Histori

Ja kur dhe ku eshte ngritur spitali i pare ne Vlore dhe me sa shtreter …

Në një kuadër të gjerë, atje ku historikisht vendoset Shqipëria, vetiu atje është dhe Vlora. Vlora që i jep Shqipërisë karakterin e plotë mesdhetar duke na vendosur natyrshëm në gjerdanin e pasur të popujve e kombeve fqinje. Vlora me tradita të lashta shëndetësore, me intelektualë të afirmuar për kohën, por edhe të harruar, të lënë në harresën e viteve që kërkojnë më të voglin privilegj, të njihen, të evidentohen këta heronj të heshtur të shëndetit të popullit.

Emri i Vlorës është nga të paktët emra gjeografikë të bregdetit lindor të Adriatikut dhe Jonit që i ka qendruar kohës. Në bregdetin e banuar nga popullsia Shqiptare, ky emër del i afërt me Durrësin, Shkodrën dhe Ulqinin. Fakti që Ptolemeu e quan Aulona “Qytet skele” dëshmon se është themeluar shekuj më parë se shekulli i II i erës sonë. Aulona qytet skelë i pa dokumentuar për disa shekuj shfaqet në dokumentet e Venedikut si një por i rendësishëm mallrash, port ku ankorohet vapori Austriak “Llloridi” dhe ai Italian “Pulia”.

Në qytet porte ka ekzistuar një ligj i vjeter i transmetuar deri në shekujt e fundit mbi ekzistencën karantinës, ku siç dihet mbaheshin njerëz të izoluar për disa ditë, por u jepej ndihma mjeksore në nivel teknik.

Në rrjedhën e historisë, Vlora ka njohur shumë pushtues. Vetëm në vitin 1850 Instituti Administrativ i Shëndetësisë të Perandorisë Turke dërgon mjekë që kujdesen dhe për popullatën. Nga hulumtimet rezulton se ishte mjeku Dervish Ibrahim Mahmuti si ndër të parët, i lindur në Vlorë që mbaron fakultetin e mjekësisë në Stamboll. Mjekë të tjerë që kanë punuar në Vlorë janë: Nikola Francisko, Niko Milo, LLambi Cukali, Epaminonda Koleka, Auerback (Austriak), Theodhori Lluka, Tasim Peshkëpia, Spiro Papakristo, Nasho Qirko, Eleni Andruci, Asllan Merlika, Natalia Myrzabeg, Kostandin Kauri.

Spitali i Parë në qytetin tonë u ngrit në godinën e karantinës pranë muzeut historik të Pavarësisë Kombëtare në Skelë. U ngrit me 8 shtretër fillimisht.

Qeveria e përkohëshme e Ismail Qemalit e mbështeti me investime dhe e kaloi në spital me 20 shtretër. Ky spital funksionoi deri në pushtimin Italian. Më pas u zhvendos në godinën e Drejtorisë së sotme me dy baranga anash. Organika e parë e spitali përbëhej nga Dr. Ali Mihali drejtor, Dr. Musa Delvina dhe Ibrahim Dhrami si patolog, Dr. Ismet Gega kirurg, Bajram Emiri asistent kirurg, Emin Kuzumi si kryeinfermier, disa shërbetore si sanitare, një kuzhinier dhe një roje xhandar.

Në vitet 1911 – 1914 vijnë në Vlorë edhe shumë mjekë të tjerë si Simon Simonidhi, Halil Kamberi, Halil Luloçi, Avdul Vranari, Bari Çobani, Bedri Përmeti, Isak Korça, Haki Mbaria, Bedri Puto, Omer Nishani, Ismet Gega, Xhafer Kongoli, Musa Delvina, Mihal Cani, Filip Papa, Musa Ohri.

Në 1916 u ndërtuan godinat që janë dhe sot (pavionet 1 katëshe) gjithsej 4 godina me 50-60 shtretër. Me vendim të qeversië së përkohëshme të Vlorës mjeku Ali Mihali emërohet drejtor i përgjithshëm, drejtor i spitalit dhe laboratorit.

Me largimin e Italisë drejtor emërohet mjeku patriot Shezai Çomo. Në vitet 1923 – 1924 një shoqëri Angleze mundësoi 6 shtretër për të semurët me TBC dhe 2 shtretër për observim infektivi.

Në vitin 1926 qeveria e Ahmet Zogut vendos drejtor Fahri Reshitin. Në këtë periudhë paguheshin edhe 8 mjekë të tjerë. Në vitet 1933 – 1935 drejtor emërohet Dr. Shyqyri Cupishti, kirurg. Në vitin 1939, me pushtimin italian, vjen dhe punon si kirurg Prof. Lemani (mjek Gjerman) më vonë vjen mjeku Italian Prof. Spinelli dhe mjeku shqiptar Vasil Dhimitri, drejtor deri më 1944, ky i fundit, hap repartin e radiologjisë që më 1931. Rajoni i vjetër i pediatrisë ishte në Qafë Babicë, sot kjo godinë nuk ekziston. Në 1945 Spitali i Vlorës kishte 160 shtretër.

60 pathologji

30 kirurgji

25 pediatri

20 materniteti

20 infektivi

Funksiononin gjithashtu Laboratori, Radiologjia dhe Farmacia. Poliklinika e parë hapet pranë tregut të sotëm në një godinë 2 katëshe. Hapen dhe shtreter per ORL-Okulistikën dhe në 1946 spitali kishte 94 punonjës, 35 ishin infermierë, Drejtor dr. Mihal Angjeli, kapaciteti 245 shtretër, duke shtuar 10 shtretër për otojatërin dhe 45 për infektivin.

Me plotë gojën mund të themi se Dr. Ali Mihali është ndër themeluesit e Spitalit Civil të Vlorës, ndër mjekët kolloz të shërbimit të patologjisë që hodhi themelet e mjekësisë bashkëkohore.

Ai hodhi themelet e statistikës mjekësore, këtë ai ia trashgoi edhe të bijës. Ai themeloi shërbimin neuro-psikiatrik. Këtë profesion ia trashëgoi djalit, Mehmet Mihalit. Deri në vitin 1974 spitali ka funksionuar në godinat e vjetra. Në vitin 1974 ndërtohet godina e re, e cila funksionon edhe sot me shërbime dhe infrastrukturën më të mirë të kohës, me një numër shtretërish 370, duke iu përgjigjur rritjes së popullsisë.

Në spital, gjithashtu, funksionon reparti i imazherisë , laboratori, reparti i pediatrisë, reparti i kirurgjisë, ORL-Okulistikë, kirurgji maksilo-faciale, patologjia, shërbimi infektiv, dispanceria, dhe shtëpia e lindjes. Në periudhën 1945 – 1990 spitali ka funksionuar me gjithë specialitetet, me një numër mjekësh gjithmonë në rritje.

Sot spitali funksionon me këto shërbime:

Shërbimi i imazherisë

Laboratori klinik

Shërbimi i kirurgjisë

Kirurgji e përgjithëshme

Urologji – Endoskopi

Ortopedi – Traumatologji

ORL – Okulistike

Kirurgji maksilo-faciale

Shërbimi i patologjisë

Kardiologji

Pneumologji – Alergologji

Gastrohepatologji

Nefrologji

Endokrinologji

Neurologji

Reumatologji

Hematologji

Shërbimi i renimacionit

Shërbim Obstetrik gjinekologji

Patologji infektive

Banka e gjakut

Spitali ka rreth 100 mjekë e 320 infermierë të lartë dhe është i organizuar në 370 shtretër të cilët ndahen si më poshtë:

Pedriatria – 50 shtretër

Kirurgjia – 45 shtretër

Patologjia – 80 shtretër

Infektivi – 30 shtretër

Orl – Okulistika – 10 shtretër

Shtëpia e lindjes – 85 shtretër

Reanimacioni – 12 shtretër

Ja kur dhe ku eshte ngritur spitali i pare ne Vlore dhe me sa shtreter … Read More »

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia

“Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur”, thotë Sara, një vajzë shqiptare rreth të njëzetave.

“Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar”.

Me një grim minimal dhe duke folur një anglishte pothuajse perfekte, Sara duket e qetë.

Por, ndërsa ajo rrëfen të kaluarën, është e qartë që jeta e saj s’ka qenë aspak e stabilizuar.

Ajo nuk kishte në plan të shkonte në Britani. Aspironte të bëhej avokate në vendin e saj.

Për shkak të një vargu incidentesh në të cilat iu nënshtrua manipulimit dhe shfrytëzimit nga disa burra, ajo nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj.

Gjithçka filloi kur Sara ishte 13 vjeç dhe mësuesi i saj u përpoq ta përdhunonte.

Ajo më pas u bë turpi i familjes. Xhaxhai donte ta vriste, duke e fajësuar se kishte provokuar mësuesin e saj, pavarësisht faktit se ai ishte dy herë më i madh se ajo në moshë.

Ajo dhe prindërit e saj duhej të largoheshin nga qyteti i tyre.

Pavarësisht nga përvojat e hidhura, gjatë të cilave ajo tentoi edhe vetëvrasjen, Sara vazhdoi shkollën e lartë dhe nisi një karrierë të begatë duke punuar si ndihmës avokate për kompanitë e mëdha financiare.

Por kur babai i saj i tha disa vite më vonë se do të martohej me shkuesi, Sara ndjeu se duhej ta bënte këtë gjë.

“Nuk doja të fejohesha”, thotë Sara. “Gjithmonë mendoja se ishte më mirë të bëja një karrierë dhe të martohesha më vonë.

Por, kur babai im e rregulloi këtë fejesë, mendova se duhej ta pranoja, vetëm për t’u treguar që nuk isha më turpi i familjes”.

Pak pas fejesës, i fejuari i tha se duhej të shkonin të jetonin në Itali, duke thënë se do të jetonin më mirë atje.

Kjo nuk kishte qenë kurrë në planet e saj, por, përsëri, ajo ndjeu se duhej të binte dakord në mënyrë që të kompesonte turpin që supozohej se kishte sjellë në familje.

Ajo arriti të transferojë punën e saj në zyrat në Itali dhe filloi të përgatiste një jetë të re atje. Por optimizmi nuk zgjati shumë.

“Besoja se po shkoja atje për të pasur një jetë më të mirë, por lumturia në Itali zgjati vetëm dy javë”, tha ajo me sytë përdhe.

“Mua më duhej të transferohesha në zyrat italiane në Janar pas Krishtlindjes. Por kjo ndodhi kurrë…”

Kjo për shkak se i fejuari i Sarës e shiti atë për të larë borxhin që i detyrohej një bande kriminale.

“Ai më shiti. Do të doja të kisha vdekur. Ai tha: “Unë do të preferoja jetën tënde, para times”.

Tani kur më kujtohet, do doja t’i jepja një grusht në fytyrë. Ai donte të shpëtonte jetën e tij, kështu që shiti timen. U detyrohej atyre para, kështu që më shiti mua për të larë borxhin”.

“Në atë momente nuk mund t’i shihja gjërat qartë. Isha e shokuar. Tani kur e mendoj, nuk e di si nuk e kam vënë re? Jetova me të për dy javë dhe nuk kuptova asgjë”.

Të gjitha shpresat për një jetë normale u shuan për Sarën, kur ajo e gjeti veten të shfrytëzuar. Ajo u shit në një grup kriminal dhe u përdor si skllave seksi.

“Ne u mbyllëm në një shtëpi në Milano nga Nëntori 2014 deri në Korrik 2016”, kujton Sara.

“Ishim të kontrolluara nga disa burra. U përpoqa të arratisesha disa herë, por fati nuk ishte në anën time. Ata na kontrollonin gjithë kohën.

Isha e mbyllur në një dhomë. Dhe natyrisht nuk merrja asnjë para”, tha ajo.

Sara gjeti arsye për të shpresuar sërish, kur ajo lidhi një miqësi të ngushtë me një vajzë të re që u soll në shtëpinë publike.

Ndërsa të dyja flisnin anglisht dhe spanjisht, ata ishin në gjendje të komunikonin në mënyrë që tutorët e tyre të mos i kuptonin. Të dyja kishin planifikuar të shpëtonin.

Por para se ato të gjenin rastin për t’u arratisur, banda kriminale vendosi të largohej nga vendi për të ikur nga policia.

Sara dhe shoqja e saj u futën me forcë në një makinë. Ky ishte momenti kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë, sepse filloi të kishte shenja aborti.

“Ata na çuan në Francë për t’i shpëtuar policisë. Ne ishim në një makinë dhe ky ishte momenti kur unë abortova. Kisha shumë gjakderdhje”, tha ajo.

“Shoqja ime filloi të zihej me burrat sepse u kërkoi të më ndihmonin.

Ata e goditën sepse ajo u përpoq që t’i bënte ata të më dërgonin në spital. Nuk donin të më dërgonin, sepse mendonin se unë do të arratisesha”.

“Më në fund sollën një mami. Nuk e di kush ishte ajo. Por ata sollën një zonjë e cila më dha ilaçe kundër dhimbjeve”.

Vajzat e përdorën këtë si një mundësi. Ato i treguan infermieres situatën e tyre.

Ajo donte t’i ndihmonte. Ndërsa shkoi të fliste me burrat për t’u treguar atyre se çfarë ilaçesh duheshin, vajzat arritën të hapnin derën dhe të shpëtonin.

“Nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur pas kësaj. Kisha ende gjakderdhje.

Kaluam lumin dhe arritëm në Calais në Francë. Qëndruam atje për rreth dy ditë”, thotë Sara.

“Duke shkuar për atje takuam një djalë. Ai pa që kisha gjakderdhje kudo dhe shoqen time që ishte e nxirë. I dhamë atij 300 euro dhe na ndihmoi të shkonim te një kamion”.

“U fshehëm në të dhe po shkonim drej Londrës. Ishte shumë e frikshme.

Gjëja e parë që ata thanë ishte që ne s’duhej të bënim zhurmën më të vogël. Ishte shumë e rrezikshme”.

Pas një udhëtimi të rrezikshëm në automjet, vajzat u hodhën në rrugët e Dagenhamit.

Ato u kapën nga policia dhe u dërguan në një shtëpi të sigurt, ku u strehuan si viktima të skllavërisë.

Sara mbërriti në Britani të Madhe në Korrik 2016.

Një vit më vonë, ajo mori një vendim pozitiv nga Mekanizmi Kombëtar i Referimit, sepse sipas verifikime të bëra, ajo rezultonte se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Por kërkesa e saj për azil është refuzuar nga Zyra Qendrore, e cila pretendonte se ajo mund të kthehej në shtëpi te prindërit dhe se vendi i saj saj ofron strehim për gratë e trafikuara.

Sara, e cila tashmë po përpiqet të apelojë vendimin e Zyrës Qendrore, thotë se ideja e kthimit në Shqipëri e tmerron, duke shpjeguar se ajo nuk është më në kontakt me familjen e saj dhe ka frikë se ata do të ishin në rrezik nëse ajo kthehej.

“Nuk kam folur me familjen time që kur kam lënë Shqipërinë.

Kam frikë se i fejuari im ka zbuluar se unë jam arratisur dhe do të më ndëshkojë mua dhe familjen time nëse kthehem”.

“Kam kaluar shumë gjëra. Për 13 vjet të jetës sime unë jam fshehur nga të gjithë, duke u përpjekur të mos shihem.

Jam shumë e lodhur. Kthimi në shtëpi do të jetë kthim në të njëjtën pikë dhe unë jam e frikësuar të kaloj sërish të njëjtat gjëra”.

Ajo shton se Shqipëria nuk u ofron grave mbrojtjen e duhur kundër abuzimit, duke thënë se edhe pasi u abuzua nga mësuesi i saj kur ishte fëmijë, nuk kishte gjetur mbështetje.

“Në Shqipëri nuk ofrojnë mbrojtje.

Ata kanë disa organizata bamirësie kundër trafikimit dhe abuzimeve brenda familjes, por vetëm të mbajnë dy ose tri ditë atje, nëse ke shenja në trup dhe fytyrë”, shpjegon ajo.

“Ata nuk japin mbështetje emocionale ose diçka të këtij lloji.

Pas incidentit me mësuesin tim unë kam përjetuar tmerre. U përpoqa të vras veten dy herë. Ata nuk më ofruan mbrojtjen që kam këtu”.

“Ende kam makthe që vijnë si pasojë e së kaluarës sime. Ndonjëherë kam ndjesinë se dikush është brenda shtëpisë.

Unë përpiqem të shmang gjërat që më bëjnë të mendoj për atë që kam kaluar. Por shpesh kam makthe sikur dikush po më ndjek”.

“Nuk fle deri në orën 5 ose 6 të mëngjesit, çdo natë është njësoj, sepse kam frikë se çfarë do të ndodhë gjatë natës”.

Tani Sara po mbështetet nga një organizatë e vogël bamirëse, e cila kërkoi të mbetet anonime për të mos bërë të mundur identifikimin e saj.

Ajo ofron ndihmë dhe këshilla për viktimat e skllavërisë moderne dhe trafikimit.

40 përqind e njerëzve që ata mbështesin janë shqiptarë dhe shumica e tyre janë femra të shfrytëzuar si skllave seksuale.

Viktimat e referuara janë në shumicën e rasteve nga Shqipëria.

Vetëm vitin e kaluar, 567 shqiptarë të rritur kanë rënë viktima të skllavërisë moderne, nga të cilat 80 përqind, gjithsej 455 raste, lidhen me shfrytëzimin seksual.

Trafikimi i qenieve njerëzore nisi në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1990 dhe vendi atëherë është bërë i njohur për rrëmbimin, trafikimin dhe shitjen e njerëzve.

Familja e braktisi, i fejuari e shiti… Historia e tmerrshme e shqiptares që rrezikon dëbimin nga Anglia Read More »

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit

I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.

Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.

“Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën.

Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”, thote ai.

Pyetje: Ç’do të thoshte me ruajunin?

Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh.

Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.

Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai

Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen.

” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, tha ai.

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit Read More »

Gruaja e pasur i thotë doktorit se ajo nuk është e lutmur në jetë. Por ja çfarë fjalësh i tha pastruesja që jeta e saj ndryshoi

Një zonjë e bukur e veshur me veshje elegante shkoi tek psikiatri i saj duke thënë se jeta e saj ishte e pakuptimtë dhe ajo nuk ishte e lumtur. Kështu që terapisti e thirri pastruesen e tij dhe i kërkoi asaj t’i shpjegonte gruas së pasur se si e kishte gjetur ajo lumturinë.

Ai i tha zonjës së bukur se gjithçka që duhej të bënte ishte të dëgjonte, dhe ajo do ta kuptonte gjithashtu.

Ajo vuri poshtë fshesën e saj, u ul në një karrige dhe ia tregoi gruas elegante historinë e jetës se saj. Njëherë e një kohë, ajo kishte gjithçka, dhe tani i kishte humbur të gjitha – ajo humbi burrin e saj nga malaria dhe e humbi fëmijën e saj në një aksident me makinë vetëm tre muaj më parë, dhe kështu ajo e gjeti veten të vetme. Ajo nuk mund të hante, nuk mund të flinte dhe kurrë nuk buzëqeshi me askënd. E trishtuar dhe e tronditur, ajo mendonte ti jepte fund jetës së saj.

Por një mbrëmje, një kotele e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe ishte diçka që ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Ajo kishte ndjerë keqardhje për kotelen të vetme në të ftohtë, dhe kështu që ajo e mori atë dhe e ushqeu. Sapo e kishte konsumuar të gjithë qumështin në pjatë, ajo u pastrua dhe u struk poshtë këmbëve së saj, dhe për herë të parë në ato muaj, Meri buzëqeshi.

Kur Meri kuptoi se si e ndihmoi këtë kotele të gjorë të kishte ushqim dhe një vend të ngrohtë, ajo arriti nërfundimin se ndoshta duke ndihmuar më shumë njerëz në jetën e saj, ajo mund të gjente lumturi.
Ditën tjetër, ajo filloi udhëtimin e saj për të ndihmuar të tjerët, dhe kështu ajo bëri atë ditë dhe çdo ditë më pas dhe kjo mënyrë i ndryshoi jetën asaj.
Me kaq mbaroi tregimi për zonjën e pasur

Lexoni historinë saj, të mësoni se çfarë mësoi në udhëtimin e saj në rrugën drejt lumturisë.

Gruaja e pasur i thotë doktorit se ajo nuk është e lutmur në jetë. Por ja çfarë fjalësh i tha pastruesja që jeta e saj ndryshoi Read More »

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë

Prestigjozja britanike “The Sun” ka publikuar ditën e sotme historinë e një gruaje zemërthyer që ka humbur 22 fëmijë, por që ka vendosur të sfidojë ligjet e natyrës dhe mjekësisë dhe të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë. Kerry Hutchinson, 35 vjeç nga Rugeley, nga Staffordshire, Britani e Madhe ka varrosur 3 fëmijë, ka mbajtur funerale për 2 prej tyre, ka dështuar 16 herë dhe sapo ka humbur fëmijën e fundit që jetoi vetëm 20 sekonda. Doktorët thonë se ajo është e shëndetshme, por “e pafat”.

Ajo u është drejtuar tashmë medieve për të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijëve të saj. E ka mbajtur për vete deri tani dhimbjen dhe dëshpërimin. Fëmijën e parë e ka mbajtur në krahë vetëm 12 orë. Mjekët i thanë se kishte kancer në qafën e mitrës dhe pas një operacioni e ka zhdukur atë. Mjekët i sugjeruan të provonte sërish pavarësisht se mund të lindte para kohe. Mjekët thonë se pavarësisht operacionit ajo tashmë ka shëndet të plotë. “Do të jem nënë në këtë botë, ose në tjetrën” – thotë 35-vjeçarja ndërsa shton se kërkon të dijë arsyen e vdekjes së fëmijëve të saj edhe pas lindjes.

Historia e gruas që ka humbur 22 fëmijë, por nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë nënë Read More »

Qyteti me histori te shkruar ne Shqip,ne gjuhen e paraardhesve te tyre!

Nga Marin Mema

Himara është kthyer shpesh në arenë përplasjesh ku elementë të ndryshëm, për hir të së vërtetës pjesë e një grupi të vogël e gjithmonë të njëjtë, janë përpjekur që në këtë krahinë të ndezin, të acarojnë e të krijojnë idenë e një përballje mes grekëve e shqiptarëve. E gjithë kjo zallamahi ka lindur nën mbështetjen e rrymave të caktuara këndej e andej kufirit, të cilat në thelb nuk kanë asnjë lidhje me interesat e vërteta të banorëve të Himarës, por me të tilla ngushtësisht personale nga njëri krah dhe tërsisht politike në tjetrin.

Në mjaft dokumenta të zbuluara në arkivat e Venedikut nga profesor Pëllumb Xhufi një pjesë e të cilave renditen në veprën Arbërit e Jonit theksohet një histori që sado të mbulohet sot, del sërisht mbi sipërfaqe me të vërtetat e pandikuara të saj, sa kohë ato janë realizuar nga vetë banorët dikur. Dokumentat janë aq të qarta sa nuk mund t’i kundërshtojë askush! Ato i kanë plotësuar vencianët, napolitanët e mbi të gjitha vetë himariotët në periudha të ndryshme.

Në një dokument venecian të vitit 1554 shkruhet qartazi se flota osmane po shkonte drejt Himarës, për të shkatërruar plotësisht ata shqiptarë të gjorë. Kjo tregon se çfarë i konsideronin të tjerët, por edhe si vetëndiheshin himariotët në shekullin e XVI. Është emblematike një letër shkruar nga himariotët Papës Gregori i XIII ku pasi i deklarohen se janë shqiptarë i kërkojnë mbështetje jo thjesht ndaj trupave osmane, por edhe për të rindërtuar kishat e tyre të shkatërruara nga sulmet e shumta. Në vitin 1602 një tjetër dokument flet sërisht për shqiptarët e Himarës dhe pozicionin e tyre në atë kohë. Në vitin 1644 kemi një letër të Gjon Bixhilit nga Dhërmiu, që përveçse lajmëron venecianet për mbërritjen e flotës osmane, shkruan në radhën e pestë të saj, se të gjithë shqiptarët e Himares ishin të organizuar dhe gati për luftë.

Këto tregojnë veç të tjerash edhe lidhjen e fortë që Himara kishte me perëndimin e veçanërisht Italinë. Kjo zonë gëzonte të drejta vetëqeverisëse, ashtu siç edhe Mirdita në veri të vendit. Është periudha kur faktohet ekzistenca e shkollave shqipe në Shqipërinë e veriut të hapura nga Pjetër Bogdani, e Pjeter Budi, e po ashtu nga kleriku Nil Katalani në Himarë. Në shekullin e XVII shkolla e tij shqipe në Dhërmi kishte mbi 80 nxënës, e po kështu vijuan ato në Himarë, e më pas në Pilur. E gjithë kjo inisiativë kishte jo vetëm kundërshtimin grek, por edhe atë osman. Katalani vdiq në këtë vend, e po këtu u varros nën nderimet e shqiptarëve të Himarës, që i garantuan gjatë punës së tij edhe mbrojtjen fizike. Letra të tjera nga komuniteti ju dërguan në shekullin e XVIII deri edhe careshës së Rusisë Elizabeta Petrovna, ku himariotët shkruajnë se gjuha e tyre është ajo shqipe si në të gjithë Shqipërinë e kohës. Këtu dallohet edhe një element i parë mjaft i rëndësishëm që lidhet me gjuhën greke, pasi ata pohojnë se më të diturit flasin këtë gjuhë dhe atë italiane.

Pra, vetëm në shekullin e XVIII popullësia e këtyre anëve vetëshkroi se paria flet edhe italisht edhe greqisht. Këtë element e përmend edhe ushtaraku e studiuesi britanik William Martin Lik, i cili thotë se në këtë zonë, të gjithë kurbetlinjtë flisnin greqisht dhe italisht, ndërsa gratë nuk dinë asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes. E kjo sigurisht ka arsyet e saj e që lidhen në thelb me Korfuzin. Ky ishull i afërt që prej vitit 1386 ishte venecian, pra ku gjuhë e përdorur në administratë ishte ajo italiane, ndërsa në komunikim të përditshëm greqishtja. Nuk duhet harruar se në këtë ishull ka patur një komunitet të madh arbëror, të mbishtresëzuar që në kohët e Ilirisë. Përveç shkëmbimeve tregëtare, Korfuzi ishte një vendstrehim, ku luftëtarët himariotë çonin familjet e tyre përgjatë betejave ndaj osmanëve që shpesh zgjasnin edhe me vite. Kjo është një ndër arsyet se përse paria, pra ata që nuk përfshiheshin në beteja, dinin të flisnin apo komunikonin në këto dy gjuhë.

Sigurisht dokumentat, autorët, studiuesit që flasin për identitetin e Himarës janë të shumtë, por në këtë rast u sollën vetëm disa prej tyre, si për të treguar se historia nuk bëhet sipas interesave të kërkujt. Atë e kanë shkruar vetë himariotet në shqip, në gjuhën e paraardhësve të tyre. Kjo është e vërteta, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen ose jo. Fakt mbetet se vetë himariotët janë krenarë për këtë histori, sepse atë nuk mund të ndryshojë një grusht individësh të shitur apo blerë për interesa personale.

blitz.al

Rezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himara

Qyteti me histori te shkruar ne Shqip,ne gjuhen e paraardhesve te tyre! Read More »

A e dini se egzistojne 9 fotografi me te rralla ne histori?

Shumë pak nga ju keni hasur në këto fotografi më parë.

Këto janë shumë të rralla dhe kanë mbetur në histori.

Pos që janë të rralla, e kanë edhe rëndësinë e vet.

Shikojeni më poshtë listën e 9 fotografive historike që lajmi.net e sjellë për ju.

Tavolina e Ajnshtajnit e cila është fotografuar vetëm një ditë pas vdekjes së tij

Gadget’, bomba e parë atomike

Qeni i Gjeneralit S.Patton në ditën e vdekjes së tij me 21 dhjetor të vitit 1945

Brenda dhomës së kontrollit të nëndetëses gjermane UB-110 në vitin 1918

Një politikan nga Filipinet i quajtur Reynaldo Dagsa e kishte fotografuar vrasësin e tij…

Ekzekutimi i komunistit gjerman në Munih, 1919

Testimi i një jeleku anti-plumb në vitin 1923

Hebreu i fundit në Vinnitsa, 1941

Puthja 2800 vjeçare

A e dini se egzistojne 9 fotografi me te rralla ne histori? Read More »

Shena Ndou vendi magjik!Shenjti i Shqiptareve

“Ne të lutemi o Zonja jonë, o shpresa e jonë ! Ti që je Ylli i detit na ndriço ne, të përplasur nga stuhia në detin e jetës; Na ndriço në molo e n’orën e fundit na mbro me ngushëllimin e pranisë tënde, që të mund të arrijmë të gëzuar lumturinë pa fund.

Këtë nder të na dhurojë Ai që ti e mbajte në prehrin e bekuar dhe i dhe qumështin me gjirin Tënd të Shenjtë. Atij, nder dhe lavdi në shekujt e përjetshëm. Amen!”

Lutje Virgjëreshës Maria nga Shna Ndou

Që nga thënia e Marksit “Feja është opium për popullin” deri në vetëshpalljen e Shqipërisë si i pari dhe i vetmi shtet ateist në planet, kaloi më shumë se një shekull. Qe një shekull që punoi për të realizuar, nëpërmjet luftërave botërore, sistemin komunist në botë. Një nga pikat më nevralgjike të strategjisë së tij qe lufta kundër besimeve fetare. Në Shqipëri, ajo u shfaq në përmasa e mizori të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër të Europës. Martirizimi i klerit shqiptar, sidomos i atij katolik, nuk i pati zili aspak Neronit, mbasi i tejkaloi në cilësi e sasi mizoritë e tij.

U mbyllën të gjitha objektet e kultit, klerikët u përndoqën, herë-herë edhe me çmimin e jetës së tyre dhe dy breza shqiptarësh e këmbyen emrin e Zotit me atë të Enver Hoxhës. Objektet e kultit u kthyen në pallate sporti, në shtëpi kulture socialiste apo stalla lopësh e një pjesë e mirë e tyre u shemb, duke groposur veprat artistike. Mbas 1990-s ato u ringritën e shqiptarët rifituan të drejtën të luteshin hapur. Pasi komunizmi nuk u tregua dorështrënguar me rivendosjen e besimeve fetare, sepse ata nuk rrezikonin perspektivat e paracaktuara mbizotëruese në jetën ekonomike e politike të Shqipërisë demokratike për kastën e komunistëve të rinj.

Ndërmjet kishave, të shembura nga furia djallëzore e organizatave të Enverit, qe edhe ajo e Shna Ndout në Sebaste, Laç. Nga ajo kishë kishte mbetur vetëm një shkëmb i lëmuar nga buzët e njerëzve. Ai vend u kthye në një simbol të shpresës e të qëndresës. Pushteti i komunistëve i përdori të gjitha format e trysnive për të zhdukur nga përfytyresa e shqiptarëve atë vend të shenjtë dhe nga zemrat e tyre atë figurë madhështore të botës së krishterë. Por asgjë, as propaganda, as kërcënimet, as policët e ushtarët e rreshtuar, nuk qenë në gjendje të ndalonin vargun e gjatë e të pashkëputur të shqiptareve e të shqiptarëve që, çdo 13 qershor shkonin për të nderuar kujtimin e Shenjtit e për të kërkuar ndihmën e Tij. Studiuesit e kësaj dukurie, unike në sistemin terrorist të Shqipërisë komuniste, ende nuk kanë përcaktuar motivin e vërtetë të thyerjes së regjimit përballë vullnetit të një populli, për të shfaqur haptas besimin në një nga shenjtët më të shquar në gjithë historinë e Kishës katolike. Në atë dështim të regjimit gjakatar, sigurisht, ishte fryma hyjnore që shfaqej, në gjithë shkëlqimin e saj, e që shprehej nëpërmjet mrekullive të “Shenjtit të mrekullive”.

Shna Ndou i Padovës (kështu njihet Ai në letërsinë kishtare) kishte lindur në Lisbonë të Portugalisë më 15 gusht 1195. Dita e lindjes së Tij, nga një familje fisnikësh, përkonte me festën e Ngjitjes në qiell të Virgjëreshës Mari, Nënës së Jezu Krishtit. Maria Teresa Tavera, një pasardhëse e familjes mbretërore të Asturias, e quajti lindjen e fëmijës, që mori emrin Fernand, një dhuratë të Virgjëreshës dhe që së vogli e edukoi atë me kultin e saj. Fëmija i lutej çdo ditë Virgjëreshës e, në moshë të vogël, i premtoi asaj virgjërinë, për të qenë një adhurues i saj i përhershëm. Që herët u shfaq fuqia e Tij për të kryer mrekulli. Ai u rrit mes librave e lutjeve, duke patur në qendër të shpirtit të tij dashurinë për Jezu Krishtin dhe Nënën e Tij.

Tri parimet, mbi të cilat mbështetej formimi i brendshëm i Fernandit, ishin : përvujtëria, dlirësia dhe mëshira, të njëjtat mësime kryesore të Jezuit për ndjekësit e Tij. Në moshën 15–vjeçare Fernandi u largua nga familja dhe u fut në një monastir të agostinianëve, që ngrihej mbi një kodër buzë lumit Tago. Në qetësinë e tij, djaloshi i zellshëm u formua në shkollën e Shën Agostinit, duke studiuar veprat e Tij, por edhe vëllimet e Biblës, komentet e thella të Etërve të Kishës mbi to, veprat bashkëkohore enciklopedike. Mbas dy vitesh Fernandi u largua nga kodrat e lulëzuara të qytetit të lindjes, për të gjetur strehë në abacinë e Shën Kryqit të Koimbrës, kryeqytet i atëhershëm i Portugalisë e qyteti universitar më i famshëm i saj.

Simbas njërit prej biografëve të Tij, Rigauld, “atje Fernandi bëri përparimetë shpejta në përsosmërinë dhe në studimin e Fesë, në të cilën arriti në majat më të larta. “Në kronikat e abacisë Fernandi “ishte një njeri i famshëm, i ditur dhe i shenjtë, i pajisur me njohuri të mëdha letrare e i kurorëzuar me merita të lavdishme”.

Në Koimbra Fernandi qëndroi nëntë vjet. Mbas tyre Ai u njoh me përvojën e Shën Françeskut të Asizit, nëpërmjet pesë martirëve që u vranë në Marok, dhe vendosi të hyjë në Urdhrin e Fretërve minorë. Përballë jetës akademike të kanonikut agostinian Fernandi parapëlqeu atë të thjeshtën të Sh. Françeskut, duke ndërruar emrin në Anton (Ndue) e duke kërkuar mbrojtjen e eremitit të madh e Shenjtit me të njëjtin emër, që kishte jetuar në kuvendin e Oliveras. Por edhe qëndrimi në këtë kuvend qe i shkurtër dhe Antoni 25-vjeçar vendosi të largohet nga atdheu e të niset për në Marok, për të përhapur atje mësimet e Ungjillit. Nuk arriti të sendërtojë misionin që i vuri vetes sepse, sapo zbriti në Marok, e zunë ethet e malaries, nga të cilat u shërua mbas disa muajsh.

Mbas shërimit u nis me anije për t’u kthyer në Spanjë, por një stuhi e fuqishme e detyroi anijen të zbarkonte në Siçili. Këtu filloi veprimtaria baritore e Tij, që u zhvillua në shumë qytete të Italisë si Montepaolo, Cefalû, Noto, Lentini, Forlí, Rimini, Vercelli, Bologna, në të cilët Ai shpalosi gjithë përgatitjen e Tij fetare e intelektuale, duke marrë titullin “Baba i shkencës”, siç e quajti kardinali francez Montfort, arqipeshkvi i Boulogne-s. Të gjitha predikimet e Tij shoqëroheshin shpesh edhe me mrekulli të papara, që kishin krijuar te njerëzit e thjeshtë një adhurim e besim të jashtëzakonshëm. Madje vetë Shën Françesku, krijuesi i Urdhrit të ri të Kishës në atë periudhë, e quante atë “më të diturin e bijve të Tij” dhe e dërgoi me mision në Francë më 1224, ku herezia kundër krishterimit ishte përhapur shumë.

Në Francë Ai shpalosi dijen, përkushtimin dhe talentin e Tij të spikatur në mjedise të molepsura, duke kundërshtuar herezinë e mungesën e besimit që kishte pllakosur Francën e jugut, duke predikuar në Montpellier, në Tuluzë, në Velay, në Lingadoca, Limoges, Arles. Në Limoges vuri në dukje edhe njëherë aftësinë e Taumaturgut, kur një furtunë e madhe po detyronte njerëzit e shumtë jashtë kishës të largoheshin. Por Doktori i shkencave i siguroi se ata nuk do të lageshin, dhe ashtu ndodhi. Mbas tre vjetësh pune të një dobie të jashtëzakonshme për ripohimin e doktrinës dhe kthimin në rrugën e drejtë të shumë heretikëve, Ai u largua nga Franca e cila, së bashku me Shën Dominikun, e konsideron ende një nga bamirësit e saj më të mëdhenj, një apostull e çlirues të jashtëzakonshëm.

Në kthim Atë Antoni zbriti në Siçili e mandej, në udhëtimin drejt Umbrias, u ndal në Romë, në javën e Pashkës. Predikimet e Tij në kryeqytetin papnor u dëgjuan me shumë entuziazëm nga mijëra pelegrinë, madje edhe nga vetë Papa Gregori IX, që e quajti Atë “Arka e gjallë e Biblës”.

Pastaj Ai u shpërngul në veri-lindje të Italisë e ushtroi veprimtarinë ungjillore në gjithë bregdetin e Gjirit të Triestes, që nga Aquilea, Venediku, Gorizia dhe Udine.

Në Vareze themeloi kuvendin, ndërsa në Ferrara, në një ceremoni kishtare, kreu një mrekulli që mbeti si një nga kryeveprat e Tij. Një grua fisnike, bashkëshortja e patricit Obizzi, akuzohej për tradhti bashkëshortore nga i shoqi që nuk donte të njihte as fëmijën e tij. Gruaja kërkoi ndihmën e Taumaturgut.

Ai, që i besonte asaj, “mbasi i dëgjoi të dy, mori fëmijën në krahë, ngriti sytë nga qielli dhe tha: N’emër të fëmijës hyjnore të përgjërohem o vogëlush, të thuash publikisht, me fjalë të qarta e pozitive, se cili është autori i ditëve tuaja.

Atëherë fëmija, edhe se ishte në shpërgënj, u kthye nga i atidhe shqiptoi qartë këto fjalë: Ja babai im!” Kjo mrekulli u pasqyrua në një basoreliev të Donatellos dhe në një reliev të lartë të Lombardos, pranë varrit të Shenjtit. (Eugenio Pilla : “Il Santo” F. 172)

Atë Antoni u dërgua në Firence për të paqtuar guelfët e gibelinët, kaloi në Bolonjë, Milano, Verona e Mantova, por qyteti që zgjodhi për jetën dhe fundin e saj, ishte Padova, në të cilin mbylli sytë më 13 qershor të vitit 1231, në moshën 36-vjeçare, mbasi kishte përballuar një tiran gjakpirës si Eselino III da Romano, duke bërë t’i bjerë në gjunjë e duke i treguar se nuk i trembej asnjë pushteti tokësor.

Ai la edhe disa vepra të shkruara si “Panegjirikët e Shejtëvet”, “Bisedë mbi psalmet”, “Biseda mbi kohën”. Pa mbushur njëmbëdhjetë muaj nga ndërrimi jetë, Papa Gregori IX, me kërkesën e fuqishme të besimtarëve, e shpalli Shenjt Antonin e Padovës.

Kjo ishte, me pak penelata, figura e Shenjtit që u bë kaq i dashur për breza të tërë shqiptarësh, që u dha atyre kurajën për të përballuar vështirësitë e jetës, ndërmjet tyre edhe për të sfiduar diktaturën më mizore.

Ajo kurajë e kishte zanafillën në vargun e mrekullive që i Plotfuqishmi, Jezui dhe Virgjëresha i jepnin mundësi Atij të kryente për njerëzit, mrekulli që vazhduan me shekuj në të gjithë botën, fatmirësisht edhe në Shqipërinë tonë. Françeskanët erdhën në Shqipëri rreth vitit 1241, dhjetë vjet mbas ngjitjes në qiell të portugezit të shquar, që me kultin e Tij, u bë një nga përbërësit më të rëndësishëm të jetës fetare e shpirtërore të popullit tonë.

Kisha e Shna Ndout në Sebaste u ndërtua rreth vitit 1300 dhe u shkatërrua më 1971.

Në të shërbyen shumë rektorë e meshtarë, ndër të cilët emra të shquar të kishës e kulturës shqiptare si Atë Shtjefën Gjeçovi, Atë Mati Prenushi, Atë Klement Miraj, Mons. Robert Ashta, Atë Zef Pllumi etj.

Prandaj ajo kishë e bukur, e rindërtuar në kodrën e Laçit nuk resht kurrë së prituri njerëz të gjitha besimeve, duke pohuar në vazhdimësi gjithësishmërinë dhe përjetësinë e mesazhit hyjnor.

Shena Ndou vendi magjik!Shenjti i Shqiptareve Read More »