Debat

Erion Braçe “replikon” me Gunther Krichbaum: Ti ke dëgjuar gjë për bëmat e Lulit këtu apo jo?

Deputeti socialist Erjon Braçe ka replikuar me mikun e Lulzim Bashës, Gunther Krichbaum, që para çdo vendimi për Shqipërinë, lëshon ndonjë deklaratë kundër integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Replikat e plotë e Braçes

Deputet!

E vertete eshte, nuk te njoh.

Lulzim Basha po perpiqet te te bej te njohur ketu dhe, po ben mire.

Po te jep mundesine te flasesh per Shqiperine.

Ti po e ben;

Lexova te kesh thene se “nuk eshte koha per Shqiperine te hape negociatat”!!

Merr pyetje ti deputet? Duhet te jesh i hapur apo jo?

Ti je evropian dhe duhet ta kesh kete standard.

Atehere;

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne janar 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, ne cilesine e ministrit te Brendshem, vrau kater kundershtare ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shkurt 2011 e me pas kur Drejtesia e kapur prej te mbrojturit prej teje-Lulzim Basha, betonoi cilesisht pandeshkueshmerine e ngritur ne sistem, menyre qeverisje, dhune mbi te pambrojturit e cfare tjeter te duash, me rastin me ekstrem qe nje qeveri mund te ndermarre-vrasjen e protestuesve te paqte ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne shtator 2009 e tutje kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, mori vendimin politik per te mos nderhyre me forcen e ligjit ne Lazarat-fshatin ku ishin instaluar jo vetem “7 grosistet e medhenj te droges”, por mbi 48 banda kriminale nga e gjithe Shqiperia, paisur me logjistiken moderne te 7 laboratoreve per perpunimin e droges deri ne vaj e cokollate, duke bere njesh qeverine me krimin, koordinuar vendimmarrjen me ta, ne nje akt unik kriminal ne nivelin me te larte te hierarkise se shtetit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet, ne vere 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, u emerua kryetar i bashkise Tirane, prej nje trupe gjykatesish te korruptuar, pjese e sistemit te degraduar dhe kapur politikisht te Drejtesise, duke i dhene fund zgjedhjes me vote nga populli te drejtuesve te pushtetit vendor?

Apo kur tamam ky i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, i dilte kunder gjithe botes-po po, gjithe botes nga Gjermania ne Amerike, per reformen ne Drejtesi dhe rithemelimin e nje drejtesie te re mu sic gjithe bota, kerkoi, keshilloi, asistoi, hartoi dhe prezantoi, per ti dhene fund pandeshkueshmerise dhe rivendosjen e parimit te perbotshem-ligji eshte i njejte per te gjithe?

Kur? A ke nje pergjigje deputet?

Pa as me te voglin diskutim, ne nuk jemi perfekt, kemi probleme te qarta me ligjin, zbatimin e tij, korrupsionin e krimin e organizuar, po luftojme ti adresojme e te kemi rezultate konkrete per cdo shqiptar qe ka besuar tek ne e qe kerkon qeverisje me te mire;

Drejtesia me ne fund ka nisur te levize, hem si pastrim dhe, hem si ndeshkim, me ngadale por vendosur, larg ndikimit te politikes dhe pa u intimiduar prej saj, mbi prova e fakte per gjithkend, gjithnje ende pa arritur tek “te paprekshmit” qe kete status e betonuan me mbeshtetjen tende ne keto vite, edhe per krime te perbindeshme.

Ketu jemi deputet;

Ti me qendrimin tend, ne me punen tone-si shqiptare gjithnje.

Ndjese qe po ta them deputet, por nuk ke parimesi ne gjithe cfare po thua per Shqiperine tone.

Ben politike, propagande por kaq!

Kurre nuk do arrish tek parimesia, te rrenon modeli “Lulzim Basha”.

E di pse?

Kam lexuar historine e kancelarit Helmut Kohl, deri ne fund, perfshire historine e donacioneve te fshehta, reagimin e partise tuaj ndaj ketij fakti, perfshire edhe ate te kancelares Merkel.Pa as me te voglin dyshim, ai rast deshmon parimesine, shembullin gjerman qe nuk ngaterron kurre kontributin me ligjin, parate e “pista” me partine dhe pushtetin e saj.

A flet dot per kete deputet?

Ta besh ketu ne Shqiperi, per Lulzim Bashen dhe nje gjysem milion dollare ardhur nga shtetas ruse per te, pushtetin e tij!

Nuk e ben dot deputet!

Ky eshte problemi.

Ndaj vijo me propaganden, parimesi nuk keshillon dot!

Tana t’mirat!

Erion Braçe “replikon” me Gunther Krichbaum: Ti ke dëgjuar gjë për bëmat e Lulit këtu apo jo? Read More »

Sherr në Tiranë, burri godet dhe fyen rëndë policin

Ditën e sotme, në Pezë të Tiranës, një person u konfliktua me një polic duke e goditur këtë të fundit.

Videoja është publikuar nga “joq”. Sipas denoncuesit, personi që goditi policin ishte nën efektin e alkolit.

Në Pezë, dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për piknik.

“Ne Peze ndodhi nje ngjarje e shemtuar sot, ne nje vend ku behet piknik e ku ka familje plot. Qytetari tap pervec se u zi me njerezit i gjuajti edhe policit.

Per pune makinash u grricen ne fakt, por pervecse u zune me njeri tjetrin, qytetari goditi, peshtyu dhe shau policin nga gruaja.”, shkruan personi që ka xhiruar pamjet.

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155862914598371/?t=0

Sherr në Tiranë, burri godet dhe fyen rëndë policin Read More »

Eni Çobani kërkon LIVE ndihmën e prokurorit të Fierit

Spiro Shapka ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” ish – kryetarin e Komisionit të Ndarjes së Tokave për komunën e Libofshës, Ali Mersalën për t’i kërkuar llogari për një pjesë toke që ka qenë në pronësi të tij dhe tanimë rezulton në emër të dikujt tjetër.

Sipas ligjit 7501, Aliu i ka dhënë Spiros një certifikatë pronësie për një tokë në vitin 1991, e cila rezulton me probleme, pasi ka gjithashtu pronar Petraq Kulen, po ashtu të pajisur me certifikatën e pronësisë.

“Kam përfituar tokë nga ligji 7501 dhe më ka dalë me probleme, prandaj kam sjellë dhe zotin Ali. Tani dal me mbivendosje dhe Qendra Vendore e Libofshës më ka bërë dosjen dhe e kam çuar në Hipotekë. 22 vjet e kam patur pa probleme, por në 10 Korrik 2016 del që dy tapitë janë mbivendosje dhe këtu fillon konflikti”, u shpreh Spiro.

I pyetur nga juristja Eni Çobani nëse ka qenë gabimi i tij në vendosjen e kufijve apo ndryshimi i mekanizmit që ka sjellë këtë problematikë, Aliu tha se gjithçka ka ndodhur pasi ai është liruar nga detyra. Ai shtoi se Petraq Kule i ka vjedhur tokën Spiros, duke falsifikuar dokumentet.

Zonja Eni tregoi dy akt-marrjet e tokave të Spiro Shapkës dhe Petraq Kules të firmosura prej Ali Mersalës. Ky i fundit tha: “Firma ime edhe është edhe s’është. Ja dhe po e pranoj firmën, por ka një gjë që edhe një fëmijë e kupton. Kjo kolona këtu, zotëria e ka më poshtë 200 metra, te vëllai i tij në Libofshë”.

Pas këmbënguljes së Spiros për të thënë të vërtetën se cili dokument është i falsifikuar, ish-kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave pohoi se akt – marrja e tokës së Petraq Kules është e falsifikuar. Ai pranoi që tokën ia ka dhënë si dhe dokumentin e ka firmosur, por pa përfshirë sipërfaqen prej 200 metrash katrorë të Spiros.  Ky i fundit akuzoi Qendrën Vendore se i ka dhuruar Petraqit 200 metra katrorë, duke e mbivendosur në tokën e tij.

Ndërsa në linjë telefonike, Petraq Kule tha se kjo sipërfaqe është pronë e tij dhe nuk ka për t’ia marrë njeri. Ai shtoi se Spiro Shapka “i ka vjedhur natën” dhe 200 metra katrorë që ka marrë.

Juristja Çobani tregoi se Petraqi dhe dy blerës të kësaj sipërfaqeje pohojnë që kjo tokë është në pronësi të Petraq Kules, ndërsa ish – kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave, që gjendet në këtë seancë ndërmjetësi, thotë të kundërtën. Ajo shtoi se dokumenti i akt – marrjes së tokës është në dy kopje, pasi një e mban pronari dhe një zyra e kadastrës për regjistrimin përkatës.

Spiro tregoi certifikatën e trungut familjar për të vërtetuar që është prej vitesh banor i Libofshës dhe ka patur të drejtën për të përfituar tokë në bazë të ligjit 7501, pasi është çuar çështja te Krimi Ekonomik për t’u hetuar, por ka gjithçka ka rezultuar në rregull.

Zonja Eni u shpreh se sipas saj, dy dokumentet e akt – marrjes së pronës ndryshojnë, ndërkohë që janë shkruajtur nga një person. Gjithashtu në këto dokumente janë kryer llogaritjet gabim, pasi në numrin e pasurisë numër 38/14 në akt – marrjen e tokës së Spiro Shapkës shkruhen 600 metra katrorë arë dhe 200 metra katrorë truall, ndërkohë që në shumën totale është shkruajtur 600 metra katrorë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në dokumentin e Petraq Kules, ku në numrin e pasurisë 38/13 është shkruajtur 100 metra katrorë arë dhe 200 metra katrorë truall, ndërkohë që në shumën totale është 100 metra katrorë. Një faktor tjetër shqetësues në këtë çështje është se topografi Stefan Sema mohon të ketë firmosur dokumentin e Petraq Kules.

Ish – kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave nënë komunën e Libofshës shpjegoi se nëse prona nuk është e vendosur në formularin numër 6, atëherë nuk ka më rëndësi se çfarë shkruhet në dokumentet e tjera, pasi ai është parësori.

Juritja Çobani – Në momentin që jeni vënë në dijeni nga ana e Spiros për këto falsifikime të ndodhura në aktin e marrjes, keni ndërmarrë ndonjë veprim kundrejt  organit të prokurorisë? Sepse përgjegjësia e parë bie mbi ju.

Aliu – Çfarë nuk kam bërë!

Juristja Çobani – Po çfarë keni bërë se unë këtu nuk kam asnjë dokument që keni shkuar keni bërë ndonjë kërkesë apo ankesë.

Aliu – Duke qenë kryetar aty, bashkë me shokët e mi, i kam thënë Spiros që ke tokën 39 sepse topografi që ka bërë tokën e Petraqit është false dhe ka thënë që 39 është tokë truall. Këto nuk i bëj dot unë se hyj në burg.

Spiro – Ka fakte të forta që noterja Flora Zoto e ka noterizuar atë tapi sepse ka kaluar në proces gjyqësor, por nuk ka vendosur numër serial të tapisë.

Juristja Çobani – Ç’lidhje ka noterja me aktin e marrjes së tokës?

Spiro – Zoti Petraq i ka dhënë prokurë zotit Ymer, i cili ka bërë ndërtim pa leje. E kam kallëzuar unë dhe ia ka prishur IKMT-ja. Gjykata i kërkoi dokumente, e ka noterizuar tapinë te noterja, por nuk ka numër serie këtu.

Ai rrëfeu se prej dy vitesh ndodhet në konflikt për këtë pronë, por nuk  i është drejtuar Prokurorisë Fier sepse mendon se do t’i korruptojë Petraqi.

Në lidhje telefonike, pronari aktual i një objekti në këtë tokë, Ymeri u shpreh se në hartën dixhitale kjo sipërfaqe toke është truall dhe jo arë siç pretendon Spiro. Për sa i përket çështjes gjyqësore që  ka hapur ndaj Spiros lidhur me formularin 6, ai tha se e ka bërë se dokumentet ishin të falsifikuara. Ndërkohë që ish – kryetari i Komisionit të Ndarjes së Pronave pretendon se është dokumenti i Petraqit i falsifikuar.

“Unë kam blerë objektin 44 metra katrorë. Ky truall është marrë nga 7501 në emër të Petraq Kules dhe ky objekt, pavarësisht se nuk është privatëzuar trualli, a qëndron mbi një truall? T’ja japim Spiro Shapkës truallin dhe objekti të qëndrojë në ajër!”, u shpreh Ymeri.

Ai gjithashtu akuzoi Aliun se ka kryer shumë falsifikime dokumentesh, por Spiro e ndërpreu duke thënë se është vendosur me votë popullore si kryetar i Komisionit të Ndarje së Pronave. Aliu iu përgjigj: “Nuk ke faj ti se të ka gënjyer hajduti, Petraq Kule”.

Juristja Çobani u shpreh se ish – kryetari i Komisionit të Ndarjes së Pronave do të mbajë përgjegjësi penale për këtë çështje deri në momentin që do të zbardhet nga prokuroria.

“I bëj thirrje prokurorit të Rrethit Gjyqësor Fier të marrë në dorë situatën se është alarmante! Nuk janë qytetarët e parë që vijnë nga Libofsha, janë të disatët. Kërkoj, duke filluar nga zoti Ali Mersala dhe të gjithë anëtarët e komisionit të thirren nga prokuroria dhe të zbardhet deri në fund se si është e vërteta e ndarjes së  këtyre tokave! Të mos ngelemi me thëniet e qyterëve apo me denoncimet sporadike të njërit apo tjetrit, por ta marë shteti në dorë, prokuroria, gjykata dhe t’i japë të drejtë qytetarëve!”, tha zonja Eni.

Ndaj kjo çështje do të shkojë në organet kompetente për të gjetur zgjidhje për të gjithë qytetarët e Libofshës./tvklan.al

Eni Çobani kërkon LIVE ndihmën e prokurorit të Fierit Read More »

Indinjohet gazetarja, shan me libër shpie ministren

Gazetarja Ida Nurçe ka përdorur një gjuhën tepër të rëndë kundër Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Ajo ka marrë shkas nga një video e bërë publike prej ministres në lidhje me Himinin Kombëtar. Me anë të një postimi në ‘Facebook’ gazetarja shprehet se nxorri dufin duke sharë me ‘libër shpie’ të gjithë ata që na drejtojnë dhe deformojnë historinë e vendit.

Postimi i plotë:

Sapo e pashë një video, që paska postuar Mirela Kumbaro, medemek ministre kulture, dhe thashë me vete “dreqiiiin, në cfare haleje jetoj!”
U riktheva dhe në herë dhe e rimendova atë që thashë më sipër. Fundja c’faj ka vendi?! Është më i bukuri mbi planet. Aty pastaj gjeta rastin, nxorra dufin, dhe shava me libër shpie të gjithë ata që e kanë marrë në dorë këtë vend. Nuk mbajta më… E si të mundja, kur po e cojnë për lum?! Si mund të mos i shaja këta kokpalarë?! Këta si kjo minsitrja, që nuk kane minimumin e kultures, etikës, profesionalizmit për atë gjë që janë caktuar të bëjnë?!

Unë nuk e di ku dreqin e ka gjetur gjithë atë guxim, e të arrijnë të ndryshojnë simbolet, melodinë e himnit tonë kombëtar, të tallet hapur me figurat historikë të këtij populli…?!
Jam e shokuar, se si mundet të bëhet kjo gjë, me atë flamur për të cilin kanë dhënë jetën të parët tanë…
Habitem, si mundet të ndryshohet himni, i cili na bën të qajmë kur e degjojmë?!
Habitem, si mundet që injoranca të jetë kaq e theksuar dhe deliri të arrijë në një pikë aq të lartë?!
Habitem, se si kanë fuqinë në dorë për të marrë vendime këto lloj speciesh?!

Po ku në të …. e gjete të drejtën t’i bësh këto ndryshime moj e dashur minsitre, kuuu?!!!!
Po kush dreqin të vuri ministre kulture ty moj e pakulturë, që nuk i di as tri rreshta nga historia e kombit tonë?! Po si mundet të na i reklamosh vendet historike të Shqipërise, kur je ti ajo, që po e pengon ruajtjen gjallë të vlerave historike të këtij vendi?! Pashë në video që kishe përdorur At Gjergj Fishtën. Ja ku po të publikoj videon tjetër, se si është shtëpia e tij sot! Sepse je ti ajo që nuk lejon të restaurohet shtëpia e tij dhe e ke lënë si një gërmadhë, e cila është e mbushur me misër dhe kashta gruri brenda.
Je ti ajo që nuk e restauron Muzeumin te Muzeu Kombëtar, i cili po amortizohet, e po shkatërohet dita ditës. Pllakat, që duhen për restaurimin e tij i ke bllokuar në podrumet e vetë muzeut dhe nuk jep aprovimin që ky muzeum të behet, sic duhet të jetë në fakt!

Je ti ajo që vlerat historike, të vërtetat, i mbulove me dhé e me piktura. Turp të të vijë që je aty ku je!
Turp të të vijë që e quan veten ministre! Turp të të vijë që nuk zhdukesh nga ai post, e ta lësh këtë vend të gezojë historinë të paktën!

Indinjohet gazetarja, shan me libër shpie ministren Read More »

“Ty ça të është ngritur”, Rama debat me qytetarin për taksat. Ja biseda

Eshtë shoqëruar me debate takimi i sotëm i Ramës me banorë e biznesmenë në Lushnje.

E gjatë takimit bashkëbisedues, të pranishmit i janë ankuar kryeministrit për taksat e shumta që duhet të paguajnë, taksa që sipas tyre janë rritur.

Por Rama ka kërkuar të dijë saktësisht, duke pyetur qytetarët: Ngrije dorën, ja më thuaj, ty ca të është ngritur. Ca?

Qytetari: Taksat, 20 përqindëshi nuk e kam paguar, tani e kam

Rama: Ça takse të është ngrit ty?

Qytetari: Kjo tani, 20 përqindshi

Rama: Ku e paguan ti më shumë

Qytetari: Te taksat e biznesit

Rama: Ti ke biznes vetë

Qytetari: Po biznes familjar, prandaj po them

Rama: Te sqaroj une.

Rama: Janë rritur vetëm dy taksa, për ata që fitojnë më shumë, ne e bënë 15% për ata që janë të mëdhenj dhe e ulëm 5% për të vegjlit deri në 8 mln dhe zero taksë për bizneset e vogla deri në 5 mln. Të gjithë gënjejnë, kush thotë e kam xhiron aq e kaq, gënjejnë, se nuk duan të kalojnë pragun dhe bëhen të mëdhenj dhe paguajnë taksë më të lartë dhe se janë në një marrëdhënie mëkatin me të madhin, se i madhi i jep pa faturë dhe grabitet publiku dhe shteti, se i madhi shmang atje ku ne kemi synimin kryesor. Është lojë që ne do i japim fund. Duke vënë TVSH për të gjithë, kush është deri në 2 mln s’ka.

“Ty ça të është ngritur”, Rama debat me qytetarin për taksat. Ja biseda Read More »

”Mos të quhet Partia Demokratike, por Partia Monokratike”, zbardhet debati i plotë Imami-Basha në Këshillin Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pas katër orë debatesh draft-statutin, që do t’i përcillet Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 29 prill. Vendimmarrja, që kaloi jo pa debate, mes të cilëve që në nisje ishte ai me tone të forta mes Imamit dhe Bashës.

Anëtari i Kryesisë, Arben Imami, që në nisje të mbledhjes kërkoi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që të përfshijë në rendin e ditës edhe dokumentin e analizës së humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kërkesa u rrëzua me shumicë dërrmuese votash nga anëtarët e Këshillit.

 

DEBATI

Arben Imami: Në rendin e ditës të futet edhe analiza e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Statuti i partisë, ai që kemi në fuqi, kërkon që analiza e zgjedhjeve të bëhet nga të gjitha organet e forcës politike. Për këtë arsye, unë kërkoj që Kryesia të nxjerrë raportin përpara nesh dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimin. Fatmirësisht, sot pas katër vitesh, është mbledhur Këshilli Kombëtar dhe pjesë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje duhet të jetë edhe diskutimi për analizën e zgjedhjeve të vitit 2017. Gjithashtu, dua të shtoj se nuk kam parë të reflektuar në draft-statutin që na është paraqitur, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje. Nuk ka kuptim kjo punë.

Lulzim Basha: Unë besoj se kemi qenë shumë të qartë për rendin e ditës së kësaj mbledhjeje. Grupi politik i punës ka punuar për një draft-statut voluminoz, i cili është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë, për mbi 5 orë gjithashtu. Unë mendoj se për çështje të tjera që janë në interesin e anëtarëve të Këshillit, mund të mblidhemi sërish. Megjithatë, unë mendoj që propozimin tuaj ta hedhim në votim dhe të vendosim nëse do ta shtojmë edhe këtë pikë të rendit të ditës apo jo.

Hidhet në votim, rrëzohet

Arben Imami: Menduam se ishte e vlefshme që organet autonome, siç mund të ishte Bordi i Kandidaturave, të kishin mundësi zgjedhjeje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Por me sa shoh, partia vijon të mbetet monokratike dhe propozimet jo vetëm nuk merren parasysh. Ndaj, edhe propozoj që partia edhe emrin të mos e ketë më Partia Demokratike, por Partia Monokratike.

Lulzim Basha: Meqenëse është edhe në vullnetin e Këshillit, të diskutojmë vetëm për atë që jemi mbledhur, atëherë ta kalojmë nen për nen draft-statutin e grupit të punës. /PANORAMA

”Mos të quhet Partia Demokratike, por Partia Monokratike”, zbardhet debati i plotë Imami-Basha në Këshillin Kombëtar të PD Read More »

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të jetë një nga politikanët dhe njerëzit më të përfolur të momentit për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria ndaj tij se ka bashkëpunuar me një grup trafikantësh droge. Deklaratat e bëra sot pas seancës nga ana e tij, e kanë rindezur edhe një herë debatin duke e vënë në shënjestër.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.
Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka pasur një përplasje me pedagogun dhe analistin Mark Marku.

Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas kësaj pyetje Tahiri duket se ka shpërthyer.

Më poshtë debati i plotë:
Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?
Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.
Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?
Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida Read More »

Raporti/ Debate në “Studio”, Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë!

Rekomandimi i pakushtëzuar i KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, është bërë objekt diskutimi sot në emisionin ‘Studio e Hapur’. Që në nisje të emisionit deputetja socialiste Elisa Spiropali u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse do i ndanin meritat për këtë arritje mes opozitës dhe maxhoranës, ndërsa socialistja tha se kjo ishte meritë e qeverisë.

Sipas saj opozita nuk kishte bërë asgjë dhe se strategjia e saj ka qenë destruktive. Kaq mjaftoi që të ndërhynte deputeti i PD-së Enkelejd Alibeja. Ai tha se çelja e negociatave sot nuk është meritë, por mëshirë.

“Jemi të gatshëm të ndajmë arritjet, sfidat dhe përgjegjësitë për këtë arritje. Ne e kemi patur një marrëdhënie jo të lehtë me Europën. Besojmë që kjo thyerje e këtij ngërçi psikologjik është një arritje reale, konkrete e reformave të ndërmarra nga kjo qeveri.
A ka bërë opozita detyrën dhe është munduar që përmes të gjitha mjeteve ta shtyjë këtë datë, kjo nuk është dita për tu diskutuar. Në gjithë strategjinë opozitare, nga çadra te çizmet, nga pengimi i Vettingut, të gjitha këto kanë qenë destruktive që nuk i kanë shërbyer procesit. Llogarit i kanë bërë gabim”

Ndërkohë Alibeaj vijoi me linjën e tij se vendimi u dha për mëshirë. “Këta janë ata që kanë bërë gjithçka për të arritur në këtë ditë të lumtur, por kjo pala tjetër çfarë ka bërë?

Po jap konkluzionin që në fillim. A është ky një moment i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? A është një gjë e mirë?
Sigurisht që është një gjë e mirë, pasi kjo pjesë e europës jo ballkanike ka dëshirën që të përfshijë këtë pjesë ballkanike. Por pse? A është meritë apo mëshirë? A mos po e bëjnë këtë për shkak të frikës nga lufta?

Juncer e tha sot që po i çelim negociatat se nuk duam të rrezikojmë një luftë në Ballkan. Edhe Rama e tha me batutë që po nuk na e çeli rrugën Europa, rrugën e kemi të hapur me Rusinë dhe Kinën. Sot kemi një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm të zgjedhur vetëm nga një anë, kemi një republikë ku Saimir Tahiri mbështetet nga qeveria. Kemi një republikë ku vëllai i kryeministrit është koka e trafikut të kokainës, ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali”, tha ai.

Raporti/ Debate në “Studio”, Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë! Read More »