Histori

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk”

Një histori dramatike por si shumë ndoshta të pa treguara ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një serial tradhtish, dhune, vuajtjesh e deri tek tentativa e vrasjes.

Bëhet fjalë për një çift emigrantësh shqiptarë, të divorcuar tashmë por ende me shumë probleme të pazgjidhura. Hamide Sina ka ardhur në emision për të denoncuar mashtrimin që i ka bërë ish-bashkëshorti me ndarjen e pasurisë, i cili i ka shitur shtëpinë në Durrës duke falsifikuar dokumente.

20180213-122423

Hamidja nga Tirana u martua në mars të vitit 1985 në Durrës me zotin Skënder Lekli, i cili tani e ka ndërruar emrin dhe quhet Andrea Lekli. Ajo ka dy vajza Suadën dhe Malvinën. Në vitin 1991 burri i saj iku në Itali dhe në 1992 edhe Hamidja i shkoi pas me vajzën e madhe dhe një vit më vonë arriti të merrte edhe vajzën e vogël në Itali, të cilën e kishte lënë tek nëna e saj në Sauk.

Por jeta e tyre nuk shkoi ashtu si e kishin imagjinuar. Tradhtitë e Skënderit shkaktuan dramë në familje deri tek ndarja, raporton “BalkanWeb”.

“Në fillim e kam dashuruar. Ishte i rregullt. Unë isha shumë e vogël, 15 vjeçe. Edhe kur kam bërë vajzën e madhe, më dukej si kukull në dorë. Kemi vuajtur pa lek, pa punë. Shkuam në Brindisi pastaj kunata, motra e ish-burrit na mori në Novara. Na mbajti dy muaj. Ish-burri gjeti punë dhe gjetëm një shtëpi.

Kemi vuajtur sa vetëm Zoti e di derisa avash-avash blemë një shtëpi. Unë bëja pastrim me orë ndërsa ai punonte si marangoz, punonte me transfertë në Genova. Një ditë të bukur zbulova që kishte një të dashur në Genova.

Shkonte me një ekuadoriane. Për tre muaj i mbaroi të gjitha lekët. Për shkak të fëmijëve ia fala dhe filluam nga e para. Për dy vjet u kthye normal. Gjeti punë normalisht nuk mund të bënte ndryshe pasi nuk kishte asnjë lek në xhep. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë, pastaj filloj të pinte, nuk punonte.

Një ditë erdhi një shoqe dhe më thotë që e shihte burrin tim gjithmonë në të njëjtin vend që parkonte makinën. Atë darkë shkova tek ai vend bashkë me vajzën e vogël dhe e gjeta burrin me një marokene duke bërë dashuri.

Nuk i thashë asgjë, të nesërmen e mora me të mira pasi doja të zbuloja gjithçka. Në fakt nuk kisha më ç’të merrja vesh, vendimin e kisha marrë, ia kisha falur një here dhe nuk do ta falja më, e vetmja zgjidhje ishte divorci. Por ai edhe pse kishte marrë një apartament me qira me marokenen dhe vinte në shtëpi vetëm për të bërë sherre dhe konflikte, nuk e pranonte faktin që kisha vendosur të ndahesha”, rrëfen Hamidja.

Ajo thotë mes lotëve se madje ish-burri ka tentuar dhe ta vrasë, pavarësisht se kishte bërë edhe një fëmijë të jashtëligjshëm.

“Dajak e thika, çfarë të them. Një moment ka marrë thikën në sy të vajzës dhe më ka kërcënuar. Vinte në shtëpi vetëm për të ngrënë e për t’u larë. Nuk jepte më asnjë lek dhe unë nuk doja që ai të vinte më në shtëpi. Pas disa kohësh zbulova se ai kishte një vajzë një vjeçe me shtetasen marokene, por unë me këtë vajzë nuk kam asgjë, nuk kam asgjë kundër saj. Ajo i ka bërë të gjitha këto për shkak se e ka dashur burrin tim. Ishte ai që e bëri zgjedhjen e tij, nuk e shtyu ajo”, thotë nëna e dy vajzave.

Një tjetër incident i rëndë, ka qenë kur ish-bashkëshorti, sipas Hamides tentoi ta shtypte me furgon, kur ajo vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Gjithsesi atëherë vendosa të vija në Shqipëri dhe të bëja divorcin. I shiti të gjitha çfarë kishte dhe i shpenzoi të gjitha lekët. Ndërkohë që ka pasur dhe një incident shumë të rëndë. Ai ka marrë furgonin dhe ka tentuar të më vrasë, por kam shpëtuar për mrekulli, ndërkohë që skenën e ka kryer në sy të të dyja vajzave të cilat ulërinin të dëshpëruara”, tregon Hamidja.

Si shkak i kësaj ngjarje i është dashur një vit të rikuperohej në spital. Divorci është bërë në vitin 2004. Ai shkoi të jetonte tek shtëpia që kishin në Durrës, por ajo nuk e priste se ai do të falsifikonte dokumentet dhe do të shiste shtëpinë, duke përdorur një grua tjetër në vend të saj dhe me dokumente false. E ka denoncuar këtë gjë, por edhe pse u dënua fillimisht me 18 vite, pastaj 15 e më pas 8 vite, Hamideja thotë se nuk ka kryer asnjë ditë burg, dhe kërkon pjesën e pasurisë së saj dhe vajzave.

“Ai donte t’i mbante të dyja edhe mua e vajzat dhe tjetrën. Por ne nuk jemi në kohën e qepës. Nuk mund të jetohej ashtu, pikë. Unë ia kam çuar dhe në burg vajzat sepse doja të ruante komunikimin. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje, pavarësisht se thotë se kam paguar për ato që kam bërë. Por kurrë nuk i shihte vajzat në sy”, thotë Hamidja.

Ajo kërkon që të vihet drejtësi dhe të marrë shtëpinë, ndërsa ish-bashkëshorti ndodhet në arrati. “Sapo shiti banesën ai u zhduk. Ai nuk hyn dot në Itali, nuk vë dot këmbën. Ndaj mund të jetë në Shqipëri”, thotë ajo.

Histori rrëqethëse : “Më tradhtoi me marokenen, tentoi të më vriste dhe më grabiti. Pastaj u zhduk” Read More »

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën

Vdekja e babait ose e nënës është pa dyshim një nga ngjarjet më të dhimbshme për çdo fëmijë. Për më tepër, nëse i shtojmë vështirësitë që një fëmijë ka në kuptimin e konceptit të vdekjes, është një proces për të cilin ai sigurisht nuk është i përgatitur.

Një mëngjes fatkeq, nëna e Jerry-t u pranua në spital dhe kurrë nuk u kthye më prej andej. Babai i fëmijës u përpoq t’i shpjegonte atij se nëna e tij kishte shkuar në qiell, por 5-vjeçari nuk mund ta kuptonte pse e ëma nuk u kthye për ta parë më atë. I shqetësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur asaj, ai vendosi të thërrasë policinë për ndihmë.

Tommy Lee, një oficer veteran, ishte ai që iu përgjigj thirrjes së urgjencës atë ditë. Në fillim ai mendonte se ishte një shaka e keqe, por kur e kuptoi se po fliste me një fëmijë ai vendosi ta dëgjonte me durim.

Jerry i shpjegoi policit se çfarë i kishte thënë babai, se nëna e tij kishte shkuar në qiell dhe i tha se ishte shumë i shqetësuar sepse ajo nuk ishte kthyer ende. Me çdo fjalë që dilte nga goja e pafajshme e fëmijës, policët ndiheshin gjithnjë e më shumë të mbërthyer nga trishtimi.

Polici, duke qenë vetë prind, e kuptoi trishtimin dhe konfuzionin që ndjente Jerri, kështu që ai vendosi t’i jepte disa këshilla që do t’i bashkonin në një mënyrë që askush nuk mund ta imagjinonte kurrë.

Lee i tha djaloshit të shkruante disa letra dhe t’ja dërgonte nënës së tij me balona të kuqe, kështu që ajo mund t’i lexonte ato në qiell.

Pas bisedës telefonike, Jerry i shkroi një letër çdo muaj nënës së tij, të cilën e dërgonte në një tullumbace të kuqe me shpresën për të marrë një përgjigje.

Pas një kohe, Jerry e telefonoi sërish policin, sepse nuk kishte marrë ende një përgjigje nga nëna e tij dhe ishte i dëshpëruar.

Agjenti i tha atij se duhej të qëndronte i qetë, se ai ishte i sigurt se nëna e tij i lexonte letrat dhe se ai duhet të vazhdonte t’i dërgonte. Lee kishte një plan të gatshëm që të mos e zhgënjente fëmijën.

Pak ditë më vonë, një grup policësh me motorë shkoi në shtëpinë e Jerry-t, secili prej tyre solli tullumbace të kuqe.

Lee i tha Jerrit se nëna e tij i kishte lexuar të gjitha letrat dhe donte të vazhdonte t’i merrte ato.

Për të siguruar që fëmija besonte se komunikonte me të vërtetë me nënën e tij, policia vendosi të merrte disa informacione lidhur me të. Për ta njohur më mirë, ai kërkoi ndihmë nga babai i tij dhe nga disa mësues të tij.

Me gjithë informacionin që kishte arritur të merrte në llogari të tij, policia i dërgoi fëmijës një letër nga e ëma, ku shkruante se e donte shumë dhe ishte shumë e kënaqur me rezultatet e shkollës.


Tregime si ky meritojnë të shpërndahen, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të arrijnë të njohin gjestet e dashurisë.

“Ky polic meriton të gjithë dashurinë e botës!”.

Vogëlushi kërkon nënën e vdekur dhe i telefon policisë. Gjesti i policit ka përlotur botën Read More »

71 të vdekur nga rrëzimi i avionit, çifti i mbijeton tragjedisë falë një… ‘mrekullie’

Në aksidentin ajror në Rusi humbën jetën 71 persona, por një çifti i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes.

Ata kanë ndryshuar biletën në momentin e fundit duke e shtyrë udhëtimin për një javën tjetër, sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të fluturonte me avionin që u rrëzua së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton “East 2 West”.

Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar.

“Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë”, tha Maxim. Ndryshimi i biletave, sigurisht që u kushtoi rreth 170 dollarë, por më mirë kaq sesa jetën. “Të paktën jemi ende gjallë”, tha Maxim Kolomeytsev.

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord.

71 të vdekur nga rrëzimi i avionit, çifti i mbijeton tragjedisë falë një… ‘mrekullie’ Read More »

Historia e shqiptares që e bënë prostitutë në Angli: Ti do të qëndrosh këtu dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë…

Në median britanike “Independent” është bërë publike historia e një vajze shqiptare e cila pa e kuptuar përfundoi  prostitutë.

Kam takuar vetëm një vajzë shqiptare, e cila ishte trafikuar në Evropë pa dijeni. Kjo është historia e saj:

Bandat e trafikimit targetojnë fëmijët dhe të rriturit nga të gjitha llojet e demografisë, pa marrë parasysh arsimimin, mënyrën e jetesës ose moshën.

Imagjinoni të përfundoni universitetin dhe pastaj të gjeni veten të tradhtuar nga dashuria juaj, të bllokuar në një bordello gati 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyruar për të kryer prostitucio. Kjo është ajo që ndodhi me Natashën, dhe ajo dëshiron t’ju njohë me historinë e saj, për të treguar se çdokush mund të manipulohet nga trafikantët që synojnë t’i bëjnë dëm.

Dy vjet më parë, 21 vjeçe, ajo ishte në fund të karrierës së saj universitare në Shqipëri.  Natasha prej muajsh ishte në një histori dashurie me Peterin, i cili i ofroi një udhëtim në Belgjikë për ta prezantuar me familjen e tij. Ishte udhëtimi i parë për të jashtë vendit, ndaj kishte kaq shumë entuziazëm.

Me të mbërritur në Belgjikë, Peteri e dërgoi Natashën në shtëpinë e një shoku. ”Nuk do të më shohësh më. Do të qëndrosh këtu dhe do të shikosh çfarë do të ndodhë. Unë s’do kthehem më”,-mësohet t’i ketë thënë ai.

Në po të njëjtën ditë, në mbrëmje Natasha u detyrua të kalonte natën me dikë që nuk e njihte.  Ai u bë klient i saj i parë.

E shokuar, ajo vazhdoi të jetonte në një gjendje depresive, ku refuzonte të kujdesej për veten, në mënyrë që burrat të mos e zgjidhnin.

Muaj më vonë Natasha zbuloi se ishte shtatzënë dhe në muajin e shtatë arriti të arratisej nga bordelloja. Ajo doli në rrugë, kërkoi ndihmë dhe arriti të bindë shoferin e një kamioni ta merrte me vete. Orë më vonë, kur dyert e kamionit u hapen, Natasha kuptoi se ishte në Britaninë e Madhe.

Duke e rikujtuar këtë moment, Natasha përlotet.

“Po shkoj larg … po shkoj larg … po mendova për familjen time … dhe foshnjën në barkun tim”.

Foshnja e saj lindi dy muaj pas ikjes së saj.

Tani u bënë gati 18 muaj që Natasha u arratis nga tutorët e saj dhe pasi mori mbështetje nga Hestia, një organizatë që punon me viktimat e skllavërisë moderne,  ajo ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt. Shqipëria duket e dyshimtë, pasi ajo ka frikë nga gjykimi i tyre.

Natasha ende nuk mund të punojë pasi ajo është ende në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, e ardhmja e saj është ende e paqartë.

Megjithatë, përkundër privatësisë së saj, Natasha zgjodhi të fliste dhe të regojë se kushdo, pavarësisht prejardhjes mund të bjerë viktimë e skllavërisë moderne.

Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Numrat janë të frikshëm.

Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017.

Historia e shqiptares që e bënë prostitutë në Angli: Ti do të qëndrosh këtu dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë… Read More »

“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta kujton të atin e dhunshëm: Kur e këndova për herë të parë…

Vitin e shkuar fitoi zemrat e publikut të Sanremos me këngën “Vietato morire” një dedikim për mamanë dhe të shkuarën e familjes së tij. Ermal Meta vjet u rendit i treti por ai për të gjithë ishte fitorja morale e atij festivali.

Këtë vit u hodh në sulm dhe së bashkë me Fabrizio Moro triumfuan duke rrëmbyer çmimin e parë të festivalit më të rëndësishëm të këngës italiane.

Kënga “Non mi avete fatto niente” ka në thelb terrorizmin, por për herë të parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar, ka menduar për fëmijërinë e tij shumë të vështirë.

Ka qenë vetë Ermali, që e ka thënë këtë (sipas medias italiane), që e ka deklaruar. Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalit, por për të e shkuara është vullnet për të ecur përpara.

“Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno.

Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.

Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9vSDfRMrJU4]

https://youtu.be/9vSDfRMrJU4

“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta kujton të atin e dhunshëm: Kur e këndova për herë të parë… Read More »

Shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës, surpriza e gjyshes që i përloti të gjithë

Kishte shitur shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës por gjyshe Tahirea ka marrë sot surprizën e jetës së saj.

Erjona, mbesa e saj ka rrëfyer në studion e “E diela shqiptare”, sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që Tahirea i kishte falur gjatë gjithë jetës

Bashkë me vajzat, ajo ka rrëfyer se edhe pse nuk ishte gjyshja e saj biologjike, ajo i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe se ka ndihmuar ne momentet më të vështira.

E emocionuar Erjona është shprehur se:

Unë jam rritur në shpinë e saj, aty linda aty u rrita, aty kam dalë nuse. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Dhe gjyshja e çoi amanetin e tij deri në fund, bëri testamentin.
Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi.

Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shpinë do ta konfiskonte banka sepse nuk po shlyhej kredia.

Por papritur gjyshja tha se do e shesim shtëpinë. Shtëpinë e saj. Ajo bëri një sakrificë të madhe dhe e shiti shtëpinë. Erdhi të jetonte me ne. Ishte goxha entuziaste, kënaqej me gocat. Por u shqetësua sepse i mungonin miqtë dhe shtëpia që kishte pasur ishte e vjetër dhe mbarte të gjithë kujtimet me bashkëshortin. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye.”

Sapo Erjona mbaroi rrëfimin, gjyshe Tahireja, një zonjë shumë simpatike, e fisme dhe e kuruar në pamjen e saj mbërrin në studio dhe mes humorit e batutave.

Ajo u shpreh se e do shumë mbesën dhe se i është mirënjohëse, sepse nuk e trajton si gjyshe por si nënë.

Ndërkohë stërmbesa e saj Fjori i drejtohet gjyshe Tahiresë, duke i thëne se:

Nëna edhe ne nuk ta kemi shprehur aq sa duhet, sa të duam. Unë asnjëherë nuk të kam konsideruar si stërgjyshe apo si gjyshe, por si nënë e dytë. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa të dua.

Shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës, surpriza e gjyshes që i përloti të gjithë Read More »

Historia e emrit te Bratit dhe perse ai emer duhet te jete…

Të parët, duke lënë qendrën e banimit, Ledhen, filluan të ndërtojnë një qendër tjetër, pranë shkëmbit të Kuq në rrëzën e Malit, nga i cili ka mundësi të kenë marrë edhe emrin e ri “Shkembi i Kuq”. Nga gojedhenat dhe ne dokumente,deri ne shekullin X, gjendet emri “Shkembi i Kuq” dhe “Guri i Kuq” por qe te dy emrat kane te njejten permbajtje ,pasi vetem per kuptimin e madhesise se shkembit, disa i thoshin shkemb e disa i thoshin gure. Prandaj nuk kemi përse të mendojmë për dy qendra banimi, por vetëm për një qendër, që është vazhdimësia e fshatit të sotëm. Gjatë sundimit bullgar nuk është zbuluar ndonjë dokument që të vërtetojë emrin që ka mbajtur ky fshat në atë kohë. Por në vitet e fundit të këtij sundimi rezulton emri “Guri i Zi ” dhe jo “Guri i Kuq”. Kjo mund te shpjegohet se ne kete vend nga banoret eshte vrare nje princ bullgar dhe keta per ta pasur kujtim te zezen e shkaktuar nga ky fshat, i vune emrin “Guri i Zi “.
Nga kjo kohe ka edhe sot emra te tille qe kane ngelur ne malin e ketij fshati, si Maja e Zeze, Sterra e Zeze, Shpella e Zeze etj.
Aty nga viti 1018 merr fund sundimi bullgar ne vendin tone dhe e zevendeson perseri sundimi bizantin. Keta te fundit pra Bizantet kete qender banimi e quajten “Vrohota”, “Brogota”, “Bogota”.
Ky emertim ne nje trajte ose ne nje tjeter, ne baza te njejta eshte perdorur deri ne vitin 1581.
Emri dokumentohet si prone e nje te pasuri ose si fshat. Per percaktim te sakte kane shfaqur mendime disa autore te huaj qe studjojne historine, por Kole Luka ne studimin e tij (Studime historike viti 1972 faqe 63 / 81 ), ka konsideruar me afer se vertetes,mendimet e G.Stadit Muller, Forschungen….161 si dhe listen e vitit 1561 qe permban emrat e 37 fshatrave te Himares dhe te Laberise botuar nga të dhëna dhe të tjera fakte e kanë bindur Kolë Lukën që të arrijë në përfundimin që qendra e banimit Vrohota që është e dokumentuar për herë të fundit në vitin 1581 është fshati Brataj i sotëm.
Prandaj kemi të drejtë që të gjitha ndryshimet e luftërat që ka bërë qendra e banimit Vrohoto ti quajmë ngjarje të kaluara nga të parët e fshatit Brataj.
Sundimtarët e rinj turq, duke parë kundërshtimet e këtyre krahinave në vitin 1492, i sulmuan nga bregdeti e deri në viset e brendshme të Labërisë. Pas përpjekjeve dhe luftërave të mëdha të bëra, popullata e kësaj krahine në pamundësi, u detyrua të tërhiqej në pikat malore më të larta. Grupi i popullatës që u përqëndrua në lartësinë e malit Vrohoto që është mali i Bratit të sotëm, pas një qëndrese heroike në rrethim, ku armikut i shkaktoi dëme të ndjeshme; pati edhe vetë të vrarë e të plagosur me shumicë. Pjesës së burrave që u kapën nga turqit u prenë këmbët dhe duart dhe pastaj i hodhën tatëpjetë në një humnerë që ka të ngjarë të jetë Mihoçi dhe Grabia. Ndërsa gratë dhe fëmijët që gjetën në atë mal i nisën skllevër . Nga kjo disfatë e madhe që pësuan popullata e këtij fshati u pakësuan në një lagje.
Në vitin 1537 kur u luftua kundër ekspeditës së sulltan Sulejmanit, megjithëse armiqtë këtë fshatë e quajtën Çerixha(vend grumbullimi çetash dhe ushtarësh të parregullt, të cilët kryejnë edhe shërbime roje), vendasit nuk e ndryshuan emrin e tyre, ata vazhduan ta quajnë Vrohoto. Edhe në përpjekjet e mëvonshme në vitin 1578 për shtypjen e kësaj krahine, turqit i ndërruan prapë emrin këtij fshati nga Çerixha në Derven që do të thotë fshat në vise malore, në lugina e gryka që kalohet me kafshë. Por as këtë radhë vendasit nuk e ndërruan emrin e vjetër Vrohoto. Më vonë në vitin 1759 kur popullsia e Himarës i shkroi disa letra Carinës Elizabeta Petrovna mbi gjendjen e ketyre fshatrave (Boletin per Shkencat Shoqerore viti 1955 /2 faqe 156- 162 ), aty shihej per here te pare emri i ketij fshati Bratades. Dhe prej kesaj kohe ne dokumentet e mevonshme nuk shihet me emri Vrohoto. Duket se emri i fshatit qysh në këtë kohë ka qenë Brata, ndërsa prapashtesa des i është bërë nga greqishtja.
Kjo eshte ne njefare menyre historia e emrit te fshatit Brataj, qe dihet ku ne te shumten e rasteve historite kane me teper hipoteza te ngritura mbi ndodhite e asaj kohe por jo te dokumentuara sipas nje kronologjie me data dhe vite preçize por duke u folur me shekuj qe ne kete menyre lene hapesire te papercaktuar.
Nga sa u tha me lart ngre pyetjen dhe ne nje fare menyre nje teze qe e bazoj mbi dy fakte kryesore.
Perse emri Brataj thuhet se ka ardhur nga sllavishtja sepse vendi jone ka qene i pushtuar nga sllavet dhe ne sllavisht do te thote vella ? Boge ne sllavisht do te thote dhe zot ( dhe kurora apo rrethi gjendet ne mal ) .
Eshte e vertete qe po ta perkthesh nga sllavishtja emri Brat do te thote vella , por ç’lidhje ka kjo me prejardhjen e emrit kur une e bazoj ne keto fakte.

1) Ne vitet 400- 500 bie perandoria romake dhe ne na pushtojne sllavet.
Sllavet aty me lart thuhet se u larguan nga ne ne vitet 1018 pra i shtojme dhe ca vite duke e rrumbullakosur ne 1100.
Pra Sllavet largohen ne 1100 por ne 1581 Brati nuk njihet si Brat(aj ) por Vrohoto apo Brohoto qe me teper ne Greqisht ka kuptimin e nje vendi te vranet me lageshtire. Pra si eshte e mundur qe gati edhe 500 vjet mbas renies se pushtimit Sllav fshati Brataj te quhej Vrohoto dhe jo Brataj ( ne sllavisht ) ?? !
2 ) Fakti tjeter eshte se ne sot i kemi te gjithe pemet e fisit dhe pak a shume nga ditet e sotme e deri tek Gjoni i pari i Bratit po te numerosh brezat deri tek 3 bijte e tij Pali , Toli dhe Kongoli pra (3 VELLEZERIT ) arrin ne 400 vjet , pra i takon qe te bijte e Gjonit pra 3 Vellezerit te paret e Bratit mbasi u dogj Ledhja populluan fshatin e Bratit rreth viteve 1600, pra dhe 100 vjet te tjere mbasi Brati quhej Vrohoto.
Atehere pse sllavet do e quanin Brat – Vella kur ata kishin 500 vjet qe kishin ikur dhe vellezerit nuk njiheshin akoma me histori ?
Nga keto dy fakte mendoj se ky emer ,pra Brataj,nuk vjen nga sllavet por ai ka egzistuar aty dhe ka pasur ndryshime (metamorfoze ) ne kohe.
Ka shume emra te tjere qe ne zonen tone jane sllavizuar por une ketu fola vetem per emrin Brataj qe ne njefare menyre dime diçka rreth historise se emrit dhe hodhem dhe dyshimin tone duke u bazuar mbi keto fakte.
Pra teorine apo bindjen se emri i fshatit Brataj vjen nga sllavishtja nuk do e thoja me aq bindje perderi sa keto dy fakte jane me baze ose me mire derisa keto fakte te kete dikush qe te mi hedhe poshte me fakte te tjera bindese.

Rezultate imazhesh për foto bratajRezultate imazhesh për foto brataj

Historia e emrit te Bratit dhe perse ai emer duhet te jete… Read More »

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit

Një modele e quajtur ‘Hirushja braziliane’ shpreson të ndërtojë historinë e saj të suksesit duke futur sensin e bukurisë braziliane në tregun e modës kineze që po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

Pas një fëmije që mblidhte mbeturina në kosha pranë Rio de Janeiros për të mbijetuar, Sandra Passos, jo vetëm që ndërtoi një karrierë si modele në Kinë të paktën 1 dekadë më parë por tani po hap agjencinë e saj.

E kthyer në qytetin e saj të lindjes në Sao Goncalo, ajo po i mëson vajzave të reja braziliane bazat e modelimit dhe të anglishtes.

Në shkurt ajo shpreson që disa prej tyre ti marrë në në Guangzhou në Kinën jugore, ku është i bazuar biznesi i saj.

Ideja është për të sjellë diçka të re në Kinë,  ku modelet me ngjyrë dhe të kolme janë ende një gjë e rrallë, shpjegoi 28-vjeçarja.

Ajo ka në total 24 modele të regjistruara në shkollën e saj Passos’ Rio School, ku më shumë se gjysma e tyre janë me ngjyrë dhe 4 janë të kolme.

Një mashkull gjithashtu është përfshirë në shkollën e modelimit.

Procesi im përzgjedhës nuk ka të bëjë fare me normat e tregut, që dëshiron që vajzat të duken si Barbies, të gjata, të dobëta, bjonde, me sy blu,”-tha Passos.

Passos vetë vjen afër pamjes më standarde. Ajo është e bardhë dhe ka sy të gjelbërt dhe ka përdorur pamjen e saj dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme për të nisur një karrierë në dukje të pamundur.

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit Read More »