Histori

Kapedan Sali Vranishti atdhetar i flaktë dhe luftëtar i shquar për liri e sovranitet kombetar

Sali Vranishti (lindur Sali Murati, po i popullarizuar si kapedan Sali Vranishti), është memorizuar si një atdhetar i flaktë dhe luftëtar i shquar për liri e sovranitet kombetar.

Lindi ne Vranisht te Vlores, më 20 mars 1880. Si rebel ndaj pushtuesve shekullorë turq, përndiqet, arrestohet tradhetisht dhe izolohet prej tyre në këshjellën e Janinës. Arratiset prej këtej i plagosur dhe qysh në fillim të shekullit të XX-të fillon jetën e komitit. Me inspirim të Ismail Qemalit, në nëntor 1908 krijon çetë patriotike me luftëtarë nga Vranishti dhe Lumi i Vlorës. Ai e udhëhoqi me trimëri e heroizëm këtë çetë në disa aksione, jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me 1911 është pjesëmarrës në Mbledhjen e Drashovicës në përkrahje të kerkesave te Memorandumit të Gërçes.

Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut të Vlorës, më 24 gusht 1912, prej të cilit liroi gjithë të burgosurit, ngjarje qe pati jehonë në shtypin vendas dhe atë të huaj. Në prag të shpalljes së pavarësisë, shkon në ndihmë të popullsisë të Delvinës dhe lufton ndaj bandave shoviniste greke. Me krijimin e qeverisë të Ismail Qemalit, gradohet kapiten dhe emërohet komandant i Sigurimit Publik. Në krye të forcave atdhetare zmbraps rrebelimin esadist kundër Qeverisë së Vlorës në Cakran dhe Myzeqe. Mbas ketyre ngjarjeve atentohet dhe plagoset. Së bashku me Çerçis Topullin organizojnë dhe drejtojnë luftimet në mbrojtje të trojeve amtare nga andartët grekë dhe shovinistët e Jugut. Në vitin 1918 bën pjesë në shoqërinë patriotike “OPINGA” Në Luftën e Vlorës spikat për kontribut të jashtëzakonshëm. Plagoset rëndë gjatë sulmit për marrjen e kalasë së Kaninës. Gazeta italiane “EPOKA” do ta cilesonte “Gjeneralissimi i rebelëve të Jugut” Me çlirimin e Vlorës, përfshihet në strukturat e sigurisë kombëtare. Në shtator 1920 merr pjesë në luftimet kundër invadorëve serbë në Macukull dhe në Shkallë të Deshe në zonën e Matit. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” dhe me fillimin e Revolucionit të qershorit udhëheq forca kryengritëse. Në Tiranë i besohen detyra në mbrojtje të Qeverisë së F.Nolit. Me dekret të veçantë, më 1 nëntor 1924, Qeveria Demokratike, krahas Bajram Currit dhe Hysni Currit, nxjerr në pension edhe Sali Vranishtin me motivacionin e invaliditetit. Ne dhjetor 1924 merr pjesë në luftimet në Shkallë të Tujanit kunder forcave të kombinuara zogisto-vrangeliste. Me triumfin e forcave revanshiste, në janar 1925 kthehet i dëshpëruar në vendlindje. Plagët e pa mbyllura në trup, i marrin jetën më 24 janar 1926, në moshën 46 vjeçare. Sali VRANISHTI mban titullin “HERO i POPULLIT”. Eshtrat e tij prehen ne Varrezat e Deshmorëve të Atdheut në Vlorë. Është vlerësuar “Nderi i Qarkut Vlorë”. Dy rrugë, një në Vlorë dhe një në Tiranë mbajnë emrin e tij, kurse ne Vranisht ka një shtatore të derdhur në bronx. Ne romanin “ULTIMATUM” të Petro Markos, është personazhi qendror. Figuren e tij atdhetare populli e ka sintetizuar me vargjet: “Kapedan Sali Vranishti,/ Sa rrojti, i punoi gishti.”

Rezultate imazhesh për foto nga vranishti

Kapedan Sali Vranishti atdhetar i flaktë dhe luftëtar i shquar për liri e sovranitet kombetar Read More »

Legjendat thonë se, Guri me Qiell është “Tryeza e Perëndive”.Ja ku ndodhet …

Mund të ndodhë që një copë e stërmadhe shkëmbi, të bëhet objekt dhe subjekt legjendash që vijnë nga lashtësia, deri në ditët tona.
Faktorë natyrorë mund ta kenë shkëputur nga mali mëmë, e kanë rrokullisur disa dhjetëra metra poshtë deri sa ka qëndruar në mënyrë të çuditshme mbi dy këmbë prej guri.

Por, pavarësisht kësaj, njerëzit kanë thurur legjenda e histori që, janë transmetuar brez pas brezi, për të ardhur deri në ditët tona. Kjo copë shkëmbi, unikale në llojin e vet, për përmasat dhe mënyrën e vendosjes, është shndërruar tashmë në një simbol për fshatin pranë të cilit është vendosur.

Për këtë objekt, Koha jonë sjell një histori.
“Guri me Qiell” është një objekt natyror i jashtëzakonshëm në rrethin e Vlorës. Ai ndodhet në majën e Malit të Lipes, në afërsi të fshatit Vranisht, në një largësi prej 65 km në juglindje të qytetit.

Për të shkuar tek ky vend, duhet të udhëtosh për rreth 90 minuta në një shteg kafshësh. Prej lartësisë ku ndodhet ky monument i natyrës, spikat një pjesë e madhe e luginës së Lumit të Vlorës.

Studiuesit thonë se “Guri me Qiell” është një monument prehistorik, që lidhet me periudhën e neolitit të vonë dhe me epokën e bronzit, që shkon deri në 4 – 9 mijë vjet më parë.

Në një interpretim tjetër sipas legjendave të zonës, kjo vepër e arkitekturës prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe atë të Diellit. Ai është një gur i stërmadh gjigand, që duket sikur është vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkëmbinj të tjerë, duke krijjuar trajtën e një tryeze që legjendat thonë se, është “Tryeza e Perëndive”.

Ndoshta edhe për këtë arsye, guri, në formën e një paralelopipedi me një peshë që mund të shkojë deri në 10 tonë, emërtohet ndryshe edhe “Sofra e zotit”. Banorët e zonës e konsiderojnë atë si një dhuratë e natyrës për një vend të ashpër malor, sikundër është Lumi i Vlorës, me fshatrat e veta. Nga ana tjetër, ky monument, është i vendosur përballë malit të Bogonicës, që shqipërohet “Vendi I Zotit”.

Kjo etimologji, sipas muzeologëve, përbën edhe një nga gjërat e veçanta të këtij monumenti, që qëndron në një mjedis mjaft të pasur me histori të ngjashme. Pak më tej ndodhet vendi që emërtohet “Lëmi i Lejlerëve”, një vend i shenjtë që vjen nga periudha pellazge i emërtuar ndryshe “Pjella e bardhë”. Në një drejtim tjetër është shpella dikur e banuar e Lipes.

Ky gur, që vlerësohet si një nga monumentet e rëndësishme në rrethin e Vlorës, është eksploruar shumë pak. Përveçse banorëve vendas dhe atyre nga Vlora, si dhe studjuesve, “Guri me Qiell”, ka zgjuar interesin e mjaft të huajve. Deri para pak vitesh, në vendin ku ndodhet “Guri me Qiell”, vinin çdo verë një numër i konsiderueshëm turistësh e studjuesish francezë, falë një iniciative private të poetit popullor, Muhamet Tartari, udhëheqës i grupit folklorik të Vranishtit.

Ata ngrinin çadrat në territorin ku ndodhet monumenti, një vend i ashpër malor dhe kalonin aty ditë të tëra, duke shijuar prodhimet blegtorale e bujqësore të zonës, nën freskinë e malit dhe hijen e këtij guri.

Imazh i ngjashëmImazh i ngjashëm

Legjendat thonë se, Guri me Qiell është “Tryeza e Perëndive”.Ja ku ndodhet … Read More »

Historine nuk mund ta mbuloj pluhuri i harreses – Te ura në Drashovicë/ Ku fillon Labëria/ Te porta e Labërisë/ Nis e gjëmon historia…

Nga Agim Jazaj

“Koha mban shënime me rreptësinë më të madhe, mund të deformojë, por nuk mund të errësojë dot përpjekjet, luftërat dhe kontributet e dhëna dhe të lëna nga bijtë e bijat e çmuar, në çdo cep të truallit amtar”….  Asnjëherë nuk fshihen dhe s’mund ti mbulojë pluhuri i harresës, ata që kanë vënë në shërbim të vendit, aftësitë, kontributin dhe janë sakrifikuar, për interesat madhore, në shërbim të kombit!

Ndoshta politikat kanë tentuar zbehjen e këtyre ngjarjeve historike, të figurave të mëdha, por pa mundur të zvogëlojnë dhe fshijnë nga historia e kohëve përmasat e tyre. Burrat e asaj kohe, të cilët kanë marrë pjesë në gjithë evenimentet historike, kanë vendosur aty pa dyshim e dallim secili gurin e vet, në themelet e historisë, duke i vënë ata në peshoren e kohës, dhe ruajtur në altarin e përjetësisë.

Koha mban shënime me rreptësinë më të madhe, mund të deformojë, por nuk mund të errësojë dot përpjekjet, luftërat dhe kontributet e dhëna dhe të lëna nga bijtë e bijat e çmuar, në çdo cep të truallit amtar, dhe mbetet në misionin sipëror të brezave për ti, pasqyruar, pasuruar dhe ruajtur në memorien kombëtare”,-theksoi në fjalën e tij përshëndetëse, dhe të urim-mirëseardhjes z. Përparim Shametaj, kryetar i Bashkisë Selenicë, organizatore e këtij evenimenti të rëndësishëm, së bashku me Shoqatën K.A Atdhetare “Drashovica”

Drashovica zë vend të rëndësishëm në gjerdanin e artë të përpjekjeve dhe Luftërave për liri dhe Pavarësi!  Për këto kontribute të çmuara, presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, nderoi me titullin “Nderi i Kombit”, fshatin Drashovicë, dhe po me këtë çmim, u vlerësua atdhetari i shquar Mulla Xhafer Drashovica.

Për dy ditë dhe net, këtu u zhvillua edhe Festivali i rrallë i këngës polifonike labe: “Jehon kënga labe: “Drashovicë 2016”- e përmasave të pa zakonta, e shënuar në memorien e kësaj treve, ku morën pjesë 19 grupe polifonike nga Bashkia e Selenicës, dhe grupet mike nga Himara e Zaho Kokës, Persefoni Kokëdhimës, Petro Markos, Neço Mukës, Lefter Çipës, etj…

Drashovica, ura ku nis Labëria dhe porta ku hapet Historia, e gdhendur në vargjet e ditës, pushtoi edhe skenën e Festë- Drashovicës, prej datës 13-14 shator: “Te ura në Drashovicë/ Ku fillon Labëria/ Te porta e Labërisë/ Nis e gjëmon historia… u transmetua në këngën e djeshme, e gdhendur në vargjet e kënduara nga grupi polifonik i Dushkarakut, në festivalin zonal të polifonisë labe, të Drashovicës.

Puna përgatitore dhe pasionante e grupit organizator dhe drejtues, nisur nga skenari i Festivalit, me përbërjen e Prof. Bardhosh Gaçe, Lefter Çipa, Piro Bregu, Agim Jazaj, Feti Brahimi bij të Vlorës, etj, si dhe regjisori i mirënjohur Artur Dhamo, e kurorëzuan më së miri dhe më suksesshëm këtë aktivitet artistik, duke përkujtuar e nderuar luftën, dhe realizuar këtë Festival polifonik, me përmasa zonale, dhe të parin e këtij lloji.

Shoqata A. Kulturore “Drashovica” me kryetarin e saj, Novruz Barjami, burri zakonor, tradicional dhe vizionar, mbajti shpirtin ndezur të të gjithë pranishmëve, ku gdhinë dy net, pa vënë gjumë në sy në: “Drashovicë këngë Lirie/ Drashovicë burra stërralli/ Historia të ka hije/ Plotë me yje mbushur balli… Juria zyrtare, po dhe juria qytetare nga sondazhet e qytetarëve “shpalli” nën zë e me “zë”, grupet më të mira, si: grupin e Drashovicës, Bratit, Pilurit, Dushkarakut, duke vijuar me grupet e Velçës, Selenicës, Sevasterit, Kotës, Gorrishtit, njeri më i mirë se tjetri, njeri më i bukur se tjetri, ku nuk merr rëndësi çmimi, por merr e mbetet i shënuar misioni.

Në këtë vend, të ngarkuar me këto ngjarje të rëndësishme historike, dhe të mbuluar me këto mirësi e bukuri, ku kanë marë pjesë burra nga Drashovica, gjithë treva e Labërisë lavdimbuluar, Vlora, Himara, por edhe përtej kësaj harte, Mallakstra, Tepelena, gjithë vendi, ku kanë dhënë kontributin e tyre burra të mënçur të kuvendeve vijues, si: Kuvendi i “Beunit, i “Barçallas”, në të cilët kanë qënë vendimarjet historike, për fatet e vendit dhe të brezave.

Luftëtarët, mendimtarët, kuvendarët dhe pajtimtarët, ata që e kanë mirësinë në shpirt, në mendje dhe në gjuhë, (dhe jo si ata që e kanë helmin në shpirt, në mendje dhe në gjuhë) si dje dhe sot nga, Shkoza, Vërmiku, Smokthina, Brati, Sevasteri, Mavrova, Gorishti, Karbunari, Selenica, Dukati, Himara, Armeni, Peshkëpia, Dushkaraku, Vlora, Topalltia, Tepelena, Mallakastra, e gjithë Shqipëria, kishin zbritur edhe dje këtu, në këtë tempullin e Pajtimit dhe të Bashkimit, në këtë kuvend burrash për të dhënë mesazhin e munguar dhe të vonuar: “Për të bërë Shqipërinë e shkretuar, Shqipërinë e Merituar”!

Këto këngë epike në krahinën e Labërisë, në dy shekujt e fundit janë bërë një zë i dëgjuar në historinë kombëtare, siç e quajmë ne lebrit: “Porta e Labërisë”, dhe mbështjellin në gjirin e vet ngjarje të mëdha, të cilat lidhen me luftrat dhe përpjekjet për Pavarësinë e Shqipërisë.

Banorët e këtyre anëve, të Drashovicës, Labërisë dhe Vlorës, janë përherë krenar për traditën, zakonet dhe historinë e tyre shekullore, por edhe për bashkëjetësën, mirëkuptimin, për tu marrë shëmbull, në prosperitet, për tu pasuar zili….

Në Drashovicë u mlodhën në përkujtim dhe nderim të këtyre ngjarjeve të mëdha, siç është Kuvendi i Drashovicës, në Korrik të vitit 1911, ku për herë të parë lebrit bashkuan zerin dhe shpirtin e tyre me Kosovën dhe Malësinë e Veriut, kundër pushtesit turk. Sot dhe dje u këndua kënga e djeshme dhe e sotme, duke skalitur këto evenimente të rëndësishme, apeluese për nesër në vargjet dhe këngët e “Drashovicë 2016”… Kënga ka evokuar e gdhëndur ngjarje të rëndësishme, të shënuara në vargjet e saj, të kënduara nga kjo krahinë, por edhe më gjerë, në vatrat shqiptare, në festivalet kombëtare, dhe botërore. Kënga ka shëtitur pa viza edhe në kohën e vizave, nëpër Europë dhe në botë…   Në këto brigje buzë Shushicës, gjëmoi zëri liridashës i Labërisë dhe i krahinave të tjera të vendit:

Betejat- Epopet e Vlorës, në vitin 1920, kundër pushtuesit italian. Këtu u vendos Prefektura dhe Komanda e Mbrojtjes Kombëtare që drejtuan betejat dhe shporrën pushtuesit italian.

Drashovica, gjëmoi përsëri në Luftën e II-të Botërore, ku antifashistët e Vlorës, u përballën në betejën frontale më të madhe kundër pushtuesit nazifashist, shtator 1943. Gjaku i luftëtarve antinazist përskuqi brigjet e Shushicës, ndaj dhe sot në Drashovicë ngrihet madhështor Memoriali i kësaj Epopeje.

Këto tablo heroike dhe Dëshmorët e Atdheut, janë derdhur në këngët tona polifonike dhe ruhen në përjetësi! Me këto motive, për këtë aktivitet me përmasat e Festivalit Polifonik zonal zotrijtë, promotor; Bujar Leskaj dhe Bashkia Selenicë, kryetari i saj z. Përparim Shametaj, si bij të Labërisë, Ardian Resulaj, po edhe në sinkron me Prof. Dr. Ago Nezha, Luan Muhameti, Ahmet Demaj etj, promovojnë edhe në këtë radhë vlerat sipërore, njerëzore, paqtuese, kontribuese, Atdhetare dhe Kulturore.

Këto tradita të mrekullueshme, kanë ushqyer gjatë shekujve shpirtin atdhedashës, liridashës dhe artdashës të Drashovicës, Labërisë, Vlorës dhe vendit, duke përciellë jehonën e saj deri në ditët e sotme. Edhe pse nga këto treva në dekadat e fundit, emigracioni biblik ka bërë punën e vet, mëndja dhe shpirti i tyre mbetet këtu në Drashovicë, duke ringjallur këto epope, të cilat përciellin mesazhe të mëdha për kohën tonë: ”Bujarinë e Drashovicës/ Nënë Tereza do bekonte/ Hallall qumështin e sisës/ Bijtë e saj do t’i uronte”….

Veshi, shpirti dhe arsyeja e dëgjuesve të shumtë, nën shushërimën e Shushicës, që gurgullon mbi gur e zaje nga vendrrjedhja, Kuçi i Jaho Gjolikut e deri këtu, nën hijen e rrepeve shekullor, ku kemi fjetur me muaj e vite, mbi këtë taban historie, jemi frymëzuar, kemi marë e mbajmë vlagë edhe nga Drashovica, ku na nderiojnë ata burra të cilët nuk i shëmbëllejmë ndoshta për momentin, por i kemi të skalitur edhe në personazhe publike të kohës, nga ky vend i bekuar, që na kanë frymëzuar, i kemi shkruar përpara 30 e ca viteve në gazetën “Zëri i Vlorës: Hamza Resulin, Anife Piskën, Idai Biçakun, Safet Kozhupën, Zalika Selimin, Nazmi Kolën, Sokrat Runën, Nuri Sherifin, Variz Hamzarajn etj, na bëjnë të jemi si në konakun tonë, në lokalin e Lush Memës, të qerasitur edhe nga drashoviciotët Gjoka, por edhe nga nipi ynë, ish futbullisti me emër i “Flamurtairit” Nenaj, dhe nga emblema (miku) e këtij klubi të futbollit Gjondeda…

Nga grykë derdhja, lumi Shushicë bie me vete: Krisma lufte, tinguj cule/ Shqipëri s’të shohim Lule… Deri në mesnatë dhe ditën e dytë, në “vlerësimin e Jurisë” të ngritur nënë zë e më zë, po dhe të qytetarve me zë e pa zë në festë- Drashovicë 2016, u bë për këngën e vendit organizator të Drashovicës, kënga e grupit të Bratit, grupi “Bilbili”, grupi i Dushkarakut, i Himarës, Kotës, Velçës, Selenicës, etj.

Në Drashovicë, në përkujtim dhe nderim të kësaj date, kishin zbritur si dje dhe sot njerëz nga Kuçi i Joho Gjolikut, nga Tërbaçi i Hysni Kapos, nga Shkoza e Kanan Mazes, nga Vërmiku i Barjam Tushit, Dushkaraku i Zyber Bejto Kudhësiotit, Dukati i Sado Koshenës, Vranishti i Sali Vranishtit, nga Armeni i Osmën Haxhiut, Velça e Ali Beqirit, Sevasteri i Hysni Shehut, Kanina e Myqerem Hamzarait, Koculi i Duro Shaskës, etj. Luftëtarët e Lirisë, të Luftës Antifashiste Nacionale Çlirimtare në betejën e 14 shtatorit 1943 e përkujtuar së bashku dje, u drejtua me mjeshtëri e guxim nga udhëheqsit e kohës Islam Radovicka e Hysni Kapo.

Këto tradita të mrekullueshme, kanë ushqyer gjatë shekujve shpirtin atdhedashës dhe artdashës të Drashovicës, Labërisë, Vlorës, Vendit, duke përciellë jehonën e saj deri në ditët e sotme. Edhe pse nga këto treva në dekadat e fundit emigracioni biblik ka bërë punën e vet, por mëndja dhe shpirti i tyre mbetet këtu dhe në Drashovicë, duke ringjallur këto epope, të cilat përciellin mesazhe të mëdha për kohën tonë: “Të ringjallim historinë/ Brezat le ta pasurojnë,/ Amanet Shqipërinë/ Për trojet që na mëkojnë…”.

Imazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto drashovicaRezultate imazhesh për foto drashovicaRezultate imazhesh për foto drashovica

Historine nuk mund ta mbuloj pluhuri i harreses – Te ura në Drashovicë/ Ku fillon Labëria/ Te porta e Labërisë/ Nis e gjëmon historia… Read More »

TOTO HOSI BOLENA : Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920)’ ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e …

TOTO HOSI BOLENA

Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920) ku TOTO HOSI ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e Bolenes, Kurveleshit dhe gjithe lumit te Vlores.

Jo mermer jo dhe kenge
Toto ty te te kujtojne,
per ty permendore jane
brigjet e kodrat mbi Vlore.

Kengetar Toto ke detin
qe bucet e shkumezon,
ne qiell me flake rrufeje
emrin zoti ta shenon.

Njeqind plumba te goditen
por ti re me kenge ne goje,
une do vdes or une do vdes
vetem shqipia te ***** rroje.

Ne brigjet e Vlores trime
si vigand ******legjendar,
brenda ne qytet te shenjte
ngrite flamurin me shkabe.

As kujtim as nje pike lote
as nje lapidar me kenge,
pse nuk di ky komb o Toto
se dhe ti nje dite ke rene.

ty plumbat te hapen barkun
ti i hoqe zorret zvarre,
kombi per te cilin vdiqe
akoma s’di ku e ke varre

redaktuar nga N.HOXHA dhjetor 2017.

Fotografia e Bolene Trimia Bolene Bere Luft Me Mbren

TOTO HOSI BOLENA : Nje nga figurat me te ndritura te luftes Vlores (1920)’ ra heroikisht, per te ngelur i pavdekshem ne historine e … Read More »

Sekretet e malit qe s’fle!Gdhihet pa u gdhire

Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milion vjet më parë dhe rri e qendron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, qysh të paktën 5-6 milion vjet, shumë më parë se njeriu të shfaqej mbi dhè.

Mali është ndërtuar nga sedimente gëlqerore, sot të kthyer në shkëmbinj të gjithëfarëllojshëm dhe shumë të përdorshëm në nevoja të njeriut.

Ky mal prodhon dy lumenj të fuqishëm: Osumin dhe Devollin. Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se ky Mal ka brenda një liqen shumë të madh, prej nga dalin 100 burime uji.  Por më e sakt, lidhur me 100 burimet ujore të këtij Mali mbetet referenca prej gjeografit të lashtësisë Plinit (Plinius), për të cilin thuhet se i ka numëruar këto burime rreth e qark Tomorrit.

Një nga burimet e çuditshme është ai i Sulovës, kanioni i Sotirës (tepër i thellë e i mahnitshëm), pastaj ndesh burimin e Lubeshës me ujë të ftohtë si akull, pastaj të del para burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, ndërkohë që ndodhet edhe një tjetër si burimi me ermrin “Konti”, e plot burime të tjera, por mbi të gjithë është burimi çudibërës, që ne nga ky ‘çik vend’ e quajmë “Burimi i Kuçedrës”.

Mali që s’fle…

Kur i qasesh nga krahinat përreth (Kavajë, Berat, Kuçovë, Elbasan, Gramsh, Përmet), Tomorri  të çfaqet sa majtas e sa djathtas, aq tutje e kaq tëhu, herë i plotë e herë i fshehur, më saktë i madhërishëm, jo për nga lartësia, se syresh të tjerë (Korabi, Jezerca) e lënë pas, por për nga madhështia, befasia, kthjelltësia që së toku e bëjnë të magjepshëm dhe i japin emrin Mal i të Mirave/Mali i Tomorrit.

Mal që s’fle, që sipas poetit të asaj ane Pasho Cela gdhihet, pa u gdhirë.

Po flasim për një Mal, që mbart në faqe të vet mijra hektarë me ah e lis, po aq me çajra shërim bërëse si sherebela, po flasim për një mal që zinte vend në një krahinë, ku sipas Plutarkut para kërdive romake ishte: një “…vend, ku gjithçka ishte me buri (bollëk).”

Mbi të gjitha, Mal që me shpellat e veta strehoi njeriun e racës parake europiane dhe bëri që njerëzimi i sotëm, pikërisht homo sapiens sapiensi, pas ftohjes së fundit (racat e tjera njerëzore si neandertali e astrolopiteku nuk mbijetuan dot) të ngjizte jetën nga e para.

Studiusi italian, njohës i mirë i pellazgjisë dhe i Dodonës pellazgjike Enzo Gatti, shpesh e thoshte se:

“Priftërinjtë ilirë ishin ekspert astronomë. Ata ndërtonin qendra ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat.  Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”.

Këta priftërinjtë kishin aftësi, veç të tjerave, që të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve dhe ishin në gjendje të shkrinin kufijt realë midis dy botëve dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët. Ishin këta priftërinjë që sipas historianit Libius u mësuan barinjëve të mbjellin drithëra dhe të linin lëndët e lisave.

Kristoforidhi qysh para Naimit e Cajupit pohon se: “te Mali i tomorrit rri Zoti, rri i madhi i jetës, rri ai që ruan Shqipërinë….I qofshim falë atij Zoti.  Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë.

Më vonë, Çajupi shkruan “Baba Tomorr, kish’e Shqipërisë/Mal i lartë, fron i perëndisë/Tek ti vinë njerëzit qëmoti/për të mësuar se ç’urdhëron Zoti”.

Gojëdhëna thotë: kur të vijë dita e shkatërrimit të botës  do të shpëtojnë vetëm ata që janë brenda rrezes së gjashtë orëve me këmbë nga Çuka e bukur në rrethinat e Tomorrit.

Të vjetrit thonë se ‘Kur të pyet mali i Tomorit, a je mirë thuaj se jam mirë që të të kthehet me të vërtet mirë’.

Një i krishter bën be për Unjgjillin, edhe një Muhamedan për Kuranin, edhe kur kanë keq, mund ta bëjnë edhe si be të rreme, por askush nuk bën be të rreme për Tomorrin. Shumë vet e kanë aq frikë sa s’mund t’i përmendin as emrin, por e zënë me gojë, duke thënë vetem Ai, edhe bëjnë be “për atë Çukë”.

Banorët e atjeshëm thonë se: ‘Mali ushtron e gjëmon herë pas here’.

Mahnitja me Baba Tomorrin

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë, e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an.

Një konsull francez në Janinë, Zhyl Dëgran, pasi e kishte vizituar dy herë radhazi, shkruan më 1901, fillimisht mbi thashethemet e bestytnitë, mandej mbi “takimin” me lisin e “shenjtë”:

“…Mjerë ai që do ta godiste drurin me vegël hekuri; goditja do t’i kthehej mbi vete; kush do t’i binte në qafë, nuk i kishte të gjata ditët; ka një rojë përbrenda që vigjëlon mbi thesarin. A do të mundem vallë të shtije në dorë gjethe nga të tijat… Për shkak të një dukurie të çuditshme, dhe që vërejtja dy muaj më vonë, fletët e atij druri, përndryshe fare të shëndetshme, vijnë e gjelbërohen kur gjethi i lisave të tjerë zë e zverdhet…

Ata besojnë se atje në Malt është një zog, aq i shpejt sa s’kapet me dorë, edhe thonë se atje në majë është një mollë e shejntë, por vetëm ata me zemër të pastër mund ta këpusin, por deri më sot nuk është gjetur njeri. Sipas gojëdhënave, nëse një grua nuk mundet të lind femijë, ajo mund të hajë një kokër prej kësaj molle, dhe barra mund të ngjizet. Disa thonë se kjo ndodhet në luginën midis dy çukave, disa të tjerë thonë se ndodhet në gryk të një shpelle, që është përmbi një shkëmb që nuk i hypet dot, e ca syresh të tjerë të thonë se gjindet ndërmjet katundeve Bargulas e Kapinovë.

N.Frashëri, duke iu referuar Herodotit thekson se: Herodoti në Tomorr – qëmoti atje rrinte Zoti.

Ali Asllani, e cilëson Baba kur thekson: Shenjtërinë e vendit tonë nuk e ka edhe vend tjetër. Është këtu Baba Tomorri kryefront i yt i vjetër.

Evelat Celebiu në vitin 1670, kur vizitoi Beratin ka shkruar:

“Në këtë mal ka lloje lloje bimësh barnash e drurësh. Këtu vijnë dijetarë dhe specialistë frëng e zotëri të tjerë, të cilët mbledhin me mijëra barna mjeksore. Me këto shërojnë të sëmurët në vëndet e veta. Këto maja janë rezervuar për shejntorët, por edhe për njerëz të mirë që kanë guxuar të ngjiten gjer atje”.

Ish konsulli grek në Berat më 1910 Emanuelis Rikakis që ka studiuar rrënojat thoshte se Oresti,  i cili vrau nënën e tij u fsheh në rrethinat e Tomorrit.

Pse pikërisht mbi këtë Mal…

Priftërijntë ose fatthënësit, sipas historianëve të lashtë, quheshin Tomuri. Fatthënat e tyre quheshin Tomure, ndërsa vetë mali quhej Tomures. Ka prej atyre që besojnë se në anglisht, e nesërmja quhet tomorrow, sepse tregon çfarë të sjellë fati, e thëna apo tomurat. Fjalë kjo e marrë qysh nga koha, kur keltët qendronin bashkë me pellazgët, galët, baskët, 4500-5000 vjet para krishtit, ende pa u shkëputur nga njeri- tjetri.

Nëse ulemi në matje më të shkurtëra, pra në qindrat e kilometrave dhe të masim njëqind e njëmbëdhjetë kilometër në trekëndësh, del se pikat që ndërlidhen në këtë matje, janë ato pika që të gjitha konsiderohen si të shenjta nga popullata, paçka se disa prej tyre i ka mbuluar injoranca dhe presin të dalin në pah. p.sh. nga Kulmaku deri në Krujë ka 111km dhe nga Kulmaku në Janinë ka po ashtu 111 kilometra, që s’janë gjë tjetër, vecse distanca në vite drite të planetëve në qiell.

Duke u bazuar në shenja e gojëdhëna, të cilat trashëgohen brez pas brezi, matjet në “google earth”, japin të dhëna si: Shenja e “hapit të Zotit” (gjurmës), që gjendet në fshatin KULMAK në Tomorr, ku e njëjta gjurmë gjendet edhe në fshatin SALCATIK në Krujë – ku falej Gj. Kastrioti dhe gjurma tjetër gjendet diku ne Artë – Janinë – Prevezë.

Të treja gjurmët krijojnë trekëndëshin me dy brinjë të barabartë, të cilët kanë të njëjtën largësi të barabartë me KULMAK – SALCATIK. Këto quhen “gjurmët e zotit”.  Ajo që vlen të theksohet me këtë rast është se:  asgjë nuk është e rastësishme në ndërtimin e planetit tonë dhe në relacionin shpirtëror e material të kësaj matrikse me njerëzit.

Ky Mal, që sipas studimeve të NASA-s sot, ofruar një gravitet apo forcë rëndese për tokën si planet më vete, ndoshta për densitetin e shkëmbinjëve që ai mbart, ndoshta për volumin dhe thellësinë  e shkëmbinjëve që ai ka, etj.

Mos u habit i dashur lexues, por një gjeolog kupton dhe mund të bëjë lidhje të kësi gjerave. Këto që bota sot i zbulon me shkencë, njeriu parak i ka zbuluar qëmoti me metodat e vetaP. ër 3000 vjet (nga viti 12,000 deri në 9000 vjet para krishtit) para ilirët studiuan galaktikat, ligjet e natyrës.

Pse pikërisht mbi këtë Mal vendosën faltoren e parë të njerëzimit, kur male të tjerë në Iliri, Epir apo Egje nuk mungonin?

Shkëmb i gjakosur apo njerëz të marrosur?

Gjithsesi, Tomorri dhe Dodona flenë ende në dhè.

Shkencëtari i njohur francez Sharl Pikar (1882-1965) e ngriti aq sa mundi më 1943, zërin e vet, duke na thënë se: “Dodona, e vetmja qendër… së cilës nuk i është kushtuar ende një gërmim shterrues…”

Asnjë prej akademikëve tanë ose asnjë prej shtetarëve tanë nuk kujtohen që të paktën të kryejnë detyrën.

Pse lihet tërësisht në harresë një zbulim aq i madh e i rëndësishëm për historinë e lashtë, le të themi të Greqisë dhe të krejt Europës? Ndoshta sepse ata e dinë që Dodona dhe Tomorri janë pazgjidhmërisht të lidhur me historinë e para-shqiptarëve, që nuk është aspak histori greke?

Kuptoj pse Helenët nuk e donin, as Tomorin e as Dodonën. Sepse historia duhet të fillojë me ta duke patur Olimpin dhe Delfin. Kuptoj pse Romakët e anashkaluan, sepse iu duhesh të shkruanin historinë nga e para. Kuptoj pse Bizanti orthodoks nuk e donte, për shkak të kodeve të paracaktuara për shqiptarët nëpërmjet Dodonës, ndaj edhe e la në harresë. Kuptoj pse Turkomani nuk të linte të gërmoje, për shkak se dilte artifakti shqiponjë në emblemën e flamurit shqiptar. Ndaj është lënë puna merrëmime deri në pesë përqind të thellësisë, aq sa del shtresë e civilizimeve të sipërmendura.

Por, ajo që nuk kuptoj dot është sesi një grup i madh peligrinësh, çdo 20-25 gusht, populli i rretheve të Tomorrit dhe besimtarëve bektashinj nga gjithë Shqipëria ngjiten në Kulmak dhe në Majën e Çukës për të bërë kurbanet e zakonshme.

Dhe venë në këtë trevë, jo për hatër të Baba Tomorrit, që iu ka hapur portën për të paktën 10,000 vjet, qysh kur dolën nga shpellat e Vlushës, por për hatër të…  Abaz –Aliut. Nuk kuptoj dot si mund këta njerëz “modern” të besojnë se aty ndodhet varri i Ali Aliut, dhe jo varri i Zeusit.

Gjithe këtë pelegrinazh e bëjnë në emër të trimit martir të Qerebelasë, dhe jo të të Madhit të gjithë dynjasë. Kur rri e dëgjon ciceron të krahinës apo të muzeut që jetën e këtij Mali e lidhin me gjurmë të kalit të një fakiri luftëtar, i ardhur nga Irani në vitet pas 1600, – kupton pse i madhi Sami Frashëri thoshte: Shpesh, ky popull, – – nuk di se çka nën këmbët e veta.

Vazhdoj gjene të mos i kuptoj këta pelegrinë (skrapallinj e mendjellinj) që nuk dinë pse shkojnë, dhe në vend se të bëjnë kurban një apo dy desh si të parët tanë, therrin e shqyejnë mbi 4500 të tillë, me demek zengjinë të rinj.

Nuk kuptoj dot se në vend se të marrim urim dhe bekim nga fëshfërimat e Lisit, venë e lëshojnë mallkim, duke prerë e sterosur drurët e këtij Mali.

Një plak i urtë takon një grup shefash të policisë së zonës përreth Tomorrit dhe i pyet se ku po shkoni o djema, me që njihte njërin prej tyre. Atje xhaxha të therim ndonjë dash. Po pse për të therur vihet atje – iu gjegj xhaxhai. Kur të therni delen apo dashin, shikojeni sesi ajo do të kthejë kokën, si për t’u falur Majës së Tomorrit (Çuka), duke i kërkuar ndihmë për mëkatet tuaja…

Këta njerëz kanë harruar arsyen e të parëve të vet që ngjiteshin në Tomorr më 15 gusht dhe jo më 20-25 gusht. Ngjiteshin në këtë Mal për të festuar, jo festën prej 400 vjetëve të Abaz Alisë, por për festën prej 12,000 vjetëve të Tomorr pellazgjisë.

Mund të theksojmë se ziarreti apo festa e zajreve e yshyreve organizohesh e bëhesh ndër pellazgët apo selët (suliotët e sotëm) e kësaj krahine nga data 07-15 gusht, me kulm diku aty nga data 10 gusht. Prej ketej u mor nga kristianët dhe u emblemua si festa e shën Marisë më 15 Gusht. Synitët bektashinj për ta bëtë të tyren e çuan më 20 deri 25 gusht. Po t’i pyesësh këta të fundit, se çfarë është kjo festë nuk të thonë gjë. Po mirë ata, po ky popull, aq memorje të vockël na paska? Kjo është se ç’është.

Për datën 15 gusht si festë e Tomorrit e thotë prerazi edhe i madhi Ekrem Bej Vlora në librin me titull “Aus Berat und vom Tomorr” (nga Berati në Tomorr e kthim), i cili e cilëson si ditë, ku të krishterët i ngjiten malit për t’u falur Shën Mërisë.

Nuk kuptoj dot, sesi këta pelegrinë harrojnë atë çfarë thuhet me shumicë në librat e historisë e të gjeografisë, se njerëzit ngjiteshin në këtë mal, jo për ha ha ha e tra la la, por për të respektuar kodet që iu ishin ngarkuar këtij Mali dhe tempullit të vet. Njerëzit ngjiteshin në majë të malit në kujtim të kohës së tërheqjes së ujërave, nëpërmjet së çarës së malit, pas përmbytjes së madhe.

D.m.th. nëse ti o njeri do të tallesh me ujrat e lumenjve, të deteve dhe oqeanëve, dhe nëse ato fryhen, si nga gabimet e tua apo kapriciot e natyrës, është ky BabaMal, siç e poeton kaq ëmbël poeti ynë i madh, Xh. Spahiu që kokën të shpëton.

Përfundim

Sot, ne mund të mblidhemi si djem të ushqyer e të bekuar me ujin e këtij mali. Mund të mblidhemi si prindër për të përcjellë dertet e këtij mali, por mbi të gjitha mblidhemi si misionarë për të çuar në vend të shenjtat e këtij mali.

Mali i Tomorrit së bashku me hien e lënë të Dodonës që në supe mbart, nuk është i sotshëm, e as i djeshëm, e as i kohës së historisë së shkruar, por Mal shumë para historisë, që me shpellat e veta (Vlusha), mbas i gjeti vend pëllumbave dhe ariut, futi dhe mbrujti njeriun

Ai është baza e historisë së njeriut parak pellazg apo Europian, ai është themel i jetës në tokë, kult i ngjizjes së shpirtit të njeriut shqiptar.Nga Sazan Guri

Imazh i ngjashëmImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto baba tomorri

Sekretet e malit qe s’fle!Gdhihet pa u gdhire Read More »

Brataj, udhëtimi i një fshati trimash në shekuj

Nga HAMZA MALAJ

Sado me flatra të jetë fantazia ime, sot pas 100 vjetësh, ajo kurrë nuk mund të arrijë të pasqyrojë madhështinë e veprës së gjyshërve tanë, të cilët që në momentet e para të shpalljes së pavarësisë, u nisën vullnetarë për të çliruar Janinën.

Ata u nisën në mëngjes herët. Lanë fëmijët në gjumë duke u dhuruar puthjen e fundit kur flinin si ëngjëj, lanë kopetë pa nxjerrë nga vathi dhe nënat e nuset me lotët në sy e duke iu dridhur buza dhe ikën. Ikën me kokën prapa por me shumë shpresa. Atmosfera ngazëllyese që kishte mbuluar gjithë Shqipërinë, tashmë të pavarur e me shtetin e saj, i kishte bërë me krahë. Shqipëria u bë, dhe kjo ishte kryesorja. Kjo ishte gjithçka: gëzimi, hareja, jeta dhe vdekja. Të gjitha tashmë i takonin, asaj, Shqipërisë.

Askush nuk e di numrin e saktë të tyre. Dihet vetëm që si çetë bënin pjesë në batalionin e Vlorës. Dihet po ashtu se në ato luftime lanë 16 dëshmorë. 16 dëshmorë nga një fshat me 80 shtëpi. Shumica e tyre ishin të rinj. Me shtatin e gjatë si lisat e Qyramengës, me cullufet që u vareshin mbi ballë, me ata sy të bukur e vetullat kaleshe, me atë ecjen e shkathët si gjahtarët e egërsirave, ata përfaqësonin një forcë si ujët e përroit të Brashecit që kur del nga shtrati, nuk vë re se kë e çfarë gjen përpara. Donin të bashkonin të gjitha krahinat me Atdheun, donin ta bënin Shqipërinë të plotë.

Kur dolën te kthesa e Brashecit kthyen dhe një herë kokën prapa. Një tis i hollë mjergulle trazuar me tymin e zjarreve të porsandezur kishte mbuluar fshatin.

-Si vello nusërie, tha dikush.

-Në dasëm vemi, e pasoi tjetri dhe pas kësaj ra një heshtje e trishtë. Secili mendonte për punët dhe hallet që la prapa.

U nisën në dimër. Nuk kishin çelur akoma lulet e kumbullës dhe të lofatës. Në pllajat e Vaskes, Drenikës dhe Shullerit të Policës bari i mbrojtur gjatë gjithë vjeshtës ishte bërë për t’u korrur. Lule delet midis gjelbërimit ngjanin si miliona flutura të bardha të cilat i bënin karshillët ngricës. Poshtë lumi Shushica, atë ditë vezullonte një ngjyrë kristali. E shikoje dhe magjia e tij të rrëmbente. Ç’ishte gjithë ai shkëlqim mbi sipërfaqen e tij? Mos vallë donte edhe ai të përshëndetej e të ndahej me ta? Natyra fshatit tonë, Bratit, i ka falur shumë bukuri, por mbi të gjitha, Shushicën. Me të ishin të lidhura gjithë kujtimet e djemve që u nisën. Lamtumirë Shushicë, perla e fshatit tonë!

Fshatit i kishin ikur djemtë, pjesa më e bukur e jetës së tij. Por kjo nuk ishte hera e parë. Ai në luftë e kishte kaluar jetën dhe prandaj e dinte që te kjo ikje qëndronte madhështia e tij. Vitet që do të vinin më pas, do të kishte ikje të tjera dhe, përsëri, madhështia do të rritej dhe jehona e saj do t’i kalonte hapësirat e tij. Te këto ikje do të qëndronte krenaria dhe stoicizmi i gjithë fshatit. Dhe këto ikje do të ngjiznin atë që ne e quajmë ndjenja e traditës dhe e vazhdimësisë, ndjenjë e cila, për ditë pasurohet dhe asnjëherë nuk ka fund. Sa herë u lëndua, sa herë u palgos e u vra, sa herë u shkretua ky fshat, por kjo ndjenjë bëri që ai të qëndronte në këmbë. Lindnin brezat e rinj dhe në kokën e djepit pikturohej shqiponja dhe dyfeku. Dhe fshati im lindte shumë fëmijë, të cilët para ABC mësonin kuptimin e këtyre simboleve, që nënat e tyre të reja dhe gjyshet ua këndonin në ninullat për t’i zënë gjumi.

Në kryengritjen fshatare të vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit ata kishin ikur përsëri dhe përkrah Gjolekës luftuan në Mifol e në Delvinë. Në letrën e drejtuar mbretit të Greqisë më 15.8.1847 ku i kërkohej ndihmë për luftën kundër Turqisë, është edhe firma e burrit trim e të zgjuar, bashkëfshatarit tonë Lilo Qendro. Në vitin 1848 Turqia internoi shumë udhëheqës të Labërisë e midis tyre edhe Matan Haxhiun e Lilo Qendron nga Brataj.

Gjemit ‘e detit arrinë,

Na kërkojnë parësinë,

Në Brataj Matan Haxhinë,

Lilo Qëndro nishallinë.

Kjo, këngë, megjithëse kanë kaluar mbi 200 vjet, këndohet edhe sot. Këndohet sepse ajo pasqyron jo vetëm një gjëmë të madhe, mbi 500 vetë të internuar, por edhe një heroizëm të madh, një atdhedashuri të zjarrtë. Matan Haxhiu ynë vdiq në internim, ndërsa Lilo Qendrua u kthye pas pesë vjetësh.

Dhe ikje të tilla, të mbuluara me zulmë, pasonin njëra tjetrën. Pas Lidhjes së Prizrenit, veprimet antiturke, si kudo edhe në fshatin tonë u rritën së tepërmi. Sulmoheshin karvanet e prapavijave turke, kapeshin patrulla e korjerë, dhe organizoheshin kudo prita. Pasho Poraqi bashkëfshatari ynë kishte organizuar një grup të tillë. Tregojnë se ua nxiu jetën trupave turke. Por, më në fund, në befasi e kapën në fshatin Shkozë të Kudhesit. E çuan në burgun e Beratit, ku pas disa ditësh e gjetën të vrarë brenda në qeli. Kushedi çfarë qëndrimi burrëror do ketë mbajtur, sepse nga ky qëndrim u keqtrajtua në mënyrën më mizore krejt fisi i tyre. Turqit u morën gjithë pasurinë, përfshi edhe shtëpitë, duke i detyruar kështu të iknin nga fshati. Ata ikën por fshati nuk i harroi. Bashkëfshatarët e mi të mrekullueshëm, megjithëse i kishin blerë nga turqit, për të mos i lënë shkretë, përsëri ato prona edhe sot mbajnë emrin e Poraqe. E bënë këtë sepse ajo familje kishte bërë histori në jetën e fshatit.

Ju bëtë luftën e madhe,

Kur Shqipëria kish halle,

I vinin ujqit vërdallë,

Mes për mes donin ta ndajnë.

Mbrëmja i zuri në mal të Nanoit. Fshehur pas gurëve e kodrave ndezën nga një zjarr që të merrnin veten. Gjatë udhëtmit kishte rënë shi dhe ishin lagur. Të nesërmen morën vesh se garnizoni turk i Janinës, pas disa luftimesh u ishte dorëzuar grekëve. Djemtë zunë pozicione. Përballë Janina u kujtonte Ali Pashën, u kujtonte birbilejtë e burgun famëkeq ku kishin qenë të burgosur shumë bashkëfshatarë të tyre. Por ajo u kujtonte edhe “Zosimenë” ku kishin mësuar shumë atdhetarë të Rilindjes. “Janinës ç’i panë sytë” është një këngë e vjetër labe. Po më keq akoma po u shikonin sytë djemve tanë.  Misioni për të cilin ata shkuan dështoi. Janina nuk do të ishte më jona. Por qëllimet e grekëve synonin shumë më larg. Ata donin gjysmën e Shqipërisë, deri në lumin Shkumbin. Duhej ndërprerë ky marshim ogurzi i tyre. U duhej dalë përpara ushtarëve grekë. Pa luftë asnjë hap mbrapa! Dhe kështu filloi përleshja me një ushtri të organizuar e me armatim modern të kohës. Ranë dëshmorët e parë dhe siç thotë kënga:

Hallall gjirin djemtë tanë,

U mbeti dora në kamë,

Vratë shum’e pra u vranë,

Me nder e mbuluat fshanë!

Përpara një force të tillë qëndresa këmbëngulëse do të thoshte asgjësim. Varrosën dëshmorët e rënë dhe filloi tërheqja nga vija në vijë. Me luftë, me prita, me kundërsulme. Gjakun e derdhur do ta paguanin edhe forcat armike. Dhe e paguan. Por në çdo vijë luftimi, gjatë përleshjes, binin luftëtarë të rinj. Numri i tyre mbërriti në gjashtëmbëdhjetë. Gjashtëmbëdhjetë lapidarë të cilët do t’i flisnin historisë se sa dhe si e donin shqiptarët atdheun e tyre, sa të etur kishin qenë për liri. Varrosnin bashkëfsahtarin dhe ja merrnin vajit me këngë të cilën e improvizonin në çast: “Ali Çaush Memokendi / O trimi që s’luan vendit”. “O Halim Sherifi ynë / Bashkë me Jakup Myslinë/ Drit’e shkruat historinë / Ne as varret nuk ua dimë”.

Kështu deri sa arritën në Qafën e Mëretes në Kuç, ku gjetën luftëtarë të tjerë të komanduar nga biri i Bratit Memo Metja.

Me respektin dhe mirënjohjen më të madhe për gjyshërit tanë, me dashurinë për fshatin që i lindi dhe i rriti dhe me krenarinë për kombin vital, që u dha krahë djemve dhe vajzave të tij, për të qëndruar në mbrojtje të atdheut, po rendis më poshtë emrat e dëshmorëve të fshatit tonë që ranë në luftën e Janinës. Ali Çaush Memokendi, Adem Selfo Brahimi, Çelo Aliko Muçaj,  Emin Hasan Nikaj, Hakan Miftar Nika, Halim Sherif Lilo, Isa Memisha Koçi, Jazo Memisha Koçi, Jazo Veliko Jazaj, Jakup Musli Lilaj, Maske Feta Barjamaj, Ramadan Kamber Ferraj, Rushit Çaush Memokëndaj, Veiz Iljaz Durmishi.

…Ajo pjesë e çetës që shpëtoi u kthye në fshat. Me një dhimbje të thellë në shpirt u shpërndanë nëpër shtëpitë e dëshmorëve. Do shpinin atje amanetin e tyre. Fshati ishte në një zi të thellë. Edhe gurët e drurët të dukej se rënkonin. Ky rast ishte vërtetë një pellg gjaku, dhe liria ruhej e çmohej me kaq fanatizëm, pikërisht sepse i kishte rrënjët në pellgje të tilla. Elegjitë e nënave u përhapën hapësirave të fshatit.

Ramadani yn’o djalë,

Mir’e ngjeshe jataganë,

Martin’e gjysdan’e larë.

…Në male përmbi Janinë

Mbet’atje për Shqipërinë.

Vatë e nuk u kthyet kurrë,

Po se lëshuat flamurë!

Ata e deshën Atdheun jo se ishte i madh, por sepse ishte i tyre.

Kanë kaluar  mbi 100 vjet prej atëherë, por kujtimi i tyre kurrë nuk është harruar, sepse edhe misioni i tyre kurrë nuk është tjetërsuar. Sa herë që e kërkon koha, ata janë aty, në Brataj, si simbole të atdhedashurisë.

Brataj, udhëtimi i një fshati trimash në shekuj Read More »

Te paperseritshmit e trios Vlonjate!

Një “kohë e urie”, për shpirtin varfanjak, ndihej për këngën qytetare vlonjate.
Ishte llohë dimri, diku në vitet 70. Gjithsesi nuk kishte shumë rëndësi stina. Rëndësi përbënte fakti që këngën popullore shqiptare lindi trioja vlonjate, një grup solid, me zëra harmonikë, një grup brilant që bëri epokë. Protagonistët e tij ishin Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani.

Për specialistët triot nuk vijnë shpesh, ato janë si punë pyllnajash, vijnë e sjellin ndriçimin e tyre e më pas zhduken, duke lënë shkëlqimin pas.
35 vjet më parë
Kështu, 35 vite më parë, nën grinë e qytetit detar, nën erën e jodit, por pa e ndryshuar grafikën e ekzistencës së tij, u ngjiz një grup muzikor, i vetmi me tre pjesëmarrës të zgjedhur. Ishte trio vlonjate, lindur mes lotëve, melodive dhe poezisë së bukurisë. Tre emra të një grupi si trio vlonjate, Meliha, Konstandin, Reshat.

Në një segmentim të këtij grupi gjen dy zëra burri dhe të një zë femre. Një kombinim i gjetur lehtësisht në tabanin e popullit, në folkun lab. Mbi këtë gjurmë u muar referimi rreth një pike të vetme. Trioja vlonjate erdhi, jetoi ndoshta mbi 30 vjet, rrugë e ngjeshur. U shfaq si vegim boreal tek ne, por ende e pazbuluar mbetet qëndrushmëria e këngëve të tij, këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë për këngëtarët e rinj.
Konstelacioni i yjeve këngëtarë
Në morinë e yjeve këngëtarë popullorë, këngëtaren Meliha Doda, pa frikë do ta quaja një yll të ndritshëm, një rubin i çmuar i trios vlonjate. Meliha Doda është e vemtja artiste e këtij grupi artistik popullor qytetar që gjëndet në qytetin e saj. Reshati, artisti dhe kompozitori i këtij grupi të veçantë është shuar kohë më parë. Ndërsa Konstandini, thonë se është jashtë, në mërgim. Meli, siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruan po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj. Melihaja është këngëtarja e këngës hymn të Vlorës ”Aromë portokalli”, melodinë e saj dikur e dëgjoje aksioneve të rinisë në shpyllëzimet masive, në hekurudhat kur hapej trase më e re e ndonjë udhe hekuri, tek gjimnazistët që thurnin vargëzime dashurie përmbi tekstin e saj: “Ngrije kokën lartë moj se më mori malli/vinte gusha jote moj aromë portokalli..

.Në të vërtetë ishte një këngë lirike. Përmbante vargje të thjeshtë, dhe një melodi të kapshme shpejt: “Nën portokalle moj, ç’të ndala unë ty/lulet e limonit moj, ç’të binin në sy…” Në dasma, përpara vellos së nuses, gjitonia i këndonte, dashurisë ndërsa dhomëzat e vogla mbusheshin me tingujt e këngës. Me këtë këngë fillonte, përvijonte, mbyllej një dasmë këtu në jug, në shtëpitë qytetare,por edhe sot është pikërisht kështu.
Kënga e shtegtarëve të panjohur
Ka një aksiomë të hershme, që thotë,kur u linda unë se pyeta botën,ose …etj, etj,etj. Por Meliha e rrëfen,disi më ndryshe :”Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren.

Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi pasur një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë. Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im, Xhevdet Doda, është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqëndrimit nazist.

Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë. Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve ’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore. Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletët. Atje lexohej: mësuese fshati në Piqeras.

Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”ngecëm” në Vlorë, në gjysmë të rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha. Qëndrova 4 muaj pa punë.
Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”. Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht.

Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën.

Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Porfesor Liu arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia. Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të sistemohesha mësuese tek shkolla ”1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.

Krijesa e papërsëritshme popullore-trio vlonjate
Identifikuar në këtë qytet, në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate,trion e Konstadinit, Melihas; dhe Reshatit?Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh,lebrëit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin. Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.

Kjo traditë që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshat i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i paidentifikuar, mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurtër, pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qenë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore. Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha e ka bërë kështu:
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi.

Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe
Përkarshi nektarit të hënës
E kanë pikasur në ëndrrën e thellë. Përveçse kanë zgjuar dëshirën për tu bërë të famshme. Lotin e fundit e kanë ndjerë në shpirt. Thellësisht kanë lëshuar britmën: ”Jam bërë e famshme!”.Kanë ecur nëpër ”monopatin e vështirë” të trios,zërin e tyre,këngët e tyre i kanë marrë, për të arrirë lartësitë e trios.

Kanë ndjerë ,zemra të lodhura, ëndrra të netëve të këqia. Por ka vijuar rrugëtimin i tyre,këmbëngulës dhe i çuditshëm. Shpirti i saj i lodhur mundi ti afrohej,por përveçse oqeanin e lotëve të saj,trio ishte në kaq distancë, në ç’largësi. Ka përvijuar një traditë në muzikën qyetare të Vlorës ku këngëtarët, që erdhën pas trios u munduan të përvetësonin embrionin e trios, por rrënjët e saj tashmë ndjeheshin të thara.

Një grup këngëtarësh sipas kohës Kleopatrën, Milika, Anita e shuar në Amerikë tragjikisht, Ludmilla, Aurela por dhe së fundi brezi i vajzave e çupave të këtij qyteti, që janë futur disi ndryshe tek trubofolku, si Poni, një emër i shkurtëzuar, Mariola guxoi t’u merrte një grupi folku “Gollovarin” e rrëmbeu paksa, vetes i tha “Fluturo me mua”, Silva me “plaku me plakën ç’u zunë”, bëjnë rrugëtimin e tyre për të gjetur pakëz vend tek piedestali i Melihas, por me cd në dorë një ditë, larg çdo përfytyrimi koha do t’i gjejë në harresë.

Askush, të paktën deri më sot, nuk e ka zënë dot vendin e trios vlonjate dhe piedestalin e këngëtares popullore Meliha Doda. Trio vonjate dhe Meliha janë të papërsëritshme.

Shkruar nga Gezim Llojdia 11 vite me pare/

Te paperseritshmit e trios Vlonjate! Read More »

Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë”.Gravura e rrallë

Gazetari Armand Plaka, i apasionuar pas historisë, ka publikuar një gravurë të rrallë, të panjohur nga publiku shqiptar, që siç thotë Plaka, është dhuruar nga shqiptarët e Izmirit, ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Ja përshkrimi i gazetarit Armand Plaka lidhur me gravurën në fjalë

Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila botohej në Shkodër, botonte edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar me ç’duket nga shqiptarët e Izmirit) ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustrative për dramën historike me katër akte “Skënderbeu, ose Heroi i Krishterë”, e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot e që u vu në skenat e Parisit disa herë gjatë fundit të shekullit IX.

Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë, e as në prurjet e reja të viteve të fundit, falë dixhitalizimit të shumë fondeve të bibliotekave publike e private.

Kurse vetë botimi i autorit origjinal i vitit 1862, ndonëse përmendet në bibliografitë kushtuar autorëve francezë që kanë shkruar për Shqipërinë ( shih: Vepra të autorëve e studiuesve francezë për shqiptarët, Shek. XVI-XX, nga Etleva Domi dhe Aferdita Harxhi, 2001), nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë në biblioteka e projekte të tjera, duke mbetur thjesht një referencë, pa arritur të studiohet e t’u nxirren si pasojë në pah as këto elmentë në dukje të parëndësishëm, por shumë interesantë e të qenësishëm.

A.P. – 21. Mars 2018

Gravurat

Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë”.Gravura e rrallë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com