke – Të kam sjellë unë këtu!

Xhevahiri  Sill kunatën!

Yrke – Pusho!

Xhevahiri – Sill shefin e policisë, ça më lodh mua! Kam tre vjet  i njëjti avaz me ty!

Yrke – Pusho po të them! Të mos na kishe turpëruar ne!

Xhevahiri tregon se pas 15 ditësh kërkimi për lopën, iu drejtuan policisë për ta denoncuar humbjen e saj, por iu tha se ishin me vonesë. Ndaj pas 3 muajsh kërkimi, mendoi një mënyrë tjetër zgjidhjeje, duke ofruar 700 mijë lekë të vjetra për personin që do t’i jepte informacion se ku ndodhej lopa.

Yrkja e falenderon për këtë veprim dhe shprehet se pas 18 muajsh iu thanë që lopa ndodhej në fshatin Vërdovë tek Abedin Muçollari. Por duke qenë se nuk kishin si ta vërtetonin që ishte lopa e tyre, Xhevahiri sëbashku me sekserin iu drejtuan stallës së Abedinit për të parë nëse ishte ajo.

“Kemi shkuar në orën 12 të natës, por ishte lagje shumë e ngushtë. I thashë (sekserit) po na kapën këtu ose do hyjmë në burg ose do na vrasë e do quhemi ne hajdutët!”, thotë Xhevahiri. Ai shton se e thërriti lopën “hej hej”, që është mënyra e tij e  veçantë e ndjelljes së lopëve, ndryshe nga fermerët e tjerë.  Lopa iu përgjigj, por për t’u siguruar më tepër hipi në çati dhe e pa nëpërmjet telefonit që ishte ajo që po kërkonin prej kohësh.

Yrkja shpjegon: “Lopa jonë i ka brirët të hapura dhe më përpara na e kishte zënë ‘damllaja’ dhe i kishim prerë dhe veshët, ndaj e njihnim lopën tonë”.

I vëllai vazhdon të tregojë se direkt pas verifikimit shkoi në polici, por aty u tallën me të, duke thënë se mund të jetë i dehur. Yrkja e ndërpret dhe thotë se e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi sepse e fali hajdutin.

Xhevahiri – Sillje Afrimin këtu.

Yrke – Jo, jo, ty! Ti e fale, ti na e solle hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri – Ma ke nxirë jetën!

Yrke – Mos fol!

Ajo thotë se pas denoncimit të Xhevahirit, policia shkoi në vendngjarje dhe verifikoi që ishte lopa e tyre, por e zonja e shtëpisë tha se nuk kanë lopë, ndërkohë që aty ishte stalla. Policia sugjeroi që të zgjidhej çështja kur të kthehej Abedini, pasi ndodhej në Greqi.

Yrke – Për 24 orë ai kthehet dhe vjen në shtëpinë tonë me djalin e një mikut të tij. Unë iu thashë mos e qasni hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri  Një njeri kur të vjen në shtëpi, pritet. Kështu është zakoni dhe tradita e shqiptarëve!

Yrke – Ore, je mirë?! Me kë je ti, me babain?

Xhevahiri – Nuk do ofendoja babain tim!

Yrke – Babit iu thartuan trute, po ne që na kërcet kurrizi? Kam ngordhur fëmijët unë në mal!

Xhevahiri – Thërriti mendjes se i kam ndjekur të gjitha procedurat deri para 3 muajsh.

Yrke – Ti e fale atë!

Xhevahiri – Sot t’i kam dorëzuar ty të gjitha dokumentet, zbuloje ti! Mua mos më nxirr më ktu, të lutem!

Yrke – Ty të kam sjellë për ta zbuluar se nuk e zbulove! Ia fale tjetrit, s’të vjen zor! Vjen zotëria dhe këta e fusin në shtëpi!

Eni Çobani  Pra, ky është problemi i vërtetë?

Yrke – Po, që ai të mos hynte në shtëpi.

Eni Çobani – Njerëzit bëjnë edhe gabime në jetë…

Yrke – Gabim është kur e bën padashje, por vjedhjen nuk e fal se ai e bëri me paramendim! Nuk e bëri që ta falnim ne!

Ardit Gjebrea – Ka patur raste që ka vrarë njeriu njeriun dhe kanë shkuar në shtëpi, kanë falur gjakun, i ka dhënë mbesën. Kështu që … Pse të mos vinte ai në shtëpi?

Xhevahiri – Këtë kam thënë, por nuk më bindej as kjo, as kunata e as vëllai.

Yrke – Ore nuk bindemi, nuk ta falim! Janë vrarë njerëzit …

Xhevahiri – Dëgjo moj këtu! Mos folAi erdhi në shtëpi dhe e pranova se e kemi zakon!

Yrke – E pranoj, por ti pse s’ia more lopën kur e pranoi?

Xhevahiri – Janë procedurat e shtetit, moj! Kemi vazhduar me ligjin!

Yrke – Akoma procedurat pret ti?

Xhevahiri – Unë rrezikova jetën, mund të më kishin vrarë!

Yrke – Pusho! Nuk të dëgjoj më! Të kam dëgjuar 1 vit!

Për sa i përket pyetjes së moderatorit Ardit Gjebrea, Yrkja u shpreh se njerëzit vriten në gjaknxehtësi, por ky e bëri me qëllim.

Yrke – I thamë dhe vëllai i vogël dhe unë të mos e pranonte në shtëpi. Mirë babai, por bëhu ti në krahun tonë. Jo tha, nuk ia prish unë babait. S’ia prish babait? Le ta gjejë lopën! Lopa ka tre vjet që është te Abedin Muçollari!

Ajo tregoi se fitojnë rreth 1 milion e gjysmë lekë nga një lopë në vit, duke përfshirë shitjen e viçit dhe qumështit. Yrkja u shpreh se me një lopë mbahet një familje në fshat, ndërkohë që ata kanë humbur 10 krerë nga viti 2015.

Xhevahiri – Nuk kemi ardhur për llogari këtu! Ne na intereson të marrim mallin se ndryshe do hyj unë prapë në burg! Llogaritë bëji në shtëpi ti me ata atje! Ti dhe kunata keni 3 muaj që i keni dokumentet, i kam çuar te noteri, e ka nisur procedurën. Unë nuk jam më i zoti!

Yrke – Kam shkuar, por ti ia ke falur se ai nuk më pranon mua!

Juristja Eni Çobani  thotë se pas deklaratës së Xhevahirit që ka shkuar në orën 12 të natës në pronë private, mundet që policia të thotë që ka bërë një vepër penale.

Xhevahiri thotë se Abedini pranoi vjedhjen kur i shkoi në shtëpi , ndaj i kërkuan të kthente lopët, 3 milionë lekë dëmshpërblim, si dhe çështjen me policinë ta mbyllte ai vetë. Ai shton se e motra, i vëllai dhe kunata  nuk ranë dakord me këtë marrëveshje dhe pranon që ka gabuar në çmimin e dëmshpërblimit, pasi sipas llogaritjeve duhej të përfitonin nga kjo lopë 17 milionë lekë.

Por Abedini nuk u bë më i gjallë, ndaj dhe Xhevahiri shkoi në polici për të hapur çështje penale ndaj tij. Edhe pse ka kaluar më tepër se 1 vit ata ende nuk kanë marrë as lopën e as dëmshpërblimin.

Yrke thotë e agravuar: “Nga data 16 Nëntor e deri më sot ma ka hedhur mua zotëria atë barrë. Unë nuk e bëj dot se nuk marr asnjë përgjigje se ai ua ka falur atyre. Unë shkoj në polici më thonë është dosja në prokurori, shkoj në prokurori, më thonë që është në polici. Akti i faljes është kjo sorrollatja!”

Ndërsa Xhevahiri thotë se pas interesimit të shpeshtë të tij pranë policisë, shefi i Krimeve të Rënda i dha të drejtën Abedinit të largohej nga Shqipëria, duke e shfaqur korrupsionin hapur, sipas tij.

Ai shprehet: “Më 16 Nëntor rashë në arrest shtëpie dhe me noter ia kam kaluar të gjithë të drejtat Yrkës se nuk e ndiqja dot më atë çështje!

Shkoja te Lefter Sehitllari më thoshte do marrësh lopën, pse të hyjë ky në burg, ça leverdie ke ti? Shkoja te shefi i Krimeve, Ermal Metushi, më thoshte ça do fitosh ti? Në fund shkova te Genti Riftollari për të kërkuar llogari për çështjen e lopës, ai më kërcënonte për çështje të tjera. Thoshte po të shtiva në dorë, do të ta nxij jetën. Ore zotëri, kam ardhur unë, pa më thirrur ti në polici, nxima jetën nëse kam bërë gjë, por kur kam problem unë që vij në zyrën tënde, nuk ke punë ti të më kërcënosh. Ti më thërrit dhe vij unë të më kërcënosh! Vazhduan këto, karvan shumë i gjatë dhe në fund rashë brenda unë. Më thanë: ‘Re në dorën tonë!’

Juristja Çobani thotë se Yrkja tani pretendon se pranimi i Abedin Muçollarit në shtëpi është konsideruar si falje nga policia, ndaj dhe nuk e kanë marrë dëmshpërblimin dhe lopën.

“Nuk futet hajduti në shtëpi! Ti nuk ke për të dalë (as për kafe) sa të jem gjallë unë“, thotë Yrke.  Xhevahiri pretendon se pas shumë insistimesh për të shkuar çështja në prokurori, prokurori i çështjes është shprehur: “Nuk jam lopçar që të gjej lopën tuaj”!

Zonja Eni shprehet se nuk e kupton përse nuk janë marrë masa nga organet kompetente të qytetit të Pogradecit, pasi Abedini ka thënë që e ka vjedhur, duke pranuar kështu veprën penale që ka kryer.

“Policia që nga momenti që ka hapur një dosje për këtë vjedhje, duhet t’i japë një përgjigje këtyre qytetarëve që çfarë bëhet me mallin e tyre. Më pas, me kthimin e këtij malli, me dënimin e fajtorit, zotërinjtë mund t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për të kthyer dëmshpërblimin nga mbajtja e këtij malli pranë familjes së zotit Abedin. Pra, për të mos pritur më, me anë të këtij ndërmjetësimi, që Abedini ka pranuar vetë që do paguajë dëmin dhe do kthejë mallin ,gjë të cilën nuk e kreu, atëherë duhet të ndërhyjë ligji!”

Pra, nëse vërtetohet fajësia e Abedin Muçollarit, ai do të dënohet, do të kthejë lopën, si dhe do të paguajë dëmin material dhe moral që i ka shkaktuar kësaj familjeje.

Yrke i kërkon Xhevahirit të mos e përmendë më këtë lopë dhe të mos kërkojë asnjë të drejtë në fermën e tyre, përderisa e fali hajdutin.

“Fare, nuk dua ta di fare! Do mbaj vëllain tjetër dhe kunatën dhe nuk dua t’ia di më fare për këtë se na ka shkatërruar familjen!”

Gjithashtu ajo kërkoi ndihmën e juristes Çobani për ta përjashtuar të vëllanë nga prona e përbashkët, por kjo e fundit nuk e aprovoi si veprim.

Kjo seancë ndërmjetësimi përfundoi me një përqafim, premtimin e Xhevahirit që nuk do të përfshihet më në këtë çështje, pasi ka problemet e tij personale, si dhe me vijimin e ndjekjes së çështjes nga Yrkja.

Motër e vëlla sherr te Arditi për humbjen e lopës, historia që e bëri Gjebrenë t’i frikësohet Sandër Frangajt Read More »