Histori

Kosova 10 vjet shtet – Bashkohet politika shqiptare: Një e ardhme e ndritur e pret

Kosova sot feston 10 vjetorin e pavarësisë. Liderit shqiptarë të politikës kanë përcjellë urimet për këtë ditë.

Kështu presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në një mesazh urimi deklaron se Kosova në këtë dekadë të parë ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë.

“Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore. Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë. Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë. Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar”- thuhet në mesazhin e urimit të Kreut të Shtetit Shqiptar, Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama urimet i ka përcjellë nëpërmjet një përplasje gotash me homologun e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruan në facebook.

Kryetari i Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar pavarësinë, duke deklaruar se Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët!

Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë. Por mbi të gjitha, sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianizimin e të gjithë Ballkanit. Jemi plot besim se Kosova ka përpara një të ardhme të ndritur, të përparuar dhe europiane. Sot, ne e dimë se e ardhmja e të gjithë shqiptarëve është e bekuar”- theksoi kryeministri Edi Rama.

Edhe Kreu i PD, Lulzim Basha shpreh urimet e tij, duke theksuar se të gjithë ndihen krenarë për Kosovën.

“Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë”, shkruan Basha në mesazhin e tij të urimit të përcjellë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në urimin e tij theksin projektet që kanë dy vendet në 10-vjeçarin e ardhshëm.

“Heqja e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët i gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm”,shkruan Bushati.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përcjellë urimet e tij për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një vedeomesazhi.

“Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”.

Urimet për Kosovën kanë ardhur edhe nga nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili thekson se pavarësia e saj është një ëndërr e të gjithëve që është bërë realitet.

“10 – vjetori i Pavarësisë së Kosovës – festë për të gjithë shqiptarët e botës. Kosova e pavarur – ëndërra jonë e bukur e bërë realitet. Pavarësia e Kosovës, monument përjetësie për luftën e UÇK-së. Thua Kosovë dhe ke thënë atdhetari, sakrificë, heroizëm e dinjitet kombëtar”.

Kosova 10 vjet shtet – Bashkohet politika shqiptare: Një e ardhme e ndritur e pret Read More »

Kosova 10 vjet e pavarur

Kosova feston 10 vjet pavarёsi: Por problemet nuk janё pakёsuar. Vendi ka nevojё pёr reforma. Impulset pёr to duhet tё vijnё nga brenda dhe nga jashtё vendit, mendon Vilma Filaj-Ballvora. “E gjitha qё ne kemi ёshtё pavarёsia” ёshtё pёrgjigjia lakonike e njё studenti nga Kosova duke iu pёrgjigjur pyetjes, se si ndihet njё i ri nё shtetin mё tё ri tё Evropёs. Me kёtё ai ka shprehur thelbin e problemit: asgjё nuk funksionon si duhet nё Kosovё. Kosovarёt kanё shkruar histori kur 10 vite mё parё pas konflikteve disa dhjetёra vjeҁare shpallёn me njё proces paqёsor pavarёsinё e vendit tё tyre tё ndihmuar edhe nga shumё organizata ndёrkombёtare. Euforia e atёhershme ishte e papёrshkrueshme dhe dёshira e madhe pёr tё ndёrtuar shtetin e tyre qё e kishin ёndёrruar prej njё kohe tё gjatё.

Por bilanci dhjetё vite mё vonё ёshtё deziluzionues: Ekonomia ka mbetur nё vend numёro, papunёsia ёshtё e lartё, mbizotёron varfёria, korrupsioni dhe nepotizmi nё ekonomi, rinia nuk ka asnjё perspektivё. Pasojat fatale janё qё nё vitet e fundit ka pasur largime masive njerёzish nga vendi nё drejtim tё Perёndimit.

Ende jo njё „vend i prosperuar”

Ku ёshtё problemi? Pse nuk ёshtё  bёrё njё „vend i prosperuar” Kosova pavarёsisht se atje ёshtё investuar aq shumё para duke pёrfshirё njё angazhim tё madh ndёrkombёtar? Pёr kёtё ka shumё arsye: Nga njёra anё faktori ndёrkombёtar: Kosova edhe pse vepron zyrtarisht si njё shtet i pavarur, vendi nuk ёshtё njohur nga shumё vende anёtare tё OKB-sё dhe ёshtё akoma nёn kontrollin ndёrkombёtar. Misioni i OKB-sё, UNMIK ёshtё akoma instanca vendimtare nё administrimin e vendit. Ushtarёt e KFOR-it nёn komandon e NATO-s duhet tё kujdesen pёr sigurinё nё vend. EULEX-i, misioni i BE-sё pёr  shtetin ligjor kujdeset pёr ndёrtimin e shtetit ligjor. Qёllimi i kёtyre misioneve ёshtё tё mbёshtesin ndёrtimin e shtetit nё Kosovё. Megjithatё jo rrallё strukturat ndёrkombёtare dhe ato vendase pengojnё njёra-tjetrёn. Pёrveҁ kёsaj raste tё korrupsioneve masive tё ndihmёsve nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё imazhin e tyre. Njё vend nuk mund tё jetё njёkohёsisht i pavarur dhe tё drejtohet si njё protektorat.

Dialog dhe pёrҁarje

Nga ana tjetёr Serbia: Beogradi akoma nuk e njeh pavarёsinё e Kosovёs. Prej shumё vitesh ndёrmjetёson BE-ja dialogun mes Prishtinёs dhe Beogradit pёr tё normalizuar marrёdhёniet. Por bisedimet dёshtojnё nё mёnyrё tё pёrsёritur nё kёrkesat maksimaliste tё tё dyja palёve. Ndёrkaq BE-ja e ka vendosur si kusht pёr hyrjen nё BE tё Serbisё dhe Kosovёs njё marrёveshje zyrtare. Megjithatё bisedimet nuk avancojnё.

Filaj-Ballvora Vilma Kommentarbild AppVilma Filaj-Ballvora

Dhe kosovarёt vetё: Zhvillimi i vendit karakterizohet nga kriza tё brendshme qё e paralizojnё atё. Shumё vendime tё rёndёsishme nuk arrijnё tё kalohen nё parlament. Kёshtu pёr shembull ligji pёr Gjykatёn Speciale ndёrkombёtare qё do tё zbardhё krimet e luftёs sё shqiptarёve ndaj serbёve, nuk pranohet nga disa parlamentarё. Por kёto procese janё tё domosdoshme pёr proceset e pajtimit nё vend. Po ashtu ka mbetur ende pezull aprovimi i ligjit pёr marёveshjen tashmё tё pёrfunduar pёr kufirin me Malin e Zi, pengesa kjo pёr liberalizimin e vizave.

Qё nga mbarimi i luftёs nё vitin 1999 politika dominohet nga ish-komandantё tё UÇK-sё: presidenti aktual Hashim Thaҁi, dhe Ramush Haradinaj, i cili nё Shtator 2017 u zgjodh pёr herё tё dytё kryeministёr. Por dueti Thaçi-Haradinaj me sjelljen e tyre herё me dashuri e herё me urrejtje pёr njёri tjetrin e ka demtuar politikёn. Rivalitetet dhe ambiciet politike tё tё dyve janё shumё tё mёdha. Pas luftёs ata u brohoritёn si heronj. Edhe sot ata gёzojnё mbёshtetje nё popull. Por njёkohёsisht zёrat kritikё ndaj tё dyve po shtohen gjithnjё e mё shumё.

Duhen ndёrmarrё reforma

Koha nuk pret: stanjacioni si njё situatё afatgjatё e dёmton Kosovёn dhe tё gjithё rajonin. Dhe nga kjo Evropa mund tё ketё akoma mё shumё probleme. Europa ёshtё „destinacioni i Kosovёs” pёrbetohen Thaçi, Haradinaj e tё tjerё. Por tё bёhesh pjesё e Evropёs do tё thotё qё fillimisht tё pёrmbushen me sukses detyrat e pёrcaktuara tё brendshme.

Qёllimi pёr tё qёnё pjesё e Evropёs do tё mbetet veҁse njё ёndёrr nё qoftё se nuk do tё ketё njё reformё politike dhe ekonomike nё Kosovё. Impulsi pёr kёtё duhet tё vijё si nga brenda ashtu edhe nga jashtё. Pёr kёtё nevojiten nga njёra anё koncepte qё ofrojnё zgjidhje dhe nga ana tjetёr njё elite drejtuese aktive. Kosovarёt vetё nuk mund t´i largohen pёrgjegjёsisё. Por edhe Serbet duhet tё bashkёpunojnё dhe tё lёnё resentimentet e vjetra. Nga Evropa pritet: ajo duhet t´i vendosё kushte kushte tё qarta Prishtinёs dhe Beogradit, por njёkohёsisht tё japё mё shumё stimuj.

Kosova 10 vjet e pavarur Read More »

Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive.

Një ndër to është Kuran Qerimi, dorëshkrim i ilustruar, shek. XIX, 393 fletë letre, 240 x 160 mm, kopist anonim.

Ky kuran është zbuluar nga “Koleksion i dorëshkrimeve arabo-perse” i cili është më pak i njohur po ruan thesare të vyera librore .

“Ky kuran bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti do të vijnë në një ekspozitë në të cilën publiku do të ketë mundësinë ti shoh e ti prek këto pasuri të cilat janë të shumta në vendin tonë,e ku Arkivi Qendror i Shtetit shërben si një ‘kasafortë’ për ruajtjen e këtyre materialeve që janë me vlerë të madhe kulturore dhe historike. Dy fletët e para të ilustruara gjerësisht janë ato të Sures El-Fatiha dhe El-Bekare. Ilustrimet në marginale të dy fletëve të para paraqesin dekore floreale dhe lineare, të punuara me ngjyrë blu, të kuqe dhe ar. Fletët e tjera të tekstit përmbajnë tre korniza të brendashkruara, të punuara me ngjyrë të kuqe, blu dhe të artë’, sqaron AQSH.

“Në ndarjet mes ajeteve kuranore janë vendosur shenja pikësimi në formë luleje të punuar po ashtu me ar. Kapakët janë punuar me karton të veshur me lëkurë, po ashtu i dekoruar me relieve të mbushura me ar”, thuhet më tej.

Sipas kësaj arkive, gjendja fizike e dorëshkrimit paraqitet shumë e mirë.(Marre nga ATSH)

Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave Read More »

Nëna e 8 jetimëve shprehet me lot në sy: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Skamja vazhdon ende të jetë e theksuar në fshatrat më të largët në Shqipëri e Kosovë.

Historia e trajtuar më poshtë është ajo e familjes Gegaj, 8 anëtarët e së cilës janë fëmijë jetim.

Babain e kanë humbur para 12 vitesh. Njëra nga vajzat e familjes thotë se kanë turp nga varfëria që i rrethon dhe se shoqëria e tyre nuk e di gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, raporton “BË”.

Ndërsa nënën e kanë ende gjallë. Ajo është Ajete Gegaj. Është 55 vjeç. Portreti i saj tregon sa shumë e kanë rënduar hallet dhe sakrificat që kalon çdo ditë për të mbajtur me bukë jetimët e saj. Si jetojnë ata? Me çfarë ushqehen, me çfarë ngrohen në mes të atij acari e humbëtire, në Malishevë. Me këmbët e zbathura, me pak rroba e të shtrirë në disa sfungjerë, të mbuluar me nga një batanije.

Ajetja tregon se nuk e zë gjumi natën kur fëmijët i ka pa ngrënë.

Ajo shprehet me lot në sy:

Sot nuk kisha bukë, fëmijët pinë vetëm çaj. Çdo ditë kështu është. Por fëmijët ashtu keq i zë gjumi. Unë nuk fle as natë e as ditë”.

Nga hallet e nga dhimbja, 55-vjeçares vuajtjet i kanë dhënë dyfishin e moshës në lëkurë.

Shtëpia e familjes Gegaj do ta bëhet e banueshme pasi aktualisht është jashtë çdo lloj kushti jetësor.

Nëna e 8 jetimëve shprehet me lot në sy: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj Read More »

Historia trishtuese, prej 20 vitesh Drita e paralizuar jeton në kullë, i shërben vetëm kunata

Sofia ia heq ushqimin nga goja fëmijëve për kunatën e sëmure. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 udhëtoi për të parë nga afër Dritën, një 54-vjeçare me një sëmundje të pashërueshme që banon në një kullë të vjetër në Klos.

Historia e saj është e dhimbshme dhe tragjike njëkohësisht. Në këtë kullë të vetmuar, Drita jeton e ngujuar se brendshmi, e shkëputur nga realiteti, realitet të cilin ajo refuzon ta pranojë.

dritaaa

Një dhomë boshe, disa dritare të mbyllura të kullës së vjetër dhe një oxhak pa zjarr në vatër është e gjithë bota e saj. Në moshë fare të re, i ndërroi jetë e ëma, me të cilën ishte shumë e lidhur, e që prej asaj dite, ajo u mbyll në vetvete deri sa u sëmur rëndë duke kaluar në depresion, sëmundje që nuk gjeti shërim. Prej 20 vitesh ajo është e paralizuar dhe nuk mund të lëvizë më.

Sytë e saj të përhumbur, vështrojnë diku larg, sikur bezdiset nga prania e kësaj bote dhe kërkon ta lësh në qetësinë e saj, frikshëm të dhimbshme.

Drita refuzon ushqimin, refuzon shërbimin, po kush kujdeset për Dritën? Ajo pranon vetëm një njeri që t’i shërbejë, që është Sofia, kunata e saj. Sofisë, së cilës e gjithë jeta është kthyer në shërbim të përhershëm ndaj kunatës asnjëherë nuk ankohet, edhe lotët i derdh nga keqardhja për kunatën e cila vuan.

Kunata përpiqet të gatuajë me atë çfarë ka, për ta ushqyer, por shpesh herë edhe ushqimi s’mjafton. I ka ndodhur edhe të heqë nga sofra racionin e fëmijës së saj për t’ia dhënë kunatës.
Sofia punon në shtëpi dhe në arë, te bagëtitë dhe kujdeset për 5 fëmijët e saj, vjehrrin, bashkëshortin dhe Dritën, jeta e saj është kthyer në një shërbim të përhershëm. Gjendja ekonomike e familjes Muça është mjaft e vështirë.

Drita kërkon një njeri që të kujdeset vetëm për të, mirëpo mundësitë e kunatës janë të tilla që duhet të merret me shumë gjëra. Drita është shumë e lidhur me Sofinë, sa që nuk pranon asnjë njeri tjetër, por edhe Sofia nuk pranon që ta largojë prej vetes. Sofia kërkon një ndihmë financiare në mënyrë qe kunata të mos merret me punë tjetër por të kujdeset vetëm për Dritën, sëmundja e së cilës nuk ka shërim.

Në studio Elvis Naçi deklaroi se Dritës i është lidhur një pension gjithashtu asaj do t’i dërgohen vazhdimisht ushqime.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ulf-9op9VSE]

Historia trishtuese, prej 20 vitesh Drita e paralizuar jeton në kullë, i shërben vetëm kunata Read More »

Gruaja vrau veten në Gjermani, shokuese kërkesa e babait: Merrini 3 fëmijët e mi

Një rrëfim i trishtë i një babai të tre fëmijëve të mitur është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në “News24”. Bledar Nanaj tregoi dramën e madhe të jetës se si bashkë me gruan dhe fëmijët morën rrugën për azil në Gjermani si shumë shqiptarë të tjerë.

Pavarësisht shpresës se atje do t’i priste një jetë më e mirë, Bledari pasi iu refuzua azili, humbi gruan, pasi kjo e fundit vari veten në Gjermani. Rafaelën, u zhyt në depresion pasi nuk duroi dot idenë e riatdhesimit dhe kthimit në kushtet e vështira ku ata jetonin më parë në Tepelenë, ndaj vendosi të marrë këtë akt ekstrem.

Mes katër rrugëve dhe me tre fëmijë, 37-vjeçari në gjendje të vështirë ekonomike dhe emocionale, i bën apel shtetit për ndihmë që t’i strehojë fëmijët e tij. Nga studio e emisionit Bledari kërkon që fëmijët të strehohen në jetimore të tre dhe mos të ndahen. Ai tha se nuk ka mundësi ekonomike që t’i mbajë, pasi ata janë të vegjël.

Sot Deni 5 vjeç, Jonela 3 vjeçe dhe Rafaela 11 muajshe kanë nevojë për ndihmën e shtetit, por edhe të shqiptarëve.

‘BalkanWeb’ sjell si më poshtë intervistën e plotë të Bledarit.

Pse vendosët të ikni nga Shqipëria?

Bledari: Si gjithë shqiptarët ikëm. Kisha kontaktuar me një person që të më jepte adresën e një kampi. Mora atë adresë dhe pa asnjë informacion për kampin. Ika thjesht ku të më çonte autobusi. Ika në Dortmund. Një autobus ndodhej dhe një familje shqiptare, dhe ndoqëm atë kamp ku do shkonin ata.

Patëm fat dhe pas dy javësh dolëm në shtëpi më vete. U strehova atje me të gjitha të mirat. Më pas më shpërngulën në Bon, me shtëpi dhe ndihmën ekonomike. Më pas më çuan në një lagje tjetër.

Na çuan në një dhomë tjetër, aty nisën mosmarrëveshjet me familjen tjetër. Djali im në atë kohë ishte 3 vjeç, vajza 1 vjeçe. Morëm rrugën si gjithë të tjerët për një jetë më të mirë. Kam qenë në punë, pasi ika nga puna ika. Jam larguar 1 muaj në Greqi tek një kushërira ime më ndihmoi për punë. Atje nuk punova shumë. Pastaj dëgjova për Gjermaninë, fola me gruan. Ishim dakord të dy.

Sa paguat për këtë udhëtim?

Jemi nisur në qendër të Tiranës. Kemi paguar të tëra biletat që shkuan 550 e ca euro. 50 euro na i morën në portin e Durrësit. Policia na tha; ‘kafen, që të lë të kalosh’.

Çfare kafe donte?
Donte dhe ai lekët. S’të linte. I kisha ato para. I mbaja për ditë të vështira. Kisha marrë 400 euro të tjera me vete, me ato blija ushqime shtesë.

Si morët iniciativën që të bëheshit prind i një fëmijë të tretë?

Si gjithë shqiptarët. U sistemuam në Bon. Intervistën e kam bërë në dhjetor të 2015-ës. Nuk e kam dhënë dhe arsyeja qe nuk shkova atje ku më thonin këta ishte shumë larg. Se dija vendin. Intervista u shty, pasi kishte shumë njerëz. Kishte azilantë të tjerë. Në tetor më morën në intervistë. Dhe na thanë se nuk na njihej kërkesa për azil ekonomik.
Ke arritur të punosh në ato 2 vite
Jo shumë pak.

zemra-e-hapur-346x280

Ishte planifikuar shtatzënia e tretë?

E kishim planifikuar dhe donim të qëndronim atje ndaj.

Kur ju refuzua kërkesa për azil?

Në fillim të marsit të 2017 na ka ardhur kërkesa. Më mars në gusht na kanë thënë të vinim në Shqipëri. Në fund të korrikut e morëm vesh lajmin. Për shkak të një vizite të vajzës së vogël, dhe e shtymë për në shtator. Mendoja se do kthehesha, i gëzuar më fëmijët. Por s’u ktheva dot.

Si keni jetuar? Si ra në depresion?

Kemi jetuar shumë mirë. Ajo është çuar natën dhe ka vrarë veten. Ishim për sëmbari. Kemi jetuar shumë mirë. Kontrollova në gjithë shtëpinë.

Si e priti policia gjermane?

Ata janë njerëz të ftohtë. Më ndihmoi një grua nga Tirana, ajo me ndihmoi shumë. Edhe kur i çova fëmijët tek një qendër sociale, ajo vinte tek unë. Vajza ishte 5 muajshe, ushqehej me gji. Kam marrë një shok nga Rrogozhina, ka ardhur në mes të natës bashkë me një kosovar. Kam thënë se çfarë do bëhet me fëmijët. Janë njoftuar institucionet dhe kanë marrë fëmijët.

Kanë qenë në shtëpi fëmijët kur e bëri veprimin nëna e tyre?

Vajza e madhe ka qenë në gjumë. Djali zgjuar më dëgjonte mua ngaqë ulërija në shtëpi. Është pak i mbyllur. Vajza e vogël qante shumë.

Si ishte rrugëtimi nga Gjermania në Shqipëri?

Shumë i vështirë. Duhej të ndërroja vajzën, të përkujdesesha për të. Më ka ndihmuar zonjën Majlinda Nano. Ajo më çoi në aeroport. Më pas më ndihmuan ca shqiptare në aeroport. Trupi i kthye pas disa kohësh.

Si e more vendimin për t’i çuar fëmijët në jetimore?

Se s’kam mundësi tjetër. Familjes së kushëririt u kam rënë në qafë.
Kë fajësojnë për këtë situatë prindërit e gruas?
Se di kë. Skam marrëdhënie.

Ça përgjigje ju thanë për fëmijët?

Më thanë se do shkojnë tek fshati SOS. Por fshati SOS nuk i pranoi. Në shtëpinë time erdhën 3 gra, njëra ishte psikologe. Më pas më thanë se fëmijët do të shkojnë në Vlorë. Dua t’i lë për pak kohë në këto institucione. Kur të kem dhe unë pak lekë do i marr. Fëmijët janë të lidhur shumë me mua, qajnë nëse s’jam aty.

Stë kanë ofruar asnjë vend pune?

Jo smë kanë gjetur. Por edhe skam kërkuar. Duhet të jem në dispozicion për fëmijët.

Gruaja vrau veten në Gjermani, shokuese kërkesa e babait: Merrini 3 fëmijët e mi Read More »

Vdekja misterioze e shqiptarit në anijen e mallrave në Britani. “Pse kaq shumë vuajtje???”

Nje histori e trishte e nje shqiptari, i cili më 1 shkurt 2018, u shpall i vdekur në kalatën e Aleksandrit të portit King’s Lynn (Norfolk). Ai quhet Alfred Ismaili nga Durrësi, njofton portali britanik “Eastern Daily Press”.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare ka nisur një hetim për incidentin, i cili ndodhi në bordin e anijes “SMN Explorer”.

Pothuajse dy javë pas vdekjes së tij, familja e z. Ismaili thotë se pikëllimi i tyre po thellohet duke pritur të shkojë me avion në shtëpi.

Zyra e gjykatës së Norfolkut tha se trupi do të lirohet kur të plotësohen kërkesat e tij. Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër, tha: “Jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britaninë e Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri“.

Z. Ismaili la gruan dhe tre fëmijë të vegjël. Në një deklaratë përmes avokatit të tyre, ata thanë: “Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë dhe jo e ndershme. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij.”

Avokati shtoi: “Jam i pezmatuar sepse ende nuk ka raport përfundimtar nga departamenti i policisë në Norfolk, ose nga zyra e gjykatësit të Norfolkut. Asgjë. Vetëm prisni, prisni. Nuk është e drejtë. Nuk është njerëzore.
Familja e Alfredit po vuan dhe unë nuk mund të bëj më shumë. Babai i Alfredit është 80 vjeç, në spital“.

Anija “SMN Explorer” ku punonte Alfredi
Shkaku i vdekjes së z. Ismaili nuk është zbuluar akoma. Shërbimet e emergjencës u thirrën në Alexandra Dock rreth orës 11.28 në mëngjesin e vdekjes së tij. Një zëdhënës i ambulancës tha se u telefonua për të raportur “një dëmtim traumatik” në një anije. Ajo shtoi: “Ishin një ambulancë, një automjet reagimi i shpejtë dhe një oficer i ambulancës. Mjerisht në vendngjarje vdiq një pacient“.

Në këtë incident u dërguan gjithashtu zjarrfikës dhe një skuadër e policisë gjyqësore. Policia tha se nuk mund të bënin koment, sepse hetimi po udhëhiqej nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare. U tha se hetimi mund të zgjasë deri në 12 muaj.

Vdekja misterioze e shqiptarit në anijen e mallrave në Britani. “Pse kaq shumë vuajtje???” Read More »

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!

Kohë më parë bashkë me mikun tim Niko Stillo, arritëm në përfundim se shkrimi i shekullit të gjashtë pas krishtit në mozaikun e Mesaplikut të Vlorës është shqip. Aty e transkriptuar shkruhet :
A
PAK
KE
TAÇ
dhe e kuptojmë sot në të folmen e Mesaplikut : “ha pak ke të haç”, pra një proverb për të kursyer që të ushqehesh, thotë ai burrë i mozaikut me qeleshe me majë ashtu si ka mbrritur deri më sot kësula e Mesaplikut. Ky shkrim është mes një pamje plot me të mira ushqimore, fruta e peshk. Në Mesaplik sot e gjith ditën kemi shprehjen popullore « Ha pak ke të haç, ha shumë vete për lumë ».
Me këtë përfundim menduam se skeptikët nuk do të ndiheshin më për të thënë se gjuha shqipe nuk ka mundësi të ketë dëshmi të shkruara në ata kohë.
Po jo. Miku tjetër i vyer Moikom Zeqo, atë kohë drejtor i Muzeut Historik ku edhe ndodhet mozaiku na kundërshtoi. Mua më quajti entuziast. Sepse sipas tij ai shkrim ka të bëj me emrin e një ebreu APARKEAS. Moikomi nuk pranonte që shkronja e tretë e rreshtit të dytë të mozaikut të ishte K, ai e lexon atë R (shih figurën). Po ashtu dijetarit erudit Zeqo nuk i ka rënë në sy se shkronja e parë e rreshtit të katërt është dyfishe, pra TA dhe jo vetëm A.
E telefonova Niko Stillon për sa kritikoheshim duke i thënë se nuk isha aspak dakort me atë kritikë sepse në shkrimet etruske ajo shenjë është K, dhe e ftova që ti vihemi punës për të vërtetuar se shkronja e tretë e rreshtit të dytë është K dhe jo R.
Dhe ja mbas muajsh pune, Niko Stillo erdhi posaçërisht në Tiranë e më pruri shkrimin e vjetër mbi një vazo ku shkronjën si ajo që kërkojmë e kishte gjetur në emrin e Patroklit të famshëm : PATROKLOS krahas emrit të Akilit dhe të mëmës së tij Tetis. Si duket edhe në figurë askush nuk mund të kundërshtojë që shkronja e gjashtë e emrit grek të Patroklit, PATROKLOS, është ajo e treta e rreshtit të dytë të mozaikut. Pra është K dhe vetëm K dhe nuk është R.
Skeptikët i falenderojmë sepse na vunë në punë për të gjetur një vërtetim të padiskutueshëm për të qënit shqip të shkrimit mbi mozaikun e Mesaplikut. Kështu nga formula e pagëzimit e shekullit të katërmbëdhjetë ne zbresim në dëshmin e shqipes në shekullin e gjashtë. Kjo na bën me krahë për të punuar e nxjerrë mbi tryezën e diskutimeve shkencore edhe shkrime të tjera të mesdheut ku shqipja dëshmohet si ska më mirë në antikitet.
Niko Stillo është iperot si ne shqiptarët, pra bir i ipeve, i shqipeve nga Preveza e Iperisë e Shqipërisë, gjashtëdhjetë e dy vjeç, banues me gruan dhe djalin në gjermani. Jemi njohur nga leximi dhe studimi i librave të njëri tjetrit të cilët flasin për dëshmitë e gjuhës shqipe në shkrimet e vjetra të Mesdheut. Nikua ka studjuar me vëmendje shkrimin mbi librin e mumjes së Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dëshmi të gjuhës tonë. Edhe unë në librin “Një shqiptar në botën e etruskëve” nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam hedhur në letër dëshmi të kulturës dhe gjuhës time, të cilat sipas meje i kam hasur gjatë udhëtimeve në botën magjike të etruskëve. Diskutojmë me njëri tjetrin për ato që gjejmë mes dëshmive të vjetra dhe i japim të drejtë a kritikojmë vehten a të tjerët që janë marrë me këtë punë por që tashmë kanë ndërruar jetë a janë dokmatikë e injorantë të pandreqshëm. Presim nga kritika ndonjë fjalë për sa kemi shkruar me durimin e atij që beson se puna e vet është jo vetëm në të mirë të kulturës që i përket por edhe të çështjeve të rëndësishme të kulturës mesdhetare. Ka shumë rëndësi që merremi vesh e nuk bëjmë si ata që i bien gozhdës e patkoit dhe që në vënd që ti vënë vetulla çështjes i nxjerrin sytë me armët e nacionalizmit vulgar a të indiferencës gjoja shkencore (si bëjnë ata të institutit të historisë e gjuhësisë).
I nderuar lexues, nuk di si ta shpreh gëzimin për këtë lajm të mirë. Por ju premtoj se do të sjell në vëmendjen tuaj edhe shumë shkrime të tjera, sigurisht në prani të skeptikëve dhe të dashamirëve të shumtë. Ato shkrime dëshmojnë se gjuha që flasim është shkruar që me prurjen e alfabetit në Mesdhe nga fenikasit, aty nga shekulli i tetë përa erës së re. Vetëm faktet janë ato që do të vënë në vend keqtrajtimin e kulturës sonë në histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues në qytetërimet e mahnitëshme antike të mesdheut : të atij etrusk, grek e latin.
Puna jonë është ti gjejmë e ti hedhim në tryezat e botës shkencore ato fakte, pastaj le të flasin të tjerët më shumë, sepse ashtu si ka thënë profesori i famshëm Kristo S. Konda, autor i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, “askush nuk beson se ç’thua ti për vehten”.

Nga Ilir Mati

S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip Read More »