Debat

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Valbona Mezini pak kohë më parë u përfshi në një sherr me ish-deputetin Jemin Gjana.

E ftuar në emisionin 360 gradë në Ora News të gazetarit Artur Zheji ajo tha se nuk do të kishte dashur të largohej kurrë nga Shqipëria, por ndër të tjera Mezini thotë se vitet e dundit dëshiron të largohet një orë e më parë nga vendi ynë.

Mezini: Edhe unë jam një shqiptare që jetoj këtu.

Nuk kam dashur kurrë të emigroj.

Vitet e fundit nuk e kam gjetur më veten në këtë sistem shoqëror.

Bëj pjesë tek ai grup njerëzish që kam dëshirën, duke parë pamundësinë që ofron shoqëria, kam dëshirën të emigroj një orë e më parë nga ky vend.

Për herë të parë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe fatkeqësisht nuk më doli.

Zheji: Do të linit çdo gjë?

Mezini: Çdo gjë! Kam mbaruar me rezultatet më të larta në universitetin publik.

Iu ofrova PD-së jo vetëm për interesat personale, por që më ngjallte shpresë.

Isha një e re që kisha dhënë kontribute. Në krye të 4 viteve kuptova që nuk ishte gjithçka meritokraci.

Shpërthen demokratja: Dua të iki një orë e më parë nga Shqipëria, fatkeqësi që nuk më doli Lotaria Amerikane Read More »

”Bëj vendime dhe jo pica”, gjyqtari i Vlorës tone të ashpërta gjatë debatit të pazakontë në mbledhjen e KLD-së

Zbatimi i ligjit të Vetingut ka prodhuar nervozizëm në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për disa shkelje të pretenduara nga Ministria e Drejtësisë, gjyqtari Ken Dhima ka shpërthyer, duke deklaruar se Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër ai ka sulmuar procesin e Vettingut dhe Reformën në Drejtësi duke e cilësuar edhe si ‘’Vettingu Sorosian’’. Gjyqtari Dhima është përgjigjur më tej duke thënë se bëj vendime dhe jo pica.

Në fund të mbledhjes, anëtari i KLD, Gerd Hoxha, ka pohuar se ishte i tronditur nga mënyra se si ishte sjellë gjyqtari Ken Dhima.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i KLD, Ilir Meta, ka pohuar se temperamenti i Ken Dhimës ishte tërësisht i papërmbajtur dhe i pajustifikuar.

Debati i pazakontë në mbledhjen e KLD

-Ken Dhima: Atëherë, i kam dhënë prioritet – i nderuar President dhe të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë – dorëzimit të dosjeve me palë të paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Vlorë dhe të degëve të tjera që kanë lodhur qytetarët për muaj e vite me radhë për një pension që nuk e gëzojnë për shkak të ankimeve në gjykatat më të larta.

I kam dhënë prioritet fëmijëve që mbeten pa shkollë për një germë gabim në gjeneralitetet e tyre dhe të prindërve të tyre. I kam dhënë prioritet atyre qytetarëve që për vite me radhë nuk marrin asnjë informacion apo marrin informacion të gabuar nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

I kam dhënë prioritet atyre qytetarëve që pas 12 vjetësh, agjencitë e legalizimeve ose nuk i kanë kthyer fare përgjigje qytetarit ose i përjashtojnë nga legalizimi pa asnjë shkak ligjor. I kam dhënë prioritet qytetarëve të shpronësuar që u është vlerësuar shtëpia me gjithë truall për të bërë rrugë biçikletash në vlerën e një koteci modern pulash.

I kam dhënë prioritet vendimeve kundër organeve shtetërore që dërgojnë ekskavatorët për prishje objekti pa paraqitur qytetarit një shkak të ligjshëm. I kam dhënë prioritet qytetarëve që janë pa një këmbë apo pa një dorë dhe që janë përjashtuar nga pensioni i invaliditetit.

Këto provohen me vendimet që kam unë me vonesë, ku një pjesë e tyre janë pushime gjykimi, kthim padie për të meta, pa përjashtuar edhe ato që kanë ankim. Pra normalisht unë kam bërë një përzgjedhje, mos të them që s‟i kam përzgjedhur, por ka njerëz që vijnë tek kryesekretaria dhe nuk ikin pa marrë vendimin.

Unë jam i detyruar të lë edhe gjyqin, ta shtyjë, vetëm t’i bëjë vendimin. Se edhe qytetarët, dihen, në organet shtetërore nuk gjejnë të drejtën sepse për çdo gjë i thonë, -“shkoni në gjykatë!”. Më vjen shumë keq që thotë ministrja e Drejtësisë bashkë me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që këto janë veprime që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Unë nuk mund ta pranoj kurrsesi dhe përbuz me neveri këtë epitet. Shkoj në punë në orën 07:00 dhe dal në orën 08:00 të darkës. Dhe nuk mund të më thuhet mua „i diskredituar”. Të diskredituar janë ata vartës të ministres së Drejtësisë që kanë 20 vjet që nuk u kanë kthyer përgjigje qytetarëve.

-Ilir Meta: Ju lutem, nuk kemi ardhur këtu për të bërë akuza reciproke. Ju do përgjigjeni për pretendimet që ka ministria dhe Inspektorati ndaj jush.

-Ken Dhima: Ka edhe një akuzë ministria, që s‘e përmendi. Me një korrespondencë time me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam thënë që, një prej shkaqeve të vonesës është edhe Vetingu, bërja e dokumenteve, etj., etj.

E kam quajtur “Vetingun Sorosian”. Dhe ministrja më thotë mua që ti s‘ke të drejtë të mendosh. Por edhe Marksi thoshte, -“mendimet s‟kanë doganë”. Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë dhe reforma në drejtësi…

-Ilir Meta: Ç’lidhje ka tani? Bëjmë politikë këtu?

-Ken Dhima: Po sepse… Jo! Është tek relacioni. S’ka për politikë. Unë kam mendimin tim si gjyqtar. Edhe për Sorosin, çfarë lidhje ka kjo këtu? Këto janë domethënë pikat që unë e kam edhe në observacion, e kam edhe në… 220 ditë janë ditët e punës dhe nuk e kuptoj se si mundet një gjyqtar të arsyetojë 8 vendime themeli?! Unë nuk bëj pica.

-Ilir Meta: Atëherë, pretendimi juaj kryesor është që keni pasur një mbingarkesë shumë të madhe për të bërë çdo gjë. Dakord!

-Ken Dhima: Edhe diçka për të shtuar. Nga presioni që më ka bërë Kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që mi dërgonte çdo muaj inspektorët, çfarë kam bërë tani? Tani, në qoftë se unë i mbaroja për 2 muaj gjyqet, unë tani i përfundoj 4-9 muaj.

Për shkurt, mars, prill nuk kam asnjë dosje me vonesë. Unë kam këtu, kam dorëzuar 600 dosje këtë vit. Me short më kanë rënë 400 për 4 muaj. Ja ku janë dosjet e dorëzuara, por ama qytetarit i kam zvarritur gjykimin, që unë mos të kem dosje me vonesë e të mos dalë këtu e të më thotë ministri “i diskredituar”. Urdhëroni! Kaq kisha!

-Gjin Gjoni: Ta lejmë pjesën e politikës, të kalojmë tek pjesa profesionale. Sa çështje ke përfunduar në vitin 2015-2016 Ken?

-Ken Dhima: Atëherë, në vitin 2015, 852 vendime themeli. Gjithsej janë 954.

–Gjin Gjoni: 954. Po në 2016?

-Ken Dhima: Por pa llogaritur ato qindra vendime pranim-ankimi dhe rekurse. Po mirë, ato unë i bëj, se kush mi bën. Nuk kam pasur as këshilltare ligjore. Se këshilltarja ime ligjore më shumë s‘vinte sesa vinte. Ky ishte problemi i kryetarit të gjykatës. Por nuk ka problem. Sepse ai më padit mua shumë kollaj. Unë s‟jam mësuar të padis, por ja që duhen thënë tani. Për 2016, 1013. Është bërë gjyqtari tabelë qitjeje. Ne nuk mundet vetëm të goditemi.

-Gjin Gjoni: Duhet edhe të mbrohesh. Po, mbrohu pra.

-Ken Dhima: Se ne jemi njerëz. Kemi familje. Kemi njerëz. Kemi miq. Kemi… Kemi jetë private. Sipas ministres, unë duhet të ngordh në punë.

-Gjin Gjoni: Okej! Po çështje në dorë, sa ke pas? Përveç vendimeve.

-Ken Dhima: Këtë radhë kam rënë. Duhet të kem nja 150. Për arsyetim nuk kam. Se i përfundova. Mund të jenë nja 30 copë.

-Gerd HoxhaOkej! Është bërë ndonjë studim bazuar në praktikat e SEPEZH-it e në vendet e rajonit, cila është ngarkesa që mund të përballojë një gjyqtar; sa vendime mund të arsyetojë ai në ditë dhe, a është bërë ndonjë krahasim me këto vendet rreth e rrotull? Ka ndonjë studim krahasimor të tillë? Sepse e kemi hasur gjithmonë këtë problem.

-Etilda Gjonaj: E mora kërkesën z. Hoxha. Herës tjetër do t‟ju jap një përgjigje të saktë sa çështje ka një gjyqtar krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo është arsyeja që u ndërmor reforma në drejtësi, për të ndryshuar sistemin, për të ulur ngarkesën e gjyqtarëve, për të centralizuar gjykatat, për t‟i bërë më të mëdha, me numër gjyqtarësh më të lartë, që të ulet edhe ngarkesa e gjyqtarëve dhe të japin drejtësinë sa më efiçente. Atë do ta vendosi KLGJ-ja e re kur të ngrihet, pasi të bëjë studimin, të vendosi hartën e re gjyqësore.

-Gerd Hoxha: Atëherë, z. President, nisur nga… për mua kjo është thelbësore, kjo gjë që tha ministrja, që edhe ne, jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët e KLD-së, por edhe opinioni publik, të ketë një perceptim të saktë sa duhet të shqyrtojë një gjyqtar dhe se cila është edhe mundësia fizike dhe objektive, se sa mund të shkruajë një gjyqtar në ditë. Se ato janë vendime. Them ta shtyjmë vendimmarrjen, pasi të na vijë edhe përgjigja e ministres, meqë e mori shënim. Bëri shumë mirë që e mori shënim që ta ketë parasysh. Radhës tjetër të ngarkojë atë stafin e saj të na japë përgjigje dhe vendosim radhës tjetër.

-Gjin Gjoni: Është e vërtetë z. President që ka një vonesë dhe po t’i marrësh sot gjyqtarët e gjykatave administrative, jo vetëm zoti Ken Dhima, por të gjithë gjyqtarët e gjykatave administrative janë tej afateve që parashikon ligji, për shkak të ngarkesës.

Të themi të drejtën, të bësh 1033 çështje brenda 1 viti, është një ngarkesë e cila është e papërballueshme dhe po t‟i referohesh statistikave të SEPEZH-it të cilat japin ngarkesën në vendet e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht në vendet e tjera, janë 220 dosje ngarkesa e një gjyqtari, aq më tepër që, edhe me vendim të KLD-së, sistemi i vlerësimit është i ndërtuar mbi bazën e 220 dosjeve të cilat duhet të ketë në gjykim në vit. 200 e ca dosje.

Kështu që, në rastin konkret, unë them që po t‟i marrësh edhe sot, jo në mënyrë selektive, por po t‟i marrësh të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë administrative, por ke edhe gjyqtarë të gjykatave të apeleve që dorëzojnë jashtë 3-4 muajve. Që s‟kanë ngarkesën e tyre. Raportimet çohen periodikisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe kanë çështje të cilat mund të kenë çerekun e ngarkesës së tyre.

-Etilda Gjonaj: Hajde t‟i themi, se s‟besoj se është vetëm ky gjyqtar me ngarkesën maksimale. Besoj që janë një numër i caktuar gjyqtarësh. Hajde t‟i themi Inspektoratit të mos kryejë më inspektime për ngarkesën dhe po ia bëjmë nul të gjithë veprimtarinë inspektuese që kryen. Tashti, kjo është pra.

-Marsida Xhaferllari: Përgjatë periudhës së 1 viti, këto hetime disiplinore i kemi bërë bazuar në raportimin e kryetarit të gjykatës, që është një mekanizëm që bëhet muaj për muaj. Në momentin që kemi sugjeruar procedimin disiplinor të rastit në fjalë, sigurisht që edhe ngarkesën e kemi mbajtur në konsideratë, por na kanë tërhequr vëmendjen disa karakteristika.

Së pari, që në këtë gjykatë është i vetmi gjyqtar që raportohet me këto lloj vonesash, megjithëse në gjykatë janë tre gjyqtarë. Kanë ngarkesë pothuajse të barabartë. Nuk po them domethënë që ngarkesa mbi rastin në fjalë, ngarkesa në Gjykatën Administrative të Vlorës dhe tek të gjitha gjykatat është mbi normalen.

Pa diskutim. Megjithatë ka një diferencë në performancën e këtij gjyqtari, në raport me dy gjyqtarët e tjerë. Sikundër e pranoi edhe ai vetë që, besoj e ka pas fjalën “presion” pozitiv, që tha që tani nuk ka më vonesa, që më është bërë presion, e para.

E dyta, ka qenë sasia e vonesës. Na kanë tërhequr vëmendjen që kanë qenë vonesa disamujore, 3 muaj deri në 5 muaj. Një pjesë e këtyre çështjeve kanë qenë edhe çështje të lehta (urdhra ekzekutimi apo marrëdhënie pune apo korrigjim i akteve të gjendjes civile). Megjithatë, e përsërisim edhe një herë që, ngarkesa sasiore që gjyqtari pretendon është e vërtetë. Është reale.

Gerd Hoxha: Edhe diçka tjetër. Edhe një herë, të më kuptoni. Unë nuk po përligj vonesat. Unë jam vet gjyqtar. Edhe unë kam çështje me vonesë. Po them, të vijë të më inspektojë edhe nesër Inspektorati. Edhe unë kam.  Le të vijë. Se s‟kam frikë unë. Vetëm Zotit i jap llogari lart. Problemi është që, doja të dija edhe këtë…

-Ilir Meta:Temperamenti i tij ishte tërësisht i papërmbajtur dhe i pajustifikuar. Ndoshta gjykimi mund të jetë i njëanshëm. Mund të jetë…

–Gerd Hoxha:Nuk i heq asnjë presje asaj. Edhe unë jam vërtet i tronditur nga mënyra se si u soll ai njeri. Unë e njoh prej vitesh atë njeri për arsye të tjera, që nuk ma afektojnë vendimmarrjen sot. Nuk pajtohem aspak me mënyrën se si flet ai. Por nuk e kemi marrë këtu për sjelljen. Në qoftë se është për sjelljen, bëjmë një procedim tjetër.

Dhe doja të dija edhe diçka. Përveç edhe vonesës, çfarë pasoja janë shkaktuar? Ta kem edhe këtë. Janë shkaktuar pasoja nga vonesa? Sepse ligji thotë, shkaktohen vonesa që sjellin pasoja të rënda në të drejtat e shtetasve apo të shtetasit. Janë identifikuar edhe këto pasoja? E drejta për një proces të rregullt është… Ne në Gjykatën e Lartë kemi 23 mijë dosje me vonesë.

”Bëj vendime dhe jo pica”, gjyqtari i Vlorës tone të ashpërta gjatë debatit të pazakontë në mbledhjen e KLD-së Read More »

‘’Janë vrarë njerëz në Bulevard, gazetari të mos shkojë në protestë të shkul hekurat, por të rrijë të bëjë punën’’. Debate në Komisionin e Medias

Ditën e sotme ka nisur me debate të ashpërta mbledhja  e Komisionit të Medias. Temë e diskutimit ishte dhuna ndaj gazetarit të RD-së në protestën e 26 majit të organizuar nga opzita e bashkuar.  Kryetarja Albana Vokshi e ka cilësuar të qëllimshme  dhe ka kërkuar që të firmoset një deklaratë që dënon dhunën ndaj Bledi Kasmit.

Albana Vokshi

Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik kryeministri.com, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Do të kërkojmë seancë dëgjimore me drejtuesit e AKEP-it. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë. Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale.

Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit. ‘Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia.

Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën.

Debatet te Komisioni i Medias

Luçiano Boçi: Kronikë e paralajmëruar e vdekjes së drejtësisë. Vëllai i ministrit dërgohet pa asnjë procedurë jashtë Shqipërisë, nuk dihet ku është regjistruar zëri, por nuk janë kryer procedurat; dorëzimi i telefonave apo edhe mjeteve të tjera. Përgjimi ishte një investigim gazetaresk, ndaj atij gazetari ka kërcënime dhe presione. Nuk mund të vijohet më kështu, duhet një zgjidhje politike. Opozita nuk po pengon negociatat, por po thotë të vërtetën.

Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Po çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq. Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu.

Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot

Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?

Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët

Fidel Ylli: Janë vrarë njerëz në bulevard

Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku

Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.

Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni

Valentina Duka: U godit Bledi Kasmi, gazetar i një gazete shumë të rëndësishme, tribunës demokratike. Gazetari u godit ne krye te detyres

‘’Janë vrarë njerëz në Bulevard, gazetari të mos shkojë në protestë të shkul hekurat, por të rrijë të bëjë punën’’. Debate në Komisionin e Medias Read More »

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve

Komisioni i ligjeve është shoqëruar me debate dhe  akuza të ashpra në lidhje me ministrin Xhafaj dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Saimir Tahirit. Në fjalën e tij, deputeti Noka e ka quajtur skandal lirimin e Tahirit dhe faktin sesi në krye të Ministrisë së Brendshme qëndron Fatmir Xhafaj. Ulur në krah të tij, Bashkim Fino nuk ka kursyer ironitë dhe duartrokitjet.

Pas kësaj, ka qenë kreu i Komisionit socialisti Ulsi Manja që i ka kujtuar Mediut gjakun e njerëzve të pafajshëm në Gërdec, kur kjo opozitë ishte në pushtet.

“Kur ka ndodhur Gërdeci ne ishim në opozitë. Por prapë ua kemi dhënë dorën vetëm që Shqipëria të bëhet anëtare në NATO”, ka thënë Manja.

Pas kësaj, Mediu u shpreh se anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit të socialistëve, por për shkak të reformave të pushtetit.

“Rrezik për rajonin tonë është influence ruse dhe ju jeni të lidhur kokië e krye me të dhe mafien e kuqe”, tha Mediu.

“Je njeriu i Gërdecit, ke vrarë njerëz të pafajshëm”, debate të ashpra mes Manjës dhe Mediut te Komisioni i Ligjeve Read More »

Loja për pushtet në PD, Berisha kërcënon Bashën. Do të marr partinë e do të destabilizojë vendin (Përplasjet)

Partia Demokratike është mbërthyer sërish nga sherret dhe përplasjet. Që pas takimit të 18 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Berisha nisi një ofensivë goditjesh të fshehta ndaj kreut të PD dhe ditët e fundit janë dhënë sinjale se përplasjet mes tyre janë shtuar ndjeshëm. Pakti Rama-Basha nuk u kapërdi nga Berisha dhe ai nxori “gardën e vjetër” për të sulmuar Bashën, ndërkohë që po ashtu e detyroi të mbante zgjedhjet në parti, por nuk mundi ta largonte. Por pas shpërthimit të skandalit “Xhafaj”, sherri mes tyre është rindezur.

Gazeta SOT ka mësuar se ditët e fundit Sali Berisha ka tentuar të marrë në kontroll drejtimin e partisë, duke dhënë udhëzime dhe direktiva për mënyrën e reagimit, por që të gjitha janë hedhur poshtë. Përplasja e parë Basha-Berisha ndodhi në mes të muajit, ku PD vendosi të dilte në protestë më 26 maj. Pas këtij vendimi u aludua për shumë skenarë që do të ndiqeshin, edhe pse nuk kishte asgjë zyrtare. I pari që doli ishte Sali Berisha, ku paralajmëroi skenarë dhune.

“26 maji është dita e flakjes se kalbësirave të narkoshtetit me në krye Noriegën dhe shpëtimit të Shqipërisë”, tha ai. Pas kësaj deklarate nisën aludimet se do kishte dhunë në protestë, por më pas Lulzim Basha rrëzoi çdo skenar. Ai dhe zyrtarë të PD folën hapur se më 26 maj nuk do të ketë asnjë dhunë, por do ketë protestë paqësore. Sipas informacioneve, edhe në takimet Berisha-Basha, ish-kryeministri ka këmbëngulur për revolta, por që lideri demokrat nuk i ka pranuar.

Por kulmi i përplasjeve të tyre arriti në ditën e protestës. Sipas informacioneve, njerëz të Berishës nisën tentativat për destabilizim. Burime të gazetës thanë se mes atyre që nisën sulmet ndaj Ministrisë së Brendshme kishte mbështetës të flaktë të ish-kryeministrit dhe plani i tyre ishte për të destabilizuar vendin. Një ndër ata që e paralajmëroi diçka të tillë ishte nënkryetari Edi Paloka, i cili tha se do të derdhej gjak. Por ishte Lulzim Basha ai që ndërhyri në kohë dhe i tërhoqi të gjithë protestuesit, duke i rrëzuar Berishës skenarin e dhunës.

Skenarët e Berishës

Ajo që konfirmoi se Berisha po tenton të marrë kontrollin e partisë dhe të ngjallë vetëm kaos e dhunë është mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD. Teksa reforma në drejtësi ka hyrë në bazë dhe vendimi për negociatat po afron, Berisha ka dalë dje me një tjetër skenar, duke kërkuar bojkot parlamentar apo djegie mandatesh. Por grupi parlamentar nuk e ka pranuar dhe mes tyre dhe Lulzim Basha. Pra për rreth 2 javë Sali Berisha është refuzuar 3 herë nga Basha, i cili e ka kuptuar se paraardhësi i tij ka si synim vetëm krijimin e kaosit në vend.

Një sinjal të tillë Berisha e dha përmes reagimit që tha pas protestës, kur tha se plani ishte të përsëritej vitit 1998. “Në të vërtetë, pas zhdukjes se Fatziut, në përballjen e tyre me narkopolicinë, të revoltuarit guximtarw po të mos i tërhiqte kryetari i PD në pak minuta do të vendosnin flamurin e fitores mbi ministrinë e drogës dhe krimit, njëlloj siç e vendosën më 14 shtator të vitit 1998 në Kryeministri”, tha ai.

Por duket se pavarësisht kërkesave të Berishës, Basha nuk është i bindur se dhuna mund të çojë në zgjidhje të situatës dhe për këtë arsye ka nisur një sherr i ashpër mes tyre. Basha ka filluar të tregojë se është ai që drejton partinë dhe kjo ka acaruar ish-kryeministrin, i cili prej kohësh ka tentuar djegie mandatesh, bojkote dhe dhunë, por asnjëra nuk është realizuar.

Loja për pushtet në PD, Berisha kërcënon Bashën. Do të marr partinë e do të destabilizojë vendin (Përplasjet) Read More »

“Pusho more qen, qepe gojën!”, dy vëllezërit lënë nam tek Arditi, motivi do t’ju bëjë të nxirrni lot inati

Një histori shokuese sot tek “Shihemi në gjyq”.

Protagonistët e sotëm të seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ishin dy vëllezër, Rolandi dhe Arbeni, të cilët ndodhen prej vitesh në konflikt për shkak të biznesit familjar. Në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” ndodheshin e ëma, motrat si dhe bashkëshortja e Arbenit, Fatimja, të cilat u përfshinë në debatin e ashpër mes vëllezërve.

E gjithë problematika e familjes Resuli nis me blerjen e 100 krerë deleve në vitin 1992, duke krijuar në këtë mënyrë një fermë si biznes familjar. Protagonistët e seancës thanë se paratë për të blerë këto 100 krerë dele i ka dhënë Rolandi, i cili kishte punuar disa kohë në Greqi.

Fillimisht krerët e bagëtive i kishin të ndara, por babai i tyre Ismaili propozoi që tufa të bashkohej dhe të dy vëllezërit bashkë me të atin ta kenë të përbashkët këtë biznes, edhe pse Rolandi nuk ishte dakord.

Pas dhjetë vitesh punë tufa e bagëtive u shtua nga 200 në 1200 krerë. Me paratë e fituara nga ky biznes u ra dakord nga të gjitha palët që të ndërtohen 2 shtëpi; në njërën nga shtëpitë do të jetonte Arbeni me familjen, ndërsa në shtëpinë tjetër do të jetonte Rolandi bashkë me të atin.

Krizat në biznesin familjar u krijuan kur Rolandi u kthye nga Greqia dhe u punësua në Policinë e Shtetit, ku paga ishte shumë e ulët. Arbeni akuzoi Rolandin se është ushqyer me paratë e biznesit, por pa punuar asnjë ditë aty.

“Ti nuk e di se çfarë është ruajtja e deleve. Ke ardhur vetëm 1 vit sa më prishe mua të gjithë pasurinë!”, i tha Fatimja kunatit të saj.

Ndërsa ky i fundit ngriti pyetjen se përse i kalonin të vëllait të gjitha fitimet e biznesit për t’u menaxhuar, ndërkohë që ai nuk ishte më në certifikatën familjare dhe kishte krijuar familjen e tij. Ai pretendoi se në vitin 1992 ka dhënë 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra për biznesin familjar, ndërsa Arbeni dhe e ëma e tyre këmbëngulën që ka dhënë vetëm 1 milion e gjysmë lekë të vjetra.

“Mama mos u përdor, të lutem! Më ke djalë, e ke djalë! Ne këtu kemi ardhur që po mundëm ta zgjidhim, do ta zgjidhim, po nuk mundëm, gjithkush në rrugën e vet, nuk ka asnjë problem. Unë kam ardhur me dëshirën më të madhe për ta zgjidhur!”, u shpreh Rolandi, duke i mohuar të ëmës pretendimin që as ai nuk ishte më pjesë e certifikatës familjare.

Nga ana tjetër Arbeni shpjegoi se ka patur më pak bagëti, ndaj dhe vitin e parë ka marrë vetëm fitimin e shitjes së qumështit. Kur është barazuar sasia e bagëtisë atëherë janë ndarë edhe fitimet në mënyrë të barabartë.

Pas largimit nga puna në polici në vitin 2000, vëllai dhe babai i propozuan Rolandit që të punojë me ta me delet, duke i caktuar kështu një rrogë mujore, por Rolandi iu kthye: “Unë jam investitori. Babai më ka thënë: ‘Roland pse ikën në Greqi, ti ke pjesën tënde këtu’“.

Arbeni – Pusho more qen, pusho të thashë! Mos të të dëgjoj më harbut i qelbur! Qepe gojën!

Rolandi – Mos ofendo!

Arbeni – Pusho të thashë, të mbaroj unë!

Për shkak të gjithë konfliktit, Arbeni vendosi që të ndahet nga biznesi, duke i thënë babait dhe Rolandit që kur të shiteshin bagëtitë, ai donte pjesën e tij. Brenda vitit delet u zhdukën dhe atij i thanë që ngordhën, por ai pretendoi se i kanë shitur. Rolandi bashkë me të ëmën thanë se pas një përmbytjeje që ndodhi në zonën e tyre, dhentë u mbytën.

Arbeni – Ti u dole zot atyre, ti dhe babai. I shiti dhentë i ka dhënë me fajde lekët, i di unë me të dëgjuar nga njerëzit, 60-70 milionë lekë.

Rolandi –E kuptoni që ky merret me thashetheme.

Një tjetër çështje për të cilën konfliktohen dy vëllezërit është blerja e një magazine që në vitin 1995, por procesi i legalizimit të saj është bërë më vonë. Rolandi tha se në vitin 2016 vëllai i tij  shkoi në hipotekë dhe nëpërmjet një ryshfeti prej 10 milionë lekësh ka marrë dhe pjesën e tij.

Por konflikti i vëllezërve nuk përfundon me kaq. Testamenti që ka lënë babai i tyre është kthyer në sherr jo vetëm për vëllezërit, por për të gjithë familjen.

Më 17 Prill të vitit 2010, Ismail Resuli, babai i djemve ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë që ai vuante. Ndërsa testamenti është nënshkruar në datën 15 Prill 2010, pra dy ditë para se i ndjeri të ndërronte jetë.

Juristja Çobani shtroi pyetjen se si është e mundur që të shkohet përpara një njeriu me sëmundje të rëndë dhe të merret një testament. “A ka qenë ai në gjendje të dëshifrojë ato që janë shkruar në testament?”, u shpreh ajo.

Në 15 Prill, më vjen ky (Rolandi), pa lajmëruar fare, më solli aty testamentin të përgatitur”, tha zonja Krisanthi, mamaja e djemve, duke u shprehur se ka firmosur qorrazi, pa ditur se çfarë është shkruar në testament.

Eni Çobani iu drejtua zonjës duke thënë: “Zonjë po thoni një të vërtetë shumë të rëndë, nëse testamenti është hartuar përpara dhe është  sjellë përpara zotërisë për të firmosur, ky është një gabim shumë i rëndë, një paligjshmëri shumë e madhe, një vepër penale e kryer nga noterja në fjalë, kështu që ju lutem bëni kujdes për gjërat që thoni. Noterja Arjana Dodi mban përgjegjësi për këtë testament të hartuar në datën 15 Prill, para një njeriu që jepte jetë sepse në datën 17 Prill ai ka ndërruar jetë.”

Me anë të këtij testamenti Ismail Resuli ka lënë si trashëgimtar të tij të vetëm, djalin Roland Resuli, duke përjashtuar nga trashëgimia çdo person tjetër të mundshëm. Motrat në studio replikuan duke thënë se janë gjashtë fëmijë dhe jo vetëm një, ndaj dhe ato duhet të ishin pjesë e kësaj trashëgimie.

“Kjo është një pasuri nga gjyshi
ynë, nuk ka as Beni e as Landi të drejtë. Ata çfarë kanë të dy, le ta zgjidhin”, tha motra Alma.

Eni Çobani vijoi duke lexuar testamentin: “Testatori nuk është në gjendje të nënshkruajë për shkak të sëmundjes, por është në gjendje të kuptojë dhe të komunikojë shumë mirë. Për këtë shkak aktin ia lexon me zë të lartë dhe të kuptueshëm e besuara e tij, bashkëshortja Krisanthi Qako Resuli. Testatori pasi e dëgjoi aktin nga zonja dhe e gjeti në përputhje me vullnetin e tij të lirë, e miratoi dhe e nënshkroi me gisht, duke autorizuar të besuarën e tij, bashkëshorten për të vërtetuar nënshkrimin”.

Por Krisanthi këmbënguli që ka firmosur qorrazi, pasi Rolandi i solli njerëzit pa e lajmëruar, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte duke vdekur.

Ardit Gjebrea ndërhyri duke pyetur trashëgimtarin: “Roland pse mendon se babi ta ka lënë ty pasurinë?” Rolandi iu përgjigj: “Sepse të gjithë i ndihmoi, unë isha më i vogli i shtëpisë. Vazhdimisht thoshte: ‘Landi janë të tuat, këta t’i ndihmojmë e t’i rregullojmë!’”

Zonja Eni u shpreh: “Gabimi i parë dhe i vetëm është hartimi i këtij testamenti. Forma në të cilën është marrë ky testament është totalisht e paligjshme dhe detyrimisht i pavlefshëm sepse testamenti është vullnet i brendshëm. Nuk mund të jetë prezent asnjë anëtar i familjes apo trashëgimtar, që mund të përfitojë nga kjo trashëgimi. Ligji shikon firmën e zonjës Krisanthi dhe që normalisht ky testament është totalisht i vlefshëm nga ana formale. Por në momentin që ky testament është hapur gjykata ka patur për detyrë të verifikojë që a ka ndalesa nga rezerva ligjore që ky testament të qëndrojë në fuqi”.

Si përfundim vetë Rolandi propozoi një zgjidhje. Ai kërkoi 100 metra katrorë nga magazina, për të cilën ai dhe vëllai janë bashkëpronarë dhe nëse bëhet kjo, atëherë Rolandi do të shikojë mundësinë e rindarjes së pasurisë që ka përfituar nga testamenti.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Arbenit, i cili nuk pranoi marrëveshjen nga i vëllai.  Ndërsa Rolandi tha: “Më ke grabitur aq vjet, më rrope. Më ke katandisur si një zot e di!”

Debati vazhdoi deri në momentin e fundit të seancës së ndërmjetësimit, ndaj dhe juristja Çobani u shpreh se kjo çështje do të vijojë të ndiqet në zyrën e saj.

“Pusho more qen, qepe gojën!”, dy vëllezërit lënë nam tek Arditi, motivi do t’ju bëjë të nxirrni lot inati Read More »

Braçe-Noka debatojnë ashpër, “dekonspirohet’ Basha: O ministrin , o kryeministrin

Komisioni i Ekonomisë është përfshirë në debate të ashpra për çështjen “Xhafaj”. Deputeti Flamur Noka ka replikuar ashpër me socialistin Braçe, ndërsa ka paralajmëruar publikimin e një përgjimi tjetër në lidhje me vëllain e ministrit Xhafaj.

Noka; Përgjimi porovon se Agron Xhafaj trafikonte drogë. Largimi i Agron Xhafajt ishte lëvizje dinake, për t’u hedhur hi syve njerëzve. Nëse nuk rrëzojmë ministrin, rrëzojmë kryeministrin. Agron Xhafajn duhet ta përfshinte ligjin anti-mafia.

Braçe:Zoti Noka, kërcënimet në një demokraci kushtetuese janë të tepërta. Nëse doni ta merrni pushtetin me dhunë si në 26 maj 1996 merreni, këtu jemi, bujrum. E keni provuar edhe më parë dhe e keni lëshuar qetësisht.

Noka: Po mbroni me forcën e kartonave një person të përfshirë në trafikun e drogës. Me këtë arrogancë që i drejtoheni shqiptarëve shumë shpejt do thyeni qafën.

Spaho:E kemi trim, e ka zgjedhur Kavaja, thatë për Elvis Rroshin. Kështu thatë edhe për Saimir Tahirin, duhet të ishte në burg. Kështu thatë edhe për Arben Ndokën. Ju mund të qeshni por kur Rama shkon në Bundestag nuk qeshi. Ia futën të dyja këmbët në një atlete. Ju kanë vënë dy kushte. Këtë thanë deputetët holandezë. Këtë tha presidenti francez, Macron. Këto iu thanë Ramës në Sofje.

Braçe-Noka debatojnë ashpër, “dekonspirohet’ Basha: O ministrin , o kryeministrin Read More »

Sherr për homoseksualët, nxehet keq Ema Andrea me Julian Dedën

Ka vijuar me debate të ashpra nata e “Dancing With The Stars”

Pas kërcimit të Kristit me partnerin Eltion, kërcim konteporan që jepte një mesazh për komunitetin e LGBT, anëtari i jurisë Julian Deda reagoi mjaft ashpër, duke mos e pranuar një mesazh të tillë në spektaklet televizive. Aktori u shpreh se është një mesazh skandaloz, dhe që gjëra të tilla nuk i mbështet aspak.

“Ka momente që Kristi, i cili që nga fillimi i spektaklit ka pasur mesazhin se sa kërcimin, as nuk e pashë kërcimin dhe më mërziti mesazhi skandaloz që përcillet me këtë kërcim skandaloz. Unë nuk pranoj fare debat. Nuk i duartrokas mesazher të tilla, nga ngjarja që le një grua dhe shkon te një burrë. Në këtë botë që jetojmë, ku po shkatërrohet çdo gjë, e vetmja gjë që na ka mbetur është familja tradicionale.”– u shpreh Juli.

Julian Deda hasi në kundërshtimin e Ema Andreas, e cila ka reaguar mjaft ashpër. E nxehur Ema u shpreh se nuk është aspak dakord me deklaratën e Julit.

“E vetmja gjë që ka mbetur është dashuria” u shpreh Ema.

Ndërsa Kristi shtoi në fund arsyen pse realizuan një kërcim të tillë: “Ishte një himn për dilemën që kanë në shpirt, që kanë emocione të dyshimta, që nuk e gjejnë energjinë e tij ashtu si i propozohet me forcë”.

Sherr për homoseksualët, nxehet keq Ema Andrea me Julian Dedën Read More »