Debat

Aida Shtino ‘shp ërthen’ e re voltuar: ‘Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Pika mu në kokë’

Gazetarja Aida Shtino ka dalë sot me një reagim të re voltuar në rrjetet sociale ndaj të gjithë atyre që sipas saj kritikojnë pa qenë të informuar.

Shtino iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e injorantëve që sipas saj bëjnë sikur dinë çdo gjë dhe janë të përgatitur për çdo fushë.

Postimi i plotë:

Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Jane kaq injorante dhe te painformuar , sa une shpeshhere qesh me padijen e tyre…te shkretet guxojne e marin mundimin e te shkruajne , duke kujtuar se i dine te gjitha…pika mu ne koke ! (Mos qeshni se kete e kam shprehje , si gjirokastrite qe jam)

Tani keta njerez jane ata mavrite, qe edhe librat e shkolles qe ishin shablon si lexonin mire e jo me te lexonin literature e te hulumtonin neper akriva e bibloteka vendase e te huaja….
Por jane pikerisht keta qe japin mend dhe kujtojne se ajo qe thone eshte absolute….dhe se vetem ata e dine dhe e kane kuptuar….mavrite ne fakt nuk dine asgje, si thoshte Sokrati “ai qe thote di gjithcka nuk di asgje” Keta te shkrete bredhin lart e poshte e shkruajne e guxojne edhe japin edhe mendime….

Se ku lexova ne nje postim qe pikerisht keta, qeshnin e talleshin per nje historian qe kishte thene se “gjuha shqipe i ka rrenjet dhe eshte pellazgjishtja”….

Po mire qe jeni vetem shqipefoles kete e dija , po qe te ishit edhe kaq injorante e te paditur kete se imagjinoja dhe akoma me keq, te merni edhe guximin dhe te komentoni nje teze te tille, qe ju as qe ja keni idene se ku bazohet dhe mbi cfare dokumentash eshte vertetuar…

Per te gjithe ju te nderuar miq kam nje keshille , mos bini pre e injoranteve , sepse ata dashur pa dashur te perfshijne ne vorbullen e tyre, duke menduar se i dine te gjitha e ne fakt nuk dine asgje, jane ” nul” zero me xhufke !

Ja po e them edhe une dhe le te me shajne ” Pellazgjishtja eshte gjuha e bukur qe flasim ne sot” dhe kjo teze eshte e vertetuar katerciperisht edhe pse nuk eshte publikuar ashtu sic duhet edhe pse tradhtaret e gjuhes tone e kane minuar si teze, ajo serish po del ne siperfaqe ashtu e vertete dhe me e paster se kurre.

Mos haroni nje gje, ne flasim sot gjuhen e bukur pellazgjiste dhe le te kene inat disa te tjere…

Beni kujdes ju shqiptare qe disa here shkruani anglisht neper komemte, nuk jeni as moderne e as snob nese shkruani nje gjuhe qe ska lidhje me ju dhe mos me thoni ju lutem, se haruat gjuhen qe ju mesoi nena kur ju kuptuat boten , sepse do te tallen me ju , une e para ….

Gjuha eshte pjese e identitetit tone , pa te cilin do te ishim si qenie pa shpirt. Identiteti jone eshte Shqiptar dhe gjuha jone eshte aq e vjeter, sa veprat e Homerit e akoma me pertej. Nese doni te mesoni me shume lexoni e hulmutoni mos besoni cfare ju kane thene te tjeret , por kerkoni vete per te kuptuar se kush jeni .

Aida Shtino ‘shp ërthen’ e re voltuar: ‘Ka disa njerez qe edhe pse nuk lexojne , kujtojne se i dine te gjitha. Pika mu në kokë’ Read More »

Sh err në Komisionin e Ligjeve, Dash Sula hedh ak uzat e rënda ndaj ministres Ibrahimaj, ndërhyn deputetja e PS-së

D ebate të ashpra janë zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve teksa ishte e pranishme ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ndryshimet në buxhetin e 2022, që do të reflektojnë paketën sociale të miratuar nga qeveria për stabilizimin e rritjes së çmimeve.

Deputeti i opozitës Dashamir Sula aludoi se ministrja fle në vilën e një oliogarku, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, kërkoi që të ruhej etika në komunikim.

Unë nuk fle në shtëpitë e oligarkëve, unë e di më mirë sa është çmimi i ushqimeve, sepse unë fle te shtëpia ime. Nuk po fyej asnjë njeri, ministrja më tha a i di unë çmimet, i them që di edhe ministra që flenë në shtëpitë e oligarkëve. Ma thuaj pra sa është çmimi i vajit, meqë unë nuk e di”, tha mes të tjerave Sula

“Ju lutem lërini këto sha ntazhe”, ndërhyri Bushka, ndërkohë që ministrja pa mikrofon i tha deputetit, se vetë ai nuk ishte në dijeni të çmimeve në treg.

Sh err në Komisionin e Ligjeve, Dash Sula hedh ak uzat e rënda ndaj ministres Ibrahimaj, ndërhyn deputetja e PS-së Read More »

Kunetërit në ko nflikt, për një furgon: ‘Më gënjeve, më kthe paratë’

Dritani dhe Feredini janë dy kunetër që në studion e “Shihemi në Gjy q” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan i ka sjellë çështja e një furgoni. Feredini i ka kërkuar Dritanit të blejë një furgon me taksa të paguara deri në vitin 2024, me premtimin se do të kishte një punë të rregullt në kompaninë e tij të transportit. Feredini ka shkuar së bashku me operatorin e mëparshëm te një noter në Librazhd për të kryer blerjen e furgonit prej tij, por pr oblem është bërë fakti që ky mjet nuk është në punë.

Eni Çobani: Flasim për linjën e transportit Qukës-Prrenjas që është rrethqytetëse se mesa di unë, janë shumë afër. Tani ti do bëheshe operator i kësaj rruge?

Feredin: Po, e la Samiu dhe e marr unë.

Eni Çobani: Tani, me Samiun, ke shkuar te Kujtimi në Librazhd dhe është bërë shitja e furgonit. Me të drejtë, Kujtimi të ka thënë, zotëri linjën që i keni thënë këtij, se tani ti duhet të pranosh ca gjëra. Linja nuk shitet, linja është e bashkisë, pra ai e ka ndërprerë funksionin si operator, bashkia ka vendosur që meqenëse iku ky operator, do hapë një konkurs. Tani ti je futur në këtë konkurs, me kompaninë tënde?

Feredin: Po, me kompaninë time Geri Kampula SH.P.K.

Eni Çobani: Ke 4 furgona?

Feredin: Po, 4 furgona me gjithë të Dritanit.

Eni Çobani: 4 furgona për 4 shoferë. Sa udhëtarë merr ti, Qukës-Prrenjas, sa rrugë bën? Dua thjesht, sa lekë do fitojë ky?

Feredin: 6 orare ka ajo linjë.

Eni Çobani: Sa do t’i jepje këtij zotërisë ti se thotë që e kam bukën e kalamajve, të nipit dhe mbesës tënde?

Feredin: Në bazë të xhiros që do bënim, do merrte dhe ky hesapin e vet, por nuk është problemi te lekët. Unë nuk e kam marrë si linjë, nuk e kam fituar, nuk ma ka dhënë bashkia.

Nga ana tjetër, Dritani kërkon një zgjidhje për të ardhurat në familjen e tij.

Dritan: Të lutem, dua të më shpjegosh ku është arsyeja që nuk punon?

Feredin: Po, pra, është bashkia, atë duhet të sillje këtu ti, jo mua ore vëlla.

Dritan: Nuk e njoh fare more. Pse nuk më the “licensat merren në këtë mënyrë?” Pse më gënjeve?

Feredin: S’të kam gënjyer fare.

Dritan: Po ku është pra? Do më kthesh shumën që kam blerë furgonin./tvklan.al

Kunetërit në ko nflikt, për një furgon: ‘Më gënjeve, më kthe paratë’ Read More »

Pl as keq në Kuvend, Spaho i përgjigjet Ballës: ‘Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë’

Ka nisur me de bate seanca e sotme në Kuvend, ku deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës, dhe të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët e Komisionit e Rithemelimit, dhe jo me seancën me mocion të kërkuar nga PD zyrtare, për rritjen e çmimeve.

Spaho u ngrit nga foltorja dhe kërkoi që kërkesa e tij të pranohej, ndërkohë që u ndesh dhe me reagimin e Taulant Ballës.

Ky i fundit tha se të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit, janë bërë si Berisha, duke folur kot.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje brenda opozitës, nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh.

Sot nuk ka dy seanca, kemi një rregullore, e cila nuk lë asnjë shteg është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, në seancën e parë të javës së ardhshme. Nuk ke për të nxjerrë gjë, apo të ka hyrë frika nga B erisha dhe… Del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës në thonjëza”, ishte kundërpërgjigja e Spahos.

Pl as keq në Kuvend, Spaho i përgjigjet Ballës: ‘Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë’ Read More »

Kiçja ul ëret në studio dhe i ngre zërin Dr. Skerdit: ‘Turp të kesh, mos fol fare’

Fenomeni i rrjeteve sociale, Kiçja vazhdon të debatojë në “Shihemi në Gj yq” me doktorin Skerdi Faria lidhur me një promocion në trajtë bashkëpunimi mes tyre. Në dy kontrata të firmosura prej tyre që shfaqen në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, te njëra parashikohen të gjitha klauzolat e bashkëpunimit, ndërsa tjetra është një kontratë e rregullt mjekësore ku shkruhen të gjitha rre ziqet e operacioneve që pacienti është i gatshëm të pranojë. Kiçja pretendon se Skerdi Faria nuk e ka respektuar bashkëpunimin e tyre pasi nuk ka realizuar çdo ndërhyrje që ajo ka kërkuar, madje nuk i hap as telefonin.

Kiçe: Unë nuk e merrja vesh fare ça ishte kjo kontrata, nuk më interesonte fare, unë doja thjesht të bëja defektin që kisha dhe e bëra dhe dua ta falënderoj që ma ka bërë defektin.

Ardit Gjebrea: Je e kënaqur?

Kiçe: Po, e kënaqur jam.

Eni Çobani: Me hundën, po s’ka ardhur për hundën.

Kiçe: Unë kam ardhur, sepse zoti Ardit, e kam lënë dhe e kam nisur 100 herë këtë fjali. Kontrata thotë që zonja Kristiana Ndreçka tek ne do vijë, ja është këtu fjalia ku thotë “klinika impenjohet të realizojë falas me standardet më të larta çdo ndërhyrje kirurgjikale kundrejt zonjës Kristiana Ndreçka”.

Eni Çobani: Falas, po.

Skerdi Faria: Në shkëmbim të publicitetit në rrjetet sociale.

Siç e shpjegon edhe Eni Çobani, pjesa që përmend Skerdi Faria, është e shkruar në kontratë, të cilën ia lexon Kiçes, që pranon se nuk e ka parë më parë kontratën, thjesht ka pranuar të firmosë.

Kiçe: S’e dija këtë gjë unë. Pse s’ma ke thënë mua këtë gjë o doktor?

Skerdi Faria: S’ta kam thënë, por ta lexosh.

Kiçe: Ah po tani normale se të solla këtu unë, prandaj.

Më tej, Eni Çobani i shpjegon Kiçes pjesën e saj të kontratës, pra në çfarë konsiston shërbimi i saj në bashkëpunimin me klinikën e Skerdi Farias. Në të, parashikohet që ajo duhet të marketojë shërbimet e tij në çfarëdo platforme televizive apo sociale, në çdo dalje publike të sajën.

Kiçe: Ia kam bërë shërbimin unë zonja Eni. Më fal, pak a ta kam bërë shërbimin unë ty? Më thuaj çfarë të ka munguar ty? Reklamimi, marketingu? Ta kam bërë edhe në televizione të tjera. Turp të kesh! Turp të kesh, turp të kesh! Asgjë dhe mos fol fare, mbyllja mikrofonin se nuk dua ta dëgjoj fare. As fare nuk dua t’ia di. Edhe kontratë

Kiçja ul ëret në studio dhe i ngre zërin Dr. Skerdit: ‘Turp të kesh, mos fol fare’ Read More »

P las de bati në emision mes demokratit dhe analistit

Një de bat i fortë ndodhi mes Fatbardh Kadillit dhe analistit Gentjan Gaba mbrëmjen e sotme në studion e “Politiko” në Top Neës.
Kadilli tha se në këto zgjedhje nuk ka garë pasi qytetarit nuk i ka mbetur çfarë të zgjedhë.

“Janë zgjedhje pa garë. Në këto zgjedhje qytetari s’ka çfarë të zgjedhë, se dhe vetë opozita su lmohet mes vetes. Këtë e kuptojmë dhe nga debati në studio. E kemi parë se çfarë ofrojnë kahet e opozitës,” u shpreh ai.

Ndërsa ai u kundërshtua nga analisti Gaba i cili i tha se Kadilli përdor të njëjtat fjalë përherë dhe shfryn.

“Ti gjithmonë këto përsërit, dhe shfryn…” tha Gaba.
Ndërsa Kadilli ia ktheu duke i thënë: “Më lër të mbaroj…”

Gaba: “Po mirë, ik o ik, ik dil nga studio…”

P las de bati në emision mes demokratit dhe analistit Read More »

Rusia do pu shtojë dy vende të tjera? Presidenti Macron jep sigurinë e fortë: Në rast ag resioni, nuk do t’ju lëmë vetëm

Presidenti i Francës Emanuel Macron sapo ka publikuar një tëitter ku shpreh mbështetjen e Unionit Evropian për dy vende që janë në kufi me BE, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
“Gjeorgjia dhe Moldavia janë vende fqinjë të unionit tonë, ata janë partnerët tanë dhe miq gjithashtu.

Presidentëve të tyre, u riafirmova këtë mëngjes vendosmërinë tonë për ti mbështetur ndaj cdo su lmi apo te nsioni për d estabilizim.

Ne do të jemi bashkë në kr iza” shkruan Macron që ka pasur biseda telefonike me dy presidentët.

E ndërkohë që telefonatat e liderëve vazhdojnë, forcat ruse vazhdojnë të jenë 30 kilometra larg Kievit. Ndërkohë që Polonia thotë se deri tani 100 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin.

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës deri në orën 10.00 të mëngjesit raporton se ka pasur 198 të vr arë nga ukrainasit mes të cilëve 3 fëmijë. 1115 të tjerë janë të pla gosur.

Rusia do pu shtojë dy vende të tjera? Presidenti Macron jep sigurinë e fortë: Në rast ag resioni, nuk do t’ju lëmë vetëm Read More »

Ko nfIikti merr kthesën e papritur, zbardhet kërkesa që i ka shkuar në zyrë Putinit

Perëndimi ishte skeptik ndaj njoftimit të Rusisë se po tërhiqte një pjesë të tru pave nga kufiri me Ukrainën dhe duket se kanë patur të drejtë. Mediat pro qeveritare ruse janë duke raportuar aktualisht se Duma ruse do t’i dërgojë Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.
Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atehere kjo do të përkthehej në një përshkallëzim tjetër të situatës në rajon.

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë vendosur që të tërheqin një pjesë të trupave nga pozicionet e tyre fillestare, që përkonte me kufirin me Ukrainën, pasi ato përmbushën detyrat stërvitore.

Në pamje të parë ky ishte një mesazh i mirëpritur nga të gjitha kancelaritë perëndimore, megjithatë fillimisht britanikët dhe më pas vetë ukrainasit janë shprehur skeptikë për diçka të tillë, raporton abcnews.al.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.
“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pu shtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes.

Kur u pyet në li dhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi.

Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.”

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndjek me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ko nfIikti merr kthesën e papritur, zbardhet kërkesa që i ka shkuar në zyrë Putinit Read More »