Debat

Veliaj shpresonte për “paqe”, por LSI i deklaron luftë të hapur: Provincial, kaqol…

Erion Veliaj mbante shpresa se do të kishte “paqe” me LSI-në duke qenë se mes tyre kishte një bashkëpunim të fshehtë. Por, tashmë duket se në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të ketë kompromise. Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, akuzon Veliajn duke thënë se vuan nga kompleksi i të qenit provincial duke iu referuar origjinës së tij nga Berati dhe për këtë arsye ka urrejtje për Tiranën.

POSTIMI I PLOTE

Gërmadhat provinciale, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën!!! Tirana është një e tërë. Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standardeve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e levizin përpara vendin.

Ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonën, etj etj. Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete t’i ndajnë qytetet e tyre në “kaq mijë njerëz na duhen dhe kaq nuk na duhen”. Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund t’i nxjerrin nga goja. Këta “budallenjtë” e Europës restaurojnë me merak e dashuri çdo meter mur apo ndertesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale. Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërrojnë, e shkatërrojnë, e shkatërrojnë me histeri të papërmbajtur.

Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën, nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj. Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj, u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre, pa ditur se po i thellojnë ato. Ndaj Tirana i përbuz këta, dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan, i flak dhe vetëpastrohet prej tyre, siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë, por edhe më e pastër…..

Veliaj shpresonte për “paqe”, por LSI i deklaron luftë të hapur: Provincial, kaqol… Read More »

Shpërthen Ndrenika: O And Bushati a je zonjë a zotëri? Po të ndesha gjej vrimë ku të futesh

Aktori i njohur i skenës shqiptare Robert Ndrenika, përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur gazetarit Andi Bushati, pas shkrimeve të këtij të fundit  lidhur me Teatrin Kombëtar. Ndrenika thotë se Bushati ka shpifur për të dhe e paralajmëron të mos i dalë përballë “deri në 7 metra”.

PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..

Shpërthen Ndrenika: O And Bushati a je zonjë a zotëri? Po të ndesha gjej vrimë ku të futesh Read More »

Rama dhe Basha përplasen sërish në rrjetet sociale për vetingun

Një video që postoi Edi Rama në Instagram, dëgjohet Kadri Roshi teksa thotë: “Dhe tani nuk kam ç’të bëj tjetër veçse të qesh, skam çfarë të bëj”.

Pjesë që është shkëputur nga video e filmit “Njeriu me top”.  Ndërsa vetë Rama shkruan: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë.”

rama

Ky postim i Ramës provokoi reagimin e Lulzim Bashës me një postim në Twitter.

Sipas Bashës, vetingu është kapur nga Edi Rama. Ai paralajmëron se do iu shtypen kokat gjarpërinjve, në mos nga drejtësia, nga populli.

Rama dhe Basha përplasen sërish në rrjetet sociale për vetingun Read More »

Valbona Selimllari përplaset ashpër me komentuesit për katastrofën në Greqi, mallkimi që e tërboi

Te shumte jane shqiptaret dhe personazhet VIP qe jane sensibilizuar me katastrofen qe po perjeton Greqia, e cila ka prekur edhe shqiptare qe jetojne e punojne atje.

Mes personave qe kane shprehur dhimbje per kete situate eshte dhe ish Miss-i shqiptar, ikona e bukurise Valbona Selimllari.

Megjithatë, në postimin e saj u hodhën komentuesit duke shfryrë urrejtje dhe duke shprehur një gëzim i shfrenuar për ngjarjen tronditëse.

Një nga fansat shkruante: Fuck Greece, ashtu ju pafsha të vdekur dhe ju që vini flamurin grek.”

Valbona nuk ka nguruar t’u kundërpërgjigjet, duke i thënë: Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore”/korrieri

Valbona Selimllari përplaset ashpër me komentuesit për katastrofën në Greqi, mallkimi që e tërboi Read More »

Debate për Teatrin në Këshillin Bashkiak, Veliaj: I vendosur që të ecim përpara

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka diskutuar sot çështjen e projektit të Teatrit të ri Kombëtarë, ndërsa këshilltarët e opozitës janë larguar.

Në fillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku, akuzoi socialistët se po uzurpojnë pronën. “Do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit”, shtoi ai.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për Tiranën, por që opozita vazhdon të humbë mundësinë për Teatrin.

“Kur PD kishte mundësinë që të punonte për Tiranën, zaptoi SHQUP-in me VKM”, tha Veliaj.

Ndërkohë që Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita vjen në mbledhje vetëm për të marrë lekët, pagën si këshilltarë, ndërsa i sfidoi duke thënë se vitin tjetër për zgjedhjet lokale në garë për bashkinë le të dalë kush të dojë nga opozita, por nuk kanë se çfarë të thonë, pasi kur kishin drejtimin e qytetit nuk bënë asgjë.

“Po hyjmë në një fazë destruktive para zgjedhjeve. Më thoni çfarë pune bëni që të bëj. Vini vetëm për të marrë lekët. S’bëni asnjë punë. Mirë mo ndiqeni të gjithë Lulin, por e dini të gjithë se ku do përfundojë kjo histori. Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja është ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape çadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive”, u shpreh ai.

“Jam i vendosur që të ecim përpara me Teatrin. Sapo më kanë informuar që të gjithë artistët kanë firmosur një peticion. Luli një kalama i papjekur. Arkitekti që qyteti i New York i ka besuar të gjithë parqet, komisariatin e Policisë të New Yorkut. Si mund të jetë kaq kalama kryetari i PD-së, që thotë ‘non grata’ për arkitektin e Teatrit të Ri”, tha Veliaj. /atsh

Debate për Teatrin në Këshillin Bashkiak, Veliaj: I vendosur që të ecim përpara Read More »

Ja çfarë i tha Nano në sy Berishës në debatin historik tek Fevziu për Jozefina Topallin

Debati ne ekran mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan është debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dy liderët politikë të asaj kohe “rrahën” mendimet ballë për ballë, nën moderimin e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Meqë jemi brenda kësaj pjese, a mund ta nisja debatin duke kërkuar opinionin tuaj për dorëheqjen e kryeministrit Meta dhe tentativat që po bën Partia Socialiste për të ngritur një qeveri? Për të ndërtuar një qeveri të sajën?

Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.

Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.

Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.

Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.

Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…

Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.

Ja çfarë i tha Nano në sy Berishës në debatin historik tek Fevziu për Jozefina Topallin Read More »

I publikon foton e sikletshme, aktorja turpëron ministren e Kulturës

Duket se do të vazhdojë përplasja mes aktorëve dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Këtë herë është aktorja e njohur Marjana Kondi, ajo që duket se nuk i ka kaluar akoma inati me Kumbaron për çështjen e Teatrit dhe “e ka thumbuar sërish”.

Aktorja ka publikuar një foto të ministres, ku ajo është kapur në një moment të sikletshëm.

Ajo shkruan:

Kujdes, nuk është mirë kshu se je dhe femër , elegante me flokë të gjata, ke edhe veroren, s’e ke parë akoma dallëndyshen e parë së s’e ke hequr nga dora? Jo gishtin në hundë se është turp…lum ti për karakterin që ke! Vuaj unë e shkreta për gjithçka, do marr shembull nga ti tani e tutje”.

I publikon foton e sikletshme, aktorja turpëron ministren e Kulturës Read More »

“Mos më bëj numra”, u përplasën për teatrin, Majko i dorëzoi dorëheqjen Ramës

Ministri i Diasporës Pandeli Majko duke se e ka bërë vetë i pari hapin, pasi kundërshtoi shefin e tij me mosvotim të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Burimet i thanë Top Channel se Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit mëngjesin e kësaj të premteje, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar. Majko shfyrtëzoi një telefonatë për t’u largua nga salla të enjten në mbrëmje vetëm pak para se të niste votimi për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe Kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.

Distanca e tyre nga kamerat e bën të pamundur të dëgjohet biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike që qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët: “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi!” Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit pa marrë pjesë në votim. Gjatë të premtes Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar se cfare ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.

Për të njëjtën godinë, Pandeli Majko ka pasur edhe një tjetër përplasje me Edi Ramën, kur në vitin 2002, atëherë kryebashkiaku Rama kërkonte ta prishte Teatrin duke e cilësuar “një muze për mbathjet e Violeta Manushit”. Në atë kohë Majko ishte Kryeministër i vendit dhe nuk pranoi planin e Ramës. 16 vjet më pas, demokratët i kërkuan Pandeli Majkos të tregojë të njëjtën koherencë. Por thirrjes publike të kreut të opozitës Basha, Majko iu përgjigj me një postim në Tëitter, ku i pëlqen t’i rikujtojë vetes se ka qenë dy herë kryeministër i vendit. Përgjigjia e tij më shumë se politike, ishte një koment prej kritiku arti që jep këshilla për kalendarin artistik. Të enjten e seancës parlamentare Majko ishte një prej ministrave që qëndroi më gjatë nga të gjithë në sallë, por nuk tha asnjë fjalë për teatrin./Korrieri

“Mos më bëj numra”, u përplasën për teatrin, Majko i dorëzoi dorëheqjen Ramës Read More »