Debat

“Pavaroti”, Rama: S’je i pyllit profesor. Spaho: I shkove zv.presidentit të SHBA me atlete dhe të përzunë

Ndërsa kryeministri Rama kundërshtonte demokratët në seancën e sotme plenare ku po diskutohej mocioni me debat për skemën e re të ndihmës ekonomike, kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spahon.

Ky i fundit replikonte nga vendi dhe në një moment kryeministri dëgjohet t’i thotë: Profersor te jap kufjet e mia une ty edhe dëgjo çfarë them unë.

Por kjo, nuk ka mjaftuar dhe Spaho ka vijuar të flasë. Në atë moment Rama dëgjohet të thotë sërish: Profesor vjen nga katedra ti, s’je i pyllit. Ata te pyllit le te flasin kur të mbaroj.

Nga vendi me sa duket po replikonte edhe deputeti Bardh Spahiua të cilin, Rama e quajti këngëtar, madje e thirri edhe Pavaroti.

“Pavaroti, vazhdojmë… e çmojmë shumë këtë mundësi, aq më shumë kur më jepet nga një këngëtar si ty”,- u dëgjua kryeministri.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar replika e kreut të grupit parlamentar të PD-së Emond Spaho. Pas etiketimeve ‘i katedrës’ nga kryeministri, Spaho i kujtoi veshjen me çitjane dhe atlete.

Spaho: I bëre bisht dy çështjeve të rëndësishme, ke zvogëluar me 38% numrin e familjeve dhe me 40% ke zvogëluar fondet. Ti Edi merresh me individin jo me problemin. Unë nuk merrem me individin se po të merresha me individin do thosha që km rri me poture si Haxhi Qamili dhe i mbush poturet. Ti vesh çorape jeshile, të verdha, do merresha me atletet që i shkove në takim zv. presidentin amerikan dhe pastaj të përzunë. Po këtë nuk e bëj por nuk e bëj për një arsye se ti problemin nuk e ke tek këmbët por tek koka.

Ruçi: Faleminderit zoti Spaho që bërë atë që predikon.

Rama largohet nga salla e Parlamentit

“Pavaroti”, Rama: S’je i pyllit profesor. Spaho: I shkove zv.presidentit të SHBA me atlete dhe të përzunë Read More »

Monika Kryemadhi: Kemi një Kryeministër të babëzitur, urren të varfërit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke iu referuar debatit për skemën e re të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të situatës së krijuar me shtresat e varfra në vend.

“E kam vështirë të flas për një hall pasi shqipëria është vend i probelemeve. I kuptojnë qytetarët që ndjejnë neveri  për politikanët. Diktatura e arrogancës së kryeministrit. Ka edhe analistë që thonë se shqiptarët janë fatlumë dhe se mesia është pranë nesh. Unë sot nuk do të flas për drogën dhe as për krimin, por si një hall shumë i madh për shqiptarët. Kemi nje kryeministër të babëzitur. Ky zotëri që urren të varfërit me një të rënë të lapsit ka nxjerrë nga ndihma 20 mijë familje, për disa raste thotë se e ka fajin sistemi. Sot nuk kemi tollona, por kemi njerëz që marrin ushqime me lista. Njerëzit u përjashtuan nga skema por çfarë krimi paskan bërë”– u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Propozimi i LSI-së

Kryemadhi thotë se kjo realizohet duke çuar fondin e ndihmës ekonomike 2% të GDP, çka do të thotë që mbi 80 mijë familje do tu jepet 240 dollarë në muaj nga qeveria.

Ne jemi një forcë politike që kemi prezantuar një plan konkret, planin kundër varfërisë si një kurë jetike kundër sëmundjes së varfërisë, e cila në themel të saj nuk jep lëmoshë, por një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet në nevojë. Kemi një vizion për një qasje transformuese të ndryshme nga skema aktuale parazitare e lëmoshës. 

Ne duhet të përaqfojmë idenë se çdo qytetar shqiptar duhet ti garantohet ajo që në konceptet moderne ekonomike dhe të mbështetjes sociale quhet të ardhurat bazike universale. Konkretisht, ne besojme se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar vetëm nese: Fondi i ndihmës ekonomike do të shkojë 2% të GDP. Kjo do të thotë që mbi 80 mijë familje me mesatarisht 4 anëtarë do t’u jepet nga qeveria 240 dollarë në muaj për cdo familje, pra 2 dollarë në ditë për cdo anëtar të saj në mënyrë për të kaluar pragun e varfërisë absolute. Përmes kësaj skemë mbi 300 mijë të varfër do të ndilnin nga varfëria absolute në të cilën ndodhen akutalisht. Për ne kjo është financiarisht e mundur dhe realisht sio objektiv i realizueshëm. Mjafton të kursejme dy koncesione abuzive të shëndetësisë dhe kjo skemë do të jetë efikase”- theksoi Kryemadhi.  

Monika Kryemadhi: Kemi një Kryeministër të babëzitur, urren të varfërit Read More »

Basha nxjerr foton e vajzës duke qarë, Ruçi i pret fjalën: Koha mbaroi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar të marrë sot në foltore edhe kohën e deputetëve të tjerë të PD-së të paracaktuar për të marrë fjalën në mocionin me debat por nuk është lejuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, i cili përmendi emrat e të gjithë atyre njerëzve të vizituar nga Basha si të përjashtuar nga ndihma ekonomike por tashmë disa të punësuar, kreu i PD-së nxori me foto qytetarët. Ndërsa tregoi foton e një vajze të varfër duke qarë, kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën për shkak të mbarimit të kohës.

Por Basha tha se do të flasë ne emër të gjithë grupit. Nga ana tjetër Ruçi tha se pasi fiksohet minutazhi nuk lejohet që kohën e një deputeti ta marrë një tjetër. Por pas këtyre debateve, deputeti i PD Flamur Noka është ngritur më këmbë, gati për t’u afruar tek foltorja, ndërsa Ruçi e ka ndalur.

REPLIKAT
Basha: Flas në emër të opozitës, gjithë grupit.
Ruçi: Nuk e përcaktoni ju kohën.
(Noka çohet nga vendi)
Ruçi: Mos fol ti. Sot do të flasë aq kohë sa i ka dhënë grupi i tij parlamentar sipas rregullores së parlamentit. Ju mund të merrnit 40 minuta nga grupi parlamentar sipas rregullores. Ju lutem mësojeni këtë. Unë e kam mësuar dhe koha mbaroi.
(Basha flet pa mikrofon)

Ruçi: Pasi fiksohet minutazhi nuk lejohet që kohën e një deputeti ta marrë një deputet tjetër. Ka një nen të posaçëm të rregullores. 3 minuta për procedurë.
Basha: 30 mijë familje janë hequr pa e ditur përse. Midis tyre Rama ka qëmtuar disa që qenkëshin me vila e makina. Nëse ata janë në skemë ata duhet të ishin larguar nga skema 5 vite më parë se ka 5 vite që qeveris. Është përgjegjësia e tij nëse ishin në skemë. Por Rama nuk ka përgjigje. Këta njerëz që janë hequr iu është hequr buka e fëmijëve, për këta mban përgjegjësi Edi Rama, i cili ka bërë një akt kriminal.

Basha nxjerr foton e vajzës duke qarë, Ruçi i pret fjalën: Koha mbaroi Read More »

Financimi rus – Balla i nxjerr kontratën Bashës: Njerëz të stafit tënd kanë marrë kontakte me…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka nxjerrë sot ne parlament kontratën e nënshkruar sipas tij nga Muzin Capital dhe PD për financim dhe lobim në SHBA.

Ai ka lexuar numrin e pasaportës së kreut të PD-së Lulzim Basha, si firmëtar i kësaj kontrate, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk kishte dijeni për financimet.

Balla i ka kërkuar Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim. Ai ka përmendur ish-deputeten e PD-së Jozefina Topalli dhe deputetin aktual Arben Ristani.

“Ke firmosur ti në kontratë. Ja numri i pasaportës. Lulzim Basha dhe Muzin. Kontrata ndërmjet Muzin Capital partners dhe PD-së. Është detyrim ligjor të ishte e depozituar në KQZ. Ti i di të gjitha si ka mundësi që nuk di këtë. Edhe kjo historia droga-droga është pjesë e një skenari rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt. Ke njerëz brenda stafit tënd të ngushtë që kanë marrë kontakte me këta njerëz për të stabilizuar Shqipërinë. Dole dhe the nuk e njeh Biniata Trade, ja ku janë në një faqe. Uroj që të mos jetë e vërtetë që Putini paska zgjedhur aleat një si ti në Shqipëri. Të gjithave ua fut kjo letër, kjo shkresë. Tani Lulzim Cohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017. Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është tja çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli. Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse, kompani of shorë. Si ja Jozefina s’kishte faj, ku e ke futur PD-në pa leje. Je bërë si zhelezhnovi dhe së treti pa deklarime sipas kodit zgjedhor.
Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit. Se nuk di çfarë ke bërë ti. Edhe ku e fute në listë e fute për ta heqë. Ç’të dijë Arben Ristani. Edhe këtë firmë nuk e ke hedhur në Shqipëri. Mbaro 2 minutëshin dhe shko në prokurori”, deklaroi Balla.

Financimi rus – Balla i nxjerr kontratën Bashës: Njerëz të stafit tënd kanë marrë kontakte me… Read More »

“Pse e ruani me policë kunatin e Beqes?”, Shullazi i ‘sulet’ prokurores

Seanca e djeshme te Krimet e Rënda për gjyqin ndaj Emiljano Shullazit është shoqëruar me debate të ashpra mes të akuzuarit dhe prokurores Elisabeta Imeraj. Shkak është bërë dëshmia e shoferit të Ylvi Beqes, që është edhe kunati i tij. Vitin që shkoi, Besnik Musai dëshmoi në gjyq i mbrojtur nga uniformat blu dhe tha se e kishte parë Emiljano Shullazin të kërcënonte me armë zjarri Ylvi Beqen, teksa hartohej kontrata e dhurimit të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Janë pikërisht këto dy dëshmi, ajo e Musait dhe e Ylvi Beqes, që e mbajnë Emiljano Shullazin në burg, ndërkohë që dëshmitarët e tjerë janë tërhequr nga dëshmitë e para. Në seancën e djeshme, avokatët e Emiljano Shullazit kërkuan që Besnik Musai të thirrej sërish në gjyq dhe pyetën prokuroren nëse ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përpara se të dëshmonte në gjykatë.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se dëshmitari nuk është thirrur më parë në Prokurori dhe se dëshmia e tij e parë për ngjarjet në Durrës ishte ajo që dha para gjykatës. Mirëpo, i akuzuari Emiljano Shullazi vuri në dyshim fjalët e prokurores dhe kërkoi të dinte se përse Besnik Musai ruhej nga uniformat blu.
Sipas tij, vendosja e Musait në ruajtje fizike nga forcat e rendit ka krijuar kushte që ai të japë dëshmi të rreme. Për këtë arsye, Emiljano Shullazi kërkoi që Besnik Musai të rithirrej në gjykatë për të dëshmuar. Por kërkesa e të akuzuarit u hodh poshtë nga gjyqtari Fran Prendi. Gjithashtu, edhe kërkesa për të pyetur oficerin e policisë, Petrit Gjeçaj, nuk u pranua nga gjykata.

Ylvi Beqja dhe Besnik Musai dëshmuan në fund të vitit të kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen e ish-hotel “Vollgës”. Sipas Beqjes, Emiljano Shullazi e pati kërcënuar që ai ta bënte bashkëpronar në objektin në fjalë. Kërcënimi, sipas Beqes, ishte bërë në Durrës te noterja Aida Spahiu, ku Shullazi i vendosi pistoletën Beqjes dhe e detyroi që të përpilonte aktin e dhurimit. Ky version është pohuar edhe nga Besnik Musai. Por Shullazi vetë e ka kundërshtuar, duke thënë se ishte Ylvi Beqja ai që e bëri bashkëpronar pas ndihmës që ai i ofroi për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” si pronë të tijën

“Pse e ruani me policë kunatin e Beqes?”, Shullazi i ‘sulet’ prokurores Read More »

Rudina Magjistari : “Thoni ç’të doni, por unë kam qenë gjithmonë në majë!”

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është vënë në fokus të mediave rozë, për shkak të gafave që ajo bën gjatë emisionit të saj. Ama duket se ajo është fyer tej mase, aq sa këtë herë ka zgjedhur që të reagojë me anë të një statusi në Instagram.

Dhe këtë të premte, Rudina Magjistari kishte të ftuar në programin e saj të pasdites, Genta Gjalpin, një prej banoreve të “Big Brother”, e cila është bërë personazh i rrjeteve sociale edhe shumë vite pas pjesëmarrjes.

E veshur me fustan të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Genta ia doli të tërhiqte vëmendjen. Por këtë herë, Rudina nuk e ka lënë me kaq, por i është vënë në mbrojtje Gentës, pas komenteve fyese.

Rudina shkruan ndër të tjera se jetojmë në një botë të lirë dhe se programi i saj është për të rritur dhe nuk është emision i përrallave. Ajo hedh kunjën e radhës, duke cituar se në çdo program ajo ka qënë në majë.

 

https://instagram.com/p/BgL7bpHlRDO/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_control

Rudina Magjistari : “Thoni ç’të doni, por unë kam qenë gjithmonë në majë!” Read More »

Ti më merr të keqen mua…”, Rama i kthehet keq ish-kandidatit për deputet

Saga e kryeministrit të vendit me komentet në Facebook duket se s’ka fund.

Kësaj here i shënjestruari i tij ka qenë ish-kandidati i LIBRA-s në qarkun e Vlorës, Krenar Brahimmuço.

 

Pas akuzave se nga ana e Brahimmuços se qeveria nuk është e zgjedhur nga populli, Rama nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje nga ato karakteristike të vetat.

 

Ti Krenar më merr të keqen mua dhe neve që qeverisim sot…të rroftë poza si udhëheqës në profil se as mendjen tende nuk udhëhiqke dot si duhet.”- ka shkruar Rama.

Ti më merr të keqen mua…”, Rama i kthehet keq ish-kandidatit për deputet Read More »

I tha se zhvishet në ekran, Ilda Bejleri ka dy fjalë therëse për Muç Nanon

Para disa ditësh, moderatori i emisionit “Provokacija” Mustafa Nano, në monologun e tij ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Duke qenë se të dyja janë moderatorë sportive, Nano foli për veshjet e tyre duke i quajtur të papërshtatshme dhe shumë vulgare për emisionet që ato prezantojnë.

Teksa Zemani nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata, Bejleri është shprehur se “fjalët e Mustafa Nanos nuk i ka dhënë asnjë ndjesi, pasi ai s’është as Chanel as Karl Lagerfeld”.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ku do fliste edhe për emisionin e saj më të ri, “Rikthimi i dallëndysheve”, moderatorja bukuroshe nuk ngurroi të thoshte ca fjalë për këtë çështje.

“Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.

Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e showbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë ë sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit. Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje”, është shprehur moderatorja e njohur.

I tha se zhvishet në ekran, Ilda Bejleri ka dy fjalë therëse për Muç Nanon Read More »