Debat

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë

Gazetari Jetmir Olldashi mori mesditën e sotme përsipër gjithë historinë denoncuese dalë nga selia blu për audio-përgjimin e Agron Xhafajt me dëshmitarin X.

Olldashi rrëfeu me detaje si ra në kontakt me Albert Veliun, si i vuri regjistruesin dhe si më pas njoftoi deputetin e PD Ervin Salianji. E gjitha siç rrëfeu Olldashi është realizuar nga vetë ai përmes një pune investigative.

Menjëherë ka nisur debati lidhur me faktin se pse gazetari nuk e publikoi në median që drejton vetë, portalin boldneës apo emisionin investigativ që drejton gjithashtu vetë por ia serviri selisë blu.
Në këtë kontekst, gazetari Edmond Arizaj shkruan:

“Gazetar?! Dikush që drejton një portal lajmesh, që është në një emision tip investigativ, dhe intervistën “e jetes” e bën për llogari të një partie politike, as për portalin e tij e as për emisionin, vetëm gazetar nuk mund të quhet (gjithmone nësë informacioni është i vërtetë)…”, shkruan Arizaj në komentin e tij.
Nga selia blu, Lulzim Basha i shprehu admirimin e tij gazetarit Olldashi për punën e b .Pamfleti

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë Read More »

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…”

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo prej kohësh i është dedikuar familjes së saj duke u tërhequr nga jeta aktive në skenë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një bisedë me një prej fansave të saj. Ai ka treguar një rast konflikti me gazetaren Iva Tico.

Fansi i Ledinës i ka komentuar për një fustan që mban veshur, i cili është identik me atë të dy viteve më parë që Ledina e ka veshur kur prezantoi natën e tretë të festivalit të 55 në RTSH.

Ashtu siç tregon fansi Iva nuk ka qenë aspak e sjellshme me të madje i është kthyer vëngër.

“Mos u shqetëso i dashur! Kjo është një pseudogazetare e vyshkur, (rastësisht në herë e kam parë në Opinion_ që i ka ikur treni me kohë. Të përshëndes”.ka thënë Ledina pasi ka lexuar komentin e dërguar nga fansi i saj.

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…” Read More »

“Vila e sat ëme!” Shpërthen në fyerje Mustafa Nano: Kërriç, zuzar…

Analisti Mustafa Nano ka fyer live në emisionin “Opinion” ish-ministrin e Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Debati degjeneroi në sharje dhe fyerje, menjëherë pas ndërhyrjes në debat të zyrtarit të PD-së, Gazmend Bardhi në lidhje me prezantimin e argumenteve nga analisti Nano në studio për audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj, publikuar nga opozita për përfshirje në trafikun e drogës.

Në një moment Bardhi i kujtoi Nanos se ka një vilë në Gjirin e Lalzit, por gazetari i është kthyer ashpër.

“Vila e sat ëme!”

Ndërsa zyrtari i Partisë Demokratike tha se nuk ka asgjë të keqe që përmendet ajo vilë nëse është blerë me para të justifikuara.

Analisti Mustafa Nano i është përgjigjur se vila është e justifikuar, por nuk i ka kursyer fyerjet ndaj ish-ministrit të drejtësisë duke e quajtur atë “kërriç” dhe “zuzar”.

Bardhi: Vilë në Surrel ka Edi Rama nuk ka ndonjë nga opozita. Po flasim për përgjegjësinë ligjore të ministrit.

Nano: Pse për kunatin të mos flasim.

Bardhi: Jo të flasim për vilën tëndë në Lalëz.

Nano: Për vilën time, vilën time, vilën e sat ëme…

Bardhi: Pusho se nuk kam ardhur të bëj debat me ty.Ekspres.

“Vila e sat ëme!” Shpërthen në fyerje Mustafa Nano: Kërriç, zuzar… Read More »

“Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama përgjigjet i tensionuar

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar ka treguar se është i një mendimi ndryshe nga shumë njerëz që kanë pasur reagime ditët e fundit në lidhje me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin si lëshove Saimirin, Saliu nuk ka lëshuar vrasës, mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, ne kete diskurs.

Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata.

Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjëmbë në këmbë, por duhet tu dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata.

Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi ëngjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.

Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin.

Ne mbajmë përgjegjësi për veten. Nëse ata janë të papërgjeshëm në raport me vendin dhe veten e kanë lënë peng që në vitin 1991. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij në krye të atyre për 30 vjet me radhë, është unë të ngre dhe unë të mbaj, mjafton që të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegës apo godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë.

Te ne s’ka qenë kurrë kështu dhe s’ka për të qenë dot kështu. Ne jemi ndryshe, nuk jemi si ata. Nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë qoftë edhe një komunë, kanë shkatërruar e kanë prishur më shumë se sa kanë ndërtuar. Ndërsa ne që nga lindja e PS-së, gjithmonë kemi ndërtuar dhe ndrequr më shumë se sa kemi prishur.

Në këtë familje politike gjithsecilit i është dhënë një mundësi për të bërë një punë, por vendin e punës secili do ta mbajë vetë me dinjitet dhe rezultat. Jam bërë copë për të mbrojtur punën e një ministri, kryebashkiaku apo bashkëpunëtori. Por kurrë skam qenë dhe as mos e prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në për tu përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.

Kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj se e mbrojta nga arresti me burg dhe nga ana tjetër po unë kisha faj sipas shumë kujt pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë. Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë ata që më kanë zgjedhur duke më dhënë pasurinë më të madhe që mund ti jepet një njeriu, mundësinë që të udhëheqë vendin e ti. Po të mos besoja në ato që them nuk do gjeja dot fuqi të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja ato çka mundem çdo ditë në mes të zjarrit dhe në mes të baltës.

“Më akuzojnë këta tanët se lëshova Tahirin”, Rama përgjigjet i tensionuar Read More »

”Çfarë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin”, debati i plotë Tahiri- Hajdarmataj

Për më shumë se dy orë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë i kthyer në një qytetar i zakonshëm, debatoi me prokurorin Besim Hajdarmataj, çdo provë të sjellë prej këtij të fundit në gjykatë. Herë pas herë Tahiri, përplaste dhe grushtat mbi tavolinë për të bindur gjykatësen Liljana Baku, se nuk ka lidhje me implikimin e tij në trafikun e drogës, dhe se çdo provë e sjellë nga përfaqësuesi i akuzës, është tërësisht dashakeqase dhe që s’tregon asgjë mbi akuzën që i atribuohet.

Në debat e sipër Tahiri ngrinte intonacionin e zërit, duke e quajtur veten se ka qënë vetëm ministër, dhe s’mund të mbajë ai përgjegjësinë për shefin e postës Dhërmi, Sokol Bode, që s’ka bërë detyrën në 5 apo 6 maj 2015, apo për atë policin e thjeshtë të TIMS, që nuk ka rregjistruar hyrje-daljet e Habilajve apo s’ka mbajtur shënim në rregjistër futjen e skafit në port.

Këtë reagim ai e bëri kur prokurori Besim Hajdarmataj, po i tregonte gjykatës mosveprimin e Sokol Bodes, gjatë natës, kur në Porto-Palermo kishte mbërritur anija “Fatima”, e cila ishte ankoruar dhe më pas ngarkuar me 850 kg drogë dhe 1500 litra naftë.“…po ç’punë kam unë me këta more, unë kam qënë një ministër që kam shërbyer për gati 3 vite, ç’punë kam unë dhe çfarë përgjegjësie kam unë me shkeljen e detyrës së tyre.

Çfarë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin unë këtu…unë as i njoh fare këta persona. Nëse kanë bërë shkelje kapinin dhe akuzojini, po unë ç’lidhje kam këtu…”- ka pohuar Tahiri.

Por prokurori ju kundërpërgjigj me një batutë duke shtuar se: “Sokol Bode ka qënë një shef policie në Dhërmi që bënte gardianin për drogën e Habilajve, ka qëndruar në detyrë për tre vite me rradhë, më shumë kohë se sa kam qëndruar në detyrën e drejtuesit të Krimeve të Rënda unë.

“Shqiptarja.com”, sjell pjesërisht debatet dhe batutat mes dy protagonistëve të këtij gjyqi, ku fillimisht e ka marrë fjalën Saimir Tahiri.

Replikat Tahiri-Hajdarmataj

Tahiri: E nderuar zonja gjyqtare, megjithëse unë nuk mund të artikuloj saktë dhe qartë e procedurialisht argumentat, pasi nuk jam në nivelin e një avokati, megjithëse jam me arsim jurist, dua t’ju them se me këtë masë që më keni dhënë si në burg si në arrest shtëpie është njëlloj për mua. Unë burg e quaj, se me këto prova që janë paraqitur nuk e pranoj të qëndroj as në “arrest shtëpie”.

Meqënëse vepra penale që më atribuohet nga prokuroria është e rëndë dhe detyrimit parashikon masa ekstreme izolimi, atëherë më vendosni në arrest në burg, pasi masa arrest shtëpie që keni vendosur është e papërshtatshme me akuzat që pretendon prokuroria .Jemi këtu sot në gjykatë për tu njohur me provat e reja të prokurorisë. Unë këto prova i kam ditur.

Nëse duhet të mbahem i izoluar për këto prova, atëherë ky qenka standardi? Me këto prova që ka sjellë prokuroria, tregon se ka hetuar pushimet e mia në 2014. Pra jam hetuar si grup i strukturuar miqësor dhe jo si grup i strukturuar kriminal.

Plus që dua të shtoj se këto prova janë sjellë në mënyrë dashakeqase dhe jo në mirëbesim siç e ka përcaktuan Gjykata e të Drejtave të Njeriut.E them dashakeqase zonja gjyqtare pasi, dhe mënyra e servirur e dëshmive të dy tregtarëve italianë të pyetur për kostumet dhe byzylyket nuk tregojnë asnjë gjë.

Madje dhe Moisi Habilaj i pyetur për këtë fakt, pra byzylykët tregon se i ka blerë për një person tjetër, duke mos dhënë asnjë indicia dyshime. Pastaj ç’është kjo që keni evidentuar në vendim, për lënien e mandatit dhe rrezikun me ikjes time dhe fshehjes së drejtësisë, unë në Shqipëri kam qënë, madje dhe kam udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kam ikur as kur kam qënë deputet as kur jam i lirë.Pastaj sot ngeli që të iki dhe ti fshihem drejtësisë, unë po të largohesha, këtë e bëja 8 muaj para, ku nisën hetimet.

Hajdarmataj: Zonja gjyqtare dua t’ju bëj me dije se ky është një hetim shumë kompleks dhe i vështirë. Hetimi ka hyrë në një fazë deçizive dhe se ne si prokurori kemi për të pyetur dhe disa persona të tjerë, në dobi të këtij hetimi.

Para se të jenë provat në tavolinën time dhe para se të vijnë dëshmitarët në prokurori, ato i di të gjitha një ditë para Saimir Tahiri. I hetuari prej nesh, ka akses dhe mer vesh një ditë para se kë do thëras unë dëshmitar.

Për këtë ne si prokurori kemi prova, që ai ka takuar një nga dëshmitarët që ne kishim thirur në prokurori për të dëshmuar.Dhe një gjë e tillë ka ndodhur me shtetasin Orgest Liperi, i cili është dhe pronari i skafit me të cilin Tahiri dhe Elona Hoxha, kanë udhëtuar në gusht 2014 në Greqi, nga Saranda.

Tahiri: Po e kam takuar personin që ju përmendët dhe skam pasur qëllim ta intimidoj. Po po e kam takuar dhe kam qënë me bashkëshorten, ku i kam kërkuar ndjesë këtij personi për taksiratin që e zuri, dhe që i doli emri në këtë histori me mua, dhe taksirati i tij për tu paraqitur në prokurori. E kam takuar duke bërë një gjest qytetar dhe nëse është e nevojshme, unë do e ribëj sërisht një gjest të tillë, duke i kërkuaj falje jo vetëm atij, por kujdo.

Prokurori Besim Hajdarmataj relaton para gjykatës lidhur me aktivitetin krimian të Sokol Bodes, ish-shefit të postës kufitare Dhërmi,i cili kishte në mbulim zonën ku u ankorua anija Fatima, duke u ngarkuar me drogë dhe jep dia detaje dhe për mos regjistrimin e skafit në portin e Sarandës dhe Triport, si dhe mos rregjistrimin në TIMS të hyrje-daljeve të Habilajve.

Tahiri: Po ç’punë kam unë me këta more, unë kam qënë një ministër që kam shërbyer për gati 3 vite, ç’punë kam unë dhe çfarë përgjegjësie kam unë me shkeljen e detyrës së këtyre policëve që ju po thoni. Çfarë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin unë këtu…unë as i njoh fare këta persona dhe as kam interes ti njoh. Nëse kanë bërë shkelje kapini dhe akuzojini, po unë ç’lidhje kam këtu, çfarë trafiku droge kam bërë unë këtu, se nuk po e marr vesh qëndrimin tuaj me këto prova dhe argumenta.

Hajdarmataj: Sokol Bode ka qënë një shef policie në Dhërmi që bënte gardianin për drogën e Habilajve, ka qëndruar në detyrë për tre vite me rradhë, më shumë kohë se sa kam qëndruar në detyrën e drejtuesit unë

Hajdarmataj: Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt. Në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje-daljet jo vetëm të Tahirit, por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj.

Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit. Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun.

Nga Saranda skafi është lënë në Triport e më pas në Durrës. Pas disa ditësh është paraqitur te moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. Pavaresisht kësaj, Moisi Habilaj, e ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar”.

PESHKAREXHA

Si u fik radari i Sazanit në 6 maj 2015 për të kaluar trafikantët

Nga provat që ka paraqitur prokuroria në gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në pah një fakt mjaft i rëndë për influencën që kishin trafikantët në strukturat e shtetit. Në datën 6 maj të vitit 2016 kur një peshkarexhë italiane e ngarkuar me drogën e grupit të Habilajve u nis nga Shqipëria për në Itali radari i ushtrisë u fik për t’u mundësuar kalimin e lirë.

“Nga këqyrja, në datën 6 maj 2015, rezultoi se në orën 01:07, shënimi i njoftimit të marrë nga Q.N.O.D për një mjet që ishte duke u afruar me shpejtësi në drejtim të Himarës, drejt të cilit u dërguan BP-24: në orën 01.15, njoftimi i marrë nga Q.N.O.D për daljen jashtë funksionit të Radarit të Sazanit në orën 01:35 njoftimi i marrë nga BP-06 se objekti ishte peshkarezha “Rozeta 1” që ishte duke u kthyer nga Palermo”, thuhet në dokumentin e prokurorisë. Pra nga ky dokument del qartë se në momentin që anija e trafikantëve të drogës, në këtë rast e bandës së Habilajve, nisej për në Itali, radari si rastësisht dilte jashtë funksionit.

Duhet theksuar se radari që është i vendosur në ishullin e Sazanit nuk varet nga ministria e Brendshme por nga ministria e Mbrojtjes. Implikimi i strukturave të ministrisë së Brendshme në këtë rast dalin tek përfshirja e Sokol Bodes, ish-shefit të kufirit për zonën bregdetare Dhërmi-Himarë. “Sipas të dhënave të përftuara nga regjistri “26/2015 Dhërmi Libër Planizimi të Shërbimit SPK Dhërmi”, këqyrur në datën 9 maja 2018, rezulton planëzimi në shërbim i Sokol Bodes, në funksion të shefit të stacionit, për datën 5 maj 2015 (ditë e martë)”, thuhet në dokument.

Sokol Bode është një nga tre oficerët e policisë që janë arratisur pas akuzave të prokurorisë për përfshirje të tyre në trafikun e lëndëve narkotike. Bode është cilësuar nga prokuroria si pjesë e bandës së Habilajve së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaert Çela dhe oficerit të policisë Gjergji Kohila.

”Çfarë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin”, debati i plotë Tahiri- Hajdarmataj Read More »

Nëna kërkon të nxjerrë nga shtëpia të birin

Nënë e bir ishin protagonistët e sotëm të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti për një apartament.

Jorgo solli të ëmën, Elenin në seancën e ndërmjetësimit, pasi ajo kërkon ta nxjerrë nga shtëpia.

Ai u martua disa vite më parë dhe jetoi me bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të tij. Por kur erdhi në jetë djali i tyre, lindi nevoja për të marrë një banesë tjetër, pasi nuk kishte më mjaftueshëm hapësirë në atë shtëpi. Ndaj dhe në vitin 2001 prenotoi një apartament në një pallat që po ndërtohej.

“Unë kam sjellë nënën time këtu sepse nga një problem për një banesë, mua kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më ka ndihmuar familja gjithmonë, e kemi blerë bashkë atë shtëpi dhe sot kërkojnë të më nxjerrin nga shtëpia. Më thonë e ke marrë pjesën tënde, tani mund të vazhdosh jetën tënde, por unë nuk kam se ku të shkoj. Këtë banesë nuk e kam marrë akoma, jam në gjyqe”, rrëfeu ai.

Jorgo u shpreh se prindërit e kanë ndihmuar me vlerë monetare për të blerë apartamentin, për të cilin ndodhet prej vitesh nëpër gjyqe, ndaj tani i kërkojnë të largohet nga shtëpia e tyre, me pretendimin se pjesën e tij e ka marrë. Por ai nuk ka sesi të sigurojë një banesë tjetër për të jetuar me bashkëshorten dhe djalin e tyre, që  tanimë është 4 vjeç.

Eleni – Nuk është e lehtë që të vij unë sot dhe të përballem me djalin tim se ai është fëmija im.

Jorgo – Po, por për të më nxjerrë në rrugë kërkoni! Unë ku të shkoj? Kur këtë shtëpi nuk e kam marrë. Ju më keni ndihmuar, e di.

Eleni – Ke prenotuar një hyrje, e ke që në vitin 2011. Në vitin 2012 mbaronte hyrja, por kemi 6 vjet që po presim gjyqet. Unë kam dhe halle të tjera, kam edhe një djalë tjetër.

Jorgo – Domethënë ju keni djalin tjetër dhe unë të iki nga shtëpia!

Eleni – Ti e ndërtove familjen djali i nënës! Pse më ke thirrur mua sot? Duhet të thërrisje pronarin e pallatit që ke dhënë paratë e jo mua të keqen nëna, se unë jam një nënë dhe më vjen shumë rëndë që përballem me fëmijën tim!

Jorgo – Po për të më përzënë nga shtëpia nuk të vjen rëndë?

Eleni – Po ke 6 vjet, unë ku të shkoj?

Jorgo – Po unë ku të shkoj?

Eleni i tha të birit që e ka ndihmuar dhe e ka mbajtur në shtëpi për 6 vite, por tanimë nuk ka më mundësi. Ndërsa Jorgo i tha se ata kanë qenë kur është bërë kontrata e blerjes së shtëpisë dhe nuk i kanë thënë të mos firmosë, pasi ai vetë ishte në moshë të re dhe nuk kishte informacion të mjaftueshëm. Por e ëma u shpreh se as ata nuk kishin informacion dhe se për shkak të këtij konflikti bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia sepse është i sëmurë dhe nuk i suporton dot grindjet e vazhdueshme. Gjithashtu rrëfeu se shkak i konfliktit është djali tjetër i saj, i cili thotë që nuk krijon dot familje, pasi ndodhet familja e të vëllait në shtëpi dhe ai nuk e sjell dot bashkëshorten në të.

Jorgo shpjegoi se ai vetë jeton në Greqi dhe se bashkëshortja me djalin shkojnë  te shtëpia e prindërve e saj sepse familja e tij thotë që nuk i mbajnë dot.

Jorgo – Nuk më keni më djalë? Po nuk më keni më, ma thoni që keni vetëm atë tjetrin.

Eleni – Të kam djalë dhe nuk të hedh poshtë! Unë e di si të kam rritur ty dhe atë tjetrin.

Jorgo – Po tani?

Eleni – Të nxjerr atë nga shtëpia që është beqar?

Jorgo – Po unë ku të shkoj? Ku ta çoj familjen time?

Eleni – Ti ke familjen tënde, merr iniciativën tende, nuk e di.

Juristja Eni Çobani shpjegoi se Jorgo ka lidhur një kontratë me firmën “Faet sh.p.k.” për blerjen e një apartamenti në Vlorë, duke paguar 55 mijë euro. Ai rrëfeu se ka punuar që në moshën 14-vjeçare dhe se me ndihmën e prindërve ka mundur  t’i mbledhë ato para. Zonja Eni i tha Elenit se nuk mund ta kishin lejuar të firmoste kaq lehtë një kontratë premtim shitjeje apartamenti, pasi Jorgo ishte vetëm 24 vjeç dhe nuk kishte informacionin e duhur për ta kuptuar atë.

I kontaktuar nga juristja Çobani, pronari i pallatit Fatos Canaj është shprehur se ndodhet në një proces gjyqësor duke pritur vendimin e drejtësisë.

“Përpara noteres lekët i kanë kaluar Eduart Kacajt, elektriçitit të pallatit”, deklaroi Jorgo. Zonja Eni theksoi se ky është problemi i kësaj çështjeje, kontrata që është lidhur me Fatos Canaj, ndërkohë që paratë i janë depozituar në llogari elektriçistit Kacaj.

“Si mundet që 55 mijë Euro ti ia kalon në njeriu që nuk ka asnjë gërmë në këtë kontratë, asnjë emër, asnjë firmë!, u shpreh e shqetësuar juristja.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se përse e ka bërë këtë veprim, Jorgo shpjegoi se kështu ishte lënë marrëveshja mes tyre dhe se menjëherë pasi i depozitoi paratë elektriçistit është firmosur kontrata dhe i janë dhënë çelësat e apartamentit. nga pronari i pallatit.

“Kur vajta unë për të marrë shtëpinë në fund të vitit 2012 më tha nuk ke shtëpi sepse nuk më ke dhenë lekët. Ai ka hapur kontratën e dritave në emrin tim, kam librezën që kam paguar 4 muaj. Më ka dhënë çelësin e shtëpisë, ma ka dorëzuar ai pas një viti dhe tani thotë nuk më ke dhënë lekët. Familja do të më nxjerrë jashtë. Unë jam në një hall shumë të madh! Nuk kam se ku të çoj ata që kam mbrapa (familjen), pa mirë unë”, u shpreh ai.

Të gjitha këto konflikte kanë ndikuar shumë edhe në marrëdhënien e Jorgos me bashkëshorten dhe djalin e tyre, pasi Eleni dëshiron t’i largojë nga shtëpia e saj dhe ata nuk dinë më se ku do të jetojnë.

Nga ana tjetër, juristja Çobani tregoi se Fatos Canaj nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, duke zgjedhur të përfaqësohet vetëm nga avokati, çka është e papranueshme, pasi dëshmia e tij është thelbësore në zgjidhjen e çështjes.

“Në kushtet e kontratës, pika c3, ai thotë: nëse pala blerëse nuk likuidon këstin e parë, kontrata konsiderohet e zgjidhur pa asnjë njoftim të mëtejshëm prej palës shitëse.

Tani unë dua të di: A është e zgjidhur kjo kontratë apo jo? A është marrë kësti i parë i këtij apartamenti apo jo? A ka patur një detyrim midis shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçistit Eduart Kacaj dhe më pas prezenca e tij në momentin e firmosjes?

Këto pyetje duhet t’i bënte gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili ka patur detyrimin të bëjë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm në bazë të ligjit dhe Kodit të Procedurës, për të gjitha provat që janë sjellë në atë gjykim. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që administratori i firmës në fjalë nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore. Kjo është një përballje kundrejt ligjit dhe kundrejt atyre që ne u kemi besuar ligjin, e cila nuk është kryer në mënyrë të plotë“, u shpreh zonja Eni.

Ajo  këshilloi Jorgon të ketë besim dhe të bëjë durim derisa Gjykata e Lartë të vlerësojë që nuk është marrë asnjë dëshmi nga administratori i shoqërisë “Faet sh.p.k” dhe elektriçisti Eduart Kacaj, të cilin nuk mund ta gjejnë vetë ata, por shteti. Jursitja shtoi se përfëqësuesi ligjor i Fatos Canajt ka konfirmuar në gjykatë marrëveshjen e këtij të fundit me Eduart Kacaj, por pa e shpjeguar se çfarë lloj marrëveshje ka qenë kjo. Të gjitha këto fakte tregojnë që Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka marrë një vendim jo të plotë.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare”, në këtë seancë ndërmjetësimi, i dha të drejtë Jorgos, i cili kërkon strehën e prindërve të tij për bashkëshorten dhe djalin e tij.

Eleni – Dua një kusht! Për sa kohë mund të qëndrojë djali aty se unë …

Zonja Eni Çobani – Pse, i vihen djalit kushte?

Jorgo – Me kushte, zonja Eni. Djalin tjetër do ta mbajnë, mua me kushte.

Zonja Eni Çobani- Ne fëmijët kur i kemi sjellë në jetë nuk kemi vënë kushte. I kemi pranuar ashtu siç na kanë ardhur dhe do t’i kemi gjithë jetën pa kushte! Kështu që nuk do të doja të dëgjoja kushte nga ju.

Ajo çka surprizoi të gjithë ishte një dashamirës i programit, i cili ofroi apartamentin e tij për djalin e Elenit, deri në momentin që do të përfundojnë proceset gjyqësore.

Eleni e falenderoi për përzemërsinë, por tha se djali sëbashku me familjen e tij do të qëndrojnë në shtëpinë e saj derisa të zgjidhet gjithçka, duke e përmbyllur me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi.

Nëna kërkon të nxjerrë nga shtëpia të birin Read More »

Sherr i madh në studio/ Tahiri përplaset me Shkullakun: Të është zvogëluar…

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u perplas keq në emisionin “Të Paekspozuarit”, edhe me analistin Armand Shkullaku.

Ky i fundit ka thënë se në kohën e Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, trafiku i drogës lulëzoi dhe kupola e policisë së shtetit, ka qenë e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Debati ka degjeneruar edhe në fyerje personale.

Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames. Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani. Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët. Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

Tahiri:Ku e konstatuat?

Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

Tahiri: E ke gabim.

Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

Shkullaku:Nuk doli emri i Niko Peleshit.

Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar

Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.

Sherr i madh në studio/ Tahiri përplaset me Shkullakun: Të është zvogëluar… Read More »

Motra e Encës e akuzoi që pi drogë, Dasara nuk duron dot më dhe i publikon foton kompromentuese (Foto)

Mes motrës së Encës, Uindi dhe gazetares Dasara Karaiskaj ka nisur debati që kur Enca postoi disa ditë më parë një status ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj. “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’ por Enca”, tha Dasara në emision dhe kaq u desh që mes saj dhe Uindit të niste debat.

“Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”, shkroi Uindi në Instastory ndërsa Dasara ja ktheu e ftuar tek “Një kat më lart” ku u shpreh: “Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.

Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “

“Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”, shkruante ndër të tjera Uindi.

3 ditë më pas ka reaguar edhe Dasara e cila ka publikuar një artikull ku renditen artistët që pinë hashash e mes tyre në foto është edhe Enca. “Jo se kam ndonjë gjë kundër por…Kush ta bën predikimin domethënë”, shkruan Dasara.

Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “

Motra e Encës e akuzoi që pi drogë, Dasara nuk duron dot më dhe i publikon foton kompromentuese (Foto) Read More »