Debat

“O mulithi, a ka mundësi të flas unë”?, zbardhet sherri në Komisionin e Ligjeve

Partia Demokratike ka vazhduar me strategjinë e saj që po ndjek prej më shumë se 1 muaji për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave duke kërkuar largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Një gjë e tillë ndodhi edhe të martën në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat që të marr fund arbitrariteti i Ramës. Por kolegu i tij Bylykbashi u përqendrua te sistemi i drejtësisë duke thënë se vendi nuk ka sistem drejtësie.

Ai tha se: “Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp”. Por për Ulsi Manjën, diviza e socialistëve është që shqiptarët të bashkohen për integrimin në BE.

SHERRI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Enkelejd Alibeaj Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente pro dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratojë historia politike e këtij vendi. Fatkeqësisht, ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë, e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij Kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë.

Oerd Bylykbashi: Sot nuk ka sistem Drejtësie. Atë që Shqipëria nuk e ka pasur 100 vite më herët. Ende shtet në fillimet tona kishim sistem drejtësie. Këtë keni arritur të çoni ju sot. S’ka sistem drejtësia dhe vazhdon të kapet 2.5 tonë drogë në Itali.

Ulsi Manja: Shumë mirë që kapet.

Oerd Bylykbashi: Kryetari i Komisionit të Ligjeve thotë që shumë mirë që kapet. 2.5 tonë dalin nga këtu dhe kapen në Itali, nuk kapen brenda vendit…

Ulsi Manja: Po si të them, është keq. Po shyqyr që kapet.

Oerd Bylykbashi: 2.5 tonë vazhdojnë dhe kapen dhe sot, po nuk ju vjen turp.

Ulsi Manja: E dëgjoni, thotë nuk ju vjen turp që kapet kanabis. Si të në vijë turp, shyqyr që kapet.

Oerd Bylykbashi:Unë e di që ministri juaj i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po i shkatërron bandat kriminale duke i numëruar. Tre janë në Durrës thotë, i dërrmoi fare. U trembën fare, ikën të gjithë, po na numëron Fatmir Xafaj. Kaq janë në Shkodër, kaq në Fier, kaq në Elbasan etj. Ky është ministri juaj i Brendshëm dhe vazhdon e kapet 2.5 tonë drogë.

Nesër nuk e dimë sa të tjera. Kjo është prova se si kufijtë e Shqipërisë penetrohen nga krimi i organizuar me lejen tuaj, sa kohë fiken radarët. Nuk ka drejtësi dhe sigurisht arrihet tek ajo pikë ku hartohet ligj për një person. Ligji që po hartoni për Teatrin Kombëtar, konsiston në atë që si t’ia jepni një subjekti, që në fakt është vetëm surrati përpara i vjedhjes që i bën pronës publike dhe interesit publik të shqiptarëve, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ndodh kjo se s’ka sistem drejtësie dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka drejtësi zoti Manja dhe te ky sistemi ku ke dhënë votën ti.. Unë ta kam thënë..

Ulsi Manja: Bashkë me ty. Votën e dhe, pastaj se ç’ke thënë është tjetër…

Oerd Bylykbashi: Nuk ka sistem drejtësie dhe ju keni kaluar një ligj që u vjedh pronën pronarëve. U vjedh paratë investitorëve. Ligji për banesat sociale u grabit në mënyrë antikushtetuese të drejtat e tyre. Ku do ankohen ata, s’ka Gjykatë Kushtetuese. Ka vetëm Edi Ramë, që ka vendosur ta bëjë këtë. Nuk ka sistem drejtësie, prandaj kuksianët janë sot në burg dhe kërkojnë të shkojnë në shtëpinë e vet, ndërkohë që Saimir Tahiri është jashtë.

Deviza juaj është, trafikantë të të gjitha vendeve bashkohuni në Shqipëri se këtu keni mbrojtjen e sigurt. Kjo është marka juaj tregtare. Krim i organizuar, me mbrojtjen e shtetit, me këto, ju sot pengoni Bashkimin Europian. Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp.
Ulsi Manja:Zoti Bylykbashi, deviza jonë në fakt nuk është trafikantë të botës bashkohuni. Por deviza jonë është: shqiptarë bashkohuni dhe kush i thotë vetës sot shqiptar, sot është ora për t’u bashkuar, nesër do jetë shumë vonë. Ky është mesazhi më i keq që mund të jepni nga Komisioni i Ligjeve. Të bashkohemi për integrimin se kjo është ora e shqiptarëve. Këtu nuk rrëzohet Kryeministri dhe maxhoranca me fjalë, as më fjalime, rrëzohet më numra dhe me votë…

Oerd Bylykbashi: Banditët duhen futur në burg..

Ulsi Manja: Do vijë një ditë që të gjithë do japim llogari para qytetarëve shqiptarë.

Oerd Bylykbashi: Shumë shpejt.

Ulsi Manja: Po ne mezi ju futëm në zgjedhje. Tani sapo mbarojnë zgjedhjet, ju thoni duam zgjedhje. Ky është halli me ju.

Ulsi Manja: Kush është dakord me nenin 1?! Zoti Hyseni voton.

Flamur Noka: Na jep fjalën. Ju jeni maxhorancë frikacakësh, maxhoranca hajdutësh. Vazhdoni si lepuri, ngrini bishtin përpjetë si lepuri këtu dhe ikni. Ju s’doni t’ia dini se po ikin shqiptarët, i keni plaçkit dhe i keni rrjepur 5 vjet.

Ulsi Manja: Miratohet në tërësi ky projektligj. Pse nuk prisni? Edhe në mulli kur shkohet me blujt, ka radhë.

Enkelejd Alibeaj: O mullithi, a ka mundësi të flas un? Ore pse e fusni shpirtin në gjynah për gjëra që s’i keni bërë?!

Gent Strazimiri: Ku i di ti që s’i kanë bërë?

Enkelejd Alibeaj: Ju pse nuk lejoni deputetët të flasin, pse keni frikë dhe doni të ikni me vrap?!

Ulsi Manja: Po s’kemi kohë me humb se jemi me axhendë integrimi. S’kemi kohë me humb si ju. Ju jeni në pritje të Kampionatit Botëror të shtyni kohën më datë 15. Ne kemi axhendë integrimi, me ose pa ju duhen çelur negociatat.

Flamur Noka: Axhendë krimi, po jo integrimi!

Enkelejd Alibeaj: Ty mund të të vijë për të qeshur, ti nuk e ndien, ti je në një barkë që po merr ujë ditaditës dhe shumë shpejt do të mbytet. Puna është që shqiptarët nuk kanë pse të vijnë pas fatit tuaj të zi. Tritan Shehu: Ka një projekt për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë nga vende të ndryshme. E tha “Le Monde”, Kryeministri i Bullgarisë, të cilët lidhen me ish-terroristë të ISIS-it, emigrantë të papranueshëm për BE-në.

Unë dua të bëj një paralajmërim edhe për komunitetin europian, ata do të bien pre e grupeve kriminale e grupeve mafioze. Të jeni të bindur që do krijojë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me viktima dhe kufoma në det. Kjo po nxitet nga ata që duan destabilizim në vendin tonë dhe Ballkan.

Persona brenda vendit të lidhur me mafien dhe krimin do të krijojnë rrugë trafiqesh dhe rrugë miliardësh dhe kjo është në radhë të parë rrezik i madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Italinë, Greqinë dhe Europën në tërësi. Këto problematika duhet t’i ngremë…

Ulsi Manja: Edhe ne si maxhorancë jemi po aq atdhetar sa jeni edhe ju, sepse tek atdhedashuria dhe çështjet e Shqipërisë nuk besoj se ndahemi. Nuk me vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku që ju sapo thatë në Komisionin e Ligjeve, por këto mund t’i ngrini në Komisionin e Jashtëm dhe të kërkoni ministrin e Jashtëm aty dhe të ftoni Kryeministrin në interpelancë.

Myslim Murrizi: O Bashkim (Fino), do i thuash Lazaratit mall kur të vinë ata talebanët. Do vijnë talebanët nga andej, do vijnë se do bëjnë shtëpitë në Divjakë.

Bashkim Fino:Atëherë do vij të shtëpia tënde..
Myslim Murrizi: Hajde te unë ça flet. Marrim Erjonin kuzhinier, më dëgjo mua. Po ku të le Erjoni ty…

“O mulithi, a ka mundësi të flas unë”?, zbardhet sherri në Komisionin e Ligjeve Read More »

Hervin Çuli sulmon Mirush Kabashin: Mashtrues ordiner, mori rrogën kot për 15 vite/Foto

Drejtori i Teatrit kombëtar, Hervin Çuli ka shpërthyer në ofendime ndaj aktorit Mirush Kabashi pas akuzave të këtij të fundit. I ftuar në “Studio e Hapur”, Kabashi ka folur për çensurë në këtë institucion duke u shprehur: “Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin”.

Menjëherë ka reaguar Çuli i cili në një postim në Facebook shkruan se Kabashi ka marrë rrogën kot për 15 vjet.

“Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se. Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket”, shkruan Hervin Çuli.

Hervin Çuli sulmon Mirush Kabashin: Mashtrues ordiner, mori rrogën kot për 15 vite/Foto Read More »

”Mos bëjmë virgjërinë këtu, trim jam dhe ta dish ti”, debate dhe akuza në Komisionin e Medias

Prej shumë ditësh opozita ka bllokuar si punimet e Kuvendit, ashtu edhe ato të Komisioneve. Rasti i fundit është shënuar nga Komisioni i Medias ku PD i ka vendosur maxhorancës qeverisëse 23 ditë kohë për të larguar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Po ashtu në Komision ishte i ftuar edhe Ilir Zela, kreu i AKEP, ku do të fliste për mbylljen e portalit satirik kryeministri.com

Demokratët nga ana e tyre e kanë shfrytëzuar mosprezencën e Zelës si pretekst për të krijuar debat. Demokrati Luçiano Boçi tha se qeveria po përgatit bazë ligjore që të mbyllë të gjitha portalet kritike dhe me mbylljen e portalit satirik, po i mat pulsin opozitës dhe opinionit publik.

“Nuk mund të thoni që është projekt pilot, se të ishte i tillë, duhet të mbylleshin 30 portale”, ka thënë socialistja Milva Ekonomi. Por për Albana Vokshin, AKEP duhet të mbyllte “ERTV”-në, sepse ka përmbajtje të dëmshme për qytetarët.

“Pse nuk mbyllet ‘ERTV’, është i paligjshëm, ka përmbajtje të paligjshme dhe përmbajte të dëmshme. Ka monopolizuar tregun. Është pa licencë”, ka thënë Vokshi. ‘’Ti duhet të distancohesh nga ministrat e Brendshëm të lidhur me drogën dhe krimin. Jeni për të ardhur keq. Keni vetëm 23 ditë kohë që të shkarkoni ministrin e Brendshëm”, iu është drejtuar kryetarja Albana Vokshi, socialistëve.

SHERRI TE KOMISIONI I MEDIAS

Albana Vokshi: Unë e quaj të paprecedentë dhe të pafalshme mospjesëmarrjen dhe refuzimin që zoti Ilir Zela i ka bërë Komisionit të Medias. S’mund të refuzohet një komision parlamentar në mënyrë kaq flagrante dhe po bëhet në mënyrë sistematike. Ne çdo javë kemi refuzime ose të kabinetit qeveritar, ose drejtuesve të institucioneve. Edhe të deputetëve sepse marrin urdhër direkt. S’mund ta tolerojmë këtë gjendje…

Luçiano Boçi: Është skandal mbyllja e faqes ‘kryeministri.com’ nuk është rastësi, por është projekt pilot. Është testim për median online, si do jetë reagimi i opozitës dhe reagimi i medias. Pas kësaj do vijnë dhe mbylljet e tjera. Është parapërgatitur nga ana ligjore..

Milva Ekonomi: Nuk mund të thoni që është projekt pilot se të ishte e tillë duhet të mbylleshin 30 portale..

Albana Vokshi: Nuk do lejojmë Edi Ramën të mbyllë portalet.

Milva Ekonomi: Nuk i mbyll Edi Rama dhe nuk i hap. Se Edi Rama i ka lënë të bëjnë ç’të duan.

Albana Vokshi: Pse nuk mbyllet “ERTV”, është i paligjshëm, ka përmbajtje të paligjshme dhe përmbajte të dëmshme. Pse nuk mbyllet?

Milva Ekonomi: “ERTV” është video-live në “Facebook”. Shko pyet Mark Zuckembergun.

Albana Vokshi: Të mbyllet, pse të mos mbyllet, është e dëmshme. Ka monopolizuar tregun. Është pa licencë.

Milva Ekonomi: Ju keni frikë nga ndjekësit që ka “ERTV”. (Deputetët e PD-së qeshin)

Genc Pollo: Ilir Zela, me përgjigjen e tij, ia ka lënë fajin në derë zotit Kryeministër, Edi Rama. Ai thotë qartë që unë nuk e kam mbyllur me iniciativën time, por kam qenë i urdhëruar nga AKCES, agjencia e Kryeministrit. Sulmet ndaj kësaj faqeje nisën vetëm pasi u bë parodia për ministrin e Brendshëm të lidhur me krimin.

Florion Mima: Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk do hapen sepse nuk do Partia Socialiste. Unë kam bindjen që mes jush kolegë të maxhorancës ka njerëz që duan ta mbajnë kokën lart, një pjesë fare e vogël e lidhur me Rilindjen, ata mund të kenë arsye ta mbajnë kokën poshtë. Le ta mbajnë për këtë zarar të madh që po i bëjnë vendit. Cilat janë klanet? Shikoni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme. Klani i marijuanës iku.

Kreu misionin e vet, e kanalizoi vendin me një xhiro vjetore 9 miliardë euro, thotë EUROPOL. 4 miliardë është buxheti i shtetit. Në ikje e sipër është klani i kokainës, 2.5 miliardë e gjysmë euro, thotë OKB. Krimi më i madh është se 2.5% e popullsisë është e varur nga kokaina. Ka dhe një klan që po bëhet gati, është klani i heroinës, por edhe ai siç do vijë, do ikë shumë shpejt.

Ismet Beqiri:Sa për drogën dhe krimet e tjera, Shqipëria nuk u kanabizua për 4 vjet, por ka 27 vjet dhe zotërinjtë mos të bëjnë apologjinë, mos të bëjmë virgjërinë këtu. E dimë ç’është Shqipëria, e dinë Shqiptarët jashtë kësaj salle n.q.s ju keni ardhur dhe do ta vazhdoni deri në fund derisa të japë Europa vendimin përfundimtar për Shqipërinë. Unë kam shumë shpresë se mendojnë më shumë për shqiptarët se për ato ekipe politike, që janë dhe ikin në pushtet. Ne nuk i bëjmë mirë çështjes në këto momente, duke hedhur baltë dhe duke nxirë gjithë veten tonë. Le ta shikojmë gotën gjysmë plot dhe jo vetëm gjysmë bosh.

Albana Vokshi: Ti duhet të distancohesh nga ministrat e Brendshëm të lidhur me drogën dhe krimin. Jeni për të ardhur keq. Keni vetëm 23 ditë kohë që të shkarkoni ministrin e Brendshëm dhe të tregoni që e keni seriozisht plotë- simin e kritereve. Po mbani peng një Shqipëri të tërë, po mbani peng rininë.

Ismet Beqiri: Rininë po e mbani ju peng , me politikat që po bëni.. Injektoni pozitivitet në mendjen e njerëzve, ju lutem.

Aldo Bumçi: Është mbyllur një portal kritik me qeverinë.

Milva Ekonomi: I paligjshëm..

Aldo Bumçi: Këtë e vendos Gjykata. Por sot nuk ekziston më Gjykata Kushtetuese, sepse e mbylli Edi Rama. Nuk mundet të mbyllet një institucion se anëtarët e saj nuk justifikojnë dot të ardhurat e tyre.. Institucioni ka më shumë vlerë se dy anëtarë, se me këtë logjikë, as doganat, as polici dhe asnjë institucion tjetër. Gjykata Kushtetuese është ajo gjykatë që na mbron të drejtat.

Albana Vokshi: O Ismet, ti e ke marrë sot rolin se pardje e kishte Fideli…

Fidel Ylli: Ça halli ke që provokon. Çfarë halli ke që provokon moj zonjushë? Pse ma përmend emrin..

Albana Vokshi: Thashë vetëm që bërë zhurmë herës tjetër.

Fidel Ylli: Nuk bëj zhurmë asnjëherë unë, flas me fakte. Dal me fakte me argumente. Ju kam thënë deri në datë 28 ne do ju durojmë, dhe do ju respektojmë. Na paskan vënë dhe përgjuesin se ça flasim ne me njëri-tjetrin, qenkemi të mërzitur nga qeverisja. Këta i dinë të gjitha.. Mos e streso veten. Albana vetëm di të provokojë edhe kur s’duam të flasim.

Albana Vokshi: Lexoni rregulloren dhe pastaj e respektojmë.

Fidel Ylli: E kuptoj unë dhimbjen që ke kur je në opozitë.

Albana Vokshi: Mos kini frikë nga fjala..

Klevis Balliu: O Ismet trimi..

Ismet Beqiri: Po, trim jam. Trim jam, ta dish ti…

Fadil Nasufi: Boll e ndotëm ambientin publik me akuza…

Albana Vokshi: Me drogën? Me drogën? Me drogën që mbushet gjithë Shqipërinë.

Fadil Nasufi: Drogë është dhe kjo mënyrë e të folurit dhe të përbalturit.

Albana Vokshi: S’mund të thuash ti për kolegët e mi që kanë ndodhur ambientin. Ju e ndotët me drogë. Është turp, tregoni respekt dhe etikë. Kemi miratuar Kod Etike.

”Mos bëjmë virgjërinë këtu, trim jam dhe ta dish ti”, debate dhe akuza në Komisionin e Medias Read More »

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

Ditën e enjte seanca parlamentare është pushtuar sërish nga tensioned he debate të shumta, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha bllokoi foltoren duke mos lënë ansnjë deputet të fliste. Ai kërkoi që të paraqiteshin në Kuvend,  Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj. Në seancë erdhi vetëm Rama, i cili u paraqit pas 3 herë ndërprerjesh.

Menjëherë sapo zuri karrigen e tij, ai filloi të bisedonte me ministrin për Diasporën, Pandeli Majko , por kjo gjë nuk mbeti pa u komentuar nga Sali Berisha.  Mos u fshih pas Pandeliut”, iu drejtua Berisha Ramës, por ai iu përgjigj: “Çfarë thua??!”. Ndërkohë që Basha e përmendi Ramën, ky i fundit e përshëndeti si ushtarak.

Nga ana tjetër kryedemokrati e cilësoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku si ‘’Spidi Gonzales’’, ku sipas Bashës ajo fshehu brenda 24 orëve vëllain e ministrit Xhafaj.

SHERRI NË PARLAMENT

(Raporton në Parlament drejtori i AMA-s, Gentian Salaj)

Sali Berisha: Ka pasur shkelje monstruoze nga mediat gjatë fushatës elektorale, por asnjë masë nuk mori kreu i AMA-s nga neveria që krijon Kryeministri i tij nga mëngjesi deri në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër. Ai llomotit nga mëngjesi deri darkë në media dhe ky institucion është shndërruar në vasal të tij. Ç’na i nxjerr këtu këta? Apo për t’u shpëlarë. Këta janë simbole korrupsioni të një regjimi, i cili po e largon Shqipërinë çdo ditë nga Europa.

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kemi të bëjmë më një raport të vjetër të AMA-s.

Sali Berisha:Ça zoti Berisha. Nuk ka të drejtë të dalë fare këtu.

Gramoz Ruçi: Ai është kryetari i Autoritetit.

Sali Berisha: Ai është kryetari i Ramës, jo i Autoritetit.

Taulant Balla: Po e ka votuar dhe opozita atë..

Gramoz Ruçi: Është kryetar i zgjedhur nga ky Parlament.

Sali Berisha: Nga narko-parlamenti… I zgjedhur nga narko-maxhoranca…

Edmond Spaho: Tashmë dhe Presidenti i PPE-ve përcaktoi që Shqipërisë nuk do t’i jepet datë nëse nuk do të bëjë më shumë në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më saktë e kishte nëse nuk do largohet Fatmir Xhafaj.

Taulant Balla: Të bëhemi bashkë për të lobuar në interes të Shqipërisë për të hapjen e negociatave. Edhe pse jeni shumë vonë, edhe pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurt që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme në funksion të 28 qershorit, por edhe pas 28 qershorit.

Lulzim Basha: Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit. Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses të Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag.

Natyrisht më kanë informuar edhe mua. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane. Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty. E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë. Ai (i drejtohet Fatmir Xhafajt) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës),duhet të marrë përgjegjësi. (I mbaron minutazhi, fiket mikrofoni)

Edi Paloka: Ooo hape zërin, është kryetari i opozitës.

Gramoz Ruçi: Ça ke që bërtet ti. Ça ke që bërtet? Zotëri mos e ngri zërin. E kërkoi fjalën për replikë.

Sali Berisha: S’ka kohë. Ka të drejtë të flasë deri në mëngjes.

Gramoz Ruçi: Vazhdoni dhe 3 minuta për procedurë.

Lulzim Basha: E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri, ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.

Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne. Hapjen e negociatave. Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumente se pavarësisht që në vend të shkoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit. Hapja e negociatave është instrumenti i vetëm, i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend. Nuk do lemë asnjë të kakarisë këtu..

Erjon Braçe: Kakarisjet e tua… po shko ore…

Lulzim Basha: Kush po i pengon hapjen e negociatave? Çfarë duhet të bëjmë për të bindur Europën? Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave, por ky kryeministër është faktuar si pengesa kryesore për të hapur negociatat.

Erjon Braçe: Ti ke vrarë njerëz… karagjoz,

Lulzim Basha: Ti pusho, mos fol nga vendi, mos më bëj trimin mua! Qepe gojën…

Erjon Braçe: Ke varë njerëz, o debil, o karagjoz…

Lulzim Basha: Pusho ti, zari i bandave të Lushnjës, pusho… Zar, pusho!

Gramoz Ruçi: Mos flisni në emër të kancelarive të ndryshime europiane. Aq më tepër kur ato s’i keni të sakta. Se po flisni në emër të Gjermanisë, por, në dijeninë time, qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Erjon Braçe: Ai s’flet dot në emër të ekipit të tretë gjerman.

Lulzim Basha: Pa ardhur Xhafaj dhe Rama këtu, s’ka për të folur njeri…

Gramoz Ruçi: Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Në qoftë se do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali dhe të mbani peng sallën e Parlamentit, s’keni për ta realizuar.

Edi Paloka:Për ç’rregullore flet ti, more.. Duhen zbatuar ligjet dhe Kushtetuta njëherë, o Gramoz.

Gramoz Ruçi: Jeni lideri i opozitës, gjithmonë mendohuni që duhet zbatuar rregullorja e Kuvendit me qëllim që të ketë normalitet në Kuvend.

(Gramoz Ruçi ndërpret seancën)

Lulzim Basha: Brenda natës prokurori vendos të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij, por, natyrisht, Prokuroria e kishte marrë vesh personalisht nga Agron Xhafaj.

Brenda natës, prokurori vendos ekspertin, brenda natës, prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve, vendos ta transferojë çështjen te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku, u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Më tej, Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistronte procedim penal 4 ditë, pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk.

Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama, dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin.

”Ke vrarë njerëz karagjoz, mos fol nga vendi dhe mos bëj trimin me mua. Qepe gojën”, çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend Read More »

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist

E enjtja është e njëjta nga Kuvendi. Ndërprerje, përplasje dhe sigurisht kreun e PD-së që nuk lëshon foltoren e Kuvendit. Edhe seanca e sotme nuk pati ndryshime. Me të marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po pengon çeljen e negociatave. Shkaktarët sipas tij janë Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Akuzave të Bashës nuk iu ka shpëtuar as deputeti socialist Erion Braçe. Ndërkohë që Braçe i ka kërkuar Bashës të lirojë foltoren, Basha ka shpërthyer duke e quajtur atë si “zar i bandave të Lushnjes”.

“…Me skenarin e komplotit kriminal në të cilin po zhyten ditë për ditë dhe në raport me pengesën që i kanë vënë aspiratës së shqiptarëve për integrimin europian!… Ti pusho, mos fol nga vendi! Mos bëj trimin këtu! Pusho! Qepe gojën! Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho! Hajde, hajde këtu! Ta tregoj unë ty! Zar i bandave të Lushnjes!” është shprehur Basha.

“Qepe gojën! Hajde këtu, hajde! Zar i bandave të Lushnjes, pusho!” Basha sulmon ashpër deputetin socialist Read More »

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi teksa kjo e fundit po priste rradhën për të folur për mediat.

Ata janë përplasur jashtë Parlamentit ku ka vijuar një debat mes tyre duke replikuar se kush do ta merrte fjalën dhe më pas janë përmendur edhe familjarët nga të dy.

DEBATI:

Balla: Ty ta zuri Luli vendin për të folur aty brenda.

Kryemadhi: Mua s‘ma zuri njeri, ty ta zuri.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit po bën zhurmuesin.

Kryemadhi: S’ jam marrë as me motrën tënde as me gruan, mos u merr me çështje familjare . Rri urtë! Nuk bëhësh dot ministër i Brendshëm ti.

Taulanti dhe Monika zihen keq jashtë Kuvendit: Nuk po merrem as me motrën as me gruan tënde Read More »

“E kam nga Vlora, por ka nevojë për psikolog”. Rama ‘konfliktohet’ me Shehajn

Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ në TV Klan. Në panelin e emisionit ishte i ftuar edhe deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj. Ky i fundit i tha Ramës se zgjidhja për varfërinë nuk është bamirësia, por ndërhyrja e shtetit.

Agron Shehaj: Për sa na takon ne, bamirësia nuk është aktiviteti im, unë merrem me politikë. Problemi është se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe janë shumë, dhe ne kemi një betejë kundër heqjes nga ndihma ekonomike.

Edi Rama: Tani të mos fillojmë këtë pjesë, se e kam edhe nga Vlora këtë. Mos ta fillojmë këtë tani këtu të lutem.

Agron Shehaj: Por çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i muhabetit, nga vjen varfëria. Çfarë kam parë unë në politikë në këto 9 muaj, ne nuk flasim kurrë për thelbin.

Edi Rama: Për këtë hall 9-mujor që ka deputeti, ja ku e ka psikologen. Jo, për hallin e thelbit.

Fevziu: Ju lutem mos e ktheni kështu debatin.

Psikologia Denada Toçe: Psikologia nuk merret me adultë, por me fëmijë.

“E kam nga Vlora, por ka nevojë për psikolog”. Rama ‘konfliktohet’ me Shehajn Read More »

egradon rëndë sherri: Moderatorja e çon në polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt dhe në gojë

Një video që po qarkullon së fundmi në rrjet ka hapur sherr mes Dasara Karaiskaj dhe ish-banores së Big Brother, Gerta Shinos. Në video Dasara shfaqet me Roza Latin gjatë një interviste dhe komentojnë një pastruese. Pas kësaj videoje, Gerta postoi një status ku i quante Dasarën dhe Rozën “Real bitches” (kurva të vërteta).

Dasara ja ktheu duke shkruar: “Unë mendoj që kjo e indinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj”. Gerta ka reaguar me një video live, e prekur pasi mamaja e saj është ndarë nga jeta 8 vite më parë. Gerta tregon në video se Dasara e ka denoncuar dhe i thotë se do veprojë siç i zgjidhin sherret shqiptarët.

“Une jam nje njeri qe kam te drejte te jap koment. Ja thashe dhe Dasares se me shkruajti, po me kercenon, do te coj ne polici tha, e para mua ajo s’me ben dot asgje se nuk jetoj ne Shqiperi qe te merret policia shqiptare me mua. Une dhashe mendimin tim, me preku ajo qe pashe dhe nuk kishte te bente me profesionin e mamase sime, gjyshes sime apo stergjyshes sime. Une jam thjesht nje njeri me ndjenja dhe dua te shpreh mendimin tim. Mendimi im Dasares i dogji, une ate as e njoh, as ajo s’me njeh mua. Mamaja ime nuk jeton me por une s’do filloj te qaj live se me perket mua. Por ne momentin qe ajo cenon familjen time, s’me duket aspak normale dhe i thashe qe ketu s’ka lidhje policia, po do ja tregoj une sa shqiptare jam dhe cfare do i bej une Dasares, si zgjidhet muhabeti shqiptar me shqiptar.Ne jemi fajtor qe ketyre njerezve i japim fame, i ndjekim, i bejme te kerkueshem nga mediat qe t’i marrin, t’i fusin ne pune. Real bitches nuk do te thote qe ajo ka pasur 100 milion dashnor, une thashe keto i quaj kurva te verteta sepse jane kurva ne shpirt, kurva ne mendje, kurva ne goje qe vajten e shane nje pastruese. Nuk me intereson edhe po te kene 100 milion dashnor, njerezit duan te kuptojne ate qe duan. Dasara do me denoncoje se thashe Real Bitches, ok te shohim ca do thote policia, une do iki ne Shqiperi se nuk me plas fare dhe te shohim ca do me beje policia. Ajo tha une kam familje, kam femije. Ajo burrin e ka italian, s’di shqip, femija i saj eshte 2-3 vjeç, nuk di te lexoje, si u lendua familja e saj? Cila familje lendohet e asaj apo e imja? Nese mamaja ime do ishte pastruese do e kisha per nder, por per faktin qe ajo ka vdekur duhet ta respektonte. Ajo te me shante mua por jo mamane time. Do ta ndeshkoj une ate”, shprehet Gerta.

egradon rëndë sherri: Moderatorja e çon në polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt dhe në gojë Read More »